Kreu Blog Faqe 22

“Pas 20 vitesh Kosova të duket si Kandahar”, ju lumtë shlavaregji !

0
Këta janë Biku I Kosovës që kemi dyshuar të gjithë qe 20 vite …. Vishuni tash shallvaret talibane ,qitni burkat e zeza përdhoseni flamurin kombëtar ..
A u bat hor mirë ne sytë e botës ju lumtë kjo është pra paraja pa u lodhur fare !!
“Pas 20 vitesh, Kosova do të duket si Kandahari.”
Ajo që mund të tingëllojë si një teori konspirative tashmë është pjesë e një rasti të spiunazhit në Kosovë. Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, i cili dyshohet se ka spiunuar për BIA-n serbe.
Sipas aktakuzës, hetuesit kanë gjetur në telefonin e tij një dokument të shënuar “Top Secret 2”, i cili përshkruan një strategji afatgjatë të dyshuar: financimin e ndërtimit të xhamive, zgjerimin e ndikimit fetar, depërtimin në rrjetet politike dhe të diasporës, si dhe paraqitjen gradualisht të Kosovës para Perëndimit si një shtet gjithnjë e më islamik.
Qëllimi përfundimtar i pretenduar: dobësimi i mbështetjes perëndimore për Kosovën dhe, përfundimisht, rikthimi i saj nën kontrollin e Serbisë.
Dokumenti madje pretendon se Serbia kishte marrë një “dritë të gjelbër” nga Turqia.
Sipas Prokurorisë, dokumenti, i gjetur në telefonin e Shehollit, paraqet një plan të fshehtë politik dhe strategjik që synonte zgjerimin e ndikimit fetar dhe destabilizimin e Kosovës. Në të përmenden ndërtimi i xhamive dhe medreseve, ndikimi mbi figura të politikës, mediave, muzikës dhe sportit, si dhe përçarja e shqiptarëve në diasporë.
Aktakuza thotë se dokumenti ishte pjesë e provave që Prokuroria i konsideron relevante për të dëshmuar natyrën e kontakteve dhe aktiviteteve të Shehollit me strukturat e inteligjencës serbe BIA.
Shënim: Këto janë pretendime të përfshira në aktakuzën e Prokurorisë !
🚨 “In 20 years, Kosovo will look like Kandahar.”
What sounds like a conspiracy theory is now part of an espionage case in Kosovo. The Special Prosecution has indicted Fatmir Sheholli for allegedly spying for Serbia’s BIA.
According to the indictment, investigators found a “Top Secret 2” document on his phone outlining an alleged long-term strategy: fund mosque construction, expand religious influence, penetrate political and diaspora networks, and gradually portray Kosovo to the West as an increasingly Islamist state.
The alleged endgame: erode Western support for Kosovo and eventually bring it back under Serbian control.
The document even claims Serbia had a “green light” from Turkey.

Top Sekret, por jo më – Stop-i që nuk mund ta ndalë historinë

0

Emblema e “Vëllazërisë Myslimane”

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë

Tani që “Top Sekreti” doli në shesh, pyetja nuk mund të fshihet më nën qilim.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, dokumenti i cilësuar “Top Sekret 2” përmban pretendime për një plan politik e strategjik që synonte zgjerimin e ndikimit të radikalizimit islamik, ndikimin në politikë, media, sport e diasporë, largimin e të rinjve nga Kosova dhe, në skenarin e përshkruar, një Kosovë që pas 20 vjetësh do të dukej “si Kandahar”.
Le të jetë drejtësia ajo që do të përcaktojë nëse këto pretendime qëndrojnë apo jo.
Por për shtetin kjo nuk mund të jetë një letër që lexohet, paloset dhe futet në sirtar.
Sepse nëse vetëm një pjesë e këtyre pretendimeve provohet, atëherë nuk kemi të bëjmë me një debat rreth fesë.
Kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare, sovranitetin, identitetin dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës.
Dhe këtu lind pyetja që nuk mund të shmanget:
Cila duhet të ndalet?
Kthesa e shqiptarëve drejt rrënjëve të tyre historike, kombëtare e shpirtërore?
Apo projektet që, sipas pretendimeve të këtij dokumenti, synojnë ta ndryshojnë identitetin e Kosovës përmes mjeteve “paqësore”, duke depërtuar në arsim, media, politikë, shoqëri e diasporë?
Sepse ndërsa shqiptarët po kërkojnë të rikthejnë kujtesën e tyre historike, të rizbulojnë rrënjët dhe të afirmojnë identitetin e tyre, dikush duket se po përpiqet t’u vendosë një tabelë përpara:
STOP!
Dhe këtu arrijmë te ajo që ndodhi në Zogaj.
Një ceremoni fetare e lidhur me ndërtimin e një kishe shqiptare u shndërrua në një situatë absurde sigurie, protestash, presioni dhe ndërprerjeje.
Dhe pastaj vjen një tjetër STOP.
Jo thjesht si fjalë, por si gjest, si ton dhe si simbol.
Unë nuk po them se ky gjest provon ndonjë lidhje organizative të BIK-ut, Naim Tërnavës apo kujtdo tjetër me dokumentin “Top Sekret 2”. Këtë nuk e provon materiali i paraqitur dhe këtë duhet ta përcaktojë drejtësia.
Por qytetari ka të drejtë të bëjë pyetje.
STOP kujt?
STOP çfarë?
Dhe në emër të kujt?
Sepse në një Republikë demokratike, një autoritet fetar mund të shprehë mendimin e vet.
Por nuk mund të ketë të drejtën e vetos mbi identitetin, bindjen dhe lirinë e qytetarit.
Dhe nëse dikush mendon se me një dorë të ngritur mund ta ndalë një popull të kërkojë rrënjët e veta, atëherë ka harruar një gjë të vogël:
Historia nuk ndalet me një “STOP”.
As identiteti.
As liria e ndërgjegjes.
Prandaj ky nuk është më vetëm një debat mes shqiptarësh.
Institucionet e Republikës duhet të pyesin seriozisht: a ka pasur dhe a ka depërtim të strukturave të huaja, ndikim të paligjshëm, shantazh, survejim apo përdorim të institucioneve fetare për qëllime politike e strategjike?
Nëse nuk ka asgjë të tillë, hetimi dhe transparenca e dëshmojnë.
Nëse ka, atëherë shteti duhet të veprojë.
Sepse pushtimi nuk ka gjithmonë tank, flamur dhe ushtri.
Ndonjëherë vjen me para, me ndikim, me propaganda, me institucione paralele, me varësi, me frikë dhe me transformimin gradual të identitetit.
Dhe kjo është arsyeja pse ky dokument duhet të jetë alarm për institucionet e sigurisë, jo material për debat folklorik në rrjete sociale.
DHE TANI — SHIKOJENI VETË “STOP”-IN
Nuk po kërkoj nga askush ta marrë për të mirë përshkrimin tim.
Videon po e vendos më poshtë.
Shikojeni vetë.
Dëgjojeni vetë.
Shikoni tonin, gjuhën e trupit, dorën e ngritur dhe atë “STOP”.
Pastaj secili le ta bëjë gjykimin e vet:
A është kjo gjuha e dialogut demokratik, apo gjuha e një autoriteti që kërkon t’i vendosë kufi tjetrit?
Unë nuk po e quaj askënd “Ajetullah”.
Por po bëj një pyetje që duhet të shqetësojë çdo institucion:
Kur një dorë ngrihet për të thënë STOP, kush ia dha të drejtën të vendosë se çfarë duhet të ndalet?
Sepse shqiptarët nuk kanë nevojë për leje për të kërkuar rrënjët e tyre.
Dhe nëse dikush mendon se historia jonë mund të ndalet me një dorë të ngritur, le ta provojë.
STOP-i mund të ndalet në video.
Historia jo.
Reagim i Organizatës Shqiptaria
Deklaratat kërcënuese dhe etiketuese të Naim Tërnavës nuk kanë vend në Republikën e Kosovës
Organizata Shqiptaria shpreh shqetësimin e saj të thellë për deklaratën e Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili deklaroi se “islamofobia në Kosovë është më e madhja në botë” dhe se të ashtuquajturit “islamofobë” “kanë një mur dhe një fortesë”, duke shtuar se “e kanë stop, nuk mund të ecin më tutje”.
Kjo nuk është gjuhë dialogu, as gjuhë e një udhëheqësi fetar. Është një gjuhë konfrontimi dhe intimidimi ndaj çdo qytetari që shpreh mendim kritik. Prej vitesh, termi “islamofob” po përdoret si armë propagandistike për të etiketuar çdo intelektual, gazetar, studiues apo qytetar që mbron karakterin laik të shtetit, kritikon radikalizmin fetar ose kundërshton ndikimet ideologjike të huaja. Kjo është e papranueshme në një republikë demokratike.
Organizata Shqiptaria e konsideron veçanërisht shqetësues faktin që një figurë me ndikim publik përdor shprehje si “mur”, “fortesë” dhe “stop” ndaj një kategorie qytetarësh. Askush nuk ka të drejtë t’u dërgojë mesazhe frikësimi atyre që ushtrojnë lirinë e shprehjes, e cila garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Për këtë arsye, i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe organeve kompetente të ndjekjes që ta shqyrtojnë me seriozitet këtë deklaratë dhe të vlerësojnë nëse përmban elemente që kërkojnë trajtim sipas legjislacionit në fuqi. Ligji duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për çdo qytetar, pavarësisht pozitës që ai mban.
Njëkohësisht, i kujtojmë Naim Tërnavës se në Republikën e Kosovës sovran është populli, jo ummeti. Kosova është shtet demokratik, republikan dhe laik, i ndërtuar mbi Kushtetutën dhe mbi barazinë e të gjithë qytetarëve. Këtu nuk vendos autoriteti fetar mbi liritë qytetare dhe nuk mund të ndërtohet një shoqëri ku mendimi kritik etiketohet si armik.
Historia ka dëshmuar se shqiptarët i kanë mbijetuar pushtimeve, perandorive dhe përpjekjeve të shumta për t’ua zbehur ose ndryshuar identitetin kombëtar. Nuk ia dolën as pushtuesit e së kaluarës dhe nuk do t’ia dalë askush as sot. Identiteti kombëtar shqiptar nuk zëvendësohet me etiketime, presion apo retorikë kërcënuese.
Organizata Shqiptaria do të vazhdojë të mbrojë pa kompromis karakterin laik të Republikës së Kosovës, lirinë e shprehjes, identitetin kombëtar shqiptar dhe rendin kushtetues. Çdo përpjekje për të frikësuar qytetarët ose për ta paraqitur kritikën si armiqësi ndaj fesë është e papranueshme dhe do të marrë përgjigjen e merituar nga një shoqëri e lirë dhe demokratike.
Shih videon:

Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i Jusuf Buxhovit, vepër emblematike e letërsisë shqipe

0
Erget Cenolli, Korçë
____
VEPËR EMBLEMATIKE E LETËRSISË SHQIPE
____
-Jusuf Buxhovi: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, roman, botoi “Naim Frashëri”, Tiranë, 1985.
Dy njerëz zbresin prej malit. Njëri mbart, si një muze shëtitës, të ndodhurat e së shkuarës; tjetri, prej së shkuarës, ravijëzon të ardhmen në synim dhe përfytyrim. Sipër, Shkëlzeni “shkëlqen e nxeh”; teposhtë Ereniku sjell shqetësime të moçme.
Kështu nis, thënë përmbledhtazi, romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i Jusuf Buxhovit.
Kushdo që dëgjon emrin e Gjon Nikollë Kazazit, zbulues i “Mesharit” të Gjon Buzukut, përgatitet të lexojë një histori bibliotekash me libra të humbun e zbulime të befta pergamenash, por jo…
Dy kontekstet
Qysh në fillim të leximit në vepër dallohen qartë dy kontekste:
a)Konteksti i rrëfimit
b)Konteksti i rrëfimtarit
E para shtrihet në kohën historike të Perandorisë Osmane, vendi i pushtar nga një pushtues që nuk njeh rregulla, për shkak të origjinës dhe synimeve. Origjina nga një vend me qytetërim më të prapambetur se qytetërimi ilir i truallit të pushtuar; synimet mëtojnë kah zhdukjes dhe zëvendësimit të racës së lashtë dhe vendase, me racën e të ardhurve të etur për të plotësuar mungesat e gjithanshme të prejardhjes.
Një pushtues është superior pasi zotëron forcën dhe egërsinë, ndërsa i pushtuari është superior në pozitën gjeografike, natyrën më të bukur e më pjellore, kulturë më të lashtë e më të zhvilluar. Inferiori është gjithmonë në mësymje për të plotësuar mungesën shpirtërore dhe materiale me cilësitë e të pushtuarit, por koha ka treguar që inferiori mbetet gjithmonë inferior.
Shpesh është shtruar pyetja: Pse ilirët nuk kanë pushtuar kënd, por vetëm kanë lëshuar territore? Sepse Iliria ka pasur natyrë të mrekullueshme e pozitë gjeografike të lakmueshme, burime natyrore të pashtershme, kulturë shpirtërore të zhvilluar qysh në shpërgejtë e njerëzimit, ndaj nuk kanë pasur kurrfarë nevojë t’ia rrëmbejnë ato tjetrit.
E dyta, pra konteksti i rrëfimtarit, shtrihet në një periudhë po ashtu pushtimi, kur vendlindja dhe vendbanimi i shkrimtarit lëngonte nën Serbi. Edhe kjo periudhë historike karakterizohet nga dëbime masive, represion gjenocidist në fushën ekonomike dhe sidomos kulturore.
Ushqyer nga këto dy burime, romani të tërheq tronditshëm në një prozë brilante me karaktere të fytyrëzuara plot detaje, zëra dhe ngjyra, që lundrojnë në një mjedis gjithmonë në lëvizje, me ngjarje të mirë konfiguruara, me prapakthime të befta dhe histori njerëzore që depërtojnë deri në thellësitë e psikoanalizës.
Ngjarjet vendosen brenda qytetit të Gjakovës, në një hapësirë që vorbullohet nga kisha katolike ku përgatitet qëndresa shpirtërore e vendasve; tek sarajet e pushtuesit ku merren dhe zbatohen vendimet e tragjike për zhdukjen e popullsisë vendase dhe zëvendësimin me popullatë aziatike; duke u zhvendosur mandej tek Çarshia ku gëlon e rritet forca shpirtërore dhe qëndresa e vendasve dhe spitali i të sëmurëve, që qëndron si kërcënim permanent mbi jetën e banorëve.
Romani, që në përshtypjen e pare duket si një narrativë klasike, në të vërtetë është një vepër imazhiste. Sipas “shpikësit” të imazhizmit Ezra Pound: “Imazhi është ai që paraqet një kompleks intelektual dhe emocional në një moment të caktuar të kohës.” Në një prej poezive të tij imazhiste lexojmë:
“Ngjis bedenat një nga një
E vështroj tokën barbare:
Shkretëtira paanë, qielli, shkretë kështjella.
Këtij fshati s’i ka mbetur mur.
Kocka që zbardhin nga një mijë ngrica,
Pirgje të larta mbuluar nga pemët dhe bari;
Gjithë këto kush i solli?
Kush i ndolli rraqet luftarake, daullet?
Mbretërit barbarë…”
(Nga “Kanto të zgjedhura” shqipëroi Edion Petriti)
Ndërsa në veprën e Buxhovit lexojmë:
“Mjeku Shefki aga rrinte pas me thika të gjata, të cilat i pehaste furishëm dhe nga ajo pehatje krijohej gjak i cili bëhej si lumë…”
(Botim i “Naim Frashërit” faqe 42)
Më tej:
“Një dervish u shkëput nga kori i dervishëve dhe filloi të sillej me një flamur të gjelbër. Po e përqafonte dhe e sillte në ajër. Pas tij doli një tjetër me një flamur të kaltër… Një oficer pastaj filloi të çirrej dhe t’i përmendte me rradhë emrat e flamujve që mbanin dervishët…Ca kishin hajmali, rruaza dhe fjalë të shkruara në arabisht dhe persisht”. (Po aty faqe 133)
Këto rrëfime, të një narrative epike, krijojnë një vorbull imazhesh tek lexuesi dhe ai rrëmbehet duke përjetuar realisht në fantazinë e tij këto skena djallëzore prej mbretërish e pushtuesish barbarë.
Invazioni i së padukshmes
Boshti i ngjarjeve të romanit tirret tek sëmundja e murtajës. Bota e ka përjetuar shpesh këtë sëmundje me një agoni të tmerrshme, sidomos në Mesjetë. Letërsia e ka përshkruar me metafora të zymta e epitete të sëmurë në vepra të herëpashershme.
I pari shkrimtar që ka paraqitur një situatë murtaje është Homeri, “Iliada” hapet me një epidemi të tillë në kampin e Akejve. Kjo epidemi shpërndahet prej shigjetave të infektuara të hyut Apolon, i mërzitur prej veprimeve të ndyra të Agamemnonit:
“Po cili zot këtë armiqësi ua ngjalli?
Biri i Letosë e i Zeusit, pse, i zemëruar
me prijsin, çoi ndër rradhët e ushtrisë
murtajë shfaruese dhe polemic vdiste…”
(Kënga e parë vargjet 10-13, shqipëroi Pashko Gjeçi)
Homerti shpjegon se sëmundja ngjitej prej kafshëve tek njerëzit:
“Më parë goditi
mushkat e qentë e shpejtë, pastaj mbi njerëz
t’rreptat shigjeta hodhi dhe i shfarosi.
Kudo grumbuj t’mëdhenj kufomash digjeshin…” (po aty)
Në veprën “Shënime të Gjon Nikollë Kazazit” , murtaja vjen nga lindja prodhuar në kazanët diabolikë të perandorisë, prej dijetarësh djallëzorë , që projektojnë dhe eksperimentojnë shfarosjen e popujve rebelë. Të pakënaqur nga mbijetesa e popullit shqiptar, që nuk mposhtet nga hordhitë e çallmave me shpata, heshta e hanxharë të përgjakur, ata përgatisin invazionin e tmerrshëm të sa padukshmes.
Kjo murtajë futet tinëzisht në qytetin e Gjakovës, me qerre të maskuara nën një petk të zi, në errësirën e zezë të natës. Përhapet nga minjtë mbartës dhe shpërndahet në ajrin e qytetit duke u përgatitur të sulmojë me një invazion të llahtarshëm vdekjeprurës shpirtrat e pamposhtur të atij qyteti.
Beteja zhvillohet në dy kampe, në atë të padukshmes që përmendëm më sipër dhe në realen e së përditshmes, aty ku autorët e këtij makabriteti, përplasen sy më sy me qëndrestarët. Dy vështrime që përpiqen të demontojnë njëri-tjetrin:
Njëra palë forcën e pushtetit të pakufizuar;
Pala tjetër mençurinë mijëravjeçare të eksperimentuar dhe provuar suksesshëm në laboratorin e qëndresës së përjetshme.
Natyrshëm këto ndërthuren e më pas shkrihen në një. Dy brezat që përmendëm në fillim: muzeu shëtitës i së shkuarës, me njeriun e së ardhmes. Të dy këta personazhe, si në një bosht ku pështillen tradita, besa, shkrimi , gjithçka që vjen prej një qytetërimi të lashtë me një lidhje të pashkëputur me të tashmen historike dhe të ardhmen; bashkuar si tufa e thuprave të Kastriotit, mposhtin me turp të keqen.
Ndërthurur në linja subjekti mes së vërtetave historike dhe imazheve dramatike, romani i Buxhovit më shumë përjetohet sesa lexohet. Ai të rrëmben, të ngërthen, të cfilit duke të hedhur rresht më rresht, faqe më faqe e kapitull më kapitull. Në fund ke ndjesinë sikur ke dalë prej një ankthi dhe ke dëshirë të nisesh e të shëtisësh nëpër Gjakovë, të dalësh m’at anë Erenikut dhe të shohësh se sa shumë humbës kaluan këtej pari, duke lënë vraga të thella në trupin dhe shpirtin tonë.
Pak komparativizëm
Në vend të epilogut do të doja të ndalesha shkurt në disa konsiderata të mija rreth një shkrimi krahasimtar që është bërë ndërmjet “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të Jusuf Buxhovit me “Kështjella” të Ismail Kadaresë nga A.Zoto. Autori krijonte përqasje të shumta midis dy veprave dhe kjo gjë m’u duk disi e pastudiuar, pasi:
Këto vepra mund të ngjajnë me njëra tjetrën vetëm nga fillesa e temës së “luftës të popullit shqiptar kundër perandorisë osmane”, ndërsa në shtjellim janë larg njëra- tjetrës, për disa arsye:
1.”Kështjella” shpalos tablo të gjera me ushtri qindramijëshe, ngarkuar me armatime të rënda, me çadra e logjistikë të paanë pushtuese.
“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” përkundrazi fushën e betejës e vendos më së shumti në hapësirat e së padukshmes, me invazione infektuese mikrobesh armike.
2.”Kështjella” ka përplasje trupash me heshta dhe shpata të përgjakura
“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, përkundrazi, zhvillohen më tepër në fushën e inteligjencës sesa në shesh-mejdan.
3.Ajo që është më kryesorja: “Kështjella” e sheh izolimin si një mjet shpëtimtar për shqiptarët, i izoluari nuk pëson asnjë dëm , përkundrazi del më i fortë prej izolimit.
Tek “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” nuk është kështu: Në faqet e tij izolimi përshkruhet si bartës i një të keqeje aq të madhe sa edhe vetë murtaja,madje atë që s’mund ta bëjë murtaja e plotëson izolimi.
Thënë përmbledhtazi: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” është një roman me fytyrën e vet të pangjarë në letërsinë shqipe, por edhe në atë të huaj.
(Tetor 2019)

