Kreu Blog Faqe 1604

Partitë tona prodhojnë vetëm vakum, sepse janë krijuar nga i njëjti brum

0

Nga: Lirim Gashi , shkrimtar nga Prishtina

“Kur partitë e majta socialdemokrate nuk e forcojnë paktin solidar ndërmjet popullit dhe shtetit, nuk e ngrisin cilësinë e arsimit, shëndetësisë, edukatës, kulturës dhe nuk e zvogëlojnë dallimin social ndërmjet shtresave, ndërsa kur partitë e djathta nuk e mbrojnë dhe shtojnë kapitalin privat dhe shtetëror dhe nuk krijojnë kushte për investime dhe rritje të punësimit, atëherë rolin primar e marrin partitë e qendrës që përbëhen nga njerëzit më të ndershëm, ditur, kredibil dhe kompetent, të cilët janë urë lidhëse ndërmjet djathtizmit dhe majtizmit paqësor ( jo atij ekstrem). Dhe pikërisht këtë rol do ta luaj Forca e Diaspores në politikën kosovare dhe shqiptare. Sepse përveç që do të jet urë që lidh trupin dhe mendjen e diasporës me zemrën e popullit në atdhe, do të jet edhe urë që i lidh idetë më inovative të mundshme në atdhe me kapitalin e diasporës, pa të cilin zbatimi i tyre në praksë do të ishte i pamundur. Sepse kështu ndodh në Perëndim, respektivisht në fabrikën e demokracisë, kulturës politike dhe mirëqenies ku jeton Diaspora jonë. Dhe meqë pjesa më e madhe e popullit tonë jeton jashtë atdheut, jo nga dëshira por nga mungesa e perspektivës në atdhe, atëherë synimi i mërgimtarve tanë është i pastruar nga llumi moral dhe lakmia egoiste. Sepse mërgimtaret tanë janë njerëz të realizuar materialisht, por të zbrazur shpirtërisht nga malli për atdhe. Prandaj synimet e tyre janë 100% të mira, të mbara dhe të sinqerta, sepse ata e kanë vetëm një dëshirë : që ta shohim popullin, shtetin dhe atdheun e tyre në gjendje sa më të mirë. Prandaj po që se politika jonë arrinë t’i bind mërgimtarët që do sinqerisht shtet dhe atdhe të prosperuar, do të mjaftojnë investimet e tyre monetare, materiale dhe mendore, për ta ngritur Kosovën në një nivel zhvillimor, për të cilin do t’ia kishin lakmi të gjitha shtetet fqinje. Mirëpo partitë tona politike janë “çorba-buqkurush”, të cilave nuk u bjen në fije askush, prandaj konkurrojnë në tregun politik, me planprogram pseudo patriotik, që nuk ka vlerë as sa një kikirik. E edhe më saktësisht janë balona heliumi, që shoqërinë dhe shtetin tonë e zbrazin nga vlerat cilësore, njësoj siç është i zbrazur nga oksigjeni vakuumi. Kështu që mos u habitni që ngjajnë në njëra tjetrën si vezët në vezë, sepse e kanë po të njëjtën gjenezë. Thjesht janë të krijuara nga i njëjti brum, prandaj prodhojnë vetëm vakuum. Pikërisht për këtë arsye apeloj tek populli qe të mos ia fusë sërish gjum, dhe as të mos kërkojë oksigjen në vakuum”, por ta përkrah Forcën e Diasporës, e cila e ka potencialin për t’u shndërruar në lokomotiven më të fuqishme të cilën e ka pasur ndonjëherë ky shtet i ri. Sepse Forca Diasporës është në njëfarë mënyre edhe femiu i William Walker-it, mikut më të dashur të këtij populli dhe shteti pa kurajën e të cilit bota kurrë nuk do ta kishte kuptuar se çka po ndodh në Kosovë në vitet 1998-99.

Kryetari Abdixhiku pritet nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev  

0

Shkup, 19 gusht 2021                                                                                                   

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është pritur sot në Shkup nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kryetari Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, kanë vizituar sot Kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev. Në ketë takim, është diskutuar perspektiva e dy vendeve fqinje, zhvillmiet e fundit politike në rajon, si dhe bashkëpunimet partiake në mes të përfaqësuesve politik të Kosovës e Maqedonisë Veriore në vazhdimësi. Kryetari Abdixhiku dhe Kryeministri Zaev theksuan se dy vendet, si dy shtete të afërta, duhet të ruajnë e kultivojnë partneritetin dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.

Në takim kryetari i LDK-së, Abdixhiku ritheksoi se çdo bashkëpunim ekonomik rajonal nuk mund të jetë i plotë pa përfshirjen e gjithë shteteve të Balkanit Perëndimor; edhe më pak pa përfshirjen e Bashkimit Evropian. Mbi të gjitha, bashkëpunim ekonomik duhet të paraprihet nga pranimi i realitetit politik, si parakusht i një rajoni prosperues.

Palët u dakorduan të vazhdojnë takimet e komunikimet e hapura e të drejta.

Ky takim është vazhdim i një sërë takimesh, ku ditë më parë kryetari Abdixhiku bashkë me nënkryetarin Lutfi Haziri është takuar edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ku ka shtruar çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Në ditët në vijim kryetari Abdixhiku do të takohet edhe liderët tjerë të shteteve fqinje për të diskutuar për partneritetin dhe perspektivën evropiane.

Presidentja Osmani me përfaqësues të tri organizatave të OKB-së diskutoi për strehimin e qytetarëve nga Afganistan

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga Ulrika Richardson, Koordinatore e Kombeve të Bashkuara për zhvillim, Erol Arduc nga UNHCR-ja dhe Anna Rostocka nga IOM me të cilët është diskutuar për përgatitjet e Kosovës për sistemimin e qytetarëve nga Afganistani në kuadër të Programit të Posaçëm të Vizave për Migrim të SHBA-ve.

Përfaqësuesit e të tri organizatave kanë falënderuar Presidenten Osmani për gatishmërinë e shtetit të Kosovës për strehimin e qytetarëve nga Afganistani dhe në të njëjtën kohë kanë ofruar mbështetje ndaj institucioneve të Kosovës për t`u dalë në ndihmë të strehuarve.

Presidentja Osmani nga ana tjetër ka përsëritur se Kosova është e hapur për qytetarët nga Afganistani.

“Ne jemi të hapur për t`i mirëpritur qytetarët nga Afganistani, sepse askush më mirë se ne nuk e njeh dhimbjen e tyre. Për më tepër këtë po e bëjmë bashkë me aleatin tonë strategjik- SHBA-në ”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Klajd Kapinova: Biden ka gjak në duart e tij 

0

 Klajd Kapinova, New York

Qengji po çohet në thertore. Duhet të largosh njerëzit tanë (amerikanë) nga Afganistani. A mund t’a imagjinoni që ushtria juaj të shkojë në shtëpi dhe t’i lërë të gjithë ata njerëz në dorë të talebanëve!? Kjo është njësoj sikur të dërgosh qengjin në thertore. Kështu që ushtria juaj shkon në shtëpi. Ata harruan të mbrojnë divizionet tona, ata harruan të mbrojnë Ambasadën e SHBA-së në Kabul. Por, këtu është problem. Tërheqja është gjëja e duhur për të bërë, por mënyra se si u tërhoqën ishte e turpshme. Asnjëherë nuk ka pasur tërheqje më të keqe se kjo. Asnjëherë nuk ka pasur një grup njerëzish më budallenj që tërhiqeshin. Kjo është e pabesueshme, kur një ushtarak largohet së pari dhe më pas thotë: ‘Oh, ne duhet të kthehemi dhe të marrim njerëzit tanë’.” – Donald J. Trump Presidenti i 45-të i SHBA-së, (Fox Neës 

Kështu tha Komandanti i Përgjithshëm Presidenti Donald J. Trump, në lidhje me braktisjen e ushtrisë amerikane nga Ambasada e SHBA-së në Kabul, ndërsa talebanët morën kontrollin e kryeqytetit të vendit.  

Presidneti Trump, tha se paaftësia e Bidenit për të evakuuar mijëra qytetarë amerikanë ende në Afganistan, i vë ata në rrezik të madh, që të përdoren si peng nga talebanët. 

Presidenti Trump kritikoi Biden, për krijimin e kushteve që lejojnë luftëtarët radikalë islamikë talebanë që të marrin armët amerikane nga forcat afgane të sigurisë. Ai krahasoi kushtet që Biden krijoi në Afganistan me krizën e pengjeve iraniane, gjatë kohës së demokratit tjetër Presidentit Jimmy Carter në Shtëpinë e Bardhë. 

Ne po flasim për njerëz shumë, shumë armiqësorë. Këta janë njerëzit që tani thonë: ‘Ne kemi 40,000 pengje amerikanë. Çfarë do të bëjmë me ta. ’Kështu mendojnë ata. Dhe nëse mendoni se kjo përfundoi dje, nuk keni parë asgjë. Dhe kjo nuk do të jetë asgjë në krahasim me Jimmy Carter me pengjet e tij. Ai humbi për shkak të kësja historie. Jimmy Carter me pengjet e tij është një kikirik, një term i mirë kur po flasim për Jimmy Carter, është një kikirik në krahasim me atë që po ndodh këtu. Ata kanë 40,000 njerëz, për të mos përmendur të gjithë afganët e tjerë që duhej të ndihmonim. Ky është turpi më i madh në historinë e Amerikës,” tha Presidenti Trump. 

Ai kritikoi gjithashtu Biden për krijimin e kushteve, që lejojnë luftëtarët talebanë të marrin të marrin nën kontroll bazën ajrore Bagram. 

Trump tha se nuk do të lejonte që kryengritësit të merrnin në duar asnjë material amerikan. Ai shtoi se SHBA la në Afganistan pajisje me vlerë miliarda dollarë, në nxitimin e saj për të lënë Afganistanin: “Qytetarët amerikanë  duhet të dalin së pari nga vendi, pastaj ju duhet të merrni të gjitha pajisjet tuaja ushtarake. Ne kemi miliarda dollarë pajisje. Ata kanë helikopterë të rinj Blackhaëk. Ata kanë gjithçka. Dhe të fundit për të dalë duhet të jenë ushtarët, dhe sinqerisht do të kisha bombarduar secilën nga fortesat, sepse e dija që ata nuk do të të lejonin ta bësh këtë,” tha ai. (Mark Moore, New York Post, 08/18/2021) 

 

Biden bën pushime, kurse 50,000 amerikanë ndodhen në Afganistan  

Lajme të këqija vazhdojnë të vijnë nga Capitol Hill, ku sipas mediave të pavarura dhe Fox News, mësohet se mbi 50,000 qytetarë amerikanë si kontraktorë dhe familjet e tyre etj., janë lënë në mëshirë të fatit, në duart e terroristëve radikalë islamik të Afganistanit, që shpalli publikisht shtetin e ri të Kalifatit Islamik.  

Biden largoi trupat amerikane para se të largohen mbi 50,000 civilët amerikanë si kontraktorë etj.,  dhe personelin e Ambasadës amerikane në Kabul. Analistët thonë se edhe Agjencitë e Inteligjencës të Zbulimit Amerikan, nuk ka qenë aktiv për të informuar në kohë reale, për çfarë po ndodh në Afganistan.  

