Kreu Blog Faqe 1611

Asgja e re në ftyre të tokës…

0
Ilir Seci, New York
Ballkani i hapun, Minishengeni, qëndrimi dyftyrësh e thikat mbas shpine Kosoves, ftesa per Bregoviçet, etj…të tana në perputhje të plote me vijen e Partise qysh nga 8 Nandori 1941, data kur PKSH-në e krijuen Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha…Vijën e Partisë që disa herë ndrroi emen tue e ba PPSH dhe mbas vitit 1991 PSSH…Partise që ndrroi emen por jo sifate,(zanate)…këtë linje ndaj çashtjes kombetare ne pergjithesi dhe Kosoves në veçanti PKSH-PPSH-PSSH e ka si mision te paracaktuem nga dy krijuesit Popoviç-Mugosha…per çka tjeter do e krijonin ate Parti serbet!?
Kjo asht e verteta në drite të diellit per ata që duen me e pa…Habitem me habine e disave ketyne diteve…sikur keto qe po ndodhin jane gjana te reja…Asht nji tradite 80 vjeçare kjo o njerez, ka 80 vjet,(1941-2021), që gjithshka shkon sipas programit te vendosun me 8 Nandori 1941… daten kur u krijue Partia rranjet e te ciles i lypte ne poemë Malua i Enverit…asnjihere né historine e saj PKSH-PPSH-PSSH nuk e ka perkrahë Kosoven…kush ka jetue ne ate kohe mban mend se janë organizue mitingje e protesta në sheshin “Skenderbej” në perkrahje të Vietnamit të Ho Shi Minit, Kongos se Lumumbës, OÇP-së se Arafatit por asnjihere në perkrahe te Kosoves…gazeta e PPSH-se “Zeri i Popullit” lajmet per Kosoven i vendoste ne faqen 4 te lajmet e jashtme me siglen “Shtypi boteror per ngjarjet ne Kosove”…gazetat e Partise qe asokohe shkruenin “miqte nga Kosova e vellezerit nga Kina”…të njajtët janë nuk kane ndrrue aspak sepse deri më sot nuk ka arrite kush me ba transplant ndërgjegjie…

Ish, ish, ish Mimoza, Albena, Kadaj Bujupi, herë me Coca-Cola, herë me shishe Jupi!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Ish AKR Mimoza, ish Ilir-Mimoza, ish Ldk-Mimoza dhe tash VV- Mimoza.
Ish Ldk Albena, ish AKR Albena, ish AAK Albena dhe tani Guxo Albena.
Ish AAK Kada Bujupi, ish VV Kadaj Bujupi, tash prapë AAK Kadaj Bujupi.
Herë mastrubim politik me shishe od Coca Cola, herë me shishe od Jupi.
Ish ORA Mulhaxha , ish AAK Mulhaxha dhe tash VV Mulhaxha.
Sa ishte Mimoza tek Behgjeti e pata lavdëruar talentin e saj për ta shpërdorur çdo mashkull të pasur dhe kodosh, si trampolin për të kërcyer sa më lartë në majat e pushtetit, e madje edhe Gadafin.
Ndërkaq admirimi i simpatizantëve të Vetëvendosjes për shkrimin dhe përshkrimin tim s’kishte të ndalur, e madje nuk mungonte as aplauzi euforik. Shkurtpamësia dhe harresa në kombinim janë thjesht koktel i molotovit. Dikush do të thoshte duhet t’u lejojmë njerëzve hapësirë për t’u penduar dhe përmirësuar. Ky është arsyetimi më idiotik që kam dëgjuar në jetën time. Kjo i bjen: Jepju hapësirë kameleonëve politikë për të eksperimentuar dy apo tri dekada me lekët e taksapaguesve.
Pastaj dërgoj po të njëjtit kameleonë politik me lekët e taksapaguesve nja dy muaj haxhi në Mekë, për t’u pastruar nga mëkatet në lavatriçen e beduinëve të shkretëtirës. Sepse pas pendimit të sinqertë, do të jenë të denjë për ta filluar dhe vazhduar një karrierën të re dhe të pastër politike në VV. Hallo bre në cilin shekull dhe botë jetoni ju?
A keni, shpirt, tru, turp dhe ndërgjegje, apo euforia ju ka bërë të verbër si lakuriqat e natës?
Apo jeni specie një qelizore si amebat, që janë të afta për ta duruar çdo acar, përmes reduktimit në minimum të funksioneve të trurit dhe trupit ?
E kur duhet t’u vijë sipash jush radha njerëzve, që ishin të pastër, të ndershëm, të ditur dhe parimor që nga fillimi? Apo duhet të presin në rend si lypsaret e varfër para kuzhinave të Kryqit të Kuq deri në jetën tjetër?
Sikur këta kameleonë të eksperimentonin kështu me firmat e tyre private, do të thosha “boli me kita”, por eksperimentet e tyre po i bëjnë me lekët tuaj, o mjerana. Oj lopë të gjalla që ju mungojnë vetëm brinat, për t’u dukur edhe optikisht si origjinali. Në fakt po bëj mëkat të pafalshëm me lopët, kur po i krahasojë me ju.
Sepse lopët e bekuara prodhojnë qumësht, djath dhe kos sa për një kosmos.
Ndërkaq ju prodhoni vetëm mut dhe bagla sa herë që e hapni gojën.
Idiotizmi juaj thjesht s’ka kufi.
Që kjo mënyrë e ngritjes në hierarkinë e pushtetit po bën shkollë dhe po u shërben si model fëmijëve tanë, që nesër mund të jenë aspirantë të ri për funksione përgjegjëse politike, juve fare s’ju plas trapi.
Sepse trurin e keni sa fara e molles, ndërkaq lëkurat trasha sa të bullicave. Prandaj me ju loz qoke kushdo që çohet i pari nga gjumi në mëngjes.
More ishalla ju shpërthejnë me maja të gjilpërave dhe ju vargojnë në varg si mizat, apo si fletat e vyshkura të duhanit.
Sepse palla ma s’më ha për ju, kur jeni të verbër si lakuriqat e natës dhe euforik si lopët e çmendura angleze. Kur jeni të predestinuar për të qenë viktima të përsosura të mashtrimit dhe vetmashtrimit gjatë gjithë jetës.
Thjesht më dhimbsen supet e juaja, që bajnë për së rëndi, koka të zbrazëta si kungujt e halloweenit. Hak t’phuuu.
Me këtë fytyrë ju pafsha.

Forcat serbe vranë mbi 8 mijë burra e djem, Twitter dhe Google bien dakord: Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë do të fshihet nga rrjetet sociale

0
Kompanitë e Twitter dhe Google konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se kanë në plan që në platformat e tyre të heqin përmbajtjen që e mohon gjenocidin në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ishte Instituti i Kërkimit të Gjenocidit në Kanada (IGK) i cili së fundi u dërgoi një kërkesë kompanive të teknologjisë Twitter dhe YouTube për të ndaluar mohimin e gjenocidit të Srebrenicës në platformat e tyre.

Drejtori i Institutit, Emir Ramiq, i tha Radios Evropa e Lirë se IGK i përcjellë dhe mban shënime të përmbajtjes në rrjetet sociale dhe bazuar në të dhënat që posedojnë shumica e postimeve që ofendojnë viktimat e Srebrenicës vijnë nga Serbia, por ka edhe nga Rusia, Franca dhe vende të tjera.

Ramiq ende nuk ka marrë një përgjigje nga ana e këtyre kompanive në kërkesën që u ka dërguar më 30 korrik.

Ai megjithatë shpreson në një përgjigje pozitive pasi, sipas tij, “dy rrjetet sociale tashmë kanë hequr disa përmbajtje që nxisin urrejtjen ndaj tjetrit, fyejnë viktimat e Holokaustit, dhe në raste individuale viktimat e gjenocidit të Srebrenicës”.

Sa i takon kërkesës së Institutit për Hulumtime të Gjenocidit, kompanitë Twitter dhe YouTube, thonë se politikat e tyre janë të përcaktuara qartë dhe se “ndalojnë çdo gjuhë urrejtjeje”.

Në përgjigjen për REL-in, Google, e cila ka në pronësi platformën e videove YouTube, thotë se do të heqë të gjithë përmbajtjen që shkel rregullat e vendosura kundër përhapjes së gjuhës së urrejtjes.

“Ne kemi vendosur një politikë të qartë sa i takon gjuhës së urrejtjes. Ne ndalojmë përmbajtjen që minimizon ose mohon ngjarje të dhunshme të cilat janë të dokumentuara mirë, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë. Nëse konstatohet se përmbajtja shkel këto udhëzime, ne do ta heqim atë”, tha një zëdhënës i YouTube për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Twitter ka përgjigje pothuajse të njëjtë.

“Politika jonë kundër gjuhës së urrejtjes ndalon një spektër të gjerë të sjelljes. Kjo përfshin shënjestrimin e individëve me qëllime fyese, ftesat për ngjarje të dhunshme, atë lloj dhune ku viktima janë kategoritë e mbrojtura të njerëzve ose kur bëhen përpjekje për të mohuar ose minimizuar ngjarje të tilla. Gjithashtu, ne kemi rregulla në rastet e lavdërimit të dhunës dhe gjenocidit dhe ne po marrim masa kundër përmbajtjes dhe sjelljes së tillë”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të Twitter.

Twitter kujton se së fundi ka nënshkruar një dokument me Qendrën për Izraelin dhe Hebrenjtë në Kanada, përmes së cilës ky rrjet u zotua se do të ndalojë përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj hebrenjve. I njëjti dokument u nënshkrua nga kompani të tjera kryesore, përfshirë Google dhe Facebook.

Gjatë luftës së viteve 1990, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

Vrasjet u njohën si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

j.l./ dita

Pse toskokomunisti Enver Hoxha në vitin 1945 i dorëzoi me trathëti 4000 shqiptarë të Kosoves sllavit Tito per ti vrà në token shqiptare? 

Nga: Paul Tedeschini

Populli thotë nji fjalë të urtë: “Demi nuk kapet per bishtit, por kapet prej kreje” , dhe un sot du me e kapë demin per krejet.

Rreth kësaj pytje që shtrova un në titull, lindin vetvetiu disa pytje:

1)A nuk e dinte Enver Hoxha me enveristat e tjere kryesisht toskë, se mbas Shpalljes së Pamvarsisë ne vitin 1912 nga pushtuesi shumëshekullor i Kalifatit Islamik turk-osman, sallvt serbo-malazez kan qenë anmiqt ma të terbuem per shqiptart e kryesisht të Veriut (Gegët) kndej e andej kufinit, të cilët kan qenë në ball të luftes me ta në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga sllavt?

Masakra e Tivarit …

2)Me qenëse Kosova nuk perfshihej ne Shtetin Shqiptar, pse gjinokastritit Enver Hoxha me enveristat kan qu në Kosovë brigatat shqiptare komuniste per të mashtru shqiptart e Kosoves me besë dhe i kan dorzu me trathëti rreth 4000 (katermijë) djelmoçat kosovar  kriminelve vrasës serbo-malazezo-maqedonas tue e dijtë fort mirë e çka do ti gjente?

3)Dhe ma e keqja e të kqijave: Pse gjinokatriti Enver Hoxha me enveristat e tij kontribuene, që masakra e shqiptarve të pa armatosun të Kosoves, të cilët iu dorëzuen me besë partizanve shqiptar, të bahej në vitin 1945 në token shqiptare, bile pa asnji shkak dhe pa gjygj fare?

Po të kishin ba gjatë luftes ndonji krim këto djelmoça shqiptar të Kosoves, këto duhej të gjykoheshin në Kosovë si pjesë e Jugosllavisë e jo te masakroheshin pa gjygj në token amë shqiptare, që nuk ka pasë asnji kompetencë juridike mbi qytetart e Jugosllavisë. KRIM I MADH. TURP I MADH, të cilin komunistat shqiptar nga turpi e kan mbajtë të fshehun gjatë kohes që ishin në pushtet.

Por kjo TRATHȄTI KOMBȄTARE e Enver Hoxhes dhe e gjithë enveristave i ka rrajët qyshë nga viti 1941, shumë ma perpara vitit 1945, kur jugosllavt themeluen partinë komuniste shqiptare, në kry të së ciles jugosllavt vendosen veglen e tyne Enver  Hoxhen, të mbashtetun fuqimisht nga misart e Titos kriminelt serb Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha.

Edhe mbas vitit 1948 Enver Hoxha, i mbështetun kryesisht nga tosko-komunistat, ka mbajtë të njajtin qendrim anmiqësor ndaj kosovarve. Kur kosovart u arratisëshin nga Jugosllavia në Shqipni, Enver Hoxha ua dorëzonte jugosllavëve këto azilkerkues politik shqiptar të Kosoves ose ai vetë i futëte në burgjet e veta të tmershme prej ku disa nuk delshin ma.

Ky qendrim antishqiptar i Enver Hoxhes dhe besnikve të tij kryesisht nga Tosknia, asht njilloj trathëti sikur gegët të bashkëpunojshin me grekt kundra Tosknisë per të marrë pushtetin në Tiranë me ndihmen e grekve.

Asht shumë e kjartë se pse e bani këtë marrëveshtje Enver Hoxha me sllavin Tito: Enver Hoxha me enveristat e vet, shumica nga Tosknia, kishin per synim të merrshin pushtetin në Tiranë. Po të ishte bashku Kosova me Shqipninë, atëherë do të formohej nji Gegni ma e madhe se Tosknia dhe Enver Hoxha me enveristët do të mbetshin në minorancë dhe nuk do ta kishin marrë pushtetin në Tiranë. Pra ky nuk ishte nji qendrim parimor atdhetar, si done me na e mbushë menden këto, por ishte nji LUFTȄ PER PUSHTET. Siç thotë populli: “Nuk asht punë dinit, por asht punë mullinit” .

Edhe Shqipninë Veriore Enver Hoxha e ka dhunu dhe e ka diskriminu. Gegët e Shqinisë nuk ishin pothuej se kerkund të perfaqësuem në pushtetin qendror dhe ishin gjithkund në minorancë kudo në organet e pushtetit, krejtë njisoj si ju kosovart nen Titon.

Jeta mjerisht e vertetoi se  Enver Hoxha mori pushtetin ne Tiranë me mbështetjen e jugosllavëve, të cilve u sherbeu besnikrisht deri në vitin 1948 kur Tito i prishi marrëdhanjet me Stalinin.

Nga viti 1945 e deri në qershor të vitet 1948 në Shqipni bahej çka urdhërone ambasada jugosllave, me gjygje, me vrasje, me shfarosje pa gjygje, me trotura çnjerzore të kundraligjëshme, me kampe perqendrimi, me grabitje pasurishë, që dergoheshin në Jugosllavi, e me shumë krime të tjera që tashma njifen nga të gjithë.

Në drejtim të partisë komuniste shqiptare, në kryeministri e në të gjitha ministritë janë vendose shumica nga Tosknia, kryesisht në ministrinë e mbrendëshme, në ministrinë e mbrojtjes dhe në të gjitha ministrinat e tjetra. Edhe në drejtimin e të gjitha degve të mbrendshme të qyteteve janë vendosë drejtues kryesisht toskë. Elementi gegë mbeti plotësisht nën hije, nen frigen e akuzave të ndryshme me të cilat mund të eleminoheshin fizikisht bashkë me familje. Në pjesen Veriore të Shqipnisë brigada e kriminelit mallakastriot Mehmet Shehu, ekzekutuesi i pamshirshem i urdhnave të Enver Hoxhes, ka ba namin mbi shumë familje të pafajshme gege në qytete në malci e në katund, të cilat u derguen në kampin çnjerzor të Tepelenes e në kampet e Lushnjes në Tosknì si vende të sigurta per diktaturen toskokomuniste.

Me ligjin famëkeq të “pasaportizimit” , iu ndalu gegve të trasferoheshin në qytete gege Tiranë e Durrës në nji kohe që këto qytete u mbushen plot e perplot me toskë të sjellun nga malet e fushat e Tosknisë poshtë lumit Shkumbin dhe iu dhanë atyne detyra të randësishme deri edhe në institucionet e arsimit ku Universiteti i Tiranës u mbush me profesora toskë. Gegnia u la në mbrapambetje ekonomike dhe kulturore. Edhe sot e kësaj dite vazhdon pak a shumë e njajta politikë nga socialistat e Edi Rames.

Ma vonë këto kriminelat komunist filluen e me ia hanger koken edhe njeni tjetrit. Ma shumë komunista ka vrà Enver Hoxha se sa fashistat italian dhe gjerman së bashku. Këto janë fara ma e ndytë e shoqnisë shqiptare, sepse per pushtet e per pasunim vrasin e trathtojnë kedo edhe shokët e vet, se per shqiptarizem këto as e vejnë fare ujin në zjerm.

Sot pasardhesi i dejë i diktatorit Enver Hoxha, kryeministri totalitar Edi Rama, i biri i enveristit fanatik Kristaq Ramës nipit të antarit të byrosë politike komuniste Spiro Kolekes nga Vunoi i  ekstremit jugor të Tosknisë, ndjek të njajtin qendrim antishqiptar ndaj Kosoves si baballart e tij, pamvarsisht se kush qeverisë në Kosovë. Kjo asht pà haptas qyshe edhe nga qendrimi anmiqësor me të cilin Edi Rama priti Presidenten e nderueme të Kosoves Zojen Vijosa Osmanin, të cilen as si gru nuk e pat nderu. Edi Rama, ky njeri i paedukatë dhe pak serioz, per mos me u shpreh ndryshe, lidhet ma kollaj me serbët, armiq shekullor të gegve, sesa me kosovart.

Prandej ju kosovarë mos shikjoni andrra me sy hapt per nji aleancë vllaznore me Shqipninë Amë, per aqë kohë sa në Shqipni të vazhdojnë të qeverisin neokomunistat e kamufluem me emna të ndryshem politik modern.  
 
Europë, me 14 gusht 2021
Paul Tedeschini

Gjuha gebelsiane e mediave tona!

1
Prof. Dr. Sadri Ramabaja
Lajmet e rreme edhe përmes manipulimit të deklaratave të diplomatëve amerikan e europian vërshuan sot mediat në Prishitnë e Tiranë.
Prishtinë, 13 gusht – Një lagje e mediave tona, të njohura si mbështetëse të establishmentit politik që shkoi në histori më 14 skurt, por edhe ato në Tiranë që janë nën diktatin dhe kontrollin e rreptë të km Rama, vazhdojnë kështu të manipulojnë opinionin, duke interpretuar e pasqyruar krejt njëanshëm edhe deklarata e diplomatëve të Brukselit dhe Uashingtonit,
Kështu gjykojnë se i zgjasin jeëtn për ca kohë kaosit informativ dhe manipulimit të opinionit publik.
Secili lexues me formim mesatar politik e njohje të gjuhës diplomatike, po t’ ia nte një lexim të kujdesshëm deklaratave amerikane sot – ambasadat në Prishtinë dhe Sarajevë – do ta vinte re se ato dëshmojnë një dozë distancimi dhe kujdesi, kur prononcohen rreth “Ballkanit ët hapur”.
Lexojeni këtë paragraf, ju lutem me vëmendje dhe nënshtrojani analizës tuaj: “Ne inkurajojmë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të përdorin vrullin e fundit për përparim të mëtejshëm dhe të marrin përsipër detyrën e vështirë të realizimit të një angazhimi të përbashkët për formimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal. “
Në ët njejtën linë është edhe qëndrimi i BE-së.
“Ne i mirëpresim angazhimet e udhëheqësve për bashkëpunimin rajonal, një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe një pjesë integrale e Procesit të Stabilizim-Asociimit. Ne e kuptojmë dëshirën për të ecur përpara. Në të njëjtën kohë, një proces që e përfshin të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është thelbësor. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që rajoni të përparojë në krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal, një angazhim politik i marrë nga gjashtë udhëheqësit e rajonit në Samitin e Sofjes vjeshtën e kaluar”.
Kjo ishte deklarata e Ana Pisonero-s, zëdhënëse e BE’së për Fqinjësi dhe Zgjerim.
Theksi në që të dy rastet vihet te Tregu të Përbashkët Rajonal, që është pjesë e Procesit të Berlinit. Nëdrkaq “Ballkani i hapur”, e pakta që mund të thuhet ëq tashti, rezulton të jeët produkt i gjeopolitikës serbe mbi ristrukturimin e Ballkanit konform gjeopolitikës postmoderne serbe, rrjedhimisht krejt në kundërshtim me procesin e Berlinit dhe vet BE-së.
Kjo lagje e mediave tona, çuditërisht ka përvetësuar shumë stilin dhe gjuhën gebelsiane – manipulohen edhe deklaratat e diplomatëve!