Kur flisnim për islamin politik dhe për përpjekjet që cenojnë identitetin kombëtar shqiptar, jemi quajtur përçarës, argatë e madje edhe “spiunë të Serbisë”

0
Në lidhje me dokumentin që sot është bërë publik nga Prokuroria e Kosovës dhe që lidhet me planin e BIA-s serbe për ndikimin në Kosovë, përmes islamit, kam edhe unë diçka për të thënë.
Për vite me radhë, kur kemi ngritur shqetësime për islamin radikal dhe islamin politik, për përhapjen e islamit global dhe për përpjekjet që cenojnë identitetin kombëtar shqiptar, jemi quajtur përçarës, argatë e madje edhe “spiunë të Serbisë”.
Sot, një dokument i publikuar nga institucionet e Kosovës ngre pyetje serioze për mënyrën se si, sipas përmbajtjes së tij, struktura të huaja anti-shqiptare kanë synuar të ndikojnë përmes islamit, mbi shoqërinë dhe identitetin shqiptar në Kosovë. Dhe ajo që e bën edhe më shqetësues këtë dokument është se, sipas tij, bëhet fjalë për një projekt të lidhur me strukturat serbe dhe përdorimin e ndikimit fetar për qëllime politike e strategjike, atë që në videon time, sipas dokumentit në fjalë e cilësoj si “islam serb”.
Ne nuk kemi kërkuar përçarje. Kemi kërkuar të mbrojmë identitetin shqiptar, lirinë e ndërgjegjes dhe të drejtën e shqiptarëve për të vendosur vetë për të ardhmen e tyre.
Përballë islamit radikal, islamit politik dhe çdo forme të islamit global që shndërrohet në instrument politik, qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë: Shqiptarët duhet të jenë zot të identitetit dhe të ardhmes së tyre.
Kan være et bilde av tekst
Në video e lexoj pjesën përkatëse të dokumentit dhe shpjegoj pse, sipas meje, këto zhvillime duhet të merren shumë seriozisht.
Shikojeni videon, dëgjojeni dokumentin dhe gjykojeni vetë.
Koha dhe faktet duhet të flasin.
Shih videon:
25.08.2026
Blerim Nika

Ibrahim Kelmendi e falenderon TV Dukagjinin për intervistën, duke përmendur emra dhe akuzuar

0
Falënderime TV Dukagjinit që bëri shpënizme financiare për të më interevistuar në Gjermani, në një mënyrë të pa parë deri tani, për shkak të sakatllëkut që ma ka shkaktuar kaceri në vit 2013 dhe qysh kur ma kanë operuar kancerin, e kam humbur të folurit normal.
IA nuk e kishte shqiptuar korrekt emrin e universitetin në Bochum (Bohum).
Kisha bërë një gabim në datë, kisha shkruar 2 maj 1982 në vend të 2 janar 1992, për dasmën e Kadri Zekës e Saime Isufit.
Shani e mos mallkoni…

Tashti imperializmi arab flet në emër të myslimanëve dhe islamin e identifikon me vetën

Dikur imperializmi rus (sovjetik) fliste në emër të klasës punëtore dhe komunizmin e identifikonte me vetën (Rusinë sovjetike). Tashti imperializmi arab flet në emër të myslimanëve dhe islamin e identifikon me vetën (interesin e vet).
Annis Al-Naqqash:
ShBA është armik i arabëve, i myslimanëve dhe njerëzimit
Sheik Ibrahim Muderis:
Amerika është armiku kryesor i popullit arab dhe myslimanëve
Nagi Al Shihabi, editor i gazetës egjiptiane Al-Gil:
Armiku Nr1 i popullit arab dhe myslimanëve është ShBA dhe jo vetëm Izraeli.
Hasan Nasrallah:
Kur ShBA sulmon vendet e shenjta i sulmon të gjithë myslimanët e botes.
Janë disa nga titujt e gazetave arabe (në gjuhën angleze) të cilat menjëhere pas fjalës “arab” ose “arabe” e fusin edhe fjalën “islame” apo “myslimane”.
The US is the “primary enemy” of the Arab and Islamic nation. Arab and Muslim hatred of the United States.
Sipas kësaj logjike i bie që edhe ne kosovarët, të cilët jemi mbi 95% të religjionit islam (ashtu po na thonë thirrësat) ShBA’në e kemi armikun kryesor!?

Tërnje, 25 mars 1999 – drejtësia që Familja Gashi ende e kërkon

0
(në shqip dhe serbisht)
Ka histori që fillojnë me një datë dhe përfundojnë me një pikë.
Historia e familjes Gashi ende nuk ka përfunduar.
Ajo fillon më 25 mars 1999, në fshatin Tërnje pranë Suharekës, dhe vazhdon edhe sot, sepse disa nga viktimat tona nuk kanë varr, disa nga kryesit nuk kanë marrë dënimin që meritojnë, ndërsa disa pyetje ende kalojnë nga një institucion në tjetrin, si dokumente të humbura në ndonjë zyrë ku askush nuk e di se kush e ka çelësin.
Por kjo nuk është histori për dokumente.
Kjo është histori për njerëz.
25 MARS 1999
Më 25 mars 1999, forcat serbe e rrethuan fshatin Tërnje.
Në mesin e civilëve shqiptarë të vrarë atë ditë ishin edhe anëtarë të familjes sonë.
Nëna e Bekim Gashit, Hyra, dhe katër motrat e tij — Luljeta, Selveta, Lumturia dhe Blerta — u vranë së bashku me anëtarë të tjerë të familjes.
Bekimi mbijetoi.
Jo sepse dikush e kurseu.
Mbijetoi sepse u fsheh.
Ishte vetëm 25 vjeç.
Dy ditë qëndroi i fshehur në papafingo. Prej aty pa atë që asnjë njeri nuk do të duhej ta shihte kurrë: vrasjen e njerëzve të tij më të afërt.
Dhe pikërisht këtu fillon edhe një tjetër paradoks i historisë sonë.
Bekimi mbeti gjallë për të dëshmuar për ata që u vranë.
Pra, familja humbi njerëzit e saj më të dashur, por historia fitoi një dëshmitar.
Vetëm se historia, siç do të mësonim më vonë, nganjëherë është shumë më e ngadaltë se plumbi.
22 ANËTARË TË FAMILJES GASHI
Atë ditë në Tërnje u vranë 31 civilë shqiptarë.
Prej tyre, 22 ishin anëtarë të familjes Gashi.
Nëna e Bekimit.
Katër motrat e tij.
Dhe edhe 17 anëtarë të tjerë të familjes.
Gjithsej 22 jetë.
22 njerëz që kishin emra, fytyra, zëra, ëndrra, familje dhe një të nesërme që nuk erdhi kurrë.
Sot, 27 vjet më vonë, për disa prej tyre kemi diçka më shumë se dhimbjen.
Kemi mungesën.
Trupat e trembëdhjetë anëtarëve të familjes sonë ende nuk kanë varr.
Kjo fjali është aq e shkurtër, sa duket sikur mund të zërë vetëm një rresht.
Por pas saj fshihen 13 familje, 13 histori jete dhe 27 vjet pritjeje.
Njeriu mund të mësohet, ndoshta, me shumë gjëra.
Me mungesën e një njeriu — ndoshta kurrë.
Por me mungesën e një varri?
Kjo është një lloj tjetër dënimi.
Sepse varri është vendi ku njeriu shkon për t’i vajtuar të vdekurit e tij.
Kur nuk ka varr, edhe dhimbja mbetet pa adresë.
KU JANË TRUPAT?
Ne dyshojmë fort se trupat e 13 anëtarëve të familjes sonë janë transportuar në Serbi me kamionë frigoriferikë dhe më pas janë hedhur në lumin Danub, së bashku me kamionët dhe rimorkiot.
Ky është dyshimi i familjes sonë dhe ne nuk e paraqesim atë si një fakt të përcaktuar përfundimisht nga gjykata.
Por pikërisht për këtë kërkojmë hetim.
Sepse pyetjet janë shumë të thjeshta:
Ku janë?
Kush i mori?
Kush dha urdhrin?
Kush i transportoi?
Ku përfunduan?
Kush e dinte?
Dhe kush heshti?
Ne nuk kërkojmë që dikush të na besojë verbërisht.
Kërkojmë që kjo të hetohet.
Në një shtet normal, kur zhduken 13 trupa, shteti nuk i përgjigjet familjes me heshtje.
Por në këtë histori duket sikur edhe kufomat kishin një problem administrativ: u humbën rrugës dhe askush nuk e di në cilën zyrë duhet kërkuar formulari për gjetjen e tyre.
Vetëm se këtu nuk bëhet fjalë për dokumente.
Bëhet fjalë për njerëz.
Bekim Gashi, i mbijetuar i masakrës në fshatin Tërnje të Suharekës.
PROCESI GJYQËSOR NË SERBI
Pas shumë vitesh, Serbia zhvilloi një proces gjyqësor për krimin në Tërnje.
Bekim Gashi shkoi në Beograd.
Dëshmoi.
U përball me të akuzuarit.
Dhe familja jonë priti drejtësinë.
Në fund, Rajko Kozlina u dënua përfundimisht me 15 vjet burg për vrasjen e civilëve shqiptarë dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Ndërsa Pavle Gavrilović u shpall i pafajshëm.
Kështu, nga një tragjedi me dhjetëra viktima, drejtësia arriti deri te një aktgjykim.
Vetëm se mbeti një problem i vogël.
I dënuari nuk shkoi në burg.
I DËNUARI QË NUK E GJENDI RRUGËN PËR NË BURG
Rajko Kozlina nuk u paraqit për ta vuajtur dënimin.
Më vonë u bë e ditur se ai ishte larguar nga Serbia.
Autoritetet serbe nuk dhanë një shpjegim të qartë se si një person i dënuar për krime lufte arriti të largohej nga vendi.
Dhe këtu historia bëhet aq absurde, sa njeriu do të mendonte se po lexon satirë.
Vetëm se këtu askush nuk qesh.
Sepse Kozlina nuk ishte turist që e kishte humbur autobusin.
Ishte njeri i dënuar për krime lufte.
Madje, sipas dokumentacionit të publikuar nga Radio Evropa e Lirë, ai ende ishte pjesëtar i Ushtrisë së Serbisë kur vendimet gjyqësore iu dorëzuan përmes komandës së tij ushtarake.
Atëherë shtrohet pyetja:
Si është e mundur që shteti nuk mund ta gjejë një njeri për të cilin e di se është dënuar, kur i njëjti shtet e di edhe se ku punon?
Ne, si familje, dyshojmë fort se arratisja e Kozlinës mund të jetë mundësuar ose lehtësuar nga struktura të shtetit serb.
Ne nuk e paraqesim këtë si një fakt të përcaktuar përfundimisht nga gjykata.
E paraqesim si një dyshim serioz që kërkon hetim.
Sepse nëse shteti nuk është në gjendje të shpjegojë se si një kriminel lufte i dënuar u largua nga vendi, atëherë pyetja nuk është vetëm:
Ku është Rajko Kozlina?
Pyetja është:
Kush e ndihmoi të largohej?
PO TË TJERËT?
Kjo është ajo që na dhemb më shumë.
Ne nuk kërkojmë vetëm dënimin e një njeriu.
Kërkojmë përgjegjësi për të gjithë zinxhirin e krimit.
Kush dha urdhrat?
Kush i zbatoi?
Kush i transportoi trupat?
Kush i zhduku?
Kush i fshehu?
Dhe kush e dinte?
Sepse krimi i luftës nuk përfundon automatikisht kur mbyllet një dosje.
Sidomos jo kur 13 viktima ende nuk kanë varr.
DHE PASTAJ U SHFAQ “SHTËPIA E VERDHË”
Ndërsa familjet shqiptare kërkonin trupat e të afërmve të tyre të vrarë në Kosovë, në skenën ndërkombëtare u shfaq një tjetër histori.
“Shtëpia e Verdhë”.
Pretendime për trafikim organesh.
Pretendime të rënda.
Pretendime që morën përmasa ndërkombëtare dhe u bënë pjesë e një procesi politik dhe juridik që më vonë çoi në themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Raporti i Dick Marty-t për Këshillin e Evropës, i vitit 2010, trajtonte pretendime për ndalime të paligjshme, zhdukje dhe trafikim organesh dhe përmendte një shtëpi në Rripë të Shqipërisë.
Por këtu duhet të jemi të saktë.
Raporti hetimor nuk është aktgjykim.
Pretendimi nuk është provë.
Dhe akuza nuk bëhet fakt vetëm sepse përsëritet mjaftueshëm.
Po të ishte kështu, drejtësia do të ishte shumë e lirë: do të mjaftonin një printer, një mikrofon dhe pak përsëritje.
A U PROVUAN PRETENDIMET?
Hetimet e mëvonshme nuk prodhuan prova të mjaftueshme konkrete që një skemë e tillë trafikimi organesh të provohej para gjykatës.
Dhe pikërisht për këtë duhet të bëjmë dallimin ndërmjet asaj që është pretenduar dhe asaj që është provuar.
Por për ne ekziston edhe një pyetje tjetër.
Nëse Serbia kishte informacione për krime të kryera nga shqiptarët, le t’i paraqesë provat.
Nëse kishte viktima, le t’i identifikojë.
Nëse kishte kryes, le t’i emërtojë.
Ndërkohë, familjet e viktimave shqiptare të masakrave të dokumentuara vazhduan të kërkonin të zhdukurit e tyre.
Ne ende kërkojmë 13 trupa.
AGJENTËT, PARATË DHE “DËSHMITARËT”
Ekziston edhe një kapitull tjetër, edhe më shqetësues.
Janë publikuar raporte dhe materiale që lidhen me persona për të cilët dyshohej se kishin lidhje me shërbimet serbe dhe për të cilët pretendohej se ofronin shuma të mëdha parash për të siguruar dëshmi të rreme kundër shqiptarëve në lidhje me pretendimet për “Shtëpinë e Verdhë”.
Edhe këtu duhet të jemi të kujdesshëm.
Pretendimet për lidhje me BIA-n dhe për blerjen e dëshmive të rreme duhet t’u atribuohen burimeve që i kanë publikuar dhe nuk duhet të paraqiten si fakte të provuara përfundimisht nga gjykata.
Por ekziston një fakt i dokumentuar:
Branislav Nikolić u emërua në vitin 2016 këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Më vonë, pas publikimit të pretendimeve për lidhjet e tij me shërbimin sekret serb, ai u shkarkua.
Në këtë pikë, historisë nuk i nevojitet më humori.
Vetë historia e ka shkruar shakanë.
Një njeri për të cilin publikisht flitej se kishte lidhje me shërbimin inteligjent të një shteti tjetër arriti të hyjë në zyrën e presidentit të Kosovës.
Ndërsa ne, ndërkohë, ende kërkojmë 13 trupa.
PYETJA QË NUK DUHET TË VDESË
A ishte e gjithë kjo një operacion i organizuar për krijimin e një narrative të rreme?
A u përdorën dëshmitarë të rremë?
A u ofruan para?
A u manipulua opinioni publik ndërkombëtar?
A u përdorën pretendime të paprovuara për ta zhvendosur vëmendjen nga krimet e dokumentuara të forcave serbe në Kosovë?
Këtyre pyetjeve nuk duhet t’u përgjigjet propaganda.
As ajo serbe.
As ajo shqiptare.
As ajo ndërkombëtare.
Atyre duhet t’u përgjigjen provat.
DHOMAT E SPECIALIZUARA
Dhomat e Specializuara të Kosovës u themeluan me mandat të veçantë për krimet e kryera ose të filluara në Kosovë gjatë periudhës 1998–2000, në përputhje me juridiksionin e përcaktuar me ligj.
Ato janë historikisht të lidhura me procesin që pasoi raportin e Dick Marty-t dhe hetimet e mëvonshme.
Por nga këndvështrimi ynë, si familje e viktimave shqiptare nga Tërnja, mbetet një pyetje e madhe:
Ku është drejtësia për viktimat shqiptare të krimeve të kryera nga forcat serbe?
Ne nuk kërkojmë që krimet ndaj serbëve të mos hetohen.
Përkundrazi.
Çdo krim duhet të hetohet.
