Kreu Blog Faqe 1614

Bregoviç dhe filozofia e shqiptarëve

0
Nga Stefano Marcelli
Në historinë që rrethoi lajmin për praninë e Goran Bregoviç-it në Festivalin e Përvitshëm të Birrës në Korçë, nuk është aq shumë ftesa drejtuar muzikantit serb që ngjall habi te vëzhguesi i huaj, por reagimi i shumicës së opinionit publik shqiptar ndaj indinjatës që vjen nga Kosova.
Reagime të nxituara, sipërfaqësore, plotësisht indiferente ndaj tragjedisë dhe dhimbjes së vëllezërve përtej kufirit, të cilët ende mbajnë zi për vdekjet dhe dhunën e pësuar nga Millosheviçi dhe përkrahësit e tij të pamëshirshëm.
Kosovarët po i cilësojnë “të papërpunuar” dhe “primitivë”, sepse ata ende e mbajnë mend atë luftë të përgjakshme dhe dekadat e mëparshme të progromit dhe aparteidit.
Madje, ata po cilësohen si të tepërt, sepse për shkak të protestave të tyre, tani ka debat dhe kërkohet të hiqet dorë nga koncerti i autorit të një kënge aq intensive dhe ndjellëse si ajo e “kalashnikov-it”.
Këta shqiptarë, sa të ndjeshëm ndaj ritmeve të muzikës ballkanike, aq edhe indiferentë ndaj dramave të njerëzimit, kanë përjetuar gjithashtu një tragjedi të përgjakshme (atë të regjimit të Enver Hoxhës), por ata e bënë atë në shtëpi të tyre, vetë, dhe për këtë arsye nuk kanë nevojë ta kenë me askënd, veçse me veten e tyre.
Ata nuk e dinë se çfarë është aparteidi, ndalimi i të folurit të gjuhës amë, mbrojtja e identitetit kombëtar dhe akoma më pak ata dinë për përdhunimet etnike, dëbimet, vrasjet masive…
Varre me njerëz të zhdukur, po! Për këto ata janë në dijeni, sepse regjimi diktatorial i Tiranës i pati mbushur me disidentë. Por, ata nuk i kërkojnë ato, se duan të shmangin sikletin e të bërit llogari me historinë e tyre të gjakshme.
Shqiptarëve u mungon empatia edhe në lidhje me tragjeditë e tyre.
Empatia është aftësia për t’u identifikuar me gjendjen shpirtërore dhe mendimet e njerëzve të tjerë.
Filozofi gjerman Edmund Husserl ka zhvilluar një teori të vërtetë mbi empatinë, që përfaqëson “mënyrën me të cilën subjekti përjeton ekzistencën e subjekteve të tjerë dhe në të njëjtën kohë ka tendencën për kapërcimin e vizionit të botës së tij subjektive për të arritur vizionin e botës objektive”.
“Empatia”, shkruan nxënësja e tij Edith Stein (e vrarë në një kamp përqendrimi nazist) “është akti paradoksal përmes të cilit realiteti i diçkaje tjetër, i asaj që ne nuk jemi, ende nuk kemi jetuar ose nuk do të jetojmë, bëhet elementi i përvojës më intime, domethënë ndjenja e përjetimit së bashku që prodhon zgjerim dhe shtrirje drejt asaj që është përtej”.
Por, gjëja më e rëndësishme u tha nga psikanalisti Heinz Kohut, sipas të cilit nevoja për ndjeshmëri nuk është një mundësi, por një nevojë parësore, një ushqim psikologjik, i krijuar nga frika e vetëpërjashtimit nga bota.
Kjo për të gjithë, mbase, por jo për shqiptarët!
Ata nuk kanë frikë nga vetëpërjashtimi dhe izolimi nga pjesa tjetër e botës, meqë e kanë praktikuar për dekada të tëra.
Nëse ata nuk e kuptojnë dhe refuzojnë dhimbjen e një populli që flet të njëjtën gjuhë, nderojnë të njëjtin flamur dhe e shohin Shqipërinë si atdheun e tyre të vërtetë, kë tjetër do të kuptojnë ndonjëherë shqiptarët?
Edhe holokausti i hebrenjve, drama e palestinezëve, tragjedia e refugjatëve që ikin nga luftërat dhe uria… janë vetëm trashëgimi të realiteteve të së kaluarës, të papërshtatshme që nuk duhet të shqetësojnë jetën e përditshme dhe koncertet e një populli gazmor dhe që nuk ka dëshirë të mendojë gjatë?
Në psikologji ekziston një patologji e quajtur egotizëm, që është qëndrim psikologjik i cili konsiston në vetadhurim dhe në kënaqësinë narcisiste të vetvetes dhe të cilësive të vetes.
Prandaj mund të themi që shqiptarët nuk janë empatikë dhe janë egotikë, domethënë të mbyllur në vetvete.
Ashtu si në ditët e regjimit, të tjerët janë vetëm një rrezik nga të cilët duhet të mbrohen.
Tridhjetë vjet më vonë, udhëtimi i anijes “Vlora” jashtë kufijve nuk u krye kurrë. Siç do të kishte thënë Hussler, shqiptarët nuk i kaluan kufijtë e botës subjektive për të zbuluar ekzistencën e të tjerëve dhe botës objektive
Por ja që kështu është, shqiptarët nuk lexojnë filozofët.
(Autori eshte gazetar në RAI, ekspert në gjeopolitikën e Ballkanit)

Shumë gazetarë në Shqipëri, më pak edhe në Kosovë, janë shndërruar në “masha” të krimit!

0
KATARZA MEDIALE
Në Republikën e Shqipërise krimi i organizuar ka kapur sistemin shtetëror për fyti dhe nuk ka lënë nënsistem shtetëror e shoqëror pa e kriminalizuar. Shumë, vërtetë shumica e mediave, edhe më shumë “gazetarë” e “analistë” të tyre e të “pavarur”, janë shndërruar jo vetëm në masha të këtij krimi, por si “pushtet i katërt” janë bërë vrasës publikë të shoqërisë, e disa syresh, janë shndërruar në gropa septike që shpesh eksplodojnë dhe fëlliqin tërë ambientin, kutërbojnë e kundërmojnë deri në qiell.
Apo jo Mero Baze e Mustafa Nano!?!
Në Republikën e Kosovës gjendja është pak më mirë!!!
Mediat, “gazetarët”, “analistët” e tyre e të pavarur, e pranojnë hapur se vrasjen e publikes e njerëzores e bëjnë me pagesë, me “kesh”, pra me pare në dorë!
Kurrë, askund, asnjëherë nuk është keqpërdorur Neni 19 i Deklaratës së OKB-ës për të Drejtat e Njeriut! Kurrë askund si “këtu” e “atje”, kaq me brutalitet nuk është promovuar vrasja, krimi, gënjeshtra, shpifja, dezinformimi në emër të “lirisë së shprehjes”, natyrisht pa lirinë e mendimit, duke i dhënë vlerën e të drejtës absolute, madje edhe për të vrarë.
As “atje” e as “këtu” nuk ka kundërshtime publike nga shoqatat e gazetarëve apo analistëve, që mbrojnë të drejtat e gazetarëve e mediave!
Heshtë UGSH? Pse
Heshtë AGK. Pse?
Heshtë KMShK. Pse?
Heshtë KPM! Ah, po, ata kanë marrë tallin!
Një varg pse-sh, gjatë, shumë gjatë kohë, mbeten pa përgjigje. Me gjasë prej atëherë kur politika e kriminalizuar i futi në nsqetullat e veta, ndërsa paranë, gjithsesi kesh, e shndërruan në Kodin etik të gazetarisë.
Gazetarët, sidomos ata hulumtues, kanë mbetur pak dhe janë të mbivotuar nga mazhoranca e “gazetarëve”. dhe “analistëve”.
Gazetarët e anslistët e mirëfilltë e profesionistë, që i hasim, lexojmë e shohim gjithnjë e më rrallë, janë strukur në vogëlsinë e tyre numerike dhe nuk guxojnë të bëzajnë, sepse me shqelma i nxjerrin nga aty ku janë. E aty ku janë, vdekjen e kanë të sigurtë!
Por, sa më herët aq më mirë, të bëjnë hapin për të dalur nga gropat septike, vrasëse e vrastare, kutërbuese e të helmatisura të “gazetarisë” e “mediave” shqiptare, “këtu” e “atje”, atje e këtu, e edhe gjetiu.
Një KATARZË e thellë, shumë e thellë, mediale është e domosdoshme, për të mos lejuar që opinioni publik të bie në gropat septike të “gazetarisë” e “mediave” në Shqipëri, në Kosovë e gjetiu në botën mediale shqiptare. Sepse përmbytja e MENDIMIT dhe SHPREHJES SË LIRË dhe vdekja e tyre në këto gropa septike është e sigurtë!

Refleksione nga Reka e Epërme: Figura e veprimtarit Hazir S. Jakupi

 

Nga: Nafi Çegrani, Çegran

Reka e Epërme është një krahinë e rëndësishme gjeografike dhe etnografike, malore e thyer dhe me kullota të begatshme.
Banorët e kësaj ane piktoreske historikisht janë marrë kryesisht me bujqësi dhe blegtori dhe këtë, një pjesë e popullsisë së mbetur, vazhdon t’a kultivojë edhe në ditët e sotme.

Rajoni i Rekës së Epërme kufizohet meKosovën në veri dhe me Shqipërinë në përëndim. Kufijt verior dhe verilindor tërritorial të Rekës së Epërme përbëhen prej malit Vracë (i cili është pjesë e malit Sharr). Kufijtë veripërëndimor dhe përëndimorë të Rekës së Epërme shkojnë përgjatë maleve të Korabit. .Ekziston një vendkalim i ngushtë në lartësinë 1900 m mbi nivelin e detit, midis maleve Korab dhe Sharr që lejon komunikimin dhe ndërveprimin me krahinën etnografike/gjeografike të Gorës.  Përmes kësaj hapje, të vendosur në mes të tre pikave kufitare dhe malit Vracë.
Kufiri jugor i Rekës së Epërme është në anën e djathtë brenda luginës së lumit Radikë. Një rrugë bashkon të disa fshatrat të kësaj anë piktoreske, dhe madje vjen si dalje kryesore për komunikim tranzitor brenda rajonit që shkon gjatë gjithë rrugës për në Dibër…

Reka e Epërme është banuar me njërëzit shqipfolës myslimanë dhe krishtërë të quajtur në gjuhën maqëdonisht si: Gornorekanëc, dhe të njohur në gjuhën shqip si:  Rekalinjë .

Për popullsinë shqipfolës, një pjesë që mbeti krishtërë ortodoks u asimiluan dhe identifikohën si maqëdonas. Ndërsa ata që pranuan Islamin e konsiderojnë vetën si shqiptarë të myslimanizuar. Por ka edhe nga ata ortodoksë që pranojnë se janë GJAK shqiptari. Për shkak të migrimit të krishtërëve ortodoksë në qëndrat urbanë disa dekada më parë, sot shumica e Rekalinjëve janë shqiptarë myslimanë, me një pakicë shqipfolës ortodokse, të cilët vetë, gjatë sistemit komunist ishin të priveligjuar dhe u identifikuan si «  maqëdonas ».
Vendbanimi më i madh mysliman shqiptare sot në Rekën e Epërme është Vërbjani. Ndërsa vendbanimi kryesor ortodoks sot është Vërbeni . Në Rekën e Epërme, familjet janë quajtur shpi (shqip : shtëpi) dhe tradicionalisht përbëhen nga familje patriarkale të mëdha, me shtëpi prej guri , por që nuk mungonin as ato të ngjajshme si kulla…
Krahina fqinje Reka e Poshtme është e banuar nga myslimanët maqëdonas (të njohur si “Torbesh” ose “turq” , ndërsa një pakicë janë maqëdonasit ortodoksë dhe banojnë në shtëpi më të vogla… Ndërsa Reka e Vogël (Mala Reka) është banuar vetëm nga maqëdonasit ortodoksë dhe popullata e Rekës së Vogël dhe të Poshtme i përkasin grupit sllav, etnografik Mjakë, që flasin dialektin maqëdonisht të kësaj ane të Rekës!?!
***
( …Dikur si i ri, mbaj mend, kam shkruar reportazhin në revistën “Zeri I rinisë me titull “Fshati që nuk egziston”! , ku bëhej fjalë dhe përshkruaja bukurit mahnitëse të kësaj ane, malësorë e të cilit kaherë kishin marrë rrugën e pakëthim, rrugën e largët të Anadollit ! E fshati Boletin, ku vajta për të shkruar reportazhin, sipas rrëfimeve të veteranit të arsimit Bajram Krivca. Dhe, vajta atje mes grykash piktorese dhe kurora malesh. Por, fshati ishte si i vdekur, ose më mire të them, se gjendeshin vetëm ca gërmadha themelesh prej guri dhe tjegulla, më andej edhe ca kasolle dhe kosherre prej thupërrash… Një erë e flladëshme malesh frynte lehtë, por as një zhurë nuk dëgjohej pos zërit të një kukuvajke !
Pas një qafe mali gjendeshinm të strukura edhe dy fshatra të tjera të cilët i kishte kapluar heshtja e kohës…

Furore është një fshat në provincën Salerno, në Itali, që gjendet i fshehur në një fjord, brenda një qafe shkëmbore, që dikur  për banorët lokalë  ofronte mbrojtje nga kusarët.
Shumë kohë më parë, në këtë vend është ngritur një vendbanim pa shesh, me shtëpi të dendura, të ndërtuara prapa shkembinjëve, që nuk shiheshin nga deti  andaj, Furore njihet dhe si “fshati që nuk ekziston”.
Megjithatë, kur koha e kusarëve kishte perënduar, udhëheqësi i fshatit kishte vendosur që Furore të njihet botërisht. Ai kishte dhënë urdhër që secila shtëpi të ngjyrosej me ngjyra të ndezura  dhe kjo traditë është mbajtur deri në ditët e sotme. Banorët, çdo vit, i ftojnë artistët që t’i “dekorojnë” ndërtesat e këtij fshati.

Atraksioni kryesor i fshatit Furore është fjordi, respektivisht Fiordo – që është një qafë e ngushtë shkëmbore, brenda se cilës ndodhen shtëpitë e vjetra të peshkatarëve, në fakt, pjesa më e vjetër e fshatit
***
Hazir S. Jakupi si shqiptar, si rekas dhe si intelektual, ndihem i obliguar të shkruaj diçka për opinionin e Rekës dhe më gjërë, rreth përsonalitëtit të nacionalistit dhe shqiptarit të madh nga fshati Tanushaj, duke nxjerrë nga harresa dhe të sjell në kujtësen tuaj storien e dhimbëshme të tij, të egos dhe dinjitetit të tij përballë stuhive të egra sllavokomuniste në vitet e rrënuara të regjimit kominternist, të cilin dallgët e jetës e hedhin nga trojet e Rekës në Fierr të Shqipërisë, por duke kaluar vite tmerri edhe Brenda burgjeve të Burelit nga komunizmi enverist!


( Në foto veprimtari Hazir S. Jakupi i Rekës me bashkëshorten e tij )

“… Vlerat morale e njerëzore të këtij patrioti të madh, që nga momenti që unë e kam njohur atë në qytëtin e Fierit, ku ai do të kalontë një pjese të jetës se tij deri në momentët që u nda nga kjo jetë. Fillimisht krejt rastësisht jam njohur me z.Mustafa Tosuni nga fshati Tanushaj. Mustafa ishtë bashke me Xhezairin (mbiemrin e të cilit nuk e kujtoj) nga fshati Grekaj, të cilët, në këtë kohë, ishin të punësuar në një fabrikë të prodhimit të tullave, e cila ndodhej përbri shkollës ku unë studjoja, bëhet fjalë për vitet e largëta 1963/64, të shekullit XX-të. Një shok i imi student, me të cilin kishim dal për shëtitje, duke kaluar përbri fabrikës në bisede e sipër me thotë se, në ketë fabrike punojnë dy kosovare (në atë kohë të gjithë konsideroheshim si kosovare) me duket se janë të anës tënde, me tha. Në ketë moment dalin nga fabrika Mustafa bashkë me Xhezairin, i cili përshendetët me ta dhe me prezanton edhe mua me ta, duke u thenë atyre se edhe ky shoku eshtë nga anët tuaja…… Në ketë mënyrë mbeta mik i përhershem me Mustafen dhe Xhezairin, që të dy keta ishin njërez të përsosur…
“Pastaj më vonë,- vazhdon rrëfimin e tij njeriu I vuajtur në të ashtuquajturën “Hijen e Qershisë” në burgun e Burrelit: “ me Hazir Jakupin më prezantoj Mustafa. Të dy bashkë, një mbasditë erdhën dhe më takuan në konviktin e shkollës. Pasi u takuam, morem leje në konvikt për mua, dhe shkuam u ulem në një kafe ku ndejtëm për një kohë relativisht të gjatë. Për të kisha gjaur edhe nga babai im Ferati që në femirinë e harshme, por me shume për të me kishtë folur Ramadan Zylfini (Mitragola) nga fshati Nistrove. Ramadani një njëri i mbare me intëlekt të zhvilluar dhe njëri i shkelqyer në të gjitha drejtimet. Ramadanin e gjeta në kampin e përqëndrimit në Lushnjë, punontë si guzhinjër, edhe pse kishim diference të madhe në moshe do të beheshim shok të ngushtë. Hazir Jakupi, ishtë burre i pashem, vishej thjeshtë po me shije, mbantë mustaqë të holla dhe kishtë trup të beshem të drejtë dhe të fuqishem, ishtë njëri me intëlekt dhe shume i zgjuar. Ajo që të bentë përshtypje se, ai nuk e njihtë frikën, ishtë trim dhe i pa përkulur ndaj njërezve të diktatures, asnjëhere nuk e mohoj idealin e të qënurit nacionalist, për të cilin kishtë luftuar edhe me arme në dore, sic e kishin mohuar shume të tjere. Ishtë njëri i ndershem, puntor i madh dhe jetontë me dhe djersen e vet. Kishtë simpati për Verbgjanin dhe verbgjanasit. Shpesh-here ma përseristë se “ti vjen nga një xhins që eshtë me i miri në Verbgjan”, për të qënë i sinqërtë me lexuesin, me pelqëntë kur me lavderontë xhinsin, por meseshumti me pelqëntë kur flistë me supërlativa për Verbgjanin dhe verbgjanasit. Ketë fshat ai e konsiderontë si “qënder patriotike të Rekes”, kishtë simpati të veçantë dhe flistë me supërlativë për Mulla Imerin. Në mënyrë të vecantë me pelqëntë kur flistë për kohën që kishtë qëndruar në mal dhe se, si ishtë strehuar e fshehur nga verbgjanasit, ishtë episod të cilin pothuajse sa here që takohëshim do të tregontë se: “Pas vendosjes se pushtëtit sllavokomunist në anët tona, nëve na u desh që të dalim maleve për ti luftuar keta pushtues të rinj, mirepo me kalimin e kohës nga friga që kishtë ngjallur tërrori që ushtrontë ky pushtët kriminal mbi popullsinë e fshatrave tona, dalngadale ata filluan ti mbyllin dyertë e shtëpive për në të malit, me përjashtim të fshatit Verbgjan dhe verbgjanasve, të cilet me gjithë represionin dhe mjerimin që kishtë mbjellur në jetën e tyre të përditshme pushtuesi, ata (verbjanasit) gjetën kurajo dhe guxim dhe na qëndruan afer na strehuan, na ushqyen, na mbrojtën nga vdekja dhe na shpetuan jetën duke rrezikuar jetën dhe familjet e tyre. Të këtilla sakrifica, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, përvec verbjanasve askush tjetër nuk i ka bere në anët tona…” Ketë histori për Verbjanin e verbjanasit do të degjoja edhe nga Ramadan Zylfini, Sefer Hyseini, Ajet Imeri, Ismet Sinani (Tërnica) nga Ramizi mbiemri i të cilit nuk me kujtohet, por supriza me e madhe ishtë për mua kur ketë kompliment për Verbjanin do ta degjoja edhe nga Bajram Dobërdolli. Kanë lënë gjurmë në shtigjet e histories edhe burrat nga Rimnica, Trnica, Tanusha, Zhuzhnja e kështu me rradhë si psh. hoxhë Jakup Tanusha, Rufat Zhuzhnja, Mustafë Tërnica, hoxhë Imer Latifi, Islam Hasimi, Muhamet Selmani, Shefqet Tanusha, Sefer Baftijari, haxhi Jakupi, Qemal Bajrami nga Tërnica, Ahmet Ahmeti, Sadri Çaushi dhe shumë të tjerë.
“Eshtë intëresant se të gjithë keta burra kanë qënë me intëlekt të zhvilluar, të mençur dhe shume patriotë. Me të gjithë këta burra shumë të nderuar kam pasur marredhenie të mira, edhe pse kam qënë shume me i ri në moshe nga ata, me respaktonin dhe me degjonin me vemendje në bisedat që benim.!-thotë plaku me rrudha në ballë të shkaktuara nga dhëmbi I kohës dhe viteve të rrënuara komuniste.

“Me Hazir Jakupin, kam qënë në marredhenie të ngushta sepse e vleresoja si për të shkuaren e tij patriotike ashtu edhe për cilesitë që kishtë,- vazhdon më tej plaku me kokë të thinjur si dëbora në majat e Korabit të tyre, duke rrëfyer më tej edhe me stilin e alegorisë së tij: “ por duhet sqaruar se, është e vertëtë se “Zori më ka rritur e kalitur mua në jetë”, e vertëta eshtë se unë kam mësuar shumë gjëra nga zori, por ato i kam mësuar duke bashkëbiseduar me një shok të respektuar. Me dore në zemer duhet thenë se as zori nuk kishtë prirje për të qënë tutor. Dikujt edhe nuk i vjen mirë që unë flas me supërlativa për Xorin, nuk i keqkuptoje as ata që nuk duan të degjojnë mirë për këtë shqiptar të madh dhe patriot të spikatur, pasi shumë nga këta vuajnë nga xhelozia dhe inferioritëti, ata nuk mund të krahasohen as me hijen që ka bërë zori e jo më me Zorin e vertëtë. A e dini pse flas kështu? Flas kështu, sepse disa nga ata që nuk u pelqën e vertëta rreth figurës madhështore të zorit, unë i njof, dhe ndiej keqardhje kur kujtoj se një pjese e tyre janë të spërkatur nga llumi i krimeve që janë kryer, mbi shqiptaret e ketyre anëve, qoftë nga orditë slave, madje edhe nga bullgarët dhe shqiptaret e maqedonizuar, dhe disa të tjerë kanë hyrë deri në fyt në ketë llum krimesh. Për të ilustruar ketë realitët mjafton të sjelle në kujtësen e opinionit se nga dhjetra bashkeluftëtare të zorit, të cilet janë pushkatuar nga UDB-a famekeqë me kryeneqin Arizan Nesterovski Marçe, madje njëfarë Pero Boguçevski, Filip Brajkovski etj. në krye të sistemit komunist në këto anë të Rekës, Zhupës e gjer në Dibër dhe Gostivar, u ngritnin kurthe dhe intriga edhe mes banorëve vendas, thjeshtë sepse kan aspiruar Shqipërinë Etnike, akoma sot e kesaj ditë asnjëri prej tyre nuk eshtë rehabilituar duke vendosur ndonjë pllakë përkujtimi, apo të ngrihet ndonjë lapidar në Tërnicë, Tanushë, Ribnicë ose kudoqoftë në pllajat e Rekës së Epërme, fjalavjen, në kujtim të gjakut të tyre të flijuar dhe të pafajshem. Thjeshtë rendita disa të vertëta të pa kontëstueshme me personazhin e këtij shkrimi, që flas për shqiptarin e madh Hazir Jakupin e Tanushajve!
“ E gjithë kjo, ka edhe një vlerë të veçantë,-thotë Nevzat Bejta-, për të sjellë në vemendjen e rekasve se gjaku i derdhur në vitët 1945-1950 është i barazvlefshëm me gjakun e derdhur në vitin 2001, sepse ai gjak është derdhur për të njëjtin ideal !”-përfundon ai.
Dhe, duke përfunduar këtë rrëfim, me shumë bindje e them se Hazir S, Jakupi, eshtë një figurë e çmuar e patriotizmit shqiptar në Reken e Epërme, mbetet si i tillë dhe meriton të vleresohet e respektohet nga të gjithë rekasit dhe gjetiu në trojet etnike shqiptare. Sepse kjo është krenari shqiptare…!

Fshati tipik malor, Korita rrëzë kodrash

“Open Ballkan”, në prapaskenë e ka rikthimin e ndikimit rus në Ballkan!

0

Nga: Zeqir Bekolli, Prishtinë

“Manovrat” politike, që janë duke u bërë me të ashtuquajturin “Minishengen” e kohëve të fundit me projektin “Ballkani i Hapur”, nuk janë gjë tjetër, pos një “manover” politike ruso-serbe për rikthimin e dominimit rus në Ballkan, ndikim i cili zgjati për tërë kohën sa ishte në fuqi “Kampi socialist”. Kjo “manover politike” po bëhet në mënyrë tinzare, pasi dështuan dhe vazhdojnë të dështojnë përpjekjet direkte për rikthim të këtij ndikimi, për shkak se popujt që jetuan nën diktatura, për më tepër së gjysëm shekulli u irrituan aq shumë nga ai ndikim, sa rikthimin e tij e konsiderojnë baraz me vdekjen.

Duke i pasur parasyshë këto elemente, politika ruse dhe serbe të veshura me petkun e skiles, po përpiqen në çdo mënyrë të rikthehen aty ku ishin, në përpjekje për t’ju kundërvë ShBA-së, në radhë të parë, por edhe NATO-s e Bashkimit Evropian. Ato, Rusia dhe Serbia, duke i patur parasyshë edhe vështirësitë me të cilat po ballahaqohet BE-ja, dhe antogonizmat brenda saj, po mendojnë se është rasti i volitshëm, që ta shtrijnë ndikimin serb, në radhë të parë në këto zona të Ballkanit. Me forcimin dhe dominimin e Serbisë, përballë shteteve të reja , të varfëra dhe të armatosura dobët, do të bëhen përpjekje për ta ndërruar edhe mentalitetin e popujve në raport me ShBA-në,në radhë të parë, nëpërmjet rrymave e sekteve të ndyshme fetare. Kur kjo të arrihet atëherë “Ballknai i Hapur”, praktikisht bie vetvetiu nën ndikimin rus.

Në këtë valle janë kapur ish-komunistët Rama e Vuçiç, ky i dyti i njohur për kërcënimet, që ia bënte NATO-s, në kohën e bombardimeve duke thëne se: “Për një serb të vrarë do t’i vriste 100 “myslimanë”, siç kërcënohej dikur Hitleri. Pas kësaj valleje, është kapur edhe Zajev,i cili duket se ka simpati për Rusinë, për shkak të përkatësisë fetare orthodokse. Ndoshta, dikujt këto gjëra do t’i duken fjalë të papeshuara, por nëse në esencë analizohen gjërat, del se aty është synimi.

Ndaj, në këtë situatë, mospjesëmarrja e Kosovës në këtë “manover” duhet vlerësuar .

Ishte befasuese sa me guxim ai e mbrojti paburrërinë e tij

0

Nga: Aurel Dasareti                                                                                                         

Edvin Krisatq Rama nuk i do kritikat, për të mbrojtur tradhtinë e tij, ka reaguar për çështjen e “Minishengenit” (Ballkanit të Hapur”) me shprehjen:  “Pushka top le t’i bëhet atyre që më mallkojnë”. Me siguri ka dashtë të thotë “Kallashnikovi i Goran Bregoviçit top le t`i bëhet…” por pasi është frikacak nuk guxoi.

Kujdes! Armiku juaj, djalli, sillet vërdallë si një ujk që ulërinë duke kërkuar dikë për të gllabëruar.

Shikoni më poshtë, gjeli serbo-çetnik këndon, pulat e shqipfolëse vallëzojnë:

Goran Bregović – Kalashnikov – (LIVE) – Tirana

Qazim Haziri: Djaloshi që u dogj me benzinë për s‘gjalli

Trupa shtesë të NATO-s për ushtrim në Kosovë

0

-Një kontigjent i vogël ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të arrijë në Kosovë më 13 gusht. Trupa shtesë nga aleatët e tjerë të NATO -s, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Rumaninë, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar do të arrijnë deri në fund të gushtit/

PRISHTINË, 10 Gusht 2021/ Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO (KFOR) dërgoi sot këtë komunikatë:

Rritje e Përkohshme e Pranisë së Trupave të KFOR -it gjatë Ushtrimit

Kampi Film City Prishtinë, Kosovë – Gjatë muajve gusht dhe shtator, Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO (KFOR) do të zhvillojë një Ushtrim per Trajnim dhe Stërvitje Operacionale. Kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të trupave në terren.

Një kontigjent i vogël ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të arrijë në Kosovë më 13 gusht, me detyrën për të ngritur infrastrukturën e nevojshme për të strehuar një kontigjent më të madh të NATO -s që do të marrë pjesë në stërvitjen e përmendur. Trupa shtesë nga aleatët e tjerë të NATO -s, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Rumaninë, Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar do të arrijnë deri në fund të gushtit.

Stërvitja do të mbahet nga data 30 gusht deri më 8 shtator. Aty do të përfshihen skenarë të kontrollit të turmës dhe trazirave, aktivitete të lirisë së lëvizjes dhe operacione të sigurisë që synojnë ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie. Në përfundim të stërvitjes, të gjitha forcat shtesë do të largohen nga Kosova dhe do të kthehen në vendet e tyre përkatëse.

Kjo përfaqëson një ngjarje rutinë, nën emërtimin “OPREH Niveli II”. Trupat nga vendet aleate stërviten së bashku me njësitë e KFOR -it si pjesë e Forcës Operative Rezervë.

Edhepse gjasat jane te vogla, forcat rezervë shtesë të NATO -s mund të thirren në rast se KFOR-it i nevojitet ndihmë në zbatimin e mandatit të saj të OKB-se për të ruajtur një mjedis të qete dhe të sigurte si dhe per te siguruar liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet lokale mund të verejne një sasi të shtuar të lëvizjes së automjeteve, që rezulton nga transporti i automjeteve të blinduara ndërsa njësitë mbërrijnë në përgatitje.

KFOR press release – Temporary Increase in KFOR Troop Presence during Exercise

Profesor Sami Repishti: Lavdi Presidentit Ibrahim Rugova

Prof. Sami Repishti

Me 22 janar 2006, ne Prishtine, Kosova e Lire, pushoi zemra fisnike e Presidentit te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova.

Vdekja e tij, ne moshen 61 vjecare, megjithese jo e pa-pritun, ka trondite zemrat e miljona shqiptareve, dhe miqve e huej ne cdo kand te botes. Humbja e tij ne nji periudhe kritike per trojet dardane e per kombin shqiptar e ban kete humbje edhe ma te thelle. Ngushellimet tona ma te ndieshme per familjen Rugova, kole-get e tij, dhe te gjithe vellaznit e motrat tona shqiptare te Republikes se Lire te Kosoves.

Une e njoha Presidentin Ibrahim Rugova ne prill te vitit 1990, kur ai me koleget e tij erdhen ne Washington,D.C. I qarte ne mendime, i bindun ne drejtesine e kauzes tij, i frymezuem nga idete perparimtare dhe demokratike te botes euro-atlantike, Dr. Rugova kerkoi me binde Administraten amerikane ne drejtesine e kerkesave te tia per mbrojtje te popullsise shqiptare te persekutueme nga autoritetet komuniste serbo-jugosllave, dhe per njohjen e identitetit shqiptar te atdheut tij. Kete mision ai e kreu me sukses, tue fitue kredibilitetin e Kongresit dhe Ekzekutivit amerikan. Fale punes tij, sot “problemi shqiptar” ne ish-Jugosllavine ashte ne rendin e dites se diplomacise botenore, e sidomos amerikane.

Sami Repishti me Ibrahim Rugovën

(Ato dite, Shqiperia per Kosoven ka qene nji udhetare e hutueme ne mes te dy boteve: njena e vdekun bashke me ramjen e turpshme te komunizmit, dhe tjetra e traumatizueme nga mbas-efekti i ketij fenomeni te shemtuem,dhe e paafte me linde si “bote europiane”)

Qe nga viti 1990 e deri sot, une e perkraha me ndergjegje te plote kete figure madhe-shtore te historise bashkekohore te Kosoves martire, e cmova punen e tij, dhe dhashe kontributin tim modest cdo here qe ai e kerkoi. Sot, une vajtoj nji udheheqes shqiptar qe lindi e rriti nana shqiptare, nji shembull te shkelqyeshem te fisnikerise dardane, nji inte-lektual te ndershem e perparimtar, e nji burre shteti qe arrijti shkallen superiore te njihet ne histori si “babaj i kombit” per ma shume se dy miljone shqiptare te Kosoves.

Presidenti Ibrahim Rugova, njeriu dhe vepra, do te mbeten gjithehere nji individ-subjekt i mirenjohjes, dhe nji subjekt-objekt studimi e interpretimi qe do te pasunojne historine tone kombetare shqiptare. Per 16 vjet me rradhe, intelektuali i angazhuem shqiptar, Dr. Ibrahim Rugova, ka jetue me litar ne gryke. Ma ne fund, e mundi smundja, e heshti vdekja fizike. Por Ibrahim Rugova ashte nga ata qe tejkalojne prakun e vdekjes e fitojne permasa universale, ne kohe e hapesine. Kjo figure e shqueme bujarie dardane, ka marre permasa te perhereshme qe mundin edhe vdekjen.

Pushofte ne paqe e lavdi te perjeteshme!

Madheshtia e personalitetit te Ibrahim Rugoves u realizue sidomos kur ai perballoi dilemen e terrorit millosheviqian : a duhet te terhiqemi para nji realiteti te ketill qyshe ne fillim, a duhet ta denojme, si duhet te reagojme? A duhet te perpiqemi me e tejkalue, tue e cveshe lakuriq murtajen e terrorit komunist serb para botes e qytetnueme, tue fitue keshtu simpatine e botes, si viktime e pafajshme qe refuzon dorezimin pa kushte? Pergjegja qe dha Dr. Ibrahim Rugova ka qene rezistenca aktive me mjete paqesore,- jo agresionit, jo shtypjes, jo nenshtrimit, dhe jo dhunes si arme e qendreses se patundun , deri ne fitoren finale, te larget ndoshta, por te sigurt.

2-  “Levizja e jone- shkruente Dr. Rugova – ka linde nga nji domosdoshmeni (e imponue-me), dhe nga nji zgjedhje e jona (e ndergjegjshme). Populli e kuptoi se me kohe, na do te fitojme. Ai kupton gjithashtu se nuk ka zgjidhje tjeter vec vete-permbajtjes kur ballafaqo-het terrori…Nji lufte ne Kosove, don te thote masaker… Ne pesojme dhunen shtetnore dhe segragacionin. Qe kjo gjendje nuk ashte nji lufte e hapun, ashte merita e politikes sone paqesore te rezistences.”

Dr. Ibrahim Rugova ka qene arkitekti dhe mjeshtri i punes qe zbatoi kete politike!

Si rrjedhim, nji shoqeni e re shqiptare ka linde ne Kosove! Sot, vellaznit e motrat tona po ndertojne nji jete te re, moderne: nji vazhdimesi kulturale, morale e politike ne Kosove me nji fjale, esencen e nji identiteti dardan te njimendte, para-ardhes i lirise se vertete per te gjithe. Filozofi shqiptar, Ibrahim Rugova, qe humbi gjyshin, dhe babajn 27 vjecar ne vitin e mbrapshte 1945, dy viktima te terrorit serb, dhe qe perjetoi ne Kosovne martire vitet e ”vrasjes kolektive te nji populli te heshtun…” (Ch.von Kohl), shprehet keshtu: ” Na garantojme se nuk do te kete hakmarrje, na nuk do ta lejojme! Perndryshe, do te desh-tojme ne perpjekjen tone me kepute zinxhirin e dhunes (ne vendin tone)…Na jemi angazhue me adoptue vlerat politike e shpirtenore te Europes (se perendimit)”

Kjo kethese shenon edhe lindjen e patriotizmit te ri e modern ne trojet dardane!

Kundershtimi qe i bahej sistemit komunist ne Kosove ishte perbuzeja e ‘rendit politik’ dhe “qetesise” qe mbeshtetej ne bindjet terroriste qe perjashtojshin ekskluzivisht dhe sistematikisht qeverisjen e qytetareve, dhe te drejtat e tyne me marre pjese ne shoqeni e shtet. Kundershtimi qe i bahej sistemit komunist ne Kosove nuk ishte vetem perbuzeja e nji qendrimi imoral te papranueshem, i nji perspektive politike qe sakrfikonte te drejten e cdo individi me qene i lire. Ky kundershtim merrte formen e rezistences koshiente, kur shtypja e pushtetit te kuq poshtenonte qeniet njerezore, dhe ne formen ma te ulet- sido-mos te pambrojtunit., to dobettit, qe vuejshin pa za ne nji heshtje mbytese. Ky kunder-shtim qe u konkretizue ne rezistencen e organizueme kunder murtajes komuniste serbe ne Kosove ushqeu shpirtent e te gjithe pjesemarresve te revoltuem, sikur dojshin me thane:

O vella, o moter! Une jam me ju! Ju jeni ne zemren time, ne mendjen time, si nji deshmi e gjalle e mesazhit tuej ringjalles qe premton shpresen, shpresen e lirise per te gjithe njerezimin!

Njeriu duhet te kete nji ndjenje te forte lidhje me nji tjeter njeri. Ne mungese te kesaje ndjesie, asgja nuk na afron. Dy qenie njerezore jane te huej per njeni tjetrin. Linde nevoja e pjesemarrjes se pandashme ne njerezimin mbar. Ushqehet e kultivohet ndjesia e bash-kesise, e afrimit, e unjisimit ne nji qellim te perbashket, ne nji rruge te perbashket…ne ndertimin e mbajtjes se nji bote te perbashket. Ky ashte revolucioni paqesor i Kosoves se okupueme. Dhe, ky ka qene edhe mesazhi i levizjes paqesore te Kosoves qe udhehoqi Dr. Ibrahim Rugova. “Kjo ashte rruga e rezistences politike e civile e inspirueme nga nji intelektual i formuem ne shkollen qe refuzon dhunen, ne shkollen e universalitetit te te drejtave, dhe te demokracise.” (Allain e Galmiche)

Ky ashte edhe patriotizmi i ri e modern qe zhvillohet sot ne trojet dardane!

3- Per shqiptarin Ibrahim Rugova, nji Kosove e lire dhe e pavarun ka qene esenca e mendimit tij. Trashegimi tij, deshira tij ma intime, bota e tij qe asgja tjeter nuk e zevendson ose ndryshon, ashte nji esence qe tejkalon cdo gja tjeter ne jeten e tij… Per boten e Rugoves, aty ku mbarojne vlerat e trashegueme shqiptare, aty fillon anti-shqiptarizmi. Per breznine e Rugoves, nevoja e absolutes ne boten e kaosit ka qene – e une mendoj se akoma mbetet – e zevendsueme nga shqiptaret me nji perqafim pa kushte te tokes dardane qe disa here ka marre edhe tone fanatizmi, dhune e agresioni. Kosova e lire dhe e pavarun qe andrroi Ibrahim Rugova, po kultivon patriotizmin e ri dardan…!

Per intelektualin Ibrahim Rugova nji Kosove e lire dhe e pavarun, dhe hymja ne Europe kane qene dhe mbeten nji element i fatit shqiptar, nji paevitueshmeni historike. Ai mendoi per ate, e studjoi ate, e perfytyroi me nji konfidence te plote ne te ardhmen, dhe priti per momentin e duhun me realizue kete element te fatit shqiptar. Kjo ka qene andrra e tij qe ai ushqeu me kujdes, e dashunoi dhe e shperndau rreth e rreth vehtes, per miq e kundershtare njilloj. Intelektual i frymezuem nga idete e Renaissances europiane dhe idealet e humanizmit kontinental, ishte i pergatitun me pranue modernizmin. Ne shekullin qe jetoi, mendimi i tij intelektual nuk ka qene nji kercim nga konceptet mesjetare ne modernizmin e shekullit njizet. Qe nga studjuesi i Pjeter Bogdanit deri te studenti i Roland Barthes ka nji vazhdimesi pa nderpremje kujdesi per njeriun. Per Dr. Ibrahim Rugoven, nji komb perbahet nga qenie te lira, te krijueme nga Zoti –qe ai besonte- si individe te lire me vullnet te lire (nji fryme kristiane qe ai njohu mire), individe qe jetojne, e mendojne me plot ndjesi.

Ai kuptoi se nji “ideologji” nuk duhet te jete per asnji arsye qofte, “la somma sapienza”, as jeleku i ngushte, ligji “hyjnor” i padiskutueshem dhe i paprekshem. Njeriu, duhet te mbetet qendra e vemendjes sone; cdo gja tjeter mendohet ne funksion te sherbimit per njeriun, e vetem per njeriun. Intelektuali aktivist Ibrahim Rugova e kishte te qarte kete aksiome, dhe nuk e trathetoi asnji here. Ai zgjodhi aksionin “…me qellim qe kombet e Ballkanit nji dite te pranojne jeten e perbashket, qe te provoje se ashte e mundun mbrojtja e nji kauze kombetare pa ra ne kurthin e nacionalizmit.” (Allain e Galmiche) Perndryshe, ai do te kishte kalue oret e gjata ne biblioteke…!

Intelektuali aktivist Ibrahim Rugova e kishte te qarte diferencen ne mes te shqiptareve te shtypun, e serbeve shtypes ne Kosove! Te paret njohin vehten plotesisht ne imazhin e krijuem nga vete popullsia shqiptare e Kosoves. Ata identifikohen me vendin e tyne, shkrihen ne boten e vendit tyne, marrin pjese ne jeten e vendit tyne; me nji fjale, ata pranojne me jetue ne nji gjendje te mbarsun me tragjedi. Te dytet,. mohojne identitetin kosovar, dhe interesi i tyne ashte vetem akademik, ose tregtar. Serbet nuk e “ndjejne” Kosoven. Prandej, shqiptaret vuejne, dhe luftojne kunder kaosit te ngjarjeve tragjike qe, me ngulm, ata perpiqen me i transformue ne nji levizje njerezore e clirimtare…!

4- “Na garantojme se nuk do te kete hakmarrje; nuk do ta lejojme! Ne qofte se qeveria jone qe neser vjen ne fuqi do te lejonte nji gja te ketill, kjo don te thote se qeveria jone nuk ka thane gja, nuk ka ba gja me kepute zinxhirin e dhunes. “Populi i Kosoves ashte angazhue nga Ibrahim Rugova me adoptue vlerat politike e shpirtenore te Europes.” (Allain e Galmiche). Perseri, kjo ashte filozofia e nji intelektuali shqiptar qe ka humbe gjyshin e baben 27 vjecar , viktima te terrorit kmunist, ne vitin e mbrapsht 1945. “ I vrane si kafshet…” shprehet Ibrahim Rugova qe predikon rezistencen paqesore…!

Sa e madhe ashte distanca, sa i nalte ashte superioriteti i udheheqsit Ibrahim Rugova, ne krahasim me ate te Sllobodan Millosheviqit qe zhyti Ballkanin ne furine e luftes e shkaterrimit. I pari ne piedestalin e respektit nderkombetar e kandidat per cmimin Nobel per Paqe; i dyti kriminel lufte para Gjykates Nderkombetare per Krime Lufte ne Hage…!

Kjo “levizje” per adoptimin e vlerave politike e shpirtenore te Europes perfaqeson esencen e nji identiteti dardan te njimendte per cdonjenin, dhe ashte para-ardhese e lirise fizike per te gjithe, pa perjashtim. Nga nji zhvillim i ketill, spjegon Dr. Ibrahim Rugova, “njerezit angazhohen per nji te ardhme ma te mire; te bashkuem, ata angazhohen, mobilizohen. Ata jane koshiente per kete. Ashte ceshtje jete o vdekje”.

Linde solidariteti i te persekutuemeve!

“Ata (serbet) kane pushtetin; na kemi autoritetin,” shkruen Ibrahim Rugova. “Kjo ashte, ne fund te fundit, baza e qenies sone, paradokset e tyne, ‘te qeshurit nen hijen e litarit’” Kjo ashte arsyeja qe “…populli pa dyshim ma i shtypun ne ish-Jugosllavine ka linde popullin ma te lire”, shkruen gjykatesi francez Antoine Garapon.

“Ketu kam njohe Rugoven. Ai nuk ka ndryshue. Ai ashte gjithenji ai qe ka qene. Rugova ashte nji njeri i rralle, nji ne cdo njiqind vjet, dhe sot ai ashte shpirti i Kosoves.” shprehet prof. Musa Jupolli, i Universitetit te Parisit.

Sot, vajtojme humbjen e ketij apostulli te paqes dhe lirise per te gjithe. Por nji dite, poeti, qe dielli e hana e yjet e shoqenojne ne boten qe per ne te tjeret mbetet e erret, do te kendoje…bashke me lyren e tij te prarueme. Sepse, sot para kesaje viktime te rame nga smundja e pasherueshme, njerezimi ushqehet me nji mesim, fisnikerine e te cilit vetem poeti goje-arte ashte ne gjendje me shprehe….

Poet! O kangetar i oreve te dallueme! Mbaje sot per ne te gjalle ndjenjen naltesuese te frymezimit qe na mbushe keto dite soditja e paepun e bujarit te shuem dardan…!

Më 22 janar 2006

Profesor Sami Repishti: LAVDI PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA | EuroEmigrant (wordpress.com)

Albin Kurti – kalë beteje kundër Ramës

0
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj, 10 gusht 2021

Para disa kohësh, Spartak Ngjela thoshte se në Shqipëri nuk mund ta rrëzojmë Ramën, por me ndihmën e Albin Kurtit ndoshta, mund ta rrëzojmë atë. Kjo ide e tij më dukej disi e pakuptimtë dhe dashakeqe. Të implikosh Albinin në një fushatë kundër Ramës, absurde dhe me rrezik të madh për Kosovën.

Por makiavelistët e politikës shqiptare, Saliu e Meta, nuk i lënë këto detaje të shpëtojnë. Duke e parë veten të defaktorizuar nga Rama, ata me siguri kanë bërë përpjekje për ta mikluar Albinin e Vjosën, duke u kërkuar ndihmë atyre për të hequr qafe Ramën. Dhe Albini ka arsye për këtë dhe mundet se ka hy në lojë.

E para, Rama është më dominant në politikën shqiptare, mandati i tretë në shtetin shqiptar, që sidoqoftë është më i fortë dhe më i konsoliduar se shteti i Kosovës. Albini nuk ka dëshirë të jetë kush mbi të, që i bën hije, dhe e sheh rrëzimin e Ramës edhe si një sfidë për të.

E dyta, Albini nuk po pranon pjesëmarrjen në iniciativën Ballkani i hapur, duke e izoluar Kosovën edhe më shumë, ngjashëm me Ramush patriotin, që thoshte se “nuk i ha luli për k’ta” dhe me fodullëk nuk pranoi liberalizimin e vizave me BE, duke i lënë gojë-hapur aleatët tanë, që siguruan edhe lirinë e Kosovës.

KUR ALBINI E KA MIRË, UNË E MBËSHTES, KUR E KA KEQ, DAL KUNDËR TIJ!

Tani Albini e ka gabim me Ballkanin e hapur dhe me sulmet prej laperash, që po i bëhen Shqipërisë e Ramës për muzikën serbe e kroatin Bregoviç. Ndërsa importi i mallrave serbe në Kosovë rritet përditë…

Një strategji në dukje si “stuhi në gotë” nga Albin Kurti, pas samitit të Shkupit për Ballkanin e hapur. E mbështetur me siguri edhe kjo nga Meta e Saliu, që i bējnë qejfin Albinit dhe e fusin llugave në situata të pakëndshme.

Ai me disa mbështetës të tij po sulmojnë këto ditë Shqipërinë, po na krijojnë distancë e ndasi, me pretendimin e muzikës serbe dhe Bregoviçit. Ja ku bie niveli i Albinit. Prishë marrëdhëniet me Shqipërinë për këngët serbe nër Shqipëri e për një këngëtar kroat.

Qëllimi dashakeq i kësaj kolonie kakofonike, është që ta tërheqin Shqipërinë në një spirale konflikti me Serbinë! Për të shmangur vëmendjen nga vendimet e tij, jo në favor të Kosovës, si Ramushi dikur me Çakorrin dhe liberalizimin e vizave.

Nëse Albini ka marrë pushtet me këto metoda revanshiste, unë mund të them se kësaj radhe nuk do t’i ecë. Duhet bazë për ta sulmuar Ramën, se pa baza je i humbur me të, si dështakët Saliu e Meta. Rama e ka shkërmoqur Saliun e PD-në, kanë qenë dikur më të fortë se Albini, do e shkërmoqë edhe Albinin e VV-në, keni për të parë, nëse Albini vazhdon me këtë strategji aspak të zgjuar e konfliktuale me Shqipërinë e Ramën.

Prandaj të gjithë ata që më lexojnë, të kuptojnë se Albini ka një tip ‘loqe-dominant’ (nga lipido-dominant), don me dalë i pari kudo, por nuk ecën gjithkund kjo tendenbcë psiko-vampire. Se të thyejnë hundët më të fortit!

Populli i Kosovës do liri e zhvillim si popujt e tjerë, do lëvizje të lirë e treg më të gjerë, dhe nëse nuk i jep bukë, por e mban mbyllur me retorikat patriotike të pabukësisë, vjen dita dhe të lëshon. Kosova nuk ka bythë me e ushqye megalomaninë tënde Albin!

A E DINI SI BASHKOHEN SHQIPTARËT?!

Sipas kësaj logjike, Albini lipido-dominant kryeministër i gjithë shqiptarëve, Vjosa prezidente.

E shqiptarët e Shqipërisë skllevërit e tyre, me la lesh në ta, e me nxjerrë komplekset e frustracionet, që atyre ua ka krijua serbi!

Sa me thanë, Enver ku je? Me u duktë Enveri lule para tyre! Rasti psikologjik i masokistit që shndërrohet në sadist! E bëhet një sadist tepër i lig.

Kjo është ëndrra e pavetëdijshme e Albinit. E ka dhunuar serbi, e ka bërë masokist për kohë të gjatë. Ai nuk ka çfarë t’i bëjë serbit, vetëm i blen mallra dhe ua paguan rrymën në veri. E diku don me u zbrazë, me u shfry! E ku tjetër?! Aty ku “nuk ia ndien luli për k’ta”, te shqiptarët e Shqipërisë. “Ata e kanë shitë!” Kështu të paktën i është krijuar ideja!

Nëse dikush nga Shqipëria e sulmon Kosovën me patëdrejtë, unë bëhem me Kosovën, por kur e sulmon dikush nga Kosova Shqipërinë me patëdrejtë, si tani, unë bëhem me Shqipërinë! Unë bëhem me të drejtën, në interes të kombit shqiptar.

Ka zëra që thonë se në dhjetor do të ketë protesta anti-qeveri në Shqipëri, e nëse në këto protesta përfshihet edhe Albini me përkrahësit e tij nga VV, e sigurtë se me Ramën ndahen punët, dhe Kosova rrezikon të hyjë zyrtarisht në një kurs anti-shqiptar. Rama e ruan veten, si në deklaratën e fundit, se është politikan i zgjuar, por nëntoka do të punojë kundër Albinit… Pastaj mbahu Albin, a thua ka bythë Kosova me ta ushqye megalomaninë?!

Unë përpiqem të sqarohem, më qartë për ta kuptuar atë që dua ta them edhe një njeri me nivel mesatar, dhe kuptohet se ia dua të mirën Kosovës, prandaj shikoj ta parandaloj me aq sa mundenm, që Kosovca zyrtare të hyjë në një “luftë politike” në Shqipëri, si kokë turku, në shërbim të dështakëve Saliu e Meta. Prandaj edhe kam zgjedhur atë foto të Albinit me flamurin turk, për të treguar se po përdoret si kokë turku.

Te varri i Shaban Polluzhës e Kulla e Ahmet Delisë 

0

Kulla e Nebih e Tahir Mehës, në Prekaz

Sinan Kastrati, Suedi 

Vazhdon nga numri i kaluar, me titull: ”Shetitoret, hotelet e kafiteritë e Prishtinës ishin përplot me njerëz , ndërsa bibliotekat me libra, ishin të zbrazëta e pa lexues”, botuar në rubrikën ”Dossier”, Drini.us, 9 Gusht 2021

Nga Ditari im (3) 

Te Varri i Shaban Polluzhës- KASTRATI,  

Në Polac, te Hasan Prishtina,  

Kulla (dhe SAKICA) e Ahmet Delisë, 

Në Prekaz te Nebih e Tahir Meha dhe  

Te Kullat KALA të mixhës Shaban, Shaban Jashari në Prekaz 

A dështoi Kosova si shtet? 

Një miku im (M. K.) para disa vjetëve më, 2015-03-19, më shkruante:

” I nderuari Sinan,
me shumë kurreshtje dhe me shumë dhimbje e lexova fillim e mbarim këtë tekst tëndin të sinqertë e të detajuar për ato ngjarje dramatike dhe ato vuajtje që ke përjetuauar. Shumë prej tyre i kam pasë dëgjuar më herët po prej teje,por kështu të lidhura, ato ma ngjajnë shumë më tronditëse.
Vetëm njerëz të drejtë e të sinqertë sic ke qenë dhe ke mbetur, mund të shkruajnë kështu. Rrëfimi yt zbulon edhe një tragjedi tjetër, krahas asaj personales: as pas 34 viteve drejtësia nuk është vënë në vend, sepse dhunuesit e rinisë studentore nuk kanë marrë asnjë dënim, madje as dënim moral. Ky është një dështim i shoqërisë dhe i shtetit tionë.
Por, ti e ke kryer punën  tënde: ua ka nxjerrë emrat e mbiemrat, i ke nxjerrë nga skutat e errëta ku fshihen, në dritën e diellit. Tash do të duhej që shteti të ngrinte aktakuza ndaj tyre për dhunimin brutal që i kanë bërë popullit të vet. Ndërsa, tradhtarët si Sadik Blakaj do të duhej të dënoheshin edhe moralisht, duke ua përjetësuar në kujtesën e kombit tonë turpin që kanë bërë.

Si gjithmonë, vazhdoj ta ruaj e ta kultivoj miqësinë dhe respektin për ty dhe familjen tënde. Dhe të gjithë ne si familje kemi qenë dhe jemi të nderuar që kemi një mik të sinqertë siç je ti.

Të uroj gjithë të mirat!

M. 

P.S. Ku do te botohet teksti?” (Pjesë fragmetnare nga letra e mikut.).

A vlen kjo letër e këto fjalë ende edhe për pushtetarët tanë?

Po a është e mjaftueshme që ne vetëm të shkruajm e shteti për të cilin dhanë ata jetën e shumë të tjerë gjak, të fle?

Te varri i Shaban Polluzhës, korrik 2021

Shaban Polluzha- KASTRATI, Udhëheqësi i Luftës së Drenicës 

Ne (unë, Murati dhe Mediu), nga Prishtina ia mësyem rrugës për në Drenicë. Më së pari u ndalëm te Varri i Mixhës Shaban Polluzha, KASTRATI, luftëtarit e udhëheqësit më të madh të luftës në Drenicës, e kusheri dhe shoq i gjyshit tim, Imer Seferit nga Turjaka e Zatriqit.

Ishte për keqardhje 1*) se në çfarë gjendje ishte vendi i quajtuar “VARR” 2*).

Shteti i Kosovës krejt çka ka mundur dhe është dashur e duhet ta bëj, edhe tash nuk është vonë, së pakut të ia renovoj ose rindërtoj KULLËN e Mixhës Shaban dhe ta caktoj një “ciceron”, të objekteve, jo vetëm të Mixhës Shaban por, edhe për trimat e heronjët e tjerë drenicakë që të njihen vizitorët e shumë me lavdinë, nâmin e gajretin që ata kanë bërë për NE dhe, të vendos ndonjë pllakatë, komuna dhe Ministria e Kulturës ku do të shkruhej e me fjalë: Edhe 2 km është Kulla e Shaban Polluzhës- Kastrati, ose Ahmet Delisë. 

Te Shaban Polluzha

Pllakata të pompave të benzinës e të hoteleve dhe pankarta ”Me çlirimtarët” kishte që nga Hani i Elezit e deri te ”Hani i Derrit” në Prishtine e tutje.

Do të mjaftonte që të dy komunanat e Drenicës, Skënderaj dhe Drenasi, ti bashkojnë forcat e ti mbledhin pakë para, një grusht para të taksapaguesve drenicakë e ta punësonin së pakut një puntor, i cili brenda ditës, që nga mëngjesi kur të fillon dita e deri në mbrëmje, kur të erret, puntori ta filloi te Mixha Shaban i Polluzhës e deri të Mixha Ahmet në Prekaz, Ahmet Delia që edhe po të shkonte në këmbë ose me me kali, nuk do të lodhej.

Ai puntor së pakut do ti prente therrat e kosiste barin, do ti pastronte vendin ku ata prehen.

Edhe Ministria e Kulturës duhet të mendoj seriozisht e ti marrë në mbrojtje, si vlera të TRASËGIMISË Kulturore e kombëtare.

KULLAT, pllakat përkujtimore e varret.

Çka të thuhet më tepër për një tribun 3*) siq ishte Shaban Polluzha- KASTRATI? Mixha Shaban kishte deri në 12.000 luftëtarë drenicakë e nga e tërë Kosova për çlirimin e Kosovës nga sllavo-komunistët?

Pas Skënderbeut, nuk besoj se ka pasur prijës e udhëqës lufte pa hile e më me shumë luftëtarë se sa që kishte Shaban Polluzha i Drenicës.

Te Hasan Prishtina në Polac të Drenicës 

Një shenjë e vogël për një Burrë të Madh si Hasan Prishtina, skalitur në Gurë të Mermerit në katundin Polac, ishte për gjynah. Bacë Hasani ishte kryelartë e i buzëqeshur, shëndriste në Polacin e Drenicës. 

Për Hasan Pishtinën i cili e kishte shitur tërë pasurinë për shqiptarinë, e për shtetin, deri në Prishtinë, sot shteti nuk e nderon e kujton sa duhet Hasanin e Drenicës e të Kosovës, intelektualin e vetëm të Kosovës të asaj kohe. 

Edhe ajo pllakë mermeri që ishte vendosur në Polac, ishte kontribut vetëm e katundarëve të Polacit, jo komunës së Skënderajit e shtetit të Kosovës.    

“Mos u thaft prej gojës teme: pushteti po e shet shtetin për pare (pasuni)” e Hasan Prishtina e shiti pasurinë, token e qiflliqet e vata për shtet.  

Prekazi i Ahmet Delisë 

Dhe nuk mund të ndaleshim rrugës as edhe për bukë, se ujë nuk kishte, deri në Prekaz. 

Gjyshi im shpesh kur ishte në qef na thoshte: 

-Trim si Ahmet Delia nuk ka pasur Kosova.

Dhe nuk ish se nuk i besoja gjyshit por atherë mendoja se trima si Ahmet Delia 4*) ka pasur shumë Kosova, si: Azem Bejta, Bajram Curri … por ai nuk pajtohej dhe e arsyetonte me fjalët:

”Azem Bejta a kân cub” 5*) e Bajram Begu, Leninit i ka thân “Hazreti Lenin” dhe a kân i lidhun me partinë bolshevije e Rusinë. Diçka që edhe sot e gjithë ditën kjo qëndron si e vërtetë.

Gjyshi nuk e kishte ”n`huj” as Fan Nolin, Ali Kelmendin e udhëheqësit e mëvonshëm shqiptar e sllavo komunisht, Enver Hoxhën, Fadil Hoxhën etj. “Kishin ide komuniste më shumë se sa kombëtare”

Kjo duhet të kuptohet drejtë, sipas mentalitetit e bindjeve që kishin pleqt e asaj kohe, dhe gjyshi im, për periudhen e viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shpalljes së Pavarësisë (1912), peridhës së Ahmet Zogut e të Fan Nolit, ardhjes së ideve komuniste në Shqipëri (1937) me Ali Kelmendin, Luftën e Spanjës, pjesmarrjen e shqiptarëve vullnetarë në Luftën e Spanjës dhe Luftën e Dytë Botërore ose ardhjen e “SHOKËVE” (kështu i quanin komunistët shqiptaro-jugosllavë që erdhën në pushtet në Kosovë, pas vitit 1945, vr. imja).

Grup mësuesish nga Suedia, në kohë pushimi. Prishtinë, korrik 2021

-Çdo gjë që vinte nga rusi ishte e keqe. Shpesh ndodhte që na thonin pleqt, dhe më të moshuarit, sidomoa baba Ukë Imeri: 

-Mos …urr 6*) nga Lindja, se Dielli lind, nga Jugu, se është Qabeja (Meka e Medina), nga Perëndimi, sepse dielli perëndon por k`thehuni nga Veriu, prej rusit sepse prej Veriut, vien vetëm të këqija, vie vetëm të ftohtit 7*)

Te Kulla dhe oborri i Ahmet Delisë, mbërim mu në perëndim të diellit. Ishte një pamje e rrallë e bukurisë që nuk e sheh kund përveç në Prekazin e Ahmet Delisë në Drenicë. 

Dielli kishte fillua ta humb forcën e vetë që kishte pasur kur ishte në zenit e hieja e kishte mbulua një pjesë të oborrit të mixhës Ahmet. I kishte mbetur vetëm plisi i bardhë si bora e sakica e mrehtë e Ahmet Delisë që dielli drenicak nuk iu ndahej e nuk donte ti lente në terr, sikur donin të na tregonin se këtu den baba den ka pasur plisbardhë.

U ngjitëm shkallëve përpjetë kullës së babalokut pa thirrur fare. Ende pa hyrë në odë, erdhi stërnipi i Ahmet Delisë, Arsimi.

Unë nuk mundësha të dathi këpucët e ai më mori me zor e më uli në vendin ku ishte ulur Ahmet Delia, te oxhaku.

Në ballë të oxhakut, ishte sakica që e kishte marrë mixha Mursel, djali i Ahmet Delisë, hiç më pakë trim se Ahmeti Plak e Ramë Islami.

Afër Ahmet Delisë, Prekaz 2021

Ato që dëgjova nga stërnipi i Ahmet Delisë, ishin të dhimshme. Shteti nuk investon asgjë përveç njerëzve vullnetarë e dorëlirë që na ndihmojnë për ruajtjen e atyre pakë gjerave që kanë mbetur. Nuk kishteas edhe ndonjë fletë të shkruar, njoftim ose ndonjë libërth doracak që vizitori ta kishte, ta lexonte e ta ruante, ta shprëndante e ti këndonte në heshtje e me zë, kush ka vesh e dëgjon:

Mos ti harrojmë këta burra sepse e harrojmë të kaluarën tonë të pasur hostorike.

Ngjashëm e ndoshta edhe më keq ishte edhe oborri e Kulla e Nebih e Tahir Mehës, po në Prekaz.  …

Muratin e kishim udhëheqës në Drenicë e vozitës sepse unë e Mediu nuk kishim makinë. Ishte vapë e madhe dhe në çdo vend ku shihnim ndonjë shitore, Murati e ndalte makinën dhe dikush nga ne blente ndonjë pije freskuese. 

Do të doja të pija ujë në ndonjë krua, në midis të fshatir por nuk kishte krua as ujë as për ilaq. 

Drenica kishte ndryshua. Nuk ishte më Drenica e Ahmet Delisë, e Shaban Polluzhës dhe e … Shaban Jasharit.  

Ishte ndërtua e rindërtua Drenica por përveç varreve, që ishin të shumta pushteti e shteti I Kosovës nuk iu kishte zgjatur dorën drenicakëve trima, të vdekurit po harroheshin e të gjallët ende mundoheshin me mbetur gjallë. 

Ata po gjindeshin qysh po mundeshin. Nuk ka dyshim se rrugët e asfaltura e kishin bashkua Drenicën e Kuqe por jo edhe pushtetin e popullin e drenicak.

Fjalët më mungojnë dhe po mundohem me iu ikur “fjalëve të mëdha e boshe”, frazave për ata NJERËZ të Mëdhenj të Drenicës heroike që krenohet gjithë Kosova.

Do të duhej të krenohej edhe shteti.  

Por ne patëm fatin ti “shihnim” ata burra në “Drrasa të Varrit”, “Gurë të mermerit” e ngritur në lapidarë. Mu duk sikur pash edhe Skënderbeun, Nik Petën e Pal Gplemin.

Mësues nga Suedia e puntorë nga Ministria e Disporës, Shyhrete Kastrati

1*) KEQARDHJE f. 

Ndjenjë hidhërimi, dhembshurie e mëshire, që lind për dikë kur pëson një fatkeqësi ose kur ka një të metë trupore, mendore etj.; të ardhurit keq. Me keqardhje të thellë. Ndjenjë keqardhjeje. Shpreh keqardhjen. Ia tha me keqardhje. 

2*) VARR m. 

1. Gropë e gjatë e gërmuar në tokë për të futur trupin e të vdekurit; vendi ku varroset dikush bashkë me grumbullin e dheut që i hidhet përsipër ose me muret e mbulesën. Varre të vjetra. Varre ilire. Varr i përbashkët gropë e madhe ku janë varrosur disa njerëz. Varr mermeri. Varret e dëshmorëve. Varri i gjyshit. Varri i një të panjohuri. Varret e fshatit varrezat. Pllaka (rrasa) e varrit. Guri i varrit. Hapi një varr. E futën (e shtinë) në varr. Vendosën kurora mbi varr. Ia ka mbuluar varrin bari ka kohë që ka vdekur.

2. fig. Vendi ku gjen vdekjen ose shkatërrohet dikush, vendi ku merr fund dikush a diçka. Pushtuesit këtu kanë gjetur varrin.

3. fig. Vdekje. Deri në varr përgjithnjë, deri në fund deri në vdekje. Nga lindja (nga djepi) deri në varr.

4. fig. E keqja më e madhe, vdekje, gropë. I bëri varrin. I bëfsha varrin! mallk. Kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brenda.

5. përd. mb. Shumë i vështirë e i rëndë, i padurueshëm; shumë i mërzitshëm e i zymtë. Jeta në të kaluarën ishte varr. I ishte bërë shtëpia varr.  I hapi varrin (gropën) dikujt

a) e dërrmoi keqas, e mposhti dhe e shkatërroi; e vrau;

b) kurdisi një të keqe të madhe kundër dikujt; i ngriti kurth a grackë për ta shkatërruar. E futi (e çoi, e vuri, e shtiu) në varr (në dhe) për së gjalli (të gjallë) e mundoi shumë duke e trajtuar keq, e bëri që të vuajë shumë, e sfiliti, ia mori shpirtin, e çoi drejt vdekjes. Si gur (si pllakë) varri

a) shumë i ftohtë; i ngrirë; i shtangur; i palëvizur;

b) shumë i heshtur; i ngrysur, i zymtë. Qetësi (heshtje) varri qetësi e plotë; qetësi që të ngjall trishtim. Është bërë sikur ka dalë nga varri (prej varrit) është dobësuar e tretur shumë (nga sëmundja etj); është bërë shumë i zbehtë, është dyllë i verdhë në fytyrë. Iu haptë varri (dheu) nën këmbë! mallk. shih te HAPEM. I hapet varri nën këmbë po vdes; po i vjen fundi, po shkatërrohet. I humbtë varri e dërrasa! mallk. u zhduktë pa lënë gjurmë, mos i mbettë as nami as nishani. Është në buzë (në grykë, në zgrip) të varrit

a) është shumë plak ose shumë i sëmurë, është fare afër vdekjes;

b) është përpara një rreziku shumë të madh. Është varr i hapur dikush shih te HAPUR (i,e). Është varr i mbuluar e mban të fshehtën e nuk ua thotë të tjerëve, nuk u hapet të tjerëve, është arkë e mbyllur. Është me një këmbë në varr është shumë i vjetër në moshë, është shumë afër vdekjes, është gjysmë i vdekur. Ngjall të vdekurin nga varri shih te NGJALL. Ai nxjerr të vdekurin nga varri shih te NXJERR. Varret nuk flasin fj.u. i vdekuri i merr të fshehtat në varr. I vuri gurin e varrit diçkaje e mbylli një çështje që të mos e marrin vesh të tjerët. E ka një këmbë në tokë, një këmbë në varr është me një këmbë në varr.

3*) TRIBUN m. 

1.lar. Veprimtar i shquar shoqëror, që me fjalime të zjarrta e me shkrime të fuqishme mbron të drejtat e popullit, lufton për një çështje të madhe. Tribun i vegjëlisë. Tribun i revolucionit.

2.hist. Titull që mbanin disa funksionarë zyrtarë me detyra të ndryshme civile ushtarake në Romën e lashtë. Tribun i plebenjve, mbrojtës i të drejtave të plebenjve, të cilët shtypeshin nga patriotët dhe nga konsujt. Tribun ushtarak.

4*) Ahmet Delia. Në të folmen e Drenicës por edhe përgjithësisht të Kosovës, thuhet “Delia”, “Balia”, “Alia”, në vend të “Aliu”, “Baliu”, “Deliu”, emra të gjinisë mashkullore, të shqiptuar si emra të gjinisë femërore.  

Përjashtim bëjnë emrat “Babë-a”, si emër mashkullor që në fund merr zanoren “A”, që si rregull marrin vetëm emrat e gjinisë femërore.  Prandaj, aty ku është vështirë të dallohet se cilës gjini i përket emeri, përdorim fjalët “Ky” dhe “Kjo” psh “Ky djalë”, “Ky dash” etj. Dhe “Kjo vajzë”, kjo dele por edhe “Ky, babë-a”, “Kjo, nëë-na” etj. 

Në Kullën e Ahmet Delisë

5*) CUB m. sh. (dhe KOMIT) 

1. Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar. Cub mali. Doli cub.

2. fig. Trim kokëkrisur.

CUBAR m. sh. 

Ai që shkon pas grave, ai që u vjen rrotull grave, gruar. 

CUBE f. perk.

Vajzë trime e kryelartë.

CBNi f. sh.

Grabitje me armë në dorë, puna e cubit; kusari, hajdutëri; sjellje e qëndrim prej cubi. Merrej me cubni.

CUBNISHT ndajf.

Siç veprojnë cubat, si kusarët, kusarisht, pabesisht.

CUBNOJ kal. Krahin.

Vjedh me armë në dorë, grabit si cub, kusaroj.

KOMIT m. sh. hist.Kryengritës që dilte malit e luftonte për lirinë e atdheut dhe për drejtësi shoqërore kundër shtypësve e shfrytëzuesve. Çeta e komitëve. Doli komit. 

6*). PSHURR lokal. 

1. Bëj shurrën.

2. kal. Lag rrobat e veshjen me shurrë. I pshurri fëmija rrobat.

3. kal. fig. thjeshtligj. E lë fare pas dore diçka, nuk ia var fare diçkaje, e braktis; nuk çaj kokën fare për diçka. E pshurri punën fare. Pshurri në të!

PSHURREM vetv.

1. Shurrohem, përmirrem. U pshurr nga frika.

2. Pës. e PSHURR

PSHURRIQE f. sh.

Copë e vogël mushamaje etj., që u vihet foshnjave nën vete për të mos lagur rrobat me shurrë.

7*) FTOHTË 

1. Gjendja kur ajri ka temperaturë të ulët, kohë e ftohtë, klimë e ftohtë; mjedis që të mban ftohtë a që të bën të mërdhish; ftohtësi, kund. të ngrohtët; të nxehtët. Të ftohtë i madh. E duroj të ftohtët. Nuk do të ftohtë. Kam të ftohtë, mërdhij.

2. Temperaturë e ulët që ka njeriu nga një sëmundje. Ka shumë të ftohtë.

3. Sëmundje që shkaktohet nga ftohja dhe që shfaqet te njerëzit ose te disa kafshë me pezmatim të pleurës së mushkërive, plevit; e ftohur. Ka marrë të ftohtë.

3. Sëmundja e ftohtë euf. tifoja. Me gjak (me gjykim) të ftohtë me gjakftohtësi. E pafsha të ftohtë! mallk. vdektë! Si ujët e ftohtë me dëshirë te madhe; me padurim; si ujët e pakët. E bëri për ujë të ftohtë dikë shih tek UJ/Ë,~I. I bien (i shkojnë, i dalin, e mbulojnë) djersë të ftohta është në gjendje shumë të vështirë, e ndien veten shumë ngushtë (kur dikë e qortojnë ose e dënojnë për një gabim a faj, kur e vëmë përpara përgjegjësisë etj;). E ka barkun (zemrën) të ftohtë ka shpresa të pakta, nuk beson shumë se do të bëhet diçka. I ka qiqrat të ftohta me dikë ka marrëdhënie të këqija me dikë; nuk shkon mirë me të

Kënga e Ahmet Delisë:

Dervish Shaqa – Kenga e Ahmet Delise – YouTube

Vazhdon 

Malmö, 10 gusht 2021

Imamit të Karaçevës Egzon Kastrati i pengojnë fotot e Ibrahim Rugovës dhe Gjergj Kastriotit, i largon derisa po mbahej një e pame!

0

Gjatë një ceremonie mortore që po mbahej të dielën në fshatin Karaçevë e Epërme të Kamenicës, imami i fshatit ka larguar nga salla fotografinë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe Skënderbeut nga salla ku po mbahej ceremonia

Mësohet se disa persona kanë bërë ankesë në polici kundër imamit të fshatit, i cili derisa po mbahej e pamja për një rast vdekjeje, ka larguar fotografitë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Po ashtu, imami ka larguar dhe të gjitha fotografitë tjera të figurave historike që ishin të vendosura aty.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar, ndërkaq rasti është iniciuar si “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Imami vehabist i Karaçevës tregon pse i hoqi nga “e pamja” fotot e Rugovës dhe Skënderbeut

Mëngjesin e së dielës, derisa në sallën e fshatit Karaçevë e Epërme po mbahej e pamja për hoxhën e fshatit, imami i xhamisë, Egzon Kastrati, ka larguar nga aty fotografitë e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e disa figurave tjera historike. Banorët e kanë lajmëruar në polici, ndërkaq imami ka treguar për mediat se pse e ka bërë një veprim të tillë

Kastrati ka deklaruar se largimi i fotografive ka qenë i përkohshëm. Ai ka thënë se “në vendin ku ka fotografi, nuk hyjnë melaqet”.

Po, shumë thjesht, i kemi largu sepse aty ku ka fotografi, melaqet nuk hyjnë. Edhe i kemi largu përkohësisht, derisa të kryhet e pamja për hoxhën e fshatit, që ka vdekur hoxha i vjetër i fshatit, dhe kemi pasë me i rikthy në vendin e vet, pikë”, ka deklaruar Kastrati.

Kastrati tha se salla e fshatit është uzurpuar nga personat të cilët janë ankuar në polici për të, e që sipas tij, në komunitet njihen si ‘idiotët më të mëdhenj’.

Imami vehabist i Karaçevës së Epërme tha se fotografitë do të riktheheshin në muret e sallës pas përfundimit të riteve fetare.

“Ato janë rikthy me gjasë, nuk e di unë, sepse e kanë uzurpu tash sallën ata personat që janë anku, që në komunitet njihen si idiotët më të mëdhenj, por nuk ka problem ajo punë, ne nuk e kemi pasur qëllimin me i hekë dhe me i dëmtu, i kemi hekë i kemi lëshu poshtë, e kemi pasë qëllimin edhe me i pastru dhe me i vendosë aty. Mirëpo, dikush e ka keqinterpretua dhe me qëllim e ka laku qëllimin e zhvendosjes së fotografive, por ne nuk kemi asgjë as kundër figurave kombëtare as kundër askujt, thjesht parimet e fesë unë jam i paguar me i çu n’vend, paguhna, marr rrogë për atë punë unë”, ka deklaruar Kastrati.

___________

Imami vehabist Egzon Kastrati është moti i njohur për sjelljet e tij që e shfaqin hapur mosdurimin dhe urrejtjen ndaj kulturës e historisë kombëtare dhe besimeve të tjera religjioze.

Ja niformata e mëhershme se si është sjellë në shkurt të vitit 2021.

Egzon Kastrati, Hoxha i Karaçevës, ndërseu turmën për gjakderdhje – DRINI (revistadrini.info)