Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit
Figura domethënëse dhe shumë interesante e shkrimtarit dhe historianit Jusuf Buxhovi
Kisha katolike “Shën Flori e Shën Lauri”, ia prishi planet BIA-s së Serbisë
Rrëfej se si dikur pata hyrë me barkën time të vogël në trekëndshin ndërfetar të Bermudes
Gani Durmishi, ka reaguar ndaj pretendimeve lidhur me udhëheqjen e shoqatës dhe proceseve të saj
Mentor I. Barani, Prishtinë
Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK), Gani Durmishi, ka reaguar ndaj pretendimeve lidhur me udhëheqjen e shoqatës dhe proceseve të saj zgjedhore duke kërkuar që çështja të trajtohet në institucionet kompetente.
Durmishi ka ngritur pyetjen nëse “ka shtet, ligje dhe institucione që duhet t’i respektojmë të gjithë” duke thënë se personi që pretendon se ka udhëhequr SHIQK-në ka vazhduar të paraqitet si kryetar, ndonëse, sipas tij, dokumentet dhe proceset zgjedhore dëshmojnë ndryshe.
Ai ka ngritur gjithashtu pretendime serioze lidhur me përdorimin e nënshkrimeve të anëtarëve të shoqatës duke theksuar se kjo çështje duhet të trajtohet dhe të vërtetohet nga institucionet kompetente.
Sipas Durmishit, në vitin 2017 është mbajtur Kuvendi i SHIQK-së, është përpiluar procesverbali dhe janë zhvilluar zgjedhjet e reja, ku ai është zgjedhur kryetar. Dokumentacioni përkatës, sipas tij, është dorëzuar në institucionet kompetente dhe në dokumentet zyrtare ai është paraqitur si kryetar i SHIQK-së.
Durmishi thotë se që nga ajo kohë janë zhvilluar edhe dy procese të tjera zgjedhore, në të cilat ai është zgjedhur kryetar nga përfaqësuesit e 28 qumështoreve të Kosovës.
“Deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Gani Durmishi është kryetar i zgjedhur i Shoqatës”, thuhet në reagim.
Lidhur me pretendimin e Ramadan Memajt se Gjykata e Apelit e ka kthyer lëndën, Durmishi ka deklaruar se kjo çështje është trajtuar më herët nga gjykatat kompetente dhe, sipas dokumentacionit që posedon SHIQK, pretendimet përkatëse janë hedhur poshtë. Ai ka bërë të ditur se së fundmi është iniciuar përsëri procedurë gjyqësore lidhur me këtë çështje.
Durmishi ka paralajmëruar se për veprimet, deklaratat dhe pretendimet e bëra ndaj SHIQK-së dhe drejtuesve të saj do të kërkohet përcaktimi i përgjegjësisë nga organet kompetente dhe gjykatat.
“Ne i besojmë ligjit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe jemi të gatshëm që çdo çështje ta ballafaqojmë me dokumente dhe prova para institucioneve kompetente”, përfundon reagimi i kryetarit të SHIQK-së.
Dialog me priftin Dom Marjan Uka
Shqiptarët dhe instrumentalizimi politik i islamit

Prof. Blerim Latifi
I
Kur Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912 dhe fuqitë europiane po diskutonin se a duhej pranuar si shtet i ri në Europë, një kryeministër serb i asaj kohe, Vladan Gjorgjević, do të ulej dhe brenda një kohe të shkurtër do të shkruante një libër me titull Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha (Die Albanesen und die Großmächte), botuar në Leipzig më 1913.
Libri u adresohej këtyre fuqive dhe kishte për qëllim që diplomatët e tyre t’i bindte se shqiptarët nuk e meritonin të kishin shtetin e tyre të pavarur.
Një prej “argumenteve” që Gjorgjević përdori në atë libër ishte se fuqitë e mëdha do të bënin gabim nëse lejonin që brenda Europës së krishterë të formohej një “shtet muhamedan”.
Rebelimi islamik i Haxhi Qamilit, dy vite më vonë, do të nxitej për të konfirmuar tezën e kryeministrit serb, i cili aspironte për një dalje në Adriatik të shtetit të tij. Që kjo të bëhej e mundur, Shqipëria nuk duhej të ekzistonte. Këtu shfaqet një nga format e para të instrumentalizimit politik të fesë islame në funksion të goditjes së çështjes kombëtare shqiptare: shqiptari nuk paraqitej më si pjesëtar i një kombi që kërkonte shtetin e vet, por si musliman, dhe për rrjedhojë krijimi i shtetit shqiptar mund të paraqitej si një problem për Europën e krishterë.
II
Disa vite më vonë, në Konferencën e Paqes në Paris, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kur erdhi çështja e klauzolave të marrëveshjes që kishin të bënin me statusin e pakicave etnike në shtetet që kishin fituar luftën, kryeministri serb Nikolla Pashić iu afrua aleatit të tij, kryeministrit francez Klemanso, dhe i kërkoi atij që Franca të pranonte planin e Serbisë për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia.
Edhe pse kishin qenë aleatë të ngushtë gjatë luftës, Klemanso e kundërshtoi propozimin e Pashićit. Atëherë ky i fundit do të ndryshonte strategjinë: që shqiptarët e Kosovës të mos bëheshin çështje ndërkombëtare, ata duhej të paraqiteshin jo si pakicë etnike shqiptare, por si pakicë fetare muslimane.
Kështu, nën termin “pakicë muslimane”, largohej problematizimi ndërkombëtar i shtypjes brutale që u bëhej shqiptarëve të Kosovës dhe njëkohësisht vazhdohej shkombëtarizimi i tyre. Për këtë qëllim Pashići krijoi Xhemijetin, Partinë e Muslimanëve në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, me seli në Shkup.
Pra, kemi dy pika kritike historike, të ndara nga disa vite, por që mund të lexohen si pjesë e së njëjtës linjë politike: në rastin e parë, identiteti fetar i shqiptarëve përdorej për të vënë në dyshim legjitimitetin europian të shtetit shqiptar; në rastin e dytë, i njëjti identitet fetar përdorej për ta zbehur karakterin kombëtar të shqiptarëve të Kosovës.
Në të dyja rastet, shqiptari duhej të paraqitej jo para së gjithash si shqiptar, por si musliman. Feja shndërrohej kështu nga një element identitar në një kategori politike, e cila mund të përdorej për të goditur interesat kombëtare shqiptare.
Po të mos kishte shpërthyer Lufta e Dytë Botërore, sot çështja shqiptare në Kosovë do të ishte e njëjtë si çështja çame në Greqi.
III
Kohët kanë ndryshuar dhe tani nuk është në çështje integriteti i shtetit shqiptar, as dëbimi i shqiptarëve nga Kosova, i cili u provua por dështoi në vitin 1999.
Tani çështja është të prodhohen kushtet për dështimin e shtetit të Kosovës, i krijuar e mbështetur nga fuqitë perëndimore. Vetëm nëse dështon ky shtet, atëherë aspiratat serbe për ta rimarrë Kosovën mund të rikthehen në tavolinë. Dhe ky dështim i shtetit të Kosovës mund të rezultojë, mes tjerash, edhe nga humbja e kapitalit më të madh që e mban këtë shtet: njohja dhe mbështetja perëndimore.

E si t’i shkatërrohet ky kapital Kosovës?
Duke ia dëmtuar kredencialet europiane këtij shteti. Duke e paraqitur atë si një shtet me një popullatë të islamizuar, me një rini të radikalizuar e institucione të ndikuara nga islami politik. Një shtet me parime europiane të sekularitetit, të sundimit të ligjit, të demokracisë e të drejtave të njeriut nuk mund të qëndrojë dot mbi një shoqëri të islamizuar sipas modelit të vahabizmit e Muslim Brotherhood.
Ai shembet nga vetë baza e cila e kundërshton.
Tjetra: në një Perëndim ku e djathta ekstreme përditë e më shumë po fiton terren politik e social, një imazh islamist për shtetin e Kosovës është dhurata më e madhe që mund t’i bëhet Serbisë dhe aspiratave të saj për ta rikthyer Kosovën.
Pra, e gjitha ka të bëjë me luftën për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë luftë që dikujt i qenka tekur ta bëjë kundër Islamit, nga urrejtja ndaj tij si fe. Serbia po përdor formulat e vjetra të Gjorgjevićit e Pashićit në këtë luftë, ndërsa ne, nëse e kemi seriozisht ruajtjen e këtij shteti, duhet të bëjmë që këto metoda të dështojnë.
Dhe ka vetëm një rrugë për t’ia dalë me sukses në këtë punë: të ndalojmë rrymat vahabiste, salafiste e ato me bazë Muslim Brotherhood që të influencojnë jetën tonë politike, institucionet tona, fëmijët e të rinjtë tanë, shoqërinë tonë në përgjithësi
Aktakuza e ngritur ndaj pjesëtarit të BIA-s Fatmir Sheholli, që vazhdon të mbahet në paraburgim
Arbër Zaimi
Pas disa muajsh hetime prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, i cili mbahet në paraburgim. Deri më tash janë zbuluar prova që vërtetojnë se: – Sheholli punonte në bashkëpunim me shërbimin sekret të Serbisë dhe ne varësi të tyre. – Ai kishte marrë udhëzime nga drejtuesit e shërbimit serb për një plan të detajuar për dëmtimin e personalitetit dhe reputacionit të kryeministrit të Kosovës.
Ky plan titullohet “Leptir” fjalë që shënon serbisht një lloj fluture por edhe një lloj thike. – Sheholli kishte marrë para dhe informacione te rreme nga shërbimi serb, e edhe paratë edhe shpifjet i shpërndante te gazetarë të ndryshëm shqiptarë që kundrejt pagesës pranonin të publikonin dezinformatat.
Është publikuar një përgjim ku Sheholli paguan një tjetër “analist” që ftohet në shumë media, për të publikuar dezinformatat që sillte nga Serbia.
– Dezinformatat që shpërndante Sheholli dihet se synonin politikanë shqiptarë të Kosovës me qëndrim kombëtar shqiptar, por edhe ata politikanë serbë të Kosovës që janë distancuar nga planet e Beogradit.
– Sheholli gjithashtu shantazhonte dhe merrte para prej njerëzve, që të mos publikonte informacione që cënonin reputacionin e tyre personal, profesional a familjar. Është publikuar se si një personi i ka marrë dhjetëra mijëra euro përmes shantazheve të tilla.
Këto gjëra janë shumë shqetësuese, sidomos kur dimë se Sheholli, pavarësisht se dihej botërisht e shkuara e tij me UDB-në, kishte arritur të afrohej shumë me disa figura politike opozitare në Kosovë, aq sa doli edhe në ballë të protestave kinse në mbështetje të UÇK-së.
Po aq shqetësuese është kur sheh sa shpesh thirrej Sheholli si analist nga studiot e mediave në Tiranë dhe Prishtinë, e ndonjëherë mbante edhe kapele me stemën e UÇK-së kur dilte në televizion.
Pse thirrej kaq shpesh në media ky njeri i cili nuk shquhej për mendim të thellë dhe as për kulturë e njohuri të gjera?
Mbase këto pyetje do të mbeten pa përgjigje, por po të jepeshin ato do të shpjegonin edhe se pse ftohen aq rralle në media figura që spikasin për kulturë, dije, mendim dhe nder, apo figura pa kompromis kombëtar.
Flitet shpesh për vetërregullimin e mediave, por a po mundet ky vetërregullim të funksionojë dhe ta shmangë infiltrimin e “fluturave” dhe “thikave” të atyre që punojnë për rrezikimin e shtetit e të kombit?




