Kreu Blog Faqe 20

Imazhit europian i Dardanisë dhe mbrojtja e tij

0
Nga: Gjon Keka 
___

Që nga viti 2002, unë kam shkruar dhe kam folur kundër rrymave ideologjike fetare të huaja, të cilat kanë pasur si qëllim shkatërrimin e imazhit europian të Dardanisë . Shkrimet e mia janë botuar edhe në librin tim të botuar në vitin 2009, me titull„Gabimet politike në Kosovë dhe Shqipëri“, si dhe janë pjesë e arkivit publicistik që kam ruajtur.

Pata paralajmëruar se, nën petkun e të ashtuquajturave ndihma humanitare, kanë hyrë organizata të dyshimta me tendenca për të nxitur radikalizmin islamik në Kosovë.

Këto organizata tentuan futjen e këtij helmi që do ta dëmtonte Kosovën nga brenda, e më pas do të dëmtonte edhe imazhin e saj jashtë vendit, duke arritur në fund deri në prishjen apo ngjalljen e dyshimit tek ndërkombëtarët, të cilët e ndihmuan Kosovën të fitonte lirinë dhe të shpallte pavarësinë e saj.

Tani është tepër vonë, sepse Kosova sot është me të dyja këmbët në llumin e kësaj të keqeje, gjë që do të ketë pasoja të pariparueshme dhe do ta pengojë Kosovën në rrugën e integrimit në familjen europiane.

Kolonel Hajro Limaj: Zbulimi informativ ushtarak dhe Kosova

0
Në foto është Kolonel Hajro Limaj
____

Zbulimi informativ ushtarak, ndiqte me shumë përparësi situatën politike dhe ushtarake në Kosovë. Ai mbante nën kontroll me të gjitha format dhe mjetet e zbulimit gjendjen e sigurisë së Kosovës dhe rriste gadishmërinë kur Beogradi shtonte forcat e armatosura në këtë rajon. Ne dinim me ekzaktësi përbërjen, organizimin, disllokimin dhe armatimin e forcave ushtarake serbe në Kosovë si dhe të gjitha veprimtaritë që zhvilloheshin kundër shqiptarëve. Për këtë realitet po jap vetëm dy shembuj informacionesh që drejtoria jonë e Zbulimit u dërgonte drejtuesve kryesor të shtetit dhe që përbënin bazat mbi të cilën u hartua edhe operacioni “Shpërthimi “. Burimi kryesor i këtye informacioneve ishte qëndra informative në veri – lindje të vendit me drejtues Z. Tomorr Hazizi, i cili me aftësitë profesionale dhe gjuhësore ishte kthyer në një burim të pandërprerë të informacioneve me shumë vlerë.

1.
“Informacion mbi gjendjen e forcave ushtarake, para dhe pas ngjarjeve në Kosovë, 1981.
1. Sipas të dhënave të zbulimit, përpara ngjarjeve në Kosovë dislokoheshin: Grupi i 52 – të Operativ me shtab në Prishtinë në vartësi të armatës së 2- të në Nish.
2. Sipas të dhënave del se gjatë zhvillimit të ngjarjeve, në Kosovë kanë ardhur edhe këto forca: 2 Brigada tankiste (Nr. 211 e 243 ardhur përkatësisht nga Nishi dhe Shkupi); 1 Brigadë e Motorizuar (Nr. 592); 1 Regjiment Parashutist (Nr. 2); 1 Regjiment i Artilerisë Kundërtanke (Nr. 102); 1 Regjiment Kufitar (Nr. 20).
3. Tani sqarohet më mirë se në vend të Grupit 52 Operativ vepron Korpusi 52 me shtab në Prishtinë, në vartësi të Armatës 2- të, në Nish, në përbërje të të cilit hyjnë: 5 Brigada (2 tankiste, 1 këmbësorie, 1 këmbësorie morale dhe 1 e motorizuar); 1 regjiment këmbësorie autonom; regjiment parashutist; 1 regjiment i Artilerisë kundërtanke; 1 regjiment kufitar; 3 batalione të ndjekjes.
Në Prishtinë (Golesh) ka qenë dhe është e dislokuar edhe një brigadë ajrore, në vartësi të Korpusit të I-rë Ajror në Nish. Problemin e kemi në ndjekje për saktësim e verifikim të mëtejshëm.” (18.4.1981 ).

Informacion
Mbi ngjarjet në Kosovë.
Sipas burimeve sekrete jugosllave rezultojnë këto të dhëna:
1.Mbi përhapjen e pjesëmarrjen në demonstrata.
Më datën 1, 2, 3, 4 prill, në Kosovë u zhvilluan demonstrata të mëdha. Demonstratat përfshinë 14 komuna (nga 22 që ka Kosova), kryesisht: Prishtinën, Mitrovicën, Podujevën, Ferizajn, Vuҫiternin, Pejën, Deçanin, Kamenicën, Suharekën, Istogun, Lipjanin, Vitinë etj.
Pjesëmarrësit kanë qenë kryesisht nxënës e studentë, ndërsa në Mitrovicë, më 3 prill, u përleshën me forcat e policisë rreth 3000-3500 punëtorë të fabrikës së Elektrolizës të Xingut, të fabrikës së Akumulatorëve etj. Në Vuҫiternë demonstruesit sulmuan shkollën e Milicisë dhe u përleshën me forcat e policisë. Bëhet fjalë për karakterin e ashpër të demonstratave dhe për gjakderdhje.
Demonstruesit hodhën parullën “Duam Republikën me hir ose me pahir”.
2.Mbi masat e marra nga udhëheqja jugosllave.
Më datën 22 mars, rezulton se komanda ushtarake jugosllave intensifikoi masat e gatishmërisë në sistemin e radiokomunikimit midis forcave ushtarake të Armatës 2- të në Nish me njësitë e dislokuara në Prishtinë, ndërsa më 26 mars kaluan në gatishmëri të plotë luftarake forcat ushtarake në Kosovë, të Armatës 2- të në Nish dhe disa njësi të Armatës 3-të në Shkup. Menjëherë u dërguan në Kosovë, forcat e policisë e milicisë nga republika e Serbisë, kryesisht nga Beogradi, Nishi dhe Sadi.
Më datën 1 prill u shpall gjendje e jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës ku u përfshinë këto masa kryesore:
– komandat e njësive e të reparteve të dislokuara në Kosovë dolën në vëndkomanda, për drejtimin e veprimeve luftarake dhe në ҫdo njësi e repart u krijuan grupe operative për ndjekjen e situatës së krijuar:
– grupi 52- të operativ me qendër në Prishtinë, mbante lidhje direkte me Sekretariatin Federativ të Mbrojtjes dhe me komandën e Armatës 2- të në Nish, kurse sistemi i radiokomunikimit i Armatës 2- të në Nish dhe i disa njësive të Armatës 3- të në Shkup kaloi në përgjim të vazhdueshëm;
– u ndërprenë lidhjet telefonike të Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë dhe u ndalua qarkullimi i automjeteve në të gjithë territorin, duke lejuar vetëm lëvizjet e mjeteve të ushtrisë, policisë e milicisë, dhe këto të kontrolluara.

3.Mbi riorganizimin e forcave ushtarake në Kosovë.
Më datën 6. 4. 1981 vërtetohet se në Kosovë dislokoheshin këto forca ushtarake: 2 brigada këmbësorie, 2 brigada tankiste, 1 brigadë e këmbësorisë së motorizuar, 1 regjiment këmbësorie, 1 regjimenti parashutist, 1 regjiment i artilerisë kundërtanke etj., Në dorë të komandës të Korpusit 52- të është mbajtur një forcë e transportueshme me helikopter, me përbërje deri batalion, për ta përdorur në ato rajone ku nuk janë dislokuar forca të mjaftueshme të ushtrisë. Forcat pjesëmarrëse, të ushtrisë e të policisë, ndërmorën veprime konkrete në bazë të operacionit “Akacija – 81” (Aksioni – 81”, analiza e të cilit u bë më 8. 4. 1981 në komandën e Korpusit 52- të në Prishtinë, me pjesëmarrjen e komandantëve e zëvendësve për punë politike të të gjitha njësive. Për zbatimin e operacionit nuk disponohen hollësi, por nga sa dimë deri tani rezulton se:
– forcat e këmbësorisë realizuan rrethimin e qyteteve e të qendrave të tjera të banuara;
– helikopterët u përdoren për transportimin e shpejtë të trupave nga një rajon në tjetrin ku situata paraqitej më e rrezikshme. Në të njëjtën kohë helikopterët gjetën përdorim për lëvizjen e kuadrove kryesorë të ushtrisë brenda territorit të Kosovës. Mendojmë që regjimenti parashutist është sjellë me helikopterë (meqenëse në rajonin e Mitrovicës u ulen forcat e një batalioni me helikopter)…
Konkluzion:
1.Demonstratat e fundit në Kosovë përfshinë mbi 2/3 e territorit (rreth 14 komuna nga 22 që ka Kosovë).
2.Forcat ushtarake të dislokuara aktualisht në Kosovë, për nga sasia janë të barabarta me forcat e një armate (të republikave të tjera), që shënon një rritje në masën 3 herë nga koha para fillimit të demonstratave.

3.Forcat ushtarake të përforcimit, u tërhoqën nga Armata e 2 – të dhe e 3- të, përkatësisht në Nish e Shkup, që mbrojnë drejtimet më të rëndësishme (sipas tyre) nga rreziku bullgar dhe i Traktatit të Varshavës.

