Kreu Blog Faqe 1613

Kuvendi i Kosovës konstituoi Komisionin e përbashkët Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë

0

Prishtinë, më 12. 08. 2021

Komunikatë për media

Në Kuvendin e Kosovës, sot u mbajt mbledhja konstituive e Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë (KPSA), i Legjislaturës VIII.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me këtë rast, tha se procesi i integrimit Evropian është një proces unifikues i shoqërisë sonë dhe njëherësh orientim yni kolektiv i padiskutueshëm në këtë drejtim.

Ai po ashtu shprehu nevojën e përshpejtimit të zbatimit të obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, duke kërkuar njëkohësisht unitet politik në këtë drejtim, pasi sipas tij, kjo nuk është një garë politike por nevojë që Kosova të bëjë hapa sa më të shpejtë drejt integrimit evropian.

Kryetari Konjufca tha se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbikëqyrë gjithmonë pakot e reformave me prioritet të lartë, meqë janë të një rëndësie të madhe për vendin.

“Implementimi i këtij procesi nuk është i njëanshëm, por është një ndër proceset më të rëndësishme që ne realizojmë bashkë me Bashkimin Evropian. Kosova tashmë e ka Planin Kombëtar për Zbatimin e Stabilizim Asociimit (PKZMSA), si dhe dje Qeveria miratoi Planin e Veprimit të Agjendës për Reforma Evropiane II, e cila do të vijë për miratim në Kuvend. Gjithashtu Kuvendi tanimë është duke zbatuar Planin për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues 2020-2021, si dhe aktualisht ka Njësinë për Koordinim të Integrimit Evropian e cila është tërësisht funksionale. Të gjitha këto dokumente dhe kapacitete institucionale e profesionale, që posedoni në Kuvend ju si Komision, u ftoj që t’i veni në përdorim për të ndërmarrë reformat e duhura për punë të suksesshme të këtij komisioni, si dhe iu ftoj për bashkëpunim në aktivitete të përbashkëta në procesin integrues të Kosovës në BE”, tha kryetari  Konjufca.

Kryesuesja e Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, Mimoza Kusari Lila, sipas Vendimit të Kryesisë së Kuvendit Nr. 08-V-046, të datës 13 korrik 2021, bëri të ditur se në përbërje të këtij komisioni janë 13 deputetë anëtarë dhe 13 deputetë zv/anëtarë nga të gjitha partitë parlamentare dhe se takimi i parë i përbashkët me anëtarët e tjerë të Parlamentit Evropian synohet që të mbahet këtë nëntor në Kosovë.

“Kemi punuar në disa aspekte duke besuar që do kemi një dinamikë të plotë të punës e që kërkon bashkëpunim”, tha Kusari-Lila.

Pikëpamjet e tyre rreth punës dhe agjendës së këtij komisioni i dhanë edhe anëtarët e tjerë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, duke u zotuar për bashkëpunim në mes të grupeve parlamentare.

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun.

“Prishtina” e Mehmet Krajës, një roman i madh

0

Bajram Sefaj, shkrimtar e udhëpërshkrues

Mbresë leximi

(Liria nuk mund të jetë gjë tjetër, përveçse një flurim mbi honet e errëta të ndërgjegjes! – M. Kraja)

Romani më ri, monumental, sa bjeshka, “Prishtina” i Mehmet Krajes, hapët me kthimin e autorit në Prishtinë, saktësisht më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO-s dhe, para pragut të derës gjënë atë që gjënë -një mut të mbuluar nga mizat me krahë të shndritshëm!
Ja çka gjënë.
Ky fillim kaq i pa pritshëm, kaq i befasishëm, kaq i jashtëzakonshëm…, e ka domethënien e vet, qëllimin dhe vizionin e qartë të autorit Kraja, tashmë, romancier i pjekur dhe i regjur, jete e krijimtarie. Pse fillon ashtu siç fillon, lexuesi do të kuptojë lehtësisht. Përgjatë faqeve të romanit gjatë (lumë idhnak e vërshues), që lexohet me një frymë (a pa frymë hiq !), kundërmimi i asaj çka gjet në pragun e derës së vetë, lexuesin do ta ndjek hap pas hapi, faqe pas faqe, deri në faqen e fundit, atë të 335-të, sa ka ky libër i madh, nga çdo kënd vështrimi dhe analizimi. Përfundon ashtu si pritej të përfundonte: “Dhe, tani nuk mbeti asgjë më nga shënimet e mia për subjektin e këtij rrëfimi”. Pasi mësuam numrin e saktë të faqeve (335), të themi se subjektin e rrëfimit, materien (lëndën, brumim) e romanit të vetë, autori e ndanë (pjesëton) në njëzet e katër kapituj, të gjatësisë (numrit të faqeve) pothuaj se, proporcionalisht, të njëjtë. Pasi (po) e dimë numrin e faqeve, numrin e kapitujve, është e rrugës të mësojmë edhe emrin e botuesit të këtij romani, e ai është “Onufri” i Tiranës dhe se, çmimi i këtij libri (a ka vlerë që e matë!), është 1000 lekë.
*
Nuk marr merak të shfaq mendim kritik mbi këtë libër. Aq më pak e aq më parë, nuk përpiqem fare të shfaq mendim kritik, nga se “mendimi kritik është mendim negativ!” Kështu pohon vetë autori Kraja. Ky është shpëtim për mua. Me kursen të mos marr turr andej nuk duhet. Të mos hy në punë të thella. Të mos hyj “n’mal pa sakicë”! Të provoj ta masë e çmasë këtë vepër kolosale letrare. Të marr mëkatin të provoj ta shpjegoj e zbërthej, të montoj e të çmontoj, këtë monument letrar. Ta përfol e shprishë përmbajtjen, subjektin e tij !
Rri rehat e mos u nguc, me pëshpëritë zë porosie!
Nuk me mbetët të bëj gjë prej gjeje, pos që, me kënaqësinë të madhe, ashtu si me kënaqësi të madhe e lexova romanin në fjalë, të marr e të përshkruaj (sa më besnikërisht, aman) tëra ata gurë të çmuar, ara margaritarë dhe ato perla që i kam veçuar e nënvizuar gjatë leximit të këtij romani të madh që, të trishton dhe njëherit të kënaq, me përmbajtjen e fuqishme të tij, plotë dramë (e tragjedi, në momente të caktuar!) dhe plotë trishtim, ashtu sikurse ishte Prishtina jonë e “ditëve të romanit”!
Nuk me mbetet tjetër pos të hesht e të mbush zembilen, (duq a thes) me ato fjalë e fjali, mendime e përkufizime (gat-gati) definicione të autorit të madhe e sovran, kur shprehet lirshëm, më një gjuhë të pastër dhe të pasur, me mendime e gjykime të prera, të guximshme, do të thonja, ashtu si i ka hije çdo shkrimtari të mirë, aq më parë kur është në piken (majën) më të lartë të krijimtarisë, si shkrimtar që është. Këtë e edhe vetë autori, madje disa herë e përsëritë, gjatë bredhjes udhëve (si të shkreta) të Prishtinës fill pas zjarrit dhe flakës luftës, (flakë e zjarr, që në mënyrën tjetër të vazhdon të përzhitë edhe sot e kësaj dite, shtoj unë!).
Tash, nuk me metët gjë tjetër pos të hesht e qes në letër krejt ato (ose me mirë, një pjesë syresh) që me kënaqen, përgjatë rrugës së udhëtimit, shoqërimit, (leximit) të këtij romani, sipas shijes time subjektive, të shkëlqyer!
Hapi sytë e dëgjo, hapi veshët e shih!
,… kishin dalë nga ideja e autorit,… akuarium heshtje,… keqardhje universale,…vëmendje e topitur,…kotësi në një turbullirë mendimesh, …origjina e materies lidhje me origjinën e idesë, …çuditërisht i lumtur dhe i shëmtuar,…urrejtje e kuqe,… kërkoj kohën e humbur, nuk me duhej gjë,…kuptimi i jetës vjen nga vdekja, nga vuajtja, jo nga hareja dhe gëzimi,… një vrasje pa domethënie, …nga koha lineare ishin futur në kohën iluzore, …andej ku krijohej mendimi për lirinë, …tërbim ulëritës, … vërshim i zhurmshëm i ndriçimit, … u trishtova nga vetë trishtimi, …plakje e mendjes,… mbeturinat e jetës, … me penisin e zgjatur dhe të rrudhur me herdhe që me vareshin, … push i brendshëm, … shpenzim i kotë i shqetësimit, njerëzor, …projeksion kujtimesh të së ardhmes se pajetuar, ligësi e egër, …një gojore e shpejtë,… anglishtja e tij me plot afrikate të pabindura, .. me ca zanore bythëzeza,… ëndrrat nuk kishin ndryshuar asgjë në jetën e tij,…kuptimin e vjeshtës që të nxit mendime të errëta, … qenin e kishte marrë malli për një ëndërr të bukur,… ëndrra e qenit kishte pëlcitur në ajër, … ëndërr qeni, e marrë hua nga ëndrrat e njeriut, ëndrra ime që nuk kishte derë, …seksin shumë të madh, sa një shkarpë, …shkrimtarët në këtë vend nuk i duhen më askujt,…për një dashuri të vjetër, …si mund te shndërrohej liria ne lumturi njerëzore, … liria nuk mund të jetë gjë tjetër, përveçse një fluturim mbi honet errëta të ndërgjegjes, …mjeshtër të madh të gënjeshtrës dhe të hipokrizisë,… pëshpërima e tij vjen ftohtë dhe errët,… në një cep të një ideje abstrakte,…vetëvrasja si akt refuzimi planetar, … brenda murit rrethues të mendimit, … ia shkel syrin natës matanë dritares,…një mur akulli midis tyre, .. ky është çmimi për lirinë tuaj te dhjerë,…dy qirinjtë e ndezur nxirrnin dritë zbehtë dhe të palumtur,… heshtja e natës tashmë kishte hyrë në dhomë,…hije e hapërdarë,… jam bërë shkrimtar që pakkush mund ta merr me mend: sepse nuk me pëlqejnë ngjarjet reale,…liria Kosovës nuk mund të kishte veshje kaq pa shije, … të një varri mbi ajër, … në dhomë tashme kishte hyrë mbrëmja, … ca ide dembele, …nuk kisha as dëshpërim të mjaftueshëm për t’u dëshpëruar, … zanore bythëmëdha, …hemisferë e pluhurosur e trurit, …po si mund ta zërë mallkimi vetë mallkimin,… pas monumentit të zi të ideve historike, …gjërat nuk ekzistojnë përpara se të ekzistojë kuptimi i tyre, …kujtimet e së shkuarës ishin shpikur për t’i shpëtuar asaj vetmie të zogjve të zinj, .. mbi kokën time tani rrinte pezull një kohë inerte e ngrirë, … përshëndetja erdh e ashpër, acaruese, sikur gërvishtja me thonj në një teneqe të ndryshkur,… një përpjetëze të lodhur, e cila i futej natës si bërryl në ije,… mua nuk me pëlqen aspak që ekziston kujtesa njerëzore, bota do të ishte më mirë pa të shkuarën e sa, …titull që iu rri në mendje të gjithëve, liria është burgu im,… parullë e shkruar në një cep të ndryshkur të trurit,… formula e ekzistencës relative, koha është variabël e shpirtit,… i bën zhurmë në kokë një mendim i vjetër,… nga një lojë situatash, nga një alternim kohësh,…njëlloj historie pa data, që shkrihet në vetëdije dhe krijon ëndrrat dhe iluzionet, … serbishtja vulgare,… pëshpëritje e kalamendur,… duke ngarendur që të takohej me terrin e asaj mbrëmjeje,…hija e trishtimit i shkonte prapa, …grua e re dhe ka shumë ujë përbërjen e saj,… klani ynë është në depresion, … mbi sipërfaqen e natës, tek bridhte në një fushë varresh,.. spiunët nuk i donte më askush, …një heshtje pa gjymtyrë,… lëkura e errët e tokës,… dukej si gjel i stilizuar,…profili i tij vinte i plasaritur, …për të tretën herë jemi të vdekun sepse prostata nuk na e mban shurrën,… heshtje solemne, i dëgjon zërat e natës,…dialogu mendor,…me ia kajt nënën edhe një herë këtij shteti,…çfarë lirie është ajo që nuk ia mbushë njeriut mendjen të vdes për të, … ato fjalë nuk i kishin gjetur një vend të përshtatshëm të iknin nga errësira,… pancir tingëllor,…vallëzim kujtese,… dritat e kalamendura nga tavani filluan të reshnin mbi kokat e njerëzve,…t’i mblidhte tingujt nga ëndrrat,…nëpër ajër ishte endur një vetmi e zbrazët,… vrimat e zeza të heshtjes,…heshtja ishte bërë e errët,…një shurdhësi krejt e verbër,… ajri ishte bërë i kuq,…një kalores vringëllonte shpatën në errësirë (Skënderbeu), … jepte dhe merrte me errësirën,…si era që përkëdhel ujin,…kamerieri vinte trupmadh, si dru i plasaritur,…përmendorja e viçit,…lumturia nuk është gjendje e qëndrueshme,… duke marrë me vete urrejtjen për trishtimin,…unë nuk kam pa kurrë një ëndërr qeni,… mund të humbja vetminë, gjënë e vetme me vlerë që me ka mbetur,… në një botë të çmendur, unë sot nuk kam vuajtur sa duhet,… copa të natës se shkuar, si arna të zeza,…vdekja i vinte një kufi kohës dhe bënte që ajo, përtej atij kufiri të merrte një kuptim tjetër, të bëhej kohë objektive,… ajri ishte i mbushur me mendime të mjegullta,…fjalët i binin nga goja jo për shkak të kuptimit, por për shkak të gravitetit,… një përlotje që pikte brenda dëshpërimit të tij të moçëm,… re pluhuri e verdhë në të kuqërremët, që e bënte qiellin si të lyer me baltë,… një re që ishte shtrirë nën një re tjetër dhe rrinte si e tretur,…ti nuk me dëgjon, madje as atëherë kur të them se nuk me dëgjon,… një shfryrje nga cilado vrimë e trupit,…pamja ikte drejt vijës së horizontit, deri në askund,…mbi atë peizazh të trishtë rrinte qielli kontinental i Kosovës, si një tendë e vjetër fushimi, me cepat e reve që lëkundeshin në erë,… zëri i myezinit të thërriste të vdisje përsëri, …kishte përdorur vetminë e tij më tepër se ç’duhej,…ty nuk të vjen keq të tallësh as me njerëzit e vdekur, …një lutje krejt e heshtur, si për të zgjuar të vdekurin,…Sulltan Murati nga tyrbja e Mazgitit, i mbështjellë me qefin të bardhë, ngarendte mbi ledhin e bregores,… dheu ishte i zi, si të nxirrnin në sipërfaqe të tokës zgorren e skëterrës,…sikur ecja këmbëzbathur mbi heshtjen,… pa vdekjen jeta do të ishte një përjetësi aq e mërzitshme,…ata nuk vuanin për këtë padrejtësi të natyrës,… një lëmsh resh agresive,…mos bëja atë rrugë, as i shtrirë në qivur,…një dëshpërim i ëmbël,… këtu në qytet Sinanit i dukej pranvera disi e vogël,…vetmia e molisur,…gjelbërimi i errët i pishave,…pozita e figurave të zeza ishte më e mirë,… shpirtrat e trazuar gjenin prehje në seks të shpejtë,…nata e patrazuar shtrinte pushtetin e saj të errët,…peshku nuk di gjë kush ia ndërron ujin në akuarium,…si një dogmë fetare që aprovon në çdo rrethanë fuqinë e errësirës,… zëri i vinte i marrtë, një grumbull bashkëtingëlloresh afrikate,… një qyqar, që shfrytëzon natën e pafajshme për të fshehur frikën e vet,…era e narcisit të vyshkur,… morali iu hyn në punë vetëm atyre njerëzve që jeta ua kthen bythën,…duhet të jetë zhgënjyese (parajsa), njësoj si liria,…si qen që është i lirë të angullijë gjithë natën nën dritën e hënës,… në anën e majtë, ku fillojnë të gjitha dhimbjet e zemrës,… braktisur nga iluzionet,… asht liria për me ndie frikë,… as luftë për liri, as luftë për ideale, porse do të kishte luftë për më shumë pushtet,…pak e mërzitur pak e hutuar, si e atij lumit që zhgënjehet kur derdhte në det,…jemi kakë në brekët tona¨,…qytetit i vinte duhmë e rëndë iluzionesh të shkatërruar,…mund të vdiste, kurdo që t’ bëhej puna,… ai fliste me zanore të lodhura,…vetmia ka kuptim vetëm atëherë kur nuk të sheh askush që je vetëm,…kokaina prodhonte ëndrra të shtrenjta,…përse kuptimin e lirisë e kërkon atje ku nuk është,…mundem me la sahanat , me fshi, me la qenefat, me ruejt, me leh si qen, çka t’ketë nevojë,…telefoni i zi,…grope të zeza, …pikëllohem nga pikëllimi,… frymëmarrje e rënduar e heshtjes,…dashuria është vetë përfundimi i palumtur, pjesa tjetër është ose iluzion, ose kotësi banale,…siç nuk arrin ta shpjegojë nata errësirën e vet,…liria nuk bën gjë tjetër, përveçse ngjall shpresat, kurse shpresat i vrasin njerëzit,…urrej të me urrejnë,…ndenja e ujit që humbet në ujë, e ajrit që humbet në ajër,…e vërteta nuk ekziston, se ajo është variabël,…vdekja nuk është asnjëherë fundi i një historie,… një heshtje lëkurëtrashë,… si ulok i inatosur,…një ngjarje e pandodhur në realitet është e mundshme të bëhet e ndodhur në një kohë tjetër,…mëndafsh i tjerrë në ëndërr,… liria absolute nuk ekziston,…nënshtrimi në liri është shumëfish më i rëndë se në robëri,…pushteti absolut i kriminelëve, i injorantëve dhe i të korruptuarve, i vendosur përmes demokracisë është më i keq se çdo diktaturë,…liria është një shpikje e pamundur,… asaj vjeshte i mungonte shiu,…a kisha frikë nga vdekja, i thashë se kisha frikë nga parajsa, sepse ajo mund të ishte zhgënjyese njësoj si liria,…liria është burg i madh i mendjeve të lira,…jeta e njeriut ka vlerë për sa i shërben një qëllimi,… toskërishte ideologjike,…edhe nga kotësia, edhe nga vulgariteti i lirisë,…kishte vrapuar gjatë pas hijes së vet,… duhma e tij qelbej raki dhe duhan përzier,…të vdekurit nuk vdesin,…për dashuri jap jetën, për ideal jap dashurinë, me ba me e dijtë se kush e ka thanë këtë gja i pari, ia kisha ba nji mut te vorri,…më shtrëngon barku dhe kërkoj një qenef nëpër qiell,…ti vuan nga artisti,… errësira mbi errësirë kishte vendosur hijen e Petritit….
*
Këto thënie, mendime, refleksione, përvoja, urti, filozofi…, e ç’kamos tjetër, që i zu shosha ime gjatë leximit entuziast dhe me pesë palë syza subjektivizmi të këtij romani bashkëkohës dhe tragjik. Nuk besoj në lexim objektiv. Jam i gatshëm të bëj bë në bukë e në kripë, se çdo gjë në të këtë botë, është subjektive, e vetëm subjektive. Le të besohet në subjektivitetin e një adhuruesi i letërsisë krajane të Mehmetit! Në shoshën time vrimë madhe, ngelen këto mençuri të shpërndara nëpër 335 faqet e bardha të këtij romani. Unë nuk bëra tjetër, pos asaj që bëjnë bletët kur mbledhin nektarin, lule më lule, në një livadh të madh…
I vetëdijshëm, sa edhe i ndërgjegjshëm se, në këtë vepër kapitale ka edhe shumë xhepa e zgjiçë të fshehur, shumë sekrete mençuri, në duart tuaja, lexues të nderuar, është sitë e shohë bashkë.
Lexoni e këtë roman, nuk do të pendoheni e zhgënjeheni. Përkundrazi do të kënaqeni e pasuroheni. Ua thotë vëllai juve!

(Gaillard, 30.1.2019)

Regjistrimi i popullsisë duhet të mbahet me elementët e identitetit

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi demografik

Vetëm ata të cilët kanë manipuluar në të kalurën me statistikat reale të popullsisë sidomos me strukturën kombëtare të saj, iu pengon realiteti demografik në Mal të Zi, duke harruar se koha e manipulimeve nuk mund të jetë e përhershme, e sidomos tash kur këtu ka ndodhur rotacioni i pushtetit, që ofron mundësi reale të prezantimit të elementëve të identitetit të popullsisë si në vend dhe në botën e jashtme

Çështja e regjistrimit të popullsisë në çdo vend paraqet moment të veçantë jo vetëm statistikor por edhe shoqëror, sepse ofrohen të dhëna më interes të përgjithshëm për planifikimin dhe zhvillimin e vendit. Pra, kemi të bëjmë me një çështje serioze me peshë shtetërore, ku formohen ekipe të veçanta që merrën me këtë proces statistikor.
Por, procesi i regjistrimit të popullsisë varët shumë nga rrethanat shoqëroe e politike në mjedisin përkatës. Në veçanti ka të bëjë me mjediset heterogjene në aspektin kombëtar, të cilat nuk janë të konsoliduara në sajë të raportëve shoqërore. Një dukuri e tillë ka të bëjë në veçanti me Malin e Zi, duke qenë ndër vendet me multinacionale në Europën Juglindore. Në këtë aspekt këtu nuk mund të anashkalohet qasja politike e cila është dominuese në këtë çëshje demografike. Dhe një dukuri e tillë është e pranishme nga viti 1990 e më miratimin e pluralizmit, ku çështjet demografike morën përmasa politike, që u dëshmu edhe në regjistrimet e popullsisë.
Në sajë të përvojës së mëhershme regjistrimi i popullsisë është mbajtur çdo dhjetë vjet, duke mbetur aksiomë edhe për kohën e pluralizmit. Por, në rrethana të reja në pluralizëm, kemi përjashtime që dëshmohet me regjistrimin e vitit 2001. Ishte ky vit me turbulenca politike në Mal të Zi, ku nga një situatë e tillë nuk u mbajt regjistrimi i regullt por është shtyer për vitin 2002, ndërsa më së fundi u realizu në vitin 2003.
Pasi regjistrimi vijues i popullsisë u mbajt në vitin 2011, sipas praktikës regjistrimi i radhës duhet të mbahet në vitin 2021. Por, në sajë të disa pengesave teknike, siç është mosmiratimi i ligjit për regjsitrimin e popullsisë dhe miratimit të buxhetit për vitin 2021, u vendos që regjistrimi i popullsisë të mos mbahet në muajin prill të këtij viti, por ai të shtyhet për fund të vitit.
Pasi ditë më parë, ndonëse me vonesë u miratu buxheti për këtë vit, nuk ka pengesa subjektive për ta realizuar regjistrimin e popullsisë, andaj janë gjasat reale të mbahet deri në fund të vitit. Por, duke marrë parasysh se regjistrimi i popullsisë këtu ka peshë të veçantë politike, se kur realisht do të mbahet do të varët nga partitë politike, përkatësisht shumica parlamentare në Mal të Zi.

Regjistrimi duhet të jetë i kompletuar

Më herët kemi pasur rast të dëgjojmë nga individë apo subjekte të ndryshme të shoqërisë civile, që në regjistrimin e popullsisë të mos evidentohen elementët identitare. Fjala është për strukturën kombëtare, gjuhësore dhe fetare të popullsisë si elemente identitare për çdo individ apo popull si kudo në botën e qytetëruar. Ishte ky paralajmërim absurd dhe konfuz i cili nuk është pritur mirë nga partitë politike si dhe opinioni i gjerë, sepse çdo individ ka emrin e mbiemrin, gjuhën dhe fenë e vet.
Nuk ka dilemë se çdo mohim i tyre elementëve paraqet diskriminim individual dhe kolektiv dhe si i tillë i është i pa pranueshëm. Propozuesit e tillë kanë dështuar sepse pjesëtarët e popujve në Mal të Zi, deri më tash janë regjistruar të kompletuar me strukturat e tyre. Ndërsa është çështë tjetër sa kanë qenë të sakta të dhënat nga regjistrimet e popullsisë, duke ditur se në monizëm janë bërë manipulime të ndryshme të kësaj natyre.

Regjistrimi si proces statistikor

Nëse analizojmë në detaje regjistrimet e popullsisë(1948-1991) sipas përkatësisë kombëtare, gjuhësore e fetare vërehen ndryshime të theksuara, duke kriuar dyshime në realitetin në terren. Në këtë aspekt kanë qenë të diskriminuar serbët, popullsia me përkatësi të fesë islame së cilës i është mohuar përkatësia kombëtare, ndërsa emërtimi boshnjake është definuar nga viti 1993. Po ashtu në këtë aspekt në pozitë të pavolitshme kanë qenë edhe shqiptarët, sepse statsitika shtetërore i ka evidentuar sipas dëshirës së tyre e jo sa realisht kanë qenë në terren.
Pikërisht, në lidhje me këtë çështje nëse analizojmë të dhënat në regjistrimet e popullsisë në kohën e monizmit, popullsia serbe është paraqitur në mënyrë simbolike, që nuk ka treguar realitetin demografik në aspektin nacional. Por, në këtë aspekt për serbët u bë kthesë e madhe në regjistrimin e vitit 2003 e 2011, duke dëshmuar se regjistrimet e mëhershme kanë qenë të programuara me qellime të caktuara nga ana e pushtetit. Sepse nuk mund të quhet ndryshe e dhëna se serb në aspektin kombëtar në vitin 1948 janë deklaruar 1.78%, ndërsa malazez 90.67%, ndërsa në vitin 2003, serb janë deklaruar 31.99%, ndërsa malazez 43.16%. Këto të dhëna janë të mjaftueshme për të kuptuar realitetin demografik në Mal të Zi, sepse për këtë periudhë kohore(1948-2003), numri i serbëve është rritur për 30.21%, ndërsa i malazezëve ka rënë për 47.51%, që është dëshmi transparente e manipulimit të pushtetit me strukturën nacionale të popullsisë në këtë mjedis.
Në këtë aspekt nuk kanë bërë përjashtim as shqiptarët, boshnjakët e kroatët. Andaj në rrethana të reja shoqërore e politike regjistrimin e ardhshëm të popullsisë duhet trajtuar si proces statistikor e jo manipulues. Vetëm me një qasje të tillë do të kemi një realitet objektiv demografik, duke e paraqitur strukturën reale në këtë mjedis multinacional si nder më të veçantit në regjion.

Diaspora ka identitetin e vet

Sipas informacionëve të cilat disponojmë në regjistrimin e popullsisë i cili do të zhvillohet në fund të këtij viti, sikurse në vitin 2011 diaspora do të regjistrohet vetëm në aspektin numërik, do të thot pa përkatësinë nacionale, gjuhës amtare dhe ate konfesionale që është paradoks i llojit të vet, sepse çdo individ kudo qoftë ai ka identitetin e vet.
Por, pas rotacionit të pushtetit të ndodhur me 30 gusht 2020, shpresojmë se në këtë aspekt duhet të ndodhin ndryshime cilësore ku nuk duhet të përjashtohet as diaspora, sepse ajo është pjesë e pandarë e popullsisë në vend, ndonëse janë me dekada në botën e jashtme. Mohimi i të drejtës për tu regjistruar në këtë proces statistikor dëshmon se shteti nuk i trajton të gjithë qytetarët përkatësisht shtetasit e vet të barabartë. Në këtë aspekt dallohen vendet më popullsi heterogjene nacionale, ku shëmbull tipik është Mali i Zi. Por, kësaj here besojmë se do të angazhohen jo vetëm partite politike por edhe nga shoqëria civile, që defekti I vitit 2011 të eliminohet, në favor te të gjithëve në përgjithësi e diasporës në veçanti.
Sepse nuk ka diasporë pa identitet kombëtar, gjuhësor e fetar, pavarësisht se ku punojnë e jetojnë. E kundërta ndodhë vetëm të ata popuj me kompleksin e tyre të cilët e kanë të rrezikuar identitetin e tyre nacional dhe gjuhësor. Nga ana tjetër shqiptarët në ketë aspekt kanë qenë të përmbajtur nga fakti së janë të vetmit që nuk i përkasin korpusit të popujve sllavë, dhe së nuk i kemi komplekset e atyre popujve në Mal të Zi.
Në lidhje me këtë çështje mbetet të presim reagimin nga Monstat-i i cili do të merret me regjistrimin e popullsisë, në muajt në vijim, kur do të kemi mundësi të kemi kopjen e fletëregjistrimin e popullsisë, ku do të evidentohet edhe diaspora. Vetëm atëherë duhet të kemi mundësi të japim vërejtjet në lidhje me çështjet kontestuese, ku diaspora mbetën çështje e cila kërkon zgjidhje e jo të mohohet sikurse në regjistrimin e fundit të popullsisë(2011). Sepse mohimi i të drejtës së diasporës bie ndesh me të drejtat dhe liritë e njeriut dhe standartët demokratike, sepse çdo individ kudo qoftë ai ka identitetin e vet nacional, gjuhësor dhe konfesional. Kujtojmë me këtë rast se në regjistrimin e popullsisë në vitin 2003, janë evidentuar 52511 banorësh nga Mali i Zi në botën e jashtme, apo 7.8% e popullsisë së përgjithshme.

Një e treta e diasporës është shqiptare

Nuk ka dilemë se një të dhënë të tillë duhet analizuar më tërë spektrin e vet nacional, gjuhësor dhe konfesional, sepse atëherë do të kemi mundësi të japim disa përfundime. Kështu nëse analizojmë këtë numër sipas strukturës nacionale të popullsisë del qartë së në botën e jashtme janë 16519 pjesëtarë të kombësisë shqiptare, nga del së çdo i treti shqiptarë është në botën e jashtme. E dhëna së shqiptarët paraqesin 1/3 e diasporës së përgjithshme te Malit të Zi, është diçka e jashtëzakonshme kur dihet së shqiptarët në vitin 2003 kanë marrë pjesë më 7.09% në kuadrin e popullsisë të përgjithshme.
Ndërsa pjesa tjetër e diasporës nga Mali i Zi i takon pjesëtarëve të popullit boshnjak, e më së paku atij malazez apo serb, duke dëshmuar në mënyrë transparente gjendjen faktike të diasporës ku popujt të cilët janë numërikisht më të pakët përbëjnë pjesën më të madhe të diasporës nga Mali i Zi. Pikërisht një e dhënë e tillë dëshmon qartë statusin e tyre social dhe politik të popujve përkatës në Mal të Zi. Sepse nuk ka mundësi të shpjegohet ndryshe që pjesëtarët e popujve numërikisht më të pakët janë pjesëtarët më të mëdhënj të diasporës.

Për ndryshime duhet vullnet politik

Andaj duke marrë parasysh këto të dhëna mendoj së hartuesit e pyetjeve në fletëregjistrimin e popullsisë në vitin 2011, kanë vendosur me qellim eliminimin e deklarimit te diasporës sipas përkatësisë nacionale, gjuhës amtare e asaj konfesionale. Pikërisht nga një veprim i tillë del qartë qellimi, më çka dëshmohet së ky regjistrim i popullsisë është politizuar në përmasa të jashtëzakonshme nga Monstat-i në Mal të Zi.
Përfundimisht nëse ekziston vullneti politik, defektet nga regjistrimi i diasporës mund dhe duhet të përmirësohen në regjistrimin e popullsisë që parashihet të mbahet në fund të këtij viti, duke dëshmuar profesionalizëm në respektin ndaj diasporës e cila është ndërgjegja kombëtare e çdo vendi.

Shpërndarja territoriale e popullsisë në Mal të Zi sipas përkatësisë kombëtare(2003)

“Marjan Cubi – urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës”, dokumentari shfaqet në Prishtinë më 13 Gusht 2021

0

Në Prishtinë të premtën e 13 Gushtit 2021 në sallën e Katedralës “Shën Nënë Tereza”, me fillim në orën 19:00, promovohet dokumentari “Marjan Cubi – urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës  me regji të Ilir Buçpapajt, gazetarit të njohur të Radio Televizionit Shqiptar.

Marjana Cubi , Uashington

Marjan Cubi është veprimtar i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan, anëtar i Kryesisë dhe arkatar i  Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, në Nju Jork ishte kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales “Në Tereza”  Prishtinë, ku janë mbledhur e dorëzuar mëse 2 milionë dollarë.

Agim-Rexhaj-ekran

Dokumentari vjen në Prishtinë nga Nju Jorku, ku më parë është shfaqur të dielën e 13 Qershorit 2021 në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”. Në promovimin në Kryeqytetin e Kosovës do jetë edhe Marjan Cubi, për të cilin që nga fëmijëria në vendin e lindjes në Drenoc të Klinës e deri në ditët e sotme flet dokumentari mëse dyorësh, ndërsa do ketë edhe fjalë rasti nga Këshilli Organizativ e pjesëmarrësit, mes të cilëve pritet të jetë edhe Agim Rexhaj, President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA.
Marjani-Elmia-grup-Washington
Shugurim-Katedrale-Nene-Tereze-Prishtine-Flet-Marjan-Cubi

Përkujtesë historike për 12 gushtin 1912 dhe hyrjen e kryengritësve shqiptarë në Shkup

Jusuf Buxhovi, shkrimtar e historian nga Prishtina
Përkujtesë historike: 12 gusht 1912
HYRJA E KRYENGRITËSVE SHQIPTARË NË SHKUP
Kryengritja shqiptare e verës së vitit 1912 e drejtuar nga Hasan Prishtina, mbas luftimeve të vazhdueshme në pjesën më të madhe të vilajetit të Kosovës, me ç’rast një nga një nga kryengritësit u morën Prizreni, Gjakova, Peja, Ferizaj dhe së fundi Prishtina, detyroi Perandorinë Osmane që të niste bisedimet me udhëheqësit shqiptarë të kryengritjes. Bisedimet e filluara në Prishtinë dhe mandej të bartura në Shkup midis Hasan Prishtinës dhe gjeneralit Ibrahim Pasha (me origjinë shqiptare) zgjatën disa ditë dhe kishte rrezik që nga zvarritja të shpërqendronin radhët e kryengritësve shqiptarë. Hasan Prishtina dhe liderët tjerë shqiptarë morën vendim që për ta sjellë Ibrahim Pashën para aktit të kryer, të marshojnë në Shkup. Më 11 gusht filloi depërtimi i kryengritësve shqiptarë nga disa drejtime me ç’rasat disa mija kryengritës të nesërmen hynë në Shkup. Me këtë rast njësitë ushtarake osmane u futën në kazermat e Shkupit si edhe ato përreth (në Tetovë dhe Kumanovë), ndërsa kryengritësit u pritën me entuziazëm nga shkupjanët. Nga 12 shkurti deri më 19 shkurt, kur do të nënshkruhet marrëveshja e quajtur Katëmbëdhjetë pikëshi i Hasan Prishtinës me gjeneralin Ibrahim Pasha, kryengritësit shqiptarë mbikëqyrnin Shkupin. Liruan të burgosit dhe u përkujdesën për rregullin dhe qetësinë në qytet dhe rrethinë, por nuk organizuan administratën autonome të përcjellë edhe me pushtetin vendor. Futja e kryengritësve shqiptarë në Shkup solli lëvizje dramatike në Stamboll, ngaqë Sulltani shpërndau parlamentin të dominuar nga xhonturqit, që dalloheshin për politikë antishqiptare, ndërsa të nesërmen rrëzoi edhe qeverinë xhonturke, e cila u zëvendësua nga një e pavarur e drejtuar nga Gazi Myftar Pasha (përndryshe ithtarë i një marrëveshjeje me shqiptarët për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një, siç kërkohej nga kryengritësit).
Me gjithë ndikimin që pati futja e kryengritësve shqiptarë në Shkup (sipas vlerësimeve të huaja rreth gjashtë mijë, ndërsa sipas disa historianëve tridhjetë mijë) për kahun e bisedimeve që përfunduan me marrëveshjen e 19 gushtit, megjithatë, ajo si e arritur e madhe ushtarake, që mund të quhet edhe historike, mbeti pa epilogun e duhur politik (krijimin e vilajetit autonom shqiptar ose shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë), ngaqë liderët e kryengritjes shqiptare nuk ia dolën që të pajtoheshin mes veti se fitoret në planin ushtarak në vilajetin e Kosovës dhe veçmas futja e kryengritësve në kryeqendrën e vilajetit, në Shkup, të përcilleshin me ngritjen e institucioneve autonome (administratës) dhe të pushtetit vendor në to në nivel të vilajetit me çka Perandoria Osmane, për të neutralizuar shpalljen eventuale të shtetit të pavarur shqiptar në Shkup, do të detyrohej që të pranonte kërkesat e kryengritësve për vilajetin shqiptar nga katër sosh, që praktikisht krijonte të ashtuquajturën Shqipëri Osmane, si fazë kalimtare për shtetin shqiptar në rrethanat e tërheqjes së Perandorisë Osmane nga pjesa evropiane.
Nga këndvështrimi historik, depërtimi i kryengritësve shqiptarë në Shkup dhe tërheqja e asqerit osman në kazerma, mund të konsiderohet depërtim për trysni politike, por jo edhe çlirim, ngaqë nuk u përcoll me ngritjen e institucioneve autonome në të gjitha nivelet.
Kjo sjellje do të përsëritet edhe në pranverën e vitit 2001, kur njësitë e UÇK-së, për dy muaj bënë një luftë tejet të suksesshme (vunë nën mbikëqyrje pjesën më të madhe të etnisë shqiptare në Maqedoni), madje edhe rrethuan Shkupin dhe hynë në një pjesë të tij (Haraqinë), por nuk ndërtuan institucionet në viset e çliruara. Kjo edhe solli te marrëveshja e Ohrit, ku kapitali ushtarak, u shpenzua për qëllime politike, të cilat nuk ishin në përputhje me kërkesat që u proklamuan me fillimin e saj: Maqedonia federate (me dy njësi: atë shqiptare dhe maqedone) si dhe arritja e statusit të popullit shtetformues, pra të barabartë!

Bregoviçit as nuk duhej t’i jepej Çelësi i Tiranës, e as të ftohej në një koncert

0
Bregoviçit as nuk duhej t’i jepej Çelësi i Tiranës, e as të ftohej në një koncert.
Fyerje është ftesa për të, e prezenca do të jetë poshtërim.
Por le të ndalemi edhe pak brenda nesh.
Me vite, llumi në mediat tona është prezent.
Nëse na pengon Bregoviç, duhej të na pengonin edhe ata persona që i kanë ndihmuar degradimit kulturor dhe shoqëror brenda nesh.
Kam një listë me disa emisione që qarkullojnë e që na fyejnë dhe shkatërrojë trurin pa menduar.
Si:
N’Kosovë Show
Kojshia Show
Çka ka shpija
Odeon
Përputhen
It’s my love
Zonë e Lirë
Provokacija
E Diela Shqiptare- Shihemi në Gjyq
Serialet turke me bollëk
Etj
Përderisa analfabetët, psikopatët, rrugaqët, dilleret e drogës, eskortat që marrin rolin e artistëve, mashtruesit në emrin e zotit, shfaqen në gazetat dhe mediat online e ftohen në TV tona, e nga këto personazhe krijohen idolle për gjeneratat e reja, a kemi menduar ndonjëherë rrezikun që na vie nga brenda?!
Apo rreziku qenka vetëm një Bregoviç?
Sepse një komb fillon të bie kur në vend të kulturës dhe dijes, ushqehet me injorancë dhe degradim shpirtëror.
Ps nëse keni emisione të tjera të cilat i konsideroni të tilla, ju lutem komentoni

Historiani Uran Butka, për Masakrën e Tivarit: Enver Hoxha urdhëroi që të vriten kosovarët!

0

Uran Butka

Masakra e Tivarit, apo më gjerë, tragjedia e Tivarit, është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa, realizuar ndaj shqiptarëve. Është folur dhe shkruar për atë në mënyrë të njëanshme dhe të paplotë, sepse nuk është marrë në shqyrtim pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e pushtetit komunist të Shqipërisë në këtë masakër, për mungesë të dhënash e dokumentesh, por edhe për fshehje të së vërtetës.

Shteti jugosllav, megjithëse ishte projektuesi dhe realizuesi i masakrës, e ka pranuar atë, qoftë edhe si aksidentale e të mpakur, por gjithsesi ka nxjerrë disa konkluzione dhe disa përgjegjësi. Ndërsa shteti shqiptar, i implikuar në këtë kasaphanë, shkaktuar kundrejt popullit të vet, ka heshtur për gjysmë shekulli, duke e mbuluar me harresë dhe papërgjegjshmëri të plotë, aq më tepër që akti i parë i kësaj tragjedie, ku u masakruan dhe u vranë me mijëra shqiptarë të pafajshëm, u luajt brenda territorit të Shqipërisë.

Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav në marrëveshje dhe bashkëpunim me pushtetin komunist shqiptar.

Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptar, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.” Për Çubriloviçin dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, herzegovinas, malazezë e maqedonas nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave nacionalçlirimtare.

Këto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjerëzore, u bënë program dhe veprim konkret i PKJ dhe i Lëvizjes NÇJ ndaj shqiptarëve. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë” (Arkivi i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1)

Ky gjenocid shpërfaqej hapur në formën e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare nga forcat e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë, të OZN-ës dhe nga detashmentet çetniko-drazhiste, si edhe të shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre.
Këtë luftë kundër shqiptarëve, PKJ e propagandonte si luftë kundër “reaksionit shqiptaromadh”, kundër “bashkëpunëtorëve” të nazifashizmit etj. Kosova u konsiderua dhe u trajtua si reaksionare, kundërrevolucionare, irredentiste, që duhej nënshtruar dhe tjetërsuar etnikisht.
Por, në kushtet e Luftës së Dytë dhe menjëherë pas saj, ky nënshtrim e spastrim i plotë etnik, ishte tepër i vështirë për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Jugosllavisë, sepse populli i Kosovës dhe i viseve të tjera shqiptare ishte i gjithi më këmbë, i ndërgjegjësuar dhe i armatosur për të mbrojtur qenien shqiptare dhe kufijtë kombëtarë, përkundër politikave e praktikave antishqiptare e kriminale të PKJ dhe të Ushtrisë NÇJ. Titos dhe udhëheqësisë jugosllave nuk u interesonte edhe një luftë tjetër. Këtë gjë mund ta arrinin më lehtë e më tinëzisht, me ndihmën e propagandës dhe të armëve të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë.

Këtë bashkëveprim ndërmjet Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë dhe Ushtrisë NÇ të Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nënshtruar reaksionin antiserb në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II Sulmues të Jugosllavisë, gjeneral-lejtnant Peko Dapçeviç.

Titoja, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës kalimin e formacioneve të UNÇ të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi, për të luftuar kundër “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ Jugosllave u formulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. Misioni Ushtarak Jugosllav në Shqipëri prej shtatë ushtarakësh, me në krye kolonelin V.Stoiniç, i bashkërendonte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i UNÇJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, Fadil Hoxha dhe komisari Boshko Çakiç. (Arkivi i FA, F.Shtabi i Përgj.)
Pala shqiptare u tregua e gatshme. Pasi vrau me mijëra nacionalistë të Ballit, Legalitetit dhe krerëve të veriut përgjatë luftës civile në Shqipëri (1943-1944), komandanti i përgjithshëm i UNÇSH, E. Hoxha, më 12 shtator 1944, i dha urdhër Korparmatës I të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë. (Dokumente, Shtabi Përgj., vol.II)
Po në këtë datë, mentari i E. Hoxhës, Miladin Popoviç, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH-së për Korpusin I:

“Lajmëro Pavlen ( Pavle Joviçeviç, shën. im UB) se dy brigadat shqiptare së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekonspirohet!” (AQSH, Fondi 14)
Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajt në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi. Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I:
“Të mos i tregohet Inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”( AQSH, F.14)
Në Kosovë ishin krijuar dhe vepronin organizata të fuqishme politike dhe ushtarake nacionaliste, si Balli Kombëtar, Lëvizja Irredentiste, Lidhja e Dytë e Prizrenit, e më pas “Besa Kombtare” dhe Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare (ONDSH), që kishin me vete thuajse gjithë popullin shqiptar të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare. Bashkëpunonte me ta edhe Muharrem Bajraktari dhe forcat e tij kombëtare.
Në këto kushte, Titoja thirri brigadat dhe divizionet e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë “për të luftuar kundër armikut dhe reaksionit”, por i përdori kryesisht në luftën kundër “reaksionit shqiptar”.

ImageNë muajin nëntor 1944, u angazhua në këtë luftë edhe Divizioni V, që përfshiu Brigadat III, V dhe XXV, dhe Divizioni VI ( brigadat VI, VII, VIII dhe XXII), pasi u kthyen nga Sanxhaku e Bosnja, ku luftuan kundër gjermanëve. Komisari politik, Ramiz Alia thotë në një intervistë se ka qenë në Bosnjë kur ndodhi masakra. Nuk është e vërtetë. Në 3 mars 1945 ai dhe Divizioni V ndodheshin në Mitrovicë, mandej në gjithë Kosovën. (Dokumenti i datës 3.03.1945 i Shtabit të Përgjithshëm)

Divizionet V dhe VI të Shqipërisë u vunë nën urdhrat e Armatës V të Ushtrisë NÇ Jugosllave. Në urdhërveprimin e Armatës V të Jugosllavisë përfshiheshin edhe divizionet e Shqipërisë:
“Të gjitha forcat reaksionare që do të takoni, të rrethohen dhe të shpartallohen me çdo kusht… Të çarmatosen njerëzit e dyshimtë dhe ata që nuk duan të mobilizohen me dëshirë, të digjen shtëpitë e tradhtarëve që rezistojnë dhe bëjnë fortesë… Të sekuestroni mallin e kriminelëve të arratisur. T’u theksohet katundeve që përshkoni se ai katund që bëhet strehë i gjaktorëve, do të dënohet…” (AQSH, Fondi.181, d.45)
Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohen nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejt popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel Krsto Filipoviç. (Arkivi historik i Jugosllavisë, k.1411)
Masakra e Drenicës dhe zhbërja e Brigadës VII kosovare që u nis për në Srem, ishin prologu i masakrës së Tivarit.
Më 8 shkurt 1945, u shpall me urdhër të komandantit suprem të UNÇ të Jugosllavisë, J.B.Tito, pushteti ushtarak.

Divizionet e UNÇ të Shqipërisë u bënë pjesë e vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë për shtypjen e rezistencës kosovare, për ripushtimin jugosllav të Kosovës dhe forcimin e pushtetit jugosllav. Ato qëndruan në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare edhe pasi ishin larguar gjermanët nga Kosova dhe Jugosllavia, qysh nga shkurti i vitit 1945 e deri në dhjetor 1945, pra për 10 muaj, derisa Kosova e viset e tjera shqiptare u bënë pjesë e Jugosllavisë dhe derisa u bënë zgjedhjet, ku fitoi Fronti NÇ i Jugosllavisë. E konfirmojmë këtë edhe me Radiogramin e Reiz Maliles, zv.komisarit të Divizionit V: “Me rastin e zgjedhjeve që do të zhvillohen më 11 nanduer 1945 këtu në Kosovë, bëni konferenca speciale me kosovarët. Ditën e zgjedhjeve nxirrni forca të armatosura jo afër qendrave të votimeve, por gati para çdo gjëje të papritur. Reaksioni mund të tentojë për të sabotuar zgjedhjet. Prandaj të kihet kujdes. Pikë.”

Kemi në dorë radiogramet e shtabit të Divizionit V dhe VI, nënshkruar nga Komisari Politik Ramiz Alia dhe komandantët Gjin Marku, Rahman Parllaku etj., dërguar Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë NÇ të Shqipërisë gjatë muajve mars-prill 1945 e në vazhdim, si edhe listat emërore të të arratisurve dhe vullnetarëve shqiptarë të Kosovës, që dorëzoheshin nga shtabet e Divizioneve V dhe VI te ushtria jugosllave.
Lista e parë përmban 190 vetë, kryesisht vullnetarë shqiptarë të dorëzuar nga prefekturat e Mitrovicës dhe të Pejës.
Lista e dytë përmban 104 emra ushtarësh shqiptarë të ikur nga ushtria jugosllave, por dhe vullnetarësh shqiptarë të bashkuar me Divizionin V të Shqipërisë.

 

Lista e tretë, e bashkëngjitur, ngërthen 131 shqiptarë vullnetarë, të dorëzuar. (AQSH, F.14, d.206, v.1945)
Po kështu edhe lista të Divizionit VI dhe brigadave partizane të Shqipërisë, që u bënin thirrje shqiptarëve të Kosovës që të bashkoheshin me ta, por që pabesisht i dorëzonin te ushtria jugosllave.

Ja edhe përgjigjja e Enver Hoxhës:
“T’arratisurit e dorëzuar në Divizionin tuaj, dërgojani Divizionit 52 të Serbisë”.(AQSH, F.206, v.1945)
Si rezultat i këtij bashkëveprimi të ndërvarur ushtarak, vullnetarët dhe të mobilizuarit shqiptarë të Kosovës, që besonin tek thirrjet e Komandës së Divizioneve V dhe VI të Shqipërisë, u dorëzoheshin pabesisht Oznës dhe komandës Ushtarake Jugosllave dhe përfundonin si mish për top në kolonat e vdekjes, që ushtria jugosllave i largonte nga Kosova dhe i dërgonte për t’i asgjësuar në Tivar apo më tutje..
Për shoqërimin e tyre ishin caktuar disa batalione të Divizionit të 46-të dhe një batalion i Brigadës 27-të të Serbisë, si edhe një grup prej 50 ushtarakësh nga Armata IV, mandej nga Brigada X malazeze, tregonte se sa rëndësi i kishin kushtuar autoritetet jugosllave këtij marshimi, që duhej të përfundonte në një kasaphanë, ku do të merrnin pjesë pritësit dhe vetë shoqëruesit.

Të dhënat burimore ushtarake jugosllave, tregojnë se u mobilizuan dhe u dërguan për në frontin e Adriatikut 13.323 rekrutë shqiptarë. Nuk kishte asnjë rekrut serb, malazez apo maqedonas. Përse? Dihet, për të asgjësuar vetëm shqiptarë. Përse i kaluan nëpër territorin e Shqipërisë, kur kishin edhe rrugë të tjera për në Istria? Për t’i asgjësuar bashkërisht me ushtrinë shqiptare. Qeveria shqiptare, së pari, lejoi që kolonat e ushtrisë jugosllave të hynin e të kalonin nëpër territorin e Shqipërisë, jashtë çdo kontrolli dhe të vepronin si t’ua donte interesi. “Shkaktare e masakrës së parapërgatitur të Tivarit, është edhe udhëheqja partiake dhe shtetërore e Shqipërisë, me në krye Enver Hoxhën. Ajo lejoi që shqiptarët e mobilizuar, pa asnjë armë në dorë, të kalojnë nëpër territorin shqiptar, nëpër rrugën e vdekjes, të quajtur ‘Golgota e madhe Shqiptare’”- konstatonte Zekeria Cana.

Nga raporti i shtabit të Kolonës IV të Armatës së Jugosllavisë, datë 8 prill 1945:
“Eshaloni shkoi mirë deri në Kukës. Në afërsi të Kukësit ndodhi një incident, kur njëri nga grupi i kolonës gjuajti një bombë mbi rojën tonë. Me ç’rast u shkaktua rrëmujë dhe, në këtë rrëmujë, arriti të arratisej një grup prej 10 vetësh. Kështu, duke ikur, hasi në patrullën e ushtrisë shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu bëri thirrje që të dorëzohen. Ndaj kësaj thirrjeje, ata nuk u përgjigjën, por vazhduan të iknin. Ushtarët shqiptarë hapën zjarr mbi ta dhe vranë në vend dy persona, dy të tjerë i plagosën, të cilët më vonë edhe ata vdiqën.( Arkivi i Luftës i Jugosllavisë, k.1411)
Siç shihet qartësisht nga ky dokument, asgjësimi i rekrutëve shqiptarë të Kosovës, u krye në bashkëveprim të forcave ushtarake të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë, në këtë rast brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në një dokument të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë lexojmë:
“Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar në masë, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-së. Në këto masakra të pashembullta ndaj popullsisë së Kosovës, ka marrë pjesë Koci Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur në cilësinë si ministër i Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare, më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm” (Ark.Min.Jashtme, v.1949, D.191)
Këtë masakër brenda kufijve të Shqipërisë, e konfirmon edhe prokurori i përgjithshëm ushtarak, Bedri Spahiu:
“Xhelatët e Rankoviçit-it, që janë shquar për krimet e tyre alla-fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosovës, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nëpërmjet rrugës prej kufirit tonë në Kukës e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo, një rrugë e përgjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin” ( B. Spahiu, Pretenca në gjyqin e K.Xoxes, 1949)
Autorizimin (lejen) për futjen e kolonave me rekrutët e Kosovës dhe asgjësimin e mëse 1000 kosovarëve të pafajshëm, siç e cilësojnë dokumentet e mësipërme, e ka sigluar ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Haxhi Lleshi, por autoritetet e Shqipërisë ia faturuan Koci Xoxes, si një kokë turku, për t’ia ngarkuar atij gjithë përgjegjësitë e kësaj masakre.

Natyrisht, ky është akti më antikombëtar dhe më i turpshëm i qeverisë komuniste shqiptare, jo vetëm në atë kohë kur u krye kjo masakër, por edhe për gjysmë shekulli, kur u hesht plotësisht për shkak të bashkëfajësisë.

Këtë na e dëshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes së Popullit të krahinës III (Shkodër), i cili pranon se rekrutët e mobilizuar kosovarë, jugosllavët “i vrisnin në masë rrugës, në Shqipëri, pa pasur faj”, se rekrutët shqiptarë që iknin nga kolonat për të shpëtuar kokën dhe u dorëzoheshin organeve të shtetit shqiptar, u ktheheshin, nga organet shtetit shqiptar, komandove jugosllave, prej të cilëve ata gjenin vdekjen. Zoi Themeli, gjithashtu, pohon se dorëzimi i rekrutëve kosovarë tek autoritetet jugosllave, bëhej me urdhër të krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, pa marrë parasysh faktin se rekrutët ishin shqiptarë dhe nuk kishin bërë asnjë faj. Qeveritarët e Shqipërisë, jo vetëm që nuk bënë asgjë për të mbrojtur dhe siguruar jetën e tyre, jo vetëm që nuk protestuan për keqtrajtimin dhe vrasjet masive të shqiptarëve brenda kufijve të shtetit shqiptar, por i dorëzuan te jugosllavët edhe ata bashkëkombës që përpiqeshin të iknin nga kolonat e vdekjes. (Arkivi MB, D.1623)
Po tragjedia më e madhe ndodhi me kolonën e dytë, pjesë e së cilës ishte edhe rekruti Azem Hajdini – Xani, i cili përjetoi tmerret e Masakrës së Tivarit, por rastësisht shpëtoi nga vdekja dhe dëshmoi për këtë tragjedi kombëtare.

“Kur hymë në territorin e Shqipërisë, u gëzuam pa masë, – parashtron Azem Hajdini, – duke menduar se tash e tutje do të jemi nën përcjelljen e ushtarëve të shtetit tonë, Shqipërisë, dhe se nuk do të përjetonim mizoritë, siç i kishim përjetuar vazhdimisht në Kosovë nga serbët, malazezët dhe maqedonasit. Shumë shpejt, pra, u bindëm se as këtu nuk kishte vend për gëzim, sepse skenari i parapërgatitur vazhdonte të realizohej me përpikmëri dhe ngase gjatë rrugës nëpër territorin e Shqipërisë, përcjellësit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin më si bashkëluftëtarë të tyre, madje as si robër të luftës… Neve nuk na konsideronin as si kope bagëtish.”( A.Hajdini, Letër e hapur)
Sipas të dhënave të arkivave jugosllave, në Fushë-Arrëz u vranë 126 rekrutë shqiptarë në gjendje agonie, kur ishin në gjumë. Masakër dinake, jonjerëzore, në kundërshtim me çdo moral, fe dhe ligj.

“Kur kaluam Pukën, i nxorën nga kolona tre të rinj shqiptarë, të veshur me rroba kombëtare, dhe i pushkatuan para syve të kolonës si edhe para një skuadre ushtarësh të Shqipërisë. Dhe, për çudi, derisa ne qanim me dënesje, ushtarët e skuadrës së Shqipërisë e përcollën pushkatimin e tyre me duartrokitje!” (A.Hajdini, Masakra e Tivarit)
Në Gomsiqe ranë në kanionin e thellë dhe gjetën vdekjen 36 rekrutë dhe 14 u plagosën.
E njëjta gjë ndodhi edhe në Vaun e Dejës, në lumin Drin dhe në lumin Buna dhe në Shkodër; gjetën vdekjen qindra rekrutë shqiptarë dhe u lënduan një numër i madh të plagosurish.
Në kazermat e Shkodrës u pushkatuan 11 shqiptarë, ndërsa në kalimin e Bunës, 18 të tjerë.
Në mesditën e datës 31 mars 1945, në qytetin e vogël të Tivarit ishte ngritur kurthi, sipas një plani të parapërgatitur, për asgjësimin e gjithë rekrutëve shqiptarë.
Masakrën ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze, pikërisht në Tivar, qytet shqiptar, që përfshihej në Malin e Zi.
Kasaphana nisi në hyrje të Tivarit të Ri, mandej arriti pikun e saj në oborrin dhe në mjediset e ndërtesës së Monopolit të Duhanit. Sipas përllogaritjeve, rezulton se vetëm në Tivar u vranë 1560 shqiptarë të kolonës së dytë prej Brigadës X malazeze, të komanduar nga krimineli Markoviç.

Edhe nga kolonat e tjera, me rekrutë shqiptarë të mobilizuar kryesisht në viset shqiptare të Gostivarit, Tetovës, Kumanovës, Kërçovës dhe Shkupit, gjatë marshimit nëpër Shqipëri, të njëjtin fat patën.
Sipas burimeve jugosllave dhe shqiptare, rezulton se janë vrarë dhe zhdukur në këtë masakër 2.947 – 3.447 shqiptarë të pafajshëm. Por sipas dëshmive të të mbijetuarve, ky numër i kalon të 4.000-jët. Nga këta, sipas dokumenteve të Arkivave të Shqipërisë, mbi 1000 shqiptarë të Kosovës u vranë përgjatë rrugës nga Kukësi në Shkodër. Sipas Azem Hajdinit dhe dëshmitarëve të tjerë, nëpër territorin e Shqipërisë u vranë dhe u zhdukën 1500 shqiptarë të Kosovës. Heshtja 50-vjeçare e shtetit komunist shqiptar dhe e udhëheqjes kriminale hoxhiste, por edhe e udhëheqësve të Kosovës, si Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mehmet Hoxha etj., ishte një përpjekje tjetër për të fshehur të vërtetën dhe bashkëfajësinë në këtë masakër ndaj bashkëkombësve të tyre.

Për shkaktarët e kësaj masakre me përmasa ballkanike, deri më tani nuk është marrë ndonjë përgjegjësi, nuk janë nxjerrë mësime, përkundrazi, janë vlerësuar e nderuar ekzekutorët e saj dhe krimi është fshehur.
Ndaj edhe është përsëritur në përmasa edhe më të mëdha, deri në ditët tona.
Krimi, në çdo kohë, duhet evidentuar e ndëshkuar, përndryshe të ndëshkon sërish.
Një komb nuk mund të jetë plotësisht i lirë nëse nuk e njeh historinë e tij, nuk mund të jetë i kulturuar nëse nuk distancohet nga çdo lloj krimi e dhune, nuk mund të jetë i qetë e të përparojë nëse nuk është në paqe me veten dhe me të tjerët.

Krimet, me përmasa, implikime dhe pasoja tragjike kombëtare e ndërkombëtare, si Masakra e Tivarit, duhen ndriçuar, drejtpeshuar e gjykuar drejtësisht, jo vetëm që të zbulohet e vërteta historike, por edhe që të dalin përgjegjësitë dhe të ndëshkohet krimi, në mënyrë që ai të mos mbetet si një kërcënim, si një njollë e pashlyer, si një plagë e hapur dhe si një urrejtje vepruese midis njerëzve dhe ndërmjet popujve, por të kthehet në një mësim, në një çlirim dhe në një mirëkuptim në rrugën drejt paqes dhe integrimit europian.

12 Gusht 1912, dita kur Bajram Daklani i Dukagjinit, me rreth 200 kryengritës shqiptarë hynë në qendër të Shkupit dhe e ngrisin Flamurin kombëtar

0
Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
12 GUSHT 1912 – ÇLIRIMI I SHKUPIT
Më 12 Gusht 1912, rreth 200 kryengritës shqiptarë, të udhëhequr nga Bajram Daklani i Dukagjinit, hynë të parët si çlirimtarë në qendër të Shkupit dhe e ngrisin Flamurin kombëtar. Në ditët pasuese hynë në Shkup edhe rreth 12 mijë kryengritës (ka historianë që thonë 30 mijë kryengritës).
Kryengritjet e atëhershme çlirimtare në Vilajetin e Kosovës kanë ndodhur sipas vendimmarrjes të Kuvendit katër-ditorë në Junik, më 21-25 maj 1912, i udhëhequr nga Rilindësi Hasan Prishtina.
Nga shtjellimet historike, rezulton të ketë qenë e planifikuar që ato kryengritjet çlirimtare të kulmonin me shpallje të pavarësisë kombëtare më 14 tetor 1912 në Shkup.
Të tjerët po shfaqin glorifikime të tepruara, ndërsa unë po sjell një informim që e pata dëgjuar në simpoziumin shkencor, dedikuar Hasan Prishtinës, i mbajtur në gushtin 2012 në Shkup. Akademiku “makedon” Vlado Popovski paraqiti kumtesë për kontributin e Hasan Prishinës në përkrahjen, ndihmën financiare dhe bashkëpunimin me VMRO dhe Ilindenin makedon, që dominoheshin nga shqiptarët ortodoks. Gjatë kumtimit të tij shihja fytyrat e studiuesve dhe politikaneve shqiptarë, pjesëmarrësi në atë simpozium. Edhe ata, si unë, po shfaqnin habinë për të dhënat arkivore, afirmative, për Hasan Prishtinën, të cilat i prezentoi Akademiku Popovski. Ndërsa e përjetova shokuese informimin, së çlirimi i Shkupit kishte dështuar për shkak të grindjeve që kanë pas Hasan Prishtina dhe Isa Boletini më 19 gusht 1912. Fatkeqësisht Isa Boletini, i cili sulltanin e quante “baba” (sepse kishte qenë disa vite mercenar i tij, duke u shpërblye për merita edhe me titullin BEG, pos me pasurim biznisor), jep urdhër që kryengritësit të niseshin drejt Selanikut për ta çliruar “babanë” (sulltanin), të cilin puçistët xhonturq e kishin burgosur. Hasan Prishtina kundërshton. Që të mos plasin luftimet mes kryengritësve, ndodhin “dezertimet” dhe kështu Shkupi ripushtohet nga forcat xhonturke. Me atë rast Hasan Prishtina kapet rob lufte, bashkë me shumë kryengritës. Mëpastaj xhonturqit ua kanë dorëzuar pushtuesve serbë. Isa Bolitin, bashkë me Riza Beg Kryeziun, lehen të lirë, për hir të “kompromisit”…
Kështu dështon shpallja e pavarësisë në Shkup, më 14 tetor 1912, i cili atëherë ishte kryeqytet i Vilajetit të Kosovës dhe qyteti me më se shumti banorë shqiptarë…
Cilën rrjedhë historike do të kishin ato kryengritje dhe shpallja e pavarësisë kombëtare në Shkup, më 14 tetor 1912, nëse nuk do të ndodhte ai komplot nga Isa Boletini?!
Pse e heshtim këtë komplot të Isa Beg Boletinit dhe përkrahësve të tij (nëse ka ndodhur siç e pata dëgjuar)?!
Këtu do të gjeni një paraqitje publicistike, goxha informuese, për kryengritjet që mundësuan çlirimin e Shkupit:
_____________

Çlirimi i Shkupit dhe ngritja e Flamurit Kombëtar nga Bajram Daklani më 12 gusht të vitit 1912

Nga: Gani Qarri

Që nga marrja e vendimit për luftë të përgjithshme, forcat kryengritëse shqiptare deri në fillim të gushtit të atij viti do të çlironin shumicën e fshatrave dhe qyteteve gjithë andej vilajetit të Kosovës dhe më gjerë.

Pas shumë përpjekjesh të pa suksesshme të elitës së atëhershme politike dhe intelektuale shqiptar për të arritur krijimin e një shteti kombëtar në hapësirat e katër vilajeteve të banuara nga shqiptarët dhe pranimin e autonomisë së këtij shteti nga ana e Perandorisë turke, nga 21 deri më 25 maj të vitit 1912, nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, do të organizohej Kuvendi i Junikut, ku në marrëveshje edhe me Ismail Qemalin dhe miratimin e udhëheqësve kryesor të kryengritjes, Bajram Curri, Isa Buletini, Bajram Daklani e shumë të tjerë, do arrihej vendimi për kryengritje të përgjithshme kombëtare.

Ndaj, që nga marrja e vendimit për luftë të përgjithshme, forcat kryengritëse shqiptare deri në fillim të gushtit të atij viti do të çlironin shumicën e fshatrave dhe qyteteve gjithë andej vilajetit të Kosovës dhe më gjerë.

Kurse më 9 gusht të vitit 1912, krerët e kryengritjes nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, do ti dorëzonin edhe një Memorandum komisionit të qeverisë perandorake turke, me një ultimatum 48 orësh,për pranimin e kërkesave të arsyeshme të shqiptarëve para se ta çlironin Shkupin.

Por pasi që qeveria turke edhe pas kalimit të këtij afati,nuk kishte dhënë përgjigje, luftëtarët shqiptar të grumbulluar në Ferizaj, përgatiteshin për çlirimin përfundimtar të Shkupit, kryeqytetit të Kosovës.

Për këtë qëllim,më 11 gusht nga Gjakova në Ferizaj kishte arritur edhe Bajram Daklani me luftëtarët e tij si njëri ndër udhëheqësit kryesor të luftës nga Krasniqja e Reka, i cili bënte pjesë në grupin e rangut të prijësve madhor të kryengritjes së përgjithshme kombëtare.

Si pjesëmarrës aktiv dhe strateg i shumë betejave të mëdha të zhvilluara gjithandej trojeve tona etnike, ai me 200 bashkëluftëtarët e tij trima,që me 12 gusht të vitit 1912,nga Ferizaj do të futej triumfalisht në kryeqytetin e sapoçliruar të Kosovës në Shkup ku sipas gazetës “Shkupi” të datës 19 gusht të vitit 1912, pas 500 vjetësh sundimi turk, Bajram Daklani i pari do ta ngrinte lartë dhe me krenari, Flamurin Kombëtar Shqiptar.

dërsa Hasan Prishtina me bashkëluftëtarët e tij dhe udhëheqësit e kryengritjes; Bajram Currin, Isa Buletinin, Idriz Seferin, Mehmet Derallën, etj.,ditët në vijim do të arrinin edhe ata në Shkup, ku do të vërshonin mbi 30 mijë luftëtarët shqiptar nga të gjitha anët, megjithëse shumica nga ta pa armatim apo vetëm me nga një kobure në brez.

Pas çlirimit të Shkupit, si kryeqytet i vilajetit të Kosovës, Udhëheqja Shqiptare e luftës do t`i shkarkonte të gjithë qeveritarët dhe administratorët turq, si në Shkup ashtu edhe në qytetet e tjera të çliruara shqiptare kudo, duke liruar nga çdo funksion edhe përkrahësit e mbetur të perandorisë së shuar turke.

Kurse Bajram Curri me të arritur në Shkup, pas marrjes së postë-telegrafit, ai me bashkëluftëtarët e tij, do të lironin nga burgu edhe rreth 1000 të burgosurit shqiptarë,të mbyllur nga turqit,që para çlirimit të vendit.
Me ngritjen e Flamurit kombëtar më 12 gusht të vitit 1912, nga Bajram Daklani në Shkup dhe çlirimin e tij si kryeqytet i Kosovës, jo vetëm se do trazohej e gjithë qeveria xhonturke e Perandorisë së atëhershme osmane, por kjo ngjarje historike për kombin shqiptar, do ta rrëzonte edhe vet kryeministrin e atëhershëm turk, Seid Pasha-in nga pushteti perandorak.

Kurse pas ardhjes së kryeministrit të ri, zhagitja disavjeçare e kërkesave shqiptare, më në fund më 18 gusht të vitit 1912 do të plotësohej por vetëm pjesërisht, pasi që edhe tani Qeveria Turke deklarohej zyrtarisht se i pranonte 12 por jo të 14 kërkesat, sa ishin të parashtruara, sipas dokumentit të njohur me emrin “14 pikat e Hasan Prishtinës” që kërkonin kryengritësit shqiptarë.

Mjerisht, aty mungonin dy kërkesat kryesore dhe më të rëndësishmet për mundësinë e shtetformimit nga ana e shqiptarëve, të cilat dallonin nga të tjerat, dhe kishin domethënie të veçantë për ardhmërinë e Shqipërisë dhe Kombit tonë në përgjithësi. Megjithatë, Perandoria Turke as në momentet e fundit të ekzistencës së saj në Ballkan, nuk donte ti njihte Shqiptarët si Komb dhe as ta pranonte Shqipërinë si shtet, madje as si përcaktim hapësinorë e gjeografik në territorin e saj, për të cilat kryengritësit gjatë gjithë kohës kishin luftuar dhe ishin përpjekur, në mënyrë që të arrihej edhe ndërkombëtarisht pranimi i kombit dhe shtetit të tyre kombëtar.

Mospranimi i emërtimit të trojeve shqiptare si Shqipëri dhe mosnjohja e popullit tonë si komb-shqiptar, jo vetëm se ishin shumë dëshpëruese për kryengritësit, por ato vinin në pikëpyetje edhe ekzistencën e shqiptarëve në Ballkan. Madje, për fat të keq, as gëzimet e fitoreve të mëdha dhe liria e arritur pas 500 vitesh robërie, nuk kishin domethënie të plotë dhe as ishin jetëgjata për kombin tonë të vuajtur.

Bile menjëherë pas çlirimit të Vilajetit të Kosovës dhe ngritjes së Flamurit Kombëtar në Shkup, pranimi i vetëm 12 nga 14 pikat për autonominë e Shqipërisë etnike, nga Perandoria Turke do të mjaftonte për Fuqitë e Mëdha që të parashtronin kërkesat e tyre të vendosura për çarmatosjen e menjëhershme dhe të detyruar të shqiptarëve, ndalimin e të gjitha aksioneve luftarake dhe përfundimin sa më parë të kryengritjes së armatosur për mbrojtjen e tokave të tyre me armë.

Kjo gjë, vetëm pakë kohë më vonë do të vërtetohej se ishte parapërgatitje e dorëzimit pa luftë të trojeve tona kombëtare, vendeve pushtuese ballkanike të cilat me pëlqimin dhe miratimin e Fuqive vendimmarrëse të kohës,do të pushtonin dhe copëtonin pjesë të mëdha të kombit dhe atdheut të shqiptarëve.

foto

Shqiptarë të kapur robër nga turqit dhe në pranga dërgohen në burg nëpër rrugët e Shkupit në vitin 1912.

Kryengritja e shqiptarëve (arnautëve) kundër sundimit osman. Në foto shihen shqiptarët të lidhur me zingjirë. Këto arrestime pasuan mbas Kryengritjës së Shqiptarve për shkak të paknaqësive të krijuar nga sundimi Osman.

Kryengritjët Shqiptare janë udhëhequr nga Isa Boletini, Bajram Curri, dhe Idriz Seferi, ku kulmuan me çlirimin e Shkupit në vitin 1912.

ushtaret shqiptar rob ne shkup 1912

Demobilizimi i detyruar i shqiptarëve nga Fuqitë e Mëdha

Deklarimi i Fuqive të mëdha për përfundimin e luftimeve dhe kërkesat e tyre për çarmatosjen me çdo kusht të kryengritësve shqiptar me arsyetimin se nuk do të pranohej rezultati i luftës së tyre çlirimtare dhe as ndryshimi i kufijve të Perandorisë Turke, detyruan Hasan Prishtinën dhe bashkëluftëtarët e tij që në fund të gushtit të vitit 1912 të pranonin kërkesat e Fuqive të Mëdha për çarmatosjen e luftëtarëve, dërgimin e tyre në shtëpi dhe ndërprerjen e aksioneve të mëtejme çlirimtare, pa dashjen e tyre.

Ndërhyrjet diplomatike dhe qëllimkëqija të Fuqive të Mëdha, të cilat nuk pranonin fare krijimin e një shteti shqiptar, sado i vogël dhe i kufizuar qoftë ai, siç ishin Rusia dhe Franca në atë kohë, kurse Anglia, Austro Hungaria dhe Italia, nuk pajtoheshin me formimin e një shteti të pavarur shqiptar sipas kufijve të Shqipërisë etnike në Ballkan, shkaktuan përçarje të mëdha në mes krerëve të kryengritjes së shqiptarëve, të cilët nuk e pranonin largimin nga Shkupi,detyrimin për demobilizim të dhunshëm dhe shkuarjen pa armë në shtëpi, para se të përcaktohej fati i Atdheut dhe ardhmëria e vendit të tyre, për lirinë e të cilit ata muaj me radhë në qindra beteja të ashpra kishin luftuar, kundër 60 mijë trupave pushtuese të Perandorisë Osmane.

Ndaj, me të drejt, pjesa më e madhe e krerëve të kryengritjes së përgjithshme kombëtare, refuzonin me këmbëngulje çarmatosjen e shqiptarëve, gjë që vetëm pak kohë më vonë do të dëshmohej jo vetëm si veprim i ngutshëm dhe i pamenduara mirë, por edhe si gabim i madh dhe me pasoja fatale për kombin, ngase që nga momentet e para të çarmatosjes së shqiptarëve, kjo ishte shfrytëzuar hapur dhe pa asnjë ndrojtje nga shtetet fqinje për pushtimin e tokave tona të pambrojtura etnike.

Kështu që shtetet ballkanike, të trimëruara nga kjo çarmatosje dhe të nxitura nga Rusia, aksionet e tyre për pushtimin e tokave shqiptare i kishin filluar më herët, por më 26 tetor të vitit 1912, edhe zyrtarisht shpallën Luftën e ashtuquajtur të Aleancës Ballkanike, me arsyetimin absurd të spastrimit nga turqit, e cila nuk kishte arsye as qëllim tjetër përveçse okupimin e trojeve të sapo çliruara shqiptare.

Pas demobilizimit të dhunshëm të kryengritësve shqiptarë dhe dërgimit të tyre nëpër shtëpitë e veta, pushtimi i pjesëve më të mëdha të trojeve tona kombëtare nga ushtritë okupuese serbe, greke, bullgare dhe malazeze, pothuajse më nuk kishte të ndalur, aq sa për kohë të shkurtër shumica e tokave shqiptare, me përjashtime të vogla, pothuajse do të pushtoheshin në tërësi.

Isa_Boletini1

Tërheqja e ushtrisë turke dhe mashtrimi për mobilizimin e shqiptarëve

Pas demobilizimit të kryengritësve shqiptar,ushtritë e vendeve ballkanike grumbullimin e armatave të tyre pushtuese rreth e rrotull kufijve të atdheut kishin filluar ta kthejnë në fronte lufte dhe kërcënim të hapur ndaj vendit, të cilët vetëm prisnin urdhrin e nisjes së aksioneve për pushtimin e tokave tona kombëtare.

Para këtyre rreziqeve nga të cilat ishin trazuar së tepërmi shqiptarët dhe kishin nisur mobilizimin e tyre me çka kishin dhe si mundnin, ministri i luftës së ushtrisë perandorake, për qetësimin e gjakrave të ndezura kombëtare, kishte shpallur sa për sy e faqe, mobilizimin dhe armatosjen me mbi 50 mijë pushkë të vullnetarëve shqiptar, për mbrojtjen nga pushtimet e shteteve hegjemoniste fqinje të trojeve tona etnike.

Por mashtrimi i madh i tyre u vërejt që në fillim të luftimeve në frontin e gjatë, nga Rashka në Besianë, sidomos me rastin e sulmeve serbe në Merdare ku nga 14 deri më 18 tetor të vitit 1912, për pesë ditë e net me radhë do të zhvilloheshin luftimet më të rrepta për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtimet sllave, ku ushtria turke një ditë para fillimit të luftimeve do të tërhiqej nga vijat e frontit.

Pastaj si në çdo vend tjetër, kur para çdo sulmi të ushtrive serbo-malazeze, ushtrija turke tërhiqej nga fronti, ajo nuk veproi kështu vetëm në Merdare por edhe në Kumanovë duke lënë të vetmuar vullnetarët shqiptar jo vetëm pa ndihmë e orientim në zhvillimin e luftimeve nga oficer dhe ushtar të perandorisë por edhe pa municion e armatim të premtuar për qëndresë dhe ndaljen e marshimeve të armikut në trojet tona.

Kjo për fat të keq do të vërtetohej edhe një herë më tepër në gjithë përmasën e saj tragjike edhe gjatë luftimeve të zhvilluara në mbrojtjen e Kumanovës, nga 22 deri më 24 tetor të vitit 1912, kur edhe këtu pas një qëndrese të shkurtër nga fronti do të tërhiqej ushtria turke dhe në luftime do mbeteshin vetëm vullnetarët shqiptar, të cilët sipas dëshmive të oficerëve turq,edhe pse të mbetur pa armatim e municione, për shqiptarët nuk kishte zmbrapsje.
Ata, heroizmin e tyre më së miri do ta dëshmonin me flijimin në luftë jo vetëm të vullnetarëve por edhe të gjithë efektivit të luftës së Batalionit shqiptar kundër mese 126 mijë ushtarëve të armatës së parë serbe që kishin mësyrë Kumanovën, pas tërheqjes nga fronti të armatës turke të vardarit.

Sipas shkrimeve të historisë sonë kombëtare, për mbrojtjen e Kumanovës vetëm Idriz Seferi, kishte arritur që në rajonin e Moravës dhe Karadakut ti mobilizonte mbi 6 000 luftëtarë shqiptar, të cilët edhe pse të lënë vetëm, të tradhtuar dhe mbetur pa armatim e municione nga ushtria turke, për 7 ditë e net me radhë do të luftonin heroikisht me gjithë çka kishin dhe mundnin,ku shumë nga ta edhe do të binin trimërisht duke mbrojtur vendin nga pushtimet serbe.

Këto vërtetohen edhe nga dëshmitë e shumta të oficerëve turq nga luftërat ballkanike, të cilët shprehen se shqiptarët edhe pas tërheqjeve të herëpashershme të ushtrive turke nga frontet e luftës, jo vetëm se nuk do të tërhiqeshin edhe ata nga vend-luftimet por për mbrojtjen e atdheut të tyre, do të luftonin me aq trimëri, sa që vetëm për mbrojtjen e Kumanovës, do të vriteshin mbi 10 mijë mbrojtës vullnetar të vendit, me ç`rast me nder dhe heroizëm të rrallë e të pa parë deri atëherë në frontet e luftës, do të binte edhe i gjithë efektivi i batalionit të ushtarëve shqiptar.

Ndaj kjo dihet botërisht dhe nga të gjithë se Kumanova, në duart e pushtuesve serb, do të binte vetëm pas rënies së mbrojtësve shqiptar, pasi që ushtria turke, ishte larguar që më parë nga fronti i luftës, kështu që me 26 tetor të vitit 1912 edhe Shkupi do të binte pa asnjë kundërvënie të ushtrisë perandorake turke, ngase shqiptarët e ç`armatosur dhe të braktisur nga kjo ushtri e cila u kishte premtuar atyre ndihmë dhe armatime nuk kishin më mundësi që duarthatë të organizonin ndonjë qëndresë të fortë luftarake.

Madje në rrethinat e Shkupit në nëntor të vitit 1912, derisa ata përpiqeshin për riorganizimin e rezistencës kombëtare atje, do të ziheshin me tradhti edhe prijësit e qëndresës shqiptare si Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Nexhip Draga e disa udhëheqës të tjerë të lëvizjes kombëtare shqiptare, nga të cilët për lirimin e tyre ushtria pushtuese serbe do të kërkonte nënshkrimin e një DEKLARATE për “Besnikëri ndaj Serbisë”.

Por heronjtë e luftës dhe qëndresës së trojeve tona për asnjë kusht as çmim, madje as me kërcënimin për jetë që e përdorte kundër tyre Serbia, nuk do të pranonin një poshtërim të tillë nga pushtuesi të cilin do ta luftonin gjatë gjithë jetës, ndaj edhe u dërguan dhe mbyllën në burgun e Beogradit, ku vetëm pas ndërhyrjeve të fuqishme të Anglisë dhe Austro-Hungarisë e ndonjë diplomacie tjetër evropiane, ajo do të detyrohej që me 16 maj të vitit 1913, ti lironte ata.

Pas burgosjes së prijësve kryesor të qëndresës kombëtare, vërshimet e ushtrive pushtuese ballkanike, pothuajse më nuk kishin të ndalur. Madje ushtria serbe nën udhëheqjen e gjeneralit gjakatar Jankoviq, jo vetëm se kishte hyrë thellë në tokat shqiptare por ai mu në pragun e planifikuar të shpalljes së pavarësisë kombëtare, me shpejtësi do t`i afrohej Shqipërisë së mesme dhe Elbasanit, i cili kishte mësyrë Durrësin dhe planifikonte daljen në bregdetin shqiptar e me këtë edhe pengimin e tërësishëm të shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar.

Ndaj si pasoj e këtyre zhvillimeve dramatike për vendin dhe kombin, plani për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Durrës, jo vetëm se do të anulohej, por tanimë rrezikohej më shumë se asnjëherë më parë edhe vet shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, sikur Isa Buletini dhe gjeneral Mehmet Deralla, me bashkëluftëtarët e tyre të mos arrinin që në momentet e fundit, të ndalonin turrin e marshimit të ushtrisë serbe dhe bllokimin e saj në mes të Drinit të Bardhë dhe Drinit të Zi, për ç`shkak, heroi Isa Buletini i zënë nga luftimet, nuk mundi që më 28 Nëntor, por një dit pas aktit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, të arrinte në Vlorë.

Çlirimi i Shkupit dhe ngritja e Flamurit Kombëtar nga Bajram Daklani më 12 gusht të vitit 1912 (manastirilajm.com)

Përgjigjeja lidhur me zjarret është e thjeshtë fare!

0
Drejtor Ekzekutiv i G & G Group dhe explorator tek Oil fields and Gas fields of Albania
Edhe nga artisti Di Caprio patem thirrje per mos ndertimin e HEC – ve , por ne Shqipwri qenkan 450 sish.
Kush thotë që e do Shqiperinë, dijeni që ai rrenë. ( fxh )
Deri me tani, mmbi 450 Hec-e ne pune, ku kemi mbi 20,000 km vije uji, qarkullues e lëvizës, e ushqyes i bimëve dhe pyjeve, të futura në tub ose ne tunel, pra në botën e vdekur. Pra, ato 300 – 600 litra ujë qe duhet të kishte një pemë, të cilën e lëshonte për aspirim, ventilim e lagështi natyrore, s’ka si ta ketë më natyra ose hapësira mes pyjeve, dhe nuk është era ajo që çon flakët, por thatësia e ajrit, si eter apo si alkol, pra, elektriciteti i ajrit që e bën përcjellës dhe ndezëse nxehtësinë e krijuar për shkak të futjes së ujit në tub e tunel.
10 vjet që ulërasim, dhe s’kini lënë gjë pa na thanë. Mijëra projekte, të dhëna nga organizata talebane mjedisore si AMSHC, Soros, REC e CoPlan, te njerëz profan, kujdes, asnjëherë pjesë e tyre, përkundrazi pjesë e paragjykimit tuaj, per këndvështrimet e mia ndryshe, per zgjidhje ndryshe, s’po them nga spitali në sallë gjyqi, e për çfarë? Jo për qytetin tim, as për lagjen time, as për studion time e as për familjen time, por për ju e për ata në Mat e Valbonë, Osum e Vjosë, Lengaricë e Tomorr, Setë e Sekë, e për gjithë Shqipërinë.
Ndaj dhe përsias shpesh me një shprehje që më ka dalë nga shpirti: Nuk jam për çfarë bëj e them, por për çfarë përballoj.
10 vjet kini që më quani UFO, jo vetëm ju kolegë dhe ju qytetarë, por edhe grupe studentësh edhe njerëz lakmitarë, që më pas vinë e thonë më fal, mirëpo tani është vonë….Lum ai që ndjen e parashikon n’kohë, për t’ju thënë të tjerëve se zgjohu sot se nesër ska vlere, por edhe mjerë ai që di e kupton se nga kjo vjen kjo, se e vuan 100 fish, që nuk dëgjohet, ndoshta nuk bërtiti më shumë, ndoshta se nuk e tha më mirë, etj., etj., por i qetë sepse foli, e me dhunti zoti ndaj kërcënimit me para, pushtet e me ………., në pozita elefanti që vritet për noçkën e fildishtë!
Kjo që ndodhi dje në Fushë Krujë, nuk është ndotje mjedisore, as krim mjedisor, por kjo është vrasje në masë, e ngadaltë, pa u kuptuar, përfshi edhe brezat. Ndotje ajri vepër kriminale, ndotje toke vepër po aq kriminale, ndotje uji – vrasje me qëllim, qoftë edhe pakujdesi. Zjarr, zjarre dhe zjarre prap, në pyll, në mal, në ullishte, në plehëra, në goma, zjarr në mendje shqiptarësh, zjarr në shpirtra qeveritarësh të përvëluar me urrjetje ndaj këtij populli, vecse uji ka ngelur pa u marrë flakë. Vërjani flakën edhe Dëtit, se Lumit ja kini vënë me kohë, që të fillojmë e të mendojmë si të shpëtojmë e të fillojë periudha e Nuhut të Ri…

Varret, vlerat, virtytet e vuajtjet e drenicakëve, janë krenaria e Kosovës 

0

Te Hasan Prishtina, Murat Koci e Sinan Kastrati. Polac, korrik 2021

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Drenica është krenaria e Kosovës 

Vazhdon nga numri i djeshëm ”Te varri i Shaban Polluzhës e Kulla e Ahmet Delisë”, Drini.us10 Gusht 2021 

Nga Ditarim im (4) 

Në Marinë 

Te Ilaz Kodra 

Kullat e Shaban Jasharit të Prekazit (janë si Kalaja e Krujës së Krutanëve) 

E Dyert e Kullës së Isa Boletinit, i gjetëm të mbyllura 

Përmirësim gabimi: Te Varri i Shaban Polluzhës 

Shkodra është fati ose varri ynë, por jo turpi ynë” (Hasan Riza Pasha). 

Kështu do të thoshte Hasan Riza Pasha që me të drejtë thuhet se ishte mbrojtësi i Shkodrës, Martiri e kryetrimi  i Shkodrës.

Unë do të shtoja se pas Shkodrës, Krujës e Vlorës, vjen me radhë Prekazi.

(Lufta e Shkodrës për mbrojtjen e tokave shqiptare nga Mali iZi, më 1913, Sinan Kastrati, BOTA SOT 3 MARS 2018)

https://www.botasot.info/opinione/844445/lufta-e-shkodres-per-mbrojtjen-e-tokave-shqiptare-kunder-malit-te-zi-me-1913/

Sigurisht se nuk do të flas për Shkodrën e as për heronjët e saj: Oso Kukën e Hasan Rizën, për Gjergj Fishtën e kreshnikët e Veriut por për një pjesë të Shqipërisë, që nuk le mangut aspak nga Shkodra e nâmi që i lanë Shkodrës, Prekazi i Ahmet Delisë dhe i Adem Jasharit, i rrin të këmbët Shkodrës zëmadhe.

Dashtë Zoti e Prekazi dhe luftëtarët e saj, nuk lihen në harresë sikurse që u la Shkodra e bijët e saj: Hasan Riza Pasha i Stambollit e … Gjergj Fishta.

Nuk e krahasova rastësisht Adem Jasharin me Hasan Rizën por të bâmat e tyre kanë shumë ngjashmëri e dallimet në kohë por heroizmi e guximi i tyre është i njëjtë.

Nuk do të ishte e drejtë që krahas Hasan Rizës, Oso Kukës e Adem Jasharit të mos përmendet, përkah trimëria e nami edhe Hamza i cili ishte truri e mendja e gjithës asaj lufte heroike që u zhvillua në 10 vjetëshin e fundit të shekullit të kaluar për afro 9 vjet po aq vjet sa do të shërbenin ushtarët shqiptarë me pushkë në dorë e barut të thatë nëpër istikame, në Prekaz e në Drenicë.

Kullat e Jasharëve ishin në gjendje mjeruese.

Kullat e Shaban Jasharit- Prekaz, 2021

Ishte hera e parë që e vizitova Prekazin por edhe e lash i dëshpruar Prekazin. Kullat e mixhës Shaban veç sa nuk ishin shembur.

I kujtoja ato gra e ata burra që luftuan me ato armët që patën e nuk u koritën.

Por ne si shtet jemi futur si struci, kryet nën zall e nuk po shohim dhe po mendojmë se edhe të tjerët nuk po na shohin.

Po sikut të shemben kullat e Shaban Jasharit?

Atherë do të kishim edhe një Vraninë tjetër në zemër të Kosovës e Oso Kuka me një ÇETË të madhe luftëtarësh të harruar e të përbuzur, sikurse që edhe sot, për mos me thënë përbuzen, po them se nuk e kanë vendin e merituar që iu takon në histori, Heronjët e Shkodrës.

Te varri i Shaban Polluzhës, korrik 2021

Nuk do të doja që ta kenë fatin e luftëtarëve shkodranë, edhe luftëtarët e Prekazit dhe të Drenicës, Shaban Jashari me djemt, Hamzën e Adem Jasharin, Ahmet Delia e Shaban Polluzha, Hasan Prishtina, Tahir Meha e shumë luftëtarë të tjerë drenicakë.

Këtë ndjenjë e kisha edhe më herët por dëshira për me shkua, ishte më e madhe ”e këmbët” më quan deri në Prekaz.

Për Prekazin kisha dëgjuar vetëm fjalë të mira e këngë trimërie me çifteli,sharki, lahutë e violinë  por nuk i kisha parë ata trima të mejdanit në Prekaz.

Dorën në zemër me disa nga familjarët dhe të afërm të këtyre burrave që i takuam, unë sa filloja e doja të flisja e ti pyesja, Murati më bënte shej që të hesht.

Murati sigurisht se kishte të drejtë se me fjalë nuk rregullohet asgjë.

Megjithate, fjala për mua është armë, armë që vret heshtakët dhe ata që kanë përgjegjësi, për poltikanët e politikbërsit.

Fjala është në fund të fundit objekt studimi i letërisë dhe i imi, i poezisë dhe me fjalë flasim e mirremi vesh por jo me të gjithë.

Udhtimin nëpër Drenicë, nga Kroni i Mretit, Komarani, Drenasi e deri në Mitrovicë e bëmë për një ditë, ”err e terr” por dita shkoi sa ”çel e mshel sytë” e të gjithë Burrat e Kuvendit e trimat e Mejdanit, nuk i pam. Po pushonin në hijet e pemëve.

Sigurisht se nuk është e mjaftueshme që brenda një dite të flas për punën e luftën më shumë se 100 vjet, luftën e sakrificëqëndresën e të atyre burrave, të pushkës dhe të penës me Hasan Prishtinën por së pakut mbresat, përjetimin tim e përpjekjen time dhe dëshirën që kur isha i vogël, për çlirim kombëtar e fjalë të lirë, në radhë të parë, e gjeta në Drenicë.

Iu përulem luftëtarëve dhe falenderimet e mia, me fjalë e me zemër shkojnë të familjet e tyre e lutjet, iu dërgoj atyre luftëtarëve, që nga Ahmet Delia e deri të Adem Jashari Prekazit.

Para dyerve të Isa Boletinit në Boletin. Korrik, 2021

Pas Prekazit hëngrëm një drekë të vonë në një gjelltore po në Prekaz dhe u nisëm për te Kullat e Isë Boletinit në Boletin.

Dyert e oborrit të bacës Isë i gjetëm të mbylluara.

Nuk mundëm të hym brenda, as në oborr e divanhane.

Ishte një natyrë e bukur me ato male të mrekullueshme por shtëpia e bacës Isë ishte e ”rrethueme” nga popat, murgj e murgesha ortodokse sllave.

Eh baca Isë, ti që shkove në Vlorë, në Stamboll e në Londër, i vizitove ”Te shtatë kralat e mretin” e ishe edhe në Podgoricë, ku luftove vetë i shtati, nuk u korite, shtëpinë në Boletin e kishe të rrethuar nga sllavët por ti prap nuk je i koritur e me marre, jemi NE.

Baca Isë, ishe “mysafir” në shtepi tënden e qipqi në qiflliqet tua.

-Baca Isë, a po më dëgjon?  

-Qou he burrë se mjaft fjete!

-Ka kush flen, janë deputetë e ministra e jo ti.
Në Marinë, Murati, Sinani, Mediu. Korrik, 2022

Po e mbyll me një vjershë kushtuar (krye)ministrave kosovar e atyre ”shqiptar”, edhe pse ata “nuk janë (e nuk ishin) të tillë.

Nepotizmi

“Është parë s’është parë Vunë ministër një gomar”, poezi nga Dritëro Agolli

Është parë s’është parë
Vunë ministër një gomar

Gjindja tha: Goxha ministër
Me samar e me kapistër

Ç’iu qep mëzi, ç’iu qep kali…
Eh, gomar, ç’të polli halli!

Dhe kërriçi prêt një qoshe
Tok me pelën kuqaloshe…

Por një cep kërkon dhe mushka
Ndryshe zemërohet krushka

Në katund plasi debati:
More, s’ngeli soj veshgjati!

Flet me plak i muhabetit:
Le t’i rrojnë, me nder qytetit!

Se katundi pa gjë s’ngeli
Boll janë: lopa, qeni, gjeli

Pas punës, duke u shlodhur

P. S.

Në legjendën përfundi fotografisë ku shkruan: Te varri i Shaban Polluzhës, e ku jam unë, Sinan Kastrati, Medi Behrami (ulur) dhe në këmbë, Murat Koci, dhe tjetra, aty ku jam vetëm, duke u mbajtur për mermeri, nuk është varri i Shaban Polluzhës. Kërkoj falje nga Redaksia, familjarët e farefisi dhe lexuesit!

Me mikun e atdhetarin Xhafer Lecin. Prishtinë, 2021

Vazhdon 

Malmö. 11 gusht 2021