Çdo viktimë duhet të ketë të drejtën për drejtësi.
Çdo kryes duhet të përgjigjet.
Por drejtësia nuk mund të jetë një peshore që funksionon vetëm në njërën anë.
Nëse një mekanizëm ndërkombëtar i drejtësisë është themeluar për të hetuar krimet e lidhura me Kosovën, familjet shqiptare kanë të drejtë të pyesin pse krimet e dokumentuara të kryera ndaj tyre nuk janë pjesë e të njëjtit horizont të drejtësisë.
Dhe kjo nuk është kërkesë për hakmarrje.
Është kërkesë për barazi para drejtësisë.
NE NUK KËRKOJMË HAKMARRJE
Unë jam Lirim Gashi, i afërm i Bekim Gashit.
Këtë histori nuk e njoh si një kapitull nga një libër.
E njoh si histori të familjes sime.
I njoh emrat.
E njoh dhimbjen.
Dhe e njoh heshtjen që erdhi pas gjithçkaje.
Nuk mund ta kthejmë në jetë nënën e Bekimit.
Nuk mund t’i kthejmë katër motrat e tij.
Nuk mund t’i kthejmë edhe 17 anëtarët e tjerë të familjes sonë.
Nuk mund ta kthejmë kohën.
Por mund të kërkojmë të vërtetën.
Mund të kërkojmë që kryesit të përgjigjen.
Mund të kërkojmë të përcaktohet zinxhiri komandues.
Mund të kërkojmë të përcaktohet fati i 13 anëtarëve të familjes sonë.
Mund të kërkojmë të dimë se ku janë.
Dhe kemi të drejtë të pyesim pse një njeri i dënuar për krime lufte nuk e vuajti dënimin e tij.
Sepse drejtësia nuk është vetëm të shkruash në aktgjykim se dikush është fajtor.
Drejtësia është edhe që dënimi të zbatohet.
Drejtësia nuk është vetëm të shkruash se dikush është vrarë.
Drejtësia është që familja të ketë një varr ku mund të vendosë lule.
Drejtësia nuk është vetëm të hapësh një dosje.
Drejtësia është ta hapësh deri në fund.
Dhe ne nuk do të ndalemi.
Sepse 13 anëtarë të familjes sonë ende nuk kanë varr.
Për ta, lufta nuk përfundoi më 12 qershor 1999.
Për familjet e tyre, lufta vazhdon çdo ditë, përderisa një pyetje mbetet pa përgjigje.
Ku janë?
Kjo është pyetja jonë.
Dhe kjo do të mbetet pyetja jonë derisa të marrë përgjigje.
Ne nuk kërkojmë hakmarrje.
Kërkojmë drejtësi.
Nuk kërkojmë urrejtje.
Kërkojmë të vërtetën.
Nuk kërkojmë që dikush të dënohet sepse është serb.
Kërkojmë që ai që ka kryer krim të përgjigjet sepse ka kryer krim.
Dhe mbi të gjitha:
Kërkojmë varret e anëtarëve të familjes sonë.
Sepse edhe të vdekurit kanë të drejtë të kthehen në shtëpi.
ZINXHIRI KOMANDUES QË NUK DUHET TË HARROHET
Por ekziston edhe një emër tjetër, shumë më lart në zinxhirin komandues, që nuk mund të lihet jashtë kësaj historie: Božidar Delić.
Delić ishte komandant i Brigadës së 549-të të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, një formacion ushtarak brenda të cilit vepronin njësi të lidhura me operacionet në Kosovë, përfshirë edhe zonën e Suharekës.
Dhe pikërisht këtu lind pyetja që për familjen tonë është e pashmangshme:
Nëse ushtarët gjykohen për krimet që kanë kryer në terren, çfarë ndodh me strukturën komanduese që i ka drejtuar?
Në rastin e Tërnjës, në bankën e të akuzuarve u ulën Pavle Gavrilović dhe Rajko Kozlina.
Kozlina u dënua.
Gavrilović u shpall i pafajshëm.
Por Božidar Delić nuk ka qenë kurrë subjekt i një procesi gjyqësor për masakrën në Tërnje, as për përgjegjësinë e tij të mundshme komanduese.
Dhe pikërisht kjo është një nga pyetjet më të mëdha të cilës drejtësia ende nuk na i ka dhënë përgjigje.
Ne nuk pretendojmë se Delić është dënuar dhe më pas është liruar.
Jo.
Problemi është pikërisht më i thjeshtë dhe më serioz:
Atij për këtë nuk i është gjykuar fare.
Kjo do të thotë se gjykata kurrë nuk ka pasur mundësinë të përcaktojë nëse ai kishte përgjegjësi penale për veprimet e njësive nën komandën e tij, nëse kishte dhënë urdhra, nëse kishte dijeni për krimet, nëse kishte ndërmarrë masa për t’i parandaluar ato, nëse pas krimeve kishte ndërmarrë masa apo nëse kishte mundësuar që kryesit të mbeteshin të pandëshkuar.
Në një proces të plotë drejtësie, pyetja nuk duhet të ndalet te dora që tërhoqi këmbëzën.
Duhet të arrijë edhe te tavolina ku është dhënë urdhri.
Dhe pikërisht për këtë përgjegjësia komanduese është kaq e rëndësishme.
Ushtari nuk është domosdoshmërisht fundi i zinxhirit.
Pas tij është eprori.
Pas eprorit është komandanti.
Dhe pas komandantit është struktura që mundësoi funksionimin e të gjithë mekanizmit.
Në rastin e Tërnjës, familja jonë ka të drejtë të pyesë:
Kush komandonte?
Kush jepte urdhrat?
Kush e dinte?
Kush mund t’i parandalonte krimet?
Kush duhej t’i dënonte kryesit?
Dhe mbi të gjitha:
Pse përgjegjësia nuk arriti kurrë deri në nivelin më të lartë të komandimit?
Ironia e hidhur është se drejtësia arriti te një ushtar, trokiti në derën e një oficeri tjetër, por disi nuk arriti ta gjente adresën e komandës.
Por këtu nuk duhet të ketë ironi.
Sepse pas kësaj heshtjeje qëndrojnë 31 civilët e vrarë në Tërnje, 22 anëtarët e familjes sonë mes tyre dhe 13 trupa që edhe sot nuk kanë varr.
Prandaj kërkesa jonë është e thjeshtë:
Nëse ekzistojnë prova për përgjegjësi të zinxhirit komandues, ato duhet të hetohen.
Nëse nuk ka prova, le të thuhet se nuk ka.
Por ajo që nuk mund ta pranojmë është që përgjegjësia gjithmonë të përfundojë në nivelin më të ulët, ndërsa zinxhiri komandues të mbetet i paprekur.
Sepse drejtësia nuk mund të jetë një shkallë që ngjitet vetëm deri te vendi ku fillon komanda.
Ajo duhet të shkojë deri në majë.
Edhe kur maja ka emër, uniformë dhe gradë.
Edhe kur ai emër quhet Božidar Delić.
TËRNJE, 25. MART 1999. – PRAVDA KOJU PORODICA GASHI JOŠ UVEK TRAŽI
Autor: Lirim Gashi
Postoje priče koje počinju datumom i završavaju se tačkom.
Priča porodice Gashi još nije završena.
Ona počinje 25. marta 1999. godine, u selu Tërnje kod Suve Reke, i traje i danas, jer neke od naših žrtava nemaju grob, neki počinioci nisu dobili kaznu koju zaslužuju, a neka pitanja i dalje kruže od jedne institucije do druge, kao izgubljeni dokumenti u nekoj kancelariji u kojoj niko ne zna ko ima ključ.
Ali ovo nije priča o dokumentima.
Ovo je priča o ljudima.
25. MART 1999.
Dana 25. marta 1999. godine, srpske snage opkolile su selo Tërnje.
Među ubijenim albanskim civilima tog dana bili su i članovi naše porodice.
Majka Bekima Gashija, Hyra, i njegove četiri sestre — Luljeta, Selveta, Lumturia i Blerta — ubijene su zajedno sa drugim članovima porodice.
Bekim je preživeo.
Ne zato što ga je neko poštedeo.
Preživeo je zato što se sakrio.
Imao je samo 25 godina.
Dva dana je proveo skriven na tavanu. Odatle je gledao ono što nijedan čovek nikada ne bi trebalo da vidi: ubistvo svojih najbližih.
I upravo ovde počinje još jedan paradoks naše istorije.
Bekim je ostao živ da bi svedočio o onima koji su ubijeni.
Dakle, porodica je izgubila svoje najmilije, ali je istorija dobila svedoka.
Samo što je istorija, kao što ćemo kasnije saznati, ponekad mnogo sporija od metka.
22 ČLANA PORODICE GASHI
U Tërnju je tog dana ubijen 31 albanski civil.
Od toga su 22 bili članovi porodice Gashi.
Bekimova majka.
Njegove četiri sestre.
I još 17 članova porodice.
Ukupno 22 života.
22 čoveka koji su imali imena, lica, glasove, snove, porodice i sutrašnji dan koji nikada nije došao.
Danas, 27 godina kasnije, za neke od njih imamo nešto više od bola.
Imamo odsustvo.
Trinaest tela članova naše porodice i dalje nema grob.
Ova rečenica je toliko kratka da izgleda kao da može stati u jedan red.
Ali iza nje kriju se 13 porodica, 13 životnih priča i 27 godina čekanja.
Čovek se možda može naviknuti na mnoge stvari.
Na odsustvo nekog čoveka — možda nikada.
Ali na odsustvo groba?
To je drugačija vrsta kazne.
Jer grob je mesto na koje čovek odlazi da oplakuje svoje mrtve.
Kada groba nema, čak i bol ostaje bez adrese.
GDE SU TELA?
Mi snažno sumnjamo da su tela 13 članova naše porodice prevezena u Srbiju hladnjačama i da su potom bačena u reku Dunav zajedno sa kamionima i prikolicama.
To je sumnja naše porodice i mi je ne predstavljamo kao činjenicu koja je pravosnažno utvrđena pred sudom.
Ali upravo zato zahtevamo istragu.
Jer pitanje je veoma jednostavno:
Gde su?
Ko ih je odneo?
Ko je izdao naređenje?
Ko ih je prevezao?
Gde su završili?
Ko je znao?
I ko je ćutao?
Mi ne tražimo od bilo koga da nam slepo veruje.
Tražimo da se ovo istraži.
U normalnoj državi, kada nestane 13 tela, država ne odgovara porodici ćutanjem.
Ali u ovoj priči izgleda kao da su čak i leševi imali administrativni problem: izgubili su se putem i niko ne zna u kojoj kancelariji treba tražiti obrazac za njihovo pronalaženje.
Samo što ovde nije reč o dokumentima.
Reč je o ljudima.
SUDSKI POSTUPAK U SRBIJI
Posle mnogo godina, Srbija je sprovela sudski postupak za zločin u Tërnju.
Bekim Gashi je otišao u Beograd.
Svedočio je.
Suočio se sa optuženima.
A naša porodica je čekala pravdu.
Na kraju je Rajko Kozlina pravosnažno osuđen na 15 godina zatvora zbog ubistva albanskih civila i ranjavanja još dvojice.
Dok je Pavle Gavrilović oslobođen.
Tako je, iz tragedije sa desetinama žrtava, pravda stigla do jedne presude.
Samo je ostao jedan mali problem.
Osuđeni čovek nije otišao u zatvor.
OSUĐENI KOJI NIJE PRONAŠAO PUT DO ZATVORA
Rajko Kozlina se nije javio radi izdržavanja kazne.
Kasnije je objavljeno da je napustio Srbiju.
Srpske vlasti nisu dale jasno objašnjenje kako je osoba osuđena za ratne zločine uspela da napusti zemlju.
I ovde priča postaje toliko apsurdna da bi čovek pomislio da čita satiru.
Samo što se ovde niko ne smeje.
Jer Kozlina nije bio turista koji je promašio autobus.
Bio je čovek osuđen za ratne zločine.
Štaviše, prema dokumentaciji koju je objavila Radio Slobodna Evropa, on je i dalje bio pripadnik Vojske Srbije kada su mu sudske odluke uručene preko njegove vojne komande.
Tada se nameće pitanje:
Kako je moguće da država ne može da pronađe čoveka za koga zna da je osuđen, kada ista ta država zna i gde radi?
Mi, kao porodica, snažno sumnjamo da je bekstvo Kozline moglo biti omogućeno ili olakšano od strane struktura srpske države.
Ne predstavljamo to kao pravosnažno utvrđenu činjenicu.
Predstavljamo to kao ozbiljnu sumnju koja zahteva istragu.
Jer ako država nije u stanju da objasni kako je osuđeni ratni zločinac napustio zemlju, onda pitanje nije samo:
Gde je Rajko Kozlina?
Pitanje je:
Ko mu je pomogao da ode?
A GDE SU OSTALI?
To je ono što nas najviše boli.
Ne tražimo samo kaznu za jednog čoveka.
Tražimo odgovornost za čitav lanac zločina.
Ko je izdao naređenja?
Ko ih je izvršio?
Ko je prevozio tela?
Ko ih je uklonio?
Ko ih je sakrio?
I ko je znao?
Jer ratni zločin se ne završava automatski kada se zatvori jedan predmet.
Pogotovo ne kada 13 žrtava još uvek nema grob.
A ONDA SE POJAVILA „ŽUTA KUĆA“
Dok su albanske porodice tražile tela svojih najmilijih ubijenih na Kosovu, na međunarodnoj sceni pojavila se druga priča.
„Žuta kuća“.
Tvrdnje o trgovini organima.
Teške tvrdnje.
Tvrdnje koje su dobile međunarodne razmere i postale deo političkog i pravnog procesa koji je kasnije doveo do formiranja Specijalizovanih veća Kosova.
Izveštaj Dika Martija Savetu Evrope iz 2010. godine bavio se tvrdnjama o nezakonitim pritvaranjima, nestancima i trgovini organima i pominjao jednu kuću u Rripi u Albaniji.
Ali ovde moramo biti precizni.
Istražni izveštaj nije presuda.
Tvrdnja nije dokaz.
A optužba ne postaje činjenica samo zato što se dovoljno puta ponovi.
Kada bi bilo tako, pravda bi bila veoma jeftina: bio bi dovoljan jedan štampač, jedan mikrofon i malo ponavljanja.
DA LI SU TVRDNJE DOKAZANE?
Kasnije istrage nisu proizvele dovoljno stvarnih dokaza da bi se pred sudom dokazala takva šema trgovine organima.
I upravo zato moramo praviti razliku između onoga što je tvrdnjeno i onoga što je dokazano.
Ali za nas postoji još jedno pitanje.
Ako je Srbija imala informacije o zločinima koje su počinili Albanci, neka dostavi dokaze.
Ako je bilo žrtava, neka ih identifikuje.
Ako je bilo počinilaca, neka ih imenuje.
Ali u međuvremenu, porodice albanskih žrtava dokumentovanih masakara nastavile su da traže svoje nestale.
Mi i dalje tražimo 13 tela.
AGENTI, NOVAC I „SVEDOCI“
Postoji i jedno drugo, još uznemirujuće poglavlje.
Objavljivani su izveštaji i materijali povezani sa osobama za koje se sumnjalo da su povezane sa srpskim službama i za koje se tvrdilo da su nudile velike količine novca kako bi obezbedile lažna svedočenja protiv Albanaca u vezi sa tvrdnjama o „Žutoj kući“.
I ovde moramo biti oprezni.
Tvrdnje o vezama sa BIA-om i o kupovini lažnih svedočenja treba pripisati izvorima koji su ih objavili i ne treba ih predstavljati kao pravosnažno sudski dokazane činjenice.
Ali postoji jedna dokumentovana činjenica:
Branislav Nikolić je 2016. godine imenovan za političkog savetnika predsednika Kosova Hašima Tačija.
Kasnije je, nakon objavljivanja tvrdnji o njegovim vezama sa srpskom obaveštajnom službom, smenjen.
U ovom trenutku istoriji više nije potreban humor.
Sama istorija je napisala šalu.
Čovek za koga se javno govorilo da je povezan sa obaveštajnom službom druge države uspeo je da uđe u kancelariju predsednika Kosova.
A mi, u međuvremenu, još uvek tražimo 13 tela.
PITANJE KOJE NE SME DA UMRE
Da li je sve to bila organizovana operacija stvaranja lažnog narativa?
Da li su korišćeni lažni svedoci?
Da li je nuđen novac?
Da li je međunarodna javnost bila manipulisana?
Da li su nedokazane tvrdnje korišćene kako bi se pažnja skrenula sa dokumentovanih zločina srpskih snaga na Kosovu?
Na ova pitanja ne treba da odgovori propaganda.
Ni srpska.
Ni albanska.
Ni međunarodna.
Na njih treba da odgovore dokazi.
SPECIJALIZOVANA VEĆA
Specijalizovana veća Kosova osnovana su sa posebnim mandatom za zločine počinjene ili započete na Kosovu tokom perioda 1998–2000, u skladu sa nadležnošću utvrđenom zakonom.
Ona su istorijski povezana sa procesom koji je usledio nakon izveštaja Dika Martija i kasnijih istraga.
Ali iz perspektive nas, kao porodice albanskih žrtava iz Tërnja, ostaje jedno veliko pitanje:
Gde je pravda za albanske žrtve zločina koje su počinile srpske snage?
Mi ne tražimo da se zločini nad Srbima ne istražuju.
Naprotiv.
Svaki zločin mora biti istražen.
Svaka žrtva mora imati pravo na pravdu.
Svaki počinilac mora odgovarati.
Ali pravda ne može biti vaga koja radi samo na jednoj strani.
Ako je jedan međunarodni pravosudni mehanizam osnovan da istražuje zločine povezane sa Kosovom, albanske porodice imaju pravo da pitaju zašto dokumentovani zločini počinjeni nad njima nisu deo istog horizonta pravde.
I to nije zahtev za osvetom.
To je zahtev za jednakošću pred pravdom.
MI NE TRAŽIMO OSVETU
Ja sam Lirim Gashi, bliski rođak Bekima Gashija.
Ovu priču ne poznajem kao poglavlje iz knjige.
Poznajem je kao porodičnu priču.
Poznajem imena.
Poznajem bol.
I poznajem tišinu koja je došla posle svega.
Ne možemo vratiti Bekimovu majku u život.
Ne možemo vratiti njegove četiri sestre.
Ne možemo vratiti još 17 članova naše porodice.
Ne možemo vratiti vreme.
Ali možemo zahtevati istinu.
Možemo zahtevati da počinioci odgovaraju.
Možemo zahtevati da se utvrdi komandni lanac.
Možemo zahtevati da se utvrdi sudbina 13 naših članova porodice.
Možemo zahtevati da saznamo gde su.
I imamo pravo da pitamo zašto čovek osuđen za ratne zločine nije izdržao svoju kaznu.
Jer pravda nije samo napisati u presudi da je neko kriv.
Pravda je i da se kazna izvrši.
Pravda nije samo napisati da je neko ubijen.
Pravda je da porodica ima grob na koji može da položi cveće.
Pravda nije samo otvoriti predmet.
Pravda je otvoriti ga do kraja.
I mi nećemo stati.
Jer 13 članova naše porodice još uvek nema grob.
Za njih rat nije završen 12. juna 1999. godine.
Za njihove porodice rat traje svakog dana dok jedno pitanje ostaje bez odgovora.
Gde su?
To je naše pitanje.
I ono će ostati naše pitanje sve dok ne dobije odgovor.
Mi ne tražimo osvetu.
Tražimo pravdu.
Ne tražimo mržnju.
Tražimo istinu.
Ne tražimo da neko bude kažnjen zato što je Srbin.
Tražimo da onaj ko je počinio zločin odgovara zato što je počinio zločin.
I iznad svega:
Tražimo grobove svojih članova porodice.
Jer i mrtvi imaju pravo da se vrate kući.
KOMANDNI LANAC KOJI NE SME BITI ZABORAVLJEN
Ali postoji još jedno ime, mnogo više u komandnom lancu, koje ne može biti izostavljeno iz ove priče: Božidar Delić.
Delić je bio komandant 549. motorizovane brigade Vojske Jugoslavije, vojne formacije u okviru koje su delovale jedinice povezane sa operacijama na Kosovu, uključujući i područje Suve Reke.
I upravo ovde nastaje pitanje koje je za našu porodicu neizbežno:
Ako se vojnicima sudi za zločine koje su počinili na terenu, šta se dešava sa komandnom strukturom koja ih je vodila?
U slučaju Tërnja, na optuženičkoj klupi su se našli Pavle Gavrilović i Rajko Kozlina.
Kozlina je osuđen.
Gavrilović je oslobođen.
Ali Božidar Delić nikada nije bio predmet sudskog postupka zbog masakra u Tërnju niti zbog svoje moguće komandne odgovornosti.
I upravo to je jedno od najvećih pitanja na koje nam pravda još nije dala odgovor.
Mi ne tvrdimo da je Delić bio osuđen pa potom oslobođen.
Ne.
Problem je upravo jednostavniji i ozbiljniji:
Njemu za ovo uopšte nije suđeno.
To znači da sud nikada nije imao priliku da utvrdi da li je imao krivičnu odgovornost za postupke jedinica pod njegovom komandom, da li je izdavao naređenja, da li je znao za zločine, da li je preduzeo mere da ih spreči, da li je nakon zločina preduzeo mere ili da li je omogućio da počinioci ostanu nekažnjeni.
U potpunom procesu pravde, pitanje ne sme da se zaustavi na ruci koja je povukla obarač.
Mora da stigne i do stola za kojim je naređenje izdato.
I upravo zato je komandna odgovornost toliko važna.
Vojnik nije nužno kraj lanca.
Iza njega je pretpostavljeni.
Iza pretpostavljenog je komandant.
A iza komandanta je struktura koja je omogućila funkcionisanje čitavog mehanizma.
U slučaju Tërnja, naša porodica ima pravo da pita:
Ko je komandovao?
Ko je izdavao naređenja?
Ko je znao?
Ko je mogao da spreči zločine?
Ko je morao da kazni počinioce?
I iznad svega:
Zašto odgovornost nikada nije stigla do najvišeg nivoa komandovanja?
Gorka ironija je u tome što je pravda stigla do jednog vojnika, pokucala na vrata jednog drugog oficira, ali nekako nije uspela da pronađe adresu komandovanja.
Ali ovde ne bi trebalo da bude ironije.
Jer iza ove tišine stoje 31 ubijeni civil u Tërnju, 22 člana naše porodice među njima, i 13 tela koja ni danas nemaju grob.
Zato je naš zahtev jednostavan:
Ako postoje dokazi o odgovornosti komandnog lanca, oni moraju biti istraženi.
Ako dokaza nema, neka se kaže da ih nema.
Ali ono što ne možemo prihvatiti jeste da odgovornost uvek završi na najnižem nivou, dok komandni lanac ostane netaknut.
Jer pravda ne može biti stepenište koje se penje samo do mesta na kojem počinje komanda.
Ona mora da ide sve do vrha.
Čak i kada vrh ima ime, uniformu i čin.

Përsiatje: Pjekuria e vetëdijes shtetërore

3

Safet Sadiku, Zvicër

Pjekuria e vetëdijes shtetërore te klasa politike shqiptare në Gadishullin Ilirik dhe përgjegjësia historike e qytetarëve shqiptarë ende janë çështje shumë komplekse. I. Nga vetëdija qytetare te pjekuria shtetërore Nga kultura e pushtetit te kultura e shtetit dhe demokracia e drejtpërdrejtë Pjekuria e vetëdijes shtetërore te klasa politike shqiptare në Gadishullin Ilirik dhe përgjegjësia historike e qytetarëve shqiptarë mbeten ende çështje komplekse. Ato nuk lidhen vetëm me mënyrën se si ndërtohen dhe funksionojnë institucionet, por me një pyetje më të thellë: sa të aftë jemi si shoqëri për ta kuptuar shtetin si pasuri dhe përgjegjësi të përbashkët dhe jo si instrument të pushtetit të radhës? Kjo pyetje merr një rëndësi të veçantë kur vendet shqiptare krahasohen me përvojën e vendeve të Bashkimit Evropian. Integrimi evropian nuk është vetëm proces ekonomik, juridik apo administrativ.

Ai është, mbi të gjitha, një proces i konsolidimit të kulturës demokratike, të shtetit të së drejtës, të përgjegjësisë institucionale dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje. Përvoja e vendeve evropiane tregon se demokracia nuk përfundon ditën e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë vetëm një prej mekanizmave përmes të cilëve qytetari ushtron sovranitetin e tij. Procesi i pjekurisë së vetëdijes shtetërore te shqiptarët mbetet i ndikuar nga historia e gjatë e pushtimeve, konfrontimeve të thella politike, zhvillimeve të pabarabarta institucionale dhe trashëgimisë së kulturave politike të ndryshme që kanë ndikuar në hapësirën shqiptare. Për këtë arsye, pjekuria politike nuk mund të vlerësohet vetëm përmes ekzistencës së institucioneve apo zhvillimit të zgjedhjeve, por përmes aftësisë së klasës politike dhe të qytetarëve për ta kuptuar shtetin si përgjegjësi të përbashkët, për ta dalluar interesin publik nga interesi personal e partiak dhe për ta shndërruar vetëdijen qytetare në pjesëmarrje, vendimmarrje dhe respektim të ligjit.

