
Zëvendësimi i padronit dhe liria si nocion

Fan S. Noli (1906 / 24 vjeçar): Shekspiri në rrezik, Replikë me Tolstoin!


Sa të vjetër që jemi ! Perandoria Hitite në Azinë e Vogë

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Kjo është harta e Azisë së Vogël ( një pjesëje të saj ) ku sot shtrihet Turkia më shumë gjerë se gjatë. Në këto toka janë shtrirë të parët tanë ; në këto toka janë thyer epokat e historisë së lashtë me të mira dhe të këqijat e saja Mbi këto toka janë ngritur dhe çthurrë mbretëri e perandori , njëra pas tjetrës me epokat e tyre të shkëlqimit dhe ngrysjes . Historia e pa mëshirshme i ka gërryer gjurmët e saja mbi kurrizin tanë e fatbardhësisht sa do që mohohet ajo ishte e jona e ne jemi trashëgimtarët e saj të pa kontestueshëm. Me ne dhe mbi ne u krijuan popuj dhe civilizime ; u bënë ndërrime të mëdha historike, por gjeografia që nga përmbytjet e mëdha nuk ka ndryshuar dhe kah do që të ecim e gjejmë vetveten. Ja edhe Yazilkaya -ja e sotme në Anatolinë Qendrore ishte dikur një qendër e madhe e civilizuar . vendi i shenjt i kryeqytetit të Perandorisë Hitite , Hattusa. ( ndër ne , ende vajzat tona quhen Hatushë, Hatushe)
Ky ishte vendi i shenjt i Hititëve i ndërtuar mbi shkëmbinjtë e Hatuses. Këtu ishte panteoni i perëndive Hititë . Jemi në shekullin e 16-të para Kr. dhe shkrimi flet për Hititët e deri të shekullit 12-të . Kur u shuan Hititët me te gjitha mrekullitë e tyre , zinxhiri pellazg nuk u ndërpre – u ngritën Frigjët , dhe kështu me radhë deri tek Aleksandri i Madh ..por vazhdimësia pellazge u ndërpre me ardhjen e selgjukëve .
Hatusha historike ende shihet në rrënojat e Yazilkajasë ; vendi i shenjt i Hititëve nga gdhendje në shkëmb.’ dy dhomat e mëdha e pa mbulojë ku kryheshin zakonet e kohës .

Reliefi në shkëmb , 12 perënditë nëntokësore hitite , dhoma B
Më 16.03.17
Komunikatë për media nga konferenca e përbashkët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Platformës CiviKos
Prishtinë, 16 gusht 2021
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Platformës CiviKos, Donika Emini, kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët për media për të shpalosur rekomandimet e tyre rreth zhvillimeve të fundit të përmballjes me pandeminë dhe mundësinë për rritjen e shifrave të vaksinimit në Kosovë. Këto rekomandime janë përpiluar pas konsultimeve me përfaqësues biznesesh dhe partnerë nga shoqëria cilive, të cilat janë bërë gjatë kohës që po zhvilloheshin aktivitetet e projektit Rindërto Më Mirë (#BuildBackBetter).

Rrritja e numrit të të infektuarve dhe vaksinimi i ngadaltë, kanë ngritur shqetësimet për mbyllje të reja që do të rezultonin me situatë ekonomike të vështirësuara për sektorin privat dhe familjet që varen tërësisht nga të ardhurat e këtij sektorit. Ndaj, në shenjë të adresimit të këtyre shqetësimeve dhe në shenjë kontributi në përpjekje për të menaxhuar dhe luftuar pandeminë, partnerët e projektit, gjegjësisht OEK dhe CiviKos, kanë përmbledhur këto rekomandime të dala nga diskutimet e lartëpërmendura:
- Heqja e burokracisë në rezervimin e termineve për qasje më të lehtë e të thjetësuar të qytetarëve;
- Mundësimi i vaksinimit në qendrën më të afërt, pa marrë parasysh vendbanimin e regjistruar zyrtarisht;
- Vaksinimi përmes ekipeve mobile nëpër biznese, pasiqë aktiviteti i tyre ekonomik po pengohet nga oraret e limituara e ndërkohë rrezikshmëria nga kontakti me njerëz duke qenë të pavaksinuar rritet;
- Ekipe mobile të vaksinimit për vendet më rurale e të izoluara, e sidomos ato që banohen kryesisht nga komunitetet e kanë pergjithësisht më pak qasje në informata të sakta;
- Riorganizim i resurseve të punëtorëve të shëndetësisë në atë mënyrë që oraret e vaksinimeve të vazhdojnë edhe në vikend. Kjo sidomos e rëndësishme duke ditur që shumë qyetatarë e kanë të pamundur të vaksinohen gjatë ditëve të punës, aq më tepër nëse punojnë në qytete të tjera larg vendbanimit të tyre të regjistruar;
- Vaksinimi në sheshet e qendrave kryesore në vend për të arritur shifra që përkojnë me një vaksinim masiv të vendit;
- Bashkëpunimi me shtete të tjera për t’u siguruar që pasporta jonë e vaksinimit do të pranohet si dëshmi nga ato shtete për të penguar pengesat eventuale në lëvizjen e lirë.
Mes tjerash, është konkluduar se është shumë e rëndësishme që të ketë kampanja të mirëmenduara dhe në bashkëpunim me hisedarë të ndryshëm, në mënyrë që të ketë një përpjekje më të madhe e më të përbashkët për të përçuar informatat e sakta tek qytetaret rreth të pavertetat dhe mitet për vaksnimin, pasi kjo vaksinë është i vetmi mjet që kemi momentalisht kundrejt COVID-19.

Urojmë që këto rekomandime të mirren për bazë nga institucionet relevante në mënyrë që t’i ndihmojmë bashkërisht rikthimit në normalitet dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit. OEK dhe Platforma CiviKos do të punojnë për komunikim të hapur dhe gatishmëri për bashkëpunim me bizneset, shoqërinë civile, institucionet qendrore dhe locale, si dhe organizatat ndërkombëtare me gjithëpërfshirëse për të shtyrë përpara strategjitë e menaxhimit dhe luftimit sa më të efektshëm të pandemisë.
Informata rreth pojektit dhe bashkëpunimit: Projekti Rindërto Më Mirë (#BuildBackBetter) është produkt i bashkëpunimit në mes të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Odës Ekonomike të Kosovës, që përkon me Dekadën e Veprimit të Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, e qe thekson rëndësinë dhe përfshirjen sektorit privat si partner në arritjen e objektivave të qëndrueshme. Platforma CiviKos është partner implementues i projektit, dhe rrjedhimisht ky bashkëpunim në mes të sektorit privat, organizatave vendore dhe atyre ndërkombëtare ka themeluar për herë të parë një bazë të tillë bashkëpunimi ndërinstitucional në një projekt të vetëm.
Në kuadër të projektit është krijuar platforma Realitet i Ri (realitetiri.com), si përgjigjje ndaj nevojës së shpërndarjes dhe thjeshtëzimit të informatave të besueshme e të përditësuara në lidhje me masat anti-COVID, me fokus shëndetin dhe sigurinë në ambientet e punës të sektorit privat. Pjesë e aktiviteteve është edhe fushata e vetdijësimit të qytetarëve në përputhje me praktikat më të mira higjienike dhe të distancimit.
Nëse jo drejtësi për të gjithë, atëherë mjerim për të gjithë
Talebanët në afërsi të aeroportit internacional të Kabulit, ku është duke ndodhur një evakim kaotik.

Lis Bukuroca
Talebanët nuk u kthyen si ngadhënjimtarë pse patën ushtri të madhe dhe armatim të rëndë me avionë, tanke dhe raketa, por pse populli ishte i zhgënjyer me padrejtësitë e mëdha të klasës së re politike.
Talebanët nuk patën nevojë të luftojnë me pushkë, sepse shteti i hajdutëve shembej brenda vetvetes, sapo i afroheshin ata një qyteti: armata dhe policia mbeteshin pa komandë, sepse hajdutët e politikës, që kishin vjedhur shtetin, arratiseshin!
Mijëra shqiptarë nga Kosova kanë pasaporta serbe dhe mjaftë prej tyre, do t’i gëzoheshin kthimit të Serbisë! Ndoshta edhe nga zhgënjimi. Perëndimi nuk ia doli t’i mësojë politikanëve afganët të duan shtetin, si nuk ia doli as në Kosovë, megjithatë i vështroi si pasuroheshin padrejtësisht si në Afganistan, ashtu edhe në Kosovë!
Ata ende nuk kanë kuptuar, si është e mundur një klasë politike, (jo një e dy, por gati të gjithë) që do atdheun, ta dëmtojë shtetin e vet?! Pikërisht ajo është e mundur dhe është parim në një shoqëri fetare-patriarkale. Shteti aty përjetohet nga burrat si pengues i lirisë së pakufizuar të meshkujve! Ose më saktë: shteti demokratik, u ndalon burrave, çfarë u lejon zoti i i besuar i Epokës së Gurit.
Nëse sistemi i ri nuk është më i drejtë se i vjetri, atëherë populli përshëndet kthimin e të vjetrit, ku injoranca dhe mjerimi, do të shpërndaheshin deri diku në mënyrë të barabartë: si për njeriun e rëndomtë, ashtu edhe për oligarkun e ri!
Populli i paarsimuar, apo i arsimuar keq dënon edhe vetveten, vetëm për të përjetuar dënimin e oligarkëve, që i kanë vjedhur shtetin dhe tokat!
Perëndimi duhet të kuptojë një fakt: shoqëritë patriarkale-fetare urrejnë demokracinë, lirinë e shprehjes, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Aty klerikët radikalë predikojnë kundër barazisë gjinore, siç e patën bërë dikur edhe në Perëndim.
Aty nuk mund të synohet barazia para ligjit, sepse njëri është shumë i pasur, tjetri është shumë i varfër, njëri është burrë, tjetra grua, por epërsia mbi njëri-tjetrin, sipas mendësisë, fitohet me lekë, me forcë, ose me organe gjenitale.
Në shoqëri të tilla ndërtohen shkallë të klasave: burrat ndihen pronarë të grave, i madhi i të voglit, i forti i të dobëtit kurse i pasuri ndihet pronar i të varfrit! Pa këto shtresa, pa këto kasta, burrat nuk ndihen të realizuar në jetë. Për t’u bërë sipëror, ata duhet ta zvogëlojnë dhe dominojnë dikë, zakonisht i nënshtrojnë anëtarët e familjes së vet.
Burrat kanë frikë nga vetëdijesimi i grave, sepse e humbin pushtetin dhe pronësinë mbi to! Aty imami quan haram fotografinë gjersa në xhep mban celularin e ‚qafirt’ me të cilin bën fotografi vetë! Ti predikon ditën shtetin ligjor, imami predikon natën rrënimin e tij: duke i trishtuar burrat nga barazia e grave!
Perëndimi duhet të kuptojë edhe një fakt: demokracia nuk mund të eksportohet si vaksinat, makinat, avionët, celularët, kompjuterët e teknologjitë tjera. Demokracia nuk mund të imponohet , sepse ajo është arsim i barabartë i njerëzve, jo i burrave , është vetëdijesim, iluminizëm, proces, qytetërim dhe kulturë!
Popujt duhet të zgjedhin vetë rrugën e vet: të jenë në këtë jetë prodhues, apo konsumues! Aktivë apo pasivë! Ndërtues apo dremitës. Besimtarë apo studiues!
___________
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t’i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Agron Muçaku ftoi për distancim publik nga klubi letrar “Gjon Nikoll Kazazi”, për shkak që përmes librit të Gjin Morinës nxitka urrejtje fetare!

Agron Muçaku, Gjakovë
Ftesë për distancim publik nga nxitja e urrejtjes fetare për Klubin Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë
Ja se ç’farë akuzash bëhen ndaj poetit Gjina Morina. Lexojeni akuzën absurde Agron Muçakut që ta kuptoni natyrën perfide të akuzave të tilla për gjoja fyrje të ndjenjave fetare të tjetrit.
Klubi letrar “Gjon Nikoll Kazazi” promovon librin anti kultur, anti art, anti vlerë që nxitë urrejtje anti islame shqiptare të autorit urrejtje-nxitës Haxhi Morina i kthyer në i krishter me emrin GJIN MORINA .


Dikur në Shkodër disa këndonin edhe këngë nacionaliste serbe, korçarët kurrë sepse i urrenin serbët!

Nga: Namik Mehmeti
Ndoshta edhe nuk më takon si gazetar sportiv të përfshihem në vorbullën e një debati që nis nga Korça, Tirana, Shkodra e deri në Prishtinë. Po replikojnë edhe profesorë, akademikë, politikanë, shkrimtarë dhe gazetarë. Secili ka të drejtën e të shprehurit pa censurë dhe këtë debat e bënë dhe më zhurmëmadh debati tjetër me përmasa diplomatike në mes të ‘Ballkanit të hapur’ dhe Kosovës, ose direkt debati ‘Kurti-Rama’.
Kam kaluar ditë të bukura dhe shumë mbresëlënëse në mes korçarëve me të cilët kam kalue në Kolonjë vitet e ushtrisë. Më tërhiqnin serenatat, kitarat e mandolinat, këngët të cilat i këndonim edhe në Shkodër.
Asnjëherë nuk më ka rastisë që korçaret të shfaqnin nostalgji për këngët sllave, bile edhe i urrenin ato pasi trashëgonin edhe motive antishqiptare. Aq shumë i urrenin serbët, jo vetëm serbët, por të gjithë popujt e ish Jugosllavisë sa edhe ne shkodranëve, kur shkonim për aktivitetet sportive na shënjestronin “erdhën serbët”.
Ky është një fakt që mund ta argumentojë me shumë shembuj por ai më skandalozi ishte kur ekipi i volejbollit i “Vllaznisë” sapo ishte kthyer nga turneu miqësor në Kosovë në vitin 1971.
Dihet se çfarë ka ndodhur pas atij turneu jo vetëm me ekipin e volejbollit, por me të gjithë ekipet e këtij klubi sportiv, të cilat u përjashtuan nga aktivitet ndërkombëtare, u përjashtuan drejtues nga Partia, u dënuan me punue në zonat e Dukagjinit e Shllakut.
Dhe, njolla që i kishin vënë diktaturës komuniste, se kishin pranuar dhurata dhe ma esktremistja se kishin marrë pjesë në koncertin e dhënë për nder të tyre nga kangëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha, ku në atë natë muzikore me këngë shqiptare ishin kënduar edhe këngë sllave. Pas pak ditëve, ky ekip do të luante në Korçë me Skënderbeun.
Dhe sapo ekipi i “Vllaznisë” kishte hyrë në fushën e lojës, një kor i tërbuar korçar, gjëmoi me thirrjet: “Jashtë serbet”, “jashtë titistët”… Volejbollistët shkodranë nuk e pritnin këtë ofendim e sharje, sa e detyruan ish sekretarin e parë të Komitetit të Partisë, Enver Halili, të zbriste nga tribuna e t’i bënte thirrje spektatorëve korçarë, të shfaqnin një qëndrim më dinjitoz, ndaj ekipit shkodranë. Ai e ndërmori atë nisiativë, më shumë, se edhe ai ndihej i ofenduar si shkodran. Ndeshja u luajt sa për sy e faqe, siç thotë një proverb popullor.
Mbas 50 e sa viteve, pyes veten: si korçarët paskan kthyer shijet për kangët sllave, derisa Bashkia ka guximin e në Festën më tradicionale, asaj të Birrës të ftojë një kangëtar i cili simbolizon karrierën e tij me kangën ‘Kallashnikov’, armë kjo që vrau me mijëra e qindra kosovarë dhe boshnjakë?!
Në fillimet demokracisë u ba një përpjekje edhe në Shkodër, bile u afishuan me dhjetëra reklama mbrenda një nate, në mënyrë klandestine, në sheshin e Piacës, por ndërhyrja e shpejtë e Bashkisë, e Këshillit të Rrethit, i preu rrugën një shfaqje me këngëtarë malazezë dhe serb, kur Kosova po provonte gjenocidin e Millosheviqit.
Dihet se në Shkodër janë këndue kangë sllave, dashurie e historike, pa dyshim me theks nacionalist serb, edhe në kohën diktaturës. Dhe, internimi i një familje qytetare me shumë tradita në lagjen, “Çinari i Hoxhëdheut”, familja e ‘Mësuesit të Popullit’ Hysen Lohja, edhe sot kujtohet nga shkodranët, pasi në dasmën e djalit të tyre, dikush guxoi e dual mbi urdhrat e Partisë, duke këndue kangë sllave.
Aq i vërtetë është fakti që muzika sllave është pëlqyer nga shkodranët, sa në barcaletat që i’u veshën Pal Vatës, ishte edhe ajo: “Kur po e shëtitnin nga lagja Kiras, pra nga Zooteknika, kur dëgjoi se nga radiot e qytetarëve muzika sllave që e shoqëroi në çdo hap, u tremë dhe tha: ‘Ku jam këtu bre burra, në Jugosllavi, mos më koritni më Shokun Enver’”.
Por, shkodranët kur i hapën portat kosovarëve pas genocidit të serbit Millosheviq dhe u njohën me barbarizmat që sollën ‘Kalloshnikovët’ e Bregoviqit, i dhanë jo vetëm bukën, por më kryesoren, i falën fjalën, buzëqeshjen, muzikën tradicionale të Shkodrës e të Veriut, u banë si vëllazën, e sot e kësaj dite trokasin në portat e njeri-tjetrit, duke i gjetur ato të hapura çdo orë.
Nuk e di nëse ajo nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, si nënë, e ka ndjerē në shpirt atë mizori dhe gjakderdhje që shkaktuan ‘Kallashnikovët’ e Bregoviqit, a ka pasur rast të takojë një nga nënat, motrat e fëmijët që pësuan atë tronditje psiqike e shpirtërore, nga vrasjet, prerjet dhe përdhunimet?
I bindur se jo. Pasi ajo nuk e njeh respektin e dhimbjes!
Po presidentët amerikanë, Clinton e Biden, e kanë ndjerë këtë masakër, ndaj nuk kursyen asgjë për t’i falur Kosovës lirinë, e për të harruar ‘Kallashnikovët’ e Bregoviqit me shokët e tij.
Regon Jusuf Buxhovi për arrestimin dhe burgosjen e poetit Gjin Morina për shkak të përmbajtjes së disa poezive të tij!

Talebanët kurtianë paskanë arrestuar poetin Gjin Morina & “Taleban”, Lironie urgjentisht Gjin Morinën!


Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo asociacion vetëm të pakicës Serbe
Shkruan: Refik HASANI
Kosova përbëhet edhe nga pakica kushtetuese tjera , por që nuk kan komuna asnjë prej tyre. Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të kenë Këshilla Nacionale për: Romë, Ashkali, Egjiptian. Boshnjak , Turq, Goran, Malazias dhe Serbë. Asociacioni i formuar dhe nënshkruar më datën 25 gusht të vitit 2015 nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Isa MUSTAFA dhe nga homologu i tij Serb z.Aleksandër VUÇIQ në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin e të drejtave për pakicat nacionale.
Nga e kaluara historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe të opinionit të gjerë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës serbë me pesë për qind , nuk është dashur të formohet fare asociacion i Komunave Serbe në Kosovë pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat. Marrim shembull Maqedonia nuk ka formuar Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse këtë Republikë e përbëjnë afër gjysma e popullatës dhe po ashtu gjysma e Komunave udhëhiqen nga Shqiptarët. Pastaj vazhdojmë Republika e Malit të Zi nuk ka të formuar Bashkësi të Komunave shqiptare edhe pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që ka realisht pakicë serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35 për qind e përbëjnë serbët këtë Republikë dhe nuk gëzojnë asnjë asociacion. Edhe Republika e Kroacisë nuk ka të formuar bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtet kishte përpjekje dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim kur ky shtet shpalli pavarësinë nga RSFJ-ja.Vetëm Bosnja e Hercegovina është ndarë dhe është krejt jo funksionale në Republikën Sërpska dhe në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas marrëveshjes të mbajtur Dejton në vitin 1995 .
Shtete me të cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik dhe të Evropës lirisht mundë të themi janë më multietnike se sa që është Kosova dhe nuk janë me asociacion të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me pesë e shtatë për qind .Nëse është dashur të formohet Asociacione, rajone, Krahina e të federalizohet është Serbia duke u bërë me Parlament dy dhomësh, pasi ka rajone e Krahina që ishin dalluar jo vetëm në ish ngrehinën e quajtur Jugosllavi por edhe më herët, si:
– Vojvodina,
– Sanxhaku,
– Medvegja, Bujanoci dhe Presheva dhe
– Rajoni i banuar me bullgarë.
Serbia ka kërkuar për bashkëkombasit e vetë asociacion kurse për rregullimin e tij të brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush jo vetëm në ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmes njëzetë e një Këshillave Nacionale e ka ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’.
Në Republikën e Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo asociacion vetëm të pakicës Serbe.
15 Gusht 2021


