Kreu Blog Faqe 1615

Nja dy fjalë për Mero Bazen, pronarin e gazetes “ Tema”

0

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

( reagim peronal ndaj shkrimit: Një debat inferiorësh, që ëndërrojnë ‘fitoren e pavarësisë’ së Kosovës nga Shqipëria )
Mero Bazen është vështirë ta kuptosh. Kur paguhej nga Sali Berish, ndëgjonim urrejtje të pa matura ndaj PS-s , tani paguhet nga Edimi Rama dhe shkrihet i tëri në shkrimet e tij kundër PD-s dhe kundër Kosovës.
Ky njeri e praktikon at fjalën me moqme : “ Lidhe kalin aty ku të thotë patroni “ , edhe pse e sheh që patroni është gabim dhe ai kërkon që kali të lidhet për një trupëz kallami dhe se kali çdo moment mund të ikë; por duhet me qenë i dëgjueshëm se fëmijt e tij në Londër i duhet mbajtur mirë.
Vet titulli i shkrimit : “ Një debat inferiorësh, që ëndërrojnë ‘fitoren e pavarësisë’ së Kosovës nga Shqipëria “ është aq thumbues sa mendja ka “zarar” kur e mendon.

Së pari po e them që pa Kosovë nuk ka Shqipëri por edhe e kundërta, e ci la është më relative.
Sikur Kosova të priste fitorën e pavaresisë nga Shqipëria , Kosova kurrë nuk do ta shijonte erën e saj.
Shkrimi im nuk ka qëllim të keq as ofendues për shqiptarët e Shqiperisë, por është vetëm një vërejtje ndaj demagogut Mero Baze dhe bosit të tij.
Ai shkruan : “Argumenti i tyre më i madh është se Bregoviçi është një produkt i Jugosllavisë që i ka shtypur. Tani ose ajo Jugosllavia i ka shtypur dhe ata kanë të drejtë të ankohen, dhe unë jam dakord me këtë version, ose i ka civilizuar dhe kanë të drejtë të krenohen, siç po kapardisen.”

Njeri i çoroditur ta them një fjalë, neve nuk na civilizuar Jugosllavia, por na ka masakruar dëbuar nga tokat tona dhe për këte ju nuk keni pasur asnjë informat informatë. E dyta, ju as që keni ditur që flitet shqip në Kosovë, sepse ju kanë mbjellë në kokë se Kosova është një krahinë e Jugosllavisë. A është kështu ? Ne kemi hënger burg pse e kemi degjuar Radio Tiranën dhe shikuar Televizionin Shqiptar.

Tjetra plot cinizëma nga Mero Baze :” Nëse Jugosllavia i ka shtypur dhe si ka lënë të ngrenë kokë, kanë të drejtë të kenë urrejtje për të dhe Bregoviçin si artist simbol të saj. Por o njërën, o tjetrën, janë të lirë të zgjedhin, se kur i zgjedhin të dyja na duket vetja budallenj ne që i dëgjojmë në heshtje, pasi nuk mund të jenë dhe nostalgjikë të lirive kulturore të Jugosllavisë, dhe urrejtës të produkteve të saj, si Bregoviçi.” Ardhja e Bregoviqit është për inat të Kosovës.

Budallenj jeni ju që nuk e kuptoni të vërtetën e Kosovës, por tek e fundit nuk kemi nevojë aspak të na këshillon një njeri i cili ( si të gjithë të tjerët ) nuk ka guxuar të flet edhe kur ka qenë vetëm duke iu friguar se mos po e ndijnë prindët e tij, dhe ata sikur ta ndinin kanë qenë të obliguar të të paraqesin në zyrën e Sigurimit.
Me vjen keq të them që iu jeni friguar edhe gjumit dhe rastësisht mos po flisni diçka që nuk është në vijen e Partisë. Apo , jo ? si i harruat këto ?
Ne nuk jemi nostaligjik të lirive kulturore të Jugosllavisë, sepse sikur të leshoheshim në at “ luks “ do të asimiloheshim për disa vjet. Kjo nuk ka ndodhur, fatbardhsisht, dhe fatkeqsisht për bijt e Katovicës.
Dje e lexova një postim nga prifti ortodoks Foti Cici, i cili kishte shkruar : O të vajtojmë për korçarët e sotëm , se mè se gjysma e tyre është greqizuar. Ke shkruar ndonje herë për këtë fatkeqësi kombëtare, i vetquajturi shqiptar Mero Baze. ?
Pafytyrësia e këti pseudo shqiptare shkon edhe më largë: “Por me “kosovocentristët” nuk duhet të mërzitemi. Ata nuk e duan Shqipërinë në mënyrë shumë të sinqertë. E kanë në formimin e tyre dhe në aksionin e tyre. “ Çka do të thotë kjo? Oj poshtërsi ! Po kush e do më shumë Shqipërinë më shumë së shqiptarët e Kosovës ? Ju vet si shqiptar e urreni vendin tuaj dhe mundoheni të ia dorëzoni ose serbit ose grekut . A është kështu ? Mos thuaj jo, sepse rrenë.

“ Duhët të jenë më të kujdesshëm kur thonë një gënjeshtër të tipit se nga Shqipëria po dëgjojmë thirrje të harrohen krimet serbe. Asnjë thirrje e vetme nuk ka ardhur nga Shqipëria për të harruar krimet serbe. Druaj se më shumë libra për krimet serbe kanë shkruar shqiptarët e Shqipërisë, se ata të Kosovës.” – po thenë ndryshe Rama e përsërit disa herë në takimin me Vuçiqin : “ Shqiptarët e Kosovës duhet të harrojnë të kaluarën. Cilën kohë ta harrojmë, ju lutem të na tregoni .

“Në këto raste identitetin kësaj lëvizje, ia japin ata që janë të sinqertë. Dhe e vërteta është se kjo është një valë urrejtje dhe frustrimi nga Kosova mbi Shqipërinë, e nxitur politikisht. Nuk është ndonjë qamet i madh, se kalon shpejt. “ –shkruan Baze. Kjo nuk është e vërtetë apsk, kjo është imagjinata e jote e ndërsyer nga Bossi yt. Kjo kuptohet sepse Ramës i mungojnë mundësitë për ndarjen e Kosovës.

Prandaj, gazetar Mero Baze ki kujdes me Kosovën dhe shqiptarët e saj.

Aha, isha duke harruar, sa ka lobuar Shqipëria për njohjen e Kosovës dhe sa njohje e mbajnë vulen e saj ?

Më 10.08.21

Gërvalla takon Këshillin Kombëtar të Diasporës, flasin për strategjinë̈ e re për mërgatën

0

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla bashkë me zëvendësministren znj. Liza Gashi kanë zhvilluar një̈ takim virtual me Këshillin Kombëtar të Diasporës (KKD), me përfaqësues shqiptarë nga shumë vende të botës.

Ministrja Gërvalla, ka thënë̈ se e sheh të domosdoshëm bashkëpunimin e ngushtë mes KKD-së dhe MPJD-së, në mënyrë̈ që të arrihet qëllimi kryesor, e që është̈ lidhja e mërgatës me vendlindjen, dhe transferimi i dijes nga mërgata në Kosovë. Lidhur me këtë ka shpjeguar edhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për Strategjinë e re për diasporën.

