Kreu Blog Faqe 1695

Pse duhet ta mbrojmë Donika Gërvallën ?

0

Gjergj Kabashi

Donika Gërvalla-Schwarz kohëve të fundit po iu nënshtrohet sulmeve të mirëorganizuara, të pandërprera e brutale nga persona të caktuar të partive politike që e sunduan vendin në këto njëzet vitet e fundit. Nuk është fare lehtë ta ndëgjosh fjalorin e kontaminuar dhe të lexosh se kush është duke e sulmuar dhe për çka po e sulmojnë.

Në këtë histori të sulmesh të panjerëzishme u fut edhe një herë UÇK – ja, sikur ajo të kishte qenë ndonjë ushtri private e lloj-lloj naivi dhe krimineli , që në mënyrë të përllogaritur ka bërë krime dhe është fshehur pastaj pas famës së saj. Fshehja pas UÇK – së dhe patriotizmit të rrejshëm e të pa dëshmuar duhet të përfundoj një herë e mirë, nëse duam të mbijetojmë si komb e të bëhemi shembull moderniteti e kulture, si të tjerët përreth nesh. 

Ka ditë që vazhdoj t’ia bëjë vetës pyetjen: Po ku e gjetën mu Donika Gërvallën, që ta derdhin ndaj saj gjithë këtë mllef, urrejtje, helm e frustrim ?

Nuk ka asnjë dyshim se Donika Gërvalla është duke iu penguar shumë disave, madje tepër shumë. Sulmet e shfrenuara e të pandalshme ndaj saj , e tregojnë qartë natyrën e ligë të tyre. Një grua e arsimuar dhe me kulturën e duhur, nuk është lehtë të durohet e pranohet nga mediokriteti dhe fodullëku , që aq shumë e ka vërshuar jetën tonë.

Nga të gjithë ata që shihet qartë se nuk e kanë lehtë me të, pasi sharjet, fyerjet e shpifjet nuk po u ndihmojnë fare, përkundër faktit se po ndihmohet nga propagandat e ulëta të një pseudogazetarie.

Donika Gërvallën duhet ta mbrojmë të gjithë kur ajo e ka mirë, përndryshe “ne” kështu nuk do ta lëmë të rritet, formohet e stabilizohet askend në politikbërje. Duke kërkuar me çdo kusht “qime në ve” (thuajse ata ishin ëngjëjt e viteve që kaluan, që tashmë pa pritur e kujtuar po sulmohemi prej djajve!) , ne nuk e bëjmë të pasigurtë vetëm Donikën, por edhe Kosovën, gjë që nuk guxon me ndodhë.

Ata që e humbën pushtetin me votën e lirë të zgjedhësve pas njëzet vitesh sundim, anarki, vjedhje dhe zhvatje të pasurisë së popullit, do të duhej që të pushonin pak e mos të bënin aq shumë zhurmë , se më asnjë zhurmë nuk do t’i ndihmoj ata që mendojnë se edhe pasi e kemi ushtrinë tonë, FSK – ën, që po bëhet gjithnjë e më moderne dhe e aftë, mund të fshihen edhe më tej pas patriotizmit, UÇK – së, pasi njerëzit e lodhur nga padrejtësitë e shumëta , të shkaktuara nga sundimet dhe anarkitë partiake, tashmë duan vetëm drejtësi dhe funksionim të shtetit ligjor.

Njerëzit nuk duan më që ata që s’kanë punuar kurrë në jetë, të na udhëheqin e shesin moral që se kanë pasur kurrë!

Ata që po e sulmojnë Donika Gërvallën , sulmet e tyre nuk i kanë të rastësishme dhe as naive. Ta sulmosh Donikën pandërpre, do të thotë se dikush është duke synuar ta shkatërroj një ndër shtyllat gjigande të patriotizmit e atdhetarisë së mirëfillt të Kosovës. Një grua të sjellshme , e cila nuk imponohet aspak e me asgjë. Prandaj, “Supermenët” e patriotizmit e atdhetarisë së shpifur, duhet ta kuptojnë mirë e qartë se nëse Kosova e përkrah , forcon  dhe mbështetë Policinë e Republikës së Kosovës, një ditë jo aq të largët do ta harrojnë Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, meqenëse  nëse e duam forcimin e shtetit (e kjo nuk ka alternativë) , shumë vagabondë që iu imponuan politikës në Kosovë që nga paralufta e deri sot, do të përfundojnë prapa grilave.

Histeria e përjargëja e sulmuesve të mirëorganizuar ndaj Donikës nga ata që i patëm në pushtet e që na kënaqën me sjelljet e veprimet e tyre vagabonde, është grahma e fundit dhe çartja në përballje me realitetin e atyre që u ka hy frika në palcë se nesër – pasnesër, përfundon “jeta e tyre idilike” dhe e patrazuar, pasi më nuk do të ketë polici partiake që do t’i mbrojë , ndërsa çështja e UÇK -së , do t’i takoj asaj që i takon: Historisë!

Policia e Kosovës nuk ka asnjë dyshim se e din mjaft mirë se Kosovës iu imponuan njerëz të shantazhuar, madje edhe të tillë që i ka vënë në pozitë çmendie BIA e Serbisë pasi “pulat e cofta” kishin vendosur apo kanë rënë në grackën e “përfenjes” me “gusanin” serbomadh , duke e futur vetën dhe vendin panevojshëm në kurthet ngashnjyese të gjitfarë të ashtuquajturash shërbime sekrete, që duke i mbajtur në pozitë të vazhdueshme të trembjes, përmes të tillëve e ka dëmtuar edhe forcimin e shtetësisë së Kosovës.

Të tillët e kanë vënë në një pozitë të rëndë e të pashtekdalje Kosovën: I shantazhuari i PDK-së e ka mbajtur nën “thundër” të shantazhuarin e LDK-së, duke na vënë në aso pozitash inferiore , që fatkeqësisht e kanë prekur edhe sigurinë nacionale të vendit. Në Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, askë nuk e ka dërguar Donika Gërvalla, por Donika e ka shumë mirë kur ka theksuar se do të lajmëronte për krimet, pasi ato në të vërtetë kanë ndodhur, sidomos vrasja e organizuar e shumë personaliteteve të LDK-së , por edhe të ushtarëve të UÇK -së.

Këtu nuk duhet bërë asnjë dallim dhe për askë nuk duhet pranuar definicionin partiak të së vërtetës së shtrembëruar se a ishte apo nuk ishte fajtorë.

Askush nuk ka pasur të drejtë që t’i vriste figurat e shquara partiake të LDK-së, ashtu sikurse që askush nuk ka të drejtë që në shenjë hakmarrje ti vras ata “të luftës” apo “pasluftës” tash. Janë Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Gjyqet e Kosovës, ato që kanë obligime e detyra që t’i ndriçojnë krimet e tilla , pasi ato nuk janë bërë prej “alienëve-jashtëtokësorëve” që zbritën në këtë pjesë të Gadishullit Ilirik me “pajatat e tyre fluturuese”, i kryen vrasjet dhe ikën, por ata ishin dhe mbetën në vendin e krimit.

Atyre do tu duhej që përjetësisht të mbeteshin në pushtet, mundësisht që të kishin pozita të larta partiake e shtetërore, të jenë sa më shumë të pranishëm në tv etj, që sa herë do të shpërthej e rrezikoj të dal diçka “prej thesit” , njerëzit e tyre të vëmendshëm e syçelë të ishin aty e t’ia lidhnin grykën “thesit” edhe më mirë.

Ata janë aty ku e kishin menduar krimin, planifikuar dhe ku i kishin gjetur mercenarët që t’i ekzekutonin viktimat e shënjestruara prej tyre.

Këto janë krime të rënda ndaj Atdheut. Nuk është në pyetje LDK këtu , pasi LDK nuk i ka mbrojtur e s’ka guxuar kurrë të bënte diçka konkrete për të vrarët e plagosurit e shumtë, përveçse i ka mashtruar familjet e të vrarëve me shpresa të rrejshme se ndriçimi i tyre bëhet posa të vinin “në pushtet”.

“Prit magar, sa të del bar’!”

LDK i pati edhe pozitat e synuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por kurrgjë kurrkujt!

Çështjet e krimeve të kësaj natyre duhet të mbesin vetëm çështje e organeve përkatëse të Republikës së Kosovës, që ndriçimin eventual të krimeve të këtilla nuk e bëjnë assesi për shkak të përkatësisë partiake të viktimës, por për hirë të interesit suprem të shtetit të Kosovës, i cili duhet ta dekriminalizoj skenën politike e shtetërore prej mbjelljeve të tilla antishqiptare. Kosova nuk duhet ta lejoj askend që ka bërë krime dikur a më vonë të pa dënuar e të pa ndëshkuar, që pastaj aq gjatë t’i strehohet e merr “azil” në “politikbërje e shtetbërje!”.

Andaj, të gjithë ne, pra edhe une, duhet ta harrojmë Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, por të mendojmë për përgjegjësitë që i kemi si banorë të vendit tonë. Nëse Serbia me makiavelizmin dhe largpamësinë e saj serbomadhe , ka bërë që të na imponohen njerëz të shantazhuar në majat pushtetore, njerëz që janë detyruar deshtën a nuk deshtën pastaj të punonin për interesat e saj për një Kosovë sa më të shkatërruar e joshtetërore, është detyrë e domosdoshmëri e kohës që asnjë i shantazhuar të mos zë qoftë as pozitën më pak të rëndësishme në shtetin e Kosovës.

Këto që thuhen …, Policia e Kosovës i din më mirë se secili prej nesh.

Kështu që, të gjithë ata që janë në Hagë, le ta mbrojnë vetvetën dhe të rivlerësohet vendimi se atyre u dashka tu paguhen avokatët aq të shtrenjtë nga mbarë bota. Vendimi për t’i paguar avokatët e tyre është marrë shumë më përpara se që të arrestoheshin. Kjo do të thotë se “ata” e paskan ditur se “kanë bërë krime”.

Nëse kanë vra ushtarë serbë në fushën e betejës, kjo mund tu falet , pasi çdo ushtri në botë, çlirimtare apo pushtuese qoftë ajo, e vret kundërshtarin e vet që e ka përballë.

Por, jo civilët apo civilin …

Nëse vërtetohet nesër – pasnesër me vendim gjyqësor se janë të pafajshëm, atëhere ndoshta Kosova ka obligim t’ua paguaj shpenzimet për avokatët etj.

Përndryshe: Jo !

Prandaj, Donika Gërvalla nuk ka bërë asnjë të keqe as dje e as sot, që të meritoj t’i nënshtrohet një fushate kaq irracionale të njerëzve të pakuptimtë, që na kanë dëshmuar se në jetën e tyre nuk janë kurrfarë shembujsh të mirë për vendin.

Se kush janë ata dhe çka ka bërë ai apo tjetri, më së miri do të na tregoj e ardhmja e afërt.

Një gjë do të duhej me qenë e qartë për secilin prej nesh: Kushdo që vërtetohet se ka orgaizuar vrasje të kundërshtarëve politik, ai nuk bënë të mbetët i padënuar prej ligjeve të shtetit të Kosovës.

Donika Gërvalla jo vetëm që nuk ka gabuar asgjë, por ajo e të tjerët si ajo duhet të ndihmohen e mbështetën nga i gjithë populli që të punojnë e angazhohen pandërprerë për një Kosovë ligjore e europiane, që ka munguar deri tash.

Ndryshimi që duhet të ndodhë

Afrim Caka, Gjakovë
Të kuptosh ç’është atdheu do të thotë ta mësosh artin e saj të vdekjes nga linçet politike dhe nga hardhucat njerëz. Orgjitë moralizuese të politikanëve shqiptar të konvertuar në djaj me veladon, janë shëndërruar në premiera teatrore të ndonjë shpëtimtari maskara e në linçe publike. Pse duhet vrarë Dardaninë dhe ju politikanët e nxirë që asnjëherë nuk e gjetën rrugën e bashkimit kombëtar.
Politika shqiptare sot është një politikë partikulare e provinciale e kapur nga tregtarët e trojeve shqiptare, pa një vizon historik e gjeografik kombëtar. Ajo është e pushtuar më shumë nga autoritarizmi e pragmatizmi politik nga hajdutët, interesat partiake, eferat e intrigat pushtetore, lufta ideologjike e revanshizmi sesa përkushtimi ndaj çështjes kombëtare.
Atdheu si peisazh lirie dhe mendimi na qenkan gjarpër qoftë edhe i pashprehur! Çështja shqiptare në Dardani sot rrezikohet jo vetëm nga pushtimi i egër, pastrimi etnik dhe rikolinizimi nga pazarxhinjtë e trojeve dhe plaçkitësit e vjetër, por para së gjithash nga vetë statusi ynë kombëtar, që nuk i përgjigjet mimentit historik.
Deshtën apo nuk deshtën armiqtë e kombit?
Çfarë duhet të bëjnë dhe si do të arrihet? Asnjë rrugë nuk është e lehtë, sepse veç nesh nesh në krye me Albinin dhe Vjisën nuk e do këtë komb e të mirën e tij dhe ka shumë forca të errëta në krye me Zajednicën që punojnë kundër shqiptarëve. Për hirë të përçarjes së qëllimtë politike e fetare, nuk duhet të kthehemi në Avganistanin e Gadishullit Iilirik. Për hirë interesave të klaneve të udhehequra nga oligarkët shqiptar dhe të interesave të fqinjëve tanë nuk do të bëhemi Somalia e Dadishullit Ilirik. Për hirë të dorëzimit para krimit dhe korrupsionit, nuk do të bëhemi si Greqia me 400 miljardë euro borgje.
Përshkak të dyshimeve lidhur me fetë e bindjet e ndryeshme, nuk duam të kthehemi në Libanin e Gadishullit Ilirik. E pikërisht se jemi kaq afër të keqës së frikëshme, që secila nga këto zgjidhje të mundëshme e bën të ngjashme, ne na duhet të veprojmë me mend dhe me vetëdijen e duhur dhe të lartë politike e kombëtare për ta vënë drejtësinë në vend.
Nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër më efektive se shteti komb. Prandaj na duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se sa mund të arrijmë e si mund të arrijmë ku duhet dhe se sa e vështirë është e do të jetë rruga e ardhmes. Na duhet të jemi pragmatikë, dhe të pranojmë se ndoshta nuk do të mbërrihet më e dëshirueshmja por se ecja në atë rrugë do të jetë më e mira e mundshme. Na duhet një udhëheqje e përkushtuar që të dijë se ku të na drejtojë në këtë rrugë. Por na na duhet edhe një sistem i qartë vlerash që të të na mbajë nën një kontroll të rreptë, besues, por edhe ndëshkues strukturën udheheqësore, shtetërorë, shoqërore dhe institucionale që do të nevojitët për ndërtimin dhe ruajtjen e të ardhmes sonë si komb.
Ky është një emision e detyrë që duket e pamundshme, por në fakt nuk është. Duke na thënë se po shkojmë në bashkëkohësinë e të tjerëve, paria nukna tha se ata të “tjerëtˮ kishin, ruajtjen, dhe mbrojtjen shtetet e kombet e tyre. Duke dashur pasurimin e vetë të shpejtë, paria e Panit nuk na tha se ekonomitë e shteteve të tjera ishin ekonomi tregu të instuticionalizuara e jo oda e kazino.
Këta maskarenjë synuan skllavërimin e shqiptarëve, paria e partive të korruptuara na tha se individualizmi ishte zgjidhja kveprojnë ur gjithkund shtetet kanë kombet e tyre dhe veprojnë në bazë të interesit të tyre kombëtar e shtetëror. Duke mbajtur mendjen tek qëllimi vet, Pani na tha se rruga është fitimi dhe paraja kur gjithkund tjetër shoqëritë jetojnë për dinjitet e respekt dhe me sigurinë e duhur për jetën njerëzore. E kështu të gjithë vlerat themelore për shoqëritë normale janë tjetërsuar, shtrembëruar, degjeneruar apo keqzbatuar me dashje nga shumë shqiptar ministra e deputetë!… Prandaj, na duhet nga fillimi duke mos i përseritur gabimet e të shkuarës .
Ajo që na duhet ne, dhe ajo që u shërben kaq mirë kombeve e shteteve të tjera është një shtet-komb modern nacionalistë i ngritur mbi interesin kombëtar, që funksionon në bazë të ligjeve të rrepta dhe respektimin e tij pa kushte. Në këtë drejtim na duhet të bëjmë një kthesë të madhe politike në lidhje me objektivin parësor të politikës së jashtme e të mbrendëshme dhe të kushtëzuar e influencuar edhe kaosin e studiuar ku gjendemi si skllav nga ana Hashimëve etj.
Na duhet ta pranojmë se “Evropa kurvˮ nuk do të mirret me ne për një kohë të gjatë deri sa ne të bëhemi (copë e grimë), se ne nuk jemi si evropiano – perëndimorët dhe se shkurt, ka vende si – Franca, Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja etj., që do të kenë veton kundër anëtarësimit të Dardanisë në BE, pa menduar dy herë. Duke iu referuar analizës së më parshme, na duhet që ta pranojmë se nuk jemi askund gati për anëtarësim në BE. Ne na duhet të bëjmë shtetin tonë Dardanë njëherë dhe atë na duhet që ta bëjmë sa më mirë që mundemi dhe pastaj le të merremi “Evropën kurvëˮ, Preshevën, Ulqinin, Çamërinë etj.
Evropa mundohet të ketë gjithnjë një vend të paveçantë e strategjik në politikën e mbrendëshme e të jashtme e në marrëdhëniet e shtet – kombit dardanë me të huajtë, por nevojat tona të ngutëshme e realiste, afatshkurtëra e afatmesme në këtë pikë, janë të tilla që ne duhet të shmangemi paksa normat e pranuara antishqiptare nga çmitizuesit e servilët tanë dhe JO të saksiunuara nga BE-ja, zhurma e tyre kishte kohë që vazhdonte. Prandaj, duhet të nisim jo duke kërkuar lëmoshën por idealen dhe të pamubdshmen, por duke mbajtur parasysh të mirën dhe të deshirueshmen dhe duke me përkujdesjen e duhur në këtë rrugë që na qonë drejtë bashkimit kombëtar…
Çdo rrugë tjetër është tradhti kombëtare.

Çun Lajçi: Mos u ngatërroni me lisa nëse jeni kulpnaja, se nji brymë iu djegë, e lisin nji shtërgatë se then!

0
  • Aktori Çun Lajçi është kërcënuar pas deklaratave të djeshme në mbrojtje të ministres së jashtme, Donika Gërvalla.

Çun Lajçi ka thënë se mjaft e ka lodhur Covidi dhe nuk ka menduar se personat e tillë ia kalojnë edhe qelbësirave.

Postimi i Çun Lajçi  

Unë s’heshti jo!

Ju po kujtoni se po m’shani, por jo, jeni gabim, vetvetën jeni tue sha e fjalët e juve (n’internete që i keni) po mundoheni me i fshi me gjuhë!

Unë s’jam i dërgumi i perendisë me ua marrë gjynahet! I keni ba dhe me shnet t’i mbani. Duroni tash kur t’ua përkujtojnë njerëzit, e mos u mundoni me na randua tue na krahasua me Ilija Vakiqa, (se jeni t’vegjël me ditë kush ishin ata, e po flliqeni me bagla kot).

Ju po harroni se ne ishim shumë ma t’vlefshëm, e krahasoheshim me Marshalin, jo me mistreca e sodit! Por prap se prap mbetëm shqiptarë!)

Duroni, se me shamje nuk mbulohen gabimet, as namin e patriotizmin s’ua zvogloni njerëzve që kanë veprua kombtarisht ma shumë se ju!

Edhe unë! S’muj me iu vu aty ku s’ishit e s’jeni, as trima as patriot pa vepra me iu ba.

Por as Donikave, as Albinave, as Vjosave, s’ua shkeli veprat e s’flas keq që juve tua baj qejfin për nji “t’lumtë… je gjeni,… ma i miri i vendit”!? Jo, kurrë!

Argument e armë s’e kanë fjalën po shamjen!

Por po harroni, se ka njerëz që hanë dhé e me kokat tueja t’krymbuna s’mendojnë.

Ju kot po m’kërcnoni prej djeshit që iu thashë: Pse e votuet Gjykatën e pse i dërguet çlirimtarët n’Hagë!? Pse e randoni Donikën, kur ajo n’strajcë iu mbanë juve që shisni patriotizëm n’shpinën e shefave!

Dita sa ma e kthjelltë, shiblat bahen edhe ma t’mëdhaja. Rrini e mos t’iu del krejt-krejt era, se boll me mbyti virusi, e s’ma ka marrë mendja, se ju po ia kalojki çdo qelbësire!

Trusni sa s’kan shpërthye brythat e pranverës e me u ba plisat nëpër ara!

Çuni që s’din kurgja!

Spital, 05.05.2021

Çun Lajçi në Starabajë (Medvegjë), më 29.04.2019

Kapitulli i 10 – të më radhë i librit “Cilësitë e mira plotgjithësore”

0

Librit “Cilësitë e mira plotgjithësore” [besim]-Ardit Dardania

10. Të pavërtetat në disa shkrime

1. Një numër i caktuar i shkrimeve joshkencore përmbajnë komente, rrëfime, tregime iluzore të pavërteta lidhur me ndodhi, vepra e fenomene.

2. Në të kaluaren, disa nga shkrimtarët joshkencorë janë munduar që disa ndodhive në Tokë t’u veshin përmbajtje mistike, mbinatyrore. Në fakt, ato ndodhi kanë ardhë si rrjedhojë e ndërlidhjeve dhe ndryshimeve të caktuara mes faktorëve në veprim.

3. Tani, shkenca bashkëkohore mjaft mirë i komenton ndërlidhjet dhe ndryshimet e llojllojshme duke ofruar shpjegime për to të shoqëruara me vërtetime praktike, faktike, duke i vënë në funksion edhe aparatura, paisje, instrumente përkatëse.

4. Në të kaluarën, disa nga mendimtarët joshkencorë disa veprave të niveleve të larta mjeshtërore njerëzore të realizuara në të kaluarën edhe me të largët, duke mos qenë afër as në kohë, as në hapësirë dhe as në informacion, si dhe duke u përhumbur nga faktmbetjet, u kanë veshur atyre përshkrime “ndërhyrjesh forcash të fuqive superiore-mbinatyrore”, duke krijuar hamendësime te disa individë, si racionalë, si joracionalë.

5. Sot, në kohën e lulëzimit të madh të shkencave të kohes bëhet grumbullimi i drejt i fakteve edhe të pakta qofshin aty, duke krijuar pasqyrë shumë më të qartë të rrethanave lidhur me shfaqjen apo verimin e tyre.

6. Në të kaluarën, disa nga mendimtarët joshkencorë, në mungesë të informacioneve objektive kanë hyrë në thurje të shkrimeve joshkencore, duke u munduar t’u japin ngjyrime mistike ndryshimeve në kozmos.

7. Sot, ndërlidhjet dhe ndryshimet në kozmos, me aq kapacitet sa kanë mendjet njerëzore, synohet të përshkruhen objektivisht.

8. Në të kaluaren, disa nga mendimtarët joshkencorë për qëllime të caktuara kanë bërë shpjegime subjektive iluzore, duke vënë në ato shpjegime edhe elemente të frikës dhe nënshtrimit.

9. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” konsiderohen të gabuara dhe jo të vërteta shpjegimet mistike.

10. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” edhe për fenomene, dukuri, ndodhi shumë komplekese, për të cilat kapaciteti mendor njerëzor nuk është në gjendje t’i shpjegojë plotësisht, besimin kryesor ia dedikon shpjegimeve të ofruara nga shkenca dhe teknologjia e kohës.

5 maj 1991, dita kur u mbajt Kuvendi i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës

0
Përkujtesë historike: 5 maj 1991
KUVENI I PARË I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVË
0 Kuvendi i Parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me vendimet e marra, shënoi kapërcimin historik nga kërkesa për barazi të plotë në nivel të federatës jugosllave, që doli në Kuvendin Themelues të 23 dhjetorit 1989, te ajo për shtet të pavarur. Këtë ndryshim e imponuan rrethanat që lidheshin me fillimin e luftës në Jugosllavi si dhe vendimin e Konferencës së Hagës së gushtit 1991 që pranoi shpërbërjen e federatës jugosllave.
Kuvendi i Parë i “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, i mbajtur në Prishtinë më 5 maj 1991, ku morën pjesë 350 delegatë të zgjedhur nga degët dhe nëndegët e partisë, shënon një ngjarje të rëndësishme meqë, kërkesa për barazi të plotë në nivel të federatës jugosllave, që doli në Kuvendin Themelues të 23 dhjetorit 1989, u redifenue në kërkesën për shtet të pavarur. Këtë kapërcim historik e përcaktuan rrethanat e kohës dhe faktorët që krijuan realitete të reja politike, ndër të cilat përcaktuesi ishin: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, me ç’rast delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallën pavarësinë nga Serbia si dhe vendimet e Kuvendit të Kaçanikut në kuvendin e 7 shtatorit 1990 me ç’rast Kosova shpallet republikë e pavarur në kuadër të federatës jugosllave me të drejtën e barabartë me njësitë tjera federative. Rol të rëndësishem madje edhe vendidmtar të ky përcaktim pati shpërthimi i luftës në maj të atij viti, kur ushtria Jugosllave e dominaur nga ushtarakët serbë, bëri agresion në Slloveni, ndërkohë që faktori ndërkombëtar reagoi me mbajtjen e konferencës së Hagës në gusht të atij viti,federatën jugosllave e shpalli në shpërbërje e sipër. Pra, evolucioni politik i kërkesave nga ajo për barazi tek pavarësia dhe shteti i pavarur, që do të fillojë të organizohet pas mbajtjeve të zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në prill 1992, mund të kuptohet drejt dhe mirë në saje të vendimeve që u morën në Kuvendin e Parë të LDK-së, meqë ato ia hapën rrugën rezistencës institucionale (me shtetin paralel që funksionoi deri në mars të vitit 1999) si dhe asaj të armatosur, që u shfaq në nëntor të vitit 1997.
Edhe në planin e brendshëm partiak, Kuvendi i Parë i LDK-së, që duhet dalluar nga Kuvendi Themelues i 23 dhjetorit 1989, nxori dhe përcaktoi strukturën e re organizative, sipas Statutit të aprovuar në Kuvend – Këshillin Qendror – organ kryesor të partisë. Kishte dymbëdhjetë komisione qendrore, ku ai i sistemit politik, i arsimit dhe kulturës, i çështjeve të mbrojtjes sociale, i shëndetësisë, i informimit, i çështjeve juridike, i vetëmbrojtjes, i ekonomisë, i marrëdhënieve me jashtë dhe i ekologjisë, përbënin bërthamën e filleve të shtetit paralel.
Këshillit Qendror të LDK-së që u zgjodh në Kuvend kishte këtë përbërje:
Dr. Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, dr. Idriz Ajeti, prof. Fehmi Agani, dr. Bujar Bukoshi, dr. Ali Aliu, dr. Rexhep Ismaili, dr. Sabri Hamiti, dr. Gani Bobi, dr. Ejup Statatovci, dr. Nexhat Daci, dr. Fatmir Sejdiu, dr. Faik Brestovci, Ramë Buja, Edita Tahiri, Mehmet Hajrizi, dr. Ismet Salihu, dr. Fadil Raka, Anton Kolaj, Mujë Rugova, Edi Shukriu, Ibrahim Berisha, Rexhep Gjergji, Skender Blakaj, dr.Binak Kastrati, Mehmet Kraja, Fadil Hysaj, Kadri Halimi, dr. Zenel Kelmen-di, Mensur Fejza, dr. Shaqir Shaqiri, Adil Pireva, Mujë Krasniqi, dr. Abdyl Krasniqi, Ibush Jonu-zi, Engjëll Berisha, Agim Çavdërbasha, Selatin Novosella, Xhemail Mustafa, Isa Haxhiu, Myrvete Dreshaj, Shyhrete Malaj, Agron Dida, Milazim Krasniqi, Nexhat Krasniqi-Nekra, Basri Çapriqi, Skënder Kastrati, Arif Bozaxhi, Naip Zeka, Irfan Pashoja, Fadil Kryeziu, dr. Simë Dobreci, Idriz Berani, Abdyl Rama, Paulina Lumezi dhe Milhate Shala.
Komisionet përfshinin edhe anëtarë të jashtëm, kryesisht profesionistë, të cilët merrnin pjesë në krijimin e politikave të caktuara.
Këshilli Qendror i LDK-së, me një përbërje të tillë ndër më reprezentativet e kohës, deri në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në prill të vitit 1992, luajti rolin e një kuvendi kombëtar.

Një fakir austriak i thotë në FB kancelarit Kurz “Hitler” – 500 Euro gjobë! Shaj prapë Giorgo, shaj!

0

NJË SHEMBULL PËR LLAPAQENËT SHQIPTARË…

Arben Çokaj

Se Giorgo, Koli gjeturku, Kola apo Ejlloja, Andi Bushati, Grida Duma e Gjekmarkaj, e hale të tjera të jetës publike shqiptare e lëshojnë llapën si lopa bajgën, duke sharë para e prapa Ramën etj. banda-banda, droga-droga, dhe nuk u thotë kush gjë, prandaj na i kanë dhënë një erë halesh jetës publike shqiptare, duke e kontaminuar atë me një nivel të ulët të përfaqësimit publik dhe duke dëmtuar edhe shoqërinë.

Duhet të bëhet si në Austri, Gjermani apo Amerikë, ku ta kuqin bythën me gjoba, kur e lëshon llapën pa fakte e me shpifje, që të kemi një hapësirë publike më pak të kontaminuar. Shumë shqiptarë të ndodhur në Perëndim shajnë pa fre plitikanët shqiptarë se nuk u thotë kush gjë, por ata, politikanët e atjeshëm nuk guxojnë me i sha, se i dinë konsekuencat.

“Edi Rama dhe banda e tij…” – thotë Kejdi Mehmetaj nga LSI
– a mundet me ia mbyllë kush llapën kësaj?

Nëse sistemi austriak, gjerman apo amerikan zbatohet në Shqipëri “as it is” (ashtu si është atje), kishin me thanë këta anal-istët e banal-istët shqiptarë, se u vendos diktatura e Enverit edhe një herë!

Duhet pra me ua mbledhë bythë disi e dikush këtyre haleve shqiptare, që shajnë pa doganë në Shqipëri e Kosovë! Pse nuk shajnë në ato vende kështu si shajnë tek ne, a din me më thanë dikush? Edhe Giorgo e mbledhë bythën xuc atje!

Kurse kundër shqiptarëve e lëshojnë llapën pa fre, sikur u ka kush gjë borxh, dhe mbahen edhe për patriota e atdhetarë! Përveç se mbahen edhe për njerëz të mençur shumë!


Shikoni shkrimin në vazhdim:

https://www.oe24.at/oesterreich/politik/mann-vergleicht-kurz-mit-hitler-500-euro-strafe/476294533

EDHE NGA POSITIMI NË FACEBOOK

Njëri e krahason Kurz me Hitlerin – 500 euro gjobë

Një 40-vjeçar nga Mühlviertel e krahasoi Kancelarin Sebastian Kurz me Hitlerin në Internet dhe tani është gjobitur me 500 euro.

Dhjetorin e kaluar, një burrë nga rrethi Freistadt postoi një koment urrejtje në faqen publike të Kancelarisë Federale në Facebook.

Dialog të hapur dhe transparent!

0
Florim Zeqa
Kompromisi si instrument për arritjen e marrëveshjeve, sikurse në fushën e politikës, ashtu edhe në jetën e përditshme është hapje e rrugës për zgjidhje të problemeve dhe pajtim, por që është diçka më pak e “keqe” nga zgjidhjet e ofruara nga palët ndërmjetësuese si alternativa të mundshme. Në këtë segment, kompromisi paraqet  të keqen më të vogël e cila me vështirësi pranohet, por që nuk mund të refuzohet.
Më në fund edhe kryeministri Albin Kurti, dalëngadalë por me hapa të sigurtë është duke u futur në vallen e madhe të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së!
Tashmë edhe Albin Kurti ka filluar të kuptojë më mirë dhe më qartë se çfarë nënkupton kompromisi politik me Serbinë.
Tani mund të thuhet se po i qartësohet ngadalë̈ por sigurt rruga e bisedimeve edhe Albin Kurtit, i cili deri dje thoshte se dialogu nuk është ndër prioritetet e para të qeverisë së tij!
Mirëpo paraprakisht fillimit të dialogut, zyrtarët e BE-së nga Brukseli dhe qëndrat tjera me ndikim po i bëjnë të qartë Albin Kurtit formulën e kompromisit politik.
Kompromisi politik me Serbinë bartë me vete të papritura dhe rreziqe të shumta të cilat mund të çojnë në zgjidhje të dhimbshme për vendin!
Kjo e ka detyruar Albin Kurtin që rreth vetes të tubojë një ekipë të zgjeruar ekspertësh politikë, pjesëmarrës në dialog me Serbinë në të kaluarën e largët dhe të afërt, siq janë; Muhamet Mustafa, Leon Malazogu, Bernard Nikaj, Veton Surroi, Robert Muharremi dhe Blerim Shala. Mbase ky ekip negociator do të zgjerohet edhe më tejë, varësisht prej situatave në të cilat ndodhet kryeministri i vendit.
Kjo është hera e parë që Albin Kurti angazhon rreth vetes këshilltar politik! Kjo dëshmon për sfidat para të cilave ndodhet kryeministri legjitim i vendit tonë!
Tani po shihet qartë se faktori ndërkombëtar është më i vendosur se asnjëherë më parë që bisedimet Kosovë-Serb të përfundojnë me njohje reciproke, pasi deri më tani këto bisedime jo vetëm që mbetën pa epilog përfundimtar, marrëveshjet e arritura asnjëherë nuk u zbatuan në plotni, por gjithnjë mbeten të mangta dhe parciale.
Edhe përkundër deklarimeve të zyrtarëve të BE-së dhe SHBA-së për mosndryshim të kufijve në Ballkan, kompromiset e mëdha për të cilat po flitet pashmangshëm do t’na dërgojnë në atë drejtim!
Dhënja e autonomisë për Asociacionin e Komunave Serbe në veri të vendit, me automatizëm e nënkupton ndarjen në baza etnike, ndarje e cila më vonë do të ndryshojë edhe hartën gjeopolitike në Ballkan.
Këtë po e dëshmon edhe paraqitja e dokumentit jo zyrtar, fantom dhe pa autorësi “non paper”, me projektin për autonomi territoriale për veriun e banuar me shumicë serbe!
Përfaqësuesve të shtetit tonë në dialogun e Brukselit, gjegjësisht Albin Kurtit dhe ekspertëve të tij u mbetët që të kërkojnë nga Serbia dëmshpërblimet e  luftës, kthimin e të pagjeturve, kthimin e librave kadastral, artefakteve dhe pasurive tjera të grabitura gjatë luftës si dhe t’i kërkojnë BE-së që ta ndëshkojë Serbinë për të gjitha krimet e kryera në Kosovë dhe jo vetëm, siq kishte ndodhur me shtetin gjerman për luftën e dytë botërore, si një mësim i mirë për Serbinë dhe të gjitha shtetet që provojnë të nxisin apo shkaktojnë luftëra të reja në hapësirat ballkanike.
Qytetarët e Kosovës kërkojnë transparencë të plotë nga Albin Kurti përgjatë procesit të dialogut me Serbinë, duan t’i dinë të gjitha vështirësishtë dhe prapaskenat, benefitet dhe kompromiset, por në asnjë rrethanë nuk e pranojnë tërheqjen e kryeministrit nga ky dialog jetik për të ardhmen e Republikës së Kosovës së 17 shkurtit 2008-të.
Përmbyllja e dialogut, përveq përmbylljes së kapitullit të gjatë të luftërave dhe armiqësive shekullore me Serbinë, Kosovës do t’i hapte rrugën për anëtarësim në BE dhe OKB, në UNESCO dhe INTERPOL, si dhe do të hapte përspektiva të mëdha zhvillimore dhe stabilitet politik për Republikën e Kosovës.

Abetare Gegënishte

0

Ballina (Kopertina) e ABETARE-s GEGËNISHTE

nga: Sinan Kastrati, Suedi 

ABETARJA FAMILJARE e Familjes së Imer Seferit nga Turjaka 

(Vet(vrasja) e qëllimshme e Cen Deskut, ish veprimar e mik shtëpie) 

Kjo ABETARE, ishte një Libër i Shenjtë për Familjen Tonë, Familjen e Imer Seferit të Aliagëve të Zatriqit në Turjakë 

Vazhdon nga numri i kaluar ” Kush ma vodhi Abetaren ?

Revista Drini, 2 Maj 2021

Gjyshi im, Imer Seferi, analfabet. Ai nuk dinte as edhe një fjalë serbisht me folur e as me shkruaj (Nuk ka datë të lindjes por duhet të ketë lindur më 1885-1895). Shpesh e përdorte një shprehje serbe që e kishte mësua përmendësh në burgun e Idrizovës (te Shkupi) ”I denum 101 vjet, zakon za shtetu”.

As gjyshja nuk dinte të shkruaj por ajo kishte një simpati të veçant për ”Babën Mret” e Titen nuk e donte (presidentin jugosllav. Ajo i kujtonte boritë e borizânëv të ushtarëv turq ”ta-ti, ta-ti). Mbante mend momente kur ushtria turke vinte në Livadhet e Turjakës dhe të Damanekut, para ”Hyrjetit”, vitit 1912 e të gjithë fëmijët e vegjël të katundeve Turjakë, Damanek e Bubel shkonin kur hanin bukë ushtria dhe fëmijëve iu jepnin me hëngër çdonjërit ia mbushnin nha një ”sahan” (pjatë) me hallva, ëmbëlsirë turke-orientale.

Axha i madh, Reshiti (1918) dinte të shkruaj e të lexoj, shqip dhe serbisht dhe kishte disa ”Kalendar” fetarë nga Sarajeva që i lexonte sidomos e shikonte kohën e Namazit dhe të Ramazanit.

Baba im, Uka (1920), nuk dinte asnjë shkronjë, përveç emrit ”Ukë” me e shkruajt, në alfabetin sllav. Kur dkush e pyeste:

-Ukë sa vjet i ki shkollë?

-As ni dakik nuk jam kân n`shkollë.

Baba Ukë ishte shumë i interesuar për historinë, për këngët e vjetra të trimërisë dhe i kishte shumë në hatër këngët e Oso Kusës, Hasan Riza Pashës së Stambollit, Ali Pashë Gucisë, Me Bismele, Allah n`selamet, Mahmut Pashën, Hamzë Kazazin, Tre Kafezë, këngët për Shkodrën, që janë me dhjetëra, për Luftën e Nishit, ”Prej Prekuples deri n`Nish”, Mahmut Pashën etj. ”Ishin k ân shtat` tetë vetë”, etj. etj.

Ai mbante mend edhe vendet e qytetet ku kishte punua në Crna Gore, Serbi, Bosnje e … Kroaci dhe aq bukur i shpjegonte saqë, ne që e dëgjonim na bënte me vehte dhe na dukej sikur edhe ne jemi me te, psh te Kulla e Oso Kukës në Vraninë. Shpesh edhe gjyshi i bërtiste:

-Ukë, ma ki hup fijen, nuk e di ku jam, a jam te Gropa e Gatë apo në Çakorr a te Imer Maliqi në Nokshiq e Plavë e Guci.

Axha i tretë, Zeqa kishte qenë më i holli dhe kishte mësuar shkrim këndim më shpejt se të tjerët. Unë mendoj se pikërisht Zeqa ka qenë ai i cili e ka përdor ABETAREN dhe i ka mësue edhe të tjerët shkrimin- ALFABETIN.

Në odën tonë kanë ardhur e kanë mësua ALFABETIN SHQIP (me shkronja latine), Metë e Salih Gjemajlia, Asman, Nezir e Ali Cufa, Sylyman Elezi, Idriz Dylybashi, të gjithë nga Turjaka. Zeqa kishte pas vdekur i ri dhe nusen, Zymen, qikën e Adem Nishorit që ia kishte pas dh ân Ademi babës Imer në burg, diku rreth vitit 1938 (?), kur vdes Zeqa, sipas adetit, për mos me e prish miqësinë, baba Imer e kish kthye për bacën Dulë (AVdullahin). Martesa është bërë vonë, pasi baba Imer është lirua nga burgu, kur ka hi gjermani dhe Zyma ish kân e re. Baca Bali ish pas martua përpara bacës Dulë, që nuk ishte në traditën tonë, shkaku që e përmenda. Baca Dulë ish pas idhnu dhe i thot bacës Shit (Reshitit):

-Baca Shit, ami 5 qese se du me shku në Beograd me punu!

-Reshit, jipja 10 qese e net shkon Dula në Zagreb, i kish thân baba Imer … për mos me nejt në dasëm kur martohej vëllai më i vogël (?)

Edhe baca Dulë ka ditut të shkruaj e të lexoj dhe, matematikën dhe sidomos gjeometrinë e ka njphur shumë mirë dhe kur dikush në katund e ndante tokën, shpesh e thirrnin bacë Dulë (geometrin).

Mendimi im është se kur ka vdekur Zeqa, para Luftës së DytëBotërore, baba e ka marrë ABETAREN dhe e ka ruajt deri më sot.

Foto e GJERGJ KASTRIOTI-t -SKËNDERBEU-t, si të hapet Abetarja, në fillim

Fati i keq i shqiptarëve ishte se ishim të pushtuar që nga mesjeta e deri më 1912 kur Shqipëria e shpall Pavarësinë në Vlorë, 28 Nëntor 1912, prandaj edhe shtypi, libri e shkolla shiqpe ishin të ndaluara, ndërsa akosova e krahinat tjera me shqiptarë, në Maqedoninë e sotme dhe në Mal të zi, u ripushtuan nga Serbia dhe më më vonë nga Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene (1 dhjetor 1918).

Nëse dikujt nga shqiptarëve të Kosovës, i gjindej ndonjë libër shqip, xhandarët serbë e rrihnin me 101 të rame me dajak (101 dajak për një libër shqip) prandaj edhe duhej me qenë i kujdeshëm kur lexohek ABETARJA.

Fat më të mirë nuk pat as shkrim i shqip e libri tjetër.

Edhe ato dëshimi e dokumente që kishte shqipja, që deri më tash njohim si shkrime të para dhe si Dokumentet e para të shqipes së shkruar ishin të pakta dhe të gjymtuara.

Foto e një fëmiu, shkronja ”o”, Abetarja, fq. 16

Dokumentet e para të shqipes së shkruar

1. Formula e Pagëzimit (1462)

2. Fjalori i Arnold Fon Harfit (1497) dhe

3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës ( fundi i sh. XV-fillimi sh. XVI)

”Nën pluhurin e arkivave të Evropës dhe sidomos të atyre të Vatikanit mund të gjenden edhe shumë dokumente të tjera, ndoshta më të plotë e më domethënës”, shkruante një studjues por ne nuk njohim deri më sot prandaj edhe duhet të pajtohemi e të kënaqemi me këto. Nuk gjeta fjalë më të përshtshme se sa ”kenaqemi”.

Edhe librin e parë të botuar në gjuhën shqipe, e kemi shumë të vonë, në vitin 1555, ”Mesharin” e Gjon Buzukut.

Shkronja ”gj”, gjuetari, Abetarja, fq. 35

Po edhe për ”Mesharin”, sot e gjithë ditën ka mendime, mospajtime e nganjëherë edhe kundërshtime se ku e kur është botuar duke pasur parasysh se i mungojnë shumë fletë të librit.

Libri, ”Meshari” ka 188 faqe, i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera në mes. Kështu që, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dimë as titullin e tij të vërtetë dhe as vendin dhe vitin e botimit.

Ajo që dihet është se libri është shkrua në gjuhën shqipe.

”Që nga botimi e deri më 1740, gati dy shekuj, “Meshari” ishte një vepër e humbur, një vepër e panjohur.

Më 1740 u zbuloi ne Bibliotekën e Propaganda Fides, afër Romës, Mesharin e don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Gjithë gëzim për këtë gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo të cilit i dërgoi një faqe. Libri mendohet të jetë shtypur në Venedik në alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë në gjuhën shqipe. Ky zbulim mbeti në heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.”

Shkronja ”nj” kemi mësuesin tipik shqiptar të veshur me kostume e krevatë, nxënëst të ulura. Edhe ato janë të veshura e të krehura me hijeshi

Fat të keq apo jo të mirë patëm edhe më vonë me librat e botuara në gjuhën shqipe që nuk na mbërrijtën të plota deri më sot. Ismail Kadare, me të drejte¨do të thoshte (parafrazim) ”… se sikur edhe ne të kishim në bibliotekë sikur që Kishta Uppsala (qytet i njohur i njohur univerzitar në Suedi), do ti kishim veprat e plota”, të paprekura e jo siq i kemi tash, disa nga to të gjysmuara.

Edhe Abatarja, për ftë cilën do të flas unë, nuk pat fat më të mirë, ABATARJA GEGËNISHTE.

Historiku i Abetares 

Gjuha shqipe kishte Abetare që ishin përdorur edhe më herët që ngamesi i viteve 1800.

Abetarja e parë e gjuhës shqipe, ajo e vitit 1844. Titulli i Abetares ishte “Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar shqip”,  përgatitur nga personaliteti i shquar e  Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Naum Veqilhargji. 

Por një listë të plotë me emrat e Abetres është i gjatë, si ajo e Parashqevi Qiriaziit “Abetare për shkollat e para, Manastir 1909, Abetarja e parë shqipe alfabetit në Manastir, dhe abetarja e parë shqipe e hartuar nga një femër …, Ndre Mjeda: “Kendime e shkollës së parë, Vjenë 1904, Konstandin Kristoforidhit “Abetare e kapërcimit” 1867, 1869, 1872, Sam H. Frashëri: “Abetare e gjuhese anglisht”, 1886, 1888, 1900, “Abetare toskerisht pas abecese se vjetre në Stamboll”, Sofje 1908, “Abetare gegerisht pas abecese se vjetre në Stamboll”, Sofje 1908, Luigj Gurakuqi: “Abetari të mesoitore filltare tShqypnis”, Napoli 1905, Bukuresht, 1906, “Abetarja e Zymit” 1900, e Simon Shuteriqi: “Abetare shqip, Manastir, 1911 e disa të tjera

Ismail Qemaili, nga VLONA, në faqen e Abetares nr 51 është paraqitur ashtu qysh e meriton, si ”Plaku i Shqipnisë”.

Sigurisht se të mirresh me historikun e Abetares në gjuhën shqipe nuk është punë e lehtë që mund të shkruhet shpejtë e të thuhen të gjithat ato që duhen.

Por siq paralajmërova, unë do të flas vetëm për ABETAREN GEGËNSHTE, që e kam unë.

Do të dëshiroja që ndonjë kopje të kësaj ABETARE ta ketë edhe ndonjë institucion shkollor e shkencor, bibliotekë, arkiv shteti ose ndonjë studjues.

Le të shpresojmë.

ABETARJA GEGËNISHTE

Nga dëshira që sado pakë edhe unë të kontribuoj me aq sa mundem, në shërbim të gjuhës të shqipe, do të flas me të dhënat që i kam. Në fund të vazhdimit do të mundohem të flas për rëndësinë e Abetares, vlerat e saj gjuhësore e letrare dhe porositë e anën tjetër të saj, edukimin e fëmijëve.

Ko që më shtyri, të flas tash, ishin dy shkrime të mëhershme, një i një studjuesit të zellshëm, Fahri Xharra për Abataren e vitit 1947, ”Abetarja për shqiptarët e Jugosllavisë, viti 1947, publikuar në Revista Drini, 25 Mars 2021dhe një tjetër shkrim i një autori jo serioz, Bajram Mjeku, ”Kur Abetarja vinte fshehtas në Kosovë”, Februari 15, 2018 publikuar në Zgjohu shqiptar

ABETARJA GEGËNISHTE ka 92 faqe por duhet të ketë pasur më shumë, ndoshta 100 e më shumë faqe e fletë.

Kopertina e librit është e lexueshme dhe në Ballinë ka dy fëmijë, një vajzë të veshur me një fustan dhe dhe një djalë me pantallona të shkurtëra e me flokë të krehura për bukuri. Në Ballinë e librit janë edhe disa flutura dhe një natyrë e pastër dhe e virgjër e fshatit shqiptar. Shihet vendbanimi e në mes është një MINARE e Xhamisë ose Kishë, karakteristikë e katundeve dhe fshatrave shqiptare.

Në anën e djathtë të mesit të Ballinës ka edhe një VULË e në mes të vulës, është libri. Unë mendoj se është kjo vula e shtëpisë botuese, sikurse që kishte ”RILINDJA” e Prishtinës me librin dhe në mes kishte dritën e llampës.

Ballina është e shtypur në letër me ngyrë, sikurse edhe shumë fotografi të tjera.

Pas Balinës, është një fletë e bardhë për të vazhduar më fletën e tretë, ku shkruan:

ABETARE

Gegënisht

Pas faqes ”ABETARE Gegënisht” në të tjejtën fletë, është fotografia e GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEU, në bardhë e zi (fig. nr. 1).

Deri në faqen nr. 9 ABETARES i mungojnë disa fletë të librit,

Në faqen 9, është një foto klase me mësuesin, nxënësin, tabelën (drrasën e zezë) dhe dy foto të iriqit, shkronja ”I”.

Në faqen nr .10 është Ura, me ngjyra, shkronja ”U”.

Nga faqja 10 deri në faqen 15 mungojnë 2 fletë (4 faqe).

Faqja nr. 15 janë shkronjar është shkronja ”r” dhe ”rr” dhe në faqen 16, është shkronja ”o” dhe bashkimi i shkronjave në fjalë, ”ore”.

Pastaj, me radhë vjen shkronja ”h”, ”huni”, ”hini” ”hutini” që është në faqen 23 e në faqen 24, është shkronja ”j”.Shembuj me shkronjën ”J” janë: ”java, jeta, uji, ajri, voji, rêja (javë, javë bâhet vjeti”. Fleta e faqes 25 dhe 26 janë të shkoqura por nu janë të dëmtuara, është shkronja ”s” dhe ”c”.

Në faqen 27 të Abetares është shkronja ” Ç ç”, e madhe dhe e vogël dhe, e dorës dhe e shtypur (e shkrimit) me shembuj: ”çuni”, ”çobani”, ” çbân”, ”çou”, ”çun”, ”çohet” ”viça” etj. dhe vazhdon deri në faqen 30, me shkronjat ”p”, ”pula”, ”pata”, ”peta”, ”pitja”, me shkronjën ”q”, fq 29 ”qeni”, qielli”, ”qejtë”, ”qe”, ”qerrri”.

Nga faqja 30 e Abetares e deri në faqen 35, mungojnë, dy fletë (4 faqe).

Me shkronjën ”gj”, ”gjeli”, ”gjella”, ”gjumi”, ”gjuha”, ”gjahu”, ”gjuetari”, ”gjarpni”, ”gjojës” dhe me një tekst të shkurtër e me shembuj konkret mësohet shkronja ”gj”, faqe 35.

Faqja nr 36 është shkronja, ”z”, ”zi”, ”zogu”, ” ”zâ”, zâni” a ”zëri”, ”zoja”, ”miza”, ”zû”,

Shkronja ”sh” është nnr. 37, ”shega”, ”sharra”, ”sheqeri”, ”shuli” etj.

Në faqen 38, është renditur shkronja e fundit e alfabetit, shkronja ”zh”, ”zhaba”, ”zhuli”, ”zhytra”, ”zhuzhumi”.

Në faqen 39, vjen shkronja ”nj”. Shembuj: ”nja”, ”një”, nji”, ”njeh”, ”njeri”, ”njomë”

”njala e njila çë janë?” dhe në faqen 40 kemi dy një shkrime në formë të tregimit, për ”Të hollat” (qinadari, franku) dhe një vjershë për Abetaren me dy strofa, nga 4 vargje. Pasi që mungojnë disa fletë nuk e dimë se a ka pasur vjersha ”Abetarja” edhe ndonjë strofë a jo

Faqja 41 deri në 47 i mungojnë, 3 fletë (6 faqe).

Shkronja ”Y, y”, është në faqen 47 të Abetares dhe me shembuj me shkronjën ”Y”, si ”Ylberi; ”Ymeri” dhe pjesa e dytë e faqes ka shkronjën ”Z, z”, ”Zoti”, ”Zogu”, ”Zene”, ”Zen-e” (folje).

Në faqet e Abetares 48, 49, dhe 50 janë shkronjat ”O, o”, ”Osmani”, ”Oborri”, shkronja ”C, c”, ”Copa”, Cingarja”, ”Cani”, ”Cini”, ”Capi”,

shkronja ”Ç, ç”, ” Çupa”, ” Çerdhja”, ” Çilja”, fq. 49.

Gjysma e faqes tjetër, është me shkronjën ”Q, q”, ”Qemali”, ”qeni”.

E në faqen 50 i kemi shkronjat ”G, g”, ”Gomari”, ”Ganiu” dhe gjysmën e poshte të faqes është shkronja ”Gj, gj”, ”Gjeli”, ”Gjyshja”, ”Gjini”.

Me shkronjën ”i, I” e kemi si shembull ”Ismail Qemalin”, fotografinë dhe një tekst për jetën dhe veprën e Ismail Qemalit.

 ”Ismail Qemali ka qenë nga Vlona. Ai e ka dashë Shqipninë. Atherë vendin t`onë e kishte Turqija. Shqiptarët nuk ishin të lirë. Ismail Qemali punoi shumë për lirin e Shqipnisë e të Shqiptarëvt. Shqiptarët e dojshin si babën e vet dhe i thojshin ”Plaku i Shqipnisë,,.Ismail Qemali e ngriti Flamurin në Vlonë e Shqipnia u lirue. 

Rrnoft Flamuri !

Rnoft Shqipnia !

Vazhdon

P. S. Derisa sa shkruaja për ABETAREN, një miku im nga Kosova më shkruajti:

Sinan, shikoje emisionin ”Debat” në TV-Dukagjini se mysafir është Cen Desku.

Ceni është miku im dhe i familjs dhe njëri nga heronjët e shkrimeve të mia. Më zhgënjeu Ceni.

Kërkoj falje që nuk kam mundur ti paraqes të dhëna që jam shërbye për “historikun e Abetres dhe të dokumenteve tjera, “Mesharit”. literaturës së përdorur.

Vazhdon 

Malmö, 4, 5 maj 2021

Arsimi në trevën e Tetovës në kohën e Mbretërisë SKS

0

(Shkolla popullore në Tearcë Rrethi i Pollogut jugor-godina e vjetër) 


Nga: Syrja ETEMI

Një ndër sfidat më të mëdha të popullatës shqiptare në kohën e Mbretërisë Jugosllave(në të ashtuquajturën: Sërbia Jugore), ka qenë politika arsimore -kulturore, ku, pjesa dërmuese e popullatës ka qenë e paarsimuar. Në këtë kontekst, kundruall “çarshisë introverte osmane”, në akceptimin apo ballafaqimin me shtetin e ri jugosllav, siç konsideronte politika zyrtare, është shumë vështirë që kjo popullatë “të orientohet drejt domenit të politikës kulturore”, tek e cila, paraprakisht tradita arsimore (deri në shek.19) ishte e neglizhuar dhe zhvatur nën Perandorinë pesëshekullore otomane. Këshu, menjëherë pas luftërave ballkanike, shteti i ri i krijuar (Kralevina sërbe, ku bënte pjesë edhe Maqedonia dhe Kosova), sipas inercionit të vet, në “territoret e reja”, vazhdon etablimin e një politike të re arsimore, të cilën e bazon në “stratifikacionet etnike” të këtyre hapësirave.
Asimilimi kulturor dhe etnik i “Jugut” , ku, siç theksuam, bënte pjesë edhe popullata shqiptare , filloi që në kohën kur Kralevina SKS filloi me ndërtimin e objekteve shkollore, konsolidimin e kuadrove të reja, si dhe krijimin e “publikut lojal”, për të arritur deri te përfshirja e popullatës së re në sistem. Sipas evaluimeve të kohës, “niveli i kënaqshëm i përvetësimit të diturive” që u fitua nga vlerësimi i suksesit të përgjithshëm të nxënësve, do të konsiderohet si indikator relevant për të konstatuar se realizimi i idesë së këtillë ka qenë në rrugën e duhur.
***
Në krahinat me popullatën dërmuese analfabete, programet ambicioze të arsimit fillor, me pretendimin për “korrigjimin e gjuhës joletrare” të nxënësve, nuk hasën në tokë pjellore. Edhe pse Kushtetuta e Vidovdanit (1921) proklamonte shkollim fillor gjithëpërfshirës – falas dhe të detyrueshëm, hartuesit e sajë kanë paraparë mundësi që ajo “të pësojë ndryshime”, përderisa arsimimi në gjuhën amtare të pakicave kombëtare mund të llogaritet vetëm në shkollat fillore katërklasëshe, të ashtuquajtura, shkolla popullore. Por kjo kurrë nuk u dëshmua në praktikë me nxënësit shqiptarë.
Duke patur parasysh faktin që në Mbretërinë SKS kanë ekzistuar shumë rrethe apo qarqe të ndryshme arsimore-juridike, gjendja provizore në politikën arsimore të shtetit ka qenë deridiku e kuptueshme. Në viset e Maqedonisë dhe Kosovës është punuar sipas ligjeve serbe deri në fund të vitit 1929. Kur hy në fuqi Ligji për shkollat popullore. Në vitet e para të shteteve jugosllave ndikim vendimtar në zhvillimin e objekteve dhe infrastrukturave shkollore kanë patur autoritetet e Zyrës së Sigurimit Publik, dhe, kështu, në vitin 1924, Zhivojin Laziç inicoi ndërtimin e godinave shkollore në distriktet kufitare “për zbatimin e propagandës nacionale dhe kulturore”.
Në territoret apo krahinat me popullatë shumicë Shqiptare u hapën shkolla (mejtepe) në gjuhën turke, e, jo në gjuhën shqipe. Sipas pohimeve të zyrtarëve , gjatë periudhës: 1919-1929, në krahinë janë ndërtuar 487 godina shkollore, nga të cilat shumica në zonat me popullatë shqiptare. Bindja e fuqishme se shkolla dhe mësuesi janë “mjeti kryesor që populli të përfitojë”, nuk po jep efektin e vet në mjediset ku është “keqedukuar” kjo popullatë, e sidomos ajo e ushqyer dhe edukuar në frymën e propagandës së “huaj”, prandaj kjo popullatë duhet që vetëm “me forcë të mbahet dhe të deytyrohet të respektojë ligjet tona”, arsyetoheshin “autoritetet” e Rretheve dhe Qarqeve.

NË MES BANKAVE DHE GJARPËRINJVE
I inspiruar nga restriksionet buxhetore për arsim, deputeti popullor në parlamentin e Beogradit, Svetozar Gjorgjeviq në mesin e korrikut (1922), rishtazi potencon se: “kush kursen të jep një dinar për arsimin, ai nesër do të jep dhjetë dinarë për kazamate (burgje) dhe xhandarë (policë)”. Kritika konsistente e opozitës u kurorëzua me sukses dhe dha frutet e saja dhe, deri në fund të dekadës shtohen mjetet finansiare me të cilët Ministria e Arsimit për ndërtimin e shkollave në Maqedoni dhe Kosovë ndau deri në 43% në nivelin jugosllav. Duket se politika kulturore nga nxitjet apo shtytjet e skajshme e të sinqerta, bënë kthesën e duhur në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Rrethet e braktisura e të lëna pas dore.
Megjithatë, edhe pse një numër i caktuar i shkollave fillore nominalisht rriste dallimin në mes mjeteve finansiare të destinuara dhe të harxhuara (p.sh. shkollat e Shkupit fituan vetëm 16 % të mjeteve të parapara), dëshmoi qartë në funksionimin e sistemit: dotacioni përmes gjyqeve komunale u tregua joefikas, sidomos kur ato detyrime ranë mbi shpatullat e komunave të varfra rurale. Situatën edhe më shumë e rëndonin autoritetet kishtare që arsyetoheshin apo ankoheshin për uzurpimet e pronave të kishave dhe që përjashtonin nxënësit nga klasat. Kështu, në një fshat në afërsi të Tetovës, (1927), priftërinjtë me ndihmën e policisë, në kohën e dimrit nxjerrin jashtë nxënësit për shkak se do të mbyllet shkolla.
Numri i madh i shkollave frekuentohej nga 4-5 nxënës, sepse një numër i kosiderueshëm (40%) i nxënësve në Jug të vendit nuk regjistroheshin në shkollë, sepse “shtëpia humb fuqinë punëtore”. Në fund të vitit shkollor 1927-28, në shkollat fillore të krahinës së Serbisë Jugore (Juzhna Srbija) kanë mësuar gjithsejt 7565 nxënës shqiptarë (1.7 % të numrit të përgjithshëm të popullatës shqiptare), prej të cilëve vetëm 232 vajza. Në vet Dibrën, klasën përmirësuese kanë ndjekur gjithsejt 2% të fëmijëve të moshës shkollore. Natyrisht, jo vetëm shteti që kishte përgjegjësinë e që ishte fajtor, por, shkaqet duhen kërkuar edhe në mentalitetin konservativ të prindërve, të mbingarkuar me “frikë nga feudalizmi” dhe averzionin e përgjithshëm ndaj shkollës, edhe pse arsimi fillor ishte i detyrueshëm.
“Mbi një milion fëmijë myslimanë bredhin rrugëve si bagëti dhe nuk shkojnë në shkollë”, ankohet deputeti i Xhemijetit”, Qenan Zija, duke akuzuar për këtë ministrin e Arsimit, Svetozar Pribiçeviq. Duke folë për aksionin e tij për mbylljen e shkollave turke, Zija theksonte: “Fëmijët e mi të cilët janë të moshës nga 7-16 vjet, bukur mund të lexojnë dhe këndojnë serbisht, frëngjisht dhe pak anglisht. Por pyetni fëmijët e mi a munden ata në gjuhën e tyre amtare të më shkruajnë mua: “Baba i dashur, të kujtojmë dhe të përshëndesim me gjithë shpirt nga zemra!” Atë nuk munden, e për këtë pse nuk munden, ky është mëkat i Pribiçeviqit”, përfundon ai.
Shteti është i bindur që Shqiptarët shkollën e konsiderojnë si detyrim apo torturim për shkak të kushteve të vështira – të udhëtimit, duke u bazuar edhe në përvojat e hidhura e të dëmshme nën sundimin turk, i cili nuk ka përfshirë fëmijët në shkollë, por edhe mungesën e traditës arsimore e shkollore. Kjo popullatë në praktikë tregon edhe për disa komuna rurale, të cilat udhëhiqeshin nga vet shqiptarët, por të cilët nuk ishin të interesuar për ndërtimin e objekteve shkollore. Në anën tjetër, nga një raport që kishte të bënte për ndërtimin e shkollave të reja në Gostivar, Tetovë, Gjilan dhe Prishtinë, e që nuk është ndarë asnjë dinar gjatë vitit 1920, mund të nënkuptohet se ky fakt është ekskluzivisht si pasojë e politikës selektive shtetërore.
Shkollat fillore në rrethin e Manastirit kanë pësuar më së shumti dëm gjatë luftërave, prandaj edhe shteti ka urdhëruar urgjentisht në rekonstruimin e tyre. Inspektori i arsimit më 1924 paraqiti disa shkolla, sidomos ato për fëmijët myslimanë dhe ebre që nuk plotësonin as kushtet dhe kriteret minimale higjienike. Përveç kësaj, situatën edhe ashtu të rënduar, akoma më tepër e përkeqësonte konteksti kulmor me autoritetet kishtare, të cilët kishin tapitë e tyre në ndërtesat shkollore. Një problem akoma më të mprehtë paraqiste “e folmja e popullatës sllovene”, dhe kështu më 1921 Inspektori i arsimit raporton për domosdoshmërinë e zgjidhjes së këtij problemi që duhet filluar që nga çerdhja.
Për shkak të varfërisë së komunave rurale, objektet shkollore ngjanin më shumë “burgjeve apo ahureve të kafshëve” , përderisa mësuesit nga nënprefektura e Pollogut të Epër këto shkolla i përshkruajnë si “ Treme varrezash në të cilat po enden kot fëmijët dhe rinija jonë”. Sholla e Zheleznarekës (fshat në Rrethin e Gostivarit), ka qenë e ndërtuar në stallën e kishës, kurse ajo e Gjonovicës, në vend të toaletit, shfrytëzonte pyllin më të afërt të shkurreve pranë hekurudhës. Në fshatin e kurbetqarëve Sretkovë, podrumi i shkollës ka qenë i mbushur plot me vllagë e baltë, kurse në tabelën e zezë edhe mëtej qëndronte mbishkrimi: “Shkolla pravosllave sërbe në Sretkovë nën Perandorinë Turke.” Godina shkollore në Vrapçisht ka qenë dykatëshe dhe se nga plafoni pikonte baltë mbi kokat e nxënësve . E njëjta situatë ka qenë edhe në Dobërdoll, Mavrovë dhe Cerovë.
Përkundër kësaj, shkolla në Vrutok të Vardarit ka qenë antipod i këtyre rasteve që përmendëm, ndoshta, me siguri, për shkak se ishte afër rrugës për në Dibër “ku kalon klasa e aristokratëve”, dhe kjo panoramë impozante duhej të linte përshtypjen e bukur në sytë e kalimtarëve e të duket sikur “ po bëhen përpjekje maksimale për qytetërimin e popullatës”. Godina e shkollës turke në Cërvnik është vënë në funksion që në nëntor të vitit 1924, kur në të u “atdhesuan” tetë xhandarë, ndërsa nxënësit u hodhën në podrum pa dritare. “Derë? Dritare? Ç’janë këto gjepura?, pyet Inspektori i arsimit më 1925.

***
Situata nuk është ndryshuar gjithaq as në dekadën e radhës, prandaj s’është për t’u habitur që edhe gjatë viti shkollor 1930/31, shkollën fillore e ndjekë çdo i dhjeti fëmijë. Ka tendenca që shkollat popullore me ligj të bëhen gjithnjë e më të afërta në mesin e popullatës, bile edhe kujdesi për ruajtjen e objekteve shkollore të jetë më i konsiderueshëm.
Insistimet e parreshtura të proklamatës se “shkolla u përket atyre që e ndërtojnë”, glorifikojnë taktikën logjike të pushtetit që “mentaliteti minor individualist” i fshatarëve të Banovinës së Vardarit, të orientohet drejt asaj që mund të quhet “interes i gjërë shoqëror”. Një vend meritor në këtë kontekst zë raporti i një Inspektori të arsimit, i cili, në mes tjerash, konstaton që, mbas vitit 1929 finansimi i shkollave duket se po bëhet në mënyrë më efikase, ndërsa mundësitë për malverzim janë në minimum.
Ndryshe nga viset tjera të vendit, gjendja e objekteve shkollore në Jug ka qenë nën normat e parapara, pa marë parasysh se mbështetjet institucionale të shtetit në vitet 1930-1938 kanë qenë më tepër të dedikuara për ato në Banovinën e Vardarit (26%).

(Shkolla e re në f.Shipkovicë, Rrethi i Pollogut jugor-godina e re)

Insistimi i shtetit që për një kohë sa më të shkurtë të përfshihet një numër sa më i madh i fëmijëve në to, ka kontribuar në faktin që shumë syresh të hapen edhe në shtëpi private, ndërtesa të braktisura që nga koha e Turqisë, objekte kishtare, bile edhe në objekte kafiterie. Ndërtesat shkollore akoma ishin të ronisura, johigjienike dhe të pandriçuara, bile në disa raste ka ndodhur që të ndërpritet edhe procesi mësimor nga paraqitja e gjarpërinjve nëpër hapësirat mësimore. Ndërtimi i shkollave reprezentative ka qenë privilegj i Shkupit – qendër administrative e Banovinës. Në fillim të vitit 1933, përurohet objekti modern i shkollës: Car Dushani, të cilin e vizitoi edhe Kral Aleksandri. Në mjediset gjeografike pasive e të izoluara, shkollat gjithnjë e më pak u ngjasonin institucioneve arsimore. Në korrik të vitit 1934, në fshatin Kremenci (Srezi i Mariovës), ndërtesa shkollore ka qenë për dy ditë në shërbim të komisionit për regrutim, ku anëtarët para se të hyjnë në të, janë “shtangur” : “në vend të bankave shkollore, në mes mësonjëtores kanë qëndruar tre gurë në formë korite ku kanë bërë kushtar kumritë, ndërsa në mur qëndronte varur fotografia e familjes mbretërore”. Këto skena nadreale kanë hidhëruar drejtorin e shkollës Svetislav Nikoliq, i cili u ka bërtitur punëtorëve teknikë (sluzhitelji) dhe kërcënuar me suspendim nga puna për arsye të thjeshtë: “pse i kanë hapur dyert e shkollës ushtrisë, bile ka akuzuar edhe Prefektin e komunës i cili i ka mundësuar komisionit për regrutim qasjen në shkollë!”.
Protezhimi apo favorizimi i ndërtimit të shkollave moderne përgjatë kufirit me Bullgarinë, gjoja në lindje është “armiku i rrezikshëm”, ka dëshmuar se si ka funksionuar propagandimi i politikës arsimore. Përkundër kësaj, pjesa perëndimore e Banovinës, e njohur për ikjen në kurbet të popullatës dhe boshatisjen e vendbanimeve, ka qenë plotësisht e lënë pas dore.

MËSUESIT – PROMOTORË DHE VIKTIMA TË METODËS “MAQEDONASE”

Kuadrin mësimor e formoi Ministria e arsimit e cila, siç kemi përmendur – me ndëshkimin “transferim”, solli në Jug mësues nga Sërbia, Mali i Zi, Bosnja, Hercegovina dhe Vojvodina. Punëtorët e rinj arsimor të cilët nuk kishin proteksione, dërgoheshin në “Sibirin jugosllav”, siç quhej shpesh edhe nga të deleguarit në parlament. Me këtë, nuk është llogaritur koha e humbur kur bëhej transferimi, kështu që nxënësit gjatë kohë ngelnin pa ndjekur mësimet deri sa të zëvendësohet vendi i mësuesit. Përveç pagave të ulta të punëtorëve arsimor, ata kishin edhe probleme banesore për shkak se shumica banonin nëpër vet shkollat.
Shumë nga mësuesit që ishin në atë gjendje, shpresonin në ndonjë transferim në ndonjë rajon më të mirë, por kishte edhe raste të tilla që, në shenjë të besnikërisë dhe lojalitetit ndaj politikës, fitonin edhe kushte më të favorshme, të cilët zyrtarisht evidentoheshin si mësues fshati, por edhe punonin në kooperativa.
Në bazë të observimeve të pushtetit ushtarak në Jug ka pasur mungesë të mësuesve dhe klerikëve, ndërkaq në mesin e kuadrit ekzistues dominonin ekzarkistët gjysmëanalfabetë, madje, nepotizmi dhe korrupsioni në anën tjetër. “Rrugës sonë Bullgarët sigurisht nuk kanë sjellë por kanë marrë nga këtu atë që është më e mirë. Ne , madje, punojmë krejtë anasjelltas”, shënon koloneli D. Tasiç qysh në vitin 1921.

Gjatë vitit 1920 kuadri mësimdhënës ka qenë jashtëzakonisht i larmishëm. Në kontekstin etnik shquhej dominimi absolut i Sërbëve, madje të dhënat zyrtare flasin edhe për praninë e 204 mësuesve të nacionalitetit turk dhe 130 mësues shqiptarë. Të gjithë mësuesit më 1918 kanë punuar pa ndonjë provim shtesë apo plotësues. Kolegët e tyre të kualifikuar në mënyrë vullnetare i kanë mbështetur dhe ndihmuar, duke shpresuar se me “arsimin e devotshëm”do të plotësojnë mungesën e profesionalizmit. Megjithatë, koha tregoj me të drejtë që, “individë të devotshëm” u bënë masë më e përshtatshme nga të cilët Ministria e arsimit regrutonte “partizanë lojalë” për nevojat e veta; “spiunë”, dhe duke i vënë në pozicione mbikqyrëse, e, në këtë rast – Inspektorë.
Rasti eklatant është ai i Shumadisë, kur tek inspektori i arsimit denoncoi drejtorin e shkollës, i cili gati një vit, në mënyrë të paautorizuar dispononte para të destinuara për ndërtimin e shkollës së re. Kësilloj spiunimesh kishte sa të duash dhe në shumë raste.

GJENDJA E ARSIMIT NË SLLATINË NË KOHËN E MBRETËRISË JUGOSLLAVE
Të fokusohemi pak në një gjeografi lokale, I vetëdijshëm se ajo nuk bën përjashtim nga ato që funksiononin në mbarë Banovinën e Vardarit. Pra, flasim pak për zhvillimin e procesit të punës arsimore-edukative në shkollën e mjedisit rural të rrethit të Tetovës, përkatësisht – në Leshkë ku kanë mësuar edhe nxënës “myslimanë” nga fshati Sllatinë.

Shkolla fillore në Leshkë e Tetovës (Fotogafi e vitit 1932)

S’do mend se arsimi është i lidhur ngushtë me sistemin shoqëror të atij shteti. Meqë në vitet pas sundimit turk, Sllatina u pushtua nga Serbia, sigurisht se edhe shkollat dhe arsimi ishte në gjuhën serbe. Kështu, fëmijët shqiptar ishin të detyruar të ndiqnin mësimin në gjuhën e pushtuesit. U hapën shumë shkolla në qytetin e Tetovës, madje në Leshkë, Në Tearcë, në Dobrosht e k.m.r. Nxënësit e Sllatinës mësonin në Leshkë bashkë me maqedonasët e vendit – në gjuhën serbe. Kështu, në vazhdim do të japim disa detaje nga disa ish nxënësit që kanë mësuar në këtë shkollë.
Në kohën e Kralevinës (Mbretërisë SKS), për të gjithë popujt që jetonin në të, arsimi zhvillohej vetëm në gjuhën serbokroate. Në shkollën fillore të Leshkës mësonin edhe serbë edhe sllavomaqedonë edhe shqiptarë (nga Leshka,Sllatina dhe Varvara). Shkolla ishte 4 klasëshe, kurse nxënësit shiptarë fillonin nga klasa parapërgatitore (për mësimin e gjuhës, ku ndiqnin mësimin me nxënësit sllavë të kl.IV).Në klasë të parë përfshiheshin, përveç fëmijëve të moshës adekuate (7 vj.), edhe nxënës që nuk e kanë ndjekur nga fillimi shkollën, bile edhe nxënës të moshave 8, 9 e 10 vj. P.sh., Merxhan Etemi (Babai i autorit të shkrimit) tregon se është përfshi në kl.të parë, faktikisht në parashkollor në moshën 10 vjeçare, sepse “në pikëpamje fizike ka qenë i dobët”.
Kështu, vazhdon protagonisti në fjalë (me rrëfim të transkribuar në gjuhën letrare nga autori):
“Mësimi është zhvilluar për të gjithë nxënësit edhe para dite edhe pas dite. Para dite mësonin nga ora 8-00 deri 11-00 e, mandej shkonin në shtëpi për drekë për të vazhduar pas dite nga 13-00 deri 16-00. Viti shkollor fillonte nga 1 shtatori dhe përfundonte me 31 maj. Mësohej nga e hëna deri të shtunën,vetëm se të shtunën mësimi zhvillohej vetëm para dite.
Mësuesit, bashkë me gratë e tyre (që ishin edhe ato mësuese), banonin në shkollë. Ata ishin: Aco dhe Zhiko, kurse mësueset: Lubica dhe Jelica.
Për nxënësit e të dy feve organizohej, përveç mësimit laik edhe mësim fetar ku, për nxënësit ortodoks vinte prifti, kurse për nxënësit myslimanë – hoxha, në këtë rast, Molla Osmani. Nxënësit shqiptarë (nga kl.I-IV) kur kishin religjion u mblidhshin në një klasë, ndërsa për të tjerët organizohej veças. Zhvilloheshin këto lëndë mësimore: Çitanka (Lexim) apo Maternji jezik (Gjuhë amtare – serbe), Matematikë, Zemljopis (Gjeografi), Histori, Vizatim, Fiskultur…
Në lëndën e gjuhës “amtare” serbe, nxënësit, së pari mësonin të shkruajnë dhe lexojnë në alfabetin cirilik, pastaj edhe në atë latin apo “latinica”.
Në shkollë përfshiheshin edhe meshkujt edhe femrat. Femrat myslimane (SHQIPTARE) nuk e ndiqnin shkollën, pasi edhe nuk ishte e obligueshme për to. Në këtë drejtim bëhej një rezistencë e paparë nga ana e prindërve që me çfarëdo lloji çmimi (të paguajnë edhe dënime të larta) vetëm e vetëm femrat të mos shkojnë në shkollë).Një obstruksion i theksuar manifestohej edhe për meshkujt, sepse shkolla nuk është e nevojshme sa puna që mund të bëjnë fëmijët duke shkuar me dhen e lopë, në punë fushe e mali…
Rrjedhën dhe përparimin e punës mësimore e përcillte inspektorati i arsimit apo “nadzorniku”, i cili hynte nëpër klasë dhe i pyeste edhe nxënësit se çka dhe sa dinë.

Objekti i shkollës fillore të Tearcës i ndërtuar në vitin 1933

MASAT NDËSHKOMORE KUNDREJT “ÇAPKANËVE”

Ndëshkimet që më së shumti i aplikonin mësuesit ishin të karakterit psiqik por edhe fizik. Ja disa raste konkrete (sipas rrëfimit të Merxhan Etemit): “Një nxënës i klasës (Avdi Avdii), në librin e leximit ku ishte fotografia e Knjaz Llazarit, ia kishte shpuar sytë me laps, dhe kur e kishte vërejtur këtë “uçiteli” (mësuesi), jo vetëm që e rrahu dhe e dërmoi në klasë, por mandej e mori për veshi “mëkatarin” dhe e çon klasë më klasë që ta pështyjnë krejt nxënësit e shkollës në fytyrë, bile edhe t’Ia ngjeshin nga një shuplakë të mirë. Një rast tjetër, nxënësi pse nuk e kishte mësuar vjershën, mësuesi e detyron që të përvesh këmbët deri në gjunj dhe të ulet po në gjunj mbi guralecë të shtruar në dysheme. Për çdo ditë mësuesi vinte në klasë me thupër vidhi, thane apo thupër kumbulle, me të cilën tmerronte fëmijët e “prapë”. Përveç dënimit “kleçi” (gjunjazi), aplikohej edhe dënimi i ashtuquajtur “bezručka” (pa drekë apo me uri). Nxënësi që nuk mësonte apo që bënte ndonjë prapështi, nuk lehohej të shkonte në shtëpi të hante drekë, por do të mbyllej në podrum deri sa të vinin nxënësit në turrnin tjetër.
AKTIVITETE TË LIRA
Mësuesit serbë, shpesh, me banorët lokalë organizonin lojëra të ndryshme popullore, por edhe dilnin në natyrë, përkatësisht në gjueti.
I detyronin nxënësit që të thirrnin prindërit për kryerjen e punëve të rënda fizike shtëpiake, sidomos bartjen dhe çarjen e druve.
Organizoheshin edhe ekskursione në natyrë, sidomos në Festën e shkollës, që ndryshe quhej: Sveti Sava – škollska sllava” (Shën Sava – Festë e shkollës) ku, në vendin e quajtur “Bare” në fushë të Sllatinës, mblidheshin jo vetëm nxënësit dhe mësuesit e shkollës së Leshkës, por edhe ata të Ratajës, Zhillçes e Shemshovës.
Librat i blenin vet nxënësit, të cilët ia jepnin paratë mësuesit dhe ky i binte ato nga Tetova.Në këto tekste mësonin tregime, përralla të moçme serbe, vjersha etj.”
Në vazhdim po paraqesim një vjershë* të mësuar dhe të recituar nga një ish nxënës i kësaj shkolle, Iljaz Emurllahi, në gjuhën serbe:

ŠKOLA* SHKOLLA*
Škola naša lepa Shkolla jonë e dashur
Majka naša mila, Nëna jonë e shtrenjtë,
Dosta se nam škola Mjaft, moj shkolla jonë
Osamljena bila!… Ti ke ndejtur vetë!…
Evo tvoje djece Ja fëmijët e tu
Evo nove snage, Me zemra të zjarrta,
Da slušaju tvoje T’i dëgjojn’ këshillat –
Opomene blage. Të ëmbla si mjalta.
Da nam škola mila Drejt dritës së diellit
Ti pokažes puta, Të na tregosh rrugën,
Da nam duša mlada Që hovi ynë i mbarë
Nikad ne zaluta… Mos ta humbë udhën.

__________
* Vjershën në fjalë e ka recituar, Ilaz Emurllahi (viti 2003), kurse e ka mësuar në klasën II (viti 1935) kur ka mësuar në shkollën fillore në f. Leshkë – në gjuhën serbe. Përkthimin dhe adaptimin e bëri autori i monografisë.

Hyjnesha ( perëndesha) pellazge e shëndetit dhe pastërtisë

0
Fahri Xharra

Shkruan: Fahri XHARRA, Gjakovë

Po , si u bë që Hygiea përendesha pellazge, (Hygieia , Hygiea apo Hygeia)   të ishte herë greke e herë romake ? Studimet pellazgjike e kanë vlerën e saj se e bëjnë botën të mendojë ndryshe për ne , shqiptarët. Kulti i Hygeias si perëndeshë e pavarur u përhapë pas vitëve430-427 pr Kr. kurse në Romë pas vitit 293 pr. Kr, Të parët tanë ku mbetën? U harruan apo u përvetësuan nga ardhacakët?

Hygeia ishte Perëndeshë e shëndetit të mirë, e pastërtisë shëndetësore. Ishte e bija dhe përcjellësja e Zotit të mjekësisë, Asklepios-it (Asclepius-it), si dhe shoqe e Afërditës. Motrat e saj ishin Panakeia (Panacea) ( shërimit të plotë) dhe Iasos (barërave mjekuese, ilaçeve). Emri i saj gjatë kohës romake ishte Salus, e cila në shtatoret e gdhendura paraqitej një grua me një gjarpër të gjatë në duar dhe krahë.

Po mirë, nëse Hygeia ishte sipas mitologjisë greke, e Salus, sipas asaj, romake? Po nga e morën grekët këtë emër?

Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 23 shkruan”: “Të vetmet përfundime të sigurta që mund të nxjerrë kush, nga të dhëna gjuhësore të këtij tipi (emrave vendorë) janë këto: të paktën një gjuhë flitej në Greqi më parë se të vinin Grekët. Gjuha greke lindi nga SHARTIMI i një bisku indoevropian mbi një trung jogrek”.

“Athinasit dhe të huajt që banonin në Athinë, me propozim të këtyre të fundit, ndaluan nga një kohë e caktuar dhe më vonë të shkruajnë Jonikën dhe filluan të shkruajnë Atikën” (Z. Kopidakis. “Historia e gjuhës greke”, Athinë 2000, f. 302 (nga Altin Kocaçi).

Pra Hygeia ishte Hyjneshë e pastërtisë dhe e shëndetit të mirë. A ka shpjegim me gjuhën e sotme shqipe?
“Kur themi e pastërtisë, kemi të bëjmë me dritën e Yllit (diellit -zot-zeus), ashtu edhe shëndeti ka lidhe me të, sal/utem, në latinisht; he/al-th- në anglisht, dhe IS i Gien- në greqisht = shëndet. (shpjegim nga Mili Butka)

Por të shtojmë edhe këtë “Pausanias, Description of Greece 1. 23. 5 (trans. Jones) (Greek travelogue C2nd A.D.): “Në Akropolis (Acropolis), Athens janë figurat e perëndive; ajo e Hygeia-s (shëndetit), legjenda e së cilës thotë që ishte e bija e Asklepios (Asclepius) dhe e Athenes, Athena, gjithashtu e quajtur Hygeia”.
Edhe një përshkrim i Pausanias: Pausanias, Description of Greece 9. 26. 8:

“[At Thespia, Boiotia there is an] image of Tykhe (Tyche), and in another place that of Hygeia”.

Ju kujtohen turqit, grekët dhe serbët se si na thoshin që mos të mësojmë se hidhërohet zoti me ne kur flasim shqip? “Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtët, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i genit të vdekshëm”. Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)