ARKIVI:
27 Prill 2026

Masakra turke e Manastirit dhe ato të Serbisë

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj


Dilaver Goxhaj, Tiranë

Masakra e Manastirit e ka zanafillen me ftesën prej kryeministrit të Tuqisë për një marrëveshje me kryengritësit shqiptarë që u zhvillua në Manastir më 30 Korrik të vitit 1830, por që përfundoi më gjakderdhje të jashtëzakonshme më 9 Gushtit 1830, sipas planit të organizatorëve. Ajo masakër ka qenë një ndër veprimet gjakatare e më të pabesa të Portës së Lartë, të kryera në Shqipëri. Qëllimi ishte: nënshtrimi i lëvizjes shqiptare për vetëqeverisje, ngaqë menjëherë pas vrasjes së Ali Pashë Tepelenës, shumica e feudalëve të Shqipërisë së Jugut u hodhën në kryengritje për të arritur vetëqeverisjen e vendit. Veçanërisht gjatë luftës ruso-turke (1828-1829) ata arritën t’ua hiqnin nga duart efektivisht pushtetin funksionarëve osmanë. Në këtë gjendje të rrezikshme për sundimin e saj në Shqipëri, Porta e Lartë, pas paqes së Edrenesë, ngarkoi sadrazemin (kryeministrin) Mehmet Reshid Pashën që të merrte masa për t’i hequr qafe udhëheqësit më aktivë të kryengritjeve:

Thanë: doli Rumelia,
Ngriti krye Shqipëria!
Thanë: doli sadrazemi,
Ngrihi Shqipërisë t’i vemi!

Sadrazemi i ftoi ata të vinin në Manastir, gjoja për të biseduar për çështje ushtarake dhe për pagesat e prapambetura të ushtarëve shqiptarë. U gënjye Asllan bej Puçia dhe shkoi, i cili kish braktisur ushtrinë turke kur luftonte në Greqi dhe tash lufonte kundër ushtrisë turke. Po ashtu u gënjye edhe Veli Goroshjani, qeveritar’i Mecovës, Artës dhe Prevezës, duke marrë me vete të dy këta një varg bejlerësh të tjerë e me truprojat e tyre, gjithsej rreth 1500 veta.

O Asllan e o Veli,
Bobo ç’jeni të këqi!
Veten e bëni beli.
Trima vet’e trima Beu.. .
Sadrazemi ç’u gënjeu;
Në Manastir seç u preu.

Ngjashëm si “O Asllan e o Veli” u gënjyen nga Vuçiçi edhe shumë politikanë shqiptarë në Shqipëri e Kosovë dhe mbështetën marrëveshjen e Shkupit të 29 korrikut 2021,duke u pasuar nga shumë analistë e patornazhistë…
Pas pritjes së të ftuarve në Manastir plot nderime, u zhvillua një stërvitje e reparteve të rregullta të ushtrisë, gjatë së cilës një repart hapi zjarr me urdhër. Veliu, Asllani e shumë të tjerë ranë të vrarë, pjesa tjetër u masakrua ose u kap rob. U vranë dhe u varën rreth 1000 veta, ndërsa 400-500 të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm.
Një masakër e ngjashme, por me përpjestime më fë vogla, sadrazemi e organizoi po atë vit, më 1830, edhe në Janinë
Zylyftar Poda, nga fshati Podë i Leskovikut, i madhuar në kohë t’Ali Pashë Tepelenës deri në shkallën e silahdarit, e njihte urrejtjen e sadrazemit ndaj shqiptarëve dhe pabesinë e tij, dhe, jo vetëm që nuk shkoi, por lidhi fjalë me Bushatllinjtë e Shkodrës për të sulmuar së bashku garnizonin turk të Manastirit, sulm i cili u zhvillua më 1831:

Zylyftari Podës
Dërgoi kartë Shkodrës.
Edhe Shkodra i dërgoi,
Manastir u grit e shkoi.

Më pas, po më 1831, kur sadrazemi dërgoi ushtri kundër tij, Zylyftari shpërtheu një kryengritje të gjerë fshatare. Beteja përfundimtare u zhvillua në malin e Melesinit, e cila zgjati gjashtë muaj.

Melesini maja – maja
E rreh topi e kumbaraja;
Melesini i përpjetë,
I vete gjylja shigjetë.
Kjo kisha me një kamare
Nizamët i shojti fare.
Këjo kisha me tri shkallë
Rreth e rrotull me nizamë.
Mun’ te port’ e Zylyftarit,
Varur kok’ e bashnizamit.

Përkimi i ftesës së Sulltan Vuçiçit, e datës 28-29 korrik 2021 për në Shkup, (191 vite pas ftesës dhe masakrës së Manastirit), nuk duhet të jetë rastësi, pasi kanë të njëjtin qëllim: Turqia deshte të shuante kryengritjet e shqiptarëve për vetëqeverisje dhe të impononte qeverisjen e centralizuar të Tanzimatit, një kanun të përgjithshëm për gjithë viset e Turqisë, e cila donte të thoshte se edhe ca të drejta të pakta vetëveprimi që kishin shqiptarët, do t’i merrte Turqia. Ndërsa, qëllimi i idesë së “masakrës” së Shkupit, me emërin e ri “Open Ballkan”, është: Të imponoi të qenët të Kosovës pjesë e Serbisë dhe shkëputjen e Ballkanit që të mos i bashkohet ai kurrë Bashkimit Europian. Turqia nuk mund ta realizonte qëllimin pa eleminuar udhëheqësit e kryengritjeve shqiptare; Serbia nuk mund ta realizoi pa larguar nga pushteti në krye të Kosovës Albin Kurtin.


Edhe Sulltani i Serbisë, ngjashëm si ai i Turqisë, duke parë se Kosova nuk ishte për mini-shengenin Ballkanik dhe, përveç kësaj, “kryengritësi” Albin i kërkoi këtij Sulltani të jepte llogari për 28 masakrat që janë kryer në Kosovë me urdhër të tij në vitet 1998-1999, prandaj Vuçiçi shpiku kanunin e ‘liberalizimit politik”, të emërtuar tashmë “Open Ballkan”, me bindjen se “kryengritësi” Albin Kurti do të gënjehej në “ftesën” për të shkuar në kryeqytetin e Manastirit (Shkup) dhe të pranonte masakrën e krijimit të Serbisë së Madhe..
Ngjashmëria tjetër e “Tanzimatit” të Sulltanatit serb me atë të Turqisë, qëndron në faktin se Masakra e Manastirit u organizua 8 vite pas masakrës së eleminimit të Pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës. Edhe Sulltani i Serbisë së madhe e organizoi mbledhjen në Shkup 22 vite pas Luftës Çlirimtare të Kosovës, e cila e shkëputi Kosovën nga Serbia, dhe pasi pat kryer 28 masakra ndaj shqiptarëve në Kosovë:
Masakra e Qirezit e Likoshan (Drenicë) më 28 shkurt 1998 – 24 të vrarë;
Masakra e Prekazit (Drenicë) më 5-6 Mars 1998 – 59 të vrarë;
Masakra e Panorcit (Malishevë) më 4 Shtator 1998 – 236 persona (u parandalua se ndërhynë me në ato momente Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, John Shattuck, dhe senatori Bob Doll);
Masakra e Abrisë e Epërme (Drenicë) më29 shtator 1998–23 viktima;
Masakra e Reçakut (Shtimie) më 15 janar 1999 – 42 viktima;
Masakra te Ura e Rakovicës (Gjakovë) 24 janar 1999 – 5 viktima;
Masakra e Rogovës së Hasit, më 27 janar 1999 – 30 viktima;
Masakra e Celinës (Istog) më 23 Mars 1999 – 82 viktima;
Masakra e Krushës së Vogël , më 25 mars 1999 -113 viktima;
Masakra e Krushës së Madhe më 26 mars 1999 – 307 viktima;
Masakra e Kotlinës (Kaçanik) më 24 Mars 1999 -25 viktima;
Masakra e Izbicës (Drenicë) më 28 Mars 1999 – 147 viktima;
Masakra e Podujevës (oborri i Hali Gashit) më 28 Mars 1999–18 viktima;
Masakra e Potercit të Epërm (Klinë) më 29 Mars 1999 – 12 viktima;
Masakra e Burimit (Malishevë) më 30 Mars 1999 -35 viktima;
Masakra e Gjakovës (te oborri Mehdi Vejës) më 2 Prill 1999–21 viktima;
Masakra e Nagavcit (Rahoves) më 2 Prill 1999 – 31 viktima;
Masakra e Kralanit (Gjakovë) më 3 Prill 1999 – 87 viktima;
Masakra e Paklekut të Vjetër (Drenicë) më 17 Prill 1999 -60 viktima;
Masakra e Burgut të Dubravës më 19-24 Prill 1999 – 184 viktima;
Masakra e Fushë Kosovës më 21 Prill 1999, 154 viktima;
Masakra e Llashticës (Gjilan) më 26 prill 1999 – 40 viktima;
Masakra e Mejës dhe Korencës (Gjakovë) më 27 Prill 1999– 348 të zhdukur.
Masakra e Studimes (Vushtri) më 2 Maj 1999 – 109 viktima;
Masakra e Carrallukës (Malishevë) më 17 Maj 1999 -22 viktima;
Masakra e zhdukjes së filozofit UKSHIN HOTI më 19 Maj 1999;
Masakra në Qafën e Bogiçës më 24 Maj 1999 – 14 të vrarë;
Masakra e Pejës (familja Bala) më 12 Qershor 1999, 7 viktima;
Sikundër shihet,, në hapësirën kohore prej 15 muaj janë kryer 28 masakra, që do të thotë gati dy masakra në secilin muaj, ose në çdo 17 ditë një masakër. Nëse i rendisim edhe krimet e tjera të sulltanëve të Serbisë në Kosovë gjatë asaj periudhe kohore:
– 12 mijë civilë të vrarë e të groposur në mbi 530 varreza masive;
– 20.400 femra shqiptare të dhunuara të moshës 7 vjeçe e lartë;
-100.589 shtëpi, banesa e objekte të tjera banimi të djegur;
– 358 shkolla të djegura;
– 71 zyra institucionesh të djegura;
– 30 shtëpi kulture dhe 93 biblioteka publike;
– 123 objekte shëndetësore të djegura;
– 215 objekte fetare të besimit myslyman (xhami, teqe) të djegura;
– dogjën Arkivin e Bashkësisë Islame ku kish dokumente prej shek. XV;
– 5 kisha katolike të djegura;
– 88.101 objekte ekonomike shtetërore e private ndihmëse të djegura;
– therrën dhe dërguan në Serbi 70 % të të gjithë gjesë së gjallë;
– 900.000 – 1.000.000 shqiptarë të përzënë nga Kosova,

