Kreu Blog Faqe 21

“Top Secret” – a po zbulohet arma e fshehtë e Serbisë për ta përçarë Kosovën?

0

Luan – Asllan Dibrani

Dosja Sheholli, skenari i radikalizimit dhe sulmet kundër Kishës Shqiptare në Zogaj nuk lejojnë më heshtje

Nuk kemi më të bëjmë vetëm me dyshime politike, debate televizive apo paralajmërime që mund të shpërfillen. Përballë institucioneve të Kosovës ndodhet një aktakuzë për spiunazh dhe shantazh, një dokument i quajtur “Top Secret 2” dhe pretendime të Prokurorisë Speciale për veprimtari në shërbim të BIA-s serbe.

Kjo është kambanë alarmi për Republikën e Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Fatmir Sheholli dyshohet se ishte rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë dhe se kishte vepruar sipas detyrave të strukturave të tij. Dosja nuk flet vetëm për kontakte të rastësishme, por për mbledhje, përcjellje dhe shpërndarje të informacioneve që prekin politikën, sigurinë dhe funksionimin institucional të Kosovës. 

Në telefonin e tij, sipas Prokurorisë, është gjetur dokumenti “Top Secret 2”. Raportohet se ky dokument i ishte dërguar më 5 gusht 2025 një personi të identifikuar si Viktor Makedonija.

Përmbajtja e bërë publike është tronditëse: krijimi i perceptimit se Kosova është vend i radikalizuar, shfrytëzimi i ndikimit fetar, dëmtimi i marrëdhënieve me Perëndimin, nxitja e emigrimit dhe dobësimi gradual i shtetësisë së Kosovës.

Nëse këto pretendime vërtetohen nga gjykata, atëherë nuk kemi përpara një episod të zakonshëm spiunazhi. Kemi gjurmët e një skenari për ta goditur Kosovën aty ku është më e ndjeshme: në unitetin kombëtar, orientimin perëndimor dhe bashkëjetesën ndërfetare.

KU JANË INSTITUCIONET E KOSOVËS?

Pas publikimit të këtyre të dhënave, heshtja nuk është më neutralitet. Heshtja institucionale shndërrohet në papërgjegjësi.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Policia, Prokuroria dhe institucionet përgjegjëse duhet të zbulojnë:

  • Kush e hartoi dokumentin “Top Secret 2”?
  • Kush e financoi dhe kush e shpërndau?
  • Cilët persona apo institucione fetare, politike dhe mediatike synoheshin të përdoreshin?
  • A janë financuar nga jashtë rrjete që nxisin radikalizëm, urrejtje fetare dhe largim nga identiteti shqiptar?
  • A kanë shërbyer disa media, predikues apo organizata si amplifikues të vetëdijshëm ose të pavetëdijshëm të propagandës së huaj?
  • A lidhet vala e frikësimit kundër Kishës Katolike Shqiptare në Zogaj me këtë klimë të organizuar përçarjeje?

Këto pyetje nuk mund të mbyllen me deklarata të vakëta. Ato kërkojnë hetim financiar, institucional dhe të sigurisë.

ZOGAJI – NJË PROVË E RËNDË E GJENDJES SONË

Ajo që ndodhi rreth Kishës Katolike Shqiptare në Zogaj nuk mund të trajtohet si një grindje e vogël fshati.

Në pronë private shqiptare u vendos gurthemeli i një kishe shqiptare. Megjithatë, kundër saj u ngrit një valë kundërshtimi, presioni, fyerjeje dhe frikësimi. Madje u vodh edhe guri përkujtimor i vendosur në nderim të kishës dhe të dy vëllezërve, Flori e Lauri.

Kush ka frikë nga një kishë shqiptare në tokën shqiptare?

Kujt i pengon fakti se shqiptarët katolikë po e ruajnë besimin, historinë dhe trashëgiminë e tyre?

Përse një objekt lutjeje trajtohet sikur të ishte armik, ndërsa predikimi i urrejtjes dhe përjashtimit tolerohet si “shprehje e lirë”?

Këto nuk janë më pyetje periferike. Ato prekin drejtpërdrejt sigurinë dhe karakterin kushtetues të Republikës.

Nuk pretendojmë pa prova se çdo kundërshtar i kishës është pjesë e një rrjeti të huaj. Por, pas zbulimit të dokumentit “Top Secret 2”, institucionet nuk kanë më të drejtë ta përjashtojnë pa hetim mundësinë e instrumentalizimit të këtyre tensioneve.

ISLAMIZMI POLITIK NUK ËSHTË BESIM

Duhet të flasim qartë: kritika jonë nuk drejtohet kundër shqiptarëve të besimit islam. Ata janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar dhe shumica dërrmuese nuk ka asgjë të përbashkët me radikalizmin.

Por islamizmi politik është çështje tjetër. Ai e përdor fenë si mjet pushteti, përçarjeje, frikësimi dhe ndikimi të huaj. Ai përpiqet ta zëvendësojë identitetin kombëtar me një identitet politik fetar dhe ta largojë Kosovën nga orientimi i saj shqiptar, europian dhe perëndimor.

Kur predikuesit fetarë dalin jashtë misionit shpirtëror dhe përzihen në fushata politike kundër të drejtave të qytetarëve, shteti duhet të reagojë.

Kur nga objektet fetare përhapet urrejtje, institucionet duhet të hetojnë.

Kur financimet e huaja përdoren për të ndryshuar orientimin kulturor dhe politik të Kosovës, burimi dhe destinacioni i çdo euroje duhet të bëhen publikë.

Kur kërcënohet një qytetar për shkak të besimit të tij, ligji duhet të godasë menjëherë dhe pa kompromis.

Nuk mund të lejohet që petku fetar të përdoret si mburojë për veprimtari politike, radikalizuese apo antishtetërore.

NUK MUND TË FSHIHEMI MË PAS FJALËS “TOLERANCË”

Toleranca nuk do të thotë nënshtrim përpara ekstremizmit.

Liria fetare nuk do të thotë liri për ta kërcënuar tjetrin.

Demokracia nuk do të thotë se një turmë mund t’ia mohojë një komuniteti të drejtën e garantuar me ligj.

Dhe feja nuk mund të përdoret për të vendosur një agjendë të huaj mbi interesin kombëtar shqiptar.

Nëse dikush kërkon ta paraqesë Kosovën si “Kandahar”, institucionet tona duhet t’i shkatërrojnë me ligj mekanizmat e këtij skenari. Jo duke përndjekur besimtarët, por duke zbuluar organizatorët, financuesit, propaganduesit dhe lidhjet e mundshme me shërbimet e huaja.

DOSJA SHEHOLLI DUHET TË ZBARDHET DERI NË FUND

Fatmir Sheholli gëzon prezumimin e pafajësisë derisa gjykata të vendosë ndryshe. Ky është standardi i shtetit ligjor dhe duhet respektuar.

Por aktakuza është tepër serioze për t’u relativizuar.

Prokuroria duhet t’i paraqesë provat. Gjykata duhet të veprojë pa ndikim politik. Institucionet e sigurisë duhet ta zbulojnë të gjithë rrjetin e mundshëm. Financimet dhe komunikimet duhet të hetohen, ndërsa publiku duhet të informohet pa manipulime.

Nëse provohet se dikush ka punuar për BIA-n kundër Republikës së Kosovës, ai duhet të marrë dënimin e parashikuar nga ligji. Nëse dëshmohet ekzistenca e një rrjeti më të gjerë, shteti duhet ta çmontojë plotësisht, pavarësisht se kush fshihet pas tij.

Kosova nuk u çlirua që Beogradi të rikthehej përmes propagandës, spiunazhit dhe përçarjes fetare.

Kosova nuk u ndërtua që shqiptarët të ndahen në “myslimanë” dhe “katolikë”, sikur feja të ishte kombësi.

Kosova nuk duhet të lejojë që urrejtja kundër një kishe shqiptare të përdoret si armë kundër unitetit kombëtar.

Zogaji është një provë për shtetin. Dosja Sheholli është një alarm për sigurinë. Dokumenti “Top Secret 2” është një arsye madhore që institucionet të zgjohen.

Sot kërkohet drejtësi, transparencë dhe guxim shtetëror.

Nesër mund të jetë vonë.

BESIMI ËSHTË PERSONAL – SHQIPTARIA NA BASHKON – REPUBLIKA MBROHET ME LIGJ!

Luan – Asllan Dibrani, Durrës

Shënim juridik: Të gjitha pohimet për veprimtarinë e Fatmir Shehollit paraqiten si pretendime të Prokurorisë. Fajësia mund të përcaktohet vetëm nga gjykata me vendim përfundimtar.

Deklaratë publike e Familjes Musa

0

KËRKOJMË HETIM INSTITUCIONAL, HAPJEN E DOSJEVE DHE PËRGJEGJËSI PËR ÇDO KËRCËNIM, NXITJE APO NDËRHYRJE TË PALIGJSHME NË RASTIN E ZOGAJT

Familja Musa i drejtohet opinionit publik, institucioneve të Republikës së Kosovës, Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit dhe organeve të tjera kompetente pas zhvillimeve serioze që kanë përcjellë dhurimin e tokës për Kishën Katolike në Zogaj të Vushtrrisë, vendosjen e gurthemelit, largimin e tij vetëm disa ditë më vonë, protestat kundër projektit dhe presionet e vazhdueshme ndaj familjes sonë.

Për ne kjo çështje nuk është më debat i zakonshëm lokal.

Ajo është shndërruar në çështje të sigurisë, të lirisë së pronës, të lirisë fetare, të dinjitetit familjar dhe të përgjegjësisë së institucioneve.

NE NUK KËRKOJMË HAKMARRJE — KËRKOJMË LIGJ

Familja Musa nuk kërkon dënime kolektive dhe as nuk kërkon që dikush të shpallet fajtor përpara institucioneve të drejtësisë.

Por kërkojmë diçka që në një shtet serioz duhet të jetë elementare:

të hetohet çdo person, çdo organizator, çdo financues dhe çdo strukturë që mund të ketë kaluar nga protesta paqësore në kërcënim, frikësim, nxitje, vandalizëm, presion psikologjik apo veprimtari të koordinuar kundër familjes sonë.

E drejta për protestë është e garantuar.

Por protestuesi nuk ka të drejtë të kërcënojë.

Nuk ka të drejtë të shpifë.

Nuk ka të drejtë të cenojë pronën.

Nuk ka të drejtë të nxisë urrejtje.

Dhe askush nuk ka të drejtë që nën petkun e fesë ta vendosë një familje shqiptare nën presion kolektiv.

PASOJAT PËR FAMILJEN TONË JANË REALE

Pas zhvillimeve në Zogaj, pjesëtarët e familjes sonë kanë përjetuar, sipas dëshmive dhe përvojës sonë të drejtpërdrejtë:

  • presion psikologjik;
  • fyerje dhe etiketime publike;
  • shqetësime dhe kërcënime;
  • acarim të marrëdhënieve familjare e shoqërore;
  • pasoja morale e reputacionale;
  • shqetësim të fëmijëve dhe të rinjve;
  • diferencime dhe pyetje të papranueshme në mjedise shoqërore e shkollore;
  • frikë për sigurinë personale dhe pronën.

Këto nuk janë “mospajtime fetare”.

Kur një familje fillon të jetojë nën frikë për shkak të një vendimi të ligjshëm mbi pronën e vet, institucionet duhet të reagojnë.

PËR PROTESTAT: LIRIA E PROTESTËS NUK ËSHTË LICENCË PËR FRİKËSIM

Ne e dallojmë qytetarin që proteston paqësisht nga personi që kërcënon, fyen, nxit apo organizon veprime të paligjshme.

Por gjithashtu shprehim shqetësim të thellë për faktin se në tubimet kundër projektit janë shfaqur edhe persona të panjohur për banorët e Zogajt dhe rrethinës, përfshirë pjesëmarrës të ardhur nga zona të tjera të Kosovës dhe, sipas informacioneve që kanë qarkulluar publikisht, edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Origjina e askujt nuk përbën vepër penale.

Por kur një çështje pronësore e një familjeje në një fshat të Vushtrrisë mobilizon njerëz nga vende e rajone të ndryshme, është e ligjshme dhe e nevojshme të pyetet: kush i mobilizoi, kush i thirri, kush i financoi dhe cili ishte qëllimi i vërtetë i mobilizimit?

Sipas vlerësimit tonë, numri i protestuesve nuk ka qenë i madh.

Por pesëdhjetë njerëz mund të bëjnë shumë zhurmë.

Ligji, megjithatë, nuk matet me zhurmë.

KËRKOJMË HAPJEN DHE VERIFIKIMIN E DOSJEVE HISTORIKE

Zogaj, Vushtrria dhe Kosova kanë kujtesë.

Familja jonë ka përjetuar represionin e sistemit jugosllav, ndjekje, maltretime, dëmtime fizike e morale dhe pasojat e sundimit serb.

Pikërisht për këtë arsye, çdo dyshim serioz për lidhje të individëve me ish-strukturat represive jugosllave, UDB-në ose shërbime të tjera duhet të sqarohet nga institucionet dhe jo nga thashethemet.

Ne kërkojmë:

hapjen, verifikimin dhe studimin institucional të dosjeve të personave që sot dalin si organizatorë, nxitës apo protagonistë të fushatave të presionit kundër familjes sonë, aty ku ligji e lejon dhe ku ekzistojnë të dhëna apo indicie konkrete.

Nëse nga dosjet dhe hetimet rezulton se ndonjë individ ka bashkëpunuar me struktura represive kundër qytetarëve shqiptarë, atëherë publiku ka të drejtë ta dijë.

Nëse nuk rezulton, kjo duhet thënë po aq qartë.

Ne kërkojmë të vërtetën — jo gjuetinë e shtrigave.

NJË HERË NË SHËRBIM TË REPRESIONIT, SOT NË SHËRBIM TË KUJT?

Kjo është pyetja që institucionet duhet ta marrin seriozisht.

Nëse provohet se individë të caktuar që dikur kanë bashkëpunuar me aparate represive sot përdorin fenë, protestën apo propagandën për të prodhuar tension dhe përçarje mes shqiptarëve, atëherë nuk kemi më thjesht debat rreth një kishe.

Kemi problem të sigurisë kombëtare.

Dhe për këtë nuk vendos as familja Musa, as hoxha, as gazetari, as protesta.

Vendosin faktet, dokumentet, Prokuroria dhe gjykata.

PËRGJEGJËSIA E BASHKËSISË ISLAME

Familja Musa i kërkon kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe strukturave të saj në Vushtrri të sqarojnë publikisht:

Çfarë roli kanë pasur institucionet dhe përfaqësuesit e BIK-ut në kundërshtimin dhe mobilizimin kundër projektit në pronën tonë?

Kush ka bërë thirrje?

Kush ka komunikuar me organizatorët?

A ka pasur koordinim institucional?

A ka pasur financim?

A janë dhënë udhëzime për protestë?

A janë dënuar kërcënimet dhe fyerjet ndaj familjes sonë?

Këto pyetje kërkojnë përgjigje.

Dhe nëse konstatohet se përfaqësues të BIK-ut kanë nxitur, organizuar apo mbështetur veprime të paligjshme kundër nesh, atëherë kërkojmë përgjegjësi të plotë juridike dhe institucionale, pa përjashtuar askënd për shkak të pozitës së tij.

Nga kryetari më i lartë deri te individi më i zakonshëm, ligji duhet të jetë i njëjtë.

NËSE KA VEPRA PENALE — TË VEPROJË PROKURORIA

Ne nuk kërkojmë arrestime me urdhër politik ose familjar.

Kërkojmë diçka shumë më serioze:

nëse hetimi krijon dyshim të bazuar për kërcënim, shantazh, nxitje, dëmtim prone, organizim të paligjshëm, bashkëpunim me shërbime të huaja apo vepra të tjera penale, Prokuroria dhe Policia duhet të veprojnë pa marrë parasysh emrin, uniformën fetare, pozitën apo ndikimin e personit.

Askush mbi ligjin.

As një kryetar institucioni fetar.

As një imam.

As një politikan.

As një gazetar.

As një ish-bashkëpunëtor i ndonjë shërbimi.

RRETH RASTIT SHEHOLLI

Familja Musa po përcjell me vëmendje edhe procesin ndaj Fatmir Shehollit.

Fakti që ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Prokuroria nuk na jep të drejtën ta shpallim fajtor përpara gjykimit.

Por ky rast duhet të jetë alarm për institucionet që rrjetet e ndikimit, propagandës, dezinformimit dhe kontaktet me struktura të huaja të mos trajtohen më si fantazi politike kur ekzistojnë indicie që kërkojnë hetim.

Ne kërkojmë që organet kompetente të verifikojnë nëse zhvillimet e Zogajt kanë qenë krejtësisht spontane apo nëse pas tyre ka ekzistuar ndonjë koordinim, manipulim apo interes tjetër.

Nëse nuk ka pasur — le të thuhet.

Nëse ka pasur — le të përgjigjet secili para ligjit.

ATA QË NA FYEN DUHET TË KËRKOJNË FALJE

Familja Musa kërkon falje publike nga çdo person që na ka quajtur tradhtarë, destabilizues, armiq të komunitetit apo na ka atribuar motive që nuk i kemi pasur.

Falja është minimumi.

Sepse familja jonë nuk ia mori tokën askujt.

Ne dhamë tokën tonë.

Nuk mbyllëm xhami.

Nuk ndaluam besimin e askujt.

Nuk shkuam në pronën e askujt.

Nuk i kërkuam askujt të ndërrojë fe.

Vendosëm për pronën tonë.

Dhe në vitin 2026, në një Republikë që pretendon se është demokratike, kjo nuk duhet të jetë arsye për t’u shpallur armik.

NE KËRKOJMË NGA ORGANET E RENDIT DHE PROKURORIA

  1. Të identifikohen personat përgjegjës për largimin ose dëmtimin e gurthemelit.
  2. Të hetohet çdo kërcënim drejtuar pjesëtarëve të familjes Musa.
  3. Të ruhen dhe analizohen komunikimet publike, thirrjet, videot dhe materialet elektronike që mund të përbëjnë prova.
  4. Të identifikohen organizatorët realë të protestave dhe roli individual i secilit.
  5. Të hetohet çdo dyshim konkret për financim apo koordinim të paligjshëm.
  6. Të verifikohet nëse ka pasur ndërhyrje ose ndikim nga struktura jashtë Kosovës.
  7. Aty ku ekzistojnë baza ligjore dhe indicie konkrete, të shqyrtohen edhe dosjet historike të ish-strukturave të sigurimit jugosllav.
  8. Të mbrohet familja jonë nga çdo kërcënim i mëtejshëm.
  9. Të mbrohen fëmijët dhe të rinjtë nga diskriminimi dhe stigmatizimi.
  10. Për çdo person ndaj të cilit krijohet dyshim i bazuar për vepër penale, të veprohet sipas ligjit, pa privilegje dhe pa përjashtime.

MESAZHI YNË ËSHTË I THJESHTË

Familja Musa nuk do të heshtë.

Por as nuk do të bëhet si ata që akuzojnë pa prova.

Ne do t’i kërkojmë provat.

Do t’i kërkojmë dosjet.

Do t’i kërkojmë përgjigjet.

Do t’i kërkojmë përgjegjësitë.

Dhe në fund do ta kërkojmë verdiktin e institucioneve.

Sepse patriotizmi nuk dëshmohet duke bërtitur para shtëpisë së një familjeje.

Besimi nuk mbrohet duke kërcënuar besimtarin tjetër.

Dhe shqiptaria nuk mbrohet duke e kthyer shqiptarin kundër shqiptarit.

Nëse dikush është manipuluar — le të reflektojë.
Nëse dikush ka shpifur — le të kërkojë falje.
Nëse dikush ka kërcënuar — le të përgjigjet.
Nëse dikush ka kryer vepër penale — le të gjykohet.

Kjo është diferenca ndërmjet shtetit dhe turmës.

Ne zgjedhim shtetin.

Ne zgjedhim ligjin.

Ne zgjedhim lirinë.

Dhe askujt nuk do t’ia japim të drejtën të na marrë atë që nuk na e ka dhënë ai:

dinjitetin, pronën, ndërgjegjen dhe të drejtën tonë për të vendosur të lirë në tokën tonë.

FAMILJA MUSA
Zogaj – Vushtrri

Në Shqipëri nuk kishte 750.000 bunkerë por 161.878, rëndësia e tyre u pa në luftën e UÇK-së

0

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

  • Intervista me gazetarin Xhevdet Shehun 

Xhevdet Shehu: Z.Dilaver, në shkrimin e datës 23 korrik, në “Dita” ju keni folur kryesisht për armatimin dhe teknikën luftarake që ka pas ushtria shqiptare në periudhën e Luftës së Ftohtë, por nga komentet e ndryshme që janë shkruar për atë shkrim, thuhet se Ushtria jonë nuk ka pas vetëm atë pasuri. Për çfarë pasurie bëhet fjalë?

Dilaver Goxhaj: Po, kanë të drejtë, ushtria ka pas pasuri jashtëzakonisht të madhe, ndryshe nuk kishte mundësi se si dhe ku ta ruante e mirëmbante gjithë atë armatim e teknikë luftarake. Për fat të keq, unë nuk i disponoj iventaret e asaj pasurie, pasi nuk jam i sektorit të logjistikës së Ushtrisë, dhe nuk ma ka kërkuar as puna si pedagog në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjitshëm, sepse unë isha i profilizuar theshtë për taktikën e armëve kundërajrore. Kështu që unë për këtë pytje që po më bëni, mud t’u them me zëra për atë pasurinë që po më pyesni, por jo me shifra. Por di që në vitin 1992 e në vijim është dorëzuar me procesverbal i gjithë armatimi dhe gjithë pasuritë ushtarake të Ushtrisë sonë, deri edhe te sasia e gjëlperave në depot e saj dhe të Bazave Ushtarake, pa folur për Rezervat e Shtetit, në të cilat kishte edhe qumësht dallëndysheje. Besoj se ju kujtohet që plaçkitja e Rezervave të Shtëtit në Lundër, afër Tiranës, në mars-prill 1997 vijoi gati një muaj dhe nuk mbarohej gjithë asaj pasuri, edhe pse shkonin me mijëra njerëz ditën dhe natën. Ata që e morën në dorëzim ushtrinë duhet t’ia paraqesin Kontrollit të Lartë të Shtetit të gjitha ata iventarë, nëse nuk i kanë zhdukur. Unë, në shkrimin e datës 23 korrik, nuk kam folur për pasurinë që ju po më pyesni, që është miliarda e miliarda me e madhe se ajo e armatimit, sikundër janë: tunelet e ushtrisë ku ka patur armatim, teknikë luftarake e teknikë mjekësore për spitale në rast luftë, ushqime etj.; shtëpitë e ushtarakëve të të gjithë qyteteve; depot e gjithë reparteve e nënreparteve të ushtrisë, e cila dihet që ishte ushtri pikë-hapjeje; godinat dhe fortifikimi i gjithë atyre pika-hapjeve; gjithe ofiçan e regjimenteve, brigadave dhe divizioneve me iventarin e tyre; gjithe uzinat ushtarake dhe makineritë e tyre tepër moderne; gjithë karofoçinat në perdorim dhe ato rezervë, (vetem në Regjimentin e Raketave Kundërajrore ku unë kam shërbyer 16 vjet, kishim 10 krase mekanikë e elektrikë të konserveur dhe mere me mend sa kishte e gjithë ushtria); nuk kam folur për agregatët e prodhimit të energjisë elektrike që kishte çdo kompani (bateri) dhe të gjitha komandat e gjithë niveleve të ushtrise; nuk kam folur pr vendkomandat dhe pajisej e tyre, duke filluar nga bam-et e deri te VK-at e Shtabit të Pergjithshëm dhe ato të Komandës së Përgjithshme; nuk kam folur pë gjithë llojet e mjeteve të transportit dhe sasinë e tyre që kishte ushtria si në përdorim të përgjithshëm, edhe ato për fortifikimin e sidomos makinat luftarake të të gjithë armëve e shërbimeve. Sa gryka zjarri artilerie tokësore e kundërajrore me tërheqje mekanike që kishte ushtria, aq makina luftarake transportuese ishin pranë tyre; nuk kam folur për mjetet e ndërlidhjes dhe të radiopërgjimit të ushtrisë; nuk kam folur për sipërfaqet tokësore pasuri të Ushtrisë, e cila u uzurpua, pasi kishte mbetur mall pa zot etj, etj.

Por dhe për fortifikimin ka shumë thënie kontroverse. A mund të na tregoni diçka që i afrohet sa më shumë të vërtetës?

D. Goxhaj: Menjëherë pas çlirimit nga nazi-fashistët, Forcat e Armatosura Shqiptare morën masa emërgjente për mbrojtjen e vendit. I menjëhershëm ishte urdhëri i Shtabit të Korparmatës I-II-III për fortifikimin, më 16 dhjetor 1944, i cili është fillesa e punës kolosale që do të niste për fortifikimin e teatrit shqiptar të mbrojtjes, duke filluar nga brezi kufitar, rajonet e pozicioneve të mbrojtjes, të brezave të thellësisë dhe të objekteve fortifikuese për artilerinë, tanket, për objektet e drejtimit, për strehimin e popullatës, të mjeteve e të forcave, për ndërtimin e bazave ushtarake detare e ato ajrore, brezave strategjikë, për industrinë e luftës, krahas ndërtimit të transheve, hendeklidhjeve, qëndrat e zjarrit (Q.Z), strehimeve etj . Në tekstin e “Artit ushtarak popullor” përcaktoheshin tre drejtime kryesore për mbojtjen e vendit: përgatitja e popullit ushtar, pajisja dhe modernizimi i teknikës luftarake, dhe përgatitja e teatrit të luftës (fortifikimi). Por fortifikimi masiv i vendit në brezat dhe zonat e mbrojtjes filloi në shkallë të gjerë në vitin 1974, sips vendimeve të Plenumit të 12-të të KQPPSH, duke arritur pikën kulmore në fillim të viteve tetëdhjetë. Në nëtor 1978 përfundoi fortifikimi i brezit të sigurimit në drejtimet tokësore dhe i rajoneve të mbrojtjes së batalioneve art-mitraliere në bregdet. Në vitin 1980 përfundoi fortifikim i brezit të parë të mbrojtjes të rajoneve si në drejtim tokësor po ashtu dhe në atë bregdetar.( Historiku i armës së xhenjos, f.322)

A është fortifikimi një shpikje shqiptare?

D. Goxhaj: Jo. Fortifikimi nuk është një shpikje shqiptare. Ai i ka fillesat e veta prej para erës së re. Dhe kjo ndodh ngaqë lufta që zhvillon çdo shoqëri e caktuar mund të ndryshoi dukshëm nga një tjetër. Futja në armatim të artilleries, të dy Traktateve Ushtarake, NATO dhe ai i Varshavës, i predhave të artilerisë me mbushje bërthamore, i ndryshoi rrënjësishtë jo vetëm mënyrat e sulmit, por edhe ato të fortifikimit. Nga kjo zë fill ai lloj fortifikimi që u bë në Shqipëri prej vitit 1974, me qëllimin e vetëm që të ruhej populli dhe pavarësia e vendit, pasi mundësi të tjera për ne, si një vend i vogël, ishin shumë më të kushtueshme dhe jo të përherëshme për mbrojtje. Sikundër do ta shohim më poshtë, përvojat e fortifikimeve të Luftës II Botërore, sikundër ishin: vija e fortifikuar fancez “Mazhino” me gjatësi 400km dhe e thllë 10-22km, me 5520 QZ; vija gjermane e fortifikimit “Zigfrid” me gjatësi 500km dhe thellësi 35-75km, me 16.000 QZ; vija filandeze e fortifikimit “Menerhejm”, me gjatësi 135km dhe thellësi 90km, me mbi 2.000 QZ; vija izralite e fortivikimit “Bar Lev” përgjatë kanalit të Suezit 80km e gjatë dhe e thellë 7-8km që kushtoi 238 milion $ etj (Xhemil Çelaj “Jetuam paqen e Kërcënuar”,2015, f.250-256), u studjuan dhe nuk u lanë mënjanë sikur të ishin kuriozitete të thjeshta teorike, gjë që kjo i bëri kundërshtarët tanë të mundshëm të fantazonin, e të fantazojë të tjerë edhe sot, ata që nuk njohin historinë e që nuk dinë se ç’është lufta, duke u munduar ta trajtojnë atë lloj fortifikimi si një çmenduri njerëzore, duke mos e ditur që ai ishte një lloj fortifikimi, i cili formon urën midis sistemeve të fortifikimeve ushtarake të mëparshme, me sistemin e ri fortifikues në kushtet e përdorimit gjerësishtë të armëve bërthamore. Për këtë të fundit u bënë edhe eksperimente biologjike, ku pati mjekë që kanë mbrojtur edhe grada shkecore me ato eksperimente.

Sidoqoftë, Kolonel, fortifikimi iasaj kohe, domethënë i Shqipërisë komuniste, është konsideruar I tepëruar dhe absurd. Sa të vërteta a në këtë pohim?

D. Goxhaj: Fortifikimi i vendit asnjëherë nuk është projektuar dhe ndërtuar sipas koniunkturave politike dhe marrëdhënieve me fqinjët, por sipas Planit Operativo-Strategjik të Mbrojtjes të vendit dhe detyrave luftarake të njësive përkatëse, në bazë të kapacitetit operativ të terrenit, që lejonte mundësinë e përdorimit të forcave armike, si nga toka, deti e ajri, në këmbsori e teknikë luftarake.( Veli Llakaj: “Tetë vjet në krye të SHP të ushtrisë”, 006,f.239,253). Në ato vite dhe për atë sistem organizimi të pushteti që ne kishim, fqinjët konsideroheshin kundërshtarë të sistemit politik, armiq të pushtetit tonë dhe me pretendime të theksuara territoriale, veçanërishtë me fqinjët jugorë. Si i tillë sistemi i fortifikimit tonë ka qenë shumë kompleks si në objektet po ashtu edhe në sistem, duke pasur parasysh terrenin, taktikat e luftimit dhe armatimi i mundshëm i kundërshtarit. Merita e ideuesve të kësaj shkolle të fortifikimit shqiptar është se kjo shkollë e ktheu artin e fortifikimit në rregulla matematikore të përpikta, duke bërë kombinimin propocional-simetrik të vijave të vendosjes së QZ, duke ia përshtatur teorinë shkencore kushteve të ndryshme të drejtimeve të caktuara për t’u fortifikuar, si dhe teknologjisë së armikut të mundshëm. Gjeneralët shqiptarë, me në krye strategun e shquar ushtarak Mehmet Shehun, që e projektuan atë fortifikim dhe që u realizua në 20 vite, përveçse ishin komandantë me përvojë luftarake, ishin edhe shkencëtarë shoqërorë, por edhe mendimtarë, diplomatë, politikanë, të cilët luftën e kishin profesion, duke u nisur nga fakti që ushtria e asaj kohe shprehte interesat e shoqërisë që e kishte ngritur. Qëllimi i projektuesve të atij sistem fortifikimi ishte organizimi dhe sistemimi i dukurive kaotike të luftës, në një sistem të efekshëm, duke pasur besim se populli, kur të mobilizohej për luftë, do ta përdorte me shumë efikasitet.

Mirëpo, ai fortifikim kishte një kosto shumë të shtrenjtë për kushtet e asaj kohe, apo jo?

D.Goxhaj: Ekonomistët modernë thonë se: të gjithë pasurohen kur asnjëri nuk kërkon përparësi. Strategët ushtarakë modernë thonë: Në një luftë, e cila drejtohet nga kabinete të aftë, nuk ka vend për zbutje, përligjia e saj është fitorja, pavarësishtë me ç’metoda është arritur, qoftë edhe ato ekstreme. Bazuar në këtë aksiomë, fortifikimi ynë u organizua e u zbatua me qëllimin e vetëm: që lufta, nëse na imponohej, të mbaronte për një kohë sa më të shkurtër dhe me sa më pak gjak, ngaqë e bënte mësymjen e çdo ushtrie armike shumë më të vështirë. Vetitë mbrojtëse të atij fortifikimi u zhvilluan gjer në atë pikë, sa rajoni i mbrojtjes së një batalioni mund të përballonte deri edhe 27 goditje me predha bërthamore artilerie, krahasuar me efektin e bombave atomike që u hodhën në Hiroshima e Nagasaki, në vitin 1945. Sikundër e theksova pak më lart, fortifikimi i vendit në Shqipëri filloi kur ajo doli nga Traktati Ushtarak i Varshavës. Që në fillim duhet theksuar se fortifikimi i vendit nga udhëheqja shtetërore e Shqipërisë u përcaktua të ishte fortifikim mbrojtës, i cili të mundësonte ta bënte të gjithë territorin e vendit të aftë për mbrojtje të përherëshme dhe jo vetëm për një kohë të shkurtër, dhe vende-vende edhe në fortifikim mësymës, i cili të përmbante rregullat e kryerjes së rrethimit. Prandaj ai u nda në tri forma: në fortifikim të përhershëm, me Qendra Zjarri (QZ) e Qendra të Pëhershme Zjarri (QPZ); në art të kyerjes së rrethimit; dhe në fortifikim fushor, që ndryshe quhet fortifikim i përkohshëm (transhe e hendeklidhje), për shkak të rëndësisë së përkohëshme që ato mund të marrin në kushtet e veçanta të një luftimi. Si rrjedhojë, fortifikimi i vendit në Shqipëri u realizua në mënyrë të pashkëputur e ngushtësishtë i ndërthurur midis tre llojeve, duke krijuar rajone të fortifikuara dhe tepër të fortifikuara. Edhe pse është bërë një lloj fortifikimi i studjuar e me karakter të përhershëm, pasi ai fortifikim që është bërë, është një investim i përjetshëm që nuk i humbet vlerat e tij në shekuj, përsëri, pas prishjes së sistemit socialist, si nga shtypi i huaj edhe nga ai shqiptar, brenda e jashtë Shqipërisë, është spekulluar dhe vijon të spekullohet sot e gjithë ditën, duke arritur deri aty sa të thuhet, se “u ndërtua një bunker për katër banorë”, si dhe e quajnë budallallëk që “çdo shqiptar ishte i trajnuar për të luftuar” , për të mbrojtur vendin! Dhe konkretisht, edhe në 1 Janarin e vitit 2017, gazeta Expres, boton artikullin e titulluar “bunkerët shqiptarë”, duke i bërë jehonë librit album dizinformues të fotografit hollandez David Galjard, i cili fitoi një çmim në nëtor të vitit 2012 në Paris me librin e tij, me foto të bunkerëve tanë, një libër që bën një trajtim hiperbolizues për gjithë bunkerët e ndërtuar në gjithë Shqipërinë, i cili shkruan: “Në Shqipëri, 750 000 bunkerë të kohës komuniste ndodhen të përhapura kudo: programi i pazakontë i bunkerizimit, i cili zgjati gjatë sundimit 40-vjeçar të Hoxhës, çoi në 1 bunker për katër banorë. Bunkerët, të cilët janë 24 për çdo kilometër katrorë u ndërtuan si parapritë për një luftë në shumë fronte që Hoxha priste nga vendet pushtuese, në Lindje dhe Perëndim. Çdo qytetar në planin e tij ishte një rezervist. Çdo 22-vjeçar shqiptar ishte i trajnuar për të luftuar. Por bunkerët s’u përdorën asnjëherë. Sot banorët nuk kanë ndonjë interes, përveçse shkatërrues, për ta. Ndërtimi i tyre kishte një kosto shumë të madhe për burimet e vendit të vogël ballkanik dhe u hoqi shumë krahë pune përmirësimit të rrugëve apo zgjidhjen e problemit shqiptar për banesa. Bunkerizimi nisi në vitin 1967 dhe mbaroi pak pas vdekjes së Hoxhës në 1985″( gazeta “Expres”, 01 janar 2017).

Po si qëndron e vërteta?

D. Goxhaj: E vërteta është se, bazuar në vendimin e Këshillit të Mbrojtjes nr.13, datë 4 Dhjetor 1974, ishte parashikuar të ndërtoheshin gjithsej 201.175 QZP, ndërsa faktikisht u ndërtuan vetëm 161.878, mes tyre 824 QZ Kundërtanke nga 17.177 që ishin parashikuar, dhe jo 750.000 QZ, sikundër e kanë 5-fishuar. “Në 20 divizionet që kishte ushtria, të cilët kishin zonat e tyre të mbrojtjes (dy divizione ishin RKP), sasia e QZ do të ishte: 20×8000 QZ (një zonë mbrojtje) = 160.000”( Historiku i armës së xhenjos, f.327-328). Bazën e këtij fortifikimi mbrojtjes e bënte mbrojtja kundër-tanke dhe mbrojtja kundër desantit ajror masiv të armikut. Në brezin e parë të mbrojtjes, fortifikimi permanent i pozicionit të zjarrit i skuadrës së këmbsorisë është bërë në formë “garnizoni”, duke vendosur 3, 5 deri 7 QZP, në varësi të terrenit dhe rëndësisë së drejtimit për mbrojtje. Në vendosjen e QZ është pasur parasysh kryqëzimi i zjarrit të mitralozëve, automatikëve, pushkëve dhe armëve të tjera të vendosura në rajonin e mbrojtjes, që drejtohet kundër armikut, nga jo më pak se dy drejtime dhe palosja e zjarrit të ishte sa më e plotë, duke mbrojtur QZ njëra-tjetrën, duke u dhënë mundësi trupave ta sulmojnë armikun nëpër intervalet, porsa zjarri i bërë nga QZ të ketë dobësuar presionin e sulmit të armikut. Rajoni i mbrojtjes së togës përbëhej nga dy transhe (9, 15 deri 21 QZP), i kompanisë nga 3-4 transhe (27, 45 deri 63 QZP), ndërsa rajoni i mbrojtjes së batalioneve përbëhej nga rajonet e mbrojtjes së kompanive (81, 135 deri 189 QZP, nëse i qëndrojmë besnik sistemit “tresh”), si dhe pozicionet e zjarrit të armëve të rënda, të artilerisë, vendkomandave, vendmjekimi, vendfurnizimi etj, të lidhur me sistem të zhvilluar transhesh e hendeklidhje (gjithsej 6-8 transhe), duke siguruar mbrojtje rrethore. Në një brez mbrojtje BrK me 5 batalione do të kishte afërsishtë 800 QZ. Krijohet kështu një kamp i fortifikuar me ndihmën e një sërë QZ që mbrojnë me zjarr anësor e në shpinë njëra-tjetrën. Në brezin e dytë të mbrojtjes brigadat qëndronin të përqëndrura, ku, veç elementëve të fortifikuar, sikundër brigadat e skalionit të parë, fortifikoheshin pozicionet e zjarrit për grupimin e artilerisë tokësore, vendkomanda, objektet për depot e rapavijës, spitali i divizionit, spitali veteriner. Fortifikohej edhe rajoni i pritshëmi i desantit ajror, rajonet e mbrojtjes të forcave vullnetare, qendrat e rëndësishme të banuara, objektet industriale, aerodromet, portet, urat etj. Thellësia strategjike e mbrojtjes, që quhej edhe brezi i tretë i mbrojtjes, përbëhej nga fortifikimi i rajoneve të përqëndrimit të njësive RKP dhe gjithë industria prodhuese ushtarako-industriale e ajo ushqimore për luftë dhe për popullsinë e fshatrave e qyteteve, e sistemuar në tunele të betonuar. Si rrjedhojë, e gjithë hapësira e vendit mbulohej nga vendstrehimet masive të popullsisë, objektet social-ekonomike, organet administrative të pushtetit qendror e vendor, tunelizimi i industrisë, masat për mbrojtjen nga armët kimike etj. Dendësia më e madhe e fortifikimit, sikundër e pamë më lartë, ndodhej në brezin e parë të mbrojtjes. Bazuar në përvojën e fortifikimit të ushtrive të huaja, sulmi kundër një mbrojtjeje të fortifikuar kërkon më shumë forca e mjete. Për shembull, regullorja amerikane e luftimit “FM-105”, të cilën e dispononim në fillim të viteve 1980, kundër një mbrojtjeje të fortifikuar mirë, në drejtimin kryesor të goditjes, për mësymje parashikonte një raport shumë më të thellë forcash, minimalisht 6-8:1. Kjo normë ishte tipike për rajone të fortifikuara me 10-15 qendra zjarri për km/front a km2, për gjithë thellësinë e mësymjes. Kurse tek mbrojtja jonë kishte minimalisht 15 deri 35 QZP për km/front, në varësi nga terreni, që do të thotë se raporti i forcave për mësymje i kundërshtarit do të ishte jo 8:1, por 3 deri 4 herë më shumë. Ndaj mbrojtja jonë, me të tillë dëndësi kaq të lartë fortifikimi, e ndërtuar sipas kapacitetit të terrenit, mund të përballonte forca më të shumta, duke e bërë vendin të papushtueshëm. “Fortifikimi, -thekson teoricieni ushtarak anglez Xhon Kigan-, u ka shërbyer për mirë popujve sa herë që është bërë e mbajtur në rregull, pasi ka përballuar modernizimin dhe çdo teknologji ushtarake si dhe ka përfeksionuar aftësinë udhëheqëse, e cila i ktheh komandantët në udhëheqës.”( Xhon Kigan “Maska e komandimit”, Londër,1996,f.12). Ndoshta në praktikë, më mirë se kushdo tjetër, vlerat mbrojtëse të fortifikimit tonë i kuptuan ushtarakët dhe popullsia e brezit kufitar Kukës-Tropojë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, mars-qershor 1999, fortifikim i cili u shfrytëzua masivisht prej tyre.

Tiranë, 30.07.2018

Armend Thaçi: “Zbatues të planit të UDB-së në terren janë disa figura fetare e politike”

0

Armend Thaçi ka publikuar një reagim të ashpër lidhur me dokumentin që, sipas tij, është gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli dhe që pretendohet se është pjesë e një plani të shërbimeve serbe për Kosovën.

Thaçi pretendon se ky dokument paraqet një plan të UDB-së/BIA-s për ndikimin në Kosovë përmes financimit të institucioneve fetare, ndërtimit të xhamive dhe zgjerimit të medreseve, me synim ndryshimin e karakterit të shoqërisë kosovare. Në reagimin e tij, ai ka publikuar edhe një listë me emra të figurave fetare e publike, të cilët i quan “zbatues të planit të shkive në terren”.

Sipas Thaçit, në këtë listë bëjnë pjesë:

Naim Tërnava

Shefqet Krasniqi

Mazllam Mazllami

Ekrem Avdiu

Milazim Krasniqi

Halil Kastrati

Ai përmend gjithashtu “disa figura politiko-ushtarake”, për të cilat pretendon se, për arsye financiare, “kanë shkelur mbi vlerat kombëtare”. “Plani i madh i UDB-së (BIA), i gjetur në telefonin e Shehollit.

Konfirmim i plotë i asaj që ndër vite e kemi paralajmëruar: Radikalizmi islamik në Kosovë është projekt i Serbisë për shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit të shoqërisë kosovare”, ka shkruar Thaçi.

Ai pretendon se dokumenti përmban një plan për mbledhjen e fondeve nga ambasada të vendeve islamike në Beograd dhe investimin e tyre në ndërtimin e xhamive në zona të dukshme, pranë autostradave, shkollave dhe qendrave tregtare.

Në pjesën e publikuar nga Thaçi pretendohet gjithashtu se plani parashihte zgjerimin e medreseve në të gjithë Kosovën, përfshirjen e fëmijëve dhe të rriturve nga zona të ndryshme të vendit, si dhe angazhimin e personave nga Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Sanxhaku.

Dokumenti i atribuar shërbimeve serbe përmban edhe pretendime se udhëheqës të bashkësive islame në disa vende të rajonit do të ishin nën kontroll dhe se përmes tyre do të kërkohej përfshirja e shqiptarëve me ndikim në sport, media, muzikë dhe politikë. Një pjesë tjetër e dokumentit, sipas versionit të publikuar nga Thaçi, lidhet me diasporën shqiptare në Evropën Perëndimore, veçanërisht në Zvicër dhe Gjermani, me pretendimin se synimi do të ishte krijimi i përçarjeve brenda komunitetit shqiptar.

Në fund, dokumenti përmban një pretendim edhe më të rëndë: se përmes krijimit të një atmosfere të tillë në Kosovë, një pjesë e të rinjve do të largoheshin jashtë vendit dhe një pjesë do t’i drejtoheshin fesë islame, ndërsa pas 20 vitesh Kosova do të paraqitej si “Kandahar”, me synimin që fuqitë perëndimore të ndryshonin qëndrimin ndaj Kosovës. “Nuk keni dashur të dëgjoni e të shikoni.

Keni zgjedhur heshtjen dhe mbylljen e syve. Kuptohet, një ditë do të detyroheni t’i hapni, por mbase do të jetë vonë”, ka shkruar Thaçi.

Nuk është vetëm Fatmir Sheholli

0

Adriatik Riza Dosti, Tiranë

Ja kush e ka tradhetuar dhe po e spiunon Kosoven…

Nuk eshte vetem Fatmir Shaholli ” analisti i famshem ” tashme i arrestuar nga drejtesia ne Kosove e i akuzuar tash me per spiunazh ne favor te Serbise dhe i vene ne sherbim te BIA serbe .

Kam kohe qe e kam ngritur fort zerin publikisht dhe ju a kam drejtuar saktesisht gishtin tregues emrave konkrete te mediave te Kosoves qe prej kohesh punojne per Serbine e kunder Kosoves e paguhen e financohen nga Beogradi. Dhe duke i ditur fakte te tilla te renda Prokuroria ne Prishtine ka heshtur …dhe ky eshte krim edhe me i rende akoma.

Nuk eshte rastesi qe kundershtaret e tij politike publikisht e kane akuzuar Vucicin per fondin prej 2- 3 milion dollaresh te pervitshem per aktivitete ” te dyshimta ” ne Kosove. Nuk ishte rastesi ajo makina me 2 milion dollare qe vinte nga Beogradi per ne Prishtine e qe u kap ne kufirin e Kosoves e ku me pas parave te sekuestruara askush si doli me per zot. Nuk jane aspak rastesi retorikat e rrezikeshme e luftenxitese te koheve te fundit ndaj Kosoves me autor Vucicin, Dacicin, Gjuricin , Paunovicin , Brnabicin etj…

Nuk eshte aspak rastesi lidhja e forte mes treshes Grenell – Vucic – Rama dhe gjithckaja e bere intensivisht prej tyre per rrezimin e Kurtit e te shtet – qeverise se tij me cdo kusht . Nuk eshte aspak rastesi propozimi i cmendur i Ramushit per rikthimin e Thacit ne postin e Presidentit te Kosoves ore joooo. As protestat sa ne Tirane po aq edhe ne Prishtine per lirimin e Thacit nga Haga…me autoresi te Rames e te Ramushit e me porosi e rekomandim te…dikujt tjeter …e ku merr pjese edhe shqiptari politik i Maqedonise …Ali Ahmeti .(???)

Sikurse jo rastesisht kane dale duarsh e nga binaret deputetet histerike Timja Ganja , Bytyci e Citaku…hetojini se do te mesoni edhe nga paguhen ..ok. Kali i Trojes ( lexo i Beogradit ) ka kohe qe eshte brenda ne Prishtine e ushtaret shqiptaro – serbe ne barkun e tij si hijet e vdekjes se pa bese zbresin frikshem prej tij cdo nate e prej kohesh e jo vetem sot per sot.

Nuk jane rastesi kesi lloj zgjedhjesh pa fund e te pa deshiruara prej popullit ne Kosove sikurse edhe keto lloj krizash politike e ngercesh po te tilla qe ja kane zene frymen Kosoves e popullit te saj njejte sikur ja ke hedhur litarin ne fyt. Nuk eshte rastesi as Banjska , as ura e Ibrit e as Manastiri i Decanit e as Rama me te tijte me urgjence ne Prishtine e me pas edhe ikja per lesh ( sic thote populli ) e ish presidentes V.Osmani. As lajthitjet e Ramushit nuk jane te pa programuara e as te pa paguara prej Beogradit…besojeni fort kete . As kokederresia politike e Hamzes por edhe e Abdixhikut nuk eshte autoresi e tyre ore joooo…sikurse edhe ” trimeria ” e Lushtakut per tu thyer gota kokes kundershtareve te tij politike …e kenaqesia qe ndjen me biznesin e tij 50 / 50 shqiptaro – serb.

Prej kohesh media shqipfolese e shkruarese ne Prishtine , tv , portalet ,radiot e disa gazeta jane hedhur ne sulm si qente e terbuar ndaj Partise qe voton me se shumti populli i Kosoves – LVV e ndaj Liderit qe po populli i Kosoves e do ne krye te vendit te tij Albin Kurtit …e njejta muzike pelqehet aq fort ne Beograd nga Vucici sikurse edhe nga si – vellau i tij ne Tirane – Rama…e degjohet ne kufje nga flamur – ylberisti Grenell….mik per koke i Serbise e i Vucicit dhe i dekoruar prej tyre me urdherin e medaljen me te larte shteterore serbe e qe zakonisht pushimet verore i ben ne Jug te Shqiperise se bashku me te birin e G. Sorosit dhe E.Ramen .

Kurti dhe qeveria e tij edhe pse te sulmuar e penguar vazhdimisht prej mediave te Prishtines e pse jo edhe ato te Tiranes madje edhe me fort e me keq akoma se sa nga ato te Beogradit duhej ta kishin kuptuar me heret kete qe po ndodh sot … e duhej ti kishin marre masat prej kohesh jo per koken e karrigen e tyre por per ti dale ne mbrojtje Kosoves e popullit te saj…

Pse nuk e dini ju z.Kurti e qeveria e parlamenti juaj se kush i mban ne kembe e kush i paguan fjala vjen 2 nga TV me armiqesore e me antishqiptare ne Kosove…T7 dhe Klan Kosoven… Jeni perballur ndonjehere ju a drejtesia juaj me sponsorizuesit e tyre Devollet ? Joooo…po pse ?

Shteti nuk ka frike askend e mjere ai qe per pune te pista ka pune me shtetin. Keni kerkuar ju ndonjehere qe antishqiptarin e terbuar e kelyshin spiun e te deklaruar te Serbise – Baton Haxhiun ta shpallni Non Grata …joooo e pra pse jo …cfare ju ka penguar…ka hyre e ka dale nga Kosova sa here ka dashur , si ka dashur e kur ka dashur… E keni hetuar ju ndonjehere aktivitetin profesional ” kontraversial ” te Berat Buzhales …sigurisht qe Jo…pse jo pra ?

Fare nuk ju bejne pershtypje ju z.Kurti e qeverise e parlamentit tuaj gjithe ai llum, kedashesi, helm e vrer qe nxjerrin gati cdo nate nga goja kunder jush , partise suaj , shtet – qeverise suaj e vecmas kunder Kosoves e popullit te saj…Milaim Zeka, Albatrosi, Matoshi, Gashi, A.Kelmendi e krejt lukunia e Ujqerve te sojit te tyre qe absolutisht paguhen nga Beogradi e jane me shume se kelyshe e spiune te serbit sikurse ndersehen nga Tirana e jane edhe me shume se sa skllever te Rames e shpirt shitur te tij . E pra spiunet e tradhetaret e ata qe aq shume po e pengojne sot Kosoven drejt stabilitetit, sigurise e te nesermes se saj … nuk ju rane nga Qielli…por aty i keni pasur e po aty i keni akoma…mes jush . E ata as nuk fillojne e as nuk mbarojne me F .Shahollin e arrestuar sot , as me Milaimin bashkepunetor e bashkespiun si ai sikurse jo e jo as edhe me Batonin e as me Beratin .

Nuk eshte rastesi zbulimi i planit paralel Tirane – Beograd …i shtetit Bektashi te Rames brenda Shqiperie e i shtetit Orthodoks Serb brenda Kosove …as hapja e konsullatave serbe ne Shkoder e shqiptare ne Bujanoc …as kthimi i shpines e ngulja e thikes pas saj prej Tirane – Rames e as armatosja deri ne dhembe e Serbise.

Albin, LVV , parlament e shtet – qeveri e Kosoves …spiunet, tradhetaret e armiqte tuaj e te Kombit shqiptar ju a perseris i keni aty mes tuaj e madje me shumice …keputjuani koken si Gjarperit…se kete te fundit po e le te lire te ha koken . Sot…se neser do te jete shume vone .

Për vëllezërit e mi martirë

1
Për vëllezërit e mi martirë
__
Poezi
__
Në heshtjen e dheut që lirinë lindi,
ku gjaku u bë gur e u bë flori,
qëndroni ju, o lisat që s’u thyej,
të rënë për gjuhën, për këtë truall e shtëpi
__
.Ju i dhatë dritë këtij njerëzimi,
kur nata mbi ne shtriu kthetrat e saj,
tani jeni erë që fryn nëpër shtëpija,
dhe zë që s’shuhet në asnjë vatër të saj
__
Vëllezër të mi, o plagë e paharruar,
emrin tuaj e mbaj si amanet në ballë,
për ju do të këndoj sa të ketë jetë kjo tokë,
se liria pa ju do të ishte gjysmë e gjallë.
______
Xheva Salihaj 
Pörtschach 
2026

Poezi e Argjiro Ukimerit për nobelisten Gonxhe Bojaxhiu

0

Kosova mund të zbulojë jo vetëm një Sheholl, por shumë “sheholla”: spiunë të maskuar si analistë, “patriotë” me raporte sekrete dhe hoxhallarë

0
NJOFTIM PËR “TË SHQETËSUARIT”
Pas ndërrimit të prokurorëve dhe rizgjimit të drejtësisë, disa njerëzve papritur po u prishet gjumi. Dollapët e vjetër të UDB-së po hapen dhe skeletet kanë filluar të kërkojnë pronarët e tyre.
Kosova mund të zbulojë jo vetëm një Sheholl, por shumë “sheholla”: spiunë të maskuar si analistë, “patriotë” me raporte sekrete dhe hoxhallarë që, nën petkun fetar, dyshohet se u kanë shërbyer agjendave të huaja.
Mos u ngutni të nervozoheni, zotërinj! Drejtësia sapo ka ndezur dritën. Tani do të shihet kush është verbuar nga drita dhe kush ka jetuar tepër gjatë në bodrumet e errëta të UDB-së.
Dosjet flasin, provat gjykojnë, ndërsa tradhtia — sado petka të ndërrojë — një ditë mbetet lakuriq!

Kur “mbrojtja e fesë” bëhet mburojë për një narrativë që i shërben Serbisë

0
Në këtë foto shihet islamisti i madh nga Novi Pazari, njeriu kryesor i islamit në Serbi, Mevludin Dudiq, shqiptari i boshnjakizuar dhe islamizuar, me Presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq. Dudiq hapur në Preshevë dhe në Prizren ka kërkuar islamizimin e shqiptarëve gjithandej me direktiva të BIA-s së Serbisë.
____
Ka diçka thellësisht shqetësuese në reagimet e disa analistëve, gazetarëve e publicistëve nga kampe të ndryshme politike, sidomos të atyre që për vite kanë ndërtuar karrierën mbi alarmizëm, ekstremizëm dhe ndarje shoqërore.
Edhe pasi janë shfaqur dëshmi dhe indicie serioze për përpjekjet e Serbisë për të ndikuar në zhvillimet fetare, identitare e shoqërore në Kosovë, disa prej tyre vazhdojnë të reagojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe ta relativizojnë këtë skandal të instrumentalizimit të fesë nga interesa politike dhe të huaja.
Dy postime, dy manipulime
Postimi i parë e zhvendos qëllimisht debatin: nga problemi i instrumentalizimit të fesë dhe ndikimit të huaj, te një viktimizim i përgjithshëm i myslimanëve.
Në të parin thuhet:
“Pse myslimanët në Kosovë as nuk kanë devijuar e as nuk janë dorëzuar, përkundër gjithë atij investimi të Serbisë…”
E vërteta është se askush nuk po kërkon që myslimanët të “devijojnë” apo të heqin dorë nga besimi. Kritika është ndaj islamizmit politik, ekstremizmit dhe çdo ndikimi të huaj, jo ndaj besimtarit.
Ndërsa postimi i dytë bën një tjetër manipulim: barazon fenë me suksesin e kombeve dhe përdor SHBA-në e Gjermaninë si shembuj, duke harruar faktin themelor se të dyja janë shtete laike. Besimtarët mund të jenë fetarë sa të duan; shteti nuk është fetar.
Edhe krahasimi me UÇK-në është i pavend. Nëse Serbia ka tentuar të infiltrojë UÇK-në, kjo nuk do të thotë se infiltrimi duhet toleruar. Përkundrazi, ai është dashur të zbulohet dhe të luftohet.
E njëjta logjikë duhet të vlejë edhe për çdo strukturë fetare: infiltrimi, ndikimi i huaj apo instrumentalizimi politik nuk duhet të relativizohen, pavarësisht se në emër të kujt bëhen.

Zyrtarisht e pakonfirmuar: Hashim Thaçi nuk do të lirohet me 16 shtator

0
Zyrtarisht e pakonfirmuar: Hashim Thaçi nuk do të lirohet me 16 shtator
Se a do të dënohet, apo gjykata do ta shtyej shpalljen e aktgjykimit, fakti se ai e ka edhe një aktakuzë tjetër për të cilën gjykimi është duke u zhvilluar, e kështu me radhë, kjo nuk ka rëndësi. Ramushi, Uk Lu(k)shi e plot të tjerë u gënjejnë publikisht për t’ua bërë qejfin me propozimin e tyre për ta nominuar Hashim Thaçin për Kryetar të Kosovës. Ju duhet ta dini faktin se Hashim Thaçit iu dasht të jep menjëherë dorëheqje të parevokueshme vetëm për shkak të aktakuzës së parë, kurse disa naivë mundohohen t’iu mashtrojnë se ai mund të kthehet në pozitën e Kryetarit pas aktakuzës së dytë. Edhe sikur të lirohej dhe shpallej i pafajshëm sot, dhe të hynte në Zyrën e Kryeministrit nesër, atij përsëri do t’i duhej të jep dorëheqje të parevokueshme për shkakt të aktakuzës së dytë. Për çka me liru Hashimin e me ba Kryetar kur në aktakuzën e parë ai u detyrua të jep dorëheqje vetëm pse ekizstonte aktakuza, kur në rastin e dytë jo vetëm që ekziston aktakuza e konfirmuar por gjykimi ka filluar dhe do të vazhdoj pas 16 shtatorit?
Kërcënimet e Nasim Haradinajt, Nait Hasanit, Hisen Berishës, Hysni Gucati e disa të tjerëve për ta kallur Kosovën flakë, se do të zhbëhet pavarësia nëse dënohen krerët e ish-UÇK-së, janë vetëm pallje për ta mashtruar dhe frikësuar ndonjë qytetarë të thjeshtë, e kurrsesi popullin. Gjykata e Hagës nuk pjerdh për këto pallje. Ajo ka dënuar udhëheqës dhe komandantë të vërtetë të ushtrive të fuqishme, madje i ka bërë kryetarët e shteteve si Sllobodan Millosheviqin të bëjnë vetëvrasje, dhe askush nuk pati bythë në Kroaci, Serbi, dhe Bosnjë-Hrecegovinë me kallë diçka flakë. Po Kosovën kush po dojka me kallë flakë nën mbrojtjen e NATO-s? Regjimi i Aleksandar Vuçiqit i cili e ka ushtrinë e vet, por s’po mundet. Po Nasimi, Naiti, Hiseni, Hysniu, Time Kadrijaj, me cilën ushtri do ta kallin flakë Kosovën?
Nëse dikush vërtetë ia do të mirën Hashim Thaçit, do të përkujdesej që të kontrabandoj helm në burgun e Hagës dhe në hapësirat e gjykatës. Le ta ketë helmin me veti për çdo rast, sikur gjenerali kroat i Bosnjës, Sllobodan Praljak i cili me rastin e shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë, e piu helmin dhe vdiq aty për aty në gjykatore. Vonë ka ndodhur kjo, me 29 nëntor 2017. Por kontrabandimi i helmit në burg dhe në dhomat e gjykatës është punë e vështirë dhe krim.
Le të mbetet ky njoftim sekret vetëm ndërmjet meje e teje; mos te din tjetërkush. Hajde tash mos e tjerr “A ka me u dënu, a s’ka me u dënu Hashimi? Unë boll që t’kallxova që me 16 shtator nuk ka me u liru prej burgu. A pak po t’doket ky njoftim, a? Nëse t’doket pak, hajt vazhdo kulloti sytë e vesht me prralla të Ramushit, Ukës, Naitit, Nasimit, Hisenit, Gucatit, Ganes, Eliza Hoxhës,….”