Kreu Blog Faqe 1697

Protestë rreth 3 Majit 2002: Dëbimi e mbyllja e gazetës Rilindja, shkelja më e rëndë e të drejtës së shtypit

0

GAZETA TRADICIONALE E KOSOVËS 

NDËRMARRJA SHOQËRORE GAZETARE RILINDJA 

Gazeta tradicionale Rilindja, protestë në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Në Kosovë nuk ka liri shtypi derisa ka gazetë të mbyllur e të dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga autoritetet.

Me dëbimin dhe mbylljen detyrimisht të gazetës tradicionale e historike të Kosovës Rilindja në 21 Shkurt 2002 është bërë shkelja më e rëndë dhe e pashembullt e të drejtës dhe lirisë së shtypit në gjithë botën e lirë e demokratike

Edhe në këtë 3 Maj të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, protestohet duke shpërndarë te institucionet e mediat faqe të botimeve protestuese të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, të dëbuar e mbyllur para 19 viteve, ku është shkruar: 

Gazeta Rilindja e drejtë e shkelur (kryetitull në ballinën e para 16 viteve – 3 Maj 2005).  

Rilindja në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit ka këtë mesazh: Në Kosovë nuk ka liri shtypi derisa ka gazetë të mbyllur e të dëbuar padrejtësisht nga autoritetet. 

A e shihni ku e kani ngujuar gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja – Alarm nga bunkeri – Arkivi i Rilindjes pasuri kombëtare që po shkatërrohet. 

Me dëbimin dhe mbylljen detyrimisht të gazetës tradicionale e historike Rilindja është bërë shkelja më e rëndë dhe e pashembullt e të drejtës dhe lirisë së shtypit në gjithë botën e lirë e demokratike, dhe çuditërisht kjo ka ndodhur në Kosovën me administrim ndërkombëtar dhe me institucionet e veta. 

Para 19 viteve, në 21 Shkurt 2002, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, u dëbua dhunshëm nga shtepia e saj-Pallati me emrin e saj dhe detyrimisht u mbyll nga administrata e UNMIK-ut. 

Gjithë çka kishte brenda kateve të Pallatit gazeta historike, përfshirë Arkivin – pasuri kombëtare e pazëvendësueshme dhe e pakompensueshme, e hodhën e ngujuan në bodrumin-bunker të errët, me lagështi e vërshima uji, e për këtë edhe për kulturocid është një nga tre paditë që ka bërë Rilindja në Gjykatë. 

Para 16 viteve, pas komunikimeve me gazetën Rilindja, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15 Shkurtit 2005 mori vendim për ndërprerjen e punimeve që po zhvilloheshin në pronën e uzurpuar – anulimin e kontratës për renovim të Pallatit të Rilindjes “për shkak të paqartësive juridike në lidhje me pronësinë dhe menaxhimin e objektit”, ndërsa për ta shëndërruar në ndërtesë qeveritare i rifilloi para 13 viteve – në 7 Nëntor 2008, duke siguruar për zgjidhjen e ligjshme që do bëhet edhe për gazetën  tradicionale të Kosovës edhe për punëtorët e saj, por që ende nuk u bë. 

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 76 vitesh, në 12 Shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.  

Në monografinë “Rilindja 60 vjet” shkruan se “shkronja për Rilindjen dërgoi Tirana pasi në Shtypshkronjën e  Rilindjes në Prizren nuk kishte shkronja të  mjaftueshme të derdhura në plumb për shkrim në gjuhën shqipe”. 

Duke mos u ndalur, duke dalë gazetë e rezistëncës edhe me emrin “Bujku” kur e ndaloi regjimi okupues i Beogradit në 7 Korrik 1990, edhe duke dalë me numra të kohëpaskohëshëpasi e dëboi e mbylli UNMIK-u në 21 Shkurt 2002, gazeta tradicionale Rilindja u bë  edhe histori e Kosovës deri në shpalljen e Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008 e njohjet ndërkombëtare. 

Gazeta Rilindja pas dëbimit doli me rreth 40 numra të jashtëzakonshëm protestues, të shtypur, të cilët i ka përmbyllur në 30 Dhjetor 2008 me paralajmërimin në ballinë: DUKE BESUAR NË SUNDIMIN E LIGJIT NË SHTETIN E KOSOVËS PRESIM QË NGA NUMRI I ARDHSHËM RILINDJA TË DALË PËRDITË. 

Rilindja-proteste-gazetare-Kosove-3-Maj-2015-foto-Behlul-Jashari

Pas 10 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në ndërrim motesh – në mbrëmjen e 31 Dhjetorit  2018 të pritjes së 2019-tës, ridoli simbolikisht (botim digjital) për protestë dhe me kërkesën e përsëritur për t’u rikthyer e përditshme – për privatizim, sipas shembullit të gazetave në rajon e në botë që kishin status të njëjtë ndërmarrje shoqërore e që janë privatizuar e vazhdojnë të dalin. 

Kërkesa për privatizim-ridalje të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja i është bërë edhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Në arsyetimin e  kërkesës theksohet se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati,  dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit. 

 “Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 Shkurt 2014. 

Edhe në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit e ritheksojmë sqarimin për opinionin: Ndonjë portal që ka “huazuar emrin, apo edhe logon, nuk është as nuk mund të jetë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja,  e cila mund të ridalë dhe duhet të ridalë vetëm në një proces të ligjshëm privatizimi, ku të gjithë punëtorët e saj realizojnë të drejtat e tyre, duke qenë edhe pjesë e këtij procesi. 

Behlul Jashari 

Kryeradaktor i gazetës Rilindja deri në numrin e fundit dhe në kohën e dëbimit nga Pallati i Rilindjes (Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja sipas Statutit nuk ka drejtor, por vetëm kryeredaktor i cili e menaxhon dhe përfaqëson) 

Kryetar i Këshillit Drejtues nga zgjedhjet me votim të fshehtë- referendum të 7 Shkurtit 2002, që i mbajtëm për të krijuar legjitimitet përfaqësimi në luftën për të drejtën derisa kishim presionet e ultimatumet e UNMIK-ut për të na dëbuar nga puna dhe Pallati, që ndodhi dy javë më vonë në 21 Shkurt 2002 dhunëshëm 

Prishtinë, 3 Maj 2021        

Tel: 044 278 024    Email:  g_rilindja@yahoo.com, behlul.j@gmail.com  

Mjaft u tallët me atë popull

0

Nga: Frank Shkreli

“Diktatura më e rrezikshme, është ajo, që paraqitet me maskën e demokracisë!”

“Diktatura ma e rrezikshme, asht ajo, që paraqitet popullit me maskën e demokracisë!”, At Pjetër Meshkalla, Jezuit, martir i Kishës Katolike Shqiptare, gjigand i fesë dhe i kulturës shqiptare – në përvjetorin e arrestimit të tij më 29 prill të vitit 1967 nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Vërtetë “Një pishtar i demokracisë” dhe simbol i inteligjencës së përsekutuar katolike shqiptare nga komunizmi emverist, At Meshkalla ishte dënuar dy herë me 25 vjetë burgim, gjithsejt – si kundërshtar i regjimit enverist — për “agjitacion e propagandë”, nga regjimi komunist i asaj kohe.

Duke lexuar disa shkrime për fatin e keq të tij nën komunizëm në këtë përvjetor (muajin që kaloi) të arrestimit të tij, përfshir kujtimin që I bëri Radio Vatikani shqip, më ra në sy citimi i mësipërm i At Pjetër Meshkallës, i quajtur ndryshe “Engjëlli i birucave”, për predikimet e tija në burgjet komuniste. Një thënje kjo që më tërhoqi vëmendjen, sidomos, duke pasur parasysh zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri, por edhe të gjithë historinë e tranzicionit të ashtuquajtur post-komunist në Shqipëri, këto tre dekadat e kaluara. Dihet se për 30-vjet tranzicion, nga një sistem në tjetrin, Shqipëria, asnjëherë, deri më sot, nuk ka mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme me standarde ndërkombëtare dhe të pakontestueshme. Si rrjedhim, Shqipëria, asnjëherë, nuk është renditur me shumicën e vendeve si motra post-komuniste, që organizatat ndërkombëtare të drejtave njeriut si dhe qeveritë perëndimore, i kanë cilësuar si vende “plotësisht të lira” gjatë tre dekadave të fundit, por gjithmonë Shqipëria është cilësuar dhe cilësohet edhe sot si një shtet, “pjesërisht i lirë”. Janë disa faktorë që organizatat dhe qeveritë perëndimore përdorin për të identifikuar vendet e botës se në cilin prej këtyre dy grupeve bejnë pjesë ato ose edhe në grupin e tretë, si “vende jo të lira”, por një ndër faktorët e rëndësishëm që një vend të karakterizohet si “plotësisht i lirë” si dhe baza e një shoqërie të lirë është, natyrisht, mbajtja e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, bazuar në disa vlera, liri, parime dhe të drejta ndërkombëtare. Pa zgjedhje të lira nuk mund të jesh vend i lirë e demokratik.

Fatkeqësisht, në këto 30-vjet tranzicioni, asgjë nuk ka ndryshuar për më mirë në Shqipëri, sidomos kur është fjala për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të ndershme, bazuar në një numër faktorësh dhe parimesh ndërkombëtare, kryesisht të botës perëndimore. Për fat të keq, këtë, po e provojnë edhe zgjedhjet e fundit, ndonëse procesi i të cilave nuk ka përfunduar ende. Gjatë viteve kam shprehur mendimet e mia se pse ndodhë kjo në Shqipëri, madje edhe tre dekada pas shembjes së Murit të Berlinit, se pse “zgjedhjet” në atë vend nuk sjellin asnjë ndryshim për më më mire në shoqërinë shqiptare. Shpeshëherë kam thenë se problemet me të cilat është përballur Shqipëria, në të gjitha fushat shoqërore, politike, ekonomike, integruese e të tjera, e kanë bazën në të kaluarën komuniste të vendit si dhe në refuzimin e kësaj klase politike 30-vjeçare që qeverisë Shqipërinë, për tu përballur seriozisht me atë histori të tmershme, ndryshe nga shumica e vendeve ish-komuniste të Evropës. Zgjedhjet e 25 prillit nuk bënë asgjë për të më bindur se diçka ka ndryshuar për më mire, në këtë mes. Falënderës Zotit që Shqipëria është në NATO sepse mos të ishte anëtare e NATO-s, nuk jam i sigurt se cili do ishte fati i saj sot, e udhëhequr nga kjo klasë politike aq e papërgjegjëshme për fatet afatgjat dhe afat shkurtëra të Kombit.

Dikush mund të thotë, në rregull, po çfarë ka të bejë i ndjeri At Pjetër Mëshkalla me aktualitetet politike të tranzicionit Shqipëri, përfshir edhe zgjedhjet e tre dekadave të fundit në Shqipëri, një vend që 30-vjet si sot vazhdon të cilësohet nga perendimorët si një shtet, “pjesërisht i lirë”. Shumë veta, brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshir opozitën, i pritën këto zgjedhje me shumë entuziazëm, si mundësinë për “ndryshimin e madh”, si “këthesën historike”, e tjera. Unë nuk isha aspak entuziast për këto zgjedhje (rezultati përfundimtar i të cilave mbetet ende për tu parë falë ankesave për ç’rregullime, megjith nxitimin e ndërkombëtarëve për të bërë urimet e rastit) dhe as nuk isha optimist se këto zgjedhje do të sjellin ndonjë ndryshim të madh në Shqipëri, sepse ndryshimi i vërtetë dhe i sinqert kërkon, në themel, ndër të tjera, zgjedhje vërtetë të lira e të ndershme dhe jo vetëm urimin e ndërkombëtarëve, për t’i berë ato legjitime dhe një mjet që ato të sjelli “ndryshimin” aq të nevojshëm politik dhe ekonomik në Shqipëri dhe që të ndalohet zbrazja e trojeve nga rinia shqiptare. Koha do e tregoj se kush ka të drejtë! Por një gjë nuk është e drejtë as e pranueshme, që sot pas tre dekadash tranzicion, Shqipëria në qendër të Evropës, vazhdon të konsiderohet një vend “pjesërisht i lirë”.

Gjatë viteve, jam shprehur, në përputhje me shumë kolegë të mijë në përendim, se është e domosdoshme që Shqipëria të përballet me historinë dhe krimet e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, para se në Shqipëri të mund të ketë ndonjë ndryshim domethënës të jetës politike dhe shoqërore. Kjo nuk ka ndodhur. Përkundrazi, gjatë fushatës së fundit në Shqipëri, udhëheqës të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, përfshir Kryeministrin dhe kandidatë me profil të lartë të kësaj partie, haptazi dhe publikisht dhe me krenari folën për “meritat” dhe për të “mirat” e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Po si ndodhë që në Shqipëri, ndryshe nga çdo vend tjetër i Evropës ish-komuniste, nuk po ndodhë ndryshimi që miliona shqiptarë anë e mbanë trojeve dhe në mbarë botën prisnin dhe presin se do ndodhë? Përgjigjen na e jep viktima e ish-regjimit komunist, At Pjetër Meshkalla, në përvjetorin e burgosjes së tij në prill të vitit 1967, i cili citohet të ketë thenë se pseudo-demokracia nuk sjellë ndryshimin. Se një shtet “pjesërisht i lirë”, siç kategorizohet sot Shqipëria, nuk garanton as të drejtat më themeltare të njeriut dhe jo më të sjellë “ndryshimin”, me votën e lirë të shqiptarëve. Si të ketë ndryshim nepërmjet zgjedhjeve ku haptas blihet vota dhe ku qeveria në fuqi përdori burimet shtetërore në favor të vetin, sipas ODIHR-it?

Se pse në Shqipëri nuk mund të ndodhë ndryshimi që zakonisht pritet nga zgjedhjet e lira në një vend normal, përgjigjen na e jep një i ish-burgosur i komunizmit eneverist, At Pjetër Meshkalla, i cili është shprehur se asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një pseudo-demokraci, ku, “Autokracia me makijazh demokratik lëshon rrenjë më të shëndosha se sa vet diktatura e shpallur tek një popull i lodhur e i demoralizuar, i cili bie në prehërin e saj symbyllas”. At Pjetër Meshkalla, Pishtari i demokracisë shqiptare, ka paralajmëruar se pasojat e rënda të autokracisë me makijazh demokratik, “janë më afatgjata se ato të një diktature të ligjëruar mbasi populli i shpresëhumbur gjunjëzohet prej deshpërimit duke u bërë një pre e lehtë për despotët e rinj me grim demokratik”. Në një shkrim botuar në portalin, “Radi and Radi”, At Meshkalla citohet të ketë thenë se, “duke i lenë kastile të hapura dhe të pa mjekuara plagët e diktaturës ato do të infektohen dhe shoqëria shqiptare do të gangrenizohet duke u dobësuar dhe ç’orientuar progresivisht derisa të katandiset në një turmë të hallakatur lypësarësh të nënshtruar.” Për më tepër thekson At Meshkalla, “Pseudo-demokracia është një anarshi e organizuar me qëllim që pushtetarët despotë dhe bashkpuntorët e tyre mëkatarë të përfitojnë në mënyrë të paligjshme atë që ua ndalon ligji i tyre fasadë mashtrimi!”

Shpresoj se si “fituesit” ashtu edhe “humbësit” e zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarët të cilët për 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit vazhdojnë të mos njohin realitetin e “autokracisë shqiptare me makijazh demokratik”, si pengesën kryesore drejtë një shoqërie vërtetë të lirë e demokratike — të reflektojnë edhe kësaj radhe me rastin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri dhe të mbajnë përgjegjëse këtë autokraci shqiptare me makijazh demokratik për gjëndjen aktuale politike dhe ekonomike në atë vend.

“Prej të parëve tanë pritëm nji Shqipni të lirë! Nipat presin prej nesh nji Shqipni të lumtun!”, citohet të jetë shprehur At Pjetër Meshkalla. Fatkeqësisht, unë e kam vështirë të besoj se zgjedhjet e 25 prillit– sido që të karakterizohen ato nga ndërkombëtarët — nuk japin asnjë përspektivë as shpresë për një Shqipëri më të lumtur dhe vërtetë të lirë dhe demokratike perëndimore, siç e dëshironte brezi i At Pjetër Meshkallës, por – as brezat e tanishëm nuk kanë ndonjë arsye të jenë më optimist për të ardhmen e Kombit shqiptar! Uroj të jem i gabuar. Zot ndihmojë shqiptarët në këtë periudhë të historisë së tyre.

At Pjetër Meshkalla

Qëllimi i Ramës është shpopullimi i Shqipërisë, ndarja e Kosovës dhe forcimi i Serbisë

0

Nga Aurel Dasareti

Unë kam lindur në Sydney (Australi) dhe kemi një fermë bujqësore-blegtorale larg qytetit. Mbaj mend një herë kur isha 5 vjeç, vizitova fermën me gjyshin tim. Mahnitesha nga bukuria e jashtëzakonshme e natyrës, me të gjitha llojet e kullotave dhe luleve. Sidoqoftë, pyesja veten pse mizat kishin më shumë prirje të mblidheshin në bajgë të qelbura të lopës në vend të luleve që zbukuronin. I kërkova gjyshit tim një shpjegim për këtë çudi të natyrës. Më tha: “Dëgjo vogëlush, kur të rritesh atëherë do të kuptosh se fakti që 1 milion miza e duan bajgën nuk do të thotë se plehu është i mirë”.
***
Qeveria më antikombëtare, më e keqe e Shqipërisë në kujtesën e njeriut, për një paaftësi ekstreme, vjedhje, fëlliqësi, servilizëm dhe tradhti.
Një qeveri e sunduar nga delet për delet.
***
Demokracitë janë të mira, por “çaji i zi i Putinit” është shumë i fortë, është më pak shërues, në fakt, është më efektiv se kanabisi i Edvinit, kur është fjala për frikën nga ndryshimi.
Diktator: Sundimtari i një vendi me pushtet absolut. Shpërdoron jashtëzakonisht pushtetin personal, sidomos kompetenca për të bërë ligje sipas tekave të tij nga një Kuvend kukull. Veçori thelbësore: zhvillimin e zgjedhjeve fiktive (krim zgjedhor), në të cilat ata që zgjidhen janë paracaktuar, shitblerja e votave, tjetërsimi, vjedhja, falsifikimi i tyre; shtypjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë. Kjo krijesë shumë e rrezikshme për ekzistencën e kombit, nuk është i përshtatshëm për të qeverisur një vend. Veprimi është mjeti më i mirë për ta kuptuar mesazhin një sharlatan i dëmtuar nga dëgjimi, me aftësi të gabuara mendore. Agjenda e tij (e dirigjuar nga forcat e errëta, kundër shtetit-komb) është të shpopulloj vendin nga shqiptarët. Shpërbërja e Shqipërisë, dhe mbushja e atdheut tonë të përbashkët me emigrantë të paligjshëm, veçanërisht nga Azia dhe Afrika.
Tradhtia – do të thotë mashtrim ose pabesi, veçanërisht veprimet që drejtohen kundër sigurisë ose pavarësisë së shtetit.
Shumë shqiptarë e shohin dhe e kuptojnë, vetëm në fund të jetës se gjithçka ishte një gënjeshtër dhe një mashtrim. Asnjë sistem nuk e ka bërë atë të lumtur. Dhe kështu do të mbetet për sa kohë që xhelozia e sëmurë, zilia, urrejtja, lakmia, servilizmi ndaj të huajve, tradhtia ndaj vendit, shitja e fytyrës dhe burrërisë jetojnë në natyrën tonë vetëvrasëse, shkatërruese.
Reformat serioze nuk u përshtaten shumë njerëzve në Shqipëri. Në Shqipëri, është e vështirë të arrihet suksesi në reformën e administratës publike, luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi, sepse ka shumë interesa politike të cilat, në fakt, nuk i përshtaten ndërmarrjes së masave serioze të reformës, ndryshimit.
Mos e ndot vendin tënd nëse e do! Ne shqiptarëve na pëlqen të themi se jemi patriotë të mëdhenj dhe se e duam shumë vendin tonë. Shumë prej nesh do të thoshin se do të jepnin edhe jetën e tyre për vendin e tyre. Sidoqoftë, nëse shikoni mbeturinat në rrugët dhe parqet e qyteteve tona, lumenjtë dhe malet tona të përmbytura me plehra, monumentet tona kulturore lara-lara dhe të thyera, shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, a mund të thuhet se ne kujdesemi për vendin tonë, për ta mbrojtur dhe dashur atë?
Prit një minutë. Harrova të shtoj diçka. A mund të themi se e duam Shqipërinë ku sidomos në këto 2-3 vitet e fundit Kuvendi është mbushur me lloj-lloj mbeturinash kundërmuese dhe ne nuk jemi në gjendje që njërin pas tjetrit t`i hedhim në koshin e bajgave? Më falni, doja të them në kopshtin e luleve.
Është e trishtueshme, ne jemi armiq më të mëdhenj të vetvetes sesa ata të cilëve u drejtojmë gishtin.
***
E keqja që mbolli xhaxhai ende mbin, dhe Shqipëria vazhdon të mbetet një vend thellësisht i poshtëruar me „politikanë“ që luftojnë për pre. Prej tradhtive më të urryera janë ato ndaj popullit dhe shtetit të vet, për të mos përmendur atdheun. Nuk dihet numri i motrave-vëllezërve tanë që humbën kokën nën regjimin e egër të xhaxhit, u lëkundën në një litar, u skuqën me energji elektrike, pinë plumba, thithën helme vdekjeprurëse ose u ushqyen në mënyrë intravenoze, për hir të „tradhtisë“. Por çfarë është me të vërtetë tradhtia dhe cilët janë me të vërtetë tradhtarë?
A është vetë-shpjeguese? A është tipari i tradhtisë i ngulitur në strukturën gjenetike të disa shqiptarëve, a ndodh tradhtia në momentin e dobësisë së tyre, a bëhet kjo e llogaritur për përfitimin e treguar në horizontin e tradhtarit, apo ndoshta shoqëria me veprimin e saj e bën një njeri të nderuar tradhtar?
***
Sidoqoftë, kriminelët do të përfundojnë pas hekurave në një moment. Zgjimi dhe kundërvënia nuk është një luftë e pakuptimtë. Asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu. Tradhtia është një ndjekëse e vjetër e politikës shqiptare, ku në pjesën më të madhe ka të bëjë me krijimin e synuar të një kornize politike brenda së cilës për shumë legenë ia vlen barra qirasë që të jetojnë nga tradhtia.

Tradhtarët janë mësuar të jetojnë vetëm nga intriga, nga zvarritja, nga mashtrimi, ata as nuk mësojnë atë që është e ndershme, as atë që është e dobishme për popullin dhe atdheun. Tradhtarët janë mbeturinat shtëpiake të popullit, lloji i njerëzve që shesin veten e tyre për këdo që i dëshiron ata, dhe ia japin Shqipërinë (brenda dhe jashtë kufirit të imponuar) çdo blerësi; lloji i njerëzve, të cilët, nëse jo më shumë, armiqtë tanë i blejnë për një tas me groshë; njerëz që nga natyra e tyre skllavërie janë kundër gjithçkaje të mirë, të lavdishme, madhështore, kombëtare; që përpara këmbëve të pushtuesve u betuan ta zhdukin kombin shqiptar nga faqja e dheut. Dhe, ata legenë po punojnë për këtë.
***
Sapo të njohim që po krijojmë vuajtjet tona, mund të heqim qafe dhimbjen, frikën dhe neurozën një herë e përgjithmonë!
Pushteti absolut korrupton, dhe asnjë komb serioz nuk lejon asnjë kryeministër (apo president) të qëndrojë në pushtet për dekada. Është e drejta jonë të zgjedhim një kryeministër dhe është e drejta jonë të largojmë një kryeministër i cili monopolizon pushtetin deri në vdekjen e tij.
Gjithkush ka një dinjitet të lindur njerëzor me të cilin nuk duhet të bëhet shaka. Askush nuk mund t’ju bëjë të ndiheni inferiorë dhe budallenj pa pëlqimin tuaj.
Një përshëndetje për ata shqipfolës që kanë shitur votën:
Gëzohu, shpirt i vogël, i shitur, je i farkëtuar nga i njëjti ndryshk!

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Torturat barbare të grave të burgosura, nga “burrat” e diktaturës

Shkruan: Eneida Jaçaj

Populli shqiptar është shquar për nacionalizmin e lartë ndër shekuj, duke sakrifikuar jetën për të ruajtur territoret nga pushtuesit e huaj. Që prej periudhës mesjetare të Zotit të Arbërisë, udhëheqësit ushtarak, Skenderbeut, e deri në epopenë e lavdishme të luftës çlirimtare që bëri popullit shqiptar, 28 nëntor 1944, nacionalizmi është konsideruar si panteoni i identitetit dhe kulturës shqiptare. Por, paradoksi dhe çudia që kalon majën më të lartë të arsyetimit, nis më 1945-ën, kur u instalua regjimi komunist.

Pas çlirimit të vendit, populli shqiptar vuajti më shumë se në periudhën e luftërave për liri, përjetoi torturat më çnjerëzore, burgosjet, vrasjet gjakatare, duke iu mohuar e drejta për të jetuar. Shqiptarët e kuptuan se burgu më i rëndë, është ai që gjendet brenda vetes! Kombi që luftoi për liri prej shekujsh, u pushtua sërish! Por këtë herë, nga dora e origjinës së vet!! Shpirtra të ndrydhur të tmerruar, të vrarë psikologjikisht e fizikisht, skllevër në vendin e tyre, të varfër, të brengosur e leckosur, të detyruar për të dëgjuar çdo ditë si refrenin më të shëmtuar të jetës, dokrat e një doktrine të shpikur nga një mendje e sëmurë.

Vitet e mbrapshta të izolimit të diktaturës së egër, ndrydhjes së mendimit, censurës, mohimit të së drejtës për liri dhe për të jetuar, lanë pasoja të rënda psikologjike në shpirtrat e njerëzve; shkatërruan qindra jetë dhe familje, si dhe vendin e lanë shumë mbrapa për nga zhvillimi ekonomik, vonuan integrimin, pasoja të cilat i ndiejmë edhe sot.

Torturat çnjerëzore

Në këtë shkrim dua të ndalem te shtypja e femrës dhe torturat barbare ndaj grave intelektuale. Gratë intelektuale, që ngritën kryet kundër skllavërrimit të femrës, ato që luftuan për të mbajtur lart dinjitetin dhe personalitetin e femrës, që luftuan për një Shqipëri demokratike, u burgosën dhe u torturuan nga “burrat” e diktaturës. Torturat ndaj grave nuk ndryshonin nga ato të burrave. Ato vriteshin, gjakoseshin, torturoheshin me metodat më barbare, vetëm sespe ishin të arsimuara, të përgatitura dhe kishin ide europiane për demokratizimin e vendit.

Sipas të dhënave të Qendrës së Rehabilitimit dhe Torturave, deri tani rezulton një total prej 9778 grash të përndjekura gjatë regjimit komunist, prej ku 90 gra janë të ekzekutuara dhe gjashtë të vdekura në burg. Gjatë regjimit komunist, gratë nuk kishin të drejta edhe pse propagandohej me gjasme se komunizmi i respektonte femrat, si qenie të brishta të shoqërisë. Në Shqipëri 8 Marsi nisi të festohej pasi u imponua si festë zyrtare në vitin 1975, nga Kombet e Bashkuara. Gratë nuk e dinin se kjo ishte festa për të drejtat e tyre. Ajo ishte një festë false!

Regjimi komunist është zanafilla nga ku ka marrë jetë, zhvillimi i një mentaliteti dhe kulture për të mbajtur të shtypur masën dhe femrën në veçanti. Burri si qenie njerëzore, i cili duhet të tregojë xhentilesë dhe fisnikëri ndaj gruas, në diktaturë ka dëshmuar plotësisht të kundërtën. Kjo është një kulturë që është trashëguar edhe sot, pasi dëgjojmë plot raste të grave të dhunuara nga burrat. Një mendësi anadollake, që duhet të marrë fund! Hyrie Metalia është një e përndjekur, e cila rrëfen torturat gjatë kohës së burgosjes.

“Më kanë internuar me fëmijë të vogël, s’kam pas qumësht me i dhënë fëmijës. S’kishte as dyqan, as furnizime, kemi jetuar si mos më keq. Kisha 5 vajza e një djalë. Ai i frontit më ka shtyp djalin 7 vjeç me makinë, që i shkoftë shpirti atje ku nuk thuhet!”, ka rrëfyer ajo. Gjithashtu i torturonin me punë të rënda, nga e cila nuk siguronin dot as bukën e gojës. “Na çuan në internim për të punuar në Tërbuf e Lushnjë. Rininë time atje e kalova, duke hapur kanale. Më kanë torturuar policët dhe aty më mbajtën tre vjet dhe prej aty më çuan në Karavasta. Qëndrova tre vjet atje, në kënetë me ujë, kam jetuar për gazep rininë time. Atje më vdiq edhe nëna, isha rrit jetime, ma vranë babën në oborr…”, thotë Bukurie Kaloshi.

Rastet janë të pafundme. Por rasti që më ka mbetur në mendje është ai i Marie Tucit, të cilën e futën në një thes me një mace të egër, ndërsa burrat e Sigurimit e qëllonin me kamzhik derisa ajo gjeti vdekjen. Mendësia e vjetër për të mbajtur të shtypur femrën, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ka lënë pasoja edhe në ditët e sotme. Janë ndërmarrë shumë nisma për emancipimin e gruas, dhe për rastet e dhunës në veçanti, që femra të mos shihet si plaçkë ku burrat të nxjerrin mllefin e pasigurisë dhe dështimit. Është arritur shumë, por ka akoma ende për të bërë, që burrat të ndryshojnë mendësinë dhe të mos pengojnë zhvillimin e femrës.

Drejtësi për viktimat e Masakrës së Studimes

Bardhyl Mahmuti Bardhyl Mahmuti

Sot përkujtojmë 22 vjetorin e aktit të tmerrshëm gjenocidar, të njohur si Masakra e Studimes, gjatë së cilës u vranë 116 civilë shqiptarë të të gjitha moshave dhe të dy gjinive.

Gjatë zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, më 2 maj 1999 forcat e armatosura serbe bënë përzgjedhjen dhe ndarjen nga kolona e banorëve të fshatit Studime të Ulët të Vushtrrisë ata të cilët duhej të vriteshin, nga ata që duhej të dëboheshin në drejtim të Shqipërisë.

Në këtë masakër do të veçojmë tragjedinë e familjes Gërxhaliu, sepse shpreh në mënyrë domethënëse atë që ka ndodhur edhe në qindra maskara të tjera anekënd Kosovës.

Vetëm në këtë familje forcat serbe masakruan Salihen (74 vjeçe), djalin e saj Selatinin (49 vjeç), bashkëshorten e Selatinit, Fexhrijen (39 vjeçe) dhe fëmijët e këtij çifti: Sebahudinin (7 vjeç), Muberahen (8 vjeçe), Abdurrahimin (10 vjeç), Mexhitin (11 vjeç), Muharremin (14 vjeç), Shahinin (15 vjeç) dhe Shabanin (16 vjeç).

Fatkeqësisht edhe pse kanë kaluar 22 vjet nga kjo ngjarje e tmerrshme, asnjë kriminel nuk ka dhënë përgjegjësi, ndërkaq Serbia vazhdon të mohojë gjenocidin që ka kryer në Kosovë dhe të merr në mbrojte kriminelë serbë.

Edhe në datën përkujtimore të kësaj tragjedie kërkojmë nga institucionet e Kosovës që të intensifikojnë angazhimet e tyre për të vendosur drejtësinë për këtë masakër dhe për të gjitha viktimat e zbatimit të planit gjenocidar të shtetit serb kundër shqiptarëve të Kosovës.

Vazhdon veprimtaria krijuese e Fahri Xharrës, veprës së tij i shtohen edhe pesë vëllime të reja

0

Fahri Xharra Fahri Xharra, Gjakovë

Publicisti Fahri Xharra nuk ndalet

Publistika historiografike  shqiptare u pasurua edhe me pesë vëllime të reja të librit ” Çështjes shqiptare ndër shekuj”.

Libri i parë ishte botuar ne vitin 2016, dhe tani iu shtuan edhe pesë  vëllime të reja, botuar këto ditë të cilat së bashku i kanë mbi 5500 faqe.

Së shpejti do të fillon shpërndarja nëpër libraritë e Kosovës

Kush ma vodhi Abetaren ?

0

Abetare Gegënishte (Abetarja ime)

Sinan Kastrati Sinan Kastrati, Suedi

Reagim pa dëshirën time

ABETAREN që ma ruajti baba, Ukë Imeri që nga viti 1928 -1939 (?), ma vodhi Bajram Mjeku.

Vjedhje, hajni apo plagijaturë?

Nuk kisha se si të mos reagoj kur më tepër se dy herë dhe më shumë se dy autorë mi vodhën disa foto të abetares sime dhe të tjera, dëshmi arkivore të cilat, së pakut deri sot i kam vetëm unë.

Unë i përdori fjalët e termat që përdorën dhe janë pjesë e përditshmërisë në të folmen më të shpeshtë, kur flitet për një një dukuri negative që fatkeqësisht ndodhin kudo në të shtatë kontinentet, VJEDHJA, HAJNIA etj. kur një person vjedh gjësende në shtëpi private, publike ose në një shitore e nuk paguan.

Për këto forma të vjedhjes ose hajnisë deri më tash aq shumë është shkrua sa është e vështirë të përmbildhen me një libër. Kanë vjedhur e vjedhin edhe personalitete të njohur që kanë bërë emër në politikë, art, muzikë e në shkencë.

Unë nuk do të flas se si e sa kanë vjedhur … ari apo shminka gratë e burrat por do të flas për PLAGJIATURËN, term që njihet në shkencë kur dikush e vjedh 1*) punën a mallin 2*) e huaj.

Baba im, Ukë Imeri i cili ma ruajti Abetaren, edhe atherë kur u dogj katundi, ai e mori në mal

Reagim i vonuar por më mirë vonë se kurrë

Prandaj, unë u shërbeva domosdoshmerisht në fjalorët dhe gjeta këto fjalë: Vjedhje, Hajni, Plagjiaturë etj., për të drejtat e autorin dhe ligjin që e mbron autorin që për fat të mirë sot i kemi të gjithë në familjet tona dhe nuk është e vështirë me i gjetur (janë në telefona, në internet) dhe fatit të keq se keqbërësit nuk denohen.

Plagjiatura

”Plagjiatura në ditët e sotme ka marrë përmasa shqetësuese kudo në botë. Për të luftuar këtë dukuri të shëmtuar universitete të ndryshme të botës po përpiqen të gjejnë metoda për zbulimin e rasteve të plagjiaturës, madje janë krijuar edhe programe të ndryshme softuerike për zbulimin e këtyre rasteve”.

Çka është, në të vërtetë plagjiatura?

Përkitazi me plagjiaturën 3*) shkencëtarët kanë dhënë përkufizime të ndryshme, mirëpo ne do të mjaftohemi me përkufizimin që na e jep Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe.

Që të mos zgjatem më shumë po dalë aty ku edhe mua më shumë se njëherë mi vodhën fjalët e fotografitë disa ”autorë” pa e tregua fare se ku i kanë marrë ato. Ajo që më së shumti më preku ishte se plagjiatorët, ma vodhën edhe ABETAREN.

Dhe nuk kisha se si të mos reagoj kur një ”njeri” me emrin BAJRAM MJEKU, kishte publikua një shkrim: ”Kur Abetarja vinte fshehtas në Kosovë… ” më 15 shkurt 2018 në ”ZGJOHU SHQIPTAR !

Kur Abetarja vinte fshehtas në Kosovë…

Bajrami shkrimit ia bashkangjet edhe një fotografi me kopertinën e abetares, pra ballinën dhe hartën e Shqipërisë. Ai shkruan kështu:

”Abetarja në foto është shtypur në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar në Shqipërinë Mbretërore”.

Shkrimi i plotë i Bajramit

”Konsullata e Mbretërisë shqiptare në Shkup ua jipte aktivistëve të Komitetit për Çlirimin e Kosovës për ta shpërndarë fshehtas në Kosovë.

Ndër shumë aktivistë të Komitetit për Çlirimin e Kosovës ishin edhe Vesel Pagarusha, babai i doajenes së muzikës popullore, Nexhmije Pagarusha dhe Kadri Minushi nga Damaneku i Malishevës.

Ata dhe shumë aktivistë tjerë gjithandej Kosovës, kur i merrnin abetaret në Konsullatën Mbretërore të Shqipërisë në Shkup, maskoheshin si sharrëxhi, që të mos binin në sy të xhandarmërisë së Mbretërisë jugosllave.Këta dy burra, abetaret dhe librat shqip ua shpërndanin familjeve në zë, derisa këto të fundit, ua shpërndanin familjeve tjera, të cilave u besonin. Në këtë kohë, ministër fuqiplotë i Shqipërisë mbretërore në Beograd, ishte Shkëlqesia e tij, Rauf Fico. Sakrifica e Komitetit për Çlirimin e Kosovës për t’i sjellë abetaret në Kosovë, nuk u ndal deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore.Këtë postim e bëra me qëllim që t’ua kujtojmë bashkëkombasve tonë se çfarë sakrifice për arsimin shqip kanë bërë burrat e Kosovës në fillim të shekullit të kaluar dhe si e degraduan sistemin arsimor një grusht halabakësh në fillim të shekullit të ri. /ZgjohuShqiptar.info”

Ky ”autorë” fallcifakator e shprëndan edhe në rrjetet sociale e në facebook, duke mos treguar se ku e ka marrë këtë foto të librit mbase edhe ”librin”, nëse ”e ka”.

Bajrami ndër të tjera shkruan ”Ndër shumë aktivistë të Komitetit për Çlirimin e Kosovës ishin edhe Vesel Pagarusha, babai i doajenes së muzikës popullore, Nexhmije Pagarusha dhe Kadri Minushi nga Damaneku i Malishevës”.

Kadri Minushi është kusheriri më i afërt i dajave të babës tim, Halil e Sadri Hysenit nga Damaneku.

Damaneku është katundi më i afët me Turjakën time, larg sa e pin një cigare duhan.

Unë personalisht e njoh dhe me dhjetëra herë kam ndejtur me dajën Kadri në shtepinë dajës Kadri, te daja Lil (Halil) e Sadri). Ai gjithashtu, me dhjetëra herë ka qenë në odën tonë, si mik i gjshit e dajë i babës dhe 5 axhallarëve të mi, bashkë me të vëllain, Hali Minushin, me Halil e Sadri Hysenin, Destan e Selim Nuzën etj.

Kadriu vërtetë ka shkep (shprënda libra por librin (lexo: ABETAREN) të cilën ia ”mvesh” Bajrami, unë nuk e kam parë dhe nuk besoj se dikush nga demt ose nipat e Kadri Minushit e ka.

Për Kadri Minushin deri më tash janë publikua disa shkrime dhe botua së pakut dy libra, që edhe unë i kam. As në ato libra nuk e kam gjetur as edhe një fjalë e fotografi për librin, ”ABETAREN GEGËNISHTE”.

Ku i ka marrë gjithë këto të dhëna për Kadri Minushin dhe ABETAREN … Bajram Mjeku?

Në librin e Lush Culaj-t ”Kadri Minushi, Jeta dhe vepra”, botim i Institutit Albanologjik, Prishtinë 2015, askund nuk e gjejmë një ABETARE GEGËNISHTE siq ”mendon” pamfletisti e plagiatori Bajram Mjeku.

Në faqen 106 të librit me autor, Lush Canaj, ”Kadri Minushi ….” e gjejmë një fotografi të një Balline të një ABETARE tjetër, por jo kjo që ”flet” Bajrami.

Në Legjendën përfundi fotos së ABETARES, shkruan:

Abetare shqipe.

”Kadriu në Shkup e frekuentonte një han, të quajtur ”Hani i Zhivanit”. Përmes këti hani, librat i bartte më lehtë. Kështu, sipas marrëveshjes kur shkonte në Shkup vishej si i varfër dhe hynte në banesën e konsullit Sheremet Goxhuli. Ky ia mbushte plot libra çantën ….

”Bashkëpuntorët më të ngusht për shprëndarjen e librave që i merrte nga konsullata shqiptare e Shkupit ishin:

1. Mulla Maliqi, hoxhë nga Llashka Drenoci,

2. Vesel Pagarusha nga Pagarusha, intelektual,

3. Sadik Tfarshiku nga Ferizaj,

4. Tahir Berisha nga Berisha, plak, plak i meçëm,

5. Beg Laha nga Panorci,

6. Xhemajl Bytyqi nga Nishori,

7. Destan Dina nga Samadrazha (Samadraxha, shën. imi),

8. Mulla Maliqi i Lluzhnicës,

9. Sejdi Berisha nga Drenoci i Zatriqit,

10. Osman Gerdalla nga Kravasaria (po aty, fq. 105)

Edhe Vesel Pagarusha ka shprënda libra dhe ka qenë disa herë, vetë i dyti e treti në odën tonë. Ka buajt (ka hëngër bukë e ka fjetur. Nuk dua dhe nuk e di që ai ka pasur ”ABETAREN” që flet e shkruan Bajrami, vjedhësi, hajni apo plagiatori me emrin Bajram Mjeku.

Në faqen e facebookut të Damanekut, i bëhet një alamet jehonë ”Bajramit” duke e ngritur dhe krahasuar e besa duke ia kaluar edhe punës së Kadri Minushit dhe vetë ABETRES, për merita.

Libri për Kadri Minushin

Ketu më quditi pse askush nga familja e Kadri Minushit nga Damaneku nuk reagoi sepse derisa ata, deri më tash nuk kanë dalur me dëshmi se e kanë një kopje të kësaj abetare dhe të njëjtën ia kanë dhënë Bajramit, atherë kjo nuk është për tu besuar, pra nuk është e vërtetë.

Por edhe një nga njohësit e njohur të kulturës e të … historisë, publicisti Fahri Xharra, në një shkrim ”Abetarja për shqiptarët e Jugosllavisë, viti 1947”, Nga Revista Drini 25 Mars 2021, e publikon Ballinën e ABETARES time.

Abetarja për shqiptarët e Jugosllavisë, viti 1947

Edhe ky, kësaj radhe kuturu shkruan pa fakte.

E dhimshme.

Deri sa njohësi e padyshim edhe studjuesi Xharra shkruan me të drejtë për një abetare tjetër që e publikon edhe faqen e parë, thotë:

”Nuk kam shënime për atutorin dhe pëmbatjen e Abetares, por me rëndësi që e shoh djaloshin me plis në kokë pranë shoqes së tij shqiptare që me etj. të madhe donin të mësonin ta shkruajnë gjuhën e mëmës.

Abetarja që unë e kam e nuk e ka as Arkivi i Kosovës e … Biblioteka Kombëtare e Kosovës, faqet e para dhe ato të fundit, dhe nuk dihet se kur e ku është botua por me siguri, ABATARJA është botua në fund të viteve 1928 deri në fund të vitit 1939, në Shqipëri kur Ahmet Zogu erdhi në pushtet. P

Por derisa ABETARES i mungojnë faqet e para dhe të fundit kjo nuk mund të thuhet se kur dhe ku është shtypur Këtë të drejtë, nuk e kam as unë që e kam abetaren e nuk e ka as Fahri Xharra për të cilin kam shumë respekt e aq më pakë Bajram Mjeku.

Fahri Xharra ”Abetare për shqipt. e Jugosllavisë, viti 1947”

Meshari i Gjon Buzukut, Imzot Gjon Nikollë Kazazi

Edhe imzot Gjon Nikollë Kazazi e gjeti ”Mesharin” në Bibliotekën e Propagandës Fide të Vatikanit ” … Këtu kishte si qëllim shkrimin e botimin në gjuhën e popullit të tij, pra shqip, të librave me përmbajtje shpirtërore, pra biblike, si katekizmi, doracakët uratësh, librat liturgjike po edhe gjurmimin e rrënjëve të lashta të kombit të tij shqiptar. Kështu, gjatë qëndrimi të tij në Romë, në vitin 1743, imzot Gjon Nikollë Kazazi zbuloi në Bibliotekën e Propagandës Fide të Vatikanit, të vetmin ekzemplar të ruajtur deri më sot të ‘Mesharit’ të dom Gjon Buzukut, botuar në vitin 1555” por kudo historianaët e gjuhës e të letërsisë shqipe e citojnë besnikërisht Imzot Gjon Nikollë Kazazin, si zbulues. Kështu e gjejmë edhe te Dh. S. Shuteriqi, në librat e Hisorisë së Letërsisë etj.

Abetare për shqiptarët e Jugosllavisë, F. Xharra

Marin Barleti, Historia e Skënderbeut

Nuk ka dyshim se edhe Marin Barleti sipas studjuesve, është po aq i madh sa e dhe Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, pasi që ai e bëri të pavdekshëm Skënderbeun po aq me rëndësi dhe obligim e nder sot e kujtojmë Barletin si shkruesin e parë të Historiografisë për Skënderbeun.

Dhe krejt në fund edhe një ”Dokumente Arkivor”, i gjetur nga hulumtuesi e studjuesi Sedat Sahitaj nga Bubli, profesor historie në Arkivin e Ministrisëi së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në Tiranë po qarkullon pa lejen time dhe të autorit që e ka gjetur dhe çka është edhe me keq, nuk përmenden të dhënat se ku e kanë marrë materialin.

Nëse tash e tutje, Bajram Mejeku dhe ”bajramat” si Bajrami vazhdojnë kështu duke vjedhur, unë do ti padis në gjykatë, nëse nuk bënë punë ky ”gjykim publik” në media.

Abetare shqipe, fq. 106, Lush Culaj ”Kadri Minushi …”

1*) VJEDH kal.

1. I marr dikujt diçka fshehurazi a duke e mashtruar dhe e përvetësoj, marr për vete pa leje e pa të drejtë dhe përdor diçka që s’është imja, që është pronë shoqërore ose e dikujt tjetër; bëj një vjedhje. Vidhte para (bagëti). Vidhte natën. Ai që vjedh dënohet nga shoqëria jonë.
2. edhe fig. Ia marr dikujt diçka me forcë ose me dinakëri; ia rrëmbej. Pushtuesit na vodhën e na plaçkitën. I vodhi lirinë. I vjedh kohën e lirë.
3. fig. Marr vesh fshehurazi diçka; e mësoj a e marr nga dikush një zanat, një të fshehtë etj. pa e kuptuar ai. I vodhi zanatin. Ia vodhi të fshehtën. Diku ma vodhi veshi.
4. fig. Përvetësoj, paraqit si timen a e quaj timen një ide, një tezë etj. që është e tjetërkujt. Ia vodhi tezat.
* E vodhi (e rrëmbeu) me sy shih te SY,~RI. E vodhi me bisht të syrit shih te SY,~RI. Ta vjedh hundën midis syve (në mes të syve) është vjedhës i regjur, e qëron të bardhën e syrit. Të vjedh vezën nën klloçkë shih te KLLOÇKË,~A.

VJEDHACAK mb. bised. keq. shar

1. Që vjedh sende të vogla; vjedhës.
2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

VJEDHANI f.

Vjedhje, kusari.

VJEDHARAK mb.

1. Vjedhacak.
2. Që bëhet fshehurazi, jo drejtpërdrejt, si prej vjedhësi. Shikim vjedharak.
Në mënyrë vjedharake.

Me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesit: Sinan Kastrati, me Abetare. Malmö, 2020

VJEDHARASH mb.

Vjedhacak.

VJEDHAS ndajf.

Vjedhurazi. Hyri vjedhas. I hodhi një vështrim vjedhas.

VJEDHËS m.

Ai që vjedh, ai që merret me vjedhje, ai që ka zakon të vjedhë. Vjedhës vogëlsirash (xhepash). E kapën vjedhësin. Ta mbrojmë pasurinë socialiste nga vjedhësit!

VJEDHËS mb.

1. Që ka zakon të vjedhë, që merret me vjedhje, që vjedh.
2. Që bëhet fshehurazi e me dinakëri; vjedharak. Shikim vjedhës.

VJEDHËSE f.

Fem. e VJEDHËS,~I.

VJEDHËSI f.

Kusari, vjedhje.

2*) MALL II m.

1. ek. Produkt i punës, që plotëson një nevojë të njeriut dhe që prodhohet për t’u këmbyer ose për t’u shitur; send i prodhuar për t’u shitur. Mall i mirë (i lirë, i shtrenjtë). Mallra ushqimore (industriale). Mall shqiptar (i huaj). Mallra të përdorimit të gjerë. Depo mallrash. Tren (vagon) mallrash. Agjencia e mallrave.
Shitja (blerja) e mallrave. Prodhimi i mallrave. Sasia (cilësia) e mallrave.
2. bised. Pasuri, kryesisht e patundshme, që mund të shitet ose të blihet; pasuri private, shoqërore a shtetërore. Mall belik. vjet. pasuri shtetërore. Mall i trashëguar. Mall e gjë. Malli i shtëpisë. Është malli i shtetit (i kooperativës). I zoti i mallit.
Kishte shumë mall e para. E hëngri (e shtoi) mallin. Shinte në mallin e botës
(si në mallin e vet, si në mallin e babait).
3. bised. mospërf. Njeri ose send pa vlerë a pa rëndësi. E njoh mirë se çfarë malli është ai. Këto fjalë s’janë të tuat, janë mall i tjetërkujt. Mall bajat.
* Mall belik mall pa zot, diçka e lënë pa rojë e pa kujdesie. Mall pa zot diçka, për të cilën s’kujdeset askush, diçka me të cilën gjithkush mund të bëjë ç’të dojë.
S’e bëj mall dikë a diçka s’i jap rëndësi, s’e vë në hesap. Nuk ia dinte skajin mallit (pasurisë) shih te SKAJ,~I.

3*) PLAGJIAT m. libr.

Ai që bën plagjiaturë, ai që merret me plagjiaturë.

PLAGJIATURË f. libr.

Paraqitja nga dikush e një vepre të një tjetri ose e një pjese të saj sikur të ishte e vetja; vjedhje letrare, muzikore etj. që bëhet duke marrë pjesë nga vepra e dikujt tjetër pa treguar burimin; vepra a pjesa e vjedhur nga një tjetër në këtë mënyrë. Bënte plagjiaturë. E kritikuan për plagjiaturë.

(Cfar eshte plagjiatura ? ■Legjislacione, by admin – Oct 16, 2011.)

Cfar eshte plagjiatura ?

Informacon mbi bisedën me një kosovar (Xhavit Halitin)

Dokument Arkivor: Ambasada e Republikës Popullore Socialiste e Shqipërise, Beograd 1981

Vazhdon

Në numrin tjetë, për ABETAREN GEGËNISHTE

Malmö, 2 maj 2021