Çetniko-Komunistët serb bënë gjenocid ndaj gjermanëve në Vojvodinë, jo gjermanët ndaj serbëve…!

1
Msc Muhamet Shabani
Sipas elaborateve serbe,Serbia duhet të spastrohet në radhë të parë nga shqiptarët dhe gjermanët.
Numri i gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore në Vojvodinë llogaritet të ketë pasur 550.000.
Sipas regjistrimit të parë të pas luftës (1948) në Vojvodinë jetoninë 31.821 gjermanë!
Është e pakontestueshme se ndaj gjermanëve në Jugosllavin çetniko-komuniste është kryer gjenocid!
Në të vërtet qëllimi ishte çrrënjosja e tyre nga kjo krahinë,nëpërmjet një vendimi intern të AVNOJ-it dhe kreut komunist. Deklaratat publike siç ka qenë ajo e Titos në Vërshac, se problemi i pakicës gjermane do të zgjidhet me zhdukjen e tyre nga këto treva,ose ajo e Boris Kidriçit,që elementi gjerman nga pjesët veriore të Ish-Jugosllavisë duhet të zhduket janë fakte relevante të padiskutueshme!
Gjermanët janë dërguar në kampet e vdekjes,ekzekutimi masiv,djegia e librave të tyre dhe çdo gjë që ka të bëjë me kulturën,gjuhën dhe traditen.
250.000 vdiqën në kampet e punës,ekzekutimet hakëmarrëse me rastin e “çlirimit”të Serbisë !
Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Serbi jetojnë 3.154 gjermanë.
Deklarata e zonjës Donika Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në prill 2021,është e pa sakt,pa takt diplomatik dhe e dëmshme për interesat e Shtetit të Kosovës në raport me Shtetin gjerman!
Gjatë bombardimit të Beogradit më 6 prill 1941,jetën e humbën 1200 civilë,që nuk ishin të gjith serbë!
Të përmenden 1200 civilë qofshin këta edhe të gjithë serbë në krahasim me 86.000 shqiptarë të masakruar nga 8 2.1945-8.7.1945 nga pushteti kriminal serb është e papranueshme,aq më keq kur prindi i zonjës Gërvalla,heroi i kombit Jusuf Gërvalla është viktimë e pushtetit çetniko-komunist serb!
Zonja Kryediplomate Donika Gërvalla!
Jam mbështetës dhe përkrahës i fortë dhe i padiskutueshëm i Juaji,që nga koha kur bandat e organizuara dhe të dirigjuara nga kreu i LDK-së,Isa Mustafa, duke të zvaritur u munduan me Ju kompromituar por ndodhi e kundërta 100/100!
Ky artikull nuk ka për qëllim devalvimin Tuaj si Kryediplomate,por ka të bëj shumë më tepër me këshilltarët Tuaj të ashtuquajtur profesionist të cilët ndoshta qëllimisht janë nxitur nga armiqët Tuaj dhe të Kombit…!
Zonja Kryediplomate Donika Gërvalla!
“Me gabue është njerëzore,me pranue gabimin është hyjnore”
Me respekt për Ju dhe Familjen Gërvalla:
MSc.Muhamet Shabani

KDI: Pak ligjbërje, më shumë mbikëqyrje dhe plot shkarkime, mospajtime e mungesa të deputetëve

0

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot konferencë për media me rastin e publikimit të raportit të monitorimit dhe vlerësimit të performancës së Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror 2021, e cila u karakterizua me një ritëm të ngadaltë të punës në procesin legjislativ por me performancë më të mirë në rolin mbikëqyrës.

Agnesa Haxhiu vlerësoi se Kuvendi i Kosovës në këtë sesion të punës ka shënuar rritje të lehtë të numrit të përgjithshëm të seancave krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të legjislaturës së VII-të. Prej fillimit të kësaj legjislature janë mbajtur 23 seanca (duke përfshirë edhe seancën konstituive) prej të cilave 16 ishin të rregullta, katër të jashtëzakonshme dhe dy solemne. Në 13 raste seancat kanë vazhduar për një ditë tjetër ndërkaq tri prej tyre nuk kanë arritur të përmbyllen për shkak të mungesës së kuorumit për t’iu dhënë epilog katër pikave të mbetura nga këto seanca. “Një problematikë që e ka përcjellë këtë periudhë të punës së Kuvendit ngjashëm si në të kaluarën janë mungesat e shumta të deputetëve në seancë, veprime këto që padyshim që kanë ndikuar në mbarëvajtjen e punimeve plenare. Sipas të dhënave të siguruara nga Kuvendi, deri në fund të muajit korrik deputetët kanë munguar plot 414 herë” shtoi ajo.

Edhe Kryesia e Kuvendit është mbledhur dy herë më shpesh për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar duke mbajtur gjithsej 18 mbledhje, kurse komisionet parlamentare, kanë rritur performancën duke mbajtur 176 mbledhje dhe gjashtë dëgjime publike (rritje prej 31 mbledhjesh dhe pesë dëgjimesh publike më shumë sesa sesionin pranveror 2020).

Agnesa Haxhiu tha që ky sesion është karakterizuar me numër të ulët të ligjeve të miratuara (vetëm 7 sosh) në krahasim me 10 ligjet e miratuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. “Në bazë të agjendës legjislative të Kuvendit, janë proceduar 29 projektligje, prej të cilave shtatë janë miratuar ndërsa 22 të tjerë janë në procedurë të shqyrtimit. Në anën tjetër, qeveria ka dështuar të përmbushë planin e saj legjislativ duke dorëzuar vetëm 27 projektligje nga 65 sa kanë qenë të parapara për procedim për periudhën prill –gusht. Këto vonesa kanë ndikuar drejtpërdrejt në dinamikën e punës së Kuvendit në shqyrtimin e tyre”, tha Haxhiu.

Ndonëse në legjislaturën e kaluar ishte sfidë arritja e kuorumit edhe për ligjet bazike që kërkojnë shumicë të thjeshtë të votave, gjithsesi pavarësisht që kjo legjislaturë ka një shumicë të konsoliduar mungesa e kuorumit vazhdoi të jetë prezente.  Mospjesëmarrja e opozitës në votim, e ka shndërruar në sfidë kryesore të Kuvendit, arritjen e kuorumit në vendimmarrje në pikat që kërkonin 2/3 e votave të të gjithë deputetëve, siç ishte rasti me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Në mungesë të votave të mjaftueshme, dy marrëveshje ndërkombëtare u ratifikuan vetëm pas tentativës së tretë, ndërsa dy marrëveshje të tjera kanë mbetur në procedurë për votim në seancë pasi që për to nuk ka është arritur konsensusi i nevojshëm mes grupeve parlamentare.

Haxhiu vlerësoi se një tjetër aspekt që e karakterizoi sesionin pranveror ishte procesi i shkarkimit të plotë të bordeve të institucioneve të pavarura dhe shkarkime individuale duke nxitur mospajtime mes shumicës parlamentare dhe opozitës. Pavarësisht këtyre mospajtimeve, Kuvendi me shumicë votash ka shkarkuar bordet e katër institucioneve të pavarura siç janë: bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), bordin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave (ARH) si dhe një anëtar të bordit të KOSTT-it.

Të dhënat nga monitorimi flasin për ngritje të performancës në ushtrimin e rolit mbikëqyrës në krahasim me periudhën e njëjtë të legjislaturës së VII-të. “Mekanizmin e pyetjeve parlamentare si formë të ushtrimit të rolit mbikëqyrës e kanë shfrytëzuar 39 nga 120 deputetë përmes parashtrimit të  108 pyetje parlamentare drejtuar kabinetit qeveritar, apo 37 pyetje më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga numri i përgjithshëm i pyetjeve të parashtruara, 89 prej tyre kanë marrë përgjigje nga kabineti qeveritar ose shprehur në përqindje 82% e tyre. Në kuadër të rolit mbikëqyrës, Kuvendi ka mbajtur dy interpelanca dhe pesë debate parlamentare, janë propozuar shtatë projekt-rezoluta, prej të cilave vetëm një ka marrë përkrahjen e Kuvendit kurse gjashtë të tjera të propozuara nga opozita janë hedhur poshtë. Janë shënuar edhe 31 raportime të ministrave në komisionet përkatëse, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritje prej tetë raportimeve më shumë. Ndërkaq lidhur me aktivitetet mbikëqyrëse të zbatimit të ligjeve, mbështetur në planet vjetore të komisioneve përkatëse, për këtë sesion janë planifikuar të mbikëqyren gjithsej 11 ligje. Gjatë kësaj periudhe kohore, Kuvendi ka miratuar vetëm një raport për mbikëqyrjen e ligjit, atij për Shoqëritë Tregtare të përpiluar nga Komisioni për Ekonomi” deklaroi Haxhiu.

Mbështetur në gjetjet dhe vlerësimin lidhur me performancën e Kuvendit gjatë këtij sesionin parlamentar, KDI ka dhënë këto rekomandime:

-Shumica parlamentare gjegjësisht Qeveria duhet të ndërtoj një qasje bashkëpunuese me opozitën në funksion të arritjes së pajtueshmërisë për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare kur dihet që deri në fund të këtij viti do të shqyrtohen edhe 14 të tilla.

– Çështja e mungesave të deputetëve do të duhej të adresohej përmes Rregullores së re të Kuvendit, ku do të parashiheshin sanksione financiare për deputetët që mungojnë në punime pa arsye objektive dhe atyre që përfitojnë mëditjet pa qëndruar prezent gjatë gjithë kohës sa zgjasin punimet.

– Kuvendi të vendos si detyrë prioritare në sesionin vjeshtor kompletimin e bordeve të shkarkuara pasiqë shkarkimi i plotës i bordeve të atyre institucioneve i ka bërë ato jofunksionale. Ky proces duhet të kryhet në procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe ligjet përkatëse në fuqi.

– Numri i ulët i dëgjimeve publike duhet të adresohet dhe përmirësohet, në mënyrë që ligjet e miratuara të gjejnë zbatim në praktikë është më se e nevojshme që Komisionet parlamentare të synojnë përfshirjen dhe konsultim të një numri sa më të madh të akterëve në procesin legjislativ.

– Të përmbyllet procesi i hartimit të rregullores së re të Punës duke shfrytëzuar konsensusin aktual të arritur mes të gjitha grupeve parlamentare. Avancimi i rregullave të brendshme do të ndihmonte Kuvendin në përmirësimin e performancës dhe përmbushjen e mandatit kushtetues.

Raportin e plotë e gjeni në këtë link.

Zgjedhjet lokale të tetorit, do të sjellin forcat përparimtare në pushtet

0

Skënder MULLIQI

Arrestimet e 7 zyrtarëve të komunës së Pejës, nën dyshim së kan kryer vepra penale të korrupcionit, dhe arrestimet e para disa javësh në komunat e Dukagjinit,janë tregues së krimi dhe korrupcioni kan zbritur në qdo nivel.Ky zingjirë e kahmotshëm I krimeve të natyrës ekonomike ka filluar të shkëputët më ardhjën në pushtet të forcave të reja politike.

Dihët së kohë më parë u bën edhe disa arrestime edhe në nivele më të larta , dhe kështu duhët të vëprohet nga organët tona të drejtësisë deri në fund.Është logjike dhe e shëndosh për shtetin që aty ku ndodhin keqpërdorime të natyrave të tilla , drejtuesit e pushtetit ,local të japin dorëheqje deri në llogaridhënje para organëve të drejtësisë . Logjika e përgjegjësisë në Kosovë, deri më tash nuk ka funksionuar mirë.Rrallë kemi parë që dikush të këtë marrë guximin qyetarë që dorëhiqët nga posti, e dihet së për këto 20 vite kemi pasur mjaftë afera korruptive.

Madje, qka ka qenë edhe keq keq, kur disa që janë përballur më gjykata për keqpërdorime të pozitës në nivele të larta , jo që nuk kan marr dënimin e merituar, por ata janë kthyer në pozitat e mëparshme shtetërore!Kjo logjikë ka filluar të ndalet dhe duhet të vazhdon edhe më tutje pa marrë parasysh pozitën që e bartë dikush në shoqëri.Mjaftë është bërë më korrupcion të nivelit të lartë dhe mos të jepët përgjegjësi .

Organët tona të drejtësisë , kan filluar të funksionojnë në mënyrë më efikase , së deri më tash.Kjo më të drejtë ngjallë shpresa tek qytetarët së do të funksionon ashtu si duhet shteti ligjor dhe shteti i së drejtës .Askush në një shtet demokratik nuk guxon të ngritët mbi ligjin.Praktikat e vjetra dhe praktikat që popullit nuk I kan sjellur të mira , veq telashe , ka ardhur koha të ndërptën.Zgjedhjet locale të tetorit sigurisht së do të sjellin ndryshime pozitive nepër komunat e Kosovës , duke i larguar pushtetet korruptive dhe nepotike, duke i zëvëndësuar ato më njerëz që kanë autoritet dhe moral të lartë politikë .Koha është për spastrimin e mbarë aparatit shtetëror nga elementet keqbërëse të cilat janë bërë pëngesë serioze e ecjës tonë përpara, madje kemi pasur deri më tash edhe tendenca regresive më varfërime të formës ekstreme .

Nga fenomenet e krimit të organizuar , korrupcionit, nepoztimit dhe klientelizmit, Kosova ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë.

Nga ky izolim 20 vjeqar do të dalim vëtem duke i luftuar dukurtë negative pa pardon aty ku ato paraqitën, deri të konfiskimi i pasurimeve të jashtëligjshme…