Ajo ka vlerësuar se duhet të thellohet bashkëpunimi edhe me Shqipërinë̈, Maqedoninë̈ e Veriut, Malin e Zi si dhe përfaqësuesit shqiptar të Luginës për t’i hapur derën mërgatës shqiptare kudo që ata jetojnë̈ e veprojnë̈.

Zëvendësministrja Gashi, ka ofruar detaje lidhur me strategjinë e re me të cilën kjo Qeveri do t’i qaset diasporës.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e KKD-së, kanë marrë përsipër të dërgojnë sugjerime dhe kërkesa specifike për inkuadrim dhe përfshirje më të madhe të mërgatës në proceset në vend.

Të gjitha qeveritë e pas luftës, deri tek Qeveria Kurti 2 , e kanë zhvatur vendin

0
  • Qeverisë së Republikës së Kosovës po i kërkohet vazhdimisht që sa më shpejt që është e mundur të pastroj shtetin nga hajnat, krimi i organizuar dhe korrupsioni i gjithllojshëm.

Një kërkesë të tillë, po e bënë ish-zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se, të gjitha qeverisjet e pas luftës, e deri në Qeverinë Kurti 2, i kanë keqpërdorur qeverisjet e tyre deri në zhvatje të vendit dhe tërë aktivitetet që i bënin në periudhat parazgjedhore.

Sipas tij, si qëllim i vetëm ishte si të fitohen votat për të ardhur në pushtete me mashtrime e gënjeshtra, sepse kjo mënyrë ishte e vetmja shans për të mëdhenjtë e shtetit të kapur, se si të pasurohen në forma të ndryshme.

“Kjo ishte arsyeja pse edhe koalicionet në shumë raste bëheshin me ato parti që ishin lojale për të përfituar dhe për tu pasuruar në mënyrë enorme. Kjo praktikë është vazhduar në të shumtën e rasteve edhe kur janë bere koalicionet me shumë parti mes veti, prandaj iu është lejuar për gjatë gjithë mandatit të kaluar të Qeverisjes së PAN-it, dhe koalicionit antikushtetues LDK-AAK- NISMA, që në mënyrë legale të vidhet dhe të abuzohet madje edhe atje ku dëmtohet seriozisht siguria e shtetit, të vidhet edhe ushqimi FSK-së nga stafi administrativ e civil në kuadër të Ministrisë së FSK-së”, thekson ai.

Sipas tij, Zyra Kombëtarë e Auditimit ka gjetur se dikush po e hanë ushqimin e ushtarëve të FSK-së pa të drejtë, me urdhër të shkruar e vendim të kundërligjshëm, pasi që është zbuluar se edhe administrata në Ministrinë e Mbrojtjes është ushqyer në kuzhinën e FSK-së edhe pse sipas ligjit, stafi civil nuk e ka këtë të drejtë, pasi që për këtë në pagën mujore llogaritet kompensimi shtesë për ushqimin, prandaj nuk e kanë asnjë të drejtë që ta ngarkojnë dhe abuzojnë ushqimin e dedikuar dhe të kontraktuar vetëm për ushtarët e FSK-së.

“Se shkelja e ligjit në këtë rast është serioze, Auditori e shpjegon me faktin se Auditori Ministria e Mbrojtjes nuk ka dhënë asnjë arsye pse stafi civil i kësaj Ministrie e shfrytëzon të drejtën e ushqyerjes në kuzhinë të FSK-së dhe pse janë paguar këto shpenzime. Sipas Ligjit për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës përcaktohet se vetëm pjesëtari aktiv i FSK-së ka të drejtë për së paku një racion të ushqimit, gjatë secilit orar të plotë të punës (e përcaktuar si çdo periudhë e qëndrimit të vazhdueshëm në detyrë për më shumë se 6 orë në çdo 12 orë, kurse çmimi i një racioni është̈ përcaktuar në tri nivele, sipas periudhës kohore. 4.75 euro dreka, ndërsa racionet për mëngjes 1.26 euro dhe darka 2.78 euro”, shton Tërnava.

Sipas tij, Auditori ka gjetur se vlera e shpenzimeve për vitin 2020 nga kontrata e lidhur për Shërbimet e ushqimit (furnizim, përgatitja dhe servimi) nëpër të gjitha kuzhinat e FSK-së, ishte 2,218,317 euro, duke potencuar se shfrytëzimi i kuzhinës së FSK-së nga stafi civil po ndikon në rritjen e numrit të racioneve të ushqimit dhe kryerjen e pagesave të parregullta nga ministria, prandaj është kërkuar që Ministri të ndërmarrë masa të menjëhershme për të siguruar që shërbimet e kuzhinës (racioni i ushqimit) do të shfrytëzohen vetëm nga pjesëtarët aktiv të FSK-së, ashtu siç̧ e parasheh Ligji e jo edhe nga stafi civil që shërben në ministrin e Mbrojtjes.

“Për të qenë akoma më e madhe mundësia e abuzimit, Auditori ka zbuluar se Ministria e Mbrojtjes nuk ka hartuar ndonjë akt të veçantë nënligjor që ka të bëjë me monitorimin e stafit që ushqehen në kuzhina, kështu që ministria nuk ka ndonjë mekanizëm monitorues për të verifikuar numrin e personave që ushqehen nëpër kuzhinat e FSK-së, respektivisht nuk bënë ndonjë kontroll/verifikim nëse po ushqehen të gjithë personat sipas porosive që bëhen nga menaxheri i kontratës. Në raport thuhet se operatori ekonomik faturimin e bënë sipas porosisë për numrin e personave të pranuar nga menaxheri i kontratës, dhe kjo ka ndodhur si rezultat i mosfunksionimit të duhur të kontrolleve të brendshme në ministri për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e kuzhinave”, pohon ai.

Tërnava potencon se, sipas ZKA-së, mungesa e një monitorimi për të verifikuar numrin e personave që ushqehen nëpër kuzhina mund të ndikojë që ministria të bëjë pagesa përtej nevojave reale të stafit dhe kjo e rritë koston e krijon hapësirë abuzimi.

“Për ta evituar këtë kanal të abuzimit, ZKA-ja ka kërkuar nga Ministria që të harton aktet të veçanta nënligjorë me të cilat rregullohet procedurat për monitorimin e kuzhinave në FSK në mënyrë që të evitohen keqpërdorimet e mundshme në procesin porosisë dhe marrjes së shërbimit. Gjithsesi se edhe ky zbulim skandaloz i ZKA- flet për ekzistimin e mentalitetit të paskrupullt të zhvatjes dhe përfitimit të paligjshëm nga militantët e partive politike të instaluar kudo nëpër institucione të shtetit që nuk kursejnë asgjë kur e gjejnë shansin dhe mundësinë, dhe një teren të tillë ka kohë që e kanë zbatuar edhe më vjedhjen e ushqimit të ushtrisë së shtetit, sado që me këtë japin një imazh dhe mesazh tepër negative para qytetarit, duke e dëmtuar besimin dhe respektin që qytetarët e kanë në vazhdim karshi uniformës së ushtrisë së re të shtetit”, shton ai.

Në fund, Tërnava pohon se, kjo dukuri kriminale e argumentuar nëpër këto institucione shtetërore, është dëshmi se në çfarë niveli është zhvilluar krimi i organizuar që edhe në institucionet më të besueshme shtetërore kryhen këto vepra për përfitime të individëve dhe për pasurimin kriminal te tyre.

Profesoresha Lucia Nadin dhe fati i mirë i studimeve historike arbërore në Venezia

Gëzim  Muçolli   

Venezia me pamjen e saj të veçantë dhe mesazhin artistik universal është gjithmonë mikpritëse dhe rrezaton bukurinë dhe mallin e njerëzimit për të gjurmuar në shtresimet e kronikave historike.
Çdo herë që shkoj në Venecia , ecja nëpër kallet e saj të ngushta dhe ngjitja e zbritja shkallëve të urave të shumëta që lidhin ujëdhesat e këtij qyteti, në mesin e një lumi gjarpëror të njerëzve të ardhur nga të gjitha anët e globit, më bënë të mendoj se turizmi origjinal i Venecias ka të bëjë me pavdekësinë e qytetit që lahet në ujë me ciklin e Hanës që rregullon baticën dhe zbaticën duke  lëvizur ujërat e qeta të lagunës.
Këtë të dielë me 8 gusht 2021, qyteti antik i shkëlqimit të dikurshëm po tregonte përsëri se kishte ardhur koha e ringjalljes dhe dyndjes së turistave në Venezia. Gati qe një një vit e gjysmë banorët dhe pronarët e dyqaneve veneciane kanë hequr shumë për shkak të mungesës së turistëve që kishin rralluar për shkak të efekteve dhe masave shtërnguese dhe mbrojtëse të autoriteteve shëndetësore italiane.
Pandemia e Covid-19 zbrazi qytetin duke zbehur edhe ofertën e tij të përhershme për turizmin global. Pamundësia e qarkullimit të lirë pati një efekt shkatërrues për ekonominë sikurse edhe baticat e larta që muaj më parë kishin goditur dhe kishin përmbytur qytetin.
Në kushte të tilla edhe vizitat miqëve ishin të kufizuara dhe pothuajse të pamundësuar. vetëm bisedat telefonike ishin mjet komunikimi dhe afrimi me venecianët që jetojnë brenda qytetit historik antik.
Në Venezia kemi një mike të dashur, një personazh të veçantë të kulturës italiane dhe shqiptare, që dallohet me zellin e saj dhe me punën e saj të pandarë në gjurmimet dhe shpalosjen e faqeve të humbura të historisë mesjetare shqiptare. Gjithmonë e respektuar për studimet dhe librat e saj, profesoresha e nderuar Luçia Nadin tashmë është bërë pikë referimi për njohuritë e reja mbi trashëgiminë historike që bashkon fatet e shqiptarëve me Republikën e Venedikut nga mesjeta deri në kohët moderne. Ajo lartësoi emrin dhe figurën e heroit kombëtar shqiptar  Gjergj Kastriotit Skënderbeut duke zbuluar edhe flamurin shqiptar në afreskat e piktorit Paolo Veronese në kishën e Shën Sebastianit
Me profesoreshën jemi dëgjuar shpesh duke folur me telefon. dhe dëshira e saj përherë ishte që sa të liroheshin masat shtërnguese të pandemisë ta vizitonim prap në Venezian e saj të bukur e të dashur. Dhe të dielën kështu ndodhi , duke e vizituar në shtëpinë e saj. Duke na pritur me ngrohtësi ajo na  falenderoi shumë Valdeten dhe mua për vizitën tonë.
Profesoresha e nderuar Nadin na foli për punën e saj dhe dëshirën e vazhdueshme që të krijohen grupe pune të strukturuar me ekspertë që duhet ta nxjerrin në dritë pjesën ende të pastudiuar të dokumenteve antike që do ta ndriçonin shumë errësirën mesjetare të trojeve shqiptare. Janë punë që duhet kryer me vullnet dhe nxitim sepse koha nuk pret e nëpër arkive jo gjithmonë qasja në dokumente është e lehtë , por falë njohjeve të saj ka ardhur deri te krijimi i raporteve të mira të respektit të ndërsjellë saqë ndodh që kur lëvizin fashikuj me dokumente dhe gjejnë diçka që ka të bëjë me shqiptarët i telefonojnë zonjës Luçia që të shkojë ta shikojë në arkivin historik në Venezia apo në Padova , ku punojnë ish-studentët dhe bashkëpuntorët e saj.
Me profesoreshën edhe më parë kemi biseduar dhe skicuar idenë e krijimit të grupeve të kërkim-studimit në bashkëpunim të mundshëm me autoritetet akademike dhe kulturore të Prishtinës dhe Tiranës. Ajo ka pasur edhe rastin të takohet me ambasadorë të Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës të akredituar në Romë, dhe pret një angazhim të plotë të tyre në forcimin e bashkëpunimit kulturor mes shteteve shqiptare dhe qytetit të Venecias në nivel institucional dhe universitar. Duke theksuar se mosha e saj në një kohë të ardhme nuk mund ti garantojë gjithë energjitë e duhura për kryerjen e shumë punëve të mbetura përgjysmë dhe se faktori kohë nuk pret dhe nuk falë vonesën.
Profesoreshës i përcollëm edhe përshëndetjet e miqve tonë të përbashkët që kanë dëshmuar me punë dhe kërkime serioze interesin dhe dashurinë e tyre për studimin e mesjetës shqiptare, si Lul Mjeku, Bejtulla Destani, Nikollë Shabani, etj.si dhe dëshirën e tyre që të kontribuojnë në projektet e ardhshme me tema dhe ide konkrete rreth temave të Kosovës, Shqipërisë, Ulqinit, etj.
Para se të ndaheshim nga mikja jonë e nderuar, patëm nderin të pranojmë dhuratë dy libra të çmueshëm historikë me dedikim nga autorja e tyre  Lucia Nadin:  “Venzia e Albania” dhe “Scanderberg Una biografia ritrovata”.
U përshëndetëm me dëshirat më të mira për shëndetin e profesoreshës dhe me premtimin për të ndihmuar projektin e ringjalljes së traditës arbërore të pjesëmarrjes në festën e Karnevalit të Venezias, me organizimin e një panairi me prezentimin e historisë së dikurshme dhe kulturës së sotme shqiptare. Mos harroni tha profesoresha se Qyteti i Venezias ka rregulla dhe afate dhe nuk duhet tejkaluar ato, për të siguruar pjesëmarrjen  e komunitetit shqiptar si dhe prezentimin aktiv të autoriteteve diplomatike nga Kosova e Shqipëria.

Tërbimi i Edi Ramës është më i rrezikshëm se sa lëvizjet qarkore në mjegull të ‘ujkut’ Grenell

1

Në foto: Richard Grenell me Vuçiçin

Nga: Ramazan Bekteshi

Grenell është sozia e Presidentit Trump, ata të dy e zhgënjyen fort Amerikën me veprimet e tyre të çuditshme, dy veprime diletantësh që e armiqësuan Amerikën gati me tërë botën, por mbetën miq vetëm me Korenë Veriut, Rusinë dhe Serbinë. Ata, armiqësuan dhe e dogjën Amerikën me demonstrata masive, anti-raciale, ‘Black Lives Matter’ (BLM) , dhe më në fund ia vunë flakën edhe Kapitol Hill-içt, dhe mu aty ranë që të dy.

Roli i Grenell-it karshi Kosovës që në fillim ka qenë armiqësor, sepse ai në kohë pandemie e rrëzoi qeverinë legjitime kosovare përmes vasalëve të tij: LDK-së, PDK-së, AAK-së. Në kohë pandemie ai ia mohoi Kosovës Fondin MCC, iu kërcënua Kosovës me tërheqje trupash e mbyllje të Bondsteel-it. Ai përdori gjuhën e frikës dhe bullizmin, e barazoi viktimën me kriminelin, ai u mundua të sajoj një histori e gjeografi të paqenë të Kosovës me bosin e tij, ai e shkeli rëndë Konventën e Vjenës.

Grenell, me ndihmën e Hotit dhe argatëve të tij që e sollën në pushtet, në Marrëveshjen e Uashington-it e inkorporuan “minishengenin”, moratoriumin, por e hoqën pikën ku kërkohej njohje reciproke. Pse sot nuk flitet për tradhtinë e Hotit, edhe pse ai e legalizoi ‘minishengenin’ në DC. Pse Grenell i thotë Kosovës të respektoj ‘minishengenin’ por jo dhe Vuçiqit që të zhvendos ambasadën serbe në Jerusalem.

Tani, pas rënjes, Grenell sërish na rishfaqet në Ballkan, si një ‘ujk’ dinak që e do mjegullën, si njeri i papunë, i gjen vetes punë kur Ballkani ka stuhi. Ai na shfaqet herë në Beligrad e herë në Tiranë, sepse në këto dy qendra misioni i tij mbeti i papërfunduar, sepse në këto dy qendra ai i duhet Ramës e Vuciqit, sepse ata përpara se të ‘mbyten’ kapen edhe për një fije kashte si që është Grenell, tani.

Grenell, në ‘cicërimën’ e tij të fundit i provokon keq shqiptarët duke thëne: “Sot ne i nderojmë heronjtë e #Vidovdanit. Ne këtë datë më 1389, filloi beteja kundër turqve në Kosove. Sot është dita e përkujtimit për Princin Shën Lazari dhe për martirët e shenjtë serbë.”

Kjo ‘cicërimë’ e Grenellit do të duhej të ishte një sinjal shumë serioz për shqiptarët, një rënkim dhe ulërimë ogurzezë e tij kundër shqiptarëve, sepse ai merret me një të pavërtetë historike, me një mit që mundohet t’a shndërroj në një realitet. Beteja e Kosovës ishte një koalicion Ballkanik ku shqiptarët u shquan në luftë, kjo nuk ishte një betejë me luftëtarë puro serbë siç propagandon lobisti serb, Grenell, jo se ai nuk i din këto, por sepse ashtu dëshiron. Ai dëshiron që të përkrah marrëzitë serbe, sepse serbët janë të vetmit në botë që kremtojnë betejat e humbura.

Ky veprim dashakeq i ish-ambasadorit Grenell, në vend se ti irritoj politikanët shqiptarë, ata njëlloj si HTH që ia dha dekoratën ‘Mik i Kosovës’ sillen me plot admirim. Presidenti Meta, për agjendën e tij meskine po ashtu e fton Grenell-in në Tiranë, valle pse? Rama po ashtu i kërkon ndihmën e tij për të jetësuar ‘ish-minishengenin” e tij të Hotit dhe të Vuçiqit.

A do t’ua mbush deshirat talismani/hajmalia e Grenellit ‘hijeve’ të Ballkanit, Ramës, Vuçiqit dhe Metës, a do te kursehen ata nga pellgu i pafund marrëzirave tani te shoqeruar edhe nën ritmin e muzikës serbe të Bregoviqit, apo kjo do të shndërrohet në ‘provokacija’ dhe në një muzikë të përmortshme dhe një REQUIEM si ai i Mocartit për ‘minishengenin’, për kleptokracinë dhe këta të tre sëbashku.

Edi Rama me Grenellin

Kryeministri Shqipërisë n’a e solli ‘ujkun’ në derë, e për ketë, një fjalë popullore thotë: “Paç faqen e bardhe si bythë e kusisë”,– Kryeministër! Shporrja e Ramës dhe shkuarja në Hagë e Vuciqit për krime kundër njerëzimit, vetëm sa s’kanë ndodh. Kryeministri Rama n’a ndau dhe vazhdon të n’a ndajë tmerrësisht keq, tërbimi i tij është më i rrezikshëm se sa lëvizjet qarkore në mjegull të ‘ujkut’ Grenell.

Përçartjet e Benit të Gruemirës në Media

0

Karikim: Patronazhisti

Nga Kolec P. Traboini

Ben Çafka i Gruemirës, nga dashuria e zgerlaqur deri në jargavitje për Kryeministrin dhe me urrejtje patologjike ndaj Albin Kurtit e shqiptarëve të Kosovës, ka nisur zotëriu të bëjë ca shkrime pa asnjë vlerë, dhe këto i dërgon për t’ia botuar edhe Media. Kështu shohim të botojë një shkrim surogato e të më citojë në mënyre banale, sa të thuash nuk i ka pas mendët në kokë kur i ka shkruar. Kjo zhgarravitje tregon se ai vuan sindromen e Stokholmit sa i përket ndjesive për Serbinë, të cilës Ben Çafka ja ka falë të gjithë krimet e përbindëshme që ka kryer mbi shqiptarët. Pa lënë kohë ndërmjet predikon miqësi të thellë me Serbinë si Enver Hoxha me Jugosllavinë në 1945-1948. Po ashtu i thur lavde një këngëtari tallava të Serbisë, kënga e të cilit “Kallashi” ka qënë përdorur si himn i të ashtquajturve tigra, kriminelë të Arkanit kur bënin krime e masakra në Kosovë. Ky këngëtar tallavaje serbe me të cilin është dashuruar Ben Çafka i Gruemirës, ka patur edhe paturpsine të thotë se Nënë Tereza ka pasur gjak cigan. Këtë vidio të këngëtarit tallava qe shpif per Shënjtorën tonë kushdo mund ta shohë në You Tube në kete vidio në minuten 1:20 e me këtë link: https://youtu.be/xLcU7Cya8OE. Edhe Ben Çafka mesa duket këtë mendim ka sepse sajon shkrime surogato dhe na citon sikur unë kam urrejtje të pa arsyeshme ndaj serbëve dhe kësisoj sipas këtij shkruesit unë bëhen i rrezikshëm për mardhëniet e Ben Çafkës së Gruemirës me Serbinë dhe dashurine e tij platonike të përjargur me Kryeministrin.

Mirë është që ky insan të flladitet pak, se ndoshta e ka nga vapa; dhe dashurine e tij me jargavitje për Kryeministrin, Serbinë e Bregoviçin ta mbaj për vete pa pasur nevojë tua imponoje të tjerëve që kanë të parë dashurinë për popullin e vet, për traditat e kulturën kombëtare.
Kozmopolitet si ky zotëria që del të na anatemojë si të rrezikshëm, punojnë me bateri dhe karikohen nga segmentet e pushtetit dhe natyrshëm shoqëruar ndonjë llokmë që ëndërrojnë tu bjerë në sqep. Nuk besoj se u punon mokrra pa grure, nuk u vertitet bosh guri i mullirit more, jooooo. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që hidhen në sulm me zulm si Don Kishoti mbi mullinje e erës.
E ta dijë mirë se kjo që po shkruajmë është sa për aperitiv. Nëse ky zotëri aspirant në çeshtjet e serbianizimit të Ballkanit Perëndimor vazhdon avazin bajat si qyqet që kërkojnë çerdhe në fillim të beharit, do të përdorim tërë artilerinë e fjalëve, me qëllim që të gjithë këta sejmenë pushtetesh të zbythen në qëllimet e tyre të mbrapshta e ta mbyllin zgurën.

O Zot shpëtoje Shqipërinë nga zjarret dhe të marrët!

Kol Shkodrani

10 gusht 2021

Vera e Gjatë Përcëlluese, dhe zjarret …

0

Skënder MULLIQI

Vera e gjatë përcëlluese. Nuk bëhët fjalë për serialin dikur të famshëm televiziv , por bëhët fjalë për verën shumë të nxehtë që zor mbahet mend më këto temperatura përveluese deri në 40 gradë.Po kallën malët e fushat gjithandej në botë , në Kosovë dhe gjendje e rëndë nga flakët po mbretëron në Shqipëri.

Le që të lashtat sivjet do të janë shumë të ulëta, por nga përfishrja më zjare po rrezikohët serioziosht flora dhe fauna, po rrezikoht shtërrimi i ujërave, që don të thotë jetë.Kjo gjendje më zjarre ka provokuar shumë edhe njerëzit, e më së shumti ata më sëmundje kronike , të cilët sigurisht për ti ikur më të keqës po rrinë mbrenda në shtëpitë e tyre. Zor që mbahet mend që të kemi pasur një verë të gjatë dhe më temperatura kaq ekstreme. Kjo gjendje më shpërthimin e zjarrëve kërkon një mobilizim te të gjithëve në trojët shqiptare , për kapërcimin e saj.

Të largohemi pakës nga politika, së shumë janë duke u marr më këtë zanat , madje edhe ata që nuk ju takon, e të përvelemi mengësh së jemi duke u përballur më një gjndje serioze të krijuar nga zjarrët, sidoms në Shqipëri, .Dihet së forcat zjarrfikëse të Kosovës po ju gjendën afër vëllezerëve tonë atje, në shuarjën e zjarrit që ka përfishirë veqmas zonën e Kalimashit.

Metereologët nuk po parashohin së do të kemi ulje të tempëraturave edhe për një kohë, dhe kjo e vështirëson edhe më shumë gjendjën në shkaktimin e zjarrëve …

Bashkëbisedim i Kadaresë me Alda Bardhylin

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
DIALOG – MES KADARESË DHE ALDA BARDHYLIT
Para rreth 50 orëve m’u dhurua libri i sapobotuar “Kohë për rrëfim / Kadare dialog me Alda Bardhylin”. Do ta lexoja më shpejt, sikur tashmë të mos jem “mall i skaduar”. Megjithat e lexova. Tematika e këtij, – për mua bashkëbisedimi e jo dialogu, – ma nxiste kurreshtjen ta vazhdoj leximin, çfarë përmban faqja pasuese.
Meqë nuk jam specialist i kësaj gjinie letrare (në fakt i asnjërës), po paraqes telegrafisht ca përshtypje taze.
E para, Kadare po vazhdon gabimin me taktizim të tij të gabuar – për t’u paraqit sa më ANTIkomunist, me shpresë se kjo i sjell simpati e favore në Perëndim, e sidomos te Komiteti që ndan çmimin NOBEL për letërsi.
Përgjithësisht, lexuesit e kultivuar të letërsisë, shkrimtarët, kritikët letrarë, gazetarët e kulturës, opinionistët, deri edhe politikanët, pothuajse në gjithë Perëndimin, dominohen nga mendësia dhe ndërgjegjja për sa më shumë DREJTËSI SOCIALE, prandaj nuk i pëlqejnë shkrimtarët, të cilët në shtete “socialiste” ishin anëtarë në partitë komuniste, por kur diktaturat e tyre u përmbysen, në mënyrë “mekanike” u konvertuan në pseudodemokratë liberalë.
Jo vetëm kaq. Atyre u kullonin gojët jargë duke lavdëruar edhe kapitalizmin agresiv e asocial. Këtë e pata dëgjuar në vitin 1994 apo 1995, kur një shkrimtar gjerman, anëtar i Kryesisë se PEN-it gjerman, e pata lut ta priste në takim Milazim Krasniqin, i cili atëherë ishte Sekretar i Lidhjes të Shkrimtarëve të Kosovës (e kapur nga Komiteti Krahinor i LKJ-së të KSA Kosovë). Milazimi ishte për vizitë “zyrtare” në Gjermani. Shkrimtari gjerman më tha: “T’i shkruajnë ato që do t’i thoshin në takim, sepse po më neverisin ish shkrimtarët komunistë, që në takime na mbajnë ligjërata për mirësitë e demokracisë dhe Perëndimit, edhe pse ne jemi më të informuar dhe kritik për sistem e gjendje në vendet tona…” (parafrazim). Kadresë ia kam pas rrëfyer këtë rast, me shpresë se do të kuptonte se broçkullisjet e tij antikomuniste po e dëmtonin.
E dyta, nuk i ka hije Kadresë të identifikon diktatorët “komunistë” me Komunizmin si ideologji utopike. Kjo do të ngjasonte me njëjtësimin e klerikëve fetarë me profetët, edhepse klerikët dominohen nga mendësia dhe angazhimet kriminale!
E treta, Kadare moti është bërë i mërzitshëm me sajesat e tij, se potencialisht ka qenë i rrezikuar dhe i persekutuar nga diktatori EH! Merre me mend, edhe kur Bashkëbiseduesja Bardhyli i kërkon koment Kadaresë për telefonatën që ia ka bërë EH dhe personalisht e ka përgëzuar dhe falënderuar Kadarenë ditën kur është publikuar Poema “Përse mendohen këto male”, Kadare broçkullis se edhe ajo telefonatë paskësh qenë taktizim mashtrues i Diktatorit EH !!
E katërta, edhe kësaj radhe Kadare është përpjek të na mashtron se edhe Romani “Dimri i madh”, për të cilin thotë që e vlerëson si kryevepër të tij, qenkësh kundër Diktatorit EH!! Nuk jam lexues profesionist i romaneve, por kur e kam lexuar këtë roman në vitin 1979, e kam pëlqye shumë si roman historik, politik e patriotik dhe më ka diciplinuar të mos eskaloj në ANTI enverist agresiv. Etj., etj.
Kadare, më në fund, do të duhet t’i jetë mirënjohës asaj Shqipërie të sfilitur nga “diktaturën e proletariatit” dhe nga luftimet që ia bënin “imperializmi amerikan”, “socialimperializmi sovjetik” dhe shtetet shoviniste që e rrethonin, sepse pikërisht ajo Shqipëri e arsimoi, deri edhe jashtë shtetit, duke e privilegjuar qysh nga viti 1969 të ishte SHKRIMTAR profesionist (me pagë të mirë për t’u marrë vetëm me krijimtari letrare, privilegj ky që nuk e kishin kolegët e tij në Perëndim)! Kadare bëhet qesharak kur i minimizon përgjegjësitë e tij të larta në atë sistem politik, siç ishin dy mandate si parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë, Nënkryetar i Frontit Demokratik (leva “demokratike” e PPSH-së, që “garonte” e vetme në zgjedhjet parlamentare). Etj., etj.
Po sjell edhe një shembull konkret, irritues, që e gjeta në këtë libër, për të cilin jam dëshmitar. Në pyetjen insistuese të Zonjes Bardhyli, cilin nga shkrimtarët e kishte Kadare shok më të afërt, Kadare e ka potencuar më shumë se njëherë: Drago Siliqi dhe Azem Shkreli. Për ata që nuk kanë informim, Shkrimtari Azem Shkreli ka qenë funksionar politik në nomenklaturën sundimtare në KSA të Kosovës. Në vitin 1997 Kadarenë e kishim mysafir në Dyseldorf dhe Këln – tubime që i organizoi Klubi Shqiptar në Dyseldorf për promovim e veprave të Kadaresë që po i botoheshin në Francë. Azem Shkreli me bashkëshorten jetonin në Witten (rreth 70 km distancë). Për shkak të farefisnisë dhe marrëdhënieve miqësore, Azemi më luti t’ia dërgoja Kadarenë mysafir në banesë të tij në Witten. Kur e luta Kadarenë, ai ishte kategorik në refuzimin e tij. Por edhe unë isha kategorik që ai ta vizitonte Azemin. Kadare propozoi kompromisin, për një ndejë të shkurt në një lokal në afërsi. U realizua ajo ndejë, pothuajse diplomatike. Tani u befasova më këtë lloj taktizimi, për ta prezantuar shok të ngusht edhe një shkrimtar nga Kosova!
Përkundër këtyre vërejtjeve që paraqita, vazhdoj ta ruaj RESPEKTIN deri të Dielli për Kaderenë – si shkrimtari më i shquar në Historinë e letërsisë shqiptare! Për hir të admirimit dhe respektit jam përpjek, në hallin tim, ta përkrah herë pas here konkretisht…
Zonjen Alda Bardhyli e përgëzoj dhe falënderoj për këtë shërbim kaq fisnik!
[Këtij teksti i mungon korrektura drejtshkrimore.]
***
Tani vlerësimi i këtij libri nga një i “huaj”.
JASON GOODWIN:
PARATHËNIA (për librin “kohë për rrëfim…”)
Të gjithë shkrimtarët janë të vetmuar, por Ismail Kadareja, ndoshta, më tepër se shumica e tyre, si shkrimtar i cili përdori një gjuhë të vogël, i detyruar që për shumë vjet idetë e tij t’i shprehte nën një diktaturë staliniste.
I vetmi njeri më i vetmuar se shkrimtari mund të jetë një diktator. Tiranët dhe sulltanët janë të vetmuar. Për të komunikuar me njëri-tjetrin, skllevërit e sulltanit në pallat, në Stamboll, përdornin një gjuhë të heshtur, ixarette (gjuhë shenjash), me qëllim që të mos molepsnin veshët e Padishahut me zërat e tyre të ashpër dhe shqetësimet e tyre të vogla e materiale. Pra, sulltani jetonte në mesin e njerëzve të tij në heshtje, duke ushtruar fuqinë e jetës ose vdekjes, duke drejtuar fatin, duke ndërhyrë në mënyra të vogla e të mëdha, siç bëjnë shkrimtarët brenda pallateve të tyre imagjinare.
Ndonjëherë dekretet dhe interesat e sulltanit patën prekur Shqipërinë, një vend malor i banuar nga një popull i lashtë, i cili flet një gjuhë ilire, që ishte e vjetër edhe kur Sokrati jetonte në Greqi. Pesha e fjalëve të sulltanit ra në mënyrë të shpërpjesëtuar mbi vendin e vogël, ku qëndresa ishte thuajse e kotë. Askush nuk mund t’i kundërvihej apo të kundërshtonte kënaqësinë e sulltanit, sepse rrezikonte vdekjen.
Por, megjithatë, shqiptarët gjetën mënyra për të përmbysur qëllimet e sundimtarëve të tyre. Sepse, nëse në shekullin XV osmanët i gllabëruan, pesëqind vjet më vonë shqiptarët kishin marrë në dorë administrimin e pjesës më të madhe të perandorisë, përfshirë Egjiptin.
Që në fillim, Kadareja hodhi poshtë kërkesën zyrtare për të shkruar romane të realizmit socialist dhe në vend të tij hodhi farën në terrenin e rrëshqitshëm, por pjellor, të mitit, alegorisë, aluzionit dhe historisë. Me botimin e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur, në vitin 1963, ai filloi të shkruante mbi një oficer italian, i cili erdhi në Shqipëri pas luftës për të mbledhur trupat e vdekur të njerëzve të tij. Vepra e tij përvijohet nga humori i hidhur, ironia e errët dhe fabulat e tij kanë një shije të çuditshme dhe të papritur, si vendi mbi të cilin shkruan. Ato lëvizin zigzag; merren seriozisht me shakatë dhe bëjnë shaka me gjërat serioze: ndonjëherë të çuditshme, shpesh të mbinatyrshme, por gjithmonë reale dhe madhështore. Kadareja është shprehur se ai synon të krijojë “një lloj sinteze të tragjedisë së madhe dhe groteske”, duke argumentuar se Shqipëria është pranë botës së Eskilit dhe origjinës së tragjedisë, ku vetë gjuha e saj ruan theksat e të parëve, si edhe përkushtimin e saj ndaj gjakmarrjes, kanunit arkaik, që rregullon ato dhe ritet tradicionale të dasmës. Kadareja e gjen frymëzimin e tij në grykat e thepisura të gjeografisë së Shqipërisë, në trajtat e rrudhosura të historisë së saj, në skutat e errëta të mitit dhe magjisë së tij. Ai gëzon emër në mbarë botën, por vepra e tij është tejet lokale, kurse interesat e tij universale. Kjo është arsyeja përse vepra e Kadaresë vazhdon dhe ndoshta, kjo bëri që si shkrimtar ai të mbijetonte.
Enver Hoxha, stalinisti që udhëhoqi Shqipërinë nga viti 1946 derisa vdiq dyzet vjet më vonë, e spastroi pareshtur shoqërinë e vet, shokët e shkollës dhe miqtë e tij, duke jetuar më gjatë se ata. Megjithatë, edhe pse Kadareja e vuri tiranin e madh në një roman, Hoxha nuk guxonte të shkatërronte shkrimtarin.
Ismail Kadareja ka lexues në tërë botën dhe ka fituar çmime të shumta për veprën e tij, përfshirë “Man Booker Prize”, “Prince of Asturias” për letërsinë dhe “Jerusalem Prize”; ai është kandiduar vazhdimisht për t’u bërë fitues i çmimit “Nobel”.
Bisedat e Alda Bardhylit me Ismail Kadarenë, të paraqitura në këtë libër, mbulojnë një gamë të madhe temash, personale dhe profesionale, përmes një zhbirimi magjepsës në jetën e një shkrimtari, i cili jetoi nën një regjim shtypës. Aty gjendet fëmijëria e tij në Gjirokastër dhe përpjekjet e tij të para “për t’u bërë shkrimtar”, pas një takimi mbresëlënës me Makbethin e Shekspirit. Ai flet për triumfet dhe zhgënjimet e para, të ndërthurura me historinë e dashurisë së parë të vërtetë, deri te liria relative e mendimit dhe veprimit që zbuloi në Shën Petersburg, në vitin 1958.
Letrat e dashurisë sollën romanin e tij të parë; Moska tjetrin; por tashmë Kadareja e kishte nisur lojën si macja me miun me regjimin shqiptar, që tek ai si shkrimtar la aq shumë gjurmë. Në këtë libër Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin Hoxha dhe sidomos me diktatorin Enver. Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, mbi periudhën si deputet dhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990.
Kjo është seria më e shtjelluar e bisedave të mbajtura me Ismail Kadarenë, një bisedë mes një shkrimtari të rëndësishëm shqiptar dhe një studiueseje të re shqiptare, mbi dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX, që do të bëjë jehonë përtej kufijve të vetë Shqipërisë.

Përshëndetje vëllazërore intelektualit të shquar nacionalist Aurel Dasareti

0

Prof. Eshref Ymeri                                                                                                        

Përshëndetje vëllazërore intelektualit të shquar nacionalist Aurel Dasareti*              

I dashur Aurel,

Ai bastardi-profesor ju ka shkruar në atë mënyrë sepse shqiptarët, duke filluar që nga pararendësit e tyre pellazgoilirë, kanë respektuar shumë më tepër të huajin sesa vetveten. Dhe pasojat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë tragjike. Shikoni pasardhësin e thekur të kryetradhtarit dhe të kryeservilit të grekosllavizmit Enver Hoxha, Edvin Ramën: puthet dhe jargoset me kriminelin Vuçiç dhe Dardanisë i ka kthyer shpinën. Kryebastardi Enver Hoxha gjeti një truall mjaft të përshtatshëm për ta kultivuar dhe rrënjosur sa më thellë përuljen dhe servilizmin para të huajve. Prandaj, siç e ka bërë të  njohur në internet zotëria Sali Bollati, nacionalist i njohur nga toka jonë amtare, Çamëria, sipas porosisë së kryeservilit të pështirë të serbosllavizmit, Enver Hoxha, në faqen e parë të abetares së vitit 1947, ishte shkruar:

“Tito luftëtar,

Tito çlirimtar,

Tito shpëtimtar i popullit tonë”.

E vetmja aftësi e dukshme që kanë pasur shqiptarët në shekuj, ka qenë përçarja dhe urrejtja ndaj njëri-tjetrit. Kini parasysh: në vitin 1850, shqiptarët, numerikisht, kanë qenë etni e madhe në Gadishullin  e Ilirisë, me 1 milion e 600 mijë banorë, ndërkohë që Greqia kishte 1 milion e 100 mijë banorë, kurse Serbia gjithsej 600 mijë banorë. Pra, Serbia, numerikisht, ka pasur gati tri herë më pak banorë se Shqipëria. Po ku janë sot serbët dhe ku janë shqiptarët? Shqiptarët, si pasojë e urrejtjes vrastare brenda vetes, janë katandisur kashtë e koqe nëpër disa shtete, të majmura me trojet tona amtare, të cilat nuk qemë kurrë të aftë t’i mbronin nga grekosllavizmi.

Ju uroj shëndet, mbarësi familjare dhe suksese në publicistikën tuaj nacionaliste.

Eshref Ymeri

09 gusht 2w021

*Në një njoftim në internet të datës 09 mars 2021, që ua përcillte intelektualëve dhe portaleve të ndryshme, intelektuali i njohur ushtarak nacionalist shqiptaro-amerikan, Aurel Dasareti, shkruante:

“Vetëm serbët (…) sepse janë më joshës…”, – më  shkroi disa ditë më parë një shqipfolës që u paraqit si profesor dhe i lexon shkrimet e mia, por unë nuk e njoh personalisht. Fëlliqësira, i frymëzuar nga urrejtja patetike kundër kombit dhe vendit të vet. Mendova me vete: “A thua vallë sa tipa kësisoj ka lindur shqiptaria?”.

Ky ishte motivimi i letrës sime: “Nuk është faji i tij që ka lindur si një copë mbeturinë e zakonshme”.

Kalofshi mirë.

Aurel Dasareti

10 vjet më parë ndërroj jetë Hysen Biberaj

0

Nga Frank Shkreli
Ish-Drejtor i VOA-s për
Euro-Azinë

10-vjet më parë ndërroi jetë Hysen Biberajt, një burr i njohur i Malësisë së Gjakovës dhe një patriot i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan prej disa dekadash. Përfaqsues i një brezi atdhetarësh shqiptarë anti-komunistë që, fatkeqësisht, nuk janë më. Fjala e rastit është mbajtur ditën e varrimit më 10 gusht, 2011.  Ai u varros në lagjen Ferfeks të shtetit Virxhinia, jo larg Uashingtonit, i përcjellur në jetën e amëshuar nga qindra bashkatdhetarë dhe miqë amerikanë të familjes të ardhur nga shtete të ndryshme të SHBA-ave. Gjatë ceremonisë përkujtimore, Frank Shkreli, një mik i ngusht i Hysenit dhe i familjes Biberaj e kujtoi mikun e tij me këto fjalë: “E nderuara familja Biberaj, të afërm, miq e dashamirë të Hysenit dhe të familjes. Jemi këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit një burri malësor, i cili kurr nuk iu përul rrethanave të vështira dhe asnjëherë nuk iu nënshtrua padrejtësisë dhe hipokrizisë. Hysenin e kam njohur për pothuaj 40-vjetë më parë, pasi isha njoftuar me të birin, Elezin në universitetin Lehman në Nju Jork, në fillim të 70-ave. Prej asaj kohe deri më sot, Hyseni  megjithëse unë nga Shkreli i Malësisë së Madhe e ai nga Tropoja e Malësisë së Gjakovës, më bëri pjesë të pandarë të familjes së tij, mbasi ai dhe familja u shpërngulën nga Nju Jorku në Uashington, kur i biri i tij Elez Biberaj filloi punën në Zërin e Amerikës.


Hysen Biberaj

“Hyseni fliste pak, por fjalët e tija ishin të peshuara mirë dhe të matura, e në frymën më miqësore. Megjithëse e ndiente veten të kënaqur në shoqërinë e personaliteteve të tilla,  atij i shkonte biseda sidomos me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, gjatë një periudhe që po shkruhej historia moderne e Kombit. Hyseni mbi të gjitha ishte shembull si bashkshort, si prind dhe si gjysh. “

Për këtë e falenderoj nga zemra. Si shumë prej nesh, pjesën më të madhe të jetës së tij, Hyseni e kaloi jasht Atdheut. Me të ardhur në Amerikë, Hyseni iu përvesh punës së rëndë për të rritur 8 fëmijë, me përpjekje dhe mundime të pa-ndërprera e me cilësi të rralla ndershmërie, ndërkohë që posedonte një vizion pothuaj të përpikët, duke e bërë familjen e tij një shembull të pashoqtë, jo vetëm për botën shqiptare, por edhe për vendin e adaptuar  Amerikën. Nuk e besoj se mund të gjëndet ndonjë familje tjetër shqiptare me më shumë diploma universitare e post-universitare se familja e Hysen Biberajt.  Përgjegjës për këtë fakt ishte vet Hyseni, i cili i ndihmonte, i këshillonte e bile i shtynte fëmijtë e vet, djemë e vajza, të vazhdonin shkollën e të kryenin universitetin. Si rrjedhim, familja Biberaj ka në mesin e saj autorë e publicistë, bisnismenë, avoketër e llogaritarë. Meritat e kësaj familjeje janë të mëdha.  Dje, ish-ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Zoti Rajerson, i cili erdhi për të shprehur ngushëllimet e tija familjes për humbjen e babait e gjyshit të tyre, në bisedë e sipër u shpreh se Amerika i ka borxh Hysen Biberajt për kontributin që ka dhënë familja e tij për këtë vend. Ai ra dakord se edhe Shqipëria dhe i gjithë kombi shqiptar i ka borxh kësaj familje për kontributin e dhënë për lirinë e demokracinë që shqiptarët gëzojnë sot në Ballkan. Megjithëse pa ndonjë shkollë të madhe, Hyseni e dinte mirë historinë e kombit tonë.  Ai i njihte mirë, pasi kishte qenë dëshmitar, vuajtjet e papërshkrueshme të popullit tonë gjatë dekadave të shekullit të kaluar nën komunizëm  një histori kjo burgimesh, internimesh, ekzekutimesh publike dhe vrasjesh të fshehta në burgjet e Enver Hoxhës dhe të komunizmit jugosllav. Hyseni ishte gjithmonë i informuar mirë pasi ndiqte me kujdes lajmet mbi zhvillimet aktuale në trojet tona dhe ishte gjithmonë i gatshëm për të biseduar në lidhje me to. Më kujtohet se gjatë torturave ç’njerzore e masakrimeve kundër shqiptarëve të Kosovës nga ana e forcave kriminale të regjimit terrorist të Millosheviçit, Hyseni shpesh shprehte mërzinë e madhe dhe ankohej se pse botës nuk i vinte keq dhe pse nuk reagonte rreth krimeve që po ndodhnin në Kosovë dhe pyeste se si ishte e mundur që nuk revoltohej ndërgjegjëja e të gjithë shqiptarëve ndaj këtyre krimeve. Atdhedashurinë Hyseni e kishte traditë në familje e farefis. Çdo gjë dhe çdo aktivitet që ndërmirrte Hyseni  duke filluar nga përkujdessja për familjen që ishte prioriteti numër një për të e deri tek nismat për të ndihmuar shqiptarët në nevojë, siç ishte ndihma e tij për viktimat e përmbytjeve në rrethin e Shkodrës vitin që kaloi. Hyseni i bënte me qëllimin më të lartë altruistik dhe për hir të  naltësimit të emërit të mirë të kombit të vet. Hyseni nuk i kurseu askujt mbështetjen dhe përkrahjen e tij.  Gjatë viteve në Amerikë, ai bëri me qindra garanci për emigrantët shqiptarë të shpërndarë anë e mbanë rrugëve të Evropës, sidomos në Itali. Kushdo i kërsiste në derë të Hysen Biberajt, aty gjente ngushëllim e ndihmë miqësore, e mikpritje shqiptare, bile në shumë raste edhe për të panjohurin, një frymë miqësore kjo mikpritjeje që ka dalluar kombin tonë nga të tjerët me shekuj dhe një veti kjo që ka lartësuar moralin e tij në jetën dhe veprimtarinë e përditshme.

Elez Bibebar me Hysen Biberajn

Hysen Biberaj ishte simbol i gjallë i brezit të tij që, fatkqesisht, po zhduket dal nga dalë, brez ky që jetën e vet e jetonte duke u bazuar në ndihmën e Zotit dhe në vlerat e virtytet e pastra që dallojnë kombin tonë urtësinë, nderin e burrërinë dhe të cilët e donin dhe vendosnin interesat e Shqipërisë dhe të Kombit mbi ato personale. Gjatë dekadave të fundit, shtëpia e Hysenit këtu në Virxhinia, afër Uashingtonit, ishte si të thuash një ndalesë e detyrueshme e udhëheqësve më të lartë shqiptarë nga të gjitha trojet si dhe pjesëtarë të ajkës kulturore e artistike të kombit që vinin për vizita zyrtare në Uashington. Si anëtar të familjes që më konsideronte, unë isha gjithmonë i ftuar në shtëpinë e Hysenit kur kishte vizitorë të tillë. Më kujtohet se në raste të tilla, Hyseni fliste pak, por fjalët e tija ishin të peshuara mirë dhe të matura, e në frymën më miqësore. Megjithëse e ndiente veten të kënaqur në shoqërinë e personaliteteve të tilla,  atij i shkonte biseda sidomos me Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, gjatë një periudhe që po shkruhej historia moderne e Kombit. Hyseni mbi të gjitha ishte shembull si bashkshort, si prind dhe si gjysh.  Për festën e Bajramit dhe për raste familjare, në shtëpinë e tij, paraqitej dhe shfaqej një skenë e lumnueshme kur të gjithë fëmijt viheshin në rend për të përshëndetur gjyshin. Fytyra e Hysenit pasqyronte një kënaqësi të mendjes dhe të shpirtit. Skena të tilla shpesh më kujtojshin traditën tonë, kur dikur mblidheshim rreth votrës në frymën më të shëndoshë të dokeve tona, kur rreth zjarmit të votrës mblidhej e gjithë familja e në krye të votrës rrinte i zoti i shtëpisë.  Jam i sigurt se nipat e mbesat e Hysenit, dashtë e pa dashtë, janë influencuar nga shembulli dhe parimet e të zotit të shtëpisë, këtij burri fisnik e të ndershëm. Kështuqë trashëgimia e Hysenit, megjithse në dhe të huaj dhe larg Tropojës së tij të dashur  për familjen e tij dhe për të gjithë ne që e kemi pasur fatin e mirë për ta njohur  do të jetë një kujtim dhe një dëshmi e gjallë që lëshon rreze njerëzie ndaj vlerave më të mira të Kombit tonë, për dekada në të ardhmen. Hyseni ndërroi jetë pasi ka përmbushur me ndërgjegje të plotë dhe me nder të gjitha detyrimet e tija ndaj familjes dhe ndaj Atdheut.  Prandaj kujtimi i tij do të mbetet i gjallë, jo vetëm në zemrat e familjes së tij, në zemërat e miqëve, shokëve e dashamirsëve të tij, por mbi të gjitha edhe në historinë e qendresës anti-komuniste shqiptare. Fatkqësisht, me Hysenin sikur po mbyllet një periudhë historike e një brezi që vështirë se mund të zevendësohet leht. Hyseni ishte jo vetëm simbol, por edhe një anëtar krenar i këtij brezi, brez i cili mbi të gjitha donte të mbante lartë para botës nderin e Shqipërisë etnike, brez ky i cili tërë jetën punoi për rivendosjen e drejtësisë dhe lirisë për mbar Kombin shqiptar. Ishte ky një brez i pas Luftës së Dytë Botërore që e kishte kuptuar se komunizmi ndërkombëtar do t’i sillte Kombit shqiptar dëme të papërshkrueshme, pasojat e të cilit nuk do shlyhen për një kohë të gjatë.

Frank Shkreli me Elez Biberajn

“I dashur Hysen të qoftë e lehtë toka e lirë e këtij vendi të madh e bujar, për të cilin vetë, fjalë të mira fole gjithmonë. Të falendroj nga zemra për dashuninë dhe miqësinë ndaj meje dhe familjes time. Qoftë i përjetëshëm kujtimi i yt dhe i Madhi Zot të dhashtë qetësi në jetën e pasosur. Familjes së dashur Biberaj dhe mbarë farefisit këtu dhe anë e mbanë trojeve tona, shprehjet më të gjalla me ndjenja përdhimtimi, me urim që këtë dhimbje t’ua kthejmë në gëzime mbas sodit.”

*Fjalim i mbajtur nga Frank Shkreli në varrimin e Hysen Biberajt më 10 gusht, 2011 në Virxhina, afër Washingtonit. Ribotohet në 10-vjetorin e vdekjes së tij.