Antarët e kabinetit Biden, si dhe vetë ai janë me pushime. Sekretari i Mbrojtjes së SHBA ka fjetur gjumë deri tani dhe është mundur të justifikohet për gjendjen katastrofike, ku ndodhen sot mbi 50,000 amerikanët të pambrojtur, cilët në çdo çast janë të kërcënuar me vdekje nga talebanët terrorist radikal islamik.  

Kjo ishte goditja më e madhe e Joe Biden-it. Nga ana e tjetër vlerësimi i miratimit të politikës së brendshme dhe ndërkombtare për Biden-in bie në humnerë, në nivelin më të ulët mes fiaskos së evakuimit të qytetarëve ameirkanë dhe afganëve, që kanë shërbyer në ushtrinë amerikane etj.  

Po ashtu hakmarrja e terroristëve talibanë është shtuar. Ata që në orën e parë të marrjes së kryeqytetit Kabul kanë vra 3 protestues, që u përpoqën të hiqnin flamurin e regjimit radikal islamik të sheriatit, që kanë ngritur talebanët. Në shumë qytete afgane fatmirësisht kanë nisur protestat kundër pushtimit të vendit nga talebanët terroristë radikalë islamik. 

Populli afgan i urren terroristët radikal islamik dhe ata kanë qenë në luftë 20-vjeçare kundër tyre. Mbi  10,000 afganë të pafajshëm janë vrarë, gjatë 20 vjetëve nga forcat terroriste talebane.  

Braktisja e popullit afgan dhe dorëzimi i turpshëm i tij në duart e kriminelëve talebanë terrorist, është akti më i shëmtuar e i turpshëm i të vetëquajturit kryetar të shtetit amerikan. Shumë kongresmënë dhe senatorë republikanë e demokratë, fatmirësisht janë bashkuar kundër administratës së papërgjegjeshme dhe kanë kërkuar që ndaj Biden-it të filloj proçedura për investigimin dhe shkarkimin e tij, për këtë rast të turpshëm, në të gjithë historinë e vendit.  

Impeach and good bye BidenGjaku është në duart e tij“.

Ky ka qenë përkufizimi më i saktë i grupit të kongresmenëve e senatorëve republikanë, të cilët kanë kritikuar ashpër Biden mbi Afganistanin. Përfaqësuesi Michael McCaul (R-TX), republikani i lartë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kritikoi ashper tërheqjen e administratës Biden nga Afganistani, duke thënë se kjo do të jetë një njollë turpi në presidencën e tij. 

Eksodi bilblik i afganëve sapo ka filluar dhe përgjegjës i këtij skenari është vetëm Joe Biden dhe vetëm ai. Gazetari analist Kyle Smith, në rubrikën speciale: “The Fall of Kabul”, shkruan se: “Top GOPer blames Biden as Taliban seizer power: President “WILLHAVE BLOOD ON HIS HANDS” (New York Post), në një artikull të saj redaksional (në fokus) me dy faqe, shkruan, se Biden i ka duart e lyer me gjakun e popullit të pafajshëm afgan, sepse i la me ndërgjegje në duart e terroristëve radikalë islamik. (Shiko foton e artikullit në gazetën NYP). 

Nëse kjo situatë do të kishte ndodhur me Presidentin Trump, Kongresi dhe Senati menjëherë do të kishin filluar procesin e shkarkimit të tretë të tij. 

Meqenëse në këtë histori të turpshme si gjithmonë është emri i Joe Biden, media globaliste socialkomuniste Kongresi dhe Senati Amerikan po heshtin dhe mbulojnë turpin sikur nuk ka ndodhur asgjë, edhe pse mbi 50,000 qytetarë amerikanë ndodhen në Afganistan… 

Gazetarja afgane Nazira Karimi, e cila punon si korrespondente në Shtëpinë e Bardhë, e ftuar në studio nga kanali prestigjioz televiziv Fox News, foli shumë e emocionuar për atë se çfarë do të ndodh tani në Afganistan me gratë dhe vajzat.  

Ajo tha, se: “Puna e gazetarit në Afganistan është shumë e vështirë, për të ndryshuar ideologjinë radikale islamike të talebanëve atje. Unë besoj, se gratë afgane janë shumë të forta dhe do të luftojnë, për të drejtat e tyre.” 

Biden nuk po flet apo konsultohet me asnjë lidër botërorë, për situatën e rëndë të krijoi me idiotësinë e foshnjërisë së tij dhe po vijon i qetë pushimet në rezidencësn presidenciale Camp David, në një kohë që mijëra qytetarë amerikanë janë peng në Afganistan. 

Kryetari i grupit të talebanëve ekstremistë radikal islamik të sheriatit, është një ish i burgosur për terrorizëm në Gitmo (Guantanamo Bay Detention Camp) dhe në vitin 2014 ish Presidenti Barack Hossein Obama, zv/Presidenti Joseph Biden Jr. dhe ish Sekretaria e Shtetit Hillary Clinton, të cilët e kanë liruar atë nga vuatja e dënimit për terrorizëm në burgun e sigurisë 

së lartë.  

Kampi i ndalimit në Guantanamo Bay, është një burg ushtarak i Shteteve të Bashkuara, i vendosur brenda Bazës Detare të Guantanamo Bay, e cila njihet edhe si Guantánamo ose Gitmo, e cila ndodhet në bregdetin e Gjirit të Guantanamos në Kubë. Aty gjenden 731 nga 780 personat e ndaluar, të cilët janë transferuar diku tjetër, 39 të burgosur mbeten atje dhe 9 prej tyre kanë vdekur, ndërsa ishin në paraburgim.  

Nga ky kamp i të burgosurve të rrezikshëm ndërkombtarë, janë liruar edhe 5 talebanë të tjerë nga administrata Obama Biden 2. Kjo administratë mbahet mend si presidenca më e dobët (keqe) në të gjithë historinë e presidentëve të SHBA-së.  

Ky terrorist është në foton që shikoni mes shokëve të tij, i ulur në zyrën e Presidentit frikacak, të arratisur të Afganistanit dhe ka marrë peng sot këtë shtet islam, duke e kthyer në një shtet të pastër islamik, ku Ligji i Sheriatit Islamik, bazohet 100% në librin islam të Kur’anit.   

Montgomery Granger veteran ushtarak dhe ish kryetar i rojeve të Kampit Gitmo, thotë se: “Ne kemi djem dhe vajza trima të ushtrisë amerikane dhe aleatët tanë kudo në botë, të cilët po habiten sot me këtë veprim të pamatur të administratës “demokrate” Biden, kundër popullit afgan. Ne kemi presidentin më të dobët e të papërgjeshëm, në të gjithë historinë e SHBA-së. 

Amerikanët sot po shprehin habi dhe dy standartësi që po përdorin rrjetet sociale socialkomuniste globaliste me qendër në SHBA. Të gjithë e dijnë, se talebanët kanë me qindra dhe mijëra profile në rrjtetet sociale, si: Facebook, Twitter, Youtube, Google, Tik Tok etj.  

Talebanët, kanë mbi 70,000 ndjekës vetëm në Twitter dhe se bossi i saj vazhdon të mos i mbyll ato, sikurse bëri në mënyrë brutale kundër Presidentit Donald J. Trump dhe konservatorëve të tjerë amerikanë. 

Talebanët, sikurse dikur ISIS dhe Al Qaida, janë të privilegjuar në rrjetet sociale. Ata paguajnë për të hapur faqe dhe rritur numërin e fansave në auditeriumin e tyre. Ata me ndihmen e rrjeteve sociale kanë rekrutuar dhe po vijojnë normalisht të rekrutojnë radikalë islamik prej shumë kohësh. Pra, vrastarët e përditshëm kriminelë terroristë janë të mirëseardhur në rrjetet sociale, kurse Presidenti i SHBA-së Donald J. Trump Jo. Këtu shfaqet fytyra e vërtetë e hipokrizisë së bossëve të rrjeteve sociale. 

Të gjithë të burgosurit terroristë taleban, që kanë qenë në qelitë e vendit (Afganistan) janëliruar dhe armatosur, duke u shpërndarë në shumë qytete të shtetit të ri radikal islamik të kalifatit.  

Alarmi i madh me ngjyrë të kuqe është ndezur si rrezik i madh, për të gjithë amerikanët dhe familjet e tyre, që ndodhen në Afganistan. Me Joe Biden, Amerika u rrëzua. Në alarm është edhe Bashkimi Europian dhe vendet e zhvilluara G7 të botës, të cilët javën tjetër do të takohen sëbashku për të biseduar mbi situatën e rëndë, të krijuar nga Biden në Afganistan, mbas urdhërit absurd të tërheqjes së trupave amerikane. Rusia dhe Kina e Bidenit, kanë shprehur simpati për pushtimin apo rregjimin e ri taleban. 

Qysh në ditën e parë, terroristët radikalë islamik kanë vrarë në shesh në sy të fëmijëve të saj një grua të re, sepse nuk pranoi të vendos në krye burken (Burqa), symbol i shtetit radikal islamik të Sheriatit.  

Burka ose e njohur edhe si chadaree apo pashto në Afganistan ose një paranja në Azinë Qendrore, është një veshje e jashtme mbështjellëse e cila mbulon trupin dhe fytyrën, që vishen nga gratë në disa tradita islame dhe hebraike. Versioni arab i burkës quhet boshiya, dhe zakonisht është me ngjyrë të zezë. 

Termi burka nganjëherë përzihet me nikab. Në përdorim më të saktë, nikabi është një vello për fytyrën që i lë sytë të zbuluar, ndërsa një burkë mbulon të gjithë trupin nga maja e kokës deri në tokë, me vetëm një ekran rrjetë që i lejon mbajtëses të shohë para saj.  

Linderi i ri suprem taleban i shtetit të ri radikal islamik të Sheriatit në Afganistan, ka urdhëruar të gjithë gratë dhe vajzat të vendosin në publik burqa dhe kush nuk e vendos do të vritet menjëherë.  

Radikalët talebanë kanë bllokuar hyrjen dhe daljen në aeroportin kryesor të Kabulit në Afganinstan dhe nuk po lejojnë evakuimin e 50,000 amerikanëve që ndodhen atje.  

Gjendja e rëndë po precipton me shpejtësi. Sipas Bidenit 31 gushti 2021, është dita e fundit e qëndrimit të trupave amerikane në territorin e shtetit të ri të Kalifatit Islamik në Afganistan. Biden e ka venë SHBA dhe ushtrinë e saj në një pozicion të vështirë, përballë zjarrit të armëve të trupave terroriste talebane.  

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, ka thënë për media, se administrata e Bidenit është në bisedime me talebanët radikalë islamik, për të lejuar largimin nga aeroporti i Kabulit të qindra dhe mijëra civilëve afganë, që 

nuk duan të qëndrojnë nën sundimin e rregjimit të shtetit islam të Kalifatit.  

 

Në SHBA do të hyjnë 5,000 refugjatë çdo ditë deri më 31 gusht 

Por edhe këtu administrata e Bidenit po gënjen si zakonisht tesh 8 muaj, thonë mediat ndërkombëtare dhe ato amerikane, sepse talebanët terroristë kanë ngritur me qindra postoblloqe me ushtarë të armatosur, për kontrollin e hyrjes dhe daljes së njërëzve në aeroport dhe nuk po lejojnë afganët e thjeshtë të shkojnë në aeroport, duke u thënë se ju duhet të ktheheni dhe më pas ata janë vrarë me masakra kolektive. 

Absurdi po arrin kulmin në Afganistan edhe pse atje vazhdojnë të qëndrojnë trupat amerikane. Kështu korrespendenti i Fox News në Shtëpinë e Bardha Peter Doocy, thotë se administrata e Bidenit, nuk i garaton shkuarjen e sigurtë në aeroport të 50,000 amerikanëve që ndodhen në shtetin e Kalifatit Islamik në Afganistan.  

Ata janë shumë larg aeroportit dhe nuk janë të sigurtë (garantuar) të udhëtojnë drejt saj, sepse i gjithë aeroporti është i rrethuar nga postoblloqe me taleban të armatosura, që kontrollohen 100% nga terroristët radikal islamik. 

Korrespondenti Dooce, thotë se nuk pritet që Biden të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë deri vonë mbasdite me datën 18 gusht 2021. Sekretari i Mbrotjes fajëson Departamentin e 

Shtetit dhe Sekretarin e saj mikun e kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe

 kryeministrit ottoman të Kosovës Albin Kurtit. 

Jeta e tyre është në rrezik.

Me mijëra afganë pa karta identiteti po vijnë çdo ditë në SHBA. Sipas disa burimeve amerikane të pavarura mbi 5 mijë afgane çdo ditë hyjnë në SHBA. Terroristët talebanë afganë, që kanë marrë në kontroll gjithë Afganistanin dhe Kabulin kryeqytetin e vendit, po kërkojnë shtëpi në shtëpi për amerikanët dhe forcat aleate të shtetëve të tjera që ndodhen aty. 

Biden dhe Kamala, Sekretari i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes ndodhen me pushime. Terroristët talebanë, sipas mediave amerikane po gjuajnë me armë mbi popullsinë afgane dhe të huajt, që ndodhen në Kabul dhe në aeroportin e kryeqytetit të vendit.  

Media Fake News si CNN dhe shumë të tjera, që janë në shërbim të Bidenit, nuk flasin për mbi 50,000 amerikanë që ndodhen në Afganistan. 

Biden gënjehu mediat amerikane, se në Afganistan janë 300,000 trupa afgane të përgatitur dhe stërvituar, të armatosur shumë mirë dhe se SHBA u paguan atyre rrogat. Ai tha se: “75,000 forca talebane, nuk janë problem. Ata nuk mund të marrin peng shtetin. Ambasada jonë atje është e siguruar…” 

Të tilla gafa me gënjeshtra, po bëjnë bujë në të gjithë Amerikën dhe deri në vetë mediat e majta komuniste globaliste ketu, që e kanë përkrahur gjithnjë Biden, si dhe shumë senatorë dhe kongresmenë “demokratë” amerikanë sot janë të zhgënjyer prej tij.  

Lt Colonel Oliver North tashmë në pension është autori i librit: “We didn’t fight for socialism” (“Ne nuk luftojmë për socializmin”), tha se kjo situatë katastrofike e SHBA-së, është e gjitha për fajin e Bidenit dhe administratës se tij tërësisht ikopetente.  

Deri tani SHBA ka shpenzuar mbi 2.26 trilion dollarë, për të fituar luftën në Afganistan. Biden, tha se do të sillte në SHBA 5,000 refugjatë çdo ditë deri më 31 gusht. Ai tha se do t’u jepte të gjitha letrat si qytetarë amerikanë dhe do të financonte secilin nga $35,000. Ai gjithashtu tha se tashmë ka sjellë mbi 2,000 afganë.  

Afganistani kurrë nuk ka qenë shtet. Aty miliona njerëz nuk kanë kartë identiteti dhe do të hyjnë në SHBA. Kjo nga ana e tjetër do të rëndoj edhe më shumë mbi taksat e qytetarëve amerikanë, të cilët do të paguajnë për të mbajtur refugjatët e huaj.  

Edhe Europa Perendimore disa vite më parë pranoi me qindra dhe mijëra refugjatë nga zonat e konfliktit në Iraq dhe Siri, ku pjesa më e madhe e tyre nuk kishin asnjë lloj dokumenti të identitetit të tyre. Kjo u krijoi mundsi ISIS që të penetroj në shtetet e Europës shumë ish luftarë të ISIS, të cilët bënë shumë akte terroriste në disa qytete të Europës Perendimore, gjë e cila u vërtetua nga investigimet e autorëve të akteve terroriste. 

Shkrimi i emërvendeve në formë tradicionale, obligim gjuhësor e kombëtar

0

Foto: Tabela e  cila dëshmon deformimin e toponimit në gjuhën shqipe në  vendkalimin e përbashkët kufitar Cemi i Trieshit-Grabom 

Nail  Draga, Ulqin 

Tema dhe dilema 

Duke marrë parasysh se  çështja e shkrimit të emërvendeve nuk është private apo e subjektëve të ndryshme  duhet të reagojmë jo vetëm  si qytetarë   sepse kemi të bëjmë me mbrojtjën e gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj, ku si shëmbëll tipik kemi së fundmi  deformimet gjuhësore në mbishkrimin e vendkalimit kufitar  Cemi i Trieshit-Grabom, që ka irrituar opinionin  shqiptar 

Në këtë aspekt çështje të veçantë paraqesin  emërvendet, përkatësisht shënimi dhe shkrimi i tyre si në administratë apo në komunikimin publik. Një dukuri e  tillë është specifike sidomos në vendet shumëkombëshe, ku në përdorim janë disa gjuhë dhe shkrimet e tyre. Në vendet me traditë demokratike siç janë p.sh. Zvicra, Belgjika etj., çështjet e tilla janë zgjidhur konformë  standardëve ndërkombëtare  në favor të barazisë gjuhësore të popujve përkatës, të cilat duhet të jenë model edhe për vendet nga ish kampi socialist.  