Nga Marrëveshja e Prizrenit deri te ajo e Ohrit

Jusuf Buxhovi, historian e shkrimtar nga Prishtina
Ose gjeneza e një lufte të sukseshme të shqiptarëve në Maqedoni që u kthye në një kompromis të padobishëm politik
Rruga e bisedimeve “ndërmjetëse” midis subjekteve politike maqedonase që kishin përfaqësuar institucionet shtetërore dhe ato parlamentare dhe liderëve ushtarakë të UÇK-së, që kishin folur në emër të “Shtabit të Përgjithshëm”, kishte kaluar nëpër një marrëveshje politike që ishte arritur në Prizren. Me këtë marrë-veshje, UÇK-ja do të bëhet pjesë e procesit politik, për ç’gjë ishin angazhuar faktorët meritorë ndërkombëtarë. Por, duhet thënë se përfshirjen e UÇK-së në procesin politik, ndonëse me naze,e kishin dëshiruar edhe maqedonasit, të cilët e dinin se ishte shtabi i Tetovës ai që duhej ta thoshte fjalën e fundit, fjalë kjo që sipas Komunikatës 6 të marsit, kur mbrohej integriteti territorial dhe ai shtetëror i Maqedonisë dhe Projekt-Planit të Paqes së UÇK-së të 14 qershorit, në kuadër të reformave kushtetuese kërkohej shteti multietnik, për maqedonasit ishte e mirëseardhur, ngaqë me anën e tyre, edhe më tutje do t’i ruanin pozitat dominuese në institucionet e vendit. Ndërsa pozita e shqiptarëve, paçka se kishin luftuar, mund të ndryshohej paksa, por jo që të arrinin te limitet, ngaqë vetë karakteri i demokracisë me fuqinë e shumicës, pengon këtë.
Sidoqoftë, marrëveshja e Prizrenit, duhej t’ia hapte rrugën një zgjidhje politike për të cilën ishin pajtuar që të gjithë, që do të arrihej me palën shqiptare me anën e një marrëveshje për ndërprerjen e armiqësive (luftës). Meqë këtë punë kishte marrë përsipër qeveria e koalicionit e zgjedhur më 15 maj, Trajkovski kish-te kërkuar nga ndërmjetësuesi Robert Frowick, i emëruar i veçantë i OSBE-së për Maqedoninë, një “fushatë” për ndërprerjen e luftimeve të armatosura, që duhej të shkonte nëpërmes një marrëveshjeje te faktorëve politikë shqiptarë në rajon – në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri me çka Maqedonia fitonte garanci “gjithëshqiptare” për opsionin e multietnicitetit në Maqedoni, që përjashtonte atë më të rrezikshmin për Shkupin – shtetin dy-kombesh, siç ishte kërkuar fillimisht nga UÇK-ja.
Marrëveshja e faktorëve politikë shqiptarë në rajon, atyre në Maqedoni dhe Shqipëri, për Frowickun si iniciues të saj dhe faktorin ndërkombëtar në përgjithësi nuk duhej të paraqiste ndonjë vështirësi. Edhe pse faktorët politikë shqiptarë vinin nga tri realitete të ndryshme politike dhe shtetërore dhe përkatësi të ndryshme intelektuale, megjithatë, pjesa më e madhe e tyre (ata nga Kosova dhe Maqedonia) kishin të përbashkët veprimtarinë në rrethanat e shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe angazhimin për çështjen e Kosovës në kuadër të rezistencës institucionale dhe të asaj të armatosur në radhët e luftës së UÇK-së, veprimtari kjo që në vitet e fundit (1989-1999), në shumë aspekte ishte zhvilluar në Shqipëri dhe e gjitha kishte kaluar nëpër një emancipim të përbashkët politik rreth asaj që shfaqej si interesa i përbashkët shqiptar në rrethanat e reja, e ku shteti maqedonas, edhe si interes i shqiptarëve, kishte mbështetje unanime.
Vegëza politike e liderëve shqiptarë në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkupit, në raport me Maqedoninë dhe rolin e shqiptarëve në arritjen e marrëveshjes paqësore atje duhej t’ua kthente “kohezionin e brendshëm”, siç kishte ndodhur edhe gjatë bisedimeve të Rambujesë në shkurt dhe mars 1999, gjithsesi se shfaqej Veton Surroi.
Surroi kishte pranuar të ndërmjetësonte me kusht që bisedimet të mos çonin te ndarja e Maqedonisë, meqë kjo ishte kundër bindjeve të tij.
Por, ky kusht as që i duhej, ngaqë, UÇK-ja, qysh në Komunikatën numër 6, kishte theksuar mbrojtjen e integritetit territorial si dhe sovranitetin shtetëror të Maqedonisë dhe gjithnjë e më shpesh theksonte reformat kushtetuese me anën e të cilave në shtetin multietnik realizohej barazia e plotë e të gjithëve.
Ideja për t’u takuar në Prizren nuk ishte e rastësishme. Kishte arsyet praktike-teknike (Ali Ahmeti mund të lëvizte lirisht nga shtabi i tij afër Tetovës për në Prizren, nëpër brezin deri te kufiri me Kosovën ngaqë e mbikëqyrnin forcat e tij)edhe pse ajo pjesë mbikëqyrje nga KFOR-i amerikan dhe britanik, por kishte edhe simbolikë historike, meqë Prizreni ishte qendra politike e nacionalizmit shqiptar, që kishte ushqyer të gjitha lëvizjet shqiptare për liri dhe pavarësi, që si e tillë nga shumëkush shihej edhe lufta e UÇK-së në Maqedoni. Andaj, marrëveshja shqiptare në Prizren, pos pajtimit të brendshëm, dërgonte edhe mesazhe bashkimi jashtë, të cila edhe në këto rrethana kishin rëndësi të veçantë, që gjërave që quheshin “historike”, paçka se nuk ishin të tilla, t’ua jepte grimin e duhur “patriotik”.
Siç pritej, AliAhmeti kishte disa kërkesa, të cilat duhej plotësuar për t’u filluar procesi politik. Ndër to ishte prania si dhe vendosja e trupave të NATO-s në Maqedoni, ngaqë shqiptarët kishin humbur besimin në demokracinë e njëanshme dhe të shpërdorur si dhe në aparatin policor dhe ushtarak të shtetit maqedonas, i cili kishe qenë në shërbim të represionit dhe dhunës kundër shqiptarëve, siç ishte parë edhe gjatë konfliktit të fundit, kur pas dështimeve në vijat e fronteve, në shenjë hakmarrje, kishin sulmuar vendbanimet e shqiptarëve. Ndër këto kushte ishin edhe ato që lidheshin me demilitarizimin e Maqedonisë, amnesitimin e pjesëtarëve të UÇK-së si dhe disa të tjera të natyrës teknike.
Mbas takimit të parë me Ali Ahmetin në Prizren, Surroi kishte nxituar të takohej me
Frowickun në Shkup për ta njoftuar rreth kërkesave të UÇK-së.
Në bisedën e dytë në Prizren, Surroi ia kishte përcjellë Ali Ahmetit qëndrimet e Frowickut, duke ia bërë me dije se dy prej tri objektivave mund të arrihen:filimi i procesit politik, me kërkesat e ndërtuara edhe të UÇK-së si dhe ky proces të ndërlidhet me atë të amnestisë së ushtarëve të UÇK-së dhe të demilitarizimit të UÇK-së. Ajo çfarë duke se nuk mund të arrihet ishte vendosja e trupave të NATO-s në Maqedoni si forcë sigurie, pas së cilës do të fillonte procesi negociator, ngaqë dihej se një vendim i tillë, së pari kërkonte qëndrimin unanim të Asamblesë Veriatlantike, gjë që vështirë të arrihej, dhe së dyti, kërkonte edhe mandatin e KS të OKB-së, që varej nga qëndrimi i Rusisë dhe Kinës aty.
Takimi i përbashkët i Surroit me Ali Ahmetin dhe Arben Xhaferin ishte mbajtur në furrën e Prizrenit, aty ku kishin filluar takimet e para. Surroi thekson se “qëllimi i takimit ishte unifikimi i qëndrimeve ndërmjet Aliut dhe Arbenit për të përgatitur një platformë për negociata për përfundimin e luftës me realizimin e kërkesave të shqiptarëve, mapë-kornizë, që do të shprehte qëndrimet e UÇK-së dhe do të ishte konsensual për UÇK-në dhe partitë politike, dhe njëkohësisht një proces që do ta nxjerrë UÇK-në prej pozitës së tanishme të pamundshme për negociatat, te një ‘organizatë terroriste’ drejt një pozicionimi të legjitimitetit politik”.
Në takim u sollën edhe këto konkluzione:
-Shlyerja e preambulës së Kushtetutës;
-Përdorimi i pakufizuar i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni;
-Përfaqësimi përpjesëtimor etnik në institucionet e shtetit;
-Zgjerimi i kompetencave të komunave;
-Shekullarizimi i plotë i Kushtetutës së shtetit;
-Vendosja e demokracisë konsenzuale në fushat që kanë të bëjnë me të drejtat etnike; do me thënë, pengimi i mbivotimit mazhoritar në fushat që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të drejtat etnike.
U vendos që vëmendje t’i kushtohet edhe amnistisë së përgjithshme për të gjithë të përfshirit në konfliktin e armatosur si dhe çështja e shërbimit ushtarak në ARM brenda territorit të komunës së vendlindjes.
Kërkesat që kishin dalë nga takimi i përbashkët midis Ali Ahmetit dhe Arben Xhaferit me Surroin, që do t’i dorëzohen në Shkup Frowikcukt, nuk ishin të reja e as të panjohura. Si të tilla ato tashmë ishin shfaqur në Kumtesën numër 6 të UÇK-së, në Memorandumin e Ali Ahmetit drejtuar faktorit ndërkombëtar si dhe në prononcimet e ngjashme që vinin nga Shtabi i UÇK-së.
Në këtë pako, e re ishte vetëm kërkesa rreth përfshirjes së plotë të NATO-s në procesin e implementimit të paqes, që nënkuptonte edhe demilitarizimin e Maqedonisë, kërkesë kjo që ishte jo reale, megjithatë mund të përdorej për koordi-nata të tjera.
Frowick kërkoi nga UÇK-ja që me shkrim të operacionalizohen pikat e përmbajtjes, duke bërë me dije se me to mund të shkojë te Trajkovski për të filluar procesin e paqes dhe pajtohen që të kenë një tekst të shkurtër sapo ai të ketë biseduar me Trajkoskin.
Më 21 maj, Surroi ia dorëzon Frowickut, ofertat e shkruara nga lidershipi i UÇK-së të përmbledhura në shtatë pika:
1. Shpallja e përfundimit të operacioneve luftarake të UÇK-së dhe fillimi i dialogut në nivel politik përmes institucioneve të shtetit me lehtësim ndërko-mbëtar, të përcjellë me deklarata të ngjashme nga autoritetet maqedonase;
2. Shpallja e amnistisë (me afat përfundimtar prej një muaji) nga autoritetet maqedonase, me përjashtim të të dyshuarve dhe kryerësve të krimeve dhe të krimeve kundër njerëzimit;
3. Vendosja e menjëhershme e vëzhguesve të paarmatosur të OSBE-së (opsioni: të armatosur me revole) në rajonin kritik të Kumanovës (opsioni B: të gjitha zonat ku është luftuar, duke përfshirë edhe Tetovën);
4. Vendosjen e pranisë së paarmatosur institucionale të shtetit maqedonas (prefekti i Likovës, institucionet shëndetësore etj.) në kohëzgjatje prej dy muajve, në mënyrë identike me qëndrimin e vëzhguesve të OSBE-së);
5. Dorëzimin e armëve të UÇK-së para komisionit të udhëhequr nga pushteti lokal i Likovës dhe OSBE-së, dhe me pas dorëzimin nga ana e OSBE-së deri te strukturat maqedonase të sigurisë;
6. Shpallja e deklaratës së përbashkët të liderëve politikë shqiptarë për qëllime të përbashkëta, të cilat duhet të arrihen me procesin reformues. Deklaratë e nënshkruar edhe nga AliAhmeti dhe
7. Shpallja nga an e kryetarit Trajkovski të datës së fillimit të negociatave për reformimin e Maqedonisë.
Kërkesat e përfaqësuesve shqiptarë, nga Frowicku do të revidohen dukshëm duke i zbërthyer në njëfarë plani aksional thuajse njëanshëm, me të cilin do të merrej kryesisht qeveria maqedonase, ndërsa pala shqiptare, ndonëse pjesëmarrëse e konfliktit, mbete jashtë ndikimit. Kjo u pa edhe me refuzimin kategorik që Ali Ahmetit t’i përmendet emri në konkluzione si dhe pjesëmarrja e luftëtarëve në bisedime. Sipas Frowickut, luftëtarët shqiptarë mund të merrnin pjesë në bisedime, në kuadër të ndonjërit nga subjektet politike (PDSH ose PPD), vetëm pa-si që UÇK-ja të pushojë me veprimet dhe të rehabilitohet, gjë që e gjitha lente përshtypjen e një marrëveshjeje për kapitullim.
Edhe sa u përket çështjeve të tjera, sidomos atyre që kanë të bëjë me reformat, Frowick, thuajse anashkalohet esenca e problemit, pra ndryshimi i preambulës së kushtetutës, me të cilën duhet të ndryshohet koncepti shteti-komb në shtet të barabartë qytetar. Me këtë rast, Frowick insiston që në vend të ndryshimit të kushtetutës, siç kërkojnë shqiptarët të ketë reforma kushtetuese, dhe ato të shkojnë në drejtim të barabarësisë së të drejtave individuale dhe qytetare dhe barabarësisë së përgjegjësive individuale qytetare, si mundësi për mënjanimin e jostabiltetit kronik për shkak të refuzimit shqiptar, që të pranohet Kushtetuta e vitit 1991.
Edhe formulimi “jostabilitet kronik”, i parë nga këndvështrimi i “refuzimit të shqiptarëve që të pranohet Kushtetuta” nxjerr në pah “fajësinë” e shqiptarëve dhe jo shkaktarin kryesor – Kushtetutën që ata i diskriminon dhe rolin e hartuesve dhe miratuesve të saj – klasës së gjithëmbarshme politike maqedonase.
Përkundër përpjekjeve të Frovickut që bisedimet e Prizrenit me ndërmjetësimin e Surroit si dhe qëndrimet nga aty të “zbuteshin” sa më shumë, nuk do të pëlqehen nga pala maqedonase, e cila bisedimet e ardhshme i kushtëzonte me ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve nga ana e UÇK-së si dhe dorëzimin e armë-ve. Kryetari Trajkovski ishte thuajse kategorik në kërkesën e tij që të mos hiqet cilësimi “terroristë” për luftëtarët e UÇK-së si dhe të përjashtohet çfarëdo pjesëmarrje e Ali Ahmetit në bisedimet e ardhshme. Trajkovski, po ashtu, kërkonte nga Frowicku që UÇK-së t’i jepej një afat prej disa ditësh t’i pranojë kërkesat (ultimative), ose t’i nënshtrohet sulmeve ushtarake, me ç’rast kërcënohej me një ofensivë të përgjithshme deri në shkatërrim.
Por, Frowick, që e dinte takatin e forcave policore dhe ushtarake maqedonase si dhe gatishmërinë e UÇK-së që të përparojë edhe në zona të tjera, pasi që e kishte më se të qartë se nga do të silleshin shqiptarët dhe deri ku mund të shkonin me kompromise, siç e kishte të qartë edhe pozicionin e qeveritarëve maqedonas, gjithnjë duke u mbështetur edhe në ato që kishte marrë nga Surroi dhe nga tabori maqedonas, doli me një plan operativ prej tri fazash, që duhej t’u shërbente palëve në konflikt si platformë për ndërprerjen e konflikteve si dhe bisedimet e paqes, që duhej të fillonin menjëherë.
Plani kishte tri faza.
E para parashihte vendosjen e paqes, kohë kjo që parashihej që luftëtarët e UÇK-së t’i dorëzonin të gjitha armët dhe uniformat vëzhguesve të OSBE-së. Luftëtarët, pasi t’i dorëzojnë armët mund t’i kthehen jetës së përditshme dhe pu-nëve që kishin. Qeveria do të shpallë amnisti.
Faza e dytë, parashihet si kohë mirëbesimi, për t’u përforcuar dialogu. Në këtë fazë parashihet hapja e universitetit të Shtulit dhe lëshimi i kanali të tretë televiziv për pakicat.
Në fazën e tretë do të negociohej për çështjet me rëndësi të veçantë, si ndryshimi i preambulës së kushtetutës, për përdorimin e gjuhës shqipe e të tjera.
Ndihmësi Foley, bën të ditur se qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës është i prerë:
“Krejt do të shkojë në konceptin qytetar, gjegjësisht definimi i Maqedonisë si shtet i të gjithë qytetarëve, e jo si shtet i popullit maqedonas dhe shqiptar, siç kërkojnë shqiptarët.”
Foley, po ashtu pranon se tri fazat e pakos së paqes, mund të mbeteshin në letër, po qe se nuk arrihet një marrëveshje për çarmatosjen e UÇK-së, me të cilën ajo do të pajtohej, që nënkuptonte edhe pranimin e kushteve që parashtronte ajo.
Krahasuar me gjuhën përjashtuese që vinte nga zyrtarët maqedonas, Foley ishte më e matur dhe pranë realitetit, ngaqë e dinte se ndërprerja e konfliktit, siç kërkohej nga faktori ndërkombëtar, nuk mund të arrihej me trysni të njëanshme (ndaj luftëtarëve shqiptarë), por me kompromise nga të dyja palët, rreth një marrëveshje të re midis dy popujve për shtetin e përbashkët mbi konceptim e barazisë qytetare, pra shtetit-multietnik, që ishe opsion edhe i bashkësisë ndërkombëtare. Marrëveshja e re, pa marrë parasysh si do të quhej, kushtëzohej nga marrëveshja paraprake për ndërprerjen e konflikteve, pra të luftës, e cila, po ashtu, nuk mund të ishte as e njëanshme, siç kërkonin maqedonasit, e as pa implementimin e ku-shteve të luftëtarëve shqiptarë. Si e tillë, kjo marrëveshje, nëse nënkuptonte çar-matosjen e UÇK-së, ajo duhej t’u jepte përgjigje edhe shumë çështjeve të tjera që lidheshin me këtë proces (nga amnistia, rehabilitimi, punësimi, pakoja sociale e të tjera veprime) dhe assesi “falje” ose “lirim nga përgjegjësia” për një vepër penale!
Dhe, do të jetë pikërisht çështja e arritjes së armëpushimit e me të edhe e implementimit të paqes, pika thyese e gjithë çështjes, që do të varej jo nga fjalët e mëdha dhe “kërcënimet” që vinin nga kryetari Trajkovski dhe ushtarakët e tij që nuk ishin në gjendje të arrinin asgjë me ofensivat që ditë për ditë i shpallnin në shtyp, por nga qëndrimi i faktorit ndërkombëtar, konkretisht SHBA-ve dhe NATO-s si duhej lidhur kryet konfliktit, gjithnjë duke pasur parasysh që e gjitha të përfshihet në një pako për marrëveshje dhe assesi ultimatum drejtuar shqiptarëve për kapitullim.
Duke ditë këtë gjë, përfaqësuesit politikë dhe ushtarakë shqiptarë në Prizren ishin përqendruar te një marrëveshje e tyre rreth planit të paqes, që do të justifikonte luftën dhe gjakun që ishte derdhur gjatë atyre muajve nëpër vijat e shumta të fronte, por në të njëjtën kohë do të pranonte edhe realitetet politike dhe ato të sferave të interesit që lidheshin me ekzistencën e shtetit maqedonas, i cili duhej të nxirrej nga “pronësia maqedonase” dhe “tapitë kombëtare”, që ia kishte dhënë Kushtetuta e vitit 1991, qoftë edhe mbi parimin e shtetit multietnik, për të cilin tashmë mbretëronte ujdi e përgjithshme.
Në përputhje me këto qëndrime dhe pavarësisht gjuhës së ultimatumeve që përdorte qeveria maqedonase, duke i ndërlidhur ato edhe me operacionet ushtarake (“Ogan” në Runicë dhe, “Vaksince”, që sapo kishte filluar dhe përdorej si trysni ndaj faktorit politik dhe ushtarak shqiptar), përfaqësuesi politik i UÇK-së – AliAhmeti, liderët e parive politike – i Partisë Demokratike Shqiptare, Arben Xhaferi dhe i Prosperitetit Demokratik, Imer Imeri, më 22 maj 2001, nënshkruan deklaratën lidhur me procesin paqësor e reformues në Republikën e Maqedonisë, të njohur si “Marrëveshja e Prizrenit”.
Pajtimi i arritur në mes liderëve shqiptarë mbështetet mbi këto parime:
-njohjen e faktit se reformat, për të cilat angazhohen shqiptarët, kanë qëllim ruajtjen e integritetit dhe karakterit multietnik të Maqedonisë,
-njohjen e faktit se nuk ka zgjidhje “etnike territoriale” për problemet në Republikën e Maqedonisë dhe se çdo përpjekje për të copëtuar etnikisht territoret e u sjell dëm vetë qytetarëve të Maqedonisë,
-njohjen e faktit se nuk ka zgjidhje ushtarake për problemet në RM,
-njohjen e faktit se procesi i transformimeve të RM-së duhet të shkojë drejtë integrimeve euroatlantike,
-njohjen e faktit se zgjidhja do të gjendet brenda një procesi vendor politik me lehtësimin e SHBA-ve dhe BE-së.
Në bazë të këtyre parimeve, liderët shqiptarë të Maqedonisë janë të vendosur që të marrin pjesë në procesin e dialogut reformist, duke trajtuar këto çështje:
-amendamentet në Kushtetutën e Maqedonisë,
-përdorimi i papenguar i gjuhës shqipe, si njëra prej gjuhëve zyrtare të Maqedonisë,
-përfaqësimi përpjesëtimor etnik në institucionet e shtetit,
-zgjerim i kompetencave të pushtetit komunal,
-shekullarizim i plotë i Kushtetutës-shtet,
-vendosja e demokracisë konsenzuale për çështjet, që kanë të bëjnë me të drejtat kombëtare, që do të thotë, kufizim i procesit të mbivotimi në fushat që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me të drejtat etnike,
-e drejta për komunikim të lirë e të papenguar në hapësirën kulturore shqiptare.
Në marrëveshje përfshihen edhe masat për transformimin e jetës së anëtarëve të UÇK-së në profesione të ndryshme civile, duke përfshirë edhe ato brenda institucioneve qeveritare.
Për nga kërkesat, “Marrëveshja e Prizrenit” mbetet në kornizat e Komunikatës numër 6 të UÇK-së nga 9 marsi 2001. Theksohet ruajtja e integritetit shtetëror të Maqedonisë dhe karakteri multietnik i Maqedonisë. Karakteri multietnik i Maqedonisë duhet të arrihet me anën e një dialogu reformues, ku do të ndryshohen amendamentet në Kushtetutën e Maqedonisë, me çka, koncepti i ndryshimeve kushtetuese si dhe kërkesa për to do të zbutet në reformë kushtetuese.
Kërkesat tjera, si ajo për përdorimin e papenguar të gjuhës shqipe, si njërës prej gjuhëve zyrtare në Maqedoni, shekullarizimit të shtetit, përfaqësimit përpjesëtimor etnik në institucionet e shtetit e deri të e drejta për komunikim të papenguar në hapësirën kulturore shqiptare, që u takojnë të drejtave dhe lirive elementare njerëzore universale, janë të vetëkuptueshme në secilën demokraci parlamentare, gjë që tregon, në njërën anë absurdin e ndërtimit të shteteve mbi konceptet shtet-komb, siç ishte ai maqedonas, që doli nga shpërbërja e ish Jugosllavisë në një realitetet shumetnik dhe, në tjetrën anë, të pranimit ndërkombëtar jashtë kritereve elementare demokratike dhe civilizues, që kthehet në çështje krize deri te lufta.
Këtë më së miri do ta pasqyrojnë reagimet e ashpra, që erdhën rreth Marrëveshjes së Prizrenit nga ana e liderëve shtetëror maqedonas si dhe elitës intelektuale maqedonase, po edhe ato nga faktori ndërkombëtar.
Reagimet nga liderët maqedonas sado që refuzuese dukeshin ishin edhe të pritshme dhe të natyrës së koniunkturave dhe për nevoja të brendshme për vetë faktin se nga trysnia e kryengritjes së shqiptarëve, binte koncepti i shtetit-komb, mbi të cilin ishte shpallur pavarësia e Maqedonisë në vitin 1991, paçka se edhe koncepti i multietnik, që shfaqej i pashmangshëm, edhe në rrethanat të krijuara nga trysnia e luftës së shqiptarëve, në segmentet kryesore (gjuha zyrtare, simbolet shtetërore, himni e deri te emërtimi zyrtar), shtetit ia ruante karakterin maqedonas.
Të kësaj natyre duhet kuptuar edhe reagimet që erdhën nga faktori ndërkombëtar, që ndonëse shfaqeshin refuzuese ndaj Marrëveshje së Prizrenit dhe atyre që ajo përmbante, më shumë i referoheshin formës se sa përmbajtjes. Madje, kjo e fundit, me ndonjë përjashtim, në pikat kryesore (ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror, reformat kushtetuese me të cilat shteti maqedonas trans-formohet nga shteti-komb te shteti qytetar-multietnik) ruante në tërësi qasjen e ndërkombëtarëve ndaj krizës në Maqedoni si dhe zgjidhjes që duhej dhënë, të shpalosura në forumet kryesore ndërkombëtare nga KS i OKB-së, OSBE-ja, BE-ja e deri te NATO-ja, dhe po ashtu, që njëherësh ishin edhe qëndrime zyrtare të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera, të cilat ishin elaboruar edhe në takimet me zyrtarët më të lartë të shteti maqedonas, po edhe me takimet e herë pas hershme me liderët politikë shqiptarë në Maqedoni. Këto qëndrime, po ashtu, vinin edhe nga Shqipëria dhe nga Kosova, ndonëse në rolin e spektatorit të thjeshtë.
Edhe pse SHBA-të, Franca, Gjermania si dhe përfaqësuesit e BE-së sa për sy e faqe, kërkuan nga A. Xhaferi dhe I. Imeri që të heqin dorë nga Marrëveshja e Prizrenit, meqë ajo “kthente në subjekt të marrëveshjes ata që kishin marrë armët”, megjithatë, ata dëshironin që liderët shqiptarë të mbeteshin në koalicionin qeverisës, i cili, shfaqej si garantues i bisedimeve për paqen dhe marrëveshjeve të ardhme. Ky konstalacion ishte i vetmi që pengonte alternativën e luftës.
Këtë e dinin edhe maqedonasit, që ndonëse sulmonin A. Xhaferin dhe I. Imerin si “bashkëpunëtorë të terroristëve” e të ngjashme, ishin të vetëdijshëm se ata ishin të pashmangshëm dhe madje, edhe të dobishëm për vetë çështjen, ngaqë vetëm me anën e tyre, pengonin shfaqjen e Ali Ahmeti në bisedime të drejtpërdrejta si dhe legjitimimin e faktorit luftë, që për opinionin maqedonas ishte i papranueshëm, ndonëse edhe luftëtarët ashtu siç flisnin paralajmëronin se do të merreshin me politikë. Maqedonasit, po ashtu e dinin, se me deklarimin e UÇK-së për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovraniteti shtetëror të Maqedonisë si dhe tërheqjen e tyre nga kërkesa për shtetin dy-kombesh, pra për federalizimin, ia kishin dalë që disfatën në planin ushtarak ta kthejnë në një fitore politike, edhe për vetë faktin se slogani i diskriminimit kombëtar, i dhunës shtetërore ndaj shqiptarëve, “i terrorit demokratik”, e mbi të gjitha i degradimit të shqiptarëve në pakicë dhe të tjera me të cilat kishte filluar kryengritja shqiptare në Tanushë dhe ishte përhapur me të shpejtë në pjesët tjera, ishte rrudhur në atë se “në Maqedoni po luftohet për reforma, luftohet për barazi”, gjë që gjithë çështjes i jep dimensionin e “gabimeve gjatë procesit të shtetndërtimit”, që mund të korrigjohen me marrëveshje, siç do të ndodhëm me atë të Ohrit.
Dhe, meqë ishte arritur deri te një modus që “reformat demokratike” të shërojnë “gabimet e tranzicioneve demokratike”, siç kishe filluar të fliste propaganda mediatike e Shkupit, pra kur UÇK-ja gjithë çështjen e shihte te “receta e reformave dhe shteti multietnik”, dhe jo të ndryshimet kushtetuese, atëherë ishte e pritshme, që nga maqedonasit, “intermexoja” midis “luftës dhe paqes” të shfrytëzohet që faktori ushtarak shqiptar, meqë kishte hequr dorë nga kërkesat që do ta rrezikonin shtetin maqedonas dhe nuk paraqiste më kërcënim për copëtimin e tij e të tjera rreziqe që mund t’i vinin, të dobësohet sa më shumë, e me ta edhe faktorët politikë shqiptarë, që do të flisnin me gjuhën e tyre gjatë bisedimeve për paqen.
Kjo në të vërtetë do të shihet me operacionet ushtarake që do të vazhdojnë sapo të jetë shpallur “Marrëveshja e Prizrenit”, me “Vaksince” në katundin Vaksince, më 24 maj 2001 dhe luftimet në Mateç gjatë tri ditëve të ardhshme dhe tëtje-rat gjatë ditëve në vazhdimi kur do të sulmohen Sllupçani, Hotëk dhe Orizore.
Në këto operacione lufte, ndonëse pa pasoja për UÇK-në, e cila edhe më tutje kishte ruajtur pozicionet dhe në disa pjesë edhe kishte përparuar, kishte pë-suar popullata. Forcat policore dhe ushtarake maqedonase, me anën e artilerisë qëllimisht kishin bombarduar vendbanimet e shqiptarëve, shtëpitë dhe pronat e tyre madje edhe bagëtia. Nuk ishin kursyer as infrastruktura publike. Rreziku që u vinte nga shtrirja e luftës nëpër pjesët urbane, operacionet “spastruese” që kryheshin, kishte detyruar shumë prej banorëve të largoheshin prej zonave të luftës në pjesët tjera të vendit, po edhe në drejtim të Kosovës.
Kundërpërgjigjja e UÇK-së ndaj këtyre veprimeve luftarake kishte qenë e natyrës mbrojtëse dhe e matur, me lëvizje përpara në drejtimet strategjike pa rrezikuar popullatën dhe pronat e tyre. Të tilla ishin ato në rajonin e Dervenit dhe në Shkup, veçmas në drejtim të Haraçinës, prej nga do të vihen nën mbikëqyrje pikat kryesore përreth Shkupi dhe në drejtim të Kosovës, me çka duhej të ush-trohej trysni e mëtutjeshme edhe ndaj faktorit ndërkombëtar që mbështeste forcat maqedonase.
Veprimet luftarake të forcave policore dhe ushtarake maqedonase të trumbetuara si ofensivë përfundimtare ndaj pozicioneve të UÇK-së për rrënimin e saj, të cilave nuk u besonte kush, në të vërtetë dëmtonin popullatën shqiptare të viseve të shpallura si zona lufte në mënyrë që prej andej të shpërnguleshin me çka ata do t’i paguanin “koston” rebelimit me armë. Por, tymi që vinte nga andej si dhe pamjet e luftës propaganduese, do t’i shërbejnë Trajkovskit për shpalljen e “Planit për paqe”, që shprehte idenë “se zhvillimet e mëtutjeshme duhej të drejtohen në dy kahe: Në marrëveshjen për reformat politike, sipas kërkesave të UÇK-së, që duhet bërë me partitë politike shqiptare PPD-në dhe PDSH-në, me kushte që ato të ndiqnin rrugën e veprimit kundër UÇK-së dhe në idenë për zhdukjen e UÇK-së me përdorimin e forcës”. Ky plan, në katër faza, duhej të zgjaste jo më shumë se një muaj e gjysmë.
Në këto rrethana, pra kur Shkupi kishte filluar të keqpërdorte gatishmërinë e shqiptarëve për kompromise të dhimbshme, çfarë kishin bërë në të vërtetë me Marrëveshjen e Prizrenit, më 11 qershor, kemi edhe futjen e njësive të UÇK-së në Haraçinë, vendbanim në hyrje të Shkupit.
Ishin këto operacione spkektakultare të luftëtarëve shqiptarë, që për pak iu kthyen strategjisë së luftës, me çka, faktori ndërkombëtar përfundimisht u bind se shteti maqedonas, përkundër fjalëve të mëdha, nuk ishte në gjendje që konfliktit të armatosur me UÇK-në t’i jepte përgjigje ushtarake, pra të fitonte luftën, siç fliste pareshtur.
Përkundrazi, u pa qartë, se UÇK-ja ishte në gjendje që ta vazhdonte luftën me sukses dhe në përputhje me të, sipas nevojës, serish t’u kthehej kërkesave maksimaliste: federalizimit të Maqedonisë mbi parimet e shtetit dy-kombesh, ose të kantonizimit.
Haraçina, pra, kur u pa qartë se luftëtarët shqiptarë ishin në gjendje që luftën ta kthenin në mjet të politikës edhe me kërkesat nismëtare që do të mbështeteshin me fakte të kryera (ndarja e brendshme Maqedonisë në përputhje me “Iliridën”), e gjitha i dha përgjigje fundit të luftës dhe fillimit të bisedimeve për paqen, që do të përmbyllen me “Marrëveshjen e kornizës së Ohrit”, e nënshkruar në Shkup, më 13 gusht 2001.
Ato që ndodhën nga mesi i qershorit deri nga fillimi i gushtit e deri te nënshkrimi përfundimtar, ishin vetëm pjesë e një skenari kryekreje ndërkombëtar (NATO-BE), që i duheshin një epilogu, ku lufta nuk duhej të kthehej në sukses, e as paqja në disfatë, por në një normalitet politik të dobishëm “për të gjithë”.
Nga ky këndvështrim duhet parë edhe ato që ndodhen në Maqedoni brenda shtatë muajsh me çka iu hapën dyert tri zhvillimeve:
a) Hyrjes së NATO-s në Maqedoni
b) Ridefinimit të shtetit maqedonas nga shteti kombëtar, në shtet qytetar multietnik, sado që ky formulim shtetit do t’ia ruajë karakterin maqedonas me riformulimin në Kuvendin e Maqedonisë, dhe
c) Pajtimit të shqiptarëve me realitetet e reja politike në shtetin maqedonas,
të cilat mbetën thuajse të njëjta me ato të para luftës.
Si do të shihet, përfituesi më i madh do të jenë liderët ushtarakë të UÇK-së, nga trashëgimia e “Lëvizjes Popullore të Kosovës” (LPK), dega e Zvicrës, që siç kishte ndodhur edhe me rastin e luftës së Kosovës, armët e dorëzuara do t’i zëvendësojnë me ato të posteve të partive politike, do të kyçen në jetën politike të vendit.
“Partia e Demokratike e Integrimeve” (PDI) e Ali Ahmetit, do t’i fitojë zgjedhjet e para “të shteti multietnik” dhe në këtë mënyrë ia doli, që me oreolin “e partisë së luftës”, t’ia marrë primatin politik edhe Arben Xhaferit për të vazhduar ku kishte mbetur ai – kthimit në pjesë të mekanizmave institucional të drejtuar nga politikanët maqedonas pa ia dalë që të ndryshojë gjendjen për të cilën edhe ishte luftuar, gjë që nga ky këndvështrim, kjo luftë, mbetet e papërfunduar.
( Fragment nga librit “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”, Prishtinë, 2019)

Një përgjigje për Edi Ramën dhe bashkëmendimtarët e tij

0

Nga: Emin Azemi, Shkup

Si artist, me shije fine dhe me talentin e rrallë të oratorisë së trashëguar nga shkolla e Nolit e Konicës, nuk besojmë se ju z. Rama do të donit që idetë tuaja politike t’i shartoni në një projekt që rrënjët i ka qysh në tymnajën serbe të hallakamve ballkanike ku luftërat u nisën jo për më shumë altruizëm njerëzor, por për më shumë burgje për popujt josllavë.

Raportet e mira ose të këqia me Serbinë, z. Rama, testohen në Kosovë. Nesër mund të mos jetë Vuçiç kryetar i Serbisë, por në Tiranë duhet të mbetet i pandryshuar përceptimi politik e kombëtar se pa tejkalimin e problemeve Kosovë-Serbi nuk mund të ketë edhe raporte normale Shqipëri-Serbi. Gjithsesi Shqipërisë i nevojiten marrëdhënie të shkëlqyera me Serbinë dhe gjithë fqinjët e saj, por kjo është e mundur vetëm atëherë kur miku juaj Vuçiç dhe aparati i tij shtetëror të çlirohet nga fantazma mbi “Kosovën djep i Serbisë”.

Ju z. Rama keni bërë shumë mirë që nuk keni rënë në grackat që prodhon kjo fantazmë, duke e shpallur Kosovën pjesë e projektit “Shqipëria e Madhe”, sepse ju jeni më i zgjuar se Vuçiç. Vetëm nuk e kemi të qartë se pse i jepni atij aq shumë peshë në jetën tuaj të çmuar, pasi që ëndrra juaj për një Shqipëri evropiane shkon përtej perdeve mesjetare të Vuçiçi, i cili ende mundohet ta mbaj Kosovën dhunshëm brenda teatrit të tij të absurdit.

Politika zyrtare e Tiranës kundrejt Serbisë i ka specifikat e saja dhe do të ishte e padrejtë mos ta kuptojmë në parim pozicionin e saj të palakmueshëm për shkak të faktorit Kosovë, por ama, duhet të flaket njëherë e përgjithmonë bindja e gabuar se përmes një Kosove të nënshtruar mund të projektohen politika dinjitoze kundrejt Beogradit. Sepse çdo distancë në mes Tiranës dhe Beogradit kalon nëpër radarët e Kosovës.

Në mendësinë akademike, kishtare e politike serbe, z. Rama, çështja e Kosovës është ende e hapur dhe gjithë ata që tentojnë ta mbyllin atë konsiderohen si armiq të kauzës serbe.

Pra, nëse Kosova qenka një çështje e hapur në mendësinë nacionaliste serbe, atëherë ju ende nuk keni dhënë një përgjigje inteligjente se si do të mundej projekti  juaj  ‘OPEN BALLKAN’, ta tejkalojë jazin e thellë brenda shoqërisë serbe sa i përket Kosovës. Ende, ju z. Rama, nuk na keni dhënë një përgjigje inteligjente se si miku juaj Vuçiç do të arrijë t’i bindë akademikët, priftërinjë, gazetarët dhe ushtarakët serbë se Kosova tash e tutje do të trajtohet dinjitetshëm në kuadër të projektit tuaj ‘OPEN BALKAN’.
A besoni ju z. Rama se ‘OPEN BALKAN’ do të duhej të jetë arsyeja kryesore për t’iu besuar kaq shumë serbëve, në kohën kur këta të fundit Kosovën ende e shohin në dylbitë e kullave ushtarake të vrojtimit. Asgjë pozitive nuk ka ndyrshuar në shoqërinë serbe z. Rama, për t’u ndjerë kaq komod me Vuçiçin kur ai llogarit në mbështetjen tuaj për një projekt që ose është zëvendësim i Procesit të Berlinit, ose është zgjatim i fshehur i një  nisme tjetër Euro-Aziatike, ku Rusia e ka fjalën kryesore.

Opinioni publik në Kosovë, ku bëj pjesë edhe unë z. Rama, kemi frikë se sinqeritetin tuaj prej politikani mendjehapur mund ta keqpërdorin projektuesit e Ballkanit të hapur, të cilët nuk po bëjnë asgjë pos që po kërkojnë aleat për t’iu bashkangjitur një ideje të vjetër “Ballkani ballkanasve” që burimin e ka në jehonën e krismave të Sarajevës ku falanga antiveropiane serbe vrau Princin Ferdinand të Austrohungarisë.
Si artist, me shije fine dhe me talentin e rrallë të oratorisë së trashëguar nga shkolla e Nolit e Konicës, nuk besojmë se ju z. Rama do të donit që idetë tuaja politike t’i shartoni në një projekt që rrënjët i ka qysh në tymnajën serbe të hallakamve ballkanike ku luftërat u nisën jo për më shumë altruizëm njerëzor, por për më shumë burgje për popujt josllavë.

Mirosllav Kërlezha, një shkrimtar i shquar kroat asnjëherë nuk e imagjinonte Ballkanin si një mejhane ku temjani mesjetar serb do të dominonte frymën e bashkëjetesës midis popujve, prandaj nuk besojmë se ju jeni aq naiv të mos e dini se serbët asnjëherë nuk të ftojnë të merrni pjesë në ndonjë projekt ku do të përllogariteshin në detaje efektet e ftohjes së raporteve Shqipëri-Kosovë.

Ne i njohim më mirë se ju serbët, z. Rama, andaj mos u mundoni të na bindni se sa engjëllorë janë ata, për arsye se politika e Vuçiçit e ka mbytyr në palcë frymën solidare të shoqërisë serbe dhe tash neve nuk na mbetet asgjë tjetër pos të ujisim pemët e iluzioneve me ujin e distiluar që vjen nga kanalet e mendimit të pavarur serb, ku dora e Vuçiçit ende nuk po arrin të turbullojë mendjet e ndritura të Latinka Peroviçit, Sonja Biserkos, Natash Kandiç, Çedomir Petroviçit etj. Meqë ra fjala, pse z. Rama nuk po i angazhoni bashkëmendimtarët tuaj në jetën publike të Shqipërisë që t’i ftoni në Tiranë këta opozitarë të mendimit antiVuçiç, sepse vetëm ata dinë ta zbërthejnë djallëzinë politike të Beogradit mbi Kosovën dhe shqiptarët. Kur t’i dëgjoni argumentet e tyre, do të bindeni z. Rama, se ideja e “Ballkanit të hapur” (apo Schengeni ballkanik), siç e tha Sonja Biserko, nuk është e konkretizuar dhe i shërben Aleksandar Vuçiçit si mbulesë, sepse ai me sa duket ndodhet në situatë të pakëndshme.

Gjermania, sipas Biserkos, nuk e përkrah idenë e Schengenit ballkanik, sepse është iniciuar pa u konsultuar me Berlinin dhe Brukselin, po ashtu Gjermania e përkrah bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Biserko gjithashtu tha z. Rama se Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja janë të vetëdijshme se “Ballkani i hapur” është versioni i ri i “botës serbe”, gjë që, sipas saj, në thelb më së shumti i konvenon Serbisë, e cila kësisoj do të rrumbullakonte hapësirën ekonomike.

Pra, Sonja Biserko z. Rama nuk i takoin ushtrisë digjitale, ashtu siç nuk i takoj edhe unë, prandaj bëhuni më korrekt me kritikuesit tuaj dhe nuk keni nevojë ta imitoni Vuçiçin në betejat e tij absurde me jobashkëmendimtarët  në media dhe në universitete, sepse ju  i keni disa avantazhe intelektuale e qytetare që ju bëjnë të ndryshëm nga Vuçiçi.
Ajo çka ju bën të ndryshëm nga Vuçiç, z. Rama, është edhe guximi juaj politik e intelektual për t’u shprehur hapur për çështje që ju i konsideroni të drejta, por Kosova dhe ne që kemi një mendim ndryshe nga ju për projektin Ballkani i Hapur, nuk do të donim që  nipat dhe mbesat tona nesër të lexojnë në kujtimet tuaja se si Vuçiç kishte punuar prapa shpinës suaj për t’iu futur në një perojekt që, sipas Sonja Biserkos ishte versioni i ri i “botës serbe”.
Prandaj, z. Rama, ende keni kohë të mos gaboni në arkivimin e kujtesës, sidomos në ato skeda ku mund të futet pahetueshëm krimbi i mossinqeritetit në raport me Kosovën, e cila, megjithatë nuk është një “shtet tjetër” prapa Bjeshkëve të Nemura, por një peng i ëndrrave tona të përbashkëta që mbetën nën hijen e proceseve eurointegruese, ku Kosova edhe me ndihmën tuaj mund t’i tejkalojë më lehtë sfidat e këtij procesi, duke filluar që nga liberalizimi i lëvizjeve pa viza e deri te faza finale e anëtarësimit në BE.

Albin Kurtin mund ta përjetoni edhe si kundërshtar të ideve e projekteve, z. Rama, por Kosova tejkalon kornizat e ngushta të manovrave politike që ju politikanët nganjeherë dini t’i luani. Shqipëria dhe Kosova kanë kaluar nëpër një process shumë të gjatë të ngjizjes së ideve përbashkuese, andaj na duket absurd z. Rama që ju dhe Albin Kurti të mos gjeni forcën e duhur morale e politike për të bërë atë që e pret çdo shqiptar i sinqertë: që projekte dhe nismat rajonale të mos lancohen në publik para se të bëhet një kuvendim brenda kombëtar i politikanëve shqiptarë.

Si do t’iu tingëllonte në vesh dhe në zemër z. Rama, nëse nesër ndonjë politikan nga Prishtina merr pjesë, në ndonjë  nismë rajonale, bie fjala,  të Detit Jon, ku pjesë të caktuara të Jugut të Shqipërisë të do të integroheshin në atë nismë dhe ju të informoheshit për të përmes televizionit. Çka do të thoshit, si do të silleshit dhe me çfarë disponimi shpirtëror do ta ndiqnit në media z. Rama përqafimin e një udhëheqësi të Kosovës me ndonjë politikan të rëndësishëm të Greqisë.

A do t’i merrnit si të mirëqena pikëpamjet e udhëheqësit nga Kosova, i cili kritikuesit e një nisme të tillë rajonale-jonianen do t’i kualifikonte si “ushtria digjitale e kinse patriotëve matanë kufirit” , ose “luli” i kinse patriotizmit digjital”.

Debati mbi çështjet tona të përbashkëta nuk përfundon këtu z. Rama, por do të duhej të mbyllet një sherr që ne pa hetueshëm po bëhemi pre e tij, duke i bërë edhe një argatë Vuçiçit, i cili që tani po e përgatit strategjinë e vjetër sllave për përçarjen e shqiptarëve, që do të fillojë me disa konflikte sporadike të serbëve dhe kosovarëve në verën e ardhshme përgjatë brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe do të përfundojë me blerjen  masovike të pronave bregdetare, ku nuk do të kursehen as paratë ruse.