Kreu Blog Faqe 1617

Shkurt dhe pa keqkuptime (I)

0

Lis Bukuroca, Gjermani

Ne nuk duam të vdesim në vendin e huaj, ju nuk doni të jetoni në vendin tonë!

Neve na u hoq mundësia me dhunë për ta vazhduar jetën atje, juve ua humbën vullnetin   për të mbetur aty: me padrejtësi, me vjedhje dhe me korrupsion.

Ne ikëm nga Serbia naziste, ju nga Klani Pronto dhe „Partia Institucionale“, që integrohet në Pronto, sa herë të ndihet e rrezikuar nga ndërtimi i shtetit ligjor.

Mërgimi është shpëtim i vetvetes, por asimilim i fëmijëve!

Ju po ikni sot nga ata që dikur patën ikur në Gjermani e Zvicër nga Millosheviqi!

Ne nuk kemi ku të kthehemi, ju nuk keni ku të rrini!

Mërgimtari shpëton disa veta nga uria në atdhe, por i humb disa jashtë atdheut!

Ai është bujaria dhe mjerimi njëkohësisht, d.m.th.: heroi dhe viktima, fitorja dhe humbja, krenaria dhe vaji!

Ne duhet të respektojmë dëshirën tënde për të ndryshuar kombin, ti duhet të respektosh dëshirën tonë për të mbetur shqiptarë!

Mos dëmto ata që duan të mbeten si ishe ti dje!

Nëse ti nuk ndihesh më shqiptar, është racizëm ta përbuzësh kulturën shqiptare!

Në përpjekje për të shpëtuar të kaluarën, humbëm të tashmen dhe të ardhmen!

Zgjedhja e religjionit është çështje personale dhe private, si edhe zgjedhja e rrobave!

Sa më shumë që të vdesin, aq më pak marrin pjesë në kortezhe!

Zoti nuk e ka krijuar varfërinë dhe robërinë, por i ka krijuar kriminelët dhe pushtuesit kriminelë!

Intelektuali duhet të flasë të drejtën, jo të llaptojë çfarë dëshiron të dëgjojë kleri; e as të bëhet zëzmadhues i tij!

Nuk është perversion homoseksualizmi, perversion është rrahja dhe dominimi i njeriut të dobët nga më i fuqishmi!

Perversion është diskriminimi i bashkëshorteve dhe i motrave!

Zoti duhet të pushojë me diskriminimin dhe të shpërndajë inteligjencën më drejtë.

 

Disa popuj zbulojnë çdo gjë, disa asgjë!

Në paqe vendit i duhen vetëm politikanë patriotë, që respektojnë Kushtetutën!

Nëse të ofendon dikush, mos e ofendo: kur të leh qeni, ti nuk i leh pas.

Politikanëve shqiptarë duhet t’u ndalohet përdorimi i maskave.  As qytetari nuk i bart dy!

__________________

Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t’i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **

Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu

Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht

* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan tregon se lajmi për shkarkimin e Bleron Baraliut dhe Uk Lushin është i rremë

0

Lajmi i Klanit Bruno Ceka-Martin Vulaj, i botuar pa verifikim në disa media shqipe, se gjoja Kongresi Pan-Shqiptar ka shkarkuar drejtorët Bleron Baraliun dhe Uk Lushin është i rremë. 

Së pari, vetëm Kuvendi apo Bordi Themelues kanë të drejtë dhe fuqi ligjore të shkarkojnë një drejtor. Kjo e drejtë garantohet nga Ligjet e shtetit Delaware ku organizata është regjistruar nga Bordi Themelues.  Bordi Provizional e madje as Bordit i Përhershëm nuk kanë asnjë bazë ligjore për të shkarkuar apo përjashtuar askënd nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan.

Së dyti, mbledhja e organizuar në Zoom nga Klani Ceka-Vulaj nuk ka pasur as legjitimitet dhe as kuorum.  Në atë takim privat kanë marrë pjesë vetëm 4 drejtorë provizionalë (Vullnet Dërvishi, Gëzim Rushiti, Pranvera Selenica dhe Dr. Sulejman Çelaj).  Dr. Çelaj është inkuadruar në Zoom sa pët t’iu sqaruar të tjerëve bindjen e tij se mbledhja nuk ka qëndrueshmëri dhe Bordi Themelues i ruan të gjitha ingerencat ligjore të organizatës deri në Kuvendin e Përgjithshëm të Kongresit më 12 shtator 2021 ku do të zgjedhen organet  dhe udhëheqësia e e re.

Së treti, statuti provizional i organizatës rregullon qartësisht  votimin në mungesë respektivisht “proxy voting”. Vota “proxy”  mund t’i delegohet dikujt tjetër vatëm pasi Sekretari i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan të njoftohet me shkrim së paku 5 ditë përpara (Article IV, Section 8.b).  Asnjë nga presonat që nuk kanë marrë pjesë në takimin privat të Klanit Ceka – Vulaj nuk kanë deklaruar një qëllim të tillë tek Sekretari Bleron Baraliu, prandaj edhe listimi i emrave të tyre në lajmin e rremë është ilegal.

Klani Vulaj-Ceka, pasi janë përjashtuar për shkelje dhe abuzime, janë duke provuar të përbaltin organizatën dhe individë të ndershëm e punëtorë të komunitetit shqiptaro-amerikan, mirëpo do të ballafaqohen me ligjet amerikane dhe sistemin e drejtësisë në të gjitha instancat e drejtësisë së SHBA-së për shpifje, manipulim, dhe keqpërdorime.

Njoftojmë të gjitha mediat (shqipe) që të vetmet njoftime zyrtare nga Kongresi Pan-Shqiptar janë ato të cilat publikohen në uebfaqen zyrtare www.thepaac.org apo që dërgohen nga adresa elektronike zyrtare info@thepaac.org.  Çdo gjë tjetër që vjen nga individë jolegjitimë, pa konfirmimin nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan, është me potencial serioz të bëhet subjekt i gjykatave dhe organeve të drejtësisë në ShBA dhe shtetet tona në Ballkan.

Në njoftimin për publikun dhe mediat thuhet:

Bordi Themelues i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan (The Pan-Albanian American Congress, Inc.) njofton se ka larguar nga çdo pozitë dhe nga organizata z. Bruno Ceka dhe z. Martin Vulaj.

Z. Ceka dhe z. Vulaj vazhdimisht kanë demonstruar se nuk angazhohen për përmbushjen e misionit dhe vizionit të organizatës dhe nuk respektojnë rregullat dhe procedurat për organizatat jofitimprurëse.

Z. Ceka pa miratimin e organeve të Kongresin Pan-Shqiptar Amerikan ka autorizuar transaksione nga thesari i organizatës, duke përfshire pagesa për z. Martin Vulaj; kurse z. Vulaj ka sjellë donacione të korporatave dhe individëve pa qartësuar cilat janë kërkesat e tyre për influencë apo përfitime nga Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan. Bordi njofton komunitetin shqiptaro-amerikan që me datën 12 shtator 2021, në Nju Jork, do të organizojë tubimin për Kongresin e Përgjithshëm të organizatës. Për vendin dhe kohën e saktë do të informoheni sëshpejti.

Bordi Themelues i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan

Periudha e shkollave të Ernest Koliqit në Kosovë

Përgatitur nga: Agim Morina, Londër
                                                                                                                               
(Pjesë nga një raport i vitit 1953 për Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), me temën “Pakica shqiptare në Jugosllavi”.)
“Pas tridhjetë vjetësh robërie, grupet e mësuesve dhe të misionarëve vullnetarë që u dërguan në Kosovë nga qeveria shqiptare ishin të parët që iu drejtuan kosovarëve në gjuhën shqipe. Kështu, shkollat shqipe nisën punën në Mitrovicë të Kosovës; në Prizren u hapën shkolla e mesme e ulët dhe një gjimnaz, një shkollë normale në Gjakovë, e në Prishtinë një shkollë e mesme e ulët dhe e naltë normale me konvikte për 500 nxënës.
Në shkollat e sapohapura fillore në fshatra u punësuan mësues shqiptarë. Por, derisa në Kosovë brenda një periudhe të shkurtë kohore kuadri i mësuesve u rrit shumë, në vetë Shqipërinë ai u zvogëlu, duke qenë se qeveria e Zogut nuk kishte parashiku kurrë domosdoshmërinë e një kuadri të gjerë të mësimdhënësve.
Gjatë kësaj kohe u bë një studim i plotë i ligjeve administrative serbe në mënyrë që ato të mund të sinkronizoheshin me ligjet shqiptare. U kriju një sistem i tërë administrativ që përfshinte gjykatat, forcat e armatosura dhe policinë në fshatra, organizata sportive, kampet verore për të rinjtë, etj. Për më tepër, pesëmbëdhjetë bursa u krijuan për studentët që dëshironin të vazhdonin studimet e tyre në një universitet të huaj. Qëllimi ishte të arsimoheshin për të ardhmen një numër i caktuar specialistësh që do të familjarizoheshin me frymën e kulturës [X].
Me këmbënguljen e qeverisë për zhvillimin e arsimit publik, midis viteve 1941 dhe 1944, në shpirtrat e kosovarëve, te mësuesit, te zyrtarët dhe në veçanti te studentët, u mboll fryma e nacionalizmit. Inspektoratet dhe drejtoritë e arsimit publik dhe shkollat e nivelit të mesëm, kishin biblioteka të shumta të pajisura me libra me materiale në gjuhën shqipe për lëndë diturake të të gjitha llojeve.
Më shumë libra në gjuhën shqipe u botuan në Kosovë, sesa në Shqipëri gjatë gjithë pavarësisë së saj. As në shkollat fillore, midis zyrtarëve të qeverisë, nuk u ndi mungesa e librave. Serbët dhe malazezët u ankuan se qeveria nuk kishte hapë numër më të madh të shkollave fillore serbe. Arsyeja për këtë ishte se sllavët kurrë nuk kishin kërku zyrtarisht që të bëhej kjo gjë.”

Rilindja

0
Jusuf Buxhovi, Prishtinë
RILINDJA
Tregim
(Në kujtim të monumentit më të madh kulturor shqiptar, që u vra mizorisht më 2002)
Në kafenenë “Te Rrema”, për vite të tëra, kishin pirë kafenë e mëngjesit. U pëlqente të uleshin në tavolinën skaj dritares, nga, si në pëllëmbë të dorës, shihej pjesa më e madhe e qytetit që shtrihej kundruall Kodrës së Diellit, ku Pallati i dikurshëm i “Rilindjes”, që ngrinte krye sa më lart për të treguar hijeshinë dhe elegancën e vet në atë fushgropë, tash i lënë shkretë dhe i përdhosur me lloj-lloj reklamash, mbizotëronte gjithë atë fushëpamje, së cilës i kishte humbur harmonia.
Dhe, në atë kënd me soditje tepër pikëlluese, pirja e kafesë përherë shoqërohej me ndonjë bisedë rasti, nga ato që merreshin si çështje kote, siç ishte shpjegimi i ëndrrave, ankesat për gjumin e parehatshëm të natës, për t´u sjellë pastaj te ndonjë ndeshje futbolli që jepej në ekran ( të shumtën nga ato të ligës gjermane) dhe të ngjashme, ku mund të kishte vend për çmos, por jo edhe për gratë dhe politikën.
Që të mos flisnin rreth grave dhe politikës, që moti kishin rënë në ujdi, ngaqë prej vitesh bënin jetë vejanësh (njërit i kishte vdekur gruaja shumë herët, ndërsa tjetrit i kishte ikur me një kushëri, diku jashtë, dhe e kishte lënë me borxhe deri në fyt). Kjo vlente edhe për ato që i merrnin si përçapje të pavlefshme politike, sepse që të dy kishin qenë gazetarë shumëvjeçarë të rubrikës së kulturës në të përditshmen “Rilindja”, ku ishin rritur dhe e kishin pasur pjesë jete të pandashme, me të cilën krenoheshin, por që me mbylljen e saj, që e shihnin si një vrasje me paralajmërim, që i ishte bërë, jo vetëm nga moria e mediokërve, që për arsye të njohura silleshin vërdallë nëpër të dhe që prisnin t´u vinte çasti t´i hakmerreshin ( ata përherë ishin ndjerë inferiorë kundrejt elitës së saj profesionale, e cila me të drejtë kishte gëzuar edhe trajtimin e elitës shoqërore që në çaste vendimtare do t´u prijë proceseve të ndryshimeve historike, nëpër të cilat ishte kaluar) – por edhe ngaqë ajo në kohët kalimtare, që do të vinin më pas, ngjashëm do të shihet me smirë edhe nga ata, të cilët kishin dëshiruar që kalimtaren ta mbanin sa më gjatë, mundësisht përgjithmonë, sepse vetëm ashtu rrinin në atë syprinë të sipërfaqshme, në ç’mënyrë edhe përfitonin. Dhe, ishte e natyrshme që një gazetë e vlefshme, me autoritet dhe traditë, do t´u pengonte të krijonin ato opinione të rreme, siç i kishin krijuar, pa ngurruar edhe të vetëshpalleshin ata që nuk ishin, të vetëdekoroheshin dhe të përhapnin broçkulla të panumërta, që zotëronin skenën politike dhe kishte rrezik që, në saje të gazetave, të cilat me parashtesa e prapashtesa të shtypit të lirë dhe atij gjithëkombëtar, që mbinin si kërpudhat pas shiut, të kthehej e gjitha në një farsë tragjikomike të mashtrimit me anën e imitimit të idealeve të nëpërkëmbura, të cilat jo vetëm që nuk ishin përmbushur, siç thuhej me mburrje vend e pa vend, por ato edhe më tutje mbeteshin të hapura e, madje, për ta edhe të shpërfillura…
Por, të pije kafe në një kafene përherë të mbushur me të tillë që qejfin e kafesë përherë e mëlmonin me thashethemet rreth grave dhe me përçapje politike nga më të pabesueshmet, ku secili dinte më shumë se tjetri dhe ishte në gjendje t´u jepte aty për aty përgjigje që të gjitha çështjeve, qofshin edhe të atilla që u duhej edhe një jetë e tërë studimesh, ishte pak e vështirë. Këtë e dinin fare mirë që të dy gazetarët e dikurshëm të “Rilindjes”, të cilët ishin të vetëdijshëm se duke përjashtuar nga bisedat e tyre gratë dhe politikën, nuk bënin asgjë tjetër veçse ikjen e kohës dëshironin ta fshihnin disi me ato që më së shumti u mungonin, e kjo paraqiste një sjellje të panatyrshme, po që ata nuk dëshironin ta ndryshonin, pikërisht pse ashtu shfaqnin një mospajtim të brendshëm ndaj humbjeve të pakthyeshme, që njëherësh paraqiste një kundërshti ndaj atyre që në të vërtetë ndodhnin dhe me të cilat ata, jo vetëm që nuk pajtoheshin, por, për më tepër, as nuk dëshironin të kishin të bënin. E gjithë kjo i sillte në një gjendje që shumica e të tjerëve t´i shikonin ndryshe: si të çekuilibruar nga dëshpërimi, e madje edhe të krisur fare, por që askush nuk ua vinte veshin, ngaqë merreshin si fatkëqij që nuk kishin qenë në gjendje, ose nuk kishin ditur t´u përshtateshin rrethanave të reja ( krejt njësoj), fatin e zi të të cilëve, si për gjithçka tjetër, e merrte përsipër koha, e cila një ditë do t’i vilte nga kjo botë për të mos qenë më dhe për t’i vendosur në labirintet e harresës…
Dhe, dita që ata nuk do të ishin më, sado tragjike, do të vinte sikur të ishte e paralajmëruar, meqë edhe njëri edhe tjetri do të gjenin vdekjen në të njëjtin vend dhe në të njëjtën mënyrë, mu në të hyrë të kafenesë “Te Rrema”, ku ata për vite të tëra, në të njëjtën tavolinë, që kapte shikimin kundruall Bregut të Diellit, ku Pallati i dikurshëm i “Rilindjes”, i lënë shkretë, edhe më tutje mbizotëronte gjithë atë pjesë që i kishte humbur harmonia, pinin kafenë e mëngjesit dhe bënin ato bisedat e rëndomta, nga përjashtoheshin gratë dhe politika, por që vdekja e të parit kishte ndodhur nga përplasja e drejtpërdrejtë e një makine, që asnjëherë nuk ishte shpjeguar si duhej, pse kishte dalë nga ana e djathë në të majtë (kur nuk kishte pasur ndonjë makinë tjetër që t´i vinte nga ana tjetër, si dhe hamendje të ngjashme) me ç´rast ai ishte qëlluar për vdekje, ndërkohë që tjetri, po ashtu kishte vdekur thuajse nga po ai aksident, nga pasojat e vërtitjes së makinës në shtyllën elektrike, me ç´rast ajo ishte shkëputur dhe e kishte qëlluar për vdekje.
Fatkeqësia e tyre, që gjatë gjithë viteve të fundit i kishte bashkuar kafja e mëngjesit në kafenenë “Te Rrema”, ditën kritike, kur nuk do t´ia dilnin të pinin kafenë e pritur, ngaqë ishte shfaqja e asaj makine që thuajse pa shkak kishte kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën dhe me shpejtësi të madhe ishte përplasur aty ku para kafenesë kthesa e rrugës merrte një kah të ashpër, dukej sikur të kishte qenë një kurdisje tragjike e fatit, që as ata, po qe se do të pyeteshin, nuk do ta kundërshtonin, sepse nuk mund të merrnin me mend ndonjë fund tjetër përveçse të përbashkët, sy botës dhe të rrufeshëm, që i kursente prej mundimeve të sëmundjeve dhe veçmas prej pleqërisë, e cila u kishte trokitur në derë, por që në ato rrethana të jetës pa dinjitet, pushtetin e saj nuk e donin. Këtë madje do ta bëjë të ditur edhe pronari i kafenesë, i cili ishte ndër të paktët që kishte pasur mirëkuptim po edhe nderim për mysafirët e përhershëm, jo vetëm pse dikur kishte qenë lexues i tyre dhe ua kishte vlerësuar shkrimet, por edhe pse ata ishin të vetmit që kafenë nuk e pinin për qejf dhe të përcjellë me gjithfarë thashethemesh, siç ndodhte me shumicën e myshterinjve, por e pinin për ta ngushëlluar njëri-tjetrin në pritje të asaj që do t´i gjente dhe e dinin se ishte e pashmangshme, me çka mund të nxirrej përfundimi se ishin pajtuar vullnetarisht….
Këtë mendim madje pronari i kafenesë ua kishte thënë edhe hetuesve, kur kishin kërkuar prej tij të dinin se mos myshterinjtë kishin shfaqur shenja të ndonjë prirjeje vetëvrasëse, me çka atij sikur i kishte lindur dyshimi se dikush dëshironte t´i linte fajtorë në vend se të hulumtonte gjithë të vërtetën e tragjedisë, që kishte ndodhur sy botës.
“Nuk ka qenë vetëvrasje, por vrasje”, kishte thënë ai.
Dhe, për ta forcuar këtë bindje kishte treguar diçka nga biseda e fundit, të cilën e kishin bërë ata një ditë më parë, derisa pinin kafe dhe që e kishte kapur kur ai që do të qëllohej i pari nga vetura dhe do të mbetej në vend i vdekur, kishte folur për një ëndërr, që nuk ishte i sigurt në ishte ëndërr e mirëfilltë apo ankth ( kjo as që kishte rëndësi), por që në atë ëndërr apo ankth ishte shfaqur një veturë e kuqe e një marke gjermane (e njëjtë me atë që të nesërmen do ta qëllonte) dhe madje ia kishte mbajtur mend edhe numrin e targës ( ishte targë e njëjtë me atë të veturës që e kishte qëlluar), ndërkohë që ai tjetri e kishte shënuar me gisht në telvenë e kafesë, por që kishte thënë se vetura e ëndrrës apo ankthit, e cila do të shfaqet të nesërmen, për habi, drejtohej pa njeri…
Biseda e tyre e mëtejme, që ua kishte përshkruar hetuesve, kishte qenë kjo:
“Epo, këto i kanë ëndrrat. Sepse, po të mos u mungonte diçka, atëherë nuk do të merreshin për të tilla, por si realitete…”
“Kam përshtypjen se nuk ishte ëndërr, meqë çdo gjë ishte në përputhje me realitetin”.
“Po të ishte ashtu, atëherë sot nuk do të ishe këtu. Nuk do të pije kafe”.
“Kush e di. Mund të jetë kjo kafeja e fundit?…Pse jo…”
“Mund të jetë, siç kanë qenë që të gjitha deri më tani dhe këtu nuk ka asgjë të papritur”.
“E, pra, paralajmërimi është paralajmërim…”
“Duhet të kuptohet drejt…”
“Duhet, posi…”
“Duhet…”
“Sepse, nuk vjen kot…”
“Por, ç´e do që atij nuk mund t´i iket…”
“Këtu duhet parë çështjen e të pashmangshmes…”
“Ah, le të vijë sa më parë…”
“Le të vijë…”
“Le të vijë…”
“Ne po e presim…”
“Po pra. Po e presim…”
Në fund, pronari i kafenesë i kishte deklaruar policisë se kishte përcjellë ndarjen e tyre të heshtur me një parandjenjë frike, siç kishte parë dhe përcjellë edhe atë që kishte ndodhur të nesërmen para syve të tij dhe nuk kishte qenë në gjendje t´u besonte, pse ndodhjen e asaj ngjarjeje pikë për pikë e kishte dëgjuar një ditë më parë prej tyre. Dhe, kjo kishte bërë që në mendje t´i ngatërrohej fare ngjarja me paralajmërimin, sa të mos jetë në gjendje të shpjegonte, kur, në të vërtetë, kishte ndodhur e njëmendta? Një ditë më parë?…Atë ditë?… Apo, qëmoti?…
* Nga libri me tregime “Jeta lakuriqe”, Prishtinë 2009.

Tradhëtinë duhet çrrënjosur, ajo i ka rrënjët e thella!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
TRADHËTIA I KA RRËNJËT E THELLA , PRANDAJ DUHET TA ÇRRËNJOSIM, PËRNDRYSHE DO TË SHNDËRROHEMI NË DEGË TË TRUNGUT TRADHTAR
Po ua them për herë të parë një të vërtetë që ndoshta nuk e keni njohur në tërësi.
Serbia këtë që e ka bërë me Edi Ramen e ka provuar edhe me Sali Berishen, por i ka hasur sharra në gozhdë.
Sepse Saliu nuk do ta bënte një marrëzi të tillë edhe më çmimin e jetës.
Në fakt Edi Rama së bashku me Hashim Thaçin, Richard Grenelin, Baton Haxhiun dhe së fundmi Abdullah Kotin, ka bërë fushatë të paimagjinueshme në Uashington, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Luginë, për ta shpallë Albin Kurtin anti amerikan dhe për t’ia ndaluar mikut më të madh të amerikanëve Sali Berishës hyrjen në USA.
Paralelisht dhe tërë kohën po të njëjtit individë, kanë bërë gjithçka të mundur dhe pamundur, për ta shpallë Vetëvendosjen “Organizatë Terroriste”, vetëm pse ua ka rrezikuar pushtetin në një shtet, të cilin e kanë shndërruar në pronë të tyre private.
Ose edhe më saktë vetëm pse i ka prekur në xhepa.
Taktika e politikës serbe është që shqiptarët e Shqipërisë t’i quan të mirë, ndërkaq ata të Kosovës të këqijë.
Sepse gënjeshtëra që përsëritet vazhdimisht shkakton tek njerëzit labilë fillimisht luhatje psikike, e më vonë truri i tyre idiotik e regjistron si të vërtetë.
Në këtë mënyrë shkaktohet përçarja e cila nëse nuk jemi të mençur dhe vigjilent sa duhet, mund të përfundon me luftë vëllavrasëse.
Të njëjtën taktikë e ka provuar Millorad Dodik me sygjerimin e Vuçiqit edhe në Bosnjë e Hercegovinë, duke i quajtur kroatët e Bosnjës vëllezër ndërkaq boshnjakët armiq.
Por çka kanë bërë mediat kroate?
E kanë ftuar në një emision televiziv dhe ia kanë kërkuar një pjesë të Posavines ku ata kanë qenë tradicionalisht shumicë, por Dodik kategorikisht ka refuzuar, gjë që ka ndikuar që t’ia tregojnë aty për aty kartonin e kuq.
Sepse kroatët nuk gëlltisin shangarepa.
Ata e njohin politikën serbe deri në indet e kromozomeve prandaj ia tregojnë rregullisht kartonin e kuq.
Novak Gjokoviç teniseri më i mirë në botë, me dhjetëra herë i ka shpallur publikisht dashuri popullit kroat.
Por kroatët kurrë nuk i kanë harruar fotografitë e tij dhe të babait të tij pranë hartes së Serbisë së Madhe shesheliane që shtrihet prej Vardarit dhe Virovitices, deri në Karlobag.
Shqiptarët mund të mësojnë shumë prej kroatëve sesi duhet atdheu.
Sepse ata ua kanë dhënë serbëve shovinistë të Millosheviqit një leksion të madh në luftë dhe paqe.
Një leksion aq të madh, saqë këta të fundit as në fantazinë më të errët nuk do të guxojnë ta imagjinojnë një luftë kundër tyre.
Ndërkaq çka kanë bërë politikanët faqezi shqiptarë?
Së pari e kanë trajtuar Kosovën si lopë dhe e kanë mjelë sa s’ka.
Ndërkaq pasi që ia kanë ngrënë mishin e kanë qitur në pazar, për të mos ia lënë popullit as eshtrat.
Merreni me mend :
Kosovën, e cila dyqind vjet ka derdhur gjak engjëllor fëmijësh, e kanë qitur për hesape të veta në pazar, pasi që është pranuar nga njëqind e njëzet shtete si shtet i pavarur.
Mëkatet që i kanë bërë politikanët tanë të pasluftës kundër popullit dhe shtetit të tyre, nuk i ka bërë askush në këtë botë, kaq masivisht dhe brutalisht, prandaj ata jo vetëm që e meritojnë epitetin kriminelë të turpshëm, të çmendur dhe marrëzorë, por edhe mega tradhtarë.
E meqenëse është kështu, ky popull viktimë duhet të distancohet prerazi nga të gjithë ata individë që e kanë projektuar dhe dirigjuar këtë ndërmarrje të turpshme kriminale dhe tradhtare.
Dhe jo vetëm kaq, por duhet të kërkojë me ngulm nga institucionet shtetërore që t’i shpallin tradhtarë të kombit.
“Një djallë nuk vjen kurrë i vetëm”, ndërkaq një super djallë serb vjen në Shqipëri me disa super djajë serbë, sepse secili veç e veç, e ka një mision shkatërrues, në një lëmi, fushe dhe sferë të caktuar.
Ndërkaq të gjithë së bashku e kanë mision të shenjtë shkatërrimin e atdheut të shqiptarëve.
Dhe çuditërisht secili super djallë serb, mikpritet përzemërsisht si “Super Star”, nga mijëra super djajë shqiptarë.
Nëse kjo nuk është turp, marrëzi, çmenduri dhe tradhti, atëherë unë jam me të vërtetë i çmendur, ndërkaq 22 anëtarët e masakruar të familjes sime në prag të shtëpisë nga dora e tyre, janë terroristë.
Në vitin 2006 djallin Goran Bregoviç e dërgon në Shqipëri ,,rastësisht” Udba e Jovices, ndërsa Edi Gradonačelniku ia dhuron rastësisht çelësat e qytetit.
Disa vite më vonë djali i Jovices Baton Hadžić ia dërgon Edit Djallit ,,rastësisht”, djalin udbash të ish kryeudbashit Mehmet Maliqit, Shkelzenin, si këshilltar.
Pastaj ia dërgon ,,rastësisht” edhe djalin e Sorosit Gent Caken.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte ia dërgon ,,rastësisht” edhe Besa Shahinin, të cilën më vonë ,,rastësisht” e bën grua ish bashkëpunëtori më i ngushtë i Albinit Dardan Molliqaj, i cili paraprakisht ia shet rastësisht bythën djajve për lekë.
Pastaj zbret ,,rastësisht” Droni midis Beligradit, ndërsa shqiptarët naivë e përjetojnë dhe kremtojnë si heroik gjestin e Ballist Morinës. Gjestin e të njëjtin Ballist, i cili disa vite më vonë i dëshiron rastësisht mirëseardhje në Korçë Goran Bregoviçit.
Pas Show-it me dronin Edi Rama e takon rastësisht Vuçiqin dhe hahet me të midis Beligradit, kinse për Kosovën, ndërkaq shqiptarët naivë mrekullohen dhe digjen si kashta nga ,,heroizmi” i tij, sepse si gjithmonë e gëlltisin shangarepin si kakalakat bërllokun.
Pastaj në shenjë admirimi, e quajnë Baba të Kombit dhe në fund tmerrohen si bishat, kur e kuptojmë që Schow-i i tij është shndërruar në Mini Shengen.
Pastaj vajtojnë rastësisht mediat e Shqipërisë për Miroslav Lazanskin reporterin gjakpirës dhe ambasadorin serb në Rusi që ngordhi para disa ditësh.
Në vitin 2016 Inva Mula mban rastësisht koncert në Beograd dhe pas koncertit takohet rastësisht me Presidentin Vuçiç.
Ndërkaq Edi Rama i shpreh rastësisht përmes letres admirim Sinisha Mihajlloviçit nipit të Mirjana Markoviqit dhe ish futbollistit të suksesshëm shovinist.
Pastaj miqtë e mi në thojza, që e kanë ngrënë paraprakisht shangarepen e Edit, i rrudhin supet dhe shtiren kinse nuk e kuptojnë ma botën.
Sepse për ta gjithçka është e rastësi, prandaj lirisht le ta kuptojnë edhe kritiken time si të rastësishme dhe mos të çuditën dhe tmerrohen nëse dikush rastësisht i quan idiotë.
Dorën në zemër disa sosh më dhimbsen, sepse megjithatë kanë potencial të mjaftueshëm mendor për ta dalluar shapin prej sheqerit.

Të jeshë i pavdekshëm do të thotë të jeshë Adem Jashar, Adem Demaç dhe Ukshin Hot, e para së gjithash Gjergj Kastriot

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Të jeshë i pavdekshëm do të thotë të jeshë Adem Jashar, Adem Demaç dhe Ukshin Hot, e para së gjithash Gjergj Kastriot.
Disa do të thonë po pse e harrove Rugovën?
Jo jo nuk e harrova fare, por rangun e këtyre që i përmenda, nuk e arrin askush tjetër.
Sepse ishin njerëz që kaluan nga fjalët në vepër.
Imagjinojeni që sa kohë nuk është Gjergji i Madh në mesin tonë dhe ne ende flasim, këndojmë dhe shkruajmë për të, sikur të kishte vdekur dje.
Ndërsa ka plotë njerëz që kanë vdekur dje, por sot nuk i përmend askush, ani pse kanë ngrënë njëqind fish më shumë mish, qershi, hurme dhe rrush.
Dhe ani pse kanë bërë pushime të kalibrit Nobel, me çdo familjarë të madh dhe të vogël.
E madje disa herë në vit dhe pothuajse në çdo vend të botës, por nesër kur të vdesin s’do të vlejnë ma as sa sallata prej karrotes.
Dhe unë jam i bindur që njerëzit e mirë që jetojnë në memorien e njerëzimit kaq gjatë për shkak të kalimit prej fjalëve në vepër, njëmend janë të pavdekshëm dhe privilegjuar edhe në botën tjetër.
Sepse as në këtë botë asgjë nuk është e kot, ai që na ka krijuar e di pse dikë e ka krijuar dje e dikë sot, e pse dikë tjetër për jetë e mot.

Pushime e “punë”, pritje e lodhje : Kujtime të Verës së parë pas pandemisë së Covi19

0

Me kusherinjët, djemtë e axhës: Jakup, Ahmet e Avni Kastrati, në Turjakë

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Nga Ditari im, në proces 

Zakonisht në kohë të pushimeve, nuk punoj, nuk shkruaj. Përveç valixhes me rroba të domosdoshme dhe ato për deti, ”rroba banjo” siq po iu thonin në Shqipëri, nuk marrë tjetër me veti e atje poshtë, në Kosovë e në Shqipëri ngarkohem sa s`mundem me i que librat as me kerr me rezhnika (shprehje turjakase), librat që më dhurojnë miqt e mi, shkrimtarë, studjues.

Dhe kështu edhe ndodhi. Milazim Krasniqi ma dha kompletin në 7 vëllime. Emin Kabashi një libër për një shqiptaro-amerikan, Hamzë Morina, ma dhuroi një libër për mësimin dhe shkollën shqipe në Zvicër, Fetah Berisha mi dha disa libra të vjetra, abetare e libra këndimi, Fazli Gajraku ma dhuroi një komplet, nga tradita dhe eposi ynë kulturor e … Nazmi Rrahmani afro 220 libra dhe një poet në Sarandë më fali një libër me poezi.

Në Biblotekën Kombëtare e Univerizitare, na u bë një një pritje që s`e mbaj mend më të mirë, mua, Medi Behramit e Murat Kocit, mësues e veprimtarë nga Suedia.

Ishte Drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraki, mik shtëpie që na bëni nder dhe e nderoi Familjen e mixhës Halit, Ali e Imer Gajrakuat.

Me Ali Lajcin, ish cimerin tim

Po këto nuk janë të gjithat

Takimet e ndejat me poetë e “politikaj”, deputetë e vizitat te Vorri i Shaban Polluzës, një si pllakë (përmendore ?) e Hasan Prishtinës, në Polac, Kullat e Ahmet Delisë, Nebih e Tahir Mehës dhe Kullat e Mixhës Shaban Jashari në Prekaz.

Shkurt

Shkuan edhe pushimet verore sikur mos të kishte pasur fare pushime. Ishin vërtetë “verore”, me temperature tepër të larta, me diell përcëlluse por edhe mungesë uji të pijes e gjelbrimi, shumë tollovi në rrugë me makina e kafiteri plot e përplot me njerëz sikur të ishin miza.

Në Prishtinë 

Mësuesi Hysen erdhi në aeroportin e Prishtinës e më mori me një makinë të cilën e kishte huazua sepse me të vetën me makinën e vetë kishte pasur një fatkeqësi e kishte ende disa defete. Po kjo nuk na pengoi që të shmallemi me ish mësuesin e Llukës së Epërme, mësuesin e viteve të 1964-tës. Ai nuk po plakej fare. Ishte i njëjti sikur kur e ka qenë i ri, kur ka fillua punën më 1964 me Halil Alidemën e Pozharanit (drejtorin e parë) dhe Teutë Kryeziun- Alidema në shkollën ”Emin Duraku” në Malishevë.

Me Milazim Krasniqin e Hamzë Morinën

Kur ia kujtova Malishevën, Rahovecin e Saharaekën, ai e ndali makinën dhe me një buzëqeshje, siq ai që din, më shikoi e nuk foli.
Eh, sigurisht iu kujtua rina që nuk ishte e lehtë e jeta e vështirë por e lezetshme e pa telashe…

Posa mbërritëm në Prishtinë, para banesës, në Ulpianë, më pritën tri mbesat e nipi, Eni, Ana, Trina e Leo.

Vizitat 

Si mërgimatar, apo si gërnaq, edhe unë kur të shkoj në Kosovë kam qef që sa më shumë të shetis e sa më shumë të takoj familjarë, nipa e dajë, ish shokë të studimeve, ish nxënës e kolegë të punës pa marrë parasysh dhe pa i pyetur se a kanë edhe ata dëshirë të më shohin mua. Besa edhe ”dhëmbët” i ndreqi e pi lëngje.

Takimi me Toma Vasiq, serb pas 38 vjetëve 

Ndejën e pare ose konakun e bëra te Isuf Gjoshi. Isufi ishte plakur por mbahej i fortë. Pas vdekjes së vëllait, Mehmet Gjoshit, historian i pahile, Isufi më nuk ka pa ditë të mira. Edhe gruan e kishte shumë të sëmurë. Djalin e madh në Holandëe qikën e vetme në Gjermani, të dytë të martuar.

Pa u vonua shumë, pas Isufit, shkuam në Milloshevë te një hotel ”Amazona” ku më priste Shkukri Gërgjaliu, Besim pllana dhe Toma Vasiq, nga Gllavotini, tash në Prelluzhë.

Me Tomën nuk jam takua që nga mesi i viteve të 1980, kur e kisha blere një një shtëpi të vogël me oborr e krua në mes, në katundin Gllavotin afër Prilluzhës së Vushtrrisë që as një natë nuk fjeta në te.

Një tufë me vjersha zgjedhur e pergatitur nga unë. Publikuar në Rilindjen për femijë, shkurt 1979

-S. unë kam pasur shumë presion nga pushteti që ti bie pishman për shtëpinë që ta pata shitur.

-Edhe unë kisha të njëjtin presion nga ish udhëhqësit e ish sistemit jugosllav, shqiptarë e serbë (serbë, më pakë): Salih Mulaku, Rifat Hajdari, Mashiqi, Bozha, Shaban Klinaku, Fazli Saraqi, Zymer e Halil Nuholli, Ahmeti, nga Bequku, shitës në Gllavotin, Istrefi e disa mësues, intelektual e aktivistë lokalë.

Te nipi, Haki Hoxha, me pjepra e perpeq

Unë, sikurse edhe Toma, nuk u tëhoqëm por unë hoqa të zitë e ullirit, vuajta, hoqa keq sepse jetoja si qiragji e shtëpia rrinte e zbrazët deri sa u shembe nga moti i keq, shiu, bora, erërat, koha e gjatë e dora e njeriut.

-S. nuk mi ke dhënë të gjitha paratë, më ke mbetur borq .

-Po, por tash ti paguaj të gjithat, sepse të kam pritur më shumë se 37 vjet e tash, edhe unë nuk e shkeli fjalën e besën dhe ….

Bashkë biseduesit nuk iu besonin syve e veshëve për ato që iu tregova e ata nuk e kishin ditur.

Me Kamer Thacin e Mirushes

Jetova afro 10 vite pa shtëpi e papunë  e nuk u bëra pishman e 29 vjet në mërgim.

-Të ka dërgua Enver Hoxha prej Allbanisë me i shpërngul serbët e malazezët nga Kosova, më thonon pushtetarët dhe ty të quanin me emrat e kohës si nacionalist, iredenist e armik i Jugosllavisë e kundër Vëllazërim Bashkimit, më thoshte Toma me një shqipe fëminore por të kuptueshme

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 8 gusht 2021

Audio dëshmi e pamanipuluar – Gazetari Duriqi ka refuzuar paratë e Sahitajt i cili kishte tentuar ta korruptonte për të mos shkruar për të

0

Reagim i Insajderit kundër incizimit të manipuluar, të publikuar nga një faqe interneti në pronësi të të akuzuarit për sulme kibernetike kundër dy medieve në Kosovë, Florim Alajt. Manipulimi i incizimeve nga Alaj është tendencë e tij për ta njollosur Duriqin e Insajderin, pas dështimit të tij që përfitojë mbi 300 mijë euro nëpërmjet shantazhit duke marrë nën kontroll faqen në internet të Insajderit, insajderi.com. Florim Alaj ende gjendet në arrati dhe në forma të ndryshme tenton sërish ta shantazhojë kompaninë mediale Insajderi, në kërkim të parave. Se si Halit Sahitaj, i lidhur me Florim Alajn ka tentuar ta paguaj gazetarin Duriqi për të mos raportuar për lidhjet e tij me Rusinë dëshmohet në incizimin që po e sjellim sot dhe të cilin e posedojnë edhe organet e sigurisë dhe inteligjencës.

Kredibiliteti i gazetarëve më së shumti u dhemb pushteteve autoritare dhe kriminelëve. Ata, nuk e durojnë kritikën, shkrimet profesionale, e as qasjen e paanshme. Kësisoj, fillojnë luftë me të pavërteta dhe gjysmë të vërteta për të “rrënuar” kredibilitetin e atyre që i konsiderojnë armiq.

E tillë është bërë fushata kundër Insajderit dhe gazetarëve të saj nga persona të akuzuar e në arrati, të cilët vitin e kaluar provuan ta asgjesojnë teknikisht këtë medium i sulmuar nga shumë anë.

Derisa në të kaluarën, gazetarët e Insajderit janë kërcënuar e rrahur fizikisht, ndaj tyre tashmë ka nisur një luftë speciale me incizime të montuara sipas hesapeve e interesave të porositësve dhe realizuesve.

Në maj të vitit 2019, ekipi i emisionit InDoks po e realizonte emisionin “Mafiozi Shqiptar”, një histori për operimin e grupit kriminal që udhëhiqej nga Ismet Osmani-Curri, një mafioz kosovar me famë botërore.

Gjatë hulumtimit, ishin kuptuar lidhjet e “Currit” me të dyshuarin për agjent rus në Kosovë, kosovarin nga Istogu, Halit Sahitaj, i cili shfaqej kudo, madje edhe në krah politikanësh e ndeja private.

Sahitajt, i ishin dërguar pyetje për pjesën ku ai do të përmendej. Ai në fillim pranoi që të kishte një takim me gazetarin Visar Duriqi, për të folur për mundësinë e intervistimit.

Takimi për këtë qëllim ishte zhvilluar në një hotel në Prishtinë, dhe kishte zgjatur 1 orë e 6 minuta. I tëri është incizuar.
Duke e ditur veprimtarinë e Sahitajt dhe lidhjet e tij me shërbime armiqësore kundër Kosovës, takimi ishte vëzhguar nga njerëz të inteligjencës të cilët ka kohë që përcjellin veprimet dhe veprimtarinë e tij.

Gjatë takimit me gazetarin Duriqi, Sahitaj konfirmon të gjitha pohimet që janë transmetuar për të në emisionin “Mafiozi Shqiptar”, ku figurë qendrore është Ismet Osmani-Curri.

Në fund të takimit, me qëllim që të ndryshohej diçka në favor të tij në këtë emision, Halit Sahitaj tenton që t’i jep para gazetarit Visar Duriqi.

Paratë ishin paketuar në një zarf të trash. Siç edhe mund të dëgjohet në audio-incizim, ai u referohet parave si “kafe” dhe “dhuratë”.

Për këtë tentim korruptimi është i njoftuar shteti.

Në audio-incizim, dëgjohet Duriqi duke i refuzuar. Dokumentari është transmetuar me përmbajtjen që e kanë parë shikuesit e shumtë.

Pjesa e fundit të bisedës, ku Sahitaj duke u përshëndetur tenton ta realizojë planin e tij për të ofruar para dhe dështon:

V: Halit a po me fal mu se kom tash me shku me u taku.
H: Ani vëlla falemineres që ke.
V:E ani këqyre nesër qat farë kontakti!
H: Publik bëmë çka dush jo që ta kom jep unë.
V: Nëse kanë politikanët e Kosovës?
H: Ata e ki të sigurt!
H: A e don një kafe kështu?
V: A?
H: Një dhuratë me ta bo a don?
V: Kështu është kafe a po?
H: Jo bre jo.
V: Qysh po menon?
H: Ah…

V: Ja ja kafe ashtu jo, unë menova mos është kështu kafe që e ke pru prej Rusie, se jo, jo faleminderit! Ja, Jo!

Një portal i quajtur Shqip.com i krijuar nga Florim Alaj në arrati, dhe Ardian Alaj me aktakuzë për tri vepra penale të kryera kundër Insajderit vitin e kaluar, të shtunën ka publikuar një audio-incizim në të cilin janë montuar pjesë nga biseda kinse Halitaj ofron para për raste të shkrimeve të tjera.

Në këtë audio-incizim që është montuar, dhe janë shtuar pjesë bisedash më pastaj, ai thotë se ka disa shkrime të gatshme për disa personalitete në Kosovë.

Ky audio-incizim është i montuar e skandaloz.

Ato shkrime gjoja të porositura kundër kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli dhe kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, kurrë nuk janë botuar në Insajder.

Por, kundër Lumezit këto ditë janë botuar në portalin shqip.com, pronë e të akuzuarve, Florim e Ardian Alaj, me protagonist Halit Sahitajn, me gjasë të paguara nga ai.

Në këtë bisedë të incizuar, Duriqi i kërkon Halitajt t’ia dërgojë materialet, të shqyrtohen fillimisht, të bëhet një verifikim, dhe nëse do të kishte material dhe interes publik edhe mund të publikoheshin. Kjo pjesë është hequr nga audio-incizimi i publikuar Shqip.com, portali i të akuzuarit për krime kibernetike kundër Insajderit dhe gazetës Infokusi, Florim Alaj.

Asnjë shkrim nuk është dërguar nga Sahitaj tek Duriqi. Asnjë pagesë nuk është shkëmbyer. Asnjë publikim nuk është bërë.

E vërteta e këtyre incizimeve do të dalë. Atë duhet dhe do ta bëjë një ekspertizë profesionale forenzike pasi që hetimet për to tashmë kanë nisur. Kjo e vërtetë do të nxjerr në shesh një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë krijuar një portal për të publikuar incizime të montuara.

Insajderi, është mediumi që para shikuesve dhe lexuesve ka sjellë profilin e dyshimtë të Halit Sahitajt. Insajderi është po ashtu mediumi që zbuloi emrin dhe figurën që fshihej prapa zërit të incizuar të portalit shqip.com. E vërteta është kjo. E tillë do të konfirmohet kur hetimi i Prokurorisë Speciale do të dalë me rezultat profesional rreth incizimeve të publikuara.

Audio-incizimi i montuar i grupit kriminal dhe i portalit të personit në arrati, Florim Alaj, madje është lëshuar edhe në ofendim, pos shpifjeve. Tutje, ai është shpërndarë nga portali pro-qeveritar, “Kallxo” i BIRN të Jeta Xharrës.

Masakra turke e Manastirit dhe ato të Serbisë


Dilaver Goxhaj, Tiranë

Masakra e Manastirit e ka zanafillen me ftesën prej kryeministrit të Tuqisë për një marrëveshje me kryengritësit shqiptarë që u zhvillua në Manastir më 30 Korrik të vitit 1830, por që përfundoi më gjakderdhje të jashtëzakonshme më 9 Gushtit 1830, sipas planit të organizatorëve. Ajo masakër ka qenë një ndër veprimet gjakatare e më të pabesa të Portës së Lartë, të kryera në Shqipëri. Qëllimi ishte: nënshtrimi i lëvizjes shqiptare për vetëqeverisje, ngaqë menjëherë pas vrasjes së Ali Pashë Tepelenës, shumica e feudalëve të Shqipërisë së Jugut u hodhën në kryengritje për të arritur vetëqeverisjen e vendit. Veçanërisht gjatë luftës ruso-turke (1828-1829) ata arritën t’ua hiqnin nga duart efektivisht pushtetin funksionarëve osmanë. Në këtë gjendje të rrezikshme për sundimin e saj në Shqipëri, Porta e Lartë, pas paqes së Edrenesë, ngarkoi sadrazemin (kryeministrin) Mehmet Reshid Pashën që të merrte masa për t’i hequr qafe udhëheqësit më aktivë të kryengritjeve:

Thanë: doli Rumelia,
Ngriti krye Shqipëria!
Thanë: doli sadrazemi,
Ngrihi Shqipërisë t’i vemi!

Sadrazemi i ftoi ata të vinin në Manastir, gjoja për të biseduar për çështje ushtarake dhe për pagesat e prapambetura të ushtarëve shqiptarë. U gënjye Asllan bej Puçia dhe shkoi, i cili kish braktisur ushtrinë turke kur luftonte në Greqi dhe tash lufonte kundër ushtrisë turke. Po ashtu u gënjye edhe Veli Goroshjani, qeveritar’i Mecovës, Artës dhe Prevezës, duke marrë me vete të dy këta një varg bejlerësh të tjerë e me truprojat e tyre, gjithsej rreth 1500 veta.

O Asllan e o Veli,
Bobo ç’jeni të këqi!
Veten e bëni beli.
Trima vet’e trima Beu.. .
Sadrazemi ç’u gënjeu;
Në Manastir seç u preu.

Ngjashëm si “O Asllan e o Veli” u gënjyen nga Vuçiçi edhe shumë politikanë shqiptarë në Shqipëri e Kosovë dhe mbështetën marrëveshjen e Shkupit të 29 korrikut 2021,duke u pasuar nga shumë analistë e patornazhistë…
Pas pritjes së të ftuarve në Manastir plot nderime, u zhvillua një stërvitje e reparteve të rregullta të ushtrisë, gjatë së cilës një repart hapi zjarr me urdhër. Veliu, Asllani e shumë të tjerë ranë të vrarë, pjesa tjetër u masakrua ose u kap rob. U vranë dhe u varën rreth 1000 veta, ndërsa 400-500 të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm.
Një masakër e ngjashme, por me përpjestime më fë vogla, sadrazemi e organizoi po atë vit, më 1830, edhe në Janinë
Zylyftar Poda, nga fshati Podë i Leskovikut, i madhuar në kohë t’Ali Pashë Tepelenës deri në shkallën e silahdarit, e njihte urrejtjen e sadrazemit ndaj shqiptarëve dhe pabesinë e tij, dhe, jo vetëm që nuk shkoi, por lidhi fjalë me Bushatllinjtë e Shkodrës për të sulmuar së bashku garnizonin turk të Manastirit, sulm i cili u zhvillua më 1831:

Zylyftari Podës
Dërgoi kartë Shkodrës.
Edhe Shkodra i dërgoi,
Manastir u grit e shkoi.

Më pas, po më 1831, kur sadrazemi dërgoi ushtri kundër tij, Zylyftari shpërtheu një kryengritje të gjerë fshatare. Beteja përfundimtare u zhvillua në malin e Melesinit, e cila zgjati gjashtë muaj.

Melesini maja – maja
E rreh topi e kumbaraja;
Melesini i përpjetë,
I vete gjylja shigjetë.
Kjo kisha me një kamare
Nizamët i shojti fare.
Këjo kisha me tri shkallë
Rreth e rrotull me nizamë.
Mun’ te port’ e Zylyftarit,
Varur kok’ e bashnizamit.

Përkimi i ftesës së Sulltan Vuçiçit, e datës 28-29 korrik 2021 për në Shkup, (191 vite pas ftesës dhe masakrës së Manastirit), nuk duhet të jetë rastësi, pasi kanë të njëjtin qëllim: Turqia deshte të shuante kryengritjet e shqiptarëve për vetëqeverisje dhe të impononte qeverisjen e centralizuar të Tanzimatit, një kanun të përgjithshëm për gjithë viset e Turqisë, e cila donte të thoshte se edhe ca të drejta të pakta vetëveprimi që kishin shqiptarët, do t’i merrte Turqia. Ndërsa, qëllimi i idesë së “masakrës” së Shkupit, me emërin e ri “Open Ballkan”, është: Të imponoi të qenët të Kosovës pjesë e Serbisë dhe shkëputjen e Ballkanit që të mos i bashkohet ai kurrë Bashkimit Europian. Turqia nuk mund ta realizonte qëllimin pa eleminuar udhëheqësit e kryengritjeve shqiptare; Serbia nuk mund ta realizoi pa larguar nga pushteti në krye të Kosovës Albin Kurtin.


Edhe Sulltani i Serbisë, ngjashëm si ai i Turqisë, duke parë se Kosova nuk ishte për mini-shengenin Ballkanik dhe, përveç kësaj, “kryengritësi” Albin i kërkoi këtij Sulltani të jepte llogari për 28 masakrat që janë kryer në Kosovë me urdhër të tij në vitet 1998-1999, prandaj Vuçiçi shpiku kanunin e ‘liberalizimit politik”, të emërtuar tashmë “Open Ballkan”, me bindjen se “kryengritësi” Albin Kurti do të gënjehej në “ftesën” për të shkuar në kryeqytetin e Manastirit (Shkup) dhe të pranonte masakrën e krijimit të Serbisë së Madhe..
Ngjashmëria tjetër e “Tanzimatit” të Sulltanatit serb me atë të Turqisë, qëndron në faktin se Masakra e Manastirit u organizua 8 vite pas masakrës së eleminimit të Pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës. Edhe Sulltani i Serbisë së madhe e organizoi mbledhjen në Shkup 22 vite pas Luftës Çlirimtare të Kosovës, e cila e shkëputi Kosovën nga Serbia, dhe pasi pat kryer 28 masakra ndaj shqiptarëve në Kosovë:
Masakra e Qirezit e Likoshan (Drenicë) më 28 shkurt 1998 – 24 të vrarë;
Masakra e Prekazit (Drenicë) më 5-6 Mars 1998 – 59 të vrarë;
Masakra e Panorcit (Malishevë) më 4 Shtator 1998 – 236 persona (u parandalua se ndërhynë me në ato momente Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, John Shattuck, dhe senatori Bob Doll);
Masakra e Abrisë e Epërme (Drenicë) më29 shtator 1998–23 viktima;
Masakra e Reçakut (Shtimie) më 15 janar 1999 – 42 viktima;
Masakra te Ura e Rakovicës (Gjakovë) 24 janar 1999 – 5 viktima;
Masakra e Rogovës së Hasit, më 27 janar 1999 – 30 viktima;
Masakra e Celinës (Istog) më 23 Mars 1999 – 82 viktima;
Masakra e Krushës së Vogël , më 25 mars 1999 -113 viktima;
Masakra e Krushës së Madhe më 26 mars 1999 – 307 viktima;
Masakra e Kotlinës (Kaçanik) më 24 Mars 1999 -25 viktima;
Masakra e Izbicës (Drenicë) më 28 Mars 1999 – 147 viktima;
Masakra e Podujevës (oborri i Hali Gashit) më 28 Mars 1999–18 viktima;
Masakra e Potercit të Epërm (Klinë) më 29 Mars 1999 – 12 viktima;
Masakra e Burimit (Malishevë) më 30 Mars 1999 -35 viktima;
Masakra e Gjakovës (te oborri Mehdi Vejës) më 2 Prill 1999–21 viktima;
Masakra e Nagavcit (Rahoves) më 2 Prill 1999 – 31 viktima;
Masakra e Kralanit (Gjakovë) më 3 Prill 1999 – 87 viktima;
Masakra e Paklekut të Vjetër (Drenicë) më 17 Prill 1999 -60 viktima;
Masakra e Burgut të Dubravës më 19-24 Prill 1999 – 184 viktima;
Masakra e Fushë Kosovës më 21 Prill 1999, 154 viktima;
Masakra e Llashticës (Gjilan) më 26 prill 1999 – 40 viktima;
Masakra e Mejës dhe Korencës (Gjakovë) më 27 Prill 1999– 348 të zhdukur.
Masakra e Studimes (Vushtri) më 2 Maj 1999 – 109 viktima;
Masakra e Carrallukës (Malishevë) më 17 Maj 1999 -22 viktima;
Masakra e zhdukjes së filozofit UKSHIN HOTI më 19 Maj 1999;
Masakra në Qafën e Bogiçës më 24 Maj 1999 – 14 të vrarë;
Masakra e Pejës (familja Bala) më 12 Qershor 1999, 7 viktima;
Sikundër shihet,, në hapësirën kohore prej 15 muaj janë kryer 28 masakra, që do të thotë gati dy masakra në secilin muaj, ose në çdo 17 ditë një masakër. Nëse i rendisim edhe krimet e tjera të sulltanëve të Serbisë në Kosovë gjatë asaj periudhe kohore:
– 12 mijë civilë të vrarë e të groposur në mbi 530 varreza masive;
– 20.400 femra shqiptare të dhunuara të moshës 7 vjeçe e lartë;
-100.589 shtëpi, banesa e objekte të tjera banimi të djegur;
– 358 shkolla të djegura;
– 71 zyra institucionesh të djegura;
– 30 shtëpi kulture dhe 93 biblioteka publike;
– 123 objekte shëndetësore të djegura;
– 215 objekte fetare të besimit myslyman (xhami, teqe) të djegura;
– dogjën Arkivin e Bashkësisë Islame ku kish dokumente prej shek. XV;
– 5 kisha katolike të djegura;
– 88.101 objekte ekonomike shtetërore e private ndihmëse të djegura;
– therrën dhe dërguan në Serbi 70 % të të gjithë gjesë së gjallë;
– 900.000 – 1.000.000 shqiptarë të përzënë nga Kosova,

na rezulton njëqind fishi i viktimave e i shpërnguljeve në raport me atë të masakrës së Manastirit, por në një qëllim edhe më makabër: shuarjen e të qenit Shqipëri të Kosovës. Për këtë qëllim, Serbia kreu masakra të të gjithë llojeve, që nuk i ka njohur as edhe një luftë tjetër pushtuese në botë, krime të cilët kualifikohen: “gjenocid” (vrasje popullsie të pambrojtur ); “megacid” (vrasje e përdhunime në masë); “kulturocid” (shkatërrim i objekteve kulturore dhe moniumenteve historiko-kulturore); “ekonomicid” (shaktërrim dhe plaçkitje të ekonomisë); “medicinocid”(shkatërrim objektesh shëndetësore); “etnocid” (shkatërrim i etnisë) dhe “religiocid” (shkatërrim i objekteve fetare).
Interesante është se përvç përkimit në data të përpjekjeve për të vendosur “kanunin” e Tanzimatit nga Turqia, dhe të “Open Ballkan” nga Serbia, kemi edhe përkimin në faktin se edhe në këtë ftesë “dashurie” të Shkupit, nuk shkoi “kryengritësi” i Kosovës Albin Kurti, sikundër nuk shkoi edhe Zylyftar Poda në Manastir.
Kundër Zylyftar Podës Sulltani u hakmor, duke e sulmuar me ushtri ku bënin pjesë edhe shumë mercenarë shqiptarë. Por edhe sulltani Vuçiç ka hedhur në sulm një ushtri të tërë politikanësh, analistë, gazetarë e patronazistësh në media dhe fejsbuk, ngjashëm si më 1830 ku kishte shqiptarë qe ndihmuan Sulltanin ta organizoi atë masaker si dhe iu gezuan vrasjes se 1000 bashkë kombasve te tyre; sikundër u gëzuan 89 deputetë të Kuvendit të Kosovës më 23 Prill 2014 dhe votuesit e tyre, që i thanë “PO!” Gjykatës Speciale njëetnike kundër UÇK-së.

Tiranë, 7 gusht 2021

Thirrja që ju bë këngëtarit serb Goran Bregoviq , në Festivalin e Birrës në Korçë, ka nxitur reagime të shumta më arsye në Kosovë

0

Skender Mulliqi, Pejë

Bregoviq moti ishte pozicionuar më këngët e tija kundër shqiptarëve .Ai ishte inspirues i gjenocidit serbë , kishte takuar edhe kriminelin e luftës në Bosnje, Radovan Karagjiqin. Bregoviq që më shumë është alkoholist dhe drogagji së sa këngëtar , kishte kërkuar që “Kosova dhe Metohia “ të mbrohen më Kallashnikov, kështu titullohet edhe kënga e tij.Shqiptarët ende i kan plagët e freskëta nga lufta , ende I kan të freskëta masakrat serbe dhe inspiruesit e saj.Nuk besoj së ka interesim nga publiku për këtë këngetar të shovenizmit serbomadh , për pos organizatorit dhe qarqeve të caktuara politike në Shqipëri.

Thirrja e tij në Korçë, është sjellje jo normale e organizatorit.Nese është nevoja Bregoviq duhet ti ndalohët pjesmarrja edhe më protesta.Vëtem një krahasim.Në Kroaci ka pasur më pak luftë , dhe shumë më pak viktima kroate të luftës në krahasim më Kosovën. Ne vitin 2018 kengetarit serb, Bajaga i ishte ndaluar pjesmarrja në një koncert në qytetin e Karlovcit nga Veteranët e Luftës , për shkak së ky këngëtar , në vitin 1993 në Knin kishte kënduar këngë çetnike.

Mardhënjët më politikën të këngëtareve serbë , kan qenë gjithmon të afërta, e sidomos kur bëhët fjalë për shqiptarët.Edhe organizatorët në Korçë ishte dashur të ndalojnë pjesmarrjën e një këngëtari serb qfarë është Bregoviq.Nese Edi Rama në vitin 2006 e kishte ndëruar Bregoviqin më Qytetarë Nderi të Tiranës , dhe nese ai i ka ndëgjuar më endje këngët e grupit “Bijelo Dugme” të ish Jugosllavisë,kjo nuk do të thotë së Goran Bregoviq, sërish të marr pjesë në një festival , por tash në Korçë.