Mali i Zi bashkësi e popujve   

Në këtë aspekt Mali i Zi paraqet mjedis specifik, sepse është bashkësi e popujve të ndryshëm, të cilët dallohen me gjuhën dhe shkrimin e tyre. Pasi në këtë mjedis shqiptarët janë të vetmit si popullsi autoktone jo sllave, ata kanë të veçantë gjuhën dhe shkrimin e tyre. 

Kushtetuta e Malit të Zi(2007) i ka kushtuar kujdes barazisë së gjuhëve, ndërsa   në përdorim zyrtar janë edhe gjuha shqipe(neni 13), që për të parën herë ka një definitim të tillë. Fjala është për ata mjedise ku popullsia shqiptare është në shumicë apo me pjesëmarrje të konsiderueshme, që si minimum është përcaktuar 5%  në popullsinë e përgjithshme. Në këtë aspekt  çëshje të veçantë paraqet realizimi praktikë i të drejtës së garantuar sipas kushtetutës dhe ligjit, sepse nga shumë individë apo subjekte qeveritare e jo qeveritare nënçmohet një mundësi e tillë, e cila ka të bëjë me identitetin dhe barazinë kombëtare. Por, për të ndaluar abuzimet e tilla, duhet të ekzistojë mekanizmi mbrojtes i gjuhës shqipe në nivel lokal dhe shtetëror. Vetëm me një mekanizëm të tillë do të eliminoheshin deformimet dhe abuzimet me barazinë gjuhësore, në të kundërtën mundësitë e keqpërdorimit do të vazhdojnë si deri më tash, që nuk është në favor të barazisë qytetare e kombëtare. 

Vendkalimi i ri kufitar  Cemi i Trieshit-Grabom  

Ndonëse nga viti 2017 ishin përfunduar punimet për hapjën e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, në sajë të sjelljeve byrokratike të palës malazeze, më së fundi ky vendkalim kufitar u hap me 3 gusht 2021. Kemi të bëjmë me VKK në Cemi i Trieshit- Grabom, i cili është vendkalimi i katërt ne mes dy vendëve, që është në favor – të integrimit të zonës kufitare. 

Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me  zonën e Kelmendit(Shqipëri) që  ka qenë e izoluar nga pjesa tjetër e Malësisë së Madhe, përmes hapjës së këtij vendkalimi komunikimi do të zhvillohet pa pengesa në favor të popullsisë vendore, por edhe të tjerëve që do të kalojnë tranzit sidomos nga Plava e Gucia për në Podgoricë.  

Mbishkrimi në shqip me gabime gjuhësore 

Ndonëse ceremonia zyrtare e hapjës së vendkalimit kufitar ka kaluar sipas protokollit, ku kanë marrë pjesë kryeministrat e të të dy vendëve, ka rënë në sy mbishkrimi i tabelës në gjuhën shqipe  qe ka irituar opinionin shqiptar. Fjala është të shënimi i vendkalimit kufitar jo në formën e gjuhës shqipe, Cemi i Trieshit por vetëm  në ate sllave, përkatësisht malazeze, si Zatrijebaçka Cijevna për të dy gjuhët shqip e maleze që është në kundërshtim me normën elementare të shënimit të emërvendëve sipas standardëve ndërkombëtare. Madje emërvendi Cemi i Trieshit në formën sllave është shkruar edhe në gjuhën angleze(!), që është paradoks i llojit të vet. 

Jo vetëm, kaq, por edhe emërvendi Grabom, është i deformuar  i shkruar si Grabon, që nuk përkon me formën tradiocionale të popullsisë vendore. Gabimi i tillë nuk mund të arsyetohet me asgjë por me injorancë nga ata të cilët kanë marrë obligim të shënojnë mbishkrimin në tabelën publike në këtë vendkaiim të përbashkët kufitar. Pasi të shqiptarët ky emërvend njihet si Cemi i Trieshit, si i tillë është dashur të shkruhet  në shqip, e jo të shënohet në formën sllave, sepse si i tillë nuk njihet të shqiptarët, andaj defektët e tilla duhet të eliminohen sa më parë.  

Në lidhje me ruajtjën dhe shënimin e emërvendëve në formën tradicionale, dëshmohet edhe nga angazhimi i OKB-së  e cila në vitin 1967, në Gjenevë ka mbajtur Konfrencën në lidhje me stadardizimin e emërtimeve gjeografike, ku janë  aprovuar gjthsej 20 rezoluta, ku në rezolutën numër 4, në mes tjerashh shkruan se “për çdo emërtim është e nevojshme forma e shkruar dhe e folur e emërtimit dhe kuptimi i tij në gjuhën e popullatës vendëse”.  

Çdo devijim në këtë drejtim është mosrespektim i aktëve ndërkombëtare në lidhje me standardizimin e emërtimeve gjeografike, që është obligim për të gjithë shtetet e OKB-së, ku Shqipëria dhe Mali i Zi nuk mund të bëjnë përjashtim. 

Irritim i opinionit jo vetëm në Malësi 

Në lidhje me këtë çështje që ka irituar opinion shqiptar në Malësi ka reaguar Lidhja Demokratike Shqiptare(LDSH) përmes një kumtese ku thuhet se “LDSH, si subjekt i përgjegjshem politik, dhe mbrojtëse e promovuese e të drejtave kombëtare, reagon ashpër, lidhur me mbishkrimin në tabelen e pikës së përbashkët kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, “Cemi i Trieshit-Grabom”. 

Së pari, ky është një deformim i gjuhës shqipe, përkthim skandaloz i kuptimit, e sidomos i toponimisë, të mos themi edhe tendecioz, nga pala malazeze. Çudisin me këtë rast insitucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë të pranojnë, dhe të legjitimojnë një diskriminim të tillë të gjuhës shqipe, përmes përdorimit të të njëjtit mbishkrim diskriminues, në anën shqiptare, me ç’rast paraqiten tejet inferior ndaj emertimit sllav të këtyre trojeve etnike shqiptare. 

Dhe në fund cekin se “kërkojmë nga institucionet e Shqipërisë, e pastaj edhe të Malit të Zi, që të reagojë, dhe ky “gabim” të ndreqet urgjentisht. Nëse nuk e dini, toponimi i saktë, në gjuhën shqipe është Cemi i Trieshit, e jo Cijevna Zatrijebaçka!”. 

Gjuha  mision kombëtar 

Duke marrë parasysh se dukuri të tilla ka pasur edhe më herët në vendbanimet apo viset ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, ata janë të dëmshme dhe irituese për opinion shqiptar. Si të tilla duhet eliminuar  gabimet qofshin ata me apo pa qellim, duke respektuar formën tradicionale të emërtimeve në gjuhën shqipe sipas popullsisë vendore. Një veprim i tillë praktik është në favor të barazisë qytetare e kombëtare në çdo mjedis e sidomos në vendet shumëkombëshe sikurse është Mali i Zi. 

Pa marrë parasysh përgatitjen shkollore dhe arsimore  shkrimi i drejtë i emërvendve në hapësirën etnogjeografike shqiptare  është obligim qytetarë për çdo shqiptarë, çështje e cila nuk mund të trajtohet personale por ndjenjë e identitetit kombëtar.  

Respektimi i toponimeve(emërvendeve) tradicionale paraqet pasuri në leksikun gjuhësor, por edhe në aspektin gjeografik e historik, duke qenë  pjesë e indit te traditës popullore në mjedisin përkatës.  

Në mungesë të ekzistimit të një mekanizmi mbrojtës është obligim qytetar dhe intelektual për të reaguar ndaj deformimeve të tilla, sepse mbrojtja e gjuhës shqipe  dhe e shkrimit të saj  është obligim moral e  kombëtar, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët. 

(18 gusht  2021) 

Kush qenka Sokol Xhafa, ushtruesi i detyrës së Shefit Ekzekutiv të Kompanisë Regjionale Ujësjellësi “Prishtina”, që se duroka Gjergj Kastriotin dhe heronj të tjerë…?

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Sokol Xhafa Ushtruesi i detyrës së Shefit Ekzekutiv të Kompanisë Regjionale Ujësjellësi “Prishtina”, ka hequr të gjitha fotografitë e Gjergj Kastriotit, Adem Jasharit dhe Nënës Terezë nga zyra ku mbahen takimet zyrtare, sepse është deri në gjene i infektuar me virusin e islamit politikë vahabistë dhe selefistë.
Punëtorët e ujësjellësit, e në mesin e tyre edhe zyrtarë të lartë në hierarkinë e kësaj Ndërmarrjeje Publike në momentin e parë që kanë reaguar, janë shantazhuar prej tij, me largim nga puna.
Në messengerin e inbox-it të Facebookut më janë ankuar disa sosh, emrat e të cilëve nuk do t’i publikojë për të mos ua rrezikuar vendet e punës.
Bëj apel tek Qeveria e Kosovës që ta rregulloi me ligj sjelljen ndaj fotografive dhe simboleve të figurave më të larta kombëtare dhe që respektin ndaj tyre ta ngrisë në nivelin e respektit të simboleve shtetërore.
Sepse pa veprat e tyre s’do të kishim as liri, as shtet dhe as simbole shtetërore.
Në fakt do të ishim Bashkësi Lokale e Nishit.
Njëkohësisht apelojë te organet përkatëse shtetërore, që t’i pastrojnë Ndërmarrjet dhe Institucionet publike dhe politike, komunale dhe qendrore, nga pisllëku vehabist dhe salafistë.

Nëse Serbia refugjatët sirianë po i vendosë në Preshevë, Kosova afganët t’i vendos në veriun e saj!

0
Prishtine, 19 gusht -Emigrantet sirianë edhe pas pese vitesh vazhdojne te hyjne ne territorin e Serbisë, dhe quditerisht autoritet let serbe vazhdojne t’i instalojne ne Preshevë perkunder faktit ne se ne Serbi ka edhe shume kampe tjera!

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë komuna të pazhvilluara në jug të Serbisë me banor të përzier, shqipëtar, serb dhe rom. Vendi kufizohet me Kosovë në jugperendim, dhe me Republikën e Maqedonisë në jug. Përbërja demografike, pozita e regjionit dhe jozhvillimi i tij këtë teritor e kanë bërë të jetë jo stabil, në të cilin në menyrë specifike jane thyer rethanat politike, të sigurisë dhe tjera në Serbi, në Kosovë, dhe regjionin e gjerë.

Me mijëra e mijëra sirianë kanë qarkulluar rrugëve të Preshevës, duke ia mësyrë dyerve të Evropës. Qytetarët preshevarë janë treguar solidarë me sirianët, duke u ofruar ndihma në veshmbathje, ushqim dhe strehim.

Në këtë drejtim Serbia ka përfituar fonde të mëdha parash në emër të tragjedisë së eksodit sirianë.

Si dikur Presheva me siriane, ashtu sot Kosova është bërë kryelajm i mediave botërore për faktin se talibanët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Kabulin tefugjstet do t’ia mesyejne Kosoves dhe disa vendeve tjera evropiane dhe ne ballkan!

Zhvillimet e fundit në Afganistan kanë bërë që Kosova të hapë dyert e të pranojë refugjatë nga ky vend. Por, sipas njohësve të sigurisë, vendi ynë nuk ka kapacitete financiare e as hapësira për të pranuar mijëra refugjatë, për me tepër paralajmërojnë rreziqe në aspektin e sigurisë.

“Serbia, refugjatet nga Siria po i vendos ne Luginen e Presheves. Brogradi me kete rast i ka dhene nje mesim te mire Prishtines! Prandaj, konform reciprocitetit, Kosova afganet t’i vendos ne Veri te Kosoves, territor ky qe ashtu keshtu Kosova s’eshte kah e gzon qe 20 vjet «çlirim»..” ka thene Nefail Maliqi, gazetar nderkombetar ne Gjeneve

Trash shtrohet pyetja Kosova ku do të strehoje këta refugjatë që mund të kalojnë shifrën mbi 10.000 afganë, qe po aq tefugjate sot jane edhe shqiptare nga Lugina e Presheves ne Kosovë , kur dihet që ekzistojnë vetëm tri hapësira që plotësojnë përballimin e këtij fluksi të madh që janë: Kampi i Njësive Speciale Policore për regjionin e Mitrovicës (Belveder) si dhe kampi ushtarak në komunën e Gjakovës, e cila administrohet nga FSK-ja, dhe kampi i inovacionit në Prizren.

Qeveria e Kosovës, pas kerkeses se SHBA-ve, mbrëmë ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Presheva viteve te fundit ishte mbipopulluarnga refugjatë siriane qe kishte tejkaluar nunrin e banireve te qytetit!..

Refugjatë afrikan nga Greqia e Maqedonia po e vazhdojnë fluksin e largimit për drejt Perëndimit përmes Serbisë, duke u vendosur ne Presheve qe duket se ka prapavijen e vete ose me tendence te afrikanizimit te Lugines ose per t’ja bere jeten konfuze, te padurueshme shqiptareve per t’i nxitur per te ikur nga vendi i tyre!

Hoxha thotë që kush e përdorë çiftelinë do të digjet në zjarrin e xhehnemit, policia e Kosovës as që merret me të!

0
Driton Smakaj

Çallma e hoxhës, në vend të fotos së ndonjë hoxhe!

Shqiponja!

Del hoxha publikisht e thotë që kush e përdorë çiftelinë do të digjet në zjarrin e xhehnemit edhe policia e Kosovës as që merret me atë hoxhë. Nuk ka si të jetë ndryshe gjuha e urrejtjes ndaj kulturës shqiptare.
Ndërsa, arrestohet një poet/shkrimtar që paska shkruar pak vargje ironike me ‘Çohu Enver’.
Sinqerisht do të duhej të na tregonte publikisht Qeveria e Kosovës kah është nisur!?!?!?!
A nuk është marrëzi kjo?!
Njerëzit janë të lirë të injorojnë vargjet që nuk u pëlqejnë. Liria e fjalës është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës.
Ose nëse doni të arrestoni njerëz pse shprehen lirshëm, atëherë nisuni e arrestoni të gjithë politikanët, ata çdo ditë nxisin urrejtje politike, arrestoni klerikët fetarë sepse çdo ditë thonë gjëra që mijëra njerëzve nuk u pëlqejnë, ndjehen të irrituar dhe nxisin urrejtje. Arrestoni këngëtarët tallava sepse shumë kujt ua gërrditin muzikën…e kuptoni duhet të mbushni burgjet plot.
Lirojeni poetin dhe kërkoni falje për këtë skandal!
Nuk kemi nevoj të pajtohemi për mendimet ndryshe, por civilizimi nënkupton tolerancë për mendimet ndryshe dhe është e drejtë e secilit të injorojë ato gjëra që nuk i pëlqejnë, por nuk kemi të drejtë të ia mbyllim gojën askujt!
Robëria fillon me vrasjen e fjalës!

Ç. Bukovski: ” është një vetmi kaq e madhe në këtë botë …”

0

Përktheu nga anlishtja: Vera Xerxa, Londër

” është një vetmi kaq e madhe
në këtë botë
që mund ta shihni në lëvizjet
e ngadalshme të akrepave të orës.
njerëz aq të lodhur
të gjymtuar nga dashuria ose
pa dashuri.
njerëzit thjeshtë nuk janë të mirë
ndaj njëri tjetrit
drejtpërdrejtë.
të pasurit nuk janë të mirë
ndaj të pasurve
të varfërit nuk janë të mirë ndaj
të varfërve.
sistemi jonë shkollorë na thotë
që ne të gjithë mund të jemi
fitues byth mëdhenj
nuk na ka treguar
për kanalizimet
apo vetëvrasjet.
apo terrorin e një personi që vuan
në një vend vetëm
i paprekur
i pashprehur
duke ujitur një bimë.”
 nga Dashuria është një Qen nga Ferri
Vera
Londër 19.08.2021
Vera Xerxa is

Për ti evakuar nga Afganistani shtetasit e Kosovës, MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316

0

Njoftim për media lidhur me evakuimin e shtetasve të Kosovës nga Afganistani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), bënë të ditur se katër shtetasit e Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe ju është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar.

Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani.

MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim.