Forcat ushtarake religjioze të Talebanëve në rrugët e Heratit, njërit ndër qytetet më të mëdha të Afganistanit
Shkruan: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani
Më 16 korrik, pak ditë pasi bota, e sidomos ne në Kosovë shënuam Ditën Botërore të Refugjatëve, jam kontaktuar nga Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, i cili përcillte një kërkesë nga Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken. Kërkesa kishte të bënte me strehimin e përkohshëm të afganëve, civilë të pafajshëm, të cilët tani ishin në shënjestër të Talibanëve, vetëm sepse kishin qëndruar në anën e aleatëve tanë, në anën e paqes e demokracisë, në anën e barazisë e të drejtësisë. Ata ishin punëtorët lokal që kishin punuar bashkë me forcat amerikane, si dhe familjet e tyre, përfshirë fëmijë.
Pa asnjë hezitim apo kushtëzim të vetëm, kam dhënë pëlqimin tim për një operacion të tillë humanitar, duke u nisur së pari nga parimi njerëzor se nuk i mbyllen dyert atyre që pa fajin e dëshirën e tyre janë të detyruar të lënë vatrat e tyre për t’i ikur përndjekjeve dhe për të shpëtuar jetë; së dyti, për shkak se si anëtare e denjë e komunitetit të shteteve të lira, Kosova e respekton të drejtën ndërkombëtare dhe obligimin që rrjedh nga ajo për mos t’i mbyllur derën refugjatëve; dhe e treta, për shkak se ne duhet t’u qëndrojmë miqve tanë, e sidomos Shteteve të Bashkuara në krah, ashtu siç na qëndruan ata neve në të mirë e në të keq.
Qytetarët afganë do ta kenë të kryer të gjithë vlerësimin e sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, sepse ata edhe ashtu do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë deri sa të rregullohet dokumentacioni i tyre për vizat e emigrimit për në SHBA ku do të vendosen pastaj. Qeveria e Kosovës, menjëherë pas kërkesës dhe diskutimit e dakordimit institucional, ka formuar grupin punues që merret me cështjet organizative bashkë me partnerët tanë amerikanë. Ka qenë kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo çështje të mbetet konfideciale për arsye të sigurisë dhe të procesit të largimit të qytetarëve afganë nga Afghanistani. Si të tillë, ne e kemi respektuar këtë kërkesë, por punën nuk e kemi ndalur.
Të dashur qytetarë,
Askush më mirë se ne nuk e di çka do të thotë të dëbohesh e të largohesh me dhunë nga vendi ku je rritur, të ndahesh nga më të dashurit, të detyrohesh të ikësh për të shpëtuar jetën. Atëherë, shumë vende anembanë botës, hapën dyert për ne pa asnjë kërkesë e asnjë kusht. Na shpëtuan. 22 vite pas atij tmerri, tani Kosova do të dëshmojë se ne kurrë nuk e humbim njerëzoren brenda nesh.
Populli ynë i urtë thotë: ‘Shtëpia është e Zotit dhe e Mikut”. Me këtë mirëseardhje ne duhet t’i presim miqtë tanë për të shpëtuar jetë, ashtu siç na shpëtuan ne bota demokratike, kur patëm më së shumti nevojë.
Kosova gjithnjë do të jetë në anën e humanizmit, paqes e demokracisë.
Vetem kush e ka provu me shekuj gjenocidin serb mbi shpinden e vet si shqiptart e Shqipnië së Veriut dhe ne veçanti shqiptart e Kosoves, mund ta ndjenë se sa asht vrà shpirtnitsh populli shqiptar i Kosoves që Bashkija e Korçes (shqiptare) ka zgjedhë per nji feste korçare nji sllavo-serb e jo kangëtarët vllezen shqiptar sidomos të Kosove per ta ndar vllaznkit festen. Por jo. Korçafrt zgjodhen pa nevoje pikrisht sllavo-serbin Brgoviç. Per shembull mund të thorrshin këngëtaret shqiptare të Kosoves me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe Ava Max
Dikush thotë se per këtë punë e paska pasë fajin Sali Berish. Kjo asht tamam qesharake.
Sali Berisha e Edi Rama jane bijtë e të njajtes Nanë Parti (komuniste), të cilet mbajnë peng nji popull dhe grinden në mes vedit per poste qeveritare, por që duhet tëfshihen të dy nga politika shqiptare.
Takohen mes vete dhe bëjnë shqiponjën me duar këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe Ava Max
Nuk është i vogël tashmë numri i këngëtareve shqiptare të suksesshme jashtë vendit.
Ditë më parë, këngëtarja Rita Ora pati rastin të takojë shqiptaren tjetër të famshme, Ava Max, gjatë prapaskenave të festivalit “Summertimeball 2019”.
Pas Ritës, Ava Max ka pasur mundësinë që së fundmi të takohet edhe me artisten tjetër shumë të suksesshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha.
ë fundmi ka pasur një takim midis Bebe Rexhës dhe këngëtares Ava Max, të dyja me prejardhje shqiptare dhe shumë të suksesshme me projektet e tyre muzikore. Për të treguar se nuk e harrojnë asnjëherë prej nga vijnë, ato kanë zgjedhur ta bëjnë shqiponjën me duar, simbol ky i kombit shqiptar.
Nikola Sandulovic është Albin Kurti serb. Një zotëri për të cilin dinjiteti njerëzor është i shenjtë, domethënë mbi të gjitha.
Çdo respekt për Çedomir Jovanoviçin, Zharko Koraçin, Nenad Çanakun, Natasha Kandiçin, Sonja Biserkon, etj … por gjërat për të cilat ata flasin dhe angazhohen, vetëm Sandulovic është në gjendje t’i kthejë në vepër, menjëherë dhe pa zhurmë të rreme.
Nuk është rastësi që Vuçiç e shpalli pikërisht atë armikun numër një të shtetit, dhe ia mbylli të gjitha dyert në mediat serbe.
Të gjithë të tjerët shëtisin lirshëm nga një televizion privat dhe shtetëror në tjetrin, vetëm ai jo.
A keni menduar ndonjëherë pse është kështu?
Kjo ndodh sepse ndërsa të gjithë të tjerët flasin kundër tij dhe pretendojnë të jenë kundërshtarë të tij, Sandulović bën gjëra konkrete dhe mbledh prova konkrete që së shpejti dhe përgjithmonë do t’i dërgojnë Vuçiqin dhe Bandën e tij kriminale dhe luftë-nxitëse, në ferr.
Është një nder i madh për mua të kem një mik të tillë.
Shpresoj që ai, Katarina, Fatoni dhe unë do të organizojmë një tryezë të rrumbullakët në Prishtinë, ku do të mbledhim luftëtarët më të sinqertë për dinjitetin dhe lirinë njerëzore, pavarësisht nga përkatësia etnike, dhe ku do të vendosim gurthemelin e një epoke të re të stolisur nga një dialog dhe bashkëpunim i hapur, i sinqertë, dinjitoz dhe profesional.
Shpresoj që do të hedhim themelet jo vetëm për një debat të hapur e të ndershëm politik dhe shkencor, por edhe për një dialog dhe bashkëpunim të sinqertë, i cili do të respektojë në mënyrë të barabartë perspektivën dhe barazinë e të gjithë popujve dhe vendeve të Ballkanit, pas dërgimit të bandave kriminale dhe luftë-nxitëse në Alcatraz, aty ku e kanë vendin.
Asnjë politikan serb në Serbi nuk ka energjinë, vullnetin, guximin, njohurinë, ndershmërinë dhe këmbënguljen që ka Sanduloviç.
Asnjë politikan serb nuk ka aq shumë energji, vullnet, njohuri, ndershmëri, guxim dhe këmbëngulje për të çliruar popullin dhe vendin e tij nga kthetrat e kriminelëve dhe përfituesve të luftës së kaluar, e cila na nxiu aq shumë jetën.
Nga kthetrat e kriminelëve të luftës dhe paqes të cilët e kthyen vendin e tyre sërish në Tempull të Djallit, ku të gjitha dyert janë të mbyllura për engjëjt e vërtetë.
Sepse, duke e çliruar Serbinë nga kthetrat e djallit, Sanduloviç i çliron indirekt edhe kombet dhe shtetet fqinje nga politikat e saj tinëzare, luftënxitëse dhe hegjemoniste.
Prandaj, befasohem dhe mbetem pa tekst me politikanët fqinjë, të cilët nuk i japin atij hapësirën dhe mbështetjen që meriton, edhe pse ai jo vetëm që ia do të mirën popujve të Ballkanit njësoj si popullit të tij serb, por edhe punon natë e ditë në atë drejtim.
Sepse jo vetëm intervista, por edhe çdo bisedë që bëra me të më forcoi besimin se ai është një njeri i mahnitshëm në çdo kuptim pozitiv, i cili me pikëpamjet e tij njerëzore dhe politike sigurisht që do të lërë një gjurmë të madhe në historinë e Ballkanit.
Është e qartë për mua se ne nuk kemi fuqinë për ta vënë atë në krye të Serbisë me votat tona, por askush nuk na pengon që ta respektojmë, mbështesim dhe forcojmë atë më shumë, jo vetëm në kuptimin moral, por edhe në çdo kuptim tjetër.
Dhe jo vetëm në nivelin individual dhe kombëtar, por edhe në atë shtetëror.
Nikola Sandulovićje srpski Albin Kurti. Gospodin kome je ljudsko dostojanstvo sveto, odnosno iznad svega.
Svaka čast Čedomiru Jovanoviću, Žarku Koraću, Nenadu Čanku, Nataši Kandić, Sonji Biserko itd … ali stvari o kojima oni pričaju samo je Sandulović u stanju pretvoriti u dijela, odmah i bez lažne buke.
Nije slučajno što je Vučić proglasio upravo njega državnim neprijateljem broj jedan, i zatvorio mu sva vrata u srpskim medijima.
Svi ostali mogu slobodno šetati s jedne privatne i državne televizije u drugu, samo on ne.
Jeste li se ikada zapitali zašto je to tako?
To je tako jer dok svi drugi govore protiv njega i glume da su mu protivnici, Sandulović radi konkretne stvari i prikuplja konkretne dokaze koji će uskoro i zauvijek poslati Vučića i njegovu zločinačku i ratnohuškašku Bandu u vražju mater.
Velika mi je čast imati takvog prijatelja.
Nadam se da ćemo on, Katarina, Fatoni i ja organizovati okrugli sto u Prištini, na kojem ćemo okupiti najiskrenije borce za ljudsko dostojanstvo i slobodu, bez obzira na etničku pripadnost, i gdje ćemo postaviti kamen temeljac jednoj novijoj epohi, koju će krasiti jedan otvoren, pošten, iskren, dostojanstven i profesionalan dialog i suradnja.
Gdje ćemo postaviti kamen temeljac, ne samo jednoj novijoj, produktivnoj, otvorenoj i iskrenoj, političkoj i naučnoj debati, nego i jednom iskrenom dijalogu, prijateljstvu i saradnji, koja će uvažiti na ravnopravan način perspektivu i jednakost svih naroda i država Balkana, nakon odlaska kriminalnih i ratnohuškaških Bandi u Alcatrazu, gdje i pripadaju.
Nijedan srpski političar u Srbiji nema takvu količinu energije, volje, znanja, hrabrosti, poštenja i istrajnosti poput Sandulovića.
Nijedan srpski političar nema toliko energije, volje, znanja, poštenja, iskrenosti, upornosti i hrabrosti da oslobodi svoj narod i državu iz kandži ratnih zločinaca i profitera, koji su svoju zemlju ponovo pretvorili u Đavolji Hram, i koji su pravim i iskrenim anđelima zatvorili sva vrata .
Jer, oslobađajući Srbiju iz đavolskih kandži, Sandulović indirektno oslobađa i susjedne narode iz kandži njene podmukle, ratnohuškaške i hegemonističke politike.
Stoga sam zaprepašten i ostajem bez teksta kad vidim koliko mu malo prostora i podrške daju susjedni političari, jer on ne izražava samo riječima svoja uvjerenja, već prelazi konkretno i svaki dan sa riječi na djela.
Jer ne samo intervju, već i svaki moj razgovor s njim učvrstio je moje uvjerenje da je on nevjerojatan čovjek u svakom pozitivnom smislu, koji će svojim ljudskim i političkim stavovima zasigurno ostaviti veliki trag u historiji Balkana.
Jasno mi je da nemamo moć da ga svojim glasovima stavimo na čelu Srbije, ali niko nas ne sprečava da ga više poštujemo, podržavamo i jačamo, ne samo u moralnom, nego i u svakom drugom smislu.
I ne samo kao pojedinci i društvo, već i kao država.
Më 15 gusht 2021 lexuam në gazetën “Bota sot” thirrjen e pr. Blerim Latifi, i cili, midis të tjerave shkruan: “Duke u dhënë strehim afganëve, Shqipëria po e dëshmon edhe një herë se qëndron e lidhur fort me aleancën kundër terrorizmit dhe ideologjive që e ushqejnë atë. Në këtë rast Kosova do duhej pamëdyshje të ndiqte shembullin e Shqipërisë. Një nga amanetet e lashta të të parëve tanë ka qenë: Me marrë n’besë të pambrojturin që të troket në derë. Një amanet ky që e definon vetë kodin e humanizmit”
Po u pyes, z.Profesor: Nëse talebanët do të ishin terroristë, sikundër ju shkruani, a mundej që SHBA ta besonte tek “terroristët” dorëzimin e Afganiztanit në duart e tyre pas 18 vjet luftë, kur dimë që: mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Grupit Militant të Talibanëve të Afganistanit më 29 shkurt 2020 , është nënshkruar Marrëveshja historike e paqes me të cilën i jepet fund luftës 18-vjeçare në Afganistan?
Së dyti, i nderuar profesor Blerim Latifi, afganët që ka pranuar z.Rama te strehohen ne Shqiperi,( pa pyetur fare as qeverinë dhe as parlamentin), dhe që ju i beni thirrje edhe z.Kurti te veproi ngjashëm, duke e vënë përballë thënies: “Amanetet e lashta të të parëve tanë ka qenë: Me marrë n’besë të pambrojturin që të troket në derë”, më duket se jeni ngutur.
Pse ua them kete gjë?
Sepse, afganët që ju propozoni të pranohen në Shqipëri dhe Kosovë, nuk janë “të pambrojtur”, pasi ata janë mbrojtur dhe mbrohen jo vetëm ngë superfuqia më e madhe e botës si nga ana ekonomike ashtu edhe ushtarake, SHBA (ndërkohë që Shqipëria dhe Kosova janë shtetet më të dobët ekonomikisht në botë), por janë mbrojtur edhe nga organizata politiko-ushtarake më e madhe e botës, NATO-ja.
