Kreu Blog Faqe 1606

Bregoviç – bekues i zëshëm i luftës supërkriminale të Millosheviçit

0
Idriz Zeqiraj
     I. Njoftimi i bërë publik, për pjesëmarrjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviç, në Festën tradicionale të Birrës; në Korçë, si pjesëtar aktiv i propagandës artistike, në shërbim të luftës pushtuese të Serbisë, ka ngjallur reagime të shumëta. Një organizatë atdhetare në Korçë, është deklaruar për organizimin e protestave, me kërkesën për anulimin e ftesës, për këngëtarin Bregoviç, bekues i zellshëm dhe i zëshëm i lufts supërkriminale, të policisë dhe të ushtrisë terroriste të Millosheviçit.
     Ndërkohë, nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, ka provokuar qytetarët, duke thënë se “shqiptarët nuk janë aq të guximshëm, sa për ta penguar këngëtarin mysafir Bregoviç, në koncertin e tij!” Edhe përgjigja reaguese e ftuesëve të Bregoviçit, ka qenë mospërfillëse dhe fodulle, duke thënë se “ftesa për mysafirin e nderuar nuk mund të anulohet, madje, për çfarëdo arsye, sepse miku i ftuar, duhet pritur me respektin më të madh!”
     Mediet e afërta me qeverinë shqiptare, të cilat janë numerike, ditëve të fundit, kanë rritur minutazhin agjitues e përlavdërues, për këngëtarin në fjalë, madje, duke bërë pyetje e sondazhe bulevardeve dhe rrugëve shqiptare. Dhe, televizionet transmetojnë vetëm simptatinë e shprehur, në supërlativë, për këngëtarin serb Bregoviç.
     Një traditë të nismuar përgjatë Luftës së Dytë Botërore, dy shtetet komuniste, Shqipëri-Jugosllavi, e shpërfaqin edhe sot. Pavarësisht zënkave verbale e shkrimore, tradita e bashkëpunimit, madje, në të gjitha fushat jetësore, ka vazhduar në mes të këtyre dy vendeve ballkanike. Realisht, Shqipëria ka shpërfillur, në vijimësi, interesat e Kosovës, me preferencën për të kokëtuar, dikur me Jugosllavinë, sot me Serbinë.
      II. Natyrshëm, ftesa artistike për këngëtarin Goran Bregoviç, është sinjal përafrimi politik i Shqipërisë me Serbinë. Kjo na kujton politikën e ping-pongut  kinez, si parathënie e hapjes ndaj perëndimit. Të paktën, ka dy qëllime:
    1) Tërheqjen e vëmendjes nga zhvillimet rapide politike, për një shou artistik të Ramës, i mësuar me karaxhozllëqet e tij, me kritika e të shara pa doganë fare;
     2) Promovimi i përshpëjtuar i projektit të ashtuquajtur “Ballkani i hapur”, si testim e joshje ofërtuese për ballkanikët tjerë.
     Presidenti serb Vuçiq, nuk e ka fshehur konsideratën e lartë, që ka për kryministrin shqiptar Rama, në përballjet me shqiptarët plagë-hapur, nga genocidi serbosllavë, të cilët e kanë të vështirë, në mos të pamundur, faljen e krimeve serbe. Aq më tepër, kur serbët nuk kërkojnë falje, nuk pendohen për krimet serike e masive të bëra në Kosovë.
     Politika shqiptare, që nga vitet `40-a, në pjesën më të madhe, ka qenë në rrjedhën e kundërt të pjesës absolute të shqiptarëve, ka qenë pjesë e së keqës. Ka filluar me kryetradhtitë e Enver Hoxhës dhe të bandës së tij komuniste, me Masakrën e Tivarit dhe dhënien e dhunshme të shtetësisë shqiptare refugjatëve të Krahinës së Çamërisë, në vitin 1951, duke i lënë përjetësisht pa vendlindje, pa atë pjesë të Atdheut. Sepse Greqia nuk pranonte shtetësi të dytë dhe ua hoqi shtetësinë greke çamërve, të përzënë me vrasje e terror, në grup, me një dekret kushtetues.
     Presidentja dinjitare, Vjosë Osmani, në Parlamentin Shqiptar, denoncoi krimin makabër të regjimit vrastar të Enver Hoxhës, i cili e varrosi të gjallë, në burgun-Kënetë të Maliqit, Korçë, xhaxhanë e nënës të saj, bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës dhe të Mehmet Gradicës, Kolonel Sylejman Vuçiterna, ish-kryetar i Këshillit Ushtarak të Mbretërisë Shqiptare!
     Në vizitën e parë të Enver Hoxhës, të bërë në Tropojë, në vitin 1970, do të deklaronte se “me popujtë vëllezër jugosllavë, kemi derdhur gjakun në të njëjtat fushë-beteja!” Që këtej do të fillonte përndjekja politike e penale e emigracionit kosovarë, përplasja në burgjet shqiptare, me porosinë e drejtëprdrejtë të palës jugosllave. Vrazhdësia trajtuese ishte unike; maltretimi, deri në mbytje, siç ishte rasti i grupit të profesorëve nga Rugova e Peja: Shefqet, Selim, Istref Kelmendi dhe inxh. Namik Luci, të akuzuar, falsifikueshëm, për hedhjen e bombës në ambasadën jugosllave në Tiranë.
     Gjuetisë së shtrigave të qeverisë komuniste, nuk i shpëtoi as garda e vjetër e nacioalistëve kosovarë: Aziz Zhilivoda, Eshref Hoti, Shaban Basha, Qazim Bllaca, Prof. Selman Riza, Sytki Hoxha, Zeqir Rashica, Hashim Toplica, Remzi Bushi, Avdulla Zagora, Qazim Kreku, Fetah Sedllari, Hoxhë Visoka, Hoxhë Marevci, për të vazhduar me Nazmi Berishën, Esat Miftarin, Hysen Bukoshin, Murteza Bajraktarin, Qerim Jakupin, Ismet Boletinin, Ali Statovcin, Selim Xhakën, Jetullah Gashin dhe qindra të tjerë. Përfshi këtu edhe autorin e këtij shkrimi, i dënuar për një letër-përgjigje grupit ilegal në Kosovë, të kryesuar nga Kadri Os(Mani), Binak Ulaj, Xhafër Shatri, Metë Shatri, me shokë. Letra me titull “Taktika dhe strategjia për realizimin e Republikës të Kosovës”, u konsiderua si subversion politik ndaj Jugosllavisë, me qëllim të prishjes të marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave!
     E gjithë kjo plojë arrestimesh e dënimesh, bëhej në koordinim të qeverive, përkatësisht, të Ministrive të Punëve të Brendshme të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë. Lidhjet koordinuese i bënin Sigurimi Shqiptar dhe UDB-a jugosllave.
     Demonstratat e vitit 1981, janë përfolur, bazueshëm, për infiltrime të jashtme, kryesisht, Shqipëri-Serbi. Shpërthyen në një kohë zezonë dhe qëllimet ishin të errëta. Propaganda lehaqene hoxhiste u lakuriqësua dhe askush nuk bindej se “kosovarët hanin bukë e qepë”, siç thoshte në fushatën zgjedhore Vito Kapo, anëtare e KQ të PPSH-së, bashkëshortja e Hysni Kapos, personi i dytë në parti, pas Enver Hoxhës.
     Ritmet zhvillimore të Kosovës, kishin eklipsuar “kështjellën e begatë dhe të pamposhtur të Shqipërisë komuniste në botë!” Pra, Kosova duhej të stopohej në ecjen zhvillimore. Janë një serë dëshmish, që flasin për bashkëpunimin, kryesisht, me palën serbe, për ta bërë “zap” Kosovën. Dhe, ashtu u bë!
          Pala shqiptare ka shpërfillur, në vijimësi,
                              interesat e Kosovës
      III. E gjithë kjo kronologji e zezë, tejet domëthënëse, të goditjeve, në vijimësi, të dhënë Kosovës, nga shteti amë, së fundi, na japin produktin – monstrumin Rama, për t`u mos u ndërprerë tradita e bashkëpunimit me shtetin armik, Serbinë, gjithnjë, në dëm të Kosovës.
     Bashkëpunimi pragmatik, për interesa reciproke, me transparencën e duhur për popullin, qoftë edhe i shteteve armike, është normale për bashkëjetesë dhe fqinjësi korrekte. Por, afrimi, apriori, i Shqipërisë me Serbinë, në një kohë kur cinizmi përçmues i Serbisë ndaj Kosovës është kulmor, është larg të qenit veprim normal.
     Është rrjedhë logjike se afrimi dhe koordinimi i veprimeve të Shqipërisë me Serbinë, pa e konsultuar paraprakisht, Kosovën, lënë për të dyshuar për shumëçka dhe largon Kosovën nga politika e shtetit amë. Dhe, kjo është krejt e panatyrshme, në marrëdhëniet ndërmjet vëllezërve. Projekti “Ballkani i hapur”, i kryeministrit Rama, është provokimi i radhës ndaj Kosovës.
     Kosova ka toleruar shumë qeverinë Rama dhe ka heshtur për veprimet e saj fatale. Unike në botë, është manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit të këtij viti në Shqipëri. Abuzimi me identitetin të 90 mijë familjeve në Shqipëri, me ndërhyrjen brutale të “patronazhistëve”, është, padyshim, një akt i rëndë për demokracinë. Dhe, megjithatë, Evropa dhe bota “heshti si peshku”! Skajmërisht e turpshme për heshtakët e qëllimshëm. Po t`i ndodhte kjo një partie tjetër, do të bëhej nami, do ta merrte vesh “Shkup e Shkodër!” E gjithë kjo maskaradë bëhet, për ta mposhtur rezistencën e Kosovës, në përballjen politike me Serbinë fashizoide.
      IV. Kryeministri Rama, është i paparashikueshëm në shumë veprime të tij. I guximshëm ka qenë në shkatërrimin e tërësishëm të procesit zgjedhor të sivjem, për ta grabitur, paligjshëm dhe turpshëm, mandatin e tretë skandaloz dhe hiç meritor. Projekti Rama-Vuçiq, për “Ballkanin e hapur”, i refuzuar dhe i anatemuar, nga shumica absolute e shqiptarëve, ka pykuar marrëdhënie normale Kosovë-Shqipëri.
     Ajo që dihet deri tani, ky projekt favorizon Serbinë, duke e bërë atë lidere të Ballkanit, qoftë ekonomike apo politike, edhe pse ende i ka duartë e përgjakura, në luftërat pushtuese në ish-Jugosllavi. Qeveria Kurti, por, edhe opozita, kush në surdinë dhe kush zëshëm, e kanë kontestuar, madje, edhe kritikuar Projektin Rama-Vuçiq.

    Pala kosovare nuk është në pozita të favorshme, për të hapur front me kryeministrin e handakosur shqiptar. Sepse, për shumëçka, sidomos, në arenën ndërkombëtare, i duhet mbështetja zyrtare e qeverisë motër shqiptare. Megjithatë, heshtja është barazi me asgjë, andaj, veprimet e dëmshme për kombin, duhet dënuar, me forcën e mendjes dhe të pendës.    

Oficerët francez që i ndanë tokat shqiptare!

0
Msc Muhamet Shabani
Kur trupat franceze depërtuan në trojet shqiptare, në përfundim të Luftës së Parë Botërore,shqiptarët ishin të gatshëm për rezistencë duke pasur frikë se ata do t’i ktheheshin Serbisë!Shqiptarët u qetësuan nga francezët,duke deklaruar se ushtritë franceze, do të merrnin pjesë vetëm në ndjekjen e ushtrisë austro-hungareze,ndërsa çështja e organizimit të pushtetit,si kurorëzim i luftës për çlirim,mbetej çështje e shqiptarëve. Këto ishin deklarata të kamufluara,sepse pas tyre vinte ushtria serbe dhe vendoste pushtetin.Pra Franca ia dorëzoi Kosovën dhe treva të tjera shqiptare Komandës supreme të ushtrisë serbe. Ishte gjenerali francez Franchet d’Esperey që bëri këtë tradhti. Ky gjeneral ra dakord që serbët të pushtonin një “vijë strategjike”duke hyrë thellë kufirit shqiptar të 1913.
Vija strategjike përfshinte 25% të territorit të shtetit shqiptar në të cilën jetonin 150.000 mijë shqiptarë!
Është interesant deklarata e bërë nga përfaqësuesi jugosllav Jovanoviç,në Asamblen e Lidhjes së Popujve,më 25 qershor 1921; “Vijën strategjike jugosllave” e përshkruan si kufi,dhe rrjedhimisht,i konsideron banorët e territorit shqiptar nën pushtimin e tyre si nënshtetas jugosllav dhe në se merrnin armët konsideroheshin si rebelë!
Oficeri tjetër francez koloneli Jacque Hogard,ishte komandant i forcave speciale franceze,të cilat kishin hyrë në Kosovë me forcat e NATO-s në qershor të vitit 1999.
Ky oficer francez ka pranuar se ishin trupat franceze ato që e ndanë Mitrovicën në vitin 1999!
Ky oficer ka dhënë një intervistë në revistën serbe “Nedelnjik”,i cili do të mbahet mend si oficer francez që ka krijuar VIJËN NDARËSE mbi lumin Ibër në Mitrovicë!
Është dekoruar nga Kisha Ortodokse Serbe me Dekoratën “Sveti Sava”.
Ndaj kësaj deklarate,institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës kanë qenë inekzistente.
Nuk reagoi Presidentja e shtetit,kryeministri,ministri i Jashtëm e as Kryeprokurori…!
Pasojat e ndarjes janë tragjike për shqiptarët!
Mitrovica e veriut u spastru me dhunë nga Serbia duke masakruar dhe dëbuar mbi 1.500 familje shqiptare,të cilat në Shtetin e Kosovës jetojn si refugjatë !
Ende asnjë qeveri nuk bëri as gjë për t’i kthyer në shtëpit e tyre.
Serbia vazhdon e papenguar në KOLONIZIMIN E KOSOVËS, sikurse në kohën e Nikola Pashiçit…!

Dëshmi, fakte, fotografi e letra të ”e bardha” të disa sahanlëpirësve që mëshifeshin pas luftës e ”UÇK-së” së xhavit halitave e hashim thaçave

0

Fjalim me rastin e 7 marsit-Ditës së mësuesit. Malmö, 2019

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Nga Ditari im (7) 

Vazhdon nga numri i kaluar ”Hiq një kashtë e dalin gjashtë”, Drini.us 15 Gusht 2021

Lajmet (e rreme) nga Kosova dhe për Kosovën kanë pushtua Kosovën 

Çuditërisht, kur jam në Kosovë, nuk i dëgjoj fare ”Lajmet” e ”Ditarin” në televizionet e shumta kosovare dhe ato nga Shqipëria, kurse posa këthehem në Suedi, me sy e me vesh jam në Kosovë e në Shqipëri.

Çudia tjetër ishte se tash, më shumë se 1 vit nuk mund të bleja gazetën si dikur, që nga ”Rilindja”, ”Flaka”, ”Bujku”, ”Zëri”, ”Bota Sot”, ”Koha” etj.

Kjo edhe për arësye se mund ta lexoja në ”tren”, autobus apo taxi por edhe para se të flija lexoja sikur doja të bindësha e nuk iu besoja syve për ato që kanë ndodhur .

-Jo, tash çdo gjë mund të lexohej, (shikohej) në telefonat mobil. Edhe kompjuterët nuk ishin më në modë.

Televizioni ende e kish ”pushtetin” mediatik 1*).

Hiç ndonjë emision të rrallë në ndonjë television ”shtetëror” a privat, që mud të shihje ndonjë program me mysafirë serioz dhe ata, të gjithë analistë e ”njohës” politikë.

Ende po sundonte bindja se emisionet televizive duhej të ftoheshin vetëm ”luftëtarët eçlirimtarët” me ish ”komandantë” të dështuar të ish ”luftës” së fundit, asaj të vitit 1998, 1999.

Një tjetër ”marifet” 2) që më ra në sy ishin pankartat e parullat të shkruara e të vendosura mbi ndërtesën e RTK-së ku shiheshin nga kalimtarët ”Liria ka emër”, parullë 3*) që ta kujtonte kohën e sundimit komunist të Enver Hoxhës e të PPSH-së ku nxënësit me mësuesit e tyre,”vullnetarisht” në orarin e mësimit dilnin në pyje e në ara, me gurë të gëlqerosur shkruanin parullat ”Parti Enver, jemi gati kurdoherë”, ”Populli në këmbë, Partia në ballë”, ”Revizionizmi jugosllav”, ”Imperializmi amerikan …”, ”Rroftë miqësia shqiptaro-kineze” etj.

Me pedagogë, profesore e studente të Fakultetit Filologjik të UP-së dhe UP-së. Tiranë, 1979

Tash këto parulla, shkruheshin dhe e lartësonin ”lartë” figurën e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, së voni, edhe të Nasim Haradinajt, e Gucatit e …. duke folur ”çlirimtarët”, pjesë të zgjedhura nga fjalimet e tyre të shumta ”Unë jam shqiptar, nuk jam as katalik e as muslimanan”.   

Adem Demaçi, ishte njëri nga folësit që edhe pse i vdekur, ”mbante gjallë e ndizte shpirtin luftarak të ish UÇK-së”.

Vërtetë jemi popull i çuditshëm. Mendojmë se bota e civilizuar sytë i ka veç çka themi ne e ka thënë Adem Demaçi e Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi e Rexhep Selimi, thua se vërtetë mund të na bindin me fjalë boshe, të na qesin hi syve se Kosovën e paskan çlirua Hashim Thaçi e Rexhep Selimi, Xhavit Haliti e ….

Meqë ra fjala për Xhavit Halitin, dje lexova se si Xhavit Haliti, ende ”then arra me b…th” duke menduar se po na ”shet p…rdha”.

Para shtëpisë së Lidhjes Shqiptare në Prizren, që nuk është më, ashtu qysh ishte, Prizren, qershor 1979

Ai në një studio televizive paska thënë:    

Xhavit Haliti: Unë ia lashë emrin UÇK-së, ky ishte propozimi tjetër. 

Nga “Gazeta Express 16/08/2021 23:17  

Xhavit Haliti, një prej themeluesve të UÇK-së dhe anëtar i LPK-së, ka thënë se emrin UÇK e kishte propozuar vet ai te Kryesia e LPK-së dhe ishte miratuar. Haliti, në një rrëfim për emisionin Pressing, ka thënë se është ai pagëzuesi i ushtrisë së armatosur që u themelua në vitin 1994.  

Pamje, panoramë praverore tiranse (2021)

Në Lugano me Rugovën / Haliti: Ndejtëm tre ditë e tre net, më tha unë s’i dal kundër luftës. 

Me Rugovën njëherë kemi ndejtë tre dite e tre natë bashkë në Lugano dhe jemi takuar pastaj prapë disa herë. Rugovën e njoh si mik timin, por organizativisht s’jam pajtu kurrë me të. Na kemi qenë për me lëvizë puna. Përgjigja e tij ka qenë shiqo nuk është mirë me thënë që ke folë për çështje lufte, por unë s’ju pengoj. Unë s’dal kundër publikisht, por s’dua ta lë rrugën time”, ka rrëfyer Haliti për takimin me Rugovën në vitet ’90.  

Borë e bukuri në Tiranë, janar 2021

Haliti: Kjo ishte përplasja ime e vetme me Ahmet Krasniqin “Të vetmen përplasje që e kam pasë me Ahmetin ka qenë një. Kemi qenë bashkë në Kukës dhe kemi takuar gjeneralin Kuduse Lame. Tu kthy, t’u dashtë mu nisë, tha a të shkojmë në Tropojë me i taku ato trupat e ministrisë së mbrojtjes. Kanë qenë të zhveshur, pa armatim, pa kurrgjë. Thashë jo, thashë unë veturën ta jap, ka qenë foristrada ime. I thashë unë nuk vij sepse nuk kemi marrëveshje. Kur të bëjmë marrëveshje po”, ka thënë ai. Megjithatë, marrëdhënia e tyre, sipas Halitit ka qenë miqësore në përgjithësi, përderisa ka thënë se kushdo që e ka vrarë, ka bërë një mëkat me një njeri të urtë.  

“E kemi pas një marrëdhënie, do të thoja, tepër miqësore. Tepër, tepër miqësore. Me të vërtetë mendoj që kushdo që e ka bërë, ka hy n’ngjynah me një njeri të urtë. Por biografinë deri sa ka ardhë në Tiranë, unë nuk ia di”, ka rrëfyer Haliti.

Nuk dua të merrem me Xhavit Halitin e as me takimet e shumta që ka pasur ai me “gjeneralin” komunist, Kuduse Lame

Me siguri se edhe Kolonel Ahmet Krasniqi është takua me Kuduse Lamen. Nuk mund të them se ka qenë edhe Xhavit Haliti apo jo por, Rexhep Shahu, ish gazetar lufte, ka marrë pjesë në takim. 

Lame: I thashë Ahmet Krasniqit “në gjithë botën ushtritë paralele nuk luftojnë armikun por vetveten” (Video)
telegrafi.com. 10.05.2019 • 22:04 

https://telegrafi.com/lame-thashe-ahmet-krasniqit-ne-gjithe-boten-ushtrite-paralele-nuk-luftojne-armikun-por-vetveten-video/ 

https://soundcloud.com/user-596684995/gjeneral-kudusi-lamen-per-azem-hajdarin-dhe-ahmet-krasniqin 

Më vonë, “gjenerali” komunist botërisht është vënë në urdhërat e “Zekës” e kundër Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Iu bashkua vëllezërve ideologjik, lpk-istëve e istëve të tjerë. 

“Të zezat e Kudusi Lamës dhe kërcënimet ndaj Ahmet Krasniqit dhe ushtarëve të tij” NGA MAJOR NAZIF RAMABAJA, Bota Sot, 26 JANAR 2021 NË ORA: 18:48 

https://www.botasot.info/opinione/1494041/te-zezat-e-kudusi-lames-dhe-kercenimet-ndaj-ahmet-krasniqit-dhe-ushtareve-te-tij/ 

Por unë dua të ia kujtoj Xhavit Halitit se për BIOGRAFINË e Kolonel Krasniqit, flet puna e tij si oficer në ish APJ-në, në Kroaci, flasin ish udhëheqësit të luftës në Kroaci: 

INTERVISTË E BOTUAR NË JANAR TË VITIT 2000 
– Hrvoje Dominiq, AP & Reuter, Globus 

https://www.ballikombetar.info/interviste-e-botuar-ne-janar-te-vitit-2000-%E2%80%A8-hrvoje-dominiq-ap-reuter-globus/

“Fakte të pazbardhura më parë, ja pse u vra kolonel Ahmet Krasniqi në Tiranë”, 22/09/2020

https://fjala.al/2020/09/22/fakte-te-pazbardhura-me-pare-ja-pse-u-vra-kolonel-ahmet-krasniqi-ne-tirane/

“Koloneli që çarmatosi kazermën e APJ-së, Gjykata ushtarake kroate e shpalli fajtor! “, Bota Sot, 14 MAJ 2011 NË ORA: 01:18 (në disa vazhdime)  

https://www.botasot.info/diaspora/118665/b41Q2eC/ 

Përktheu nga kroatishtja: Sefedin Krasniqi 

Për Kolonel Ahmet Krasniqin janë shkruajtur më shumë se 10.000 artikuj të ndryshëm e studimor. Fjalët e “veprat” e xhavit halitave janë gjepura, kozeri, pamflete e …  pa… rse, parulla.

Po ia lë në “ndërgjegje” Xhavit Halitit ato që ai i thot. Shpresoj se nuk e ka tradhtua ndërgjegja e lënë harresa sepse këto kanë ndodhur para 23 e 22 vjet më pare, ani pse një pjesë e madhe e din veprimtarinë e flliqt të Xhavit Halitit.

Xhaviti është takua me Ahmetin edhe në Osllo të Norvegjisë. Aty kanë qenë edhe … : Adem Demaçi, përfaqësues të UÇK-së dhe Kolonelët: Ahmet Krasniqi dhe Agim Mehmeti, si përfaqësue të Ministrisë së Luftës.

Ademi, kur ka fillua takimi ka propozua që që fiken telefonat dhe bateritë e telefonave, të hiqen nga telefonat. PSE?

Adem Demaçi, vdiç e nuk foli pas këti takimi që në opinion u quajt edhe si ”marre-veshje”. Kolonel Ahmet Krasniqi u vra në Tiranë. Agim Mehmeti shkroi një libër ”E vërteta për FARKUN”, kurse, ”i gjallë” është vetëm Xhaviti, atherë i njohur edhe si ”Zeka” që tash flet si të doje ai. ”Gjuha âsht prej tulit” (pop.) e Xhaviti mund të flas çka të doje. E vërteta është ndryshe.

-A din kush çka është e vërtetë, gjysëm e vërtetë dhe e pavërtetë (rrenë)?

Dy zogjtë e “mi” që vitin e kaluar kishin ndërtua folenë 4*) ,  në pemën para ndëtesës sime, e kishin “vendosur të banojnë” afër meje erdhën vetëm njëherë, në Pranverë e pastaj u zhdukën.

Dikush nga banorët që është pakë e besueshme, apo erërat e forta iu prishi folenë e më nuk erdhën zogjët dashnorë.

1*) MEDIATIK mb.
Që lidhet me median, i medias: institucion mediatik.

MEDIA f.
Tërësia e mjeteve të informimit masiv (televizion, radio, gazeta, etj.); rrjeti i lajmeve nëpërmjet këtyre mjeteve; masmedia. Komunikatë për media.

MEDIAT mb. libr. I menjëhershëm, i ngutshëm; i pandërmjetëm, më i afërt. Detyra imediate. Interesa (nevoja) imediate. Qëllim imediat.

2*) MARIFET m. bised. 1. Mënyrë e hollë për t’ia dalë mbanë një pune me shkathtësi; shkathtësi a aftësi e veçantë për të zgjidhur diçka. Do marifet ajo punë. Nuk do ndonjë marifet të madh. I duhet gjetur marifeti.
2. Dredhi, dinakëri; hile; djallëzi. Ia punoi me marifet. Di shumë marifete. 
Përdori gjithfarë marifetesh. Ia kuptuan marifetin. Lëri marifetet!

3*) PARULLË f. sh. 1. Fjalë ose fjali e caktuar sipas një marrëveshjeje, e cila mbahet e fshehtë dhe përdoret nga ushtarakët e luftëtarët gjatë shërbimit të rojës e në luftim ose nga anëtarët e një shoqërie a të një organizate të fshehtë që të njohin njëri-tjetrin (si përgjigje thuhet kundërparulla). Parulla dhe kundërparulla. I kërkoi parullën. I dha parullën.
2. Thirrje e shkurtër nxitëse me përmbajtje politike, që hidhet nga pjesëmarrësit në një miting, në një manifestim në një demonstratë etj. ose që shkruhet në një vend të dukshëm dhe që shpreh një kërkesë a detyrë të ditës, një ide udhëheqëse, një urim etj.; copë pëlhure a fetë e madhe letre ku është shkruar një thirrje e tillë. 
Parullë politike (luftarake). Parullë e ditës. Parullat me rastin e festave. Shkruan parulla. Hedh (lëshon) parulla. Ngjit (var) parullat. E zbukuruan me flamuj e parulla. Dolën me parulla. Mbanin parulla në duar.
3. Ide ose parim që shpreh synimin kryesor të veprimtarisë politike e shoqërore të dikujt në një fushë të caktuar dhe në një kohë të caktuar. Parullat kryesore të kësaj etape. Nën parullën e…
PANKARTË f. sh. Fletë e madhe kartoni a letre me parulla të ditës, e mbërthyer mbi një shkop, që mbahet lart nga ata që marrin pjesë në një miting, në një manifestim, në një demonstratë etj. Me pankarta nëpër duar. Me flamurë e pankarta. Mbanin pankarta.

3*) FOLE f. sh. 

1. shih ÇERDH/E, ~JA 1, 3, 5,7. Fole zogjsh. Foleja e dallëndyshes. Fole milingonash. Fole hajdutësh. Fole sëmundjesh. Fole zjarri. usht. Fole mitralozi. usht. Fole pushkatarësh. usht. Bën (ngre) folenë. I prishi (i shkatërroi) folenë. Krijoi folenë e vet. fig. Rri në fole.

2. tek. Vrimë a vend thelluar, në të cilën vihet a lëviz diçka. Foleja e fishekut. Foleja e tytës. Foleja e zdrukthit. E futi (shkoi) në fole.

Në fund të kësaj pjese, shkrimit po i bashkangjes edhe disa letra, shkrime e fotografi. 

Lus Redaksinë e Drinit, që ti paraqet në fund të shkrimit, bashkë me legjendën (fjalët ndihmëse). 

1.Enver Hoxhaj, Kosova është e Hashim Thaçit

2.Ibrahim Kemendi për vrasjen e Ahmet Krasniqit që nuk e vrau ai vetë

3. Fatmir Bajra, thirrje

4.Letër nga Binak Maxharraj

5. Letër nga Turjaka, nga ish nxënësi im, Muhamet Ibish Kastrati

6. Buka …

7. Një dëshmi nga Arkivi i ish MPP-së në Tiranë, dërguar nga Januz Kastrati …’

8. Një letër nga Mimoza Lakna, për botimet e mia në gaz. Bota Sot

Vazhdon  

Malmö. 17, 18 gusht 2021 

Manastiret ortodokse të Kosovës, sikurse ai i Deçanit, aq sa janë shqiptare, janë edhe serbe

Driton Tali, Prishtinë

Manastiri i Deçanit është po aq shqiptar sa është edhe serb

I ndërtuar me 1335 (freskat rreth vitit 1350) nga Stefan Deçanski.

Siç dihet në kohën e Perandorit Teodos,  Perandoria  Romake ndahet në dy pjesë, në ate Lindore (“me kryeqytet” Konstandinopojën) dhe Perendimorën (“me kryeqytet” Romën).

Kjo ndarje me kohë e merr kuptimin sidomos fetar, edhe ate me theksë të veçantë pasi që krishterizmi “zyrtarisht” (1054) ndahet në dy sektet e tij.

Sidoqoftë, pjesa Perendimore e Perandorisë shkatërrohet nga “barbarët” gjermanë me 476, dhe nga atëhere kemi vetëm NJË Perandori, me selinë e saj Konstadinopojën.

Me ndarjen sektare të krishterizmit, neve fiseve ilire që jetonim në pjesën jugore (më vonë arbër e shqiptarë, tashti sfundmi edhe kosovarë  ? ) na ra hise t’i takojmë anës lindore të “Vijës së Teodosit”.

D.m.th., gjatë zhvillimeve fetare ne ishim në anën (sektin)  ortodokse, ashtu siç ishin, dhe u bënë edhe fqinjtë tanë ballkanikë, ata që ishin denbaden si thrakasit por edhe ata që me kohë  u vendosën në Ballkan.

Vlen të cekët se me forcimin e influencës së Republikës së Venedikut, e më vonë edhe me krijimin e “Shpipërisë Venedikase” (territoret veriperëndimore të trojeve shqiptare) kemi konvertime të shqiptarëve në sektin katolik.

Konvertime të tilla shihen edhe tek banorët e disa ujëdhesave të Greqisë së sotme, që ishin nën autoritetin e Republikës së Venedikut (dhe disa të Gjenovës).  Bie fjala sot, në Greqinë ortodokse, sipas disa të dhënave janë rreth 50 mijë katolikë.

Kalime të shqiptarëve (arbërve) në sektin perendimor të krishterizmit pati edhe për arsye politike.

Bie fjala, Dhimitër Progoni (Princi Arbërit) më 1209, filloi negociatat me Papa Inosentin III për konvertimin e Tij dhe  popullatës që jetonte nën pushtetin e Tij.

Sa i përket ortodoksisë dhe shqiptarëve efekt gjigant pati edhe fitimi i  Auqefalisë nga Kisha Serbe, në vitin 1219.

Por në këtë kontekstë duhet cekur se kjo pavarësi e saj nuk ishte e përhershme. Ajo nga viti 1463 deri 1557 dhe nga 1766 e deri 1879 nuk e kishte pavarësinë: nuk ishte as autoqefale e as patriakate.

Në lidhje me Manastirin e Deçanit, dhe jo vetëm, duhet pasur parasysh edhe faktin se nga koha e Uroshit të dobët (Uroš nejaki), 1355, nuk kishte më “de facto” “Perandori” serbe (Rashkë) mbi Kosovë.

Kurse nga viti 1371, kur në betejën te lumi Marica  u mposhtë ushtria e Vukashinit (i cili u vra bashkë me vëllain e tij Ugljeshën) nuk kishte më as “de jure”.

D.m.th., Kurora e mbretit ra në dorë të Sulltanit që atë vit (1371) dhe djali i Vukashinit, Marko (Kraljeviç Marko), u bë vazal i Sulltanit.

Pra, për ta shkurtuar këtë mesele: sikurse ne shqiptarët (arbërit) e këtyre trevave, të mos ishim ortodoksë dhe mos ta trajtonim këtë kishë (por edhe tjerat) si tonën, kurrë e kurrës, ama hiç (!!!) kjo kishë, por as tjerat, sot nuk do të mbijetonin!!!

Të thuhet se Manastiri i Deçanit është serb i bie njejtë si të thuhet se Xhamia e Gurit, në Prishtinë, është turke.

Kaq sa i përket Manastirit të Deçanit, dhe manastirëve tjerë “serbë” në Kosovë, nga unë Driton Tali, me profesion jo historian.

Fotografi nga Manastiri i Deçanit në fillim të Shekullit XX-të!

Manastiri i Deçanit është një monument i trashëgimisë kulturore në Deçan, Kosovë. Manastiri i Deçanit , i ndërtuar në shekullinXIV, është pjesë e listës së monumenteve të mbrojtura të UNESCOs .

 

Manastiri është ndërtuar afër lumit Bistrica , nën shpatet e mprehta të Bjekshëve të Nemuna , ndërsa e ka themeluar Shën Stafeni Uroshi III i Deçanit , dajli i mbretit Millutin dhe babai i mbretit Dushan.

 

Një pjesë e thesarit edhe sot janë karrocat për karrocat për fëmijë nga argjendi , të cilat manastirit ia kanë dhuruar çiftet që kanë pasur fëmijë.

 

Vlera më e madhe e thesarit është koleksioni i ikonave të piktuara nga shekulli XIV deri në fund të shek. XVII , pastaj pëmbledhja e dorëshkrimeve dhe librave të botuar , përmbledhja e dorëshkrimeve dhe librave të botuar , përmbledhja e sendeve nga metalet e çmuara etj.

 

Tërësia e manastirit përbëhet nga kisha dhe trapezaria, dhomat e murgjve, kambanorja dhe kulla në hyrje.

Liri për Gjin Morinën

0
Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë
Në një reagim të gjatë të kryetarit të Kishës Protestane Ungjillore të Kosovës, dr Femi Cakolli, të publikuar dje, mësova më shumë për “arsyet” reale përse ditë më parë Policia jonë arrestoi poetin Gjin Morina. Po aty mësova se Gjykata Themelore e Gjakovës i paska shqiptaur masën e arrestit për 30 ditë, duke e arsyetuar këtë se përmes një poezie na paska kryer vepërën penale “nxitje e përçarjes dhe mos durimit”!
Gjin Morinën personalisht nuk e njoh. Nuk kam lexuar gjithashtu asnj poezi të tij. Sot bëra përpjekje ta siguroj vëllimin me një titull sinjifikativ e tejet metaforik “Bubullimë në shpirt”, që ai paska nxjerrë më 11 gusht.
Më vjen tmerrësisht keq, që në këtë Republikën tonë, në vend se Gjini t’i gëzohej publikimit të librit me poezi, ai paguan tagër për këtë fakt!
Më iritoi tej mase mënyra e kidnapimit të tij nga ana e Policisë. Po e them kidnapim, meqë, sipas këtij reagimi që zura në gojë më lart, Policia nuk paska pasë fletarrest të lëshuar nga Prokuroria, ose së paku nuk ia ka dhënë paraprakisht z. Gjin Morina.
Jam tejet i indinjuar me këtë veprim të Policisë dhe përgjithësisht të Drejtësisë sonë, që me këtë rast gjykoj se ka rënë në provim keq, duke lënduar imazhin e Republikës sonë.
Ftoj institucionet përgjegjëse që të kryejnë detyrën e vet dhe Gjin Morina të lirohet menjëherë, ndërkaq atij dhe familjes së tij, t’ i kërkohet falje publike.
Pres njëkohësisht, nga dikasteret përkatëse të Qeverisë të bëjnë punën e vet dhe të iniciojnë veprime konkrete ndaj instancave të Prokurorisë, Policisë dhe Gjyqësorit, duke kërkuar madje edhe që të marrin masat e duhura disiplinore dhe, nëse ka shkelje ligjore, të shkohet më tej ndaj cilësdo instancë të këtyre strukturave.
Shteti i së drejtës nuk ndërtohet duke arrestuar poetë që kanë shprehur me gjuhën e poezisë, pikëpamjet e tyre, qofshin ato edhe të papajtueshme me moralin publik.
Poetët dhe Liria nuk burgosen!
Prishitnë, 17 gusht 2021 Dr Sadri Ramabaja

Kur politika dhe arti provokojnë ndërgjegjen kombëtare

0

Shkruan: Sadri RAMABAJA

Brezi i të rinjëve tani e ka të qartë se, nëse deri dje fati i Atdheut të tyre ishte pjesërisht në duart e Fuqive të Mëdha, sot ai është më shumë në duart e tyre.
Prandaj vetorganizimi, reagimi në raste si ky në Korçë, kur cenohet dinjiteti i një Kombi, merrë legjitimitet të plotë.

Prishtinë, 7 gusht – Stavro Skendi njëri nga studjuesit më të spikatur të mendimit politik shqiptar, para së gjithash filleve të tij dhe zgjimit të ndërgegjes nacionale tek shqiptarët përgjithësisht, potencon se, ishte pikërisht GJUHA që i bënte shqiptarët të ndjenin që ata qenë të ndryshëm nga të tjerët dhe i falte atyre ndjenjën se i përkisnin të njejtit komb.
Gjuha dhe kjo ndjesi e përkatësisë së përbashkët, të qenunit NJË, e bën Kombin sot të frymojë bashkë, të njësohet edhe më shumë me emrin SHQIPËRI, kur dikush e provokon dhe tenton ta ndajë e përçajë.

Intencat për krijimin e një modeli tjetër të ngjashëm me ish Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, tashmë me emrin Open Ballkan, ku mbret pa kurorë do të ishte Aleksandar Vuçiqi, duke e shenjuar atë akt me një burbujë moderne në Festivalin e Birrës në Korçën tonë të dashur, e ku do të duhej të performonte një artist kontaverz serb, që kishte inspiruar e ushqyer soldatskën serbe në plojat gjithandej në ish Jugosllavi, e me theks në Bosnjë e Kosovë, është fyerja më e madhe që i bëhet pikërisht ndërgjegjes sonë nacionale, ndjesisë së të qenunit NJË.

Prandaj ky akt – ftesa për muzikantin serb, Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë, ka provokuar kundërveprimin e ligjshëm, reagimin masiv të shqiptarëve që duket se po organizohen dhe dynden drejt Korçës.
Reagim tejet sinjifikativ për seriozitetin e gjendjes së krijuar është ai i tifozëve Kuq e Zi: Me trupat tona do ta ndalojmë paraqitjen e Bregoviqit në Korçë!
Ata përmes thirrjes së publikuar në faqen e tyre të rrjetit social, ftojnë Bashkinë e Korçës të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.

Reagime emocionale kishte edhe nga bota e artit dhe personalitetet publike. Nga më të veçantët e më emocionuesit, ishin reagimet e dy artistëve tanë të mirënjohur: tenorit Ramë Lahaj, që ka pushtuar botën nga Londra në Sidnej, dhe ai i këngëtares së mirënjohur gjithandej në hapësirën shqiptare – Xhensila Myrtezaj.

Klasa e pandërgjegjshme politike, që ka sunduar shqiptarët gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, e ka të vështirë ta kuptojë këtë uragan ndjesish që burim kanë ndërgjegjen e cenuar kombëtare.
Zhvillimet e reja politike në Kosovë, por edhe lëvizjet masive të të rinjëve tanë gjithandej në Perendim, ku shteti ligjor frymon natyrshëm e në përputhje me interesat e kombit, ka ndërgjegjësuar shumë më shumë një brezë të tërë, ngasa do të mund ta bënte politika, qoftë edhe ajo më e sofistikuara e shtetit modern.

Rikthimi tek vetëvetja, prandaj shqiptarëve sot u vije si nevojë e brendshme e pjesërisht edhe si reaksion i domosdoshëm, dhe atë nga pozicioni i vetëmbrojtjes së imponuar. Ky brez, tashmë e ka të qartë se, nëse deri dje fati i Atdheut të tyre ishte pjesërisht në duart e Fuqive të Mëdha, sot ai është më shumë në duart e tyre.
Prandaj vetorganizimi, reagimi në raste si ky në Korçë, kur cenohet dinjiteti i një Kombi, merrë legjitimitet të plotë. Në raste të këtilla, kur politika dhe arti tok provokojnë ndërgejgjen kombëtare, vetorganizimi dhe reagimi si një trup i vetëm, rezulton të jetë mjeti i vetëm i shpëtimit.

Nëse Nikola Sanduloviç bëhet president i Serbisë …

0
Nëse Nikola Sanduloviç bëhet president i Serbisë, shteti ynë fqinj do të jetë miku më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit në të gjithë planetin, dhe një shembull për të gjitha vendet e tjera në rajon.
Dhe politika e çmendur ruse do të qajë për tre ditë, por pas tre ditësh do të pajtohet me faktin se nuk ka asgjë në dorë për të joshur popullin serb, kur ia luan nënën edhe popullit të saj për më shumë se një shekull.
Populli serb nuk ka armik më të madh se politiken ruse.
Sepse ishte ajo që i futi serbët dhe vendin e tyre në ferr disa herë me radhë, me premtime boshe për shkak të interesave ekskluzivisht egoiste.
Dhe kur e them këtë, më vjen keq edhe për njerëzit e mrekullueshëm rusë, të cilët kanë vuajtur dhe vuajnë shumë, nga politika e çmendur ruse.
Rusët janë njerëz vërtet të mrekullueshëm, por ata nuk mund të gjejnë forcën e duhur për të hequr qafe tiraninë disa dekadëshe.
Sepse ishte politika e çmendur ruse, ajo që ktheu marksizmin origjinal në fashizëm të majtë.
Dhe jo vetëm kaq, por ajo i shiti botës papastërtitë e saj ideologjike si komunizëm, edhe pse menjëherë doli të ishte fashizëm i majtë.
Asgjë nuk e dëmtoi botën më shumë se komunizmi dhe socializmi i rremë rus, madje as nacional -socializmi i Hitlerit.
Sepse nacional -socializmi i Hitlerit zgjati vetëm dhjetë vjet, ndërsa komunizmi i rremë rus 110 vjet.
Nuk është larg dita kur serbët do t’i shohin shqiptarët si miqtë e tyre më të mirë, sepse ata nuk do të jenë në gjendje të gjejnë as edhe një shpjegim të vetëm logjik, e madje as me ndihmën e mikroskopit : pse politika e tyre shtetërore ishte kaq mizore dhe e padrejtë ndaj tyre për më shumë se një shekull.
Serbët dhe shqiptarët kurrë nuk bënë luftë frontale popullore dhe qytetare kundër njëri tjetrit, sepse këta të fundit nuk ishin kurrë tifozë të politikës shtet-ndërtuese , por tifozë të politikës farefisnore.
Luftrat e shumta kundër shqiptarëve i organizoi dhe zhvilloi ekskluzivisht shteti serb, apo edhe më saktë ushtria dhe policia serbe.
Dhe ato filluan në momentin kur shtetet dhe kombet fituan rëndësi, apo edhe më saktë, menjëherë pas Revolucionit Borgjez Francez.
Në kohët e lashta, ata luftuan së bashku kundër pushtuesve të huaj.
Prandaj, shqiptarët, edhe sikur të donin, as në ëndërr nuk do të mund t’i kërcënonin serbët, sepse nuk kishin shtet, armatim, ushtri dhe polici. Përkundrazi, ata ishin të lumtur kur mund t’i nxirrnin kokat e gjalla.
Enver Hoxha nuk i ktheu shpinën Jugosllavisë sepse i urrente serbët dhe Titon, por sepse në atë moment vendimtar i besonte më shumë Stalinit dhe Bashkimit Sovjetik.
Si mund t’i urrente ai serbët, kur Milladin Popoviç, Dushan Mugosha dhe Svetozar Vukmanoviç Tempo krijuan partinë e tij të rreme komuniste, e cila ishte në gjithçka më e keqe se origjinali i Stalinit.
Dhe kush e di, ndoshta frika nga Stalini i krijoi atij llogarinë e gabuar, sepse ai nuk besonte se një Jugosllavi e vogël mund të mposhtte Bashkimin e madh Sovjetik.
Ako Nikola Sandulović postane predsjednik Srbije, naša susjedna država bit će najveći prijatelj Sjedinjenih Američkih Država i Izraela na cijeloj planeti, a primjer i svim ostalim zemljama u regionu.
I luda ruska politika plakaće tri dana, ali će se nakon tri dana pomiriti sa činjenicom da nema ništa u ruke, čime bi mogla zavesti srpski narod, kada više od jednog vijeka jebe svom narodu sve po spisku.
Srpski narod nema većeg neprijatelja od ruske politike.
Jer upravo ona je Srbe i njihovu državu nekoliko puta zaredom slala u pakao, uz prazna obećanja zbog isključivo sebičnih interesa.
I kad to kažem, žao mi je i zbog divnog ruskog naroda, koji je patio i mnogo pati od lude ruske politike.
Rusi su zaista divni ljudi, ali ne mogu pronaći snage da se riješe višedecenijske tiranije.
Zato što je luda ruska politika pretvorila izvorni marksizam u lijevi fašizam.
I ne samo to, već je svoju ideološku nečistoću prodala svijetu kao komunizam, iako se odmah pokazalo da je to ljevičarski fašizam.
Svijetu ništa nije nanijelo više štete od lažnog ruskog komunizma i socijalizma, čak ni Hitlerov nacional-socijalizam.
Zato što je Hitlerov nacional-socijalizam trajao samo deset godina, dok je lažni ruski komunizam trajao 110 godina.
Nije daleko dan kada će Srbi Albance doživljavati kao svoje najbolje prijatelje, jer neće moći pronaći čak ni trunke logičnog objašnjenja, čak ni uz pomoć mikroskopa: zašto je njihova državna politika bila prema njima tako okrutna i nepravedna više od jednog stoljeća.
Srbi i Albanci nikada nisu vodili narodni ili građanski rat jedni protiv drugih, jer potonji nikada nisu bili ljubitelji državotvorne politike, već ljubitelji plemenske politike.
Borbu protiv Albanaca organizovala je i vodila isključivo srpska država, tačnije srpska vojska i policija.
Ratove protiv albanske golotinje srpska vojska i policija započela je odmah nakon što su države i nacije stekle mnogo veću važnost, ili još preciznije, neposredno nakon Francuske Buržoaske Revolucije.
U drevna vremena Albanci i Srbi zajedno su se borili protiv stranih osvajača.
Stoga Albanci, čak i da su htjeli, nisu mogli ni u snu biti pretnja Srbima, jer nisu imali državu, oružje, vojsku i policiju. Naprotiv, bili su sretni kad su mogli izvući žive glave.
Enver Hodža nije okrenuo leđa Jugoslaviji što je mrzio Srbe i Tita, već zato što je u tom ključnom trenutku više vjerovao Staljinu i Sovjetskom Savezu.
Kako je mogao mrziti Srbe, kada su Miladin Popović, Dušan Mugoša i Svetozar Vukmanović Tempo stvorili njegovu lažnu komunističku partiju, koja je po svemu bila gora od Staljinovog originala.
I tko zna, možda ga je strah od Staljina naterato da pravi pogriješan račun, jer nije vjerovao da mala Jugoslavija može nadjačati veliki Sovjetski Savez.

Open Balkan – fjalëkalimi strategjik i Serbisë drejt “Botës serbe”

0

Prof. Dr. Sadri Ramabaja

Udhëheqja e Tiranës aktualisht është e ndarë mes gjeopolitikës dhe fitimit (nën ndikimin e presionin e oligokratëve), strategjive kryesore gjeopolitike të përballjes së Kosovës me Serbin, dhe nevojave për të siguruar rritje të vazhdueshme ekonomike.
Ajo duhet të gjejë rrugëdalje nga iniciativa e pagëzuar tashmë si Open Ballkan dhe t’i kthehet interesit jetik kombëtar.
Shkruan: Dr Sadri Ramabaja
Prishtinë, 14 gusht – Në fjalën e tij gjatë konferëncës dyditore ndërkombëtare, Forumi i Prespës për dialog, kryeministri i Kosovës kërkoi që rajoni t’i rikthehet agjendës së integrimit europian. Në rast se BE shtyn tutje këtë agjendë, ka rrezik që rajoni të rrëshqas sërish në kaos. Sipas studjuesit Boris Varga ekzistojnë katër faktorë kryesorë që ndikojnë në perspektivat e ardhshme të rajonit të Ballkanit Perëndimor:
a) Ndryshimi i mjedisit të politikës së jashtme
b) Problemi i dinamikave të brendshme politike
c) Faktor Rusi
ç) BE -ja dhe paradigma e re integruese [18]
Për shkak të ngërçit në zgjerimin e BE -së, oferta e anëtarësimit në NATO tashti për Kosovën është një lloj zëvendësimi real, por gjithësesi jo i plotë, në procesin integrues euroatlantik.
Gjatë gjithë procesit të integrimit të Ballkanit Perendimor në BE, për fat të keq, stabilokracia si fenomen qe aplikuar si prioritet nga Brukseli. Ky fakt dëshmon se Brukseli shpesh ka aplikuar standarde të dyfishta në vlerësimin e demokratizimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po rezulton tashmë me minimin sistemik të demokracisë.
Me refuzimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonin e Veriut ndjenjat euroskeptike dhe madje edhe anti-evropiane mund të nxiten më tej në gjithë Ballkanin Perendimor. Këtë fakt ndërkohë po e shfrytëzojnë autoritarët e tipit të Vuçiqit e Ramës si në Serbi edhe në Shqipëri. Nëse braktiset orientimi evropian, elitat politike të orientuara nga këta lider autoritar, mund të kthejnë fare lehtë rajonin në fillimvitet e dekadës së fundit të sheulit të kaluar. Në këtë rast Serbia do të motivojë shkëputjen në Republikën Srpska, edhe përmes organizimit të një referendumi, ndërkaq Kosovën veriore edhe përmes një „blic krig-e“. Ajo logaritë gjithësesi në mbështetjen e Rusisë për këtë objektiv strategjik të saj.
“Lufta për kthimin e Kosovës nën sovranitetin e Serbisë do të jetë afatgjatë dhe e pasigurt. Ajo duhet e mund të bëhet, vetëm përmes një strategjie bashkëpunimi dhe lufte permanente për të zhvilluar një vetëdije politike autonome gjithandej tek popujt e Ballkanit për nevojën për bashkëpunimin e tyre (riafirmimi i fjalëkalimit strategjik “Ballkani për popujt e Ballkanit” dhe “Evropa për evropianët”), duke fituar kështu një lloj shprese për Europën e së ardhmes dhe botës. Duke u bërë një vend i fortë ekonomikisht dhe në rrafshin kulturor, Serbia do të rifitojë reputacionin e saj politik dhe do të sigurojë riintegrimin demokratik në këtë gjeohapësirë.” [Dr Ljubiša Mitrović: 2018]
Prandaj iniciativën, respektivisht projektin tashmë të koduar si Open Balkan duhet kuptuar si një lloj fjalëkalimi strategjik të Serbisë drejt “Botës serbe”.
Në kontekstet e analizave gjeopolitike, indikatorët ekonomik zënë një vend të rëndësishëm në vlerësimin e fuqisë së shtetit.
Interesave jetike të Kombit duhet t’i nënshtrohen interesat tjera politike e ekonomike. Politikat e dy republikave tona (Shqipërisë politike dhe Republikës së Kosovës), duke marrë në konsideratë edhe interesin ekonomik të secilës veç e veç e të që të dyjave tok, janë të shtrënguara të balancojnë midis interesave gjeostrategjike të integrimit euroatlantik të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që janë partneri ynë kryesor gjeostrategjik, dhe interesave të veta jetike. Procesi i Berlinit, duke qenë në përputhje me interesat gjeostrategjike shqiptare, nuk bie ndesh as me interesat ekonomike të akcilës palë ndërshqiptare. Përkundrazi, ato përputhen plotësisht.
Udhëheqja e Tiranës aktualisht është e ndarë mes gjeopolitikës dhe fitimit (nën ndikimin e presionin e oligokratëve), strategjive kryesore gjeopolitike të përballjes së Kosovës me Serbin, dhe nevojave për të siguruar rritje të vazhdueshme ekonomike.
Ajo duhet të gjejë rrugëdalje nga iniciativa e pagëzuar tashmë si Open Ballkan dhe t’i kthehet interesit jetik kombëtar.
Duke pasur parasysh realitetet e reja në botë, para së gjithash në Europën Perendimore dhe atë Juglindore, Shqipëria dhe Kosova duhet të ripërkufizojnë prioritetet e politikës së jashtme tok. Këto prioritete para së gjithash duhet të përqëndrohen e koordinohen në mbrojtje të interesit kombëtar.
Shqipëria politike tashmë është pjesë integrale e aleancës politiko-ushtarake më të madhe në historinë e njerëzimit — në NATO. Kosova aktualisht është nën suzerenitetin e Perendimit (SHBA-ve dhe partnerëve të saj tradicional). Këtë fakt duhet shfrytëzuar në maksimum.

Talebanët e Shefqetit dhe Hashimit, si dhe Pashtunet e Ises

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Nuk më befason aspoak fakti që Bashkësia Islame e Kosovës kurrë nuk proteston kur myslimanët paqësorë vriten dhe masakrohen nga talebanet ekstremistë, vahabistë dhe selefistë.
Paftytyrësia e kësaj Shoqate Mafioze s’ka kufi.
Kjo Ndërmarrje Kriminale dhe anti kombëtare shet me tonelata moral dhe kritere të dyfishta, ndërkaq xhemati (populli) shkon e i bjen në sexhde, sepse beson se Allahu banon në xhamitë e saj.
E në fakt në xhamitë e Bashkësisë Islame të Kosovës banon vetëm shejtani.
Ndërkaq Allahu i vërtetë banon vetëm në zemrat e njerëzve të mirë.
Në Kosovë korrupsionin dhe krimin e organizuan dhe menaxhuan pashtunet e Ises dhe talebanet e Hashimit, të cilët nëpër shkollat e Udbes mësuan sesi të mbahen për të fortin, prandaj u deklaruan rrejshëm si pro amerikanë.
Krejt lehtë është për ta kuptuar se kush ishin dhe janë.
Mjafton t’i zhveshim nga deklarimi i rrejshëm si “pro amerikanë”, për ta kuptuar se kush ishin dhe janë.
Sepse në momentin që ua heqim maskat pro amerikane, u dalin në shesh mendjet dhe trupat talebane.
Nëse e analizojmë pa emocione, respektivisht me mendje të hapur, mënyrën sesi e (keq) trajtuan popullin dhe shtetin e tyre, atëherë do të vijmë në përfundim se nuk dallojnë fare nga talebanët.
Sepse në njërën anë u deklaruan si pro amerikanë, e në anën tjetër biznesin, respektivisht allashvereshin më të madh të tipit “aksham pazar”, e bënin me kriminelet serbë, turq dhe arabë .
Ata në fakt tërë kohën silleshin si dyzet cubat e Ali Babes, sepse bënin zullum të papërmbajtur.
Këtë e dëshmon sidomos mënyra sesi (keq) sundonin, ngaqë ajo ishte totalisht në kundërshtim të plotë me filozofinë shtet-ndërtuese amerikane.
Sepse shkollat i shndërruan në tempuj të analfabetizmit, xhamitë në tempuj të ekstremizmit, spitalet në tempuj të vdekjes, fabrikat në shtalla të deleve, muzikën në tempull të magjupizmit, kulturën në tempull të pakulturës, shkencën në tempull të hamendësisë, edukatën në tempull të qyqarisë, papërgjegjësisë dhe improvizimit, ndërkaq popullin në nomadë të lindjes, veriut, jugut dhe perëndimit.
Në fakt shtetin e molen si barinjtë pashtun (me origjinë ilire) lopën, e madje ia shiten pjesërisht edhe mishin.
Demarkacioni me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, është dëshmi se shtetin jo vetëm që e molen si lopën, por edhe ia shiten një pjesë të mishit të saj fqinjëve maqedonas dhe malazezë.
Të parëve për miza, ndërsa të dytëve për viza.
Vite më radhë kam shkruar se në këtë shoqëri dhe shtet është alarmante dhe e trishtueshme sasia e budallallëkut, krimit, korrupsionit, hipokrizisë, prapambeturisë, analfabetizmit, diletantizmit, amatorizmit, demagogjisë, bajraktarizmit, psikopatisë, auto-sadizmit, nepotizmit, indiferencës, makijavelizmit, narcizmit, hardallizmit, si dhe kulturës dhe edukatës orientale të tipit “aksham pazar”.
E sidomos shpesh e kam përshkruar potencialin dhe kreativiteti e lartë zvarranik, krimogjen, lakmitar, tinëzar dhe tradhtar të njerëzve që i mbajtën për njëzet vite më radhë, pozitat kyçe në hierarkinë partiake dhe shtetërore.
Në fakt tërë kohën jam përpjekur për t’ua sqaruar njerëzve të rëndomtë, se pikërisht talenti, potenciali dhe kreativiteti i tyre për mbrapsht, na ka shndërruar në armiq të vetvetes, ndërsa prej një sasie aq të lartë të armiqësisë ndaj vetvetes, nuk ka shans të na shpëtojë asnjë mik, edhe në qoftë se e ka një shkop magjik.
Fatkeqësisht shkrimet e mia mbetën të papërfillura, edhe pse dhjetëra herë u dëshmuan si profeci.
Megjithatë paralela ndërmjet Kosovës dhe Avganistanit përveç që është dashakeqe është edhe idiotike.
Sepse për fat të mirë populli ynë ka filluar të piqet dhe vetëdijesohet me një shpejtësi e cila lë vend për shpresë.
Mirëpo si duket politikanët tanë që dikur kishin lojë të lehtë me popullin e prapambetur, ende nuk e kanë kuptuar që ky i fundit në ndërkohë shumë përpara ka ecur.
Prndaj për momentin ata janë të vetmit që shumë prapa kanë ngecur.
Pse USA nuk do të veprojnë me Kosovën si me Avganistanin?
Sepse vendit ku jetojmë ne, ende i thonë Evropë, ani pse ne e trajtojmë si lopë.

Tradhëtia..!

0

Skënder MULLIQI

Nuk ka gjë më të nëndë së Tradhëtia ndaj shtetit dhe ndaj kombit të vet!Fjala Kusling, nuk ka ardhur nga qielli, por ka ardhur si sinonim I të keqës të madhe njerëzore.Njeriu ka mundësi të bëhët I “famshëm” edhe më tradhëti kombëtare , por a ia vlen kjo se?Politikat tona të deri tashme u treguan më shumë dështuese së sa të dobishme.

Me asnjë qmim nuk bëhët pazar më territore siq bën disa drejtues të shtetit ,si më Maqedonin e Veriut, dhe më Demarkacionin më Mal të Zi.Edhe nënshkrimi i “Zajednicës”, e cila si e tillë më kompetenca vendimarrëse duhet të anulohet, ishte në dëm të madh të Kosovës.Eshtabilishmenti jonë politikë nënshkruan gjera të tilla, të cilat bien ndeshë më interesat shtetërore dhe nacionale .Kur më shkrime apo deklarime apo edhe konkretisht më vepra lavdërohen në një mënyrë apo tjetër armiqët, kemi të bëjmë më “estabilishment tradhetar”!Historia mban mend shumë tradhetarë , të cilët I kan dëmtuar rëndë interesat e shtetit të vet. Ai që jetëson planet e huaja në shetin e vet, nuk është gjë tjetër veq Kusling…!

Kosova shumë është gjunjëzuar për dy decenie nga plaqkitjët e tipit dictatorial! Vazhdimi I politikave të tilla , është vazhdim I politikave, të cilat mund na dërgojnë në okupim të ri! Edhe deklarimet e Mirenes dhe Buzhales e të ndonjë tjetri , lidhur në situatën në Avganistan, duke e krahasuar më Kosovën, janë të tipit kusling.E thëna së më largimin e Amerikës nga Kosova , mund të pushtohemi nga ushtria serbe për 9 orë, apo për 3 orë , janë dëklarime kuslinge .

Pa ndodhur asgjë – pranohet kapitulimi. Kosova nuk krahasohet më Avganistanin më asgjë .Të thëmi që Amerika neser do të largohët nga Kosova.Unë ndaj mendimin së Serbia kurrë nuk do të këtë mundësi ushtarake ta pushtojë Kosovën. Shqiptarët nga të gjitha trojët etnike janë ata që do të mbrojnë ate .

Këto gabime politike,dhe deklarimet e tilla paushalle duhet të na shërbejnë si mësim që mos të përseritën … ?!