Kreu Blog Faqe 1620

Buxhovi: “Open Ballkan” marrëveshje e dëmshme, Rama e Zaev po luftojnë për dobësimin e shtetit të Kosovës

0

Historiani dhe shkrimtari i njohur, Jusuf Buxhovi ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon.

Buxhovi në një intervistë për “Përballje” në Telegraf me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka treguar edhe vlerësimin e tij për qeverisjet e deritashme në vend të udhëhequra nga LDK, PDK e AAK, qeverisjen e Albin Kurtit gjatë këtyre muajve si dhe reformat që ai mendon se duhet të ndodhin  në LDK e LVV.

Gjithashtu intelektuali Buxhovi ka thënë se iniciativa “OPEN BALLKAN”  e nisur nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut është e dëmshme për Kosovën në aspektin historik, politik, diplomatik, por edhe për krijimtarinë e veprat e tij

“Në aspektin historik është marrëveshje e dëmshme. Në këtë drejtim një aleancë e re që po del në emër të Mini Shengenit, unë jam mosbesues ndaj saj sepse këto aleanca vazhdimisht kanë funksionuar në dëm të çështjes shqiptare”, u shpreh Buxhovi.

Historiani Jusuf Buxhovi gjatë intervistës në Përballje në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Historiani më tej shtoi se Shqipëria e drejtuar nga Edi Rama dhe Maqedonia e Veriut e udhëhequr nga Zoran Zaev, kanë ra në ndikimin e Serbisë.

“Edi Rama dhe Maqedonia kanë ra nën ndikimin e Serbisë. Ata më me dëshirë e pranojnë Serbinë liderë ku ata megjithatë do të jenë pjesë e një pazari ku faktikisht Kosova do të pësoj, sesa të jenë pjesë parimore e një marrëveshje ku do të jenë të gjithë të barabartë e ku Serbia nuk është liderë”, u shpreh Buxhovi.

Ai theksoi se në aspektin diplomatik Shqipëria ka bërë akt kundër shtetit të Kosovës.

“Në aspektin diplomatik Shqipëria ka bërë një gabim shumë të madh, një akt që është kundër shtetit të Kosovës. Nëse ti hyn në një marrëveshje ku Washingtoni ta jep formulën që duhet të jetë e barabartë, ti e pranon realitetin që shteti i Kosovës është pjesë e Serbisë, është akt diplomatik kundër Kosovës”, u shpreh Buxhovi.

Buxhovi shtoi se në formën qysh ka nisur kjo marrëveshje nuk do të ketë jetëgjatësi.

“Tirana, Maqedonia po luftojnë për me dobësuar pozicionin e shtetit të Kosovës”, tha Buxhovi. Buxhovi në këtë intervistë ka folur edhe për veprat dhe krijimtarinë e tij letrare dhe historike. /Telegrafi/

Vatra dhe Dielli dje dhe sot simbole të globalizmit dhe komunizmit bolshevik në SHBA

0

Klajd Kapinova, New York

Diell i flakët është guverna demokratike e Enver Hoxhës, e cila pa dyshim është e fortë si brenda si jashtë. Brenda, përveç veprave të tjera konstruktive, ka mundur të zbatojë reformën agrare me rrënjë dhe të transformojë Shqipërinë nga një çiflik bejlerësh në një tokë të fshatarëve dhe të punëtorëve. Jashtë, për here të parë në historinë e saj Shqipëria e vogël qëndron ballëpërpjetë dhe di t’ua jap xhevapin kapadainjëve që i bien në qafë, qofshin të humbur si Greqia, qofshin të mëdhenj si Anglia.” (“Dielli”, 27 nëntor 1946).

Vitet kalojnë me shpëjtësinë e erës, por historia me të mirat dhe të këqijat e saj, duhet shkruar dhe thënë ashtu sikurse ishte, në të shkuarën e saj të palavdishme të Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe shtypit të saj, gazetës globaliste veteran “Dielli”, të komunitetit tonë këtu.

Studiuesi veteran i komunitetit shqiptaro amerikane Idriz Lamaj, në një vështrim të tij historik mbi ecurinë e lëkundur pro komuniste të simotrave Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe organit të saj telperdredhur “Dielli”, nënvizon pa dorashka qëndrimin e gazetës “Dielli” ndaj qeverisë komuniste të Shqipërisë së diktatorit Enver Hoxha dhe Qeverisë amerikane gjatë viteve 1945-1955.

Nga ky këndvështrim historik, del kjartë fryma dhe shpirti i thekur komunist i peshkop Nolit, i cili pa suprizë shpaloset hapur në simpatinë histerike dhe dashurinë e pakufi që ai kishte për komunizmin, leninizmin, stalinizmin, bolshevizmin dhe liderët e tij.

Peshkopi ortodoks imzot Noli, me gojën e gazetës pro komuniste dhe bolshevike “Dielli”, proteston hapur dhe harbutshe kundër mosnjohjes së Qeverisë komunisto fashiste të Shqipërisë nga ana e vendeve perëndimore të Europës antikomuniste dhe antibolshevike ruse dhe sidomos ndaj SHBA-së, vendit kampion të demokracië botërore. Asokohe në faqet e turpshme të gazetës propagandistike globaliste komuniste “Dielli” shkruhet, se: “Çdo gjë në Shqipëri shkon në rregull. Enver Hoxha gëzon mbështetjen e plotë të popullit shqiptar.” (“Dielli”, 7 prill 1945).

Autori mendjemprehtë dhe skrupuloz Lamaj, esencialisht na jep një situatë jo të këndshme të organizatës dhe organit të saj, kur me fakte historike na tregon se nga mesi i vitit 1945, kur UNRA pati dërguar, si ndihmë ushqimore, 9500 tonë grurë dhe miell dhe pritej të dërgonte çdo muaj nga 10.000 tonë, gazeta “Dielli”, duke i lënë në heshtje këto ndihma, fillon t’i japë një përkrahje të plotë Bashkimit Sovjetik. “Dielli” pohon i gëzuar se sovjetikët e diktatorit kriminel Stalinit, njohën qeverinë e re shqiptare, ndërsa vendet perëndimore po e sabotojnë atë.

Udhëheqësit komunistë vlerësohen kështu: “Udhëheqësit e Shqipërisë së re janë anëtarë të partisë komuniste. Ata besojnë sinqerisht në revolucionin e tyre. Ata do të vendosin demokracinë pa marrë parasysh format propagandistike që përdor qeveria e tyre.” (Glenn A. McLain, “Albanian Expose”, 1952, faqe 61).

Dhe fletushka propagandistike komuniste bolshevike shqiptaro amerikane nuk ndalet me kaq. Histeria e saj arrin kulmin. Kështu në nëntor, kur në Shqipëri bëhej propagandë mashtuese e madhe për zgjedhjet  “demokratike”, që do të zhvilloheshin më 2 dhjetor 1945, “Dielli” shkruan: “Le të mos dyshojmë aspak mbi demokracinë, shtypin e lirë dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri. Shqipëria kurrë më parë nuk ka pasur zgjedhje më të lira se zgjedhjet që do të zhvillohen me 2 dhjetor të këtij viti.” (“Albanian Expose”, f.61).

Logjika e shëndoshë e studiuesit Idriz Lamaj ecën në rezonancë me argumentin historik, se simotrat e infektuara me virusin vdekjeprurës komunist: ““Dielli” dhe “Vatra”, nuk kishin asnjë të dhënë se çfarë po ndodhte brenda në Shqipëri. Ishin të informuar vetëm nga të dhënat që u jepnin përfaqësuesit komunistë shqiptarë, që vepronin në Kombet e Bashkuara, pranë shërbimit jugosllav.”

Pra, asokohe editori komunist i “Diellit”, globalisti Bolshevik Qerim Panariti me dijeninë edhe të Nolit të kuq, në mënyrë të tërthortë, e cilëson Ministrin e Jashtëm Amerikan (Sekretarin e Shtetit) si profashist dhe, për herë të parë, në vija të gjera, fillon përkrahjen e Moskës, duke cilësuar politikën sovjetike ndaj Shqipërisë si politikë të një vendi të vërtetë demokratik.

E kthyer verbalisht në një fletushë apo fletërrufe muri propaganistik në formë rutine 100% komuniste “Dielli” e mbyll vitin 1946, duke kritikuar Perëndimin në këtë formë: “Diell i flakët është guverna demokratike e Enver Hoxhës, e cila pa dyshim është e fortë si brenda si jashtë. Brenda, përveç veprave të tjera konstruktive, ka mundur të zbatojë reformën agrare me rrënjë dhe të transformojë Shqipërinë nga një çiflik bejlerësh në një tokë të fshatarëve dhe të punëtorëve. Jashtë, për here të parë në historinë e saj Shqipëria e vogël qëndron ballëpërpjetë dhe di t’ua jap xhevapin kapadainjëve që i bien në qafë, qofshin të humbur si Greqia, qofshin të mëdhenj si Anglia.” (“Dielli”, 27 nëntor 1946).

Gazeta globaliste proletare bolshevike “Dielli” e imzot Nolit të kuq, sikurse simotrat e e saj komuniste në Shqipëri, si gazetat: “Z(h)ri i Popullit”, “Puna”, “Bashkimi” “Zëri i Rinisë” etj., me bijat e tyre komuniste në shumë qytete të Shqipërisë, ecin në një linjë dhe platform të parapërgatitur antinacionaliste, antidemokratike, antishqiptare etj., kur rihapin frontalisht një fushatë tjetër të ashpër përbaltje, shpifjesh, denigrimesh, polemizuese kundër nacionalistëve, kundërshtarëve të vendosur politikë të regjimit komunist.

Ndër të tjera asokohe editoriali (I hartuar nga bashkëpunimi komunist Noli-Qerimi) marksist brutalisht shkruan, se: “Si të gjith reaksionarët e tjerë në botë, ashtu edhe ballistët tanë, të emigruar në Itali e gjetkë, kanë marrë ofensiva, në mos me armë, po të paktën me pendë e propagandë. Si duket besojnë seriozisht që për së shpejti do të kërcas një luftë ruso-amerikane, e cila do t’i shpjerë nga syrgjyni në Tiranë. Shpresat e tyre duken fare të kota. Ballistët tanë kanë vdekur moralisht dhe nuk mund të ngjallën më. Nga ana tjetër, lufta nga e cila kanë shpresë të ngjallën nuk mund të ngjajë aq shpejt sa t’u hyjë në punë. Nuk ka shqiptar aq budalla sa të mos dijë se ballistët tanë vdiqën një herë e mirë, po sa falimentoi politika e tyre. Bashkëpunuan me fashistët italian dhe nazistët gjerman me shpresë që të fitonin luftën tok me ta. Me këtë taktikë jo vetëm vranë veten por vranë edhe Shqipërinë. Desh perendia, dualën në shesh partizanët me Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm nxorën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, po e vunë në radhën e të gjallëve pranë shteteve aleate. Guverna e Enver Hoxhës jo vetëm shpëtoi Shqipërinë nga vdekja po tani i vë themele të patundura shtetit me reformat dhe veprat konstruktive.” (“Dielli”, 26 mars 1947).

