Kreu Blog Faqe 1607

Afganistani, Kosova dhe Shqipëria

0

Luftëtarët talibanë të fotografuar në Kabul të hënën me 16 gusht 2021 me një M1117 amerikan, një mjet lufte ushtarak, që kushton deri në 10 milionë korona norvegjeze. Fotografi: Rahmat Gul, AP/NTB

Dritan Goxhaj , Tiranë 17 gusht 2021

Në këto dy dekadad e fundit, dmth në këtë 20 vjeçar duke nisur që nga viti 2001, për çdo vit, cdo presidenët Amerikanë, diplomat, zyrtar të Departamentit të Shtetit, Ambassador, Gjeneral ushtrie e Komandant Shtabesh të ushtrisë Amerikane, por edhe të vendeve të NATO-s, në çdo përvjetor të 11 Shtatorit, ose në çdo rast tjetër jubilar në Afganistan, kanë përsëritur si papagall shprehjen: “ Amerika është me ju. Ne jemi këtu dhe nuk do ju lëmë kurrë vetëm”. Por pas 20 viteve, një ditë të bukur të gjithë i bënë valixhet e ikën që pa gdhirë, duke e kthyer shprehjen e mësipërme thjesht në një demagogji.

Të njëjtën gjë, Amerika dhe aleatët ë saj në NATO përsërisin edhe në Kosovë që nga mbarimi i luftës në vitin 1999.

Në rast se edhe në Kosovë një ditë të bukur do vendosnin ashtu si në Afganistan të tërhiqen nga angazhimet e tyre dhe deklaratat pompoze për konsumim politik, atëherë edhe aty do vërshonin pa humbur asnjë moment ashtu si talebanët, me telebanizmin e tyre, edhe sllavët e jugut nga Sërbia.

Por, me një ndryshim, këta nuk do ja mësynin asnjëherë Prishtinës, por vetëm do rrëmbenin e aneksonin të gjitha ato territore që përfshihen nën “Zajednicë”. Dhe Kosova vetëm do bëntë sehirë, pasi me fuqinë e saj ushtarake të tanishme, rezistenca ndaj Serbisë do i përgjante asaj të Mujo Ulqinakut në Durrës ndaj pushtimit Italian.

Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë kishin dhe kanë akoma shancin që ta shfrytëzojnë nevojën që Amerika ka tashti për to, në kërkesën për strehimin e atyre afganëve që kanë qenë bashkpunëtorë të saj në këtë pushtim 20 vjeçar në Afganistan. Kosova dhe Shqipëria, edhe pse qeveritë e tyre u ngutën duke e pranuar kërkesën Amerikane pa asnjë kusht, sërish derisa ajo nuk ësht përmbushur mund t’i kushtëzojnë Amerikës këtë kërkesë.

I vetmi institucion që nuk është shprehur akoma mbi këtë ngjarje ka mbetur vetëm Presidenti i Republikës.

Tashti ky zotëria që her na betohet në Kushtetutë e herë në Baba Tomorr, duhet urgjentisht të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare e t’i kërkojë llogari qeverisë deri në një për të gjitha kushtet e ardhjes së këtyre afganëve. Dhe duke qenë se pretendon se ka mbetur i vetmi institucion në këtë vend që mbron dinjitetin e Shqiptarëve, dinjitet të cilin Rama, Basha e Berisha sëbashku me Vjollca Osmanin u ngutën t’ia shisnin menjëherë Amerikës duke pranuar kërkesën pa kushte. Pra duke i shitur më të fortit atë çka nuk është e tyre, por vetëm për qyqarllikun e tyre të vetëm politik. Presidenti duhet që t’i kushtëzojë Ameirkës ardhjen e këtyre bashkpunëtorëve të saj në disa drejtime.

Tashti ka shancin që t’i vijë në ndihmë Kosovës e Shqipërisë, e kështu të lajë deri diku zullumet e tij ndaj këtij vendi. Së pari në drejtimin e ndihmës ushtarake: T’i kërkojë Amerikës që të paisë me teknologji dhe mjete ushtarake e armatim bashkohor ushtrinë Shqiptare dhe njëkohësisht të fillojë ngritjen e ushtrisë së Kosovës, pasi kjo nuk do i kushtonte asgjë Amerikës e cila në Afganistan e ngriti ushtrinë Afgane nga zero duke i dhënë mbi 265 avionë dhe helikopterë të ndryshëm për role të ndryshme, rreth 5600 mjete ushtarake transporti të dhe të pablinduara, pa llogaritur këtu armatimin e lehtë dhe të rëndë e gjithë llogjistikën përkatëse.

Së dyti në drejtimin e ndihmës politike: T’i kërkojë Amerikës që ajo të ushtrojë gjith presionin e saj diplomatik ndaj BE dhe OKB që në Kosovë të mbahet referendum për vetevendosje. Referendum i cili është sanksionuar në Marëveshjen e Rambujesë në pikën 8-të të Dispozitave Tranzitore të kësaj marëveshje. T’i kërkoi Amerikës që ajo të ushtroi gjith presionin e saj dhe mundësit e saj diplomatike dhe politike me Rusinë që të bindi atë dhe Serbinë që Kosova mos të endet më dyerve të BE për lloqe tavolinash të cilat konsiderohen si bisedime dy palëshe, por të bëhet njohja e Kosovë si shtet nga Serbia.

Së treti në drejtim kombëtar: T’i këkrkoi Amerikës që të ushtroi presionin e saj sëbashku me BE ndaj Serbisë që ajo të ndalojë mënjëherë proçesin e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, duke ndaluar kështu shpopullimin e këtyre trevave Shqiptare.

Dhe në fund, e katerta: T’i kërkoi që të deklarohet publikisht pro bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm. Ky bashkim është e vetmja shpresë dhe opsion për t’i bërë ballë çdo lloj sulmi të Serbisë ndja trojeve shqiptare.

Pasi në mungesë të këtij bashkimi, në çdo rast sulmi ndaj trojeve tona në Kosovë, sërish lufta për të mbrojtur atdheun edhe kësaj rradhe do mbetet mbi baza vullnetare, ashtu si në 1999.

Këtu, një grup talibanësh pozon përpara shtëpisë së guvernatorit në provincën Ghazni, në juglindje të Afganistanit, provinca ka depozita të mëdha litiumi, që përdoret për të bërë bateri për makinat elektrike. Fotografi: Gulabuddin Amiri / AP / NTB

Le t’i vendosi këto kushte, në mënyrë që ambasadorja Amerikane këtu të mos tallet më ashtu si bëri para një jave, ku e lumtur deklaronte se erdhën në Shqipëri 12 ekspertë të ushtrisë Amerikane për shuarjen e zjarrreve, të cilët do mësonin trupat tona ushtarake sesi fiket zjarri me bisht lopate, ndërkohë që në Afganistan vetëm në vitin 2011 blenë 20 avionë transporti C-27J me vlerë 480 milion dollar të cilët në 2014 i çuan për skrap, ku vetëm 4 prej tyre kanë mbetur akoma në bazën amerikane në Gjermani, e të cilët mund të konvertohen në avionë për shuarjen e zjarreve me kapacitet 6 mij litra ujë.

Në rast se edhe Presidenti do fshihet ashtu si Basha, Berisha e Rama pas shprehjes: Të zbatojmë obligimet që kemi si anëtarë të NATO-s. Atëherë edhe ky, nuk është asgjë më shumë se një bashibozuk tjetër, njësoj si këta, në llumin politik andej e këtej Drinit.

Dhe po e lamë Shqipërinë në duar të bashibozukëve, ata do e shesin të gjithën, që pastaj të arratisen diku ashtu si presidenti i Afganistanit me valixhet me dollarë.

Ushtria franceze evakuon qytetarët francezë nga Afganistani më 16 gusht 2021. Çfarë të ndihmon forca e madhe ushtarake nëse të mungon morali luftarak dhe nuk e di se kush je? Fotografia: Major des Armees nëpërmjet AP / NTB.

Amerika nuk dështoi, por modeli i saj i jetës nuk u importua dhe nuk u ble nga afganët

0
Ilir Yzeiri, Tiranë
Nëse do të dëgjosh se çfarë flitet e nëse do të shohësh se çfarë varet nëpër afishet e njoftimeve publike të pazarit mediatik shqiptar, jo vetëm që nuk kupton asgjë, por zbulon gjithnjë e më shumë se, për fat të keq, në një pjesë të madhe, ata që marrin fjalën në publik rrahin t’i tregojnë vendin jo vetëm Amerikës, por edhe botës mbarë. Ky grup që kolegu Mero Baze e quan grupi i “Salibanëve” i transferon emocionet dhe perceptimet lokale edhe në sferën jashtë nesh dhe, gjithnjë e më shumë, identifikohet me atë grup që tragjedinë politike të Berishës e projekton si një betejë që iu bë nga një perandori e cila tani, sipas tyre, dështoi.
E mira do të ishte që debatin për atë që ndodhi në Afganistan ta merrnin e drejtonin specialistë të gjeopolitikës, ata që ndjekin zhvillimet ndërkombëtare dhe institucionet që njohin mirë sigurinë kombëtare, por, të tillë, edhe nëse kemi, është vështirë t’i shohësh të shfaqen në publik. Ndaj, në pazarin mediatik shqiptar, për çdo ngjarje a mall që vjen aty janë të njëjtët tregtarë që e paketojnë dhe e shesin, janë të njëjtët tellallë që e reklamojnë dhe të njëjtët sharlatanë që e shpërndjanë.
Ashtu si para viteve ’90, apo ashtu si në ngjarje të tjera të mëdha që trondisin vëmendjen e botës, edhe këtë herë, për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh në Afganistan, personalisht, por si unë edhe shumë të tjerë, ndoqën në fillim kanalet e RAI-t, pastaj edhe ato amerikane apo angleze dhe prej tyre mund të mësoje apo mund të kuptoje narrativën që lindi më këtë rast. E para gjë që mora vesh ishte se gjithë ato shpenzime që SHBA ka bërë në Afganistan e në Irak, rreth 2 trilionë dollarë, në fakt, i ka financuar Kina. Në ç’formë ?? U mbetet ekspertëve të ekonomisë ta sqarojnë, por me një lexim të shpejtë mëson se Kina është blerësja më e madhe e bondeve amerikane.
E dyta, amerikanët dhe aletatët arritën të shkatërrojnë Al – Kaedën, dhe e pastruan vendin nga terroristët dhe talebanët. Pas kësaj, ata nxitën zhvillimin e shoqërisë afgane sipas modelit perëndimor ose sipas modelit njerëzor. Gjëja më e rëndësishme që ata bënë ishte liria që u dhanë grave dhe vajzave. Sot sipas statistikave 37% e vajzave afgane dinë të lexojnë dhe vdekshmëria foshnjore ka rënë me 50%.
Është e vërtetë se SHBA-të u tërhoqën dhe qëllimi i tyre për të ndërtuar një shoqëri afgane të lirë, ku gratë dhe vajzat të gëzojnë po ato të drejta e liri që kanë edhe vende të tjera si Egjipti, fjala vjen, nuk u realizua, se talebanët kundërshtarët kryesorë të forcave aleate e rimorën përsëri pushtetin, por, po aq e vërtetë është edhe një gjë tjetër. Prej disa vitesh SHBA-të kanë hyrë në bisedime me ta dhe kanë krijuar në Doha një qendër komunikimi të përhershëm. Kjo është shenja që tregon se SHBA-të dhe aleatët perëndimorë, nuk ia besojnë armëve zgjidhjen e konflikteve. Arma më e efektshme e SHBA-ve dhe Perëndimit është dialogu, të cilin janë gati ta ndërtojnë më cilindo që kanë përballë. Kjo ka sjellë një perceptim tjetër për talebanët, të cilët, edhe pse janë mjeshtra në mashtrim, tani e dinë se nuk mund të sillen siç silleshin më parë.
Pikërisht për këtë argument mësova se edhe në Irak, kur SHBA-të dhe aleatët nisën sulmin për ta pastruar vendin nga terroristët e ISIS-it, një rol vendimtar patën forcat ushtarake shiite të Iranit që njihen si luftëtarë të guximshëm dhe ato kurde po ashtu. Pa ndihmesën e tyre edhe Iraku mund të kishte rënë në duart e ISISI-it. Po çfarë tregon kjo ? Sipas analistëve perëndimorë kjo tregon se SHBA-të dhe aletatët nuk kishin si qëllim luftën me çdo kusht e me çdo çmim kundër një armiku që kërcënonte fillimisht vendin ku ndodhte konflikti.
Analistët perëndimorë përmendnin edhe një teori tjetër atë të hedhur nga zonja Hilari Klinton dhe që njihet me termin « patatja e nxehtë » ose strategjia e kaosit. Nëse vjen një çast dhe kjo « patate e nxehtë » të përvëlon dorën ti duhet ta hedhësh dhe atë mund ta marrin të tjerë që mund të dinë ta ftohin më mirë. Në këtë rast, thonë këta komentatorë, Bashkimi Sovjetik, Kina, Pakistani apo India, po sidomos Kina mund të kenë interesa më të mëdha në këtë vend dhe tani ata mund të investohen më shumë.
Qoftë me luftën në Irak, qoftë me ndërhyrjen në Afganistan SHBA-të treguan se janë vendi më i fuqishëm në botë të cilët kanë shpenzuar më shumë se asnjë tjetër në konfliktet jashtë vendit të tyre. Amerikanët nuk u përfshinë në Luftën e Parë Botërore dhe katastrofa e asaj tragjedie në Europë ishte nga më të mëdhatë. Amerikanët ishin vendimtarë në Luftën e Dytë Botërore dhe me ndërhyrjen e tyre ata përshpejtuan rënien e nazi-fashizmit në Europë dhe pas saj ndihmuan Perëndimin që të rindërtohej.
Ne, shqiptarët, nuk e kemi luksin të gjykojmë me cinizëm marksist politikat amerikane sepse për ne ata kanë qenë dhe vijojnë të jenë aleatët me të mëdhenj dhe më të besueshëm. Fjala vjen dikush mund të thotë se përse në Arabinë Saudite liria e femrave është e kufizuar deri në kestrem e megjithatë SHBA-të e kanë aleatin më të madh. Përtej kësaj, në të gjitha konfliktet që krijohen në botë, të gjithë thonë po Amerika pse nuk ndërhyn. Kur ajo ndërhyn, menjëherë krijohen teoritë konspiracioniste marksiste se përse ndërhyn Amerika. Ndërkaq, SHBA-të janë përpjekur të importojnë mënyrën perëndomore të jetës me institucione demokratike. Sot Iraku dhe Afganistani janë ndryshe. Ndërsa Siria, atje ku amerikanët nuk ndërhynë, apo Libia janë në kaos e në luftë. Pyetja që shtrohet është kjo : po këto vende ku Amerika ndërhyn a janë në gjendje të sakrifikojnë për lirinë dhe për të drejtat e motrave të tyre ? Pikërisht këtë vullnet dhe guximin për të ndërtuar shtetin e tyre të drejtë, Amerika nuk ua jep dot. Nëse sot ushtria amerikane dhe ajo e aleatëve u tërhoq nga Afgansitani, atje mbeti modeli i jetës ndryshe, modeli i jetës që respekton njeriun pavarësisht nga gjina apo seksi, modeli i jetës që respekton ndeshjen e ideve dhe pluralizmin politik. A do të jenë në gjendje afganët që ta ruajnë këtë model ? Të shohim. Por tani ata nuk janë vendi i harruar si dikur, tek ata tani janë përqëndruar gjithë sytë e botës dhe kjo nuk është pak.
Dhe e fundit kryeministri Edi Rama bëri një gjest dinjitoz duke shpallur se vendi ynë është në krah të atyre njerëzve që vuajnë dhe në krah të aleatit tonë më të madh SHBA-ve. Afganët që do të vijnë në Shqipëri janë imazhi më i bukur që Shqipëria dhe shqiptarët shfaqin sot në botë. Dikush nga senatorët amerikanë iu referua « BESËS » së famshme shqiptare, një tjetër rikujtoi me këtë rast edhe ndihmën që u kanë dhënë shqiptarët hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të mbytyr në llumin e percepetimit negativ që, për fat të keq, ne, shqiptarët, hedhim mbi veten tonë duke u projektuar si e keqja e njerëzimit nga gjuha e « salibanëve » shqiptarë, ky veprim i Edi Ramës, ashtu si ai tjetri në kohën e pandemisë për të dërguar infermierë dhe mjekë në Italinë e gjunjëzuar nga Covid-19, tregojnë se, ne, shqiptarët, për inat të shqiptarëve « salibanë » këtu e në Kosovën e Albinit, jemi një komb dinjitoz.

Kryeministri Kurti në MASHT: Arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

0

Prishtinë, 17 gusht 2021                                                                                               

Arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës, prandaj rritja e cilësisë në arsim është synim kryesor për Qeverinë, u tha në takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.


Ministrja e njoftoi Kryeministrin për përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2021 / 2022 në arsimin e përgjithshëm parauniversitar.

Ofrimi i mundësive të barabarta dhe gjithëpërfshirje në arsim për fëmijët nga grupet e margjinalizuara, vazhdon të ketë vëmendje të veçantë. Në këtë drejtim, MAShTI këtë vit ka ndarë 200.000 euro grante për financimin e qendrave burimore.

Për të mundësuar fillimin e vitit të ri shkollor me prani fizike u theksua domosdoshmëria e vaksinimit të mësimdhënësve dhe respektimi i masave anti-COVID-19.

Kryeministri i Republikës Albin Kurti, ritheksoi se Arsimi dhe Aftësimi Profesional në qeverisjen tonë ka trajtim prioritar, pasi mban çelësin e progresit teknologjik dhe industrializimit si dhe shtimit të vendeve të punës. Prandaj, Qeveria do të angazhohet në optimizimin e kualifikimeve të ofruara nga Arsimi dhe Aftësimi Profesional, bazuar në nevojat lokale të industrisë për të plotësuar hendekun ekzistues të shkathtësive. Një shembull i kësaj domosdoshmërie na shfaqet edhe në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku ka mungesë të inxhinierëve të energjetikës.


Për këtë, është bërë verifikimi i 82 kurrikulave të rishikuara me kërkesat e tregut të punës dhe me shoqatat sektoriale, në mënyrë që në vitin shkollor 2022/2023 të fillohet me zbatimin e  kurrikulave të rishikuara.

Po ashtu ka filluar zhvillimi i konceptit dhe përgatitja për zbatim e arsimit dual në sektorë të caktuar me potencial të zhvillimit.

Gjatë këtij viti, MAShTI do të bëjë një studim fizibiliteti që do të shërbejë si bazë për ristrukturimin e institucioneve përgjegjëse të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.     

Për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë MASHTI po i financon projektet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim që do të ndihmojnë kthimin e AKA-së në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).


Avancimi i politikave dhe kornizës ligjore në fushën e arsimit, është një nga aspektet në të cilat është fokusuar Qeveria, prandaj aktualisht është duke u punuar në hartimin e Projektligjit për Agjencinë Kosovare të Akreditimit, atë për Arsimin e Lartë, për edukimin e hershëm, për tekste shkollore si dhe një sërë udhëzimesh administrative.

Ambasadori Kosnett në emër të SHBA falënderon Kosovën

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett sot ka shkruar në Twitter:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falënderimet më të thellat nga unë për Qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë tuaj që t’u ofrohet strehim partnerëve tanë afganë në rrugëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova dëshmoi lidership në skenën globale.

Ambassador Philip S. Kosnett
@USAmbKosovo
On behalf of the United States, my deepest thanks to the government and people of Kosovo for your willingness to offer refuge to our Afghan partners on their journey to a new life. Once again, Kosovo demonstrates leadership on the global stage.

Jason Miller themelon GETTR anti Big Tech – një platformë të mediave sociale pa censure

0

Klajd Kapinova, New York

Le të mblidhemi sëbashku, se ne po flasim për ndjenjën e bashkësisë. Ne mendojmë, se përfundimisht do të jetë një platformë mbarëbotërore, jo vetëm për konservatorët, por edhe për të pavarurit në SHBA. Ne duam që njerëz nga të gjitha shtresat politike t’i bashkohen platformës. GETTR, filloi zyrtarisht më 4 korrik 2021, në përkujtimin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Ajo do të jetë e pavarur nga monopolet e mediave sociale, i pavarur nga kultura e përjashtimit; do të jetë gjithmonë përfqsimi i fjalës së lirë.” – Jason Miller GEO GETTR, Fox News

Presidentit Donald Trump kundër Big Tech (Facebook, YouTube, Google, Twitter)

Gjatë muajit të kaluar, në një paraqitje publike për mediat vendase dhe ndërkombëtare, të cilët ishin mbledhur për një prononcim të jashtëzakonshëm të Presidenti Donald J. Trump, ai ka njoftuar se ka ngritur padi më 7 korrik 2021, kundër Big Tech, ku bëjnë pjesë: Facebook, YouTube, Twitter dhe Google.

Midis të tjerave Presidenti Trump u ndal tek çensura e rrjetit social Twitter, i cili, sistematikisht dhe arrogancë ka abuzuar me Kushtetutën Amerikane me të Drejtat e Fjalës së Lirë, që përfshihen në Amendamentin e Parë, ku Presidenti Trump është çensuruar në mesazhe e tij (cicërimat) dhe më vonë duke e anuluar përfundimisht në mënyrë absurde llogarinë e tij në Twitter.

Bashkimi me proçesin gjyqësor, është një tjetër paditës individual i përjashtuar nga Twitter, si dhe Unioni Konservator Amerikan, të cilën Twitter e ka ndaluar aktivitetin e saj në këtë rrjet social. Kjo pjesë përqendrohet në mënyrën se si çensura e mediave sociale abuzon sistematikisht me ligjin federal amerikan.

Në këtë rast, sipas avokatëse mbrojtës të çështjes së çensurës, paditësit i kanë kërkuar gjykatës, që t’i lejojë ata të përfaqësojnë të gjithë individët, të cilët Twitter etj., i kanë ndaluar ato sistematikisht në mënyrë absurde.

Akuzuesit sëbashku kërkojnë kompensime për dëmtimet e tyre, që kanë pasur vazhdimisht nga Big Tech në shoqërinë amerikane dhe ndërkombëtare, humbjet e mëdha në lirinë e fjalës dhe shkeljen e Kushtetutës së SHBA-së, çensura e qëllimshme e ideve demokratike të tyre në dobi të shoqërisë amerikane dhe rivendosjen e menjëhershme pa kushte të llogarive të tyre të mëparshme.

Ata më tej kërkojnë një vendim, që Seksioni 230 i Aktit të Kompetencës së Komunikimit (Kodi i SHBA, titulli 47, Seksioni 230) është Anti-Kushtetues dhe duhet të shfuqizohet menjëherë. Seksioni 230 imunizon Big Tech, Facebook, YouTube, Google dhe Twitter-in nga përgjegjësia për çensurimin e llojeve të caktuara të përmbajtjes.

Në këtë rast, paditësit pretendojnë që edhe nëse Seksioni 230 është kushtetues, ai nuk autorizon çensurimin politik të Big Tech.

Pse Big Tech përdor Seksionin 230 të paprekshmërisë së vet

Imuniteti i Big Tech, vjen nga një ligj që në SHBA quhet Seksioni 230 dhe është miratuar shumë kohë më pare, nga Kongresi për të nxitur zhvillimin e komapnive të pavarura nga qeveria dhe shteti.

Kështu nëse një person bën një deklaratë shpifëse në një gazetë, në radio ose medium tjetër tradicional, mediumi (radio, televizioni apo rrjeti social) nuk mund të jenë përgjegjës për dëmet. Për shembull, nëse gazeta The Epoch Times boton një letër shpifëse, për në redaktor në lidhje me Mary Smith (të cilën, natyrisht, The Epoch Times nuk do t’a bënte kurrë), atëherë Smith zakonisht mund të përjashtohet nga gazeta The Epoch Times nga autori i letrës. Nëse Epoch Times duhet të paguajë, ajo mund të kërkojë kompensim.

Seksioni 230 u jep kompanive të mediave sociale mbrojtje unike. Ajo pjesërisht në përmbajtje thotë: “Asnjë ofrues… i një shërbimi kompjuterik ndërveprues (siç janë Facebook, Google, YouTube ose Twitter) nuk do të trajtohet si botuesi ose folësi i ndonjë informacioni të siguruar nga një tjetër ofrues i përmbajtjes së informacionit.”

Pra, nëse unë shkruaj në Twitter një deklaratë për Mary Smith që është false dhe e dëmshme, Smith mund të jetë në gjendje të mbledh dëmet nga unë, por jo nga Twitter. Avokatët thonë, se kompania e mediave sociale Big Tech është “e imunizuar nga përgjegjësia”.

Ky imunitet, ka kuptim vetëm nëse platforma e mediave sociale funksionon si një shesh qyteti ose sallë e punësuar. Të gjithë e kuptojnë, që në mungesë të rrethanave të veçanta, qyteti nuk është përgjegjës për ato që thotë dikush në shesh dhe as pronari, që jep me qira sallën e tij (apo sheshin) nuk është përgjegjës për ato që mund të thuhen atje.

Por dihet se Big Tech nuk janë kompani mediatike, që emtojnë lajme të mirëfillta dhe editime. Nga ana tjetër, nëse platforma e mediave sociale zgjedh ose editon përmbajtje siç bën një gazetë apo revistë, atëherë imuniteti është më pak i mbrojtshëm. Ata nuk janë media dhe për këtë gjë ata mund të ndeshkohen rëndë, sepse kanë çensuruar me vetëdije Presidentin Donald J. Trump dhe miliona amerikanë të tjerë të thjeshtë.

Megjithatë, Seksioni 230 lejon kompanitë e mediave sociale të çensurojnë lloje të caktuara të materialit. Kompanitë e mediave sociale, pretendojnë se fuqia e tyre për të çensuruar komentet politike, bazohet në të drejtën e tyre, për të çensuruar materiale, që është përndryshe e kundërshtueshme.

Presidenti Trump, ka shumë të drejtë, kur thekson se kjo formë e veprimit të Big Tech është anti-Kushtetuese, sepse Kongresi mund të mos ndaloj fjalimin e mbrojtur me Kushtetutë dhe për këtë arsye Kongresi nuk mund t’ia delegoj atë fuqi kompanive të mediave sociale.

Përpara se një gjykatë t’a pranojë këtë argument, ajo do të përpiqet të interpretojë ligjin, në një mënyrë që e bën atë kushtetues. Në këtë rast, kjo është e lehtë për tu bërë. E vërteta është se ndryshe e kundërshtueshme, në të vërtetë nuk do të thotë “asgjë që kompania e mediave sociale nuk i pëlqen”. Termi është shumë më i ngushtë se kaq.

Supozoni, për shembull kur bashkëshorti ose partneri juaj ju dërgon në treg për të blerë karota, spinaq dhe perime të tjera. A përfshin fraza e zakonshme blej edhe “perime të tjera” edhe blerja pemës së Krishtlindjes? Ju mund të argumentoni, se një pemë e Krishtlindjes është një “perime”, sepse është klasifikuar si e tillë!? Artikujt specifik tregojnë, se blej edhe perime të tjera, do të thotë ushqime si lakra ose speca dhe nuk përfshin blerjen e një pemë të Krishtlindjes.

Tani, le të rikthehemi tek Seksioni 230 dhe të shohim listën e materialit të shqetësueshme: I pahijshëm, i ndyrë, i pasjellshëm, tepër i dhunshëm, ngacmues, dhe përndryshe i kundërshtueshëm.

Një gjykatë e apelit, ka theksuar se pikat (i pahijshëm) deri (përndryshe i kundërshtueshëm) mbulojnë shumë terren. Ata na tregojnë se ligji përfshin ngacmim, pornografi, kërcënime, zhvatje dhe anglo-saksonizma vulgare. Ata gjithashtu na tregojnë se çfarë nuk është në ligj “ndryshe ofenduese”.

Për shembull, e njëjta gjykatë e apelit vendosi, që ligji nuk justifikonte një kompani të mediave sociale, që çensuronte thjesht për të dëmtuar një konkurrent biznesi.

Unë mendoj, se është po aq e qartë që diskutimi i zakonshëm politik nuk kualifikohet si “i kundërshtueshëm” sipas statutit.

Në fillim të Seksionit 230, Kongresi përfshiu materiale shpjeguese, që na tregonin se si t’a interpretojmë atë. Recitalet sqarojnë më tej se “ndryshe e kundërshtueshme” nuk u referohet mosmarrëveshjeve të zakonshme politike.” – shkruan prof. Rob Natelson[1]

GETTR shpall “pavarësinë” nga Big Tech

“GETTR vrasës i Twitter” – Steve Bannon, strateg i fushatës elektorale 2016 dhe këshilltar i Presidentit Trump, themelues i Breitbart News

Këto ditë ish-këshilltari i lartë i Presidentit Donald J. Trump, Jason Miller, hapi një platformë të re GETTR të mediave sociale më 4 korrik 2021, për të shpallur pavarësinë nga Big Tech (Facebook, Google, YouTube, Twitter), duke e cilësuar atë si një zonë pa çensurë, të fokusuar në Fjalën e Lirë, me teknologji superiore, që ai thotë se do t’a ketë zili Silicon Valley.

Konservatori republikan Jason Miller, CEO i GETTR, ishte këshilltar i lartë i Presidentit Donald J. Trump dhe shërbeu në fushatat e presidentit në vitin 2016 dhe sërisht në vitin 2020.

Platforma quhet GETTR, që në gjuhën shqipe do të thotë Bëhemi Sëbashku, për të cilën Miller, CEO i kompanisë, tha për Fox News se evoluoi nga ideja e mbledhjes sëbashku.

Le të mblidhemi sëbashku, ne po flasim për ndjenjën e bashkësisë“, tha Miller për Fox News në një intervistë ekskluzive. “Ne mendojmë se përfundimisht do të jetë një platformë globale, dhe jo vetëm për konservatorët dhe të pavarurit në SHBA.” Ai shtoi: Ne duam që njerëz nga të gjitha shtresat politike t’i bashkohen platformës.”

GETTR, filloi zyrtarisht të dielën, më 4 korrik 2021 në orën 10:00 të ET, dhe platforma është tashmë në Dyqanet e Aplikacioneve (AppStore).

Kjo lidhet me Ditën e Pavarësisë. I pavarur nga monopolet e mediave sociale, i pavarur nga kultura e anulimit; përqafimi i fjalës së lire, nisja jonë të Dielën është shumë e qëllimshme.” tha Miller

“Ne besojmë se duhet të ketë një platformë të re të mediave sociale, që mbron vërtet fjalën e lirë dhe një që nuk de-platformon për bindjet politike. Kjo është një sfidë për monopolet e mediave sociale. Platforma e re, ka teknologji superiore ndaj platformave ekzistuese. Ne po fillojmë një teknologji të përparuar, që do të jetë vërtet zili e botës së mediave sociale,” tha Miller.

Presidenti Trump u ndalua nga Twitter, Facebook, Instagram dhe Snapchat, pas tubimit mbarëpopullor amerikan më 6 janar 2021 në Capitoli Hill, Washington D.C., para Kongresit Amerikan.

Demokratët asokohe e hodhën në gjyq Presidentin Trump për herë të dytë, për t’a shkarkuar, por deshtuan me turp dhe bisht nder shale si zakonisht para popullit amerikan që e ndiqte direkt idiotësinë dhe shown e turpshëm të socialkomunistëve në Kongres dhe Senat.

Nga ana e tjetër, Senati i kontrolluar nga republikanët konservatorë e nxori të pafajshëm Presidentin Donald J. Trump, i cili fitoi dy herë sfiden komuniste të “demokratëve” amerikanë.

Presidenti Donald J. Trump, përpiqet vazhdimisht të komunikojë direkt me 80,000.000 ndjekësit dhe votuesit e tij, përmes deklaratave të dërguara nga zyra e tij Presidenciale në Florida.

Si funksionon GETTR?

Platforma e re e mediave sociale, që mbron vërtetë fjalën e lirë quhet GETTR. Ajo fatmirësisht lejon përdoruesit të postojnë mesazhe më të gjata me deri në 777 karaktere (shkronja). GETTR, gjithasht lejon përdoruesit të postojnë fotografi më të kjarta (kualitative), të postojnë video, që janë deri në tre minuta (180 sekonda) të gjata dhe kanë aftësinë për të redaktuar videot brenda aplikacionit.

Pas regjistrimit në aplikacion AppStore përdoruesit në GETTR, kanë mundësinë të marrin (importojnë) cicërimat e tyre ekzistuese në këtë platformë të re.

GETTR, është një platformë e re e mediave sociale, që mbron me fanatizëm dhe vendosmëri absolute Fjalën e Lirë dhe nuk de-platformon njerëzit apo përdoruesit e saj për bindjet e tyre politike. Kjo është një sfidë reale, për monopolet e mediave sociale Big Tech, mediat globaliste komuniste dhe socialiste.

Ju mund t’i importoni këto cicërima, në mënyrë që puna juaj e palodhur, kreativiteti, prona juaj intelektuale të vijë me ju,” tha Jason Miller GEO themelues rrjetit të ri social GETTR, duke vënë në dukje se është një opsion një herë pas krijimit të llogarisë tuaj, dhe duke thënë se importi nuk i lidh përdoruesit prapa jashtë në Twitter.

Rritja e aplikacioneve të shpejta në AppStore për GETTR

Që nga data 4 korrik 2021 deri tani, numëri i aplikacioneve për rrjetin e ri social altarnativ GETTR në AppStore ka arritur në 10,000,000 përdorues nga 5 kontinentet e botës.

Lajmi i mirë është se shumë shqiptaro amerikanë dhe bashkëatdhetarët tanë nga vendlidja Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, duke mbyllur profilet në Big Tech, kanë hapur profilet e tyre anti-çensurë dhe në mbështetje të Presidentit Donald J. Trump, të cilat kanë qenë të çensuruar dhe përjashtuar nga rrjetet e tjera sociale, si: Facebook, YouTube, Google, Twitter ose ajo që njihet ndryshme si Big Tech.

Karakteristikat shtesë, që vijnë në platformë pas lançimit zyrtar të dielën e Ditës së Pavarësisë që përkujtohet në SHBA më 4 korrik, përfshijnë vlerësimin dhe informimin në internet, në mënyrë që përdoruesit të japin para për krijuesit e shquar të përmbajtjes.

Nga ana e tjetër, themeluesi i GETTR.com konservatori Miller tha se ai beson se mjeti do t’i stimulojë ata ndikues të shquar të përdorin GETTR, në mënyrë që ata të “fitojnë para nga ato që po bëjnë dhe postojnë tani“.

Miller tha gjithashtu për kanalin televiziv amerikan Fox News, se GETTR ka një mundsi transmetimi të drejtpërdrejtë (LIVE), si dhe një mundsi që përdoruesit të dhurojnë financiarisht për kandidatët politikë të preferuar.

Ai tha se kompania GETTR.com, është ende duke rishikuar sesi do të kufizojë donacionet politike të përdoruesve, për të qenë konform apo në kuadër të ligjeve zgjedhore, por theksoi se “nuk kishte asnjë kufizim për dhënësit e vlerësimit në internet“.

realDonaldTrump

Të gjithë aplikuesit që duan të jenë pjesë e profilit të Presidentit Donald J. Trump, duhet ta kërkojnë në rrjetin e ri social GETTR: realDonaldTrump.

Themeluesi i rrjetit të ri social Jason Miller tha se përdoruesit e shquar do të verifikohen në platformë. I pyetur nga Fox News për Presidentin Trump ai shtoi se: “Ne me siguri shpresojmë se Presidenti Trump do të bashkohet me platformën, por unë do t’ia lë atij të marrë vendime për atë që po bën, se GETTR po krijon një komunitet këtu jo vetëm për konservatorët, të pavarurit dhe demokratët e zhgënjyer nga çensura e Big Tech, por edhe për njerëzit nga të gjitha partitë politike lidhjeve në të gjithë botën për t’u bashkuar.”

I pyetur nëse Presidenti Biden gjithashtu do të ishte i mirëpritur në platformë, Miller tha: “Ne do të donim të kishim Presidentin Biden. Liria e fjalës, refuzimi i kulturës së anulimit, nëse pajtoheni dhe besoni në fuqinë e fjalës së lirë, atëherë kjo platformë është për ju,” tha Miller.

Getting Together – GETTR

Ekipi i Presidentit Donald J. Trump filloi me qetësi një platformë të re të mediave sociale, duke e faturuar atë si një alternativë ndaj faqeve të Big Tech. Ish zëdhënësi i fushatës së Trump, Tim Murtaugh është përfshirë si konsulent në aplikacion.

Presidenti Donald J. Trump, ka qenë në kërkim të mënyrave alternative, për t’u angazhuar me bazën e tij në internet, pasi ishte shkarkuar nga Twitter dhe ishte pezulluar nga Facebook.

GETTR, është një nga projektet e profilit më të lartë në një ekosistem më të madh të platformave të teknologjisë dhe mediave pro MAGA, që kanë lulëzuar në rrymat politike të djathta, të nxitur kryesisht nga ndjenja e drejtë se Big Tech ka mbyllur me arrogancë fjalën e lirë të pikëpamjeve konservatore, atdhedashëse dhe antikomuniste të ideologjisë konservatore pro amerikane dhe pro Trump online.

Sipas vlerësimeve nga Sensor Tower, Gettr ka marrë 2.9 milion shkarkime në nivel global që nga qershori 2021, me Shtetet e Bashkuara, Brazil, Europa, që kanë më së shumti shkarkime.

Platforma u hackua shkurtimisht në ditën e lansimit të saj. Disa ditë më vonë, një haker ishte në gjendje të prishë pothuajse 90,000 adresa e-maili përmes API -së së tyre.

Aplikacioni GETTR, u shfaq për herë të parë në dyqanet e aplikacioneve Google dhe AppStore. Një përshkrim për GETTR, në dyqanet e aplikacioneve e quan atë me të drejtë një rrjet social pa paragjykime, për njerëzit në të gjithë botën. Aplikacioni vlerësohet “M” për të rriturit, që do të thotë se rekomandohet për përdoruesit 17 vjeç e lart.

Selitë për aplikacionin janë të vendosura në New York. Për më shumë materialet promovuese fillestare për GETTR në dyqanet e aplikacioneve shfaqën postime të përdoruesve, që festonin në Dhomën e Përfaqësuesve (Kongres), që nuk kërkonin më maska ​​në dyshemenë e dhomës.

Temat fillestare në trend në aplikacion përfshinin hashtags “#trump”, “#virusorigin”, “#nra” dhe “#unrestrictedbioëeapon.” Ato etiketa i referohen refrenit të sapo gjetur dhe të provuar nga republikanët, se Kina krijoi virusin Covid-19 në një laborator si një armë biologjike.

[1] Prof. Robert G. Natelson, është një ish-profesor i së Drejtës Kushtetuese, është koleg i vjetër në Jurisprudencën Kushtetuese në Institutin e Pavarësisë në Denver dhe autor i “Kushtetuta Origjinale: Ajo që Në të Vërtetë Thoshte dhe Do të Rëndësonte”.

Kryeministri Kurti: KEK-u përbën bërthamën e energjisë në Kosovë, suksesi i tij parakusht për zhvillim ekonomik

0

Prishtinë, 17 gusht 2021                                                                                               

KEK-u përbën bërthamën e energjisë në Kosovë dhe tejkalimi i sfidave me të cilat ballafaqohet, e që gërshetojnë ato me të cilat ballafaqohemi edhe si shoqëri, do të jetë njëri nga përcaktuesit e suksesit tonë. Kështu u shpreh Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në fillim të vizitës që i bëri sot KEK-ut bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Aty ai u mirëprit nga kryesuesja e Bordit të Përkohshëm të KEK-ut, Rrezarta Pllana, anëtarë të tjerë të këtij bordi, ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Përparim Kabashi, drejtorë të njësive prodhuese dhe punëtorë të KEK-u     

 Si ndërmarrja kryesore energjetike në vend, KEK-u bart peshën e furnizimit me energji elektrike. Viti i kaluar ishte vit i suksesshëm për këtë ndërmarrje të rëndësishme meqë kishte shënuar përmirësim të performancës së prodhimit të energjisë elektrike me mbi 6 mijë GWh . Kurse këtë vit, që në gjashtë mujorin e parë është tejkaluar plani i eksploatimit të thëngjillit me ç’rast janë nxjerrë 4.3 milionë tonë thëngjill. Furnizimi i pandërprerë dhe kualitativ i energjisë elektrike është parakusht i zhvillimit ekonomik në vend. Për këtë duhet që të garantohet menaxhim optimal i termocentraleve dhe mihjeve, dhe për të siguruar këtë Qeveria do t’i ofrojë mbështetje të plotë KEK-ut.

 

Të gjendur përballë sfidave ambientale, duke përfshirë këtu nevojën për dekarbonizim në nivel global, ne ballafaqohemi me nevojën për të vepruar në mënyrë të qëndrueshme duke shfrytëzuar resurset tona në përputhje me qëllimin për ta mbrojtur ambientin. Prandaj, investimet për zvogëlimin e ndotjes së shkaktuar nga termocentralet janë të domosdoshme, u shpreh kryeministri Kurti, derisa falënderoi Bashkimin Evropian për mbështetjen e tyre në këtë drejtim. KEK-u duhet të jetë proaktiv e inovativ në mënyrë që të arrihet diversifikimi i prodhimit të energjisë duke inkuadruar energjinë e ripërtëritshme, në veçanti atë solare. Këto sfida nuk duhet assesi të dekurajojnë këtë gjigand energjetik. Përkundrazi ato paraqesin potencial për transformim pozitiv të tij dhe tranzicion të drejtë energjetik për vendin, përgjatë të cilit do ta ketë përkrahjen e Qeverisë, u zotua kryeministri Kurti. 

Në përmbyllje të vizitës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se KEK-ut më shumë se kurrë tani i duhet një udhëheqje profesionale e me integritet, dhe një atillë që ka vizion reformues por edhe aftësi për të planifikuar dhe zbatuar atë vizion. Ajo ndau njoftimin se muajve në vijim do të hapet konkursi publik për bordin e rregullt të KEK-ut dhe ftoi të gjithë profesionistët e fushës të aplikojnë, me theks të veçantë gratë të cilat fatkeqësisht deri tani kanë qenë të nënpërfaqësuara. Ngjashëm, ajo inkurajoi të gjithë profesionistët e interesuar të aplikojnë edhe për pozitën e kryeshefit ekzekutiv te KEK-ut në konkursin publik i cili vazhdon të jetë i hapur deri me 23 gusht të këtij viti. Ministrja Rizvanolli tha se Qeveria është e interesuar që të sigurojë një proces fer, profesional dhe transparent të rekrutimit në pozitat e hapura në Ndërmarrjet Publike.

Vizita që filloi në mëngjesin e sotëm përfshiu Termocentralin Kosova – A, Divizionin e Qymyrit dhe Termocentralin Kosova -B

 Deklarata e plotë para mediave e Kryeministrit Albin Kurti pas vizitës në KEK:

Unë e falënderoj shumë menaxhmentin, udhëheqjen e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, punëtorët për mikpritjen që na e kanë bërë neve sot këtu si Qeveri e Republikës së Kosovës e cila e dinë, e kupton, dhe natyrisht që do të jetë shumë e kujdesshme që KEK-u të zhvillohet, të avancohet në dy drejtime kryesore. I pari është ai i furnizimit të vazhdueshëm e të sigurt me energji dhe i dyti është ai i veprimit të qëndrueshëm në mënyrë që edhe konsiderata për mjedisin të jetë edhe aktuale, edhe e planifikuar mirë.

 KEK-u është një ndërmarrje publike e cila vepron me fitim, operon me bilanc pozitiv financiar dhe natyrisht që kjo është rezultat i pasurive natyrore e shtetërore të vendit tonë, por njëkohësisht edhe i faktit që KEK-u është një kapacitet funksional prodhues e zhvillues dhe është një organizatë e suksesshme e punëtorëve dhe e kuadrove të vendit tonë.

Në vitin e kaluar kemi pas performancë shumë të mirë, meqë rast janë prodhuar 6 mijë GWh  apo 6 TWh energji elektrike, ndërkaq nga vizitat te mihjet mësuam që në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është tejkaluar plani i eksploatimit të thëngjillit meqë rast janë nxjerr 4 milionë e 300 mijë tonë, pra ky tejkalim është në dritën e 8 milionë tonëve të eksploatuar që janë planifikim për vitin 2021.

Ne vëmë theksin në dy aspekte kryesore si Qeveri e Republikës së Kosovës. E para është bordi me integritet, ne kemi edhe bord të ri edhe ministre të re, pra bordi me integritet i KEK-ut në njërën anë, dhe mbikëqyrja e mirë nga ana e ministrisë dhe qeverisë në përgjithësi në anën tjetër.

Gjithashtu pamë se pajisjet janë të vjetruara, pamë se punëtorët janë të moshuar, pamë edhe mungesë të kuadrove të inxhinierëve mirëpo të gjitha këto do t’i adresojmë bashkërisht me KEK-unë në mënyrë që këto defiçienca të mbulohen në të ardhmen të kësaj kompanie gjithsesi të suksesshme.

Jemi të përqendruar edhe në faktin se KEK-u duhet të jetë proaktiv e inovativ në vitet që vijnë në mënyrë që ta bëjmë diversifikimin e prodhimit të energjisë duke inkuadruar edhe energji të ripërtëritshme ku KEK-un ne e shohim sërish shtyllë shumë të rëndësishme.

Pra energjia, në veçanti ajo solare do të jetë pjesë e portofolit të diversifikimit të energjisë ku te KEK-u ne e shohim përsëri një rol qendror.

Me këtë rast e falënderojmë edhe Bashkimin Evropian i cili qysh moti ka shprehur gatishmërinë për zbatimin e projektit të zëvendësimit të filtrave në mënyrë që të zvogëlohet ndotja dhe ne zotohemi që bashkë me direktivat e Bashkimit Evropian, me planet që ata kanë, të bëhemi pjesë e vendeve të zhvilluara  të cilët e bëjnë dekarbonizimin si qëllim të tyre në mënyrë që të kemi energji, e një ditë edhe të mos kemi ndotje. Jemi të vetëdijshëm se kjo nuk bëhet përnjëherë mirëpo synimi ynë për këtë gjë është i palëkundur.

Gjatë takimit me menaxhmentin dhe me punëtorët këtu në KEK mund të them që ato fjalët që qarkullojnë se në KEK janë rrogat e larta nuk qëndrojnë, duke pas parasysh kontributin shoqëror, duke pas parasysh kushtet jo të lehta të punës, dhe duke pas parasysh rrezikun jo të vogël në punë. Pra ne do të angazhohemi maksimalisht edhe për KEK-un si organizatë e punëtorëve dhe kuadrove, edhe për KEK-un si kapacitet prodhues e zhvillues por edhe për pasuritë natyrore e shtetërore, përkatësisht për mihjet meqë rast do të bëjmë gjithçka që mundemi që t’i dalim në ndihmë kësaj korporate tejet të rëndësishme, jetike edhe për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit tonë.

Disfata e parë e SHBA pas  fitores  të Luftës së Ftohtë 30 vjet më parë

0

Pirro Prifti, Tiranë

Ngjarjet e fundit kanë shkaktuar habi të madhe tek aleatët e SHBA, por  një zhgënjim të madh në Afganistan dhe në të gjithë ato vënde ku SHBA ka ndërhyrë për të vendosur demkoracinë perëndimore dhe për të luftuar ekstremizmin islamik, apo siç qe quante Obama, Pranvera Arabe. Kjo Pranverë arabe e  Presidentëve Demokratëve amerikanë përfundoi në një dimër  të hidhur arab  dhe në një dështim në strategjinë e tyre jashtë SHBA.

Pas 20 vitesh luftë në Afganistan përsëri tashmë Talebanët morën pushtetin dhe ditën e Hënë pasi hynë pothuajse pa luftë në Kabul. Sigurisht Talebanët luftuan për 20 vite rresht kundër NATO-s me të cilën u rreshtua dhe një battalion nga shteti shqiptar, por pas vendimit të tërheqjes së trupave  të mbetura amerikane nga Afganistani, brënda javës Talebanët i morën qytetet një e nga një pa ndonjë rezistencë të madhe ushtria  e qeverisë pro-amerikane të drejtuar nga Hamid Karzai.

Gati 3 trilionë dollarë amerikanë ndihma  për ushtrinë dhe për stabilitetin e Afganistanit dhe Irakut, të derdhura nga SHBA për 20 vjet, shkuan dëm. Me mijra afganë që ndihmuan NATO-n dhe amerikanët, tani detyrohen të largohen nga vëndi i tyre në panik,  për ti lënë vëndin talebanëve.

Në dallim nga Muxhahidinët e vitit 1989 të cilët pas tërheqjes së BRSS së asaj kohe, mezi e morën pyshtetin pas 4 vitesh luftime të egra me përkrahësit e qeverisë majtiste të Babrak Karmal-it të cilët 10 vite më parë në 1979 kërkuan ndihmë nga BRSS për të penguar muxhahidinët myslimanë, të pajisur me armët moderne amerikane  Sting kundër helikopterëve rusë, talebanët gjithashtu luftuan për një kohë më të gjatë por menjëherë me tërheqjen e trupave amerikanë e morën kontrollin e gjithë territorit të Afganistanit brënda 1 jave.

Negociatori kryesor i talebanëve në bisedimet me qeverinë, Mullah Abdul Ghani Baradar, uroi të gjithë Afganistanin për fitoren. “Tani do të tregohet se si mund t’i shërbejmë kombit tonë,” tha ai. “Ne mund të sigurojmë që kombi ynë ka një jetë paqësore dhe një të ardhme më të mirë.”

Zoti Baradar i bëri komentet në një video të postuar në mediat sociale, i rrethuar nga anëtarët e tjerë të delegacionit talebanë në bisedimet në Doha, Katar.

Po të dielën në mbrëmje, ish-Presidenti Hamid Karzai njoftoi në Twitter se po formonte një këshill koordinues së bashku me Abdullah Abdullahun, kryetarin e delegacionit afgan në bisedimet e paqes dhe Gulbuddin Hekmatyar, udhëheqësin e partisë Hesb-i-Islami, për të menaxhuar një transferimi paqësor i pushtetit. Z. Karzai u bëri thirrje forcave qeveritare dhe talibane që të veprojnë me përmbajtje.

Megjithatë talebanët nuk i u përmabjtën thirrjes së Karzait i cili u largua disa ditë më parë.

(20-Year U.S. War Ending as it Began, Ëith Taliban Ruling Afghanistan – The Neë York Times (nytimes.com).

Përse ndodhi kjo disfatë e paparë e SHBA përballë talebanëve? Sigurisht ka shumë shkaqe. Disa nga ato po i rreshtoj këtu.

Së pari strategjia  amerikanë për të vendosur demokraci perëndimore në vënde që prej qindra vitesh kanë jetuar nën një system religjioz  ku drejtuesit fetarë  të tipit Sultan apo Shah apo Emir, janë dhe drejtues të shtetit, njëlloj si në mesjetën e shteteve europiane, ku drejtuesit quheshin despotë në lindje (bizanti) dhe Papati në perëndim, – doli të jetë krejtësisht e gabuar. Pse?

Sepse natyrshëm cdo shtet dhe komb do të bëjë ciklin e vet historik të zhvillimit për të arritur në një demokraci perëndimore laike.

Së dyti, në se Presidenti Republikan Bush arriti të bëjë një koalicion të suksesëshëm duke përfshirë NATO-n, kundër ekstremistëve islamikë të të gjitha llojeve si Al Qaeda,  xhihadistët, ISIS, Nusra, talebanët, por ndryshimi i strategjise nga Presidenti demokrat Obama, madje dhe Biden  bëri që krahas shkatërrimit të ekstremizmit dhe radikalizmit islamik, të instalohej artificialisht edhe demokracia perëndimore laike në ato vënde  që kanë një system religjioz autokrat ku vepron akoma ligji i Sharia.

Ky qëndrim, shkaktoi një turbulencë të madhe në të gjitha vëndet arabe të lindjes së mesme sepse në këtë rast nuk u luftuan radikalistët fetarë, por u sulmua artificialisht dhe mënyra qindra vjeçare e jetesës, dhe përplasja mori pamjen e përplasjes së dy qytëtërimeve atij perëndimor dhe arab. Kjo shkaktoi disfatën e SHBA jo vetëm në Afganistan sot, por edhe në Siri, Libi, pjesërisht në irak, por po vazhdon në Jemen.

Së treti, idea e Presidentit tjetër republican para Bidenit, Trump , i cili paraqiti i pari planin e tërheqjes së trupave nga Iraku dhe nga Afganistani, kishte një specifikë dalluese të madhe. Trump tha se do të tërhiqte trupat nga Afganistani pasi të arrihej një marëveshje me talebanët në mënyrë që pushteti të kalonte paqësisht pa kaos dhe gjak derdhje. Kjo nuk u mor parasysh nga administrate Biden.

Së katërti,  në se revolucioni i Tetorit solli një zgjim në popujt për të ndryshuar sistemin shfrytëzues, madje dhe për të ndihmuar ndryshimet sociale kudo, kjo lloj ideje u përkrah dhe nga vëndet e islamike pavarësisht se diktatura që sistemi komunist vendosi në vëndet ku u instalua  bëri më shumë dëm se të mira, përsëri rënia e tij shkaktoi zhgënjim të madh  dhe dëshpërim tek njerëzit e thjeshtë të cilët kuptuan se nuk mund të vendosen sisteme utopike ku të ketë liri-barazi-vëllazëri reale.

Kështu që këto vënde i u kthyen jetës së mëparshme dhe autokracisë fetare e cila gradualisht rimori veten nga ndikimi i revolucionit permanent të majtë. Radikalizmi arriti kulmin me rënien e kullave binjake, por mori goditjen e saktë nga Presidenti republican Bush. Trump krijoi teorinë se armiku kryesor për SHBA është Kina, dhe jo Rusia, prandaj për ta `bërë Amerikën e madhe përsëri` i duhej të larognte ushtrinë nga Iraku dhe Afganistani për shkak të humbjeve të mëdha financiare që  shkaktonte mbajtja  e saj. Këtë nuk e mori parasysh as Presidenti demokrat Obama, dhe mesa duket as presidenti aktual democrat Biden i cili vazhdon të jetë me idenë se është Rusia armiku kryesor i SHBA, në një kohë që Kina i ka marrë tregun SHBA-së dhe BE-së.

Së fundmi, duke parë këto ngjarje mund të arrijmë të kuptojmë se nuk duhet ndërhyrë ushtarakisht apo dhe nëpërmjet presioneve për të ndryshuar sistemin shoqëror në vënde që kanë qytetërime diferencialisht të ndryshme, sepse lufta civile që shkaktojnë këto ndërhyrje janë shumë më të këqija sesa sundimi i ndonjë xhahili, autokrat, i cili sidoqoftë e ka sundimin e përkohëshëm. Prandaj është më mirë që përparimi i këtyre vëndeve duhet të vijë gradualisht duke kapërcyer shkallët e zhvillimit social dhe ekonomik gradualisht hapa pas hapi dhe paqësisht.

E parë në këtë prizëm, mund të shikohet së në këtë disfatë amerikane, talebanët kanë patur edhe ndihmën e Kinës, Pakistanit, ndërsa Rusia ka mbajtur një qëndrim asnjëanës, por edhe ka qëndruar në gadishmëri sepse ka dërguar trupa në Taxhikistan dhe Uzbekistan bazuar në marrëveshjen e CIS (Komonuelthi i Shteteve të Pavarura), për të përforcuar kufijtë e këtyre shteteve nga rreziku i përhapjes së luftimeve edhe në Azinë qëndrore.

Mos largimi i amabasadave ruse dhe kineza nga Kabuli tregon se këto shtete kanë marrë siguri nga talebanët. Edhe Turqia ka kërkuar të lozi një rol në kalimin e pushtetit  drejt talebanëve. i cili mbetet një hap prapa në zhvillimin social të Afganistanit.

Kjo tregon se në këto vënde nuk janë pjekur kushtet për tu bërë demokraci laike, por vëndet perëndimore duhej të ishin sjellë ndryshe gjatë këtyre 20 viteve për të kapur pikat e përbashkëta dhe jo ato që i ndanjnë qytetërimet.  Islami mbetet një Fe  e cila akoma  dominon jo vetëm nga ana religjioze por dhe nga ana e pushtetit. Më shumë do ta vuajnë gratë dhe fëmijët, sepse ligji Sharia i cili është mjaft i ashpër në sektin Suni dhe mbizotëron në Afganistan, por e ardhmja do të varet në se talebanët do të krijojnë Emiratin e Afganistanit njëlloj si shteti islamik në Iran, apo do të zbusin gradualisht qëndrimin social në të ardhmen.

 

priftipirro2017@gmail.com

 

Politikanë , mend në kokë, mos e humbi torruan pas pasurisë

0

Skënder MULLIQI

Shumë njerëz të cilët nuk jetojnë nga politika , dhe të cilëve nuk ju intereson , mendojnë së shoqëria gjithnjë e më shumë po bëhët shoqëri konfliktuoze.Ky konstatim siogurishtë rrjedhë nga fakti , së shumë po fabrikohën rrena, shumë kemi krim, shumë po vjedhët dhe tepër shumë kemi korrupcion.Të gjithë këto të liga po shëmbën mbi trupin e qyetetarve tanë.Dhe, të gjitha këto po bëhën nga njerëzit e politikës , të cilët më qdo kusht po dëshirojnë të dominojnë në “ emër të popullit”.Vendi po ndahët sipas sistemit kleptokratik dhe piramidave të ngjashme diktatoriale , ku secila fjalë e tyre po kërkohët të këtë pëshë vendimtare !Mllefi në popull po rritët në mënyrë eksplicite.

Ajri i ndotur politikë nuk ka mundësi më të gelltitet.Kjo po shihet tashmë ashiqare.Më të pastrehet, më varfnjakët jo të pakët nuk po interesohet kush.Numri i atyre që po vdesin duke I mbushur varrezat po bëhët gjithnjë e më i madh.Edhe më i madh po bëhët numri I atyre të cilët po i lëshojnë vatrat e tyre shekullore për një jetë më të mirë në Perëndim.Këta të rinjë për shtetet e zhvilluara dhe demokratike janë bërë materjal i lirë.Vendi I tyre për qudi nuk po interesohet për ta! E situata që të bëhët edhe më humbëse për Kosovën. po interesohen shumë medie portale dhe rrjete të ndryshme sociale , të cilat po lansojnë të pavertata për jetën e mirë në Kosovë.

Kjo është shumë e dhëmbshme për shtet dhe për komb.Kur qytetarët ta marrin situatën në dorë atëherë bëhët shumë vonë për qdo pendesë.Ju që e kishit pushtetetin mos I fryeni të keqës në vend, e ju pushtetarët e rinjë , mos e trasoni rrugën e keqe të gardës së vjetër politike , e cila shtetin e ka qitur në sprova të rënda .

Të gjithë që mbajnë përgjegjësi politike , duhet ti kan dy fije mend në kokë , së shteti i Kosovës, është fituar pas shumë kohësh, dhe është fituar më shumë gjak të dërdhur nga bijtë dhe bijat më të mirë të Kosovës…

Një biografi për Nafi Çegranin

0

Akademik Abdulla Mehmeti, Tetovë  

NJË  BIOGRAFI  PËR  AUTORIN  

Publicisti Nafi Çegrani lindi në Çegran të Gostivarit, ku e kreu arsimin fillor. Kurse shkollën Normale «  Zef Lush Marku » për mësues e kreu në Shkup. Aty diplomoi edhe Akademinë Pedagogjike. Studjoi gjuhën dhe letërsinë shqipe. Ishte gjenerata e parë në Fakultetin e gazetarisë në Shkup, të cilin e diplomoi në Tiranë pas daljes nga burgu. 

… Që nga vitet e rinisë është marrë me shkrime, duke botuar skica letrare, reporthazhe dhe artikuj të ndryshëm në gazetat dhe revistat e kohës si “Rilindja” , “Zëri i rinisë”, “Jeta e re”, “Jehona” , “Bota e re”, “Shkëndia” si dhe ato për fëmijë “Pionieri” , “Gëzimi” , “Fatosi” etj Ka botuar disa libra me poezi si dhe nga sfera e publicistikës !  

Fillimisht punoi në arsim në malësinë e Gostivarit ku vetja i dukej si Migjeni në Pukë. Zatën , atje mbi kreshta ethepore e bjeshkë, u frymëzua me motive migjeniane! Në moshën 22 vjeçar u emrua si operativist i Shërbimit Inteligjent jugosllav e quajtur : UDB ! Nga këto rradhë herët, ndeshet me rrymat atnishqiptare dhe shoviniste, për çka edhe largohet fshehurazi, duke u arratis në SHBA. Për këtë UDB-a edhe do ti hakmerret rëndë. 

Pas këthimit nga Amerika, me nisjen e demonstratave në Kosovë, në vjeshtën e vitit 1981 burgoset nga inspktorët operativë të UDB-së dhe KOS-it jugosllav, duke e kidnapuar në pranga, depërtohet në burgun famkeq të Zenicës në Bosne, ku edhe i kurdisen akuza të manipuluara dhe Proces i inskenuar gjyqsor, duke e dënuar me vdekje-pushkatim! 

Por, ai mbeti gjallë dhe i pathyer me dinjitetin e tij përballë intrigave të nëntokës udbashiane të viteve komuniste. 

Autori, edhe në librin  « Udba dhe spiunët » bën një zbërthim të çështies delikate, analizon fenomenet e veprimtarisë strategjike të UDB-së dhe spiunazhit politik jugosllav të viteve të rrënuara komunterniste, që ishin një shablon i KGB ruse. Ai shtjellon disa aspekte nga këto sfera, dhe sipas bindjeve të tija ideologjike dhe patriotike, jep një mesazh të qartë për shqiptarët të cilët duhen të ruajnë dinjitetin e tyre, të jenë në rrugën e drejtë të kauzës kombëtare  përballë stuhive, dhe të mos shndërrohen në « masha të ndryshkura » -, siç thotë shpesh Nafi Çegrani.  

Shkrimtari Nafi Çegrani 

Libri i tij i radhës, njashtu hedh dritë mbi disa aspekte dhe fenomene të veprimtarisë operative të Shërbimeve jugosllave të kohës, e që mbeten trajtime të veçanta në gjithë këtë histori delikate  të situatave të brendëshme dhe fate tragjike njerëzish, veçmas shqiptare,  në këtë cep të Ballkanit.                                                   

Reagim i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës: Gjin Morina është kidnapuar nga pjesëtarët e policisë së Kosovës

0
Kryetari i Kishёs Protestante Ungjillore tё Kosovёs, Pastor dr. Femi Cakolli, lidhur me arrestimin e poetit anonim kosovar, me nёnshtetёsi austriake, z. Haxhi (Gjini) Morina, pёr opinion publik dhe mediat ndanë kёtё:
R E A G I M
Personalisht jam njoftuar pardje nga familjarёt Morina pёr arrestimin e poetit nga Gjakova. Gjin Morina i takon besimit tё krishterё protestant dhe qe disa vjet jeton nё Austri dhe atje e graviton kishёn ungjillore sё bashku me familjen e tij.
Mё 11 gusht 2021 ai nxori nga shtypi pёrmbledhjen me vjersha “Bubullimё nё shpirt”, dhe njё nga vjershat e tij, sipas prokurorit tё ҫёshtjes z. Kastriot Memaj mё 15 gusht 2021, ka bёrё vepёr penale nxitje e pёrҫarjes dhe e mosdurimit, kurse mbrёmё i ёshtё shqiptuar masё paraburgimi prej 30 ditёsh. Asnjёherё policia qё nga Orllati ku ёshtё arrestuar, nё Malishevё ku ёshtё mbajtur nё stacion, dhe deri nё stacion tё policisё nё Gjakovё ku pёrfundon nuk i kanё treguar fletarrestin e lёshuar prej ndonjё autoriteti z. Gjinit. Policia nё fakt nuk ka pasur urdhёr. Nё vendimin e gjykatёs pёr paraburgim thuhet se me kёrkesё tё prokurorit tё datёs 5 gusht 2021 tё arrestohet z. Morina. Ju lutemi, si ka mundёsi qё tё lёshohet njё urdhёr i kёtillё 6 ditё para publikimit tё librit? Nёse po, pse nuk u parandalua rasti? Kosova sipas kushtetutёs ёshtё shtet ligjor e jo policor. Shteti mos t’i frikёsojё qytetarёt me mekanizma shtetёrorё.
Deklaroj se ёshtё plotёsisht e papranueshme dhe e kundёrshtueshme mёnyra e arrestimit, pёrkatёsisht tё kidnapimit tё z. Gjinit nga ana e pjesёtarёve tё policisё. Lidhje me akuzёn pёr veprёn e bёrё pres me respekt hetimet dhe vendimin e gjykatёs. Poeti Gjin Morina ёshtё arrestuar nga policia pa urdhёr prokurori dhe pa vendim gjykate. Ju lutem, Kosova ёshtё shtet sekular dhe dikush tё arrestohet, tё gjykohet e tё sekuestrohen libra pёr metaforat e tij, pёr ironitё dhe satirizmin e tij estetik ngjall kujtime tё kobshme tё kohёs sё inkuizicionit. Poeti ka shkruar kunder talibanёve si mendёsi dhe si shprehje e lirё krijuese. Gjini ёshtё poet e jo klerik. Rastin do e raportoj ku mundem!
Komuniteti ynё ka pasur njё rast mё 2017 kur njё imam dhe njё person tjetёr publikisht kanё nxitur urrejtje pёr tё shkatёrruar me eksploziv njërën nga kishat tona, e pёr kёtё ne patёm bёrё njё padi nё gjykatё por edhe sot kёta persona janё tё lirё dhe s’janë arrestuar, s’janё paraburgosё, s’janё dёnuar. Sёrish, jam i bindur se jetojmё nё njё shtet ligjor, tё sё drejtёs dhe tё barazisё qytetare.
Kёrkoj nga organet pёrgjegjёse qё tё lirohet Gjin Morina pasi poeti nuk pёrbёn asnjё rrezik a kёrcёnim me vjershat e tij shoqёrisё a shtetit tonё, kurse urdhёrdhёnёsit policorё qё e arrestojnё nё rrugё joligjshёm Gjinin tё pushohen nga puna. Reagoj pёr mbrojtjen e zёrit tё lirisё tё kujtdo qoftё. Qoftё e kaluar qё dikush nё Republikёn tonё tё burgoset pёr poezi dhe pёr fjalёn e mendimin e lirё!
E vёrteta na bёn tё lirё!
Pastor Dr. Femi Cakolli, kryetar