Kreu Blog Faqe 164

Çdo ditë i shihje islamistët se si po shtoheshin në fillim të viteve ’90-ta në Mitrovicë , derisa ne të tjerëve na përndjeknin policët serbë 24 orë, na ndalonin, na maltretonin dhe na rrahnin në mes të rrugës

0
Afrim Musliu, analist i Drinit
____

AfrimMusliu ka lindur në vitin 1973 në Mitrovicë. Pothuaj që nga fillimi është analist i portalit Drini, analizat e të cilit lexohen , mbahen në mend dhe kujtohen për përmbajtjen dhe porosinë e tyre. Afrimi është socionom – që është një program univerzitar suedez i kombinuar mes sociologjisë, psikologjisë dhe juridikut dhe është po ashtu nëpunës shumëvjeçarë si zyrtarë i institucioneve shtetërore suedeze. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

(Intervista me analistin e shquar Afrim Musliu është bërë në kuadrin e shumë intervistave për librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”).

____

Një kohë të gjatë jeni analist i Drinit dhe shkruani vazhdimisht për islamizimin e shoqërisë së Kosovës dhe asaj shqiptare përgjithësisht. Cila ishte arsyeja e këtij preokupimi?
Afrim Musliu: Ka sigurisht 14-15 vite që shumë herë kam bërë statuse në profilin tim të Facebook-ut ku i kam shprehur vërejtjet e mia kundër tjetërsimit të shqiptarëve që ndodhte në trojet tona dhe jo vetëm. Disa shkrime disa miq i merrnin dhe i publikonin nëpër portale e platforma të ndryshne ku kishin kontakte apo që i menaxhonin vetë. Para Facebook-ut i dërgoja shkrimet në disa portale e revista të internetit.
Që shkrimet e mia të publikohen në “Drini” u bë duke të falënderuar Ty, që ma dhe mundësinë që mendimet e mia t’i ndajë me një audiencë më të gjërë.
Nuk mund të them se e kam preokupim këtë çështje, por më shumë e shoh si një brengë se si popull jemi ka kthehemi mbrapa dhe me vetëdije apo pa, jemi ka e braktisim gjirin europian ku me shumë mund mezi hymë viteve të ´90-ta. Kjo edhe është arsyeja kryesore pse jam marrë me këtë çështje serioze e kombtarisht të dëmshme që i është imponuar me të madhe shoqërisë sonë.
Përpara lufte jetonit në Kosovë, përkatësisht në Mitrovicë dhe sigurisht e keni vërejtur një dallim të madh të Kosovës nën robërinë serbe dhe Kosovës së lirë që prej vitit 1999 nisi të islamizohej atëhere kur do të duhej të forcohej identiteti shqiptar graduaisht pas ardhjes se lirisë shqiptare të munguar me shekuj. Pse ndodhi kjo?
Afrim Musliu: Në Mitrovicë kam jetuar deri ka fundi i vitit 1991. Isha dëshmitar i ndryshimeve drastike në qytetin tim, i cili, nga një qytet industrial e me papunësinë më të ulët në Europë mbi 10-15 vite rresht, me masat e dhunshme të regjimit të Millosheviqit që filluan në vitin 1990, përnjëherë Mitrovica u shndërrua në një qytet ku me të madhe filloi të mbizotëronte varfëri e madhe. Dhjetra mijëra punëtorë të kombinatit “Trepça”, si dhe dhjetra fabrika tjera në Mitrovicë që ishin nënkontraktorë të gjigantit “Trepça” u mbyllën përnjëherë. Nuk mbeti e paprekur as ekonomia e tërë qytetit. Puna ra edhe tek ne që kishim firma tregtare. Disa nga ne që importonim mallëra nga jashtë, mbijetonim duke zhvilluar tregëti me qytetet tjera të Kosovës, si dhe me Novi Pazarin, që ishte nja 75 kilometra nga Mitrovica.
Këtë gjendje e shfrytëzuan disa rryma islamike e të papara më herët tek ne, të cilat filluan të shfaqen në Mitrovicë. Kur ishte kriza e madhe viteve të 90-ta, kur pothuajse të gjithë shqiptarët u dëbuan nga puna nga regjimi apartheid i Millosheviçit, rrymat ekstreme wehabiste e salafiste, të cilat u mbinë nga askund e përnjëherë tek shqiptarët në Kosovë, i jepnin nga 200 dollarë secilit që anëtarësohej.
Kishte familje të tëra që për shkaqe të mbijetesës ekonomike anëtarësoheshin, ku femrat duhej të mbulohen, e meshkujt të i lëshojnë mjekrrat e t’i shkurtojnë pantollat në tre-fërtal, për me pasë të drejtë me i marrë ato para nga ato rryma të islamit radikal e të instaluara nga kush e di se kush. Pra, paguheshin me dollarë amerikanë, jo me marka gjermane, e cila edhe ishte valuta më e zakonshme që përdorej në ato territore.
E tëra filloi në lagjen “Gori Mahalla”, sepse në fillim të asajë lagjeje jetonte njëri nga protagonistët kryesorë të një rryme të paparë më herët tek ne të islamit radikal. Fillimisht, në ato rryma i anëtarësuan të rinjtë që ishin fqinjët e parë të personit në fjalë. Përnjëherë, ata të rinjë u shndërruan në diçka që nuk ishin më herët. Filluan të lëshojnë mjekrra e t’i shkurtojnë pantollat në tre-fërtal. Filluan të mos dalin nëpër kafeteri ku mblidheshim zakonisht, sepse aty shitej dhe pihej alkooli. Filluan të përshëndesin me “selam alejkum”. Madje, ata që kishin emra shqip apo internacional, u ripagëzonin në emra arabë. E tërë kjo ndodhi shumë shpejt.
Çdo ditë i shihje se si po bëheshin më shumë e më shumë. Derisa neve na përndjeknin policia serbe 24 orë, na ndalonin, na maltretonin dhe na rrahnin në mes të rrugës saherë që na shihnin që ishin tre apo më shumë të tubuar, ata ashtu me mjekrra e veshje karakteristike të tyre lëviznin dhe vepronin lirshëm nëpër qytet në grupe nga 15-20 persona pa i ndalu e pa i ngucë kurrë askush. Njërit nga protagonistët kryesorë në atyre rrymave të islamit radikal, në një rast, policia serbe i hyjnë në shtëpi në vitin 1998 dhe i’a marrin mbi 800 mijë dollarë amerikanë para të gatshme.
Dikush sigurisht se pyetet, “përse dollarë amerikanë?”. Përgjigja është mëse e qartë, se vendet arabe dhe afrikane, valutën kryesore që e përdorin ishte/është pikërisht dollari amerikan. Poashtu, simbas disa publikimeve nga ish-zyrtarë të shumtë amerikanë, se invazioni në Irak në vitin 2003, ishte pikërisht për shkak se në Irak shtypeshin në mënyrë të pakontrolluar me miliarda dollarë amerikanë, gjë që ishte jashtë kontrollit të FED-it amerikan e që e dëmtonin bindshëm ekonominë dhe balancin ekonomik të ShBA-ve. Poashtu dihet se Iraku dhe Irani ishin vendet e vetme të cilat e thyenin embargon ndaj Serbisë dhe Malit të zi (FRJ) viteve të ´90-ta duke e furnizuar Serbinë me derivate të naftës. Poashtu, vlenë të potencohet, se, kur udhëheqësia politike e sistemit paralel të shqiptarëve, bënë thirrje në rezistencë paqësore, disa persona nga ato rryma ekstreme, e shfrytëzuan atë moment që të shpërndanin tek të rinjtë e qytetit tespihë që t’i mbajnë në duar si pjesë e “rezistencës paqësore”.
Gjë që, kur shkova për konsultime tek Prof. Latif Berisha, shpirti dritë i bëftë, se çka janë ato rruaza, ai mbeti i habitur të cilat mi mori nga dora e i hodhi dhe më tha që t’iu them të gjithëve që i njoh që t’i hedhin ato, sepse ku me ditë se kush e me ç’farë qëllimi është ka i shpërndanë ato rruaza. “Ne po bëjmë rezistencë për liri e pavarësi, e jo revolucion islamik”, më tha ndër tjerash Prof. Latif Berisha, atëherë kryetar i LDK-së për Mitrovicë, e i vrarë nga forcat serbe më 24 mars 1999 ndër personat e parë që u vranë në Mitrovicë kur filluan bombardimet e NATO-s për ta çliruar Kosovën nga robëria shekullore.
Pas çlirimit, në Mitrovicë ishte atmosferë goxha në regull në aspektin fetar deri diku në vitin 2011-2012. Atëherë, çuditërisht, filloi të islamizohet me hapa të shpejtë. Mendoj se kishin ndikim të madh organizatat arabe të stacionuara në Vushtrri, si dhe marokienët që ishin të stacionuar në Mitrovicë.
Sigurisht e keni vërejtur se politikanët e Kosovës, menëherë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, shtyheshin me njëri tjetrin se kush po bënë më shumë “për Islamin”, duke u futur keshu në një grackë të huaj agjenturore, që s’ka mundur ta paramendonte askush…?!
Afrim Musliu: Mendoj se e keqja e madhe në këtë aspekt ndodhi pas vitit 2011 kur në pushtet hynë AKR-ja e Behgjet Pacollit dhe PD-ja e Ferid Aganit, dy subjekte politike që ishin shumë të afërta me Erdoganin dhe Turqinë. Kjo e dyta ishte edhe subjekt politik me program të qartë islamist. Atëherë filloi me të madhe edhe ndërtimi i panevojshëm i xhamive, gjersa krzemyftiut të BIK-ut i´u dha shumë ndikim në jetën politiko-shoqërore në Kosovë. I gjithë xhamizimi masiv i Kosovës bëhej me pretekstin se në qendër të Prishtinës po ndëretohej Katedrala katolike, apo siç thonin eksponentët e BIK-ut, ”tërë ajo katedrale për tre për qind katolikë”. Gjërat filluan të ndodhin shumë shpejt drejtë islamizimit të shoqërisë kosovare. BIK-u me vite të tëra ka tentu që ta krijojë një komunitet mysliman. Dhe, mendoj se ja ka arritë atijë qëllimi shumë të dëmshëm në aspektin kombëtar. Kjo, mendoj, se ishte edhe arsyeja pse subjektet politike filluan të flirtojnë me atë ”komunitet” për një grusht vota.
Flirtimi i qarqeve politike shqiptare me islamin politik duhet të ndalojë dhe të respektohet në plotni Neni 8 i Kushtetutës së Kosovës! Sepse, në fakt, shqiptarët janë populli më sekularë në ruzullin tokësorë, e që, edhe ashtu, kurrëfarë lavërdie nuk kanë politikanët e Kosovës që të flirtojnë me islamin politik, ngase numerikisht nuk janë as sa një fshat i vogël.
Akademiku nacionalist serb, historiani Vaso Çubrilloviq ka bërë elaborate për zhdukjen e shqiptarëve, duke i paraparë edhe metodat e kësaj zhdukje, ngatërresën ndërshqiptare “për shkak të islamit” si dhe krijimin e një mosdurimi ndaj vetvetës dhe botës, si pjesëtar të një kombi që për interesat e Serbisë, duhej t’i jipej “identitet religjioz”, pra ai ka paraparë që t’e islamizoheshim sa më shumë dhe që të shkatërrohemi me Islam. Ku kanë ardhur parashikimet e tij ogurzeza?
Afrim Musliu: Një gjë duhet ta kemi të qartë, se Akademia serbe e Shkencave (SANU) ekziston më shumë se 100 vite. Sikurse në kohën e mbretërisë SHS të Jugosllavisë së kohës së Çubrilloviqit, politika serbe është dirigju në plotni nga SANU dhe Kisha Pravosllave Serbe. E njejta ka ndodhë edhe gjatë Jugosllavisë komuniste, ndonëse jo aq shlirshëm sikurse në kohën e mbretërisë, mirëpo gjithësesi se në mënyra të ndryshme i realizonin politikat e paracaktuara nacionaliste e ekspansioniste serbe. Ndër ato vlenë të theksohet se Marrëveshja Ataturk-Pashiq (Turqi-Sërbi) nga viti 1937, për depotimin e shqiptarëve për në Turqi, e njejta marrëveshje vazhdoi edhe në Jugosllavinë komuniste deri në vitin 1966, siç tek ne njihet si ”koha e Rankoviqit”.
Serbët dhe Sërbia çdoherë janë munduar të na paraqesin si ”myslimanë” e si ”fundamentalistë islamik” në Evropë, e si të tillë edhe si rrezik i madh për zgjërimin e islamit në Evropë, ndaj të cilës Evropa çdoherë kishte dhe ka ende averzion dhe frikë. Të njejtën po e bëjnë pandërprerë edhe tani. Prandaj i kanë aktivizuar të gjitha mekanizmat e tyre përbrenda popullit shqiptarë që të na tjetërsojnë në diçka që nuk jemi. Pra, në ”popull” mysliman. Sidomos tek ne në Kosovë, ngase, me pavarësimin e Kosovës edhe u ndaluan ëndërrat dhe përpjekjet e përhershme serbe për dalje në Detin Adriatik. Serbët shpresojnë se me islamizimin e shqiptarëve të Kosovës, Evropa do ta zhbëjë shtetin e Kosovës dhe Sërbisë do t´ia mundësojë që prapë ta aneksojë atë territor, siç i´a ka mundësuar në vitin 1918 dhe në vitin 1945. Të njejtën politikë Sërbia e zhvillon edhe sot.
Rastësisht pata ra në një shkrim të gazetës “Politika” të Serbisë nga 26 gushti 2014, me rubrikën “Bindja e gabuar për sekularizmin e shqiptarëve”.
Ky shkrim ishte një shkëputje nga një elaborim shkencorë të bërë në revistën univerzitare serbe “Politikologija religije” të nisur në vitin 2002 nga profesori dhe studjuesi i Fakultetit të Shkencave Politike pranë Univerzitetit të Beogradit, Miroljub Jevtić, e cila kryesisht merret me islamizmin e shqiptarëve të cilët i paraqet si “rreziku më i madh i Evropës”.
Duhet poashtu të potencohet se në vitin 2009, ky institut e ka lansuar në disa gjuhë të botës një elaborim shkencorë me këtë temë prej 316 faqeve me të njejtin titull sikurse edhe revista. Por, edhe në vitin 2008 në gjuhën angleze, “Religion and Power-Esseys on Politology of Religion. ed. Prizren: Dioceze of Ras-Prizren and Kosovo-Metohija”, ku në mënyrë shkencore e “argumenton” se Kosova “xhihadiste” është “djepi i Serbisë”.
Në këtë shkrim, simbas kryeredaktorit të kësaj reviste, arrestimi i 40 shqiptarëve të Kosovës (2014), të cilin ai e quan ‘Kosmet’, me akuzat se janë të lidhur me shtetin islamik (ISIS) në Irak dhe Siri, simbas tij, qenka indikacion i qartë se në Kosovë në masë të madhe ekziston prania e islamit radikal.
Ai poashtu thotë se janë mashtruar nga Vuk Karaxhiqi, i cili ka thënë se “ne nuk dimë të veprojmë si shqiptarët, t’i harrojmë ndasitë fetare dhe të na bashkojë gjuha si një komb”, sepse, simbas tij, poqëse nuk do të binin pre e mashtrimeve se shqiptarët janë sekularë, atëherë nuk do t’iu lejonin zhvillimin dhe përfshirjen e shqiptarëve në jetën politike e shoqërore të Jugosllavisë, e me atë edhe ta humbin Kosovën”. Që mes rreshtave na lenë të kuptojmë, se moti na kishin zhdukë nga faqja e dheut, poqëse do të mundim ta bindnim Evropën se shqiptarët janë baza e islamizmit në Evropë.
Është tejet qesharake që të etiketohen shqiptarët si popull josekularë nga një popull tjetër të cilëve tërë politikën shtetërore mbi një shekull u’a dirigjon Kisha Ortodokse Serbe, ndërsa kryepopi i tyre, Nikolaj Velimirović, njihet si ideologu kryesorë i nacionalizmit savist serb.
Pra, pikërisht këtu qëndron qëllimi i politikës largpamëse serbe!
Që, sikurse edhe në kohën e Njegoshit para dy qind viteve, e të vazhduar nga Garashanini, Pashiçi e Çubrilloviçi para më shumë se një qind viteve, kur neve shqiptarëve para Evropës na portretizonin si “mbetje osmane”, apo siç Njegoshi na quante “poturaci”, e duke na paraqitur si “popull ku mbretëron islami radikal me rrezik të madh për Evropën krishtere”, me qëllim që Evropa – prapë – të i mbyllë sytë e ta shohin edhe të arsyeshme e të pranueshme që serbët për qëllimet e tyre ekspansioniste e shoveniste me pretendime të pashuara e të përhershne territoriale të tokave shqiptare dhe daljen e tyre në Detin Adriatik, të na vrasin, të na dëbojnë nga trojet tona dhe të na i marrin e përvetsojnë tokat tona ku ne shqiptarët ishim prej kur dielli e ka nxehë atë tokë.
E njejta politikë vazhdon edhe sot, të cilës ne shqiptarët, fatkeqësisht, po i paraprijmë vetë me xhamizimin masiv, të panevojshëm e qëllimkeq të Kosovës, si agjendë e politikës largpamëse serbe, si dhe me pamje tendencioze ku edhe fëmijët e vegjël dalin dhe thuan “jemi krenarë që jemi myslimanë” dhe (keq)përdoren si pjesë e propagandës së islamit politik të BIK-ut dhe të xhamive duke u fotografuar në xhami si reklamë ramazanit dhe agjerimit.
Në atë shkrim të Jevtiqit thuhet diçka shumë interesante që patjetër duhet ta vëmë gishtin në kokë dhe ta analizojmë thellë.
Thotë: “Kemi pasë trysni nga ambasada amerikane që ta luftojmë dhe ta shuajmë xhihadin islamik në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë e Metohi. Ne të mashtruar nga sekularizmi i shqiptarëve, jemi përqëndruar vetëm në BeH, mirëpo jo edhe në KeM. Mirëpo, në BeH nuk u arrestuan 40 islamikë radikalë sikurse në KeM. I pari ballkanas shofer vetëvrasës që vrau dhjetra ushtarë irakianë ishte shqiptar nga KeM. Asnjë nga Bosnja nuk i’u ka pre kokat pengjeve sikurse shqiptari nga KeM Lavdrim Muhaxheri. Kështu që, duhet ditur se baza e islamit radikal në Ballkan është pikërisht në KeM tek shqiptarët”.
Ja, pra, se me çka – prapë – e frikësojnë Evropën dhe botën perëndimore në përgjithësi, e cila faktikisht edhe na çliroi nga robëria shekullore dhe na bëri shtet të pavarur dhe sovran. Akademiku britanez, T. J. Winnifrith, në librin e tij, “Shattered Eagles, Balkan Fragments” (1995), shkruan: “Apparently the slavics decided to live with their myths and lies for the constant amusement of the rest of the world”. [ Shq. “Me sa duket sllavët vendosën të jetojnë me mitet dhe gënjeshtrat e tyre për argëtimin e vazhdueshëm të pjesës tjetër të botës”].
Prandaj, afro 20 vite e thuam se xhamizimi masiv e i panevojshëm e qëllimkeq i Kosovës duhet të ndalet, sepse është pjesë e agjendës politike largpamëse serbe.
Fatkeqësia më e madhe është, se demantimi dhe luftimi i propagandave dhe miteve serbe bëhet në nivelin e vegjëlsisë sime dhe shumë bashkëmendimtarëve të mi, e jo nga niveli më i lartë akademik e univerzitar i Kosovës, të cilët shumica janë në amnezi totale, ndërsa një pjesë e tyre edhe dalin e i konfirmojnë propagandat tendencioze e të pavërteta serbe e të ndihmuar edhe me veprime të papërgjrgjshme të krerëve shtetërorë dhe qarqeve tjera politike të Kosovës.
Një fjalë e jona e vjetër thotë “Uji flenë, ndërsa armiku nuk flenë”, e që krahas vetëdijes së plotë të domethënjes së kësaj fjale, ne prapë biem në gjumë të thellë islamik, me vetëdije apo pa, duke lejuar vetëshkatërrimin e të gjitha të arriturave të deritanishme si komb me shkurtpamësinë tonë duke e lejuar riosmanizimin sistematik të Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi, e duke e xhamizuar e islamizuar Kosovën dhe shqiptarët, pikërisht simbas planeve dhe agjendave të politikës largpamëse ekspansioniste serbomadhe.
A e vëreni Afrim se islamizimi i shoqërisë po bëhet gjithnjë e më i theksuar dhe islami, tashmë global, ka dalur nga “shtrati i vet i dikurshëm” dhe është shndërruar në një paradë islamike, 
Afrim Musliu: Z. Bajram, islami politik ka marrë hov të madh në tërë botën. Madje edhe nëpër vendet shumë të fuqishme perëndimore. E shfrytëzojnë mikpritjen e vendeve perëndimore si dhe sistemet e tyre demokratike e të lirive të mëdha njeriut për ta përhapë islamin sa më shumë dhe sa më shumë të marrin edhe ndikim në politikat e atyre vendeve. Po e sheh se sot kryetar i Parisit është një algjerian mysliman. Po e sheh se kryetar i Londrës është një pakistanez mysliman. Po e sheh se kryetar i New York-ut është një mysliman. Dhe, që të tretë i takojnë spektrit të majtë politik. Janë socialistë. Kjo na bënë të kuptojmë se këtu ka gisht edhe globalizmi i shpifur i Soroshit, i cili që nga viti 2000 i ka investuar mbi 20 miliardë euro në partitë e majta politike në mbarë Evropën.
Ne si popull i vogël e i pafuqishëm e me aq shumë armiq përreth, e kemi të pamundur të mbrohemi nga ky virus ideologjiko-fetar. Pastaj, edhe rrjetet sociale mendoj se kanë pasë ndikimin e tyre negativ në këtë aspekt. Jam mëse i bindur se po të lexonin shqiptarët literaturë të mirëfilltë aq sa lexojnë statuse të kota të Facebook-ut, do të ishim të parët në botë për gjithëçka. Ndërsa, demagogjitë dhe filozofitë kuranore apo biblike, assesi nuk kishin mujtë me zënë vend tek ne, njejtë siç nuk munden me zënë vend e me ndiku tek popujt e vendeve të zhvilluara perëndimore.
Këto pamje që i shohim ne sot tek shqiptarët, kurrëfarë lidhjeje nuk kanë me islamin  si fe që e praktikonin shqiptarët hiç më larg se para 30 viteve. Kjo që po e shohim sot është një islam politik ku individi del dhe shkarravitet nëpër tokë midis sheshit apo rrugës dhe bëhet kinse po falet e po kryen rituale fetare. Pra, nëpër ambiente publike ku shumë njerëz kanë shkelur me këpucë me të cilat ndoshta posa kanë dalë nga toaleti, ku shumë njerëz kanë pështy, ku shumë qenë, maca e kafshë tjera kanë urinu, ata mu në ato hapsira shtrihen e falen. Ndërsa, simbas regullave myslimane të riteve të tyre fetare, vetëm me i´a prekë dikujtë dorën e prishë ´abdestin´, e lere më me e prekë tokën në ndonjë shesh apo rrugë. Kjo na tregon qartë se ata nuk po e bëjnë këtë se janë fetarë të devotshëm, por po e tregojnë qartë se po zhvillojnë islam politik me qëllime të errëta anti-shqiptare për llogari të armiqëve tanë dhe qëllimeve të tyre politike e ekspansioniste, të cilat gjërësisht i ceka në përgjigjen time më lartë.
Një krahasim që duhet ta dijnë shqiptarët, për shembull, si ishte Mitrovica dikur dhe si është sot? A mos erdhëm në situatë që konfliktit historik me serbët për territore, t’i jipet karakter religjioz…?
Afrim Musliu: Mitrovica, fatkeqësisht, është ka islamizohet me të madhe. Sigurisht se është njëra ndër qytetet ku më së shumti vërehet një tjetërsim i mentalitetit që kishte dikur ai qytet i rockut, artit e kulturës. Për shembull, kur u nda Mitrovica në dysh më 15 qershorë 1999, disa vite më vonë serbët e ndërtuan një kishë të madhe në Kodrën e Minatorëve e në truallin e shqiptarëve të dëbuar nga veriu. Menjëherë në jug u aktivizua BIK-u dhe rrymat tjera të islamit radikal, të cilët përhapën në opinion dokrrat se shqiptarët duhet t’iu kundërpërgjigjen serbëve duke ndërtuar xhami. Me ç’rast, e rrënuan Xhaminë e Zallit që ishte te tregu i vjetër, e aty Diyaneti turk në vitin 2014 e ndërtuan një xhami gjigante prej 2500 metra katrorë e që i zë brenda 4200 persona, ndërtimi i të cilës ka kushtuar dy milionë euro, ku i tërë materiali ndërtimorë është sjellë nga Turqia, përfshirë këtu edhe zallin. I’a hoqën emërtimin shqip dhe e zëvendëzuan me Bayram Pasha Isa Bey, një pushtues i egër otoman i Shek. XVII i cili ishte me origjinë ruse nga Armenia e i osmanizuar në atë kohë, të cilin Sulltan Murati IV e dërgon si vezir në Egjipt e që kurrëfarë lidhje nuk ka as me Kosovë, e aq më pak me shqiptarët. Kjo ishte një pjesë e atyre investimeve 400-milionëshe turke, të cilat i ka përmendur në një rast Erdogani se ka investuar në Kosovë nga të cilat as shteti i Kosovës e as ndërmarrësit kosovarë nuk kanë përfituar asnjë cent të vetëm nga ky “investim” dymilionësh nga Turqia. Pra, derisa serbët krijonin Sërbinë e vogël në veri, në jug dhe në pjesët tjera të Kosovës shqiptarët kundërpërgjigjeshin duke krijuar Turqi të vogël, që gjithnjë e më shumë do të sjellin pas sherre të mëdha. Kundër popullit shqiptar, parasëgjithash! Me qëllim që, siç thoshte Çubrilloviqi në Memorandumin e tij të vitit 1937, ”Shtyllën kurrizore të nacionalizmit shqiptar mund ta thyejë vetëm feja islame”. Pikërisht kjo është ka i ndodhë Mitrovicës. Pikërisht kjo është ka i ndodhë Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Fatkeqësisht, kjo pothuajse veç i ka ndodhur shqiptarëve në Maqedoninë Veriore dhe atyre në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Ka kohë që flitet për domosdonë e rindërtimit të “Xhamisë së Boshnjakëve”, në pjesën andej Ibrit…Si e sheh ti si mitrovicas këtë preokupim?
Afrim Musliu  Edhe me këtë temë, prapë jemi aty çka e ceka pak më lartë. Pse duhet të i kundërvihemi serbëve me xhamia? Pse lufta jonë politike me serbët duhet të bëhet duke ndërtu xhamia? Çka i duhet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ta lidhë historinë dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve me atë xhami? Ai e tha pikërisht atë që mbi një shekull e propagandon edhe Sërbia. Të gjithë ne në Mitrovicë e dimë se serbët atë xhami e kanë kallë gjatë luftës së fundit në Kosovë për t´i zhdukur krimet e luftës që i kanë bërë në atë xhami. Thuhet se ishte përplotë me fëmijë, gra e pleqë shqiptarë kur i´a kanë vënë flakën. Ekzaminimin e atijë vendi ku ishte xhamia e Ibrit e patën kryer disa kriminologë nga Franca, Greqia e disa vende tjera. Asnjë ekspert nga Kosova nuk ishte prezent kur ata e kanë kryer ekzaminimin e atijë vendi. Ku me e ditë se për çfarë shkaqesh apo qëllimesh politike thanë se nuk kishte shenja të krimit në atë vend. Ku ta dimë ne?! Me ndërtimin e një xhamie të re në atë vend, ne përfundimisht i shaktërrojmë, i mbulojmë dhe i varrosim përgjithmonë të gjitha gjurmët eventuale një gjenocidi e masakre serbe që e kanë kryer në atë vend gjatë luftës së fundit.
Pastaj, kryeministri i Kosovës e tha edhe një të pavërtetë të madhe për atë xhami se daton nga viti 1777. Kjo aspak nuk është e vërtetë! Atë xhami e kanë ndërtuar boshnjakët e ardhur nga Bosnja dhe Hercegovina, atëherë kur ishin nën juridikcionin e Austro-Hungarisë, diku mes viteve 1871-1875, të cilët erdhën si punëtorë të austro-hungarezëve për ta ndërtuar hekurudhën Mitrovicë-Shkup-Selanik. Ata u vendosën në atë pjesë buzë lumit Ibër dhe atë xhami e ndërtuan për nevojat e tyre fetare. Prandaj ajo lagje edhe quhet ”Lagjia e Boshnjakëve”.
Me qenë politikanët shqiptarë pak më të mençur karshi politikave serbe, ashtu siç bëhen të mençur ndëmes veti, kishin insistu që në atë vend të bëhet një memorial i spastrimit etnik dhe gjenocidit në veri të Kosovës, e një memorial të ndarjes së padrejtë të qytetit. Bash në atë vend rrinte Oliver Ivanoviqi me rojet e tij të urës, të cilët edhe e mbanin Mitrovicën të ndarë. E jo të kërkojnë rindërtimin e një xhamie aty në atë vend. Ajo vetëm sa do të shkaktojë një kundërefekt politik e shumë të dëmshëm. Atë serbët munden ta përdorin si argument kundër Kosovës në negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja.
Goran Rakiq i Listës Serbe, qysh e din, ia pati tërhequr vërejtjen deputetit Mërgim Lushtaku, se nuk duhet të “qëndrohet gatitu për e-zanin”, pasi kështu shkilet Kushtetuta e Republikës së Kosovës. A kemi ardhur në situatë që Goran Rakiq t’ia tërheqë vërejtjen “një patrioti” që se respekton as Nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës?
Afrim Musliu: Sinqerisht, këtë nuk e kam ditë. Tash po e ndëgjoj. Jam mëse i bindur se Rakiqi këtë e ka shfrytëzu për me e ngritë temën për të cilën folëm gjërë e gjatë në pyetjen Tuaj të katërt. Kjo është ajo platforma kryesore politike serbe të cilën ata e zhvillojnë tash e dy qind vite, atë të kinse të ”xhihadizmit të shqiptarëve”. Jam mëse i bindur se Rakiqit dhe rakiqëve të tjerë u bëhet zemra mal kur përfaqësuesit politik shqiptarë rrinë gaditun apo i ndalin fjalimet e tyre kur ulërisin në arabisht zmadhuesit nga minaret e xhamive. Mendoj se përfaqësuesit politik shqiptarë duhet pasur shumë kujdes që mos me i´u ofru atë kënaqësi qarqeve politike serbe. Pastaj, është e dhimbshme që politikanët serbë të ”kujdesen” më shumë për respektimin e Nenit 8 të Kushtetutës së Kosovës, sesa politikanët shqiptarë.
Kur ka nisur islamizimi i Kosovës dhe prej nga erdhi…? Si u zumë ne befasi dhe orteku i së keqës u rrit pastaj…?
Afrim Musliu: E tëra filloi në mënyrë perfide nga Turqia e Erdoganit, kur në vitin 2000 Diyaneti turk kërkuar nga UNMIK-u dhe kryeadministratori i UNMIK-ut që programin e Bosnjes dhe Hercegovinës me meremetimin e xhamive të shkatërruara nga serbët dhe kroatët gjatë luftës katërvjeçare atje, ta nisin edhe në Kosovë, sepse, siç thuhet në kërkesë të Diyanetit, ”të i meremetojnë vlerat e vjetra të arkitekturës osmane”, ku hynin jo vetëm xhamitë, por edhe hamamet dhe urat e vjetra nga koha e Perandorisë Osmane. Dhe, është mirë të theksohet, se deri në vitin 2008, kryeadministratorët e UNMIK-ut ishin ata që mundeshin të lejojnë apo ndalojnë ndërhyrjen në çfarëdo forme të një shteti tjetër në Kosovë.
E ceka edhe më herët se e tëra filloi me qeverinë PDK-AKR-PD në vitin 2011. Të kujtohen edhe përpjekjet e një nxitjeje të një revolucioni islamik në vitin 2011, të nxitur nga imamët radikalë islamik, si Shefqet Krasniqi e Halil Kastrati?
Në vitin 2011 edhe në Parlamentin Evropian është ngritur kjo brengosje e investimeve të mëdha në islamin radikal në Kosovë, kryesisht nga Katari e Turqia, që përnjëherë filluan me të madhe, të cilët një vit më pas e shtrojnë pyetjen se kjo rritje e islamit radikal në Kosovë, Maqedoninë Veriore (atëherë FYROM), Shqipëri dhe Bosnje a do të cenojnë stabilitetin dhe sigurinë në Bashkimin Europian.
Prandaj Kosova asnjëherë nuk duhet të devijojë nga politika e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, i cili në mënyrë të shkëlqyeshme e ka prezantu Kosovën dhe shqiptarët si popull i lashtë evropian, si popull sekularë e që më shumë është i lidhur me vlerat euro-perëndimore e krishtere, sesa me ato lindore e anadollake. Ai i theu të gjitha mitet dhe propagandat serbe të më shumë se një shekulli. Prandaj, atë moment që Kosova e braktisë Rugovizmin, atë moment rrezikon ta humbë mbështetjen e miqëve dhe aleatëve tanë perëndimorë. E, poqëse ndodhë ajo, atëherë dihet mirë se Rusia dhe Serbia, por edhe Turqia, do ta rikthejnë ndikimin e tyre në trojet tona.
Zotëri Afrim Musliu, sigurisht e keni vërejtur se me islamizimin e detyrueshëm, kur shfrytëzohet propaganda islamike, turpërimi për ata që “nuk agjërojnë”, mbyllja e lokaleve përgjat agjërimit njëmujor, fjalori orientalist si “Selam Alejkum” etj, por krijohet një shoqëri islamike, antikushtetuese dhe antishqiptare?
Afrim Musliu: Pikërisht për këtë lloj ndikimi nga fuqitë e errëta anti-shqiptare nga Lindja e pata fjalën pak më herët, z. Bajram Kabashi. Ky çorientim dhe devijim i shqiptarëve ka ardhë me ndikime kryesisht nga Turqia. Disa herë në shkrimet e mia e kam thënë se Rusia nuk do të futet në trojet tona përmes Sërbisë, ngase ne asgjë nuk pranojmë çka na vie nga Sërbia, por Rusia do të futet përmes Turqisë, ngase për shqiptarët është bërë e pranueshme gjithëçka që na vie nga Turqia.
Të theksojmë se tek shqiptarët nga Turqia e Erdoganit në politikën e tij të riosmanizimit të ish-vilajeteve osmane, tek shqiptarët është bërë në mënyrë sistematike në katër faza:
1.     Duke ofruar falas mijëra seriale turke të gjitha televizioneve shqiptare, të cilat i transmetojnë nga disa herë në ditë shtatë ditët e javës, me qëllim që t´iu imponojë shqiptarëve edhe gjuhën, edhe stilin e jetës turke;
2. Ndërtimi i qindra xhamive të reja në Kosovë, madje edhe nëpër vendbanime e fshatra të thella ku fare nuk ka banorë, të cilat, përmes altoparlanteve, deshte-s´deshte, qe apo nuk qe i fesë islame, patjetër të imponohet feja islame;
3.Rrjetet sociale, portalet e shumta islame, ndikojnë shumë në indoktrinimin e shqiptarëve në fenë islame dhe në riosmanizimin e shqiptarëve;
4. Investimi dhe financimi në forca të caktuara politike me orientim fetar e proturk, me qëllim që të na prishin me aleatët tanë perëndimorë, e posaqërisht me ShBA-të, të cilët janë gardierët dhe aleatët kryesorë e strategjik të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.
Fatkeqësisht, ky pushtet aktual i ekstremit të majtë që tash e gjashtë vite udhëheqin me vendin, i kanë arritë disa marrëveshje shumë të dëmshme me Turqinë, e cila e ka shtri ndikimin e saj në komplet jetën politiko-shoqërore e ekonomike të Kosovës. Përveç se Kosova është stërmbushur me emigrantë nga Turqia, poashtu edhe ka deviju nga Rugovizmi duke i´u mbyllë derën miqëve dhe aleatëve tanë strategjik euro-perëndimorë, e duke i´a hapë derën Turqisë. Mbi 22 vizita ja kanë bërë Turqisë dhe Erdoganit derimë tani gjatë këtyre gjashtë viteve, gjersa nëpër Evropë e Amerikë vetëm sorollaten nëpër shoqata të shqiptarëve për me vjelë vota nga mërgata. Aq larg ka shku riosmanizimi i Kosovës, saqë në qytetin e Lidhjes së Prizrenit, ku edhe filloi qëllimi ynë imperativ për liri e pavarësi, sot në rrugët e atijë qyteti historik të shqiptarëve, turqit bëjnë parada me uniforma e me simbole të osmanlinjëve pushtues. Paramendoni pas edhe nja 70 viteve, serbët të bëjnë parada në Mitrovicë, Gjakovë apo Skenderaj me uniforma të çetnikëve. Është e njejta gjë edhe tani kjo me uniforma të osmanlinjëve në Prizren.
Kështu që, ndikimet nga orienti e përmes Turqisë, ku edhe e kanë bazën ”Vëllazëria Myslimane” e Egjiptit, kanë fillu të praktikohen edhe në shoqërinë tonë dhe nëpër qytetet tona. Tek ne, thjeshtë, me lejen e shtetit, po i braktisin vlerat demokratike euro-perëndimore, e dita-ditës e më shumë e më shumë, po përqafohen ato lindore. Me dashtë shteti i ndalon ato trysni sistematike për praktikimin e Sheriatit gjatë muajit të Ramazanit, por nuk po don me e hidhëru Erdoganin e po e lejojnë theçafjen kolektive e kombëtare. Po e lejojnë të thyhet kurrizi i nacionalizmit shqiptar. Mu ashtu siç e dëshironte Çubrilloviqi në Memorandumin e tij të vitit 1937.
Cili është roli i Turqisë neoosmane në këtë islamizim pasi edhe investimet religjioze (meremetimi e ndërtimi i xhamive etj) janë kryesisht të saj; a duan ta shtojnë numrin e turkofilëve e turkomëdhenjve neoosmanë që të na fusin në konflikt me vetën e botën apo?
Afrim Musliu: Mendoj se në disa raste më herët e ceka rolin e Turqisë në tërë këtë katrahurë. Një gjë duhet ta dimë të gjithë, se Turqia njejtë sikurse edhe Kina dhe Rusia dhe vendet islamike, është kundër të gjitha vlerave perëndimore. Këtë e kam cekë shumë detajisht edhe në një shkrim në drini.us me rubrikën ”Porta e Evropës dhe mburoja e Perëndimit”. Kjo edhe i bashkon ata kundër Perëndimit, edhe pse janë në anë të kundërta me aleanca ushtarake. Kurse ne që gjindemi në mes të këtyre dy rivaliteteve kulturore, duhet të përcaktohemi për atë anë të cilës i takojmë edhe gjeografikisht. Ky ndikim i Turqisë dhe i islamit politik tek ne, na ka vënë si popull në mëdyshje dhe konfuzion të madh. Ndërsa Evropa assesi nuk na don me edhe-edhe mentalitet. Ose je me Evropën, ose nuk je. Evropianët mendojnë shumë bardh e zi për atë çështje.
Si e sheh ti Afrim Musliu si analist dhe mendimtar rrugëdaljen nga ky rrethim religjioz tashmë panislamik…?
Afrim Musliu: Për të shpëtuar nga kjo katrahurë, duhet vepruar sikurse edhe Presidenti Rugova – as hyrje, as dalje prej Bosforit e tutje. Respekt e miqësi reciproke po, por asgjë më shumë se aq. Prandaj edhe një herë po e potencoj, se Kosova assesi nuk guxon me deviju nga Rugovizmi dhe orientimi properëndimorë. Vetëm në këtë mënyrë mundemi me dalë nga ky çorrsokak kulturor. Shiqo boshnjakët, të cilët me Kushtetutën e vitit 1974 i mashtroi Jugosllavia që si komb të quhen `muslimanë´, pra si kombi i parë në botë që fenë e kanë vënë si komb. Ata ende kanë mbetë në kërkim të një identiteti kombëtarë. Ndërsa të gjithë e dimë se qe 30 vite është shtet total jofunkcional në zemër të Evropës. Ne e kemi të qartë identitetin tonë kombëtarë, të cilin po e hedhim në prrua për një fe të cilën nuke ekemi me të leme, por me të bleme. Poqëse vazhdojmë kështu, brenda dy dekadave edhe ne do të mbetemi sikurse boshnjakët duke kërkuar identitetin tonë kombëtarë.
Prandaj, akademikët tanë edhe përtej kufijëve, duhet të bëhen bashkë dhe të shkruajnë një projekt kombëtar, sikurse që e kanë shumë popuj tjerë. Sikurse edhe serbët që e kanë ”Nacertanien” dhe grekët ”Megalinë”. Një projekt kombëtar shqiptarë të cilin duhet ta ndjekin të gjitha pushtetet në të dyja shtetet tona. Edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, e që do të i´u ndihmon edhe shqiptarëve nëpër vendet tjera. Duhet ta dinë cakun se ku do të jemi pas dhjetë viteve, pas pesëdhjetë viteve e pas një shekulli. Vetëm në atë mënyrë mendoj se mundemi me gjetë rrugëdalje nga kthetrrat pasislamike e antikombëtare dhe të bëhemi komb me ndikim në rajon dhe jo vetëm.
Cili është roli i Vëllazërisë Myslimane, e ndaluar edhe në Egjipt me ligj sikurse edhe në disa vende arabe e SHBA-në gjithë këtë sulm mizor ndaj historisë, kulturës dhe traditave shqiptare…?
Afrim Musliu: Nuk mendoj se vetëm shqiptarët janë cak i ”Vëllazërisë Myslimane”. Caku i tyre është i njejtë sikurse edhe i Internacionales socialiste – pa kombe dhe pa shtete kombëtare. Globalizmi i Soroshit i ka bërë bashkë këto dy komponente shumë të dëmshme. Prandaj edhe është përhapë gjithandej ky problem shoqërorë. Vetëm të lejohet me pasë vëlla të fesë dhe/apo vëlla të idealit. Assesi nuk të lejohet me pasë vëlla të gjakut, poqëse nuk i takon fesë islame dhe/apo idealit socialist. Kjo ndikon në përçarjen dhe polarizimin e shqiptarëve e që i shkon për shtati vetëm armiqëve tanë përreth e që kanë pretendime të pashuar ekspansioniste të trojeve tona shqiptare.
Si njërën, si tjetrën ne shqiptarët e kemi provuar në lëkurën tonë me dekada e shekuj të tërë. Të dyja këto ideologji na kanë përça e na kanë polarizu deri në vëllavrasje. Marksizëm-leninizmi dhe enveristo-stalinizmi është poashtu shpërlarje e trurit me ekstremizëm të majtë e revolucionarë politik, e njejtë sikurse që është edhe ekstremizmi radikal islamik. Edhe ish-sekretari i shtetit të ShBA-ve në administratën e parë të presidentit Bill Klinton, Warren Christopher, në fjalimin e tij të parë si Sekretar i ShBA-ve në vitin 1993, thotë: “Pas suksesit të madh me mposhtjen e komunizmit në Evropë e më gjërë, tani e ka radhën që ta luftojmë e ta mposhtim edhe fundamentalizmin islamik”. Nuk ishte e rastësishme ajo deklaratë e Christopherit e as tërheqja e një paraleleje të tillë.
Edhe islamistët, edhe socialistët i bashkon urrejtja ndaj Amerikës dhe Evropës perëndimore dhe vlerave perëndimore e demokratike në përgjithësi. Faktin më të mirë për ta vërtetuar këtë, e ke tani kur Amerika don që ta demokratizojë Iranin. Islamistët shqipfolës në njërën anë, e socialistët shqipfolës në anën tjetër, e përkrkrahin terrorin iranian ndaj popillit të vetë, vetëm për me dalë kundër Amerikës. Assesi nuk brengosen për faktin se të gjitha të mirat që i kemi si popull, si në Shqipëri, e sidomos ne në Kosovë, i kemi falë Amerikës. Mirëpo, urrejtja e tyre patologjike ndaj vlerave perëndimore, i bënë që të dalin kundër mikut dhe aleatit tonë më strategjik dhe të i dalin në krah Rusisë dhe Iranit, prej të cilëve vetëm të këqija kemi pasë, e kurrë asgjë të mirë. Kjo nënkupton se të dyja këto komponente e ideologji anti-shqiptare, nuk e duan paqen e as zhvillimin kombëtar. Nuk munden me funkcionu në paqe, qetësi e harmoni. Ata çdoherë duan mjegull, kaos dhe anarki. Duan revolucion për t’i arritur agjendat e tyre të huaja e antishqiptare. Vetëm në atë mënyrë edhe mbijetojnë si ideologji. E duan nënshtrimin e secilit ndaj ideologjive të tyre respektive. Këto shqiptarët duhet të i braktisin njëherë e përgjithmonë, poqëse e duan një të ardhme më të mirë e më të ndritur për kombin tonë.

LDK plotësoi kushtin – LVV ta mbajë fjalën!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
_____
     Fitorja, pothuaj se, plebishitare, për të tretën herë radhazi e Albin Kurti me LVV e tij dhe aleatët GUXO e ALTERNATIVA, rezulton të mos jetë as mashtrim dhe aq më pak rastësi. Por, një fitore supër-meritore. Sepse populli i Kosovës dhe Mërgata e saj është gërditur nga sundimi banditesk, për dy dekada radhazi, të LPK-së të djeshme, përkatësisht, PAN-it të sotëm, enverist-stalinist. Disa “biçim komandantësh”, të kriminalizuar gjatë dhe pas luftës dhe hajnorë, makro-kontrabandistë, sidomos me serbët e veriut të Kosovës, haraçxhinj e abuzues të pushtetit politik dhe ekonomik, janë refuzuar nga populli dhe shqiptarët.
     Dhimbje dhe keqardhje e madhe është për katandisjen mjerane të partisë të kryetarit, Dr. Ibrahim Rugovës, e pushtuar nga brenda nga PDK-ja, duke u bërë bisht dhe patericë e saj, për ta mbajtur atë në pushtet.
     LDK gaboi rëndë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kur refuzoi bashkëqeverisjen me LVV, nën trysninë e klanit të Isa Mustafës, i katapultuar në krye të LDK-së nga Hashim Thaçi me SHIK-un e tij.
     Humbja fatale, por rrastë meritore, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, sepse LDK-ja, e cila, paradoksalisht, e çoi vendin në zgjedhje, për të dytën herë  brenda vitit 2025.
     Çuditërisht, ata të cilët ia kishin imponuar refuzimin e ofertës bashkëqeverisëse kryetarit Lumir Abdixhiku, tani e fajësojnë dhe akuzojnë, për humbjen e thellë në zgjedhjet e 28 dhtetorit 2025. Dhe donin ta shkarkonin nga posti i kryetarit!
     Krejt papritur dhe fort pabesisht, disa nga ata që e kishin sjellur në kreun e partisë Lumirin, në vitin 2023, tani u bashkuan me klanin idhnak të Isa Mustafës, duke e forcuar atë, gjë që u dëshmua në atë mini-Kuvendin e fundit, të jashtëzakonshëm të vitit 2026, me provimin me votë, të shkarkohet Lumiri apo ta vazhdojë mandatin, deri në zgjedhjet e rrugullta partiake, 2027.
     Kur klani Mustafa vuri kandidaturën e vet, që e parathoshte vazhdimësinë e koalicionit me PAN-in, një pjesë e Kryesisë, të përkrahur nga anëtarësia, u këndellen, duke ia vazhduar kryetarllëkun Abdixhikut.
     Kryetar Lumiri, i përballur me klanin e ish-kryetarit, reflektoi mençurisht dhe oferta e qëlluar, duke ofruar si të vetmen kandidate për presidente, Dr. Vjosë Osmanin, hoqi barrën e rëndë nga vetja të bllokadës, duke u shkëputur prerazi nga PAN-i i kriminalizuar, i cili në luftë për t`u mbrojtur nga të “bëmat” kriminale dhe hajnore, bllokon Vetting-un dhe Byronë e Verifikimit të Pasurive pa mbulesë reale financiare.
     LDK-ja me propozimin e Vjosa Osmanit, me përgatitje solide, integritet të plotë dhe dinjitetet për lakmi, përgatitje profesionale dhe intelektuale, si dhe në  lidhje miqësore e simpatike evropiane, amerikane dhe botërore, është interes parësor shtetëror. Kushdo që provon të kundërtën, mendon vetëm interesin personal dhe assesi atë shtetëror.
     PAN-i hoqi dorë nga pjesëmarrja konkurruese, me shpresën se vetëm zgjedhjet e reja e shpëtojnë nga dekompozimi i mëtejmë. Aktualisht, LVV i “i ka hipur kalit”. Çfarëdo zgjedhjesh që do të bëhen, Albin Kurtin do ta keni serishmi fitimtar të zgjedhjeve, rrjedhimisht, kryeministër. Sepse krimet vrastare dhe hajnore, tashmë, kanë ndodhur, populli është vetëdijesuar, pavarësisht se Albini, me të tijtë, shpesh po i përmend biletat kthyese nga Haga! Si duket i ka gjetur me çmime zbritëse?
     Lumir Abdixhiku, me LDK-në e tij, me propozimin e Vjosë Osmanit për kandidate presidenciale, topin ia pasoi Albin Kurtit, me LVV e tij. Asnjë arsyetim nuk ka më, asnjë alibi reale, për ta kundërshtuar kandidaturën e saj, nuk i ka mbetur, përveç inatit personal që mund të këtë ai. Por, për një lider partiak, i përmasës të Albinit, nëse nuk reflekton, dëmton shumë imazhin e tij tek shqiptarët.
     Oferta për Vjosë Osmanin – Presidenten më të mirë të shekullit 21 -, siç e ka vlerësuar meritueshëm Kurti, do ta ndihmonte për ta larë, në një masë, mëkatin dhe turpin, për besë-prerjen që Kurti i bëri Presidentes brilante, duke refuzuar kandidaturen e saj me arsyetime aspak bindëse.
     Propozimi për Vjosën duhej ta bënte, pikërisht, Albin Kurti,
           në emër të Qeverisë dhe të Shtetit, për tri arsye:
“1) Vjosë Osmani ka shkëlqyer në detyrën e saj presidenciale, duke e mbështetur kryeministrin Kurti në të gjitha nismat sovraniste të Kosovës tonë;
2) Edhe në kohë krizash, në relacionin Kosovë-ndërkombëtarë, Vjosa në cilësinë e presidentes, ka relaksuar marrëdhëniet me BE, SHBA dhe botën;
3) Populli e donë që ajo ta vazhdojë mandatin e dytë presidencial meritor.
     Unë dhe partia ime nuk kemi kandidatë të dytë dhe nuk do të përsëritet praktika e pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, me rastin e propozimeve të emrave për kryetar Kuvendi dhe Kryeministër. Sillni ju kandidatura të tjera, të provohen me votën demokratike”, – duhej ta arsyetonte propozimin për Vjosën presidente, kryeministri Albin Kurti.
     Kush do të ishte ai “bir nane”, aq më pak deputet i zgjedhur nga populli, që do ra refuzonte kandidaturën e Vjosë Osmanit, kur dihet se ajo ka përmbushur në plotëni detyrën e lartë shtetërore, si Presidente e Republikës të Kosovë, sidomos në parametrat e përmendur në tre numrat rendorë, të shënuar më sipër?
“Përndryshe, kur të doni shkojmë në zgjedhjet e radhës, fituese për ne dhe humbëse për ju, opozitë”, – ta përmbyllte vendosmërinë Albin Kurti.
     Dhe faji i madh bartet tek Kurti, në rast se vendi shkon në zgjedhje përsëritëse, sepse dje e donte “presidenten më të mirë të shekullit 21, Vjosë Osmanin”, ndërsa sot nuk e donë atë?! Andaj, është pikërisht Albin Kurti, ai i cili e gatoi këtë “çorbë të thartuar”, e cila ka mbetur në tenxhere. Dhe nuk e hanë askush, nga frika e “shkuarjes së barkut”!
     “Ra ky mort dhe u pamë”, – thotë një urtësi popullore shqiptare, të cilën e përjetësoi edhe në art-letërsi, mjeshtri i letrave, Kadareja ynë. Dhe me rastin e tradhtisë, që iu bë Dr. Vjosë Osmanit, u vunë në provë edhe goxha intelektualë. Ndërsa për llumhanen politike dhe ordiniere, injorimi, përbuzja janë të mjaftueshme.

Mos na kërkoni ta quajmë këtë festë…, nuk është festë kur pushtimi vishet si spektakël

0
A mund të ketë absurditet më të madh se ky?
Të marshosh në rrugët e Prizrenit me simbolet e një perandorie që për shekuj e mbajti këtë tokë nën zgjedhë, është një fyerje ndaj çdo gjaku të derdhur për liri. Është një shuplakë për çdo brez që u përpoq të ruajë gjuhën, zakonet, identitetin – pikërisht nga ajo perandori që sot disa duan ta paraqesin si festë.
Ne nuk kemi harruar. Nuk mund të harrojmë. Historia nuk është dekor që vishet sipas interesit të ditës. Historia është përgjegjësi. Dhe kush e shtrembëron atë, kush e zbukuron pushtimin, ai nuk po bën pajtim – ai po bën poshtërim.
Çfarë mesazhi po u japim fëmijëve tanë? Që pushtimi festohet? Që robëria romantizohet? Që identiteti shitet për një spektakël?
Jo. Kjo nuk është rruga jonë.
Prizreni ka parë shumë – ka parë perandori që vijnë e shkojnë, por ka mbetur shqiptar. Dhe do të mbetet i tillë, jo duke festuar zinxhirët e së kaluarës, por duke i thyer ato në ndërgjegjen tonë.
Ne nuk jemi kundër askujt si popull. Por jemi kundër çdo përpjekjeje për të normalizuar pushtimin, për ta veshur atë me muzikë, flamuj e paradë. Sepse pas çdo parade të tillë fshihet një e vërtetë e hidhur: dikur këto rrugë nuk ishin të lira.
Dhe liria nuk festohet duke nderuar pushtuesin.
Sot nuk është ditë për marshime të tilla. Sot është ditë për kujtesë, për dinjitet, për qëndrim. Sepse një popull që harron, një popull që pranon të festojë robërinë e vet, është një popull që rrezikon ta jetojë atë përsëri.
Prizreni meriton më shumë. Historia jonë meriton më shumë. Dhe ne – ne duhet të jemi zëri që nuk hesht.
Mos u përpiqni ta maskoni historinë me kostume, me muzikë dhe me parada. Çfarë po shohim nuk është kulturë — është një përpjekje për të zbukuruar një të kaluar që për ne ishte robëri.
Këto nuk janë thjesht “grupe artistike”. Këto janë simbole të një perandorie që nuk erdhi këtu për të ndërtuar lirinë tonë, por për ta nënshtruar atë. Dhe çdo hap që bëjnë në rrugët e Prizrenit, çdo daulle që bie, është një kujtesë se dikur këto rrugë nuk ishin tonat.
Mos na kërkoni ta quajmë këtë festë. Nuk është festë kur pushtimi vishet si spektakël. Nuk është traditë kur historia shtrembërohet për t’u dukur e bukur.
Dinji­teti i një populli nuk matet me sa mirë di të harrojë, por me sa fort di të kujtojë.
Dhe ne kujtojmë.

Shadërvani nuk është shesh parade për perandori të mundura, gurët e Prizrenit mbajnë mend, edhe kur institucionet harrojnë

0
Prizren, 25 prill
Në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, në qytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, aty ku u hodhën themelet e shtetit tonë, aty ku u mbrojt gjuha jonë me gjak pikërisht nga kjo dorë e huaj, u mbajt një paradë me uniforma osmane, marshim ushtarak osman, me flamuj osmanë e turq, me bandën ushtarake osmane “Mehteran” dhe me marshim që dominoi hapësirën publike. Kjo nuk ishte kulturë. Kjo ishte provokim i pastër.
Le ta themi qartë që në fillim: kjo nuk ka të bëjë me komunitetin turk në Kosovë. Bashkëqytetarët tanë turq janë pjesë e pandarë e shoqërisë sonë, kontribuojnë në të dhe gëzojnë të drejta të plota. Çështja nuk është etnike, është historike dhe simbolike.
Nga realiteti historik e dimë se Prizreni është qyteti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), është qyteti në të cilin mori jetë akti themelues i lëvizjes sonë kombëtare për çlirim nga Perandoria Osmane. Është qyteti ku u ngrit zëri për gjuhën, identitetin dhe shtetin shqiptar. Në Kararnamenë (Aktin Themelues) të kësaj Lidhjeje shkruhej: “Qëllimi ynë i shenjtë është mbrojtja e të drejtave të kombit shqiptar… Nuk duam të jemi më nën sundimin e huaj.” Abdyl Frashëri, një nga udhëheqësit kryesorë, deklaronte: “Shqiptarët nuk kërkojnë gjë tjetër veçse të jenë zotër në vendin e tyre.” Ky akt nuk ishte thjesht politik, ishte shkëputje shpirtërore nga Perandoria Osmane, ishte lindja e ideologjisë kombëtare shqiptare.
Vetëm 3 vjet më vonë (1881), ushtria osmane e shtypi me dhunë Lidhjen, dogji shtëpi në Prizren dhe internoi udhëheqësit. Abdyl Frashëri vdiq pas torturave në burgjet osmane. Ky është qyteti ku historia jonë u shkrua me gjak, pikërisht kundër asaj perandorie.
Nga realiteti i sotëm pamë se pikërisht në po atë shesh ku është shkruar historia jonë e çlirimit, “Shqipëria e shqiptarëve”, parakaluan uniforma të një perandorie që ne e luftuam pesë shekuj për ta larguar nga trojet tona dhe që e shtypi atë lëvizje. Kjo nuk ishte thjesht “shfaqje kulturore”, ishte një porosi simbolike që bie ndesh me kujtesën kolektive të këtij qyteti. Në po atë shesh ku u ngrit zëri për çlirim, dëgjuam daullet e Mehter-it, bandës ushtarake që historikisht shoqëronte ushtritë osmane në fushatat e tyre të pushtimit. Ishte simbolikë e rëndë në një hapësirë me ngarkesë të jashtëzakonshme historike.
Sa i përket miqësisë me Turqinë e sotme, shtetin modern turk, e dimë se Republika e Turqisë është mike e çmuar e Republikës së Kosovës, ka njohur pavarësinë tonë në vitin 2008 dhe ka kontribuar në shumë fusha. Është kjo miqësi e vyer që duhet ruajtur. Turqia moderne nuk është Perandoria Osmane. Vetë Mustafa Kemal Atatürku, themeluesi i Republikës moderne Turke, nuk donte të identifikohej me të dhe e “mbylli” Perandorinë Osmane në vitin 1922, duke deklaruar: “Nuk mund të ndërtohet e ardhmja duke jetuar në hijen e së kaluarës.” Atëherë, pse ne sot duhet të lejojmë që zemra e Prizrenit të jetojë në hijen simbolike të asaj perandorie që i përket të kaluarës?
Nuk ka mik në botë që ka të drejtë të ngrejë uniformën e sunduesit mbi gurët tanë.
Nuk ka festë që e mbulon turpin e një shteti që lejon marshimin e huaj aty ku populli ynë ka qarë për liri.
Kush harron historinë, e rigjen si zinxhir.
Dhe ne e dimë shumë mirë se si ndihet zinxhiri.
Pyetjet që kërkojnë përgjigje sot janë: Kush e lejoi këtë organizim në një hapësirë me ngarkesë kaq të madhe historike? A u konsultua Komuna e Prizrenit për përmbajtjen simbolike? Ku ishte Ministria e Kulturës, e cila ka për detyrë ligjore mbrojtjen e trashëgimisë historike? A do të lejohej një paradë e ngjashme me uniforma, nëse do të kërkohej, të çdo pushtuesi tjetër historik?
Përgjegjësia nuk është te organizatorët, ata bëjnë atë që u lejohet. Përgjegjësia është te institucionet tona, që duhet të dinë ku është kufiri midis shkëmbimit kulturor dhe rishkrimit simbolik të historisë.
Prizreni i hap dyert për të gjithë, për turistë, për miq, për kultura të ndryshme. Por Prizreni nuk i dorëzon sheshet e veta për t’u kthyer në skenë ku perandoritë e dikurshme parakalojnë sërish.
Prizreni është qytet i historisë shqiptare.
Prizreni është qytet i bashkëjetesës.
Prizreni meriton respekt për të dyja.
Popujt që ruajnë kujtesën, ruajnë lirinë.
dnsh

Paqe e përjetshme mbi shpirtrat e të vrarëve në Mejë të Gjakovës dhe mbi të gjithë ata që ranë për atdhe

Lekë Mrijaj, Klinë

Sot, kur kanë kaluar 27 vjet nga Masakra e Mejës së Gjakovës, edhe kujtesa ime ndalet me përgjegjësi dhe me dhimbje të thellë para njërës prej plagëve më të rënda të luftës së fundit në Kosovë. Ajo ditë e idhët dhe e zezë nuk është vetëm një datë përkujtimore që shënohet në agjendën tonë kombëtare, por është, mbi të gjitha, një gur varri në ndërgjegjen e historisë sonë të lavdishme dhe një kujtim i përgjakur që nuk mund të zbehet e që asnjëherë nuk guxon të harrohet.

Në Mejë të Gjakovës, Serbia okupuese, gjenocidiale dhe kriminale, e cila për më shumë se një shekull kishte rënduar me dhunë fatin e shqiptarëve. Pikërisht edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, përmes ushtrisë, policisë dhe aparatit të saj shtetëror të dhunës, vrau 376 shqiptarë: burra, gra, fëmijë, pleq e të rinj. Ata, për t’u vrarë, nuk u ndanë sipas fesë dhe nuk u pyetën nëse ishin myslimanë apo katolikë. Nuk u dalluan sipas ritit apo besimit fetar, krahinës apo prejardhjes familjare. Ata, mbi të gjitha, u vranë si shqiptarë dhe vetëm pse ishin shqiptarë.

Kjo, për mua, është e vërteta e madhe dhe e hidhur e Mejës. Pra, Serbia gjakatare dhe gjenocidiale nuk vrau një grup fetar, mysliman apo katolik, por vrau bij e bija të popullit shqiptar. Përmes atyre vrasjeve, ajo e goditi trupin tonë kombëtar aty ku e kishte më lehtë ta lëndonte. Pra, te civilët e pambrojtur, te familjet e pafajshme, te njerëzit që nuk kishin asnjë faj tjetër përveçse ishin shqiptarë dhe i përkisnin këtij vendi, kësaj toke arbërore dhe këtij emri.

Në krye të asaj makinerie kriminale qëndronte diktatori Sllobodan Millosheviq, me suitën e tij famëkeqe politike, ushtarake e policore të llojit nazist. Përveç asaj dhune dhe atyre vrasjeve, ata u përpoqën ta përçanin popullin shqiptar të Kosovës. Me raste, tentuan të veçonin pjesëtarët katolikë, sikur shqiptarët të mund të ndaheshin në copa sipas fesë. Por lufta, dhimbja dhe gjaku i derdhur dëshmuan të kundërtën. Shqiptarët u goditën Shqiptarë apo më konkret si një popull i vetëm dhe, si një popull i vetëm, duhej të qëndronin.

Pikërisht në këtë frymë e shoh edhe qëndrimin e pinjollit të martirëve të Karadakut, Imzot Mark Sopit, Ipeshkëv i Kosovës dhe bari shpirtëror i popullit të vet. Posa kishte kuptuar për Masakrën e Mejës, ai ishte tronditur thellë në shpirt. Lajmi për atë mizori kriminale, të kryer nga Serbia okupuese, nuk e kishte lënë të qetë. Dhimbja e popullit ishte edhe dhimbja e tij. Si ipeshkëv, dhe si bir i këtij vendi, ai nuk mund të rrinte larg një plage kaq të madhe.

Prandaj, sapo kishte dëgjuar për atë ngjarje të rëndë, Imzot Mark Sopi kishte shkuar në Gjakovë për ta kuptuar më nga afër atë që kishte ndodhur. Ai nuk deshi të mbetej vetëm te lajmet, te fjalët e shpërndara apo te zërat e largët. Deshi të dëgjonte nga afër, të takohej me njerëz, të merrte dëshmi dhe ta ndiente dhimbjen aty ku ajo ende ishte e nxehtë, e freskët dhe e padurueshme.

Për ato dëshmi, ai synonte të njoftonte edhe qendrat ndërkombëtare vendimmarrëse e diplomatike: Selinë e Shenjtë në Vatikan, Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shtetet e Quint-it, NATO-n, si dhe ambasadat e zyrat diplomatike euroatlantike në Prishtinë e Beograd.

Imzot Marku, në Gjakovë kishte dëgjuar rrëfime të rënda nga njerëzit që kishte takuar. Kishte marrë informata edhe nga Kuvendi Françeskan në Gjakovë, ku zërat e frikës, dhimbjes dhe tmerrit kishin mbërritur të ngarkuar me lot e ankth. Ato tregime ishin rrëqethëse. Ishin dëshmi që nuk mund të dëgjoheshin pa u dridhur shpirti. Ishin histori nënash, bijsh, familjesh dhe njerëzish të pafajshëm, të cilët ishin përballur me brutalitetin e një shteti kriminal.

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Mark Sopi, ishte i tmerruar nga ato që dëgjonte. Por tmerri i tij nuk u kthye në ligësi, as në thirrje për ndarje. Ai nuk e lejoi dhimbjen të shndërrohej në përçarje. Përkundrazi, në atë kohë të rëndë, ai e ruajti qartësinë e shpirtit dhe urtinë e bariut të vërtetë. Ai e dinte se, në rrethana të tilla, fjala e tij duhej të ishte fjalë bashkimi, jo ndarjeje; fjalë dinjiteti, jo privilegji; fjalë e përbashkët, jo e veçuar.

Prandaj, për Masakrën e Mejës së Gjakovës, ai gjithmonë kishte thënë me bindje të thellë:  “Besimtarët katolikë nuk mund të jenë të privilegjuar. Lufta e ka goditur barabar krejt popullin shqiptar. Jemi një popull dhe do të qëndrojmë së bashku, mos e dhashtë Zoti, edhe nëse ndodh të shkojmë, deri në shfarosje. Por, gjithsesi, do të qëndrojmë.”

Kjo fjali e Imzot Mark Sopit mbetet për mua një testament shpirtëror dhe kombëtar. Aty në atë rast nuk fliste vetëm një ipeshkëv; aty fliste një njeri i urtë i historisë sonë, një bari që nuk e shihte popullin të ndarë në besime, por të bashkuar në fat. Ai e kuptonte se, në Kosovë, në ato ditë të zeza, dhimbja nuk kishte fe. Lotët nuk kishin fe. Varret nuk kishin fe. Gjaku i derdhur ishte gjak shqiptar.

Në qëndrimin e tij shoh një durim të fortë, burrëror dhe shpirtëror, që më kujton durimin e klerikëve dhe burrave të mëdhenj të historisë shqiptare. Ai nuk fliste me zhurmë, por me peshë. Nuk kërkonte privilegje për katolikët, sepse e dinte se privilegji në kohë lufte mund të bëhej plagë për unitetin kombëtar. Ai kërkonte që populli të qëndronte bashkë, sepse vetëm bashkë mund të mbijetonte.

Meja, në këtë kuptim, për mua nuk është vetëm kujtim i masakrës. Është edhe dëshmi e së vërtetës sonë kombëtare: se Serbia vrau shqiptarë pa dallim feje, ndërsa shqiptarët duhej ta mbronin njëri-tjetrin pa dallim feje. Ajo që armiku deshi ta ndante, dhimbja e bashkoi edhe më fort. Ajo që propaganda deshi ta përçante, gjaku i të pafajshmëve e vulosi si një amanet të përbashkët.

Sot, bë këtë përvjetor kur e kujtoj Mejën martire, e kujtoj si një dhimbje të madhe shqiptare. E kujtoj si një vend ku u vra jeta, por nuk u vra e vërteta. E kujtoj si një plagë që flet ende. Dhe në këtë kujtesë më del para edhe figura e pinjollit të martirëve të Karadakut, Imzot Mark Sopit, Ipeshkvit të amshuar të Kosovës, i cili, në kohë të trazuara, dinte të qëndronte me popullin, jo mbi popullin; pranë të vuajturve, jo larg tyre; në shërbim të bashkimit, jo të ndarjes.

Prandaj, për mua, Meja është thirrje për kujtesë, për drejtësi dhe për unitet. Ajo më mëson se krimi nuk duhet harruar; se viktimat nuk duhet numëruar vetëm si shifra, por duhet kujtuar si njerëz, si bij e bija të këtij vendi, si pjesë e një populli të plagosur, por të pathyer.

Dhe, mbi të gjitha, Meja më kujton se shqiptarët, në tërë ditët më të errëta të perandorive mesjetare nuk u vranë si të ndarë, por si një trup i vetëm kombëtar. Prandaj edhe unë i kujtoj si një dhimbje të vetme, si një amanet të vetëm, si një kujtesë të përbashkët.

Lavdi të vrarëve të Mejës. Nderim i përjetshëm kujtimit të tyre! Paqe e përjetshme mbi shpirtrat e të vrarëve në Mejë të Gjakovës dhe mbi të gjithë ata që ranë për atdhe.

Më 28 prill 2026

“Shqipëria e ribashkuar qetëson Ballkanin (Vëllimi I)” e Mehdi Hysenit, një studim dhe si një zë i artikuluar qartë

0

Fatmir Terziu: Një studim si një zë i artikuluar qartë…

Një studim si një zë i artikuluar qartë kundër heshtjes, deformimit apo instrumentalizimit të çështjes shqiptare në hapësirën ballkanike

Prof Dr Fatmir Terziu

Vepra studimore e Prof. Dr. Mehdi Hyseni, “Shqipëria e ribashkuar qetëson Ballkanin (Vëllimi I)”, paraqitet si një ndër ndërmarrjet më të guximshme, më të munguarat dhe njëherazi më të domosdoshmet në mendimin bashkëkohor shqiptar. Në një kohë kur diskursi mbi çështjen kombëtare shpesh është fragmentarizuar, relativizuar ose shmangur, kjo vepër rikthen në qendër të debatit një temë themelore: të drejtën historike, politike dhe juridike të shqiptarëve për vetëvendosje dhe ribashkim. Ajo nuk është thjesht një analizë akademike, por një ndërhyrje e vetëdijshme në një debat që kërkon guxim intelektual dhe përgjegjësi historike. Vepra e Prof. Dr. Mehdi Hyseni paraqitet si një studim voluminoz, që shtrihet në më shumë se 600 faqe të dendura me analizë të thelluar dhe argumentim të strukturuar, duke reflektuar një angazhim serioz shkencor dhe një përkushtim të rrallë ndaj çështjes që trajton. Ajo shquhet jo vetëm për gjerësinë tematike dhe qartësinë e tezave, por edhe për një bibliografi të pasur e mbresëlënëse, që përfshin burime historike, juridike dhe akademike të zgjedhura me kujdes, duke i dhënë studimit një bazë solide dhe kredibilitet të lartë shkencor. Në këtë mënyrë, vepra nuk mbetet thjesht një trajtesë teorike, por ngrihet në nivelin e një reference të rëndësishme për studiuesit dhe për të gjithë ata që kërkojnë një kuptim më të thellë dhe të argumentuar të çështjes kombëtare shqiptare.

Ky studim vjen si një zë i artikuluar qartë kundër heshtjes, deformimit apo instrumentalizimit të çështjes shqiptare në hapësirën ballkanike. Përmes një qasjeje të ndërthurur historike, juridike dhe politiko-diplomatike, autori ndërton një argumentim që sfidon narrativat e zakonshme dhe nxit një reflektim të thellë mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Pikërisht për këtë arsye, kjo vepër mbush një boshllëk të ndjeshëm në literaturën shqiptare, duke ofruar një platformë të strukturuar për diskutim dhe analizë.

Mbi të gjitha, libri afirmon një ide të fuqishme dhe provokuese: se ribashkimi i shqiptarëve nuk është faktor destabilizues, por përkundrazi një mundësi reale për paqe, stabilitet dhe ekuilibër në Ballkan. Në këtë prizëm, studimi i Prof. Dr. Mehdi Hyseni shndërrohet në një tekst referencial për të gjitha kohërat—një thirrje për vetëdije, një ftesë për debat dhe një përpjekje serioze për të ndërtuar një vizion të qëndrueshëm mbi të ardhmen kombëtare dhe rajonale.

Prognoza e një vlere domosdoshmërie në këtë hyrje mbështetet mbi një bosht të qartë ideor: bashkimi si kusht për njohjen, zhvillimin dhe fuqizimin e kombit. Thënia e Ismail Qemalit nuk paraqitet thjesht si një citim historik, por si një aksiomë që tejkalon kohën dhe merr vlerë orientuese për të tashmen dhe të ardhmen. Në këtë kuptim, domosdoshmëria nuk është vetëm një aspiratë emocionale apo romantike, por një kërkesë strukturore e ekzistencës kombëtare. Prognoza e kësaj vlere nënkupton se pa një nivel të caktuar uniteti politik dhe strategjik, kombi shqiptar mbetet i fragmentarizuar në ndikim, i dobësuar në përfaqësim dhe i kufizuar në potencialin e tij zhvillimor në arenën ndërkombëtare.

Në planin kritik, teksti vë në dukje një kontradiktë të thellë midis ndërgjegjes kolektive kombëtare dhe veprimit të politikës zyrtare shqiptare në dekadat e fundit. Kjo përplasje prodhon një hendek që e bën prognozën e domosdoshmërisë edhe më urgjente: kur politika largohet nga interesi afatgjatë kombëtar dhe ndjek logjikën e kompromisit pragmatik apo të përfitimit afatshkurtër, ajo në fakt e vonon realizimin e një procesi që paraqitet si i pashmangshëm historikisht. Këtu domosdoshmëria merr edhe dimension etik e juridik, duke u lidhur me të drejtën e vetëvendosjes dhe me parimet universale të rendit ndërkombëtar, të cilat, sipas autorit, nuk mund të përjashtojnë shqiptarët pa krijuar një standard të dyfishtë.

Në një perspektivë më të gjerë, prognoza e kësaj vlere shfaqet si një ndërthurje e faktorëve historikë, gjeopolitikë dhe ndërkombëtarë. Teksti sugjeron se ribashkimi nuk është në kundërshtim me integrimin evropian apo me stabilitetin rajonal, por përkundrazi mund të jetë një kontribues i tyre, nëse realizohet në përputhje me normat ndërkombëtare. Kështu, domosdoshmëria nuk shihet si një projekt izolues apo konfliktual, por si një proces që kërkon maturi diplomatike dhe artikulim të qartë strategjik. Prognoza përfundimtare që del nga kjo analizë është se çështja e bashkimit, pavarësisht pengesave aktuale, do të mbetet një faktor i pandashëm i diskursit dhe i zhvillimeve të ardhshme të kombit shqiptar, duke kërkuar rishqyrtim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi të shtuar nga elitat politike dhe intelektuale.

Kapitulli ndërtohet mbi një tezë të fortë dhe të drejtpërdrejtë: ribashkimi i Shqipërisë Etnike nuk është një konstrukt imagjinar, por një realitet i mbështetur në fakte historike, juridike dhe kombëtare. Krahasimi me elementë jetikë si dielli, drita dhe ajri synon ta zhvendosë këtë ide nga sfera e debatit teorik në atë të domosdoshmërisë ekzistenciale. Në këtë kuptim, argumenti themelor i kapitullit është se një komb i copëtuar mbetet në një gjendje të paplotë, ndërsa ribashkimi paraqitet si rikthim në një rend natyror të mohuar historikisht. Kjo qasje synon të rrëzojë perceptimet që e trajtojnë çështjen si utopike, duke e vendosur atë në një plan realist dhe të verifikueshëm.

Një element qendror i analizës është kritika ndaj narrativave kundërshtuese, veçanërisht ndaj tezës së ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”, e cila paraqitet si një konstrukt propagandistik për të delegjitimuar kërkesat shqiptare. Kapitulli argumenton se kjo tezë nuk ka bazë shkencore apo historike, por shërben si instrument politik për të justifikuar status quo-në dhe për të shmangur trajtimin e çështjes reale: copëtimin territorial të shqiptarëve. Në këtë kontekst, dallimi mes “Shqipërisë Etnike” dhe “Shqipërisë së Madhe” bëhet thelbësor, pasi i pari paraqitet si koncept i rrënjosur në të drejtën historike dhe vetëvendosjen, ndërsa i dyti si mit i ndërtuar për qëllime strategjike nga kundërshtarët.

Në planin më të gjerë, kapitulli vendos çështjen në raport me zhvillimet ndërkombëtare dhe proceset integruese, duke theksuar se ribashkimi nuk duhet parë si kundërvënie ndaj tyre, por si pjesë e një procesi më të gjerë të realizimit të të drejtave kombëtare. Megjithatë, theksohet se pa një qasje të qartë dhe të unifikuar të politikës shqiptare, kjo çështje rrezikon të mbetet e pazgjidhur dhe e margjinalizuar. Kështu, përfundimi që del është se ribashkimi, pavarësisht pengesave politike dhe diplomatike, mbetet një kërkesë e qëndrueshme dhe e pashmangshme, e cila kërkon artikulim më të fortë dhe strategji më të mirëfilltë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në kontekstin e strategjisë integruese të Bashkimit Evropian, çështja e Shqipërisë Etnike shtrohet si një ndërthurje komplekse midis proceseve globale të integrimit dhe të drejtave historike e kombëtare. Vetë projekti evropian, i lindur nga nevoja për paqe dhe bashkëpunim pas Luftës së Dytë Botërore, nuk është thjesht një mekanizëm ekonomik apo politik, por një vizion i ndërtuar mbi parimet e stabilitetit, solidaritetit dhe bashkëjetesës. Megjithatë, për shqiptarët lind dilema thelbësore: a përfaqëson integrimi një mundësi reale për afirmim të plotë kombëtar, apo rrezikon të institucionalizojë gjendjen ekzistuese të fragmentimit territorial dhe politik? Kjo pyetje nuk është thjesht teorike, por lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si historia dhe e drejta ndërkombëtare trajtohen në praktikën e sotme integruese.

Nga një këndvështrim historik dhe politik, është e qartë se Bashkimi Evropian ka evoluar mbi bazën e pajtimit dhe bashkëpunimit midis kombeve që dikur kanë qenë në konflikt, siç dëshmohet nga raporti franko-gjerman. Ky model sugjeron se integrimi nuk përjashton identitetin kombëtar, por përkundrazi e presupozon atë si të konsoliduar më parë. Pikërisht këtu qëndron edhe nyja e debatit shqiptar: nëse integrimi në strukturat evropiane ndodh pa një zgjidhje të plotë të çështjes kombëtare, atëherë ekziston rreziku që ai të funksionojë si një mekanizëm që e zëvendëson, dhe jo që e plotëson, të drejtën e vetëvendosjes. Në këtë kuptim, integrimi nuk mund të shihet si alternativë e zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura historike, por si një fazë që kërkon paraprakisht një ekuilibër më të drejtë politik dhe juridik.

Në përfundim, raporti midis Shqipërisë Etnike dhe strategjisë së Bashkimit Evropian mbetet një sfidë e hapur, ku ndërthuren aspiratat kombëtare me realitetet gjeopolitike të kohës. Integrimi evropian është një proces i pashmangshëm dhe potencialisht përfitues, por ai nuk mund të jetë i qëndrueshëm nëse ndërtohet mbi baza të pabarabarta historike dhe politike. Për këtë arsye, çdo qasje ndaj integrimit duhet të shoqërohet me një reflektim të thellë mbi të drejtat legjitime, mbi parimin e vetëvendosjes dhe mbi nevojën për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes kombëtare shqiptare në tërësinë e saj.

Në thelb të këtij kapitulli qëndron një tezë e fortë dhe e drejtpërdrejtë e Prof Dr Mehdi Hyseni, sipas së cilës demokracia nuk është një pikënisje, por një rezultat: “Demokracia nuk e sjell lirinë, as drejtësinë, por liria, vetëvendosja dhe drejtësia e sjellin demokracinë.” Ky formulim përmbys një nga keqkuptimet më të përhapura në diskursin politik bashkëkohor, duke theksuar se pa u garantuar më parë liria dhe e drejta për vetëvendosje, çdo përpjekje për të ndërtuar një rend demokratik mbetet formale dhe e zbrazët. Në këtë kuptim, demokracia nuk mund të importohet apo të imponohet nga jashtë, por lind natyrshëm vetëm në një shoqëri të çliruar nga varësitë dhe padrejtësitë strukturore.

Duke iu referuar realitetit shqiptar në Ballkan, autori argumenton se mungesa e një demokracie të mirëfilltë lidhet drejtpërdrejt me statusin historik dhe politik të shqiptarëve. Sipas Prof Dr Mehdi Hyseni, për sa kohë që një pjesë e konsiderueshme e trupit kombëtar mbetet e fragmentuar dhe e ndikuar nga trashëgimi koloniale apo neokoloniale, demokracia nuk mund të funksionojë si vlerë universale në praktikë. Në këto kushte, përpjekjet për të interpretuar teorikisht demokracinë, pa adresuar realitetin e mungesës së lirisë dhe të barazisë, janë të destinuara të dështojnë. Kjo krijon një hendek të thellë mes diskursit politik dhe përvojës konkrete të qytetarëve.

Në përfundim, ky kapitull artikulon qartë një parim themelor: nuk ka demokraci pa liri, drejtësi dhe barazi reale. Siç nënvizon Prof Dr Mehdi Hyseni, çdo rend që ndërtohet mbi mohimin e këtyre parakushteve nuk mund të quhet demokratik, por mbetet një formë e maskuar e dominimit dhe e pabarazisë. Prandaj, përpara çdo projekti demokratizues apo integrues, duhet të sigurohen kushtet bazë të lirisë dhe të vetëvendosjes, sepse vetëm mbi këtë themel mund të ndërtohet një demokraci e qëndrueshme dhe funksionale.

Në thelb të këtij kapitulli qëndron një tezë e prerë dhe e pakompromis: çështja e gjysmës së Shqipërisë së kolonizuar nuk është problem i jashtëm, as çështje që mund të delegohet apo të trajtohet nga faktorë të tjerë rajonalë, por një çështje thelbësisht kombëtare shqiptare. Siç thekson edhe Prof. Dr. Mehdi Hyseni, çdo përpjekje për ta relativizuar këtë realitet përmes formulave të përgjithshme mbi multietnicitetin, integrimin apo stabilitetin rajonal, mbetet e cunguar dhe e pavlefshme nëse nuk trajton në rrënjë problemin kolonial shqiptar në Ballkan. Sipas tij, pa njohjen dhe zgjidhjen e kësaj çështjeje, çdo diskurs mbi paqen dhe demokracinë mbetet më shumë retorikë sesa realitet i jetueshëm.

Në këtë linjë, kritika e Hysenit drejtohet edhe ndaj vetë politikës shqiptare, e cila – në vend që të riaktualizojë dhe të ndërkombëtarizojë çështjen koloniale – shpesh ka zgjedhur heshtjen, anashkalimin apo edhe margjinalizimin e saj. Ai nënvizon se pas ndryshimeve të mëdha gjeopolitike në Evropë pas vitit 1990, u krijua një moment historik për të rishtruar këtë çështje në arenën ndërkombëtare, por kjo mundësi nuk u shfrytëzua. Përkundrazi, sipas tij, politika shqiptare shpesh ka ndjekur një kurs të gabuar, duke u fokusuar në integrime të pjesshme dhe duke lënë në hije çështjen themelore të vetëvendosjes dhe të ribashkimit kombëtar.

Një tjetër dimension i rëndësishëm që thekson Prof. Dr. Mehdi Hyseni është raporti midis integrimit evropian dhe zgjidhjes së çështjes shqiptare. Ai argumenton se integrimi i vërtetë rajonal dhe evropian nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi historike dhe mbi mohimin e të drejtave themelore të një populli. Në këtë kuptim, ribashkimi dhe riintegrimi i hapësirës shqiptare nuk duhet parë si kërcënim, por si kontribut për stabilitetin dhe paqen afatgjatë në Ballkan. Çdo model integrimi që injoron këtë realitet, sipas tij, rrezikon të mbetet artificial dhe i paqëndrueshëm.

Në përfundim, ky kapitull artikulon një thirrje të qartë për një rishikim të thellë të qasjes politike dhe diplomatike shqiptare. Siç e formulon Hyseni, zgjidhja e çështjes koloniale shqiptare nuk është vetëm një e drejtë historike dhe juridike, por një domosdoshmëri ekzistenciale për vetë kombin shqiptar. Pa këtë zgjidhje, çdo projekt për demokraci, zhvillim dhe integrim mbetet i paplotë dhe i brishtë, ndërsa vetë Ballkani vazhdon të mbetet një hapësirë e tensioneve të pazgjidhura.

realiteteve historike dhe gjeopolitike. Autori vendos theksin mbi faktin se, edhe pse rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar me fundin e shekullit XX, logjikat e vjetra të rivaliteteve dhe ndikimeve të fuqive të mëdha nuk janë zhdukur. Në këtë kuadër, Ballkani vazhdon të trajtohet si një hapësirë rikompozimi strategjik, ku çështja shqiptare mbetet e fragmentarizuar dhe e pazgjidhur. Kjo fragmentarizim, sipas autorit, nuk është pasojë e aspiratave destabilizuese shqiptare, por e ndërhyrjeve dhe projekteve të jashtme që kanë ndikuar në copëtimin dhe dobësimin e faktorëve autoktonë.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet bashkërendimit historik të politikave greke dhe serbe, të cilat paraqiten si bartëse të një tradite të gjatë ekspansioniste dhe hegjemone në rajon. Duke u kthyer në shekullin XIX dhe në zhvillimet e mëvonshme, autori përpiqet të dëshmojë se këto politika kanë synuar vazhdimisht zgjerimin territorial në dëm të trojeve shqiptare, duke përdorur mjete diplomatike, ushtarake dhe propagandistike. Ngjarjet e viteve ’90, përfshirë krizën greko-shqiptare dhe situatën në Kosovë, interpretohen si vazhdimësi e kësaj qasjeje, ku propaganda ndërkombëtare dhe ndërhyrjet e fshehta kanë synuar të paraqesin shqiptarët si faktor destabilizues, ndërkohë që realiteti, sipas autorit, flet për të kundërtën.

Në përfundim, kapitulli ngre një kritikë të fortë ndaj perceptimeve të shtrembëruara ndërkombëtare, sidomos atyre që e lidhin konfliktin në Ballkan me përplasje fetare apo me rrezikun e “islamizmit”. Autori i hedh poshtë këto teza si konstruksione politike dhe propagandistike, duke theksuar se rrënja e tensioneve qëndron në ambiciet territoriale dhe në trashëgiminë e projekteve kolonialiste në rajon. Në këtë prizëm, shqiptarët paraqiten jo si kërcënim për sigurinë rajonale dhe evropiane, por si një popull që vazhdon të përballet me pasojat e padrejtësive historike dhe me një problem të pazgjidhur kombëtar në zemër të Evropës.

Një lexim më i thelluar i kësaj teze të trajtuar nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni nuk qëndron vetëm në kundërshtimin e narrativës serbe për Kosovën, por në përpjekjen për ta zhvendosur të gjithë debatin nga “historia e pretenduar” drejt “legjitimitetit juridik dhe moral”. Ajo që shpesh mbetet e pathënë është se çështja e Kosovës nuk është thjesht një konflikt territorial apo historik, por një përplasje midis dy koncepteve themelore: atij të sovranitetit klasik shtetëror dhe atij të së drejtës së popujve për vetëvendosje. Hyseni, në mënyrë implicite, e vendos Kosovën në këtë të dytin, duke e konsideruar pavarësinë jo si një akt të izoluar politik, por si përmbyllje të një procesi dekolonizues, që në të drejtën ndërkombëtare ka një peshë shumë më të madhe sesa pretendimet historike të një shteti.

Një dimension tjetër që meriton vëmendje është mënyra se si miti kolonizues funksionon si instrument politik afatgjatë. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një interpretim të historisë, por me një ndërtim ideologjik që ka shërbyer për të justifikuar politika konkrete shtetërore – nga kolonizimi demografik deri te spastrimi etnik. Ajo që Hyseni nënvizon, por që mund të thellohet më tej, është se ky mit nuk është vetëm serb; ai është toleruar, madje në periudha të caktuara edhe instrumentalizuar nga aktorë ndërkombëtarë për arsye gjeopolitike. Prandaj, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është thjesht një fitore shqiptare, por një çarje në vetë strukturën e miteve historike që kanë mbajtur gjallë rendin e padrejtë në Ballkan. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës është më shumë një precedent sesa një përjashtim.

Së fundi, ajo që mbetet ende e pazgjidhur – dhe që analiza klasike shpesh e anashkalon – është tensioni midis realitetit juridik dhe atij politik ndërkombëtar. Edhe pse Kosova ka përmbushur kriteret themelore të shtetësisë dhe është njohur nga një numër i madh shtetesh, mosnjohja nga disa fuqi të rëndësishme tregon se e drejta ndërkombëtare nuk funksionon në vakum, por në ndërveprim me interesat strategjike. Kjo e bën tezën e “fundit të mitit kolonizues” një përfundim të pjesshëm: miti është goditur, por jo zhdukur. Sfida reale, që shkon përtej analizës së Hysenit, është nëse ky precedent do të konsolidohet si normë universale për rastet e tjera të ngjashme, apo do të mbetet një zgjidhje e veçantë e diktuar nga balancat e fuqisë në një moment të caktuar historik.

Argumenti shkencor i Prof. Dr. Mehdi Hysenit ndërtohet mbi tezën se çështja e shqiptarëve në Malësinë e Madhe nuk mund të trajtohet më si problem i brendshëm i Malit të Zi, por si një çështje e mirëfilltë ndërkombëtare. Ai argumenton se mohimi historik i të drejtave të shqiptarëve – që nga vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit e deri në periudhat moderne – bie ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, sidomos me standardet e vendosura pas Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Në këtë këndvështrim, vazhdimësia e diskriminimit politik, ekonomik dhe kulturor përbën jo vetëm shkelje të të drejtës natyrore dhe historike të shqiptarëve autoktonë, por edhe një kundërshtim flagrant ndaj rendit juridik ndërkombëtar që kërkon barazi, liri dhe dinjitet për çdo komunitet.

Në planin juridiko-politik, Hyseni e mbështet argumentin e tij në parimin e ndërkombëtarizimit të të drejtave të njeriut, duke theksuar se këto të drejta nuk janë më kompetencë ekskluzive e shteteve sovrane. Përmes referencave ndaj instrumenteve ndërkombëtare si OKB, Këshilli i Evropës dhe OSBE, ai nënvizon se shqiptarët në Mal të Zi gëzojnë të drejtën legjitime për vetëorganizim dhe rajonizim në kuptimin territorial, ekonomik dhe kulturor. Sipas tij, kërkesa për rajonizimin e Malësisë nuk është akt separatist, por një mekanizëm demokratik dhe evropian për integrim, që synon ruajtjen e identitetit dhe garantimin e të drejtave, në përputhje me praktikat e rajonizimit në Evropën bashkëkohore.

Në dimensionin strategjik, Hyseni argumenton se refuzimi i këtyre të drejtave nga politika zyrtare malazeze jo vetëm që dëmton shqiptarët, por minon edhe vetë procesin e demokratizimit dhe integrimit evropian të Malit të Zi. Ai paralajmëron se vazhdimi i praktikave neokolonialiste dhe i diskursit antishqiptar rrezikon stabilitetin ndëretnik dhe e pengon vendin në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Përkundrazi, pranimi i rajonizimit të Malësisë shihet si një zgjidhje racionale dhe progresive, që do të kontribuonte në paqe, bashkëjetesë dhe zhvillim, duke e vendosur Malin e Zi në linjë me standardet moderne të Evropës së re.

Teksti i Prof. Dr. Mehdi Hysenit në këtë kapitull nuk është thjesht një argument politik i drejtpërdrejtë, por një ndërthurje e thellë midis diskursit juridik ndërkombëtar, retorikës historike dhe një nënteksti të fortë të së pathënës—aty ku shqetësimi për fatin e një popullsie shndërrohet në një thirrje normative për ndërhyrje globale. Thellimi i argumentimit shkencor qëndron pikërisht në këtë dyzim: midis asaj që artikulohet qartë dhe asaj që sugjerohet me intensitet të heshtur.

Së pari, në planin teorik, autori e ndërton tezën mbi konceptin e diplomacisë preventive si një instrument i legjitimuar nga e drejta ndërkombëtare. Duke iu referuar normave të Kartës së OKB-së dhe Konventës për Gjenocidin, ai krijon një bazë të fortë juridike që e zhvendos çështjen nga një konflikt lokal në një problem të sigurisë ndërkombëtare. Kjo është një strategji klasike e ndërkombëtarizimit të çështjes: përmes kategorizimit të dhunës si “krim ndërkombëtar”, argumentohet implicit se sovraniteti shtetëror i Serbisë nuk mund të jetë pengesë për ndërhyrje. Këtu, diskursi shkencor nuk është neutral, por normativ—ai synon të prodhojë detyrim moral dhe juridik për veprim.

Por thellësia e vërtetë e këtij kapitulli shfaqet në diskursin e së pathënës. Termat si “terror vertikal”, “regjim i terrorit” apo “kolonializëm serbomadh” nuk janë thjesht kategori analitike; ato funksionojnë si bartëse të një përvoje historike të akumuluar, që nuk artikulohet plotësisht, por nënkuptohet. Autori nuk ndalet gjatë në dëshmi empirike të detajuara—sepse ai supozon një kujtesë kolektive të lexuesit shqiptar. Kjo krijon një komunikim të heshtur, ku argumenti nuk kërkon vetëm të bindë, por të rikujtojë dhe të mobilizojë.

Një tjetër element i rëndësishëm është përdorimi i analogjisë me Kosovën e vitit 1999. Kjo nuk është vetëm një referencë historike, por një model i nënkuptuar: nëse ndërhyrja ndërkombëtare ishte e justifikuar atëherë, ajo duhet të jetë e justifikuar edhe tani. Megjithatë, autori nuk e problematizon ndryshimin e kontekstit ndërkombëtar—dhe pikërisht këtu qëndron një boshllëk i rëndësishëm analitik. Bota e pas-1999-s është më komplekse, me një sistem ndërkombëtar më të fragmentuar dhe me një Këshill Sigurimi më pak funksional. Kjo është pjesë e së pathënës: një tension midis idealit normativ dhe realpolitikës.
Diskursi i autorit ndërton gjithashtu një binaritet të fortë moral: viktimë–agresor, kolonizuar–kolonizator. Ky binaritet e forcon fuqinë retorike, por në të njëjtën kohë e kufizon hapësirën për analiza më të nuancuara. Në një lexim kritik, kjo mund të shihet si një strategji mobilizuese më shumë sesa një analizë plotësisht e balancuar shkencore. Megjithatë, kjo nuk e dobëson domosdoshmërisht argumentin; përkundrazi, e vendos atë në traditën e shkrimeve angazhuese, ku shkenca dhe aktivizmi ndërthuren.

Një nga pikat më interesante është insistimi në terminologji—refuzimi i shprehjes “Lugina e Preshevës” dhe zëvendësimi me “Anamorava e Shqipërisë Etnike”. Kjo nuk është thjesht çështje semantike; është një akt politik dhe epistemologjik. Përmes emërtimit, autori synon të rikonstruktojë realitetin dhe të sfidojë narrativat dominuese. Këtu, diskursi i së pathënës qëndron në faktin se emrat nuk janë neutralë: ata përcaktojnë kufijtë e të menduarit dhe të veprimit politik.

Në kontekst ku studim përfaqëson një shembull të një argumentimi që operon në disa nivele njëkohësisht: juridik, historik, politik dhe simbolik. Forca e tij qëndron në aftësinë për të ndërlidhur normat e së drejtës ndërkombëtare me një narrativë të fuqishme identitare. Megjithatë, për një analizë më të plotë shkencore, do të kërkohej një ballafaqim më i drejtpërdrejtë me kundërargumentet dhe me realitetet aktuale të sistemit ndërkombëtar. Pikërisht në këtë hendek midis asaj që thuhet dhe asaj që mbetet e pathënë, qëndron tensioni kryesor i këtij diskursi—një tension që e bën tekstin njëkohësisht të fuqishëm dhe sfidues për lexim kritik.

Kapitulli XIX i studimit të Prof. Dr. Mehdi Hyseni përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe sfiduese në diskursin kombëtar, duke problematizuar ashpër atë që autori e quan “simetri e gabuar” politiko-diplomatike mes qëndrimeve të Traian Băsescu dhe akademikut Ylli Popa. Përmes një gjuhe polemike dhe një argumentimi të ngarkuar me referenca historike, juridike dhe politike, Hyseni e sheh këtë paralelizëm si një deformim të parimeve të vetëvendosjes dhe të barazisë kombëtare, duke e vendosur çështjen shqiptare në Maqedoni në një kontekst më të gjerë të padrejtësive historike dhe të trashëgimisë së strukturave post-jugosllave. Edhe pse shpesh i mbështetur në një retorikë të fortë dhe përjashtuese, ky kapitull mbetet i rëndësishëm për debatin, sepse provokon reflektim kritik mbi kufijtë mes kompromisit politik dhe cenimit të të drejtave themelore, duke e bërë “të pathënën” pjesë të një diskutimi të domosdoshëm për vetëdijen dhe orientimin strategjik kombëtar.

Kapitulli XXIII i studimit të Prof. Dr. Mehdi Hyseni ngrihet si një thirrje e fortë kundër asaj që autori e konsideron deformim dhe përvetësim të historisë shqiptare, duke e lidhur këtë shqetësim me një traditë të gjatë polemikash historiografike në Ballkan. Duke iu referuar figurave si Anton Z. Çajupi dhe tezave të autorëve si Robert d’Angely, Hyseni ndërton një narrativë që synon të rikthejë shqiptarët në qendër të trashëgimisë së lashtë ballkanike, veçanërisht në raport me Maqedoninë antike dhe figurën e Alexander the Great. Ky këndvështrim, i artikuluar me tone polemike dhe shpesh sfiduese ndaj historiografive të tjera, synon të zgjojë një vetëdije më të mprehtë kombëtare përballë, sipas autorit, narrativave të huaja përjashtuese.

Në të njëjtën kohë, kapitulli shtrihet përtej debatit historik, duke u kthyer në një kritikë të drejtpërdrejtë politike ndaj elitave shqiptare dhe rolit të tyre në kontekstin e zhvillimeve në Maqedoni, të krijuar në kohën e Josip Broz Tito. Hyseni e sheh zgjidhjen jo në formula semantike si riemërtimi i shtetit, por në rikonceptimin e statusit politik përmes federalizimit ose opsioneve të tjera që garantojnë barazi reale. Edhe pse argumentimi i tij shpesh mbështetet në interpretime të diskutueshme dhe në një retorikë të fortë identitare, kapitulli mbetet një tekst provokues që nxit debat mbi raportin mes historisë, identitetit dhe strategjisë politike në hapësirën shqiptare.

Në këtë kapitull (KAPITULLI XXXVII), Prof. Dr. Mehdi Hyseni e trajton ribashkimin kombëtar si një proces historik të pandërprerë, që nga epoka e Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Kuvendi i Lezhës, duke e vendosur atë në themelet e vetëdijes politike shqiptare. Ai argumenton se ideja e bashkimit nuk është produkt i rrethanave moderne, por një aspiratë e hershme e konkretizuar në momente kyçe të historisë, si edhe më pas në Lidhja e Prizrenit. Në këtë kuptim, ribashkimi nuk paraqitet si utopi, por si një projekt i ndërprerë nga faktorë të jashtëm dhe, sidomos, nga përçarjet e brendshme.

Në vijim, autori kritikon ashpër fragmentarizimin politik dhe intelektual të shqiptarëve, duke e parë atë si pengesën kryesore për realizimin e këtij projekti. Sipas tij, mungesa e një platforme të përbashkët dhe dominimi i interesave individuale, partiake dhe krahinore e kanë lënë çështjen e ribashkimit në një gjendje stagnimi historik. Mesazhi qendror është se ribashkimi nuk mund të jetë pronë e elitave apo e grupeve të caktuara, por duhet të trajtohet si një kauzë gjithëkombëtare, që kërkon unitet real, jo vetëm deklarativ.

Në këtë kapitullin vijues, Prof. Dr. Mehdi Hyseni e zhvendos fokusin nga dimensioni historik te ai juridiko-politik, duke argumentuar se procesi i ribashkimit duhet të jetë një akt sovran që buron nga vullneti i vetë shqiptarëve, e jo nga miratimi i faktorëve të jashtëm, veçanërisht nga Beograd. Duke iu referuar trashëgimisë ideore të Sami Frashëri, ai e paraqet bashkimin si një projekt legjitim dhe të mbështetur në parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke kundërshtuar interpretimet që kërkojnë pëlqimin e ish-shteteve kolonizuese për procese të tilla.

Më tej, autori polemizon me qëndrime që e konsiderojnë bashkimin si rrezik për shtetësinë e Kosovës, duke theksuar se pavarësia e saj, e arritur pas luftës kundër regjimit të Slobodan Milošević, e bën atë subjekt të plotë sovran për të vendosur mbi të ardhmen e vet. Në këtë prizëm, ribashkimi shihet jo si cenim i shtetësisë, por si forcim i saj në një kontekst më të gjerë kombëtar. Kapitulli mbetet një tekst polemik dhe provokues, që sfidon leximet restriktive të së drejtës ndërkombëtare dhe nxit debat mbi kufijtë e sovranitetit dhe vetëvendosjes.

Përfundimi i këtij studimi të Prof. Dr. Mehdi Hyseni sintetizon një vizion të qartë politik dhe filozofik mbi çështjen kombëtare shqiptare, të përmbledhur në formulën unifikuese të Koço Danaj: “Një Komb, Një Territor, Një Gjuhë, Një Shtet”. Kjo maksime paraqitet si një projekt gjithëpërfshirës, që synon jo vetëm realizimin e ribashkimit, por edhe ndërtimin e një rendi të qëndrueshëm politik të bazuar në barazi, paqe dhe integrim evropian. Në këtë kuptim, autori e sheh bashkimin jo si qëllim në vetvete, por si mjet për garantimin e stabilitetit dhe zhvillimit afatgjatë të shqiptarëve në Ballkan.

Në të njëjtën linjë, përfundimi shndërrohet në një deklaratë të qartë angazhimi intelektual dhe moral, ku kërkesa për vetëvendosje dhe ribashkim argumentohet si e drejtë natyrore, historike dhe juridike, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe me standardet e Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Autori e vendos këtë kërkesë në një kornizë paqësore dhe demokratike, duke theksuar se realizimi i saj nuk bie ndesh me stabilitetin rajonal, por përkundrazi mund të kontribuojë në një ekuilibër më të drejtë politik në Ballkan.

Së fundi, përmes referencës simbolike ndaj amanetit të Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe figurave të Rilindja Kombëtare Shqiptare, përfundimi merr edhe një dimension etik dhe historik, duke e paraqitur ribashkimin si detyrim brezash. Mesazhi përmbyllës është se pa unitet dhe pa një strategji të përbashkët, çdo përpjekje mbetet e paplotë, ndërsa realizimi i këtij vizioni kërkon një transformim të mendësisë politike drejt bashkëpunimit, dialogut dhe orientimit evropian.

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

0

Lekë Mrijaj, Klinë

Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel Gojanin, në 70-vjetorin e lindjes së tij, nuk do të thotë thjesht të renditësh disa të dhëna biografike, as të vendosësh disa fjalë nderimi pranë një emri të njohur të botës sonë kulturore shqiptare. Të shkruash për të në këtë moshë të pjekurisë së lartë do të thotë të ndalesh me respekt para një udhe të gjatë jete, para një rruge që nuk është tretur në kalimin e viteve, por është ngulitur si gjurmë e dukshme në ndërgjegjen tonë letrare e kulturore; para një përvoje që nuk është mbyllur në vetvete, por është shndërruar në vepër; para një përkushtimi që nuk është rraskapitur nga koha, por është bërë pjesë e qëndrueshme e kujtesës sonë.

Ka jetë që shuhen në zhurmën e ditëve dhe humbin si jehonë e vakët në brigjet e kohës. Por ka edhe jetë që marrin trajtën e një drite të qetë, të qëndrueshme, fisnike, e cila, pa bujë, ndriçon gjatë dhe mbetet e pranishme edhe atëherë kur koha kalon mbi shumë emra e shumë ngjarje. Jeta dhe veprat e prof. Mikel Gojanit i përkasin pikërisht kësaj drite. Sepse ka emra që njihen për një kohë, por ka edhe emra që mbeten. Pikërisht ka krijues që lexohen për një çast, por, veç tjerash, ka edhe krijues që, me kalimin e viteve, fillojnë të lexohen si shenja të një brezi, si dëshmi të një epoke, si bartës të një etike pune dhe të një fisnikërie të rrallë shpirtërore. Prof. Mikel Gojani është njëri prej këtyre emrave.

Ai nuk del para nesh si një figurë e rastit, as si një autor i ngritur mbi zhurmën kalimtare të vëmendjes publike. Ai del si një personalitet krijues që e ka ndërtuar profilin e vet në heshtje pune, në vazhdimësi, në përkushtim, në respekt për gjuhën, në ndjenjë përgjegjësie ndaj kulturës shqiptare dhe në një besnikëri të rrallë ndaj misionit të fjalës së shkruar. Ky përvjetor, prandaj, nuk është vetëm një rast urimi. Ai është një çast i denjë për nderim, për vlerësim dhe për reflektim më të thellë.

Pikërisht ky jubile na jep mundësinë ta shohim më kthjellët vendin që zë vetë shkrimtari Mikel Gojani në letrat shqipe; ta kuptojmë më mirë natyrën e veprimtarisë së tij shumëplanëshe; ta dallojmë me më shumë qartësi peshën e kontributit të tij në letërsi, në publicistikë, në gazetari dhe në studim; dhe, mbi të gjitha, të pranojmë se para nesh kemi një figurë që e ka fituar vendin e vet jo me vetëshpallje, por me punë të gjatë, me durim, me kulturë, me qytetari dhe me ndershmëri krijuese.

Figura e këtij shkrimtari paraqet interes të veçantë pikërisht sepse nuk kufizohet në një zhanër, në një rol apo në një trajtë të vetme të veprimit intelektual. Ai i përket atij tipi krijuesi që nuk mjaftohet me një formë të vetme shprehjeje, sepse vetë bota e tij e brendshme është më e gjerë se një kornizë e vetme. Në veprën dhe angazhimin e tij shfaqen qartë disa shtresa, të cilat nuk përplasen mes tyre, por bashkëjetojnë në mënyrë organike: shtresa e mësuesit, që e njeh peshën formuese të dijes; shtresa e shkrimtarit, që kërkon shprehjen artistike të përvojës; shtresa e publicistit, që reagon ndaj kohës dhe problematikave të saj; shtresa e gazetarit, që ruan lidhjen me realitetin konkret; dhe shtresa e studiuesit, që nuk mjaftohet me ndjesinë e vlerës, por kërkon ta analizojë, ta vendosë në kontekst dhe ta sistemojë.

Pikërisht kjo shumësi rolesh e bën figurën e tij më të plotë, më të pasur dhe më domethënëse në panoramën e letrave shqipe. Sepse jo rrallë kultura jonë ka njohur autorë të mirë në një fushë, por më rrallë ka njohur figura që kanë ditur të ruajnë ekuilibrin e brendshëm ndërmjet disa fushave njëherësh, pa rënë në sipërfaqësi dhe pa humbur seriozitetin krijues. Në këtë kuptim, Mikel Gojani paraqitet si një punëtor i palodhur i fjalës, si një njeri i kulturës që nuk e ka parë tekstin si stoli, por si mision.

Së pari, duhet të ndalemi te dimensioni i tij si ish-mësues, sepse ky aspekt nuk përbën thjesht një etapë biografike, por një nga themelet më të rëndësishme të profilit të tij intelektual dhe njerëzor. Mësimdhënia, kur mishërohet në një njeri të pajisur me ndjeshmëri krijuese, nuk mbetet vetëm profesion; ajo bëhet shkollë e brendshme e durimit, e qartësisë, e komunikimit, e përgjegjësisë dhe e përkujdesjes për tjetrin. Njeriu që kalon nëpër këtë përvojë mëson jo vetëm të dijë, por edhe të formojë; jo vetëm të shprehë, por edhe të përcjellë; jo vetëm të vëzhgojë, por edhe të kuptojë peshën që fjala ka mbi ndërgjegjen e tjetrit.

Te Mikel Gojani kjo prapavijë e mësuesit ndihet qartë në mënyrën se si ai i afrohet gjuhës: me përkujdesje, me masë, me kthjelltësi dhe me vetëdijen se fjala nuk është vetëm mjet arti, por edhe mjet edukimi, ndërtimi dhe fisnikërimi. Kjo ka rëndësi të veçantë, sepse shkrimtari që vjen nga bota e arsimit ruan zakonisht një lidhje më të drejtpërdrejtë me njeriun, me jetën reale, me gjuhën e gjallë dhe me përvojën e formimit. Ai nuk shkruan vetëm për ta dëshmuar veten, por shkruan edhe për të komunikuar me përgjegjësi. Në këtë kuptim, te Mikel Gojani mësuesi dhe shkrimtari nuk janë dy rrugë të ndara. Ata ushqejnë njëri-tjetrin. Mësuesi i jep shkrimtarit qartësi dhe ndjenjë mase; shkrimtari i jep mësuesit thellësi dhe ndjeshmëri. Dhe pikërisht ky bashkim i brendshëm e bën figurën e tij më të rrallë.

Në planin letrar, Mikel Gojani shfaqet si autor që e ka ushtruar penën me vazhdimësi dhe me larmi. Kjo larmi nuk është shpërndarje, por pasuri. Nuk është humbje fokusi, por dëshmi e një energjie krijuese që ka kërkuar forma të ndryshme për ta shprehur përvojën, kujtesën, mallin, dhembjen, shpresën, historinë, njeriun dhe botën shqiptare. Ka krijues që gjejnë një zhanër dhe qëndrojnë vetëm aty; ka të tjerë që, pa humbur identitetin, lëvizin nga poezia në prozë, nga letërsia për fëmijë në ese, nga publicistika në studim, nga fjala artistike në dëshminë kulturore. Mikel Gojani i përket kësaj kategorie të dytë. Dhe kjo e bën edhe më përfaqësues si model intelektuali që nuk e sheh krijimtarinë si territor të ngushtë, por si një hapësirë të gjerë shërbimi.

Në veprën e tij vërehet një lidhje e qëndrueshme me jetën, me njeriun dhe me realitetin shoqëror e kulturor. Ai nuk është autor i shkëputur nga toka ku qëndron. Nuk është shkrimtar që e përdor letërsinë si arratisje nga realiteti. Përkundrazi, te ai letërsia del si një mënyrë më e thellë e hyrjes në realitet. Ai ushqehet nga jeta, nga vendi, nga kujtesa, nga përvoja kolektive, nga dhembjet dhe pritjet, nga figura e njeriut shqiptar përballë historisë dhe kohës. Prandaj shkrimi i tij nuk tingëllon si jehonë e largët e një bote të shpikur, por si frymëmarrje e afërt e një përvoje të jetuar.

Një nga tiparet që e bëjnë figurën e Mikel Gojanit të dallueshme është fakti se letërsia tek ai nuk mbetet thjesht prodhim estetik, por bart edhe një funksion të fuqishëm kujtese. Në kohë kur harresa shpesh ecën më shpejt se vetë mendimi, krijues si ai bëhen të domosdoshëm. Ata nuk shkruajnë vetëm për të krijuar bukuri gjuhësore, por edhe për të ruajtur gjurmë, për të mbajtur të gjallë kujtesën e figurave, të vendeve, të përvojave, të ngjarjeve dhe të atmosferave që përbëjnë një pjesë të identitetit tonë kulturor. Kjo e bën veprën e tij të mos lexohet vetëm si tekst, por edhe si dëshmi; jo vetëm si letërsi, por edhe si mbrojtje e kujtesës kundër tretjes.

Prandaj figura e Mikel Gojanit mund të shihet me të drejtë si figurë e një krijuesi të kujtesës. Dhe krijuesi i kujtesës është më shumë se autor. Ai është ruajtës. Ai është njeri që nuk pranon që koha ta fshijë pa gjurmë atë që ka peshë për jetën shpirtërore të një kombi. Në këtë kuptim, shkrimi i tij merr nganjëherë trajtën e një arkeologjie të butë kulturore: ai kërkon, mbledh, ruan, rikthen, ndriçon dhe rivendos në qarkullim kuptimor atë që rrezikon të humbasë. Kjo është një meritë e madhe në çdo kulturë, e sidomos në kulturat që kanë kaluar nëpër sprova historike dhe përballje të shumta.

Në këtë vijë vlerësimi, nuk mungojnë as fjalët e çmuara të personaliteteve të njohura të letrave dhe kulturës shqiptare, të cilat e ndriçojnë edhe më shumë profilin krijues e studimor të Mikel Gojanit. Poeti dhe shkrimtari i njohur nga Tirana, Sulejman Mato, është shprehur me admirim të hapur për të, duke theksuar: “Mikel Gojani është shkrimtar dhe studiues me vlera të veçanta në letërsinë shqipe. Mikel Gojani, përveçse është një shkrimtar i mirëfilltë profesionist, është dhe një studiues me vlera të spikatura, i njohur dhe i respektuar në të gjitha trevat shqiptare. Mikel Gojani, unë e di mirë… Do të vijë një ditë që Kosova do të krenohet me ty dhe do të vërë në Panteonin e diturisë kosovare.”

Po aq domethënëse janë edhe fjalët e intelektualit të madh shqiptar, Moikom Zeqo, i cili e ka parë figurën e Mikel Gojanit si vlerë të përbashkët mbarëshqiptare, duke thënë: “Njeri i mrekullueshëm si Mikel Gojani është krenari për të gjithë ne, për të gjithë shqiptarët, letërsinë dhe kulturën tonë. Veprat e Mikel Gojanit zënë vend të merituar në letërsinë bashkëkohore shqipe. Emri dhe vepra e tij do të mbesin në panteonin e vlerave të letrave shqipe, në Kosovë, Shqipëri dhe gjithë hapësirat tjera të gjeografisë sonë shqiptare.”

Nga hapësira shqiptaro-amerikane, poeti dhe studiuesi Gjekë Marinaj ka dhënë një vlerësim të përmbledhur, por tejet domethënës, kur shkruan: “Pena e shkrimtarit Mikel Gojani na del qartë se është një penë e madhe që mund ta shohim më larg se sa fleta e bardhë.” Kjo thënie, sado e shkurtër, përmban një vlerësim të thellë estetik: ajo e vendos penën e tij jo vetëm në aktin e shkrimit, por edhe në horizontin më të gjerë të ndikimit, të mendimit dhe të jehonës që tejkalon vetë tekstin.

Ndërkaq, studiuesi dhe kritiku letrar Prend Buzhala, duke u ndalur më gjerë te larmia e veprimtarisë së tij, e paraqet Mikel Gojanin si një autor me gamë të gjerë krijuese e studimore: “Mikel Gojani, i cili shkruan libra të ndryshëm letrarë (poezi, romane, kritika e studime letrare dhe letërsi për fëmijë), dhe, në vazhdën e preokupimeve të tij me fjalën e shkruar, ai boton edhe libra të ndryshëm monografikë, publicistikë dokumentarë. Kur Fridrih Niçe jepte përgjigjet e tij se përse shkruan, dhe përgjithësisht, përse shkruan libra të mirë, ai nënvizonte: ‘Duhet të jesh një gjeni i zemrës, nga prekja e të cilës secili do të ketë mundësinë të bëhet më i pasur, më i pasur në vetvete, ndoshta më i ndjeshëm, më i thyeshëm nga pasiguritë, furitë, por gjithnjë e gjithnjë pajisesh me vullnet të ri…’”

Këto vlerësime të ardhura nga emra të njohur të botës sonë letrare e kulturore nuk janë vetëm fjalë mirësjelljeje. Ato janë dëshmi të qarta se emri i Mikel Gojanit është pranuar, vlerësuar dhe respektuar gjerësisht si një emër me peshë në letërsinë, kulturën dhe studimet shqiptare.

Po aq i rëndësishëm është edhe dimensioni i tij si publicist. Publicistika kërkon ritëm tjetër, vigjilencë tjetër, mprehtësi tjetër. Ajo është më pranë zhvillimeve të kohës, më e lidhur me aktualitetin dhe më e ngarkuar me nevojën për qartësi. Në këtë fushë, Mikel Gojani dëshmon jo vetëm shkathtësi shprehjeje, por edhe maturi. Dhe kjo është një cilësi themelore. Publicistika e mirë nuk fitohet me zhurmë, por me peshim; nuk mbahet mend për tonin e ngritur, por për aftësinë për të dalluar thelbësoren dhe për ta thënë atë me masë, me kuptim dhe me ndjesi përgjegjësie.

Te Mikel Gojani, publicistika nuk është rastësi anësore, por pjesë e natyrshme e misionit të tij kulturor. Ai nuk i afrohet çështjes publike si konsumues i momentit, por si njeri që kërkon të kuptojë, të vlerësojë dhe të orientojë. Në publicistikën e tij ndihet një vullnet për të ruajtur ekuilibrin e mendimit, për të respektuar peshën e çështjeve dhe për të mos e shpërdoruar fjalën publike. Kjo e bën zërin e tij të besueshëm. Dhe besueshmëria, sidomos në fjalën publike, është ndër vlerat më të rralla.

Edhe gazetaria e tij përbën një dimension me rëndësi. Gazetaria, në kuptimin e saj më të mirë, është art i vëzhgimit, i saktësisë dhe i kontaktit me jetën. Ajo e mban shkrimtarin pranë ritmit të kohës, pranë ngjarjes, pranë njeriut konkret. Kur kjo përvojë bashkohet me ndjeshmërinë letrare, lind një shkrim më i pasur: fakti nuk mbetet i thatë, ndërsa figura nuk shkëputet nga e vërteta. Te Mikel Gojani, ky bashkim i përvojës letrare me përvojën gazetare e ka ndihmuar të ruajë një ekuilibër të çmuar midis ndjeshmërisë dhe konkretësisë, midis mendimit dhe realitetit, midis shprehjes artistike dhe saktësisë së vëzhgimit.

Një vlerë tjetër e veçantë e figurës së tij është angazhimi në hulumtimet studimore. Kjo fushë nuk fal sipërfaqësinë. Ajo kërkon durim, lexim, kërkim, qetësi mendore dhe disiplinë. Fakti që Mikel Gojani ka hyrë edhe në këtë hapësirë tregon se ai nuk është mjaftuar vetëm me krijimin, por ka ndier nevojën ta kuptojë, ta analizojë dhe ta vendosë vlerën në një rend më të qartë. Kjo e bën profilin e tij më të plotë. Në të nuk kemi vetëm autorin që shkruan, por edhe njeriun që vëren, hulumton, sistemon dhe kontribuon në ndërtimin e një vetëdijeje më të rregullt kulturore.

Këtu fillon të qartësohet edhe natyra shumëdimensionale e figurës së tij. Sepse Mikel Gojani nuk është vetëm shkrimtar i poezisë, as vetëm prozator, as vetëm publicist, as vetëm studiues. Ai është një nyje ku takohen disa rrjedha të punës kulturore shqiptare: krijimi, edukimi, gazetaria, kujtesa, analiza, përkushtimi kombëtar. Kjo ndërthurje e bën jo vetëm një emër të respektueshëm, por një figurë të dobishme për kulturën tonë, sepse profile të tilla nuk prodhojnë vetëm libra, por edhe orientim shpirtëror, shembull pune dhe qëndrueshmëri morale.

Nëse do të duhej të përmblidhej me një fjalë tipari më i thellë i figurës së Mikel Gojanit, ajo fjalë do të ishte: qëndrueshmëria. Ai nuk del si figurë e rastit, as si emër i lidhur me një modë kalimtare. Përkundrazi, ai paraqitet si një punëtor i qëndrueshëm i kulturës, si një autor që ka ecur me ritëm të vetin, pa zhurmë, por me vazhdimësi. Dhe kjo vazhdimësi ka rëndësi të veçantë, sepse në kulturë nuk mbeten ata që ndezin për një çast një dritë të fortë e mandej shuhen, por ata që mbajnë për vite të tëra një kandil të palodhur.

Kjo qëndrueshmëri është, në thelb, virtyt karakteri. Nuk është vetëm çështje kohe, por çështje besnikërie ndaj misionit tënd. Të mbetesh për dekada pranë fjalës, pranë librit, pranë kulturës, pranë lexuesit, kërkon jo vetëm talent, por edhe vullnet, përulësi dhe aftësi për të mos e tradhtuar rrugën tënde. Mikel Gojani e ka dëshmuar këtë. Ai nuk është lëkundur nga tundimi i lehtësisë. Nuk është dorëzuar para harresës. Nuk është zbehur nga koha. Përkundrazi, koha e ka bërë më të lexueshëm si figurë dhe më të çmuar si emër.

Në këtë 70-vjetor, vlerësimi për Mikel Gojanin është njëherazi vlerësim për një model intelektuali që nuk e ka parë fjalën si stoli, por si mision. Ai i përket atij brezi krijuesish dhe veprimtarësh kulturorë që punën me gjuhën, me tekstin dhe me mendimin e kanë kuptuar si formë shërbimi. Ky është një aspekt që meriton të vihet në dukje me forcë, sepse sot, ndoshta më shumë se kurrë, kultura ka nevojë për figura që e mbajnë të bashkuar seriozitetin profesional me përulësinë krijuese, thellësinë e mendimit me kthjelltësinë e shprehjes, dashurinë për artin me përgjegjësinë ndaj shoqërisë.

Dhe këtu vjen edhe dimensioni atdhetar i veprës së tij. Jo atdhetaria si retorikë e lodhur e fjalëve të mëdha, por atdhetaria si shërbim i përditshëm ndaj gjuhës, kulturës, kujtesës dhe vetëdijes së popullit tënd. Atdhetaria e vërtetë e shkrimtarit nuk matet vetëm me temat që prek, por me mënyrën se si ai i shërben gjuhës shqipe, si e nderon kulturën e vet, si ruan kujtesën e vendit të vet dhe si ndihmon që një popull të mos mbetet i varfër në shpirt. Në këtë kuptim, Mikel Gojani i shërben atdheut pikërisht duke i shërbyer fjalës së tij; i shërben kombit duke i shërbyer kulturës së tij; i shërben brezave duke mos i lënë në varfëri kujtese.

Në veprën e tij ndihet një lidhje e fuqishme me botën shqiptare, me historinë, me njeriun dhe me truallin e vet shpirtëror. Kjo nuk është mbyllje e ngushtë, por themelim i shëndetshëm. Sepse vetëm ai që e njeh dhe e nderon tokën e vet shpirtërore mund të hyjë me dinjitet në hapësira më të gjera; vetëm ai që ruan identitetin kulturor mund t’i japë kuptim modernitetit; vetëm ai që e kupton peshën e kujtesës mund të ketë një fjalë me vlerë për të tashmen. Në këtë kuptim, Mikel Gojani del si një krijues që e ka kuptuar se kultura kombëtare nuk mbahet gjallë vetëm me deklarime, por me punë të pandërprerë në gjuhë, në mendim, në libër dhe në edukim.

Po aq i rëndësishëm është edhe dimensioni pedagogjik i figurës së tij. Jo vetëm sepse ai vjen nga bota e arsimit, por sepse vetë mënyra si shkruan dhe si vepron ka diçka formuese. Në kohë të trazuara, figura të tilla i japin shoqërisë një ndjenjë ekuilibri. Në kohë të zhurmshme, ato ofrojnë maturi. Në kohë harrese, ato ofrojnë kujtesë. Në kohë sipërfaqësie, ato ofrojnë thellësi. Në kohë kur gjuha shpesh shpërdorohet, ato e rikthejnë seriozitetin e fjalës. Kjo është arsyeja pse personalitete si ai nuk kanë rëndësi vetëm për bibliografinë, por edhe për shëndetin shpirtëror të kulturës sonë.

Nga ana letrare, emri i Mikel Gojanit lidhet me një krijimtari që nuk e kërkon madhështinë me patos të sforcuar, por e arrin atë përmes përmbajtjes, përmes lidhjes me njeriun, përmes respektit ndaj ndjenjës dhe përvojës. Kjo e bën veprën e tij më të afërt, por jo më të vogël; më të qetë në ton, por jo më të dobët në jehonë; më të thjeshtë në shprehje, por jo më të varfër në kuptim. Përkundrazi, një pjesë e forcës së tij qëndron pikërisht në këtë ndershmëri të brendshme të shkrimit. Ai nuk e përdor fjalën si stoli boshe, por si bartëse kuptimi.

Si publicist, ai ruan sensin e masës. Si studiues, ruan seriozitetin e kërkimit. Si gazetar, ruan kontaktin me realitetin. Si mësues, ruan përgjegjësinë formuese. Si shkrimtar, ruan lidhjen me shpirtin e njeriut. Kjo ndërthurje nuk është e zakonshme. Dhe pikërisht për këtë arsye, Mikel Gojani nuk del para nesh vetëm si një autor i shumë fushave, por si një figurë që ka arritur një lloj njëtrajtshmërie të brendshme: çdo fushë e punës së tij ushqen tjetrën, çdo përvojë e thellon tjetrën, çdo rol e bën më të plotë profilin e tij.

Në këtë përvjetor të shtatëdhjetë, është e drejtë të thuhet se Mikel Gojani nuk përfaqëson vetëm historinë individuale të një autori të suksesshëm, por një shembull të gjallë të asaj se çfarë do të thotë të jesh i përkushtuar ndaj kulturës për një jetë të tërë. Ai është nga ata njerëz që nuk e ndërtuan emrin e tyre kundër kulturës, por brenda saj; nuk e përdorën fjalën për të imponuar veten, por për të shërbyer; nuk e panë librin si dekor, por si përgjegjësi; nuk e trajtuan krijimtarinë si strehë vetjake, por si mënyrë për të lënë diçka të vlefshme pas vetes.

Prandaj, 70-vjetori i lindjes së shkrimtarit Mikel Gojani është një rast i denjë për të shprehur respekt të sinqertë për gjithë veprimtarinë e tij shumëplanëshe dhe për kontributin që ai ka dhënë në letërsi, në publicistikë, në gazetari dhe në studimin e vlerave kulturore. Është një rast për të pranuar se emra të tillë e pasurojnë jetën tonë shpirtërore dhe e forcojnë kujtesën tonë kulturore. Është një rast për të thënë se kultura shqiptare duhet të dijë jo vetëm të krijojë vlera, por edhe t’i njohë e t’i nderojë ata që i kanë shërbyer asaj me besnikëri, me përkushtim dhe me dinjitet.

Me këtë rast, shkrimtarit Mikel Gojani i urojmë nga zemra shëndet, jetë të gjatë, suksese të mëtejshme në krijimtari, në studim dhe në veprimtarinë e tij kulturore, si dhe çdo të mirë në jetën e tij personale e familjare. Urojmë që pena e tij të mbetet e kthjellët, mendimi i tij i frytshëm, fjala e tij e peshuar dhe prania e tij në kulturën shqiptare gjithmonë e çmuar, e nderuar dhe frymëzuese. Urojmë që vitet që vijnë ta gjejnë po aq të lidhur me librin, me mendimin, me përkushtimin dhe me atë qetësi të thellë krijuese që e ka bërë emrin e tij të respektuar.

Sepse, në fund të fundit, jeta e një krijuesi nuk matet vetëm me vitet që mbush, por me dritën që lë pas. Dhe në këtë kuptim, Mikel Gojani është një nga ata emra që nuk mbetet vetëm në faqet e librave të vet, por edhe në kujtesën e atyre që besojnë se fjala e ndershme, puna e gjatë dhe shërbimi ndaj kulturës janë ndër format më fisnike të jetës njerëzore.

Mirënjohje për vlerat e tij ndaj letrave shqipe.

Dhe urime të përzemërta për këtë 70-vjetor të denjë e domethënës.

Më 27 prill 2026

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

0
Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu nga i cili më së shumti u inspirua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe shumë ekstremistë tjerë.
Është autor i shumë librave nga të cilat vlen të ceken: Lufta në mes të islamit dhe kapitalizmit, 1951; Nën hijen e Kuranit 1954 (30 volume); Shenjat në rrugë, 1964 etj.
Duhet theksuar se Sejid Kutub ishte kundërshtar i rreptë i demorkacisë dhe botën e ndante në “Dar al Harb” (shtëpinë e kaosit apo luftës – pjesën jo muslimane të botës) dhe në “Dar al Islam” (Shtëpi të Islamit). Sipas Kutubit “Dar al Harb” (apo edhe Dar al Kufr) është çdo vend ku ligji i kufarëve (kushtetuta laike-sekulare) sundon, edhe nëse secili banor në atë vend është musliman.
Kurse “Dar al Islam” është ai vend ku sundon sheriati, pa marrë parasysh se a janë të gjithë banorët muslimanë apo të përzirë me jo muslimanë (me dhimmi – pra të krishterë apo hebrejë) ose të gjithë janë dhimmi pos të disa muslimanëve të cilët e mbajnë pushtetin në atë vend.
Dhe avokonte që nëpërmes xhihadit “Dar al Harb” të shndërrohet në “Dar al Islam”.
Pas shumë vite të kaluara në burg, me 1966, pushteti i Naserit e ekzekuton me varje.
Shkruar më 27. april 2015 

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

0

Jeton Kelmendi, Prishtinë
____
Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet një nga ato tekste të rralla letrare ku historia, përvoja njerëzore dhe refleksioni filozofik ndërthuren në një mënyrë të fuqishme dhe tronditëse. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një rrëfim mbi luftën, por me një eksplorim të thellë të njeriut në kufijtë e ekzistencës së tij, aty ku jeta dhe vdekja, kujtesa dhe harresa, ndërgjegjja dhe çmenduria përplasen pa mëshirë. Që në faqet e para, lexuesi përballet me një realitet të thyer, të mbushur me dhunë, absurditet dhe shpërfytyrim moral. Lufta nuk paraqitet si heroizëm, as si epikë kombëtare, por si një gjendje e rëndë shpirtërore dhe sociale, që e zhvesh njeriun nga çdo mbrojtje humane. Në këtë kuptim, kjo vepër nuk është një roman i luftës në kuptimin tradicional, por një roman i luftës së brendshme, ku njeriu përballet me vetveten, me humbjet e tij dhe me pafuqinë për të rikthyer kuptimin e jetës. Në qendër të kësaj bote që shpërbëhet qëndron figura e Cenit të Monaosës, një personazh i pazakontë, një antihero që përfaqëson njeriun e rrënuar nga dhimbja dhe humbja. Ai nuk lufton në kuptimin klasik; përkundrazi, ai arratiset nga realiteti përmes pijes, duke kërkuar në të një formë harrese dhe shpëtimi. Por kjo arratisje nuk është dobësi e thjeshtë: ajo shndërrohet në një mënyrë të veçantë për të përballuar një realitet që është bërë i papërballueshëm. Pija, në këtë roman, nuk është vetëm ves, por është metaforë e harresës, e lirisë së rreme dhe e mbijetesës shpirtërore.
Tematologjia – lufta si përvojë e brendshme dhe metafizike
Në thelb, romani trajton luftën në dy nivele:
si realitet konkret historik, dhe si luftë e brendshme e individit me vetveten.
Personazhi kryesor, Ceni i Monaosës, nuk është një hero tradicional, por një figurë tragjike, e rrënuar nga jeta dhe e zhytur në alkool. Ai përfaqëson njeriun që ka humbur lidhjen me realitetin, por paradoksalisht përmes kësaj shkëputjeje arrin të zbulojë një të vërtetë më të thellë për botën.
Tema e luftës në roman nuk kufizohet vetëm në konfliktin ushtarak. Ajo shfaqet si:
• luftë midis jetës dhe vdekjes,
• luftë midis ndërgjegjes dhe harresës,
• luftë midis njeriut dhe vetvetes.
Në këtë kontekst, pija bëhet një simbol qendror. Ajo nuk është thjesht ves, por një mekanizëm mbijetese psikologjike, një mënyrë për t’u larguar nga dhimbja dhe realiteti i përgjakshëm. Një element tjetër i rëndësishëm tematik është absurdi i luftës. Vrasjet pa kuptim, dhuna ndaj civilëve dhe shndërrimi i njeriut në objekt brutaliteti tregojnë se lufta nuk ka logjikë morale. Ajo është një mekanizëm shkatërrimi që zhvesh njeriun nga çdo vlerë humane.
Simbolika e “luftës së gjelave” është veçanërisht domethënëse. Ajo përfaqëson një metaforë të luftës njerëzore: një konflikt i pakuptimtë, i manipuluar dhe i drejtuar nga interesa të fshehta.
Qasja shkrimore – midis realizmit dhe simbolizmit
Stili i Jusuf Buxhovi në këtë vepër është kompleks dhe shumëplanësh. Ai ndërthur:
• realizmin brutal të luftës,
• elemente simbolike dhe alegorike,
• dhe një dimension filozofik ekzistencial.
Qasja shkrimore nuk është lineare. Autori përdor një strukturë të fragmentuar, ku ngjarjet shpesh ndërpriten nga reflektime, kujtime dhe përjetime të brendshme. Kjo teknikë krijon një ndjenjë çorientimi, e cila përkon me gjendjen psikologjike të personazhit kryesor.
Një veçori e rëndësishme është përdorimi i kontrasteve:
• mes jetës dhe vdekjes,
• mes dehjes dhe vetëdijes,
• mes dhunës dhe humanizmit.
Këto kontraste e bëjnë tekstin të tensionuar dhe emocionalisht të ngarkuar.
Autori gjithashtu përdor elemente të ironisë dhe groteskut. Situatat absurde – si garat e pijes në mes të luftës apo dialogët me paramilitarët, krijojnë një efekt të fuqishëm kritik ndaj realitetit. Një dimension i rëndësishëm është edhe ai mitologjik. Referenca ndaj Anteut (figura mitologjike që merr fuqi nga toka) sugjeron lidhjen e njeriut me realitetin dhe humbjen e kësaj lidhjeje në kushte lufte. Personazhi kryesor, në njëfarë mënyre, është një Anti-Anté: ai nuk merr fuqi nga toka, por humbet gjithçka që e lidh me jetën.
Narracioni – rrëfim i ndërgjegjes së fragmentuar
Narracioni në këtë vepër është i ndërtuar mbi një perspektivë të brendshme. Edhe pse rrëfimi zhvillohet në vetën e tretë, ai është i lidhur ngushtë me vetëdijen e personazhit kryesor.
Kjo krijon një narracion që është:
• subjektiv,
• i fragmentuar,
• dhe shpesh i paqëndrueshëm.
Ngjarjet nuk rrëfehen gjithmonë në mënyrë kronologjike. Kujtimet ndërthuren me realitetin, duke krijuar një strukturë të lëvizshme dhe dinamike. Një element i rëndësishëm është përdorimi i dialogut. Dialogët janë të gjallë, shpesh të ashpër dhe plot tension. Ata shërbejnë për të zbuluar karakteret dhe për të theksuar absurditetin e situatave. Narracioni shpesh kalon nga realja në një dimension pothuajse halucinativ. Kjo reflekton gjendjen e personazhit, i cili lëviz midis vetëdijes dhe dehjes. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është përdorimi i detajeve konkrete. Përshkrimet e ambienteve, personazheve dhe situatave janë të gjalla dhe të prekshme. Kjo i jep romanit një bazë realiste, edhe pse ai shpesh kalon në simbolikë.
Gjuha romanore – e fuqishme, ekspresive dhe e ngarkuar emocionalisht
Gjuha e romanit është një nga elementet më të spikatura. Ajo karakterizohet nga:
• një stil i drejtpërdrejtë dhe i ashpër,
• përdorimi i dialektizmave dhe frazave popullore,
• dhe një ngarkesë e lartë emocionale.
Autori nuk shmang fjalorin e rëndë apo të dhunshëm. Përkundrazi, ai e përdor atë për të theksuar brutalitetin e realitetit. Një veçori e rëndësishme është ritmi i gjuhës. Fjalitë shpesh janë të gjata dhe të ndërthurura, duke krijuar një rrjedhë të pandërprerë mendimesh. Kjo reflekton gjendjen e trazuar të personazhit. Metaforat dhe simbolet janë të shumta. Pija, lufta e gjelave, lumi, zjarri, të gjitha këto elemente kanë një kuptim të dyfishtë, konkret dhe simbolik. Gjuha gjithashtu përmban një dimension filozofik. Reflektimet mbi jetën, vdekjen dhe kuptimin e ekzistencës janë të pranishme në gjithë tekstin. Nga ana tjetër, Ceni i Monaosës është një figurë komplekse dhe shumëdimensionale. Ai nuk është hero në kuptimin klasik, por një antihero, i cili përfaqëson njeriun e thyer nga jeta.
Nga leximi na del se Ai është:
• i humbur,
• i izoluar,
• dhe i zhytur në harresë.
Megjithatë, pikërisht përmes kësaj gjendjeje, ai arrin të shohë realitetin me një qartësi të veçantë. Marrëdhënia e tij me pijen është qendrore. Pija është një mënyrë për të harruar, por edhe një mënyrë për të mbijetuar. Në një nivel më të thellë, ai përfaqëson krizën e identitetit në kohë lufte. Ai nuk ka më një vend në botë, nuk ka më një rol, nuk ka më një qëllim.
Dimensioni filozofik dhe ekzistencial
Romani ngre pyetje të rëndësishme filozofike:
• Çfarë është jeta në kushte lufte?
• A ka kuptim ekzistenca në një botë të shkatërruar?
• A është harresa një formë shpëtimi apo një formë vdekjeje?
Në këtë kontekst, vepra ka një dimension të fortë ekzistencialist. Personazhi kryesor përballet me absurditetin e jetës dhe me mungesën e kuptimit.
Në këtë kontekst, autori ndërton një simbolikë të fuqishme. Lufta e gjelave, që shfaqet si një element periferik, në të vërtetë bëhet një metaforë e thellë e konfliktit njerëzor: një luftë e kurdisur, e pakuptimtë, ku fituesi dhe humbësi janë të barabartë në absurditetin e tyre. Po kështu, përballjet e Cenit me paramilitarët, me kolonelin dhe me realitetin e përgjakshëm përreth tij, krijojnë një tablo ku dhuna nuk ka më kuptim, por vetëm përsëritet si një ritual i errët i shkatërrimit. Një nga veçoritë më të spikatura të këtij romani është qasja e tij shkrimore. Jusuf Buxhovi ndërton një tekst që lëviz vazhdimisht midis realizmit brutal dhe simbolizmit të thellë. Rrëfimi nuk është linear, por fragmentohet, ndërpritet, kthehet prapa dhe zhytet në ndërgjegjen e personazhit. Kjo teknikë narrative nuk është rastësore, për mua ajo pasqyron gjendjen e shpërbërë të botës dhe të vetë individit në kohë lufte. Narracioni është i ngushtë me përjetimin e brendshëm të personazhit. Kufiri midis reales dhe halucinacionit shpesh zhduket, duke krijuar një atmosferë të rëndë dhe të paqëndrueshme. Lexuesi nuk është thjesht dëshmitar i ngjarjeve, por bëhet pjesë e kësaj përvoje të trazuar, ku çdo gjë është në lëvizje dhe asgjë nuk është e sigurt.
Dhe krejt për fund, si lexues i reflektues, konsideroj se “Lufta e fshehur, Anteu” është një vepër e thellë dhe e fuqishme, që shkon përtej përshkrimit të luftës si ngjarje historike. Ajo është një analizë e njeriut në kushte ekstreme, një reflektim mbi natyrën e dhunës dhe një eksplorim i ndërgjegjes njerëzore. Përmes një gjuhe të fuqishme, një narracioni kompleks dhe një tematike të thellë, Jusuf Buxhovi krijon një tekst që sfidon lexuesin dhe e detyron të përballet me pyetje të vështira mbi jetën dhe ekzistencën. Kjo vepër mbetet një dëshmi e fuqishme e letërsisë që lind nga përvoja e dhimbjes dhe e historisë, duke e kthyer atë në art dhe reflektim universal.

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

0

Zamira Bytyqi, Prizren

Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u pa një organizim i madh me bandën ushtarake turke “Mehteran”, me uniforma osmane, flamuj turq dhe prani ushtarake që dominonte hapësirën publike. Përballë qëndronte edhe konsullata turke me flamurin e saj. Për shumëkënd kjo ishte festë, por për shumë të tjerë ishte një pamje që ngjalli shqetësim dhe kujtime të rënda historike.
Po, Turqia e ka ndihmuar Kosovën në momente të rëndësishme dhe kjo nuk mohohet. Miqësia respektohet dhe vlerësohet. Por miqësia nuk do të thotë që zemra e Prizrenit të mbulohet nga simbolika e një shteti tjetër, e aq më pak nga pamje që të rikthejnë në kohën e sundimeve të huaja.
Pranë Xhamisë së Sinan Pashës, me uniforma të epokës osmane dhe marshim ushtarak nëpër Shadërvan, për shumë qytetarë u krijua ndjesia sikur osmanllinjtë po parakalonin sërish në qytet. Dhe kjo nuk është ndjesi e lehtë për një popull që ka kaluar shekuj nën sundim.
Prizreni nuk është qytet pa histori. Prizreni është qytet shqiptar. Është qyteti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vendi ku u zgjuan idealet kombëtare, ku u mbrojt gjuha, identiteti dhe dinjiteti ynë. Çdo rrugë, çdo gur e çdo kala e këtij qyteti flet shqip dhe mban vulën e historisë sonë kombëtare.
Kur në zemër të këtij qyteti valojnë flamuj të huaj, kur ushtarë të huaj japin tonin e sheshit dhe kur simbolika e tjetrit mbizotëron mbi frymën vendase, lind pyetja e natyrshme:
A po e nderojmë miqësinë, apo po e teprojmë me nënshtrim simbolik?
Kosova duhet të ketë miq, por jo të humbasë vetveten për t’i kënaqur ata.
Prizreni duhet të hapë dyert për të gjithë, por jo të mbyllë krenarinë e vet shqiptare.
Sepse popujt që harrojnë historinë e tyre, rrezikojnë ta shohin atë të rikthehet si spektakël.
Ndërsa popujt që respektojnë veten, respektohen nga të gjithë