Talebanët, ushtarët religjioz islamik të Afganistanit …
Së treti, afganët që ju propozoni të strehohen në Kosovë e Shqipëri nuk i ka përzënë ndonjë pushtues, që të quhen ‘të pambrojtur’, por po ikin me kërkesën e tyre, se kanë qenë kundër atyre forcave luftarake talebane afgane që e cliruan Afganistanin nga ish-Bashkimin Sovjetik dhe tash i tremben drejtësisë të popullit afgan. Nëse e kam gabim, lutem më korrigjoni.
Afganë , duke ikur nga vendi i vet …
Së katërti, ju , me sa kuptohet, hiqni paralelen me popullin shqiptar në Kosovë që e shpërnguli Serbia gjatë viteve 1998-1999, gjë që është diametralisht e kundërt me afganët që kërkojnë me këmbëngulje të ikin nga Afganistani. Thënë më ndryshe, afganët që duan strehim në Kosovë e Shqipëri janë njësoj si shqiptarët që mbështetën gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që ikën bashkë me nazistët, duke iu trembur drejtësisë popullore; që do të thotë se e ndjejnë veten fajtorë. Le të rrinë atje dhe le ta bindin atë popull se nuk kanë qenë tradhëtarë të tij.
Amerika dhe bota dhanë miliarda dolarrë për ngritjen dhe forcimin e ushtrisë moderne afgane, ndërsa kjo ushtri u shemb e zhbë si “kullë prej letre” nga ushtria këmbëzbathur religjioze e Talebanëve!
E vërteta pa guxim kurrë nuk e sheh dritën e diellit, prandaj po e marrë barrën e guximit mbi supe si Krishti kryqin, për t’ua shpjeguar nga këndvështrimi erotik dhe pornografik mikeshave dhe miqve të mi, dallimin ndërmjet femrave nymfomane dhe prostitutave politike të të dyja gjinive.
Politika e keqe jeton prej emocioneve patriotiko-folklorike të popullit njësoj si femra nymfomane prej seksit.
Sa emocione duron politika?
Po aq sa femrat nymfomane seks.
Sepse ato kurrë nuk thonë mjaftë.
Përkundrazi!
Sa më të shpeshta dhe thella që bëhen hyrje-daljet e turistëve në shpellat e tyre të Gadimes, aq më të zëshme bëhen klithmat e tyre epshore, që janë njësoj si klithmat e pacienteve të Shtimes të zëshme dhe çmendore.
Përkatësisht sa më të shpeshta dhe thella që bëhen hyrje daljet në shpellat e tyre të Gadimes, aq më shumë u shtohet atyre oreksi, sepse për to kuptimi i jetës është seksi dhe vetëm seksi.
E madje edhe nëse i shpon si borgia haleti 54 centimetërsh i zezakut Harry Belafonte, ato kurrë nuk thonë: “Mjaftë për sonte”!
Sepse sa më i madh haleti, aq më i çmendur lezeti, dhe njëkohësisht aq më i madh për mashkullin kodosh gazepi.
Përveç nëse e ka emrin Unik Gashi.
Ky i fundit shpëton nga kthetrat dhe torturat e tyre, duke i futur në depresione, përmes pyetjes : si do të jetojnë në pleqëri pa hyrje-daljet e shpeshta dhe thella, që u vijnë të shijshme si çokollatat e firmës Danone kur u depërtojnë fuqishëm nëpër shpella ?
Ani pse në këtë mënyrë i merr në qafë disa shokë të ngushtë, që krekosen para pulave si gjelat, prej qershorit deri në gusht, se janë në gjendje për t’ua shterur deri në fund pusin, e madje edhe për t’ua vënë para oreksit të pangopur minusin.
Respektivisht që krekosen se janë çaushë që mund t’ua zëvendesojnë çdo banan dhe kalavesh rrush prej Nëpërbishtit e deri n’ Mamushë.
Në anën tjetër politikanët e paaftë jetojnë prej emocioneve si Zoti në Paris.
Sepse përveç që s’kanë ide dhe plan sesi bëhet politika e mirë, ky as që është qëllimi i tyre.
Qëllimi i tyre është për t’i mbajtur disa zogëza të veshura sexy në zyre, që janë “radodajka” prej natyre, dhe që e ndjejnë aromën e penisit më shumë sesa gjethët pranverore aromën e lisit.
Kam njohur femra që e admironin çdo objekt që kishte formën e penisit, sepse ua ndizte fantazinë e ndyrë dhe në vrimë u shkaktonte shumë vërshime, temperaturë, avull, djersë dhe yndyrë.
U shkaktonte aq shumë epshe, saqë ishin të gatshme për ta bërë atë punë para syve të publikut nën urë, në çdo çast, dhe jo vetëm ditën e mërkurë.
Sepse përveç që ishin epshore dhe vojare, në thellësi të shpirtit ishin edhe shumë bujare.
Por jo edhe politikanët e paaftë.
Ata në shumicën e rasteve përveç që s’janë bujarë janë edhe tahmaqarë.
Në fakt ata janë impotent në tru dhe testise.
Prandaj zogëzat në zyrë u shërbejnë atyre më tepër si dizajn, trofe dhe suvenirë, për të imponuar mysafirë.
Sepse e vetmja gjë që i eksiton ata deri në çmenduri është leku dhe pushteti, prandaj nuk u plas fare trapi se në çfarë gjendje janë populli dhe shteti.
Politika jonë përbëhet nga kurvat politike femërore që flirtojnë vazhdimisht me krerët e Partive që i kanë shanset më të mira për t’u bërë kampione të shtetit dhe ato mashkullore që shërojnë komplekse përmes të qendrimit të përhershëm në garë për majat e pushtetit.
Sepse si në Shqipëri ashtu dhe Kosovë politika është shndërruar në tempull të djallit prandaj engjëjt e pafajshëm vazhdimisht e humbin rrugën në labirintin e saj edhe nëse rastësisht dikush mëshirohet dhe ua hap derën, gjë që ndodh rrallë e hiç.
Ne fakt ajo është shndërruar në një Korporatë gjigante që punëson dhe paguan më lekët e taksapaguesve familjarë të paaftë të pushtetarëve, duke i shndërruar ata në parazitë pa sens dhe ndjenja, që besojnë se mund të bëjnë me lekët dhe pronën e popullit çdo gjë që ua merrë mendja dhe ka ëndja.
Prandaj është një eksploatore, parazitare dhe grabiqare e lekëve dhe emocioneve të popullit, qe jeton nga plaçka e pronës së tij materiale dhe monetare si Zoti në Paris, pa asnjë kundër-shërbim të dukshëm, kapshëm dhe prekshëm.
Përkundrazi është prodhuese e vazhdueshme e ëndrrave utopike që çdo herë avullohen, treten dhe zëvendësohen me të tjera, sepse premtimet boshe nën këtë qiell shumë shpejtë i shpërndanë era.
Prandaj u shërben mashtruesve më të përkryer si trampolin për të kërcyer deri te mirëqenia e paimagjinueshme personale, pa e derdhur kurrë asnjë pikë djersë.
Ndërsa periudha e tranzicionit, që është e ngjashme me atë të afatit kalues të futbollistëve në futboll, kurvave politike femërore u vjen si një mundësi e madhe për menstruacione të rregullta mbi trurin e popullit, ndërkaq atyre mashkullore për t’u ngjitur në hierarkinë e pushtetit si majmunat në majë të lisit, duke ia lëpirë të pasmet lloj lloj pisit.
Duke pasur parasysh faktin se menstruacionet janë pastrim natyror i trupit nga papastërtia, kurvat politike të të dyja gjinive ua dorëzojnë papastërtinë shpirtërore tifozëve më të verbër, për t’jua shndërruar në pafajësi, sepse vetëm ata besojnë në pafajësinë e tyre.
Dhe meqenëse nuk ka tifozë më të verbër se ata që janë thellësisht besnikë ndaj Vetëvendosjes, ato kanë nderin të dhiejnë mbi besimin e tyre si në Pampers, sapo t’u jepet mundësia e parë më e mirë.
Dhe në të njëjtën masë që ato janë mirëpritur në fillim, shpërthejnë rënkimet dhe kukamat e tifozëve kur ato ua kthejnë atyre shpinën.
Sepse ato kanë lojë të lehtë me lakuriqët e natës që nuk shohin përtej hundës.
Ajo që unë shoh në orën tre pas mesnate, tifozët e Vetëvendosjes nuk e shohin as në mes të ditës, sepse janë engjëj të pafajshëm të politikës shqiptare, që është kthyer në tempull të djallit.
Pse po u drejtohem tifozëve të verbër te partive politike në gjuhën pornografike ?
Përkujtim në 88-vjetorin e vrasjes së atdhetarit demokrat Hasan Prishtina.
“Luftën dhe kundërshtimin ndaj copëtimit, do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet Kombi im”
“Unë kam me kenë njeni, e ndoshta i pari i atyne, qi kam për ta ngrehë flamurin e kryengritjes…”
“Në vend të një kolltuku me turp në Stamboll, preferova kryengritjen me nder në malet e Kosovës”.
“Akuza, shpifje, kërcënime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurrë deri më sot, e kundërshtarët e mi le të janë të sigurt se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (…). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n’idenë t’eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja“
“Dhe, para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë
dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tuaj!”
Hasan Prishtina
T’U DALIM ZOT TROJEVE TONA STËRGJYSHORE
(Fjalim i Hasan Prishtinës, mbajtur më 5 maj 1912, në Drenicë, në kullën e atdhetarit Ahmet Delia)
Të dashur vëllezër! Nata pesëqindvjeçare aziatike po kalon.Perandoria e kalbur po shembet. Fuqitë e mëdha evropiane po bëjnë plane djallëzore. Fqinjët grabitqarë po i mprehin thikat për të na rënë pas shpine. Populli ynë gjendet para një fataliteti. Nga çdo anë na kanoset rreziku. Të bëhemi syçelë e vigjilentë. T’u dalim zot trojeve tona stërgjyshore. T’i mbrojmë qysh i kemi mbrojtur gjithmonë, me gjak. Këtë mund ta bëjmë vetëm të bashkuar, si një grusht i vetëm.
Unë e braktisa Parlamentin e ndyrë turk. Tri vjet i kalova në të dhe çdoherë i pakënaqur. Aq haptas i kundërshtoja, saqë më quanin deputet kryengritës. U përpoqa me ngulm t’i mbroja të drejtat që na u garantuan me Kushtetutën e vitit 1908, por kot. Sa patëm mundësi e shfrytëzuam: E bëmë Alfabetin dhe i hapëm ca shkolla shqipe. Disa djem kosovarë ia dërgova Luigjit në Normalen e Elbasanit. Tërë pasurinë pata me e shkri për shkollat shqipe. Por, të pabesët, turqit e rinj, na tradhtuan. Nuk i realizuan premtimet. Kabineti i Hilmi Pashës i mohoi të gjitha. Ai vetë pat deklaruar para deputetëve se: Rreziku më i madh i Turqisë, nga të gjitha kombet që jetojnë në Perandorinë tonë, janë shqiptarët. Është frikë e madhe nga ky komb të mos zgjohet nga gjumi i rëndë dhe të mos mëkëmbët, të mos marrë dituri në gjuhën e vet dhe atëherë e mori lumi Turqinë e Evropës. Të gjitha këto i kundërshtova ditën e enjte, më 11 janar 1912, kur u mblodh Parlamenti. Aty i pata paralajmëruar haptas: Po nuk u përmbushen kërkesat tona, do të plasë revolucioni. E ndër të parët që do t’i rrok armët do t’jem unë. Si sinjal të kryengritjes e pata lënë: “Kur t’i mbathi opingat e të dal në Drenicë”. Dhe, e mbajta fjalën. I shita të gjitha magazet e mia në Shkup, se na duhen para dhe erdha këtu.
Sot, në kullën e këtij trimi besnik po e ngrinim flamurin e lirisë, atë të Skënderbeut dhe po i shpallim luftë Turqisë. Të pranishmit u pajtuan njëzëri. U betuan sipas tekstit që e kishte hartuar vetë Hasani, në të cilin thuhej: “Bajmë be e japim besën e burravet, se kemi me ba çfarëdo flije e në kjoft nevoja kemi me i ba kurban me duart tona robët e fëmijët tanë.
O GURAKUQ, IDEALIN TËND ASNJË FORCË NUK DO TË MUNDET TË NA E SHUAJË..!
(Fjalimi i Hasan Prishtinës në varrimin e Luigj Gurakuqit)
Hasan Prishtina u ndodh në Itali kur u vra Luigj Gurakuqi, madje ai ka mbajtur fjalën mortore në ceremoninë e varrimit të atdhetarit Gurakuqi, në Bari të Italisë, në mars 1925.
Lexojeni të plotë fjalimin e Hasan Prishtinës:
Një atdhetar, idealisti i shquar shqiptar Luigj Gurakuqi ra dëshmor prej dorës së një tradhtari, një krimineli, që është i shtyrë prej shumë tradhtarëve për të kryer një krim kaq të shëmtuar e të dhimbshëm.
Kjo tragjedihelmoi gjithë zemrat e shqiptarëve nacionalistë të vërtetë dhe gëzoi vetëm ca kriminelë, ca asasinë profesionistë, të cilët e quajnë veten shqiptarë vetëm sa për t’u bërë vegla të vërteta të të huajve për dëmin e shtetit dhe të popullit tonë të shkretë.
Humbja e Gurakuqit është një humbje shumë e madhe, një humbje e paharrueshme për ne, por edhe për ata shqiptarë që patën fatin e zi të mbeten jashtë kufirit të Shqipërisë së sotme dhe që sado që vuajnë nën grushtin e të huajve, interesohen për fatin e saj njëlloj si ata që janë nën hijen e flamurit kombëtarë.
O Gurakuq, sot me qindra mijë shqiptarë të vajtojnë dhe hedhin futën e zisë për ty! Qetësohu, se me të shpejtë trupin tënd me një nderim të posaçëm do ta çojmë në atë vend ku je lindur, ku je rritur dhe për të cilin ti re viktimë!
O Gurakuq,me trup me të vërtetë vdiqe, por me emër jo kurrë, se emri yt është shkruar në zemrat e shqiptarëve të vërtetë, dhe historia e Shqipërisë emrin tënd do ta shkruajë me shkronja të arta! Qoftë mallkuar ajo dorë e ndyrë që të vrau! Ndofta edhe prej nesh do të vriten, por të siguroj se idealin tënd asnjë forcë nuk do të mundet të na e shuajë ose të na e pakësojë. Në këtë mënyrë tradhtarët duhet ta dinë se do të na shtojnë e forcojnë parimet e tua të shenjta.
Do të vijë një ditë që monumentin tënd do ta ngrehim në Shqipëri, atë ditë na e tregon gjaku yt i derdhur nër rrugët e huaja. Sot përkulemi me një respekt të madh përpara trupit të shenjtë, e dikur do të përulemi përpara atij monumenti! Eh, lamtumirë, o mik i madh, o ndera e kombit tonë! Të jesh i qetë se shpagën tënde do ta marrim dhe lulëzimin e Shqipërisë…tamam në caqet e idealit tënd do ta realizojmë.
Saliu, dashje pa dashje, e ka marrë dënimin e tij nga populli shqiptar dhe aleati ynë më i fortë, SHBA. Shumëkush kërkon një dënim më të rëndë për të. Edhe kjo që ka ndodhur javët e fundit kundër këngëtarit kroato-boshnjak, Bregoviç, është tipar i asaj, që Saliu ka bërë në këto 30 vjet: pengimin e demokracisë dhe krijimin e konflikteve të stisura nga hiçi, si e si për të krijuar shkatërrime e destruktivitet. Si e si të mos e lërë të qetë këtë vend. Si një i sëmurë mendor, ai harxhon energji të tepërta, për gjëra koti, duke bjerrur veten dhe mbështetësit e tij, se rezultati në fund është zero. U mbars mali, e podhi një mi!
E veçanta kësaj radhe është, se kësaj fushate denigruese të Saliut, iu bashkua edhe Albin Kurti. Në fillim u duk se këtë fushatë e orkestroi Albini me mbështetësit e tij revanshistë, fyes e talebanë, por si në rastet e tjera, “festën” e vjedhë në fund Saliu, i cili nuk mundet të rrijë mënjanë, pa dalë në dritë si 7-ta spathi. Futja e konflikteve mes shqiptarëve është specialitet i tij, përçaj e sundo, këtë radhë u shtri më gjerë, krijim konfliktesh për gjëra koti mes shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Pafytyrësia e Saliut dhe injoranca e tij, mund të shihet edhe në ngjashmërinë, që Bregoviç ka me të shoqen e tij Lirinë. Edhe Liri Berisha (Sllobodanka) e ka të ëmën serbe, si Bregoviç, ajo babain shqiptar, e Bregoviç katolik kroat. Racat ndërthuren në Ballkan. Kështu që nëse ne duam të krijojmë probleme, si deri tani, kemi arsye plot t’i bëjmë ato, por a ia vlen dhe sa ia vlen kjo gjë? Ndërthurja e racave ishte më e theksuar në Bosnje, atje u bënë edhe krimet më të mëdha nga ushtria e Millosheviq.
Këngëtari kroato-boshnjak Bregoviç po vjen në Korçë në festën e birrës, i ftuar nga pronari i birrës Korça. Protestuesit duan ta implikojnë Ramën në këtë histori – nëse Rama nuk ka dorë, le ta bllokojë pra, të mos e lërë Bregoviçin të vijë! Kjo është logjika e tyre e imponimit bajat. Se kështu duan kosovarët e Albinit, i cili së fundi ua hoqi edhe pensionet ushtarëve të UÇK-së nga Shqipëria, ndërsa flet për lidhje më të forta me njëri-tjetrin. Jepi Albin jepi, se pushteti i ndryshon njerëzit, nuk je ti i pari. Albini nuk mund t’i bëjë të dyja, nuk ka para për të gjithë, edhe për paramilitarët serbë në veri, të cilëve ua paguan rrymën, etj. edhe shqiptarëve që luftuan për UÇK-në.
Saliu e quan si “Bregoviçi i Edvinit”, harroi se ky në kohën e tij ftonte nipin e shefit të shërbimit sekret serb në mbledhje qeverie dhe e fuste edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kaq jaran të madh e kishte – me bizneset e tij në Shqipëri merrej studio ligjore e të bijës, Argitës. Quhej Damir Fazlliç. Sa shpejt harron edhe ky Saliu, nga mosha, apo e ka harresë të qëllimtë, interesash? E me siguri, në fund zgërdhihet, se i duket vetja gjeni.
Nga ana tjetër paraqitet ai me këta që sulmojnë Bregoviçin si lapera. Tjetri është ftuar të performojë në festën e birrës, dhe këta i vërsulen si spurdhjakë, pa nder e dinjitet, pa mikpritjen e shqiptarit. Dakord nëse Bregoviç do të ishte një kriminel, por kriminelët si Arkan, Saliu i do, i ka për zemër, sepse e vrau një shqiptar nga Maqedonia (Ramiz Hoxhën) vetëm se thuhet që e dekonspiroi një takim të tij me Millon e Arkanin…
Sikur Saliu të mos bënte një politikë destruktive, historia e Shqipërisë në këto 30 vjet do të ishte pak më ndryshe. Mund të ishim vend i BE-së si Kroacia. Por Saliu edhe kur Rama aplikoi për fillimin e negociatave me BE-në, u bë me ata që ishin kundër e zgërdhihej nga frëngjia e tij, duke thënë se Shqipëria nuk është gati për të hapur negociatat.
Janë disa gjëra që vihen re në jetën e veprimtarinë e një politikani, e Saliu nuk mund ta blejë historinë e tij. Ai ka lënë gjurmë. DASH e shpalli non-grata edhe pse ai kujton se ia hedhë duke e konsideruar vendimin e DASH si të bazuar mbi trillime e shpifje. Të njohin mirë Sali, të njohin mirë. Tani po përpiqesh ta bësh edhe Albinin si veten. E nëse Albini nuk ka mend më shumë, Kimetja ia tregoi fundin e tij… Do të përfundojë si ti!
Gjatë kësaj kohe, turbopatriotët e Saliut – ndër ta edhe – mendimi opozitar – që gjithmonë implikohet me valën e goditjeve të çoroditura të Saliut, e dështon bashkë me të, u përpoqën të na akuzonin, shanin e denigronin, të gjithëve ne, që nuk ishim dakord me ta, që kishim arsye dhe nuk shkojmë pas turmës si dele, si ata. U përpoqën të flisnin në emër të patriotizmit – edhe pse e dinë se patriotizmi është strofulla e fundit e horrave – na thanë se nuk paskeni ndjeshmëri e empati për humbjet në Kosovë nga lufta e fundit e serbëve atje, dhe se Bregoviçi ishte çetnik, e jo këngëtar. Implikuan edhe gazetarë të huaj në këtë sipërmarrje.
Pra, i bënë gjërat bashkë, për të justifikuar sulmin e tyre, imponimin që vinte nga Kosova ndaj Shqipërisë, shqiptarëve dhe kryeministrit Rama, e secilit prej nesh. E ngatërojnë nga injoranca por edhe me qëllim iniciativën për “Ballkanin e hapur” me Dialogun Kosovë – Serbi. “Të kërkojë falje Serbia” – thonë shkretanët. E ku është fitimi nga kjo? A i ngjallë kjo të vdekurit? Pse bëheni emocionalë, e tregoheni budallenj?
Serbisë i shtrohen kërkesat nga pala kosovare në dialogun Kosovë – Serbi. Tani kemi edhe një kryeministër patriot e trim, që ka mundësi ta tregojë veten dhe ta bëjë këtë. Kurse te Ballkani i hapur, mos e vidhni shfaqjen. Bëhet fjalë për 6 vendet e Ballkanit aty, janë tema tjera për diskutim, e jo vetëm për Kosovën. Kështu që ndani punët, mos i bëni lëmsh!
Krimet serbe dihen në Kosovë, në këto 20 vjet, Kosova ka bërë shumë pak për t’i denoncuar ato, e për të dënuar përgjegjësit e atyre krimeve. A duhet tani ne ta lëmë të kaluarën tonë, të na pengojë edhe për të ardhmen? Me gjithë respektin për humbjet e shkaktuara, ne duhet të mos i harrojmë ato, por edhe të mos i lëmë të na pengojnë të mendojmë se çfarë është më mirë për ne, për të ardhmen tonë! Për zhvillimin ekonomik dhe paqen në Ballkan. Jemi gjithmonë të vonuar. Nuk duhet të vonohemi më!
Prandaj, të mos e humbim kohën kot me ngatërresa të përjetshme, me gjëra palidhje e pakuptim, me nacionalizma emotivë e primitivë, t’i ruajmë interersat tona më të mira, por me arsye dhe të ecim përpara.
U përmbyll sonte edicioni jubilar i 20-të i festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest. Për një javë rresht në këtë festival u shfaqën rreth 200 filma e dokumentarë nga e gjithë bota, ndërsa qyteti i Prizrenit u bë vendtakim i dhjetëra mijëra vizitorëve. Kryeministrit Kurti mori pjesë edhe në ceremoninë përmbyllëse të tij, me ç’rast ndau çmimin për filmin në garën kombëtare. Filmi “Mardhë” nga regjisorja Flaka Kokolli mori mirënjohje speciale, kurse filmi “Një fëmijë” nga regjisori Bekim Guri u zgjodh filmi më i mirë kombëtar.
Në fjalën e tij të shkurtër gjatë ndarjes së çmimeve ai ua uroi të pranishmëve dhe organizatorëve 20-vjetorin e DokuFest-it, ndërsa shtoi se ky festival, i cili u ngrit e edhe sot mbështetet në punën e palodhshme të vullnetarëve që ndihmojnë në realizimin e tij, është rritur shpejt dhe shumë si pak çka tjetër në Kosovën e pasluftës.
I shoqëruar nga ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi tre ekspozita të bienales ndërkombëtare të artit bashkëkohor, Autostrada Biennale.
Ata fillimisht vizituan Hapësirën e Edukimit dhe Prodhimit të Autostradës Biennale në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren, ku u njoftuan mbi ekspozitën dhe programin e edukimit që kjo biennale po zhvillon. E ndodhur në hangarin e dikurshëm të KFOR-it gjerman, transformuar tashmë në një hapësirë inovacioni, ajo ka për qëllim fuqizimin e të rinjve të Kosovës përmes edukimit, trajnimeve dhe punëtorive në fushën e artit, teknologjisë dhe inovacionit.
Nga aty, kryeministri Kurti dhe ministri Çeku vazhduan për në Stacionin e Autobusëve në Prizren kur po shfaqen ekspozitat e katër artistëve të artit bashkëkohor. Stacioni i Autobusëve këtë vit po mirëpret ekspozitat e Autostradës Biennale për të tretën herë radhazi.
Në fund, ata vizituan ekspozitën e artistëve Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada e cila po mbahet në Shtëpinë e Shani Efendiut.
“Se arti nuk është vetëm e bukura, por edhe mësimi dhe puna, po na e dëshmon edhe ky edicion i Autostrada Biennale”, u shpreh kryeministri Kurti. Ai i falënderoi organizatorët dhe kuratorën për prezantimin e tyre. Meqë arti dhe veprat e artit duhet të jenë të atilla që sa më shumë njerëz t’i shohin sa më shpesh, kryeministri uroi që gjithnjë e më shumë qytetarë të bëhen vizitorë të këtyre ekspozitave.
Autostrada Biennale është i vetmi institucion i artit bashkëkohor në Prizren dhe është themeluar në vitin 2014.
DON LUSH GJERGJI: MARJAN CUBI – NJERI I BISEDIMIT, DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
-“Marjan Cubi – urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës”, dokumentari i ardhur nga Nju Jorku shfaqet në Prishtinë, në sallën e Katedralës Shën Nënë Tereza. Është histori e njeriut e patriotit shqiptar, e atdheut shqiptar, e mërgimtarit shqiptar, e familjes dhe e rrënjëve shqiptare…/
-Agim Rexhaj, President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, përkujtoi se bashkë me Marjan Cubin, tani anëtar i Kryesisë e arkatar i VATRËS, ishin edhe në festën kur gurthemeli i Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë është vënë nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në 26 Gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë…/
Gazeta DIELLI dhe portali DRINI : nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
Fotografitë: Demë JASHARI
PRISHTINË, 14 Gusht 2021/ Dokumentari “Marjan Cubi – urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës” është histori e njeriut e patriotit shqiptar, e atdheut shqiptar, e mërgimtarit shqiptar, e familjes dhe e rrënjëve shqiptare…
Këto janë mendimet e përshtypjet derisa shikojmë shfaqjen premierë në Prishtinë të premtën e 13 Gushtit 2021 në sallën e Katedralës “Shën Nënë Tereza”, me fillim në orën 19:00, të filmit dokumentarpër Marjan Cubin që nga fëmijëria në vendin e lindjes në Drenoc të Klinës e deri në ditët e sotme.
Shqiptarë nga trojet etnike e nga mërgata, miqë të shumtë, të ardhur në promovimin e dokumentarit ka pritur e përshëndeturMarjan Cubi veprimtar i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan, anëtar i Kryesisë dhe arkatar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i shoqëruar si gjithmonë nga shoqja e jetës – bashkëshortja Dila.
Poashtu, Marjani dhe Dila Cubi janë pritur e përshëndetur ngrohtësisht nga të gjithë në festën e promovimit e shfaqjes së dokumentarit, pasuar edhe me koktej, që ka zgjatur deri në orët e vona të mbrëmjës së ditës së lume në kryeqytetin e Kosovës, e ku ishte edhe Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji. Nga Dioqeza Prizren-Prishtinë Don Lush Gjergjiduke folur në promovimin e dokumentarit ka theksuar që në fillim se, Marjan Cubi është një mërgimtar shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si njeri familjar, i krishterë, atdhetar, gjithnjë i frymëzuar dhe motivuar që të jetë vetvetja dhe jetën dhe veprimtarinë t’ia kushtonte Popullit tonë, nëpërmjet bisedimit, dialogut dhe komunikimit. “Marjan Cubit ia shprehim nderimet, falënderimet dhe urimet tona, që i përcjellim me uratë dhe dashuri, duke i dëshiruar atij, si dhe miqve dhe bashkëpunëtorëve, shëndet të mirë, vullnet të fortë, frymëzim, mbi të gjitha shumë lumturi dhe Dashuri”, ka thënë Don Lush Gjergji. Në tribunën e ceremonisë festive të promovimit të dokumentarit për Marjan Cubin ka folur edhe miku i tij i shumë viteve Agim Rexhaj, President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ka përshëndetur edhe në emër të Kryetarit të VATRËS Elmi Berisha e të gjithë vatranëve, si dhe të gazetës së VATRËS – DIELLIT – editorit të saj mëse 12 vjet Dalip Greca dhe editorit të ri Sokol Paja. Agim Rexhaj ështëi dekoruar nga Presidenti i historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në Prill 2004 dhe Nderi i Kombit – i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Nishani në 24 Nëntor 2014 gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit. “Është ajo dekorata e dytë Presidenciale, e para ishte nga Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, më thoshte Agim Rexhaj të dielën e 7 Gushtit 2016 në Pejë – qytetin e tij në Kosovë, ku kishte ardhur për pushimet e verës nga qyteti i Nju Jorkut -Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Zotit Agim Rexhaj me nderim të madh për punën që ka bërë në SHBA për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ibrahim Rugova 8.11.2005 Prishtinë Kosovë”. Këtë dedikim e ka shkruar me dorën e vet Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në një komplet veprash në tetë vëllime. “Për Z. Agim Rexhaj nga Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova Prill 2004, USA”, shkruan në flakërim ari dedikimi te Vula e Presientit të Kosovës, me shqiponjën dykrenare – të Flamurit të Dardanisë, me yllin gjashtëcepësh nga Flamuri i Skënderbeut.
Marjan Cubi – Agim Rexhaj
Agim Rexhaj,pjesë e lëvizjes e luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës, mik e bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, themelues e udhëheqës i LDK-së në SHBA, për shumë vite vatran, edhe në fjalën e tij në promovim, si edhe në dokumentar, kujton edhe takimet me Presidentin Rugova bashkë me Marjan Cubin. “Marjan Cubi, besnik dhe përkrahës i madh i Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, mik dhe zbatues i filozofisë Rugoviane… Marjani ka kontribuar dhe për UshtrinëÇlirimtare tëKosovës… Marjan Cubi është patriot dhe atdhetar i shquar”, shprehet Rexhaj, Presidenti i Nderit i Vatrës Shqiptare në Amerikë.Agim Rexhaj përkujton se bashkë me Marjan Cubin ishin edhe në festën kur gurthemeli i Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë është vënë në 26 Gusht 2005, për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinali i Uashingtonit Teodor Mekkerik. “Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova. “Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj Katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova. Në vitin 2003, më 19 Tetor, Presidenti Ibrahim Rugova në Vatikan ka marrë pjesë në ceremonitë e lumturimit të Nënës Tereze, misionares shqiptare Gonxhe Bojaxhiu me origjinë nga Kosova, lindur në Shkup. Para më se gjysmë milioni njerëzve, në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, Papa Gjon Pali i Dytë ka lumturuar Nënën Terezën, së cilës Vatikani iu referohet si “Nënë Tereza e Kalkutës”. Në Vatikan, në 20 Dhjetor 2003, ditë e shtunë, Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II-të e priti në audiencë Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën. Audienca, që zgjati rreth 20 minuta, ishte shumë e përzemërt. Në fillim Presidenti Rugova e falënderoi Papa Gjon Palin II për beatifikimin e Nënës Tereze. Pastaj, Presidenti Rugova e njoftoi Atin e Shenjtë me progresin që është arritur në Kosovë në të gjitha fushat e jetës. Presidenti kërkoi nga Ati i Shenjtë që që të lutet dhe të ushtrojë ndikimin e tij për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova e njoftoi Papa Gjon Palin II me përgatitjet që po bënte Ipeshkvia e Kosovës për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë. Ati i Shenjtë e vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë dhe shprehu interesimin e tij për shumë çështje të zhvillimeve pozitive në Kosovë. Gjatë audiencës, Ati i Shenjtë e përmendi edhe Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, Heroin Kombëtar të Shqiptarëve. Presidenti Rugova ia uroi Papës Gjon Pali II Këshëndellat dhe Vitin e Ri, duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë. Poashtu, edhe Ati i Shenjtë i uroi Presidentit të Kosovës Kërshëndellat dhe Vitin e Ri. Në fund të audiencës, Presidenti Rugova i dhuroi disa dhurata Papës Gjon Pali II: Medalonin e Nënës Tereze, Medalonin e Lidhjes së Prizrenit, si dhe kristale të çmueshme të Kosovës. Ati i Shenjtë i dhuroi Presidentit Rugova Medalje Papnore të punuara me rastin e 25 vjetorit të shërbimit të tij si Papë…E, Shugurimi i Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë u bë në 5 Shtator 2017, në ditën e 1 vjetorit të shenjtërimit e të 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Shumë solemne dhe madhështore ishte festa, mesha e shugurimit të Katedraljes-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani, e me pjesëmarrje edhe shqiptarësh-vatranësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët edhe u vlerësuan e falënderuan për kontributet. Madje, ishte edhe pjesë e celebrimit në meshën solemne të shugurimit Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, njëherësh arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, i cili kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Dila. Shqiptarët nga Amerika – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar. Brenda Katedralës në meshën solemne të shugurimit nga vatranët e SHBA ishte edhe Zef Balaj, anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Lina, anëtari i Këshillit të Vatrës, Lek Përlleshi, me bashkëshorten Vera, anëtari i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, Fran Marku, si dhe Nue Balaj, nip i Zefit, Tomë Paloka që do e botonte së shpejti librin “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”…Në 31 Gusht 2017, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, vatranët nga Amerika i ka pritur në takim në Ipeshkvi dhe i ka shoqëruar në vizitë Katedrales. Mbrëmjen e 4 Shtatorit 2017, pas meshës Lutja e Mbrëmësores me Lutjet e Nënë Terezës në Kishën e Shën Ndout në kryeqytet, Ipeshkvia e Kosovës ftoi edhe në darkën e falënderimit për donatorët e ndërtimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Edhe në ditën e 16 Gushtit 2016 një delegacion i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra në Ipeshkvinë e Kosovës dhe në Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë u prit plot përzemërsi, repekt e vlerësim nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji. Në delegacionin e shqiptarëve të ardhur nga SHBA ishin Agim Rexhaj, zv/kryetar i Vatrës, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, si dhe Laura Rexhaj, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj. Gjatë gjithë kohës isha edhe unë – korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës. Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Gjergji falënderoi dhe vlerësoi lart të gjitha kontributet dhe njoftoi delegacionin e Vatrës me të gjitha punët e kryera në Katedralen Nënë Tereza. Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji vlerësoi lart organizimin dhe kontributet e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, të gjithë vatranëve. “E vlerësoj veçantë mënyrën e organizimit tuaj, të Vatrës, nga të gjitha trojet shqiptare së bashku…Vatra është edhe vatër e të mirave dhe kontributeve të mëdha për kombin”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës. Në vitin 2017, që në nisje të “Ditëve të Nënë Terezës” në 26 Gusht, në Katadrale, si dhe në ekspozitën “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, të hapur në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ishin të pranishëm edhe vatranë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, mes të cilëve i ardhur enkas bashkë me bashkëshorten Dila, Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres. Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji në fjalën përshëndetëse në hapje të “Ditëve të Nënë Terezës” vlerësoi lart të gjitha kontributet, ndërsa takoi e falënderoi vatranët edhe gjatë koktejit.
Marjan Cubi me Deme Jashari e Behlul Jashari
“Dua me këtë rast të falënderoj të gjithë donatorët, që na kanë ndihmuar për ndërtimin e kësaj Kishe, ata që janë sot prezentë e ata që do të jenë me 5 Shtator”, u shpreh Ipeshkvi Gjergji.
“Do të vazhdojmë me kontributet”, shprehej vatrani Zef Balaj, biznesmen e donator, si edhe veprimtar i çështjes kombëtare, derisa shihte se ende punohej në Katedralen Nënë Tereza.
Nën një nga dritaret e Katedrales, në kornizë, shihte të shënuar emrin e tij, i vinte mirë për këtë që është edhe si shenjë mirënjohje, ndërsa thoshte se nuk është vetëm ai kontribues, se do donte të jenë edhe emrat e vëllezërve: Gjelosh, Pjetër e Zef Balaj.
Te dritaret e Katedrales ka edhe emra të tjerë kontribuesish, vatranësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mes të cilëve: Ilir Marjan Cubi… Ilir Cubi, djali i Marjan Cubit edhe në dokumentarin e shfaqur në Prishtinë flet me mburrje për babain e tij dhe historinë e famijes së madhe e atdhetare Cubi.
Ilir Cubin me zonjën e tij dhe fëmijtë e tyre në 29 Korrikun e verës së viit 2019 i takova në Aeroportin e Prishtinës, të sapoardhur nga Nju Jorku, prej nga për mua – korrespondentin në Kosovë kishin sjellë shpërblimin e përvitshëm nga Federata Gjithë-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe organi i saj Gazeta DIELLI në vitin e jubileut të 110 vjetorit të më të herëshmes gazetë shqiptare në gjithë botën.
Vatranë, shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tradicionalisht verave vijnë në Shqipëri, Kosovë e viset tjera shqiptare, ka vite që priten e i takojmë edhe në Katedralen Shën Nëna Terezë në Prishtinë. Në Katedrale në 1 Gusht 2018 Kisha Katolike në Kosovë organizoi Ditën e Diasporës, ku erdhën edhe vatranë nga Nju Jorku – bashkë me bashkëshorten Dila erdhi Marjan Cubi, si githnjë të mirëpritur nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili i priu Meshës solemne në bashkëmeshim me meshtarët dhe misionarët që shërbejnë në diasporën shqiptare, si edhe nga Vikari Gjaneral, Mons. Lush Gjergji dhe të gjithë…
E, në këtë verë të vitit 2021 dokumentari “Marjan Cubi – urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës” me regji të Ilir Buçpapajt, gazetarit të njohur të Radio Televizionit Shqiptar, erdhi në Prishtinë nga Nju Jorku, ku më parë është shfaqur të dielën e 13 Qershorit 2021 në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”. Ceremoninë e promovimit në Kryeqytetin e Kosovës, ku ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Strugë Agim Krasniqi,e moderoi gazetari i njohur Lekë Musolli. I ardhur në vendlindje në Kosovë nga Zvicëra Demë Jashari, i cili në vitet e lëvizjes e luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës ishte edhe bashkëpunëtor me shkrime gazetareske për media të Kosovës, në festën e promovimit të dokumentarit për Marjan Cubin bëri fotografitë për Gazetën Dielli – për këtë shkrim të vëllait të tij korrespondent në Prishtinë.
DON LUSH GJERGJI: MARJAN CUBI – NJERI I BISEDIMIT, DIALOGUT DHE KOMUNIKIMIT
Marjan Cubi është një mërgimtar shqiptar në SHBA-në, si njeri familjar, i krishterë, atdhetar, gjithnjë i frymëzuar dhe motivuar që të jetë vetvetja dhe jetën dhe veprimtarinë t’ia kushtonte Popullit tonë, nëpërmjet bisedimit, dialogut dhe komunikimit. Nga jeta e bujshme dhe me shumë sfida, batica dhe zbatica, unë do të theksoj këto veçori dhe virtyte:
Njeri familjar, që kurrë nuk e harroi familjen, vendlindjen, Popullit tonë ilir, arbëror dhe shqiptar, duke tejkaluar shumë vështirësi në një botë të madhe dhe mozaikë nga vendet dhe popujt e ndryshëm. Ai krijoi familje duke pasur në mend dhe zemër vlerat dhe virtytet tona: Shtëpia është e Zoti dhe mysafirit; Bukë, kripë dhe zemër, dhe S’ka shtëpi pa pleq dhe fëmijë. Për Marjanin familja ishte dhe mbeti gjëra më e shenjt dhe e çmuar, ku jetohet, veprohet, bartet tradita, kujtohet e kaluara, jetohet e tashmja dhe projektohet e ardhmja e lirë dhe më e mirë, njerëzore, demokratike.
Njeri i krishterë, që në Zotin, në Kishën Katolike, në bashkësinë e krishterë, gjente energji dhe frymëzim për t’i mbetur besnik historisë, traditës, kulturës, qytetërimit të krishterë, qysh prej Shën Palit deri me sot. Në Kishën Katolike ai gjete “Mësuesen dhe Nënën” e kujdesshme, e cila i përkrahte nevojat, kërkesat, dëshirat, synimet e Popullit tonë. Këtu duhet përmendur Papën Shën Gjon Palin e II, mikun e madh të Popullit tonë, Shën Nënën Tereze, imzot Nikë Prelën dhe shumë të tjerët, që për Marjanin ishin dhe mbesin shtylla, frymëzim, mbi të gjitha siguri për të tashmen dhe të ardhmen tonë më të mirë.
Njeri atdhetar, familja, Kisha, feja e krishterë, ishin për Marjan Cubin rrënjë të forta dhe të pathyeshme të atdhedashurisë, sipas shembullit të historisë tonë të përgjakshme dhe të lavdishme, që sintetizohet në këtë binom të shenjt: Për Fe dhe Atdhe. Edhe Marjani kurrë nuk i ndau fenë prej atdheut dhe anasjelltas, por në harmoni dhe përkushtim, shërbeu Zotin, Kishën, me angazhime të ndryshme, si besimtar i mirë, si Kryetar i Këshillit të Kishës katolike shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në Neë York. Në Dr. Ibrahim Rugovën ai ka njohur dhe takuar vizionarit dhe vegimtarin tonë, presidentin tonë historik, me të cilin pati bashkëpunim të ngushtë dhe shumë frytdhënës. Ai denjësisht dhe urtisht na mbrojti dhe paraqiti para Amerikës dhe botës mbarë, si popull i lashtë, me traditë, kulturë dhe qytetërim të krishterë dhe evropian. Me një mënyrë mund të themi se Marjani ynë ishte nxënës dhe ndjekës besnik i Dr. Ibrahim Rugovës në SHBA-në dhe kudo gjetiu. Dhe nuk ishte mashtruar.
Njeri i frymëzimit dhe motivimit, që Marjanin e përcolli gjithnjë dhe në vazhdimësi, duke jetuar dhe vepruar jo vetëm sido, por gjithmonë me fyrmzim dhe motivim, që e mbante dhe i jepte hov, krah, fuqi dhe energji të pashoqe. Sot, ndoshta si kurrë më parë, çdo shqiptar, në trojet tona, apo në diasporën evro-ameriane, kemi nevojë për frymëzim, që na bënë të afërt dhe të bashkuar, të vëllazëruar, për të pasur shije dhe kuptim jeta dhe veprimtaria jonë. Ky frymëzim dhe motivim e ka bërë atë veprimtar të shquar dhe të dalluar në grumbullimin e mjeteve për ndërtimin e Katedrales dhe Shenjtërores “Nëna Tereze” në Prishtinë, por edhe gjetiu, ku shqiptarët pa kurrfarë dallimi shteti, feje, përkatësie, dhanë “pjesën më të mirë të vetvetes”, zemrën, dashurisë, mundin dhe jetën e tyre, duke dëshmuar që rreth dhe me Nënën tonë Tereze, jemi më tepër së kurrë bijë dhe bija shpirtërore të saj.
Njeri i bisedimit, dialogut dhe komunikimit, që ishte strategjia e tij jetësore. Në bisedime i hapur, i palodhshëm, urëlidhës, njeri me mendje të ngritur dhe me zemër të hapur dhe të ngrohtë. Në dialog, besnik, në kërkim te të mirës, të drejtës, të vërtetës, të jetës dhe të dashurisë. Bisedimi dhe dialogu ia mundësojnë atij që në komunikim ndërpersonal, ndërfamiljar, ndërfetar, ndëretnik, të jetë i palodhshëm, shembull dhe dëshmi, që me ndihmën e Zotit dhe me përkrahjen vëllazërore, asgjë nuk është e pamundshme.
Marjan Cubit ia shprehim nderimet, falënderimet dhe urimet tona, që i përcjellim me uratë dhe dashuri, duke i dëshiruar atij, si dhe miqve dhe bashkëpunëtorëve, shëndet të mirë, vullnet të fortë, frymëzim, mbi të gjitha shumë lumturi dhe Dashuri.
Zoti të shpërbleftë për çdo flijim dhe shërbim, me shumë hire dhe bekime!