Kreu Blog Faqe 1612

“Një parajsë, që për 5 vite do kthehet në destinacion kryesor”

GAZETARJA E NJOHUR FRANCEZE, E MAHNITUR NGA SHQIPËRIA

Konica, 12.08.2021

Një nga gazetaret më të njohura të turizmit në Francë, Saliha Hadj-Djilani ka bërë një vizitë katër ditore në Shqipëri.

Ndërkohë që kosovarët e Albinit dhe disa muslimanë shqiptarë nga Maqedonia janë prekur, pse në Korçë është ftuar katoliku kroat Bregoviç, aq sa po e kërcënojnë Shqipërinë me bojkot, se vijnë për ne në Shqipëri, e jo për veten e tyre, Shqipëria po synon të bëhet një destinacion interesant për vendet e Perëndimit. /AÇ

Vizita e saj përfshiu Tiranën si dhe rivierën jugore. Për turistët francezë, Shqipëria mbetet ende një vend i pasigurtë, ndërsa Saliha shprehet se sipas bindjes së saj, vendi ynë është një parajsë natyrore me çmime të lira, që në pesë vite e ardhshme do kthehet në destinacion kryesor:

Saliha Hadj-Djilani: T’ju them të drejtën nuk kam dëgjuar fjalë të mira për vendin tuaj para se të vija. Më thonin që nuk ishte një vend i sigurtë, por unë u bëra kurioze dhe vendosa të vij. Kur erdha isha e surprizuar, sepse po ndihesha shumë e sigurtë, si grua e vetme që isha. Keni një pikë të fortë në turizëm që nuk keni mbipopullim turistësh, nga e cila vuajnë vende si Italia ose Spanja. Prandaj, jami e sigurtë që do jetë destinacioni kryesor për shumë njerëz në pesë vitet e ardhshme.

Tirana më pëlqeu shumë me arkitekturën e saj mikse, sheshet e mëdha dhe sidomos muzetë Shtëpia e Gjetheve dhe BunkArt, që e tregonin më qartë historinë e komunizmit.. Ishte një qytet që nuk të mbyste siç është Nju Jorku.

Më pas vizitova pjesën e rivierës së jugut. Më pëlqeu shumë deti i bukur dhe i pastër. Gjithashtu atmosfera festive nëpër klube dhe natyra e njerëzve, që ishte e gëzuar, dukej fiks si në Saint Tropez.

Në Shqipëri mendoj se çmimet dhe ushqimet janë shumë të mira, por edhe akomodomi. Çmime shumë të përballueshme për një francez.

Jeni në të njëjtën ligë te standardet e turizmit me vendet e rajonit si Greqia dhe Kroacia, por ndoshta duhen të rregulloni akomodomin. Duhet të ndërtoni më shumë hotele. Për turistët francezë do ishte parajsë të vinin në Shqipëri, ku nuk ka kufizime të rrepta.

Sipas gazetares franceze vendi ynë duhet të përmirësojë imazhin e saj nëpër botë.

Saliha Hadj-Djilani: Nuk do jetë e lehtë t’i bind francezët të vijnë në Shqipëri, sepse nuk e njohin, por unë do t’i them që shikoni, isha atje dhe mbijetova. Unë mendoj që vendi juaj duhet të përmirësojë më shumë imazhin. Do të sugjeroja që të keni borde turizmi në vende europiane dhe botërore. Kroacia po bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim dhe as ju nuk duhet të mbeteni mbrapa.”

Gazetarja e mirënjohur do të flasë për udhëtimin e saj në Shqipëri në një nga emisionet më të mëdha radiofonike në Francë RMC, që ka audiencë rreth 1 milion njerëz. Gjithashtu ajo ka ftuar në podcastin e saj kryeministrin Rama dhe kryetarin Veliaj, në një bisedë të gjatë për të ardhmen e turizmit shqiptar.

Qeveria miraton masat për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19

0

Prishtinë, 12 gusht 2021                                                                                                

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 25-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe aprovuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, pas situatës së krijuar me rritjen e numrit të të infektuarve me këtë virus në vendin tonë.

Masat e reja për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19 janë vërtetuar si të domosdoshme për të kufizuar transmetimin e COVID-19 dhe për të zvogëluar vdekjet.

Sipas raporteve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, situata epidemiologjike me COVID–19, në Kosovë paraqet një ngritje të rasteve të infektimit me COVID-19.

Në një situatë të tillë, duke ju referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK – së, Qeveria ka balancuar interesin e ruajtjes së shëndetit publik dhe interesin ekonomik duke marrë masa të cilat në njërën anë mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik, ndërsa në anën tjetër kontrollojnë dhe parandalojnë shpërndarjen e COVID-19.

 

Prandaj, në bazë të rekomandimeve të dhëna nga IKShPK, ministritë e linjës, palët e inte­re­sit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19 të cilat mund t’i gjeni të plota në dokumentin e bashkëngjitur.

Gjithashtu, për të përshpejtuar procesin e vaksinimit, Qeveria ka ndarë mjete buxhetore për angazhimin e 50 infermierëve të cilët do të angazhohen në procesin e vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë kërkesë për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 88,620 € (tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtë qind e njëzet euro) për angazhimin e 50 infermierëve për procesin e vaksinimit.

Këto mjete merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, dhe ndahen në kategorinë e shpenzimeve të mallrave dhe shërbimeve, në përputhje me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Emilja Rexhepi

Kauza shqiptare dhe roli historik i liderëve dje e sot

0

Prof. Dr. Sadri Ramabaja

Shkup, 12 gusht- Sot në këtë tryezë politike me një moto që vije natyrshëm e në frymën e dy prej korifejve të mendimit politik shqiptar — “Kauzat shqiptare — para dhe pas Hasan Prishtinës”, që po mbahet pikërisht këtu në Shkup, në kryeqendrën e njërit nga katër vilajeteve të Shqipërisë, në këtë orë të madhe të historisë që kemi para nesh, nuk është e rastësishme që prezent është, jo vetëm fizikisht, por edhe me kumtesën e tij, Albin Kurti. Ai tashmë në rrafshin e formimit teorik e politik, është i profiluar si pasuesi më tipik i shkollës së mendimit politik shqiptar, në themel të së cilës është trashëgimia teorike dhe praktike e Hasan Prishtinës dhe Ukshin Hotit. Kur kësaj i shtojmë faktin se ai vije në këtë tryezë edhe si kryeministër i Republikës së Kosovës, pesha e kësaj prezence është edhe më e madhe.

Homazh për dy korifejtë e mendimit politik shqiptar

Për shumëkë nga skena jonë e copëzuar politike ishte e mbetet e vështirë që të ndiqet shembulli i Hasan Prishtinës dhe i Ukshin Hotit, sepse ata shkrinë jetën dhe pasurinë për Atdheun, ndërkaq vitet që lamë pas, shumë prej të ashtuquajturve liderë tanë ishin e vazhdojnë të jenë të gatshëm të shesin pjesë të Atdheut a të lidhin aleanca të panatyrshme, për pak pushtet, për mirëqenje dhe pasuri personale.
Kjo është njëra nga arsyet qenësore se krahas botës akademike, ka ardhur koha që edhe liderët politikë të jenë “në rregull” me figurën e Hasan Prishtinës e atë të Ukshin Hotit, duke bërë Republikën e Kosovës funksionale, ndërkaq kauzën e shqiptarëve për liri e bashkim ta shpjejnë përpara, ashtu si e deshtën ata.

Kjo tribunë sot vije si një homazh i veçantë për dy korifejtë e mendimit politik shqiptar — Hasan Prishtinës e Ukshin Hotit. Por, tryeza e sotme do të ketë efekte cilësisht progresive atëherë kur atë mendim politik, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ia delë ta shndërrojë në doktrinë politike dhe strategji veprimi.

E përbashkëta e Hasan Prishtinës dhe Ukshin Hotit

Aty nga fundi i shekullit XIX, në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare erdhi deri te kristalizimi më i qartë i tri rrymave politike: rryma konservatore (feudale), rryma reformatore (liberale) dhe ajo nacionaliste-borgjeze.

Drejtimi reformator përfaqësohej prej tregtarësh të fuqishëm, pronarë tokash dhe bejlerësh, që vinin prej familjeve feudale, të cilat ishin mëkëmbur mirë dhe merreshin me sipërmarrje prodhimi mallrash për treg. Programi politik i kësaj rryme e parashikonte autonominë e Shqipërisë dhe reformimin e rendit juridiko-politik në përputhje me sistemet evropiane borgjeze të kohës. Ky program, ashtu si edhe ai i rrymës së parë konservatore feudale, nuk kërkonte shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Ky program shprehte besimin e kësaj rryme se nëpërmjet reformave që do të kryheshin në Shqipëri, po pse jo edhe në tërë Perandorinë Osmane, do ta shmangnin anarkinë që tashmë kishte zënë vend dhe do të krijonte parakushte për zhvillim e prosperim.

Një pjesë e mbështetësve të lëvizjes reformatore mendonin se rënia e afërt e Perandorisë Osmane, e këtij shteti shumëkombësh, ishte e pashmangshme. Për këtë pjesë të kësaj rryme, autonomia e Shqipërisë brenda Turqisë do të duhej trajtuar si etapë e shkurtër, parapërgatitore, drejt pavarësisë së Shqipërisë, por që sërish ajo do të ishte pjesë federale e një shteti më të fuqishëm perëndimor. Në këtë rrugëtim, përfaqësuesit e kësaj lagjeje reformatorësh, besonin se do ta kishin mbështetjen e plotë të Austro-Hungarisë.