Urretja ndaj SHBA-së dhe Qeverisë së saj antikomuniste, nuk ka të sosur edhe pse editori Qerim Panariti dhe vetë imzot Noli i kuq jetojnë me të gjithë të drejtat dhe liritë e njeriut (përfshie dhe ato fetare) në vendin kampion të demokracisë amerikane.

Në editorialin perves të tipit bolshevik, kritikohet hapur Doktrina e Trumanit kundër komunizmit në Europën Perëndimore dhe botë si “profkë për të fituar votat e reaksionarëve amerikanë, si manovër diplomatike e cila nisë në Greqi dhe në Turqi dhe një meze e vogël për fabrikat amerikane që bëjnë topa dhe xhephane për evzonët dhe anadollakët.” (“Dielli”, 26 mars 1947).

Nuk është e rastësishme që kundër komunistëve të kuq të “Vatrës” dhe “Diellit’, që vazhdojnë të vegjetojnë edhe sot në vitin 2020 tashmë në New York dhe jo Boston, intelektualë antikomunistë vijueshmërisht, kanë fshikulluar me pendë dhe mendje të hollë frymën e keqe globaliste komuniste të simtrave në fjalë.

Duke iu rikthyer kohës së shkuar disa dekada më parë dhe duke u mbështetur edhe nga burimet historike të pasura arkivore, që studiuesi shqiptaro amerikanë Idriz Lamaj ofron për shqiptaro amerikanët dhe në tërësi për botën shqiptare, shohim se: “Në mars të këtij viti, fillon botimi i gazetës “L’Albanie Libre”, organ i Blokut Kombëtar Indipendent, e cila zhvillon një fushatë të aspër kundër “Diellit” dhe “Vatrës” për mbështetjen që i bëjnë regjimit komunist. Kjo gazetë nuk lexohej në Amerikë me përjashtim të disa personave dhe nuk kishte ndonjë efekt në komunitetin shqiptaro-amerikan, për arsye të mungesës së qarkullimit. Në të njëjtën pozitë ndodhej edhe gazeta e Ballit Kombëtar, “Flamuri””.

Në vazhdën e punës dhe misionit rutinë, të paramenduar komunist dhe neo-komunist, me ndërgjegjë të lartë  vazhdimisht në faqet e saj bolshevike propagandistike gazeta “Dielli”, ka mbështetur kandidaturat socialiste globaliste, me pikpamje internacionaliste komuniste në SHBA. Asokohe shumë dekada më pare, gazeta e majtë komuniste “Dielli”, një rendësi dhe mbështetje të hapur i dha kandidaturës së liberalit globalist ekstrem Henry Wallace, i cili, ishte në garë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

E njëjta situatë e ka ndodhur edhe në tre dekadat e fundit edhe me kandidaturat socialiste amerikane, si: Bill Clinton, Barok Hysen Obama (babai i të cilit ishte antar i partisë komuniste në Afrikë dhe SHBA), Hilary Clinton dhe së fundi me familjen e korruptuar poltike dhe financiare të Joe dhe Hunter Biden, ku hapur editori i kohës sonë Dalip Greca jo rastësisht ecën në një linjë me paraardhësin e tij bolshevikun dhe komunistin globalist Qerim Panaritin.

Duke shikuar me shume kujdes studimin serioz të veteranit të komunitetit tonë Idriz Lamaj, shohm se të gjitha problemet që trajton “Dielli” asokohe janë tipike komuniste globaliste, kundër politikës së jashtme të Qeverisë amerikane. E njëjta gjë ndodh edhe në vitet në vijim. Pra, Organizata Panshqiptare dhe shtypi i saj në mënyrë sinkronike janë antiamerikane edhe pse ndodhën brenda tokës së bekuar amerikane.

Kështu komunistët peshkop Noli dhe Qerimi propagandist e cilësojnë politikën e jashtme amerikan si ekspansioniste, ashtu sikurse thënë gjithnjë edhe idhulli i tyre Enver Hoxha, alias Dulla. Ky i fundit, pra Panariti, në editorialet kilometrike pervese globaliste, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë paqe, sepse 10 deri 20 vjet paqe e shkatërrojnë ekonominë amerikane dhe ekonomia amerikane mbetet në vend, nëse Amerika nuk ndërlikohet në hapjen e luftave të reja.

Fantazia e shfrenuar imzot Nolit të kuq si hartues dhe korrektor dhe Panaritit nënshkrues formal, të editorialeve histerike antiamerikane, bëjnë që fletushka propagandistike “Dielli” të kritikojë ashpër Ministrinë e Jashtme Amerikane (Sekretarin e Shtetit), duke theksuar se ka krijuar një qeveri në mërgim, nën udhëheqjen e mbretit Zog. Qeveria amerikane kritikohet edhe për konspiracion me Greqinë, për aneksimin e Shqipërisë së Jugut…

Njohësi shumë i mirë i historisë së komunitetit shqiptaro amerikanë dhe disa figurave të shquara të diasporës sonë këtu studiuesi Idriz Lamaj, ndër të tjera nënvizon, se: “Problemi tjetër që i del “Diellit” është ardhja e peshkop Mark Lipës në Amerikë, të cilit i hap një front të ri lufte dhe, thënë të vërtetën, luftën kundër tij e bën me mjaft sukses. Këto dy vite “Dielli” armiqësohet me gjithë botën, me “Zërin e Amerikës”, radio “Free Evrope”, Ministrinë e Jashtme Amerikane, me senatorë dhe deputetë të ndryshëm, të cilët përkrahnin luftën e ashpër kundër komunizmit global dhe ndikimit komunist në Amerikë. Gjatë këtyre dy viteve, herë pas here, “Dielli” boton kritika të buta kundër regjimit të Tiranës, të cilat tingëllojnë më shumë si lutje se si kritika. Për këto lloj kritikash, editori i “Diellit”, Qerim Panariti, shpallet tradhtar nga regjimi i Tiranës.

“Dielli” ngrihet haptas kundër luftës në Kore, duke e quajtur të padrejtë dhe si ndërlikim amerikan në punët e brendshme të një vendi pa interes kombëtar për Amerikën. Kërkon që të lihet rehat Bashkimi Sovjetik dhe pretendon se sovjetikët nuk janë luftënxitës.”

Studiuesi serioz shqiptaro amerikan Idriz Lamaj, Noli, “Dielli” dhe “Vatra”

(Idriz Lamaj, Kumtesë e mbajtur në seminarin kushtuar 90- vjetorit të “Diellit”, në New York, më 30 tetor 1999)

1952 -1953  Fushata e polemikës kundër asaj që gazeta “Shqipëria”, organ i Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, e quan dalldisje e Qerim Panaritit, aspërsohet. Fillojnë konferencat e prof. Stavro Skendit nëpër komunitetet shqiptare të Amerikës kundër “Diellit”, Panaritit dhe Nolit. Në të njëjtën mënyrë vepron Vasil Alarupi, novelist i njohur. Shumë deputetë dhe senatorë amerikanë kritikojnë qëndrimin politik të “Vatrës”. Shkruhet libri “Albanian Expose” i Glean Mc. Lain-it kundër “Vatrës”, “Diellit”, Panaritit dhe Nolit. Polemikat marrin përmasa shqetësuese për “Diellin” dhe editorin e tij si dhe për udhëheqësit e “Vatrës”.

“Dielli” e mbyll kapakun e vet për vitin 1953 me këtë kritikë kundër komunizmit: “Jeta e njeriut, qoftë i madh qoftë i vogël, s’është fare e sigurtë nën sistemin komunist.” (“Dielli”, 30 dhjetor 1953).

1954 –1955 Në janar të vitit 1954, “Dielli” e fillon fushatën kundër regjimit komunist të Tiranës me një kryeartikull, që vetëm një njeri si Qerim Panariti mund ta shkruante. Ja titulli: “Shqipëria sot e ka surratin të shëmtuar”. Dhe vijon: “Në qoftë se Shqipëria ka bërë përparime nën regjimin e sotëm, përparimet duhet t’i shikojmë që t’i besojmë; përndryshe na hyn dyshimi. Një çupë e bukur nuk duhat ta mbuloj surratin; duhet të dalë jashtë me surrat hapur që t’a admiroj bota bukurinë e sajë. Përndryshe bota ka të drejtë të besoj se surrati i çupës është tepër i shemtuar. Po të jenë të vërteta ato që shkruan shtypi i Shqipërisë mbi zhvillimet e vendit që pas  mbarimit të luftës e gjer më sot, s’ka përse të mbajë një Shqipëri të mbuluar si gratë…” (“Dielli”, 20 janar 1954).

Viti 1955 për “Diellin” dhe Qerim Panaritin ishte një vit më i lehtë për arsye se forcat politike nacionaliste në mërgim kishin përqëndruar veprimtarinë rreth problemeve të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, i cili ndodhej në shpërbërje e sipër. Kulmi i luftës së ftohtë ishte në rënie, ashtu siç ishin në zbutje e sipër edhe qarqet e ashpra antikomuniste të qeverisë amerikane. Në të vërtetë, “Vatra” kishte filluar të ndryshonte qëndrimin ndaj regjimit komunist të Tiranës, dy vjet me parë.

Në fillim të marsit, presidenti Eisenhoëer lajmon Kryqin e Kuq Shqiptar me anë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar se Amerika dëshiron t’i vijë në ndihmë popullit shqiptar dhe, për këtë qëllim, vë në dispozicion të tij 850.000 dollarë, të dhëna në ushqime. Gjithashtu, Presidenti amerikan merr përsipër shpenzimet e dërgimit të ushqimeve nga Amerika në portet e Shqipërisë.

Për këtë gjest humanitar dhe dashamirës ndaj popullit shqiptar, Noli i drejton presidentit Eisenhoëer këtë telegram: “Në emër të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë, dëshiroj t’ju falënderoj për ushqimet që bujarisht i dhuroni popullit shqiptar që vuan nga uria (stop). Kjo dhuratë do të çmohet thellësisht prej gjithë shqiptarëve të cilët dinë se Amerika kristiane dhe paqedashëse ka qenë dhe është shteti mik më i mirë i tyre”.

Peshkop Fan Noli 816 NË Third Ave, Ft Launderdale, Florida. (Shqipëria, 31 mars 1955).

Ndërkaq, Qerim Panariti i dërgon Presidentit telegramin që vijon: “Lutem më lejoni të parashtroj në emër të popullit shqiptar falënderimet zemrore për sendet ushqimore që bujarisht i keni ofruar për të lehtësuar vuajtjet e tij (stop). Ky gjest njerëzor kundrejt Shqipërisë do të shtojë edhe më tepër miqësinë tradicionale midis popullit Amerikan dhe popullit Shqiptar (stop). Shqiptarët nuk kanë harruar dhe nuk do të harrojnë kurrë përpjekjet fisnike të presidentit Ëilson në Kongresin e Paqes në Versaj, në mbarim të luftës së parë botërore për të shpëtuar Shqipërinë nga një coptim midis fqinjëve të saj (stop).” (Shqipëria, 31 mars 1955).

Qerim Panariti, Sekretar Ekzekutiv i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, 30 Huntington Ave, Room 605 Boston Mass.

Dy-tri ditë më vonë, qeveria komuniste e Tiranës refuzon me përbuzje dhuratën e presidentit Eisenhoëer. Gazeta “Dielli” shënon këtë reagim: “S’na merrte mendja që Tirana të refuzonte ndihmën bujare të popullit Amerikan, ndonëse një marrëzi të tillë duhej ta prisnim nga një mentalitet i sëmur. Këtë refuzim mund ta përshkruajmë me fjalët e Ungjillit: Ndjeji o Zot, se s’dijnë se ç’bëjnë. Marrim këtë rast hidhërimi ti kërkojmë ndjesë me përunjësi popullit amerikan dhe presidentit Eisenhoëer për këtë turp tragjik që bëri Tirana këtë herë përmbi stommakun e zbrazët të popullit shqiptar”. (“Dielli”, 9 mars 1955).

Ndërkaq, Noli me një lloj zemrimi të veçantë shprehet: “Ore, lëre se nuk qenkan politikanë, këta nuk qenkan njerëz”. (Vasil Alarupi, “Fletë kujtimesh”).

Refuzimi i ndihmave humanitare bëri bujo në shtypin amerikan. Gazetat më të njohura, si “The New York Times”, “The Ëashington Post”, “Boston Globe”, etj., (edhe pse në fakt janë gazeta të majta amerikane, “Dielli” ishte në një linjë edhe më ekstreme të majtë bolshevike leniniste – staliniste shënimi im Klajd Kapinova) kritikojnë regjimin e Tiranës dhe vënë në dukje se populli shqiptar nën regjimin komunist kalonte krizën e urisë së zezë në Shqipëri.

Me datën 3 gusht 1955, “Dielli” kritikon përsëri regjimin komunist të Tiranës me një artikull redaksional, duke theksuar se mbyllja e dyerve, izolimi i Shqipërisë ndaj Perëndimit dhe mos lejimi i shqiptarëve të Amerikës për të vizituar Shqipërinë hedh poshtë pohimet e regjimit komunist për demokraci, shtyp të lirë dhe përparim. Në numrat e pastajmë të “Diellit”, është fjala për deri në fund të vitit 1955, kritikat e kësaj natyre thellohen gradualisht, por në të njëjtën kohë, Panariti, herë pas here, sjell edhe ndonjë artikull në favor.

30 vjet më parë, me rastin e 60-vjetorit të “Diellit”, Hasan Dosti, ish-kryetar Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, të cilin vite më parë “Dielli” e kishte kritikuar pa mëshirë, vjen në këtë përfundim të urtë: “Veprimtaria e organizatës Vatra dhe lënda e botuar në të gjitha faqet e shtyllat e Diellit, kanë qenë ndjekur e po ndiqen me interes, jo vetëm prej shqiptarëve, por edhe prej shumë qarqesh të huaja. Në disa prej këtyre qarqeve lënda e Diellit ka qenë interpretuar, komentuar, dhe duhet të pranojmë, dhe shfrytëzuar qëllimisht e metodikisht në dëmin e prestigjit të Vatrës e të organit të saj.” (“Seminari Ndërkombëtar i Federatës Panshqiptare Vatra”, 1969, F.192).

Këtu përfundon zhvillimi kronologjik 10-vjeçar (1945-1955) i qëndrimit politik të “Diellit”, i paraqitur në vijat më të shkurtëra. Kjo periudhë meriton një studim të hollësishëm. Për këtë periudhë nuk mund të shkruhet objektivisht pa analizuar raportet e Ministrisë së Jashtme amerikane dhe rezolutat e botuara në Rekordet e Kongresit Amerikan (Congressionnal Reports).

Gjatë 10-vjeçarit në fjalë, në faqet e “Diellit” nuk botohet asnjë shkrim mbi vuajtjet, vrasjet e persekutimet e ushtruara mbi popullin shqiptar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Prej fillimit të vitit 1945 deri nga fundi i vitit 1499, gazeta “Dielli” mbron pa asnjë kritikë regjimin e Tiranës. Riboton nga shtypi komunist i Tiranës materiale pa komente as vërejtje, duke përfshirë edhe lëndë propagandistike kundër qeverisë amerikane.

Në vitet 49- 55, “Dielli” bën ndryshim gradual. Kritikon lehtë regjimin e Tiranës dhe nuk heq dorë nga kërkesa për përmirësimin e marrëdhënieve midis Ëashingtonit dhe Tiranës. Kërkon që regjimi komunist të lejojë shqiptarët e Amerikës të vizitojnë Shqipërinë.

Për këto dy kërkesa këmbëngulëse dhe për zbutje të qëndrimit kritik ndaj qeverisë amerikane, shtypi komunist i Shqipërisë e shpall Panaritin tradhtar dhe fillon kritikat e ashpra kundra tij.

Përkrahja e regjimit të Tiranës nga një organizatë me prestigj si “Vatra”, duke pasur Nolin për kryetar nderi, shkonte drejtpërdrejt kundër interesave politike të qeverisë amerikane. Le të mos harrojmë se ishte 10-vjeçari i kulmit të luftës antikomuniste. Lufta e përgjakshme e Koresë, rënia e Kinës nën regjimin komunist, kërcënimet e Stalinit dhe pasardhësve të tij për përhapjen me dhunë të komunizmit në territoret e botës së lirë e kishin detyruar qeverinë amerikane të mirrte masa serioze edhe për sigurimin e brendshëm kombëtar nga ndikimi komunist.

Gjatë atyre 10-viteve, “Dielli” dhe “Vatra” i bënë sfidë lëvizjes nacionaliste shqiptare në botën e lirë dhe qeverisë amerikane, e cila e përkrahte këtë lëvizje në të gjitha drejtimet.

“Dielli” e ndryshoi qëndrimin politik ndaj Ëashingtonit dhe Tiranës nga trysnia e fortë e lëvizjes nacionaliste shqiptare dhe nga qarqet diplomatike amerikane…

Të mos i zhgënjejmë shqiptarët, Zonja Ambasadore “Rruga përpara për marrëdhënjet SHBA – Shqipëri”

0

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim


Nga Frank Shkreli

“Rruga Përpara Për Marrëdhënien SHBA-Shqipëri” është titulli i një shkrimi të Kryediplomates amerikane në Tiranë.
Rruga Përpara për Marrëdhënien SHBA-Shqipëri | Ambasada e SHBA në Shqipëri (usembassy.gov)

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Shkëlqësia e saj, Juri Kim ka bërë një ekspoze të “arritjeve” dhe “sukseseve” të Shqipërisë në një artikull që e lexova në portalin e ambasadës tonë në Shqipëri. Me të thënë të drejtën, ky shkrim m’u duk aq i pazakontë për një diplomat/e amerikane, si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga qëllimi se pse e nderuara ambasadore e shkruan pikërisht në këtë kohë një artikull si ky. Zakonisht, “arritjet” dhe “sukseset” e kaluara dhe planet për të ardhmen deklarohen në fund të vitit, normalisht, ose në ndonjë raport të veçantë drejtuar Departamentit të Shtetit. Prandaj, ky shkrim më duket më shumë si një “lamtumirë”, ose ndoshta edhe si një përpjekje në mbështetje të njëanëshme ndaj qeverisë socialiste të Shqipërisë, për të justifikuar perceptimet e shumë vetave se ajo është palë, siç kanë komentuar shumë lexues në portalet e ambasadës amerikane.

Që në fillim dua të shprehem se kam respektin më të madh për diplomatët amerikanë që shërbejnë anë e mbanë botës, shpesh në rrethana shumë të vështira, përfshir sidomos ata që shërbejnë në Shqipëri dhe në Kosovë. E them ketë se gjatë karierës time, kam pasur nderin dhe privilegjin të bashkpunoj me shumë prej tyre – në kohë të mira e sidomos në kohë të vështira — gjatë luftës së ftohtë e më vonë në periudhën e tranzicionit. Me diplomatët amerikanë që kanë shërbyer me dinjitet në trojet shqiptare dhe anë e mbanë Evropës lidnore e qendrore ish-komuniste — si përfaqsues të denjë të Atdheut tim të adaptuar – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku gëzojmë lirinë, demokracinë dhe të drejtat tona njerëzore. Kësaj Amerike të bekuar që 50-vjetë më parë ka strehuar mua dhe familjen time si edhe qindëra mijëra shqiptaro-amerikanë gjatë dekadave – të detyruar të largoheshim nga trojet shqiptare nga një prej diktaturave më të egra komuniste sllavo-aziatike, siç ishte regjimi komunist i Enver Hoxhës për pothuaj gjysëm shekulli.

Në këtë frymë, pra – me dashuri dhe respekt për vlerat e Atdheut tim të adaptuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për të mirën e Atdheut të parëve të mi, por edhe me respekt për punën e diplomatëve amerikanë në Shqipëri dhe për hir të marrëdhënieve miqësore SHBA-Shqipëri, megjith kundërshtimet e mia ndaj disa prej politikave të ndjekura prej tyre gjatë dekadave – të më lejohet që të shprehi kësaj radhe disa kundërshtime të mia përsa shkruan Zonja Ambasadore në artikullin e saj të botuar të mërkurën për rrugën përpara në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“Shqipëria ka përfunduar zgjedhje që do të shënojnë rikthimin e opozitës në parlament, një ngjarje me rëndësi kritike. Siç vërejti ODIHR në raportin e tij përfundimtar, zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por jo të përsosura…”, shkruan Zonja Kim.

Përkundrazi, e vetmja gjë pozitive që unë lexoj në raportin e ODIHR-it është se zgjedhjet, siç thuhet në raport, ishin të “qeta”. Të qeta ishin edhe në kohën e Enver Hoxhës zgjedhjet, por pse ishin të qeta, nuk i bën ato “të mira” as të lira. Shqipëria nuk ka patur zgjedhje të mira, të lira as të drejta në këto 30-vitet e fundit, pa marrë parsysh se cila parti ka qenë në pushtet. Frank Shkreli/ Zgjedhjet e 30-qershorit: Një poshtërsi për qeverinë shqiptare, një dështim për opozitën, një turp për ndërkombëtarët dhe një fatkeqësi për kombin shqiptar! | Gazeta Telegraf
Kjo traditë vazhdoi edhe me zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Asnjë vërejtës i paanshëm nuk mund të pretendojë se këto zgjedhje ishin të “mira”, të lira dhe të drejta. Ose i besojmë ODIHR-it ose jo. Ndër të tjera, në raportin e tij për zgjedhjet në Shqipëri, për t’i ra shkurt bisedës, thuhet se partia në pushtet “keqpërdori burimet administrative”. Përcakton “mbledhjen e informacionit për të dhënat personale”, si një problem seriroz. “Shitblerja e votës mbetet shqetësim”, thuhet mëtej. “Presionet ndaj medias” nga korrupsioni i madh që ka prekur shoqërinë shqiptare, thuhet, ndër të tjera, në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e fundit në Shqipëri, është gjithashtu diçka për t’u shqetësuar për të gjithë ata që besojnë në votën e lirë. Nëqoftse këto probleme dhe shqetësime të tjera në raportin e ODIHR-it i bëjnë këto zgjdhje të “mira”, atëherë ne kemi një ndryshim të madh në interpretimin e dallimit midis të mirës dhe të keqes, si koncept. Në çdo vend tjetër të Evropës këto zgjedhje nuk besoj se do të cilësoheshin si të “mira” as të drejta, dhe as të lira. Si të tilla, fatkeqësisht, nuk besoj se do e çojnë Shqipërinë “në familjen evropiane”, ashtu siç dëshirojmë të gjithë.

“Pesë vjet pas miratimit të ligjeve, reforma në drejtësi po jep rezultate reale që do të ndihmojnë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë”, shkruan ambsadorja Kim. Të gjithë ata që e duan Shqipërinë dhe ia duan të mirën Kombit shqiptar – e në këtë grup besoj të jetë edhe ambasadorja Kim – e duan dhe e mbështesin reformën në drejtësi, për t’i dhenë fund njëherë e mirë, “pandëshkueshmërisë” dhe korrupcionit në atë vend, përfshir pandëshkueshmërinë politike që mbretëron në politikën shqiptare për një shekull tani. Është shumë mirë që “reforma e re” në drejtësi po merret me ndëshkimin e hajdutëve, kriminelëve, të korruptuarve dhe rrugaçëve. Ju urojmë sukses!

Po çfar mund të thuhet për rreth 30-antarëve të parlamentit të ri shqiptar, nga të gjitha palët– të cilët, sipas disa mediave shqiptare – kanë qenë anëtar ose kanë patur lidhje me ish-Sigurimin famëkeq të regjimit komunist. Këta kanë dalur nga zgjedhjet “e mira” të këtij viti në Shqipëri dhe do bëjnë ligjet për të ardhmen e Shqipërisë. Pse nuk ngulet kembë nga diplomatët perëndimorë në Tiranë që antarët e Kuvendit të ri, që do fillojë punimet në shtator, t’i nenshtrohen një vetingu të pastrimit të figurës – siç është bërë në shumë vende ish-komuniste. Pse nuk bëhet në Shqipëri. Për derisa komuniteti ndërkombëtar nuk këmbëngulë që Shqipëria të përballet me të kaluarën e saj komuniste – ashtu siç kanë berë vendet e tjera ish-komuniste të Evropës dhe me krimet çnjerëzore të Enver Hoxhës, Shqipëria nuk do të bëhet shtet normal as anëtare e Bashkimit Evropian!

Gjithashtu, siç e kam thenë edhe herë të tjera, nuk besoj se reforma e re në drejtësi mund të dalë me sukses – megjithë disa shënja pozitive fillestare – kur kjo reformë është pothuaj, ekskluzivisht, në dorë të ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve të regjimit komunist. Si është e mundur që institucionet më me rëndësi të Shqipërisë kontrollohen ende nga trashëgimtarë dhe apologjetë të regjimit komunist. Uroj që t’ia dalin, por mbetet për tu parë. Unë shpesh ua kam bërë këtë pyetje diplomatëve perëndimorë në Tiranë, por kurrë nuk kam marrë ndonjë përgjigje që justifikon mbështetjen që ata u kanë dhënë e u japin këtyre njerëzve në nivelet më të larta të qeverisë dhe shtetit shqiptar. Unë nuk besoj se mund të ketë reformë, cilado qoftë ajo, me këta njerëz të komprometuar me regjimin e Enver Hoxhës dhe ndoshta edhe me krimet e atij regjimi.

E vërtetë se siç shkruan Ambasadorja Kim, “Tridhjetë vjet pasi populli shqiptar – me mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara – hodhi tej vargonjtë e diktaturës komuniste, Shqipëria ka arritur në një çast të ri mundësie historike.” Shqipëria, Zonja Ambasadore, ndoshta i ka hedhur vargonjtë e diktaturës komuniste ashtu siç ishin para 1990-ës, por jo trashëgiminë dhe njerëzit që e mbajtën të gjallë atë diktaturë për pothuaj një gjysëm shekulli. Jam i sigurt se shumë prej tyre i ke takuar në Tiranë. Shumë prej tyre do jenë në parlamentin e ri shqiptar ku do të vendosin të ardhmen e Shqipërisë 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, e shumë prej tyre vendosin “drejtësinë” edhe sot. Keni të drejtë kur thoni se Shqipëria ka nevojë për reflektim të thellë të ndërgjegjes morale dhe planifikim real. Të gjthë duhet të pyesim pse janë këta njerëz pjesë e politikës shqiptare sot – por jo vetëm për mësim nga e kaluara, siç sugjeroni ju – por Tirana zyrtare dhe klasa politike në përgjithësi dhe pa dallim, përfshir edhe diplomatët preëndimorë si ju Zonja Kim — kanë nevojë për një distancim zyrtar, njëherë e mire — nga trashëgimia e të kaluarës komuniste. Shqipëria, ka nevojë për pastrim, për një fillim të ri, me njerëz të ri, sepse siç shkruani edhe ju, Shtetet e Bashkuara duan “një aleat që është i fortë, i aftë dhe i begatë.” Kjo nuk arrihet me heshtjen e diplomatëve perëdnimorë dhe duke qenë asnjanës ndaj nostalgjikëve të Enver Hoxhës në nivelet më të larta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar! Shumë prej tyre, përfshir Kryeministrin Rama, kanë shprehur adhurimin e tyre për atë periudhë të zezë të Kombit shqiptar. Ka vite që e them, se me këtë klasë politike të komprometuar moralisht dhe politikisht dhe e mbështetur nga ndërkombëtarët, Shqipëria nuk do të jetë një aleat i vyer, as i fortë, as i begatë, që ndanë vlera të përbashkëta me popullin amerikan, e si rrjedhim nuk do të jetë as një aleat i denjë që meritojnë Shtetet e Bashkuara. Shqipëria ka nevojë për pastrimin nga politika të gjithë ish-bashkpuntorëve dhe nostalgjikëve të komunizmit aq sa ka nevojë edhe për pastrimin e të korruptuarve të sotëm nga jeta politike due nga sistemi juridik.

E nderuara Ambasadore jam dakort me ju se Shqiptarët janë lodhur dhe nuk durojnë më këtë klasë të korruptuar politike, gjoja post-komuniste. Jam dakort se siç përfundoni edhe ju shkrimin tuaj, shqiptarët me të cilët kini vizituar dhe folur – nga Shkodra e deri në Gjirokastër, të gjithë, “bashkohen në një pikë: iu ka ardhë në majë të hundës me metodat e vjetra; duan ndryshim të vërtetë; duan fundin e korrupsionit; duan një sistem drejtësie ku askush nuk është mbi ligjin; duan që kriminelët të qëndrojnë jashtë qeverisjes dhe politikës; duan një vend që i josh të rinjtë të qëndrojnë për shkak të mundësive; duan një vend që ecën përpara, jo prapa.” 30-vjet post-komunizëm askush nuk mund të jetë krenar për ndonjë arritje të madhe në Shqipëri — as poltika vendase as ndërkombëtaraët — kur shumica e shqiptarëve, sidomos të rinjtë shikojnë për mundësi për tu larguar nga vendi sa më parë që të jetë e mundur. Kjo situatë e boshatisjes së vendit, në të vërtetë, po këthehet në një tragjedi kombëtare, të përmasave epike.

Si përfundim, edhe unë bashkohem me ju, Zonja Ambasadore për nevojën urgjente se për të shpëtuar demokracinë shqiptare, nevojitet një reflektim moral, planifikim dhe intensifikim i përpjekjeve të gjithë shqiptarëve dhe diplomatëve të huaj vullnetmirë në Tiranë. Ka ardhur koha që shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë duke zgjedhur (në zgjedhje të lira e të ndershme) udhëheqës të ri që do të çojnë përpara jo vetëm lidhjet SHBA-Shqipëri, por edhe të cilët do të punojnë pa kursim dhe pa interesa personale e partiake të korruptuara, për një të ardhme më rë mirë për të gjithë shqiptarët pa dallim dhe për një distancim të përhershëm nga trashëgimia tragjike komuniste. Me ju gjithashtu, “Shpresojmë që udhëheqësit e Shqipërisë – ata në pushtet dhe ata që shpresojnë të jenë në pushtet një ditë – po kështu do të reflektojnë dhe planifikojnë për të ardhmen, për një Shqipëri më demokratike, më të sigurt dhe më të begatë”, për të gjithë.

Shqipëria ka nevojë për një fillim të ri, me njerëz të ri! Për të mirën e atij populli shumë të vuajtur, për të mirën e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shqiptarëve dhe Amerikës, të cilën Kombi shqiptar, për më shumë se një shekull edhe tani e shikon si shpresën e fundit. Mos t’i zhgënjejmë shqiptarët, Zonja Ambasadore! Kanë kaluar 30-vjetë. Mjaft është mjaft!

DEMOKRACIA NUK PRET!

I kalofshi pushimet verore si është më mirë!

Frank Shkreli

Ndryshimi i emrit me përmbajtje të njëjtë

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Takimi i ditëve më parë në Shkup nga përfaqësuesit e Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, paraqet vazhdimësi të takimëve të “Mini-Shengenit Ballkanik” pa ndonjë risi përveç ndryshimit të emrit në “Ballkan Open” me përmbajtje të njëjtë, që vazhdon të refuzohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosna e Hercegovina, të cilat prioritet i japin integrimeve europiane e jo atyre regjionale duke i ofruar përparësi Serbisë e cila ende vazhdon të jetë faktor destabiliteti në regjion, pa pasur guxim politik të kërkojë falje për krimet e bëra ndaj popujve tjerë në regjion e në veçanti shqiptarëve në Kosovë

Nga formimi i“Mini-Shengenit Ballkanik” në Novi Sad(2019) nga tre shtete (Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut),opinioni është informuar se projekti synonte katër liritë e BE-së, ate të lëvizjës së njerëzve, të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Por, varësisht nga qasjet politike u prezantuan opinione të ndryshme duke theksuar se një iniciativë e tillë regjionale të përkujton ish Jugosllavinë e cila tani përmes Serbisë nën idenë e integrimit regjional, aspiron Serbinë e madhe. Menjë fjalë kemi të të bëjmë me strategjinë politike të Serbisë e cila ate qe nuk ka arritur ta realizojë me luftë, ta arrij në paqë, duke dëshmuar se nuk mund të shkëputet nga ambiciet ekspansioniste, që kohëve të fundit paraqitet me sintangmën “bota serbe”(srpski svijet).

Serbët faktor destabiliteti

Kemi të bëjmë me një regjionin specifik, i populluar kryesisht me popullsi sllave, ku në vitin 1918 u themelu Jugosllavia e parë, fillimisht si Mbretëria SKS, e cila kishte këtë emër pa popull jugosllav, duke qenë e sunduar nga serbët dhe përfunduar se ekzistuari në vitin 1941. Jugosllavia e dytë përfundoi së ekzistuari në vitin 1991, ndërsa ajo e treta e përbërë nga Serbia e Mali përfundoi në vitin 2006. Nëse analizohen raportët shoqërore dhe politike del qartë se faktor destabiliteti ishin serbët, andaj të gjithë janë përpjekur të largohën nga sundimi i tyre, për të u pavarësuar si shtete sovrane. Kur me serbët nuk kanë dashur të jenë në një bashkësi shtetërore popujt sllavë të cilët kanë origjinë të përbashkët etnike e gjuhësore, për shqiptarët si popullsi jo sllave ka qenë fatkeqësi kombëtare e imponuar nga të tjerët të jetohet në një bashkësi të tillë jashtë shtetit kombëtar shqiptar.

Nisma integruese

Çështjet integruese regjionale nuk lidhën me Novi Sadin(2019), por janë më të hershme, sikurse është ajo nga viti 2008, kur katër shtete (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni) mbanin takime vjetore presidenciale.
Ndërsa në vitin 2011, Mali i Zi ka propozuar nismën “Western Balkan 6″, e më vonë në Tiranë u lansua “Beneluksi Ballkanik”. Ndonëse ishin ide të qelluara, për bashkëpunim regjional të panjohura më parë të gjitha ishin refuzuar nga Serbia. Nuk ka dilemë se ajo kishte si atëherë edhe tash sindromin e liderit në regjion, që përmes “mini Shengenit” iu mundësua nga Shqipëra e Maqedonia e Veriut.
Nuk ka dilemë se në Forumin e Shkupit ditë më parë(29 korrik) u ndryshu vetëm emri “Ballkan Open” ndërsa përmbajtja ka mbetur e njëjtë. Eshtë përshtypje e përgjithshme se një integrim i tillë regjional nuk mund ta zëvëndesojë BE-në, nga del qartë se kemi të bëjmë me një veprim perfid të Serbisë për të dëshmuar gjoja gadishmëri të bashkëpunimit regjional, duke u prezantuar si lidere në nismat integruese.

Gjeopolitika regjionale

Se Evropa Juglindore paraqet çështje specifike edhe në aspektin gjeopolitik, nuk është e panjohur, sidomos nga shek.XIX e më pas, sepse këtu kanë pasur interesat e tyre fuqitë e mëdha. Ndonëse të modifikuar një interesim i tillë është i pranishëm edhe në ditët tona, që u manifestu në praktikë në sajë të luftërave në territorin e ish Jugosllavisë(1991-1999).
Nëse analizohet situata gjeopolitike nga ajo kohë e deri më tash del qartë se kemi të bëjmë me orientime politike të kundërta të pjesëtarëve të “Ballkan Open”, sepse kemi të bëjmë me Serbinë e cila është anti NATO, dhe më afër Rusisë, ndërsa dy të tjerat(Shqipëria e Maqedonia e Veriut) janë në NATO, ku bën pjesë edhe Mali i Zi, ndërsa Kosova është pjesë e strukturave të tilla. Varësisht prej qasjeve politike, del qartë se kemi të bëjmë me një regjion i cili vazhdon të jetë labil, në sajë të politikës destabilizuese të Serbisë, e cila me gjithë krimet e kryera në ish Jugosllavi, udhëhqja aktuale politike nuk ka guxim të kërkojë falje publike ndaj popujve të tjerë në regjion. Serbia duhet të distancohet nga e kaluara, të dënojë gjenocidin ndaj shqiptarëve jo vetëm nga lufta 1998/99 dhe të pranoj shtetin e pavarur të Kosovës.Vetëm pas një veprimi të tillë pragmatik në favor të paqës dhe fqinjësisë së mirë Kosova do të ishte partner dhe pjesë e nismave të integrimeve regjionale.
Por, jemi dëshmitar se presidenti Vuçiq, si ish ministër i kabinetit të kriminelit të luftës Millosheviq, sot e kësaj dite mbron agresionet serbe kundër popujve joserb dhe shkel vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka përcaktuar masakrën e Srebrenicës si gjenocid dhe parlamenti europian ka miratuar rezolutë të posaçme në vitin 2009. Duke marrë parasysh këto të dhëna del qartë se kemi të bëjmë me personin i cili në sajë të biografisë nuk mund të jetë faktor stabiliteti por në mënyrë përfide është duke shfrytëzuar momentin si inicues të bashkëpunimit regjional, për përfitime shtetërore.

Shqiptarët e Luginës diskriminohen nga Serbia

Në takimet e mëparshme në mes kyreministrit të Shqipërisë dhe kryetarit të Serbisë por edhe së fundit në Shkup, ndonëse janë bërë publike temat të cilat janë trajtuar nuk kemi pasur rast të dëgjojmë se është trajtuar çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ka qenë e udhës dhe obligim moral e kushtetues nga kryeministri Edi Rama, që para A.Vuçiqit ta trajtojë me kompetencë pozitën dhe statusin diskriminues të shqiptarëve në tre komuna që janë të administruara nga pushteti serb. Po ashtu duhet cekur se deri më tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë as më një fjalë për regjionin e Sanxhakut, ku në sajë të politikës diskriminuese serbe shqiptarët janë asimiluar pothuaj tërësisht, pa të drejta elementare. Kujtojmë këtu se në Libovshë të Fierit ka vite që është hapur shkolla në gjuhën serbe, e cila furnizohet me libra dhe vizitohet nga përfaqësues zyrtar të qeverisë serbe. Kemi të bëjmë me një komunitet sllavisht folës të cilët janë vendosur këtu pas Luftës së Parë Botërore. Sipas informacioneve që disponojmë, kemi të bëjmë me popullsi nga Sanxhaku, e cila me origjinë nuk është serbe, me përkatësi fetare islame dhe e asimiluar gjuhësisht.
Nëse kryeministri Edi Rama nuk ka informata të mjaftueshme në lidhje mbi pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ka pasur mundësi të njoftohet nga raporti i Komitetit të Helsinkit të Serbisë(15 korrik) ku renditën të gjitha problematikat me të cilat përballen shqiptarët atje, nga mosnjohja e diplomave te pasivizimi i adresave, duke mos ngurruar ta quajë këtë spastrim etnik.
“Në mënyrë që të zvogëlohet numri i shqiptarëve që jetojnë në jug sa më shumë të jetë e mundur, shteti po kryen procesin e ashtuquajtur “Pasivizimi i vendbanimit të shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore ose në Kosovë. Kjo masë është, në thelb, një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”.
Duke u rikthyer te pasivizimi që rrudh në mënyrë artificiale numrin e shqiptarëve në Medvegjë, Bujonac dhe Presheve, raporti thekson: “Pasivizimi” (pasivizimi masiv dhe selektiv i vendbanimit) i bën individët të humbin statusin e tyre si shtetas të Serbisë dhe në përputhje me rrethanat, të gjitha të drejtat civile – të drejtat për të votuar, të drejtat për pronë, sigurim shëndetësor, pension, punësim, etj. Duke qenë se qytetarët nuk janë informuar për “pasivizimin”, ata zakonisht humbin të drejtën e tyre për ankesë, afati për të cilin është tetë ditë.
Gjithashtu, kur bëhet fjalë për përballjen me të kaluarën, është humbur mundësia për të ndjekur penalisht rastet e ekzekutimit, abuzimit, dhunës dhe rrëmbimit të civilëve në periudhën midis 1996 dhe 2002.

Sipas Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, është e nevojshme të ndalet menjëherë ky proces dhe të rivendosen të drejtat civile të shqiptarëve.
Ajo që është tregues, është se kjo masë zbatohet ekskluzivisht për shqiptarët, dhe jo për serbët që punojnë përkohësisht jashtë vendit, ndërsa thekson se Serbia duhet të mbajë parasysh tu japë shqiptarëve në Serbi të njëjtin status që kërkon për serbët në Kosovë.
Një raport i tillë në me tjerash është i mjaftueshëm për një takim të veçantë në mes dy qeverive(Shqipëri-Serbi) për të trajtuar me kompetencë çështjet diskriminuese të shqiptarëve në Luginë, ku kryeministri i Shqipërisë e ka obligim kushtetues që të kujdeset për shqiptarët jashtë kufijve politik të Shqipërisë, çështje e cila ka munguar në fokusin e politikës e diplomacisë shqiptare.

(Gusht 2021)

Profesoresha e Unikut …!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
FEJLTON ME VAZHDIME
Maj 1988.
Nxënës të dashur, sot është një ditë e përkryer për t’u helmuar dhe rënë si gjelat dhe pulat pa kokë në tokë, së bashku dorë për dore, meqë jeni shoqe dhe shokë.
E ju vajza aman veç Unikut të elektrizuar mos ia prekni dorën, se pastaj rrëzikoni ta humbni kontaktin me gravitetin, faunën dhe florën.
Profesoresha që e tha këtë e kishte kapur shumë herë dorën e Unikut, e madje e kishte dërguar me dorën e saj deri të organet e lagura intime.
Në fakt ajo nuk i përkiste as stafit të profesorëve të klasës, të cilës i takonte Uniku, por kur nuk e takonte dy ditë rresht tek mali me rrethoja, i shkumonte si Lumbardhi p…dhe goja.
Madje ajo ishte ilire e bosnizuar si Duda dhe sa herë që e kaplonin epshet e quante Barakuda.
Dorën në zemër helmimi masiv ishte shansi i vetëm për disa shokë dhe shoqe të klasës së Unikut, për t’ia lagur buzët njëri tjetrit dhe mbushur mushkëritë me frymë.
Madje me frymë të shkërmoqur nga pulsi i shpejtë i zemrës dhe epshet e ëmbla si mjaltë.
Mirëpo disa buzë ishin aq të thara nga pulsi i lartë i zemrës dhe frymarrja e shkërmoqur nga epshet, saqë ia përkujtonin Unikut gjethet e thara dhe zverdhura të vjeshtës.
Natyrisht kjo nuk ua lehtësonte aspak mjekëve identifikimin e nxënësve të helmuar njëmend.
Sepse në njërën anë ishte mungesa e kompetencës dhe përvojës ajo që i bënte t’i rrudhnin supet si Leci kur ia dëshmonte pafajësinë Cimes, e në anën tjetër ishte mungesa e pajisjeve moderne, që i bënte të besonin se helmet mund të zbrazen vetëm përmes fërkimit reciprok të epidermes dhe derdhjes së rrëmbyeshme të spermes.
Megjithatë Uniku e ndjente thellë në zemër se bëhej fjalë për një helm nervor pa erë dhe shije, i cili i mundonte më së shumti nxënësit me imunitet të rrënuar dhe sistem nervor paraprakisht të dëmtuar.
Prandaj i merrte shumë seriozisht ankesat e tyre, edhe pse personalisht nuk e hetonte asnjë ndryshim në trupin dhe trurin e tij.
Një vit më vonë filluan ditët dhe netët e çmendura të shoqëruara nga klithmat “Kaçusha-Azem” dhe nga dëshirat rinore për të përjetuar çaste magjike në rrethana skurrile.
Prandaj nxënësit shpesh ia bënin angazhimit serioz patriotik me hile.
Ia bënin me hile, sepse uria rinore për mardhënie intime nuk mjaftohej dhe shuhej vetëm me ledhatime.
Uniku që ua shkruante fjalimet politike aty për aty njëqind njerëzve rresht, kishte lodhje aq të madhe mendore, saqë s’kishte qare pa u zbrazur nga stresi, gjegjësisht pa i mbushur mushkëritë dhe bateritë.
Prandaj herë pas here zhdukej me ndonjë Hyri të Xhenetit për dy a tri orë, dhe kur kthehej sërish, njerëzit që e prisnin për t’ua shkruar fjalimin e radhës brohorisnin njëzëri : “Oh sa mirë që u ktheve”-si në kor.
Ishte ora 16:00 e pasditës kur Uniku hasi rastësisht në një polic serb, i cili urinonte pas një lisi të rrethuar me kaquba. Dhe i çmendur siç ishte, e pyeti në gjuhen e tij : A është më i mirë Millosheviçi, apo Fidel Castro nga Kuba?
Policit për pak sa nuk i ra të fikët dhe nuk u shtri për toke nga paniku, kur ia dëgjoi zërin, sepse serbishtja e tij iu duk si ajo e eprorit të tij nga Beogradi.
Prandaj fjalia “Fidel Castro nga Kuba” i tingëlloi si “Sadam Huseini nga Bagdadi”.
***********
E di që nuk do të më besoni nëse ju them se unë autori, këta rreshta po i shkruaj tani për tani.
Mirëpo unë në këtë mënyrë i shkruaj të gjitha tekstet, prandaj prej njërit çasti në tjetrin i plotësojë me përmbajtje të re.
Në fakt mua nuk më duhet inspirim për asnjë shkrim, sepse shkronjat që më radhiten në maje të gishtave grinden me mua dhe njëra tjetrën si femrat e llastuara, për të zbritur sa më shpejtë në letër.
Prandaj herë dalin të njoma dhe ëmbla si shalqin, e herë të brumosura dhe aromatizuara si pjepër.
E di që do ta pyesni vetën tuaj dhe njëri tjetrin nga e marrë guximin për të qenë kaq transparent dhe i çmendur ?
Por njeriut pozitivisht të çmendur nuk i duhet guximi, sepse çmenduria që qëndron së paku një shkallë mbi guximin është parakusht për gjenialitet, ndërsa gjenialiteti parakusht i përkryer, për të qenë i braktisur prej njerëzve të kompleksuar në këtë shoqëri dhe shtet.
Dhe t’ua them të drejtën: nuk ka dhuratë më të mirë për higjienën mendjes, sesa të mos jetosh i rrethuar nga njerëzit e kompleksuar.
Vazhdon…

Lojërat politike në kurriz të shqiptarëve !

0

Skënder MULLIQI

Në politikë po rreshtohen ata që po bëhën gjithnjë e më të rrezikshem për shtet dhe për interesa nacionale.Më fjalë dhe veprime në vepër po e pushkatojnë ngadalë të ardhmën tonë.Janë rrështuar në eshalonin e parë , ata që janë duke i futur shqiptarët në telashe të mëdha. Fatkeqësitë nuk janë vetëm natyrore , ato vijnë edhe nga njerëzitë e pa përgjergjshem të politikës.Thirrjët për konflikte dhe revanshizma të ndërsjella që shumë kohë , mund të na sjellin vetëm tragjedi të reja .Arsyetimet së këto veprime po I bëjnë për të mirën e shtetit, janë të pa argumentuara dhe janë banale.Kur shënjestrohet para së të shtrohet pyetja për temën e caktuar , kjo nuk I kontribuon të mirës.

Nuk është e mjaftueshme besatimi I rremë , nuk është I mjaftueshme betimi në të vertëten , në menqurinë , kulturën, shkollimin , kur punët flasin krejt ndryshe , me keq. Rreshtimi në radhën e parë të pushkatimit medial para të cilit shpesh po gjenden dy shtet tona , kësaj nuk I thonë të bërit politikë ! A janë fajtorë njerëzit e caktuar të politikës , apo jemi fajtorë të gjithë ne?! Sigurishtë fajtor për lëshime dhe gabime të mëdha apo të vogla janë njerëzit e politikës shqiptare , të cilët para interesave përsonale e kan humbur torruan dhe arsyen. Po futën në gjëra të këqija , pa e pyetur sovranin popull, dhe këtë po e bëjnë edhe kur janë në pyetje interesat nacionale.Mos të në shesin dushkë për gogla, së nuk ka më budallenjë në këtë botë që mos ti kuptojnë manipulmet dhe rrenat e tilla .

Shqiptarët në trojët etnike sigurisht se nuk i kan merituar disa nga strukturat e tilla politike .Duhet të pranojë shumë kush së nuk e meriton të gjenden në rreshtin e parë të politkibërjës shqiptare.Duhet të largohën nga aty ku gjenden ,së I kan vu seriozisht në pëshore interesat e shteteve shqiptare dhe I kan vu në pëshore edhe interesat e viseve tjera etnike. Nese dikush është ushtruar për manovrime të tilla , mos të mëndon së gjithmonë do ti ecë kungulli mbi ujë…!

Kemi ardhur në një situatë kur nuk po jemi veq të robnuar politikisht , por po jemi edhe viktima! Pushoni të na mbani fjalë së së jeni njerëz të politikës , kur nuk jeni… !

Vdekja e çuditshme e Shqipërisë

0

Nga: Aurel Dasareti

“Minishengeni” ballkanik është parajsa e Serbisë dhe bileta për në ferr e Shqipërisë. Nuk është Edvin Kristaq Rama ai që krijoi kaosin e sotëm në Shqipëri, ishte kaosi që krijoi Rama Kristaq Edvinin. Ai do t’ju ndalojë në çdo hap, do t’ju neveriti me çdo përpjekje, do t’ju ofrojë prova të panumërta se është më mirë të heshtni, të pushoni, të shikoni nga mënjanë. Ju vetëm duhet të njihni një objekt me emrin e tij të duhur që ai të humbasë magjinë e tij të rrezikshme.
***
Unë shkruaj për luftën shekullore serbe-sllave kundër vendit, kombit dhe qytetërimit tonë, katastrofën e udhëhequr nga Djalli që luan me zjarrin. Dhe tradhtarë tjerë. Vëllazërimin e tyre me armiqtë e përjetshëm serbo-sllav që nën kujdesin e rusëve dhe disa vendeve dashakeqëse perëndimore kanë kryer shumë gjenocide ndaj nesh, të fundit në vitin 1998-1999. Servilizmin e kokëtulëve dhe qafëleshëve shqipfolës ndaj armiqve. Identitetin. Burrërinë tonë të dridhur.
Atdheu që ne e njohim si Shqipëri është gati të bëjë vetëvrasje dhe se as Kosova dhe as ndonjë tokë tjetër shqiptare nën pushtim nuk mund ta shmangë këtë fat, sepse të gjithë duket se vuajnë nga të njëjtat të këqija dhe simptoma. Gjatë jetës së shumicës së shqiptarëve që jetojmë tani, në vend apo diasporë, Shqipëria (e gjithë shqiptaria) do të pushojë së qeni Shqipëri dhe populli shqiptar do të ketë humbur të vetmin vend në botë që ne mund ta quajmë shtëpinë tonë. Fara jonë pellazge-ilire-shqiptare do të zhduket përgjithmonë. Historia botërore do të na përmend vetëm si një nga popujt që dikur jetonte. Pikërisht siç më tha ai serbi i sinqertë: “Shqiptarët ishin si derrat në rrugën e tyre për kasap. Ata mendonin se kjo do të jetë një udhëtim i këndshëm, dhe vullnetarisht hyjnë në portën e therjes”.
Bashkëkombësve të shtetit amë që i gëzohen “Minishengenit”, një paralajmërim: Nëse mendoni se rrezet e “diellit” që u premton kryeministri kloun joligjor dhe Serbia ju sjellin lumturi, atëherë nuk keni vallëzuar si “kosovarët” në breshër e shi. Xhaxhin do ta përkujtoni si engjëll në krahasim me çorbën që do t`ua gatuaj Serbia. Nuk keni pa gjë akoma. Pyetni “shqiptarët e ish Jugosllavisë”.
Kthjellojeni mendjen. Ne jemi njerëz. Ne luftojmë, ne po mundohemi, ne e mashtrojmë veten si budallenj, lejojmë të na manipulojnë, biem dhe zakonisht ngrihemi përsëri. Zgjohu, ngrihu nga shtrati dhe bëhu gati për gjëra të tjera që janë jetike.
PS: Unë nuk mund t’i shfaq të gjitha kartat për momentin, megjithatë, ata që nuk besojnë në këto paralajmërime, duhet të bëjnë një kontroll shëndetësor në institucionin më të madh psikiatrik. Nuk po kërkoj grindje apo konfrontim. Por unë vlerësoj të vërtetën dhe qartësinë. Ndonjëherë, ai kombinim rezulton të jetë i ndezshëm.
***
S`ka gjë më të keqe, më të egër e më mizore në një vend, sesa kur ca këlysh të dal nga kopeja e majmunëve sundojnë mbi një tufë tutkunësh mendjetrashë që nuk janë në gjendje t`i dalën zot vetes. Asgjë nuk është më e dëmshme për një qenie njerëzore sesa mungesa e rezistencës.
“Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar. Jo për shkak të të ligjve, por për shkak të atyre që nuk bëjnë asgjë me ta”, – Albert Einstein

Në këto momente shumë të rrezikshme, kur kuislingët e shtetit amë, të udhëhequr nga kryeministri i droguar, po bashkëpunojnë me armikun monstruoz kundër kombit dhe vendit të tyre, përmbajtja nga kritikat ndaj atyre që deri më tani e udhëheqin Kosovën me dinjitet, nuk do të thotë gjithmonë se ti je i dobët. Ndonjëherë kjo do të thotë që je mjaft i fortë për të bërë lëshime. Patriot. Sigurisht që duhet të ketë vend për mosmarrëveshje politike kundër qeverisë LVV (Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista “Guxo”). Është e panevojshme të thuhet. Por, jo gënjeshtra, shpifje, xhelozi e sëmurë, budallallëqe, nga inati apo konflikti të interesit. Shpresoj se të gjithë atë që nuk e kanë mizën nën kësulë pajtohen me mua kur është fjalë për këtë rast.
Shqiptarët lavdërohen se janë patriotë, por në realitet nuk janë njerëz të guximshëm dhe të vendosur që të zhdukin barërat e këqija nga drithërat e tyre, plot hipokrizi dhe zili në shoqëri, pa energji pozitive dhe shpirt të gëzuar. E vërteta e pastër, njerëz të tillë të dobët nuk meritojnë një shtet sovran të pavarur sepse nuk dinë ta ruajnë atë. Shqiptarët meritojnë vendimmarrësit që kanë, përndryshe nuk do të lejonin asnjë këlysh të trajtonte atdheun tonë të zakonshëm sikur të ishte pronë e tij private. Ky gënjeshtar kronik e i pabesë që punon të shtyj Shqipërinë nën Serbo-sllavi e bënë këtë sepse nuk mërzitet për reagimet e plogështa të shqiptarëve indiferent.

***
Jugosllavia filloi të shpërbëhet në copa të vogla – menjëherë pas vdekjes së Titos. Kjo ndodhi për shkak të shtypjes së shumicës absolute të popullsisë shqiptare, të kryer nga pakica serbe. Edhe para se dikush të dinte diçka për Gorbachev, populli shqiptar në Kosovë u ngrit në vitin 1981, në një revoltë, demonstrata masive kundër diktaturës komuniste dhe sundimit kriminal të serbëve. Këto ishin demonstratat e para masive për demokracinë dhe lirinë shumë kohë para se njerëzit e qyteteve të tjera të Evropës Lindore të fillonin të bërtisnin për liri. Është turp që Perëndimi demokratik vazhdon të jetë indiferent ndaj shqiptarëve trima në Kosovë, dhe ndaj viktimave të shumta të shkaktuara nga kryengritja kundër diktaturës së dhunshme. Meqenëse Jugosllavia, si një shoqëri ku njerëzit gëzojnë të njëjtat të drejta, nuk ka ekzistuar kurrë, indiferenca e Perëndimit ishte në fakt një mbështetje për shtypjen serbe ndaj shqiptarëve. Që nga fillimi, serbët u përpoqën ta shtypnin kryengritjen me forcë ushtarake. Sidoqoftë, përkundër një rrjedhe të vazhdueshme të trupave të reja në Kosovë, shqiptarët ende po rezistojnë, pa armë. Dy milionë shqiptarët (e Kosovës) në Jugosllavi, të cilët po luftojnë vetëm, natyrisht nuk mund të arrijnë një fitore. Por me këmbënguljen e tyre, shqiptarët e kishin tërhequr Serbinë dhe Jugosllavinë në krizën më të rëndë politike që nga krijimi i atij shteti kriminal.
***
Sulme të dhunshme ndaj gjuhës shqipe. Parlamenti i Kosovës, i cili mbeti një parlament tallës nën presionin serb, miratoi ligje të reja arsimore në fillim të viteve 1990 që e bënë alfabetin cirilik serb alfabet zyrtar për përdorim të përditshëm. Gjuha shqipe akoma lejohej të ishte gjuhë zyrtare, por sipas ligjeve të reja ajo mund të shkruhej edhe me shkronja cirilike. Shqiptarët, të cilët flasin një nga gjuhët më të vjetra në Evropë, ndiheshin në të njëjtën mënyrë siç për shembull, evropianëve perëndimorë do t’u duhej të përdornin shkronja ruse kur shkruanin. Shqiptarët i mbajnë mend mirë vitet mes dy luftërave botërore, kur serbët ndaluan përdorimin e shqipes në shkolla dhe jetën publike. Kur qeveria “maqedonase” urdhëroi prishjen e mureve që rrethonin shtëpitë shqiptare, ajo theu traditën një mijë vjeçare. Por ky sulm i dhunshëm ndaj gjuhës ishte edhe më serioz, pasi shkatërroi ekzistencën kulturore të shqiptarëve.
***
Uniteti kombëtar në vend të interesave të veçanta. Të zemëruar nga këto incidente, shqiptarët filluan grevën në shumë fabrika. Kështu dështoi përpjekja serbe për të nxjerrë një “vijë ndarëse” midis separatistëve shqiptarë dhe shqiptarëve me mendim të drejtë, siç shprehej Beogradi. Sulmi ndaj asaj që është më e shenjta për kombin shqiptar (gjuhën) i bashkoi shqiptarët. Në vend të dallimeve, ishte uniteti kombëtar që u manifestua. Ai mobilizoi shqiptarët nga të gjitha shtresat, dhe tani e tutje i dha forcë kundërshtimit të tyre, pavarësisht nga përkatësia fetare. Shqiptarët e fesë katolike, që përbënin 10-15% të tërësisë shqiptare nuk u trajtuan aspak ndryshe sesa vëllezërit e tyre shqiptarë të fesë myslimane. Kjo nuk bëri shumë për të promovuar reputacionin serb (propagandën false) jashtë shtetit. (Sqarim: Kur përmendi katolik-mysliman, kjo nuk tregon se sa prej tyre ishin praktikues të fesë).
Veçanërisht udhëheqësve komunistë serbë jashtë Shtetit, u pëlqente të predikonin se ata mbrojnë krishterimin kundër fundamentalistëve myslimanë, por me të cilët shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët. Të qenit shqiptar është qëllimi më i lartë për të gjithë. Vetëm disa u dalluan nga kjo histori, siç ishte Rahman Morina. Edhe pse u sulmua gjuha amtare, ai heshti. Studentët e Universitetit u mblodhën para Bibliotekës Universitare në Prishtinë dhe vendosën të dërgojnë një delegacion te Morina. I ndjekur nga 5,000 studentë, delegacioni mbërriti në selinë e partisë. Por ata e morën vesh se Morina kishte udhëtuar për në Beograd për të marrë pjesë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Federatës Komuniste. Ishte vërtet pjesëmarrja e tij e fundit në takim gjithashtu…

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Letër e hapur Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca!

0

Msc Muhamet Shabani
Të nderuar udhëheqës të Republikës së Kosovës!
Qytetarët e Republikës së Kosovës,përmes votës së lirë më 14 shkurt 2021,vendosën që Republikën e Kosovës në kuadër të mandatit kushtetues t’a udhëheqni Ju të nderuar!
Jemi dëshmitar për një fillim të mbarë të funksionimit të disa institucioneve shtetërore,por kjo nuk vlen në asnjë mënyrë për institucionet
shkencore,arsimore e kulturore të Republikës së Kosovës.
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Republikës së Kosovës e themeluar më 20 dhjetor 1975 me vendim të Kuvendit të Kosovës ka luajtur një rol pozitiv në hartimin e dokumenteve për shpalljen e Republikës së Kosovës,mirëpo,kjo assesi nuk justifikon papërgjegjësinë dhe rolin destruktiv të këtij institucioni në periudhën e pasluftës!
Ndonëse paguhen nga djersa e taksapaguesve shqiptar,ky institucion me veprimtarin e tij,është kundër interesave të tyre dhe të shtetit në përgjithësi!
Anëtarë të kësaj Akademie ende figurojnë akademikë të cilët me veprimtarin e tyre i kanë shkaktue fatkeqësi të rëndë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
1.Josip Broz Tito, me urdhër të të cilit brenda gjashtë muajve më 8 shkurt 1945-8 korrik 1945,u ekzekutuan 86.000 shqiptar!
2.Sinan Hasani,me deklaratat e tija politike kundër rinis shqiptare ndikoi në burgosjen dhe format e tjera të represionit ndaj shqiptarëve!
3.Syrja Popovci, dhe Isa Mustafa me shpirtin e tyre të shitur zhvilluan propagandë në favor të Serbis për ndryshimet kushtetuese,në favor të Serbis së madhe!
4. Akademik Hivzi Islami si Kryetar i Akademis dhe Kryetar i Komisionit për demarkacionin me Malin e Zi e dëmtoi rëndë Republikën e Kosovës duke i dhuruar Malit të Zi 8.200 hektarë tokë shqiptare të Kosovës!
5.Milazim Krasniqi,afirmon tezën serbe,duke deklaruar se shqiptarët nuk morën pjesë në Betejën e Kosovës më 28 qershor 1389,dhe se Manastiri i Deçanit është serb! Ata të cilët deklarojn se Manastiri i Deçanit është shqiptar i quajti budallenjë…!
6.Frasher Demaj,jep deklarata të quditshme,antishkencore dhe antikombëtare !
Deklaratat e tij janë kopje e akademikëve serbomdhenj!
Sipas tij nuk është e vërtet se populli serb ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve dhe se Masakrën serbe të Reçakut e quan incident…
Nëse edhe serbët nuk kanë bërë gjenocid ndaj shqiptarëve,atëher kush bëri gjenocid,cili popull ndoshta jashtëtokësorët ?!
E nderuara Presidente Vjosa Osmani,i nderuari Kryeministër Albin Kurti,i nderuari Kryetar i Kuvendit Glauk Konjufca,
Me këta akademik,Institucioni më i lartë i shkencës Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës është shndërruar në filiale të turpshme të Akademis së Shkencave të Beogradit.
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës me veprimtarin e saj antishkencore nuk i shërben interesave të Republikës së Kosovës dhe në këtë mënyrë keqpërdor buxhetin e Kosovës për interesa të Serbisë!
Ndonëse me të drejtë,por shteti nuk shkapet vetëm duke shkarkuar borde!
Detyrë mbi detyrat është riorganizimi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe i institucioneve tjera shkencore dhe kulturore të Republikës së Kosovës,të cilat pushteti i mëparshëm antidemokratik,korruptues dhe antishtetëror i kishte kapur…!
Nuk ekziston asnjë arsye minimale me neglizhue,me ruajt Status quo-n e Akademis së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe të institucioneve tjera shkencore,arsimore dhe kulturore të Republikës së Kosovës!

Me Bregoviçin përpunohet stresi post-traumatik

0

Nga: Lis Bukuroca

Ftesa e Bregoviçit nuk është provokim kundër Kosovës.

Është revoltë e vonuar kundër diktaturës së Enver Hoxhës.

Është nostalgji që flet për përpunimin e traumave të rënda: të traumave të pamjekuara, të traumave të pashëruara.

Është guxim i vonuar për disa dekada.

Është përthyerje e tutës së shekullit të kaluar dhe përplasje si guxim infantil në këtë shekull.

Është një hakmarrje ndaj fatit vetjak, ndaj frikës së vet.

Ajo tutë e madhe e djeshme, shpifet tani si “guxim”, kur guximi nuk ka më kuptim, megjithatë tucit të djeshëm, i trillon iluzione për rritjen e trimërisë.

Ftesa e Bregoviçit nuk është asgjë në krahasim me bashkimin me Serbinë. Madje as kjo nuk është asgjë në krahasim me shpresat, me pritshmërinë e një mirëqenie nga Serbia e pinjollit të Millosheviçit. Nga Serbia që dëshiron me çdo kusht të jetë udhëheqëse dhe dominuese e shteteve fqinje.

Ftesa Bregoviçit është thjesht psikozë, është përpunim i stresit post-traumatik.

Dhe në fund, ftesa e Bregoviçit dhe muzika serbe nëpër plazhet shqiptare, nuk janë provokime kundër shqiptarëve të ish-Jugosllavisë, që i pat copëtuar Serbia nga Shqipëria, por janë hakmarrje kundër diktaturës së Enver Hoxhës dhe janë pasoja të traumave, që u ka shkaktuar njerëzve Enveri, idhulli i Rexhep Qosjes, që e çmon demokracinë.

Në fund të fundit, muzika serbe nëpër Shqipëri tregon vetëm arrogancën serbe, primitivizmin e tyre dhe kënaqësinë që ndiejnë për të provokuar. Shumë prej tyre nuk vijnë për të pushuar, por për të bërë politikë dhe për të prodhuar iluzione se e pushtuam detin, si edhe ftuesit e Bregoviçit, se e provokuan Enverin.

Muzikën e Bregoviçit, që motivonte ushtrinë serbe të masakronte fqinjët, nuk e dëgjon brezi i demokracisë në Shqipëri. Atë muzikë e adhuron brezi i trishtuar dhe i tmerruar dje nga Enveri. Ai brez proletar i traumatizuar nuk njeh parime nacionale, nuk njeh atdhe, nuk njeh ndjeshmëri dhe mburret me çdo pushtues dhe gjakon të jetë në qendër të vëmendjes.

Politikat tona, para se të jenë nacionale, janë politika tribale.

Shikoni unitetin serb me Vuçiçin dhe fragmentimin shqiptar me Ramën.

Edhe sjellja e Ramës është një lloj revolte kundër diktaturës së Enverit. Një revoltë kundër babait.

Atë guxim e dëshmon nënvetëdija e tij shpesh, edhe kur shfaqet jashtë i pizhamosur, si një pacient i arratisur nga psikiatria.

Kosova përdor vetëm produkte serbe, habiten pse Bregoviçi këndon në Korçë?!

Kimete Berisha dhe Albin Kurti kur ishin të rinj

Analiza

Një popull pa mbamendje! Menjëherë pas luftës, shqiptarët filluan të blejnë tulla nga Serbia, për t’i ndërtuar shtëpitë, që ua ka djegur Serbia. Kjo ka qenë për mua habia e parë, gati e pabesueshme.

Kimete Berisha Kimete Berisha, 4 gusht 2021

Një popull pa mbamendje!

1. Menjëherë pas luftës, shqiptarët filluan të blejnë tulla nga Serbia, për t’i ndërtuar shtëpitë që ua ka djegur Serbia.
Kjo ka qenë për mua habia e parë, gati e pabesueshme.
Kam menduar se njeriu normal kërkon dëmshpërblim nga Serbia për shtëpitë e djegura!

2. Habia e dytë, por edhe më e madhe dhe më tronditëse se habia e parë, më ka ndodhur kur menjëherë pas luftës e kam parë tamblin e Serbisë në sofrat e familjeve të dëshmorëve.
Buka ‘serbe’, tambli ‘serb’, në softrat e shqiptarëve të shkatërruar e të djegur deri në themel nga policia dhe nga ushtria serbe!

3. Habia e tretë, më ka ndodhur kur pa asnjë shpjegim logjik, shqiptarët u detyruan nga bota që e çliroi dhe e pavarësoi Kosovën, të merren vesh me Serbinë (me krejt ish ministrat e Sllobodan Millosheviqit), dhe të negociojnë për Kosovën, jo për Serbinë!

Kosova si autonomi varej nga Jugosllavia, si shtet i pavarur varet nga negociatat me Serbinë.

Pse?

Kurrë-askush nuk ka ditur të tregojë pse vetëm shqiptarët dhe boshnjakët e kanë humbur paqen, pasi e kanë fituar luftën me shumë vdekje, me shumë tragjedi, me vuajtje të pafund!

Por, harresa, prirja për mos të mbajtur në mend, i ka dhënë fund vuajtjeve të popullit shqiptar, dhe vuajtja ka mbetur individuale, veç te ata që kanë përjetuar vrasje në familjen e ngushtë!

Shqiptarët nuk janë të hidhëruar!

S’di kush ka faj, dikush thotë se feja ‘ka faj’, nuk di gjë, veç di të pyes: pse Bosnja dhe Kosova po përfundojnë si shtete të dështuara, si shtete që veç konsumojnë e asgjë nuk prodhojnë (as brekë), e që prej se nuk i vret armiku, e vrasin veten me korrupcion, me hajni, me akulturim, dhe me të gjitha të këqijat që ekzistojnë!

4. Habia e katërt më ka ndodhur kur UNMIK-u i gjeti ku janë e ku s’janë bashkë-punëtorët shqiptarë lojalë të regjimit serb, dhe bashkëpunoi vetëm me ‘ta.

5. Jam habitur jashtë masës kur qeveria e Kosovës i rehabilitoi ‘Rojat e Urës’ (paramilitarët serbë) , ‘i hoqën’ alltiat e tyre që i mbanin për shqiptarë dhe pastaj u veshën me uniforma të FSK-së e të policisë së Kosovës për ta ruajtur ‘qetësinë’! .

6. Kinematografia e Kosovës (duke angazhuar në Juri kineastë proserbë nga Maqedonia, Mali i Zi e rajoni), i ka penguar me mish e me shpirt filmat me temë luftën e UÇK-së.

E ka sabotuar të vërtetën! Viktimat shqiptare të luftës në filmat e Kosovës nuk tregojnë kush i ka dhunuar, kush i ka djegur e kush i ka shkatërruar, ata veç vuajnë pa treguar kush i ka bërë të vuajnë…

Nuk përmendet Serbia në filmat shqip, sepse politika kinematografike i lejon personazhet shqiptare (viktima të luftës), veç të jenë viktima (jo të dihet edhe viktima të kujt), dhe në asnjë mënyrë viktima të ‘mëdha’.

Sepse ka konkurencë të madhe në botën e artit filmik, se ‘kush është viktimë më e madhe se kush’!

Kjo ka qenë një habi e neveritshme!

7. Më së shumti jam habitur dhe jam trishtuar kur vajzat e Shkodrës pas luftës në Kosovë, me urgjencë dhe me shumicë janë martuar me katundarë serbë, që nuk i merr kush për burra, shkaku se jetojnë në fshatra të thella të Serbisë!

Dashuria ndodh edhe mes armiq’ve.

(Xhulieta te Shekspiri thotë: Dashuria ime lindi nga urrejtja. I vetmi njeri që dashuroj është i biri i të vetmit njeri që urrej’.)

Por kur nuk ndodh ‘dashuria’ me shumicë dhe me paramendim, kjo është sëmundje, është tregti e ndyrë… nuk ka dashuri të organizuar nga agjencitë për shitblerjen e nuseve.

Serbia ka blerë nuse shqiptare me pare dhe blen edhe sot, sepse kjo është politikë zyrtare serbe, është program i njohur politik i Serbisë.

E vajzat shqiptare, kur bëhen nuse në Serbi, bëhen edhe serbe, i ndryshojnë emrat dhe fenë!

Kjo për mua ka qenë habia më e madhe në jetë!

8. Qeveria e Kosovës qe 21 vjet ua paguan serbëve rrymën, ua paguan ujin, ua paguan mbeturinat… sebët e Kosovës kanë viza, sepse janë edhe serbë të Serbisë, i marrin nga dy rroga, nga qeveria e Kosovës marrin rroga, pa punuar. Serbët e Kosovës janë fenomen botëror, paguhen për vrasje dhe spastrim etnik të shqiptarëve në Veriun e Mitrovicës, nga qeveria e shqiptarëve të Kosovës.

Kjo është habi mbi habinë!
Është diçka kaq e çmendur!

9. Ndërkohë që Kosova e shkatërronte vetveten, dhe po bëhej e neveritshme para botës që na çliroi, Serbia u bë ‘simpatike’! Ne e humbëm simpatinë, nga viktima filluam të sillemi kapadainjë, secili më i tërbuar se tjetri, secili më idiot se tjetri, secili më grykës se tjetri…dhe pa pritur e pa u kujtuar, filluam të dukemi agresorë, kurse Serbia, nga agresori filloi t’i duket botës si ‘viktimë’!

Serbia u bë ‘shoqe’ me Washingtonin, u bë e afërt me superfuqitë botërore, me këdo që deshi, se për islamistët e Kosovës s’kemi çka flasim, historikisht Rusia dhe Serbia ‘ua ka marrë’ myslimanëve shqiptarë shtetet islamike…

Absurde, po?

Dhe habia e të gjitha habive ka ndodhur kur Serbia na e mori edhe simpatinë e Shqipërisë!
Me qetësi e shohim sot Shqipërinë më afër Serbisë, dhe Kosovën më larg Shqipërisë.
Kosovën e shohim të izoluar!

Plotësisht të izoluar, dikur nga heronjtë që na çliruan për të na robëruar vetë, tani nga një njeri shumë i kompleksuar, Ju ende nuk e dini se në çfarë dimensioni jeton ky njeri!

10. Kur Edi Rama e vuri postbllokun në kufi, për t’i plaçkitur vetëm dhe ekskluzivisht shqiptarët e Kosovë, ka qenë habi e madhe për mua!

11. Gati mitologjik ka qenë për mua momenti kur Ramush Haradinaj ia fali vendlindjen e tij Malit të Zi, vetëm për të qenë disa ditë kryeministër!

12. Ka qenë krejt e habitshme, e frikshme dhe jashtë logjikës, kur Albin Kurti si Kryeministër konkuroi në zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë.

Ky ka qenë rasti më psikiatrik deri tani!

13. Që shqiptarët (me ndihmën e Serbisë) i çojnë komandantët e tyre të UÇK-së në Hagë, dhe komandantët e tradhtojnë njëri-tjetrin për pare dhe për karrierë, kjo ka qenë qind për qind e papritur!

E që asnjë përpjekje nuk e bën Drejtësia e Kosovës për t’i çuar para Drejtësisë policët, paramilitarët dhe ushtarë serbë, që vranë e prenë civilë shqiptarë, që deportuan nga Kosova 1 milionë shqiptarë – është e pabesueshme…

Kjo që u ka ndodhur shqiptarëve, është kaq e dhimbshme…
Kjo nuk do të ndodhte as në çmendinë!

14. Që Vjosa Osmani bëhet Presidente e Kosovës (me të vetmen përvojë punë-tradhtinë), kjo është për studim!

15. Që Kryeministri Albin Kurti, ia fillon punës me bismilah, me nepotizëm, me familje, me shokë e me jarana, larg, shumë larg popullit – është habi kaq e poshtër… që së paku nuk e aktron turpin!

16. Nuk është për t’u habitur pse Goran Bregoviq do të këndojë në Korçë.

Habitu ti me vetveten:
Ti ia ha Serbisë ushqimin e trupit, Shqipëria ia ha Serbisë ushqimin shpirtëror!
Edhe serbët dëgjojnë dhe vjedhin muzikë shqip. Shkrihen mbas ‘Zemër’ të Dhurata Dorës!

17. Veç shqiptari di të jetë ekstremisht i neveritshëm!

18. Nejse, i habitshëm është edhe fakti se shqiptarët e diasporës votojnë në zgjedhjet lokale të Kosovës!

P.S. E për mua personalisht, është e habitshme ndjesia që e kam sot për herë të parë: Pse ende po shkruaj shqip!

I.K./Shqiptarja.com