
Unë kërkoj ndjesë

Bordi i Drejtorëve të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, shkarkon Bleron Baraliun dhe Uk Lushin
Ky shkarkim hyn në fuqi menjëherë.
“Bordi i Drejtorëve si organi më i lartë i Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, duke u bazuar në agjendën e pastër të saj, me qëllim për të vazhduar punën dhe detyrimet që i ka ndaj anëtarësisë së saj dhe veprimtarinë fisnike për të promovuar interesin e përbashkët, vlerat dhe idealet e Shteteve të Bashkuara dhe të popullit shqiptar, gjithmonë duke u mbështetur në rregulloren dhe nën-ligjet e saj, nuk do të lejon rrëmbimin dhe shkeljen e punës së saj nga individë të caktuar për qëllime dashakeqe”, thuhet në njoftimin për media të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan.
Aty thuhet gjithashtu se mundi i të gjithë bordit, por në veçanti i kryetarit Bruno Ceka, janë dëshmi e fortë që puna e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan është në rrugë të drejtë dhe detyron për angazhim edhe më të madh për një vazhdimësi edhe më të fortë në ngritjen e këtyre vlerave.
Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan që drejtohet nga Bruno Ceka ka njoftuar se Bleron Baraliu dhe Uk Lushi, të dy tashmë të shkarkuar nga bordi i drejtorëve të kongresit, kanë abuzuar me faqen zyrtare në Facebook për të përhapur dezinformata.
“Për fat të keq, sot jemi dëshmitar të një rrëmbimi të egër të tillë, të një abuzimi të paskrupullt, në detyrën e postit në mirëmbajtjen si admin i faqes së medies sociale Facebook nga tanimë ish-drejtori i saj z.Uk Lushi dhe ish-sekretari i saj z. Bleron Baraliu, ku pa autorizim, me shkelje brutale të rregullores dhe nën-ligjeve të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, ata haptazi përdhosën këtë rregullore duke u paraqitur në emër të Bordit të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan për të përhapur dezinofrmata të pabaza”.
Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe bordi i tij janë zotuar se do të vazhdojnë me angazhimin dhe detyrimet që i kanë marrë dhe për çdo aktivitet që do të ndërmarrë në të ardhmen do të informojë publikun e gjerë.

Sulmet dhe shpifjet e Foti Cicit, si shenja të dëshpërimit.
Nga: Kostandin Luçi
- Se fundmi me ka akuzuar dhe mua,madje duke publikuar dhe foton time.
Je bere per tu meshiruar Foti. Foti Cici vazhdon ende me shpifjet dhe genjeshtrat e tij te panumerta qe behen kundrejt Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise dhe jo vetem. Ne rastin me te fundit,mashtruesi Foti Cici,ka shkruar dhe per mua madje ka hedhur dhe foton time tek faqja e tij. Te gjithe ata qe I besojne Foti Cicit,duhet te dijne qe,nuk jane duke i besuar fjaleve te nje njeriu te drejte por fjaleve te nje njeriu qe perfaqeson djallin dhe me te vertete Foti Cici eshte nje version i djallit ne Kanada.
Por,problemi me i madh i Fotit eshte Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare dhe te gjithe ata qe flasin per Kishen Orthodokse Autoqefale te Shqiperise dhe qe shkojne ne kishe dhe ndjekin meshat ne te,nuk jane asgje me shume dhe me pak, por vetem “agjente” dhe kjo sipas Foti Cicit, edhe une jam agjent, duke u perdorur per qellime “ogurzeza” brenda ne kishe dhe duke u perdorur nga te tjere. Kjo eshte injoranca e Foti Cicit dhe atyre qe e ndjekin me kersheri per te pritur genjeshtren e rradhes nga vete Foti Cici.
Sulmet qe ben jane sulme te nje karakteri te ulet dhe te nje njeriu cinik, i cili nuk mendon si te predikoje dhe te perhapi fjalen e Ungjillit, por e ka mendjen si te sulmoje Kishen Orthodokse Shqiptare, dhe kleriket e saj te forte nderuar. Eh, kjo duhet te jete pak e veshtire per nje njeri qe nuk mund te dalloje punen dhe ringritjen e Kishes Orthodokse ne Shqiperi. Kur dikush nuk meshon dhe e kam fjalen per Fotin, qe nuk jep asnje te dhene se ku meshon apo nga cila Kishe varet sepse ai, pra Foti eshte deposed ( I pushuar). Fotin e zhveshi si prift OCA (Orthodox Church of America) dhe per cudi ai del dhe i paraqitet atyre qe se njohin me emrin At Foti Cici?
Une nuk mund te jem shembulli i nje te Krishteri perfekt, por une perpiqem te jem nje i Krishtere perfekt dhe si i tille, perpiqem te sillem sipas parimeve Biblike dhe jo sipas parimeve te shantazhimit dhe shpifjeve qe ben Foti Cici me banden e tij te sharkataneve dhe shpifesve. Ende ne vitin 2021, Foti merr guximin, shkruan dhe publikon genjeshtra, duke shpifur per cdo lloj gjeje.
Mjaft me mesazhe anonime, kercenime dhe shpifje se nuk trembni askend por thjesht tregoni genjeshtrat e tuaja, dhe nxirrni cdo dite dhe me shume ne drite shpirtin tuaj dhe shpirtin e atyre qe ju sherbejne ju, te cilet ose jane verbuar ose nuk dine se cfare bejne. Foti eshte nje shpifes i paguar, dhe kjo eshte me se e dukshme, nga kushdo qe deshiron te shohi dhe te lexoje te verteten.
Kur politika dhe arti provokojnë ndërgjegjen kombëtare
Nga: Sadri Ramabaja
Brezi i të rinjëve tani e ka të qartë se, nëse deri dje fati i Atdheut të tyre ishte pjesërisht në duart e Fuqive të Mëdha, sot ai është më shumë në duart e tyre.
Prandaj vetorganizimi, reagimi në raste si ky në Korçë, kur cenohet dinjiteti i një Kombi, merrë legjitimitet të plotë.
Prishtinë, 7 gusht – Stavro Skendi njëri nga studjuesit më të spikatur të mendimit politik shqiptar, para së gjithash filleve të tij dhe zgjimit të ndërgegjes nacionale tek shqiptarët përgjithësisht, potencon se, ishte pikërisht GJUHA që i bënte shqiptarët të ndjenin që ata qenë të ndryshëm nga të tjerët dhe i falte atyre ndjenjën se i përkisnin të njejtit komb.
Gjuha dhe kjo ndjesi e përkatësisë së përbashkët, të qenunit NJË, e bën Kombin sot të frymojë bashkë, të njësohet edhe më shumë me emrin SHQIPËRI, kur dikush e provokon dhe tenton ta ndajë e përçajë.
Intencat për krijimin e një modeli tjetër të ngjashëm me ish Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, tashmë me emrin Open Ballkan, ku mbret pa kurorë do të ishte Aleksandar Vuçiqi, duke e shenjuar atë akt me një burbujë moderne në Festivalin e Birrës në Korçën tonë të dashur, e ku do të duhej të performonte një artist kontaverz serb, që kishte inspiruar e ushqyer soldatskën serbe në plojat gjithandej në ish Jugosllavi, e me theks në Bosnjë e Kosovë, është fyerja më e madhe që i bëhet pikërisht ndërgjegjes sonë nacionale, ndjesisë së të qenunit NJË.
Prandaj ky akt – ftesa për muzikantin serb, Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, ka provokuar kundërveprimin e ligjshëm, reagimin masiv të shqiptarëve që duket se po organizohen dhe dynden drejt Korçës.
Reagim tejet sinjifikativ për seriozitetin e gjendjes së krijuar është ai i tifozëve Kuq e Zi: Me trupat tona do ta ndalojmë paraqitjen e Bregoviqit në Korçë!
Ata përmes thirrjes së publikuar në faqen e tyre të rrjetit social, ftojnë Bashkinë e Korçës të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.
Reagime emocionale kishte edhe nga bota e artit dhe personalitetet publike. Nga më të veçantët e më emocionuesit, ishin reagimet e dy artistëve tanë të mirënjohur: tenorit Ramë Lahaj, që ka pushtuar botën nga Londra në Sidnej, dhe ai i këngëtares së mirënjohur gjithandej në hapësirën shqiptare – Xhensila Myrtezaj.
Klasa e pandërgjegjshme politike, që ka sunduar shqiptarët gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, e ka të vështirë ta kuptojë këtë uragan ndjesish që burim kanë ndërgjegjen e cenuar kombëtare.
Zhvillimet e reja politike në Kosovë, por edhe lëvizjet masive të të rinjëve tanë gjithandej në Perendim, ku shteti ligjor frymon natyrshëm e në përputhje me interesat e kombit, ka ndërgjegjësuar shumë më shumë një brezë të tërë, ngasa do të mund ta bënte politika, qoftë edhe ajo më e sofistikuara e shtetit modern.
Rikthimi tek vetëvetja, prandaj shqiptarëve sot u vije si nevojë e brendshme e pjesërisht edhe si reaksion i domosdoshëm, dhe atë nga pozicioni i vetëmbrojtjes së imponuar. Ky brez, tashmë e ka të qartë se, nëse deri dje fati i Atdheut të tyre ishte pjesërisht në duart e Fuqive të Mëdha, sot ai është më shumë në duart e tyre.
Prandaj vetorganizimi, reagimi në raste si ky në Korçë, kur cenohet dinjiteti i një Kombi, merrë legjitimitet të plotë. Në raste të këtilla, kur politika dhe arti tok provokojnë ndërgejgjen kombëtare, vetorganizimi dhe reagimi si një trup i vetëm, rezulton të jetë mjeti i vetëm i shpëtimit.
Qysh vajtoi Shqipëria për masakruesit serb?
Në foto : Mbreti i Jugosllavisë duke ikur nëpër Shqipëri në përcjellje të trupave të Esad Pashës
- “Në Galerinë e Arteve në Tiranë më 17 shtator 2015, u hap ekspozita për një ngjarje të madhe të historisë së Serbisë gjatë Luftës I Botërore, e njohur si “Tërheqja e madhe”.”/!!!

Nga Fahri Xharra, Gjakovë
“Se të gjatë e kemi jetën e kemi të shkruar në ballë por fatbardhësisht që nuk dimë të lexojmë” – na thoshin dikur . Kishin të drejtë ! , kjo në një farë mënyrë ishte shpjegimi i trashëgimisë gjenetik e që bartët nga brezi në brez. Dhe sikur t ‘analizojmë rrënjën familjare nga disa breza përpara nesh , përafërsisht do ta dinin se nga cila sëmundje do të vuajmë dhe po ashtu do te dalin edhe gjëra te tjera të trashëgimisë.
Ne shqiptarët e kemi të shkruar në ballë se me ç ‘farë ardhmërie do të ballafaqohemi si komb. Mos harroni, është në pyetje gjeni “trashëgimtari “ që luan me ne .
“E gjithë familja mbretërore serbe, e hipur në qerre dhe e tërhequr nga buaj të paushqyer prej një jave, mbërriti në shtëpinë e Esat Pashë Toptanit, ku pasi morën veten, me anijet franceze, arritën të largoheshin nga Shqipëria. Kjo tërheqje tragjike dhe humbjet e mëdha të serbëve hynë në histori si “Tërheqja e Madhe”, një histori krejt e panjohur për historinë tonë. (Shkruan shtypi i Shqipërisë këto ditë ). Çfarë dhembshurie e Esad Pashë Toptanit për Mbretin e sh Jugosllavisë ?
Me të vërtetë “humanizëm” i paparë ; me të vërtetë tradhti e parë kombëtare e Esadit tonë, turpit kombëtar të varrosur në Paris.L exoni këtë servilizëm gjenetik të shtypit shqiptar: “100 vjet më parë, në fillim të Luftës I Botërore, Mbretëria Serbe u gjet përballë një sulmi frontal të ushtrive gjermano-austro-bullgare. Duke mbetur pa rrugëdalje, armatat serbe, të demoralizuara dhe pa shpresë, u detyruan të tërhiqen nëpërmjet maleve të Shqipërisë, shkruan Syri.net. Shtigjet plot borë dhe malet e ashpra, mungesa e ushqimeve dhe tifoja e morrave bëri që kur trupat serbe të dilnin në bregdetin shqiptar, të kishin lënë pas një varg të gjatë me kufoma.” Gjeneratat e reja , do të qajnë dhe vajtojnë për atë se çka iu paska pasë ndodhur fqinjëve tanë “të mjerë “ (Historia serbe flet për humbjen e 150 – 200 mijë ushtarëve dhe civilëve serbë. ) . Mrekulli e genit trashëgimtarit, i cili as sesi të ndahet nga ne … geni është gen , ai vetëm trashëgohet .

Nikolla Pashiqi dhe Esat Pashë Toptani në Beograd
E toptanët e rinj : “Në Galerinë e Arteve në Tiranë hapet më 17 shtator, ekspozita për një ngjarje të madhe të historisë së Serbisë gjatë Luftës I Botërore, e njohur si “Tërheqja e madhe”.”
Serbët në Durres dhe varrezat serbe në Tiranë
A duhet të harrojmë me urdhër apo ?” Më 1913 , u botua “Albanian Golgotha” dhe Leo ishte në mesin e ushtarëve të ushtrisë së Austro-Hungarisë në Shqipëri. Leo Freundlich , ishte gati apo më shumë dhe shumë më shumë se një shqiptar.”
Sa për rikujtim brezave të rinj të toptanëve: Libri i tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Ebraik. Masakrat që u ndërmorën serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtën e vitit 1912. Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë..”Edhe mua për këtë shkrim do t`më akuzojnë : Ja se çka shkruan sot shtypi serb për hebreun , mikun e shqiptarëve Leo Freundlich”:- “Freundlifhu dhe rrënjët e progandës anit serbe “( Leo Freundlich and The Roots of Anti-Serbian Propaganda): “ Leo Freundlich ishte racist dhe një anti-serb histerik. Rrënjët dhe origjina e paradigmës së propagandës anti-serbe janë që nga koha e Austro-Hungarisë para LPB(WWI) ( Luftës së parë botërore).”
Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njëjtën shkallë të prapambeturisë në të cilën ishin edhe para një mijë vjet “(Sveta Protiq) ….E na sot e hapim ekspozitën madhështore “Tërheqja e madhe”, e cila sa do ku do do të rris “ urrejtjen “ ndaj vetvetes , se si nuk paskemi qenë “human “ në atë kohë me vrasësit tonë .
Me të vërtetë serbët janë pa presedan , ja se si mundohen në çdo mënyrë të ulin vlerën e kombit shqiptar “ Propaganda raciste e Leo Freundlichut quhej “Albania’s Golgotha” ( Golgotha Shqiptare) , dhe që është një shembull i një nxitjetje raciste të urrejtjes etnike dhe fetare.
Leo Freundlich -u racist ? Pas Ekspozitës , a thua edhe ne do ta quajmë Leon “ racist “. e Esadin “vizionar në marrëdhënjet e mira me fqinjët “
Eh geni, trashëgmtari ! ,Fahri Xharra2015,
Po iu barti ne origjinal tekstin e këtyre ditëve të shtypit serb, Nese jo , përdorni përkthyesit elektronik,
“Tokom okupacije Albanije u balkanskim ratovima, Esad Paša je sarađivao sa srpskom i crnogorskom vladom protiv privremene albanske vlade Ismaila Kemalija. U previranjima nakon proglašenja nezavisnosti Albanije, krajem 1913, uz pomoć Srbije preuzeo je vlast u centralnoj Albaniji, uspostavivši neku vrstu marionetske države.
kipediaOvaj hrabri Albanac bio je tokom Prvog svetskog rata na strani Srbije, pa je tako srpskoj vojsci i njenom kralju omogućio povlačenje preko Albanije, štiteći je od napada ekstremista.
Esad Paša je sarađivao sa Srbijom, pristajući na izmenu priznatih granica Kneževine Albanije u korist Srbije, Crne Gore i Grčke, a u srpskoj vladi našao je podršku za svoju ambiciju da postane albanski vladar.
On uz pomoć Srbije preuzima vlast u središnjoj Albaniji 16. oktobra 1913. proglasivši rivalsku Republiku Centralnu Albaniju sa sedištem u Draču. Njegova “država” je uglavnom obuhvatala muslimansko stanovništvo središnje Albanije, bez katoličkih plemena severa i pravoslavnih s juga. Zvanična Srbija je pomogala i druge lokalne poglavare koji su pružali otpor Kemalovoj vladi, upućujući ih na saradnju sa Esad Pašom.
Po izbijanju Prvog svetskog rata, Esad Paša dolazi u Niš, gde potpisuje tajni ugovor o savezu sa srpskim premijerom Nikolom Pašićem 17. septembra 1914. Ugovorom je predviđeno osnivanje zajedničkih političkih i vojnih institucija, vojni savez i izgradnja Jadranske pruge od Srbije do Drača. Sporazum je ostavljao mogućnost da Srbija, na poziv Esad Paše, vojno interveniše radi zaštite njegovog režima. Razgraničenje između dve zemlje je trebalo da utvrdi posebna srpsko-albanska komisija. Srbija se obavezala da finansira Pašinu žandarmeriju i snabdevanje vojnom opremom, plaćajući po 50.000 dinara mesečno.
Srpski ministar unutrašnjih poslova Ljubomir Jovanović doputovao u Tiranu i 28. juna 1915. (na Vidovdan) potpisao tajni ugovor sa Esad Pašom o stvaranju realne unije između Srbije i Albanije. Srbija je sporazumom dobijala sledeća naselja: Podgradec, Golo Brdo, Debarska Malissia, Ljuma i Has.
Zajedničke institucije su podrazumevale vojsku, carinu, narodnu banku i diplomatiju. Uz pomoć Srbije, Esad Paša je trebalo da postane knez Albanije. Predviđa se da srpska vojska ostane u nekim albanskim gradovima da progoni i uništava zajedničke neprijatelje, dok finalne odredbe ugovora ne stupe na snagu.
Pašićeva vlada je smatrala Tiranski sporazum (en. Tirana Treaty) najboljim političkim rešenjem albanskog pitanja. Očekivalo se da će sudbina Albanija ponovo biti razmatran na mirovnoj konferenciji posle rata, pa je Vlada Srbije želela da osigura teritorije.

Austro-Ugarsko-Nemačka ofanziva na Srbiju – s čestim vestima o porazima i povlačenju srpskih trupa – ponovo je ojačala Esad Pašine protivnike u severnoj Albaniji. Krajem 1915. desetkovana srpska vojska je započela povlačenje preko Albanije, koje je ostalo upamćeno kao Albanska golgota.
Žandarmerija Esad Paše je pomagla srpskoj vojsci, obezbeđujući sigurne prolaze, smeštaj i hranu, i učestvujući u sukobima sa albanskim odredima koji su napadali srpske jedinice i izbeglice. Kroz oblasti gde Esad Pašina vlast nije dopirala, srpske trupe su se morale oružjem probijati do Jadranskih luka, gde su ih saveznički brodovi čekali.
Paša je objavio poseban proglas kojim poziva Albance da pomognu srpskoj vojsci. On je izdao naredbu da se na teritoriji Albanije obavezno mora primati srpski dinar kao sredstvo plaćanja da bi omogućio srpskim vojnicima koji su se povlačili preko Albanije da kupe namirnice za svoje potrebe. Takođe je objavio da srpsku vojsku niko ne sme napasti, a da će onaj ko je napadne veliki greh učiniti. (
http://www.telegraf.rs/vesti/politika/
Gazeta e Kosovës Rilindja nuk u ndal as kur u ndalua nga Serbia
Viti 1990 – Rrethimi i Pallatit Rilindja Foto Ilaz Bylykbashi

Nga Behlul JASHARI
-Para 31 vitesh, në 8 Gusht 1990, gazeta tradicionale Rilindja – e vetmja e përditshme shqiptare në atë kohë në Kosovë, nuk doli, natën ishte ndaluar dhunëshëm në shtypshkronjë nga forcat okupatore të Serbisë, që kishin vendosur shtetrrethim. Por, gazeta historike Rilindja edhe kur u ndalua nuk u ndal…/
-Gazeta Rilindja, edhe pse pati dëbime e mbyllje të dhunëshme, arriti të jetë histori e Kosovës që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për të ardhme të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit e deri në Pavarësinë e shpallur në 17 Shkurt 2008 e në njohjet ndërkombëtare/
-Nga arkivi: Vlerësimi dhe përkrahja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova për Rilindjen edhe në intervista ekskluzive; Rilindja për 17 Shkurtin historik 2008 të Pavarësisë së Kosovës; Rilindja në 30 Dhjetor 2008: Mesazh atyre që duan kufirin në Mitrovicë/
![]()
PRISHTINË, 7 Gusht 2021/ Para 31 viteve edhe helikopterët e forcave okupatore të Serbisë me fluturime mbi Pallatin Rilindja – shtëpinë e gazetës tradicionale shqiptare të Kosovës Rilindja ishin pjesë e shtetrrethimt. Në 8 Gusht 1990, gazeta Rilindja – në atë kohë e vetmja e përditshme në gjuhën shqipe e Kosovës nuk doli, natën ishte ndaluar dhunëshëm në shtypshkronjë, derisa edhe gjatë ditës forcat policore serbe të armatosura i bënin shtetrrethim redaksisë së gazetës, që edhe në ato rrethana kërcënimi e represioni nuk ndaloi punën, e edhe pas ndalimit nuk u ndal…
As nuk ishte ndalur, gazeta Rilindja kishte dalur më shumë se një muaj përkundër masave të dhunëshme të Serbisë, që e përfshinin edhe ate në ditën e 5 Korrikut 1990 të suprimimit të institucioneve të Kosovës e mbylljes së Radio Televizionit të Prishtinës. “Okupim klasik”, ishte reagimi dhe kundërshtimi i Rilindjes në komentin në faqen e parë në ditën e 6 Korrikut. Beogradi, edhe pse në ditën e masave të dhunëshme kishte marrë vendimin, kurrë nuk arriti ta bëjë gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja “organ të Kuvendit të Serbisë”. Asnjë punëtor i gazetës Rilindja nuk e pranoi këtë, të gjithë e kundërshtuan dhe e hodhën poshtë. Kryeredaktor i gazetës Rilindja vazhdonte të jetë Nazmi Misini, i mbështetur nga punëtorët e ndërmarrjes, që nuk pranuan dhe kundërshtuan fuqishëm masat e dhunëshme të Serbisë.

Masat e dhunëshme pasonin 2 Korrikun historik 1990, kur në shtetrrethim dhe para snajperëve serbë, Kosova me Deklaratën Kushtetuese të Kuvendit të saj shpallte Pavarësinë, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.
Në prag të ditës së Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës të 2 Korrikut 1990, të dielën e 1 Korrikut, në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja isha redaktori kujdestar për ngjarjet e ditës.
Në atë ditë të 1 Korrikut 1990 pjesë e sulmeve të Serbisë kundër Kosovës e shqiptarëve ishte edhe një “referendum për Kushtetutën e re serbe” të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpallja e “shtyerjes” së mbledhjes së Kuvendit të Kosovës të paralajmërur për 2 Korrik, e për të cilën përfaqësuesit e popullit-delegatët shqiptarë shumicë e delegatë të komuniteteve pakicë kishin bërë të gjitha përgatitjet për Deklaratën Kushtetuese…
“Shtyrja” shpallej si vazhdimësi e bllokimeve e ndërprerjeve të punimeve të Kuvendit të Kosovës…“Reprizë nuk do të ketë”, me këtë titull shkruajta komentin në mbështetje të delegatëve që të mbahet gjithësesi mbledhja e Kuvendit me axhendë vullnetin e kërkesat e popullit – Deklaratën Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës.
![]()
“Kuvendi i Kosovës është i popullit dhe në të mund të vendoset vetëm sipas vullnetit e kërkesave të popullit”, theksonte komenti që u botua në numrin e 2 Korrikut 1990 të gazetës Rilindja, e cila që nga faqja e parë kishte raportime e shkrime me tiujt “Kosova duhet të ruajë subjektivitetin e vet në federatë”, “Populli vendosë në Kuvendin e vet”, “Kosova e re – sipas vullnetit të popullit”…
Raportohej se “vazhdojnë tubimet legale dhe protestat e shqiptarëve në Kosovë” dhe se “kërkesë unanime” ishte që mbledhja e Kuvendit të Kosovës “të mbahet sot dhe të ketë në rend dite këkesat gjithëpopullore”. Poashtu raportohej se në Gjakovë përfundoi Kongresi i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili përkrahu delegatët e Kuvendit të Kosovës edhe për iniciativën për shpalljen e Kushtetutës së re të Kosovës, e cila Kushtetutë e Republikës së Kosovës e miratuar në 7 Shtator 1990 pasonte Deklaratën Kushtetues të 2 Korrikut të po atij viti.
![]()
Edhe në një film dokumentar të shfaqur në seancën solemne të Kuvenditë të Kosovës në 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese shihej gazeta Rilindja në duart e delegatëve, në mbledhjen para dyerëve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës të 2 Korrikut 1990.
Rilindja ishte me delegatët e Kuvendit të Kosovës në ngjarjen historike për të cilën raportoi gjerësisht me ekip gazetarësh e fotoreporterësh dhe kishte edhe redaksionalin tim me titull “Fillim i së nesërmes”, të botuar në ballinë në 3 Korrik 1990, ku theksonte se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota”…
Në ditën kur Serbia ia ndaloi Kosovës gazetën e vetme të përditshme në gjuhën shqipe Rilindja bëja edhe një shkrim rezistence e proteste. “Rilindja e popullit jeton edhe e pashkruar”, me këtë titull shkruaja reportazhin herët në mengjesin 8 Gushtit 1990 duke ecur rrugëve e shesheve të Prishtinës dhe duke përshkruar reagimin e popullit në nisjen e ditës pa gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja.

Me reportazhin e shkruar rrugëve më shumë në mendje e në fragmente me laps në një copë letre, përkundër ndalimit shkova në Pallatin Rilindja dhe pasi e daktilografova me makinë shkrimi nga redaksia e gazetës ngjita shkallëve të kateve më lart për te kryeredaktori i revistës për kulturë Fjala, Milazim Krasniqi.
I tregova reportazhin dhe idenë që bashkë me lajmet kryesore që do i merrnim nga terreni nga korrespondentët e gazetës Rilindja (në atë kohë isha redaktor-shef i korrespondentëve) t’i botonte në Fjala. Revistën Fjala, për herë të parë edhe si gazetë, e nxori që të nesërmen, pa pritur dyjavëshin kur dilte.
Në katër faqet e mesme me reportazhin dhe lajmet e ngjarjeve të ditës ishte “Rilindja e fshehur brenda Fjalës”, siç thonin shumë njerëz që e mbanin në duar e lexonin revistën që u botua e shtyp në tirazh rekord.
![]()
Rilinjdja pas debimit pune ne Shtepi -kryeredaktori Behlul Jashari me destoperet-disajneret Dritero Meha e Fitim Rrmoku
Botimi i shkrimeve-informacioneve të gazetarëve të gazetës së ndaluar Rilindja që e nisi së pari revista Fjala me shpeshtime daljesh edhe si gazetë vazhdoi edhe te revistat tjera – Shkëndija, Kosovarja, Zëri i Rinisë…dhe për të pasur informacione edhe në ndonjë ditë më shumë gjatë javës doli edhe ideja që të nisë të ridalë edhe revista Bujku, e cila ishte e përdymuajshme për fshatin e bujqësinë dhe kishte vite që nuk kishte dalë fare. Fjala, Shkëndija, Kosovarja, Bujku e të tjera revista ishin të Ndërmarrjes së Revistave, që ishte një nga gjashtë ndërmarrjet sa kishte Ndërmarrja Shoqërore e Përbërë Rilindja, pjesë e së cilës dhe më e madhja ishte Gazeta Rilindja…
Ishte 17 Janari 1991. Për ridaljen një herë në javë të revistës Bujku dolën disa ide e propozime, edhe për fizionomi, edhe për kryeredaktor të revistës, por jo ndonjë zgjedhje e pranim detyre dhe po përfundonte mbledhja në lokalet e gazetës Rilindja…
Mora ushtrimin e detyrës së kryeredaktorit, kisha idenë dhe shkasin për ta nxjerrë Bujkun, jo si revistë, por si gazetë dhe të përditshme “përkohësisht”.
Atë ditë kishte nisë lufta në Gjirin Persek…Edhe me këtë shkas, shkruajta “Fjalën e Redaksisë” me titull “Përsëri ‘Bujku’…”, për faqen e parë të gazetës, ku theksoja se del si “gazetë e përkohëshme…edhe për shkak të nevojës që edhe lexuesit shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditëshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen që filloi të tronditë botën – fillimin e Luftës në Gjirin Persik. Për këtë shkak edhe me fizionomi e edhe me përmbajtje ky numër është i jashtëzakonshëm”.
Me përmbajtje të ngjashme, se nga e nesërmja do dalë një gazetë në terrin informativ të Kosovës shkruajta një letër për ta njoftuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd – kryeqytetin e federatës së atëherëshme, pasi kontaktova me Ambasadën e Shqipërisë dhe ua dërgova atyre me telefax që ta përcjellnin. Ajo letër sigurisht do të ketë gjetur mbështetje për ne, pasi edhe vazhdoi të dalë gazeta, në ballinën e së cilës Bujku shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen e ndaluar.
![]()
Rilindja-Ekipi ne-Kuvendin e Kosoves me 4 mars 2002 per botim te jashtezakonshem
E nxjerrë pikërisht nga gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja, me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, Bujku ishte gazetë e rezistencës, e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik.
Gazeta e përditshme Bujku doli deri në prag të vitit 1999, derisa u dëbua me dhunë nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe.
Por, përsëri, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja nuk u ndalën, në muajt e parë të vitit 1999, në kushtet e luftës, rikthyen dhe nxorën gazetën e përditshme Rilindja në Prishtinë, duke punar nëpër shtëpitë e tyre, dhe në këto rrethana përkundër rreziqeve të mëdha gazeta doli nga 22 Shkurti derisa gazetarët dhe punonësit e saj u dëbuan bashkë me popullin edhe nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova. Kryeredaktor i gazetës Rilindja që dilte në Prishtinë në kohë lufte në Kosovë ishte Binak Kelmendi, e para tij kryeredaktorë të gazetës Bujku, pas të parit – meje, ishin edhe Xhemajl Rexhepi, Ruzhdi Demiri, Hydajet Hyseni e Avni Spahiu.
Ekipi Rilindjes, ku ishim bashkë me korrespondentin në Maqedoni Bedri Sadiku, hyri në Kosovë me tanket e para të NATO-s në 12 Qershorin historik 1999, dhe të nesërmen u shpërnda në Prishtinë dhe në zona të tjera, ku po ndodhte liria, gazeta numër special e botuar në Shkup, të cilën e solli prej atje korrespondenti i Zërit të Amerikës, Isak Ramadani bashkë me gazetarin tjetër nga Shkupi, Arben Ratkoceri.
Në faqen e parë, ku shkruhej se “Dje në orën 5.17 Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”, editoriali i Blerim Rekës kishte titullin “Normandizimi i Kosovës dhe kapitullimi serb”.
Në Kosovën e lirë, gazeta Rilindja u rikthye në Prishtinë dhe vazhdoi të dalë përditë, kryeredaktor fillimisht ishte Berat Luzha, pastaj Ramush Tahiri dhe i fundit isha unë.
Gazeta Rilindja nuk u ndal, vazhduam të punojmë e ta nxjerrim edhe kur administratori i UNMIK për të na bërë presion të largohemi na e ndali ujin në Pallat disa muaj dhe na jepte afate ultimative për vetëlargim, që nuk i pranuam. Edhe në ato kushte, gazeta Rilindja doli përditë deri në 21 Shkurt 2002, kur na ndalën edhe rrymën elektrike dhe pastaj na i mbyllën me grila hekuri të gjitha hyrjet në Pallatin e Rilindjes.
Gazetën Rilindja e dëbuan e mbyllën kundërligjshëm e padrejtësisht pak ditë pasi festoi 57 vjetorin, ditën e saj – 12 Shkurtin.
Në numrin festiv të Rilindjes së 12 Shkurtit 2002 në faqen e parë “‘Sundimi i Ligjit’ apo ‘Sundimi i Bandave’? Kosova Duhet të Vendosë”, ishte titulli i shkrimit ekskluziv nga Ambasadori Xhon Menzis, Shef i Misionit, Zyra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
“Sot shënohet 57 vjetori i gazetës ditore ‘Rilindja’, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në Kosovë”, niste ambasadori amerikan shkrimin-editorialin, ku mes tjerash theksonte edhe se, “si shef i misionit të Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, unë e di mirë rolin që e ka ‘Rilindja’ në shoqërinë demokratike që është duke u krijuar në Kosovë”.
“Në këtë përvjetor të 57-të të gazetës ‘Rilindja’, e uroj Z. Behlul Jashari, Z. Ramush Tahiri dhe gjithë kolektivin për punën e mirë që e bëjnë me shkrimet mbi çështjet e ndërlikuara politike në Kosovë, shkrime këto të drejta dhe të balancuara. Nuk është punë e vogël të botohet një gazetë për 57 vite me radhë dhe ju mund të jeni krenarë që e keni arritur këtë. Ne duhet të punojmë së bashku duke përdorur fuqinë e penës, fuqinë e diplomacisë dhe fuqinë e opinionit publik në mënyrë që të sigurojmë mosndryshimin e vazhdimësisë së përparimit demokratik të Kosovës, dhe që sundimi i ligjit do të mbizotërojë gjithnjë mbi sundimin e bandave”, theksonte në përfundim të editorialit Ambasadori Amerikan Menzis…

Rilindja 5 mars 2002
Edhe pas dëbimit, përsëri Rilindja nuk u ndal, me punë nëpër shtëpia si në kohë lufte, për të ruajtur emrin e traditën e për të vijuar të jetë histori e Kosovës, doli në raste të veçanta me numra të jashtëzakonshëm e protestues, të kohëpaskohëshëm, edhe kur kishte festa.
Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së Pavarësisë dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e afër 40 numrave të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm në 30 Dhjetor 2008, me numrin festiv të Vitit të Ri 2009, në ballinë me kryetitullin e ëndërres dhe të ardhëmes: Kosova shtet në OKB. Dhe me paralajmërimin: Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë.
Pas 10 vitesh nga botimi i fundit i printuar në letër, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në ndërrim motesh – në mbrëmjen e 31 Dhjetorit 2018 të pritjes së 2019-tës, ridoli simbolikisht (botim digjital) për protestë dhe me kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim, sipas shembullit të gazetave në rajon e në botë që kishin status të njëjtë ndërmarrje shoqërore e që janë privatizuar e vazhdojnë të dalin…
Në arsyetimin e kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati, dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.
“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesë.
Gazeta shqiptare tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para më shumë se 75 viteve, në 12 Shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.
“Shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën e Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”, kam shkruar në monografinë “Rilindja 60 vjet”, botuar shtojcë speciale e gazetës në 12 Shkurt 2005.
Në monografi theksohet se, “numri i parë i gazetës Rilindja, që kishte katër faqe, u radhit me dorë për rreth 72 orë dhe për këtë u deshtën katër arka shkronja shqipe të derdhura në plumb, që u sollën nga Tirana”.
“T’i përvishemi punës…”, ishte kryeartikulli në ballinë i numrit të parë të gazetës Rilindja, që mbanë datën 12 Fruer (Shkurt) 1945 e që kishte çmimin edhe 1 Lek, e që sipas shkrimeve Kosovën e përcaktonte si një vend të veçantë.
“Jehona e vendit” ishte rubrika, ku janë të botuara 6 lajme e informata nga Kosova, e të 4 lajmet e tjera janë të jashtë vendit nga fronte të ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, që ende vazhdonte (Froni i Lindjes, i Perëndimit, i Jugosllavisë dhe ai i Italisë)…
Edhe pse pati dëbime e mbyllje të dhunëshme, gazeta tradicionale e historike Rilindja arriti të jetë histori e Kosovës që nga koha e Konferencës së Bujanit të Rezolutës për të ardhme të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit e deri në Pavarësinë e shpallur në 17 Shkurt 2008 e në njohjet ndërkombëtare.
Edhe sot, si në raste tjera pas ridëbimit e rimbylljes së gazetës Rilindja, e shohim të nevojshëm një sqarim për opinionin: Ndonjë portal që ka “huazuar” emrin, po edhe logon, nuk është as nuk mund të jetë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, e cila mund të ridalë vetëm në një proces të ligjshëm privatizimi, ku të gjithë punëtorët e saj realizojnë të drejtat e tyre, ashtu si është kërkuar edhe në shkresat drejtuar institucioneve të Kosovës.
Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila është themeluar si një organ i pavarur publik, në bazë Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit e themeluar nga UNMIK – Misioni i OKB i pas luftës në Kosovë.
Në arsyetimin e kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati, dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.
“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 Shkurt 2014.
Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja në vitin 2017 ka hyrë në procesin e likuidimit, gjatë të cilit punëtorët e saj kanë bërë kërkesat e tyre bazuar në ligje në Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, dhe tani i bëjnë edhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës…
NGA ARKIVI I GAZETËS TRADICIONALE TË KOSOVËS RILINDJA:
VLERËSIMI DHE PËRKRAHJA E PRESIDENTIT HISTORIK RUGOVA PËR RILINDJEN EDHE NË INTERVISTA EKSKLUZIVE
“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretari Amerikan të Shtetit Igëllberger. Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë…
“‘Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, e vlerësonte gazetën e rezistencës Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në funddhjetorin 2002 në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë, të cilën administrata e UNMIK e kishte dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga Pallati Rilindja në 21 Shkurt 2002.
Pjesa përmbyllëse e intervistës së gjatë botuar në gazetën Rilindja në 31 Dhjetor 2002 ishte kjo:
RILINDJA: Z. President, falemnderit për këtë intervistë për botimin special të gazetës “Rilindja” për Vitin e Ri. Kemi edhe një falënderim të madh për Ju zoti President i Kosovës për mbështetjen dhe angazhimet për një zgjidhje institucionale për gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, të cilës shpresojmë se së shpejti do t’i krijohen kushtet dhe mundësitë të rifillojë botimin e rregullt. Mendojmë që është një rast shumë i mirë që “Rilindja” të rifillojë botimin e rregullt në ditën e përvjetorit të saj të 58-të, më 12 shkurt 2003. Shfrytëzojmë rastin, dhe kemi nderin dhe kënaqësinë, që qysh tash t’Ju ftojmë në festën, në solemnitetin që do të bëjmë, edhe për Ditën e Rilindjes edhe për rifillimin e botimit të gazetës “Rilindja”.
PRESIDENTI RUGOVA: Unë ju kam premtuar përkrahje edhe më herët. Duhet të shikojmë, po flas praktikisht, si ta aktivizojmë gazetën, që ka një traditë. S’po flasim më shumë, e dimë të gjithë.
Pastaj, me emrin “Bujku”, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë, pra derisa bëmë edhe Televizionin Satelitor. Kjo ka qenë shumë e rëndësishëme. Pra, ishte një bazë e informimit në Kosovë. Dhe, një mirënjohje për ju dhe të gjithë ata që në këto vite të vështira punuan dhe mbajtën të gjallë informimin në Kosovë.
Duhet të shikojmë praktikisht si të aktivizohet gazeta “Rilindja”, t’i sigurohet vendi. Duhet të bisedohet dhe të shihen mundësitë. Edhe zyra ime për informim do të interesohet për këtë çështje; besoj edhe komisioni për media i Parlamentit, që është krijuar tash së voni, edhe institucionet e tjera. Duhet parë punën e statusit të “Rilindjes”. Ju mund të jeni si gazetë e pavarur, por duhet të shikojmë sa mund të ndihmoheni nga institucionet tona.
Është shumë mirë që gazeta “Rilindja” edhe në këto kushte gjatë kësaj kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt.
RILINDJA: Z. President, Ju falënderojmë shumë për këtë përkrahje të madhe për “Rilindjen”. Shfrytëzojmë rastin, kemi nderin dhe kënaqësinë, që t’ Ju urojmë: Gëzuar Vitin e Ri 2003, më shumë shëndet, mbarësi, suksese për Ju dhe gjithë Kosovën.
PRESIDENTI RUGOVA: Urime, poashtu, edhe Juve, me shumë suksese dhe për punën që po bëni, për “Rilindjen”, që ta kemi së shpejti përditë. Falemnderit.
Gazeta Rilindja e ditës së 60 vjetorit të saj – 12 Shkurtit 2005 botonte edhe një intervistë tjetër ekskluzive me Presidentin Ibrahim Rugova me titulliun në ballnë “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”.
Me rastin e pritjes që më bëri në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues – Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës.
Presidenti Rugova uroi për Jubileun e gazetës Rilindja gjashtë dekada në jetën dhe në familjet e kosovarëve, duke u shprehur, mes tjerash:
“Unë Ju përgëzoj për këtë përvjetor Jubilar, pra 60 vjetorin e Rilindjes, dhe dëshirojmë që kjo gazetë sa më shpejtë të konsolidohet. Duhet të shikojmë të gjejmë një zgjidhje për Rilindjen, që të mund të vazhdojë si një gazetë tradicionale. Ne duhet të kemi edhe mjete të informimit të formave të ndryshme, mund të gjejë, ta ketë atë formën të një informacioni dhe prezentimi të çështjeve shtetërore, nëse nesër do ta pranojë Rilindja apo dikush tjetër. Dhe, gjithsesi do të gjendet në mozaikun e masmediumeve të
Kosovës. Ne do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe do të ndihmojmë në këtë plan dhe do t’ju përkrahim. Rilindja është një gazetë që është një pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës në përgjithësi. Natyrisht, tash edhe Rilindja duhet të gjendet në këtë çështjen e tregut të mediumeve. Dhe, duhet t’i ketë ato të drejtat që i takojnë si shtëpi botuese, ose si shtëpi informacioni. Sepse ishte një gjigant i masmediumeve, i botimeve për atë kohë, e sot, tash, duhet ta gjejë rolin e vet si gazetë, e të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës. Prandaj, do të keni përkrahjen tonë dhe do të shikojmë gjitha mundësitë administrative si do të ecin.
Pra, Urime edhe një herë dhe Gëzuar!”
RILINDJA PËR 17 SHKURTIN HISTORIK 2008 TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI.
Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.
Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: Rilindja ju uron shpalljen dhe njohjen e Kosovës Shtet i Pavarur.
RILINDJA NË 30 DHJETOR 2008: MESAZH ATYRE QË DUAN KUFIRIN NË MITROVICË
Behlul Jashari
Në përfundim të Vitit Historik 2008 të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt dhe njohjes nga 53 shtete, dhe më të fuqishmet në botë, po presim gëzuar Vitin e Ri 2009 të pritjesë së anëtarësimit të shtetit tonë të ri në OKB dhe të jubileut të 10-vjetorit të paqes e lirisë në Kosovë – të hyrjes së NATO-s, forcës më të madhe planetare.
Në Ditën e Lirisë e të Paqes, më 12 qershor 1999, kur NATO-ja hyri e nisi marshin fitimtar e çlirimtar në tokën e Kosovës për t’iu dhënë fund krimeve të tmerrshme e gjenocidit, nga kolona e tankeve të para, ku isha me ushtrinë e Aleancës Veriatlantike e gazetarë nga gjithë bota, atë mëngjes të gëzimit të madh shqiptar kemi qeshur me një grafit çmendie të shkruar nga forcat që po dëboheshin pas humbjes së luftës kundër lirisë, në një shpatull mali në Grykën e Kaçanikut: “Serbija do Tokio”.
Shkarravina, që përkthyer shqip thoshte “Serbija deri në Tokio” më rikujtoi grafitet “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna” dhe britmat “ikni përtej…” të atyre që me dhunën më të ergër dëbuan më se një milion shqiptarë nga Kosova.
Ata me operacionin “patkoi” kishin dashur ta zhbënin Kosovën, që duke vrarë e dëbuar shqiptarët, duke ua djegur e rrënuar shtëpitë, qytetet e fshatrat, të zhvendosnin kufirin shqiptaro-serb edhe përtej Bjeshkëve të Nemuna, siç e kishin zhvendosur para më shumë se një shekulli përgjakshëm nga Molla e Kuqe e kujtesës sonë historike.
Ata edhe më tej duan t’ua vënë flakën kufijve të Kosovës si në 19 shkurtin e 2008-tës në veri, duan të copëtojnë hartën e vendit që deshën ta zhbëjnë me gjenocid dhe tokëdjegie.
Ata edhe më tej shohin ëndrra të pamundshme, tash më 9 dhjetor 2008, kur në ditën e shtrirjes së EULEX-it në gjithë Kosovën, në veri të urës mbi limin Ibër në Mitrovicë pashë grafitin që përkthyer shqip thoshte “këtu është Serbi”.
Por, edhe ata të gjithë do ta kuptojnë, shumë prej tyre e kanë kuptuar, se ka ikur përgjithmonë koha e pretendimeve dhe e ëndrrave të këqija kundër Kosovës, se Kosova është shtet.
Le të jetë 2009-ta edhe viti i vetëdijësimit e besimit edhe të asaj pjese të vogël të shtetasve të Kosovës që janë kundër këtij shteti, se Kosova është edhe shtëpia e atdheu i tyre, i lirisë, paqes, mirëqenies, prosperitetit e garancive për të gjithë, i demokracisë, standardeve dhe ecjes drejt integrimeve euroatlantike.
Le të jetë 2009-ta viti i vetëdijësimit përfundimtar edhe të fqinjit tonë verior që ka mbetur i vetmi fqinj kundër shtetit të Kosovës, se kufijtë e Kosovës janë të vendosur e të garantuar edhe ndërkombëtarisht dhe se Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik.
Shtet që rrezaton paqe, stabilitet e demokraci dhe që i ofron fqinjësi të mirë e bashkëpunim edhe shtetit nga i cili pret edhe kërkimfaljen për krimet e gjenocidin.
Grafitet, pretendimet e ëndrrat e këqija “Serbia deri në Tokio”, “Shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nemuna”, “Kufiri në mes të Mitrovicës” e të tjera si këto e të kohëve që shkaktuan edhe tragjedi njerëzore le të mbesin përmendore të marrëzisë e të shkuarës, apo më mirë sikur të ishte e mundur le t’i fshijë përgjithmonë e bardha dëborë e dimrit që do të shkrijë derisa shkojmë drejt Vitit të Ri 2009 e pranverës së re, drejt kohëve të mira që vijnë për të gjithë.
Gëzuar!
LEGJENDAT E FOTOGRAFIVE:
1. Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja – 3 Korrik 1990, foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari
2.Viti 1990-Pallati Rilindja në Prishtinë okupohet nga Serbia edhe me helikopterë – Foto Ilaz Bylykbashi –
3.Viti 1990-Forcat serbe në hyrje të Pallatit Rilindja në Prishtinë – Foto Arkivi Rilindja
4.DRITARE NE HISTORI-Faqe arkivi të gazetës tradicionale të Kosovës RILINDJA – foto Gazeta DIELLI – Behlul Jashari
5. Në prag të 12 Shkurtit 2005: Behlul Jashari, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues – Kryeredaktorit, Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova i dhuroi Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës në 12 Shkurt 1945
6. Pllakati i Jubileut të 60-vjetorit të gazetës Rilindja
7.Gazeta Rilinjdja pas dëbimit doli edhe me punë në shtëpi: Fitim Rrmoku, Dritëro Meha e Behlul Jashari
8 e 9.Ekipi gazetës Rilindja pas dëbimit punon në ambientet e Kuvendit të Kosovës në 4 Mars 2002 për numrin e parë të jashtëzakonshem dhe foto nga faqja 8 e gazetës së datës 5 Mars 2002.

(Behlul Jashari – në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja nga Shtatori 1973 – gazetar, reporter i lirë, komentator, redaktor, kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së përditëshme të rezistencës Bujku që nisi të dalë në 18 Janar 1991 dhe kryeredaktor nga Janari 2002 i gazetës Rilindja, e cila me numrin e fundit të shtypur ka dalë në 30 Dhjetor 2008, ndërsa pas 10 viteve kishte edhe një ridalje simbolike protestuese, botim digjital, në 31 Dhjetor 2018)
Origjina? Pritni pak!

Fshehja pas dialektit Gegnisht



Dy fjalë përfundimtare për Bregoviçin
Bandat e krimit në KOASH!



