DioGuardi akuzon Hashim Thaçin se e ka paguar 2 milionë e 300 mijë euro, ish-senatorin Robert Dole vetëm që t’ia shkruajë parathënien e librit
Testamenti i Qosjes, një shkrim i shkurtër, por me një peshë të jashtëzakonshme kuptimore për kulturën shqiptare

Fjala e fundit e Rexhep Qosjes
Gati para dhjetë viteve, Rexhep Qosja paska shkruar testamentin e tij: një shkrim i shkurtër, por me një peshë të jashtëzakonshme kuptimore për kulturën shqiptare. Me pak rreshta, ai kishte shprehur një qëndrim të prerë në disa drejtime: raportin me dijen, fenë, politikën dhe etikën publike.
Qysh në fillim, Qosja vendos në qendër mendimin shkencor dhe ngritjen shpirtërore duke i dhënë përparësi arsyes përballë besimit të verbër. Ai shpreh një qëndrim të qartë kundër rolit të klerikëve që predikojnë vetëm të besuarit, por aspak të menduarit racional, prandaj e ka ndaluar pjesëmarrjen e tyre.
Një tjetër fakt i rëndësishëm është përjashtimi edhe i politikanëve nga varrimi i tij. Edhe pse gjatë jetës ka shprehur simpati për individë të caktuar, në fund ai vendos një kufi: politika nuk duhet të instrumentalizojë dhe keqpërdorë as vdekjen. Ky është një refuzim i qartë i kulturës së spektaklit dhe i përdorimit të figurave publike për kapital politik.
Për shembull,te ne, si askund në Europë, bëhen sfilata para varrit të Ibrahim Rugova, dhe aty fotografohen edhe kundërshtarët e tij të djeshëm, për të përfituar kapital për vete nga i ndjeri, jo pse e duan.
Kjo është një nekrofili; ndoshta si nocion nuk është aq i përshtatshëm, por paturpësia ka kaluar çdo kufi moral.
Në atë testament, Qosja refuzon shndërrimin e varrimeve në skena publike vetë-promovimi – me fjalime, fotografi dhe rituale që synojnë më shumë imazhin personal sesa respektin për të ndjerin.
Aty mund të bëhet një krahasim me ritualet në Gjermani, ku ceremonitë mortore ruajnë një etikë të fortë të privatësisë dhe dinjitetit. I paftuari, nuk mund të marrë pjesë. As në dasmë, as në ceremoni mortore.
Sa për ilustrim, Helmut Kohl apo Günter Grass trajtohen me një respekt institucional dhe qytetar, por nuk lejohet banalizimin e hapësirës mortore për qëllime personale apo mediatike.
Për personalitete mbahen akademi përkujtimore, në amfiteatër apo para një publiku të zgjedhur, jo fotografi te varri.
Qosja ka nënvizuar mospajtimin me ndikimet e jashtme, me profetët e huaj dhe me predikimin e prapambetjes si program themelor për rrënimin e identitetit nga kultura të huaja.
Ai sugjeron se imitimi i profetëve të huaj shpie në deformim të vetëdijes kolektive dhe në humbje të autenticitetit kulturor. Të identitetit. Pra të mos ndryshohemi si do njeriu, por të mbetemi si na krijoi natyra apo zoti. Me liri për të menduar, dyshuar dhe për vepruar.
Qosja mbetet një nga intelektualët më ndikues të hapësirës shqiptare për dekada, një autor që ka kontribuar thellësisht në kritikën letrare, historinë e letërsisë dhe publicistikën. Ai ishtr edhe si një kompas moral që ka vendosur standarde për sjelljen publike dhe përgjegjësinë ndaj shoqërisë.
Rexhep Qosja ka luajtur edhe një rol mobilizues në rezistencën tonë politike në ish-Jugosllavia, veçanërisht para dhe pas protestave të vitit 1981.
Nuk e harroj kurrë: gjersa po kalonim pranë Institutit Albanologjik, ai nga ballkoni na vështronte. Aty pata menduar: ndoshta është krenar që po sheh rezultatin e vet. Nëse po, ka pasur të drejtë të ndihej ashtu, unë e besoj edhe sot. Ai për ne, si studentë, ishte ndriçuesi nacional dhe moral.
Ajo periudhë dëshmon se shtetet që ushtrojnë diskriminim sistematik ndaj një komb, ia garantojnë vetvetes rrënimin.
Në fund, pavarësisht largimit fizik, Rexhep Qosja do të mbetet gjithmonë këtu. Dhe, mënyra se si ai e dëshiroi largimin e tij është pjesë e mesazhit që ai lë pas.
Unë e falënderoj për kënaqësinë që më ka dhuruar gjatë leximit të veprave të tij.
U lind për të menduar, për të krijuar dhe për të lënë veprën e vet përgjithmonë këtu.
Kjo nuk është pak. Kjo është monumentale.
Dhe, u largua si iluminist…
“Republika e tretë” e Albin Kurtit, kulmim i sovranitetit apo fillim i një konflikti të rrezikshëm në Ballkan?
Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë
(Kjo ese synon të analizojë konceptin e “Republikës së tretë” si një projekt dhe mision politik e simbolik në kontekstin e shtetformimit të Kosovës. Duke u mbështetur në përvoja krahasuese ndërkombëtare dhe në teorinë klasike të shtetit, argumentohet se sovraniteti nuk kulmon në mënyrë lineare, por mbetet një proces dinamik, i ndërvarur dhe shpesh kontradiktor. Rasti i Kosovës, nën diskursin politik të Albin Kurtit, paraqet një përpjekje për ri-legjitimim të shtetit përmes një narrative të re republikane, e cila përmban njëkohësisht potencial emancipues dhe rreziqe strukturore.)
I
“Republika e tretë”, një mit politik apo domosdoshmëri e ri-legjitimimit të shtetit?
Fillimisht duhet konstatuar se, nga perspektiva dhe dioptria sociologjike, “Republika e tretë” nuk është ndonjë “gogol” i shpikur nga vizioni i Albin Kurtit (meqë ai është i pari që përdori sufiksin “e tretë” në Kosovë), për të marrë pushtetin (sepse atë e ka tash e gjashtë vjet!), e as ndonjë fazë përfundimtare e ushtrimit të sovranitetit, por është një ripërpjekje për ta ri-legjitimuar institucionin e shtetit të Kowovës në rrethanat dhe konstelacionet e reja gjeopolitike. Të gjithë parametrat nga përvojat e shteteve në botë na dëshmojnë se sovraniteti nuk është frymë që ad hoc krijohet dhe mbetet ashtu si në fillet e tija embrionale, por është një proces dinamik që “lëvizë” në varësi të rrethanave të caktuara historike. Dihet poashtu se ky institucion, duke qenë i varur nga këto rrethana merr si formë ashtu edhr përmbajtje që zakonisht janë në përputhje me shkallën e emancipimit social, me nivelin e zhvillimit ekonomik dhe paradigmën e formësimit kulturor të një kombi. Që nënkupton se shteti, si instrument rregullues si në paqë ashtu edhe në rrethanat e kërcënimeve dhe rreziqeve duhet të ndjek “kursin” e një balance sistematike mes autonomisë vetanake dhe ndërvarësisë me akterët të tjerët publik.
II
Sfida reale, nga narrativat politike te ndërtimi i sovranitetit substancial
Tani, kur analizohet roli, synimi dhe ambicia që ka shteti i Kosovës para vetes, sfida kryesore për të nuk është domosdoshmërisht vetëm akti i shpalljes së një “Republike të tretë”, që edhe mund t’i shërbejë si narrativë ndonjë lideri apo subjekti të caktuar politik për ta “mirëmbajtur” veten në pushtet, por edhe fakti i ndërtimit të një shteti funksional e të qëndrueshëm ligjor, ku sovraniteti ushtrohet jo vetëm formalisht, por përmes ndryshimit substancial të sjelljeve dhe normave sociopolitike. Pra, një shtet normal ku qytetari, pa dallim feje, gjinie, kombi, race apo etnie arrinë të ndihet i sigurt në emancipimin e vet dhe në vlerat sublime të familjes dhe kombit të vet. Synim tjetër, zgjerimi i sovranitetit të shtetit duhet ta ketë edhr forcimin e kapaciteteve vendimarrëse në mënyrë që të krijoj mekanizmin e kontrollit social në politikat publike, “cep më cep”. Ky proces, nëse shoqërohet me reforma reale e të prekshme dhe e rritë në mënyrë lineare besimin qytetar në institucione, ai bëhet me automatizëm i pranueshëm për gjithë shoqërinë. Mirëpo, nëse i njejti shtet tenton apo frymon të “përkthehet” në përqendrim të një pushteti absolut (qoftë ai edhe i butë!) duke dobësuar kështu ndarjen e pushteteve, gjasat për të “kalëruar” në ujërat e autokracisë dhe për ta zbehur kapitalin politik të besimit qytetar rriten maksimalisht. Projekti në fjalë për të cilin po flasim, në leximin tonin sociologjik që mbretërojnë në rastin e Kosovës, është tipik një “thikë me dy teha”. Për shkakun e thjeshtë se e gjithë ngrehina e konstruktit të kësaj shtetësie, anipse ende e cunguar dhe e mbikqyrur online nën llupën e “hisedarëve” ndërkombëtar, papaseprap kur analizohet është një e arritur biblike e historike. Mirëpo, a mund të thuhet se kjo shtetësi e dalur nga “sui generisi i hisedarëve” ështe identike me shtetësitë simotra në Evropë dhe gjetiu? Përgjigja, është jo! Ka shumë arsye që tani nuk janë objekt i kësaj analize. Tani, pyetja e gjitha pyetjeve është: A duhet pra Kosova ta kompletoj shtetësinë e saj, sikurse gjitha shtetet në rajon e gjetiu? Dhe a i duhet asaj zgjerimi i kompetencave sovraniste? Përgjigja është Po! Dilema, që unë shtroj këtu është: Si? Përmes, një reforme substanciale që unë e perceptoj përmes një “Republike të tretë”, apo përmes një improvizimi formal që derivoj nga Kushtetuta aktuale që e prodhuan “Republika e parë” (e Ibrahim Rugovës) dhe “Republika e dytë (e Hashim Thaçit)? Por, për të kuptuar rreziqet dhe pasojat eventuale bashkë me ato hipotetike, për Projektin e “Republikës aë tretë” le të shërbehemi me përvojat e tri modeleve sovraniste që ndodhën në tri shtete tashmë sovraniste.
III
Modeli francez, ku zgjerimi i sovranitetit institucional nuk garantoj funksionalitet
Këtë konstatim, po edhe imperativ, e kishte edhe “Republika e tretë Franceze”, që u krijua pas disfatës së pësuar në Luftën Franko-Prusiane, ku Franca arriti përfundimisht ta konsolidojë sovranitetin e vet përmes modelit të një parlamentarizmi të fuqishëm dhe tejet liberal, pastaj përmes afirmimit të laicizmit dhe sidomos përmes kontrollit civil mbi segmentet ushtarake.
Në narrativën e “Republikës së tretë franceze” ka një paradoks të llojit të vet, me të cilin edhe sot e kësaj dite ende merren historianët dhe sociologët. E ky paradoks, lidhet kryesisht me faktin se sovraniteti francez, në fillet e veta, u bymeh e zgjerua euforikisht nëpër gjitha institucionet e vendit, sa që me shpejtësi drite filluan të vëhen në pah si mangësitë ashtu edhe defektet e këtij zgjerimi horizontal. Ndërkaq, kur ishte fjala te dobësitë e funksionalizimit të kësaj Republike, ato u identifikuan vetëm kur Franca u fut në situatat krizologjike që u shfaqën nga kërcënimet që vinin nga fashizmi, i cili po pushtonte një nga një shtetet evropiane. Kjo republikë kolapsoi në vitin 1940. Kjo përvojë na mëson se kulmimi euforik i zgjërimit të sovranitetit të një shteti nuk është gjithnjë linear, anipse, në pamje të parë mund të duket institucional e jo domosdoshmërisht funksional.
IV
Paradoksi modelit italian, ku zgjerimi i sovranitetit prodhoj fragmentarizëm të frikshëm politik
Një përvojë tjetër për narrativën e “Republikës së tretë” që mund të na shërbejë si leksion dobiprurës është edhe përvoja e “Republikës së tretë Italiane”, ku pas shfaqjes së krizës së korrupsionit të njohur si “Mani Pulite”, shteti ndërmori një aksion të riformatimit të elitave politike në emër të krijimit të një shteti ligjor, ku sundimi i ligjit do të bëhej alfa dhe omega e konsolidimit social, politik e sidomos ekonomik të vendit. Dhe çfarë ndodhi? Pjesa e narrativës për zgjerimin e sovranitetit, që ishte fillimisht tejet atraktive për kulturën dhe mentalitetin italian, me shpejtësi drite u shndërrua në “bumerang”! Edhe në Itali, si në rastin e Francës, shtrirja dhe zgjerimi juridik i sovranitetit shtetëror u përhap aq shumë, sa sfera e politikës u fragmentarizua në atë masë që institucionin e shtetit e solli buzë greminës së kolapsit. Leksioni që ne duhet të mësojmë nga “Republika e tretë kosovare” e Albin Kurtit është se; riformatimi i elitave në pesë sfera (politike, ekonomike, sociale, ushtarake dhe kulturore) jo gjithmonë na jep automatikisht garanci për një stabilitet sovranist të shtetit.
V
Modeli turk, shembull tipik i një sovraniteti të centralizuar por me pasoja të tkurrjes së pluralizmit dhe kufizimemeve politike
Ose rasti i “Republikës së tretë Turke” që identifikohet me populizmin e Recep Tayyip Erdoğan-it që edhe erdhi dhe ende mbahet në pushtet me këtë slogan. Për dallim nga “Republika e tretë Franceze” dhe “Republika e tretë Italiane”, kjo turke ka disa specifika që lidhen sidomos me nuancat e mentalitetit dhe etnopsikologjisë. Ku, në emër të shtrirjes së sovranitetit, pushteti u centralizua aq shumë, sa “frymëmarrja” e pluralizmit edhe sot e kësaj dite mbetet temë debatesh pro et contra. Leksioni që mund të mësojmë nga “Republika e tretë Turke” është se tendenca për zgjerimin e sovranitetit shtetëror na privon nga “ngjyrat” dhe “frymarrja” aktive e pluralizmit dhe llojllojshmërisë së mendimeve dhe sjell një cungim evident të të drejtave të njeriut, të mediave dhe margjinalizim të shoqërisë civile. E thënë më thjesht: rritja apo zgjerimi formal i sovranitetit shtetëror mund të çojë në reduktim të pluralizmit politik – një kosto mjaft e lartë për një vend të vogël si Republika e Kosovës.
VI
Modeli i Kosovës, ku zgjerimi i sovranitetit përmes “Republikës së tretë” po synon të “shkurorëzohet” nga sovraniteti i mbikëqyrur
Pra, çfarë mund të na sjellë “Republika e tretë” si ide e hedhur nga vetë kryeministri Albin Kurti?
Unë për vete mendoj se kjo ide, ndoshta edhe si mision që ia ka parashtruar vetes Ai, duhet interpretuar si një tentativë e re për ta kompletuar sovranitetin e munguar, që derivon nga sovraniteti “i mbikëqyrur” (i manifestuar edhe pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008), në drejtim të një sovraniteti më substancial dhe operativ, sidomos në sferën juridike dhe atë politike, e më pak në atë ekonomike.
Kur përmendim sintagmën “sovranitet substancial”, aludimi im ka të bëjë me reduktimin e varësisë nga ndërhyrjet ndërkombëtare alias nga ambasadat e ndryshme, si edhe me vendimmarrjet shumë më autonome në sferën politikës së jashtme dhe sidomos asaj të brendshme.
VII
Rreziqet apo dilemat te projekti i “Republikës së tretë”, personalizimi i pushtetit dhe mundësia e një izolimi ndërkombëtar
Në dioptrinë e sociologjisë së njohjes, sintagma e sovranitetit duhet thënë se nuk kuptohet vetëm si atribut statik që u është dhënë njëherë e përgjithmonë kombeve, por edhe si një raport social i institucionalizuar ndërqytetar, ku shteti definohet ekskluzivisht nga monopoli legjitim i përdorimit të forcës brenda një territori të caktuar. Megjithatë, në rrethanat e procesit të globalizimit, ku sovraniteti u fragmentarizua aq shumë sa që shteti pësoi degradim të paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit, roli i sovranitetit me shembjen e këtij rendi nga Donald Trump po rifiton rëndësi dhe peshë interesante. Që nënkupton jo më hamendësime që ndodh te shtetet që ende gjenden në ethet e tranzicionit sikurse jemi ne, por edhe te vetë “arkitektët” e rendit të ri në horizont. Ndërkaq, kur jemi te çështja e “Republikës së tretë të Kosovës”, duhet kuptuar se ajo veç ka filluar të lançohet si narrativë që ka të bëjë me sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga ish-qeveritarët që ishin ithtarë besnikë të globalizmit. Andaj nuk është e rastësishme që ky projekt përveç që po synon një “resetim” deciziv institucional, po shpreson edhe një riformatimi të kastës së vjetër politike (opozita e sotme dhe të djeshme) që në “syzet” e saj është atrofuar nga pushtetmbajtja e stërzgjatur pas luftës së ndodhur.
Megjithatë, rreziqet nga ky “resetim” dhe riformatimi janë bërë tani edhe evidente. Rreziku i parë është fillimi i centralizimit të pushtetit në duart e një personi të vetëm, një fenomen që në teorinë sociologjike njihet si “sindroma e sovranitetit personalist”, që zakonisht shndërrohet në pararendëse të autokracisë. Tjetër fakt, një centralizim i nxituar do të mund të dobësojë raportet ndërkombëtare dhe të ekspozojë Kosovën një rreziku izolimi politik, ashtu siç ndodhi gjatë “telenovelës” së ngërçit, ku pothuajse u paralizuan raportet me këta “hisedarët” e “sovranitetit të mbikëqyrur”. Këto rreziqe reale na japin një dëshmi evidente se çështja e shtrirjes apo zgjerimit të sovranitetit shtetëror të Kosovës ka probleme serioze të realizohet vetëm përmes vullnetit ad hoc politik. Arsyeja e vetme është se një proces i tillë përveç që kërkon kohë ka nevojë edhe për kapacitete administrative dhe një balancë ekuilibruese demokratike me këta “hisedarët” e lartcekur. Thënë më shkoqitur ky rrugëtim në formë të një hapërimi “turbo” euforik të pamenduar thellë dhe të pamatur me “peshoren” e argjentarit, mund të na sjellë si shtet në pozicione e situata të sikletshme që shumë lehtë mund të shndërrohen në kundërefekte me pasoja e rreziqe të paparashikueshme për gjithë kombin…
Andaj Albin, bë kujdes me “Republikën e tretë” dhe merr mësim edhe nga sovranisti i fundit në Europë, Viktor Orban…

Abdixhiku zotohet për reforma, parësi debati dhe vota e fshehtë

Libri “Si ta përtërijmë jetën”, libër me porosi për jetën dhe shëndetin e njeriut
LIBËR ME POROSI PËR JETËN DHE SHËNDETIN E NJERIUT

Dallimet midis Jezusit, Budës dhe Muhamedit – mësime të krishtera
Akuzë për gjenocidin dyshekullor serbian ndaj shqiptarëve 1877 – 1999

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
Pajtim-PO; Hakmarrje JO; Falje të gjenocidit KURRË!
Shumë popuj kanë bërë luftëra në mes veti me qëllim të doiminmit, me qëllim të grabitjës së tokave që kishin,kanë dhe do të mbesin në fokus të interesimit për krijiin e kolonive moderne.Në shekullin XX-të janë bërë dy luftëra botërore. Gjatë këtyre luftërave është rritur numri i civilëve të vrarë në krahasim të viktimave të vrarë, nën uniformë në vijat e frontit. Pas Luftës Dytë Botërore, u ideua që të themelohët një organizatë e përgjithëshme që do të kujdesej për mbrojtjën dhe sigurinë e paqës në Glob. Së këndejmi më 1946 erdhi deri te themelimi i Kuvendit Gjeneral të Kombeve të Baskuara. Në mbledhje u përmend termi gjenocid për herë të parë. Ndërsa në Kuvendin e Tretë të Organizatës së Kombeve të Bashkuar u aprovua edhe definicioni i gjenocidit si krim më i rëndë penal në histori.
Me termin Gjenocid kuptojmë krimin që ka për qëllim për ta shfarosë një etni.Shfarosja bërët përmes vrasjeve masive, plagëve të rënda fizike ose psiqike, krim ky që ka për qëllim edhe ndalimin e lindjeve në një identitet që planifikohët për shfarosje.Jugosllavia federative e ka ratifikuat Konventën për gjenocidin, prandaj Serbia si mbeturinë ligjore e saj është përgjegjëse juridike për të gjitha mizoritë që janë ndërmarr kundër etnisë shqiptare në Kosovë.Lidhur me këtë në bazë të fakteve që i ka botuar Hjumen Rais Voç dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, në Kosovë janë dhunuar mbi 20 000 persona te të dy gjinive shqiptare. Janë deportuar 997 525 shqiptarë (Burimi UNHCR); janë krijuar katër kampe të përqëndrimit si pasoje e ndiekjeve totale të shqiptarëve në Kosovë: në Bllacë, Stankovec dhe Çegran (Maqedoni) si dhe në Kukës (Shqipëri). Janë krijuar edhe 11 kampe të vogla përqëndrimi nepër male të Kosovës, kurse pushteti okupator ka filluar edhe evakuimin e kufomave të shqiptarëve dhe i ka shpërndarë për të humbur gjurmë nepër Serbi. Një pjesë e këtyre kufomave ka qenë e planifikuar të bartet pastaj në Rusi, por bombardimet e NATO-s dhe lufta e UÇK e penguan përshkallëzimin e mëtejmë të gjenocidit planifikuar. Gjenocidi ishte i pkanifikuar me tri programe:1 Toka e Diegur, (nga 1335 lokalitete sa i ka Kosova, janë bombarduar 1008 lokalitete);2.Koridoret Përplasëse, janë deportuar 997 525 shqiptarë, deri më 9 qershor 1999;3. Patkoi, ka pasë për program likvidimin e plotë të UÇK, deri më 27 Maj 1999, kur duhej për të filluar Kongresi i Vaselenës në Beograd, nën organizimin e Kishës Ortodokse Serbe. Deri të deshtimi i Kongresit ka ardhur për faktin se disa kisha autoqefale dhe dioçeza katolike nuk janë lajmëruar në Kongres fare.
OKB me kohë e kishte organizuar Tribunalin Special të Hagës me qëllim që të denohën kriminelët për mizoriët në Bosnje dhe Hercegovinë. Tribunalit KS OKB ia bashkangjiti në proces edhe krimet në Kosovë. Por, kryekrimineli kinse “vdiç”, në qeli. Prandaj shumë mizori mbetën enigmë në historinë e fund shekullit XX-t.

1.Pajtim PO!
Pas luftërave të përgjakëshme misionarët e paqës në shumë raste përpos ndalimit të luftës, kanë kërkuar edhe pajtim në mes kombeve dhe shteteve. Çka është pajtimi. Është një lloj paqe e cila me kohë mund të avansohët edhe në afrim në mes etnive, për faktin se kriminelët i ka denuar gjykata përkatëse. Së këndejmi si populli i civilizuar, konsideroi se shqiptarët (në luftën mbrojtëse) dhe serbët (në luftën agresive) duhët të pajtohën (!), në interes të paçës dhe sigurisë njerëzore. Pajtimi mund të bëhët me një Konventë, në prezencë dhe me nënshkrime të tri palëve (Serbët si agresor; shqiptarët si viktimë; ndërkombëtarët si ndërmejtsuese dhe garantues). Dokumentet e pajtimit do të ishte me interes të ratifikohën në të dy parlamentët(Parlamentin e Republikës Serbisë dhe Parlamentin e Republikës Kosovës).
Në fenomenin e pajtimit në mes shqiptarëve si viktimë dhe serbëve si agresor pas mbarimit të luftës për një dekadë ndiheshin zëra se:”pajtimin do ta bëjmë atëherë kur serbianët si kriminelë të kërkojnë falje”.Ky zë me kohë erdhi duke u harruar sepse mësohej se pajtimi është një proces shumë i gjatë dhe në disa atapa shumë i ndërlikuar dhe i pashpresë.
Në publikimet dhe fjalimet shqiptare nuk vrehet asnjë lloj fjalori agresiv, se nuk do të ketë pajtim. E kundërta, serbët në vend të “kerkim pajtimit” për ta mbuluar tërë krimin janë pozicionuar sidomos institucionet e shtetit në politikë agresive, qe 26 vjetë. Kjo do të thot se në vend të pranimit të fajit, kanë instaluar fjalimin e agresionit dhe për çdo muaj e vit theksojnë përmes propogandës se: “Do të kthehemi në Kosovë me ushtri”. Ndërsa te shqiptarët nuk ndihet kurrë shprehja se: “Do të kthehemi në Sanxhakun e Nishit ku deri më 1 janar 1877 popullsia ishte 72% shqiptare”. Jo vetëm kaq, në asnjë publikim shqiptar nuk zënë vend politka se shqiptarët duhet të revanshohën. Ky fakt buron, jo pse nuk mundën ta zbatojnë, të paktën në miniaturë, por në luftërat e ndersiella nuk ka shënime se shqiptarët kanë vrarë fëmi, pleq e plaka, civili duarthatë. E kundërta, krimet pushteti serbian i ka ushtruar në intenzitet për dy shekuj, shumë të lartë pas mbarimit të luftërave. Madje, me Turqinë qeveritë serbe i kanë lidhur disa konvente (më 1933; më 1934; më 1938, më 1953) për deportim të popullsisë shqiptare në Turqi, me argumente se janë musliman dhe Evropa e krishterë do ta aprovon krimin në heshtje.Madje, Serbia me krime ka shkuar aq largë, sa që më 1939 dhe 1947 ka planifikuar okupimin e një pjese edhe të Shqipërisë dhe ndarjën me Greqinë në lumin Shkumbim.

2.Hakmarrje JO!
Në bazë të shkrimeve dhe prononcimeve publike Serbia është ajo që për çdo muaj e javë në vend se ta pranoi fajin dhe krimet zingjirore për dy shekuj, jo vetëm që flet për revash por edhe kërkon hakmarrje për viktimat dhe dëmet që vet i ka organizuar dhe programuar, krejtë me qëllim që ta vazhdojë politikën koloniale të viseve për rreth, që do të thot të maskohët me fjalë sepse e synon hakmarrjën.. Dhe këtë politikë Serbia e ka kultivuar deri më 1946, por pas kësaj kohe ajo është përqëndruar vetëm në okupimin i viseve tjera shqiptare, për faktin se: “Tirnana ishte në konflikt ideologjik me Paktin e Varshavës nga vitit 1960 kur doli de fakto prej tij. Ndërsa me Aleancën e NATO-s Tirana ishte në hasmëri sistemore dhe ideologjike, deri me shembjën e komunizmit.
Mu për këtë kufiri shqiptaro-shqiptar ishte më i pasigurti në Evropë pas vitit 1948. Pra krimet serbe në Kosovë gjithëmonë kanë mbetë të pandëshkuara sepse nga fjalët Beogradi nuk frigohej fare.
E vërteta fjala hakmarrje nuk është ndier kurrë nga ana shqiptare.(shiqo:A. DASIP B, Politika prema Albaniji 1948-1991, K. 12/92).Por e kundërta, pala serbe në çdo kohë ka shfaqur politikë agresive, sa që me një anë ka programuar dhe kontraktuar shpërnguljën e shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi.(shiqo: A. KEF. 1953, strogo pov, çuvati trajno, “Djenteljmen dogovor”).Jo vetëm kaq, Beogradi një kohë të gjatë ka drejtuar politikë për serbizimin e Kosovës.(Shiqo: “Program za istrebljenje shiptara 1995”-Arkan-Plan za stvaranje srpskih kibuca na Kosovu i Metohiju).

3.Gjenocidi nuk falet KURRË!
Në bazë të konventës për Gjenocidin (OKB/1948), nuk parashihet ndonjë instutucion që “ka të drejtë ta falë, ose injorojë”. Faji i gjenocidit pra nuk mund të harrohët e as të “vjetërsohët” nga viti 1948 ku aprovohët definicioni i tij si krim monstruoz.
Në këto kushte qeveritë e Beogradit dhe Prishtinës duhet ta dijnë se Bota ka ndryshuar rrënjësisht.Të paktën ky trend do të zgjatë edhe një shysëm shekulli. Ky prononcim që e shfaqi nuk do të thot se shqiptarët si etnia më e vjetër në Ballkan, duhët ta harrojnë gjenocidin në Mesjetë-kurrë: “shiqo: Ono shto radi danas Hitler (1942) to je radio Sveti Sava prema Arbasima u XIII veku”-Nikollaj Velimiroviq, “Vesnik Srpske Crkve 1942-Kjo që po e bënë sot Hitleri ndaj Hebrenjëve(1942), këtë e ka bërë Shën Sava ndaj Arbanasëve në shekullin XIII-t).Edhe në etapat tjera, bje fjala nga 1 e deri më 28 dhjetor 1877, Principta serbe i shfarosi 714 lokalitete shqiptare të Sanxhakut Nishit, si pjesë e Vilajetit Kosovës. Edhe më 1912/13, Serbia ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve, sepse ka organizuar bartjën e shqiptarëve në Anadolli me 395 anije Evropiane, të cilat i ka paguar me kredi. Po jo vetëm kaq, Serbia ka organizuar diegjën e 132 fshatrave të Kosovës, si dhe i ka pushkatuar në Gazimestan 500 kryepleq shqiptarë më 28 VI 1913.(L. F, Golgota shqiptare, Vjenë 1913; Lazër Mjeda,Mizoritë serbe ndaj shqiptarëve, dorëshkrim në Arkivin e Kroacisë).
Në mes Dy luftërave Botërore Serbia ka provuar serbizimin e Kosovës, duke i siellur 24211 familje sllave, duke ua grabitë tërë pasurinë. Madje më 1938 ka lidhë Konventë zyrtare me Turqinë për deportimin e të gjithë shqiptrëva nga Jugosllavi (1939-1944) në Turqi. Këtë konventë, jugosllavia dhe Turqi më 1953 e kanë kthyer në marrëveshje Xhentelmene për t` i hik ratifikimit në të dy parlamentët. Rrezultati i Marrëveshjës Xhentelmene është 415 555 shqiptarë që i kanë marrë vizat për shpërngulje në Turqi deri më 1966. ( shiqo:DASIP B-Seksioni i pashaportave dhe Oda e advokatëve të Shkupit).
Së fundi, Serbia e katër luftërave të humbura (1991-1995 në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë) dhe Kosovë më 1998/99, në rend të parë duhet paguar reparacionet, e pastaj përpos gjenocidit në Srebrnicë duhet përgjigjet edhe për gjenocidin në Kosovë më 1999, me që rast i deportoi afro një milionë shqiptarë jashtë Kosovës. Së këndjemi, nuk kanë bombarduar për 78 ditë 1058 aeroplana të shteteve të NATO-s, prej tyre 731 aeroplan amerikanë, 84 aeroplan francez, 58 aeroplan italian, 39 aeroplan anglez, 33 aeroplan gjerman, 22 aeroplan holandez, 21 aeroplan Turk, 18 aeroplan Kanadez, 14 aeroplan beligjikas për qëllime agresive por për ta shpëtuar një popull nga shfarsoja e planifikuar nga shtabi i Hitlerit të Ballkanit.
Politika ruse dhe serbe në sinkroni, rrezistencën shqptare 1989-1993 e kanë quqjtur “fundamenalizëm islam”. Ndërsa nga viti 1995 rrezistencën shqiptare e kanë nominuar si “terroriste” dhe për këtë ka pasë sukses deri në fillim të vitit 1999 (15 janar).Kur këto akuza u fshinë nga fjalori e misionarëve diplomatik. Por serbët në vijim e futën në “lojë” çështjën e “transplantimit” në një shtëpi që e kishte afër torishtën e bagëtive. Kur edhe ky nominim doli i montuar, atëherë në Gjykatën Specila për UÇK, serbët dhe diktuesit e politikës neokoloniale e lansuan politikën e “Grupit kriminal”, të cilën akuzë e propogandojnë edhe sot (2026).

Mendoi në këtë konkluzë se politika serbiane: “Të sulmojë dhe lansojë intriga, ka ardhur kah fundi dhe të shofin se cilën rrugë do të zgjedhë, për faktin se më nuk mundet me hangër me “dy lugë”. Po për këtë realitet nuk është fajtor vetëm Serbia por edhe Rusia si sponzor i saj.
Shkrimi i kushtohët Familjës Shaban e Zahide Jashari,Prekaz.
Më 22 IV 2026
Parullat si pasqyrë e diskursit publik në vitin 1981
Naim J. Krasniqi, historian, Gjermani
Narrativa e ndërtuar dhe e institucionalizuar që nga vitet ’80 të shekullit XX, e cila i karakterizon demonstratat e vitit 1981 si shfaqje të nacionalizmit, irredentizmit, shovinizmit dhe madje fashizmit, ka ushtruar një ndikim të thellë në delegjitimimin e kërkesave dhe aspiratave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Kjo narrativë u artikulua fillimisht nga udhëheqja komuniste e Kosovës, në harmoni me atë serbe, dhe u përhap gjerësisht përmes mediave të kontrolluara nga partia-shtet. Në këtë kuptim, roli i mediave nuk ishte informues, por riprodhues i diskursit zyrtar.
Megjithëse dokumentet e Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë në planin formal proklamonin barazinë midis kombeve dhe kombësive, zbatimi i politikave në Kosovë dëshmonte një realitet të ndryshëm. Procesi i diferencimit ideopolitik funksiononte si një mekanizëm disiplinues dhe represiv ndaj shqiptarëve, duke u shndërruar në atë që metaforikisht mund të quhet “Shpata e Demokleut”.
Në këtë kontekst, parullat e artikuluara gjatë demonstratave të vitit 1981 në Pristine përbëjnë një burim të rëndësishëm empirik për analizimin e diskursit publik të kohës. Në kundërshtim me interpretimin zyrtar, i cili i reduktonte këto ngjarje në devijime ideologjike dhe akte armiqësore, shoveniste dhe kontrarevulocionare, përmbajtja e parullave dëshmon një strukturë shumëdimensionale të kërkesave shoqërore.
Në planin politik dhe identitar, parullat si “Kosova Republikë”, “Jemi shqiptarë, s’jemi jugosllavë” dhe “Duam vetëvendosje” përfaqësojnë një artikulim të qartë të subjektivitetit politik shqiptar dhe një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj legjitimitetit të rendit federativ jugosllav. Këto kërkesa nuk ishin thjesht shprehje simbolike të identitetit, por formulime konkrete për rikonfigurimin e statusit politik të Kosovës.
Paralelisht, në planin socio-ekonomik, parullat si “Duam punë”, “Kushte për studentë”, “Çmimeve stop” dhe “Rroftë klasa punëtore – poshtë borgjezia” artikulojnë një diskurs kritik ndaj pabarazive strukturore dhe kushteve të jetesës. Veçanërisht domethënëse është parulla “Trepça punon, Beogradi ndërton”, e cila sintetizon perceptimin e shfrytëzimit ekonomik të Kosovës dhe e lidh atë drejtpërdrejt me dimensionin politik dhe kombëtar.
Kjo ndërthurje e kërkesave politike, identitare dhe socio-ekonomike dëshmon se diskursi publik i vitit 1981 nuk mund të reduktohet në një kategori të vetme analitike. Përkundrazi, ai përfaqëson një hapësirë ku ndërthuren dimensione të ndryshme të pakënaqësisë shoqërore dhe aspiratave kolektive.
Megjithatë, ky kompleksitet u mohua sistematikisht nga diskursi zyrtar, i cili e reduktoi lëvizjen në nacionalizëm armiqësor dhe kundërrevolucion. Si pasojë, u krijua një hendek i thellë midis diskursit “nga poshtë”, të artikuluar përmes protestave, dhe diskursit “nga lart”, të prodhuar nga aparati shtetëror. Një ilustrim i qartë i kësaj kontradikte është konferenca e Stane Dolanc pas demonstratave , ( 6 prillit 1981). Në deklarimet e tij vërehet një ambivalencë karakteristike: nga njëra anë, ai pranon ekzistencën e dobësive në sistemin ekonomik dhe politik në Kosovë, duke implikuar një bazë reale për pakënaqësinë; nga ana tjetër, ai refuzon kategorikisht kërkesat politike, veçanërisht atë për status republike, duke e konsideruar atë të papajtueshme me strukturën federative.
Më tej, deklarata e tij se Shqipëria nuk kishte rol në organizimin e demonstratave bie në kontrast të dukshëm me diskursin e elitave politike kosovare dhe të mediave në Beograd, të cilat e atribuonin krizën ndikimeve të jashtme. Kjo divergjencë tregon qartë se diskursi zyrtar nuk ishte monolitik, por i fragmentuar në nivele të ndryshme, me funksione dhe audienca të ndryshme.
Në këtë mënyrë, kriza në Kosovë u artikulua përmes një narrative të dyfishtë: si rezultat i dobësive të brendshme dhe njëkohësisht si pasojë e ndërhyrjeve të jashtme. Kjo strategji diskursive synonte të ruante stabilitetin politik duke shmangur adresimin e shkaqeve strukturore të pakënaqësisë.
Prandaj, analiza e parullave dhe e deklarimeve zyrtare e përforcon përfundimin se demonstratat e vitit 1981 duhet të kuptohen si një moment i shpërthimit të një diskursi publik të shtypur, i cili përmes protestës sfidoi jo vetëm politikat konkrete, por edhe vetë mënyrën se si realiteti interpretohej dhe paraqitej nga pushteti.

Parullat politike dhe identitare
Këtu hyjnë parullat si:
“Kosova Republikë”
“Jemi shqiptarë, s’jemi jugosllavë”
“Duam vetëvendosje”
“Kosova është e jona”
“Bashkimi i gjitha viseve shqiptare”
“Të gjithë shqiptarët jemi një”
Këto janë qartësisht kërkesa politike me përmbajtje kombëtare.
Ato tregojnë: refuzimin e identitetit jugosllav , afirmimin e identitetit shqiptar , kërkesën për status, politik më të lartë (Republikë) në disa raste, edhe aspirata për bashkim kombëtar . Pra, këtu kemi kerkesa nacionale politik, e jo thjesht kulturor.
Parullat socio-ekonomike (diskurs socialist)
Këtu hyjnë:
“Duam punë”
“Kushte për studentë”
“Kushte për punëtorë”
“Çmimeve stop”
“Rroftë klasa punëtore – poshtë borgjezia”
“Trepça punon, Beogradi ndërton”
Këto janë kërkesa tipike të një diskursi social dhe klasor, madje brenda gjuhës së vetë socializmit jugosllav. Por ka një element interesant: Parulla “Trepça punon, Beogradi ndërton” e lidh ekonominë me politikën qe sugjeron shfrytëzim ekonomik me bazë kombëtare.
Parullat e lirisë dhe represionit
“Lironi të burgosurit”
“Poshtë robëria, rroftë liria”
Këto janë më universale, por në kontekst marrin kuptim politik dhe kombëtar. flasin për represionin shtetëror dhe kërkesën për të drejta.
Sa nacionalizëm ka në këto kërkesa?
Një përgjigje e balancuar do të ishte:Po, ka nacionalizëm ne suazate e asaj kohe ( per ideologjin komuniste) dhe te sistemit jugosllave qe nuk deshironte apo nuk plotesonte keto kerkesa per shkak te nacionalizmit serbe, madje kjo është një komponent qendror . Por , ky nacionalizem ( ta themi) nuk është i vetmi dhe as i izoluar nga faktorët socialë dhe ekonomikë.
Çfarë e bën këtë nacionalizëm të veçantë?
Ky nuk është një nacionalizëm “i pastër ideologjik”, sepse nuk u ndegjua as
nje paroll kunder popujve te ish jugoslllavise apo qe kerkonin shkatrrim te ketij shteti me force, ata kerkonin nga ky shtet te realizonin te drejtat e tyre. Keto parolla linden nga kushte konkrete sociale dhe ekonomike përforcohet nga ndjenja e diskriminimit politik ( qe shqiptare konsideroheshi si popullate e rendit te dyte),artikulohet përmes një gjuhe që përzien, socializmin (“klasa punëtore”) , drejtësinë sociale dhe identitetin kombëta. Pra kemi një nacionalizëm social, ose më saktë: një ndërthurje e nacionalizmit me pakënaqësinë sociale.
Por , nëse i ndajmë artificialisht në:“sociale” vs “nacionaliste” rrezikojmë të humbasim thelbin.
Realiteti është: kërkesat sociale u politizuan dhe u nacionalizuan sepse sistemi nuk ofronte hapësirë për zgjidhje brenda strukturës ekzistuese.
Demonstratat e vitit 1981 nuk ishin as vetëm sociale, as vetëm nacionaliste. Ato ishin: një lëvizje hibride, ku pakënaqësia ekonomike , mungesa e të drejtave politike dhe identiteti kombëtar u bashkuan në një kërkesë të vetme:barazi, dinjitet dhe vetëvendosje.
Në përfundim, demonstratat e vitit 1981 duhet të kuptohen jo vetëm si një përplasje fizike midis protestuesve dhe shtetit, por si një përplasje diskursesh: midis një shoqërie që artikulonte kërkesa për barazi, dinjitet dhe vetëvendosje, dhe një pushteti që përpiqej t’i delegjitimonte ato përmes kategorive ideologjike. Në këtë kuptim, ato përfaqësojnë një moment kulmor të shpërthimit të një diskursi publik të shtypur, i cili sfidoi jo vetëm strukturat politike ekzistuese, por edhe vetë mënyrën se si realiteti interpretohej dhe përfaqësohej.
Brahim Avdyli: Breshërimet e çasteve të trishta
Brahim (Ibish) Avdyli
Pjesa e shtatë
(Ky është vetëm një rrëfim për personazhin kryesor, në vetën e parë dhe nuk e përmbanë tërë romanin, për trashëgimtarët. Ka edhe të tjera rrëfime që kryqëzohen në këtë roman. Pjesët e tjera të romanit janë të shkruara në vetën e tretë. Ndonjëherë kryqëzohet edhe me intermezzo dhe rrëfimet e tjera, pro e contra. Çdo ngjashmëri e jetës sime është material bazë, por me ndryshime. Në të gjitha pjesët, shkrimtari deklarohet anonim.…)
Qielli është i vrugtë dhe hija e rëndë përpiqet të mbulojë në zemër çdo gjë. Aty, së pari është edhe shpirti. Kur them se “përpiqet të mbulojë çdo gjë në zemër”, si duket, shpirti im nuk gjënë forcë të mjaftueshme që të largojë errësirën, e cila shpirtin po ma lëndon. Shpirti sikur nuk e ndanë kalimin prej errësirës, që sillet si vorbulla më e gjërë, e cila përpiqet tërësisht që të më lëndojë apo të më bllokojë dritën. E Liga, përpiqet kurdoherë dhe tani të më bllokojë. Por shpirti përpiqet të mos e pranojë të Ligën. E Liga të përcjellë në çdo sferë të jetës. Të vërtetat e një periudhe mjaft të gjatë, e cila quhet “jetë”, mundohet t`i mbyllë përgjithmonë e të zhduket vetvetiu si “e paqenë”, sikur fare nuk paske ekzistuar. E Liga është e përhershme, të ndjekë e të përcjellë kudo që të ndodhesh nëpër hapësirën e pa fund.
Natyrisht, më zgjohet në kujtesë e thëna e babait tim, i cili thoshte se “jeta është jetë e përkohshme”, njësoj si purgatori i Dantes, në të cilën të provon Zoti i Madh me ate që më paku e dëshiron të mos jesh i provuar. Nëse e jep provimin pozitivisht në këtë provë, e siguron shpirtin tuaj në parajsë për më tutje. Nëse nuk i kupton këto gjëra apo nëse nuk e kupton këtë çështje, nëse është një, ajo zgjatë përherë deri sa ti t`a kuptojsh e të dishë t`a zgjidhësh në jetë atë problem. Jeta, kjo jetë e përkohshme, ripërsëritet.
Të duket se ke jetuar në këtë botë edhe më parë. E problemi im është problemi i kombit. Janë shumë faktor që të pajtohesh me to apo jo!

Ka plagë të mëdha shpirti yt. Ai vuan përherë, lëngon kohë të gjatë, nëpër decenie dhe hapësirë. Shpirti është i plagosur qindra herë. Kur shpirti është i plagosur, edhe qenia njerëzore kështu po vuan. Ai po vuan në thellësi të shpirtit dhe plagët e tija të paraqiten edhe nëpër trup. Askush nga mjekët e trupit nuk e di këtë rol të madh të shpirtit dhe ate nuk e studion, por trupin. Të rëndojnë me disa preparate të tilla dhe përpiqen të shërojnë sëmundjet në trup, pa e njohur rolin e shpirtit. Medikamentet janë prodhime të fabrikave, e kjo është një ligj i pashkuar. Ato duhet në masë më tutje të shpërdahen.
Pronarët e fabrikave të barnave duan të nxjerrin me çdo kusht të holla të shumta dhe në këtë vijë i rendisin shpërdarësit për zgjerimin e tereneve, te njerëzit e veçantë. I ngrehin lartë vetëm anët pozitive të tyre. Nuk kanë asnjë ide negative të prodhimit të atyre medikamenteve që i prodhojnë fabrikat, e nuk i lënë të edukohen shpërndarësit dhe të sëmuarit me këto “sekrete” të prodhimit. Të gjithë ata apo ato që merren me këto medikamente i shohin vetëm anët pozitive, ndërsa pak veta anët negative. Askush nuk mund t`a di “sekretin” e këtyre fabrikave. Nga pak e gjëjnë në reagimet e të sëmuarëve, por ato mbledhen shpeshherë dhe mbeten “të panjohura”. Edhe unë i provova gjatë gjithë jetës reagimet e tilla dhe kur u them mjekëve diçka, shënojnë pak reagimet e trupit e ato që nuk i kanë njohur më parë. Shpesh herë të shfaqen si një “alergji” e trupit, por ece e dije ku mbesin ato. Qytetarët nuk e dinë sa po vuan shpirti yt!
Mjekët, të shumtën janë të lidhur me këto medikamente dhe na i japin më tutje për çdo rast të veçantë apo të ngjajshëm, por ndonjëherë ata nuk e harrojnë ndonjë alergji të të sëmuarve. Po i marr p.sh. barnat e prodhuara te SANDOZ-i. I japin me benificione. Disa mjekë i marrin me benifione prej tyre, e të tjerët prej MEPHA-s. Ajo jep më shumë benificione. Këto dy fabrika janë në konkurencë. U japin përparësi shumë mjekëve dhe barnatoreve të tyre. Edhe mjekët janë të lidhur me të hollat e të siguruarve, e sigurimet janë poashtu të lidhura me të hollat e personave. Ato e bëjnë punën sikur i shërojnë disa anë të jashtme, por mbrenda nuk e shërojnë shpirtin. Deri diku, mjekët apo spitalet e njohin trupin e njeriut, p.sh., gjashtëdhjetë apo shtatëdhjetë përqind, e më së paku njëzetë përqind mbesin enigmë apo “e pa njohur”, në hemisferë, pra të Zotit të Madh, jashtë kësaj bote. Materialistët, në këtë jetë, i shohin deri diku. Jashta botës nuk dalin, e shtrijnë syrin e vet në ate çka e arrinë dora, ose çka sheh syri dhe e arrin dora apo mjetet e teleskopat. Në këtë botë jemi të varur nga materia.
Njerëzit e studiojnë këtë jetë, e thonë ate çka u prek dora e çka u zë syri. Të gjithë e thonë ate çka e dinë, dikush me përjetime, e dikush me anë të studimeve. E tëra, mblidhet këtu. Mjekët e studiojnë vazhdimisht njeriun, p.sh., psiqikën e neurologjinë e njeriut, por jo shpirtin. Pa shpirt, nuk ka jetë! Shpirti është i padukshëm. Disa e studionjë, p.sh. fetë dhe njerëzit e dhënë nëpër studime, e nuk arrijnë më shumë se ua lejon Zoti i Madh!
Medikamentet mund ta shërojnë një sëmundje të trupit, të neurologisë dhe psiqikës së njerëzve, aq sa u duhet atyre, por nuk i dinë të gjitha efektet e mundshme, sepse mbeten këto gjëra sekrete e ndonjë veprim të panjohur të këtyre medikamente. Na e japin recetën e preparateve të tilla si “logjike”.

Logjika është e studiuar dhe pjesë e veçantë në mullirin e mendjes. Sa më shumë studion, aq më e thellë është mendja. Sa më pak të studiosh, aq me e varfër është logjika e njeriut. Të varfër me logjikë janë ata që flasin ate që e kanë përjetuar dhe duken të zhvilluar ata që studiojnë më shumë se të tjerët. Ata flasin nga studimi, jo nga jeta. Mendja zhvillohet me studime, ndërsa zemra me përjetime. Në qoftë se është jeta e rrebtë ndaj teje, je me këtë lloj përjetimesh, jo me të hollat. Vuan dhe tregon, si unë, me jetë!…
Nuk jam në gjendje të shëroj veten nga plagët e shpirtit. Janë forca më të mëdha, të cilat me decenie me radhë e kanë plagosur shpirtin. Ato të cilat i deshta, më thonë se nuk më duan; nuk janë pranë shpirtit tim. Askush nuk e njeh shpirtin tim, por mund të gjykojnë pak nga pak në bazë të përjetimeve të tyre. Përjetimet e anës tjetër janë të ravijëzuar më zemër. Secili rreth teje ravijeson në zemrën tënde nga diçka. Nëse është e ligë, të ravijëzohem për të ligën. Nëse është e mirë, ravijëzohen për të mirën. E kështu me radhë.
Çka e ravijëzon në zemrën tënde si të Ligë, e përjeton thellë shpirti. Sa më të shumta që të janë përjetimet e vuajtjeve, aq më i lënduar do të jetë shpirti. Për shembull, ate që desha në këtë jetë e nuk më deshti as ajo, e përjetoj si humbje vetish dhe gjë negative. Unë vrapoj pas tyre, ato largohen më tutje. Ata apo ato janë të tjerë, largë prej meje, por janë energji e veçantë; e kanë takuar trupin e shpirtin tim dhe kanë kaluar apo kanë dalur më tutje. Duket sikur kanë marrë prej shpirtit tim diçka të vlershme, apo virtuale, të jetës, dhe kanë ikur, duke më lënë disa herë të plaguar, pa ato burime nga shpirti im. Jetojnë jetë të tjera, largë prej teje, sikur nuk ke jetuar…

“Asnjë plagë në zemrën time nuk erdhi nga armiku. Të gjitha erdhën nga njerëzit që më donin!” – thotë Çarli Çaplini, në një thënie të tij.
Ai ka të drejtë për veten, e nuk ka të drejtë për mua! Armiku ose armiqtë ka ose kanë qenë shumë të rrebtë ndaj meje, ndaj bijve dhe bijave të mi, ndaj nipave dhe mbesave të mia. Me gënjeshtrat e tyre dhe të bashkuara në të tërë krahun që e kanë në këtë botë, në luftë kundër të drejtës, e kanë ravijëzuar jetën time shumë për të keq, apo ma kanë shtrydhur zemrën time! Secili e ngreh kah vetja, por ajo është në këtë spektër mjaft relative.
Edhe unë e quaj veten se jam fajtor! Të kisha lënë në këtë anë njohjen e botës, të kisha lindur pa këtë ide të madhe e të bashkimit të kombit, pa i pyetur të tjerët, që janë në kulm të hierakisë së të keqes e në prag të derës së daljes së kombit nga dhuna e tmerrshme, është vështirë të kem një zemër kaq të ravijëzuar për keq, si “të padëshiruara”. Armiqtë tanë kombëtar hipin përherë në piedestal të kohës, e ne vuajmë shumë ndër ta!…
Po pse merrem me këto gjëra të vjetra, kur as shkenca e historisë dhe as shkencat e tjera nuk i njohin e nuk ua vënë syrin këtyre gjërave, sepse në radhë të parë janë të përfishirë nga ndasia, kundër unifikimit, nga krijimi i forcës, nga krijimi i forcës së kundështisë, kundër drejtësisë!…
Këtu janë të përfshirë do „energji të errëta“, dhe në kokë të kësaj force janë demonët e mëdhenj, si errësira. Ata pra na ndajnë! Largë jemi nga njëri-tjetri, pa mundësi të përkrahemi reciprokisht, lanetët qofshin përgjithmonë të mallkuar nga ne! Brezi i tretë, nipat e mbesat, vuajnë shumë, shpirtërisht e fizikisht, ndërsa ne, brezi i parë i dialektikës, po vuajmë poashtu, sepse ne priheshin nga unifikimi. Brezi i dytë, janë të gllabitur nga demonët, janë rritur pa edukimin tim, në moshën parashkollore e të shkollës fillore, duke u laguar nga unë, prej UDB-së, d.m.th., nga Sigurimi i Brendshën Shetëror „Serbo-Jugosllav“, apo edhe të tjerët, pastaj vinë shqipfolësit.
Bijtë e armiqve tanë apo nipat e tyre e sabotojnë pavarësinë e pjesëve të adminstruara. Kjo pavarësi e jona zbutet deri në zgjedhjet rajonale, siç duan armiqtë. Mua, më ndjekën me vrasje sikur pardje, dje e sot, duke filluar me vrasje të Milicisë ish-Jugosllave, por të zhvilluar nga fqinjët tanë, të cilët kanë qenë dje të involvuar në “UDB”.[1] E cilit i intereson kjo gjë? Askujt! U duken si „përralla“ dhe u thonë “përralla”! Për ta, nuk janë të vërteta!…
Të gjithë sundonin nga pushteti e poshtë ishin vendasit. Pastaj llogariten të huajt. E më të ligjtë e të huajve jemi ne, shqiptarët. Askush nuk na përfill, edhe pse i takojmë kombit më të parë në botë, i cili ka mbetur i gjallë ndër vuajtje, shekuj me radhë, e nuk e llogaritin si komb, e na shtypin fuqishëm dhe na shpërdajnë në pjesë më të vogla, të cilat i quajnë si “parcella të administruar me multinacionalitete”; në pjesët e administrimit të pavarur rajonal, si “republika” e me tokat tona, të cilat nuk janë tërësisht “sovrane”, sepse të gjitha po futen bashkarisht në një bashkësi më të madhe e me armiqtë tanë kombëtar! Kur je “i bashkuar” në një bashkësi të madhe me ata që të kanë qindra vite borgj e gjenocid të paparë, nuk do të jesh kurrë i lirë!
Ne ishim dikur kombi i dytë në botë, pas indianëve! E sot i përkrahin rusët, serbët, greket, të cilët janë kundër nesh! Aty llogariten gënjeshtarët e tjerë, si p.sh., maskarenjë, firmaxhinjtë, pushtetarët, të punësuarit e policët, tradhëtarët, etj., duke i përfshirë serbo-serpentet e ish-Jugosllavisë, që kanë qenë e janë tipikisht kundër nesh! Ata që gënjenin, rreshtoheshin në një vijë, e më së pari vijnë serbët, grekët, rusët, spanjollët, portugezët, turqit, arabët, indianët e Indisë, etj. Vaj e medet! Çka të them tjetër!…
Doemos, po e themi se në këtë vijë radhiten brezi i dytë, djemtë e vajzat, nën parapsikologjinë e dhunshme. Kjo është dialektika e “shtetit” të ri!…
Mbesën time e kisha quajur DJELLZA, e ajo u bë TERRINË dhe është e mbetur në KATRAHURËN[2] time. Po, pra! KATRAHURË, ME TERRINË! Çdo ditë qaja për te, vëllaun e saj, që u rrit; vajzës, poashtu të rritur, e të tjerët!…
Papritur më shkonin sytë te fotografitë e saj, kur qante në oborr, me lotë të mëdhenj, sepse iu fut në burg babai i vet, djali im, me vizë C, e do të përzihej jashta shtetit. Ishin të ndarë njëherë prej meje, e pastaj e ktheu edhe Konfederata e Demokracisë së Theqafjes ligjin e vendit kundër djalit tim, që ishte “i huaj”, sepse dëshironin që ai të mos ishte brenda këtij shteti, gjoja si “i rrezikshëm”. Po them se ai “e kishte të qartë”, e në realitet, ashtu po mendonte, e nuk i punonte dhe nuk i logjikonte mendja mirë në këtë pikë. E kishin kthyer sa ishte fëmijë kundër meje, me hipnoza fetare! Mua, babai i tij, dyfish po më dëmtonte; e i treti fish ishte te bijtë e tij dhe unë!
Djali nuk më ndihmonte aspak mua, sa ishte brenda këtij shteti, por i ndihmonte armiqtë e mi, vëllezërit, etj., të cilët qenë të shndërruar kundër meje me besimin e tyre fetarë e islam!
Luanin direkt e indirekt. Ishin në vend dhe ne qemë “jashtë” lojës së tyre. Luanin, siç dëshiron armiqtë! Mbetëm “të tjerë”!
P.sh.: po e them se më stoponin në luftë me të Ligën dhe nuk e dinin çfarë detyre kisha, as nuk përpiqen të “marrin vesh”! Më lënin edhe të vdes urie, por më mbante gjallë shteti, me ndihmën e paktë. Të punoja, siç dëshiroja, nuk kisha më gjasa “të mbahem”! Të gjithë të mëdhenjët ishin kundër meje, në këtë shtet e jashta tij, deri te vendlindja ime! Ata që nuk më donin, më mbanin kështu, ishin si djajtë, e nuk lënin aspak gjurmë kudër meje.
Kush ishin ata, nuk po iu them, por gjenin gjithmonë “arsyetime” të vetat. Nuk kishin fund këto farë “arsyetime”! Sikur e ndihmonte hija-hijen, errësira –errësirën; e ngriste të panjohurën, pa dijen time e të tjerëve në piedestal. Po e them se e vjetra, që e kishim shkatërruar, gjente mënyrën se si të ngjallej prap me bijtë e nipat e vet, të pjellur prej tyre, si kopila!…
Në këtë vijë rreshtohej edhe ish-gruaja ime, ish-gruaja e djalit të parë dhe të gjithë ata që e ndihmonin të Ligën, me dijen e vet apo pa dijen e vet!
Nuk merret parasysh drejtësia, por gjinia femërore. Këtu, disa nga djemtë e huaj, nuk kishin të drejtë! Ish-gruaja ime kishte shkuar me dy djemtë, i madhi dhe i vogli. I treti fëmijë i djalit të parë kishte mbetur “pezull”, nëpër kartahurë, me “dhunë të shkolluar”, por të përhershme, deri sa të harronte krejtësisht babain e saj apo të “qetësohej” nga e kaluara e vet e trishtë, siç e kishin “të mëdhenjtë” e këtij shteti, fara e këtyre “të Ligjtë”…
Ajo që e quante veten “grua e imja”, edhe pse nuk desha të martohem me te, por një grua tjetër, e derisa e prisja me padurim gruan që t`i hapej “udha” për t`a nxjerrur ate së bashku me fëmijët tanë deri këtu, në Konfederatën e Demokracisë së Theqafjes, tjetra nuk ishte grua e imja, por dashnore, e cila më jepte ate që nuk më dha asnjëherë ish-gruaja, e nuk ishte aq e bukur, por bëja dashuri me te, pa i thënë kurrë “të dua, e dashur”…
Ishte njëra nga mija apo miliona kombase, prej kufirit të Gjermaisë e deri në Republikën e Kantonit të Pazbuluar, pikërisht në kufi të Francës, të cilës po i them sa për të thënë diçka, se ajo është “Barbaria Shtetërore”.
Ajo ishte një shetet “barbar” ndaj shqiptarëve? Përveç se i shkombëtarizoj avrenet e baskët, etj., dhe i nënshtroi ata, e ngriti Pis Markun (Bismarkun) në Gjermani, që t`i shtypë shqiptarët, brenda saj dhe të tjerët!
Nuk e harroj këtë punë, sado që gjuhën e tyre e dija që në fillim. Tani, nuk kam kohë t`ua shpjegoj pse e quaj kështu, sikur në ligjëratat e fakultetit. A e dini se kam qenë profesor? Jo, jam njëfarë pastruesi të jashtqitjes së madhe nëpërmjet kësaj Konfederate, të cilës i them “e Theqafjes” e nganjëherë ajo është edhe “e të Mirës”, së cilës, ia nxorra positiv azylin, sikuse u kujdesa me opinga të shkyera mija njerësve të tjerë, pa marrë asnjëherë ndonjë çindarkë, e duke paguar vet rrugën me të hollat e mia apo duke u falur ndonjë gjë të vogël. Më plaste zemra për vuajtjet e mëdha të njerëzve të vendlindjes sime!
E shkrova “azylin”, me y-në shqipe, por sipas “normave letrare” tek ne i thonë “azil”. Gjemania ka të drejtë në shqiptim, prandaj vetëm asaj nuk i kam gjetur ndonjë nopfkë të ligë e satirike, pos kësaj Konfederate.
Po e them se i dija aq mirë ligjet, e nuk isha “jurist”, por dija mirë të ankohesha, në emër të njerëzve. Njëmijë dosje të tyre i ruaja me lotë në sy, por nuk e mora asnjë faleminderim prej tyre, vetëm njëres, sepse edhe ajo kishte interes! I shikoja ato dosje të tëra, prej veriut e deri në jug, prej lindjes e deri në përëndim të këtij vendi, ndonjëherë me lot krokodili, por zvaritej tërësisht faleminderimi, deri në harresë, si pazakonshëm!…
Ta them shkurt, ajo nuk quhej “Konferatan e Demokracisë së Theqafjes”, por ndryshe, e këtu nëpër male, me zemër të plastë, në shenjë të mospajtimit me te dhe të protestës sime njerëzore, nga të gjitha të padrejtat kolektive të saj mbi fatin dhe pafatin tim, po e thërras kështu! Konfederatë po, por është një gjë tjetër! Gjëne ju, po deshët! Jam lodhur me letrat e saja, që vinë prej të gjitha instancave të saj, prej skutellës sime e deri atje lart!…
Po e ndërprej dhe po i kthehem çështjes sime kryesore, nga familja ime: kur erdhën fëmijët dhe më së pari e mora një banesë për ta, që t`i mblidhja të gjithë, gruaja e pamartuar e gjeti rastin të vinte në banesën time dhe të frekuentonte pranë gruas e fëmijve, sado që mija herë i kam thënë se nuk mund të martohesha me te, sepse kisha fëmijë, edhe pse më kishte martuar pa më pyetur askush apo asnjeri, por po t`a nxjerri azylin tënd pozitiv. Po e them se kisha vuajtur gjatë me te e pa ish gruan time.
Kush e ka dërguar, nuk e di! Isha pa grua e qaja për fëmijët e mi! Ajo më gjeti, në stacionin e autobusave, në mes asaj tollovie. E refuzova njëherë, por më tha se e njihja prej kioskut para policisë së kryeqendrës sonë, kur dola me lot për faqe, e ajo është pikërisht ajo, e cila më solli atëherë palomat, të fshija faqet. Atëherë, nuk më tha aspaq se i pëlqeja dhe unë i kisha “rastet e rrebta” të “milicisë”. Po i them kështu me fjalorin e ligë të protestës sime, të “milicisë”, së “krahinës së autonomisë”[3], e tani është “republikë”…
Ish-gruaja ime, me dashurinë apo padashurinë time apo të saj, asakohe qe martuar papritmas me mua, kur shkova në shtëpinë e saj për t`a prishur atë fejesë, me dy dëshmitarë, e në vend se t`a prishja fejesën, ma dhanë me vete si peshë mbi kurrriz. E shkova në vendlindje me përjashtim të këtij shteti, pasi nuk kisha fjetur as një orë, nëpër trotuare e nëpër fshatra të vogla, të atij krahu të kësaj Konfederate, pa banese, pa punë, pa letra të vazhduara, ditë të tëra, kur më zuri Policia e Konfederatës së Demokracisë së Theqafjes e më përzuri, hera e parë, për një vit, nga Konfederata e tyre!
Shkova kokulur dhe i shtruar për dhé, pa dinjitet e pa burrëri, në shtëpi time e në shtëpi të gruas, për t`a plotësuar kushtin e kundërshtareve të mi, se më morën në “besë”, ata qe e kishin djalin e tyre në UDB, e ajo nuk ishte besë, por pabesi e vërtetë! Ma ngarkuan në kurriz e më lanë “në hulaja”!…
Po i bie pak shkurt: kështu më kishte martuar papriturazi ish-gruaja e ime, pa dëshirën tonë e në pajtim të baballarëve tanë: babai im dhe babai i saj ishin treguar dakord, pa na treguar më parë! Ishte një martesë thjeshtë e kryqëzuar mbi ne, një martesë pa dëshirën tonë, e dhunshme, një martesë e “aranzhuar”, po them kështu me fjalorin e delikuencës së intelektualëve.
Ata që shiten para popullit “të paditur” si “të mençur”, i thonë kështu, me fjalë e fjali të vjedhura nga “gjuhët e huaja”, që të vërtetë janë zhargone të marrura me qëllim nga gjuhët e tjera, për t`u shitur si “dijetarë”. Disa shtete “socialiste” e gjënin atëherë se frengjishtja ishte e para, ndaj aglishtes. Janë disa shtete që e konsideronin veten se ndodhen “në krye të botës”, mu sipas ideologjisë komuniste, e unë isha kundër tyre. Në të vërtetë, thoshte ish-gruaja se ajo ka qenë “e martuar me mua” dhe kishte bërë edhe fëmije, e kjo e dyta, nuk ishte martuar me mua dhe nuk kishte bërë asnjë fëmijë…
Njëri sheh apo demon dëshironte të ma vesh njëren pas vetes, e tjeri sheh apo demon dëshironte që t`a mbroj tjetrën! Mbeta pa asnjëren, në katrahurë, përtej Diellit, mu në errësirë të plotë!… Po! Në errësirë të plotë!…
Tani, u bë mjaft! Po e lëmë kështu njëherë këtë çështje, se është mjaft!…
Po ikë në skutellën time dhe është koha të ik!…
Iki në skutellë!…

[1] “UDB“, „Unutrashjne Dërzhavna Bedbesnosti“, e shkruar me alfabetin shqiptar, do të thotë: “Siguria e Brendshme e Shtetit”. Kjo ishte kryesorja e shtetit ish-Jugosllav, e tmerrshme për ne, e mirë për të tjerët….
[2] Po e shpjegoj edhe njëherë: „Hura“ ështe fjalë gegërishte, që e shpjegon një greminë të thëllë në tokë, të cilës nuk i shihet askund fundi. „Katra“ është katër palësh, katër fish. Katrahura është gremina katërpalësh e djallit, e demonit, kryedemonit. Je duke shkuar më thellë nëpër tokë e nëpër shkëmbinjë, pa dritë e nën trusni të madhe…
[3] Është fjala për Kosovën, sot Rebublika e Kosovës, e cila e kishte njëfarë „autonomie socialiste“, por i tërë kombi i saj shqiptar rrahej në mënyrë ç`njerëzore, pothuaj 2/3 e shqiptarëve të Kosovës, nga „milicia“, që ishte policia, por që përpiqej në të gjitha mënyrat e dhunës policore, t`a shkombëtarizonte tërë popullatën shqiptare. Ne, nuk mundeshim të quhemi „sllav“, as turq e arab, sepse nuk ishim të tillë!…
Shoqata “Vullnetarët e Lirisë”, ngushëllon për vdekjen e Rexhep Qosjes
N G U S H Ë L L I M
NE, ANËTARËT E SHOQATËS “VULLNETARËT E LIRISË”, ISH-PJESTARË TË FORMACIONEVE USHTARAKE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, TË USHTRISË ÇIRIMTARE PRESHËVË-MEDVEGJË-BUJANOVC, DHE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE TË POPULLIT SHQIPTAR NË MAQEDONI, (TË VITEVE 1997-2001), SHPREHIM HIDHËRIMIN TONË TË MADH PËR LARGIMIN NGA JETA TË RILINDASIT TË FUNDIT SHQIPTAR, ZOTIT REXHEP QOSE, DUKE i SHPREHUR NGUSHËLLIMET TONA JO VETËM FAMILJES SË TIJ POR GJITHË POPULLIT TONË, PËR NDARJEN PREJ NESH TË KËTIJ RILINDASIT TË FUNDIT TË KOMBIT SHQIPTAR.
PËR SHOQATËN “VULLNETARËT E LIRISË”
KRYETARI SEKRETARI
DILAVER GOXHAJ ADEM SHEHI
(ish-zv.shef i SH.P i UçK-së) (ish-Komandant I Br.153 e UÇK-së
Tiranë, më 23 Prill 2026







