Kreu Blog Faqe 1616

Çfarë bënte Goran Bregovici në Selanik në vitin 1999?

0

Agim Morina, Londër

(Fakte për moralistët e mjerë, dumfaktistët)
„Lufta ësht (kështu diçka): përnjëherësh njerëzit bëhen ose shumë më të mirë, ose, prapritmas, më të këqij, ose më të ndryshëm nga çfarë kam pritë.„ – thotë Goran Bregovići në një intervistë të tij televizive në Beograd (2018), duke i kujtu kohët e luftës në Jugosllavi.
Ironikisht, kjo gjë e njëjtë vlen edhe për vetë Bregovićin. Unë, në rini, kam dëgju këngët e „Bjelo Dugme”-s dhe mundem me thënë lirisht që, më vonë, këndimi i një kënge shqipe nga ata më ka shtu nderimin për këtë grup, pa marrë parasysh se për ç’arsye e kanë bë këtë. Ky ësht edhe shkaku që kam pritë që Bregovići, gjatë kohës së luftës, të dëshmohej si „më i mirë“. Këto kanë qenë pritjet e mia. Pra, edhe për të, sikurse për çdo banor të Jugosllavisë së dikurshme, lufta, deshëm-s’deshëm, u bë faktor përcaktues dhe shkak për me u bë ose „më i mirë“, ose „më i keq“. Çfarë ndodhi me Bregovićin? Çfarë e bëri atë lufta: më të mirë apo më të keq?
Për fat të keq, disa të dhëna tregojnë se aj u bë më i keq. Dhe këtë e thom me dëshprim. Më të keq në kuptimin që jo vetëm nuk ishte neutral, çfarë po përpiqet të paraqitet sot, por u rreshtu në anën e klerofashizmit serb. Në përcaktimet e këtilla antinjerëzore nuk mundesh me u ndy dy herë. Ësht si lumi i Heraklitit: në të lahesh vetëm në herë. Njëfarë paqe me veten mundet me ardhë me pendesën, me rishikimin e një veprimi të kaluar të gabuar dhe me kundërshtimin e hapur e të çiltër të këtij veprimi, duke kërku falje publike dhe duke u angazhu në drejtimin e kundërt. Deri sot, fatkeqësisht, Bregovići nuk e ka bë këtë.
„E takova Radovan Karadžićin, i cili ka qenë profesor në fakultet dhe e kam dëgju tue i recitu poezitë e tij në mbrëmjet letrare.“ – tregon në këtë intervistë Goran Bregovići. „Karadžićin e kam  taku në recepcionin e hotelit. E kisha shok bodigardin e tij (e Karadžićit), sepse kemi qenë bashkë në skijime.
E pyeta (Karadžićin):
– „Kako stoji naša stvar?“ („Si qëndron çështja/puna jonë?“)
– „Dobijamo sto posto!“ („Po fitojmë njëqind për qind.“) – ma ktheu Karadžići.
Pra, dy personazhet e dialogut e dijnë se për çfarë flasin. Bregovići pyet „Si qëndron ÇËSHTJA/PUNA JONË“. Dhe Karadžići e kupton drejt pyetjen dhe thotë: „Po FITOJMË njëqind për qind.“ Pra, ti dhe unë, „po fitojmë“ „çështjen TONË“.
Një pyetje e stilit „cosa nostra“, „naša stvar“. Kur thuhet „çështja/puna jonë“, mendohet në një „çështje/punë“ që Karadžići dhe Bregovići e kanë të përbashkët, qysh e tregon përemri pronor „naša“ (jonë/a). Në serbokroatisht do të kishte një kuptim neutral nëse pyetja do të ishte „Kako stoji stvar?“ („Si qëndron çështja/puna?“), pa përcaktu me përemën pronor nëse ësht „jona“ apo „jotja“. Një shprehje më e zakonshme se të dyja këto ka mujtë me qenë: „Kako stoje stvari?“ (Si qëndrojnë punët? Me kuptimin „Si është situata (në përgjithësi)?“). Natyrisht, e dij se Bregovići s’ka pasë as guxim me e pyetë Karadžićin: „Kako stoji vaša/tvoja stvar?“ (çështja juaj/jote“), por pyetja në stilin „naša stvar“ lë shumë për të dëshiru nga një artist që pretendon me qenë neutral.
Jemi në kohën kur Greqia gjatë luftave në Jugosllavi përcaktohet krejtësisht me qenë në anën e klerofashizmit serb. Përveç përkrahjes mediale, qeveria greke ndihmon fushatën luftënxitëse dhe vetë luftën e Miloševićit në të gjitha fushat, kudo ku mundet. Në këtë fushatë të një Aleance të Pashenjtë, (qysh e qun autori grek Takis Michasi) të „vëllazërisë ortodokse“ hyjnë edhe artistët, muzikantët, piktorët, letrarët. Prapa të gjithëve, natyrisht, qëndron si frymëzuese Kisha Ortodokse Greke, e cila luftën e NATO-s kundër Serbisë e cilësonte si përpjekje  të Perëndimit „për me zhdukë ortodoksizmin“. Se sa ishte kjo situatë e nderë dhe sa ia kishte nevojën Serbia Greqisë tregon fakti se Miloševići në atë kohë doli edhe me idenë e një federate Greqi-Jugosllavi. Pra, aleanca klerofashiste greko-serbe në këtë kohë ishte në kulmin e vet.
E ne në Greqi kishim vetëm shpirtmadhin, mendjendritunin, shqiptarin tonë, Aristid Kolën, i cili bënte luftën e vet të vetmuar prej luani nëpër mediat greke, për me mbrojtë çështjen shqiptare, për me e mbrojtë Kosovën. (Për këtë gjë u desh të ballfaqohej edhe nëpër gjyqe me grupe klerofashiste greke. A ka ndonjë bust apo përmendore të këtij burri të madh shqiptar diku në parkun e Tiranës apo gjetiu? A ishte Aristid Kola kundër paqes dhe dashurisë mes popujve?)
Në këto rrethana të rënda e kritike, me palë të përcaktuara qartë, asnjë artist nuk mund të arsyetohet me „neutralitetin“ e tij, me frazat boshe „arti bashkon popujt“ etj. Bregovići, pa dyshim, nuk ësht kriminel. Dhe nuk duhet të shihet si i tillë. Por, Bregovići nuk ësht as engjëll, ashtu çfarë dëshiron të paraqitet sot. Aj, në mënyrë indirekte dhe direkte, e ka përkrahë ideologjinë klerofashiste dhe gjenocidale serbe. U vu në anën e kësaj ideologjie vrasëse me atë që aj dinte më së miri, me muzikën e tij. Dhe një nga faktet më të mira për këtë ësKjo shpjegohet mirë në librin e studiueses, Ruža FOTIADISI, për demonstratat antiamerikane dhe anti-NATO – do të thotë, në thelb, antishqiptare – në vitin 1999 në Greqi, kohën kur NATO-ja bombardonte Serbinë për shkak të gjenocidit klerofashist serb kundër shqiptarëve dhe vëllazërinë e solidaritetin e ekstremistëve grekë dhe serbë në këtë kohë.ht pjesëmarrja e tij në një koncert antishqiptar e anti NATO në Selanik, në një fushatë të organizuar dhe në përkrahje të klerofashizmit serbo-grek.
Kjo shpjegohet mirë në librin e studiueses, Ruža FOTIADISI, për demonstratat antiamerikane dhe anti-NATO – do të thotë, në thelb, antishqiptare – në vitin 1999 në Greqi, kohën kur NATO-ja bombardonte Serbinë për shkak të gjenocidit klerofashist serb kundër shqiptarëve dhe vëllazërinë e solidaritetin e ekstremistëve grekë dhe serbë në këtë kohë.
Por grekët nuk u ndalën me kaq. Paramilitarë grekë shkuan vullnetarisht në Bosnjë dhe iu bashkuan ushtrisë klerofashiste serbe, e ashtuquajtura, “Garda Vullnetare e Greqisë”. Atje ata ngritën edhe flamurin grek. A e dini në cilin qytet e ngritën flamurin? Pikërisht në Srebrenicë. (shih foton) Aty ku klerofashistët serbë kryen masakrën më të tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore në Europë, aty ku kryen Gjenocidin e Srebrenicës.  Bile, gazetari grek, Takis Michasi, në shkrimet e tij në atë kohë pohonte se këta vullnetarë grekë kishin marrë pjesë drejtpërdrejt në këtë masakër të myslimanëve boshnjakë.
Klerofashistët serbë gjetën mbështetje te disa qarqe greke edhe në fushën e muzikës, ku prijatar i kësaj fushate proserbe e antishqiptare ishte këngëtari i popullarizuar, Giorgos Dalarasi. Aj organizoi manifestime e koncerte të „paqes“ në përkrahje të klerofashizmit serbo-grek, duke mbajtë koncerte herë në Beograd e herë në Athinë e Selanik. Në Selanik, krah tij u gjet personazhi që ësht ftu me marrë pjesë, me lejen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Festivalin e Birrës në Korçë, zoti Goran Bregovići. Rastësi?
Pra, Bregovići, me gjithë origjinën e përzier kombëtare, me babën kroat e nënën serbe dhe, në anën tjetër, me bashkëshorten myslimane të Bosnjës, mori pjesë në një koncert anti-NATO, – dmth. antishqiptar e antiperëndimor – duke i dalë në krah agresorit, klerofashizmit serb, dhe jo viktimave, dmth. shqiptarëve. Kjo tregon se aj nuk ishte as neutral, as vetëm „artist“. Mund të mos ishte në anën e kroatëve e të boshnjakëve. Fundi i fundit „neutraliteti“ absolut, nuk ësht vetëm frikë dhe qyqarllëk, por edhe protestë kundrejt të gjithëve. Por, Bregovići, në asnjë mënyrë, nuk u desh të lejojë vetes të gjendej në anën e serbëve. Me asnjë gjest, me asnjë fjalë, me asnjë veprim.
Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi. Edhe kur u përcaktu me marrë pjesë në një koncert antishqiptar dhe pro një agresori që shkaktoi katër lufta në Jugosllavi, Bregovići asnjëherë nuk ka kërku falje dhe asnjëherë nuk ka organizu një koncert për viktimat myslimane boshnjake e shqiptare që pësuan më së shumti, për me tregu pendesën e tij të mirëfilltë.
Pjesëmarja e tij në këtë koncert, besoj, ësht përgjigje e mjaftueshme për qeniet e mjera që pallin gomarllëqe si „muzika është art dhe nuk duhet të përzihet me politikën“ apo shpurdhin nga një naltësi idiotike, sikur janë autoritete morale, frazat „duam fakte“. Dumfaktistët, natyrisht, paraqesin pjesën edhe më të mjerë të kësaj maskarade antishqiptare. Nëse Bregovići mori pjesë në Selanik kundër NATO-s, kundër shqiptarëve, për shkak se lakmonte paratë (gjë që e pohon në një intervistë të vitit 1999 për televizonin „Mega“ të Greqisë) apo për çfarëdo arsye tjetër, dumfaktistët e bëjnë këtë vetëm për t’u dukë ma nalt se ata që kërkojnë që të ruhet një nivel dinjiteti e solidariteti jo vetëm kombëtar, por edhe njerëzor.
Për me ua kthy me të njëjtën masë këtyre gërdallave morale, dumfaktistët tash duhet gjetë një koncert të organizuar kundër klerofashizmit serb, kundër gjenocidit që ka shkaktu kjo ideologji, në të cilin të ketë marrë pjesë Bregovići. Në të kundërt, ata do të mbeten me dangë edhe më të zezë morale se Bregovići vetë, sepse shesin mend mbi kobin dhe fatkeqësinë e të tjerëve, bile duke akuzu ankuesit dhe viktimat që po e teprojnë me ankesat dhe pakënaqësinë e tyre.
Koketimi i Bregovićit me politikanë e regjime të dyshimta bëhet edhe më i qartë kur merret parasysh që edhe Polonia e Ukraina kanë mohu pjesëmarrjen e Bregovićit në Life Festival, në Oswiecim të Polonisë, për shkak të organizimit të koncertit në Krime, territor i Ukrainës, i okupuar nga Rusia. Pra, Bregovići nuk po del me qenë as i hutuar, as i aksidentuar në këto situata, por një individ që për arsyet që vetëm aj i din, i rras brinat aty ku nuk e ka vendin.
Giorgio Delarasi dhe Goran Bregovići në një koncert të tyre të përbashkët.
Në fund, debati për pjesëmarrjen e Goran Bregovićit nuk do të duhej me u pa si „zjarmi nacionaliste“, si „verbëri e turmave“, ashtu qysh u interpretu nga disa të pamend, por më shumë si një shans për vetë Bregovićin që të rimendojë veprimet e veta të dikurshme dhe të reflektojë për to. Ky do të mund të ishte një rast i artë dhe i rrallë për të që të lahej në lumin Jordan të ndërgjegjes së tij.
* * *
Pjesë nga libri i Ruža FOTIADISIT „Freundschaftsbande – Griechisch-serbische Geschichts- und Gegenwartsdeutungen vor dem Hintergrund der jugoslawienkriege 1991-1999“, Gottingen, 2021 fq. 250-253
„“Shtypi i Beogradit, nga ana tjetër, ia përcolli publikut lajmin e protestave anti-NATO dhe antiamerikane dhe raportoi intensivisht për akcionet e shumta solidare në favor të popullatës serbe.
Pasi Beogradi e njohu Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues në 1996 dhe raportimi kishte qenë më pak “i përzemërt”, aj shënoi përsëri në 1998 si pjesë e përkeqësimit të krizës së Kosovës.
Fokusi kryesor ishte gjithmonë refuzimi i çdo ndryshimi të kufirit nga qeveria greke.
Me rastin e vizitave të Ministrit të Jashtëm Theodoros Pangalosi në Beograd në mars të vitit 1998 dhe në shkurt të vitit 1999, gazetat dolën me tituj “Greqia kundër separatizmit” dhe “Respekti për sovranitetin dhe unitetin territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë”.
Garancitë e Pangalosit se pavarësia e Kosovës përjashtohej absolutisht si mundësi dhe se Athina refuzonte stacionimin e trupave ndërkombëtare u interpretu si mbështetje për regjimin e Beogradit.
Me fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s, gazetat raportuan gjerësisht për dërgesat e ndihmës humanitare nga Greqia, të parat të kësaj natyre, që do të arrinin në Beograd, për projekte artistike të tilla si ekspozita udhëtuese e afreskeve nga manastiret ortodoksë në Kosovë, dhe për delegacionet greke që vizituan kryeqytetin jugosllav gjatë bombardimeve.
Një delegacion i anëtarëve të PASOK-ut siguroi se ata do të informonin publikun grek për “makinacionet e errëta” të NATO -s pas kthimit të tyre.
Këngëtari i mirënjohur grek Giorgos Dalarasi performoi në Sheshin e Republikës në qendër të Beogradit në fillim të prillit 1999, ku u ngrit një skenë koncertesh gjatë ndërhyrjes së NATO-s.
Në një transmetim special të programit grek »Reportazh pa kufij« (»Reportaz choris synora«), të cilin prezantuesi Stelios Kouloglou e transmetoi drejtpërdrejt nga Beogradi më 8 Prill 1999, Dalarasi u shfaq menjëherë pas koncertit. Ai theksoi se ai dhe kolegët e tij kishin udhëtu për në Beograd për me e vënë një shenjë paqeje dhe jo për të mbështetë “një person apo një regjim”. Aty aj dënoi edhe sulmet ajrore si veprim në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, por i vendosi ato në kontekstin kritik të globalizimit të “Rendit të Ri Botëror” (ose “Rendit të Ri të Gjërave”).
Përveç kësaj, një ditë më parë, më 7 prill 1999, një ndeshje miqësore midis klubit të futbollit të Athinës “AEK” dhe “Partizan Beograd” ishte zhvillu në kryeqytetin jugosllav në shenjë mbështetjeje. Nga ana e tyre, korrespodentët grekë që ishin vendosur në Beograd gjatë intervenimit të NATO-s, raportuan me bashkëdhembshuri të shtuar për “shpirtin e pathyer të rezistencës së serbëve” dhe për shkatërrimin e shkaktuar nga bombat e aleancës ushtarake perëndimore – ndërsa, për viktimat shqiptare thuhej se nuk mbeti vend për t’i zënë në gojë.
Edhe pas përfundimit të sulmeve ajrore dhe luftës së Kosovës, delegacionet nga Greqia përcollën “solidaritetin e pandërprerë” të popullit grek me serbët me rastin e vizitave të tyre në Beograd: “Populli grek do të na dënonte po të mos kishim mbështetë serbët, ” deklaroi kryebashkiaku i Korfuzit Chrysantos Sarlis në një intervistë me «Politika» në shtator të vitit 2000.
Më gjerësisht, është raportuar detajisht edhe për refuzimin e Sarlis, me i dhënë NATO -s një leje ankorimi dhe aterrimin e anijeve dhe të avionëve të saj, si dhe për demonstratat masive me 27 prill 1999, në Korfuz.
Perëndimi vazhdon të përpiqet të ushtrojë presion për të ndryshuar opinionin publik në Greqi kundrejt Serbisë, por marrëdhënia greko-serbe bazohet në një “miqësi të madhe dhe tradicionale”, theksonte Sarlis.
Sipas fjalës së urtë që miku i mirë njihet në ditë të vështirë, ai i siguroi serbët dhe presidentin Miloshevici që do ta kenë mbështetjen e tij.
Në studimin e tyre krahasues mbi qëndrimet ndaj luftës së Kosovës, të cilat ata i kryen në bazë të bisedave të përditshme me banorët në Patras dhe Shkup, Keith Browni dhe
Dimitrios Theodossopoulosi interpretojnë diskurset që mbivendosen në të dy vendet si një mënyrë për të kuptu realitetin në të cilin ndjenja e margjinalizimit dhe të perceptimi të shpërfilljes së vetes krijon një bazë për shfaqjen e formave të reja të solidaritetit.
Në rastin e Greqisë u tregu gjithashtu se si në këtë pyetje “të gjitha klasat shoqërore dhe përkatësitë politike ishin jashtëzakonisht në harmoni me njëra-tjetrën”:
»Ato u ngatërruan në diskutime për prodhues të dyshimtë të armëve, politikanëve me interesa të fshehta ekonomike, zilisë amerikane për Europën dhe për penisin presidencial, për me kriju një vizion të marrëdhënieve ndërkombëtare si një tërësi komplekse, të nxitur nga forcat e historisë, që hap shtigje në vazhdën e saj. “
Kjo dukurim, e përshkruar gjithashtu nga Tsatsanisi, i formimit të një “blloku kundër globalizimit bazu në mendësi nacionaliste që përshkon përçarjen solide të së majtës dhe djathtës, që mbizotëroi politikën greke në periudhën e pasluftës”, të kujton fuqishëm vlerësimin e Zoran Mutićit se e djathta greke kishte mbështetë regjimin e Miloševićit në bazë të bindjeve ortodokse, ndërsa e majta e shihte atë si formë të rezistencës kundër imperializmit në Perëndim.”
Fusnota:
207 Giorgos Dalaras sto Veligradi (Reportaz choris synora, moderation:Stelios Kouloglou), April 8th, 1999, available at https://www.youtube.com/watch?v= ok3xDqi74tQ.

Gjatë intervenimit të NATO-s, Dalarasi po ashtu performoi në koncertin solidarizues me Goran Bregovićin në Sheshin Aristoteli në Selanik, shih xhirimin përsëgjalli të shfaqjes: Giorgos Dalaras, Goran Bregović: Nichta, Tis amynas ta paidia 1999, available at https: // www. youtube.com/watch?v=ybwszCgGZdA; shih po ashtu intervistën me rastin e koncertit në Beograd në vitin 2015, në të cilin kallxon për atë kohë: Pantelić, V: Jorgos Dalaras: Balkan je lep, ali tragičan, (Ballkani është i bukur, por tragjik“)!, në: Večernje novosti, 07.03.2015, available at http: // http://www.novosti.rs/…/scena.i47.html:5372i8-Jorgos… ali-tragican.

Nuk është faji i tij që ka lindur si një copë mbeturine e zakonshme

0

Nga Aurel Dasareti

Oborri shtëpisë duhet të pastrohet rregullisht për të hequr plehrat dhe qelizat e vdekura të akumuluara të lëkurës së minjve.
***
jemi korrekt edhe kur kritikojmë. Jo të gjithë përkrahësit e ardhjes së “këngëtarit” çetnik Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, Shqipëri, janë plehra. Disa prej tyre janë mbeturina septike. Prisni një sekondë, harrova të plotësoj fjalinë, përveç asaj që u tha, spektatorët që do të jenë në sallën e koncertit për të përjetuar idhullin e tyre të gërditshëm, janë prostituta të të dy gjinive.
Shqiptarët nuk duhet të durojnë më erën e këtij lloj kundërmimi të rrezikshëm për shëndetin e përgjithshëm, por të kontribuojnë bashkarish në ndërtimin e një rezervuari septik. Rezervuari septik është një rezervuar detyra e të cilit është të ndajë llumin dhe grimcat më të rënda, si dhe yndyrat në ujërat e zeza nga shtëpitë individuale ose grupet më të vogla të shtëpive. Rezervuarët septikë shpesh përdoren kur një ndërtesë nuk është e lidhur me një rrjet publik kanalizimesh. Rezervuari siguron dekompozim jo të plotë të llumit me fermentim acid. Gazrat e formuar zakonisht ventilohen larg përmes vijës së hyrjes. Rezervuari duhet të zbrazet nga llumi çdo vit.
***
“Kur nipi im e qëlloi pederastin”, – nga ditari i gjyshit.
Në moshën 4 vjeçare nga tarraca e hotelit tonë në katin e 8-të, e hodha një qese me mbeturina e cila brenda saj kishte një shishe rakie dhe e godita në kokë një kalimtar të rastit. Fatmirësisht, kalimtari i moshës 60 vjeçare që kishte qenë me orientim seksual pederast, nuk kishte pësuar lëndime të rënda. Sikur në vend të tij të kishte qenë Edvin Kristaq Rama dhe bashkëjetuesi i tij Aleksandar Vuçiç ndoshta nuk do të kalonin aq lehtë.
***

Vetëm serbët (…) sepse janë më joshës…”, – më shkroi disa ditë më parë një shqipfolës që u paraqitë si profesor dhe i lexon shkrimet e mia, por unë nuk e njoh personalisht. Fëlliqësira, i frymëzuar nga urrejtja patetike kundër kombit dhe vendit të vet. Mendova me vete: “A thua vallë sa tipa kësisoj ka lindur shqiptaria?”

Ky ishte motivimi i letrës sime Nuk është faji i tij që ka lindur si një copë mbeturine e zakonshme”

“Për të shpikur gjëra, keni nevojë për imagjinatë të mirë dhe një grumbull mbeturinash. “- Thomas Edison

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Festivali AgroFesta 2021 vjen me 3 Ditë t’Gzueme!

0

Festivali tradicional i perimekulturës në Krushë të Madhe, AgroFesta, në edicionin e shtatë vjen me shumë aktivitete perimtare, kulturore dhe rekreative.

AgroFesta tash e disa vite mbledh në Krushë të Madhe qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi, të cilët vizitojnë Krushën e Madhe dhe shohin nga afër përkushtimin e madh të krushjanëve dhe punën e tyre në prodhim të perimekulturave dhe produkteve te tyre.
Festivali sivjet mbahet më 20, 21 dhe 22 Gusht 2021.
Festivali mbahet me përkrahjen e Komunës së Rahovecit.

Kryesia e Kuvendit: Të enjten Kuvendi mblidhet në seancë plenare

0

Prishtinë, më 09. 08. 2021

Komunikatë për media

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryekuvendari Glauk Konjufca, në mbledhjen e sotme vendosi që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të enjten, më 12 gusht 2021.

Në orën 10:00 Kuvendi do të procedojë me tri pikat e mbetura nga seanca e mbajtur më 6 gusht 2021, për të vazhduar më pas me seancën e re.

Kështu, pas ezaurimit të dy pikave të zakonshme, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi pritet të shqyrtojë Projektligjin nr. 08/L-024 për ratifikimin e Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar, si dhe të zgjedh Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Seanca do të vijojë me shqyrtimin e raporteve vjetore (për vitin 2020) të pesë institucioneve të pavarura: Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, si dhe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2020.

Kjo seancë, e cila pritet të jetë e fundit për këtë sesion, do të përmbyllet me shqyrtimin e propozimit të Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia, konform rekomandimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, miratoi raportin e Shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, si dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun

Shetitoret, hotelet e kafiteritë e Prishtinës ishin përplot me njerëz , ndërsa bibliotekat me libra, ishin të zbrazëta e pa lexues 

0

Në Ministrinë e Diasporës, grup mësuesish e mësueset Fexhrije Syla e Lebibe Zogjani

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri I kaluar me titull: ”Pushime e “punë”, pritje e lodhje: Kujtime të Verës së parë pas pandemisë së Covi19” Drini.us8 Gusht 2021, rubrika ”Dossier” 

Nga Ditari im (2) 

Takimet e ndejat me shkrimtarin Nazmi Rrahmanin,  

Fazi Gajrakun, drejor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës 

Milazim Krasniqin, profesor dhe 

Në Ministrnë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës 

Në Turjakë, Marali, Mihaliq, Mitrovicë të Jugut e Vushtrri 

Në mes të qershorit, eksakt më 12 qershor 2021, kur festonim Ditën e çlirimit të Kosoves,  unë, Murat Koci e Medi Behrami kishim planifikua që të shkojmë së bashku në Kosovë, për ”pushime” dhe mundësisht të gjitha vizitat, në Turjakë, katundin tim të lindjes, në Polac, te Murati dhe në Shalë të Bajgorës, te Medi Behrami, të jemi bashkë.

Edhe vizitat me personalitet e letërsisë, kulturës dhe në institucionet shtetërore, të jemi së bashku por vetëm disa nga ato që kishim planifikua i realizuam dhe i bëmë bashkarisht.

Me shkrimtarin Nazmi Rrahmani u takuam në ish shtëpinë e rinisë, ”Boro e Ramizi”, në një ëmbëltore. Biseduam shumë gjatë. Autori i romanit ”Malsorja”, pa pritesë, me zemërgjerësi e një thjeshtësi që s`e kam pare te asnjë shkrimtar tjetër të madh na priti e na foli për jetën e për punën. Ai na tregoi që nga dita e parë kur ka fillua studimet në Fakultetin Filozofik, atherë Univerziteti i Beogradit, degën e Albanalogjisë, më 1964 (?) me Rexhep Qosjen e profesorin, gjuhtarin e albanalogun Idriz Ajeti nismëtar për hapjen e katedrës.

Duke shfletuar ”Rilindjen” e vitit 1979-1990

”Si student punoja në ish Radio Prishtinën”, me Vehap Shitën. Më 1972, kur u mbajt në Tiranë Kongrsit të Drejtshkrimit”, drejtor kishim Rexhai Surroin, puntot e atdhetar. të pashoq. Ne vendosëm, një grup të rinjësh që punonim në Radio, ta përdorim e ta flasim Gjuhën Standarde (letrare) dhe rregullat e normat drejtshkrimore ti respektojmë. Rexhai Surroi, si dejtor nuk reagoi por në heshtje na përkrahu. 

Po kishte biseda e takime me personalitete të shkencës, të gjuhës, letërsisë e të kulurës shqiptare, njerëz në zë, që nuk na përkrahnin, nder ta, shkrimtari Rrahmani përmendi edhe Kostallarin i cili nuk pranonte që të bëheshin korigjime e përmisrësime në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe. Më konkretisht, aty ku përmendej Enver Hoxha,Partia e Punes dhe … Revizionistët jugosllavë, të hiçen e të ribotohet fjalori edhe në Prishtinë. Po të mos largoheshin fjalët “Enver Hoxha”, etj. Fjalori nuk mund të ribotohej në NBD Rilindja dhe dëmi ishte i madh. Kostallari ishte këmbëngulës, nuk pranonte të bëhen ndryshime. Sipas N. Rrahmanit vetë Enver Hoxha kishte urdhërua që aty ku përmendet emri i i tij, të hiçet në mënyrë që fjalori të ribotohet në Kosovë e të shprendahet edhe në viset tjera me popullsi shqiptare, në ish RSFJ-në, si në Maqedinë Përendimore, në Preshevë, Medvegjë, Bujanovc e në Mal të Zi.

Ajo që më mbetet merak nga takimet që patëm, është se ne, unë, Murat Koci e Medi Behrami shkuam në takime të papërgatitur si duhet. Nuk kishim as fletore e lapsa dhe as DIKTAFONIN që e kishim marrë nga Suedia, Murati e kishte lënë në Kullën e Gurit në Polac.

Me Fetah Berishën në Prizren

Edhe çoban kur shim cobanë, pa shtagë e thupër nuk shkonim në mal me dele e lopë. Së pakut e shkyenim një dru shkoze ose e thenim një hu gardhi për ”mbrojtjje”, si vend armwe e ne ishim nisur apostafat me i takua shkrimtarët e artistët e shkonim duarthatë.

N. Rrahmani na i dhuroi disa qindra tituj të librave me autorë vendas e të huaj, të shtypur në shtypshkronjën ”Faik Konica” 1*)

Biseda me N. Rahmanin zgjati afro 2 orë e pastaj shkuam në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, që është afër Fakultetit Filologjik, Filozofik, Instituti Albanalogjik dhe Kishës Ortodokse Serbe, në mes, mjerisht. Para dyerve na priti dhe na përcolli vetë drejtori, Fazli Gajraku që ishte veç më i thjesht se N. Rrahmani.

Fazliu na tregoi për punën e madhe që po bëhet rreth ruajtjes dhe digjitalizimit të librave, gazetave, revistave e materialeve tjera por edhe për vështirësitë financiare që ka Biblioteka.

Dikur një puntor shkencor i bibliotekës kishte pagë sa një puntor e profesor univerziteti ndersa sot, ka pagë shumë të vogël që as familjen me bukë nuk mund ta ushqej, dëgjuam në mes të tjerash.

Edhe Fazliu na dhuroi disa libra dhe disa katalogje, për Skënderbeun, Gjergj Fishtën, Anton Çettën dhe një katalog për abetaren:

KATALOG ABETARJA SHQIPE (1906-2018). 

BKK Botime të Veçanta; 38: 

Shënimi i 110-Vjetorit të Kongresit të Manastirit

Katalog

Katalog i Abetares Shqipe (1906-2018)

Abetarja shqipe (1906-2018) në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ku janë prezentua 50 Abetare që ka

Biblioteka 2*)

Një vizitë tjetër që vlen të përmendet është edhe vizita në Ministrinë e Diasporës. Aty mori pjesë dhe na priti Liza Gashi, Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Maliqe Hashani, Drejtoreshë e Përgjithshme në Ministrinë e Diasporës, Shyhrete Reqica (?) … Ymer Avdiu, drejtor për arsim etj.

Abetare imja Gegënishte, që nuk e ka në findin e saj Biblioteka Kombëtare por që unë do t’ia fal Abetaren time

E ne ishim një grup mësuesish nga Suedia: Murat Koci, i cili i printe delegacionit të mësuesve te Mërgates, nga Suedia, Medi Behrami, Havzi Lalinca, Fexhrije Syla e Lebibe Zogjani dhe unë, Sinan Kastrati, autor i shkrimit. 

Pastaj, në një kuzhinë popullore hëngrem drekë, ne mësuesit nga Suedia dhe, vazhduam me takime të tjera me intelekualë, profesorë fakulteti, poetë e studjues letërsie.

Vlen të përmendet takimi me Milazim Krasniqin, profesor Fakulteti, Fetah Berisha- Gjyshi, atdhetar i devotshëm, i burgosur politik dhe autor i disa librave, Ali Lajçin, Hamzë Morinën, mësuesin. Hysen Molliqi, studjuesin Emin Kabashi, Shyhrete Kastrati, mësuesin pensionist, Izet Dushi etj.

………

Dhe sapo e publikova pjesën e parë të udhtimit tim, ende pa u tharë ngjyra e stilografit, më erdhi një ”këshillë” nga nipi im, Sabit Kastrati… ”Mirë shumë, të gjithë i paske qit ren e ren vetëm unë e Aliu po mungojmë. Tjetër herë kur të vish në Turjakë, do të rrim më shumë gati” (Nuk janë në foto të shkrimit, në Revistën Drini. us,. shën. Imi) 3*)

1*) Pasi mbyllet shtypshkronja ”Rilindja”, N. Rrahmani e hap shtypshkronjën private “Faik Konica” që sadopak të zëvendësoj e zbut mungesen e Rilindjes, punë të cilën po e kryen për merak dhe deri tash ka botua disa qindar tituj të ri të librave në disa mijëra exemplarë.

2*) Biblioteka Kombëtare e Kosovës nuk i ka të gjitha Abetaret e shtypura në gjuhën shqipe, nga viti 1906 deri më 2018. Një nga Abetraet që nuk e kishte Biblioteka Kombëtare e Kosovës, e kam unë, ABETARE GEGËNISHTE që kam vendosur të ia falë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. 

3*) Aliu e Sabiti janë djemtë e vëllait tim të ndjerë, Zeqës. Jetojnë në Turjakë dhe unë sa herë shkoj në Kosovë, shkoj në Turjakën time dhe konakun, ushqim e fjetje I bëje te nipat e mi të cilët i falenderoj dhe jam shumë mirënjohës .

Sabitit I kam premtua se do të shkruaj krejt në fund  për vëllezërit, nipat dhe mbesat e Ukë Imerit, babës tim.

Vazhdon 

Malmö, 9 gusht 2021

Anti-Bregoviçët dhe Berisha – Demonët që pengojnë shqiptarët të integrohen në BE

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Një person i tretë e asnjëanës mund të shohë fare qartë hendekun e madh që i ndan shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës përsa i përket mënyrave, dëshirës dhe këndvështrimeve për tu integruar në BE, dhe respektit dhe detyrimeve ndaj SHBA.
Dihet që Kosova u çlirua nga NATO, SHBA dhe shtetet e BE, të cilat duke zbatuar të drejtën për të ndihmuar popujt e vegjël për Vetvendosje dhe të vënë në vënd liritë e të drejtat e njeriut e të pronës, të gjitha të shkelura nga Millosheviçi dhe Jugosllavia- ndërhynë ushtarakisht, dhe populli Kosovar i ofenduar rëndë, i përbuzur, i shkatërruar nga dhuna dhe represioni i serbve më në fund mori frymë lirirsht në 1999 dhe në 17 shkurt 2008 u shpall si shtet i pavarur.
Tre shtete e ndihmuan pa asnjë rezervë: SHBA-BE-(NATO)- dhe Shqipëria, të cilat vazhduan ta ndihmmojnë me njohjen e shtetit të ri të Kosovës në botë, madje edhe e detyruan Serbinë të pranojë dhe të kuptojë se Kosova nuk është më pjesë e Serbisë . Këtë sentencë të fundit Presidenti Serb e dëgjoi i skuqur nga Kryeministri shqiptar i asaj kohe mu në Beograd. Gjithashtu Shqipëria hapi kufirin si në luftë dhe në paqe për vëllezërit e tyre kosovarë, të cilët dje erdhën për të shpëtuar nga serbët, e sot e çdo vit, vijnë për pushimë në plazhet shqiptare që gjithashtu janë dhe të shqiptarëve të Kosovës.
Ku u vu re ndarja ne këndvështrimet për të ardhmen e Kosovës?
Këtu hyn në skenë klani Berisha i cili që në luftën e Bosnjës ndihmoi fshehurazi me naftë e materiale të tjera për Serbinë, duke thyer embargo e Naftës të vendosur nga SHBA dhe NATO ndaj Serbisë.
Përse e bëri këtë Berisha dhe demonët e tij?
Duket si rastësi- thjesht për të fituar para, por po ta shikosh më thellë nuk Ishtë ashtu.
Berisha, ky ish drejtues i vogël komunist që pati fatin të emërohej në krye të një Partie Opozitare në vitet `90 pavarësisht se nuk e themeloi ai, e pastaj me bekimin e R.Alisë u bë President deri në 1998 kur dha dorëheqjen, vazhdoi një politikë të kamufluar me veshje proamerikane por me përmbajtjea nti-shqiptare.
Në këtë periudhë 92-97, Berisha zbatoi planin e Katovicës duke e kamufluar atë me reformat kapitaliste aspak adekuate, duke shkatërruar të gjithe arsenalin industrial të Shqipërisë -550 uzina dhe fabrika, me pretendimin e çmëndur se do ta ndihmonte çeku i bardhë, ngriti firmat piramidale për të shpëtuar nga kolapsi financiar dhe shkaktoi rrenimin e shtetit shqiptar si në asnjë vënd tjetër dhe i paparë në ndonjë vënd të botës, duke hapur magazinat ushtarake, duke shitur armët, dhe duke filluar një luftë vëllavrasëse, aq sa ndërhynë OKB me forcat ndërkombëtare për të qetësuar situarën.
Sikut të mos mjaftonte kjo, për të humbur gjurmet shkaktoi një grusht shteti me pretekstin e vrasjes së Azem Hajdarit. Në përfundim Shqipëria u bë një shtet lesh e li e tërësisht anarkik ashtu si ishin dhe idetë e këtij Demoni ish komunist i cili dhe vetë gjëndej nën efektin e SSPT (Sindromi i stresit post traumatik) dhe i dyzimit të personalitetit të tij: Komunist me shpirt- spiun me zemër,. Këtë e mbuloi me katër element anti-shtet:
-mungesën e zbatimit të ligjit në Shqipëri- individët morën pronat e të tjerëve në Tiranë e bregdet
– prishjen e hierarkisë profesionale dhe të meritokracisë
– largimin masiv të popullatës (e justifikuar për shkak të gjëndjes së rëndë ekonomike të vendit)
– rrogat e vogla dhe minimale
Elementi i Pestë ishte Problemi Kosovar.
Asnjëherë Demoni Berisha nuk ndihmoi UÇK, madje futi në burg edhe Thaçin, nuk pranoi Ramujenë,përkrahu Rugovën dhe FARK, që ishin forca që nuk kërkonin ndarjen e Kosovës nga Serbia por kërkonin një Kosovë gandiste.
Në të kundërt qeveria socialiste u dha ndihmë të pakufizuar dhe falas UÇK dhe NATO-s derisa Kosova u çlirua.
Në zgjedhjen e vitit të kaluar, madje dhe deri në ditët e sotme, qeveritë socialiste shqiptare ndihmuan për njohjen e Kosovës dhe zbatimin e rekomandimeve të BE për Kosovën.
Ç`ndodhi në Kosovë pas fitores së Albin Kurtit? Kosova u vetizolua, ndoqi dhe po ndjek politikën e ngjashme me atë të Enver Hoxhës që përmëndëte: `ata që kundërshtojnë idetë e mia janë armiqtë e mij dhe të vëndit“.
Pas futjes në burg të krerëve të UÇK me akuza të sjella nga dëshmitarë kosovarë të paguar mesa duket nga Serbia, Albin Kurti fitoi me 50% zgjedhjet dhe ndoqi një politikë anti-shqiptare, anti-Rama, dhe pro Berisha.
Në një kohë kur Projekti “Ballkan i Hapur“ apo minishengen siç e kam sqaruar tek shkrimi para ardhës tek gazeta Sot, ishte një Projekti BE dhe SHBA në mënyrë që ekonomia dhe punësimi i vëndeve të vogla të Ballkanit perëndimor të përmirësohej sigurisht me ndihmën e fuqive të mëdha, duke u bërë dhe një mundësi e mirë për integrimin total në BE.
Politikanët e qeverisë së Kosovës në kundërshtim të plotë me rekomandimet e BE vazhdojnë jo vetëm të vetëizolojnë Kosovën por për gjëndjen jo të mirë social-ekonomike të tyre ( pavarësisht remitancave të mëdha nga kosovarët jashtë shtetit të cilat po e ndihmojnë Kosovën të rrijë Akoma në këmbë), kanë gjetur një mënyrë të re për të i u shmangur përgjëgjësive për dështimet në Kosovë: vazhdojnë të bëjnë akuza kundër Shqipërisë, Qeverisë dhe Edi Ramës, se gjoja qënka Edi Rama që kërkon të lidhet me Vuçicin kundër Kosovës??!!, që Edi Rama Ka vënë taksë në kufi, që Edi Rama nuk e do Kosovësn.
Po këto akuza janë të njëjta me akuzat e lëshuar nga Berisha dhe Demonet e tjerë të PD, të cilët megjithëse janë kritikuar nga SHBA, madje Berisha është person non grata dhe person që nuk do të hyje në parlament, megjithëse PD është katandisur në Parti katundarësh dhe radikalistësh, ata vazhdojnë të mbajnë një qëndrim anti amerikan. Madje krye referuesi i medias tv Qim Peka vazhdon të mbjellë konfuzion dhe anarki duke nxirë realitetin shqiptar dhe duke nxitur dëshirën për rrëmuja sipas një skenari të njohur: “shpif shpif se diçka do mbetet“.
Në vënd që të reflektojnë për gjëndjen brënda opozitës, demonët e Berishës janë hedhur në sulm kundër SHBA dhe vlerave të demokracisë perëndimore madje duke nxitur edhe disa politikanë e militantë kosovarë të shajnë Shqipërinë,qeeverinë shqiptare, Edi Ramën, duke harruar se ishte Edi Rama dhe Qeveria shqiptare qe hapi kufijtë më Kosovën.
Interesant është fakti që ardhja e një këngëtari serb është pritur keq nga radikalistët kosovarë dhe nga injorantët e artit dhe të politikës në Kosovë dhe Shqipëri.
Në vënd që të shikojnë rrugët e bashkëpunimit dhe të afrimit, – demonët e politikës dhe disa mediave kosovare së bashku me intelektualët katundarë që kanë mbushur partitë e vogla dhe atë të PD nën miratimin e heshtur të Berishës, janë hedhur në një sulm agresiv mediatik në Shqipëri dhe Kosvë për të nxitur urrejtje, mllef, duke sharë qeverinë shqiptare dhe Edi Ramën duke krijuar një precedent të paparë mediatik, në të cilën në vënd që të shikojnë punën e qeverisë për të luftuar kundër zjarreve, kundër pandemisë, për të rindërtuar godinat e prishura nga tërmeti, për të parë rregullimet e rrugëve nacionale, për punësimin, – vazhdojnë të mllefosin dhe të urrejnë punën, të lavdërojnë dhe të mbështesin Demonin 30 vjeçar që ka dëmtuar Shqipërinë- Berisha, dhe të kritikojnë SHBA duke i u hakërruar asaj se do ta hedhim në gjyq ( Blinken-in)….
Harrojnë se këta pseudo-patriotë që përmëndin trimëritë e të kaluarës se Shqipëria dhe Kosova sot as nuk shiten dhe as nuk blihen derisa të kenë mbrojtës të fuqishëm si SHBA dhe BE. Dalin pyetet për këta pseudo-patriotë injorantë shqiptarë e kosovarë:
Kujt ja shiti Shqiperinë Edi Rama? Si mund të jetë shitje e Shqiperise zbatimi i projektit `Ballkan i Hapur` që është një Projekt i BE dhe SHBA?
Shitje e Shqiperise është ti hapësh kufijtë Kosovës?
Shitje e Shqipërisë është sot, ku në Shqipëri vetëm tani janë rreth 100.000 kosovare në plazhet shqiptare?
Shitje e Shqiperisë është të pranosh bazën e SHBA në Kucovë?
Shitje e Shqipërisë është të kesh dy ministra kosovarë e plot drejtorë?
Shitje e Shqipërisë është ndihma që po i japim edhe sot Kosovës për ta njohur bota?
Përse të mos thuhet se politika kosovare eshte miope dhe injorante?
Përse të mos thuhet se edhe këta pseudo patriotë anti Bregoviça, duke u përpjekur të duken të tillë po ekspozojnë një injorancë historike dhe politike?
Pse cfarë kujtoni ju Anti-Bregoviçë dhe Demonë të Berishës, se Kosova e clirua nga NATO per ta bërë kosovarët pashallëk të tyren, dhe të mos pyesin për asnjë që i ndihmoi?
Kosova dhe politikanët kosovarë kanë detyrime të mëdha ndaj SHBA, BE Shqipërisë.
Dhe një pyetje të fundit ndaj Anti-Bregoviçëve dhe Demonit Berisha dhe Demonëve të tij:
Cfare ka bërë Kosova për Shqiperine? Vetëm sharje, ofendime, ankesa.
Këto grupime anti-amerikane madje dhe antishqiptare të veshura me kostumin e pluhurosur të patriotizmit injorant- do të marrin përgjigjen e merituar nga puna e qeverisë shqiptare, nga populli Kosovar, nga ndihma e SHBA dhe e BE, dhe nga Vettingu e ligjet e tij.

priftipirro2017@gmail.com

Behlul Jashari, gazetari i shquar i gazetës Rilindja dhe i Kosovës, për TV7 rikujton histori dhe tmerre që përjetuan gazetarët e Rilindjes

0

Behlul Jashari – në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja nga Shtatori 1973 – gazetar, reporter i lirë, komentator, redaktor, kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditëshme të rezistencës Bujku që nisi të dalë në 18 Janar 1991 dhe kryeredaktor nga Janari 2002 i gazetës Rilindja, e cila me numrin e fundit të shtypur ka dalë në 30 Dhjetor 2008, ndërsa pas 10 viteve kishte edhe një ridalje simbolike protestuese, botim digjital, në 31 Dhjetor 2018.

Që nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste të lëvizjes për liri e pavarësi për vendosjen e pushtetit të Kosovës në Kosovë në vend të pushtetit të dhunës dhe okupimit të Serbisë, për mëse çerek shekulli ka raportuar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telefrafike Shqiptare (ATSH).

Gjatë luftës në Kosovë ka raportuar edhe nga kufiri jugor si refugjat në Maqedoni, ndërsa në 12 Qershor 1999 ka hyrë në Kosovë me kolonën e tankeve të para të NATO-s si gazetar i Rilindjes i akredituar te forca më e madhe planetare dhe ka raportuar edhe për ATSH e Radio Televizionin Shqiptar edhe në atë mëngjes të hershëm të Ditës së  Lirisë së Kosovës dhe në vazhdimësi, si edhe në mbrëmjen në 24 Marsit 1999 të fillimit të bombardime të aviacionit të NATO-s kundër caqeve të forcave kriminale e gjenocidale serbe në Kosovë.

Media shqiptare ka shkruar Behlul Jashari ishte gazetari i vetëm që transmetonte nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën në 24 Mars 1999.

Më 14 Nëntor 2015 ATSH shkruante se një ditë më parë “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në 10 vjetorin e tij ndau 10 çmime në një veprimtari të organizuar në qytetin e Prizrenit, me pjesëmarrës nga të gjitha hapësirat etnike shqiptare” dhe se fitues i Çmimit Karrera është Behlul Jashari.

“Çmimi Karriera iu nda korrespondentit të ATSH nga Kosova e themelues i bashkëpunimeve të para të medias Kosovë-Shqipëri prej gati çerek shekulli, Behlul Jashari, gazetar shumëvjeçar, redaktor e kryeredaktor i gazetës tradicionale kosovare Rilindja dhe pas ndalimit të saj në vitet e okupimit kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së rezistencës ‘Bujku’, i vlerësuar ‘dëshmia e gjallë e qëndresës së gazetarit përballë shtypjes dhe terrorit okupues” siç theksohet në motivacionin e prezantuar nga kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa’”, shkruante ATSH.

Ndërsa Gazeta DIELLI, organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, në 13 Nëntor 2015 shkruante mes tjerash:

Korrespondenti në Kosovë aktualisht i Gazetës Dielli – korrespondenti i ATSH nga Kosova e themelues i bashkëpunimeve të para të medias Kosovë-Shqipëri prej gati çerek shekulli, Behlul Jashari, gazetar shumëvjeçar, redaktor e kryeredaktor i gazetës tradicionale kosovare Rilindja, është fitues i Çmimit Karriera të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë. Kryetari i Unionit, Aleksandër Çipa, duke prezantuar motivacionin për çmimin tha se, “Behlul Jashari është dëshmia e gjallë e qëndresës së gazetarit përballë shtypjes dhe terrorit okupues. Jo vetëm shembull i gazetarit korrekt në një kohë kur sundonte censura e shumëfishtë dhe sidomos ajo shtetërore.
Behlul Jashari është emri i gazetarit jetëgjatë në profesion që përjetoi e përballoi sakrifica të mëdha. Ai si rrallë kush mori në dorë gazetën ‘Bujku” kur pushteti serb mbylli të vetmin titull të përditshëm “Rilindjen”.

Behlul Jashari ishte kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditshme të rezistencës e pjesë e lëvizjes për liri e pavarësi “Bujku” që nisi të dalë nga 18 janari 1991 dhe si korrespondent i parë nga Kosova i një mediumi të Shqipërisë nga 24 maji 1992.
Raportimet e tij janë pjesë e rëndësishme e historisë së raportimit gazetaresk për krejt hapësirën shqiptare”.

Çmimit Karrera  është çmimi më i lartë në gazetarinë shqiptare që e ndanë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Në videon e mëposhtme, që u transmetua nga Televizioni T7 në 7 Gusht 2021 – në ditën e  31 vjetorit të ndalimit të dhunëshëm të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja nga Serbia okupatore, Behlul Jashari tregon se as ndalimi nuk i ndali gazetarët e punëtorët e tjerë të gazetës së vetme shqiptare atëherë në Kosovë – Rilindjes, të cilët me shumë sakrifica vazhduan punën e tyre në kohën e lëvizjes e luftës për lirinë e pavarësinë e Kosovës…

VIDEO- 31 vjetori i ndalimit te Rilindjes – Televizioni T7 – me 7 Gusht 2021

https://youtu.be/_xU2-pARvPM

 

Ipeshkvi Gjon Nikollë Kazazi, zbuluesi i parë i librit të parë shqip, “Meshari” dhe “Sënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të Jusuf Buxhovit

Fletë të “Mesharit” (kopje digjitale) të Gjon Buzukut, sjellë dhuratë Bibliotekës Kombëtare nga Papa Françesku, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Shtator, 2014

Nga: Frank Shkreli

Javën që kaloi, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë dhe Radio Vatikani në gjuhën shqipe shënuan 269-vjetorin e të kaluarit në amshim të Ipeshkvit Gjon Nikollë Kazazi, i cili ka ndërruar jetë më 5 gusht, 1752. Pak shqiptarë mund ta dinë, por Ipeshkvi Kazazi konsiderohet si personi i parë që zbuloi librin e parë shqip, “Mesharin” e Gjon Buzukut. Në një njoftim të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë me rastin e këtij përvjetori thuhet se në vitin 1740, gjatë kërkimeve të tij në Arkivin e Vatikanit, Kazazi zbuloi veprën monumentale të kulturës shqiptare “Mesharin” e Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555. Zbulimi tij do të mbetej në hije deri më 1909, kur studjuesi arbëresh Pal Skiroi do ta rigjente veprën e parë në gjuhën shqipe, po në këto arkiva, nën shënimin “Katalogu: R.G. Liturgia III,194”.
Gjon Nikollë Kazazi ka lindur më 2 janar 1702 në Gjakovë. Karriera e tij studimore fillon me studimet teologjike në Kolegjin Ilirik të Shën Pjetrit dhe më pas në Kolegjin e Shën Palit në Fermo dhe në Loreto të Italisë, ku edhe ka përfunduar studimet. Në vitin 1727 Gjon Nikollë Kazazi mori titullin Doktor në Filozofi e Teologji. Po atë vit, ai do të shugurohej meshtar dhe në moshën 41 vjeçare do të shugurohej ipeshkëv i Shkupit. Në vitin 1743 botoi veprën “Përmbledhje e shkurtër e doktrinës kristiane”. Thuhet se Ipeshkvi Gjon Nikollë Kazazi ishte studiuesi i parë shqiptar që metaforikisht çeli udhën për të gjithë studiuesit e mëvonshëm drejt Arkivit të Vatikanit, kryesisht, arkivit të “Propaganda Fide”.

Ndërkaq, në këtë përvjetor, Jusuf Buxhovi, historiani, autori, gazetari, intelektuali dhe aktivisti politik nga Kosova, është autor i romanit, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, (Botimi i Plotësuar nga Shtëpia Botuese Faik Konica”. Pas disa botimeve e ribotimeve të mëparshme, romani ribotuar i plotësuar është përkthyer kohët e fundit në italisht nga Lilian Cuka dhe është promovuar në Romë në fillim të qershorit që kaloi, nën moton “Historia e zhdukjes së një populli”, para një audience përfaqësuese kulturore dhe intelektuale italiane, ku morën pjesë edhe ambasadorët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, përfaqësuesi i Ipeshkvisë së Kosovës dhe të arbëreshëve të Italisë, ndër të tjerë. Botimi në italisht i kësaj vepre të autorit Buxhovi pason përkthime në disa gjuhë dhe disa tjera që thuhet se janë në fazën përfundimtare të përkthimit në anglisht, frëngjisht, sllovenisht dhe spanjisht. Sa i përket përkthimit në gjuhët e huaja të romanit të tij, “Shënimet e Nikollë Kazazit”, historiani i shquar shqiptar Z. Buxhovi është cituar të ketë thenë se “Kjo i ndihmon letërsisë shqiptare që të afirmohet në përmasat ndërkombëtare, veçmas kur kjo bëhet me një vepër që shpalos dramat e saj të brendshme në rrethanat ekzistenciale — në një hapësirë të ndeshjeve të perandorive dhe besimeve — ku politika dhe besimet luftojnë për hapësirë dhe dominim të përhershëm.”


Botimi në italisht i këtij libri u promovua në Romë, ndërsa Ambasada e Republikës së Kosovës në kryeqytetin Italian, me këtë rast, shprehej në faqen e saj të internetit se, “Është nder të promovosh historinë e Kosovës përmes rrëfimeve të fakteve historike, të cilat për shekuj me radhë na kanë bërë krenarë për identitetin tonë. “Për ty Toka ime – Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, e shkrimtarit dhe historianit tonë të mirënjohur, Jusuf Buxhovi, tani botuar edhe në italisht nga shtëpia e njohur botuese, Armando Editore, ka kontribuar në forcimin e rrënjëve evropiane të popullit tonë”, thuhej në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë me rastin e promovimit të romanit, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit të autorit Jusuf Buxhovi.
“Është një vepër e shkruar në një mënyrë të pabesueshme intensive”, vlerëson botuesi italian dhe shton se titulli “Të përkas ty, o toka ime”, mund të jetë slogani mbi të cilin autori ndërthurë një përmbajtje të dendur, me bashkëbisedues me vlera, ku ndodhet një vend i tronditur, i ndërlikuar, i dhunuar, në të cilin politika dhe feja janë në garë për të kapur hapësirat e tyre dhe për të bërë prozelitizëm. Reflektimi me përmbajtje të lartë, e drejton lexuesin në mendimet e rafinuara të autorit për të krijuar më pas përshtypjet e veta personale.”
Ndërsa Radio Vatikani ka transmetuar një intervistë, Majin që kaloi, me kuratorin e botimit, publicistin Giovani Cederone, i cili veprën e Buxhovit të përkthyer italisht e ka cilësuar si një monument të rëndësishëm letrar që nxjerr në pah identitetin shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve të lidhur me qytetërimin perëndimor, por njëherësh pasqyron edhe dramën e një populli që vazhdimisht i nënshtrohet përpjekjeve të huajve për t’i dominuar ata. Ndërkohë, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në një shkrim vlersues të romanit, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, e ka cilësuar veprën e Jusuf Buxhovit, si “një prej romaneve tona më të mira bashkohore”. Vlerësimi i plotë i Dr. Rugovës mund të lexohet në këtë link, për ata që janë të interesuar: Rugova për librin e Buxhovit: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” ndër romanet tona më të mira (kultplus.com)


Por le t’i këthehemi figurës së Ipeshkvit Gjon Nikollë Kazazit në përvjetorin e vdekjes së tij dhe protagonistit të romanit të shkrimtarit dhe historianit, Jusuf Buxhovi, njëri ndër më të mirët historian të Kombit shqiptar. Ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë së shqiptarëve kur klerikët katolikë – përveç veprimtarisë së tyre fetare – janë marrë edhe me mbrojtjen e kulturës dhe të gjuhës shqipe, ashtu edhe Gjon Nikollë Kazazi, gjatë gjithë jetës së tij, krahas thirrjes së tij fetare në shërbim të Zotit dhe besimtarëve, Imzot Gjon Nikollë Kazazi, sipas Radio Vatikanit, “Kultivoi me pasion e urtësi edhe aspektin kulturor, posaçërisht shkrimin në gjuhën shqipe. Këtu kishte si qëllim shkrimin e botimin në gjuhën e popullit të tij, pra shqip, të librave me përmbajtje shpirtërore, biblike si katekizmi, doracakët uratësh, librat liturgjike por edhe gjurmimin e rrënjëve të lashta të kombit të tij shqiptar”. Kështu, gjatë qëndrimit të tij në Romë, në vitin 1740, imzot Gjon Nikollë Kazazi zbuloi në Bibliotekën e Propagandës Fide të Vatikanit, të vetmin ekzemplar të ruajtur deri më sot të ‘Mesharit’, të dom Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555. Po atë vit, 1743, imzot Kazazi botoi edhe katekizmin e tij, “Doktrina E Kërshten”.
Kryeipeshkvi Gjon Kazazi shkoi disa herë në Romë për tu takuar me Papën si dhe me përfaqësues të dikastereve të Selisë së Shenjtë në Vatikan. Radio Vatikani shqip i cilëson si tepër të rëndësishme dhe me vlerë të madhe kishtare e historike raportet që imzot Kazazi ka sjellur personalisht në Vatikan apo që i ka dërguar Vatikanit në vitet 1743-1744 e gjatë viteve tjera më vonë, në cilat informon Papën mbi situatën tejet të rëndë të krishterëve jo vetëm në në trojet shqiptare por edhe në vende tjera ballkanike që ishin nën sundimin e perandorisë osmane, thuhej në programin e radio Vatikanit kushtuar këtij kleriku të madh shqiptar. Kryeipeshkvi i Shkupit shqiptar, Gjon Nikollë Kazazi ka vizituar Romën për herë të fundit më 1750 sepse ai ndërroi jetë me 5 gusht te vitit 1752, duke lënë gjurmë të pashlyera, jo vetëm në historinë e Kishës shqiptare, si bari dhe edukator i klerit e i popullit, por edhe në historinë e albanologjisë, si zbulues i parë i librit më të vjetër të shtypur në gjuhën shqipe, që njihet deri me sot si “Meshari” i Dom Gjon Buzukut.
Duket se përkthimi në italisht i romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” ka berë jehonë të madhe në qarqet kulturore të Italisë dhe më gjerë. Jusuf Buxhovi ka njoftuar më heret se së shpejti libri, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, do të shëndërrohet në film botëror në italisht, ndërsa zbuloi se për këtë nismë tashmë ai
ka nënshkruar disa kontrata paraprake me një ndër shtëpitë filmike më të njohura të Italisë për realizimin e filmit bazuar në “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, një ngjarje kulturore që do të dëshmojë për lidhjet e identitetit shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve me qytetërimin perëndimor.
Po e mbylli këtë përkujtim në përvjetorin e vdekjes së Kryeipeshkvit të Shkupit shqiptar Gjon Nikollë Kazazi me një fragment të shkurtër nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të autorit Jusuf Buxhovi — me një këshillë që vlen edhe sot se, “Do të jetë mëkat i madh që dëshmitë tona për t’i bërë ball të ligës së pashembullt, të mos shënoheshin…Në atë gjysëmterr që mezi përballohej nga drita e dobët e qiririt, gjeta fletoren dhe gjithë drithërimë hudha fjalët e para: …unë Gjon Nikollë Kazazi, i biri i Pjetrit, i lindur në Gjakovë, në ditën e dytë të motit të madh një mijë e shtatëqind e dy, me ndjenjën e përulësisë më të thellë para të Madhit si dhe të përgjegjësisë së plotë që ka njeriu për të vërtetën, duhet të dëshmoj rreth një mynxyre të madhe që na ka rënë në kokë…Ne pra, i madh e i vogël, nga dita e sotit i jemi nënshtruar një rrethimi të tmershëm, që vjen fare papritur me kërcënimin që të mbesim të shkëputur përgjithmonë nga bota…Ky kërcnim lidhet me shfaqjen e murtajës për të cilën thuhet se ndodhet midis nesh, sado që ajo ende nuk është dëshmuar. Sprovat e Zotit janë të mirëseardhura dhe të mirëpritura, por shumëçka që këtu lidhet me sëmundjen, sikur len për të dyshuar se ajo është pjellë e ligësisë së robit…Megjithqë me kohë çdo gjë do të sqarohet, ne duhet t’i bëjmë ballë të ligës që vjen nga robi, nga që këtë e kemi për detyrë pa marrë parasyshë rreziqet me të cilat ballafaqohemi…Në këtë rrugë kemi për detyrë që të ushqejmë shpresën, por edhe të gjejmë rrugët që çojnë të zgjimi i ndjenjës së kundërvenies së të ligës që na kërcënon deri në asgjasim… Këtë nuk do ta kemi të lehtë, por nuk kemi shtegdalje tjetër…Natën e mirë, trishtim, por edhe shpresë…”
Fragmenti nga romani i Jusuf Buxhovit, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” – është këshillë edhe për t’u ballafaquar me gjëndjen sot në trojet shqiptare: Ballafaqim me të keqën, sidomos me të keqen që vjen nga robi, nga njeriu vet, që të mos t’i nenshtrohemi asaj të keqeje dhe të mos dorëzohemi para saj! Të shënohet e kaluara me qëllim që të mos harrohet dhe të përballemi me të kaluarën e ligët, si pjesë e “përgjegjësisë së plotë që ka njeriu ndaj së vërtetës” dhe detyrimi që të gjithë kemi si individ dhe shoqëri për të dëshmuar dhe për të mbrojtur të vërtetën, sa u përket “sëmundjeve” që kanë kaplluar shoqërinë shqiptare edhe sot e e kësaj dite e që janë “pjellë e ligësisë së robit”, të — pushtetarëve autoritarë modernë — dhe nuk janë sprova të Zotit…”. Kjo është e Vërteta që duhet të dëshmojmë të gjithë, për të pasur sadopak shpresë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët në trojet e veta!
Frank Shkreli
Historiani dhe Shkrimtari Jusuf Buxhovi, autor i romanit, “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, përkëthyer kohët e fundit në italisht dhe gjuhë të tjera evropiane, ndërkohë pritet që libri të shërbejë si bazë për një skenar filmi, muajin që vjen, nga skenaristë të njohur italianë.

Autori Jusuf Buxhovi me mikun dhe bashkpuntorin e tij të ngusht gjatë viteve, Dr. Ibrahim Rugova –Rugova për librin e Buxhovit: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” ndër romanet tona më të mira (kultplus.com)

E vërteta për serbët falso dhe origjinalë & Istina o lažnim i izvornim srbima

0
Autor: Lirim Gashi, Prishtinë
Turbo folku serb është në fakt pre e thesarit origjinal rom dhe muzikës origjinale shqiptare dhe greke.
Në fakt, muzika origjinale greke është pre e muzikës origjinale maqedonase dhe ariane, sepse grekët janë të ardhur, ndërsa arianët dhe maqedonasit janë fise ilire autoktone.
Serbët në fakt grabitën këndimin polifonik të ilirëve të quajtur “kanga”, kështu që ata ndryshuan vetëm një shkronjë dhe e quajtën atë “ganga”.
Përveç kësaj, ata përvetësuan (grabitën) instrumentet origjinale ilire dhe i paraqitën ato në UNESCO si të tyre.
Për lahuten, për shembull, ata morën një patentë nga UNESCO vetëm katër vjet më parë.
Numri i serbëve vendas nga Karpatet është shumë i vogël.
Në fakt, serbët origjinalë janë shumë më të arsimuar, më të kulturuar dhe më paqësorë sesa serbët e rremë.
Sepse këto të fundit janë shndërruar në bisha të egra pikërisht për shkak të komplekseve të thella që lidhen me një identitet të rremë kombëtar.
Sepse për t’ua dëshmuar serbëve orgjinial lojalitetin (besnikërinë) e tyre, ata përdorën moton “Ne duhet të bëhemi katolikë më të mëdhenj se Papa”.
Pjesa tjetër e popullit janë shqiptarët, romët, rumunët, bullgarët, vllehët dhe turqit e asimiluar, të cilët me forcë ose vullnetarisht morën identitetin serb, në një kohë kur kombësia ishte e parëndësishme.
Serbët origjinalë nga Karpatet zakonisht kanë pamje ruse dhe ukrainase, ndërsa serbët e rremë pamje shqiptare, turke, rome, vllehe, bullgare dhe rumune.
Serbët e sotëm janë një komb shumë heterogjen, i cili ka kompensuar krizën e thellë të identitetit kombëtar dhe fetar duke plaçkitur dhe plagjiaturuar thesarin kulturor dhe fetar shqiptar, dhe duke shpikur mite dhe legjenda për heroizmin dhe luftërat që nuk kanë ndodhur kurrë.
Dhe jo rrallë duke shpallë luftërat e humbura si luftëra fitimtare, me qëllim të shërimit të komplekseve të shumta që lidhen me krizën e identitetit.
Këtë e dëshmon më së miri përshkrimi që serbëve u dha “Babai i Kombit” Dobrica Qosiç.
Ai jo vetëm që pranon se gënjeshtrat janë ADN -ja e serbëve, por gjithashtu i inkurajon ata të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë për të gjitha kohërat.
Kjo krizë e thellë e identitetit i ka shoqëruar serbët gjatë tërë historisë, duke i detyruar ata të shërojnë komplekset përmes zgjerimit të territorit të tyre.
Fatkeqësisht, komplekset e tyre më së shtrenjti u paguan nga shqiptarët autoktonë, mbi të cilët kryen gjenocide të njëpasnjëshme.
Sepse ata ishin hallka më e dobët në zinxhirin etnik dhe fetar ballkanik, për shkak të strukturës së tyre primitive bajraktare dhe farefisnore.
Përveç kësaj, Perandoria Osmane i ktheu me dashje shqiptarët në njerëz analfabetë, në mënyrë që të zvogëlonte ndërgjegjen e tyre kombëtare dhe shtetërore.
Kjo është e vërteta e vetme, gjithçka tjetër është mashtrim.
ISTINA O LAŽNIM I IZVORNIM SRBIMA
Autor: Lirim Gashi
Srpski turbo folk je u stvari plen originalne romske riznice i izvorne albanske i grčke muzike.
Zapravo, izvorna grčka muzika plen je originalne makedonske i arijevske muzike, jer su Grci doseljenici, dok su Arijevci i Makedonci autohtona ilirska plemena.
Srbi su zapravo opljačkali ilirsko polifono pjevanje zvano “kanga”, pa su promijenili samo jedno slovo i nazvali ga “ganga”.
Osim toga, prisvojili su (opljačkali) originalne ilirske instrumente i prijavili ih UNESCO -u kao svoje.
Za guslu su, na primjer, prije samo četiri godine dobili patent od UNESCO -a.
Broj izvornih Srba sa Karpata je vrlo mali.
Zapravo, izvorni Srbi su mnogo obrazovaniji, kulturniji i mirniji od lažnih Srba.
Zato što su potonji pretvoreni u divlje zvijeri upravo zbog dubokih kompleksa povezanih s lažnim nacionalnim identitetom.
Zato što su izvornim Srbima dokazali svoju lojalnost, koristeći se motom “Moramo postati veći katolici od Pape.”
Ostatak današnjeg srpskog naroda su asimilirani Albanci, Romi, Rumuni, Bugari, Vlasi i Turci, koji su nasilno ili dobrovoljno preuzeli srpski identitet, u vreme kada nacionalnost nije bila važna.
Izvorni Srbi sa Karpata obično imaju ruski i ukrajinski izgled, dok lažni Srbi imaju albanski, turski, romski, vlaški, bugarski i rumunski izgled.
Današnji Srbi su vrlo heterogena nacija koja je duboku krizu nacionalnog i vjerskog identiteta kompenzirala pljačkom i plagijatom albanske kulturne i vjerske riznice te izmišljanjem mitova i legendi o herojstvu i ratovima koji se nikada nisu dogodili.
Nerijetko i proglašavanjem izgubljenih ratova pobjedničkim ratovima, s ciljem liječenja mnogih kompleksa povezanih s krizom identiteta.
O tome najbolje svjedoči opis koji je Srbima dao “Otac nacije” Dobrica Ćosić.
On ne samo da priznaje da su laži DNK Srba, već ih i ohrabruje da nastave na isti način za sva vremena.
Ova duboka kriza identiteta pratila je Srbe kroz čitavu istoriju, primoravajući ih da leče komplekse širenjem svoje teritorije.
Nažalost, njihove komplekse najskuplje su platili autohtoni Albanci, nad kojima su izvršili uzastopne genocide, budući da su bili najslabija karika u balkanskom etničkom i vjerskom lancu, zbog svoje primitivne bajraktarske i srodničke strukture.
Osim toga, Osmansko carstvo je namjerno pretvorilo Albance u nepismene ljude kako bi smanjilo njihovu nacionalnu i državnu svijest.
To je istina, sve ostalo je varka.

Kush duhet të lidhet në grazhd?

0

Nga: Lis Bukuroca

Nëse arsyetohet dhunimi i një vajze pse qenka veshur seksi, atëherë edhe dhunimi i burrave nga homoseksualët duhet të legalizohet!

Jo vetëm kjo, por me veshje të pakët duhet legalizuar dhunimi seksual edhe nëpër diskoteka, plazhe, plazhe nudiste dhe pishina!

Kush kujt të mundet!

Njeriu ka dinjitet.

Dinjitet ka edhe njeriu gati cullak, apo krejtësisht cullak!

Ky është qytetërimi i epokës sonë!

Njeri është edhe vajza e veshur seksi!

Njeriu mund dhe ka për detyrë të kontrollojë epshin!

Ai që nuk mundet, duhet të mjekohet në psikiatri!

Në demokraci qytetari nuk ka vetëm liri, por edhe obligime!

Vajza duhet të vishet si i pëlqen asaj, jo si dhe sa lejon psikopati

Ai që nuk duron lirinë e tjetrit, duhet të lidhet në grazhd!