na rezulton njëqind fishi i viktimave e i shpërnguljeve në raport me atë të masakrës së Manastirit, por në një qëllim edhe më makabër: shuarjen e të qenit Shqipëri të Kosovës. Për këtë qëllim, Serbia kreu masakra të të gjithë llojeve, që nuk i ka njohur as edhe një luftë tjetër pushtuese në botë, krime të cilët kualifikohen: “gjenocid” (vrasje popullsie të pambrojtur ); “megacid” (vrasje e përdhunime në masë); “kulturocid” (shkatërrim i objekteve kulturore dhe moniumenteve historiko-kulturore); “ekonomicid” (shaktërrim dhe plaçkitje të ekonomisë); “medicinocid”(shkatërrim objektesh shëndetësore); “etnocid” (shkatërrim i etnisë) dhe “religiocid” (shkatërrim i objekteve fetare).
Interesante është se përvç përkimit në data të përpjekjeve për të vendosur “kanunin” e Tanzimatit nga Turqia, dhe të “Open Ballkan” nga Serbia, kemi edhe përkimin në faktin se edhe në këtë ftesë “dashurie” të Shkupit, nuk shkoi “kryengritësi” i Kosovës Albin Kurti, sikundër nuk shkoi edhe Zylyftar Poda në Manastir.
Kundër Zylyftar Podës Sulltani u hakmor, duke e sulmuar me ushtri ku bënin pjesë edhe shumë mercenarë shqiptarë. Por edhe sulltani Vuçiç ka hedhur në sulm një ushtri të tërë politikanësh, analistë, gazetarë e patronazistësh në media dhe fejsbuk, ngjashëm si më 1830 ku kishte shqiptarë qe ndihmuan Sulltanin ta organizoi atë masaker si dhe iu gezuan vrasjes se 1000 bashkë kombasve te tyre; sikundër u gëzuan 89 deputetë të Kuvendit të Kosovës më 23 Prill 2014 dhe votuesit e tyre, që i thanë “PO!” Gjykatës Speciale njëetnike kundër UÇK-së.

Tiranë, 7 gusht 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu