
Kryeministri ynë Starmer nesër do të ketë një ditë të nxehtë në Parlament, për çështjen e ambasadorit në SHBA, Mandelson

Veriu, miti dhe e vërteta: mes perceptimit dhe realitetit
Hijet e ndikimit rus dhe bllokadat politike në Ballkan

Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë
Narrativa dominuese në diskursin perëndimor shpesh sugjeron se ndikimi i Rusisë në Europën Juglindore, e e theks në hapësirën post-jugosllave, është në rënie dhe se kapaciteti i saj për të ndërhyrë drejtpërdrejt në proceset politike është i kufizuar. Megjithatë, zhvillimet e fundit në Slloveni, Maqedonin e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë sfidojnë këtë lexim të thjeshtuar.
Zgjedhja e një kryetari të parlamentit slloven me qëndrime të hapura pro-ruse, si rasti i Zoran Stevanoviqit, sugjeron se ndikimi rus nuk operon më përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta klasike, por përmes instrumenteve më subtile të ashtuquajturës “fuqi e butë”. Kjo formë ndikimi synon të depërtojë në diskursin publik, të ndikojë në opinionin qytetar dhe të krijojë hapësira për aktorë politikë që artikulojnë narrativa alternative ndaj orientimit euro-atlantik.
Në këtë kontekst, Ballkani mbetet një terren veçanërisht i ndjeshëm. Ndikimi rus është i pritshëm në vende si Serbia apo në entitete si Republika Srpska [në Bosnjë], ku ekzistojnë lidhje historike, kulturore dhe politike. Po ashtu, ai është i pranishëm në forma të ndryshme edhe në Maqedonin e Verut, në Malin e Zi dhe në segmentet serbe të shoqërive në rajon.
Por shfaqja e këtyre tendencave në një vend si Sllovenia – një demokraci e konsoliduar, anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, me politika të avancuara kundër dezinformimit – sinjalizon një dimension më të gjerë të kësaj influence. Ajo tregon se “fuqia e butë” ruse nuk kufizohet vetëm në zonat gri të Ballkanit, por synon edhe hapësira që konsiderohen të stabilizuara.
Ky zhvillim merr një rezonancë të veçantë kur shihet paralelisht me dinamikat politike në Kosovë. Bllokadat e fundit në Kuvend, konkretisht në procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të ri të Gjykatës Kushtetuese, ku opozita (PDK, LDK, AAK) votoi në të njëjtën linjë me Listën Serbe, duke bllokuar procesin, kanë ngritur pikëpyetje serioze për natyrën e këtyre aleancave taktike.
Në mënyrë të ngjashme, edhe procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës po përballet me pengesa politike që rrezikojnë të prodhojnë një krizë institucionale. Këto zhvillime nuk mund të reduktohen dhe t’i faturohen automatikisht vetëm ndikimit të jashtëm; ato kanë edhe shkaqe të brendshme, që lidhen me rivalitetet politike dhe kalkulimet elektorale. Megjithatë, përputhja e tyre me interesat strategjike të aktorëve të jashtëm mbetet një element që kërkon vëmendje.
Reagimet pozitive ndaj zhvillimeve në Slloveni në qarqe të caktuara në Serbi dhe në hapësirën mediatike ruse sugjerojnë ekzistencën e një ekosistemi narrativ që mirëpret çdo devijim nga orientimi euro-atlantik. Në këtë kuptim, ndikimi nuk manifestohet domosdoshmërisht përmes kontrollit të drejtpërdrejtë politik, por përmes krijimit të klimave të favorshme dhe amplifikimit të tensioneve ekzistuese.
Sfida kryesore për vendet e rajonit nuk është vetëm identifikimi i këtij ndikimi, por ndërtimi i mekanizmave të brendshëm të rezistencës demokratike dhe vigjilencës qytetare përgjithësisht. Institucionet funksionale, transparenca politike dhe kohezioni shoqëror mbeten mburoja më efektive ndaj çdo ndikimi të jashtëm, pavarësisht burimit të tij.
Në fund, rasti i Sllovenisë dhe zhvillimet në Kosovë shërbejnë si një kujtesë e qartë: ndikimi gjeopolitik nuk është gjithmonë i dukshëm, por shpesh vepron në mënyrë të tërthortë, përmes krizave të brendshme dhe dobësive strukturore. Dhe pikërisht aty ku këto dobësi janë më të theksuara, hapësira për ndërhyrje bëhet më e madhe.
Për një terror psikologjik – islamik, që i nënshtrohem çdo ditë, për vite të tëra…!
Irani ka 70 orë para se qielli të hapet dhe të bjerë zjarr
Hans Rustad / Document.no
Steve Witkoff dhe Jared Kushner shkojnë në Islamabad të hënën për një raund të fundit me iranianët. Tani është momenti vendimtar. Nëse iranianët nuk pranojnë tre kushtet për programin bërthamor, raketat dhe milicitë proxy, qiejt do të hapen dhe SHBA do të godasin ura, centrale elektrike dhe gjithçka tjetër që ka nga infrastruktura.
SHBA ka mbledhur një forcë të madhe që është gati.
Supozohet se regjimi është i fragmentuar dhe se elementë më ekstremë brenda Gardës Revolucionare kanë marrë kontrollin. Prandaj Trump qëndron gati me një forcë të madhe për të thyer vullnetin e rezistencës edhe të elementëve më të ngurtë.
Trump thotë se nuk ka rëndësi kush ka pushtetin në Teheran. Të martën ata duhet të vendosin, përndryshe do të vijë çekiçi.
Mediet perëndimore si New York Times janë të zënë të thonë se inteligjenca amerikane thotë që Irani ka rindërtuar rreth 80 për qind të forcës së tij raketore. Kjo nuk bën përshtypje për Pete Hegseth.
Regjimi mund të jetë joshur nga mediet liberale të besojë se ata kanë diçka për të mbështetur kërkesat e tyre. Kjo nuk bën përshtypje për amerikanët.
Irani kërcënoi të vendosë marinën. Marina iraniane është në fund të detit. Amerikanët kanë fundosur 158 anije.
Historia se si u kërkuan 300 nuse në Dibër dhe se si shkuan 300 djem, të veshur si nuse, hipur në kuaj…!
Historia më emocionuese e të gjitha kohërave: Pse sulltan Murati kërkoi 300 nuse në Dibër?
Historia më emocionuese e të gjitha kohërave, treguar si gojëdhënë: Gjysma e shekullit XVIII, ishte koha kur turqit kishin ngritur të tjera beteja luftarake, ndërsa në Shqipëri nisën të shkëputen disa feudalë, për të krijuar pashallëqet e tyre.
Si vend i gjendur mes babëzisë së shteteve fqinje, Shqipëria ka qenë gjithmonë nën lakminë edhe të fqinjëve, si serbët e ardhur nga Nishi në Kalanë e Dodës, të cilët pretendonin të shtinin në dorë Dibrën me Lumën.
Kjo fuqi serbe e përqëndruar në Kalanë e Dodës, para se të ndërmerrte sulmin për t’i prekur shqiptarët në nderin e familjes, u dërgon fjalë krerëve të Dibrës së Poshtme, Kalisit dhe katundeve rrëzë malit të Korabit, që t’u dorëzonin atyre 300 vajza të reja, për oficerët serbë.
Por, ky do të ishte vetëm fillimi. Krerët u mblodhen në kuvend dhe vendosën t’i përgjigjeshin kësaj kërkese. Në këtë kuvend morën pjesë dhe përfaqësues nga Lura, me ne krye Nikollë Doçin.
Ditën e caktuar që duhej t’u çonin 300 vajzat, u caktuan 300 djem të zgjedhur e trima, të veshur si nuse, hipur në kuaj. Nën duvakun e nusërisë, ata mbanin armë dhe ishin të shoqëruar nga 1 000 vetë, që asokohe konsideroheshin si përcjellësit e nuses.
Kur oficerët serbë u vunë në radhë për të pritur ‘nuset’, së bashku me ushtarët, qëndronin prapa edhe krushqit me nuset po hynin në korridorin mes tyre,.. pritej të krisnin pushkët. Sapo krisi pushka, malësorët ia dhanë me batare dhe një pjesë e mirë e serbëve mbetën të vrarë…
Kjo histori qarkullon ne odat dibrane, në formën e një legjende, por nuk mund të quhet legjendë, pasi populli i Dibrës e ka transmetuar historinë me këngë dhe me meseletë e treguara nëpër konakë.
Gojëdhënat janë faktet e padokumentuara të historisë, por vërtetësia e tyre është përcjellë mes dashurisë dhe dhimbjes së të parëve, si dëshmitarët e gjallë të ngjarjeve të mëdha dhe të bujshme të historisë së popullit shqiptar, krahinave që rritën trima dhe trimave që dhanë jetën për vendlindjen.
Ta paraqesësh Perandorinë Osmane si “çlirim” nuk është interpretim — është shtrembërim i historisë
Protesta në Novi Pazar me thirrjen “Nuk lejojmë mihjen, shpimet dhe gërmimet në Rogozhnë”, malin në mes të Kosovës dhe Sanxhakut
Mali Rogozna ndodhet midis vendbanimeve të Rashkës, Novi Pazarit Ribariqit dhe Mitrovicë së Kosovës. Ajo është e vendosur në një trekëndësh që krijohet nga Lumi Rashka dhe degët e sipërme dhe të mesme të Lumit Ibër. Lugina e degëve të këtyre lumenjve e ndan atë në shpatet e gjata dhe shumë të pjerrëta. Shtrihet në drejtim jugperëndim-verilindje në një gjatësi prej rreth 20 km. Lartësia më e madhe është Crni vrh 1479 m mbi nivelin e detit, e cila ndodhet në pjesën jugperëndimore të saj.

Rogozna nuk dorëzohet: Mali mes Kosovës dhe Sanxhakut në revoltë kundër minierave
Novi Pazar – Protesta qytetare e mbajtur këto ditë në Novi Pazar me thirrjen “Nuk lejojmë mihjen, shpimet dhe gërmimet në Rogozhnë” tregoi se mali i Rogoznës nuk është vetëm një hapësirë gjeografike, por simbol i mbijetesës, natyrës dhe identitetit rajonal.
Banorë, aktivistë mjedisorë dhe qytetarë të shqetësuar dolën kundër çdo projekti të mundshëm minerar që mund të prekë këtë zonë malore mes Kosovës, Sanxhakut lindor dhe Serbisë jugperëndimore.
Rogozna njihet për pyjet, kullotat, burimet ujore dhe pozitën e saj strategjike. Çdo ndërhyrje industriale shihet si kërcënim për mjedisin dhe jetën rurale të qindra familjeve.

Qytetarët kërkojnë transparencë të plotë:
- Kush po kërkon leje?
- Çfarë mineralesh kërkohen?
- Cilat janë pasojat mjedisore?
- Pse komuniteti lokal nuk është pyetur?
Në një rajon ku resurset shpesh janë shfrytëzuar pa përfitim lokal, Rogozna është kthyer në vijë të kuqe.
Mesazhi nga Novi Pazari ishte i qartë: Mali nuk shitet. Uji nuk preket. Rogozna mbrohet.

2. Analizë historike: Rogozna si kufi Kosovë–Sanxhak
Mali i Rogoznës historikisht ka qenë një nga nyjet më të rëndësishme lidhëse ndërmjet Kosovës dhe trevës së Sanxhakut. Në periudhën osmane rrugët që kalonin nëpër këtë masiv lidhnin Mitrovica me Novi Pazar dhe më tej me Bosnjën e Adriatikun.
Pas vitit 1912, me ndryshimin e kufijve shtetërorë, Rogozna mori edhe dimension kufitar politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por në aspektin shoqëror mbeti zonë lidhëse mes familjeve, tregut dhe kulturës.
Në Luftën e Dytë Botërore terreni malor kishte rëndësi strategjike për lëvizje ushtarake dhe mbrojtje lokale.
Sot Rogozna paraqet:
- kufi natyror,
- urë historike,
- rezervuar ekologjik,
- simbol të ndërlidhjes Kosovë–Sanxhak.
Prandaj çdo ndërhyrje ekonomike aty shihet edhe si çështje identitare e historike.
Çfarë mineralesh dyshohet se ka në Rogozhnë?
Zona e Rogoznës prej kohësh përmendet në qarqet gjeologjike për potencial minerar. Në rajone të ngjashme të Serbisë jugperëndimore janë përmendur:
- Ar (gold)
- Bakër (copper)
- Plumb (lead)
- Zink (zinc)
- Argjend (silver)
- minerale të tjera polimetalike
Nëse interesimi i kompanive lidhet me këto burime, atëherë kuptohet pse protestat janë rritur. Minierat sjellin fitim ekonomik, por shpesh edhe:
- ndotje ujërash
- dëmtim pyjesh
- shpërngulje banorësh
- degradim të tokës bujqësore
Protesta në Novi Pazar tregoi se Rogozna nuk është vetëm një mal, por pjesë e kujtesës kolektive, e jetës ekonomike dhe e identitetit të banorëve të këtij rajoni. Reagimi qytetar dëshmoi se njerëzit nuk janë kundër zhvillimit, por kundër projekteve që mund të sjellin shkatërrim të natyrës, ndotje të ujit dhe vendime të marra pa zërin e komunitetit lokal.
Nëse zëri i qytetarëve dëgjohet, Rogozna mund të mbetet simbol i bashkëjetesës ndërmjet njeriut dhe natyrës. Nëse injorohet, ajo rrezikon të bëhet një tjetër shembull i humbjes së pasurive që nuk mund të rikthehen më.
Mesazhi nga Novi Pazari ishte i qartë: Rogozna mbrohet, sepse ajo u përket brezave që vijnë.
Një projekt i ri shkencor në Zvicër, hedh dritë mbi fillesat e Gjuhës Shqipe në Antikitet

Nexhmija Mehmetaj, Gjnevë
Origjina e gjuhës shqipe është në qendër të një projekti të ri shkencor që po zhvillohet në Zvicër, duke synuar të hedhë dritë mbi fillesat e saj në Antikitet.
Një lajm i rëndësishëm për gjuhësinë shqiptare vjen nga Fondi Kombëtar i Zvicrës për Shkencën, i cili ka financuar një projekt kërkimor katërvjeçar me titull “Gjuha Shqipe në Antikitet”. Projekti zhvillohet në kuadër të Universiteti i Baselit, në Departamentin e Qytetërimeve të Lashta, dhe drejtohet nga studiuesi Michiel de Vaan.
I nisur në tetor të vitit 2022 dhe me përfundim të parashikuar në shtator 2026, ky projekt synon të përcaktojë se si ka qenë paraardhësja e gjuhës shqipe në Antikitet dhe në cilat hapësira mund të jetë folur ajo. Studimi është i ndarë në tri nënprojekte dhe realizohet nga një ekip studiuesish, ku përfshihen Sergio Neri, si dhe dy doktorantë, Gerard Spaans dhe Alexander Robert Herren.
Një nismë e rëndësishme në gjuhësinë historike
Fusha e gjuhësisë historike-krahasuese e mirëpret këtë projekt si një hap të rëndësishëm drejt ndriçimit të historisë së hershme të shqipes. Ai synon të trajtojë disa nga çështjet më themelore që mbeten ende të hapura, si mungesa e një rindërtimi të plotë dhe të besueshëm të proto-shqipes, pasiguria mbi vendndodhjen dhe kohën e saj, si dhe nevoja për një pasqyrë më të saktë të huazimeve të hershme gjuhësore.
Në thelb, studimi synon të rindërtojë pamjen e shqipes së hershme dhe të përcaktojë hapësirat ku ajo është folur në lashtësi.
Shqipja – një trashëgimi e veçantë në Ballkan
Shqipja zë një vend të veçantë në familjen e gjuhëve indo-evropiane, pasi përbën një degë më vete. Së bashku me greqishten dhe gjuhët romane, ajo është ndër të paktat gjuhë që dëshmojnë vazhdimësinë e gjuhëve të folura në Ballkan që nga lashtësia.
Megjithatë, sfida kryesore qëndron në faktin se dokumenti më i hershëm i plotë në gjuhën shqipe daton vetëm nga viti 1555. Për këtë arsye, studiuesit mbështeten kryesisht në rindërtimin gjuhësor dhe në analizën e huazimeve të hershme për të depërtuar në të kaluarën e saj.
Metodologjia shkencore
Projekti mbështetet në dy shtylla kryesore metodologjike:
- Rindërtimi gjuhësor, i cili përfshin si rindërtimin e brendshëm (përmes krahasimit të dialekteve të vjetra të shqipes), ashtu edhe krahasimin me gjuhët e tjera indo-evropiane;
- Gjuhësia e kontaktit, që studion marrëdhëniet e shqipes me gjuhët me të cilat ka qenë në kontakt historik, veçanërisht me greqishten e vjetër, latinishten dhe rumanishten e hershme.
Këto metoda u mundësojnë studiuesve të ndërtojnë një pamje sa më të plotë dhe të argumentuar të zhvillimit të hershëm të shqipes.
Burimet dhe drejtimet e kërkimit
Studimi mbështetet në disa burime kryesore:
- tekstet e shqipes së vjetër;
- dialektet moderne të shqipes;
- analizat e huazimeve gjuhësore që dëshmojnë kontaktet me gjuhë të tjera.
Në këtë kuadër, projekti analizon ndërveprimin e shqipes me greqishten e lashtë, latinishten dhe rumanishten e hershme, duke hedhur dritë mbi marrëdhëniet kulturore dhe historike në rajon.
Një hap drejt njohjes së rrënjëve tona
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndriçimin e historisë së hershme të gjuhës shqipe. Ai dëshmon se, edhe në mungesë të dokumenteve të drejtpërdrejta, shkenca moderne është në gjendje të rindërtojë me një shkallë të lartë saktësie të kaluarën gjuhësore.
Mbi të gjitha, ky studim nuk është vetëm një kërkim akademik, por edhe një përpjekje për të kuptuar më mirë identitetin tonë historik dhe kulturor. Në këtë këndvështrim, shqipja shfaqet jo thjesht si një mjet komunikimi, por si një dëshmi e gjallë e një trashëgimie të lashtë që vijon të jetojë edhe sot.
Rëndësia e rezultateve
Rezultatet e këtij projekti pritet të kenë ndikim të gjerë në studimet albanologjike dhe më tej. Ato do të kontribuojnë në:
- rindërtimin më të saktë të historisë së gjuhës shqipe;
- kuptimin e rolit të saj në Ballkanin e lashtë;
- pasurimin e burimeve shkencore për studiuesit e ardhshëm.
Në një kuptim më të gjerë, ky projekt përfaqëson një përpjekje serioze për të lidhur të kaluarën e largët me të tashmen, duke dëshmuar se gjuha shqipe është një trashëgimi e gjallë që mbart në vetvete histori mijëravjeçare.
Më 16 prill 2026
Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Luginën e Preshevës
Refik Hasani, Preshevë
Dje, u bë publike nga vetë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha,për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc, dhe përshëndesim inciativën konkrete për hapjen e kësaj Konsullate të Shqipërisë në Bujanoc.
Shpresoj se Shqipëria, do të vazhdon jo vetëm në zbatimin dhe finalizimin e këtij projekti në hapjen e Konsullatës, por do të vazhdoj të kryej obligimin Moral, Kombëtar e Kushtetues të afroj mbështetje,angazhim e përkushtim duke investuar në projekte tjera për shqiptarët e kësaj Krahine.
Shqipëria kërkohet të jetë më pranë jo vetëm në mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive, por edhe në kultivimin e identitetit, dinjitetit shqiptar jashtë kufijve, prandaj është dhe duhet të jetë detyrë Kombëtare që Udhëheqë Shteti Amë.
Forcimi i pranisë diplomatike të Shqipërisë në këtë Rajon, është një hap strategjik, pasi shqiptarët janë më të diskriminuarit në të gjithë Europën.
Mbi të gjithë nuk e ka të zgjidhur statusin politik e juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, përmesë mjeteve politike e demokratike nën prezencën dhe monitorimin ndërkombëtarë duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive.
Pas hapjes së vonuar të kësaj Konsullate shqiptare në Bujanoc, uroj që Parlamenti i Shqipërisë për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të dënoj DISKRIMINIMIN, si SPASTRIM ETNIK-PASIVIZIMI I ADRESAVE të shqiptarëve në Serbi.
Por edhe të ndërtoj një qëndrim të artikuluar-duke ndërtuar dhe mbajtur qëndrim të drejt, objektiv një qëndrim institucional të Republikës së Shqipërisë, mbi Referendumin e 1 e 2 mars 1992, për kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, dhe marrëveshjen e Konçulit.
Na mban shpresa se nuk do të jetë investimi i vetëm i Tiranës zyrtare në këtë Krahinë, por do të presim investime, konkrete në mbështetje dhe veprime për hapjen edhe të një zyre ndërlidhëse edhe në Tiranë, që është më se e domodoshme.
Po ashtu Parlamenti i Shqipërisë , do të ndihmonte ngritjen e kësaj teme, debatin parlamentar përmesë caktimit të një pike të posaqme të rendit të punës mbi pasivizimin e adresave, mos përfaqësim proporcional në nivelin lokal dhe qendror të Serbisë.
Kemi shtim të diskriminimit në gjithë segmentet e jetës në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, dhe miratimin e një REZOLUTE. Hapja e Konsullatës Shqiptare në Bujanoc, edhe pse e vonuar është hap historik për Rajonin e Luginës së Preshëvës, dhe gjithë shqiptarët në Serbi.
Është ndihmes ndër shumë sfida të mbijetesës në ruajtjen e substancës, të mbrojm sakrificën dhe kontributin e luftës së armatosur si sfida të së ardhmes, ngritja, në nivelin më të lartë të ndërkombëtarizimit të kësaj çështje.
Hapja e kësaj Konsullate është kryemesazhi e reflektim se Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e bredshme e Serbisë, dhe se vërtet Shqipëria përkrah dhe bashkë do të jemi një zë i artikuluar.
Ende na duhet vazhduar të manifestojm rezistencë politike, me mjete paqësore për të drejtat individuale e kolektive.
Nga Shqipëria, edhe më tej presim, të investojn në kulturë, në ruajtjen e trashigimis kulturo-historike, në informim,në sport, në arsim veçmas në shkollimin e kuadrove universitare.
Përtej kësaj edhe të avokojn dhe lobojn në instanca e makanizma më të larta të BE-së dhe OKB-ës.
Shqipëria Amë, më së miri e mbron FRYMËN SHQIPTARE, pikërisht në Bujanoc, në Krahinën e Preshevës, dhe gjithënadej Serbisë, dhe është një kontribut, në sigurimin e një të ardhme më të ndritur dhe të sigurt për shqiptarët kudo.
19 prill 2026
- Vështrim nga publicisti dhe veprimtari Refik Hasani, i cili vazhdimisht ka kërkuar dhe paraqitur domosdoshmërin, se Shqipëria, do të duhej të hap konsullatë në Luginën e Preshevës, menjëherë pas arritje së paqes në nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, të arritur më 20 maj 2001.