***
Ndërsa Perlat ÇAUSHI, drejtor i drejtorisë së Zbulimit Politik shkruan :
Në pranverën e vitit 1981 revoltat në Kosovë dolën me parullën “Kosova Republikë”. Pas tetë ditësh, u botua një artikull në “Zëri i Popullit”, ku shprehej përkrahja ndaj këtyre revoltave dhe ndaj të drejtës sublime për “Kosovën Republikë”.
Nga krahasimi të dhënave informative të zbulimit politik të MPB dhe ato të zbulimit informativ ushtarak të MM të asaj kohe kishte ndryshim shumë të madh. Zbulimi politik jepte vetëm deklarimet publike të kosovarëve, ndërsa zbulimi ushtarak informonte deklarimet politike dhe të gjithë situatën ushtarake të forcave serbe në hapsirat e Kosovës.
Ky fakt e detyroi Kadriu Hazbiun, të deklaronte, mbasi lexoi informacion mbi forcat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, se “ ne harxhojmë me mijëra dollarë për agjenturën dhe këto informacione të pasura që na sjellin zbuluesit ushtarakë ata nuk na i sigurojnë ….”.
***
Në mbështetje të këtyre zhvillimeve, pas këtyre ngjarjeve Enver Hoxha formuloi një platformë, e cila për shkak të karakterit sekret, u lexua nga shumë pak kuadro.
Etapat :
“ – Shpallja e Kosovës Republikë më vete, nën suazën e federatës jugosllave.
– Bashkimi me Kosovën i të gjitha viseve të tjera shqipfolëse në një Republikë të vetme, gjithmonë brenda federatës jugosllave.
– Pasi të arrihej kjo, organizimi i një referendumi për shkëputje nga federata.
– Bashkimi me Shqipërinë “.
***

Enver Hoxha planifikoi operacion ushtarak” Shpërthimi “ në Jugosllavi
Plani është hartuar në prill të vitit 1980.
Në arkivin e Drejtorisë së Zbulimit të ushtrisë Shqiptare ekzistonte harta me Nr 927datë 29/12/1980, e cila përfshinte krahinën e Kosovës, e shkallës 1 me 200 mijë, në të cilën parashikoheshin 27 pika dhe rajone të paracaktuara për depërtim dhe veprimtari në prapavijë të armikut, të koduara sipas rregullit ushtarak. Plani i ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, i quajtur ‘Shpërthimi’, u përgatit mbi bazën e këtyre hartave që kishin të dhëna të hollësishme të objekteve përkatëse të terrenit. Veprimtaria zbuluese e drejtorisë sonë nëpërmjet zbulimit agjenturor elektronik arriti të mbante në kontroll të plotë të gjitha komunikimet dhe bisedat që zhvilloheshin nga shefi i shtabit të përgjithshëm në Beograd me të gjitha komandat e disllokuara në hapsirat e Kosovës, urdhërat dhe udhëzimet që ai jepte. Plani është hartuar i hollësishëm e tepër sekret, i rëndësisë së veçantë, koduar “Shpërthimi”. Konkretisht atë plan e kishin përpiluar dhe firmosur grupi i punës i përbërë nga ministri i Mbrojtjes, Mehmet Shehu, Veli Llakaj si shef i Shtabit të Përgjithshëm, Maliq Sadushi si zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe Nazar Berberi si zëvendës ministër. Ai kishte firmën e miratimit nga vetë Enver Hoxha si komandant i përgjithshëm i ushtrisë.
Është hartuar në prill të vitit 1980, i cili nuk u vu në zbatim për arsye objektive në atë kohë. Ky plan tepër sekret i rëndësisë së veçantë ruhej në dy kasaforta; në një kasafortë të vogël ku ishte vetëm pjesa tekstuale dhe grafike e këtij plani dhe çelësat e kësaj kasaforte të vogël dokumentare mbaheshin nga Mehmet Shehu. Kjo kasafortë e vogël ruhej në një kasafortë më të madhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Në operacionin “Shpërthimi” sipas planit, duhet të merrnin pjesë 34 brigada këmbësorie, 6 brigada tankesh, 7 brigada artilerie, 6 regjimente anti-tank, 12 regjimentit të mbrojtjes ajrore, 2 brigada inxhinierie , 10 batalione të zbulimit dhe inteligjencës, 3 regjimente aviacioni, 3 spitale ushtarake, 2 spitale veterinare. Forcat e përgjithshme: 200 – 220 mijë ushtarë dhe oficerë. Siç thuhet në planin, 65 për qind e njerëzve do të ishin të angazhuar në vijën e parë të Kosovës, dhe 35 për qind të Malit të Zi dhe në drejtim të Maqedonisë.
Në fazën e parë në drejtim të Kosovës – 30 mijë ushtarë, në valën e dytë të sulmit 150 mijë trupa. Në fushë betejën Maqedonase do të angazhoheshin gjashtë, dhe Mal të Zi katër mijë ushtarë të përkrahur nga 16 mijë ushtarë. Përveç forcave të veta, planifikuesit në sulm kishin parashikuar edhe një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve jugosllav në çlirim. …Përpara këtij plani, në vitet 1970-‘83, në drejtimin verilindor ishin vendosur 3 korpuse gjitharmëshe, Brigada Sulmuese, batalione kufiri, tanke e potenciale të fuqishme artilerie. Kundërshtari mbante nën presion shtetin shqiptar dhe paralelisht shtypte në të gjithë format popullsinë shqiptare në Kosovë. Përballja me shtetin jugosllav mendohej se, “s’do të ishte veprim i lehtë”. Megjithatë, me përparësi u përpunuan çështjet e drejtimet e reagimit ushtarak. Realizimi i stërvitjeve komando-shtabi në nivel operativo-strategjik, si”Kështjella”, “Drini”, “Shebeniku”, “Taraboshi”, “A-81” etj., mbanin nën presion shtetin jugosllav. Doktrina ushtarake parashikonte elementët e luftës popullore, të cilat do të realizoheshin me trupat sulmuese dhe të zbulimit për veprime në prapavijë të armikut. Si çështje të paracaktuara, në kushtet e relievit, koha vërtetoi se ato u zbatuan në kohën e luftës në Kosovë. Ky dokument qëndroi i paprekur me ndryshimet, që ndodhën me ministrat e mbrojtjes dhe shefat e shtabit të përgjithshëm. Me ndryshimin e sistemit dhe ardhjen në krye të ministrisë, Safet Zhulali, kërkoi hapjen e kasafortës në fjalë. Për këtë arsye u thirr ish ministri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi dhe “Plani sekret Kosova” ju dorëzua me proces verbal ministrit të ri të mbrojtjes.
Për këtë, historiani rus, Artjom Ulunjam, në shkrimin e tij “Operacioni i fshehtë “Shpërthimi”, shkruan se Enver Hoxha, ishte përgatitur për ndërhyrje ushtarake për çlirimin e Kosovës ndaj Jugosllavisë, pas vdekjes së Josip Broz Titos. Shkrimi i historianit rus është publikuar nga gazeta kroate “Jutarnji List”.
Përmes këtij operacioni planifikohej marrja e Kosovës, pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë, në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën, – shkruan Ulunjam.
Udhëheqësit komunistë shqiptarë, sipas tij, kanë shpresuar në një skenar, sipas të cilit pas vdekjes së kryetarit të Jugosllavisë së atëhershme, Josif Broz Tito, do pasonte një luftë për pushtet mes liderëve të ish republikave të Jugosllavisë, luftë nga e cila Shqipëria mund të përfitonte aneksimin e pjesëve të rajonit, me ndihmën e shumicave shqiptare që jetonin aty.
Ulunjam, i njohur si ekspert për lëvizjen komuniste të shekullit XX në Ballkan, punon për Institutin Rus të Historisë dhe informacionet i ka marrë nga memuaret e ministrit të atëhershëm të mbrojtjes.
Në arkivat ruse, ekzistojnë prova se Enver Hoxha ka qenë i përqëndruar veçanërisht te rimarrja e Kosovës, gjë që u vërtetua edhe në Samitin e Helsinkit në vitin 1975, në të cilin Shqipëria refuzoi të nënshkruante dokumentin në bazë të të cilit definoheshin kufijtë e Evropës së pasluftës.
Historiani rus shkruan se burimet e tij citojnë Enver Hoxhën të ketë thënë se “nuk duhet kursyer asgjë për të marrë Kosovën, sepse në të ardhmen kjo do na shpërblehet”.
Me 2 shtator1949, Enver Hoxha i dërgoi letër personalisht Josif Stalinit, ku thuhej:“Ne mendojmë,se çlirimi i popujve të Jugosllavisë mund të arrihet vetëm me luftë e me gjak. Tjetër rrugë s‘ka. Është e domosdoshme të pëmbyset e të asgjesohet klika e Titos.Lufta e Jugosllavisë duhet të zhvillohet e ashpër, deri në kryengritje të armatosur kundër fashistëve dhe shërbëtorëve të tyre të brendshëm me agjentin Tito në krye. Populli shqiptar në Kosovë duhet të luftojë nën flamurin shqiptar, kurse parimi i vetvendosjes duhet përcaktuar saktë dhe të jetë rrjedhojë e luftës së ashpër të shqiptarëve”.
******
Në 27 shtator 1990, sekretari i parë i KQ të PPSH dhe presidenti Shqipërisë në vizitën e parë në OKB, në fjalimin që mbajti kishte disa paragrafë shumë të forta për Kosovën. “Aktualisht”, -tha Ramiz Alia, “një nga problemet më të mprehtë dhe më shqetësues në Ballkan, është ai i shqiptarëve në Jugosllavi, ndaj të cilëve qeveria e Serbisë po ndjek një politikë të hapur gjenocidi”. Më pas “Në Kosovë dhe në vise të tjera të Jugosllavisë ku jetojnë shqiptarët, po bëhen krime, të cilat edhe në mesjetën e errët do të ishin të shëmtuar”. Ato u duartrokitën fort nga lozha, në të cilën ndodheshin shqiptarë, mes tyre, sipas një informacioni të mbyllur dokumentar, duhet të ketë qenë edhe Ibrahim Rugova. Po sipas këtij burimi, edhe pse pala shqiptare kërkoi ta takonte, ky u shmang.

23 Gushti, Dita që Europa nuk e harron

Nga Frank Shkreli
____
23 gushti është dita që Evropa përkujton viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare.  Kjo shtë një datë që nuk i përket vetëm së kaluarës. Por ajo është një ditë që bën thirrje për të kujtuar se liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor nuk janë vlera të vetëkuptueshme dhe se shoqëritë që harrojnë historinë rrezikojnë të mos nxjerrin mësimet e saj.  23 gushti lidhet me datën 23 gusht të vitit 1939, kur Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik komunist nënshkruan Paktin Molotov–Ribbentrop. Parlamenti Evropian e ka përcaktuar 23 gushtin si Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të të gjitha Regjimeve Totalitare dhe Autoritare.  Frank Shkreli: Dita Evropiane e kujtimit të viktimave të komunizmit dhe nazizmit | Gazeta Telegraf – Institucionet evropiane vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e ruajtjes së kujtesës së krimeve të nazizmit, stalinizmit, komunizmit dhe regjimeve të tjera totalitare.
Për shqiptarët, kjo ditë nuk është një përkujtim abstrakt evropian. Por duhej të ishte një ditë që prek drejtpërdrejt historinë e shqiptarëve.  Shqipëria ka kujtesën e një diktature gati gjysmëshekullore.  Siç dihet, ajo ka përjetuar një nga regjimet më të ashpra komuniste të Evropës Lindore. Për gati gjysmë shekulli, shteti komunist i regjimit të Enver Hoxhës ka përdorur, si dënim e ndëshkim, burgimin, internimin, dëbimin, punën e detyruar dhe ekzekutimin e kundërshtarëve të vet politikë, si instrumente të kontrollit total politik dhe shoqëror. Frank Shkreli: Shqipëria të dënojë zyrtarisht vra.sjet makabër të komunizmit | Gazeta Telegraf  –Familje të tëra u ndëshkuan jo vetëm për veprimet e tyre, por edhe për prejardhjen familjare apo bindjet e të afërmve. Fëmijë, gra dhe të moshuar përfunduan në kampe internimi pa qenë vetë autorë të ndonjë krimi. Një nga simbolet më tragjike të kësaj historie është ish-kampi i Tepelenës, por jo vetëm.  Tepelena është vetëm një prej këtyre vendeve. Kujtesa shqiptare përfshin gjithashtu Spaçin, Qafë-Barin, Burrelin, Maliqin, kampet e internimit dhe dhjetëra burgje e vende të tjera ku mijëra shqiptarë vuajtën për arsye politike. Por a mjafton përkujtimi?  Këtu qëndron pyetja më e rëndësishme. Nuk mjafton që një herë në vit të vendosen kurora, të mbahen fjalime dhe të publikohen mesazhe politike që i merr era. Kujtesa historike duhet të kthehet, zyrtarisht, me vendime të Kuvendit të Shqipërisë, në një politikë të qëndrueshme të edukimit dhe dokumentimit. Kjo, në rend të parë, është përgjegjësi e qeverisë dhe shtetit shqiptar, si përfaqësues të Shqipërisë, një vendi, politikisht,  ushtarakisht dhe gjeografikisht, në Evropë. Vetë institucionet evropiane theksojnë se nuk mund të ketë pajtim pa kujtesë dhe se projektet e kujtesës në çdo vend të vuajtur nga totalitarizmat e sheklullit XX, duhet të nxisin kërkimin, edukimin dhe njohjen e fakteve historike. Frank Shkreli*: Pajtimi kombëtar, mbi të gjitha! | Gazeta Telegraf— Kjo është veçanërisht e rëndësishme në Shqipëri, ku brezat që e kanë përjetuar drejtpërdrejt komunizmin po pakësohen. Kur të mos jenë më gjallë dëshmitarët e asaj kohe, kush do t’ua tregojë të rinjve se çfarë ndodhte në burgjet dhe kampet e internimit? Kush do t’u shpjegojë atyre se çfarë do të thoshte të humbisje lirinë e fjalës, pronën, arsimin, profesionin apo edhe jetën për shkak të bindjeve politike?  Përgjigjja duhet të jetë: arkivat, muzeumet, mbi të gjitha shkollat, librat dhe dëshmitë e dokumentuara.
Për Kosovën, çështja ka një dimension tjetër. Kosova nuk përjetoi regjimin komunist shqiptar të Enver Hoxhës. Kosova ka gjithashtu kujtesën e represionit të regjimit komunist jugosllav.  Përvoja historike e shqiptarëve të Kosovës lidhet me sistemin komunist jugosllav dhe me periudha të ndryshme të represionit politik, veçanërisht ndaj kërkesave politike e kombëtare të shqiptarëve në atë krahinë (sot shtet I pavarur) dhe në trojet e tjera shqiptare nën-ish-Jugosllavinë.  Prandaj, kujtesa e 23 gushtit në Kosovë duhet të shihet në kontekstin e përvojës së saj me systemin komunist ish-jugosllav, pa bërë ekuacione të pasakta historike midis dy përvojave që nuk kanë qenë identike.  Kjo është pikërisht arsyeja pse Kosova ka nevojë për një trajtim serioz të kësaj date. Jo për të importuar një narrativë të gatshme, por për ta vendosur përvojën e vet historike në kuadrin më të gjerë evropian të totalitarizmit dhe autoritarizmit. Frank Shkreli: Drejtesi edhe per Viktimat e Komunizmit ne Kosove – Zemra Shqiptare — Kosova ka historinë e vet të burgosjeve politike, të represionit dhe të përplasjeve me sistemin komunist jugosllav. Ajo histori nuk duhet të mbetet vetëm në kujtesën e familjeve që e përjetuan.  Ka edhe një parim tjetër që duhet të jetë i qartë. Kujtesa nuk do të thotë hakmarrje. Të kujtosh viktimat e komunizmit nuk do të thotë të kërkosh hakmarrje. Të studiosh krimet e një regjimi nuk do të thotë të fajësosh brezat e sotëm për veprimet e një sistemi të kaluar.  Përkundrazi.  Kujtesa historike është një mënyrë për t’i dhënë dinjitet viktimave dhe për t’i dhënë shoqërisë mundësinë të kuptojë se si u krijua një system totalitar që i mohoi njeriut lirinë dhe të drejtat themelore.  Prandaj, faktet duhet të jenë mbi politikën.  Dokumentet duhet të jenë mbi propagandën. Dëshmitë duhet të kontrollohen dhe të krahasohen.  Dhe historia duhet të shkruhet mbi bazën e provave, jo të nevojave politike të ditës. Kjo është edhe mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur atyre që përpiqen ta relativizojnë të kaluarën totalitare, në rastin e shqiptarëve, komunizmin prej pothuaj një shekulli.
Çështja e kujtesës së viktimave të komunizmit, merr një rëndësi edhe më të madhe kur e shohim në një kontekst ndërkombëtar.  Në Evropë, 23 gushti vazhdon të përdoret si një ditë edukimi dhe reflektimi. Rrjeti Evropian i Kujtesës dhe Solidaritetit, për shembull, e shoqëron përkujtimin e këtij viti me fushatën “Remember. August 23”, (Kujtoje 23 Gushtin), duke e lidhur kujtesën e viktimave me edukimin publik dhe me nevojën për të kuptuar pasojat e totalitarizmit në Evropën e sotme. Edhe në Shtetet e Bashkuara, megjithse nuk kanë pasur të bëjnë në mëynzrë direkte me totalitarianizmin komunist e nazist, po shohim një interes në rritje për mësimin e historisë së komunizmit dhe të regjimeve totalitare në shkolla. Frank Shkreli: Dhoma e Përfaqësuesve e Shtetit Teksas, dënon komunizmin dhe kërkon miratimin e ligjit që në shkollat e shtetit të mësohet mbi krimet e komunizmit | Gazeta Telegraf — Kjo është një qasje që meriton vëmendje edhe në Shqipëri e Kosovë.  Sepse lufta kundër harresës nuk fitohet vetëm me monumente, kushtuar viktimave të komunizmit, megjitse as ato nuk ekzistojnë në trojet shqiogtare, por fitohet në klasën e historisë.  Aty, në kalsën e historisë, ku një nxënës mëson se çfarë është demokracia, duhet të mësojë edhe çfarë ndodh kur demokracia shkatërrohet.  Aty ku mëson për lirinë e fjalës, duhet të mësojë edhe se çfarë ndodh kur shteti e ndalon fjalën e lirë.  Aty ku mëson për të drejtat e njeriut, duhet të mësojë edhe historinë e atyre që i humbën këto të drejta nga regjimet totalitare si komunizmi, anë e mbanë trojeve shqiptare për pothuaj një shekull.
Prandaj, 23 gushti nuk duhet të jetë vetëm një datë në kalendar. Për Shqipërinë, kjo është një detyrë e veçantë. Ndërsa ende ka dëshmitarë gjallë. Ka arkiva. Ka dokumente. Ka ish-të burgosur dhe ish-të internuar. Ka familje që ende kërkojnë eshtrat e të afërmve të zhdukur. Ka vende të vuajtjes që presin të dokumentohen dhe të shndërrohen në vende serioze kujtese.  Kemi, mbi të gjitha, një brez të ri që ka të drejtë ta njohë të vërtetën. Edhe Kosova ka detyrimin ta dokumentojë dhe t’ua përcjellë brezave të rinj historinë e represionit dhe të vuajtjeve të shqiptarëve nën systemin komunist jugosllav, në mënyrë të argumentuar dhe të mbështetur në dokumente. Sepse kujtesa nuk është vetëm për ata që vuajtën.  Kujtesa është edhe për ata që nuk kanë lindur ende. 23 gushti na kujton se viktimat e totalitarizmit nuk duhet të kujtohen vetëm për dhimbjen që përjetuan, por edhe për mësimin që historia e tyre i jep shoqërisë. Dhe ky mësim është i thjeshtë: Asnjë ideologji, asnjë parti dhe asnjë shtet nuk mund të vendoset mbi dinjitetin dhe lirinë e njeriut.  Nëse këtë ua mësojmë brezave të rinj, atëherë 23 gushti nuk do të jetë thjesht një ditë përkujtimore. Do të jetë një ditë që i shërben demokracisë. Dhe ndoshta kjo është mënyra më e denjë për t’i kujtuar viktimat e regjimeve totalitare, komunizmit dhe nazizmit. Jo vetëm duke i vajtuar ato viktima, por duke mësuar prej historisë së tyre.
Premium Vector | A Day of Remembrance for Victims of Stalinism and Nazism

Anën më të mirë të shpirtit shqiptar, në përvjetorin e lindjes së Shën Terezës

Nga Frank Shkreli* 
____
Më 26 gusht, në ditëlindjen e saj, le ta kujtojmë Shën Nënë Terezën jo vetëm me fjalët e zakonshme të krenarisë kombëtare, por duke kujtuar veprën dhe mesazhin që ajo i la njerëzimit. Shën Nënë Terezën jo vetëm si figurë shqiptare me përmasa botërore, por edhe si një dëshmi të vlerave njerëzore që shqiptarët mund t’i përfaqësojnë në botë. Nënë Tereza i tregoi botës jo anën e konfliktit, vuajtjes apo ndarjeve që shpesh lidhen me historinë shqiptare, por anën më të bukur të shpirtit shqiptar: identitetin, mëshirën, bujarinë, dashurinë për tjetrin dhe sakrificën njerëzore. Frank Shkreli: Nënë Tereza- Shenjtëresha dhe kombi i saj e autorit Dr. Gëzim Alpion | Gazeta Telegraf
Ajo ishte shqiptare me origjinë, indiane me shtetësi dhe katolike me besim, por misionin e saj njerëzor e shtriu përtej çdo kufiri gjeografik. Pikërisht kjo e bën figurën e saj të veçantë.  Ajo nuk e përfaqësoi Shqipërinë e shqiptarët me fjalë të mëdha, por me një jetë të tërë kushtuar njeriut në nevojë.  Agnes Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, atëherë pjesë e Perandorisë Osmane, në një familje shqiptare.  Por rëndësia e kësaj prejardhjeje nuk qëndron vetëm te një të dhënë biografike. Në jetën e Nënë Terezës, identiteti shqiptar mbeti një pjesë e rëndësishme e vetëdijes së saj. Në një intervistë të vitit 1995, ajo e përcaktoi vetë identitetin e saj kombëtar me një qartësi të jashtëzakonshme: “Me gjak jam shqiptare. Me shtetësi, indiane. Me besim, jam murgeshë katolike. Sa i përket thirrjes time, i përkas botës.”  Këtu ndodhet ndoshta një nga çelësat për ta kuptuar madhështinë e saj. Nënë Tereza nuk e shihte identitetin e saj kombëtar si mur që ndanë njerëzit, por si një rrënjë prej së cilës mund të rritet dashuria për të gjithë. Ajo nuk u bë më pak shqiptare sepse i shërbeu botës. Përkundrazi, përmes saj, emri shqiptar u shqiptua në një gjuhë që bota e kuptonte menjëherë, në gjuhën e mëshirës, të shërbimit dhe të dinjitetit njerëzor.
Në moshën 18-vjeçare, Gonxhe Bojaxhiu u largua nga familja dhe iu bashkua Motrave të Loretos. Pas një periudhe formimi në Irlandë, ajo shkoi në Indi, ku fillimisht punoi si mësuese. Më vonë, përballja me varfërinë dhe vuajtjet në Kalkutë e çoi drejt një misioni të ri. Në vitin 1950, Selia e Shenjtë miratoi themelimin e Misionareve të Bamirësisë, kongregacioni që do të bëhej instrumenti kryesor i veprës së saj. Ajo zgjodhi të ishte pranë atyre që shoqëria i kishte lënë në skaj: të varfërve, të sëmurëve, jetimëve, njerëzve pa familje dhe atyre që po përballeshin me vdekjen. Në vitin 1952 ajo themeloi në Kalkutë një shtëpi për të sëmurët terminalë, duke u dhënë atyre një gjë që shpesh u mungonte më shumë se çdo ilaç: dinjitetin njerëzor.
Kjo ishte madhështia e Nënë Terezës. Ajo nuk premtoi se do ta zhdukte varfërinë nga bota. Ajo bëri diçka më të drejtpërdrejtë: u përpoq të mos e linte njeriun e braktisur vetëm përballë saj.  Në vitin 1979, bota e njohu zyrtarisht këtë vepër duke i dhënë Çmimin Nobel për Paqe “për punën e saj në sjelljen e ndihmës ndaj njerëzimit që vuante”. Ishte një nga momentet më të rëndësishme të historisë së saj dhe njëkohësisht një moment i veçantë edhe për shqiptarët: një bijë e një familjeje shqiptare nga Shkupi shqiptar, ishte bërë një nga figurat më të njohura morale të shekullit XX. Frank Shkreli: Një reflektim për paqë e pajtim ndër shqiptarë! 45-vjet më parë Nënë Tereza mori Çmimin Nobel për Paqë | Gazeta Telegraf
Por madhështia e saj nuk përfundoi me Nobel-in. Më 4 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli shenjtore në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë.
Kështu, Gonxhe Bojaxhiu u bë Shën Nënë Tereza e Kalkutës, por për shqiptarët ajo mbeti edhe Gonxhja shqiptare që u nis nga Shkupi dhe arriti të bëhej figurë universale. Frank Shkreli: Amerika për Nënë Terezën – Rastësi apo Dora e Zotit në veprim? “Prej sot je bijë e Amerikës ” | Gazeta Telegraf
Dhe këtu qëndron një mësim që meriton të përsëritet. Historia shqiptare është e pasur me figura që kanë luftuar, sakrifikuar, shkruar e vepruar për lirinë dhe mbijetesën e Kombit. Nënë Tereza përfaqëson një dimension krejt tjetër të kësaj historie.  Atë të shqiptarit që nuk e ngre zërin për të dëshmuar madhështinë e vet, por e dëshmon atë përmes veprës.  Ajo i tregoi botës se edhe nga një popull i vogël mund të dalë një figurë me përmasa universale. Dhe këtë nuk e bëri duke kërkuar privilegj për veten, por duke ua dhënë të tjerëve kohën, forcën, dashurinë dhe jetën e saj. Në një botë të lodhur nga konfliktet, urrejtjet dhe ndarjet, Nënë Tereza u bë një dëshmi e fuqisë së mirësisë. Përmes saj, shqiptarët nuk u njohën vetëm si një popull i historisë së Ballkanit, por edhe si një popull që i dha njerëzimit një figurë të jashtëzakonshme të dashurisë dhe shërbimit.  Kjo është ndoshta arsyeja pse Nënë Tereza mbetet një nga ambasadoret më të fuqishme të identitetit shqiptar në botë. Frank Shkreli: Nënë Tereza dhe diplomacia e vlerave | Gazeta Telegraf
Ajo nuk kishte ushtri. Nuk kishte pushtet politik. Nuk kishte pasuri personale.  Kishte vetëm besimin e saj, duart e saj dhe gatishmërinë për t’iu gjendur pranë njeriut që vuante.  Dhe me këto mjete të thjeshta, një grua shqiptare nga Shkupi shqiptar arriti të prekë ndërgjegjen e botës.
Shën Nënë Tereza nuk i tregoi botës vetëm se ishte shqiptare. Ajo i tregoi botës anën më të bukur të asaj që mund të jetë shpirti shqiptar: zemrën që hapet për tjetrin, dorën që ndihmon, sakrificën pa zhurmë dhe dashurinë që nuk pyet se nga vjen njeriu.  Ky është një trashëgim që shqiptarët duhet ta ruajnë jo vetëm si krenari kombëtare, por mbi të gjitha si përgjegjësi morale. Frank Shkreli: Në ditët e Shën Nënë Terezës 2025, kombi shqiptar kujton bijën e vet me famë botërore, por nuk ishte gjithmonë kështu! | Gazeta Telegraf
Keshtu ta kujtojme Gonxhe Bojaxhiu në ditelindjen e saj 26 gusht, 1910 — vajzën shqiptare që më vonë bota do ta njihte si Nënë Tereza dhe Kisha Katolike si Shën Tereza e Kalkutës.  Sot, më shumë se një shekull pas lindjes së saj, emri i saj vazhdon të ketë një jehonë që i kapërcen kufijtë e kombeve, feve dhe kontinenteve. Ajo na kujton se madhështia e njeriut nuk matet me pushtetin që zotëron, por me të mirën që u bën të tjerëve.  Prandaj, nga 26 gusht deri më 4 shtator, “Ditët e Shën Nënë Terezës” —  Katedralja Nënë Tereza – Mother Teresa Cathedral – Prishtinë | Facebook –shqiptarët kanë një arsye të veçantë për ta kujtuar. Jo vetëm sepse Gonxhe Bojaxhiu ishte shqiptare, por sepse përmes jetës së saj bota njohu një prej anëve më të bukura të shpirtit shqiptar.  Ta kujtojmë Shën Nënë Terezën me respekt, me krenari dhe mbi të gjitha me veprat tona. Sepse trashëgimia më e madhe e saj nuk është vetëm emri që ajo na la, por shembulli që na kërkon të ndjekim.
Gëzuar ditëlindjen, Shën Nënë Tereza!  26 gusht 1910
Frank Shkreli
*Gjatë viteve, autori ka botuar një numër shkrimesh kushtuar jetës, veprimtarisë dhe rolit të Nënë Terezes si një ndër figurat më të njohura në botë.

Zoti i bekoftë shqiptarët e bashkuar!

0

Florim Zeqa

Familja, morali, sinqeriteti, janë keto tri nga shumë elemente që e bëjnë individin të jetë patriot (atdhetarë) i mirë. Përfshirja e këtyre elementeve dhe të tjerave si: humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria, burrëria, qëndresa, dashuria ndaj atdheut, e që të gjitha këto më një emër të përbashkët do ti quaj KODI PATRIOTIK i shqiptarëve.

Të bashkuar e kurrë të ndarë

Shqiptarët në përgjithësi, ata të Kosovës në veçanti gjatë historisë së pushtimeve të gjata, përgjatë rezistencës së gjatë paqesore dhe në luftës së lavdishme çlirimtare asnjëherë nuk kanë vepruar të ndarë në baza konfesionale, as si katolikë, as si myslimanë.

Angazhimin atdhetarë, luftën, sakrificën dhe fatin tonë kolektiv i kemi ndarë vetëm si shqiptarë.

Thënjën e rilindësit të shquar, të madhit Pashko Vasa, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, e kemi pasur si busull të orientimit tonë shpirtëror dhe të motivimit kombëtar, por edhe si frymëzim në jetën tonë të përditshme, të përbashkët dhe vëllezërore, ku gjithmonë “Bajram” dhe “Pashkë” i kemi festuar bashkë.

Çuditërsiht në këto vitet e pas pavarësisë e kemi humbur busullën orientuese si komb dhe si shoqëri njerëzore në përgjithësi, si pasojë e përhapjes së sindromës kancerogjene të përçaqarjeve ndërfetare!

Duket qartë se dikujt nuk po i mjaftojnë përçarjet politike dhe partiake, po e përdorin edhe anën shpirtërore të shqiptarëve për t’na nxjerrur komplet nga shtrati ynë kombëtar!

Për fatin e keq, në vend që të flaket kjo dukuri e shëmutar e ndarjes së shqiptarëve në konfesione fetare, ajo ka marrë përmasa shqetësuese!

Nxitja e urrejtjes ndërfetare në mesin e shqiptarëve nga grupe dhe individ të caktuar, e ka vënë në lajthitje edhe bashkësinë ndërkombëtare!

Jemi i njëjti popull, me të njëjtat besime fetare që e fituam besimin, mbështetjen dhe ndihmën e botës së civilizuar!

Përkatësia jonë fetare nuk e pengoi bashkësinë ndërkombëtare për t’i dalë në ndihmë qenjes sonë kombëtare

Asnjërën nga shtetet mike nuk e pengoj përkatësia jonë fetare për t’i dalë në ndihmë qenjes sonë kombëtare, për ta shpëtuar nga deportimi masiv dhe shfarosja kolektive 27 vite më parë!

Përderisa përkatësia jonë fetare nuk ishte pengesë për intervenimin më të madh ushtarak të aleancës më të fuqishme në botë-NATO-s, pse ne sot po bëhemi pengesë e ecjes sonë përpara?!

Pse po e pengojnë sot shqiptarin kultet fetare?!

Kultet fetare, të cilat deri dje i kishim sinonim të ushqimit shpirtëror dhe të unifikimit të shqiptarëve në festat fetare, të kthyera në festa shtetërore!

Në të kaluarën, besimet tradicionale shqiptare, më shumë se diversitet faetar paraqitnin unitet dhe solidaritet mes nesh në përballje me dhunën sistematike dhe represionin serbë në Kosovë!

Edhe në luftën e fundit çlirimtare, u rreshtuam si vëllëzër të një gjaku dhe një ashti deri në largimin e forcave serbe nga Kosova.

Nëse deri dje, dhe në kohët më të vështira ishim bashkë dhe të pandarë me njëri-tjetrin, pse të mos jemi bashkë edhe tani në konsolidimin dhe forcimin e shtetit të pavarur dhe sovran!

Në vend të urrejtjes t’i dhurojmë dashuri dhe respekt njëri-tjetrit!

Të krijohen më shumë lidhje të reja martesore mes shqiptarëve të besimeve të ndërsjella.

Të mos lejojmë që një fije hollë dhe transparente t’i ndajë 99 fije të forta që na bashkojnë ne shqiptarëve, pasardhës të ilirëve dhe dardanëve!

Pak rëndësi ka, a jemi myslimanë apo katolikë, rëndësi ka që jemi vëllezër shqiptarë të një gjaku, të një gjuhe, të një kombi të lashtë iliro-dardan, të një historie të përbashkët, të gëzimeve dhe vuajtjeve të njëjta, që shajmë dhe ofshajmë me të njëjtën gjuhë.

Dasmat dhe gëzimet i kemi të njëjta dhe të përbashkëta, hidhërimet dhe pikëllimet poashtu.

Pse të mos i kemi të përbashkëta edhe kultet fetare që i kemi trashëgim nga historia!?

Secili le të shkojë aty ku i pëlqen, secili të lutet në mënyrën e tij për shpirtin e vet!

Besimi tek feja dhe partia janë krejtësisht personale, gjitha të tjerat i kemi të përbashkëta pa asnjë dallim në moshë apo gjini!

Populli me pietet të lartë i nderon të gjithë veprimtarët e të gjitha periudhave historike, deshmorët dhe invalidët, i kujton dhe nuk i harron asnjëherë të vrarët e të zhdukurit gjatë luftës çlirimtare pa dallim të përkatësisë fetare, ku të gjthë së bashku janë bërë gurëthemel i fortë i shtetit të Kosovës.

Me besim në Zot dhe Atdhe t’i respektojmë bindjet personale të njëri-tjetrit.

Zoti i bekoftë besimet tona fetare!

Zoti i bekoftë shpirtat e lirë!

Zoti i bekoftë shqiptarët e bashkuar!

Florim Zeqa, analist i pavarur politik.

Kur “akademiku” e harron Vaso Çubrilloviqin dhe alarmohet nga gjetjet në telefonin e Shehollit

0
* Një reagim tjetër ndaj Prof. Milazim Krasniqit
___
I mirënjohuri Prof. Milazim Krasniqi paska shkruar përsëri. Këtë herë për të na bindur se objektivat e Serbisë nuk gjenden në “telefonat e spiunëve ordinerë e primitivë”, por në rekomandimet e institucioneve “kredibile shkencore”.
Mirë profesor. Por, para se të na japësh këtë leksion të ri gjeopolitik, duket se ke harruar disa gjëra që, për një profesor e studiues, do të duhej të ishin mjaft të vështira për t’u harruar.
Paskësh harruar planet serbe për zbrazjen e trojeve shqiptare. Paskësh harruar Vasa Çubrilloviqin dhe projektet e tij për shpërnguljen e shqiptarëve. Paskësh harruar se politika serbe nuk është prodhim i një telefoni të Fatmir Shehollit, por ka pasur për dekada të tëra programe, institucione, elaborime dhe strategji shtetërore për dobësimin, shpërnguljen dhe zhbërjen e shqiptarëve.
Dhe këtu lind pyetja e pakëndshme: pse akademiku kujtohet kaq shumë për Serbinë vetëm atëherë kur i duhet të relativizojë një debat të brendshëm shqiptar?
Lista jote, profesor, është interesante: destabilizim, natalitet serb, serbizim i goranëve, ndikim mbi boshnjakët, shpërngulje e shqiptarëve drejt Evropës, ndikim rus, aleancë serbo-greke…
Të gjitha këto mund të jenë tema serioze për debat.
Por pastaj vjen fjalia madhështore, madje me shkronja kapitale:
“ASNJËRA NUK KA TË BËJË ME FENË ISLAME POSAÇËRISHT.”
Ah, kjo qenka pjesa më interesante!
Sepse, sipas kësaj logjike, mjafton të shkruash me germa kapitale se diçka “nuk ka të bëjë me fenë” dhe çështja mbyllet. Por historia nuk funksionon me deklarata mbrojtëse, e aq më pak akademia me parime të shpallura njëanshmërisht.
Askush serioz nuk po thotë se çdo shqiptar mysliman është instrument i Serbisë. Një pretendim i tillë do të ishte absurd dhe i padrejtë. Por po aq absurde është edhe përpjekja për të mbyllur çdo debat mbi instrumentalizimin politik të fesë, vetëm duke deklaruar se “kjo nuk ka të bëjë me fenë”.
Këtu duhet bërë një dallim që një profesor do të duhej ta dinte shumë mirë:
Feja është një gjë; ideologjizimi politik i fesë është tjetër gjë.
Dhe pikërisht për këtë të dytën duhet të flasim pa frikë, pa tabu dhe pa dekorime akademike.
Është interesante gjithashtu se si Prof. Krasniqi sot kujtohet për rrezikun e shpërnguljes së shqiptarëve drejt Evropës. Shumë mirë. Por kur diskutohet për faktorët që ndikojnë në dobësimin e identitetit kombëtar, përfshirë edhe forma të islamit politik, atëherë papritur na kërkohet të mos shohim, të mos pyesim dhe të mos analizojmë.
Madje ironia bëhet edhe më e madhe kur një zë publik që ka qenë për vite i angazhuar në mbrojtje të çështjeve të myslimanëve në Kosovë e më gjerë — deri edhe të ujgurëve myslimanë në Kinë — tani përpiqet të paraqitet si arbitër i ftohtë dhe neutral mbi “fenë që nuk ka të bëjë me këtë”.
Nuk ka asgjë të keqe të mbrosh të drejtat e njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Përkundrazi. Por atëherë duhet të pranosh edhe të drejtën e tjetrit për të bërë pyetje kritike ndaj çdo ideologjie politike, përfshirë islamin politik.
Sepse liria e mendimit nuk mund të jetë privilegj i një pale.
Dhe këtu arrijmë te përpjekja për t’u shfaqur, ironikisht, “më katolik se Papa”.
Por jo profesor.
Nuk bëhet dot.
Sepse kur një njeri që për vite është marrë publikisht me mbrojtjen e një kauze të caktuar fetare e politike, papritur shfaqet si gardian neutral i çdo debati mbi kombin, fenë dhe identitetin, publiku ka të drejtë të pyesë:
Ku ishte kjo neutralitet akademik atëherë kur kritikohej islamizimi politik?
Ku ishte ky alarm për identitetin shqiptar?
Ku ishin këto analiza kur diskutohej shndërrimi i fesë në instrument politik?
Dhe tani vijmë te pjesa që duket se po shkakton më shumë nervozizëm: telefoni i Fatmir Shehollit.
Profesor, pse gjithë ky panik nga të dhënat e një telefoni?
Nëse të dhënat janë të pavërteta — demantoni ato.
Nëse janë të parëndësishme — shpërfillini.
Nëse janë të manipuluara — nxirrni provat.
E nëse janë relevante — atëherë le t’i shohim, t’i verifikojmë dhe t’i diskutojmë.
Sepse një akademik nuk duhet të frikësohet nga një telefon. Një akademik duhet të frikësohet vetëm nga mungesa e fakteve.
Dhe këtu del një paradoks i bukur: ti na thua se objektivat e Serbisë nuk gjenden në telefona, por në institucione shkencore. Mirë. Por pse atëherë një telefon po të shkakton kaq shumë interesim?
Mos vallë problemi nuk është telefoni i Shehollit, por ajo që mund të gjendet brenda tij?
Sepse kur një telefon i zakonshëm prodhon më shumë alarm te një “akademik” sesa një elaborat serb i arkivuar, atëherë publiku ka të drejtë të bëjë një pyetje të thjeshtë:
A kemi të bëjmë me një problem të telefonit, apo me frikën nga përmbajtja e tij?
Mos e bëni telefonin arkiv, profesor, e arkivin telefon.
Sepse nëse një telefon ka të dhëna, ato duhen verifikuar; nëse një arkiv ka dokumente, edhe ato duhen lexuar. Të dyja duhen trajtuar me të njëjtin standard: faktet para fanatizmit.
Dhe sa për Serbinë, po ju ndihmoj me një kujtesë të vogël akademike:
Historia shqiptare nuk fillon me telefonin e Fatmir Shehollit.
As planet e Serbisë nuk kanë lindur në WhatsApp, Viber apo në ndonjë ekran telefoni.
Por, profesor, mos na kërko që për hir të betejës tënde kundër Shehollit të harrojmë Çubrilloviqin, elaboratet, shpërnguljet, politikat e dhunshme dhe të gjitha ato dokumente që historia i ka lënë aty ku mund t’i lexojë kushdo.
Nëse kërkohet debat serioz, le ta bëjmë seriozisht.
Pa etiketa.
Pa frikë.
Pa “harresa” selektive.
Dhe mbi të gjitha — pa na shitur neutralitetin si kostum të ri, kur publiku e njeh shumë mirë gardërobën e vjetër.
Sepse akademia nuk është çadër nën të cilën mund të fshihet çdo ideologji vetëm pse bartësi i saj ka marrë një titull akademik.
Prandaj, profesor Krasniqi, para se të na tregoni se ku nuk gjenden objektivat e Serbisë, do të ishte mirë të na tregoni edhe çfarë keni harruar t’i tregoni publikut për objektivat, metodat dhe pasojat e ideologjive që kanë vepruar mbi shqiptarët gjatë historisë.
E sa për pretendimin për t’u bërë “më katolik se Papa”…
Jo profesor, nuk bëhet dot.
Sepse në këtë debat, të paktën deri tani, roli i Papës nuk po ju shkon.
Më shumë po ju ngjan roli i tellallit të një ideologjie që kërkon të shpallet neutrale pikërisht në momentin kur i ngushtohet hapësira e debatit.
Dhe ndoshta, në fund, pyetja nuk është:
“Çfarë ka në telefonin e Shehollit?”
Por:
“Pse kaq shumë njerëz po shqetësohen para se telefoni të flasë?”

SHBA heq nga sanksionet Abdul Jasharin, udhëheqësin e grupit xhihadist dhe snajperistin “shqiptar” në Siri

0

Udhëhoqi grupin xhihadist, SHBA heq nga sanksionet snajperistin “shqiptar” në Siri

Ebu Katede Albani ose Abdul Jashari, pjesëtar i grupit të snajperistëve shqiptarë në Siri “Xhemati Alban”, nuk është më nën sanksionet amerikane.

Një masë e tillë vjen pasi Departamenti i Shtetit hoqi Sirinë nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin në një hap që ishte paralajmëruar fillimisht në fillim të këtij viti, në pritje të një shqyrtimi nga Kongresi.

Klasifikimi si shtet që mbështet terrorizmin sjell me vete kufizime për ndihmën e jashtme amerikane, eksportet e pajisjeve të mbrojtjes dhe transaksione të caktuara financiare.

Gjatë dekadës së fundit, Abu Qatada Albani, me origjinë nga Shkupi, ka udhëhequr grupin xhihadist “Xhemati Alban”, i përbërë kryesisht nga shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Anëtarësimi në paketë – zgjidhja evropiane për Ballkanin Perëndimor

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

____

Ballkani Perëndimor mbetet ende një nga hapësirat më të ndjeshme të kontinentit evropian. Edhe pse luftërat e përgjakshme të dekadave të fundit kanë përfunduar, pasojat e tyre politike, psikologjike dhe ndërkombëtare vazhdojnë të ndihen. Kufijtë janë përcaktuar, por mosmarrëveshjet nuk janë zhdukur; shtetet janë krijuar, por mosbesimi ndërmjet popujve ende nuk është kapërcyer plotësisht. Pikërisht për këtë arsye, Bashkimi Evropian duhet ta shohë integrimin e Ballkanit Perëndimor jo vetëm si një proces teknik të plotësimit të kritereve, por si një projekt historik të paqes dhe stabilitetit në Evropë.
Për këtë rajon do të duhej të mendohej një zgjidhje më e guximshme politike: anëtarësimi në paketë i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, duke krijuar një perspektivë të përbashkët dhe duke e mbyllur përfundimisht kapitullin e ndarjeve ballkanike. Nuk bëhet fjalë për t’i shpërblyer shtetet për atë që nuk kanë arritur, por për ta përdorur anëtarësimin evropian si instrument për ta përshpejtuar transformimin e tyre.
Sigurisht, disa nga këto vende ende nuk i kanë përmbushur të gjitha standardet e kërkuara për anëtarësim. Por a duhet të jetë kjo arsyeja për ta shtyrë pafundësisht integrimin e një rajoni që ka kaluar nëpër katër luftëra shkatërruese dhe që ende bart pasojat e tyre? Ndoshta në këtë rast Evropës do t’i duhej një dozë e arsyeshme fleksibiliteti politik: jo t’i braktisë standardet e veta, por të pranojë se anëtarësimi mund të jetë pikërisht mekanizmi për arritjen më të shpejtë të këtyre standardeve.
Brenda strukturave evropiane, kontrolli institucional, sundimi i ligjit, standardet demokratike, ekonomia e tregut dhe respektimi i të drejtave të njeriut do të mund të përparonin më shpejt sesa në një proces të pafund pritjeje jashtë Bashkimit. Kushtëzimi do të vazhdonte, por brenda një kornize të përbashkët politike, juridike dhe ekonomike. Kështu, integrimi nuk do të ishte fundi i reformave, por fillimi i një faze të re dhe më intensive të tyre.
Mbi të gjitha, anëtarësimi i përbashkët do ta ndryshonte vetë logjikën politike të rajonit. Sot, kufijtë shtetërorë vazhdojnë të kenë peshë të madhe politike dhe shpesh përdoren për të ushqyer nacionalizmin, mosbesimin dhe pretendimet territoriale. Brenda Bashkimit Evropian, kufijtë nuk zhduken juridikisht, por humbin një pjesë të madhe të peshës së tyre politike. Lëvizja e lirë e njerëzve, kapitalit, mallrave dhe ideve krijon një ndërvarësi që i bën konfliktet shumë më pak të mundshme dhe bashkëpunimin shumë më të leverdishëm.
Në një hapësirë të tillë, edhe çështjet që sot duken të pazgjidhshme do të fillonin të relativizoheshin. Serbia dhe Kosova, për shembull, do të gjendeshin në të njëjtën familje politike evropiane. Kjo nuk do t’i zhdukte menjëherë dallimet dhe problemet e tyre, por do ta ndryshonte rrënjësisht mënyrën e trajtimit të tyre. Ajo që sot mund të shihet si konflikt ndërmjet dy hapësirave politike do të mund të shndërrohej gradualisht në një çështje brenda një hapësire të përbashkët evropiane.
Kjo do të ishte edhe një goditje ndaj politikës së pretendimeve territoriale. Kur kufiri shtetëror nuk është më barrierë për lëvizjen, bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik, motivi për ta ndryshuar atë me presion politik ose konflikt humbet ndjeshëm. Evropa e ka dëshmuar tashmë se pajtimi ndërmjet popujve nuk arrihet duke harruar historinë, por duke krijuar një të ardhme ku konfliktet e së kaluarës bëhen gjithnjë e më pak të dobishme.
Pikërisht këtu qëndron edhe përgjegjësia strategjike e Bashkimit Evropian. Sa më gjatë që Ballkani Perëndimor mbetet në “dhomën e pritjes” të Evropës, aq më shumë hapësirë krijohet për ndikime të tjera politike, ekonomike, kulturore dhe fetare. Vakumi nuk mbetet kurrë bosh. Kur një fuqi ose një organizim politik nuk e mbush hapësirën e vet strategjike, të tjerët përpiqen ta bëjnë këtë.
Kjo vlen të merret në konsideratë edhe në hapësirën shqiptare. Shqiptarët janë një popull evropian dhe identiteti i tyre nuk mund të reduktohet në përkatësinë fetare. Islami është pjesë e historisë dhe kulturës shqiptare, ashtu siç janë pjesë e saj edhe traditat katolike dhe ortodokse. Pikërisht përvoja shqiptare e bashkëjetesës fetare është një vlerë që duhet ruajtur dhe jo shndërruar në instrument përçarjeje.
Shqiptarët nuk janë kundër asnjë kulture, feje apo populli tjetër. Por një gjë është shkëmbimi i lirë kulturor dhe fetar, ndërsa krejt tjetër është përdorimi i tij si instrument për qëllime politike ose për imponimin gradual të një orientimi të caktuar identitar. Çdo ndikim i jashtëm, qoftë nga Turqia, bota arabe apo cilido aktor tjetër, duhet të respektojë vullnetin, kulturën dhe orientimin e shoqërive ku vepron. Integrimi evropian do t’u jepte shqiptarëve dhe popujve të tjerë të rajonit një kornizë më të qëndrueshme evropiane, pa ua cenuar identitetet kombëtare, fetare apo kulturore.
Kjo çështje ka edhe një dimension tjetër: propagandën dhe perceptimin ndërkombëtar. Përpjekjet për ta paraqitur popullin shqiptar si një shoqëri të përcaktuar kryesisht nga islami radikal do të ishin shumë më të vështira në një realitet ku shqiptarët do të ishin të integruar plotësisht në strukturat politike, juridike dhe shoqërore të Evropës. Identiteti evropian i shqiptarëve nuk ka nevojë të shpiket; ai duhet të forcohet përmes lidhjes së drejtpërdrejtë me institucionet evropiane.
Prandaj, zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor nuk duhet parë vetëm si çështje burokratike. Ai është edhe një çështje e sigurisë evropiane. Një Ballkan i integruar do të ishte më pak i ekspozuar ndaj nacionalizmave, më pak i prekshëm nga ndikimet destabilizuese dhe më i lidhur ekonomikisht e politikisht me pjesën tjetër të kontinentit.
Evropa duhet ta kuptojë se stabiliteti i Ballkanit nuk është një dhuratë që ajo ua bën popujve të këtij rajoni. Është investim në sigurinë dhe të ardhmen e vet Evropës.
Në vend që të presë derisa çdo shtet të bëhet “i përsosur” për Evropën, BE-ja duhet të pyesë nëse vetë anëtarësimi mund t’i ndihmojë këto shtete të bëhen më shpejt evropiane në standarde, institucione dhe kulturë politike. Historia e Bashkimit Evropian dëshmon se integrimi nuk ka qenë vetëm rezultat i përshtatjes së shteteve me Evropën; në shumë raste, vetë integrimi ka qenë forca që i ka transformuar ato.
Prandaj, një vendim politik për ta integruar Ballkanin Perëndimor në një perspektivë të përbashkët do të ishte shumë më tepër se një zgjerim territorial i Bashkimit Evropian. Do të ishte një akt historik përmbyllës i një epoke konfliktesh.
Një ditë, kufijtë e Ballkanit duhet të pushojnë së qeni vija që ndajnë popujt dhe të bëhen vetëm kufij administrativë brenda një hapësire të përbashkët evropiane. Shqiptari, serbi, boshnjaku, maqedonasi, malazezi dhe çdo qytetar tjetër i rajonit duhet të mund ta ruajë identitetin e vet, por njëkohësisht të ndihet pjesë e së njëjtës Evropë.
Kjo do të ishte fitorja e vërtetë e Evropës në Ballkan: jo fshirja e dallimeve, por shndërrimi i tyre nga burim konflikti në pasuri të një Evrope të bashkuar.
Nëse BE-ja dëshiron ta mbyllë njëherë e përgjithmonë kapitullin e luftërave dhe armiqësive ballkanike, ndoshta ka ardhur koha të mos pyesë vetëm: “A jeni gati për Evropën?”, por edhe: “A është Evropa gati ta përfshijë përfundimisht Ballkanin në veten e saj?”

Më 26. Gusht 2026

Spiunim dhe shantazhim

1
Gjergj Kabashi, Prishtinë
___
Dokumentat që po bëhen publike për pjesëtarin e BIA-s së sotshmr dhe UDB-ashin e dikurshëm Fatmir Sheholli, a janë pjesë e një plani më të gjerë që i ka rrënjët në historinë e marrëdhënjeve Serbo – Shqiptare për zgjerime territoriale në hapësirat e kombit shqiptar, apo…?
Natyrisht se në dyqind vitet e fundit, Serbia nuk ka dashur ta pranonte faktin se po zgjerohej në hapësirat territoriale shqiptare, por në hapësirat e një “jo-populli”, një mbetjeje “turke – osmane”.
Në historinë më të re të këtyre marrëdhënieve, roli i Vaso Çubriloviqit për të na shkatërruar me Islam, ka qenë më i qarti dhe më mizori.
Ai parasëgjithash ka synuar të na fuste në konflikt me vetvetën dhe me botën dhe përkundër kohës që nuk është treguar e favorshmr për planet ogurzeza të tij, ai nuk ia ka arritur plotësisht qëllimit antinjerëzore dhe antishqiptar të tij.
Vasoja ka qenë një nacionalist i madh serb me dije akademike, antiperëndimor dhe prorus, historian që nuk e ka hequr nga mendja se Islami është ai që na shkatërron.
Serbia në historinë e saj e ka ditë e pasë parasysh këtë fakt dhe e ka përdorë qysh ka ditë e mund.
Aleksander Vuçiq me Mevludin Dudiqin, ish-shqiptarin e boshnjakizuar e muslimanizuar të Novi Pazarit.
Në historinë më të re të marrëdhënie të vështira të Shqiptarëve me Serbët, histori që vazhdon me pushtimin serbë të viseve shqiptare nga viti 1912 – 1913 , është treguar më mizorja dhe më e qarta në këtë antishqiptarizëm.
Pas këtij pushtimi, Serbia “për ne e ka ruajtur Islamin” , pasi është frikësuar “se mos po e harrojmë”, më 1924, 12 vjet pas këtij “çlirimi” , e ka ndërtuar “Velika Medresa Krala Aleksandra” në Shkup dhe me 1949 praktikisht 1953 e ka ndërtuar Medresën “Alaudin” të Prishtinës, në rrugën Vellusha, në objektin e një xhamie.
Këtë e ka bërë në kohën kur përgatitej Aksioni për Mbledhjen e Armëve i vitit 1956, armë që në të shumtën e rasteve shqiptarët nuk i kishin.
Serbia e Aleksander Rankoviqit e ka ditë këtë fakt, por qëllimi i saj ka qenë t’ua nxinte jetën shqiptarëve dhe të shpërnguleshin “në tokën e vet myslimane”, duke u vendosë kryesisht në tokat, shtëpitë dhe pronat e Kurdëve e Armenëve, ndaj të cilëve Turqia e re kishte zhvilluar disa gjenocide.
Për këtë arsye Vasoja e ka ndihmuar shtetin e vet për largimin e shqiptarëve nga trojet e veta të lashta…!
Edhe në vitin 1987, në kohën kur Slobodan Milosheviqi nuk ka lënë të thuash pak shenja të shqiptarëve në Kosovë dhe kur me çdo kusht donin ta krijonin “pakicën kombëtare shqiptare” në Kosovën e përbërë me pothuaj 95 për qind shqiptarë, ishte i njejti qëllim i shkatërrimit me Islam.
Prandaj, spiuni i BIA-s Fatmir Sheholli nuk duhet parë si diçka që se kemi ditë, por vetëm si një Spiun i Madh i BIA-s , një spiun tjetër që “mediat tona” analafabete profesionalisht natën e ditën ia kanë hapë dyer e dritare, në mënyrë që “shoqëria jonë paralele” të shndërrohej në një Eldorado të një personi që krijon lidhje dhe shoqëri në formë agjenturore.
Dhe ai kishte shumë “shokë e miqë”, në mënyrë që BIA edhe përmes tij të kishte një pamje më të qartë për atë që ndodhte në Kosovë…!
Madje edhe duke e bërë Shqiponjën me ndonjë kuazigazetar…!
Sidoqoftë, problemi me Islamizimin duhet parë të ndërlidhur me “udhëheqjen e luftës” dhe me figura politike e shtetërore që “nuk kanë ditur se çka po bënin”, apo që e kanë ditë mirë se me islamizim i bëhet “karshillëk” lirisë kombëtare, për të cilën kemi vuajtur dhe secili prej nesh ka luftuar e saktifikuar me shekuj.
Xhamitë në vendet më kyçe të Kosovës së vogël, janë ngritë menjëherë pas luftës, andaj “fajin” nuk duhet t’ia lëmë vetëm spiunit Fatmir Sheholli.
Xhamizimin e ka bërë BIK-u dhe e ka përmbajtur, qoftë edhe naivisht, politika e Kosovës. Gjergj Kastriotin e ka mohuar Naim Tërnava i Sulltan Muratit dhe imami neoosmanli Osman Musliu, tashmë deputet i VetëVendosjes!
Veprimtaria kombshkatërruese ka vazhduar deri tek xhamia stërmadhe e Prishtinës, që po ndërtohet nga Turqia neoosmane për interesat e veta turkomëdha-neoislamiste.
T’i japësh mbi 52 milionë euro taksa të taksapaguesve turq për ndërtimin e një stërxhamie, pas shumë xhamive të tjera që i meremetoj dhe ndërtoi Turqia në këtë pjesë të “arnautllukut”, do të thotë se “ti” me qëllim po e shkatërron vetvetën
Në botën bashkëkohore as përshëndetja nuk jipet e pamerituar , ndërsa ai prej Ankaras me Diyanetin e tij (organizatë për përhapjen e Islamit në botë, sidomos “në viset e dikurshme” të Perandorisë Osmanr), po zbrazë thasë parash “për ty”, gjë që kjo është larg çdo imagjinate dhe logjike për dikë që sheh mirë e dëgjon qartë.
Vuçiq , Dudiq dhe hoxhallarë të tjerë…!
Një analist maqedonas, këtyre ditëve, pasi i kanë rehatuar shqiptarët “me Islam” dhe pasi “i ngopën me këtë ushqim shpirtëror” i shpërndarë nëpër botë, kishte shprehur shqetësimin për turqizimin e menduar (planifikuar) të Maqedonisë, duke sjellë vazhdimisht turqë nga Turqia.
Stërxhamia turkomadhe (projekti) që Diyaneti i Republikës së Turqisë por e ndërton në Prishtinë.
‘Shkupin pothuaj e turqizuan, e të njejtën gjë janë duke e bërë në Prishtinë e Kosovë.
Shih se kush po e shperndanë “posten” me motorë dhe i kupton të gjitha…?!
Përderisa Arbnorët / Arbnoret e patrajtuar/a e të keqtrajtuar/a , po e marrin botën në sy për një kafshatë buke më shumë, vendet tona po popullohen me popuj të tjerë, kryesisht islamik…!
A ka përgjigje për këtë “politika jonë”…?
Ish kryetari i PD të Shqipërisë me kryetarin e BDI-së, duke e prerë shiritin e një xhamie nga imami Sulejman Rexhepi i UDB-ës.
Një mik i imi, shkrimtar , derisa rrinim dje me të në Prishtinë, më tregonte se si vazhdimisht janë përpjekë ta shantazhonin me femra, duke i thënë se “je i bukur”, “tërheqës”, “simpatik”, muskuloz, etj.
Ngashnjim UDB-ash, apo jo…?!
Për këtë, siç na tregonte, e kishte njoftuar një shkrimtar tjetër dhe ai i kishte thënë se kush qëndronte pas provokimit të tillë.
Mos me ta marrë mendja …!?
Por, nuk duhet të rrijnë të qetë se edhe shantazhuesve të tillë për interesa antishqiptare del dikush që “si shehollëve”, ua ban kambë krye bashkë…!
Mos t’i shkoj mendja kujt se mund të strehohet përjetësisht në institucione, pas krimit që mund ta ketë bërë.
Qyshdo që të jetë ata që përpiqen të shantazhojnë persona të caktuar, këtë e bëjnë se pamëdyshje “eprorët e tyre” kanë bërë krime të rënda. Duan që shënjestrën e tyre ta ngatërrojnë me tjetërkend përmes shantazhimit që të mos u bije ndërmend për ta. Për veprat e tyre tepër të rënda ndaj dikujt…!
Pra, “fatmirshehollët” nuk kanë pikë prej qiellit, por janë pjesë e një ngatërrese dhe shembjeje të qëllimshme të atyre që nuk e duan dhe durojnë shtetin e Kosovës.
Këtu hyn edhe islamizimi. Fundja, ekziston rrjeti për xhamizimin e vendit tonë, sikurse ekzistojnë islamistët politik, që i mbajnë “nasihat” dhe udhëzojnë se si duhet “të veprojnë institucionet shtetërore”?!
Për qefin e tyre…, se ata mendojnë se “i takojnë shumicës Myslimane”, e jo “pakicës trepërqindëshe”.
Ata mendojnë për identitetin religjioz të mbarë një kombi, qysh mund të jenë përpjekë “fatmirshehollët” deri sot, e jo për identitetin kombëtar shqiptar.
Ky është preokupimi që vije nga fjalori i “Vëllazërisë Myslimane”, të ndaluar edhe në Egjipt me ligj, aty ku është themeluar nga Hassan al-Banna në vitin 1928
“Vëllazëria Myslimane” ka qenë organizata që e ka frymëzuar “Al Kaedan”, që bashkë me Boko Haram, Gjihadin Islamik etj, janë frymëzueset e kësaj organizate më terroriste në botë.

Besa, gjaku dhe vëllazëria shqiptare mbeten përgjithmonë më të forta se çdo ndasi fetare

0

Foto pas vrasjeve islamike ndaj gazetarëve të revistës satirike në Paris

___

Nga: Paulin Maçaj

Kjo është e vërteta e madhe e pakundërshtueshme e kësaj toke: besa, gjaku dhe vëllazëria shqiptare mbeten përgjithmonë më të forta se çdo ndasi fetare apo orvatje subversive e agjendave të huaja.

Nuk mund të anashkalohen sulmet e atyre që thërrasin për përçarje, që pretendojnë rrejshëm se kishat katolike shqiptare nuk kanë ekzistuar apo i quajnë ato serbe për të mohuar rrënjët tona iliro-arbërore, dhe që përpiqen të fusin zakone të huaja aziatike për martesa brenda fisit duke quajtur të huaj vëllanë e gjakut e vëlla pushtuesin.

Deklaratat dhe dokumentet e publikuara që denoncojnë projekte të shërbimeve të huaja (si UDB/BIA) për radikalizim e tjetërsim kombëtar tregoni qartë se si është tentative për të dëmtuar orientimin tonë kombëtar e perëndimor.

Megjithatë, përballë këtyre planeve shkatërruese, historia jonë përgjigjet me fakte të gjalla: dëshmia e hoxhës nga Shkodra se si katolikët mbrojtën xhaminë e vëllezërit myslimanë, si dhe historia e madhe e faljes së gjakut natën e Shën Mhillit mes Currajve të Epërm e Postribës — ku shtëpia katolike e Zef Mark Milanit i fali gjakun shtëpisë myslimane të Adem Isufit me ndërmjetësimin e bajraktarit Sokol Delia — provojnë se Kanuni dhe nderi ynë nuk e kanë lejuar kurrë shqiptarin me u bërë ortak me armikun e me i kthyer krahët vëllait të vet.

Ne jemi para se gjithash shqiptarë të një brumi, pasardhës të Gjergj Kastriotit e Adem Jasharit — të cilët luftuan vetëm për komb, tokë e liri, e jo për agjenda fetare apo financiare. Feja e vërtetë nuk ushqehet me urrejtje e as nuk i shërben planeve destabilizuese, por udhëheq me lutje, dinjitet e mbrojtje të pastërtisë së fisit tonë. Duke mbajtur vëllanë e gjakut pranë vetes, si nën dritën e kryqit ashtu edhe pranë minares, ne i lutemi të njëjtit Krijues për ta mbrojtur familjen tonë e për t’u lënë fëmijëve tanë një Shqipëri e një Kosovë të fortë, të lirë e të bekuar përjetë, sepse ne jemi vetëm shqiptarë!  Në Shkoder, me 26 gusht 2026