Kreu Blog Faqe 1619

“Eskadronët e vdekjes”, një roman emblematik, me idenë më të mirë për film artistik

0

Bedri Halimi

Ngjarjet që zhvillohen në roman janë ngjarje që të rënqethin, të tmerrojnë.

Pas jehonës së sukseshme të librit “Mashtrimi i madh”, Bardhyl Mahmuti startoi edhe në fushën letrare me romanin “Eskadronët e vdekjes” duke sjellur befasi të këndëshme për lexuesit dhe studiuesit e letërsisë.
Sapo lexuesi të lexjë disa faqe të librit, shpejtësia e zhvillimit të ngjarjeve që përshkruhen në këtë libër, të rrëmben të tërin duke e bërë për vete. Kjo për faktin se lexuesi me padurim dëshiron të di zhvillimin e ngjarjeve deri në fund.
Ky libër, nuk është një roman ku lexuesi i stërvitur mund të paramendoj zhvillimin e ngjarjeve duke i imagjinuar ato. Ngjarjet në këtë libër janë përtej imagjinatës. As studiuesit më të stërvitur të letërsisë nuk kanë mundësi t’i imagjinojnë këto ngjarje, sepse imagjinata e veprimeve çnjerëzore dhe veprimeve iracionale të personazheve real, e thejnë çdo parashikim imagjinar.
Struktura e romanit, e bazuar në ngjarje reale, është tejet komplekse. Dhe e vështirë. E vështirë për shkak të vërtetësisë së ngjarjeve. Kështuqë për autorin kjo ka paraqitur rrezik për faktin se: a do t’ia dal si duhet t’i ndërthur ngjarjet duke mos i dëmtuar ato përmes prezantimit artistik. Ndërkaq e lehtë është, nëse mund të thuhet kështu, për faktin se argumentet, të dhënat e shumta të sistemuara brenda librit, ku secila ngjarje jepet me përmasat reale dhe me mundësi të natyrshme absorbimi nga lexuesi – është veti e krijuesve ose që kanë përvojë të gjatë të shkrimit, ose që kanë talent të veçantë në shkrim. Në këtë aspekt zhdërvjelltësia krijuese e autorit gjithsesi ka triumfuar.
Personazhi kryesor, ndonse serb, për lexuesin shqiptar bëhet i pranueshëm ngase me qëndrimet e veta, asnjëherë nuk e mohon e as nuk e dëmton përkatësinë e vet kombëtare. Përkundërazi, ai kurdoher sillet vertikalisht. Ai është fanatik me kulturën dhe civilizimin e popullit të tij. Por edhe poaq kritik dhe i pamëshirshëm në këqijat që paraqiten brenda popullit dhe shtetit të tij. Prandaj është luftëtar i pakomporomis kundër të keqes kolektive që e ka pllakosur popullin e tij.
Ai në rrethana të vështira e të rrezikshme mundohet t’i tregoj popullit përmes shkrimeve të tij që t’i hapin sytë dhe ta kuptojnë sa më parë, të keqen e madhe që shteti i tij i kapur nga kriminelët ka bërë kasaphane në Kosovë. Përmend me guxim mahnitës dhunimet e femrave shqiptare, vrasjen e fëmijëve, pleqve, plakave, të rinjëve, meshkujve, ashtu siç në të vërtetë kanë ndodhur. Skena të tmerrshme padyshim përshkruan personazhi kryesor në këtë roman.
Si pasojë e kësaj edhe vetë personazhi kryesor Mifi, në luftë për ta thënë të vërtetën, e pëson, madje e pëson shumë keq. Në këtë luftë të pabarabartë mes gënjeshtrës së ngritur në dogmë shtetërore nga shteti serbe në krye me Sllobodan Millosheviqin dhe të vërtetës së lansuar përmes shkrimeve nga personazhet si Mifi, të cilat shteti i ka shpallur si krim, gënjeshtër, propagandë, të personazhit kryesor, ku si rrjedhojë, ky i fundit, ballafaqohet me tortura të mëdha fizike e psiqike. Sa më shumë torturohet nga shteti, aq më shumë e kupton thellësinë e së keqes, se deri ku është katandisur vendi i tij.
Në fund, përshkrimi i të keqës dhe personazheve që kanë shkaktuar dhëmbje të mëdha, vrasje, dhunime etj, kanë përfunduar si më keq, që as në filmat fantastik nuk ka mundur të programohet përfundimi më i mirë në kuptimin e luftimit dhe përfundimit të së keqës.
Krajatat jetësore, dhuna shtetërore personazhin kryesor e bëjnë edhe më të fortë. Ai gjatë rrugëtimit të tij nëpër labirinthet e dhunës shtetërore arrinë të mësoj shumë gjëra që as vetë nuk i ka ditur. Inkorporimi i dhunës së përjetuar nga personazhi me rrëfimet e përjetuara nga personazhet tjera shqiptare e serbe edhe më shumë ia forcojnë bindjen personazhit kryesor; edhe më shumë e bëjnë të vendosur që t’i shkoj deri në fund betejës për zbardhjen e të vërtetës e cila ndonëse thuhej botërisht në botën demokratike, por personazhit kryesor i është dashur të ecë nëpër tehun e shpatës, për të shpëtuar nga më e keqja.
Qëndrimit të personazhit kryesor në shkrimet e tij, bëri që bota demokratike ta ngrit zërin për fatin e tij, pas arrestimit nga shteti i kriminalizuar deri në palcë. Kjo bëri që edhe popullata serbe e lodhur nga regjimi kriminal të mos heshtë më në fund ndaj arrestimit të tij. Falë mençurisë dhe këshillave të miqëve të tij nuk pëson fatin e Stamboliçit, Çuruvisë dhe shumë të tjerëve.
Në këtë roman, sistemimi i ngjarjeve është bërë me mjeshtëri, ku pjesa dërmuese e ngjarjeve tragjike në Kosovë përmenden mjaftueshëm, për të lënë për të kuptuar te lexuesi, se të gjitha ngjarjet tragjike i kanë përjetimet e veta nga secili prej akterëve të tyre.
Ky roman është i denjë për tu bërë film artistik i metrazhit të gjatë. Të shpresojmë se libri do të arrijë jo vetëm te lexuesit e thjeshtë por edhe te faktorët relevant, të cilët do të duhej t’i bënin një refresh trurit, për të mos lejuar që gjërat t’i mbuloj ndryshku. Urojmë që në fund edhe pas kaq kohe të kaluar nga tragjedia e popullit shqiptarë në Kosovë, ndërgjegjja e fjetur të rizgjohet dhe ta luaj rolin praktik në shoqëri. Ja kështu siç po bën autori i këtij libri.
Romani “Eskadronët e Vdekjes” është roman emblematik, nga i cili rrjedh ideja më e mirë e mundshme për tu bërë film artistik.

Durrës, 05.08.2021

I dashur z Eshref, përshëndetje!

1

Aurel Dasareti, SHBA

I dashur z Eshref, përshëndetje!

Faleminderit për letrën dhe fjalët e mira për mua që ndoshta nuk i meritoj. Është mençuri dhe kënaqësi kur njeriu mëson gjëra të reja nga ata që kanë përjetuar më tepër dhe janë më të kualifikuar në lëndën përkatëse.

Mjerisht, shqiptarëve, përgjithësisht  u mungon krenaria kombëtare, janë kozmopolit, servil, vuajnë nga kompleksi i vlerës së ulët (inferioritetit). 

Edvin Kristaq Rama ka një karakter të ndyrë dhe vepron si një kurvë.  Kundër vendit dhe kombit të vet (nëse rastësisht është shqiptar). Bashkëpunon me armiqtë e përjetshëm, për ta shkatërruar Shqipërinë përbrenda. Përveç ligësive tjera nxitë përçarjen mes nesh. 
Ai ka jetuar me lavdinë e vjetër të babait të tij gjithë jetën. 
Karakteri është në gjene, jam i sigurt.

Kalofsh mirë dhe respekt të veçantë për Ty.

Aureli

PS: Më poshtë pak humor që e shkarravita para disa ditësh, nuk ka lidhje me atë që shkrova më lartë:

Qafëleshi vogël erdhi në shtëpi i ndotur. Babai i tij thotë:

• E din, Qafëlesh,  ti je një derr i vogël. A e di fare, çfarë është ajo?

• E di, baba. Është fëmija i një derri të madh!

Psikohistoria Buxhoviane

0
Nga Ramadan Musliu
Një autor që arrin të ndërtojë një opus sistematik, çfarë është vepra letrare, publicistike dhe historiografike e Jusuf Buxhovit, kulmi i rezultatit për të është kur vepra e tij i nënshtrohet një procesi të valorizimit, domethënë të një stadi të receptivitetit, akt që veprën autoriale e fut shkallë-shkallë nga klasika, në grupin e veprave ekzempël, që janë paradigmatike për kohën kur u krijuan si vlera të verifikuara për periudhat e tjera.
Vepra letrare e Jusuf Buxhovit fillin e ka në librin me tregime “Cirku” (1972), për të plotësuar pastaj si një opus impozant si vëllim, ku përfshihen tregimtaria, novela, romani e drama.
Pjesën komplementare të Jusuf Buxhovit përben edhe publicistika e tij e përmbledhur në librin “Fletëza gjermane” (2008).
Një kapitull i veçantë i veprimtarisë se tij shkencore e intelektuale përfaqëson vepra e tij historiografike, që si kulm i të arriturave në këtë fushën e historiografisë është vepra voluminoze:”Kosova”I,II dhe III, më vonë e plotësuar edhe me pesë vëllime të tjera,. domethënë historia e Kosovës si pjesë e historisë shqiptare e shikuar nga një këndvështrim i ri ku përjashtohen stereotipet e deritanishme të dihomisë shtetërore midis “periferisë si qendër dhe qendrës si periferi”, që u përkthye dhe u botua ne SHBA në gjuhën angleze.
Me veprën historiografike, e cila kërkon një qasje të specializuar ekspertësh, dhe me vëllimet nga proza artistike , tregime, novela,drama, kritikë letrare, romanet e njëpasnjëshme të karakterit historik, me publicistikën dhe veprat historiografike, ka ndërtuar një mozaik të plotë nga i cili del profili i një krijuesi dhe mendimtari të angazhuar në mënyrë permanente. Rezultat i angazhimit të tij si mendimtar është edhe veprimtaria e tij politike, ku si majë e piramidës qëndron intelektualizmi, ai që kërkon idealitetin në të gjitha sferat e jetës. E gjithë kjo nxjerr në pah koherencën botëkuptimore të autorit, pra veprimin e një mendjeje paradigmatike intelektuale që është jetësisht i lidhur me proceset historike të etnisë.
Jusuf Buxhovi në radhë të parë është shkrimtar, krijues në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, autor, që siç thamë, i më shumë se 30 veprave në zhanrin e tregimit, novelës, dramës,romanit, por që pjesa qendrore i takon romanit. Që në tregimet e para autori arrin të ndërtojë bërthamën tematike, amzën e rrëfimit, tematikën që arrin të bëhet obsesion autorial, së pari lojën si kuptim i thellë i ekzistencës njerëzore me të gjitha modulacionet e saj, dhe, së dyti, që është më kryesorja, historinë si ekzistencë kolektive në kontuum kohor. Tema e historisë nga vepra në vepër vjen duke u zgjeruar, duke pësuar modulacione dhe duke u bërë një refleksion permanent, e cila do të përfundojë si një botëkuptim, si një filozofi e historisë, e cila doemos se autorin do ta detyrojë, them kushtimisht, të kalojë edhe në domenin e shkencës, duke sjellë jo vetëm interpretime interesante, por edhe një pikëvështrim të ri të historisë së etnisë, që në periudhat më të hershme dhe riinterpretimin ndryshe të fatit kombetar, në periudhat më të vonshme.
Kështu seria e romaneve “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, (1982), “Nata e shekujve”, (1985), “Galeria e te vdekurve”,(1987), “Libri i të mallkuarve”,(1989), “Prapë vdekja”,,I-II-III, (1991,1993,1995), “Qyteti i dënuar me vdekje”,(2000), “Letrat për Kryeprincin”,(2000), “Vera e fundit e Gjin Bardhit” (2003), “Vdekja e kolonelit”, “Kujtimet e zonjës Von Braun “Kodi i Dashurisë” (të botuara në vitet 2004-2006), dhe “Udhëtimi i Mendim Drinit”, (2006), imponon një klasematikë historike, e cila mbështetet në dokumentin historik, përkatësisht empirinë historike dhe përpunimit të tyre, me ç’ rast faktografia historike merr dimensionin subjektiv, domethënë atë artistik, atë që i falet fiksionit, përkatësisht imagjinatës autoriale dhe sistematikës që kërkon filozofia autoriale e historisë. Duhet thënë se në narracionin romanor të këtyre veprave mbizotëron parimi i kronologjisë, domethënë preokupimi dhe trajtimi i historisë nacionale, që zë fill në antikitet, për të kaluar pastaj nëpër të gjitha stadet që e shpijnë nga e sotmja. Në planin e trajtimit artistik nisma me dokumentin shënon anën “fizike” të botës, trajtim i reales, i asaj që ka ndodhur dhe që në forma të ndryshme është ruajtur si një lloj empirie historike, për të kaluar pastaj në anën metafizike të botës dhe të vetë procesit historik, që mbruan atë komponentën artistike. Brenda këtyre dy skajeve shtrihet fusha e gjerë e refleksionit, e cila tangjenton me filozofinë e historisë, domethënë pikëvështrimin autorial dhe interpretimin e faktografisë nga prizmi vetiak, duke vjelë më këtë rast përvojat hegeliane e sidmos niçeane e shopenhaueriane në “përpunimin” e procesit historik.
Si fushë e markuar dhe më e preferuar del mesjeta, koha e prerjeve në ndërgjegje, periudhë e mbizotërimit të konflikteve religjioze, kohë e gërshetimit të mosmarrveshjeve grandioze civilizuese dhe përleshjeve mes tyre, e ballafaqimeve vendimtare të koncepteve civilizuese të burimeve të ndryshme dhe të kundërta, por gjithherë duke e shquar diagonalen nacionale në të.
Në kontinuitetin narrativ buxhovian ndeshet një proces permanent i evoluimit të formave të trajtimit të historisë. Evoluimi ka të bëjë me modifikimin e brendshëm të percepcionit historik por edhe të procedimeve artistike dhe të teknikave të trajtimit të fabulës historike. Nga procedimi klasik, që e ndeshim te romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, ku e gjithë historia apo ngjarja, në kuptimin narratologjik, ndërtohet duke rrëfyer një “gjendje epidemie” (I.Rugova), procedim që ndeshet edhe te romanet vijuese, “Galeria e të vdekurve” dhe “Libri i të mallkuarve”, kalohet në rrëfim-meditim, në një refleksion mbi ngjarjen, domethënë se shkojnë paralelisht, drama historike, zakonisht presupozohet si një tragjedi etnike, me dramën në ndërdijen e personazhit. Ky procedim, po qe se duam t’i japim një status teorik, mund të trajtohet si një “psikohistori”, në pajtim me pikëpamjen e njohësit të kësaj problematike, Frank Fernar, që është një formë e individualizuar e perceptimit të historisë përmes mekanizmave subjektivë. Pikërisht ky lloj trajtimi , i cili arrin ta rrudhë fabulimin në refleksion, i mundëson autorit ta projektojë një lloj filozofie të historisë, e cila herë është një koncept i ciklizmit historik, siç e percepton filozofi mesjetar italian, Xhanbatista Viko, që pastaj të evoluojë në një “frymë absolute”, si formë iniciale e historisë që e afirmoi botëkuptimi niçean për zhvillimin e historisë njerëzore, për tu shfaqur pastaj si një botë e vullnetit dhe e përfytyrimit, që të përmbyllet me idenë autoriale mbi ngadhënjimin e perandorisë të së mirës. Autori nga rrëfimi i ngjarjes, i historisë , i fabulimit kalon në refleksion, në psikohistori, në të rrëfyerit e përjetimit të frymës historike. Duke u marrë më këtë lloj të mbindërtimit artistik, duke u lëshuar në krahët e refleksionit, autori i jep vetes mundësinë që të merret me rivlerësimin e historisë, veçanërisht historisë nacionale, për të nxjerrë konsekuenca për të sotmen dhe për të anticipuar të ardhmen. Po qe se opusin e tij romanor e vështrojmë nga kjo pikëpamje do të ndeshemi më fenomenin e projektimit të të sotmes në planin historik, por edhe hipostazim të një filozofie politike në praktiken aktuale. Kështu, duke lexuar, madje tani duhet rilexuar, romanin “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, do të ndeshim profilin e intelektualit dhe rolin e tij në histori. Pikërisht zhvillimet politike të mëvonshme kanë vërtetuar këtë supozim të autorit mbi rolin dhe përgjegjësinë e intelektualit në raport me historinë.
Vështrimi i historisë, duke ndjekur kronologjinë strikte, prek segmentet më të ndjeshme të ekzistencës kolektive të etnisë që nga antikiteti deri në ditët e sotme.
Brenda këtij korpusi romanor është me interes të veçohet trilogjia e ashtuquajtur “gjermane”, ku përfshihen romanet “Vdekja e kolonelit”, “Kujtimet e zonjës Von Braun” dhe “Kodi i dashurisë”, ku preken raportet gjermano – shqiptare, duke filluar nga sfera e kulturologjisë e deri te raportet historike e aktuale të natyrës politike. Këtë relacion të këtij binomi autori e arsyeton me argumentin historik mbi gjenealogjinë e lashtë dhe të një burimësie të njëjtë, por që ka dimensione të ndryshme: madhështinë tragjike të historisë gjermane dhe historinë tragjike të një civilizimi të rënë pellazgo-ilir.
Derisa trilogjia gjermane trajton raportet gjermano-shqiptare në diakroni dhe sinkroni, ajo pasohet nga romani “Udhëtimi i Mendim Drinit”, që është vazhdim, kësaj radhe në planin refleksiv, i trashëgimisë mendore gjermane dhe projektim i një filozofie të historisë, që është në një farë mënyre eksplikim i tezave niçeane mbi procesin historik të një kombi. Në këtë roman kemi një fabulim të minimalizuar, të rrudhur deri në maksimum, që jepet trajtën e refleksionit të thellë mbi rolin e individit, mbi konceptin e zhvillimit të historisë, mbi vullnetin për fuqi, por edhe mbi botën si vullnet dhe përfytyrim e që është thelbi i historisë shopenhaueriane. Në qendër të kësaj filozofie është individi, forca e vullnetit të tij, pra të një individualiteti të jetërsuar fizikisht, por mendërisht superior, çfarë është Mendim Drini. Kësisoj bëhet një prerje e trungut historik të etnisë, për të nxjerrë ata rrathët koncentrikë të epokave të shënuar njëri pas tjetrit me gjithë empirinë e vet tragjike. Edhe ky roman, si edhe romanet e tjera, bëjnë apel për vetëdijesimin historik dhe për shquarjen e forcës së brendshme të etnisë që ka akumuluar gjithë atë përvojë, e cila mund të shndërrohet në një energji që do të gjenerojë perspektiven e etnisë. Dimensioni nacional edhe këtu është ajo lepeza gjithëpërfshirëse tematike që derivon nga amza historike. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se autori nga romani në roman ndjek një vijë të vazhdueshme të përdorimit të procedimeve të reja dhe teknikave të nduarnduarta , duke filluar nga ditari, rrëfimi linear, rrëfimi i tipit epistolar e deri te hulumtimi i teknikave të ashtuquajtura të pasqyrimit të historisë përmes prizmit të dokumentaritetit dhe fakticitetit.
Avancimi në përdorim të teknikave shihet veçanërisht te romanet më të fundit, “Dosja e hapur” (2014) dhe “Dosja B”, (2016), që janë romane-kronikë, të mbështetura në dokumentaritet dhe pluralitet procedimesh, ku elementi më shques i rrëfimit romanor del të folurit për tabutë politike, domethënë ligjërim pa eufemizëm, rrëfim i drejtpërdrejtë, konkret deri në gjuhën e dokumentit.
Të gjitha këto na bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një korpus romanor që lidhen mes veti në mënyrë ciklike, që domethënë se janë shfaqje e një vizioni autorial me një spektër të gjerë të vështrimit të problematikave.
Prandaj, në fund, mund të nxjerrim si konstatim, madje edhe kategorik, se i gjithë ky opus ndërtohet nga një autor i një profili origjinal, i një intelektuali aktiv, një sfiduesi i të së kaluarës dhe të tashmes dhe anticipuesi i të ardhmes dhe perspektivës historike të etnisë, që janë të rrallë sot edhe në letërsitë e mëdha.
(2018)
* Shkrimtari dhe gazetari Ramadan Musliu ka vdekur më 22 Tetor, 2020

Një fshikullim për Josif Papagjonin nga Ilir Canhasi

0
Ilir Canhasi, Suedi
Profesor Josif Papagjoni unë e ti jemi vëllezër, ne nuk jemi parë mes veti që 50 vite, profesor gjatë këtyre viteve mua më kanë vrarë 6 anëtar të afërm të familjes kriminelët serbë, kriminel që edhe sot nuk janë të dënuar dhe lëvizin lirshëm nëpër të njëjtat rrugë që lëviz edhe Bregoviq sot. Kemi me mijëra njerëz të zhdukur që nënat ende i kërkojnë, kemi me mijëra gra të dhunuara, dhunues që sot ende janë të lirë e hajne dhe pinë në të njëjtat vende si edhe Bregoviq.
Kemi një president serb që ishte në kabinetin e kasapit të Milosevicit që quhet Vucic që ende na kërcenon me luftë dhe është duke armatosur vendin ditë e per ditë. Mos harro vëlla se kemi veriun e okupuar nga serbia e Bregoviqit.
Si ky i fundit e edhe Bregoviq as edhe sot nuk kanë kërkuar falje ndaj masakrave që kanë bërë ndaj nesh dhe të tjerëve në Balkan.
Po e përfundoj me atë që e fillova vëllau im, ju po e mbroni dhe ftoni armikun e vëllaut tuaj.
Vëlla Josif, unë jetoj që 30 vite në shtetin më demokratik të Evropës – Suedi.
Jam për pajtim me fqinjët tanë serbë, por jo pa u dënuar kriminelët serbë, jo pa i paguar dëmet e luftës dhe më kryesorja të na kërkojnë falje.
_______

Josif Papagjoni, Korçë

Ja si mendon Josif Papagjoni?

Shoh keto dite nje vershim llumi nese ia vlen a s’ia vlen te kendoje Goran Bregoviç ne Korçe?! Dhe llumi sjell llumin, dmth ndezjen e urrejtjeve te vjetra e te reja, iken nga tingujt muzikore dhe shkon bash aty, te nacionalizmi i verber, periferia, mbyllja ne haurin tend, ne shpellen tende. E provuam mbylljen 50 vjet, u dashka provuar serish nga nje mori kinse “patriotesh”, qe bartin mbi shpine veçse kasollen e tyre te mjere, shpellen inkuizicioniste te ideologjive te semura nga bacili i vetmise, ksenofobise, urrejtjeve. Bota vrapon e ethshme drejt nje kozmopolitizmi te hapur, aktiv, ku njeriu behet Zot, me gjithe lirite dhe te drejtat e tij, me punen dhe familjen, kudo ku ai jeton, ne hapesiren pa klone e kufij. Une nuk e di se si tingujt e kengeve te dala nga nje shpirt artisti mund te kthehen ne plumba, gjyle e topa. Ç’eshte kjo mendesi primitiviste keshtu? Ç’jane keto kreni te ngjyera ne idiotesite e lufterave dhe urrejtjeve nacionaliste, pa arsyetuar. Kjo e shtyn dhe nje shekull me tej domosdone e komunikimeve, marredhenieve mes shqiptaresh e serbesh, duke ringjallur makthe, pandehma dhe paranoja, jashte kontekstit historik. Kohet nuk jane te ngrira. As marredheniet mes popujve, qofte dhe rasti mes serbeve dhe shqiptareve, qe ka persiper ankthin e gjakut. Arti nuk eshte senjor i gjakut. Them se eshte e kunderta. Arti bashkon zemrat njerezore, nuk i perçan dhe as i fut neper kolibet arkaike te mendjeve te stermunduara nga dyshimet, paragjykimet. Korça eshte qytet i kultures, i pritjes se te huajve, nuk eshte nje gjelltore urrejtjesh dhe perçarjesh. Eshte ne nderin e saj ta prese edhe nje kengetar te njohur serb si Goran Bregoviç. E ç’u be se ai na kendoi ne kete qytet kulture? Thjesht do te lere udheve dhe qiellit te Korçes ca tinguj njerezie, ca tinguj miqesie, dashurie. Valle i ben keq dikujt tingulli? Nè i befte keq, le te vere pak dyll ne vesh, me pas do te mesohet se shpirtrat e popujve ngjajne. Arti bashkon…
Shënime për Josif Papagjonin:

* Profesor Doktor në Qendrën e Studimeve Albanologjike

Ka qenë Shef i departamentit te Arteve ne Qendren e Studimeve Albanologjike për mesuese
Ka mbaruar gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë
Ka studjuar në Akademinë e Arteve

Kujt i ra ndërmend të ftohet Bregoviç në Korçë ?

0
Nga: Fehmi Ajvazi, Prishtinë
07. 08. 2021 – Pyetja si kjo, do të kishte sens mbasi të kishin kaluar 20 vite, por 20 vite mbas apologjive të tij luftënxitëse, krahas Kosturicës dhe ta zëmë Hendkes, ose në njëfarë mënyre Çomskit, dikush në Tiranë ishte dashur t’i vinte gishtin kokës dhe të kishte pak konsideratë: nëse jo për disa qindra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar me thika të ndryshkura, atëherë për boshnjakët dhe myslimanët e shkretë të Srebrenices dhe gjithë Bosnjes. Pra, alibia e rastit me të cilën, treshja politike ballkanike do ta hapë “Ballkan Openin”, është qysh tani fatkeqe sepse provohet mes dyshes kryesore: asaj shqiptare, dhe serbe !
Kështu, qarkullimit të lirë të kulturave i ngarkohen “produkte” njerëzore që janë pjesë e historisë së mos qarkullimit, që domethënë janë pjesë e historisë të krimit. E pra, ende pa zbritur në Korçë, ideja pë tu pajtuar xhelati dhe viktima, shkrihet si fluske sapuni. “Shkrirja” buron nga veriu, andej nga do i bie rrugës Bregoviqi, jo për shkak se kundërshtuesit e këtij udhëtari për në Korçë nuk e kan dëgjuar kurrë muzikën e tij, por se e kan degjuar dhe e kan adhuruar sidomos kur sarajevasi që edhe etnikisht ishte një simbol i jugosllavizmit shumëkombësh këndoi një këngë në gjuhen e tyre, por se pastaj, i njëti – Bregociqi doli kundër dhe i shqelmoi të gjithë dhe të gjitha, dhe shkoi e u strehua në gjirin e Xhelatit. Madje, i këndoi atij…!
Në ish “Republikën e Korçës”, djepin e luleve të Rilindjes Kombëtare, kjo për Bregoviqin – domethenë histeria ndaj pjesmarrjes së tij në një festë vertetë të natyrshme e simbolike, duket e palogjikshme dhe fantome ! Pastaj, ata mendojnë dhe ne të gjithë mendojmë se, njëmend bëhet fjalë për një histeri. Ama, janë vetëm 20 vite në mes, dhe rruga jonë për në Korçen iluministe, veç të gjithave, dhe në rast të mbajtjes së këtij koncerti ku do të performonte edhe Bregoviqi, mbas përfundimit, në kthim e sipër, do të na shtynte paradoksalisht që ti mbushnim valixhet me lule për t’ua vënë te koka më të dashurve tanë që i vranë e i masakrua me thika të ndryshkura dhe, edhe se me këngën “Kallashnjikov” të Bregoviqit, nunët dhe fansat e tij serb dhe jo vetëm serb.
Pra, kujt i ra ndërmend ky emër të ftohej në Korçë ?
Nuk më shkon mendja te Mari le Peni, dhe as te Urbani djathtist, më shumë se sa tek disa matuf që u shkon fjala në kthinat e BE- së, ose te ndonjë kodosh që ka mundur të ndodhej në Shkup me treshen: Rama – Vuqiq – Zajev ! E, tek ashiqare hapja ballkanike fillon mbrapsht, mbase dimensioni politik i saj, Bregoviqi nuk është personazh pajtimi dhe s’do të ishte as Jezu Krishti përballë serbëve dhe viktimave të tyre që, s’u ha palla tu kërkojnë as falje që i kanë dhunuar, vrarë e masakruar barbarisht. Epo, një falje qoftë edhe nëper dhëmb…
Më së paku serbët pendohen që i shtynë shqiptaret drejt detit që prej vitit 1815 nën diktimin e princit Milan Obrenoviq, ndërsa që ata i kishin pronat dhe shtëpitë e tyre mu në qendër të “Qytetit të Bardhë” ( Sindiginum, Belegrade, Beograd ).
Kurrë, që nga ky vit, nuk u ndal dhuna serbe kundër shqiptarëve, deri në vitin 1999.
Ështe pak a shumë e vërtetë që serbet nuk depërtuan asnjehere në Korçë, por kjo falë vetëm grekëve dhe bullgarëve që e shihnin këtë pjesë të etnisë shqiptare në heartlandin e tyre. Prandaj, një korçarë a korçare, duke besuar se njëmend muzika nuk njeh kufij, se Bregoviqi është një këngëtar me renome ndërkombetare ( ndërsa, ai mban koncert te dajallaret e tij në Zagreb, te vêllezerit e tij në Beograd, te miqte dhe bashkevendasit në Sarajeve ) etj., nuk gjykon se bëhet sakrilegj pse dikush mund të këndoj në serbisht në sheshin “Vreto”. Por, është ndryshe gjithëçka: në këtë gjuhë kalke, këndohet dhe ligjërohet qe rreth 205 vite për ti groposur të gjithë shqiptarët pa dallim, dhe se, trishtimi dhe krimi që kultivohet në ketë gjuhë nuk dallon asgjë nga gjuha fashiste që u fol natën e Bartolomeut ose, në kampin Aushvic.
S’kendejmi, nuk bëhet pajtimi me dajre, kangë e lekë, por bëhet me pendesë shpirtërore, si dhe pastaj, pendesa duhet të formalizohet – kodifikohet. Se, e kemi provuar në Kosovë sa herë, madje qysh në vigjile të luftrave Ballkanike por, pikërisht serbët nga pëllumba, u kthyen ne gjarpinjë. E provuam edhe me 1945, por deshën të na hedhin në det !
Tashti, ja paradoski: tendencat për pajtim, miqësi dhe prosperitete ndërballkanike, shkaktojnë thellim të ndarjeve ndërshqiptare ! Nuk funksionon kështu, ani se gadishulli ka nevojë për një “De gol”. Thjeshtë, as nuk duam të pajtohemi kështu kaq formalisht me serbët, dhe as nuk u besojmë atyre edhe po të kthehet Jezukrishti në tokë ! Duhen tjera mënyra, dhe plotë garanci serbe dhe ndërkombëtare për tu arritur paqja e qëndrueshme mes dy palëve: pse jo mes gjithë ballkanasve ! Thjeshtë, sepse edhe për të dy palët, është më mirë ! Më mirë është për të gjithë…
Kryeministër Rama, ndërhyni dhe ndalojeni këtë koncert, ose lëreni Bregoviqin të vi, por në koncert shkoni vetëm ti, Vuqiqi dhe Zajevi. Meqë është një lloj ndrikulle e “Open Ballkanit”, thirreni edhe zonjen Merkel…

Zjarr i Zi, poezi nga Murteza Osdautaj

0
ZJARR I ZI
(antipoezi per Korçen e Prishtinen)
Gjerat digjen, i djeg fjala
Endrrat shkrum i ben harresa
Edhe plisin e nxien tymi i mendjes
Kur ndizet zjarr ne barin e gjuhes
Mandej vjen nje dreq e te gerryen ne emer
Korça e Prishtina thone ne jemi ne, ju jeni ata…
Shqiperia e Kosova ndahen si vellezerit plangprishes
Ne mes Djalli
Mandej shqiptaret e ngrate
Fillojne ta permendin besimin e tyre ne Zot
Muslimanet e shkrete
Ortodokset e shkrete
Katoliket e shkrete
Dhe behen dru zjarri per t’u djegur
Mos zot per nje zjarr te huaj
Qe do ta digjte Shqiperine.
Digjet gjithcka nga zjarri
Edhe emri digjet edhe gjuha
Dikur s’mbetet as nje metafore, as nje simbol, as nje figure
As nje kenge per t’u kenduar
Kur Prishtina dhe Korça
Kur dy harrnat e vogla te atdheut
Nuk e mbulojne dot cullakun e grisur
Kur njerezit se mbushin emrin e tyre
Me endrren, mundin, gjakun e shpaten e Skenderbeut
A e shihni?
M’u ka djegur çdo metafore!

Përkujtim për mikun tonë skocez në përvjetorin e vdekjes: Robin Cooku – Miku ynë i ditëve të vështira

Agim Morina, Londër
(28 shkurt 1946 – 6 gusht 2005)
Robin Cooku ësht një nga politikanët britanikë që u angazhu me gjithë qenien e tij për mbrojtjen dhe çlirimin e shqiptarëve të Kosovës nga pushtimi klerofashist serb. Një nga laburistët e vjetër në grupin e ardhshëm të udhëheqësve me Tony Blairin në krye, orator i shkëlqyeshëm, që bante që kundërshtarët e tij të dridheshin në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik, sa herë që merrte fjalën.
Gjithë jetën e tij politike e përqendroi të fusë në veprim për një shoqni ma të drejtë e ma të barabartë. Edhe kur mori postin e ministrit të Jashtëm, R. Cooku, si majtist, u angazhu për një një politikë me përmasë etike, aq sa ia lejuan rrethanat. Ishte më radikal në qëndrime, prandaj disa nga vendimet e tij si ministër, kanë qenë jashtë kornizave të asaj që ësht pritë nga një ministër britanik, por Cooku ishte i idesë se për të ndryshu gabimet e vjetra politike, duhet të vendosen disa rregulla të reja.
Cooku vendoste sipas rrethanave dhe jo sipas bontonit të etabluar diplomatik. Aj përkrahu ndërhyrjen britanike në Siera Leone (me gjithë skandalin e mercenarëve) dhe në Kosovë (me gjithë mungesën e një miratimi nga Kombet e Bashkuara). Por, Cooku dha dorëheqje kur qeveria e Blairit po përgatitej për një luftë të dytë kundër Irakut, për shkak të mospasjes së një rezolute të dytë të Kombeve të Bashkuara.
Ishte përkrahës i afrimit të mëtejmë të Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian, bile edhe me hyrjen në eurozonë, por kjo u blloku nga rivali i tij Gordon Browni. U angazhu për reforma të thella të ligjit elektoral dhe të përbërjes së Parlamentit Britanik, por për shumë nga këto nuk pati sukses, sepse rrethet konservatore u treguan më me ndikim.
Në vitet e mëvonshme të qeverisjes ishte kritik për lidhjen e Bushit me Blairit dhe për ngritjen e Al Kaidës fajësoi agjencitë e inteligjencës perëndimore, për “një kalkulim të gabuar monumental” të tyre të cilët nxitën islamin radikal kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit.
Shumicën kritikave për oportunizëm të zyrës së tij e mori për shkak të qëndrimit të tij rreth Kosovës. Nëse dikush ka pa Tony Blairin si një nga përkrahësit kryesorë të sulmeve kundër Serbisë, atëherë shtylla dhe frymëzuesi kryesor i Blairit ka qenë pikërisht, Robin Cooku.
Gjatë përgatitjeve të tij të betejave diplomatike, Cooku, si gjithmonë modest dhe kureshtar, ka pasë takime të shpeshta me shumë përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Londër, duke u përpjekë kështu të mblidhte sa më shumë fakte e argumente për kauzën e drejtë të luftës sonë për liri.
Kam përshtypjen se emri dhe roli i tij, padrejtësisht, kanë mbetë shumë nën hijen e Tony Blairit. Por, shqiptarët duhet të bëjnë më shumë në të ardhmen që të ndriçojnë rolin e vërtetë të këtij miku të madh të shqiptarëve. Nëse miku i vështirë njihet në ditë të vështira, atëherë Robin Cooku ishte pikërisht ky mik i madh në ditët më të zeza që kaluan shqiptarët e Kosovës.
Jam në dijeni që një rrugë në Kosovë mban emrin e tij. Mendoj se jeta dhe vepra e këtij miku tonë dhe personaliteti të jashtëzakonshëm meriton të njihet dhe të vlerësohet më shumë.
R. Cooku vdiq më 6 gusht 2005 nga një sulm në zemër në moshën 59-vjechare.

Pabesia e Bashkisë së Korçës

0
Afrim Caka, Gjakovë
Në fund kjo fotografi si zakonishtë dhe praktikisht tregon si është e mundur që politika shqiptare është fundosur deri në fund. Oligarku i Tiranës Edi Rama i kishte dhuruar “Qelsin e Tiranës” shovinistit shkja (kodnok imena) Goran Brekoviqit. Një vazhdimësi e politikës së kolonizimit.
Kjo duhet t’i hapë sytë popullit tonë në lidhje me kombet e huaja dhe duhet t’u kujtojë vazhdimisht popullit tonë armikun e vërtetë që po na kërcnon sot. Në vend të predikimit të urrejtjes kundër armiqëve, me të cilën mund të na ndajnë shumë gjëra, gjuha, historia dhe kultura, ne duhet t’i përkushtohemi me këmbëngulje armiqëve tanë dhe autorëve të vërtetë të të gjitha vuajtjeve tona… Çfarë ka ndodhur më hundën dhë mëndjën e korçarëvë?
Në fund të fundit, çfarë bën e gjithë filozofia më e re diktatorëve shqiptar? Që nga Tirana deri në Korçë, njëfar urrejtje patologjike (dhe kjo më shumë për inat të Albinit se sa për shkak të shembullit të tij) të gjithë diktatorët “Korçar e Tiranas” cënojnë konceptimin e lashtë të shpirtrave të humbur, gjë që të thotë cënojnë parakushtin bazë të doktrinës së Republikës së Kosovës.
Ajo që na bënë që të habitemi në karakterin politik e fetar te politikanët shqiptar të shitur është vrulli i papërmbajtshëm i mirnjohjes ndaj Serbisë që buron: është si një lloj qenei njerëzore shumë fatale ajo që na vihet kështu përpara natyrës, historisë dhe gjuhës dhe jetës!! Pastaj, në Korçën e Çerçiz e Bajo Topullit, kur shtresa e ulët Korqare u bë mbizotëruese, tradhetia lëshon rrënjë edhe në kultur edhe në fe dhe përgatit “Serbia e Madhe”.
Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të këtij procesi POLITIK pervers, që përfshinte bindjen e një vetërealizimi bazuar ekskluzivisht në pamjen, famën, suksesin dhe bukurinë, kërkimin e vazhdueshëm të duartrokitjeve, miratimin e audiencës, ndërtimin e asaj që duan të tjerët dhe jo çfarë jemi ne. Kjo duhet t’i hapë sytë popullit tonë në lidhje me kombet e huaja dhe duhet t’u kujtojë vazhdimisht popullit tonë armikun e vërtetë që po na kërcnon sot. Në vend të predikimit të urrejtjes kundër armiqëve, me të cilën mund të na ndajnë shumë gjëra, gjuha, historia dhe kultura, ne duhet t’i përkushtohemi me këmbëngulje armiqëve tanë dhe autorëve të vërtetë të të gjitha vuajtjeve tona…
Ju keni reklamuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë mendore e morale dhe kulturore si rol model dhe njohje kultorore serbe, sepse programet e Rames mjaftojnë me pëlqimin tuaj të njerëzve të vrazhdë, injorantë dhe të vrazhdë. Baskësia e Korqës ka marre fame dhe janë transformuar në modele për te imituar njerëz që nuk kanë vlera njerëzore, nuk kanë kulturë, nuk kanë trashësi morale.
Duke mos marrë vlerën e pohimeve si ka tek “diktatorët një imperative të prerë”, gjithmonë mund të pyetet: çfarë thonë pohimet e tilla për atë që e bëjnë? Ka morale qe kanë që qëllim të mbrojnë autorin e tyre të jashtëm dhe brendshëm, morale të tjera do të thotë duhej ta qetësonin dhe të pajtonin me vetveten; me morale tjera të dobëta diktatorët shqiptar synojnë të mbërthejnë në kryq komb të tërë dhe të poshtërohet nga vetja, me të tjera synon të hakmerret ndaj shtetit të Dardanisë. Me një fjalë, moralet e dobëta janë vetëm një gjuhë mimike e pasioneve anti/kombëtare.
Me çka tregon se Rama është si i ardhur nga kohët kur diktatorët, drejtuesit e Shqipërisë, mburreshin kur i puthnin këpucët e “mbretërve” serb Titos, Milloshit e Vuçiçit, por nuk turpëroheshin kur e pështynin dorën e vëllait të vet shqiptar! Deri më sot përballë shenjtorve “serb” gjithmon janë përkulur me nderim të thellë oligarkët më të fuqishëm shqiptar si përballë enigmes së vetëdetyrimit dhe ftesës për viziten e fundit të vullnetshme:
“Përse përkuleshin, upërfshinë në përziërjë racas dhë ë humbëm aftësin krijuese kulturore derisa në fund, u bëmë mëndërisht, por edhe fizikisht, më tepër të ngjashëm me pushtuesit shekullor e të nënshtruar dëri në ditët e sotit?”
Parandienim tek ai, dhe në të njëjtën rastë e kohë prapa pikëpyetjesë pamjes së tij të dobët e të mjerë, forcën e epërme që synonte të vihej në provë me detyrime të tilla, forcën e vullnet korçarë në të të cilën nuk dallonin nga çelësi i Tiranës dhe dinin të nderonin forcën e shkjaut dhe dëshirën e vet për Serbinë” dukie e nderuar thellë shovinistin, nderonin diçka brenda vetes. Kjo t’i shtohet që pamja e shenjtorit të kallashnikovit u ngjallte korçarëve një dyshim:
“Një shembull adhurimi, një përbindëshi i tillë lavdërimi dhe kundër natyrës shqiptare nuk ka qenë lakmuar me kot, nga korçarët e tiranasit e PUSHTETIT të Ramës”.
Mjaftë! Të fuqishmit e nëntokës të Shqiptare mësuan mësuan nga Vuçiçi e Brekoviqi një frikë të re ose një tradhëti të re, parandjenë një “Serbi të Madhe” një armik të panjohur dhe të pa shtruar politikisht. Se nga ne doli fjala “fiku i zi serb, duket me i omel se i bardhi” duke prishur dhe bastarduar racen tonë !

Vrulli i Goranit drejt bregut shqiptar

0

Nga Elvi Sidheri 

Nacionalizmi duan të thonë, konsiderohet në botën tonë moderne dhe egërsisht të globalizuar, si diçka e tepërt, antike ndoshta, një shfaqje mendësie të tejkaluar nga koha dhe zhvillimi bashkëkohor i botës në të cilën në fakt jetojmë të gjithë bashkë.

Për një arsye të tillë edhe unë si qenie me prirje “globale”, si një shqiptar qytetar i botës së përbashkët për të cilën qeshë duke treguar pak më parë, nuk do të duhej faktikisht që të kisha ndonjë gjë të veçantë kundër shfaqjes së Goran Bregoviç serbit në një skenë shqiptare pas ca ditësh.

Të këndojë ore tjetri, kush e pengon!

Në serbisht po ashtu, se mos di të këndojë në anglisht fundja? – Jo nuk di, ndaj dhe lëreni të këndojë në gjuhën e tij mëmë serbisht, meqë ndryshe nuk mundet.

Ka ëndje të këndojë dhe mirëfilli askush nuk ka ndërmend ta ndalojë në ushtrimin e profesionit të tij Bregoviçin, aq më pak në skenat e Shqipërisë!

Unë për fat Goranin nuk e njoh, as kam patur rastin të dëgjoj këngët e Lepa Brenës apo ndonjë serbi ose boshnjakeje tjetër.

Turbofolkun serb nuk e njoh dhe as që më intereson gjithashtu.

Thënë kjo, më nevojitet të pranoj “botërisht” se mosnjohja nga ana ime e realitetit muzikor serb (turbofolku) nuk më ka penguar aspak që të jem një artdashës, shijues i apasionuar i tingujve të mirëfilltë joserbë muzikorë, vlerësues i muzikës në përgjithësi.

Ideja ime si njeri “veshmprehur” lidhur me botën e muzikës ballkanike, pa qenë sidoqoftë i këtij profesioni si formim, është se rajoni ynë vuan thellësisht nga mungesa e “origjinalitetit” në këtë fushë, dhe kjo ndodh ngaherë e nuk ka nisur kurrsesi sot.

Fakti është që prania e stërzgjatur osmane në viset dhe trojet etnike të popujve të Ballkanit, ka lënë gjurmë të pashlyeshme sa në veshje, mendësi, sjellje dhe veprime, aq edhe në muzikën dhe vallet tona pa përjashtim.

Në një këndvështrim të tillë, tallavaja aktuale si dhe turbofolku serb, kanë të bëjnë ngushtësisht ashtu si edhe shumë degëzime të tjera të lëvrimit të muzikës së këtij gadishulli ku të gjithë frymojmë, me një origjinë të përbashkët turke, sa nga folku i mirëqenë turk, aq edhe nga muzika e romëve të Azisë së Vogël, të quajtur “romani” nga turqit.

Në të vërtetë po të hidhet një vështrim i përciptë mbi universin e pasur muzikor të Turqisë së ditëve tona, aty do të vërehen pa shumë vështirësi, pjesëza të origjinës së shumë dokeve dhe traditave muzikore të gjithë banorëve të Ballkanit, me përjashtim të sllovenëve e ndoshta kroatëve, që kanë jetuar më tepër nën qeverisjen dhe kulturën austriake, sesa nën ndikimin jetëgjatë të hapësirës osmane.

Kështu mund të takojmë lehtësisht gjurmët turke sa në vallet dhe këngët e Shqipërisë së Mesme (por edhe më tej sesa thjesht ky rajon i vendit tonë), aq edhe në veshjet apo vallet, meloditë dhe kërcimet specifike të serbëve, maqedonasve, domosdo të boshnjakëve (gjithmonë me modelin e tyre tipik ala-cigan të të kënduarit të përdëllyer brenda përvuajtjes së përhershme), bullgarëve e ndopak edhe grekëve.

E gjithë kjo na vlen për të kuptuar se jetojmë në një rajon tepër të vogël, ku shumë popuj të ndryshëm janë “ndikuar” fort kulturalisht nga fuqia e fundit madhore sunduese, siç patën qenë turqit deri para një shekulli, për këtë arsye është deri diku normale dhe e pranueshme që muzika e njëri-tjetrit (që jo rrallë ngjan), të na tërheqë.

Unë vetë nuk prirem të kem ndonjë ndjesi të zhvilluar kureshtje apo grishje ndaj muzikës ballkanike në përgjithësi, apo asaj të fqinjëve tanë në veçanti.

Mënjanë malazezëve që në përshtypjen time nuk kanë muzikë fare, s’m’i kanë ndezur ndërkaq asnjëherë ndjenjat baladat qaramane orientale të boshnjakëve, dhe sigurisht kurrsesi folku i serbëve ku të njëjtat melodi me kombinimin e pamungueshëm “srce-ljubav” (zemër-dashuri) t’i çajnë veshët në përjetësi.

Maqedonasit, sidomos në rajonet kufitare me juglindjen e Shqipërisë dhe Selanikun në Greqi, lëvrojnë një lloj muzike të këndshme qytetare e cila ngjan së tepërmi me serenatat korçare, e për këtë arsye, është më e pranueshme për një vesh të hollë.

Nga ana tjetër, bullgarët muzikë nuk kanë (ose kanë, po këtë fakt nuk e njeh askush) dhe rendin vazhdimisht pas kopjimit të trubofolkut serb ose tallavasë rome, me tekste bullgare.

Rumunët sipas përshtypjes sime, bëjnë muzikë tepër të mirë “dance”, një fakt që i ka bërë të njohur anembanë “Club-ve” të kontinentit evropian, ndaj dhe ankesa për ta nuk mund të kem, ndonëse muzikën tradicionale nuk ua njoh ndopak.

Po Goran Bregoviçi?

Goran serbi është gjë tjetër.

Personalisht më shumë më ka çuditur ndërthurja e pakuptimtë e emrit dhe mbiemrit të tij, ngaqë Goran dhe Bregoviç, pak a shumë në shqip domethënë “Malësor i Bregut”, diçka krejt e papërputhshme gjuhësisht.

Mbase domethënë se Gorani vjen me vrull nga lartësitë serbe drejt bregut shqiptar, gjithmonë të ëndërruar nga serbët.

Gorani sakaq është simbol, është serbi që vjen në Shqipëri dhe shkul rrylin e fytit duke kënduar (apo mbase me “play back” gjë?), pa iu dridhur qerpiku, pa ia bërë syri tërrt, si të ishte në Beograd e jo në tokën e “albancëve” këtyre njerëzve me bisht sipas ndoca shkencëtarëve serbë.

Kurse Bregoviçi ynë as që trembet fare dhe me vetëmohim, vjen me këngë në gojë, sjell tingujt dhe fjalët serbe mes shqiptarëve.

Nuk e njoh Goranin dhe nuk e kam idenë se çfarë lloj njeriu është ai. Mua vetë më duket pak si leshko në pamje, por nuk dua të abuzoj me njerëz që s’i njoh.

Ajo që mendoj është se Goran Bregoviçi më tepër habitet vetë si vallë nuk do e “hanë ose pjekin të gjallë” këta shqiptarët me bisht dhe të egër, se gjë tjetër, dhe i ngrati kur të këndojë, ndoshta do t’i numërojë së prapthi sekondat deri në çastin kur ndokush do ta lërë shakull në vend, që më pas ta rrjepin dhe t’ia hedhin qenve ose diçka të ngjashme.

Publiku shqiptar aty nën skenën ku serbi në fjalë do të çirret, mbase do të dukej pak a shumë nën efektet degjeneruese të ekstazës idiotësuese, si një turmë e etur që ka vrapuar me të katra, për në ndonjë  lokal “striptease”.

Kam bindjen që nëse Goran Bregoviçi do të zhvishej atë mbrëmje, rrobat e tij do të kishin shkaktuar një kaos të tillë midis publikut të përvëluar, saqë salla ku serbi do të këndonte, do të digjej me themel dhe do t’i kish dalë tymi.

Si ta them, Gorani do të ishte “palaço” në skenë dhe masa amorfe me trajta të paqarta turme të dalë duarsh, do harbohej me vetveten dhe ekstazën e këngëve që ai këndon, duke u çjerrë dhe uluritur histerikisht.

Sigurisht që disa dhjetëra spektatorë të matufosur turbofolk-dashës, nuk përbëjnë asgjë krahasuar me shoqërinë shqiptare.

Shqipëria për fat të madh, është shumë më tepër se aq, megjithëse shfaqje të tilla të marrëzisë kolektive, nuk të bëjnë të mendosh mirë për qenësinë mendore, e aq më pak morale të popullit tënd.

Në të njëjtën kohë nuk do kishte qenë e tepërt të ishte përmendur për shembull sesi do të kishte vajtur saktësisht një situatë e ngjashme, por e ndodhur hipotetikisht në Beograd dhe jo Shqipëri…

Këngëtari “X” shqiptar ta zëmë shkon i ftuar në një program të suksesshëm serb.

Në çastin që i kumtohet publikut emri i tij, ka një ngërdheshje të përgjithshme…

  • “Ore, mos është emër shqiptarësh ky”? – do vinte në dukje dikush midis publikut në sallë.

Më tej, kur këngëtari shqiptar do të ngjitej në skenë, kur të niste të shqiptonte rrokjet e para të fjalëve në shqip të këngës së tij, atëherë nga publiku drejt tij do të vërshonin jo vetëm një numër i pallogaritshëm sharjesh të çdo lloji, fyerjesh personale dhe etnike, kërcënimesh, por ka mundësi edhe karrige, stola, ombrella, këpucë e bastunë të spektatorëve të pranishëm.

Dikush tani do të thoshte se ne prandaj nuk jemi serbë, as ballkanas nuk jemi nga kjo anë, se nuk bëjmë gjëra të tilla, jemi më normalë dhe të evoluar ne, i pranojmë ndryshimet dhe dallimet me të tjerët, kurse artit i japim vëmendjen e duhur duke e ndarë nga mëritë ndëretnike të rajonit tonë.

Fundja, në vitet 80 të shekullit të kaluar, dyshoj fort që Bijelo Dugme, pjesë e të cilëve ka qenë Goran Bregoviç, të ketë pasur fansa të shumtë në Shqipëri, ndërsa gjithë vëmendja e publikut shqiptar i kushtohej si gjithmonë muzikës dhe kulturës italiane, që ngaherë qëndron në pararojë të artit në nivel botëror.

Kur dinjiteti ynë të mos nëpërkëmbet nëpër librat e historisë, stadiume, politikën dhe qëndrimin zyrtar të shtetit serb dhe jo vetëm, atëherë mund të jetë e udhës, që edhe ne të tregojmë para fqinjëve tanë e në veçanti serbëve, faqen tonë moderne, liberale dhe evropiane, atë që pranon vlerat e tjetrit, që njeh meritat e artit, që gëzon muzikën, pa u ngatërruar me epshet shtazarake të kënetave të prapambetura ballkanike.

Ndërkaq, të shfrytëzohet kjo ndodhi fatkeqe, ky vendim dukshëm pa shije për të ftuar një personazh të këtillë në një skenë verore, për të vjellë vrer e helm veçanërisht ndaj Korçës dhe qytetarisë e kulturës së saj, është gjithashtu diçka krejtësisht e papranueshme.

Në 1999, nuk ka pasur thuajse asnjë fshat të Korçës, përveç vetë qytetit sigurisht, ku mijëra familje shqiptarësh të Kosovës mos të kenë gjetur mikpritje të pashembullt, dhe qytetarët korçarë shpesh patën vajtur në stadiumin e qytetit, për t’i marrë dhe strehuar refugjatët kosovarë nëpër shtëpitë e tyre, shumë prej të cilëve i kam miq dhe i takoj edhe në ditët e sotme dhe janë akoma mirënjohës për Korçën dhe korçarët.

Do theksuar se mirësia e administratave amerikane ndaj shqiptarëve, dhe gjithaq Kosovës, nis me shoqërinë Vatra ne SHBA, të themeluar pikërisht nga mërgimtarët e parë korçarë në Amerikë mbi një shekull më parë.

Me katër ndër këngëtaret më të njohura në botë, të gjitha me origjinë shqiptare (Dua Lipa, Ava Max, Rita Ora dhe Bebe Rexha), me një mori këngëtarësh shqiptarë të bëjnë ligjin në muzikë nga Italia në Gjermani, Zvicër, Angli, Greqi e tjetërkund në Europë, pak nevojë kemi për Bregoviçët në skenat tona, ndonëse nuk ka asnjë arsye të tregohemi shovinistë si ndokush nga fqinjët tanë, sidomos në fushën e  artit.

Por deri në ditën kur respekti kulturor të jetë i ndërsjellë, sipas meje gjasë ende e largët, Bregoviçët dhe këngët e tyre, s’bëjnë për mua të paktën!

    Goran Bregoviç                                                   Elvi Sidheri 

Thirrja e e-zanit me altoparalant, shkelje mizore e të drejtave dhe lirive të njeriut

0
Shkelje masive e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë
Mos zbatimi i ligjit për zhurmat apo si quhet ndryshe ndotja akustike, ka bërë që të cenohen e shkelen rënd liritë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.
Askush nuk duhet të guxoj të shkelë liritë dhe të drejtat e tjetrit, pa marrë parasyshë se a kemi të bëjmë këtu me plotësimin egove individuale apo kolektive të një komuniteti të caktuar. Besimi sikur edhe mosbesimi janë çështje të lira kushtetuese dhe nuk guxon askush ti cenoj. Opinioni e din se ka disa vite paslufte që besimtarët islam po bëjnë presion dhe terror psiqik e psikologjik mbi qytetarët e shtetit tonë. Ata duke manifestuar bindjen e tyre fetare, po përdorin mjete audiovizive dhe altopërlant të fuqive të mëdha, duke torturuar e terrorizuar të gjithë qytetarët pa marrë parasyshë se diçka të tillë ua ndalon ligji për zhurmat.
Shembulli më i keq i ditëve tona është kjo që shohim e ndëgjojmë për çdo ditë nga 5 herë, ku jemi të dhunuar psiqikisht e psikologjikisht nga njerz që nuk shohin asgjë dhe askend përveq egove të tyre të sëmura që ngjajnë me kohën e mesjetes.
Merreni me mend kur lëshohen e gumëzhojnë 30 altopërlanta në një territor me diametër 5km, çka ndodh me fëmijët, nxënësit dhe të gjithë njerzit normal që dëshirojnë të jetojnë në qetësi e pa këso lloj zhurmash që të qmendin.
A dini o ju të mjerë që jeni duke e shkatërru ardhmërinë e fëmijëve dhe të rinjëve shqiptar, të cilëve po ua shkatrroni vizionin për jetë e po ua merrni lirinë për të jetuar normalisht në tokën e tyre.
Këto foto që do ti postoj, janë minaret e xhamive të fshatrave që shtrihen në një diametër vetëm prej 5km. Vlerësojeni vet kur në mëngjesin e hershëm në orën 4 e 10 të mëngjesit lëshohet bubullima qoroditëse e 8 minareve me 30 e ma shumë altopërlant.