Rryma e tretë, ajo që njihet si rrymë nacionaliste-borgjeze, në kuadër të lëvizjes për çlirim, i bashkonte radikalët me veprimtarët e moderuar. Kjo rrymë i përfaqësonte në fakt fillesat e formimit të elitës intelektuale shqiptare. Produkt i kësaj elite në formim ishte manifesti me titull “Çfarë kërkojnë shqiptarët”, që e nxori Komiteti i Stambollit në vitin 1898, e që u drejtohej qeverive të shteteve evropiane.

Hasan Prishtina ishte promotori i rrymës së tretë — që i bashkonte radikalët dhe veprimtarët e moderuar dhe si i tillë do ët ngjitej në krye të Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1910–1912 për krijimin e Shtetit Shqiptar.

Udhëheqësit e kryengritjes së vitit 1912, duke pasur parasysh dobësitë e reflektuara në rezultatin e kryengritjes së viteve 1910 (Carralevë, Kaçanik etj.) dhe 1911 (Malësi e Madhe…), ndërmorën masa për ngritjen e një qendre unike komanduese. Sipas marrëveshjes që ishte arritur në takimin e fshehtë të grupit parlamentar të deputetëve shqiptarë në Stamboll, që tashmë ka hyrë në histori me emrin Mbledhja e Taksimit (emri i lagjes ku u mbajt takimi), barrën qendrore të kryengritjes do ta bartte Kosova. Në ballë të kësaj detyre u vu korifeu i kësaj kryengritje — Hasan Prishtina.

Kjo gjendje me nuanca të mëdha ngjashmërie ishte edhe në prag të shpërbërjes së ish Jugosllavisë, nga e cila ishin aneksuar më se gjysma e tokave shqiptare që nga tetori i vitit 1912. [Sadri Ramabaja: 2016]

Si Hasan Prishtina në epokën e tij kur po bënte çmos që Kombi e Shqipëria të mbijetojë, edhe Ukshin Hoti duke qenë plotësisht i bindur se rreshtimi i shqiptarëve në krahun e demokracive liberale vetëm në rrafshin deklarativ nuk do të mjaftojë, ishte angazhuar që rezistenca jonë politike paqësore e viteve nëntëdhjetë të pajiset edhe me krahun e forcës. Shih për këtë ai në esenë e tij të jashtëzakonshme “Bëje ose vdis për ta vrarë vdekjen!” bën thirrje për krijimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Ai e bënte këtë në një çast të jashtëzakonshëm, kur kishte konluduar se “viti 1981 kishte përfunduar më 27 janar të vitit 1990”, kur në Brestovc të Rahovecit kishin rënë katër dëshmorë në mbrojtje të Republikës. ndërkaq në Prishtinë “vetëdija e deformuar mbi realitetin, duket se i kishte mjegulluar gjërat. Edhe Republika, edhe Demokracia, akoma mbahen peng”, konstatonte me dhimbje Ukshin Hoti. [Ukshin Hoti, Filozofia politike e çështjes shqiptare”, Prishtinë, 1997, f. 283]

Në këtë përfundim ai kishte ardhë meqë ishte një nga mendjet më të ndritura të mendimit politik dhe, për rrjedhojë, ngase i njihte mirë kundërthëniet gjeostrategjike që do të mund të ngjallte procesi i shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Rreshtimin aktiv pro demokracive perëndimore ai e shihte edhe si kontribut që do të jepte populli shqiptar në transformimin, respektivisht shpërbërjen e Jugosllavisë, pa provokuar ndërhyrjen e Rusisë në rajon. Shih për këtë, ai kishte elaboruar qartë dy skenarët tashmë të njohur, atë për Republikën e Kosovës si pjesë përbërëse e Federatës Jugosllave dhe skenarin për bashkimin e Kosovës me Republikën e Shqipërisë, pjesë e natyrshme e së cilës ishte.

Për skenarin e parë, ai ishte shprehur se do të merrte përgjegjësi, duke qenë në krye të kësaj beteje politike, ndërkaq për të dytin ai do të ishte vetëm një ushtar. Rezervën që kishte rreth skenarit të dytë ai e ndërlidhte me pasojat e mëdha që mund të kishim, në rast se pala serbe dhe faktori ndërkombëtar që mbështeste interesat serbe në rajon, do të mund të hidheshin në ofensivë në çastin e shpërthimit të luftës, duke shkaktuar çarjen e NATO-s. Këta skenarë ai i konvergonte në harmoni të plotë me rolin e faktorit ndërkombëtar në rajon. .[Ukshin Hoti, po aty, eseja “Gishti i trashë i vëllait të madh” (f. 218–234).]

Gjendja e krijuar ndërkohë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes treshes Vuçiq-Rama dhe Zajev, pikërisht këtu në Shkup, na sjell para dilemave që kishte Ukshin Hoti lidhur me skenarët që do të mund ta risillnin Rusinë në rajon.

Në historinë bashkëkohore të kombit shqiptar dhe me këtë edhe të Kosovës, si pjesë e truallit etnik shqiptar, është hera e dytë që në prag të kurorëzimit të betejave për të përmbyllur epokën e krijimit të shtetit-komb, nga ana e Serbisë, arrestohen dhe burgosen, mbahen peng, ideologët e Lëvizjes për krijimin e Shtetit-Komb.

Herën e parë, në fillim të shekullit 20-të, në prag të shpalljes së pavarësisë, u burgos dhe u izolua ideologu i kryengritjes së përgjithshme shqiptare për pavarësi, Hasan Prishtina. Arsyet pse Serbia veproi atëbotë ashtu me Hasan Prishtinën ishin mëse të qarta: lidhjet që ai kishte me kryengritësit dhe reputacioni si diplomat, mund të paraqitnin pengesa serioze në realizimin e objektivave serbe në dëm të hapësirës jetësore shqiptare. Mundësia e Hasan Prishitnës për ndërhyrje në favor të çështjes shqiptare çmoheshin edhe nga Beogradi dhe qarqe tjera shovene të Ballkanit. Për këtë arsye gjatë një pjese të mirë të kohës kur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), do të trajtoheshin planet për copëtimin e tokave shqiptare dhe ky coptim tashmë ishte çështje e kryer, ai u mbajt në një burg afër Beogradit (Burgu në Zabel).

Herën e dytë, në fund të shekullit 20-të, kur çështja e Kosovës po bëhej objekt trajtimi edhe nga qendrat e vendosjes politike, kur Lëvizja politike në Kosovë pritej të konsolidohej edhe në rrafshin ushtarak, si e kërkonte çasti historik, ashtu që Kosova të shndërrohej gradualisht nga një objekt siç ishte, në një subjekt diplomatik, ideologu i kësaj lëvizje, Ukshin Hoti, mbahet në burgjet serbe, për të mos e kaluar atë prag as sot e kësaj dite dhe çka është edhe më keq, për fatin e tij nuk përgjigjet ende Serbia me të cilën pretendohet të krijohet projekti i ashtuquajtur Ballkan i hapur!

Stavro Skendi njëri nga studjuesit më të spikatur të mendimit politik shqiptar, para së gjithash i filleve të tij, potencon se ishte pikërisht GJUHA që i bënte shqiptarët të ndjenin që ata qenë të ndryshëm nga të tjerët dhe ju falte atyre ndjenjën se i përkisnin të njejtit komb. [Stavro Skendi, Zgjimi kombëtar shqiptar, Tiranë, 2000, f 425]

Gjuha dhe kjo ndjesi e përkatësisë së përbashkët, të qenunit NJË, e bën Kombin sot të frymojë bashkë, të njësohet edhe më shumë me emrin SHQIPËRI, kur dikush e provokon dhe tenton ta ndajë e përçajë.

Intencat për krijimin e një modeli tjetër të ngjashëm me ish Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene [ Ante Mirić: 2021], tashmë me emrin Open Ballkan, ku mbret pa kurorë do të ishte Aleksandar Vuçiqi, është fyerja më e madhe që i bëhet korifejve të mendimit shqiptar, duke filluar nga Sami Frashëri, e deri tek Hasan Prishtina e Ukshin Hoti, që fundja janë pasqyrimi më real i ndërgjegjes e formimit tonë nacional, ndjesisë së të qenunit NJË.

Komunikimi im me Ukshin Hotin

Pas lirimit nga burgu i parë, i vetëdijshëm për rolin e fuqisnë e medias dhe mendimit politik, Ukshin Hoti nxori gazetën politike DEA — Demokracia Autentike. Që me titullin e kësaj gazete ai mbronte idenë, se demokracia nuk mund të importohet përmes shablloneve të gatshme, por duhet të vetëlindet nga rrethanat e caktuara nacionale dhe shoqërore të një vendi. Ndërkaq pas kthimit në Kosovë, jeta dhe rrethi nuk do të jenë shumë bujar ndaj tij. Për shkak të pamundësisë për ta tejkaluar madhështinë e personalitetit të tij dhe pamundësisë për tu matur me te, përmes një marrëveshje të heshtur u thurr qëndrimi anti Ukshin Hot, që të anashkalohet dhe minimizohet personaliteti i tij. Nga ky qendrim hipokritë i klasës së re politike, ai ngeli i izoluar, apo siç e quante vet i ostrazicuar, në fshatin e tij të lindjes. [Ibrahim Shala: 2016]

Në këto rrethana të ostrasicizmit ka pasur vizita nga organizata dhe parti të ndryshme politike që shkonin për tu konsultuar me profesorin, për programet dhe strategjitë politike të mundshme.

Komunikimi im i parë ishte përmes ish shokut të tij të bankës, Muharrem Dina, i njohur me nofkën e luftës “Komandant Mixha”, i cili do t‘më shërbejë edhe si urë lidhse me Beadin Hallaqin. Beadini, një sociolog me formim të thellë teorik, por edhe organizator i shklqyer (ishte njëri nga udhëheqësit politik kryesor të LPRK-së në Kosovë) gjatë kësaj periudhe izolimi do të përafrohet shumë me profesor Hotin. Ky përafrim i tij do t’ i shërbente si Beadinit edhe profesor Hotit për të ndërtuar strategji veprimi në dobi të ngritjes, koordinimit dhe rritës së LPRK-së, ideolog të të cilës de fakto ishin pikërisht kjo dyshe, që për shumëçka fundin do ta kenë të njejtë — tragjik.

Në dy vizitat që kisha nga Beadini në Basel në vitin 1990 dhe 1991, derisa bënim shetinë në Promenadën e Bruderholcit, njëra nga lagjet më urbane të qytetit që kishte ruajtur frymën helvetike të jetës, do të këmbenim mendime tok për sistemin politik zviceran dhe indirekt kishim pranë edhe profesor Hotin, meqë Beadini jo rrallë në bsedë sillte mendimin e tij për çështjet që ishin objekt trajtimi.
Disa vite më vonë, derisa Ukshini ishte kryeredaktor i DA në Lubjanë, ndërkaq unë kisha filluar të kontribuojë me ndonjë ese timen mbi politikat e Unionit Europian, në njërën nga bisedat e para që kisha në telefon, e gjeti mënyrën për t’më këshilluar që të thelloja studmiet në këtë fushë, meqë Kosovës i mungojnë shumë kuadri i specializuar në politikat europiane, potencoi ai.

Kjo këshillë e tij do të jetë shtysa kryesore përse më pas, kur mu dha mundësia, qesh regjistruar në Institutin për Studme Europiane të Uiversitetit të Baselit dhe ndiqja kurse specifike që i gjykoja më se të domosdoshme për thellimin e dijeve në atë sferë të mendimit politik europian, por edhe arsyeja themelore përse kisha përzgjedhur për disertacion tezën mbi Federata Shqiptare — kohezionin e shtetit-komb në BE.

Në konceptimin e veprimtarisë politike kombëtare në kushtet e aparthejdit, Ukshin Hoti e mirrte në konsideratë edhe mundësinë reale të flijimit sublim në shërbim të idealit të lirisë, e që do t’i shërbente objektivit madhor — bashkimit të Kombit. Bredna këtij koncepti bashkjetonin e zhvilloheshin paralel e tok koncepti e respekti që ai kultivonte për të drejtën kombëtare krahas konceptit universal mbi lirinë

Interesat dhe politika

Pas Dejtonit, për ata që e kishin të qartë se: ideja e interesit është vërtetë në thelb të politikës dhe se nuk dëmtohet nga koha dhe hapësira, Kosova u trajtua si “parcelë ekzotike… në truallin e Evropës”, ku ia vlente “për të sprovuar qëndrueshmërinë e teorive të llojllojshme globale…”, shprehet i indinjuar dhe plot mllef Profesor Hoti. “Poqëse inteligjencia e Kosovës tregohet sterile në procesin e kontekstit real të forcave dhe të drejtimeve realisht të mundshme të zhvillimit të mëtejshëm të proceseve politike, atëherë ajo sërish do të bjerë në provim”, konkludonte Hoti në analizën e tij me titull “Shteti dhe interesat vitale të kombit”. [Vep. e cituar]

Intelegjencia jonë që u gjet si u gjet në krye të institucioneve të Republikëps fiktive të Kosovës në vitet e nëntëdhjeta, por edhe ajo që për gadi njëzetë vite pas çlirimit t Kosoëvs ishte vënë në shërbim të plotë të olhokratëve. Kjo kategori e intelegjencies tok me pjesën më të madhe që qëndron larg politikës ose është servis i heshtur i saj, si duket nuk kishte parasysh përfundimet empirike të shkencës politike mbi politikën dhe interesat e shtetit. Prandaj, jemi ku jemi. Prandaj, trajtohemi kështu si po trajtohemi.

Në pjesën e parë të kryeveprës së Hotit, si refleksion i mendimit politik të proveniencës perendimore dhe asaj të lindjes, vjen studimi me titull “Shqiptarët dhe interesat vitale të kombot”, që citova më lart. Ky studim ishte i përgatitur në formë kumtese dhe i paraqitur në simpoziumin shkencor të Akademisë së Shkencave të Kosovës, të mbajtur në Prishtinë në qershor të vitit 1991 me temë shumë sinjifikative për kohën: “Shqiptarët dhe Evropa — dje, sot dhe nesër”. Ai kërkon rilexim të veçantë, jo thjeshtë vetëm për thellim të njohjes së mendimit politik të Hotit për këtë sferë, por ngase kjo çështje ruan aktualitetin e plotë edhe sot e kësaj dite. Aty çështja shqiptare është prezantuar si kompleks jo vetëm politik, por edhe strategjik, që ngërthen interesat jetike të palëve në konflikt.

Në planin teoriko-shkencor, mbështetur pikërisht në mendimin politik perëndimor, autori provon me fakte të drejtën e shqiptarëve për të rrumbullaksuar procesin e ndërtimit të shtetit-komb, ngjashëm me kombet tjera të Europës. Me këtë rast Hoti merr në shqyrtim dhe mbështet konkluzën politike të Prof. Arben Putos, tek nënvizon faktin se, fuqitë e mëdha nuk e përgjysmuan Shqipërinë, siç theksohet shpesh, por e reduktuan në një Shqipëri viabël.

Duke pasur parasysh se Shteti edhe më tej mbetet struktura juridike dhe politike e pazëvendsushme për qeverisje demokratike, pavarësisht faktit se më nuk mund të pretendohet për pavarësi të plotë, krijimi i shtetit-komb për popullin shqiptar nuk është thjesht domosdoshmëri dhe prerogativë historike, por edhe politike dhe ekzistenciale. Shteti, qoftë ai i ndërtuar mbi parimet filozofike nacionale (Franca), qoftë ai i ndërtuar mbështetur në përkatësinë kulturore dhe gjuhësore (Gjermania), apo ai i mbështetur ekskluzivisht në parimet e institucionalizimit (Anglia), mbetet struktura qenësore e organizimit politik i ngritur mbi të drejtën legjitime për ushtrimin e pushtetit në territorin përkatës. Por, nëse deri dje, sovraniteti i pakufizuar mbetej si gjakim eksplicit i shtetit, ndërkohë rrethanat kanë ndryshuar. Ndërvartësia si koncept politiko-juridik dhe mundësia e delegimit, respektivisht bartjes së një pjese të kompetencave nacionale tek strukturat mbnacionale (NATO/ UE), po fiton terren. Por edhe në këtë rast, parimi i subsdiaritetit është në dobi të shtetit-komb dhe mekanizmave të tij qeverisës. Kështu, edhe më tej, shteti gëzon legjitimitetin për ushtrimin e pushtetit, që mban lidhur kombin me shtetin. Shqiptarët në këtë kuadër nuk mund të bëjnë përjashtim.

Lideri dhe roli i tij

Në funksion të asaj që nënvizova më lartë, roli i udhëheqjes politike, konkretisht i liderit, është i rëndësisë së veçantë. Këtë fakt e gjejmë të nënvizuar në veprën e Profesor Ukshin Hotit tek analizon raportin e inteligjencies me politikën.

Në studimet e tij, Ukshin Hoti përpos që ka analizuar kompleksitetitn e çështjes shqiptare, ai ka dhënë udhëzgjidhjet në frymën më humane dhe realisht më të mundshme për kohën kur janë shkruar ato. Ndër faktorët që do të reflektojnë në zgjidhjen e këtij kompleksi, që Hoti i ka kushtuar vëmendjen e duhur prej studjuesi, më duket se katër prej tyre meritojnë të potencohen edhe me këtë rast:

1. Lëvizja e gjerë kombëtare në Kosovë — rëndësia juridiko-politike e deklaratës kushtetuese dhe akteve tjera përcjellëse, po sidomos obligimet kushtetutare për krijimin e mekanizmave që ndërtojnë dhe mbrojnë shtetin (shih për këtë mbrojtjen e tij brilante në gjyq);

2. Republika e Shqipërisë — Shteti Shqiptar dhe rëndësia shumëdimensionale e tij në funksion të zgjidhje së çështjes shqiptare;

3. Jugosllavia, respektivisht Serbia — Këtu në fakt kemi të bëjmë me interesat serbe të dorës së parë dhe raportet e pjesëve që do të përbëjnë këtë federatë të re;

4. Superfuqitë ekzistuese — Në cilësinë e faktorit të katërt janë vlerësuar superfuqitë ekzistuese dhe interesat e tyre për rajonin, parasëgjithash SHBA-të dhe Unioni Evropian, por pa nënvlerësuar rolin e Rusisë dhe ndikimin e saj në politikën evropiane.

UÇK që reflektonte pjekurinë politike dhe vendosmërinë e popullit për të marrë fatin e tij në duart e veta, për Prof.. Ukshin Hotin ishte faktori vendimtar. Për rrethana të njohura, ai nuk pati fatin që në studimet e tij të analizonte rolin dhe vendin e saj në historinë më të re të Kosovës dhe kombit shqiptar në tërësi, sado që daljen e saj e pat përshëndetur. Sidoqoftë ai ishte, me plot kuptimin e fjalës, ideator i saj.

Faktorët e mësipërm, duke shtuar edhe UÇK si strukturë e rirreshtuar tashmë në FSK dhe ndryshimin epokal që sollën zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, me gjithë kushtëzimet që kanë, do të influencojnë në fatin e ardhshëm të shqiptarëve në tërësi dhe të Kosovës në veçanti. Por, shkalla e realizimit të kauzës shqiptare do të varet shumë nga ata që do të jenë edhe tashti e tutje në krye të institucioneve të Kosovës, do të mund të ishte mesazhi i Ukshin Hotit. Ky postulat i Ukshin Hotit, gjykoj se gjen mbështetje tek personi i Alnbin Kurtit, që tok me Hasan Prishtinën dhe Ukshin Hotin, e kanë refuzuar mitin kokëfortë mbi njeriun që për nga natyra na qenkërka egoist dhe agresiv, do të thoshte filozofi bashkëkohor danez Rutger Bregman.

___________________

Literatura

1. Ramiz Abdyli, Hasan Prishtina, Prishtinë 2002

2. Ukshin Hoti, Filozofia politike e çështjs Shqiptare, tiranë, 1995/ Prishtinë, 1997

3. Stavro Skendi, Zgjimi kombëtar shqiptar, Tiranë, 2000

4. Rutger Bregman, Im Grunde gut, Berlin, 2020

5. Sadri Ramabaja, Federata Shqiptare — Kohezioni i shtetit-kom në BE, Prishtinë 2016

6. Ibrahim Shala, Ukshin Hoti, uragan i mendimit politik shqiptar (kumtesë) ttps://docs.google.com/document/d/1IhYtWh8WFsG1N-pqU2iOF4uJJl-Gr4kjY1N_ngTDQ0A/edit) . Kjo kumtesë u lexua në Tribunën Shkencore kushtuar jetës dhe veprës së Profesor Ukshin Hotit — Prishtinë, 17. 05. 2004. ( Pashtriku)

7. Ante MirićHttps://www.geopolitika.news/razgovori/zilavi-projekt-velike-srbije-ili-od-oluje-do-velike-albanije/

Kujtime e takime me miq, dajë e nipa, dashamirë të artit, letërsisë e kultrurës 

0

Si student, mysafir i UT, në Tiranë, jam shtrirë ne tokën e nënes Shqiperi (Jam i pari), 1979

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdn nga numri i kaluar ”Varret, vlerat, virtytet e vuajtjet e drenicakëve, janë krenaria e Kosovës”, Drini.us  11 gusht 2021 

Nga Ditari im (5) 

Takimet e ndejat me shokë e miq, në Prishtinë  

Nga Turjaka, në Tiranë

Kujtimet nga shetitë e ekskursionet 1*) janë ndër kujtimet më të mira që ruan njeriu gjatë gjatë jetës. Janë të paharrueshme sidomes ekskursionet kur ishim nxënës e studentë.

Eksursioni i parë, si nxënës fillore

Unë nuk e harroj ekskursionin e parë si nxënës i klasës së tetë (8) kur e përfunduam vitin mësimor shkollor 1970/1971 në shkollën fillore ”Migjeni” në Lubizhdë. Ishim gjenerata e parë që doli nga ne, nxënësit e kataundeve Turjakë, Mirushë, Lubozhdë, Damanek dhe Qypevë e Bubël. Nuk ishim më shumë se 24 nxënës, 21 djem e 3 qika (vajza), Sanije Asmani- Zogaj nga Turjaka, Lumnije Halit Minushi- Krasniqi nga Damaneku dhe … një nga Mirusha emri nuk më kujtohet. Por asnjëra nuk erdhi në ekskursion,

Ishte hera e parë që shkonim një grup nxënësish me autobus në Prishtinë.

Ndejtëm veç tri ditë e fjetëm dy netë, ishin të mjaftueshme.

Te nipi, Hakia i dadës Nepë në Marali

Vizitat i bëmë në fabrikën e Amortizatorëve në Prishtinë, në termocentralin A, ku prodhohej rrymë, në Obilq, në Trepçë dhe në shkritoren e Zveqanit.

Me neve ishin tre mësues: Deli Abedini-Thaçi, Destan Islami- Morina nga Lubizha, ndjesë paste dhe Rexhep Kryeziu nga Bubaveci.

Po unë nuk harroj sepse edhe gjumi nuk më merrte natën duke shikur për dritare kryeqytetin.

Edhe ushqimi i cili ishte i lig, ushqim i thënçin na kënaqte sepse, në Turjakë e në Lubizhdë nuk kishte gjelltore popullore. Ishte hera e parë që na shërbenin me aq sjellje të mira e përulësi.

Mësuesit, të tretë uleshin vetë e hanin pasul me mish, sallata e pije “Jupi”, ndërsa në nxënësit na mjaftonte ta mbushim barkun me nga 250 gr. Bukë e një pjatë me pasul.

Me Xhafer Lecin e një grup mysafirësh nga Gjilani

                                                                                                                          Ekskursioni i dytë, si student

Kujtimi më i paharrueshëm pas ekskursionit të parë, si filloristë, ishte ai i Qershorit të vitit 1979, si studentë të vitit të fundit të Letërsisë, të UP e ku udhtuam për në Shqipëri, si mysafirë të UT (Univerziteti i Tiranës.

Ndryshe nga ekskursioni i parë që nuk kishte as edhe një femër, për be, tash kishte disa vajza studente.

Ishte hera e parë që një turjakas (unë) shkoja në Tiranë.

Në Qafë Thanë

Nuk ka poet e as piktor që mund të përdor fjalë e ngjyrë për momentet e gëzimit që kisha kur autobusi i Turist Kosovës u nis për në Shkup- Tetovë- Strugë dhe në Qafë Thanë, në kufirin shqiptaro-shqiptar (maqedon) e kaluam kufirin.

Në Pogradec

Drekën e hëngrëm në qytetin e Lasgush Poradecit, në Pogradec. Qyteti buzë liqenit na dukej dhe ishte i përkryer. Në liqen shihej një barkë e vogël e dy peshkatarë e në breg të liqenit shetisnin një djalë e një vajzë, sigurisht edhe ata kishin takimin e parë. Pakëz më lerg, në një karrige druri, dy pleq pushonin.

Me Mediun e Rexhepin nga Llap

                                                                                                                                 Në Elbasan e Librazhd

Në mbrëmje mbërim në qytetin e Normales së parë, shkollës së mësuesisë, në Elbasan.

Aty hëngrëm darkën.

Diku rreth orës 23:00 (11-të, afër mesit të natës), mbërrim në Tiranë.

Në Tiranë takaova shumë tirans e tiranse, profeorë të UP-së, poetë, shkrimtarë e njerëz të kulturës.

(Ekskursionin në Tiranë e Shqipëri e vazhdoi njëherë tjetër).

Nuk do të ia fali vetit, nëse nuk i përshkruaj pikë e për pe, çdo gjë që e kam parë në Qershorin e vitit 1979 në Shqiperi, çoft edhe si kronikë, lajm, reportazh, opinion apo ndryshe ta quaj, kam me e përshkrua.

Më iku truri, më shkoi mendja larg e u këtheva në në kohën kur isha i ri, student dhe nuk mund të ndahesha.

Derisa të dy shetitë (?)ekskursionet, si nxënës e student kisha qenë në kryeqytetet shqiptare, Prishtinë e Tiranë, në Qershor, pushimet e verore e vjetore (2021) që sapo i lam, i fillova në korrik, fillim e fund.

Nuk ishin sheti e as ekskursionin por thjesht pushim.   

Nuk isha i gëzuar si atherë kur shkoja për here të pare nga Turjaka në Tiranë por edhe tash kishte momente gëzimi, sidomos kur I takoja ish nxënësit, studentët, kolegët e punës, dajat, nipat e miqt. 

Ama edhe unë kudo që shkoja, thesin e baja me veti, lypsha libra. 

E mbushja thesin me bukë e miell, grun, elb e kallamoq, cka më falnin I fusja në thes, i falenderoja dhe vazhdoja rrugën, trokistsha në derën tjetër, si lypese.  

Kujtime nga këto pushime nuk kam si pushimeve të tjera të viteve të kaluara por ato që më mbeten në kujtesë janë takimet me Milazim Krasniqin, një nga shokët më të dashur të studimeve, me Ali Lajçin, gjithashtu shok i studimeve e cimer (shok) dome i cili kësaj radhe ka folur si “mullini, sahat e shek”, pa u ndalur fare e mu nuk më la folur asnjë fjalë. Veç e shikoja e nuk e ndërpreja por ai nuk dinte të ndalej.  

Po nuk kish faj i ngrati se kohën më të mirë të rinisë e qoi në burgjet serbe. 

Gati harrova, Aliu nuk ishte në ekskursion në Shqipëri, si student më 1979 sepse komuna e Pejës kishte shumë serbë e malazezë në ish SPB-në (Sekretar. Punëve të Brendshme; tash MPB) e Mbrojtjen Popullore. 

Aliu ishte mire me shëndet e pleqnia nuk ja kish lân. 

Në mes të dy kolegëve, Muratit e Mediut

Bisedat më të përzemërta s`ka dyshim se ishin ato me Milazim Krasniqin e Hamzë Morinën e Polluzhës së Podrimës, te Drini I Bardhë, me Fetah Berishën e Drenocit të Zatriqit, që isha mysafirë te ai, në Prizren, te nipi Hakiu I dadës Nepë, në Marali dhe nxënësit Mehedin Rexha I Panorcit, Shaip Asman Tushin dhe Faik Miftarine e Mahallës së Vogël, Elmi Kastratin, ish nxënës nga Bubli, Ahmet Reshitin, Milazim Muharremin , kusherinjët: Januz Reshitin, Jakup Balinë, Qerim Kapllanin, Haki Sejdinë, Imer Ilazin, Ismetin e bacës Dulë, Kamer Ilazin e katundarë të tjerë, turjakas. 

Isha edhe në shkollën ku e kam krye filloren, në Lubizhdë dhe padyshim se takime të frytshme e muhabet të rrafshtë e të përzemërt pata me Dr. Shukri Gërgjaliun, me Izet Shalen nga Banja e Malishevës, me Fadil Javorin dhe Xhafer Lecin i cili erdhi nga Gjilani (Gjermania) me Hazbi Lalincën, mësues në Udevalla. 

Edhe në Sarandë, gjatë pushimeve disa ditëshe mora një dhuratë një libër me poezi nga D. M. poet por po punonte polic. 

Po e mbylli vazhdimin e pestë me dy letra të shkurtëra që mora gjatë kohës sa po shkruaj kujtimet nga Ditari im, korrik 2021 

Letra e pare:

“Sa pershkrim i bukur me plotë dhimbje e mall. Nuk munda ti ndal lotët derisa e lexoja.
Vdekjet, lindjet janë pjesë e jetës, por për ne që jetojmë larg vendlindjes përjetimi është i dyfisht” (ishte një letër për një fejton tjeter në disa vazhdime për babën, xhallaretë e hallat.) dhe ”Pjesa e e fejtonit për udhtimet në Kosovë (shën. imi) më pelqeu shumë. Çdo fjale e thënë është me vend dhe shpresoj qe ta lexojne ata që kanë ndikim ne realizimin e asaj qe ju ke keshillu. Me të vertetë ato kulla dhe varreza duan perkujdesje shtetrore.

Shpresoj që në të ardhmen e afert dikush ta marrë ate pergjegjesi.” (F. S.) 

Dhe letra e dytë: 

“Sinan, po i lexoj me kenaqesi. Tekstet i ke ashtu si je vete, te drejtperdrejta e te sinqerta” (M. K.).

Falenderoj nga zemra F. S. dhe M. K. për mbështetjen dhe kurajon, për fjalët e ëmbëla të cilat më japin forcë që të punoj, me rinojnë e burrnojnë.

I përshëndes me një shtrëngim dore dhe mirë u pafshim e dëgjofshim!

1*) EKSKURSION m. 

Udhëtim me këmbë a me mjete transporti që bëhet zakonisht në grup, për të vizituar një vend të caktuar për qëllime arsimore, shkencore etj.ose për t’u dëfryer. Ekskursion mësimor (turistik, alpinistik). Ekskursion në vende historike. Ekskursion dyditor. Shkuan në ekskursion.

Vazhdon

Malmö, 12 gusht 2021  

Ted Hjuz, më 1964: Kur të jesh zgjedhur nga shpirtërat…nuk ka jetë tjetër për ty,duhet të shamanizosh ose të vdesësh

0
Ted Hjuz në vitin 1964 shkroi që si poet kur të jesh zgjedhur nga shpirtërat…nuk ka jetë tjetër për ty,duhet të shamanizosh ose të vdesësh.Në një artikull në 1962 Hjuz tha “Shpresa e vetme e poetit është të jetë pafundësisht i ndjeshem ndaj asaj që është dhurata e tij”. Në poezinë “Përgjegjësit”,nga vëllimi i tij i fundit i poezive,”Letrat e ditëlindjes” Hjuz përshkroi fatin që e ndau ai dhe Sylvia Plath si në vijim:
Ishte një vizitë nga perëndesha,bukuria
E cila ishte motra e Poezisë – ajo pat’ ardhë
T’i thotë poezisë që po na llastonte.
Poezia mbase dëgjoi,por ne nuk dëgjuam gjë
Dhe poezia nuk na tregoi.Dhe ne
Vetëm bëmë çka poezia na tha të bëjmë.
Është thënë që “Hjuzi si poet mitik,shkroi për të çliruar dhe shëruar- shpirtin,trupin,komunitetin dhe botën.Do ishte shamani dhe kërkimi i tij mitik që shërbyen si paradigmë primare dhe skriptë e shenjtë për poetin si shërues dhe çlirimtar”.
nga anglishtja Vera Xërxa
Londër 2 dhjetor 2020
Hughes wrote in 1964 that as a poet ‘once you have been chosen by the spirits […] there is no other life for you, you must shamanize or die’.14 In an article in 1962, Hughes said that ‘The poet’s only hope is to be infinitely sensitive to what his gift is’.15 In the poem ‘Flounders’, from his final volume of poems Birthday Letters (1998), Hughes described the fate shared by him and Sylvia Plath in the following manner:
It was a visit from the goddess, the beauty
Who was Poetry’s sister – she had come
To tell poetry she was spoiling us.
Poetry listened, maybe, but we heard nothing
And poetry did not tell us. And we
Only did what poetry told us to do.
It has been said that ‘Hughes as mythic poet, wrote to liberate and heal – the soul, the body, the mind, the community and the world. It would be the shaman and his mythic quest that served as the primary paradigm and sacred script for the poet as healer and liberator’.
Via Vera Xerxa

Bregoviçi vjen si guri i fshehun i kryeministrit të Shqipnisë, them une, maloke-primitive plot nacionalizma!

0
Nikoleta Kovaçi, gazetare, Tiranë 
Gjetja e bishtit…
Per ardhjen e kroato-boshnjako-serbit Bregoviç, atij kengetarit te madh, kam shkrue, here me shaka, here me cinizem, here me ironi! Madje kam perdor edhe Qaniun, personazhin tem te nxjerre nga germadhat e ktij populli bishtdashes…!
Une qe tallem me ardhjen e ktij serbit ne Shqipni, sa per dijenine tuj jam njohese e muzikes sllave ma shume se 90 perqind e juaja! Ktu ska kurrni lloj ideje me fye ju qe nuk e njihni fare po e perqafoni se ua do puna, stomaku dhe ideologjia! Muzika asht muzike! Kjo asht e perbotshme! Por ajo muzika ka edhe nje tekst, e sidomos kur ka nje emen qe i perket armikut te mikut tem kam tane te drejten e Zotit mos me e pranue!
Sepse, bie ndesh ne parimin tem; armiku i mikut tem, minimumi ska me kane kurre miku jem! Me ka ndodh qe t’i shoh bashke e miq per krye ma vone mikun tem me armikun e vet, e prape se kam ba mik, ndonese kam nis autokontroll me mikun tem! E di qe do iu dukem e prapametme po ska gja; kshtu jam gatue me deshiren e plote temen…
Tue shkrue per Bregoviçin, qe k’tu po e sjell baterdia e nje marreveshjeje antishqiptare me kumbaret e dukshem Edi Ramen dhe Aleksander Vuçiç, kam shkrue edhe per zarmet, po s’kam shkue atje me i shkimë; as ne Vlore, as ne Thirre-Kalimash dhe as ne Munelle, ne pjesen tone (Pukes) e te Mirdites, sepse jo se nuk shkoj po se skam asnje lloj mundesie, tue fillue tek opangtë ( kpucet) e deri te teknikat me u perballe me zarmin! Kam shkrue, sigurisht o nga divani i shpise, o nga karriget e lokalit ku gjerb kafen pa sheqer dhe sigurisht qe i jam lut Zotit, te kthehet prape kah na, se vec Ai e rastesia na kane pshtue me qindra e mijera here si popull e si vend…
Kur shkruj per Bregoviçin dhe ardhjen e tij ne nje parade birrarie, nuk kam parasysh asigja personale, por shqiptare! E di qe kjo mund te quhet primitivizem por kjo jam une; maloke-primitive plot nacionalizma! Sepse Bregoviçi nuk asht thjesht nje kengetar, as nje serb qe po kalon rastesisht trojeve tona, as nje pushues-turist qe vjen e i jep paret tek ndonje fukara qe ka nxjerre nji tezge ne rruge; ai asht karremi me testue e trazue ujera mes nesh, me na fye ne palce inteligjencen e me na poshterue ne gjane tone te perbashket; Gjakun! Ai vjen si guri i fshehun i kryeministrit te Shqipnise qe shume prej jush e adhuroni, ngaqe iu duket i zoti dhe i mencem ngaqe iu poshteron perdite e ne gjithçka qe ban ne kete vend dhe jashte tij kunder ketij vendi dhe i politikave antishqiptare te Serbise!
Duhet t’me falni qe une s’jam ‘open mind’ sa dhe si ju, por te jesh kunder nje vendi vrases dhe kunder nje vrasesi, besoj asht njerezore, e ktu ska kurrgja me i vu bisht, po e pranojme bishtin meqe duan idhujtaret e medhenj qe jane kthye ne kavje te çdo te keqeje qe testohet me kalue ketyne trojesh!
Kur shkruj per Bregoviçin, ne fakt shkruj per Edvin Ramen; uzurpuesin e krejt fryme suaj, ai qe ka fut ne terr te llahtarshem mendjen e ktij populli, sepse edhe kur kam shkrue tash nje vit e kusur kunder rregullave te famshme te pandemise, edhe kur kam refuzu publikisht masken, edhe kur kam kerku me hedh ne ‘ere’ spitalet covid, edhe kur kam ba thirrje mos bani vaksinen, mos shkoni ne spitale, refuzoni msimin online, kam pas parasysh monstruozitetin e nje qeverie mbi nje popull te pambrojtun, po gjithnje thirrjet e mia jane pasue nga heshtje, veç pak njerezve ‘primitiv’ e qe e duan kte vend te cilet bane te njajten beteje publike! Asnjehere nuk lartesova t’paudhin me demaskue friken nga nje gjobe per lecken qe iu mbyllte gojen sepse e dija se ajo goja iu mbante gjalle stomakun!
Ashtu siç e di qe stomaku ua do edhe Bregoviçin, jo si serb, as si kengetar, as si muzike, jo, por si nevoje me i sherby satrapit qe iu kontrollon stomakun… Te pakten te lini nje shenje diku se na s’jena primitiv por jena me ty baba i kombit! E di qe se doni Bregoviçin se nuk e njihni fare, sepse ju se njihni muziken sllave, por doni ate qe ua sjell ne voter, sot Bregoviçin, e neser Vuçiçin… ashtu siç iu ka sjell poshterimin tash 8 vjet, ashtu siç rrit çmimet, siç vjedh pasurine, qysh iu paguan me pare krimi, siç iu shkeput lidhjet me Perendimin, qysh iu mashtron me mjekesi falas, me drita qyqe neper sheshe te turpshme qytetesh, me parada mjetesh te faluna, qysh iu nxjerr prej shpiash e ne troje ngre kulla pengmarresish, qysh iu sjell pamje ne 3d aeroportesh e bregu deti nderkohe qe aty vriten, rrembehen e zhduken burra e djem shqiptarë!
Ani ska gajle, veç ta lame nje shenje qe ky mos te na vere damken se masanej kputen lidhjet me stomakun!
Varazdin, 301113.
U Areni Varazdin koncert je odrzao Goran Bregovic pred oko 2 tisuce posjetitelja.
Foto: Zeljko Hajdinjak / CROPIX
Rama me Bregoviçin nuk ka nevoje fare te na heq vemendjen nga zarmet, as çmimet, as baterdite e tjera te perditshme; ka vite e vite qe i ban e nuk e ka kundershtue kush! Nese do donte te fshihte gjana me kete serbin-kengetar, ka ca gjana edhe ma te medha, edhe ma te frikshme edhe ma te rrezikshme se sa zarmin neper gjithe vendin, ku njerzit kujtohen mas 10-12 diteve qe ato spo fiken por po shtohen! Joooo! Mos e perdorni kete taktike si ndonje merite menaxheriale te kaposhit qe rri maje plehut tone! Nese fsheh, ai ka gjana shume ma te medha! Jam e sigurt se nder ju ka njerez qe i dine bamat e rrezikshme qe mbulohen mos me dal kerkund, flas neper ne, në FB se media asht nen thundren e tij e s’mundet me nxjerr as fryme pa lejen e tij!
E keshtu; hiqjani çdo lloj bishti tjeter Bregoviçit; ai asht ceshtje e jo individ, asht provokim e jo kengetar, asht testim e jo muzike!
Ose mani bishtat per vedi e mos ua faturoni njerezve qe jane ne beteje te hapun me krejt levat e pushtetit monstruoz qe asht instalue ne kete vend, sepse kta njerez nuk e duan stomakun po duan dinjitetin e vet!
Kan være et bilde av Nikoleta Kovaci, natur, tre og vei
Nikoleta Kovaçi

Kaq vështirë e keni të respektoni dhimbjen e shqiptarëve të Dardanisë ?!

0

Afrim Caka, Gjakovë

Kaluan kaqë kohë nga lufta, vrasjet, dhunimet, plagët dhe dhimbjet mbetën të njejta për disa pushtetar tirone e korçare!!! “Është e pabesueshme kafshëria e paramilitarëve dhe mercenarëve të Edi RAMËS!” ① – Nga një korçar Nesti ARSENAL dhe dashamirës i Goran BREKOVIÇIT shkruan: “Ti Afrim rrotë e karit qӫnke për në burg’ mo, psikopat!” Per ata/o “nacionalistë/e” që kundërshtojnë ardhjen e artistit te madh Goran Bregoviç ne Korçë!” Qe ne fillim do thosha se për ne korçarët Bregoviç eshte i mirepritur e i mirseardhur! ② – Nga Dritan HILA i Tiranës dhe sahan lepirësi i Ramoviçit i delë në mbrojtje kryeçetnikut dhe antishqiptarit Goran BREKOVIÇIT, shkruan në “Dritare.net”! “Kush ka qejf të tregojë patriotizëm, Beogradin e ka afër. Le të shkojë e ta kalli. Shpresoj që rrugës të marrin edhe Mitrovicën, nëse i lenë të kalojnë nga ura. Vetëm se mos rrini gatitu para policëve serbë të doganës!” ③

– Nga Blendi GONXHE dashamirës dhe vëllaçko me kriminelin serb, shkruan “gabeli shqiptar” në “Syri.net”. “Mirë se vjenë vëlla GORAN, kush të sulmon është primitiv!”. E tmerrshme çfarë thotë zyrtari nga Shqipëria, i quan primitive reagimet për Bregoviqin: Mirësevjen Goran, nuk është krim të jesh sllav. ④ – Nga Kozeta Kurti, gazetare. Ajo ka bërë një postim në profilin e saj zyrtar në Instagram. shkruan “Kosovaunike.Info”: “Mezi pres ta shoh Goran Bregoviqin, do të jem spektatore në rreshtin e pare!” ⑤ – Nga një beqar korçar Endri PRIFTI, shkruan në gazeten “Uncategorizet”: “Nuk ka artist më të madh në Europ se Goran Brekovic, turp për ju që e shani!” ⑥ – Regjisori i njohur shqiptar Pëllumb Kulla nga ferri Dantes nӫ Amerikӫ, thotë: “I gëzohet koncertit të Bregoviq. Nuk rri dot pa marrë pjesë!” ⑦

– Anti/shqiptari Mustafa Nano del kundër atyre që s’e duan këngëtarin serb në Shqipëri: “Ndihem më afër me Bregoviqin se sa me ata shqiptarë të Dardanisë!” ⑧ – Serbofili Kreshnik Spahiu çudit me deklaraten: “Ku ishin “patriotët” që protéstojnë kur këndon Bregoviçi, gjatë 8 viteve që qeverinë e drejtonte Damir Fazlliçi?” ⑨ – Nga një analistë dhe Prof. Rrahman PAÇARIZI çudit me deklaraten e tij: “Nuk shahet Shqipnia për Bregoviqin, tu hanger “Plazma” e tu pi “Rosa!!!???”. O Perëndi! • • • • ① – Nga atdhetari Andi BEJTA: “Kaq të vështirë e keni të respektoni dhimbjen e shqiptarëve të Dardanisë?!” ② – Nga atdhetari Aurel DESARATI. Oborri shtëpisë duhet të pastrohet rregullisht për të hequr plehrat dhe qelizat e vdekura të akumuluara të lëkurës së minjve. Të jemi korrekt edhe kur kritikojmë. Jo të gjithë përkrahësit e ardhjes së “këngëtarit” çetnik Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, Shqipëri, janë plehra ose pesticide. Disa prej tyre janë mbeturina septike. Prisni një sekondë, harrova të plotësoj fjalinë, përveç asaj që u tha, spektatorët që do të jenë në sallën e koncertit për të përjetuar idhullin e tyre të gërditshëm, janë prostitute të dy gjinive. E keqja e vërtetë janë Rama, Haxhiu e Vuçiçi!!! Mendimi shqiptar nuk arrinte dot të sqaronte se këta tre shok Rama, Haxhiu e Vuçiç përbënin si një lloj trekëndshi të Bërmudes, në të cilin anija shqiptare dardane rrezikonte të humbte përgjithmonë. Dhe mallkimet e Ramës paskëshin qenë më të zeza se ato të fqinjëve, sikur mallkimet e tij të ishin bërë me gjuhën e djallit. Nuk ka arsye të mos kemi frikë se psikoanaliza e Ramës, e cila më së pari zbuloi se aktet dhe mastrubimi psikik i Brekoviçit janë pandryshueshmërisht të mbipërcaktuara mirë, do të tundohet që të deklarojë se origjina e tij kaq e komplikuar sa besimi fetar qëndron në një burim të vetëm: “Nëna, babai dhe unë jemi me fe të ndryshme!”

– Shqipëria u shndërrua në hambarë i mushkonjave dhe i pesticideve gazetareske! – Kush janë këta të çmendur e të çmendura që thanë këto marrëzi? Në mos gaboj, na u bënë vëllezër serbët, grekët, cërnagortë nga tironcat e korçarët e rinj e të zinj! Është tragjikë kur GJAK PRISHURIT të na përcaktojnë një fat të lig dhe tragjik, por është vetëvrasëse kur vetë e pranon atë fat. Nuk duhet shkencë e madhe, apo gojtari e mbaruar për të provuar që tironcit, korçarët të tolerojnë krimet e njëri tjetrit mbi shqiptarët e Dardanisë. Madje me kënaqësi, t’i quajnë kriminelët vëllezër… Sa shumë moral kemi dëgjuar nga imoralët. Rrugëzgjidhja tyre e vetmë është të notoni përpara në të panjohurën… dhe të luteni për një dalje. Prishja racore janë shkaqët e vetme që kanë sjellë rënien e qytetërimit antikë Iliro – shqiptar, pasi kombët nuk shkatrrohën kurr nga lufta, por nga humbja e fuqive rezistuese, të cilat nuk janë karakteristikë e gjakut të pastër racor e Iliro-shqiptar.

Në këtë botë, gjithçka që nuk i përkët racës së pastër është dëstinuar të humbë. U përfshinë në përzierje racas dhe e humbëm aftësin krijuese kulturore derisa në fund, u bëmë mendërisht, por edhe fizikisht, më tepër të ngjashëm me pushtuesit shekullor e të nënshtruar deri në ditët e sotit. – Çfarë do të thuani, ju shqiptarët gjak prishur. Vëlla turkun? Vëlla grekun? Vëlla serbin? Vëlla cërnagorin? Në fakt, a ka më të marrë e të tmerrëshme sesa t’u thuash sllavëve vëllezër dje dhe sot që vranë e pren. Gjykimi dhe ndëshkimi moral janë hakmarrja e parapëlqyer e shpirtrave të humbur mbi ata që janë më pak të kufizuar, është pra një lloj shpagimi se kanë qenë pak të pajisur nga natyra e ditur dhe, më në fund, është një rast për të fituar shpirt dhe për t’u bërë tradhtar ose servil: “Ligësia krijon karakter të dobët”.

Një mburrje kaq popullore të interesuarve Nesti Arsenalit, nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Terova, Blendi Gonxhe, Dritan Hila, gazetarja Kozeta Kurti etj., duhet të kuptohet, ndoshta njëfarë rreziku nga bajgat e kombit, si çfarë i intereson me të vërtetë popullit dhe cilat janӫ fund të fundit gjërat për të cilat interesohet rrënjësish dhe në thellësi njerëz të zakonshëm, deri edhe shqiptarët e “ngritur dhe të ditur dhe”, në qoftë se nuk gabojnë gjithçka, pothuajse e pushtetarët, gazetarët edhe mediat. Çdo epokë e errët ka llojin e saj të keq. Virtyti i një korçari e një tironci? Ka të ngjarë që edhe “korçarët dhe tiranasit” tjerë të vazhdojnë të kenë virtytet e Nesti Arsenalit, edhe pse ndoshta nuk do të jetë ato virtyte të fajshme dhe “antishqiptare” për të cilat nuk duhet ti vlerësojmë si shqiptar. Ata korçarët e pasnesërmes, në dashamirësinë e hershme ndajë grekut e të serbit të shekullit XX, me të gjitha kureshtjet e tyre të rrezikshme, me shumëllojshmërinë e tyre dhe artin e maskimit, me te gjithë mizorinë e tyre të kalbura dhe në të njejtën kohë të zbutur për shpirtin e Brekoviçit, ka të ngjarë, në qoftëse se do të na duhej të kishin ca virtyte, do të kishin vetëm ato që janë mësuar të pajtohen me pritjet e tyre më të fshehta të Goran Brekoviçve serb. Por më pas, siç është e njohur, shumë tironca e korçarë gabojnë rrugë, shumë të tjera humbasin rrugë, shumë të tjerë humbasin krejtësisht.

Ai që botën sllave e ka vështruar në thellësi e merr me mend se çfarë pjekurie kombëtare ka në faktin që qeniet tironce e korçare janë të pacipta. Është instikti i servilizmit ndaj armikut që u mëson atyre të jenë të jenë të paqëndrueshëm, të lehtë, të poshtër dhe të rremë. Aty – këtu, si tek nën kryetarja e Korçës ashtu dhe tek artistët, gazetarët, gjendet një adhurim i flaktë dhe i tepruar i formave të pista e të ndyra. Vetëm disa ditë para se t’i dërgohej Beligradit një ftesë tradhtie, i thurur nga merimanga serbe dhe e ndihmuar nga merimangat shqipfolëse! Vëllai nga Dardania të thirri “tradhtar”, por ti RAMA je “kryetradhtar”! Atdheu im Dardania, ky Sizif i përjetshëm.

Varazdin, 301113.
U Areni Varazdin koncert je odrzao Goran Bregovic pred oko 2 tisuce posjetitelja.
Foto: Zeljko Hajdinjak / CROPIX

Ekzistuaka në hartën e gjeografisë së flijimit të Edi Ramës dhe e, ku Rama injorantë, makinë e “nepotizmit dhe hajnisë”, i erdhi radha të merret me punë të larta shtetërore e të tradhëtisë! Atdheu im Dardania qenka i dënuar nga Vuçiçi dhe marimangat shqipfolëse të Tiranës e nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Terova.

Për ta bartur përtejë kodrës përjetësisht.

Qëllimi i Vuçiçit me “Open Ballkan”

0

Dilaver Goxhaj, Tiranë

Historia ka treguar se kur në krye të shtetit vinë njerëz mafjozë e delirantë dhe me pushtet të plotë, përmes metodave të tyre mafjoze dhe korruptimit të shoqërisë së atij shteti e më gjerë, arrijnë që të gjitha kategoritë morale dhe normat e pranueshme si të zakonshme për sjelljen njerëzore, i nënshtrohen procesit të shndërrimit të përhershëm dialektik: vesi – mund të bëhet – virtyt; çnderimi – nderim; detyra – një paragjykim; poshtërsia – një akt heroik dhe heroizmi – një poshtërsi. Ky lloj shndërrimi ka ndodhur edhe në Serbi, por edhe në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, si rrjedhojë e politikës demagogjike mafjoze të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka kopjuar Rrethin Nazist Durer të pas-luftës së Dytë Botërore, Rreth, i cili arriti të rikthente në pushtet dhe të bënin jetë noramale të gjithë kriminelët nazistë të asaj lufte botërore, duke u siguruar edhe pension shtetëror në Gjermaninë Perëndimore.

“Rrethi Durer” ka qenë redaksia e revistës “Der Weg”, revistë nostalgjike e “Urdhërit të Zi”, e drejtuar prej ish-SS nazist Eberhard Friç, i cili ishte edhe redaktori i kësaj reviste. Selia e kësaj reviste ishte vendosur në bulevardin Sermento 542 në Buenos-Ajres, në Argjentinë, e cila u kthye strehuesja e gjithë kriminelëve nazistë të “Urdhërit të Zi” që mundën të arratiseshin nga Gjermania në pragun e mbarimit të L II B ose menjëherë pas saj, për të humbur gjurmët dhe të mos i nënshtroheshin Gjykatës së Nurenbergut. “Urdhëri i Zi” s’ishte gjë tjetër veçse: kërkimi, përzgjedhja dhe vrasja e hebrejve në Evropë, sipas të cilit u shfarrosën gjashtë milionë hebrej. “Rrethi Durer” lindi kur bota po zbulonte ngadalë shfarrosjen e hebrejve në Evropë, për të prishur makinacionet e tyre dhe për rehabilitimin e tyre si dhe të vetë Gjermanisë, për shpengimin e nazizmit dhe të vet Hitlerit. Dhe ky Rreth, në vitin 1956, bëri të mundur që ta bindte qeverinë e Gjermanisë Perëndimore të kërkonte dhe arriti heqjen nga përzgjedhja zyrtare e Festivalit të Filmit në Kanë, (në emër të pajtimit franko-gjerman), filmin “Natë dhe mjegull” nga Alain Resnais, se gjoja shqetësonte ndërgjegjen e popullit gjerman, (sikundër kërkon të bëjë sot Vuçiçi-Zaevi dhe Rama në emër të pajtimit Kosovë-Serbi). Madje, “Rrethi Durer” e mohoi shifrën e 6 milionëve hebrej të vrarë, duke e vlerësuar ndërmarrjen e asgjësimit të tyre, por fliste vetëm për 365 mijë (treqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë) viktima hebreje; mohuan vrasjet masive, kamjonët dhe dhomat e gazit.

Ai Rreth thoshte: “Ky është vetëm një falsifikim i historisë, është një tjetër dredhi e sionizmit botëror për të fajësuar dhe shkatërruar Gjermaninë, pasi i deklaruan luftë dhe e ndëshkuan rëndë Gjermaninë me shtatë milionë të vdekur, qytetet më të bukura të shndërruara në pluhur, humbje e tokave shekullore në lindje etj.” Dhe këtë mbrojtje të krimeve të Gjermanisë Naziste e realizuan me intervistat e bëra me ekspertin e fundit që nga vdekja e Hitlerit, Himlerit dhe Heidrihut, me Adolf Ajhman. Këtë politikë e këtë propagandë identike ka bërë e bën Serbia këta 22 vite pas mbarimit të luftës në Kosovë. Ngjashmëria me atë propagandë naziste është edhe për futjen Kosovës në Kushtetutën e tyre si pjesë të Serbisë, gjë që Rrethi nuk arriti dot për tokat e humbura në Lindje. Por, ndryshe nga “Rrethi Durer” që ishte vetëm një organizatë politike naziste, në rastin tonë kemi të bëjmë me një shkallë shumë më të lartë se ai Rreth, kemi të bëjmë me qeverinë dhe presidencën e shtetit të Serbisë, të udhëhequr nga Gëbelsi i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, duke vepruar ngjashëm si mëkëmbësi i Hitlerit Adolf Ajhman, duke e shndërruar Serbinë në rolin e viktimës dhe duke mohuar të gjitha krimet që kanë bërë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, të cilat i kemi pasqyruar në shkrimet e para disa ditëve.

Kjo propagandë e Serbisë, e drejtuar prej ish-Ministrit të Propagandës së Millosheviçit, ngaqë është një shkallë shumë herë më e lartë se “Rrethi Durer”, ndryshe prej arritjes së tyre, Serbia e arriti ta shpallin hero Millosheviçin, gjë që ata nuk e shpallën dot Hitlerin. Dhe, faktikisht Vuçiçi, pasi arriti ta bindi pothuajse gjithë kombin serb, (me përjashtim të disa intelektualëve seriozë), për “pafajsinë” e Serbisë ndaj Kosovës; pasi arriti të reabilitoi të gjithë gjeneralët dhe gjithë oficerat e rangjeve të tjera të ushtrisë dhe policisë serbe që kryen krimet në Kosovë, të cilët i dekoroi, i ngriti në grada dhe sot i ka emëruar në funksione të larta ushtarake e politike; pasi arriti t’i shpalli heronj kriminelët Millosheviç, Arkan, Sheshel etj, duke u ngritur edhe përmendore, tash, përmes nismës së djeshme të Mini-Shengenit, me të cilën arriti të bindte udhëheqjet e LDK, PDK, AAK e Nissma në Kosovë për faljen e krimeve të saj; pasi bindi edhe udheheqjen politike (pozitë e opozitë) të Maqedonisë (përfshi dhe BDI-në e Ali Ahmetit); pasi arriti të bindi për këtë falje edhe udhëheqjen e PS e të PD me satelitët e tyre në Shqipëri, shpiku traktatin “Open Ballkan” për të bindur popullin shqiptar në Kosovë, i cili të bindeti se ka parë në ëndërr, dhe qeverinë aktuale të saj me në krye Albin Kurtin, se nga Serbia nuk i ka bërë ndonjë të keqe Kosovës dhe popullit të saj, dhe së fundi ta bindi atë popull se gjithë të këqijat Kosovës i kanë ardhur dhe do t’i vinë nga Shqipëria. Dhe deridiku Vuçiçi ia ka arritur qëllimit, pasi janë hedhur në përhapje të kësaj propaganda të Vuçiçit me dhjetra mijëra patronazhistë dhe militantë të LDK, PDK, AAK në Kosovë si dhe të PS-së dhe PD-së në Shqipëri.

Ky proces i shndërrimeve të mendësisë së politikanëve shqiptarë në Ballkan, për të mos i kërkuar llogari deri në fund Serbisë për krimet e bëra në Kosovë, të bëndur prej asaj politike mafjoze të shtetit të Serbisë, vërtetuan shprehjen filozofike të shkrimtarit George Orwell: “Gjuha politike ka për qëllim t’i bëjë gënjeshtrat të ngjajnë të vërteta, dhe vrasjet të ngjajnë të respektueshme». Por ja që, historia mënon por nuk harron detyrën e saj të vetme e të dobishme, dhe kjo e dobishme s’mund të ketë tjetër burim, veçse të vërtetën.

12 gusht 2021

Kangët për çlirimin e Shkupit me 12 gusht 1912, Hasan Prishtina dhe të pashkolluarit Isa Boletini e Riza Beg Kryeziu

0
Shumë i kemi këndu kangë çlirimit të Shkupit me 12 gusht 1912. Edhe historiografia jonë po ashtu e ka glorifiku. Ndërkaq, kur futesh në detajet dhe situatat konkrete të ngjarjes, pamja e saj duket krejt tjetër.Mijëra shqiptarë të armatosur pasi kanë marrë të gjitha qytetet e tjera të Kosovës, në fund hyjnë edhe në Shkup, qyteti më i madh shqiptar në të katër vilajet. Dhe pas kësaj fillon të bëj punën prirja e vjetër shqiptare për ta humbur betejën në prag të fitorës. Krerët e asaj ushtrie të madhe fillojnë të grinden me njëri tjetrin për atë çfarë duhet bërë më tutje.
Hasan Prishtina, i cili ishte i vetmi që merrte vesh nga zhvillimet politike rajonale dhe europiane të atyre ditëve, insiston që të shpallet shteti i pavarur shqiptar. Isa Boletini e Riza Beg Kryeziu, të pashkolluar e pa sens politik, nuk e kuptojnë dot Hasan Prishtinën. Ata duan më pak. Madje Isa Boletini kërcënon të niset drejt Selanikut për të nxjerrë nga burgu Sulltan Abdyl Hamidin e burgosur nga xhonturqit. Hasan Prishtina mundohet ta ruaj idenë pse kishte nisur gjithë ajo sipërmarrje e madhe, por nuk ia del dot. Në fund rreth 20 mijë luftëtarët që hynë në Shkup, shpërndahen, duke u kthyer në fshatrat e tyre, prej nga ishin mobilizuar.
Pas dy muajsh ushtritë serbe invadojnë Kosovën. Askush nuk u del përpara për t’u rezistuar. Shqiptarët e Kosovës pastaj duhej të presin dhe të vuajnë kamxhikun serb edhe 86 vjet të tjera, derisa të krijohet një formacion tjetër ushtarak për çlirimin e Kosovës: Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kështu, Shekulli XX, të cilin e kishim nisur shumë keq, do të kishte një mbyllje fatlume për ne.
Shekulli XXI, të cilin e kemi nisur mbarë, mund të ketë një fund të hidhur, kuptohet nëse vazhdojmë që në vend se të mësojmë nga gabimet dhe marrëzitë e bëra gjatë të kaluarës, t’i thurim vargje lavdie dhe kangë epike asaj.
Natyrisht, edhe nëse lejojmë të qeverisemi nga politikanë që nuk shohin përtej hundës dhe egos së tyre.

Kryeministri Kurti: Vetëm kur të jemi të lidhur fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar

0

Prishtinë, 12 gusht 2021                                                                                              

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “100 vjetorit – Hasan Prishtina Kryeministër i Shqipërisë”, në Shkup u mbajt sot tribuna tematike “Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës”, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.

Shkupi, pamje nga Kalaja e qytetit …

Në pamundësi për të qenë i pranishëm në këtë organizim, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, pasi vetëm kur të jemi të lidhur fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar.

Mesazhi i plotë i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Miq të dashur, shkupjanë, shqiptarë nga të gjitha anët e Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar përfaqësues të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup,

Ju falënderoj për ftesën që më keni bërë, si organizatorë të tribunës me temën “Kauzat shqiptare para dhe pas Hasan Prishtinës”.

Në të njëjtën kohë ju kërkoj falje që nuk munda të marr pjesë sot fizikisht në këtë aktivitet që mbahet me rastin e Vitit të Hasan Prishtinës, në nderim të 100 vjetorit, prej kur kjo figurë markante e historisë sonë, ishte kryeministër i Shqipërisë. Nuk munda të vij për shkak të angazhimeve të shumta e diskutimeve të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, por me zemër do të doja të isha pranë jush. Pas pak ditësh do të jem sigurisht aty, si pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të Bulevardit “Hasan Prishtina” në Shkup.

Po të isha aty, sigurisht do të kishim diskutuar gjatë mbi kontributin e Shkupit e të shqiptarëve të Maqedonisë në çështjen kombëtare. Nga gratë tona nder i Kombit, Sevasti e Parashqevi Qiriazi dhe Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Terezë, nga kryengritjet e hershme të Dervish Carës qysh në 1844, e deri te çlirimi i Shkupit nga Hasan Prishtina, Bajram Daklani, Bajram Curri, Isa Boletini, Mehmet Deralla, Idriz Seferi etj. Do të flisnim edhe për zhvillimet e thellimet e mendimit strategjik shqiptar, nga Ukshin Hoti e deri te Arbën Xhaferri. Por këto të gjitha do t’i diskutojmë në raste të tjera.

Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rrezikuar.

Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë ShBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të luftojmë korrupsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dënimi dhe izolimi i kriminelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me krimin. Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në luftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon. Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta humbim këtë moment të rëndësishëm historik.

Ju përshëndes të gjithëve dhe uroj punime të mbara në sesionet e tribunës, me respekt të thellë për organizatorët, bashkëpunëtorët shkencorë e gjithë pjesëmarrësit.

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës