Kreu Blog Faqe 1610

Paris (1608) : Shpirtmadhi Skënderbe, edhe i vdekur, tmerronte dhe çorodiste muhamedanët supersticiozë

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Prill 2017

Në librin francez, të autorit Adrien de Boufflers, me titull « Le chois de plusieurs histoires et autres choses mémorables tant anciennes que modernes appariées ensemble, pour la plupart non encore divulguées », botuar në vitin 1608 nga shtëpia botuese mbretërore franceze, P. Mettayer, gjejmë një shkrim të rrallë, në faqet n° 102 – 103, dedikuar posaçërisht heroit tonë kombëtar, të madhit Gjergj Kastrioti.

Trimi shqiptar tashmë kishte ndërruar jetë. Kur turqit, e morën vesh, nuk vonuan të pushtonin Lezhën dhe të shkonin tek varri i luftëtarit legjendar që i kshte tmerruar për një çerek shekulli.

Në vijim, shkrimi i sjellur ekskluzivisht nga Aurenc Bebja, [Blogu Dars (Klos), Mat – Albania] :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

« Pasi Muhamedanët pushtuan qytetin e Lezhës, ku ishte varrosur Rrufeja e madhe e luftës, Skënderbeu, ata e nxorrën trupin e tij nga varri për të parë të vdekur njeriun që i kishte bërë të largoheshin të tmerruar qoftë dhe vetëm me përmendjen e emrit të tij.

Të afruar pranë kockave të tij, këta ndiheshin të lumtur që mund t’i preknin, ose të paktën t’i admironin. Edhe krerët dhe komandantët morën monedhat e arit dhe të argjendit, e i mbanin ato me nderim të madh sikur të ishin diçka e shenjtë (hyjnore) duke besuar seriozisht se mbajtja e këtyre relikeve do t’u sillte atyre lumturi ashtu si qiejt kishin vepruar për Skënderbeun.

Bëmat e Skënderbeut në luftë nuk janë admiruar vetëm nga kapitenët Muhamedanë, por edhe nga vetë perandori (sulltani) Mehmet, i cili për të imituar princin shqiptar, përdori shpatën e tij pas vdekjes, duke menduar se do të bënte të njëjtat bëma me dorën e tij kundra të Krishterëve, të përjetonte të njëjtën eksperiencë si Mbreti i Epirit, por këto tehe nuk prenë ndaj të Krishterëve.

Virtyti nuk vinte aspak nga shpata, por nga energjia nervore e krahut dhe dorës së shpirtmadhit Skënderbe, i cili e përdorte atë për të flakëruar mohuesit. »

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-1608-shpirtmadhi-skenderbe-edhe-i-vdekur-tmerronte-dhe-corodiste-muhamedanet-supersticioze/.

Ballkani i hapur sjellë zhvillim më shumë për popujt e shtypur të ish-Jugosllavisë

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj, 14 gusht 2021

Tema e “minischengenit” apo “Ballkanit të hapur” është shoqëruar me një valë diskutimesh ‘pro et contra’ në media e në rrjetet sociale. Shoqëria shqiptare është ndarë në dy pjesë, në atë që e do Ballkanin e hapur pa kufinj, që përbëhet kryesisht nga shqiptarët e Shqipërisë, të djegur nga izolimi i Enverit, që kanë kuptueshmëri më shumë për liberalizmin dhe që nuk e kanë frikë Serbinë, dhe nga shqiptarët e ish-Jugosllavisë, që në vend të duartrokasin hapjen e kufijve, nga frika e serbit dhe mashtrimi për ”Jugosllavinë e re”, po e kundërshtojnë këtë iniciativë, duke menduar se po bëhet një makro shtet, e jo një marrëveshje ekonomike për liberalizimin e 4 lirive themelore të tregut.

Këtë shkrim do e bazoj mbi parimet e liberalizmit dhe si kanë ndikuar ato në rritjen e mirëqenies e paqes në vendet, ku është aplikuar në praktikë, në fitimin e lirisë prej tyre; çfarë thonë ideatorët e kësaj teorie dhe cili është profiti që njerëzit marrin në praktikë, dhe në fund, cili do të jetë përfitimi i Ballkanit e konkretisht i shqiptarëve nga ky proces. Se kjo e fundit na intereson më shumë.

Po bëhet fjalë gjithmonë për një proces, që zbatohet sipas rregullave dhe ligjeve të BE-së, ngjashëm me Schengenin, se përndryshe, përse po lodhemi kot? Pra, nëse ky proces aplikohet e zbatohet ‘mutadis mutandis’ ashtu siç duhet, në një shtrirje kohore të caktuar, duke liberalizuar 4 liritë themelore të lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit në vendet e Ballkanit, rezultatet do të jenë pozitive, sidomos për popujt e shtypur të ish-Jugosllavisë e konkretisht për shqiptarët në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi e Kosovë. Prandaj nuk kemi arsye, pse të kemi frikë nga ky proces!

Nobelisti amerikan në ekonomi, Milton Friedman me librin e tij “Kapitalizmi dhe liria” sqaron se “Liberalizmi ekonomik sjellë liberalizim politik”, pasi jep alternativa të reja, nuk të pëlqen psh. një vend, shkon diku tjetër, zhdukë etatizmin e monopolet, çon në rritjen e mirëqenies dhe krijon barazi. Friedman e kundërshton thënien e Kennedy-t: “Mos pyesni çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju – pyesni ç’mund të bëni ju për vendin tuaj.” Ky është rasti – sipas tij – kur shteti sillet si padron dhe qytetari si vartës. Për njeriun e lirë, atdheu është bashkimi i individëve që e përbëjnë atë, jo diçka përtej tyre e mbi ta. Njeriu i lirë e konsideron qeverinë si mjet, vegël, e jo si ofrues favoresh e dhuratash, e as si padron e perëndi, që duhet adhuruar e shërbyer verbërisht. Njeriu i lirë pyet çfarë mund të bëjmë ne bashkërisht përmes qeverisë.

Ndërsa sociologu dhe teoricieni politik anglez Leonard Hobhouse, me librin e tij “Liberalizmi” sqaron se ”Liria e tregtisë nënkupton paqe”. Duke parë këtë zhvillim, edhe vendet e tjera, kolonitë angleze filluan ta kopjojnë këtë model. Si u bënë kolonitë e Anglisë shtete të zhvilluara, si Kanadaja, Australia apo Zelanda e Re, etj.? Duke përdorur liberalizmin Laissez-faire – parimi mbi të cilin bazohet liberalizmi. Laissez-faire është një filozofi ekonomike e kapitalizmit të tregut të lirë, që kundërshton ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi. Teoria e laissez-faire u zhvillua nga fiziokratët francezë gjatë shekullit të 18-të dhe beson se suksesi ekonomik ka më shumë të ngjarë të ndodhë, sa më pak të përfshihet në biznes qeveria. Bëhet fjalë për liberalizmin konstruktiv, jo anarkinë.

Filozofi, biologu, antropologu dhe sociologu anglez Herbert Spencer, i cili hodhi hipotezat mbi darvinizmin social, nga ana e tij, i referohet një hieroglifi, ku një asirian mban të lidhur për qafe një skllav, dhe thotë: “Për aq kohë sa e mban atë skllav të lidhur me litar, ti je skllav i skllavit”. Sepse litari, me të cilin ti mban skllevërit e tu, të skllavëron edhe ty. Prandaj lëre njeriun e lirë. Nga ana psikologjike, kjo gjendje mund të shpjegohet nga psikoanalisti Erich Fromm, si “simbiozë incestuale”. Kemi kështu lidhjen afektuale të padronit me skllavin, të prindërve me fëmijën, etj. ku secila palë krijon një varësi vicioze, malinje me njëri-tjetrin, jo normale, e nuk mund të shkëputen lehtë.

Në rastin e Kosovës me Serbinë, serbët ishin padronët, perënditë, ’raca hyjnore’, kurse shqiptarët “šiptari”, skllevërit e tyre, të cilët i rrihnin, keqtrajtonin, përdhunonin e vrisnin. Anglia zuri mend nga idetë liberale të kohës, dhe e hoqi barrën e saj, i la kolonitë e saj të lira, e ato u zhvilluan, pasi asaj nuk i paguhej të mbante më ushtarë, me forcë, me dhunë e kërbaç të ruante sundimin. Serbia është më e vonuar në këtë proces, dhe nuk e njeh ende Kosovën si shtet i lirë. Serbi, lëre Kosovën e lirë, se çliron edhe vetveten!

Absurdi në këtë rast është, se janë ‘skllevërit’ ata, që nuk po e duan lirinë e tyre, dhe nuk ndodh më ndryshe në këtë rast, se ajo që ka ndodhur në Amerikë me Luftën Civile, ku ishin pikërisht skllevërit, të paaftë në fillim, për ta kuptuar lirinë, që po u jepej dhe kundërshtonin. Kishin frikë se mbesin pa bukë, se nuk të do kishim një padron që do t’i mbante.

Tani që Serbia po liron, Kosova po shtrëngon. Kosovarët me idenë se po bllokojnë Serbinë, janë duke bllokuar veten! Si Serbia dikur, me idenë se po vret kosovarët, e humbi Kosovën!

Atëherë si dilet nga ky rreth vicioz, nga kjo gjendje incestuale e perversionit ballkanik? Duke përdorur pikërisht këto teknika të liberalizimit të tregut, që sjellin liberalizim politik, ku pronën nuk ia merr tjetrit me dhunë si deri tani, nuk vret e nuk pret, por bën shkëmbime tregtare, biznes, që sjellë paqe e zhvillim për të gjithë, siç e kanë bërë edhe vendet e tjera para nesh! Me Ballkanin e hapur, shqiptarët heqin kufijtë, që u vendosën dikur padrejtësisht me dhunë e gjak, dhe mund të bëjnë biznes të lirë me njëri-tjetrin. Janë rreth 6-7 milion shqiptarë në Ballkan.

Metafizika e Hegelit e ka parë shtetin si qëllim, kurse liberalizmi ka si qëllim mirëqenien dhe shtetin e përdorë si mjet për të arritur qëllimin. Kjo është demokracia, hapja e kufijve, lehtësira në treg, mospritja në radhë të gjata në kufi, kalimi i lirë i njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

“Kur shteti paraqitet si padron, si perëndi, apo indiferent përballë individit, ndaj njeriut të lirë, ai është një zot i rremë” – thotë Hobhouse. Liderët kosovarë, duke mos pasur dije në këtë fushë, duke mos pasur besim te serbët, që i kanë dhunuar dikur dhe kanë ende pretendime, krijojnë kundërshti të panevojshme, dhe padija e mosbesimi sjellin probleme, mos-kuptueshmëri e konflikte.

Duke parë diskutimet e këtyre ditëve, vërej se intelektualët e gazetarët shqiptarë në shumicë, si në Shqipëri e Kosovë, nuk kanë njohuri as teorike e as praktike për këtë proces. Kjo ngjan me kohën e para 100 vjetëve, kur ne i mbanin Konicën e Fishtën etj. si eruditë, por edhe ata nuk kishin njohuri sa duhet për zhvillimin e mendimit bashkëkohor. Ishin prapa tjerëve, nuk sheh në veprat e tyre të pasqyruar mendimi e avancuar të kohës. Nuk është e lehtë të hyjë filli i mendimit perëndimor në kokat tona orientale këtu në Ballkan. Duhet në fillim të ndriçohet mendja, pastaj veprimi.

Prandaj kemi qenë e jemi të vonuar dhe i presim me kaq zhurmë e diskutime banale, fantazi e sharje vulgare, këto zhvillime të reja, që bota i ka aplikuar me kohë dhe kanë dhënë sukses.

Ftesa për Bregoviçin, provokim i shqiptarëve dhe përdhosje e festës

0

Nga: Idriz Zeqiraj

     I. Arti është i përbotshëm dhe nuk duhet të këtë paragjykime dhe, aq më pak, barriera. Gjuha e këngëve, ritmeve të tyre, janë të kuptueshme, të përjetueshme për të gjithë, pavarësisht popujve, racave, përkatësive fetare. Pra, këngët, me shumëllojshmërinë e meloseve, janë ushqim i shpirtërave njerëzor.

     Por, rasti i këngëtarit serb, Goran Bregoviçit, bënë përjashtim nga përbotshmëria e këngëve dhe e këngëtarëve tjerë normalë. Sepse, përgjatë luftës në ish-Jugosllavi, ai, me këngët e tij, ka ushqyer nacionalizmin serbomadh, duke i frymëzuar dhe motivuar për luftë soldateskën millosheviçiane, kundër popujve të tjerë joserbë.

     Prandaj, përzgjedhja, pikërisht, e Goran Bregoviçit, është një perdhosje e shenjtërisë të “Festës të Birrës”, tradicionale për “Korçën plakë, për Korçën nuse”, Korçën – simbol të kulturës shqiptare. Si e tillë, Korça, në veçanti, dhe shqiptarët në përgjithësi, me praninë e këngëtarit kontravers dhe, bindshëm, të kontestuar, Goran Bregoviç, ndjehen të fyer dhe fort të provokuar, duke zbehur dhe vet shkëlqimin e kësaj feste, tashmë, popullore dhe memëzi të pritshme.

     II. Heshtja e partive opozitare të ekstremit të majtë, në veçanti e PDK-së, e cila “mbahet për patriotizëm”, duke pretenduar të jetë edhe “ADN-ja e UÇK-së”, por, realisht, është sabotuese e saj, që, asnjëherë nuk arriti të organizojë formacionet ushtarake në luftën e Kosovës, është dëshmi e aleancës të kuqe të PS-së të Edvin Ramës.

     PDK-ja kurrë nuk arriti të tejkalojë konturet e ideologjisë së mykur social-komuniste. Ajo ishte dhe mbeti rob i kësaj ideologjie, e cila e rreshtoi Shqipërinë, për afro gjysmë shekulli, në kampin armik lindor, të prirë nga Rusia në botë dhe Jugosllavia në Ballkan. Për rrjedhojë, izoloi Shqipërinë, i ngujoi shqiptarët në burg kolektiv, i varfëroi, i maltretoi dhe i poshtroi keqa ata.

     Mashtrueshëm e rrejshëm proklamohen si të djathta, partitë-banda, PDK dhe AAK, të koalicionuara në PAN. Ndërkohë që janë ekstremi i majtë, krejt të panatyrshme për popullin shqiptar, orientimi i të cilit ka qenë pro-perëndimor, i shpërfaqur qysh në shekullin 19-të, i përfaqësuar nga Konica, Fishta, i pasuar nga Mbreti i Shqiptarëve Zogu i Parë dhe plejadën e ndritshme të rilindasëve tanë të zëshëm.

     PDK-ja, me aleatët e saj, shtiren se janë pro-evropianë, pro-amerikanë. Por, në fakt, me veprimet e saj, është  ngushtësisht e lidhur me PS-në e Ramës dhe është në një linjë me atë, madje, në të gjitha qendrimet politike. Vazhdë e kësaj ndërvartësie, është edhe heshtja aktuale, e cila flet mjaftueshëm, në rastin e ftesës provokative, për këngëtarin serb Goran Bregoviç. Kjo do të thotë se “patriotizmi” i PDK-së me aleatë, është “në bisht të lahutës”!

     III. Sllogani “Liria ka emër”, i proklamuar bujshëm, nga PAN-i, sidomos nga PDK-ja, është përpjekje e dështuar e radhës, për ta përvehtësuar luftën e pabërë të saj. LPK-ja, krahu puçist, i dominuar nga klani i Drenicës, shkarkoi Kryesinë e hershme, nën akuzën e rëndë të tradhtisë. Pastaj, sulmoi Dr. Rugovën dhe LDK-në  e tij, me ngulmimin për ta konvertuar krahun e armatosur FARK, në Shtabin fiktiv të “UÇK-së të LPK-së”, e cila mbeti në letër, pa arritur kurrë të organizohet për luftë efektive. Dhe, këtë e pranojnë vetë themeluesit e saj.

     Sepse, Hashim Thaçi, me bandën e tij, në koordinim me Tiranën zyrtare social-komuniste dhe disa shtete armike të Kosovës, sabotuan dhe e dështuan hyrjen në luftë të kësaj “UÇK-je” fantomë! Rrjedhimisht, PAN-i mburret e feston betejat ushtarake të FARK-ut, por, nën siglën e “UÇK-së” së tyre! Dihet botërisht,  se “Shtabi i UÇK-së të LPK-së”, ka pasur vetëm “komandantë” pa ushtarë. Nuk kanë shënuar asnjë betejë me formacione ushtarake, nuk kanë arritur të shmangin asnjë nga 420 masakrat serbo-sllave në Kosovë!

     Sllogani “Liria ka emër”, që u referohet të 4 (katër) të arrestuarëve në Hagë, është një falsifikim banal. Sepse, tre prej tyre nuk janë as themelues të UÇK-së, as drejtues, as komandantë, as oficër, dhe as ushtarë të UÇK-së. Pra, nuk kanë qenë fare pjesë e luftës. Por, janë shquar në luftimin, përmes bandave të tyre, deri në eliminimin fizik të kundërshtarëve politikë dhe rivalëve të mundshëm, kuadro të LPK-së të hershme.

     Pikërisht, për këtë heshtë, nuk reagon opozita, PAN-i, i kryesuar nga PDK-ja, për këngëtarin Bregoviç, të ftuar zyrtarisht në “Festën e Birrës”, në Korçë, edhe pse dihet se ai ka motivuar kriminelët serbë për luftë, kundër shqiptarëve, gjatë luftës në Kosovë.

     Opozita partiake e Kosovës, e refuzuar me përbuzje nga populli, me votën e tij në zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit 2021, është e shokuar dhe nuk po arrin të pajtohet me rënien rapide dhe të pashpresë të ringritjes të sërishme. Sepse implikimi inkriminues në vrasjet seriale politike dhe hajninë industriale zyrtare, tashmë, të dëshmuar, është hendikep për reformim dhe tejkalim të gjendjes, pothuajse, komo të saj!

Kujtime nga Kosova 

0

Sinan Kastrati, Suedi

Kujtime nga Kosova 

  • Kënga e burrave, është vaji 

Vazhdon nga numri i kaluar, ”Kujtime e takime me miq, dajë e nipa, dashamirë të artit, letërsisë e kultrurës”, Dossier, Drini.us 12 gusht 2021 

Nga Ditari im (6) 

I zoti i shtëpisë e qet knusin 1*) në Pazar 

Duam me e ndërrua Kryetarin e Kooperativës 2*) 

Takimet me turjakasit 

Me profesor Isa Bajqincën, Prishtinë, 2012

Kamer Ilazi, çobani i njour i Turjakës nuk donte të fliste me mua 

Ndejat edhe me profesorë univerziteti 

Pamje nga Tirana

Dhe letrat e fotgrafi nga Tirana e Turjaka 

Shpesh ndodh që gjat bisedimit me të moshuar por edhe me të rinj, disa fjalë nuk i përdorim ngase mendohet se nuk tregojmë respekt për bashkëbiseduesit ose bashkëbisedueset. Psh në vend të fjalës nevojtore 3*) përdorim një fjalë tjetër, banjo …. ose disa fjalë krejt pa nevojë kur e kemi dhe duhet ta përdorim fjalën e duhur.

Ka edhe të tilla fjalë që nuk ”guxojmë” me i përdor, psh fjalën ”dreq”. Në vend të kësaj fjale përdorim fjalët: djall, nalet, koftlarg etj. (tabu)

Kjo shpesh më ka ndodhur edhe mua kur nxënësit/et në orën e mësimit më thonin:

-Më fal, a bënë të shkoj në banjo?

Pamje pranvere nga Turjaka

Dhe mu për këtë, një miku im sa isha në pushime (jo në sheti e as në ekskursion) në Kosovë na i tregoi dy mahi, anekdota 4*) Mua më pëlqyen prandaj edhe vendosa ti shkruaj e ti qes në letër.

Knusin e qet me shit në Pazar  

Një katunar (katundar) e qet me shit knusin në Pazar. Knusi ish i madh dhe i hieshëm. Edhe azgan ishte veç i rrihte krahët e t`ja niste kânges.

Ai filloj të knoi edhe në pazar ku kishte shumë pazargji. Njani nga pazargjitë iu afrua e pe vet të zotin e knusit:

-A knon çdo sabah (mëngjes) kështu? 

-Pa Vallahi, edhe ditën knon, jo veç n`sabah.

-E pulave a ju kcen? 

-Besa jemi n`kahre me kit knus se po ju kcen edhe deleve e qenve?

-Po pse pe shet pra masi te koka kaq i mirë?

-Eeee …, nji ditë ja pash menen e keqe, dashti mem k`cye edhe mu.

Letër nga Hasan Spahiu

Urgjentisht duhet me e nrru kryetarin e kooperativës 

Një kooperativist e kishte shkruajt një fletërrufe 5*) dhe i kishte thirrur thirrur një mbledhje me kooperativistët, kryetarin e kooperativës dhe udheqjen e partisë së kohës, natyrisht në Shqipëri.

Drekë turjakase

Ai burri botës kishte kërkua që urgjentisht me e ndërrua kryetarin e kooperativës se fëmijët e fshatit po lindin sakat 6*) 

Me Kamer Ilazin, Turjakë, 2018

Takimet e ndejata tjera 

Takimet, ndejat e bisedat me katundarët e mi ishin më të lezetshme saqë gojën nuk mund ta mbyllnim duke qeshur e barkun e mbanim me dorë.

Ama Kamer Ilazi kur më pa, iku e nuk deshi të flas me mua. Fytyrën e mbuloi me duar nga friga se po e fotografoj e Sabitit, nipit tim i kishin thënë:

-Sinani pa merr pare qi po na qet neve (n`syret) n`gazetë. 

Ishin të kota luetjet e mia që të flas e të fotografohem me Kamerin. Fjalët nuk bënë punë e Kameri si fryma edhe pse në moshë, iku me të shpejtë për në livadhe pa më përshëndetur.

Eh Kamer Ilazi, sa çoban i mirë ke qenë e sa herë kemi luajtur peta e poga, me top kame (futboll) si çaban e sa herë më ke thirrur në darkë kur baca Shaban, prente ndonjë dele. Sa herë që vija nga Prishtina, Kameri, si më shishte më thonte:

-Sinan, hajde se e kimi pre ni (një) delme shterrpë (dele që nuk ka pjellë, që nuk ka kingj).

Nga profesor Binak Maxharraj

Por unë nuk dua ta hup (humbi) miqësinë e muhabetin me Kamer Ilazin dhe kam me u mundua që përsëri Kameri ta fitoi besimin që kishte dikur.

Kur luanim futboll Kamerin e lenim me e ruajt gollën (portën) e në vend të dorzave, ai e mbante një setër ose palltë sikur me dasht me e zënë ndonjë lepur a pulë. Pasi e fillonim lojën, kur shikonim nga mbrapa, Kamerin e kishte zënë gjumi në kâm dhe dikush nga ata që ishin më të mëdhenj, Agush Mehmeti, Azem Asmani apo Ademi, e merrnin ngadalë e me kujdes që mos ti prishet gjumi dhe e rehatonin, e shtrinin dhe mbulonin me setrën e vet në livadh.

Kur ishin ”debatet” se kush duhej të zgjidhej president, kur Hashimi shkoi në Hagë, unë e pata propozua Kameri Ilazin kandidat për president të Kosovës ndërsa AAK-ja, Ramushin.

Besoj se nuk kam gabua.

Avdi Ali Zogaj, ish nxënës imi erdhi posa mori vesh që unë kam ardhur në Turjakë. Ai tregonte vaki 7*), ndodhi kur ishte nxënës imi. Tregonte çapkën-llëqe (nga çapkën) 8*) se si kemi mësuar e luajtur me Hazirin, Zymerin, Naimin, Shaipin e … Faikun, nxënës turjakas. Kujtime që unë i kisha harrua.

-O m`sus, unë jam djali i Alisë së Vogël … a po mos më ke harrua? 

-Jo, jo Avdi, veç  vazhdo e fol! 

-“Krejt katuni çabant (çoban) janë kanë më të mëdhenj por babën tem e kanë ngue (dëgjua). Jemin Bajrami, burrë 2 metra i gat (i gjatë) nuk hante as bukë pa e vet babën tem të vogël”. 

Shokët e miqt që nuk i takova  

Shumë shokë e miq nuk i takova vetëm i pash në foto ”galerinë” time e lexova ndonjë letër që më më kishte mbetur ende në celularin tim.

Me të ndjerin Ahmet Kelmendi

Ata janë në ”botën e gatë e ne jemi në të shkurtën” (pop.).

Kishte edhe letra fyese, ofenduese e kërcënuse nga militantë partiakë e ideologjikë të ”krahut të luftës”, të majtë. Haki Osmani, Bashkim Zymeraj, Besim Bajrami, nofkat: ”Taxhen Anashkam”, ”Në Sherbim Atdheut” dhe një dylber, një letër, shkrim nga një portal: Enver Hoxhajn ish ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së i cili Kosovën ia paska bâ tapi Hashim Thaçit, ”Kosova është e Hashim Thaçit” (01.11.2018)

Isa Bajqincën, Fuad Krasniqin, Enver Halitin, Rexhep Mulliqin, Bajram Kelmendin, Mustafë Aliun, Binak Maxharraj-n, Fatmir Bajrën, Hasan Spahiun nuk i pash. Disa nga ata kanë vdekur e disa të tjerë janë në katër qoshet e globit.

Dhe vërtetë kënga e burrit është vaji.

Dikur vajtonin burrat, në Malsinë e Veriut e në Kosovë, në shumë krahina vajtonin gratë e gratë thonin ”Burri t`bân zoj` e burri t`bân tojë” (pop.)  

1*) Knusi 

Në fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i vitit 1980, Tiranë, nuk e gjeta fjalën ”knus” (emër) e fjalën ”knoj” (folje). Në faqen 816 të fjalorit, te fjala këndoj, këndova, kënduar, në nr. 3. Jokal. vet. Veta III. Nxjerr zë melodik, lëshon një zë si këngë, nxjerr tinguj të zgjatur si këngë (për disa shpend dhe kandrra). Këndojnë zogjtë. Këndon bilbili (qyqja, lauresha, kanarina). Këndon gjinkalla. Këndoi këndesi (gjeli)  

GJEL m.

1. zool. Mashkulli i pulës, këndes. Gjel fushe. Lafsha e gjelit. Mish gjeli. Këndon gjeli. Fryhet si gjel.

2. fig. keq. Njeri mendjemadh e kapadai; njeri që fryhet e ngrefoset dhe e mban veten për më kryesorin; njeri që kërkon grindje. Gjeli i shtëpisë. Është bërë gjel, po aty, fq. 606. 

2*) KOOPERATIVË f. sh.  

Ekonomi kolektive socialiste, e krijuar nga bashkimi vullnetar i punonjësve të një fshati a të disa fshatrave, të cilët kanë bashkuar tokat dhe mjetet e tjera kryesore të prodhimit, punojnë së bashku dhe i ndajnë të ardhurat sipas sasisë e cilësisë së punës që kryejnë. Kooperativë bujqësore (blegtorale). Kooperativë e zmadhuar (e bashkuar). Kooperativë e tipit të lartë. Kooperativë malore (fushore). Anëtarët e kooperativës. Statuti i kooperativës. Kryesia e kooperativës. Asambleja e kooperativës. Qendra e kooperativës. Të ardhurat e kooperativës. Krijimi i kooperativës. Hynë në kooperativë etj.

3*) NEVOJTORE f. 

Vend për jashtëqitjet vetjake; vendi ku njerëzit dalin jashtë. Nevojtore publike. Gropa e nevojtores.

4*) ANEKDOTË f. sh.

Tregim i shkurtër zbavitës për një ngjarje tërheqëse a për të qeshur, të vërtetë a të trilluar, nga jeta e njerëzve të njohur ose që vë në lojë të metat e dobësitë e njerëzve a shpreh një mendim edukues. Anekdota popullore. Anekdota historike. Tregoj një anekdotë. Di shumë anekdota etj.

(Mahi) mahishaka; shpoti, qesëndi. Mahi e hollë. Bën mahi. E ka me (pa) mahi. Si për mahi.

HUMOR 

1.Shaka dashamirëse e thumbuese njëkohësisht, thumbim i lehtë me dashamirësi e me të qeshur që i bëjmë dikujt; shaka e hollë që godet një të metë, por nuk të lëndon; prirje oseaftësi e dikujt për t’i paraqitur dobësitë, të metat etj. në një mënyrë të tillë, që të bën të qeshësh; një qëndrim a sjellje e tillë ndaj të metave e dobësive të dikujt. Humor i gjallë (i lehtë). Humori popullor. Ka (bën) humor. Flet (tregon) me humor. Ka ndjenjën e humorit. Nuk e kupton (nuk e duron) humorin.
2. Gjendja shpirtërore e njeriut për një farë kohe pak a shumë të gjatë. Në humor të mirë (të keq). Është në humor. Ia prishi humorin. I iku humori.
3. let., art. Paraqitja e sendeve, e dukurive dhe e veprimeve të njerëzve në veprat letrare e artistike duke i vënë në lojë të metat e dobësitë e duke e bërë lexuesin a shikuesin të qeshë; vepër letrare ose artistike ku përdoret kjo formë paraqitjeje. Humor muzikor. Humori i estradës. Humori dhe satira.

5*) FLETËRRUFE f. sh. 

Fletë e shkruar që vendoset në një vend të dukshëm, me anë të së cilës kritikohen hapur të metat e dobësitë në punë, goditen shfaqjet e huaja në jetën e përditshme ose vihen në dukje sukseset e arritura nga një kolektiv a nga një punonjës. Vë (ngjit) një fletërrufe. I përgjigjem fletërrufesë.

6*) SAKAT mb. bised.
1. Që ka ndonjë gjymtyrë me cen a të paralizuar, i gjymtë. Djalë sakat. Plakë sakate. Sakat me një këmbë (me një dorë). Sakat nga dora. Mbeti (ngeli) sakat për gjithë jetën.
2. fig. Që i mungon diçka e nevojshme për të bërë një punë. Më la sakat pa atë vegël. Mbeta sakat. * Sakat nga mendja (nga trutë) i metë nga mendja, me të meta mendore.

7*) VAKI f. bised.

Ndodhi, ngjarje. Bën vaki, ndodh, rastis.

8*) Çapkën 

I m.sh. – Djalë i hedhur, i dhënë pas lodrave e dëfrimeve; djalë i lëvizshëm, gazmor e pak i prapë. Çapkën i madh. Çapkënët e lagjes. I binin me qafë ca çapkënë.

II mb. – 1. Që është i hedhur e pak i prapë, që është i lëvizshëm e gazmor. Djalë çapkën. Vajzë çapkëne. Fëmijë çapkën.

2. Që është veti e çapkënit, prej çapkëni. Vështrim çapkën. Buzëqeshje çapkëne.

çapkëne • çapkënçe

P. S. Gjuhën, të folmen e Turjakës edhe kësaj radhe jam mundua ta ruaj, ta shkruaj ashtu qysh e flasin turjakasit ani pse mungojnë disa bashkëtingëllore psh me hângër. Në vend të shkronjave “n” dhe “g” është një bashkëtingëllore që nuk e ka alfabeti i gjuhës (së sotmme) shqipe prandaj duhet zëvendësua me “ng”.

Me Ymer Thacin, Gërmi, Prishtinë, 2012

Vazhdon 

Malmö, 14 gusht 2021  

Histori të masakrave serbe ndaj nesh

Nga: Ndoc Bushgjoka
Të njohim historinë e masakrave serbe.
NJE TRAGJEDI NE TRE AKTE : SHPRONESIM, SHPERNGULJE, SHFAROSJE
«Diktatura jugosllave peshon rëndë mbi të gjithë popujt e nënshtruar nga militaristët serbë. Kjo diktature eshte derrmonjese për shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të Ulqinit, Tivarit, Hotit, Grudës, Plavës, Gucisë dhe Dibrës, të aneksuara me radhë në vitin 1880, 1912, 1919 dhe 1924 prej Serbise.
Bëhet fjalë për afërsisht një milion banorë të privuar nga të drejtat më elementare.
S’ka edhe një shkollë e vetme shqiptare për këtë popullatë kompakte që e kalon numrin e asaj të Shqipërisë indipendente të sakatepsur prej Traktateve. Asnjë shoqatë, bile as për mirëbërëse, s’i u është lejuar shqiptareve. Asnjë deputet nuk i përfaqësonte në Skupshtinën (Kuvendi Serb) e shpërbërë.
Udhëheqësi i tyre, Ferhat Draga, u dënua me njëzet vite burg për shkak se bëri krimin të vërë rishtaz kandidaturën në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kolegu i tij, ish-deputeti Nisam Gafur, u vra pabesisht në vitin 1927, po për atë arsye. Shoku i tij Jusuf Ahmeti, u vra gjithshtu kohët e fundit, sepse guxoi të zgjidhet këshilltar i Bashkisë së qytetit të Prishtinës.
Ja kështu hiqen qafe liderët tepër të mërzitshëm. Ata i vrasin në mes të ditës dhe në mes të qyteteve. Vrasësit janë anëtarë të njohur të bandave fashiste që terrorizojnë këta vise që nga luftërat ballkanike sipas urdhërave të Beogradit.
Disa të shtëna revolveri mjaftojnë për kryetarët. Sa për turmat fshatare, këta i shfarosin me zbrazje mitralozësh, ose i shtërngojnë të emigrojnë për t’u lënë vendin karvaneve fashistë serbë.
Ja kësisoj « serbizohen » sistematikisht të gjitha viset shqiptare e sidomos ato të ndodhura afër kufirit shqiptaro – jugosllav ose përgjatë udhëve të hekurta.
Me dhjetëra mijë fatzes shtërngohen kësisoj të lënë vatrat e tyre çdo mot.
Kësisoj një grup prej tri mijë vetash nga këta të shpërngulur, pasi shetiti nëpërmes sinisisë ballkanike, për toke muaj me radhë, u shtërngua gjithshtu të vijë rrotull me det. Nuk u jepel leje të dilnin në asnjë port. Disa që mbetën gjallë prej kësaj odiseje u vendosën në Shqipëri. Të tjerë vdiqën në rrugë të madhe nga uria, nga të ftohtit, nga mizeria e nga sëmundjet.
Më e keqja është se asnjë shtet nuk dëshiron t’i marrë këta refugjatë. Turqia është e mbushur plot, Shqipëria është e varfër për t’u ofruar atyre një shtëpi të re, ndërsa vendet e tjera janë të mbyllura ndaj këtij lloj migrimi masiv.
Fati i shqiptarëve të provincës së Çamërisë, provincë e aneksuar prej Greqisë, nuk ndryshon nga ai i kosovareve. S’ është veç një ribotim i tragjedisë ne tri akte : Shpronësim, Shpërngulje, Shfarosje.
Më sipër bëra fjalë për një milion shqiptarë në Jugosllavi. Po t’ju zihet besë jugosllavëve, s’kanë mbetur veç 700 000 !
I kanë hequr qafe domethënë 300 000 ?
Sa kohë do u duhet akoma për të likujduar ata që kanë mbetur ? Por këtë herë do t’i qërojnë shpejt e pa formalitet të kota.
Dhe kjo do të jetë një nga ” gloriet” më të thjeshta të Dorës së Bardhë panserbe !
Përpara Europës përsëritet një tragjedi aq e përgjakshme sa ajo e armenëve në Azinë e Vogël. Por tragjedia armene ndodhi gjatë Luftës së Parë Botërore, kur ishte zor të qënit njerëzor, kurse tragjedia shqiptare në Jugosllavi ndodh para syve tanë në paqe të plotë, kur është zor të mendohet që njeriu mund te jete kaq gjakpires.
Dhe megjithkëtë s’e çan njeri kokën në kançelaritë europiane që janë fare mirë në rrjedhë të kësaj çështje.
Me sa duket, s’ju vjen mbare te kene mëshirë.
Dhe kjo ka arsyet e saj. Në Azinë e Vogël, ishte fjala për krishterë të
shfarosur prej muhamedanëve turq.
Në Jugosllavi dhe Greqi, është fjala për muhamedanë shqiptarë të shfarosur prej serbësh e grekësh tepër të krishterë.
Ja ky është ndryshimi. Dhe ja kjo është që e shpjegon gjer më një pikë zemërimin e djeshëm dhe mosinteresimin e sotëm.
A jemi valle akoma ne mes te kohes se mesme ?
Ka dhe nje tjeter shpjegim, qe vlen te parin :
– masakronjesit e ermenve ishin turqit armiq te Luftes se Madhe
– masakronjesit e shqiptareve jane serbet dhe greket, aleate te Luftes se Madhe.
Cdo gjë është e lejuar për aleatet fisnikë.
Por ahere jemi valle akoma në mes të luftës ?
Për fat të keq po !
S’ ka vec naivë që besojnë se u bë paqja e Versajës !
Fan Noli
Botuar ne gazeten Frenge ” CRI DES PEUPLES “
dhe ” Liria Kombetare ” Gjeneve 1929 19 prill
-Shënim: Grafika dhe dialogu i mëposhtëm marrë nga postimi historianit Jahja Drancolli.
“Serbia në det (Durrës) gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912): Dialog midis banorit vendas dhe “mysafirit të paftuar” (okupator)!
Vendasi pyet: “A do të qëndroni këtu gjatë, zotëri”?
“I ftuari” nga Serbia përgjigjet: Oh, varet!
Vendasi: Shqiponjat me dy koka në këto anë ju shqetësuan shumë?!”

Arturo Toskanini dhe tenori Ramë Lahaj

0

Nga: Ndoc Bushgjoka

Askush nuk duhet të çuditet për këtë krahëpërkrahje në kohë të ndryshme e për njerëz të ndryshëm. Po çfarë i bashkon Toskanin e famshëm dhe tenorin e talentuar shqiptar.

Ja si e qysh: Eviva Toskanini Ne vitin 1931 ne Bolonje jepej nje koncert i madh, dhe dirigjent i orkestres ishte i famshmi Arturo Toskanini. Koncerti ishte nje perkujtese ne nderim kompozitorit Giuseppe Martucci. Dy ministra te Duçes qe asistonin dhe larot e Musolinit, i kerkojne Toskaninit te luante marshin mbreteror Eviva il Re, dhe marshin e fashisteve Xhovineca. Mjeshtri nuk pranon. Arsyet e tij ishin artistike. Se ato ishin marshe palaçosh. Pas koncertit nje bande fashistesh i zene prite dirigjentit 65 vjeçar dhe e rrahen shtazerisht. Donin te thyenin Toskaninin. Por ngjau e kunderta. Toskanini nuk u perul dhe kerkoi te largohej nga Italia. Fashistet i sekuestruan pasaporten. Nderkohe nga e gjithe bote vershuan telegrame, letra e protesta ne mbeshtetje te Toskaninit, duke denuar banditet fashiste.

Mes personaliteteve boterore foli dhe Fan Noli yne, i cili theksonte: ” Ky incident na tregoi se Toskanini eshte jo vetem nje usta i madh i orkestres, por dhe nje burre ne tere kuptimin e fjales, burre qe per arsye artistike a politike, apo per te dya bashke, refuzoi te perulet perpara tiraneve te dites. Eviva Toskanini ! Abasso Musolini. Ja dy thirrje qe rimojne ne menyre ominoze dhe fatale. Ja dy parulla qe neser do ti brohorase tere populli i Italise kunder fashizmes e kunder monarkise ” ( fundi i citimit ) Keto m’u kujtuan kur tenori i talentuat shqiptar Ramë Lahaj u drejtohet shqiptarëve, dhe jo diktatorit të urryer me një letër të hapur, në mbrotje të Shqiptarizmës.

Dirigjenti më i madh i kohërave Arturo Toskanini ishte artisti dhe njeriu që nuk u përul përpara fashistëve. Ai, atbotë shkruante: “Zemra ime është bërë copa copa kur mendoi për këtë shkatërrim tragjik të popullatës hebraike … ” , Përshendetje Ramë Lahaj!

Në gjurmët e Toskaninit të famshëm ecën edhe artisti shqiptar Ramë Lahaj. “Ti edhe po deshe, s’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelesh mbi gjakun e fëmijëve dhe dëshmorëve tanë që Kosovën e kanë larë me gjak, në çdo pëllëmbë të saj. Jo ty!”

Me këtë thirrmë stentorianë, na ngre prej gjumit artisti ynë. Ja pse i vura përkrah dirigjentin dhe njeriun e shekullit të kaluar, luftëtar i palëkundur kundër fashizmit, Arturo Toskaninin me artistin dhe shqiptarin e mire Ramë Lahaj, edhe ky i panënshtruar nga neonazistët e kohës së sotme.

Tursun Beu: Si i islamizuam shqiptaret!

0
Tursun Beu, i lindur me 1426 pra thuajse bashkemoshatar me vete sovranin dhe qe besohet se vdiq ne 1499, e ndoqi pas sulltanin ne thuajse gjithe fushatat e tij, duke u bere kesisoj deshmitar i vyer i kesaj faqeje te historise me vlere te vecante.

“Fragmente nga libri:

“Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të Islamit me një të rënë të shpatës i ekzekutonin.

I bënë kështu ata njerëz që aq të etur e të dëshiruar qenë pas vdekjes, të shijonin verën e rrënimit që derdhej prej shpatës së shndritshme. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë nga të pafetë. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra. Prej gjakut të derdhur, rrafshina të gjera tani ngjasonin si Amudarja që rridhte.”
“Kurse arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri qe se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. … Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit.”

“Në përputhje me traditën që ekzistonte që më parë … të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe i lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe, sa qe e pamundur të llogariteshin. Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.”

Relacioni i Ipeshkvit të Lezhës, Benedikt Orsinit, drejtue Kongregacionit të Propaganda Fide, mbi famullitë dhe çashtje të tjera të Dioçezit të tij (vjeti 1629)

Të përndritshmit etj. Si u emnova unë i sipërthanuni fra Benedikt, më 1621 n’ipeshkvinë e Lezhës dhe si u nisa nga oborri romak, shkova në selinë time.

Ky dioçez që ndahet në dy pjesë, dmth. njena e nënshtrueme turqve, dhe asht fushore, e tjetra anmike e turqve qe asht malore.

Në qytetin e Lezhës, dy milje(?) larg prej detit, të vendosun në breg të lumit Drin, me fortesë mbi shpinë të malit të Shën Salvatorit (të Shelbuemit) ka 70 familje të krishtenësh dhe, varoshet,100 të tjera, por në fortesë asnjë. Ka pak skizmatikë, edhe ata janë të huej. Turq pastaj ka numër të madh në fortesë, në qytet e në varosh i cili shtrihet në një hapësirë të një mili për rreth qytetit.

Ky kishte kishat që vijojnë:

•Shën Gjergjin me ndërtim që të kënaqë.

•Shën Mërinë e Borës që tash turqit e kanë shndërrue në depo armësh.

•Shën Sebastianin, Shën Nunciatën, Shën Kollin kishë katedrale të zaptueme tash 40 vjet prej turqve.

Tash n’asnjenën ndër këto kishë nuk kryhen funksione sepse disa janë rrëzue e disa janë pushtue prej turqve.

Dhe jashta qytetit të thanun shihen mbeturinat e kishës së Shën Margeritës rrënue nga turqit dhe të një manastiri, që po ata i kanë shtimë zjarrin.

Në dioçezin që u asht nënshtrue turqve kam gjetë famullitë që ndjekin me kumbonët e veta,me kelqe e me veshje:

•Shën Gjergji i Kukullës

•Shën Barbara e Pëdhanës

•Shën Kolli i Zojmenit

•Shën Mëria e Dardhës

•Shën Eufemia e Kallmetit

•Shën Kolli i Shënjinit të Renësit

•Shën Madalena e Renësit

•Shën Kozma e Damiani i Manatisë

•Shën Gjoni i Mërçijes

Ishin dhe famullitë e Shën Martinit të Ploçës (?) ajo e së Shenjtnueshmes Trini të Seljencës (?), Shna Prendja e Rejës, Shën Gjergji i Fikut, Shën Madalena e Barbasiorit (?), Shën Aleksandri i Gaibit (?), Shën Aleksi i Kaprolit (?), Shën Demetri i Dardhës, Shna Vlashi i Solamundit (Sallamanit), por tash të gjitha janë të rrënueme.

Në dioçezin që nuk i asht nënshtrue turkut, që quhet Dibri, gjeta kishët famullitare të Shën Mërisë së Shpërdhazës, Shën Gjergjin e Gjunalit, Shën Mëhillin e Kashnjetit, Shën Ilinë e Gazullit, por të gjitha dhe këto të rrënueme prej turqve dhe pa kumborë.

Gjatë shtatë vjetëve që kam qëndrue në seli, katër herë kam qenë plaçkitë prej turqve të Lezhës, t’Ulqinit e të Shkodrës.

Na, fra Benedikt Orsini, ipeshkv i sipërthanun.

Pakistan : Një fëmijë tetëvjeçar me probleme mendore urinon në xhami rrezikon dënimin me vdekje sepse akuzohet për blasfemi

0

Djali 8 vjeçar, nga një familje hindu, është arrestuar pasi u kap duke urinuar në qilim në bibliotekën e një medreseje myslimane, shkolla tipike islame ku mësohet Kurani, në qytetin e Rahim Yar Khan, në Punjab. Fëmija, më i vogli i akuzuar ndonjëherë për këtë krim, tani është në paraburgim mbrojtës pas shumë kërcënimeve nga komuniteti mysliman. Një turmë e zemëruar që detyroi familjen e fëmijës të fshihej.

Pakistani, urinon në xhami: djali 8-vjeçar persekutohet

Pas asaj që ndodhi në medresenë, në fakt – mësojmë nga Tgcom24 – një turmë e zemëruar shkatërroi një tempull hindu në hakmarrje. Kryeministri Imran Khan u përpoq të qetësonte njerëzit duke dënuar gjestin dhe duke u zotuar për të riparuar tempullin. Fëmija ishte i lirë me kusht, por akuzat kundër tij nuk ranë dhe kërcënimet ndaj tij e shtynë policinë ta mbajë atë në paraburgim mbrojtës. Pas apelit të kryeministrit për të arrestuar përgjegjësit për sulmin në vendin fetar, u urdhërua arrestimi i 20 personave, por sipas deklaratave të një zëdhënësi të policisë për Guardian, masat nuk u zbatuan. Ndërkohë, familja e djalit u fsheh në një vend të mbrojtur. Jo vetem. Shumë anëtarë të komunitetit hindu në rrethin konservator të Rahim Yar Khan, Punjab, kanë ikur nga shtëpitë e tyre nga frika e sulmeve të mëtejshme nga muslimant. Ushtria është vendosur në zonë për të parandaluar trazirat e mëtejshme.

Burimi i tekstit origjinal:
“Fa pipì in moschea | bambino disabile di 8 anni rischia la condanna a morte in Pakistan”

Kush janë shqiptarët, sipas serbëve?  

0

Fahri Xharra

Shkruan Fahri Xharra

Pse ne ishim të atillë ,vetëm ashtu si donin serbët të na paraqisnin? Pse Europa iu besonte? Pse shqiptarët njiheshin në Europë vatëm ashtu  dhe të tillë si ç`na përshkruanin serbët? A punonte koha për ne? Edhe kur punonte , a e dinim t`a çfrutëzonim atë kohë? A mos vallë Europa po i ribindet vetëm shkrimeve dhe përshkrimeve serbe  për ne? Ku jemi ne?  Pyetjet janë të panumërta,por edhe mundësia qe t`i përgjigjemi  është e panumërt. Aq shumë ka shkrime serbe për ne ,kundër nesh dhe për përjashtimin tonë ; sa që edhe nëse do të botonim përditë nga një libër si kundërpërgjegje dhe me fakte bindëse nuk do të mundnim t`i errësonim të gjitha ato që janë shkruar nga serbët  për ne. Ku ishim ,dhe ku jemi? Me shkrime po mendoj. Apo a ishim të tillë dhe a jemi sot të tillë si po duan të tjerët?

Në letrën e botuar me 3 janar 1913 ,në gazetën :Temps” dr.G.M. Jakshiqi në mënyrë shumë të “bukur” –sipas serbëve e ka paraqitur shtrirjen jonatyrore të shqiptarëve jashtë kufinjëve të” vërtetë” të Shqipërisë: në Sanxhakun e Novi Pazarit, në Fushën e Kosovës ,nëpër Sërbinë e vjetër dhe nëpër Maqedoni. Shtrirja e shqiptarëve ,jashtë kufinjëve të Shqipërisë paraqitej si një lum vërshues , i cili del nga shtrati i tij ( sepse s` është kush t`ia rregullon shtratin); dhe se tani ( 1913)  erdhi koha që ai lumi shkretues-vërshues të kthehet në lum të qetë dhtë plleshëm. Që të kthehet në shtratin e tij është detyra  Shteteve të Mëdha të  brengosura, të cilat e zgjidhin problemin e kufinjëve të Shqipërisë  ,dhe ato do t`a bëjnë këtë nëse e vendosin  Shqipërinë në ‘megjet “ e saja natyrale.

A ishte kush që në atë kohë t`i kundërvihet kësaj letreje?Apo, a donte kush dhe a e kishte kush fuqinë,besueshmërinë dhe dëshirën  që gjërat mos të  shkojnë sipas dëshirës së serbëve; dhe që shqiptarët sipas serbëve të rahatoheshin një herë e përgjithmonë në “shtratin” e tyre  naturor?

Shikoni se si i spjegohet Europës qështja  shqiptare: ”Lumi shkretues-vërshues shqiptarë nuk është dalur nga shtrati për shkak të shpejtësisë së madhe të rrymimit që e ka  e aq ma pak që është dalur nga shtrati i tij për shkak  të sasisë së madhe të ujit për të vërshuar.” Por e tëra është përgaditur nga të tjerët duke ia ndërruar shtratin e “vërshimit” sipas nevojave të veta politike. Lumi vërshues  i shqiptarëve iu nevojitej turqëve në mënyrë që turqit të mbajnë pushtetin mbi popujt që e kërkonin lirinë (?) Shtrirja e shqiptarëve  jasht lumit të tyre nuk është e vjetër ,ia mbushin mendjen Europës. Kufinjtë e Shqipërisë si shtet  i pavarur ( e ka fjalën për kohën e Skënderbeut) ishin shumë të vegjël , edhe shkurt në kohë; ashtu edhe më vonë si  krahinë ndër Turkun. Ata kufinjë nuk ndërrohen as në dy shekujt e parë të pushtimit turk.   Ata ishin në një hapësirë të vogël. Europa vetëm ndegjon. Serbët flitnin e nga ana e shqiptarëve dilnin esatpashatë. Por vetëm në kohën kur turqëve iu filluan të dalin dorësh popujt e krishterë e posaqërisht Serbët, atëherë shqiptarët e paskan pas kalur “megjen” e tyre. Shqiptarët qenkan përdorur  nga Turqit për shuarjën e lëvizjeve për liri si dhe përhapjen e muslimanizmit.

“E vërteta “që është pak e njohur ,e të  cilën Serbet mundohen ta plasojnë në Europë në kohën e thyerjeve të mëdha në kohën kur ne ende mundoheshim ta ruajmë gjumin pesëshekullorë ,në kohën e lëvizjeve vendimtare për një të ardhme shumë të  rrezikshme për ne; serbet mundohen të “rregullojnë” shumë padrejtësi që iu paskan pas bër atyre  gjatë historisë. Ajo “ e vërtetë”  ishte ,se shqiptarët kishin një rol të madh në përhapjen e muslimanizmit dhe shqiptarizimin  me dhunë të  serbëve të “ pastër” që ishin në kufijë me atë Shqipëri që s`paska pas egzistuar kurr.

Por thonë ata : “ që mos të na shihet se ne e kemi në shenjestër vetëm marrëdhënjet e serbëve me shqiptarë , ne do ta japim edhe historinë e shkurtër të vendbanimit shqiptar në Sanxhak, i cili nuk ishte muhamedan por i krishter. dhe dhunën ndaj tyre prej vetë shqiptarëve,me këte të tregojmë  si plotësim se si shqiptarët muhamedanë ishin pa kurrfarë vetëdije kombëtare,por vetëm shërbyes të urdhërkryes të turqëve në muslimanizimimin e të krishterëve të robëruar.”

Pra ,po e shofim viktimën e terrorit shqiptarë ndaj serbëve të pastër në kufirin e ngushtë me Serbët.

E njejta lojë edhe tani,serbët viktima të shqiptarëve dhe përgjegjës historik për “vuajtjet” e tyre. Kurse ne prap s`mundemi të ndahemi nga ajo që” mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit  dhe e trupit të robëruar. Robëria i njef një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjën e të robëruarit;dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prapnë kthetrat  e lartëmadhërisë së saj-ish robërisë.”

Edhe sot ka thyerje të mëdha, edhe sot nuk ka përfunduar asgjë Ende sot : “ Bac` s`u krye”.

Jo që po e them unë, por çka po shofim dhe çka po dëgjojmë e kemi vetëm një përsëritje të së kaluarës jo të largët; 100 vjeqare.

Të shofim se si spjegohen shqiptarët sipas  serbëve,po e them shqiptarët sipas serbëve ,sepse vetëm ata kanë folur për ne,na kanë përhapur na kanë cunguar , na kanë sjellur nga malet na kanë paraqitur njerzë me bisht ; sepse ne nuk dinim të flisnim ,nu donim të flisnim apo nuk na lejonin të flisnim.:” Vendbanime të arnautëve të besimit të krishterë në terenin serb në kohët e kaluara kishte kryesisht nëpër qytete si Prishtinë, Vidin., Novi Pazar,Krushevac,Prokuplje ,Nish dhe Çupri ( Acta Bulgariae polissimum ecclesiastica (Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridionalium, vol. XXIII, 339). Këta paskan pas qenë tregëtarë dhe zanatlinj që erdhën në qytete ku kishte karakteristika katolike dubrovnikase. por kishte edhe andej e këndej të shpërndarë nëpër fshatra të cilët qenkan larguar për ti ikur dhunës së bashkëfisnorËve muhamedan apo të shpërndarë nga vetë turqit për qëllime politike. Në të gjitha ato vende shqiptarët e krishterë si edhe të krishterët tjerë ishin të shkelurit e perandorisë. Pra largë kufirit të ngushtë të Serbisë me Shqipërinë paska pas pasur shqiptarë e edha të krishterë (Pohimi serb i një të vërtete e cila sa do që tentohej të mëshifej ajo iu ikte nga klishetë e përgatitur për botën perëndimore) .

Shqiptarët në Kaqanik paskan pas ardhur  si   plaçkitës në shek XVI-të ,të cilët i zënin pritë karavaneve ,dhe vritnin e plaçkisnin vetëm e vetë për të plaçkitur e të përkrahur nga turqit.(?)”Fakte” ,”fakte” të atilla që edhe historianin më të kujdesshëm Europian  e çojnë në drejtim të gabuar.

“ Muhamedan në gjysmën e shekullit XIX-të ia arrijtën të i muslimanizojnë  Serbet Katolik (?) në rrethin e Prizrenit ,Gjakovës dhe në disa vende të Kosovës,si dhe Serbet ortodoks që u shqiparizuan dhe u muslimanizuan në shekullin e XVIII-të.”  Një shkrim i gazetës “ Novine Çitalishta Beogradskog” nr.12.12 Mars 1848 shkruan:” Peshteri dhe Biori janë dy vende të vogla në mes të  Shkodrës, Bijelo Poljes dhe Novi Pazarit ,vende ku nuk ka pushtet ,por vetëm me anë të forces së fiseve jetojnë ,ka shtëpi ku janë  nese janë dy vëllezër njëri beson në Krisht e tjetri në Muhamed,njëri falet e tjetri kryqohet. Në disa shtëpi janë nga tre vëllezër dhe që të tretë mbahen për turqë,kurse babën e kanë Serb.dhe kështu djemtë falën karsi i ati kryqohet “.  Procesi i muslimanizimit të Serbëve ortodoks paska pas filluar vonë në këto anë dhe në kushte shumë të vështira

E vërejtët mënyrën e “vajtimit” serb karshi botës në shekullin e kaluar. Por sot ata çka flasin për ne? Zoti e di. Por e dijnë edhe bashkëbiseduesit e serbëve, të cilët vetëm se pohojnë me krye duke i dëgjuar çpifjet serbe të cilat ende  janë aktuale për botën.

E ne ,a mundemi që me ndërgjegje të plotë të dalim para botës e të themi :jo,nuk është e vërtetë se çka thonë serbet për ne.? Ku po e dijmë se çka po thonë serbët për ne?Posi me qenë aty:,sjelljet tona flasin dhe dokumentojnë dhe s`ka nevojë të jemi aty.