Kreu Blog Faqe 1694

“Figura e Gjergj Kastriotit Skenderbeu tek autoret kroat”

0

Dr. Sc. Pajazit Hajzeri, Mitrovicë

Padyshim që figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeu është ajo më markantja në gjithë histornië e mesjetës së vonë dhe asaj moderne, jo vetëm për shqiptarët por edhe për gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor dhe Europës Perëndimore. 

Ti bësh një përshkrim figures së Gjergj Kastrioti Skënderbeu është sa  e vështirë aq edhe e lavdishme, sa madhështore aq edhe interesante.  

Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi në vitin e largët 6 maj 1405 në një familje krishtere, ku në moshë të njomë rrëmbehet nga osmanët, dhe rinin e tij e kalon në pallatet e Sulltanit në Stamboll si mysliman. Si prijës ushtarak ai për ҫdo ditë i’a shton lavdin por njëkohësisht edhe territoret Perandorisë, në luftë kundër të krishterëve. 

 Fig. 1. Gjergj Kastrioti Skënderbeu                     

 Kthehet në Arbëri dhe i lufton myslimanët (osmanët), bashkon të gjithë princat arbëror pa dallim religjioni për ta luftuar të keqen që i shkaktonte Perandoria osmane trevave arbërore, kështu që figura e tij është shumë emblematike dhe madhështore. 

Nuk ka dyshim që autorët dhe studiuesit e mirëfillt shqiptar, figuren e  Gjergj Kastrioti Skënderbeut e ngritin në stadin më të lartë të lavdisë, por edhe studiues të tjerë nëpër botë e bënë të njëjtën gjë.  

Gjergj Kastrioti Skënderbeu njihet si: ushtar trim, strateg – prijës ushtarak,  diplomat, burrë shtatas, humanist, aleat besnik, i cili bënte luftë për paqe. Historia na njofton se 90% të luftrave nëpër botë bëhen si rezultat i lakmisë për të pushtuar territore të të tjerëve, ndërkaҫ ne shqiptarët gjithmonë kemi bërë luftë për të mbjellur trevat tona stërgjyshore dhe paqen në Ballkan. 

Me këtë rast kemi zgjedhur disa autor kroat të cilët me rastin e  500 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut, figurën dhe bëmat e tij i ngrisin po në atë nivel sa edhe vetë shqiptarët. 

Figura e Heroit Kombetar qe burim i frymëzimit për autor të ndryshëm nëpër botë, por njëkohësisht edhe autorët kroat nuk e lënë anash këtë figure. Skënderbeu si njëri prej prijësave më të njohur të shekullit të XV-të, që i bëri ballë zgjerimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, është radhitur në mesin e heronjve më të nderuar të rilindasve kroatë. Ai do të konsiderohet si heroi më popullor i popujve të Ballkanit, i cili luftoi jo vetëm për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar, por edhe të popujve të tjerë të Ballkanit dhe Evropës. Pjesa më e madhe e rilindasve kroatë, do e ngritnin lart figurën e Skënderbeut dhe luftën e tij, në veprat e tyre letrare, por edhe në tekste historike, studime të veçanta, artikuj të shumtë gazetash, etj. Në të, ata shohin rebelimin, qëndresën, luftën e drejtë dhe të pakompromis kundër zgjerimit Osman në Ballkan dhe mënyrën e vetme të kundërvënies, sepse në atë kohë, ende ishte aktuale Perandoria Osmane dhe bashkimi kombëtar e ndërkombëtar, për një qëllim të përbashkët, lirinë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar! Mund të pohojmë, se figura e Skënderbeut, ka luajtur një rol shumë pozitiv, në rrjedhat historike romantike, të zgjimit të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit kombëtar të popullit kroat. 

Figurën e Skënderbeut tek autorët kroat e gjejmë nëpër artikuj të historisë, në drama, poezi, proza, këngë, etj. 

Nga poetët e Dubrovnikut, të cilët flasin për Skenderbeun, do t’i përmendi vetëm dy. Shkrimetarët e Dubrovnikut ndonjëherë Shqipërinë e quajnë edhe Skenderija, që domethënë toka e Skenderbeut.  

Ivan Gunduliq në veprën e tij “Osmani” ceku heroizmin e Skenderbeut dhe luftërat kundër turqve në strofat e tij.  

“Me ta Gjergji Skenderbeu dëbuesi i fuqive turke nëpër botë fluturojnë të gjitha, Kalorësia e tij në beteja vrapojnë …” 

Fig. 2. Ivan Gunduliq                    

Kështu poeti i mirënjohur Ivan Gunduliq (1589-1638) duke madhështuar heroizmin e ushtarëve të krishterë, nuk e harron edhe Gjergj Kasriotin tonë.1  

Dubrovnikasi i dyte të cilin do ta përmendi është Brno Gjamanjić – Zamanja (1735-1820). Ai më parë ka qenë jezuit, dhe me pezullimin e Shoqerisë Jezuite, u bë prift dioҫezan në Dubrovnik. Përktheu në gjuhën latine Odisejen e Homerit. Dëshironte edhe në gjuhën kroate ta përshtaste Ilijaden dhe Odisen, mirëpo nuk e njihte mirë gjuhën amëtare. Ai dëshmon për përhapjen e poezive popullore kroate mbi Skenderbeun, Sibinjan Jankin dhe princin Markun, kurse si klasik është ankuar që Kroatët nuk i madhështojnë heronjët grekë dhe trojanë.2  

Një kontribut të ҫmuar në ngritjen e figures së Skenderbeut në popullin kroat e bëri poeti dalmatin fra Andrija Kaҫiq Mioshiq (1704-1760) françeskanme pesëmbëdhjetë poezi për Gjergj Kastriotin dhe mejdanet e tija. Si prift, botoi në Venedik një manual të propedeutikës filozofike në gjuhën latine, e më vonë, më 1756 dhe 1759 librin më të rëndësishëm dhe më të popullarizuar të tij në prozë e poezi “Bisedat e këndeshme e popullit sllav”.3 Kjo përmbledhje deri me sot arriti rreth 60 botime, kurse te kroatët është libri i dytë me botime, pas Biblës. Andreja Kaҫiq Mioshiq edhe në poezinë Mejdanet e Gjergj Kastriotit,4 figurën e Skënderbeut e ngrit në piedestalin më të lartë të një trimi dhe luftëtari. Kështu që barinjët e thjeshtë kroatë dhe bujqët dëgjuan për Gjergj Kastriotin dhe nëpermjet poezive të Kaҫiqit dhe e pranuan si hero të vetin. 

Përpos “Bisedës se këndeshme…” Kaҫiqi shkruajti edhe “Korablicën”(1760), kjo është një kronikë popullore në prozë nga zanafilla e botës deri në kohën e autorit. Në këtë kronikë, Kaҫiqi “në tregimin e shkurt për luftën e kalorësve të Gjeregj Kastriotit, princit dhe prijësit nga Arbanija”  e përshkroi jetën e Skenderbeut. Lexuesi i cili dëshiron më tepër të dijë për Juri Kastriotiqin i preferon që t’ju përvishet autorëve të jashtëm dhe “disa pjesëve të Sagredes, Barlecijes, Giamarijes dhe Breshaninit e të tjerëve”. 

E në listën e  “prijësve dhe fisnikëve të popullit sllaven” Kaҫiqi shënon edhe familjen “Kastriotiq, prijësin ose princin nga Shqipëria nga ky fis ishte Jure Kastriotiq i ashtuquajturi Skendebeg, i cili tërë kohën e jetës tij më turq bëri luftë dhe gjdo herë fitoi (ngadhënjeu)”. 5 

Në “Bisedat” e tija, pos gjërave tjera, Kaҫiqi,  ka shkruar, në dhjet rrokshin popullor, edhe 17 vjersha me 2954 vargje për trimin legjendar shqiptar – Skënderbeun.6 Në poezitë e Kaçiqit ,në mbi 700 strofa është arritur që të krijohet, të profilizohet relativisht mirë portreti fizik, moral, psikologjik dhe social i heroit.

 

Përveç portretimit të jashtëm dhe të botës së brendshme të heroit, Kaçiqi e ka paraqitur Skenderbeun edhe si strateg të shkëlqyeshëm të luftës, organizator të jetës ushtarake,  orator dhe së fundit ndonëse mjaft zbehtë edhe si diplomat dhe si njeri të epikës historike dhe legjendare.7 

Ngjashëm duke shkruar për luftëtarët, heronjët dhe mbretërit, bashkëkohësi tragjik i Kaҫiqit, fra Filish Grabovac (1697- 1749) në veprën e tij “Lulëzimi i bisedës së popullit dhe gjuhes ilirike ose kroate…” në prozë dhe në strofa foli edhe për “shtëpinë e Kashtriotit” (familja Kastrioti).”   

Fig. 3. Gj. K. Skendebeu në Betejë                   

Për t’i njohur me përmbajtjen e vjerrshave të Kaciqit edhe ata që nuk dinin kroatishten, fra Emerik Paviq (1764 dhe 1768 viti i botimit) duke botuar në Budime interpretimet e lira poetike në gjuhën latine. Paviq në gjuhen latine sjell përmbajtjen e poezive të Kaҫiqit, e nuk e përcjell në mënyrë të këndimit. Kështu që tek ne arriti edhe poezia e tij latine “Rymtus de Georgio Kastriotiq dicto Scandebego”. Paviq në këtë poezi këndoi në vargje të metrikës sikur himnin “Stabat mater Dolorosa” (“Rrinte Zoja tuj lotue»), edhe kjo mund të këndohet me të njejetën melodi. 

Një autor tjetër kroat e kemi edhe Ivan Kukuljeviq-Sakcinskit, i cili la një dorëshkrimi  ruhet, në Arkivin e HAZU-t, është një dramë, e cila konsiderohet e papërfunduar, ngase i mungojnë disa skena të aktit të parë, të tretë dhe të katërt. Përkundër dëshirës së madhe që kishte, Ivan Kukuljeviq-Sakcinski, nuk ia doli që t’i përmbahej të dhënave dhe fakteve historike, ngase një gjë të tillë, nuk e duronte teksti letrar i dramës. Ideja për të shkruar një vepër letrare, në formë drame, e vuri përballë vështirësive të shumta. Ishte koha kur letërsia e Rilndjes korate luftonte me të gjitha forcat, për realizimin e qëllimeve të caktuara politike, arsimore dhe letrare. Kërkoheshin heronj dinjitozë antikë e mesjetarë, përmes shëmbëlltyrës së të cilëve, dëshirohej të grishej vetëdija kombëtare, në luftë për liri dhe çlirim të përgjithshëm kombëtar. Ky ishte njëri ndër shkaqet, që Skenderbeu gëzonte një vend të veçantë: te krijuesit, intelektualët dhe nacionalistët kroatë. Për të do të shkruhen vepra historike, studime historiko-letrare, do të botohen fejtone, do të thuren poezi, tregime, drama dhe vepra muzikore, në të cilat do të tregohet si model i pathyeshmërisë, luftës së pamposhtur dhe sakrificës së madhe, pa marrë parasysh numrin dhe fuqinë e armikut.8 

Dorëshkrimi ofron një vlerë të madhe kulturore- historike, pikërisht për faktin se pasuron bibliografinë e veprave letrare-historike, që janë shkruar në kroatisht për Skënderbeun. Njëkohësisht është tregues real i interesimit të studiuesve dhe krijuesve kroatë për figurën e Skenderbeut dhe historinë e popullit shqiptar gjatë mesjetës.9 

Mendoj se me këtë paraqitje nuk përfundon e gjithë ato që publikuan poetët dhe shkrimtarët kroatë për Gjergj Kastriotin Skenderbeun, mirpo është një tabllo e mirë për të ndjekur informacionet dhe të dhënat që na paraqiten nëpër libra si në poezi, prozë, këngë, dram, libra të historisë etj, etj, figuren e Skënderbeut.    

Skënderbeu ishte figura më frymëzuese te rilindasit kroat, të cilët për ngritjen e vetëdijes kombëtare për çlirimin e atdheut të tyre përdorën Skendërbeun si prijësin, luftëtarin, diplomatin dhe strategun e pamposhtur në luftë me Osmanët. 

Një tjetër arsye përse autorët kroat e zgjodhën Skenderbeun për shkrimet e tyre frymëzuese ishe edhe fakti se kishin të dhëna të shumta ngase Skendërbeu kishte marredënie diplomatike me Republikën e Raguzës, po ashtu në gojën e popullit shqiptar ishte figura më e lartë dhe më e ndritur, kiste këngë dhe legjenda të thurura që këndoheshin gjithandej për te, poashtu, një numër shumë i madh arbërish kishin emigruar pas vdekjes së Skënderbeut në viset bregdetare të Kroacisë si në Dubrovnik, Split dhe Zarë, e të cilët me vete e kishin Skenderbeun si në këng, poezi, prozë dhe më së tepërmi në tregimet gojore gjatë gjithë kohës në kontakt me popullatën kroate në ato vise. Prandaj, frymzimi për autorët kroat vinte nga populli i Skënderbeut i cili kishte emigruar në viset kroate për të mos rënë pre e pushtuesve osman vërsulur për dekada me radhë. 

Përveç autorëve kroat, figuren e Gjergj Kastriotit Skënderbeun e gjejmë edhe tek librat e autorëve; turq, serb, malazez, italian, anglez, francez, e shumë autor e popuj të tjerë. Padyshim që figura e Skendërbeut ishte më madhështorja për kohën e mesjesës së vonë. 

Skënderbeun, përveç në libra historie, poezi, prozë, dramë, letërsi, e gjejmë edhe në piktura, gravura dhe skulptura të punuara nga artist të mëdhenj gjithandej nëpër botë. 

Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe bëmat e tij janë pasqyruar prej kohësh në vepra të pikturës, të skulpturës dhe të gravurës në vende të ndryshme të botës. 

Pjesa më e madhe e veprave me vlera artistike dhe historike, si tipare karakteristike, japin një profil të veçantë me sy të gjallë dhe hundë shqiponjë. 

Portreti më i hershëm që njihet me Skendërbeun ndodhet në galerinë Ufici (Uffizi) të Firencës. Mendohet se është mbështetur në vizatimin të bërë drejtpërdrejtë nga natyra, të piktorit venecian Xhentile Benini. Në këtë portret, Heroi Kombëtar i shqiptarëve është paraqitur në moshë të shtyrë, si duket kur e ndërmori udhëtimin e tij të fundit në Itali në vitin 1466.10 

Burimet dhe literatura 

 Jeta e re, Revistë letrare, XIX, [1967]. Rilindja, Prishtinë; 

 Jeta e re, Revistë letrare, I, [1968]. Rilindja, Prishtinë; 

 Don Frok Zefi, Skenderbeu në literature Kroate, në udhëkryq të botave, www.famulliabinqes.com 

 http://illyriapress.com/nder-veprat-me-te-vlefshme-te-letersise-kroate, 04/09/2013 – 2:37 AM 

 Skënderbeu: Një dramë e panjohur dorshkrim i 1840 në arkivin e Zagrebit,    

http://floripress.blogspot.com/2013/01/skenderbeu-nje-drame-e-panjohur.html 

Përkujtohet Akademik Fehmi Agani, i vrarë para 22 vjetëve

0

Në Kosovë përkujtohet Akademik Fehmi Agani, i vrarë nga forcat serbe 22 vjet më parë/

-Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me një dekret të veçantë ka dekoruar bashkëpunëtorin më të afërt Akademik Fehmi Aganin me Urdhrin Hero i Kosovës, për Vepra Trimërie për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

-Serbia – agresioni dhe  agresori nuk duhet shpërblyer, theksonte para 27 viteve Akademik Fehmi Agani në deklaratën në gazetën e rezistencës, të lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, “Bujku” në 26 Shtator 1994, ku është botuar edhe intervista e parë ekskluzive, që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, me titull “Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”/

­-Sot, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, së bashku, bënë homazhe te varri i Heroit Fehmi Agani, në lagjen Arbëria në Prishtinë. Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe/

-Pikërisht para 22 viteve në 6 Maj 1999  kam raporuar edhe këtë lajm: Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë/

Gazeta Dielli dhe Drini / nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË,  6 Maj 2021/ Në Kosovë sot nderohet e përkujtohet Akademik Fehmi Agani, i vrarë 22 vjet më parë, në 6 Maj 1999, nga forcat serbe derisa po udhëtonte drejt Maqedonisë mes shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e veta.

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me një dekret të veçantë ka dekoruar bashkëpunëtorin më të afërt Akademik Fehmi Aganin me Urdhrin Hero i Kosovës, për Vepra Trimërie për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Duke e shpallur këtë vendim në 6 Maj 2004, Presidenti Rugova theksonte se, “së bashku me Profesor Aganin i vendosëm themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe funksionimin e tij”.

Serbia – agresioni dhe  agresori nuk duhet shpërblyer, theksonte para 27 viteve akademik Fehmi Agani në deklaratën botuar në gazetën e rezistencës, të lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, “Bujku”, në 26 Shtator 1994, ku është botuar edhe intervista e parë ekskluzive, që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, me titull “Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

“Agresori nuk duhet shpërblyer” është titulli në faqen e parë të gazetës, ku shkruaja se,

i pyetur lidhur me qëndrimin rreth vendimit të Këshillit të Sugurimit për zbutjen e sanksioneve ndaj Serbisë e Malit të Zi, nënkryetari i LDK-së dr. Fehmi Agani deklaronte:

Edhe pse përkrahim të gjitha përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshje për Bosnjën në bazë të propozimit të Grupit të Kontaktit, megjithatë lajmi për zbutjen e sanksioneve ndaj Serbisë, edhe pse është fjala për një zbutje të përkohshme e të kufizuar, në Kosovë nuk është për t’iu gëzuar.

Pikërisht, në kohën kur Serbia po pret zbutjen e sanksioneve ndaj saj, në Kosovë me brutalitet po zbaton sanksionet që ajo u imponoi Kosovës dhe shqiptarëve.

Megjithatë, shpresojmë se, siç është deklaruar shpesh nga instanca të ndryshme ndërkombëtare, sanksionet kryesore ekonomiko-financiare dhe bojkotimi ndërkombëtar i Serbisë nuk do të mund të suspendohen pa zgjidhjen e problemit të mdh të Kosovës, si dhe problemit të Krainës dhe problemeve tjera të ish-Jugosllavisë. Përndryshe, do të ishte kjo një shpërblim i agresionit dhe i agresorit, përfundonte dr. Fahmi Agani.

Sot, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, së bashku, bënë homazhe te varri i Heroit Fehmi Agani, në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i Akademik Fehmi Aganit, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

AGANI-16 SHKURT 1996: NË GJYKATËN E HAGËS, DOSJET E KRIMEVE SERBE MBI SHQIPTARËT

Në një nga konferencat për shtyp në Prishtinë, në 16 Shkurt 1996, ku ishte edhe korrespondenti në Kosovë tash i Gazetës DIELLI, duke u përgjegjur në një pyetje rreth asaj se çka është ndërmarrë në Kosovë për dërgimin në Gjyqin e Hagës të të dhënave për autorët e krimeve mbi
shqiptarët në Kosovë, dr. Fahmi Agani,  nënkryetar i LDK-së, tha se Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut dhe Qeveria e Kosovës i kanë
drejtuar këtij gjyqi dosjet e krimeve serbe mbi shqiptarët. “Shpresoj se ky
gjyq do të punojë drejt dhe do të vijë në radhë edhe dosja e Kosovës”, tha
Agani.6 MAJ 2004:AKADEMI PËRKUJTIMORE NË KUJTIM TË 5 VJETORIT TË VRASJES SË AKADEMIK PROF. DR. FEHMI AGANI

FJALIMI I PRESIDENTIT RUGOVA

6 maj 2004,

Prishtinë, KOSOVË

E nderuara Familje Agani,

E nderuara Zonja Agani,

I nderuari Kryetar Daci,

Të nderuar akademikë,

Të nderuar deputetë, ministra e kryetarë të komunave,

Të nderuar pjesëmarrës,

Zonja dhe Zotërinj,Jemi tubuar sot këtu, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në këtë Akademi Përkujtimore në kujtim të 5 – vjetorit të vrasjes së Akademik Prof. Dr. Fehmi Agani, Nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjendemi sot së bashku në kujtim të përjetshëm të Profesorit tonë të madh, të Profesorit tim dhe të mikut tim të çmueshëm e bashkëpunëtorit, bashkëmendimtarit dhe bashkëvepruesit tim e tonë shumëvjeçar, Profesor Aganit. Ju lutem t’i them disa fjalë në këtë përvjetor përkujtimi.

Zonja dhe Zotërinj,

Profesori ynë Agani, me këtë titull që u bë emër i Tij për të gjithë ne në jetën tonë publike e private, gjithë jetën dhe veprën ia kushtoi vendit tonë Kosovës dhe popullit shqiptar. Për decenie të tëra Profesor Agani ishte i njohur për veprën e Tij arsimore universitare, shkencore e filozofike. Ishte i dashur dhe i çmuar nga të gjithë.

Me themelimin e LDK-së, që ishte njëri ndër themeluesit e saj, Ai dhe të gjithë ne hyri në jetën aktive politike e shtetërore për të mbrojtur vlerat dhe ekzistencën e kombit të Kosovës dhe të popullit shqiptar. Ai mori pjesë aktive në aktet madhore të vendit tonë siç janë: Deklarata e Pavarësisë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Referendumi për Pavarësi dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës në bazë të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të Republikës së Kosovës të vitit 1992. Së bashku me Profesor Aganin i vendosëm themelet e shtetit të pavarur të Kosovës dhe funksionimin e tij, që sot në botë njihet si “shtet i shqiptarëve të Kosovës” apo si “shtet paralel”, si kontribut yni në historinë e lëvizjeve të botës për pavarësi.

Zonja dhe Zotërinj,

Profesor Agani për një decenie të tërë ishte njeriu më aktiv në lëvizjen tonë për liri, pavarësi e demokraci. Ai ishte gjithmonë në vijën e parë të veprimit në planin publicistik, diplomatik dhe të veprimit në terren. Ishte ndër profesorët e rrallë që kishte pranuar të punonte me studentët e tij dhe me të gjithë njerëzit për të mirën e vendit të vet. Ishte i palodhshëm dhe gjithmonë i gatshëm për të gjetur zgjidhje për çdo problem të veprimit shtetëror e politik si dhe për çdo çështje të veprimit të përditshëm duke ndërtuar dhe mbrojtur lirinë dhe pavarësinë, objektivin tonë madhor. Me këto cilësi Profesor Agani jepte kontribut të madh në formimin e kulturës politike, shtetërore e njerëzore të vendit tonë.

Zonja dhe Zotërinj,

Cilësi tjetër e madhe e Profesor Aganit ishte modestia e Tij njerëzore e morale dhe modestia e Tij e veprimit. Me këtë cilësi që e kanë vetëm njerëzit e mëdhenj, fitonte përkrahjen e miqve tanë dhe respektin për të si burrështeti dhe për Kosovën. Po ashtu me modestinë e Tij në veprimin politik fitonte përkrahjen e qytetarëve dhe të njerëzve për veprim të përbashkët.

Zonja dhe Zotërinj,

Ne edhe sot pas pesë vjetësh në liri, kemi dhembje për Profesor Aganin që nuk është më në mesin tonë që ra nga dora e armikut, por krenarinë e kemi më të madhe, sepse e kemi veprën dhe jetën e Tij të ndritur.

Në këtë përvjetor mund të themi se për ne është një përkujtim krenar i madh për Profesorin tonë të madh, që përmban dhembjen për humbjen e Tij fizike dhe është krenari e madhe për veprën e Tij  që është fitorja e Tij. Për këtë jetojnë njerëzit. Për këtë jetoi dhe veproi Profesori ynë i madh. Profesor Agani me veprën e Tij është i pranishëm në jetën e të gjithë neve. Në familjen time është i pranishëm dhe në momente të mira e të vështira gjejmë mbështetje në jetën dhe veprën e Tij, si mik i shtëpisë. Këtë na e dhurojnë njerëzit e mëdhenj.

Zonja dhe Zotërinj,

Këto ditë isha për vizitë në SHBA. Mund t’Ju them se, si gjithmonë ishte një pritje madhështore nga miqtë tanë amerikanë dhe komuniteti shqiptar. Ishte i fortë kujtimi i mirë për Profesor Aganin. Mund t’Ju them se tash pesë vite të lirisë së vendit tonë, në SHBA po forcohet mendimi për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës sa më shpejt. Pra, një Kosovë e pavarur, demokratike e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. Ky ishte testamenti i Profesor Aganit, testamenti ynë, që jam i bindur me përkrahjen e miqve tanë do ta arrijmë së shpejti.

Zonja dhe Zotërinj,

Ky është një lajm i mirë në këtë përvjetor të përkujtimit të Profesorit tonë të dashur, Profesor Aganit dhe lajm i mirë për të gjithë ne.

Zoti e bekoftë Profesor Aganin.

Zoti e bekoftë Familjen Agani.

Zoti e bekoftë Kosovën tonë të shtrenjtë.

Ju falemnderit.

Dr. Ibrahim Rugova

President i Kosovës
PIKËRISHT PARA 22 VITEVE – NË 6 MAJ 1999 PËR AGJENCINË SHTETËRORE-ZYRTARE TË LAJMEVE TË SHQIPËRISË  KAM RAPORUAR EDHE KËTË LAJM:

https://groups.google.com/forum/#!msg/bit.listserv.albanian/mK-Kh_Wxs58/vqhG95O-gfIJ

Shqiptaret ne Prishtine – mburoje e gjalle

KUFIRI JUGOR I KOSOVES, 6 maj- Korresp. i ATSH-se, Behlul
Jashari, njofton: Shume banore te Prishtines po mbahen peng dhe
po perdoren nga serbet si mburoje e gjalle. Ata jane detyruar te
qendrojne ne shtepite dhe banesat prane vendeve ku jane fshehur
arme dhe mjete te mekanizuara ushtarake si dhe neper objekte qe
mund te bombardohen nga NATO-ja, bejne te ditur burime te ATSH-se
ne Kosove.
Shume familje jane detyruar te qendrojne per disa dite me
radhe prane postes se re te Prishtines, ne lagjen Dardania, thone
deshmitare okulare qe kaluan dje kufirin Kosove-Maqedoni.
Shumica e te ardhurve jane femije dhe gra, ndersa burrat
jane marre nga forcat serbe. Gra nga rajoni i Llapit tregojne per
me se 200 te rinj e burra shqiptare qe i kane ndare nga familjet
dhe i kane marre ne rrugen midis Obiliqit dhe Prishtines. Te
deportuar nga fshati Hade i Obiliqit, tregojne per ekzekutimin e
13 shqiptareve. Mijrat e te debuarve gjate 24 oreve te fundit
jane krejtesisht nga rajonet e Llapit, Prishtines, fshatrat e
Ferizajt dhe te Lipjanit.

“Sindromi i Havanës”, një sulm i sofistikuar mjekësor kundër SHBA-ve?

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Sindroma Havana është një grup i shenjave dhe simptomave mjekësore të raportuara nga stafi i ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë në Kubë që datojnë nga fundi i vitit 2016, si dhe më pas në disa vende të tjera, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2017, Presidenti Donald Trump akuzoi Kubën për kryerjen e sulmeve të paspecifikuara duke shkaktuar këto simptoma. Shtetet e Bashkuara reduktuan stafin në ambasadën e tyre në minimum si përgjigje.  Në vitin 2018, diplomatët amerikanë në Kinë raportuan probleme të ngjashme me ato të raportuara në Kubë, si dhe agjentë të fshehtë të CIA-s që veprojnë në vende të tjera që po negocionin me ato vende mbi mënyrat për të kundërshtuar operacionet e fshehta të Rusisë në të gjithë botën.

Studimet pasuese të diplomatëve të prekur në Kubë, të botuara në revistën JAMA në 2018, gjetën prova se diplomatët përjetuan një formë të dëmtimit të trurit, por nuk përcaktuan shkakun e lëndimeve. Ndërsa nuk ka konsensus të ekspertëve për shkakun e simptomave, një bashkëautor i studimit JAMA konsideroi se armët mikrovalë ishin “një i dyshuar kryesor” për fenomenin.  Një komitet i ekspertëve të Akademive Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë të Sh.B.A-së arriti në përfundimin në Dhjetor 2019 që energjia me mikrovalë (specifikisht, energjia RF e drejtuar me impuls) “duket të jetë mekanizmi më i besueshëm në shpjegimin e këtyre rasteve midis atyre që komisioni konsideroi” por që ” secili shkak i mundshëm mbetet spekulativ.

Ky sindrom u vu re për herë të parë në Kubë tek Personeli I ambasadës amerikane.

Në gusht 2017, filluan të shfaqeshin raporte se personeli diplomatik amerikan dhe kanadez [20] në Kubë kishin përjetuar probleme shëndetësore të pazakonta dhe të pashpjegueshme që datojnë nga fundi i vitit 2016.  Numri i qytetarëve amerikanë që përjetuan simptoma ishte 26 që nga qershori 2018.

Problemet shëndetësore zakonisht kishin një shfaqje të papritur: viktima papritmas do të fillonte të dëgjonte zhurma të çuditshme gërryese që ata i kuptonin se vinin nga një drejtim i veçantë. Disa prej tyre e përjetuan atë si një presion ose dridhje; ose si një ndjesi e krahasueshme me ngasjen e një makine me dritaren e mbështjellë pjesërisht poshtë. Kohëzgjatja e këtyre zhurmave varionte nga 20 sekonda në 30 minuta dhe gjithnjë ndodhte ndërsa diplomatët ishin në shtëpi ose në dhomat e hotelit. Njerëzit e tjerë afër, anëtarët e familjes dhe mysafirët në dhomat fqinje, nuk raportuan se kishin dëgjuar asgjë.

U spekullua se ky sindrom kishte të bënte me një sulm sonic (zanor). Në janar 2018, Associated Press raportoi se një raport jo-publik i FBI-së nuk gjeti prova të një sulmi zanor të qëllimshëm.  Një raport i nëntorit 2018 në Neë Yorker zbuloi se hetimi i FBI-së mbi incidentet ishte penguar nga konflikti me CIA dhe Departamenti i Shtetit; CIA hezitoi të zbulonte, madje edhe për agjensitë e tjera qeveritare të SHBA, identitetet e oficerëve të prekur, për shkak të shqetësimit të CIA-s për rrjedhjet e mundshme. Rregullat federale për privatësinë e regjistrave mjekësorë të punonjësve gjithashtu penguan hetimin.

Në Mars 2018, skanimet MRI dhe testet e tjera të marra nga një neurolog kryesor në Pittsburgh, në një numër të paspecifikuar të diplomatëve kanadezë treguan prova të dëmtimit të trurit që pasqyronin dëmtimet që kishin hasur disa nga homologët e tyre amerikanë. Në pranverën e vitit 2018, Global Affairs Canada përfundoi postimet familjare në Kubë dhe tërhoqi të gjithë stafin me familje. Disa nga Kanadezët të cilët u ndikuan në vitin 2017 u raportua se ende nuk ishin në gjendje të rinisnin punën e tyre për shkak të ashpërsisë së sëmundjeve të tyre. Fakti që, që nga Shkurti 2019, nuk kishte njohuri për shkakun e “sindromës Havana” e kishte bërë të vështirë për RCMP të hetojë.

Pasi incidenti u bë publik, Ministri i Jashtëm Kuban akuzoi SHBA për gënjeshtra për incidentin dhe mohoi përfshirjen Kubane në problemet shëndetësore të përjetuara nga diplomatët ose njohuritë për kauzën e tyre.

Qeveria Kubane ofroi të bashkëpunojë me SH.B.A. në një hetim të incidenteve.  Ajo punësoi rreth 2000 shkencëtarë dhe oficerë të zbatimit të ligjit të cilët intervistuan 300 fqinjë të diplomatëve, ekzaminuan dy hotele dhe gjithashtu ekzaminuan mjekësorë jo-diplomatë që mund të ishin ekspozuar.

Egzaminimet  e realizuara nga ekipi i Universitetit të Pensilvanisë, botuar në korrik 2019, zbuluan se krahasuar me një grup të shëndetshëm kontrolli, diplomatët të cilët kishin raportuar lëndime kishin përjetuar trauma të trurit; Skanimet e avancuara të MRI (posaçërisht res-fMRI, MRI multimodale dhe MRI difuzioni) zbuluan “ndryshime në vëllimin e tërë trurit të lëndës së bardhë, vëllimit rajonal të çështjes gri dhe të bardhë, integritetit mikrostrukturor cerebellar dhe lidhjes funksionale në rrjetet dëgjimore dhe vizuospatiale”, por nuk gjetën asnjë ndryshimet në funksionet ekzekutive. Studimi arriti në përfundimin se personeli i qeverisë amerikane ishte plagosur fizikisht në një mënyrë në përputhje me simptomat që ata përshkruan, por nuk shprehu asnjë përfundim mbi shkakun ose burimin e dëmtimit.  Neë York Times raportoi: “Ekspertët e jashtëm u ndanë në përfundimet e studimit. Disa panë prova të reja të rëndësishme; të tjerët thonë se është thjesht një hap i parë drejt një shpjegimi dhe është i vështirë për t’u interpretuar duke pasur parasysh numrin e vogël të pacientëve.”

Teoritë në lidhje me shkakun supozojne që dëmtimet ose kanë të bëjne me ultratingujt ose sipas Sociologut Robert Bartholomeë dhe Robert Baloh, ndër të tjerë, argumentojnë kundër teorisë së mikrovalëve dhe propozojnë që sindroma të jetë një shembull i një sëmundjeje psikogjene masive. Bartholomeë shprehu mosbesim në dëshminë e drejtorit mjekësor të Departamentit të Shtetit Dr. Charles Rosenfarb se departamenti kishte “përjashtuar” histerinë masive “si një shkak. Në mbështetje të qëndrimit të tij, Bartholomeë ka vërejtur se:  bioinxhinier Kenneth Foster pretendon se çdo lidhje midis efektit mikrovalë Frey dhe sindromës Havana është e pakuptimtë,  në shumë prej rasteve tingujt e raportuar nga diplomatët janë identifikuar si tingulli i insekteve,  llojet e simptomave që janë raportuar përfaqësojnë ankesa të zakonshme të pacientëve dhe  raporti i NAS nuk arriti të referojë prova se modeli i përhapjes së shpërthimeve është në përputhje me një shpjegim të sëmundjes psikogjene. Sidoqoftë, Ragini Verma i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Pensilvanisë Perlman, i cili ishte autori bashkë-udhëheqës i studimit 2019 JAMA, e konsideroi si “krejtësisht shkak psikogjenik ose psikosomatik” të ishte shumë e pamundur, duke pasur parasysh gjetjet e studiuesve.

Incidente të tjera ndodhën në Kinë ishte në Prill 2018 në konsullatën amerikane në Guangzhou, konsullata më e madhe e SHBA në Kinë. Punonjësi raportoi se ai kishte përjetuar simptoma që nga fundi i vitit 2017. Disa individë u dërguan në Shtetet e Bashkuara për ekzaminim mjekësor. Një incident tjetër ishte raportuar më parë nga një punonjës i USAID në Ambasadën e SHBA në Tashkent, Uzbekistan, në shtator 2017; raporti i punonjësit u zbrit nga Departamenti i Shtetit i Sh.B.A.

Në vitin 2020, Neë York Times raportoi se diplomatët amerikanë dhe oficerët e inteligjencës, duke përfshirë udhëheqës të lartë, ishin përplasur me të emëruarit e administratës Trump, duke përfshirë drejtoren e CIA-s Gina Haspel dhe drejtuesit e Departamentit të Shtetit, për natyrën dhe shkaqet e sulmeve të dyshuara.  Një hetim i Times zbuloi se Departamenti i Shtetit kishte “prodhuar vlerësime të paqëndrueshme të pacientëve dhe ngjarjeve, të injoruara jashtë diagnozave mjekësore dhe mbajtur informacione themelore nga Kongresi”. Times që Haspel nuk ishte i bindur për përgjegjësinë e Rusisë, apo edhe nëse ndodhi një sulm (Havana syndrome – wikipedia).

Sipas shkrimit të Jeff Pegues, Sara Cook  në 1 maj 2021 me titull `SHBA heton sulmin e dyshuar të energjisë pranë Shtëpisë së Bardhë`, Agjencitë e SHBA të zbatimit të ligjit po hetojnë dy sulme të mundshme të drejtuara të energjisë ndaj punonjësve të qeverisë në tokën e SHBA. Një nga sulmet e dyshuara të energjisë ndodhi në anën jugore të Shtëpisë së Bardhë në nëntor, dhe besohet se ka sëmurur një ndihmës të Shtëpisë së Bardhë. Ky incident pasoi një të ngjashëm në 2019 në një periferi të Virxhinias e cila thuhet se plagosi një ndihmës duke ecur qenin e saj. Kushtet e pretenduara të viktimave nuk dihen, por Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Presidenti Biden është informuar për një nga incidentet. Senatorët po kërkojnë përgjigje për sulmet misterioze. “Ka personel që është dëmtuar. Ne duhet të sigurohemi që ata marrin kujdesin dhe përfitimet që u nevojiten,” tha senatorja e New Hampshire Jeanne Shaheen. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines tha se udhëheqësit janë përqendruar në çështjen “e rëndësishme”.

Por zyrtarët thonë se është shumë herët për të treguar se çfarë ka ndodhur. Në të kaluarën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare e ka përshkruar një sulm energjetik si një “armë të sistemit me mikrovalë me fuqi të lartë” që mund të “lajë banesat e një shënjestre në mikrovalë” dhe “të vrasë një armik me kalimin e kohës dhe pa lënë prova” (U.S. investigates suspected energy attack near white House – CBS Neës).

Sulmet me origjinë të panjohur që kanë shkaktuar dëmtime të personelit të inteligjencës së Ambasadave të SHBA-ve në vënde të ndryshme të botës dhe suli I fundit në afërsi të  Shtëpisë së bardhë kanë shqetësuar qeverinë e SHBA dhe vetë Presidentin Biden, por agresorët nuk janë mundur të identifikohen. SHBA ka drejtuar gishtin nga Rusia, por dyshojnë që rusët të kenë dorë në këtë tip sulmi të sofistikuar mjeksoro- elektronik, dhe gishti është drejtuar tek kinezët dhe Kuba, megjithse Kuba e hodhi poshtë një mundësi të tillë. Sidoqoftë këto sulme po kryhen pothuajse në të gjitha kontinentet, dhe SHBA po marrin në konsideratë të gjitha mundësitë.

Referencat

-“Cuba Travel Advisory”. Travel.state.gov. Department of State. January 10, 2018. Archived from the original on January 30, 2018. Retrieved June 22, 2018.

-“‘Havana syndrome’ likely caused by directed microëaves – US report”. BBC Neës. December 6, 2020.

Broad, Ëilliam J. (September 1, 2018). “Microëave Ëeapons Are Prime Suspect in Ills of U.S. Embassy Ëorkers”. Neë York Times. Archived from the original on May 13, 2020. Retrieved September 2, 2018.

– Consensus Study Report: An Assessment of Illness in U.S. Government Employees and Their Families at Overseas Embassies Archived December 9, 2020, at the Ëayback Machine, Standing Committee to Advise the Department of State on Unexplained Health Effects on U.S. Government Employees and Their Families at Overseas Embassies, of the National Academies of Sciences, Engineering, and Medicine (2020).

-Sample, Ian (February 24, 2018). “Fresh roë over mysterious sickness affecting US diplomats in Cuba”. The Guardian. Archived from the original on April 6, 2018. Retrieved April 6, 2018.

– Bartholomeë, Robert (2021). “NAS report on “Havana Syndrome” mired in controversy”. Skeptical Inquirer. 45 (2): 7–8. Archived from the original on May 2, 2021. Retrieved May 2, 2021.

priftipirro2017@gmail.com

Çka nuk ka bërë Donika Gërvalla?

0
DONIKË GËRVALLA
– nuk ka nënshkruar autonominë në Rambuje,
– menjëherë pas Luftës, nuk ka urdhëruar as ka formuar komisione për përgatitjen e dosjeve kundër UÇK-së dhe as i ka dorëzuar ato në Hagë,
– me asgjë nuk i ka kontribuuar ndarjes së Mitrovicës Veriore,
– nuk ka uzurpuar pasuri të huaj, toka, banesa, hotele, fabrika…,
– nuk i ka kthyer bisedimet Kosovë-Serbi nga dialogu teknik në dialog politik,
– nuk ka nënshkruar krijimin e komunave etnikisht të pastra, “Zajednicën” dhe as fusnotën *Kosovo,
– nuk ka votuar as ka nënshkruar faljen e Debëlldesë e as Çakorrin,
– me asgjë nuk i ka kontribuuar degradimit të arsimit, ekonomisë, shëndetësisë… ,
– me asgjë nuk i ka ndihmuar humbjes së shpresës së popullit, as shpërnguljeve të reja të rinisë jashtë atdheut,
– nuk ka bërë fushatë dhe as ka votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës pro krijimit të Gjykatës Speciale…
*
Apo fundërrina e të gjitha ngjyrave mendon të pastrohet duke sulmuar Donikën e pa asnjë faj karshi shtetit të Kosovës, një veprimtare atdhetare të dëshmuar që nga rinia saj e hershme!?
Unë e përkrah të drejtën dhe të vërtetën!
Donikë, të priftë e mbara në misionin e shenjtë të Atdheut!
Kan være et bilde av 1 person og tekst
Donikë Gervalla
* Prof. Kadri Rexhaj është shok i rinisë së Jusuf Gërvallës dhe biograf i poetit lirik, këngëtarit dhe dëshmorit të kombit.  

Pse të distancohem unë, nga kush, nga çka?

0
Nga: Demë Jashari, Zvicër
Të distancohem pse e mbrojë bijën e heroit Jusuf Gërvalla, Donikën, e zgjedhur me votën e popullit?!
Danikë Gërvalla, në vitet ’90-ta, veçmas gjatë luftës vetëmbrojtëse nga shfarosja dhe çlirimtare në Kosovë, ishte zëdhënësja, përfaqësuesja, mbrojtësja dhe arsyetuesja më e denjë e përpjekjeve për shtet e liri.
Ajo e kishte derën hapur në Qeverinë dhe Parlamentin e Gjermanisë dhe në përfaqësitë diplomatike të shteteve perëndimore atje dhe gjithandej, duke na përfaqësuar dinjitetshëm.
Tash këto dyer për Donikën janë të hapura krah e krah për përfaqësim në dimensionin e synuar ndër breza – DIPLOMACI SHTETËRORE.
Tani, në funkcionin shtetëror diplomatik, shumë dinjitetshëm, profesionalisht dhe denjësisht, Donikës i bëhen kurthe, i kurdisen prapaskena, i mvishen fjalë e veprime të pabaza e hipotetike…
Ajo tha, siç po thoni edhe ju e ne, se, sikur të ishte në dijeni për krimet e ndonjërit dhe të kishte fakte për to, ajo do ti denonconte, madje edhe publikisht.
Krimi është krim dhe kryesi i krimit, gjithkund në botë, është kriminel.
Donika e ka mbrojtur dhe e mbronë luftën çlirimtare dhe UÇK-në!
Ajo ka gjak edhe personal dhe përpjekje e angazhime të vazhdueshme familjare, madje ndër breza, në themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës!
Prandaj, vazhdoj që edhe më tutje t’a konsideroj moment historik dhe privilegj të jashtzakonshëm VOTËN për Donika Gërvallën!
Këtu, si person i pa parti, është edhe vota ime!
Kam qenë, madje edhe publikisht, ndonjëherë kritikues i veprimeve të Albin Kurtit në etapa të caktuara kohore.
Albin Kurti nuk është tradhtar, nuk është i zënë pick nga e kaluara dhe nuk është i zhytur në krim !
Do vazhdoj, madje edhe më ashpër , ta kritikoj Albin Kurtin për çdo lëshim e devijim eventual, apo për mosrealizim të angazhimeve që ka marrë.
Tani, Albin Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës – me votën e popullit.
Dhe unë, në këtë fillim të mbarë, do t’a përkrah me sa mundem !
Presidentja e Kosovës, Shkëlqesia e saj, Zonja Vjosa Osmani, pas Presidentit Historik Ibrahim Rugova, është më e votuara. Dhe kjo na bënë shumë nder si komb dhe si shtet.
Është krenari dhe knaqësi të shohësh nivelin intelektual dhe politik përfaqësues të Presidentes !
Madje, pos tjerash, është besim dhe shpresë dhe si të këtillë nuk duhet bërë përpjekje për ta mbytur në embrion!
E kam shprehur, edhe publikisht, qëndrimin tim kundër formimit të Gjykatës Speciale nga ana e Parlamentit të Kosovës, nën presionin kërcnues të shefave të PDK-së dhe LDK-së.
Jam kundërshtuar dhe më kërkuar kërkuar të distancohem.
Nuk e bëra.
Paraqitjen e Jakup Krasniqit në gjykatë (« unë nuk jam as musliman e as i krishter, unë jam shqiptar ! ») e kam quajtur qëndrim epik e heroik.
Edhe për këtë disa më kiritkuan.
Edhe nga LDK-ja e Isa Mustafës kam qenë i diferencuar. Për këtë nuk jam mërzitur kurrë sepse Isa Mustafa këtë zanat dhe punë ka pasur: diferencimin, spiunimin, përndjekjen dhe verpimin kundërshqiptar që para vitit 1981
Tani më kërkohet, nga parapolitika e humbësve të zgjedhjeve, që të distancohem nga qëndrimet përkrahëse për Donikën(sic.).
JO!
Unë e kam mendimin dhe qëndrimin e pavarur dhe nuk i nënshtrohem politikave kalkuluese e dezorientuese.
Përpiqem t’i qëndroj, me aq sa mundem, i paluhatshëm vetëm interesit kombëtar. Përjetësisht!
E kam përjetuar burgun, persekutimin, distancimin dhe linçimin që nga viti 1979
Ekzistencën e sigurova me punë krahu gjithandej.
Nuk ka arë a livadh në fshatrat përreth Strofcit në të cilën nuk kam prashitur e kositur.
Edhe sot, edhe në gjumë, i mbajë mend kufinjt e tyre.
Nuk ka shtresë toke dhe qymyri, që nga Sibofci, Zhilivoda, Bivolaku e deri te Livadhet e Frashnit në Strofc, që nuk e kam përdorur me krahtë e mi e që nuk e kam në kujtesë.
Nuk ka fshirje lëme me « dresh » në miqësi, shoqëri e vllaznillak ku nuk kam ndihmuar e thithur mjegulla të dendura e të pamatura pluhur.
Nuk ka shtëpi miku, shoku a vllaznillaku të ndërtuar e në të cilën nuk ka pikuar djersa ime, që nga prerja e tullave e tutje.
Prandaj, gjithmonë dhe gjithnjë kam qenë dhe do të jem në anën e ndërtimtarëve e jo të shkatrrimtarëve !
* * *
Që nga 11 qershori 1989 gjindem në Zvicër.
Ika nga përndjekjet e pushtuesit dhe veglat e bashkpunëtorët, shumë prej tyre vullnetar të cilët sikur bënin garë mes vete se cili më shumë dhe më shpejt do të më spiunonte.
Vendet perëndimore, veçmas Zvicra e Gjermania, nuk i kanë akorduar strehim politik secilit kërkues, pa verifikim të hollësishëm, të hetuar e verifikuar mirë.
Unë i jam shumë mirënjohës Zvicrës për strehimin e shumë të tjerëve të rrezikuar dhe për strehimin tim.
Mirënjohës edhe për mbajtjen dhe strehimin e përkohshëm të rinisë së rrezikuar në fillim të viteve ’90-ta dhe të strehimit të përkohshëm të kategorive tjera sociale para dhe gjatë luftës së fundit.
Këtu nuk e kemi synuar e as gjetur parajsën e as luksin. Këtu kemi gjetur sigurinë, lirinë e shprehjes dhe mundësinë e punës. Dhe nuk kemi zgjedhur punë.
Enëlarës, ndihmës në kuzhinë – më vonë kuzhinier apo kamarier, ndihmës murator (baltaxhi), murator, armirues, punëtor ndërtimi, punëtor shërbimesh komunale, pastrues rrugësh e nevojtoresh publike, pastrues(e) në spitale, shtëpi të moshuarish – banesash e shtëpishë private, punëtore në qendrat për pastrim e hekurosje rrobash – shtrojë mbulojë spitalesh e tekstilesh tjera spitalore, mirëmbajtje kopshtijesh, në bujqësi e agrikulturë, në blegtori, etj. ,…
Nuk ka rrugë, autostradë, urë, hekurudhë, digë apo tunel në Zvicër, ndërtuar që nga vitet ’60-ta ku nuk kanë derdhur djersën shqiptarët. Disa kanë lënë edhe jetën.
Kemi qenë të mbrojturit e Zotit sepse, krahasuar kushtet dhe rrethanat, shumë pak kemi pësuar në fatkeqësi pune.
Të punosh me vite të tëra në këta sektorë me rrezikshmëri të lartë e mendjen në Kosovë, vetëm i madhi Zot që na ka ruejtë!
Paratë këtu nuk i kemi mbledhur me rrametë gjatë fshirjes së rrugëve e parqeve, por i kemi fituar me mund, djersë e gjak.
Nuk kemi jetuar dhe shumica absolute as sot nuk jetojmë në luks.
Në Zvicër, Gjermani e gjetiu, shumë gjatë jemi ushqyer me standarde Kosove: krelana me duqa, pasul, pite, laknor, long, turshi e rasoj.
Paratë e kursyera, madje edhe kreditë, nuk kanë pasur destinacion tjetër pos familjes në Kosovë dhe kontribute për përpjekjet dhe luftën vetmbrojtëse e çlirimtare.
Ky standard na ka përcjellur edhe pas lufte sepse është dashur të vazhdohet me ndihmë Kosovës dhe familjarëve të mbetur atje.
Kemi ndarë kafshatën me ju dhe ishim të lumtur që po mundemi ta bëjmë këtë.
Secili sipas kaçikut të vet!
E them publikisht, pa mburrje, se më shumë se njëqindmijë franga zvicerane është kontributi financiar, logjistik e teknik, imi – fëmijëve dhe gruas, dhënë luftës vetmbrojtëse e çlirimtare. Pa i llogaritur të tjerat.
Flas vetëm për ato që mund t’i dëshmoj.
* *
Nuk kam qenë anëtar LKJ-së, të LKK-së e as i ndonjë organizimi politik të Jugoslavisë e Serbisë.
Që nga nisma e deri në vitin 2016 isha veprimtar themeltar, i zgjedhur në funkcione udhëheqëse dhe kontribues në kuadër të Degës së LDK-së në Zvicër. nuk kam qenë i heshtak e komformist. Kam mbajtur qëndrim afrues dhe bashkues me subjektet tjera shqiptare në perëndim. Si kritikues parimor dhe në vazhdimësi i veprimeve të Isa Mustafës dhe klientelës së tij, në vitin 2016 u diferencuam nga ky klan.
Po këtë vit, duke mos pare ndonjë perspective positive për reforma dhe ndryshime në partinë të cilën prej vitesh e kontrollonte dhe kishte ngulfatur i katapultuari Isa Mustafa me klikën shkatërrimtare, kam dhënë dorëheqje nga LDK.
***
Nuk kemi mundur si duhet ta përcjellim rritën e fëmijëve tanë, i kemi lënë në gjumë kur shkonim në punë dhe i gjenim në gjumë kur ktheheshim natën vonë pas pune dhe takimeve për organizim veprues për Kosovën.
Vikende dhe pushime tjera për ne s’ka pasur.
Ka pasur vetëm punë, aktivitet, angazhim dhe kontribut.
Veshmbatheshim dhe ende veshmbathemi nëpër shitore të dorës së dytë apo me veshmbathje të ricikluara e të dhuruara.
Ka edhe edhe nga ata që kanë shikuar vetëm punët e veta dhe fmiljes, por nuk janë shumë.
Tash kohërat dhe gjërat kanë ndryshuar, veçmas me krijimin e brezit të dytë dhe këtij të tretit që po zhvillohet.
Shqiptari në Zvicër, në Gjermani e shtete tjera perëndimore, është pjesë integrale e shoqërisë vendore tradicionale deri në vendimmarrje madhore të interest shtetëror.
Pos të përfshirë në të gjitha proceset dhe në jetën shoqërore, politike, institucionale deri në nivelet më të larta, jemi sipërmarrës shumë të sukseshëm dhe të shumtë në Zvicër.
Dhe, jemi edhe sportistë të shkëlqyeshëm dhe krenari e secilit.
Nuk indentifikohemi më si shtresë e as kategori inferiore.
Pyes:
Pse gjithë ky mllef, gjithë kjo urrejtje, gjithë kjo armiqësi e gjithë ky inat për mërgimtarët???!!!
Fundja, ne rrënjë i kemi atje.
Ato nuk do të mund të na i këpusni.Pse të distancohem 
Kurrë!
Ne ju duam edhe kur ju na urreni dhe përbuzni.
Se ne e dojmë pafundësisht Kosovën.
Ne jetojmë dhe frymojmë me ju, me Kosovën dhe për Kosovën !
Falë me shnet nga unë Gërrnaqi mërgimtarë.

Ngarkesat kriminale në PAN, nguti për spastrime brenda-partiake

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
“Kemi me jau nxi jetën”, – ishte ky betimi i një deputeti të opozitës, kur fitoi koalicioni LVV-Lista “GUXO” e Vjosë Osmanit. Atë që nuk e arriti me votën popullore, opozita don ta kompensojë me shpifje, madje,  deri “në nxirje jete!” E turpshme për një opozitë, që thirret në djathtizmin demokratik!
     Edhe pse një opozitë e çakorduar, fort e lodhur, e rënë në një dëshpërim të thellë, pa shpresë të rimëkëmbje të afërt, në vend të një opozitarizmi të motivuar dhe të faktuar, ka zgjedhur shpifjen e vrazhdët. I tillë është edhe komentimi i deklaratës të ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla, të bërë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
     Deputetja e PDK-së, Blertë Deliu-Kodra, e ngarkuar me sëmirë e xhelozi shfrenuese, por, edhe duke pasur “mizën pas veshit”, shpërthen: “Gërvalla shënoi një ditë turpi për Kosovën dhe përqafoi narracionin serb e rus”. Dhe, pse? LVV dhe Lista “GUXO” e kanë filluar e mbaruar fushatën zgjedhore, me premtimin e madh: “Luftë të pakompromis krimit të organizuar dhe korrupsionit, për çkapjen e shtetit, nga bandat në pushtet”. Dhe, përgjigja korale, nga populli, që marshonte prapa Kurtit dhe Vjosës, aprovonin me thirrjet: “kriminelët në burg, hajnat në burg, kapsit e shtetit në burg!”
        Pse duhet fshehur, një “e fshehtë publike?!
    I. Ministrja Donikë Gërvalla, në ekspozenë e saj brilante, për Kosovën, para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e vlerësuar nga më të mirat, përgjatë këtyre dy dekadave, konfirmoi se koalicioni qeverisës, qëndron prapa premtimeve të fushatës zgjedhore. Pra, “qeverisja e re do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, që nënkupton edhe çkapjen e shtetit. Atëherë, pse u dashka fshehur, një “e fshehtë publike”, kur Kosova, në të gjitha matjet e përformancës qeverisëse, qëndron në krye të listës kriminale e korruptive!
     Janë 720 mijë lëndë penale, të stivuara ndër vite, 320 mijë syrësh të vëna në tavolina, kinse, për zgjidhje parësore. Megjithatë, zvarritja e shqyrtimit gjyqësor vazhdon, duke pritur skadencën, parashkrimin e lëndëve penalizuese dhe mbylljen e tyre përjetësisht! Nga 7 (shtatë) akuza, që kishte një eksponent i SHIK-ut, eksponent i krimit, 5 (pesë) syrësh janë parashkruar, e 6-a në prag të skadencës të afatit shqyrtues.
     Ashtu si ky, edhe shumica e të penalizuarëve, i përkasin partisë-bandë PDK-së të Blerta Deliu-Kodra. Pjesa më e madhe e këtyre dosjeve, kanë të bëjnë, pikërisht, me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dhe, reagimi i saj i vrazhdët, i marrëzishëm, në shprehje e përmbajtje, ndaj ministrës Gërvalla, ka të bëjë me mbrojtjen fanatike të krimit dhe të korrupsionit.
     Duke reaguar, në cilësinë e deputetës, Blerta prfaqëson partinë e saj bandë, mëkatare e dëshmuar, në vijimësi, që nga sabotimi i luftës, e deri te krimi i organizuar – vrasje të listuara, të kundërshtarëve politikë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë; grabitjen e pasurive të brezave shqiptarë, përmes uzurpimeve, privatizimeve kriminale.
     Dhe, deri në vënien në ankand të territorit tokësor, përmes faljes ose, nën arsyetimin për shkëmbim territoresh, me qëllimin final – bërjen hisedare të Serbisë, në administrimin e Kosovës, deri në ndarjen e saj! Dhe, e gjithë kjo, për t`i shpëtuar shantazhimit dhe ndëshkimit të vet Hashimt, nga Gjykata Speciale, tashmë, për krimet e bëra, kundër shqiptarëve të pafajshëm.
              Vrasja e babait, intelektual i zëshëm, 
       nga Beogradi zyrtar, rrënqethës për dëgjuesit
     II. Fjala e ministrës së Jashtme dhe të Diasporës, njëherësh, edhe nënkryetare e qeverisë të Kosovës, Donikë Gërvalla, ishte e sinqertë, e faktuar, e drejtëpërdrejtë, duke denoncuar, madje, bindshëm, Serbinë dhe Rusinë mujëshare, me disa mbështetës të tyre, si burim i së keqes njerëzore. Ajo i bëri thirrje botës, sidomos, asaj demokratike, të jetë vigjilente, syçelë karshi veprimeve destruktive e luftënxitëse të bllokut agresiv, të prirë nga Rusia agresive.
     Fjala e Donikës ishte përmbajtësore, me dëshmi rrënqethëse:
     “Babai im, një disident, një intelektual, një shkrimtar, një muzikant dhe një gazetar, është vrarë nga regjimi i Beogradit, madje, edhe në tokë të huaj, në Gjermani, ku ne kishim ikur nga brutaliteti i atij regjimi të Beogradit”.
     Megjithëse, Donika ishte vetëm 10 vjeçare, me dy vëllezërit e saj, Premtonin dhe Ergonin, të rritur nën përkujdesjen e nënës së tyre të përkushtuar dhe ideale, Suzanë Gërvalla, është e përmbajtur dhe dinjitoze, duke e bërë dallimin në mes popullit serb dhe qeverisë kriminale, gjatë dhe pas luftës të Kosovës.
     “Serbët duhet t`i identifikojnë kriminelët e luftës, t`i sjellë para drejtësisë, të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara dhe me ne, për të gjetur varrezat masive të atyre që janë të pagjetur, të luftojë fashizmin në Serbi…. Vetëm atëherë do të mund të gjejmë një zgjidhje historike, jo vetëm për problemet tona bilaterale, por, me qëllim të një pajtimi të përgjithshëm në Ballkan”, – deklaroi Donikë Gërvalla.
     Tejkalimi i ndjesisë personale, “bërja e zemrës gur”, me gadishmërinë edhe për pajtim, nëse , paraprakisht, përmbushën normat etike elementare, pranimi i fajit nga ana e Serbisë dhe plotësimi i detyrimeve, që parashehë ligji ndërkombëtar, reparacioni i dëmeve.

     Në këtë kontekst Donika përmend edhe Gjermaninë e diktaturës të kohës hitleriane, kërkim-falja e Gjermanisë, karshi popujve të dëmtuar, përfshi edhe Serbinë, që disa intelektualë e njerëz të mirë, nuk arritën ta kuptojnë, në kohën e duhur, të cilët, maturisht, reaguan se “Donika  gaboi se e përmendi Gjermaninë e asaj kohe, në raport me Serbinë!” 

Gëzuar “Shën Gjergji”, ditëlindja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti!

0
▪︎Të gjithë shqiptarëve në atdhe e në diasporë, ju uroj 6 majin ditëlindjen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut! Pa asnjë dyshim Heroi e Kryetrimi yne me i madh kombetar është Gjergj Kastrioti. Gjergj Kastrioti lindi më 6 maj 1405. Gjergji udhehoqi trimat shqiptarë per 25 vite në 25 beteja pa humbur asnje lufte karshi ushtrive te medha te perandorise Osmane!
▪︎Pas vdekjes se Gjergj Kastriotit dhe ripushtimit të Shqipërisë nga Osmanët, presioni dhe propaganda ndaj figurës kyçe kombëtare nuk ka pas te ndalur dhe ende sot e kesaj dite nuk ka të ndalur! Pavarësisht perkatësisë fetare, ishte nderdija kolektive kombëtare shqiptare ajo e cila ditën e Shën Gjergjit – Shingjergjit, e ka festuar duke e lidhur me ditëlindjen e Gjergj Kastriotit 6 majin! E them këte me bindje, nga në realitet dita e Shën Gjergjit fetar është 23 prilli e jo 6 maji!
▪︎Për fund edhe njëherë, shfrytēzoj nga rasti që të gjithë shqiptareve në Atdhe e Diasporë t’ju uroj 6 majin, ditën e Shën Gjergjit Shqiptar – ditëlindjen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut!

Abetarja Gegënishte, abetare me vlerë

0

Harta e Shqiperisë, fq. 45

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar ”Abetare Gegënishte”, Drini.us, 5 Maj 2021 në rubrikën ”Dossier”

Si dhe dhe nga kush na dhurua ABETAREN? 

Pse e ruajti baba Ukë ABETAREN kur ai nuk dinte as shkrim-këndim? 

Është i pafalshëm gabimi im se si kurrë nuk e kam pyetur bacën Shit (Reshitin axhën e madh), bacën Dul (Avdullahin) ose babën Ukë:

-Kush na e solli ABETAREN dhe kur? 

Alfabeti i Gjuhës Shqipe, shkronjat e mëdha dhe numrat deri ne 10.

Gjyshi im, Imer Seferi për shkak të moshës dhe kohës kur ai u rrit e u edukua, fundi i viteve 1890-1910, nuk ishte i interesuar dhe nuk tregonte nteresim për shkrim-këndimin e gjuhës shqipe. Ishin të rrallë pleqt e kohës së tij që kanë ditur të lexojnë e shkruajnë gjuhën shqipe. Edhe ata që dinin, shkruanin me alfabet turko-arab. Ata ishin kryesisht hoxhallarë. Një hoxhë që unë e njoh, por më i ri në mosh se gjyshi, Mulla Ali Magjarra nga katundi Maxharrë 1*), shkruante shqip, me alfabetin që e kemi edhe sot por kur dikush nga katundi, plaka e pleq vinin që të shkruanin ndonjë ”HAJMALI”, ai e shkruante me shkrola (shkronja) arabe. 

Nuk kishte ditë që dikush nuk vinte te ne kur Mulla Aliu ishte në Turjakë, me i shkrua nëse e kishte fëmiun, gruan ose babën e sëmurë. Ndodhte që hoxhës i kerkonin që ti shkruaj se lopa nuk po i len me mjel baqicën ose e ka humbur tamlin. Kishte edhe të atillë që kijet (tareqt në ahur kapeshin, vriteshin mes veti). Këto hajmali, hoxha i shkruante shpesh, sidomos dy tre ditë para Shën Gjergit (më 6 maj). 

Mulla Alia kishte të kryer një kurs në Prizren, pas ”çlirimit” (1944-1945) dhe nuk punonte askund si imam përveç në Muajin e Ramazanit që shkonte në Gremnik, që kishte shumë ”shokë”, maxharrë (Familja e madhe e Maxharrëve të Gremnikut) iu falte Vaktet e Namazit. Thuhet se edhe serbët e Gremnikut, katund afër Klinës ia jipshin hakin hoxhës, sepse, thonin ata: po na tregon kohën e drekës e të darkë …

Alfabeti i Gjuhës Shqipe, shkronjat e vogla dhe shenjat e pikësimi, fq. 59

Kur përfundonte Ramazani, Mulla Alija nuk shkonte në shtëpi, në Magjarrë por këthehej në Turjakë. Rrugën e bënte në këmbë nëpër Sferrkë të Gashit, Malit të Madh e Bubë (Vinte në Natën e Katragjeqeve, që është dy e tre ditë para Bajramit). Ai paratë që i merrte për punën që kishte shërbye si imam, na i falte fëmijëve, nipave e mbesave të babës Imer … Dhe të tjerëve.

Imer Seferi, gjyshi (189…-1983)

Nëse nuk gaboj, asnjë nga pleqt e kohës së babës Imer nuk dinte të shkruaj e të lexoj, sepse nuk kishte shkolla shqipe, libra shqip dhe mësues shqiptarë, në krahinën tonë (katundet Turjakë, Damanek, Bubë, Qypevë, Panorc, Llapqevë, Zatriq, Carravranë, Mirushë, Lubizhdë etj.

Në vitin 1945, nuk jam i sigurtë hapet shkolla në gjuhën serbe, me mësues serb, në Kullën e Metë Xhemajlisë. Përpos disa nxënësve, djem ka shërbye edhe Sefer Haxhi Mala, si shërbtor. Sa jetë të gjatë ka pasur kjo shkollë nuk më kujtohet por më ka tregua vetë baca Sefë. Më vonë, shumë hapen 4 klasë të ciklit fillestar në Lubizhdë, e para, e dyta, e treta dhe e katërta.

Xh, Xhamija, fq. 44

Kishte edhe hoxhallarë shqiptarë që thonin se fëmijët nuk duhet me i qu në shkollë se bâhen shki 2*) 

Më 1936, ndoshta 1937, kur martohej Sali Gjemajlia, nipi i Brahim Agës, nga Turjaka, kusheri i afërm,përveç miqëve e mysafirëve me zë e të nderuar, shtëpi të mëdha, shpijanikë, kishin qenë edhe Shaban Polluzha i Drenicës, kusheri, Ramë Bllaca, posllanik i Skupshtinës në Beograd, agallarë, bajraktarë, ballistë, komit e … kaçak të njohur të kohës nga Kosova e Veriu i Shqipërisë dhe Shkodra.

Këngëtarë kishin pas ardhur përveç Muhamet Kajtazit e Xhelir Islamit, katundarë, edhe Bajram Sadiku, baba i Salih Bajramit e Ali Paci.

Kshte qenë kohë e mirë vjeshtore dhe krushqit rrinin në oborrin ku tash i kanë shtëpitë nipat e Shaban Seferit (vëllait të gjyshit, babës Imer). Thonë se kishin pas pirë raki dhe dikur, nën ndikimin e alkoolit, Ramë Bllaca i paska thënë Brahim Agës:

-” .., Brahim Agaqoj nipat në shkollë në Beograd e Zagreb, shkepi e hupi nëpër Evropë”!  …

Atdheu dhe Naim Frashëri, fq. 56

Mbetet e paqartë se kush dhe kur na e solli ABETAREN. 

Unë mendoj se baca Shit (Reshiti), Zeqa (ka vdekur i ri dhe i pamartuar), baca Dul (Avdullahi) dhe baba e kanë ditur por qe, unë nuk kam ditur dhe më vonë (në vitin 2000, 2001 e 2002, kur edhe vdiqën), nuk më ka ra ndërmend me i pyetur për ABETAREN.

Kam pas mendua që dikush nga dajat e babës, nga Damaneku ose Vesel Pagarusha apo ndonjë hoxhë përparimtar na e ka sjellur ABETAREN, por jo. Sa më shumë që po kalon koha në mërgim, kam fillua ti harroj edhe të afërmit e mysafirët ”e shkolluar” që vinin te ne, në odën tonë që ndoshta dikush nga at ana kanë sjellur ABETAREN sepse ODA E IMER SEFERIT ishte ndër më të njohurat në ato 40 -50 katunde. Kishte edhe pleq të menqur e hoxhallarë të dishëm që thonin se kur është në pyetje Vatani (Atdheu), duhet me luftua deri të farohemi e mos me ia l`shue vendin hasmit  (shkaut, serbit e crnagorit). Ishte edhe një shprehje shumë interesante që unë e kam dëgjua:

-”Nëse baruti âsht nelt e nuk munesh me mrri, hyp mi kuran e merre barutin, mbushe pushkën e lufto për mbrojtjen e Vatanit”!  

Por tash të dalim te ABETARJA, në faqen 51, te Ismai Qemali

Në pjessën e dytë të faqes 51, është shkronja ”j, J”, ”Jeta, ”Java”, ”Jani”.

”Jan”, i tha nji ditë zoti mësues, ”a e din sa ditë ka java”? 

”Java ka shtatë ditë” u përgjigj Jani. 

”Janë: e hân, e martë, e mërkurrë, e êjte, e premte,  e shtunë dhe e dielë”. 

Në faqen nr 52 të ABETARES, është shkronja ”h, H”: ”Hâna”, ”Halili”, ”Hirja”, ”Hutini”, ”Hutini âsht nji zog nate, që ha pula e shpend tjerë por njerëzvet nuk u bân gjâ të ligë”. 

”k, K”, ”Kali”. 

”Ai që i hypë kalit quhet kaluer”. 

Në faqen e ABETARES nr, 53, shkronja ”s, S” dhe ”sh, SH”: ”Skanderbegu” është e shqyer fotografia e Skënderbeut

Edhe te kjo shkronjë, shkronja ”S” kemi një tregim, rrëfim (dialog) për Skënderbeun: 

                               Sotiri e Shpendi      

      Sotiri: ”Shpend, mbrâm më ka rrëfye  gjyshi shumë punë të bukura për Skanderbegun”.

        Shpendi:”Skanderbegun”? Kush âsht Skanderbegu?”

        Sotiri: ”Skanderbegu ka qenë mbreti i Shqipnisë edhe mâ i madhi trim i kohës së vetë”.

Në gjysmën tjetër të fletës, faqe 53, është shkronja ”l, L” dhe ”ll, Ll”. ”Leka”, ”Lula” ”Lulishte”, ”Lleshi” dhe vazhdon një tregim i shkurtër edhe në faqen 54, por që është e dëmtuar fleta me foton e Skënderbeut dhe pjesa tjetër që nuk janë disa fjalë, mungojnë disa fjalë që flet për Lekën, Lulen (Lulja) dhe për Lalën: ”Lekë, të falem për nderën që na bâne”. 

Pastaj, me radhë, në faqen 54, vjen shkronja ”d, D” dhe ”dh, Dh”, me shembuj:

”Deda”, ”Drita”, ”Dhimba”, ”Dhâmbi”, ”Dhâmbëtari”. ”Dhimba pushoi edhe Deda nuk qau mâ”. 

Faqja e ABETARES nr. 55 ka shkronjën ”t, T”, ”th, Th”, ”f, F” dhe ”p, P”, ”b, B”, ”r, R” dhe ”rr, Rr”. 

”Tefa i vocërr i ruente berret. Fyellin kurrë s`e lëshonte dorës. Të kënaqej zêmra m`e ndigjue, kur i binte me bulshîj të plotë. Thuej se ishte nji mjeshtër i vërtetë i fyellit e i zumares….”

”Perëndija; Bota, Rrêja; Rruzullimi”; ”Rrë-fe-ja”, ”Prendvera”, ”Rêtë”, ”Bubullima shungulloi për mnerë”.

Në faqen e ABETARES, 56 është shkronja ”a, A”, ”Ati, Atdheu:

                              Atdheu 

       Atdheu i në i dashtun âsht Shqipnija.

Këtu kemi lemë, këtu jetojmë edhe këtu do të vdesim. Çdo shqiptar përpiqet për të mirën e Shqipnisë.

Skanderbegu (fotoja mungon), faqe 53

             Rrnoft Shqipnia ! 

Në pjesën tjetër, të poshtme të faqes nr. 56 janë shkronjat ”n, N”, ”nj; Nj” dhe ”m, M”.

”Nâna”; ”Njeriu”; ”Motra”.

Edhe te kjo faqe, me shkronjën ”N”, kemi një tregim të shkurtër për Naim Frashërin:

                                           Naim Frashëri.  

         Naim Frashëri kishte katër vllazën. Nga këta vllazën po përmendim Abdylin dhe Samin. Naimi ka punue shumë për Shqipni. Ai ka shkrue edhe shumë libra të bukura. Edhe Abdyli e Samiu kanë punue për lirinë e Shqipnisë.

         Ata që punojnë për Shqipni janë shqiptarë të mirë,

Faqja 57 e 58 e ABETARES mungon.

Në faqen 59 të ABETARES GEGËNISHTE, është Alfabeti i Gjuhës Shqipe, me shkronja të shtypit dhe të dorës (shkrimit), me shkronja të vogla dhe në fund të alfabetit, janë edhe shenjat e pikësimit . 

E në faqen tjetër, në 60 është Alfabeti i Gjuhës Shqipe, me shkronja të mëdha e në fund, janë numrat deri në 10. 

Në faqen 43, por që dikush nga prindërit është mundua ti radhis fletët e ABETARES, sepse ishin të shkyera e mund të humbisnin, e ka futur pas faqes 60, është shkronja ”dh”, ”dhija”, ”dhent”. ”Ku dhemb dhâmbi, shkon gjuha”.

Në faqen 44 është shkronja ”xh”, ”xhamija”, ”xhepi”, ”xhybe”, ”xhamadan”,”hoxha”.

Në faqen e ABETARES nr. 45 është harta e Shqipërisë. Rreth kufirit janë shtetet:

M. i Zi, Serbija, Bullgarija dhe Greqija. Maqedonia, mungon që është një deshmi e mosekzistimit të Maqedonisë si shtet, si komb e si gjuhë e fe, për çka edhe sot ka dyshime për ”popullin maqedon”. ”Gjuhën maqedone”, nuk e pranon Bullgaria, emrin ”Maqedoni” nuk e pranon Greqia dhe fenë e kishën ortodokse maqedone … nuk e pranon Serbia. E vetmja Shqipëria që e ka pranua si shtet Maqedoninë, pas vitit 1990 edhe pse gjysma e Maqedonisë është tokë shqiptare dhe me popullsi shqiptare.

….. 

1*) Mulla Ali Magjarra nga katundi Maxharrë. Quhen ”magjarrë” (hungarezë), është edhe katundi Magjarrë 

Në “Faqet në kategorinë “Fshatra në komunën e Malishevës”, fshati Maxharrë është i shkruar si Magjera (Malishevë) e pastaj janë katundet tjera: Maralia, Millanoviqi Mirusha, Mleçani.

Quhen ”maxharrë” sepse thueht se Bali Aga i Zatriqit kur kish pas luftua në Hungari, shërbtori i Bali Agës, një maxharr (hungarez) nuk e kish lënë zotninë vetë dhe ishte këthy me te në Kosovë.

Ka shumë tregime për ”maxharrët” se si kanë ardhur me Bali Agën dhe trimëritë e tyre, kur kanë hy lumin Savë e Danub me kuaj ….

Prandaj edhe është katundi ”Maxharrë” (ose Magjarrë), sipas maxharrëve, një mahallë në Gremnik, ”Mahalla e Maxharrëve” dhe vetëm një shtëpi në Turjakë, ajo e Xhemë Maxharrës (Idrizi djali i bacës Xhemë, është gjallë, plak).

https://sq.wikipedia.org/wiki/Kategoria:Fshatra_n%C3%AB_komun%C3%ABn_e_Malishev%C3%ABs

Ukë Imeri, baba (1920-2002)

2*) Fëmijët nuk duhet me i qu në shkollë se bâhen shki 

Kjo shprehje që ishte e shpeshtë ishte thikë me dy teha. Në njërën e dinin urrejtjen që kishin shkitë (serbët) për shqiptarët e në anën tjetër, që nëse shkojnë fëmijët në shkollë e shkollohen, do ta humbin fenë- Besimin Islam. Sipas shumë hoxhallarëve, kur mbanin ligjërata nëpër oda e xhami, thonin:

-Më mirë është me ni (dëgjua) se me pa (shikua) sepse, nëse ”ke vesh” e dëgjon hoxhën kut k`non KURANIN, pasi që shumica ishin analfabetë dhe edhe ato që i dinin, i mësonin përmendësh (dovët, luetjet në gjuhën arabe).

Ukë Imeri, baba (1920-2002) me 1999, me Cen Deskun e nipin, Aliun

Vazhdon 

Malmö, 6 Maj (Dita e Shën Gjergjit) 2021

Dallime të tjera specifike që përcaktojnë proton e popullit shqiptar

Fahri Dahri, Itali
Jemi ambientuar dhe përshtatur idesë se përcaktimi i vjetërsisë së popujve, është bazuar tek kërkimet arkeologjia, antropologjia, legjendat, gojdhnat, objektet kulturore dhe kultet fetare. Krahas tyre duhet konsideruar edhe alternativa e pozicionit që mban një popull ndër shekuj, lidhur me tiparet, pikpamjet, mënyrën se si sillet ndaj vehtes dhe ndaj popujve të tjërë, karakteret e veçanta, qendrimet dhe perceptimi ndaj natyrës, fenomeneve natryrore e shoqërore, ç’farë aftësie karakterizohet në gjykimet dhe tolerancat tërësore, brenda vetes dhe popujve të tjerë. Kush popull është më rezistent ndaj kushteve të vështira natyrore dhe shoqërore, ç’farë e dallon nga të tjerët që arrin të mbijetojë si njeri eterofizik dhe gjashtëses së të tjerave?.
Këto po mendoja, duke shikuar historinë mijëvjeçare të kombit tonë dhe po i vija përballë ecurisë ndërshekullore të popujve të tjerë. Ndofta ekspertët, studiuesit e fushave përkatëse, duhet të ndalen edhe në këtë alternativë që mundet të shërbejë në vendosjen e fillesës më të parë të vjetërsisë ndërnjerëzore.
Nuk i mendoj të rastësishme të veçantat e mësiperme, që janë dukshëm të dalluara tek tre fiset e mëdha përcaktuese të shqiptarëve (dardanët, arbërorët dhe epirotët), si ndaj popujve të tjerë ballkanikë dhe europianë.
Ne mbështetemi fort në këto karaktere, të cilat i pranojmë dhe i përdorim pa mëdyshje në përcaktimin e kombit.
1. Gjuha, tregues i pa debatueshëm lidhur me fillesën dhe etnitë e njerëzimit;
2. Përcaktimi i kombit mbi bazat e gjakut, gjuhës, traditave, territoreve, administrimeve fisnore dhe familjare;
3. Tolerancat ndaj racave, ngjyrave, besimeve fetare, mikpritja, mos lakmitë për pushtimn e territoreve të të tjerëve.
Ky mos ekspansion është pa diskutim karakter i atij populli që mbart trashëgiminë e fillimnjerëzimit. Protopopulli është i i vetëdijshëm se popujt e tjerë janë produkt i tyre. Është kjo e vërtetë që protopopulli vetvetiu i trajton popujt e tjerë si stërnipër dhe stërmbesa të popullit të parë “Pellazg”, që sot përfaqësohen nga dardanët, arbërorët dhe epirotët. Është kjo arësyeja që buron natyrshëm faktin se
prindërit nuk vrasin, nuk mohojnë, nuk urrejnë, nuk kërkojnë të mposhtin fëmijët e tyre. Veti që përgjithësisht mbizotërojnë tek prindërit; ndërsa këto veti, këto ndjenja, nuk janë të njëjta tek fëmijët ndaj prindërve. Sigurisht si në çdo gjë ka dhe përjashtime.
Kjo dukuri vërteton se populli-prind nuk sulmon popujt-fëmijë, dallim që vrehet shumë qartë tek populli ynë, i cili historikisht ka treguar se nuk është agresor, as zaptues dhe as armiqësor me popujt e tjerë.
4. Sipas dy akademikëve tanë, Korkuti dhe Shabani, shpella “Temoni” në Çamëri, tregon kohën e saktë, kur nisi të banohej nga njeriu. Atje, ku në atë vend, në atë kohë ka filluar të flitej gjuha më e hershme e njerëzimit!.
5. Jemi i vetmi popull në Europë, në Gadishullin e Ballkanit pa asnjë rezervë, që njohim dhe e dimë fort mirë, qartë dhe saktë, rrjedhshmërinë pa asnjë ndërprerje historinë e racës tonë pellazge. Dhe kjo vijimshmëri racore – etnike, fillon që nga lashtësia e hershme, shumë të lashtë deri në ditët e sotme. Kjo është veçori e proto popullit tonë që sot quhemi shqiptarë.
6. Shtrirja gjeografike e popullit Ilir, ka qenë e përcaktuar saktë, e njohur fort mirë që nga lashtësia e deri sot, kufi që rrallë shtete e trashëgojnë. Një fakt i pamohueshëm, që në të vërtetë tregon lashtësinë e këtij populli.
7. Dallimet e dukshme specifike ndaj popujve të tjerë, të cilat u cituan, krahas pozivitetit, ndeshen edhe me zilinë, smirën e të tjerëve, urrejtjen si protopopull dhe gjuhë, gjë të cilat kanë nxitur luftërat e vazhdueshme. Veprime të dukshme qartë duke filluar me coptimin, ndarjen e Ilirisë në katër provinca nga romakët, e vazhduar më pas në katër vilajete nga perandoria Osmane dhe me vendimin fatkeq të Fuqive të Mëdha të vitit 1913 ku, hapësira territoriale, sëbashku me banorët etnikë shqiptarë të saj, u përpjestua në pesë shtete.
E megjithatë ky protopopull ka mbijetuar duke trashëguar karaktere dhe kulturë të dallueshme, të lakmueshme, njëkohësisht e pa kapërdishme nga të tjerët, të cilët e kundërshtojnë me forcë dhe krijojnë mjedise armiqësore, për shkak të pa aftësisë objektive për ti bërë të tyret.
Dihet: Gjithçka e vyer që nuk arrihet, përvoja tregon se kthehet në urrejtje!
Fahri Dahri, studjues, më 06/05/2021.

Të ngritet padi penale kundër vrasësve të Fehmi Aganit

0

Ndarja e Fehmi Aganit nga familjarët e tij në prani të shumë qytetarëve të tjerë shqiptarë që ishin në të njëjtin tren me të dhe reagimet e shumta ndërkombëtare pas zbulimit të kufomës së tij më 7 maj 1999, Qeveria e Serbisë u përpoq të hiqte përgjegjësinë nga vetja.

Me qëllim që vrasja e Fehmi Aganit të mos paraqitej si vrasje e përgatitur nga strukturat e larta shtetërore, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ngriti kallëzim penal kundër policëve serbë Predrag Nikoliq dhe Zoran Dzeletoviq të cilët bënë ekzekutimin e Fehmi Aganit dhe të pesë anëtarëve të familjes Blakçori: Miradija (50 vjeçe), Fehmiu (60 vjeç) Labinoti (14 vjeç), Mehmeti (56 vjeç) dhe gruan e tij, Sabilja (50 vjeçe). Si edhe në shumë raste të tjera që kishin lidhje me krimet serbe në Kosovë, edhe ndriçimi i këtij krimi iu besua gjykatëses hetuese Danica Marinkoviq, e njohur për besnikërinë e saj ndaj Sllobodan Millosheviqit.

Rezultati ishte i njëjtë: gjykatësja e preferuar e Sllobodan Millosheviqit, Danica Marinkoviq konstatoi se “faji ishte i shqiptarëve” dhe liroi kriminelët Predrag Nikoliq dhe Zoran Dzeletoviq me arsyetim se “ata ndershmërisht kishin kryer punën e tyre”.

Regjimi i moçëm i Serbisë e cilësonte si kryerje detyre me nder vrasjen e shqiptarëve dhe realizimin e projektit të gjenocidit. Ndërsa regjimi i ri Serbisë, me njerëzit e regjimit të vjetër, vazhdoi me të njëjtën strategji. Në funksion të fshehjes së gjurmëve të krimit të gjenocidit, vrasjet që kishin kryer forcat e armatosura serbe ia veshën UÇK-së. Për këtë qëllim ata përpiluan listën e civilëve gjoja të vrarë nga UÇK-ja dhe ua shpërndanë institucioneve politike dhe mediatike ndërkombëtare. Në këtë listë u fut emri i Fehmi Aganit; emri i profesorit tjetër universitar Latif Berisha; emri i avokatit Bajram Kelmendi dhe i dy djemve të tij, Kushtrimit 18 vjeç dhe Kastriotit 31 vjeç; emri i kryetarit të Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Agim Hajrizi, i nënës së tij,  Nazmies dhe i djalit të tij Ilirit, i cili ende nuk i kishte mbushur 13 vjeç; emri i veprimtarit të shquar politik Gafurr Lokut dhe i djalit të tij Dritonit  20 vjeç; emri i aktores së re të teatrit, Adriana Abdullahu 23 vjeçe dhe emrat e qindra civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon që institucionet e drejtësisë së Kosovës të ngrenë padinë penale kundër Predrag Nikoliq dhe Zoran Dzeletoviq për vrasjen e Fehmi Aganit dhe të pesë anëtarëve të familjes Blakçori dhe të intensifikojnë përpjekjet për ndëshkimin e krimit të gjenocidit në Kosovë.