Kreu Blog Faqe 1603

Nëna Tereze – jetë për t’u kujtuar dhe dëshmi për t’u imituar 

0

Dom Lush Gjergji, Prishtinë   

Ne si Shqiptarë, të krishterë apo myslimanë, Nënën tonë Tereze e kemi njohur mjaft vonë, diku viteve të 80-ta, pas Çmimit Nobel për Paqe (10 dhjetor 1979), edhe pse revista jonë fetare dhe kulturore “DRITA”, prej numrit të parë për Pashkë 1970, pothuaj në çdo numër ka shkruar dhe botuar vështrime, lajme, ngjarje që lidhën për jetën dhe veprën e saj në Kishë dhe në botë. 

Sipas mendimit dhe vlerësimit tim, lidhja me Nënën Tereze ka pasur këto pesë faza jetësore: Njohjen, nderimin, falënderimin, së fundi edhe përshpirtërinë dhe kultin, imitim dhe përngjasim i saj në jetën tonë të krishterë dhe kombëtare. Pas njohjes kemi ardhur deri te nderimi dhe falënderimi, me emërtimin e shkollave, shesheve, rrugëve, institucioneve kulturore dhe shëndetësore, me ngritjen e shtatoreve në Kosovë dhe më gjerë. Hap i rëndësishëm, ndoshta edhe vendimtar, për krijimin e përshpirtërisë dhe të kultit, të imitimit, është edhe ndërtimi i Shenjtërores dhe katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë, bekimi dhe shugurimi i saj, si dhe ndërtimi i kësaj kishe dhe qendre në Dugujevë kushtuar Shën Nënës Tereze nga ana e famullitarit të atëhershëm të Gllaviçicës, tashmë të ndjerit Don Gjergj Gjergjit.  

Nënën Tereze Bojaxhiu e kam takuar shumë herë gjatë njohjes, shoqërimit dhe bashkëpunimit me të, në meridianët  të ndryshme të botës, që nga takimi im i parë personal  në Romë më 29 mars 1969. Unë atëherë isha student i vitit të dytë të filozofisë në Universitetin “Urabanian”. Atë e kam shoqëruar në pesë vizitat e saja në Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore, 1970, 1978, 1980, 1982, 1986; isha me të gjatë Shpërblimit Nobel për Paqe, në Oslo, (10 dhjetor 1979); në shumë vende të Evropës Lindore;  sidomos në Kalkutë dhe në rrethinë ( dhjetë ditë, 1989)…  

Çdo takim ishte si i pari dhe  i fundit, që më bënte përshtypje thjeshtësia, çiltëria, mirësia, bujaria, duresa, shenjtëria, kujdesi dhe dashuria për të varfër ndër më të varfër, të gërbulur, ata që askush nuk i donte, sidomos kujdesi, vëmendja, shërbimi dhe dashuri shembullore për çdo njeri,  aftësia e saj për të vuajtur dhe vepruar për kthimin e dinjitetit dhe personalitetit bazik të çdo njeriu, veçmas të atyre në buzë të vdekjes, për të gërbulur dhe të përjashtuar, për mbarë njerëzimin.  

Gjithnjë kam studiuar dhe hulumtuar për rrënjët, burimin, zanafillën e këtij përkushtime dhe dashurie kaq prekëse dhe tërheqëse për mbarë botën. Përfundimi im është ky: janë dy burime unike që e kanë përgatitur dhe dhuruar atë gjithë botës:  

  • tradita dhe përvoja kombëtare ilire, arbërore, shqiptare, në familje dhe në famulli,  që mbështetet në këto parime të shenjta dhe domethënëse: “Bukë, krip dhe zemër”, dhe: “Shtëpia është e Zotit dhe mysafirit”; “S’ka shtëpi pa pleq dhe pa fëmijë” 
  • si dhe përvoja dhe jeta e dashurisë së krishterë në familje dhe në bashkësi famullitare, porosia e Jezusit i cili identifikohet me çdo njeri: “Çka do bëtë për njërin ndër këta vëllezër të mi më të vegjlit, e  bëtë për mua” (Mt 25, 40).  
  • Ajo ishte Dashuria në veprim, siç e kam definuar unë. Me 17 libra kushtuar Nënës Tereze, të përkthyera në shumë gjuhë botërore, jam munduar t’i dokumentoj dhe argumentoj këto dy burime të pashtershme për Nënën Tereze: Zotin – Dashuri dhe Vëllaun apo Motrën Njeri. 

    Nëna Tereze është paradigmë e interkulturalizmit, shkëmbimit dhe pasurisë gjithnjerëzore, sepse ajo na ka mësuar dhe dhuruar pesë shkallë themelore të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërnjerzore, si parakusht thelbësor për takim, bisedim, dialog, komunikim dhe bashkim. 

  1. Për Nënën Tereze, çdo njeri është para së gjithave Njeri, si unë dhe si ti, pra, me dinjitet dhe personalitet që duhet ta çmojmë, nderojmë, pranojmë, pa asnjë përjashtim etnik, gjuhësor, gjinor, kastor, fetar, ashtu si është, në kërkim të mirës, vërtetës, jetës, mirësisë dhe dashurisë universale. 
  2. Hapi i dytë i Nënës Tereze është edhe më cilësor dhe përmbajtësor: çdo njeri është Vëllai apo Motra ime, sipas mësimit dhe frymëzimit të krishterë. Feja matet nëpërmjet dashurisë, dhe dashuria për Zotin kalon nëpër “shkallët” e dashurisë për kryeveprën e tij, njeriun. Nëse Zoti është Krijuesi dhe Shpëtimtari i çdo njeriu, pra, i njerëzimit, atëherë ne duhet ta shohim, njohim, duam dhe shërbejmë çdo njeri – si vetë Zotin. 
  3. Kjo bindje, përcaktim dhe orientim i Nënës Tereze, sjell të shkalla e tretë: çdo njeri nuk është vetëm njeri, Vëlla apo Motër, por vetë Jezu Krishti, dhe çka do që bëjmë, ana pozitive, apo nuk bëjmë, ana negative, për Njeriun, bëjmë apo nuk bëjmë, për vetë Zotin. Ky është vlerësimi i Zotit për jetën dhe veprimtarinë tonë, tani dhe në amshim. Masa e Zotit është vetëm një – dashuria, si dhe gjuha e Zotit, është  po ashtu një – ajo e dashurisë. Jemi të lumtur vetëm kur jetojmë në dashuri – marrim dhe japim dashuri njëri – tjetrit. 

    Prandaj, Dashuria është sinonim i Zotit, do të duhej të ishte edhe i Njeriut. 

    Këto pesë shkallë, të mbështetura në  takim, bisedim, dialog, komunikim dhe  bashkim në dallimekanë krijuar dy shtyllat bazike të jetës dhe veprës së Nënës Tereze: kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë. Pa këtë dy elemente thelbore, nuk ka interkulturim, integrim, harmoni mes njerëzve, etnive, feve, botëkuptimeve të ndryshme, në krijimin e asaj që është detyra dhe mundësi për të gjithë: bashkimi në dallime. Ose do ta synojmë dhe krijojmë këtë, ose do të rrëshqasim në skajshmëri të ndryshme, gjithmonë në dëm tonë dhe të tjerëve. 

    Pa takime, bisedime, dialogje, komunikime dhe bashkime në dallime, mendjen tonë e ngarkojnë dhe robërojnë paragjykimet, vlerësimet intuitive, tashethënat, përgojimet, ngurrtësia e mendjes dhe  akulli i zemrës, kështu që jetojmë pa ndonjë shije dhe kuptim, domethënie, kënaqësi, lumturi, mbi të gjitha pa dashuri.  

    Bota e sotme nuk është e lirë nga robëritë e ndryshme, dhe si e tillë, as e mirë, sepse mungon hapësira e jetës së përbashkët, njerëzimi në kohën tonë është i robëruar nga pesë “diktatorë” të pavetëdijëshëm, që janë: materializmi, konsumizmi, hedonizmi, relativizmi dhe ateizmi praktik, që rrënojnë vlerat dhe virtytet njerëzore, morale dhe fetare, me këtë vetë njeriun, duke ia marrë “frymën” e shpirtit, qenësoren, thelbësore, kryesoren, të Vërtetën dhe Dashurinë. 

    Nëna Terze me jetën dhe veprimtarinë e saj të bujshme, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe përmbajtjen e  interkulturit universal, duke u bërë dhe mbetur rrugë, frymëzim, paradigmë e një botës së re, më njerëzore, ku ka vend, hapësirë, mbi të gjitha kujdes dhe dashuri për të gjithë. 

    Ja pesë pikat dhe risitë kryesore të jetës dhe veprimtarisë së Nënës Tereze për ne dhe për mbarë njeëzimin. 

    Risitë dhe porositë e Nënës Tereze për ne 

     

    1. Feja – kërkim, shpresa – veprim dhe dashuria – flijim dhe dhurim 

     

    Ndër risitë më të rëndësishme që kam hetuar unë janë këto: feja – që për Nënën Tereze ishte kërkim i Zotit në Njeriun dhe i Njeriut në Zotin, në çdo fazë të jetës së saj dhe për çdo njeri pa dallime dhe përjashtime. E kishte kërkuar Zotin dhe thirrjen, planin e tij prej moshës 12 deri 18 vjeçare, kur kishte vendosur plotësisht t’i kushtohet atij: “Dua të bëhem motër misionare për t’i ndihmuar të varfrit e botës” (Letnicë, 14 gusht 1928). Gjatë 18 viteve si “Motër e Loretos”,  dhe së fundi prej vitit 1950 e deri te kalimi në amshim, 5 shtator 1997. Kurrë nuk e ka ndarë Zotin prej Njeriut dhe Njeriun prej Zotit dhe mu për këtë jetonte me Zotin dhe për Zotin, me Njeriun dhe për Njeriun. 

    Shpresa – veprim, gjithnjë dhe kudo, me dashuri dhe për dashuri, me parimin: “Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi ne.” 

    Dashuria – flijim dhe dhurim pa kursim për t’u bërë dhe mbetur Nëna e Dashurisë, sipas tri parime të shenjta: “Pa dashuri dhe flijim, jeta s’ka kuptim.” “Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën.” “Veprat e dashurisë janë vepra të paqes.” 

    2. Nëna universale – universalizmi i jetës dhe dashurisë  

    Misioni i Nënës Tereze është Dashuria, vend-veprimi është bota, mbarë njerëzimi, metodologjia është dëshmia e krishterë, qëllimi është lehtësimi dhe pakësimi i vuajtjeve, mënyra është pjesëmarrja e plotë dhe e lirë në jetën e tyre, të privilegjuar janë të braktisurit dhe të dëbuarit e botës. 

    Risia e dytë e Nënës Tereze ishte UNIVERSALIZMI në çdo kuptim dhe drejtim kohor dhe hapësinor në dy parime themelore: Për Zotin – Dashuri dhe Njeriun – Vëlla apo Motër, pra, i jetës dhe dashurisë. Askush në historinë e njerëzimit, as në atë të krishterimit, nuk kishte nisur dhe zbatuar një vepër të tillë pa kurrfarë përjashtimi kombëtar, fetar, gjinor, kastor, shoqëror, dhe vetëm ajo kishte arritur që t’i bashkonte të gjithë, hinduistët, budistët, myslimanët, të krishterët, ateistët, agnostikët, me fuqinë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë. Ajo nuk kishte për qëllim kthimin e të tjerëve në fenë e krishterë, në Kishën Katolike, por “që të jetë në mesin e tyre rrezja e Pranisë dhe e Dashurisë së Zotit, që t’ ua dhurojnë të gjithëve Zotin – Dashuri – Atë.” 

    Qëllimi i saj, pra, ishte diçka tjetër, dashuria dhe prania e Zotit në botën e sotme, sidomos ndër të varfrit më të varfër, të braktisur, të gërbulur, njerëz të përbuzur dhe të përjashtuar nga jeta e rëndomtë, për të drejtën më madhe dhe shenjte: për lumturi dhe dashuri. 

    Kjo  nevojë, e drejtë, mundësi, detyrë, synim, qëllim, sot shkelet anekënd botës me shumë mënyra dhe mekanizma, duke mos e kuptuar dhe pranuar se dallimet janë begati, pasuri, përplotësim, mundësi pozitive dhe konstruktive për të gjithë. 

    3. Vuajtja – bekim e jo mallkim 

    Risia e tretë e Nënës Tereze është kjo: vuajtja, pësimi, mjerimi, varfëria, gërbula, Sida, si dhe çdo pësim tjetër, nuk është mallkim, dënim i Zotit, por hir, mundësi për ta treguar dashurinë ndaj Jezusit që vuan në njerëz të tillë. Ajo thoshte kështu: ”Të varfrit na japin ne shumë më tepër, na dhurojnë mundësinë që konkretisht ta duam dhe ta shërbejmë Jezusin i cili pëson në ta. Ata na japin falënderimin… Paqja do të vijë në botë nëpërmjet të varfërve. Të varfrit janë të detyruar të jenë të tillë, ndërsa ne jemi të varfra për dashuri ndaj Jezu Krishtit dhe për t’i kuptuar deri në fund ata që nuk kanë asgjë duke jetuar si ata dhe me ata… Jepni duart tuaja për shërbim të varfërve, zemrën tuaj për t’i dashur të varfrit. Dashuria e vërtetë është gjithmonë flijim dhe dhurim. Kur nuk kam asgjë, atëherë jap gjithçka, sepse dhuroj vetveten” 

    4. Dhurim falas dhe në tërësi 

    Risia e katërt e Nënës Tereze është dhurimi falas dhe në tërësi, me dashuri dhe për dashuri, me hare dhe falënderim. Ajo shpeshherë thoshte kështu: “Nëse nuk mund të bësh asgjë për të tjerët, atëherë së paku buzëqeshu, sepse kjo nuk të kushton asgjë, por jep shumë. Gëzimi duhet të jetë një ndër thesaret e jetës sonë… Kështu më thoshte Nëna Loke: ”Gonxhe Gjyli, bija ime, ose bëre këtë punë me zemër, ose mos e bën aspak!”. 

    Dhe vazhdon kështu: ”Unë ju kam thënë motrave përgjegjëse për bashkësitë tona: Bota është plot mjerime, vuajtje, pikëllime. Ne duhet të dalim në botë për ta pakësuar vuajtjen, për të qenë rrezja e Dashurisë së Zotit… Jepe pjesën më të mirë të vetvetes, zemrën, dashurinë…” 

    Dhe ja, prapë mrekullia e dashurisë dhe e shenjtërisë: Më e varfra e botës, Nëna Tereze, më së shumti i ka ndihmuar të varfrit e botës, jo vetëm në anën materiale, por edhe më tepër në atë shpirtërore, sepse është dhuruar falas dhe tërësisht, me gëzim dhe me dashuri të plotë Zotit  nëpërmes njeriut. 

    5. Kontemplative – aktive në botë  

    Risia e pestë e Misionareve të Dashurisë është kjo: të jenë kontemplative aktive në botë. Kjo do të thotë të jenë tërësisht të kushtuara Zotit në lutje, meditim, adhurim, pendesë, dhe si pasojë e kësaj jete shpirtërore, të jenë edhe aktive në botë me dashuri vepruese.  

    Kontemplative – aktive domethënë ta kërkojmë, gjejmë, shërbejmë Zotin jo vetëm në çaste të kushtuara atij, në jetën tonë shpirtërore, por gjithkund dhe gjithnjë, pikërisht me fuqinë e fesë dhe me frymëzimin e dashurisë. 

    Nëna Tereze thoshte: ”Nëse e njohim, duam, adhurojmë, ushqehemi me Jezu Krishtin vetëm në meshë, në Kungim, është tepër pak. Ne lutemi, meditojmë, adhurojmë, marrim pjesë në meshë, e marrim Jezusin në Kungim në zemër për ta vazhduar këtë kërkim dhe shoqërim me të në përditëshmëri. Nëse e gjejmë dhe shërbejmë Jezusin në të varfrit tanë, atëherë jemi kontemplative në mesin e botës.. Prej Jezusit në Eukaristi, kalojmë në Jezusin Vëlla apo Motër – Njeri…” 

    Ndërsa bashkësitë tjera rregulltare ndahen në dy kategori, aktive apo vepruese në botë, nëpër  famulli, shkolla, spitale, institucione të ndryshme, dhe kontemplative, të mbyllur dhe të kushtuar tërësisht vetëm jetës shpirtërore, Nëna Tereze ka gjetur modelin e ri që këto dy lloje jete dhe kushtimi të bashkohen në një me harmoni dhe veprimtari mahnitëse. 

    Për këtë Nëna jonë Tereze ishte dhe gjatë do të mbesë “Ungjilli i gjallë”, risia ungjillore dhe “Misionarja e Dashurisë”, Nëna e botës së mjerimit, tash Shenjtëresha e Dashurisë. 

    Ajo bindshëm ka dëshmuar që krijimi i njeriut, familjes, shoqërisë së re, është i mundshëm dhe ka dy shtylla, binare, orientime: Zotin dhe Njeriun, kurse mënyra e realizimit është prapë e dyfishtë: feja dhe dashuria 

    Të besosh në Zotin, e mos të besosh në njeriun, është utopi, vetëmashtrim, tradhti, si dhe ta duash Zotin, e mos ta duash Njeriun, është lëshim gabim, mëkat. 

    Me Zotin Dashuri dhe Vëllain apo Motrën Njeri – çdo gjë është ndryshe, më e mirë, më njerëzore, më e bukur, burim lumturie dhe  frymëzim dashurie. 

    Prishtinë, gusht 2021                                                                                                        

Mbyllet lokali në Tiranë, pas talljeve publike me ritet myslimane

0
Një përplasje që prej datës 15 gusht ka nisur në rrjetet sociale dhe ende nuk ka përfunduar, për shkak të shakave me ezanin dhe reagimin e besimtarëve myslimanë ndaj pronarëve të një lokali ku performonin humoristë. E gjitha ka nisur në lokalin-komedi “Corner Comedy” në kryeqytet, ku njëri prej komedianëve që është çuar në skenë, në humor e sipër ka bërë një shaka me ezanin e besimit mysliman.
Kaq ka mjaftuar që disa besimtarë myslimanë të shkojnë pranë ambienteve të bar Corner Comedy. Lokali vazhdon të jetë i mbyllur për ditë të tëra, megjithëse besimtarët muslimanë të prekur nga këto shaka thonë se thjesht duan të pinë një kafe aty.

Apelit të tyre për paqe iu është bashkuar sërish Imami Kalaja, i cili në një postim të dytë në rrjetet sociale, iu kërkon besimtarëve të jenë të qetë.

Ndërkohë që lokali ka humbur çdo gjurmë fizike. Të vetmet reagime që vijnë janë përmes rrjeteve sociale, ku ata publikojnë videot e besimtarëve myslimanëve që shkojnë pranë lokalit të tyre, duke shprehur se ndihen të kërcënuar për jetën.

“Ne e fshimë ju e postoni. Ne e fshimë ju e postoni”. The Joke, këngë të papërshtatshme për të konkurruar në Top Fest: Ezani. Sepse: 1. Ezani nuk është këngë. Të deklarosh të dukshmen. Google për të, lexoni për të, pyesni për të. Ne nuk kemi tallur religjionin tuaj. Ne nuk kemi ofenduar simbolet tuaja të shenjta. Ne kemi hequr përzemërsisht videoen tonë të kësaj shakaje si shpresë për të ndaluar urrejtjen. Gjithccka që kemi marrë për 48 orët e fundit është injorancë dhe kërcënime me vdekje”, -sqaron për të disatën herë lokali në Instagram.

Një pasqyrim letrar i një regjimi mizor

0

Nga: Bardhyl Selimi, Tiranë

(mbi romanin “Dashuri diktatori” të shkrimtarit Xhevat Mustafa)

Kishte disa vite që miku im, Xhevat Mustafa, publicist, analist dhe shkrimtar, punonte për këtë roman. Sfida ishte e madhe, vërtet. Jo vetëm se për diktatorin tonë komunist, Enver Hoxhën, kanë shkruar edhe të tjerë, deejtpërdrejt ose tërthorazi. Por sepse, këtë radhë, duhej pasqyruar letrarisht, në gjininë e romanit artistik, një tipar i veçantë mizor i karakterit të tij, shpirti hakmarrës ndaj kujtdo që nuk e kishte pëlqyer, madje edhe përbuzur, në rininë e tij, përfshi këtu edhe disa vajza.
Ngjarjet zhvillohen kryesisht në Gjirokastër, Korçë e Tiranë, duke filluar nga fundi i viteve 20 të shekullit të kaluar, deri në prillin e vitit 1952. Në atë kohë diktatori i ardhëshëm njihet me dy vajza shqiptare nga qyteti i lindjes, me Sabiha Kasimatin dhe Musine Kokalarin si dhe me Aurelian, vajzën e një punëtori Italian, po në atë qytet. Të tria të bukura, sigurisht, por edhe me karakter të fortë. Duke e njohur bashkëvendasin e tyre bukurosh, por me tip Don Zhuani, nga afër, asnjëra nuk guxonte t’u përgjigjej flirteve të tij, ndonëse për mirësjellje bisedonin dhe shoqëroheshin me të. Kjo gjë e nervozonte dhe e cimbiste jashtëzakonsisht sedrën e Enverit, që më kot e dëshpërimisht këmbëngulte në propozimet e tij. Jeta studentore i shkëputi të gjithë përkohësisht nga bezdisjet e djaloshit deri sa vajzat shqiptare dhe Aurelia gjetën shokun e tyre të jetës. Njëkohësisht të parat i përqendruan energjitë e tyre në studime të mirëfillta shkencore dhe letrare. Ndërsa Aurelia iu përkushtua familjes që krijoi me bashkëatdhetarin e vet, Xhuzepen, punonjës i Bankës Italo-Shqiptare. Nga ana e tij, Enveri nisi jetën e nëndheshme politike dhe u bë ai që njohim të gjithë, kreu i Partisë Komuniste dhe, më pas, i shtetit totalitar në Shqipëri.
Pikërisht në këtë kohë nis edhe tragjedia, jo vetëm e tri grave rreth të cilave thurret romani në fjalë. E para e pëson Musineja, madje pa u “çliruar” ende Shqipëria. Me urdhër të shefit komunist, u pushkatuan pa gjyq, bashkë me dhjetëra të tjerë në Tiranë, edhe dy vëllezër të Musinesë (I treti shpëtoi sepse e kish zenë malarja dhe partizanët që shkuan ta marrin përtonin ta bartnin deri te vendi i ekzekutimit- ky ishte Hamiti që në Kosovë vlerësohet për veprën e tij :Kosova –djepi i shqiptarizamit”). Musinenë vetë, e burgosën pak kohë pas vendosjes së regjimit totalitar dhe më vonë e internuan deri sa ajo ra në depresion, u sëmur nga kanceri dhe vdiq në Rrëshen të Mirditës. Thonë se kufomën e shpunë në varreza vetëm me karrocën e ndërmarrjes komunale. E dyta e pësoi Aurelia. Ia arrestuan të shoqin në Bankën e Vlorës, të cilin e akuzuan “për vjedhje të pasurisë së shqiptarëve” dhe e dënuan tetë vjet burgim në Burrel, nga ku nuk doli i gjallë. Vetë Aurelia mezi arriti të riatdhesohej në Itali me të birin, motrën dhe prindët. Sabihasë iu rezervua një fund më i tmerrshëm: u arrestua në gjendje të sëmurë, pa fakte, një mesnatë, bashke me 21 intelektuale të tjerë, në 19 shkurt 1951 dhe u pushkatua në grup, më 26 shkurt të po atij viti, në një fshat afër Tiranës.
Këto fakte janë bërë të njohura për publikun këta 30 vjet në demokraci, por në roman, sikurse thashë në fillim, ato paraqiten artistikisht, përmes skenash të larmishme, bisedash, si të viktimave, ashtu edhe të figurave të tjera të pushtetit, si Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, Nako Spiru, Omer Nishani, etj.


Duke e lexuar ngadalë dhe me vëmendje tërë romanin, kam përjetuar shumë vuajtje shpirtërore, pasi mu rikujtua ajo periudhë e errët mesjetare e vendit tim, ku edhe unë e kam pësuar jo pak. Shpesh në ëndërra kam parë edhe makthe!
Romani është një kallëzim ndaj regjimit mizor enverist, që e kaploi Shqipërinë tonë të vogël e të shumëvuajtur, të paktën, për 46 vjet! Mjerisht ende shqiptarët ende nuk e vlerësojnë atë regjim njëjtë sikurse e vlerësojnë psh gjermanët dhe italianët nazizmin dhe fashizmin! Por për ato regjime është shkruar mjaftueshëm sa askush nuk i lavdëron më, madje ka turp edhe t’i përmendë!

Bardhyl Selimi, 19 gusht 2021

Për regjistrimin e popullsisë që do të mbahet në vitin  2022

0
Shkruan: Refik HASANI 
Të lindurit në Medvegjë, Bujanoc, Preshevë dhe hapsira në ish-RSFJ, e që janë sot me qëndrim në Kosovë, do të duhej të regjistrohen në një rubrikë të veqantë në çdo fletëregjistrim. Projekti kapital  ku duhen pregaditje të nevojshme për regjistrimin konform standardeve ndërkombëtare. Rëndësia është shumë e madhe, sepse do të evidentohen, projeksionet e popullsisë, planifikimet demografike,  në të gjitha fushat. Regjistrimi i rregullt i popullsisë të ekonomisë familjare dhe banesave që ishte që nuk u mbajtën sivjet në vitin  2021,për jan shtyer për vitin e ardhshëm 2022 .
Do të dihet saktësisht se kur janë ardhur, prej cilit lokalitet janë, ku janë vendosur dhe gjendja materiale e tyre si kategori. Parashikimi për këtë rubrikë është e nevosjshme veçmas për Shqiptarët e lindur në Mali të Zi, nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë, por edhe nga hapsira e ish-ngrehinës artificiale të quajtur jugosllavi. Agjencia e Statistikave të Kosovës është këkesë e kohës që të parashihet një rubrikë e veqantë për të lidurit jashta Kosovës! Mos të lëshohet ky rastë i radhës, pasojat do ti bartim të gjithë, kush më shumë e kush më pak.
-Të parashifet një rubrikë e veqantë në çdo fletë të regjistrimit civil për banorët e ardhur, ku do të dihej saktësisht se sa banorë nga cili lokalitet a Komune i takojnë.
– Regjistrimi do të ishte tejet me rëndësi dhe me vlera që nuk mundë të maten fare, sepse do të kemi pasqyrën e saktë se sa banorë janë me banim në Kosovë, por konsiderohen si të ardhurit e luftës apo si kategori e të dëbuarve pas qershorit 1999, deri më datën e regjistrimit.
– Do të dihej dhe pranohej edhe zyrtarisht nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe prej cilit shtet a lokalitet janë të ardhur dhe në cilin shtet dhe Komun janë të vendosur me qëndrim.
– Në bazë rezultateve të përpunuara do të dilet publikisht se çfarë statuti ju takon ksaj kategorie, e jo si deri më tani pa kurfar statuti të definuar, si refugjat, ilegal gjysmë ilegal, të parregulluar, të përkohshëm, si kategori e luftës, apo si banorë që kanë ikur nga mungesa e kushteve apo ka ndodhur ndonjë fatkeqësi elementare natyrore apo!
– Pas përfundimit të këtij projekti përveq që do të dihet dhe pranohet numri i këtyre banorëvë, do të planifikohet se çfarë duhet të ndërmirren për qëndrimin e mëtutjeshëm të tyre në Kosovë dhe do nxirrej se sa është investur për kthimin e tyre në trojet e tyre.
– Deri më tani këto banorë kanë mbetur nën mëshirën e kohës dhe të askujt, disa nuk mundë të regjistrohen, disa janë pa farë qëndrimi të rregullur, disa jetojnë në Kosovë kurse i posedojnë vetëm dokumentat e Republikës së Serbisë, e disa prej tyre posedojn dokumentat e dyfishta.
– Nëse nuk rexhitrohen edhe ksaj here në regjistrimin e dytë, mbesin jashta systemit, por vetëm si të vequar në një rubrikë që më lehtë është të dallohen për ti identifikur, sistemuar, evidentuar dhe numërur saktësishst do të mbesin jashta regjitrave të Kosovës dhe prej nga vijnë.
– Shqiptarët që erdhën dhe vendosën nëpër lokalitete të Kosovës nuk ishin vetëm nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, por sa kishte nga këto tri Komuna po aqë e ndosht më shumë ka patur edhe nga qytetet të tjera të serbisë si Beogradi, Nishi, Leskoci, Vranja, Kragujevci por edhe nga Vojvodina si Novi Sadi, Podgorica, Ulqini, Rozhaja, Tivari e vende të tjera. Institucionete e Kosovës lëshuan rastin se në fillim të hyrjes në Kosovës është dashur të pajisen me kartela identifikimi, por si të përkohshme, si që ndodhi në vitin 1999 në Maqedoni. Më lehtë do të dihej dhe do të pranohej numri i atyre që janë si të dëbuar, zhvendosur e shpërngulur Kjo do të ishte mënyra më e mirë e evidentimit dhe pranimit nga të gjitha palët për banorët që po hyn në Kosovë.
Është interes kombëtar të regjistrohen të gjithë, por rubrika të jetë e veçantë
Evidentimi dhe pranimi i banorëve shqiptarë që kanë filluar të banojnë në Kosovë pas qershorit 1999, nuk është trajtuar evdentimi i ksaj kategorie nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e serbisë. Rexhistrimi i cili do të mbahet në vitin 2022 domosdo duhet ti përfshij edhe  të dëbuarit, zhvendosuri e shpërngulurit shiptarë jo vetëm nga tri Komunat por edhe nga e tërë ngrehina e hapsirës së ish-Jugosllavisë. Rubrika duhet të parashef rubrikën e veqantë për të ardhurit pas qershorit 1999. Me këtë do të identifikohet a jan të ardhur para apo pas qershorit 1999. Kur dihet mirëfilli se në Kosovë nuk është organizuar rexhistrimi i popullatës tri dekada. Pra, regjistrimi i fundit i mbajtur në vitin 1981, ku prej atëher kemi një fluks të madh të ardhurish nga pjesët tjera jashta kufijve të Kosovës.
 Me këtë rexhistrim do të dihet dhe pranohet botërisht, saktësisht sa banorë kemi të ardhur që janë të lindur jashta territorit të Kosovës e që sot jetojn në Kosovë. Duke pasur parasysh nevojën, arsyen e pallogaritshme që të dihet sa banorë janë.

Servilit besnik të Vuçiçit për kujtesë 

0

Eshref Ymeri 

Para do kohësh, tek po shtegtoja nëpër faqet e internetit, rastësisht hasa në youtube në një informacion mjaft trishtues që jepej në Platformën mediatike analitike “Pamflet” të datës 08 gusht 2021. Informacioni titullohej “Petro / ‘Bomba’ e NATO-s Shqipëria po pushtohet nga politikanët e saj të korruptuar”.
Në atë informacion më lanë mbresa fort dëshpëruese faktet në vijim: Aty thuhet:
“Në njërin nga samitet e NATO-s është miratuar strategjia e re kombëtare e sigurisë e Republikës së Shqipërisë. Strategjia e sigurisë dhe e mbrojtjes është hartuar me asistencën e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s… Dokumenti i hartuar nga NATO mbart një të vërtetë tronditëse dhe ulëritëse për shqiptarët dhe Shqipërinë. Sipas dokumentit, rreziku numër një për shqiptarët dhe kombin shqiptar janë korrupsioni në nivele të larta dhe krimi i organizuar. NATO i ka ndarë rreziqet për Shqipërinë në tre grupe. Në krye të grupit të parë listohen korrupsioni dhe krimi, rreziqet e nivelit të parë, korrupsioni dhe krimi i organizuar, kriza enegjetike që kërcënon sigurimin e furnizimit të Republikës së Shqipërisë dhe cënon rritjen ekonomike, mangësitë në kontrollin dhe administrimin e territorit që kërcënojnë sigurinë individuale dhe favorizojnë trafiqet e ndryshme, sulmet kibernetike nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë, degradimi mjedisor dhe fatkeqësitë natyrore, shkatërrimi i mjedisit, shpyllëzimi, ndotja e lumenjve dhe fatkeqësitë natyrore industriale apo të shkaktuara nga ndikimi i njeriut…”.
Këto fatkeqësi kaq të rënda, të cilat kanë goditur vendin tonë dhe që i nxjerr në pah jo dokushdo, por një strukturë politiko-ushtarake me autoritet të jashtëzakonshëm mbarëbotëror, si NATO-ja, i çjerrin maskën përfundimisht pushtetit 8-vjeçar të Ramës dhe lepitkës së tij me emrin parti socialiste. Pra, gjatë këtyre viteve, ja ku e katandisi vendin qeverisja e neokomunistit Rama dhe e partisë neokomuniste me uniformë socialiste. Reagimin tim ndaj këtij informacioni, për të cilin e pata të pamundur ta kaloj në heshtje, po e përcjell me vargjet e stilit popullor me titullin në vijim.

O moj Shqipeja me vlerë!

O moj Shqipeja me vlerë!
Shkundu, zgjohu këtë herë!
Nxirr në krye njer’z me nder!
Të të drejtojnë përherë.
Hiqe Ramën që mbjell vrer!
Moj Shqipe në dallg’ të flamës,
Nën pushtet të Edvin Ramës,
Shih se çfarë të ka kurdisur,
Servilserbi i dalldisur,
Sa keq të ka katandisur,
Shih se ku të ka vithisur,
Moj e mira fatgremisur,
Ty të do të boshatisur,
pesëqind mijë t’i ka degdisur
Nëpër botë arratisur.
Të tjerë do degdisë, po pret
Dhe në mandatin e tretë.
Shih si të ka poshtëruar
Me ftesën që ka dërguar
Për armikun e harbuar,
Në koncert na e ka ftuar
Bregoviçin e marruar,
Atë që u ka kënduar
Kriminelëve të tërbuar
Të Serbisë së hakërruar,
Krejt shqiptarët për t’i shuar.
Atë ftesë pse e dërgoi?
Sepse djalli e mësoi:
Se kërkon që të mbjellë vaj,
Shqiptarët t’i përçaj.
Moj Shqipe, me shtat të derdhur,
Rama ty keq ta ka hedhur.
Rama s’ësht’ njeri i hiçit,
Pse kaq servil i Vuçiçit?
Sikur ka marr’ porosinë,
Ta shpërbëjë Shqipërinë,
Po ashtu dhe Dardaninë,
Duke mbjellë dhe tradhtinë.
Dhe të gjithë bukur e dinë,
Qëllimit po ia arrinë
Me trarin e Kalimashit
Nën efektin e hashashit.
Tani dhe vite më parë,
Bashkë me Thaçin i pandarë,
Ky Vuçiçi s’ka karar
Krejt shqiptarët pa i parë
Si askund të përçarë,
Kasht’ e koqe të shpërndarë,
Cep më cep në botën mbarë,
Punë që Rama e ka tharë.
Dhe Rama nuk kuturis
T’i kërkojë hesap Serbisë
Për krimet që i ka kryer
Dardanisë gjakpërlyer
Me vrasje dhe përdhunime,
Me djegie dhe shkatërrime.
S’kuturis se s’ka derman,
Me Vuçiçin nuk ia mban
Se ësht’ burrë pa taban.
Nuk ia mban as sadopak
Se ka lindur frikacak.
Domosdo veç na kujton
Atë diktatorin “tonë”,
Kur si langua i stanit
I servilosej Dushanit,
Dushanit dhe Miladinit,
Burracak, pjell’ e mjerimit.
Gënjeshtrën e ka parim,
Të ngritur gjer në mashtrim,
Dhe vret mendjen e mendon
Si ta tallë Shqipen tonë.
Që të sundojë pa mbarim
Ka arritë një përfundim:
Me gënjeshtra, punë që dihet,
Me mashtrim gjithçka arrihet.
Ju, shqiptarë, kudo që jeni,
Një bindje të gjithë e keni,
Atje ku banoni, rrini,
Brenda, jashtë apo nga vini
Se ç’është Rama, “kryetrimi”?
Thjesht është n\jë humnerë mashtrimi.
Por ama ka dhe guxim,
Fton Prishtinën në takim,
Të ulet me kriminelë,
Që s’duan gojën me çelë
Për krimet që patën mbjellë
Dardanisë kryekështjëllë.
Dikur me gjuhën e “trimit”,
Si njeriu i “guximit”,
Atje në kështjell’ të krimit,
Në Beograd, pjellën e zisë
Ia pat kujtuar Serbisë
Pavarësinë e Dardanisë,
Çka Vuçiçin e habiti,
Atë fjalë mirë nuk e priti,
Që dardanët peshë i ngriti.
Por koha iku, kaloi,
Rama shpejt mendjen ndryshoi,
Ato fjalë krejt i harroi,
Vuçiçin e përqafoi,
Krimet kurrë nuk ia kujtoi.
Me Vuçiçin flaku sqimën,
Dardanisë i ktheu shpinën.
Kur dardani kritikon,
Rama zë e reagon,
Reagon edhe nuk resht
Edhe shpejt kërcen si plesht,
Por për krimet serbe hesht.
Çdo shqiptar mendjekthjelluar
Lë mendjen i befasuar:
Medet çfar’ na paska qenë
Ky Rama kaq “hijerëndë”
Me të vetët gojëpis,
Por servil që të bezdis
I Vuçiçit të Serbisë,
Armikut të Dardanisë
Dhe të mbarë Arbërisë.
I duket dele mileti,
Se e ka dehur pushteti,
Jo pak, njëzet e dy vjet,
A thua se është mbret.
Çudi me popullin tonë,
Dostojevskin të kujton,
Kur për popullin rus shkruan
Që ka kënaqësi kur vuan.
Ndaj dhe Rama nuk përton,
Diktatorin imiton:
Shtypi njerëzit, nxirru shkumë
Që të të duan më shumë.
Gjasat janë: do zgjatet lëmshi
Deri te dyzetenjëshi,
Qindvjetorin për të pritur
E partisë “mendjendritur”
Për çka bërë e për çka ditur
Të pjellë servilë të selitur,
Servilë të gjyshepartisë,
Shërbëtorë të Serbisë.
Moj Shqipe përballë shqotës,
Rama, ky hajdut i votës,
Të ka bër’ gazin e botës,
Po të luan mendtë e kokës.
Dhe një ditë, nesër a sot,
Serbogreku do të thotë:
“Shqipja ka mbetur pa zot,
Shqipen e shkeli kush deshi,
Nga Maroku e Bangladeshi”.
Dhe vërtet, u turpëruam,
Trojet dot nuk i bashkuam,
Se kemi qen’ të përçarë,
Njëri-tjetrin duke vrarë,
Që nga koh’ e Ilirisë,
S’na u shqit dell’ i marrisë.
Siç duket, ka qenë bitisë,
Kemi mallkim prej Hyjnisë.
Serbogrekët po gëzojnë,
Njëri-tjetrin e urojnë,
Na përbuzin, na sfidojnë
Dhe duart rrin’ e fërkojnë.
Shqipe, kthe mendjen për mirë!
Largoje këtë “vezir”!
Këtë njeri të vështirë,
Sepse jetën ta ka nxirë,
Ta ka nxirë e bërë pis,
Hundën vetë e mban në lis.
Ta ka nxirë fare katran,
Asnjë lum’ dot nuk ta lan.

Këto vargje të thjeshta dëshiroj t’i shoqëroj në mbyllje me dy citime. Në citimin e parë kam përfshirë një poezi mjaft të bukur, por tejet trishtuese për gjendjen ku e ka katandisur Rama vendin tonë, në bashkëpunim të ngushtë me delet neokomuniste, të cilat i rrinë lepe-peqe, pa pasur kurrë guxim ta kundërshtojnë për gjësend. Poezia ka për autore poeteshën e talentuar Alma Feruni.
Ah! vendi im…
Të varfërit po të braktisin…
Të pasurit po të shesin…
Shartohet kombi,
Traditat vdesin..!
Të poshtërit të qeverisin..!
Të diturit pinë expres…
Bërtasin veç varret:
Shqipëria po vdes..! (Faqja e internetit e gazetës “Rrënjët”. 26 prill 2016).
Në citimin e dytë përfshihen fjalët e arta ngushëlluese të Abraham Linkolnit (Abraham Lincoln – 1809-1865), fjalë që Ramës i shkojnë shumë për shtat, duke pasur parasysh psikologjinë dhe enciklopedinë e mashtrimit të popullit, të cilën e ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë me shumë marifet dhe me shumë sukses. Ja çfarë ka thënë ai personalitet i shquar i politikës amerikane:
“Ju mund të mashtroni gjithë popullin për një periudhë kohe, madje ju mund të mashtroni një pjesë të popullit gjatë gjithë kohës, por jo të mashtroni gjithë popullin për gjithë kohën”.
Këto fjalë të ngrohin sadopak dhe të japin një çikë shpresë se Shqipja jonë do të zgjohet një ditë nga gjumi i thellë ku ka rënë, do ta rivendosë dinjitetin e vet në vendin që i takon dhe Ramën do ta heqë qafe ashtu siç e meriton. Të presim. Të shikojmë.

20 gusht 2021

Arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra: Shteti të tregohet i kujdesshëm me ardhjen e afganëve

0

Në një intervistë për BW, ai ka theksuar se nuk e kupton ende se çfarë ka ndodhur në Afganistan po i bëri thirrje qeverisë që të bëjë kujdes si dhe të marrë masa për integrimin e tyre.

Massafra tha se edhe shqiptarët kanë shkuar në vende të huaja dhe janë integruar edhe afganët e ardhur duhet të integrohen e të mos krijojnë probleme. Zyrtari i rëndësishëm katolik theksoi se ka ende shumë paqartësi lidhur me ardhjen e afganëve, numrin e tyre, kohëzgjatjen e qëndrimit e të tjerë elementë.

Si e shikoni vendimin e qeverisë shqiptarë për të mirëpritur afganët në Shqipëri?

“Mendoj se ne jemi gjithmonë të hapur, varet se përse vijnë dhe sa kohë do të qëndrojnë këtu. Si shqiptarët që në të kaluarën kanë gjetur strehim edhe 500 vite më përpara në jug të Italisë. Nëse toka jonë është e gatshme për të mirëpritur të tjerët ata duhet të vijnë dhe të integrohen. Nuk e di nëse vijnë për të qëndruar përgjithmonë apo janë kalimthi. Ne si Kishë Katolike nëpërmjet Caritas-it jemi duke bashkëpunuar me shtetin për të strehuar dhe ndihmuar mijëra emigrantë që vijnë në Shqipëri.

Edhe në fshatin e Paqes, aty pandemia na ka penguar pak sepse i strehojmë njerëzit emigrantë që policia na bie dhe ne jemi të gatshëm. Pastaj varet sepse unë nuk futem në gjëra politike se nuk më takon, por nëse vijnë duhet që të integrohen për të qenë ose me ne ose të shkojnë ku të dëshirojnë. Si ne shqiptarët që kemi shkuar jashtë dhe na kanë pranuar ashtu duhet t’i pranojmë edhe ne, por ata duhet që të integrohen dhe të mos krijojnë probleme dhe të bashkëjetojnë me ne.”

E mbështesni vendimin e qeverisë shqiptare për t’i mikpritur afganët?

“Varet përse qeveria shqiptare e ka marrë këtë vendim. Shteti e ka bërë pa na pyetur ne dhe tani nëse janë emigrantë që vijnë për të qëndruar është tjetër gjë, nëse vijnë për të pritur që të shkojnë në një vend tjetër janë dy gjëra të ndryshme.”

A ka ndonjë rrezik në këtë mes?

“Rrezikshmëria ekziston gjithmonë. Si ne që kemi shkuar në Itali edhe këta shikohen se kush janë, a janë njerëz të mirë, a janë njerëz me hile apo a janë terroristë kjo nuk varet prej meje, por shteti që merr këto vendime në bashkëpunim me të tjerët dhe duke qenë se janë me mijëra ata që ikin nga Afganistani duhet që të kenë kujdes se kush janë e kush nuk janë.”

A i ka Shqipëria kapacitetet për të mirëpritur afganët?

“Mendoj se i kemi kapacitetet për t’i mirëpritur. Shpesh herë shqiptarët i shfrytëzojnë emigrantët. Sa herë që Shqipëria ka pranuar emigrantë, kemi parë makina me shqiptarë që kishin brenda emigrantë duke shfrytëzuar për t’i përcjellë jashtë Shqipërisë, ky është një rrezik që kemi, nuk është e drejtë. Ose duhet t’i pranojmë si duhet dhe duhet të jemi vërtetë mikpritës. Shpesh herë mikpritja është vetëm si fjalë, por mikpresim me interes, duhet të mikpresim pa interes duke shikuar të mirën e vendit tonë, por edhe të tjerëve.”

Çfarë mendoni për debatin që po bëhet në Shqipëri rreth kësaj çështje?

“Nuk i kam ndjekur se kam qenë në Itali, por nuk e di përse është bërë ky hap kaq i nxituar, por nëse vijnë duhet të shihet se kush do t’i mbajë e kush do t’i ndihmojë. Shpesh shteti bën kështu, vijnë pastaj ia jep si peshk dikujt tjetër, nuk është e drejtë. Duhen marrë përgjegjësitë si duhet për të ndihmuar këta që dalin nga një rrezik jete pastaj duhet të vendosen normat dhe ligje të drejta.”

Përse është hap i nxituar?

“Unë çuditem çfarë ka ndodhur në Afganistan. Vetëm populli hebraik është liruar nga Egjipti pa bërë luftë. Këta kanë hyrë pa bërë luftë dhe menjëherë talibanët janë krerët e Afganistanit. Si ka ndodhur kjo gjë, ka hile poshtë, ka diçka që nuk kuptoj. Unë nuk jam politikan, por ka diçka që nuk kuptoj. Vetëm populli hebraik është liruar pa bërë luftë me askënd, vetëm me hirin e Zotit. Për këtë në Afganistan nuk e di si ndodhi ashtu.”

Alarmi i shkrimtarit afgan Ali Ehsani: “Gjuetia kunder të krishterve tashmë ka filluar në Afganistan”

0

Në Afganistan, që bie përsëri në duart e talebanëve, frika po rritet edhe për të krishterët që jetojnë besimin e tyre në një mënyrë klandestine. Ndërsa milicitë islamike, pasi pushtuan Heratin dhe Kandaharin dje, po përparojnë drejt kryeqytetit, flet nga Roma një mërgimtar afgan Ali Ehsani, i cili në librin “Sonte shikojmë yjet” tregoi tmerrin e talebanëve dhe odisenë e tij personale. 

Në një intervistë me faqen e specializuar Asia News, ka një thashetheme për ankthin e një prej familjeve të të krishterëve të fshehur në Kabul, i cili në këto orë ka parë që kreu i tyre i familjes të zhduket në ajër.

Ai nuk përmend emra për të mos rrezikuar njerëzit e tjerë; por në këtë histori me konfirmime të sakta, Ali Ehsani, tani 32 vjeç, rishikon vuajtjet e tij si fëmijë i cili në vitet nëntëdhjetë, nga njëra ditë në tjetrën, e gjeti veten në moshën tetëvjeçare me shtëpinë e shkatërruar dhe pa ata prindër që kishin folur për të Jezusi, pavarësisht nga një mijë rekomandime për të mos i thënë asgjë askujt.

“Kjo familje nga Kabuli me të cilën jam në kontakt – thotë ai – ka humbur babanë e tyre dy ditë më parë: pasi lanë shtëpinë e tyre, ata nuk u kthyen më. Dhuna është e shfrenuar edhe në kryeqytet; ata duhet të kenë gjetur se ai ishte i krishterë dhe e goditën. Gruaja dhe pesë fëmijët e tij tani kanë edhe më shumë frikë, ata lëvizin nga zona në zonë, duan të largohen nga vendi, por nuk kanë askënd për t’i ndihmuar. Unë jam duke kërkuar për një kanal humanitar që mobilizohet për ta, do të doja ta bëja të njohur këtë histori për Papën Françesku ”.

Prezenca e të krishterëve në Kabul ka qenë një prani me forcë e vetmuar prej vitesh. “Kjo familje është me origjinë Turkmene – shpjegon Ehsani – siç jam unë. Ne u takuam në Whatsapp përmes një studenti tjetër afgan që jeton këtu në Romë. Ai është gjithashtu i krishterë, por u desh shumë kohë para se të gjenim guximin për t’i treguar njëri -tjetrit. Në Kabul nuk ka kisha, kështu që disa javë më parë u përpoqa ta lidh këtë familje me video thirrje me një meshë këtu në Itali. Ata ishin të kënaqur. Për 15 ditë, megjithatë, klima tashmë kishte ndryshuar, ata ndiheshin në rrezik ”.

“Të shohësh se çfarë po ndodh në Afganistan – shton Ali Ehsani – për mua do të thotë të kthehem për t’u marrë me plagët e jetës sime. Në Kabul mbaj mend shumë mirë fëmijët e tjerë të cilët, për të më trembur, më thanë: ‘Shkojmë të thërrasim talebanët’. Sot i shoh ata duke shkatërruar jetën e njerëzve që nuk kanë asgjë, duke u prerë fytin para të afërmve të tyre: çfarë lloj njerëzimi është ky? “.

Prandaj apeli i tij: “Mos e lini Afganistanin vetëm. Qeveria qendrore nuk është në gjendje të kontrollojë situatën dhe nga ana tjetër talebanët kanë vende që i mbështesin: Pakistani, Irani dhe vetë Kina i ndihmojnë ata ekonomikisht, materialisht dhe politikisht që të anulojnë praninë e Perëndimit në Kabul “.

Lajmet në lidhje me funeralet e pakistanezëve të vrarë duke luftuar në Afganistan “mund të gjenden lehtësisht në mediat lokale. Ndërsa mizoritë kundër civilëve shumohen: në provincat e okupuara talebanët u thonë vajzave të moshës 14 vjeç e lart që të paraqiten për t’u” dhuruar “guerilëve. bashkësia ndërkombëtare nuk mund të qëndrojë indiferente, ajo duhet të veprojë me sanksione kundër atyre që mbështesin talebanët. Edhe në Afganistan të gjithë duhet të jenë në gjendje të jetojnë në paqe, të lirë të shprehin besimin e tyre “.

Atë besim ai e mori pikërisht në Kabul: “Prindërit e mi – kujton ai – gjithmonë vendosnin një pjatë shtesë në tryezë për mysafirët. Unë u thashë atyre: ‘Ne jemi të varfër, si mund të presim?’. Babai im u përgjigj: ‘Jezusi ndau gjithçka me të tjerët’. Pastaj pyeta: ‘Kush është Jezusi?’. Dhe ai tha: ‘Ne jemi të krishterë’. Pa shtuar asgjë ”.

Marre nga AsiaNews 

Mjaftë është bërë më politika jo funksionale

0

Skënder MULLIQI

Askush nuk pret që varfëria të shkulet më rrënjë mbrenda natës , por edhe askush nuk ka pritur së do të kemi kaq dallime sociale .Një kategori e njerëzve të politikës dhe të biznesit , janë pasuruar mbrenda natës , duke i dhënë fotografi të keqe Kosovës.Këta janë bërë fotografia e lanqimit të rrenave dhe manipulimeve të cilat tashmë janë bërë të gerditshme, bashkë më mediet e tyre .

Dallimi i jetës së tyre në krahasim më kategorinë shumicë , është si nata më ditën. Njerëzitë të cilët nuk kan askënd në medie, apo kan shumë pak , e të cilët shkruajnë , edukojnë dhe mësojnë nxënësit dhe studentët , botojnë libra , krijojnë , nuk dukën askund, së nuk mundën, apo thënë më mirë nuk po i lejojnë në pushtet dhe në opozitë .Nuk janë të inkuadruar në sisiteme, ku po dominojnë më shumë antivlerat së sa vlerat.Kur kemi sisteme pa etikë , sigurishtë së vlerat nuk vijnë në shprehje! Që të kemi sisteme me vlera të mirëfillëta , duhet të kemi krejt rregulla tjera , dijeni, drejtësi , moralitet , mirësi …Sigurishtë së kjo kategori njerëzore e dojnë pa hile atdheun dhe kombin e vet.

Shumë thjeshtë është të jesh egoist, primitiv , i pa skurpultë , shukurt njeri retrogradë.Kjo natyrisht së tingëllon paradoksale , por është shumë e vërtetë së në Kosovë kemi një gjendje të tillë , ku po dominojnë antivlerat !Popullit i janë bërë ndërskamca shumë të këqija për gjatë këtyre vitëve nga oligarkët politiko-financiarë.Gadi në tërsi i kan përjashtuar nga sistemi shoqëror dhe politikë.Të lihen njerëzit tanë të vuajnë , kësaj I thonë pa ftyrësi e llojit të vet.A ka kuptim që në shekullin 21 njeriu i ndershëm I Kosovës, të mundohet në mënyre titanike për ta siguruar bukën e gojës , e mos t ë flasim për gjerat tjera ekzistënciale ?!Mjaftë është bërë me politika jo funksionale .

Të rrezikuarit dhe të varfëritë e Kosovës, deri më zgjedhjet e fundit nacionale ,kan mbetur pa ata që I përfaqësojnë të drejtët e tyre politike dhe institucionale ! Pushtei i ri nuk guxon të largohet nga realizimi I interesave të popullit, për qka edhe e ka marrë besimin.Kur po afrohet muaj shtator, kur edhe fillon procesi mësimor, shumë prindër nuk i kan kushtet që fëmijët e tyre të shkollohën .

Madje, ka njerëz të cilët rrëfejnë së janë duke jetuar shumë keq, dhe as që i kan munndësitë që fëmijët e tyre, tua plotësojnë kushtet më elementare të shkollimit…

Rreziqet dhe shansat e Kosovës

0

Korab Blakaj, Vjenë

Vazhdoj të mendoj, sado që dukem naiv ndoshta, se fjalia miqtë ndërkombtarë e ridegjuar mijëra herë në diskursin tonë publik është fallsiteti më i rrezikshëm që kemi plasuar në opinion.Kuptimi që i kemi dhënë kësaj shprehjeje e ka maskuar në maksimum rrezikun real duke e koncentruar vemendjen tonë në rreziqe dytësore.Në mendjen time Serbia është armik dytësor i Kosovës e kurrë armiku kryesor i saj! Armiku i parë i Kosovës është mosfunksionimi i saj.Mosfunksionimi i Kosovës si shtet e detyron Bashkësinë Ndërkombtare të vë në lëvizje diplomaci, aparate dhe metoda tjera të zgjidhjeve , dhe përfundimisht na ekspozon para armikut të njëmendt.

Historia tregon se Përandorinë Osmane e ka shkatërruar Bashkësia Nderkombtare kur ajo nuk funksiononte dot më!

Historia tregon se Përandorinë Austrohungsreze e ka ndarë kur nuk funksiononte më ! Historia tregon se Bashkimin Sovjetik e ka shkatërruar kur nuk funksiononte më! Historia tregon për Çekosllovakinë, Jugosllavinë, Të gjitha këtyre u doli armike Bashkësia Nderkombtare sepse nuk funksiononin. Pra cila është garanca që ka Kosova kur vendos të mos funksionojë nga-~ miqtë ndërkombtar ~?Ajo garancë nuk egziston! Bashkësia Nderkombtare nuk ka shkatërruar kurrë shtete funksionale, dhe Kosova e ka vetëm këtë shans.Duhët të funksionojë! Për të funksionuar Kosova duhët të koncentrohet të nxjerrë një elitë të mirëfilltë politike, e cila e kupton që ligji i jetës thot se ajo gjë e cila nuk rritet, nuk zgjerohet, nuk zhvillohet është e gjykuar të shuhet.Në këtë kuptim ne jemi para një testi të rëndë, testimin para të cilit na sollen gjenerata veprimtarësh , luftëtarësh e dëshmorësh shqiptarë.

Sinjali ku treguam kalimin e këtij provimi ishte kur ndryshuam me votë të lirë e demokratike nomenklaturën e budallallepsur politike dhe u ekspozuam të egzaltuar duke pritur ndryshimin! Pyetja që shtrohet është; a është ky ndryshimi? Pa dyshim që jo.Ndryshim është emancipimi politik i popullit dhe krijimi i stabilitetit politik!Por jo ndryshimi i cili na garanton notën kaluese në testim! Shenja e parë e mosrespektimit të votës qytetare ishte vazhdimi i traditës sonë të keqe të themelimit të Qeverive të Shokëve, qeveri e tarafeve, qeveri e klanit.

Qeveritë e tarafeve janë deshmitë kryesore që vendin tonë e ekspozojnë para rrezikut ndërkombtar.Qeveritë e tarafeve nuk funksionojnë. Prisja të shihja afër Kryeministrit Kurti menagjerë e teknikë ,në shembullin e Ministrit Armend Mehaj, vizionarë e punëtorë , por pamë shokë e shoqe prej të cilëve as ai nuk shpëtoi dot . Në qarqe të ngushta akademike , dashamirëse të Kryeministrit tonë në Tiranë, kam argumentuar frikën time të madhe, e cila fatkeqësisht doli të jetë e vërtetë .

Politikanët tanë vazhdon ti përcjell femijëria dhe rinia e tyre edhe në vendimarrje politike.Rugova ishte i ndrojtur, sepse ishte i rritur jetim, Demaçi ishte i rrembyshëm sepse ishte rritur si revulucionar.Ndërsa Kurti me rininë e kaluar burgjeve ka frikë të dalë nga rrethi i shokëve!Përjashto njërin, të tjerët i ka veq për hise!

Sidoqoftë Kosova është ende në kohë për të shpëtuar.Pragmatizmi i shoqëruar me guxim për të mbrojtur interesat e Kosovës dhe kombit shqiptar, dhë për të ndërtuar strategji zhvillimi e bashkimi, duhët të bëhët prioritet.Ne jemi ende në kohë të rishikojmë interesat e përbashkëta shqiptaro amerikane dhe të koncentrohemi në vetëm dy matrica veprimi që duhet të studiohen;

1) ekonomia zhvillon ushtrinë , apo

2) ushtria zhvillon ekonominë .

Të dyja këto shpëtojnë Kosovën duke e bashkuar me Shqipërinë !Tjerat janë llafe tarafesh!

Talibanët morën mbi 40 avionë dhe mijëra armë dhe makina të blinduara

0

Si do të reagojnë amerikanët kur të shohin humwees amerikane dhe tanket në duart e talibanëve?

Talibanët kanë marrë armë të mjaftueshme për të pajisur një ushtri moderne: 40 avionë, mijëra armë moderne, mjete të blinduara, municione, në vlerë miliardëshe. Mund të ketë një pastrim serioz në Uashington. Nëse amerikanët duhet të ndërmarrin veprime për ti nxjerrë qytetarët e tyre, ata mund të vriten me armët e tyre.

The Taliban has seized dozens of aircraft and thousands of weapons, vehicles and pieces of high-tech equipment in Afghanistan that was funded by the U.S. government, Reuters reported.

Është pothuajse e paimagjinueshme që amerikanët mund të kenë lënë pas aq armë sa mund të përdoren kundër ushtarëve amerikanë.

Billions of dollars worth of military equipment that the U.S. gave to the now-defunct Afghan military has been obtained by Taliban insurgents, officials with knowledge of the situation told Reuters. The massive weapons stockpile left behind in the Middle Eastern nation includes valuable technology such as night-vision goggles, unmanned aerial vehicles and Black Hawk combat helicopters.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve po përgatisin një projekt-ligj që do ta detyronte administratën të tregonte se sa shumë armë janë braktisur.

“Everything that hasn’t been destroyed is the Taliban’s now,” an anonymous U.S. official told Reuters on Thursday. (RELATED: EXCLUSIVE: House Republicans To Propose Bill Forcing Biden Administration To Reveal How Much US Weaponry Taliban Seized During Takeover)

Zyrtarët e tanishëm dhe të mëparshëm janë alarmuar me idenë se këto armë mund të përfundojnë tek armiqtë e Shteteve të Bashkuara: Irani, Rusia dhe Kina.

Current and former officials said the federal government is increasingly concerned the technology could be obtained or sold to U.S. enemies like Iran, China and Russia which have vowed to maintain a diplomatic relationship with the insurgents who now possess the weaponry, Reuters reported.

Numri i përmendur tani është tronditës: 2,000 automjete të blinduara, 40 avionë, helikopterë Black Hawk dhe of the art droner. Pentagoni i ka bërë një dush ushtrisë qeveritare me 162,000 lajme komunikimi dhe 16,000 dylbi nate.

Mos me besuar që gjithë kjo është lënë pas. Ushtritë që ikin nga kryet këmbët veprojnë kështu.

Officials estimated the Taliban, which controls the vast majority of the war-torn Middle Eastern nation, is in possession of 2,000 armored vehicles and up to 40 aircraft, including Black Hawks and pricey ScanEagle drones, according to Reuters. Since 2003, the U.S. has given more than 600,000 infantry weapons like rifles, 162,000 pieces of communications equipment and 16,000 night-vision goggles to the Afghan security forces.

Përktheu: Drini.us

Document.no