Pikërisht ky kalim nga kultura e pushtetit te kultura e shtetit përbën një nga sfidat kryesore të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik. Prandaj, pjekuria e vetëdijes shtetërore nuk mund të matet vetëm me ekzistencën formale të institucioneve, me numrin e ligjeve të miratuara apo me zhvillimin e proceseve zgjedhore. Ajo matet mbi të gjitha me aftësinë e shoqërisë dhe të klasës politike për ta kuptuar shtetin si një sistem përgjegjësish, rregullash, institucionesh dhe interesash publike, ku pushteti politik është i kufizuar nga ligji dhe ku qytetari nuk konsiderohet vetëm votues, por pjesëmarrës në procesin e vendimmarrjes. Në këtë kuptim, problemi themelor i hapësirës shqiptare në Gadishullin Ilirik nuk është vetëm ndryshimi i individëve që ushtrojnë pushtetin, por ndryshimi i kulturës së administrimit të shtetit. Një klasë politike e pjekur duhet të jetë në gjendje të dallojë qartë interesin publik nga interesi partiak, interesin shtetëror nga interesi personal dhe mandatin elektoral nga pronësia mbi institucionin.

Kjo çështje kërkon një standard të ri të përgjegjësisë politike. Në këtë proces, qytetari ka rol po aq të rëndësishëm sa administratori, ligjvënësi dhe qeveritari, sepse një sistem demokratik nuk mund të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme nëse vetëm institucionet kërkojnë përgjegjësi, ndërsa qytetari nuk e ushtron përgjegjësinë e tij përmes informimit, pjesëmarrjes dhe votës së ndërgjegjshme. Pikërisht këtu vendoset si funksion edhe logjika e Programit të “Platformës për Referendum Kombëtar”: me kërkesën që të krijohet një proces ku qytetari informohet, organizohet dhe merr pjesë në mënyrë të ligjshme në çështjet që lidhen me interesin publik dhe vendimmarrjen demokratike.

II. Katër funksione për një vetëdije të re shtetërore Në aspektin e veprimtarisë praktike, ky koncept mund të strukturohet në katër fusha themelore: politika dhe përfaqësimi publik, të përfaqësuara nga politikani; hulumtimi dhe evidentimi i gjendjes, të përfaqësuara nga hulumtuesi; shkenca, ekspertiza dhe analiza profesionale, të përfaqësuara nga shkencëtari; si dhe administrimi dhe zbatimi institucional, të përfaqësuara nga administratori i shtetit. Katër figurat, si funksione, nuk paraqesin individë të caktuar, por katër sfera të veprimtarisë që duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar për të kaluar nga evidentimi i problematikave te analiza, nga analiza te vendimmarrja dhe nga vendimmarrja te zbatimi.

1) Politikani, komunikimi dhe ndërgjegjësimi qytetar Politikani përfaqëson dimensionin e komunikimit me qytetarin. Detyra e tij nuk është të prodhojë vetëm mesazhe emocionale, por ta përkthejë një ide të ndërlikuar politike, juridike apo shoqërore në një komunikim të kuptueshëm për qytetarin. Në kuadër të “Platformës për Referendum Kombëtar”, ky funksion do të përfshijë informimin mbi demokracinë e drejtpërdrejtë, mundësitë e vendimeve të qytetarëve përmes referendumeve, funksionalitetin e shtetit ligjor, të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare, sigurinë kombëtare, zhvillimin ekonomik, investimet, administratën publike dhe procesin e integrimit evropian, si një paketë e përbashkët, e cila ka filluar të zhvillohet. Qëllimi është i qartë: qytetari duhet ta kuptojë çështjen përpara se të votojë për të. Në këtë mënyrë, komunikimi përmes bashkëbisedimit nuk është propagandë politike, por instrument i edukimit dhe i ndërgjegjësimit qytetar.

2) Hulumtuesi dhe evidentimi i gjendjes reale Hulumtuesi përfaqëson funksionin e mbledhjes dhe sistemimit të informacionit. Asnjë program serioz nuk mund të ndërtohet vetëm mbi perceptime. Për këtë arsye duhet të evidentohen të dhënat mbi popullsinë, resurset ekonomike, kapacitetet institucionale, nevojat e komuniteteve, problematikat sociale, mundësitë e investimeve dhe çështjet që kërkojnë ndërhyrje juridike apo administrative. Hulumtimi duhet të jetë i dokumentuar, i verifikueshëm dhe i ndarë qartë nga interpretimi politik. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për veprimtarinë në terren, sepse një strukturë që synon të propozojë ndryshime duhet së pari të dijë çfarë ekziston, çfarë mungon dhe çfarë mund të ndryshohet ligjërisht. Prandaj, hulumtuesi nuk pyet vetëm: “Çfarë mendojmë se duhet bërë?” Ai pyet: “Çfarë tregojnë faktet?”

3) Shkencëtari, analiza dhe verifikimi i argumenteve Nëse hulumtuesi mbledh të dhënat, shkencëtari i analizon ato. Ky funksion është i domosdoshëm për të shmangur qëndrimet e bazuara vetëm në perceptime politike, emocione apo interpretime të pakontrolluara. Shkencëtari duhet të vlerësojë nëse një propozim është teknikisht, ekonomikisht, juridikisht dhe institucionalisht i realizueshëm. Në këtë kuadër, çdo propozim i “Platformës për Referendum Kombëtar”, që lidhet me referendumet, organizimin qytetar, administratën, investimet, sigurinë, digjitalizimin apo zhvillimin ekonomik duhet të kalojë nëpër një proces të analizës profesionale. Kjo krijon një ndarje të domosdoshme ndërmjet idesë politike, faktit të verifikueshëm dhe vendimit institucional. Një shoqëri e pjekur nuk e refuzon një ide vetëm sepse është e re, por as nuk e pranon vetëm sepse tingëllon bukur. Ajo e teston. 4) Administratori i shtetit dhe zbatimi institucional i vendimeve Administratori i shtetit përfaqëson fazën e fundit të këtij procesi: zbatimin. Nëse politikani komunikon, hulumtuesi evidenton, shkencëtari analizon, atëherë administratori zbaton brenda kompetencave dhe kuadrit ligjor. Ky funksion është vendimtar, sepse një shtet nuk matet vetëm me cilësinë e ligjeve që miraton, por edhe me aftësinë për t’i zbatuar ato.

Administratori profesional duhet të jetë i lidhur me institucionin dhe ligjin, jo me interesin e përkohshëm të një partie apo individi. Në këtë kuptim, administrata publike do të jetë vazhdimësi e shtetit edhe kur ndryshojnë qeveritë. Ky është një nga treguesit kryesorë të pjekurisë shtetërore. A) Çfarë mund të mësojmë nga përvoja e vendeve të BE-së? Përvoja evropiane tregon se demokracia funksionale ndërtohet mbi një ekuilibër ndërmjet institucioneve përfaqësuese dhe mekanizmave të pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve. Në vende të ndryshme të Evropës, referendumi, nismat qytetare dhe mekanizmat e konsultimit publik janë përdorur në forma të ndryshme për t’i dhënë qytetarit mundësi të ndikojë drejtpërdrejt në çështje me rëndësi publike. Kjo nuk do të thotë se referendumi është zëvendësim i institucioneve përfaqësuese. Përkundrazi, një demokraci e pjekur kërkon që parlamenti, qeveria, gjykatat, administrata dhe qytetari të funksionojnë brenda një sistemi kontrollesh dhe përgjegjësish reciproke.

Prandaj, mësimi evropian nuk duhet të kopjohet mekanikisht. Ai duhet të përshtatet me realitetin shqiptar. Pyetja që shtrohet nuk është nëse duhet të kopjojmë një model të caktuar evropian, por: çfarë mekanizmash mund të ndërtojmë që qytetari shqiptar të mos mbetet vetëm votues, por të bëhet pjesë aktive e sovranitetit demokratik? Pikërisht këtu merr kuptim Programi i “Platformës për Referendum Kombëtar”.

III. Nga qytetari te vendimmarrja juridike Nëse këto katër funksione vendosen në një sistem të vetëm, krijohet një zinxhir i qartë: Komunikimi → Hulumtimi → Analiza shkencore → Vendimmarrja → Zbatimi → Kontrolli. Në qendër të këtij procesi qëndron qytetari. Vetëdija e qytetarit nuk duhet të mbetet vetëm opinion.

Ajo duhet të jetë në gjendje të shndërrohet, përmes mekanizmave kushtetues dhe ligjorë, në pjesëmarrje politike dhe vendimmarrje demokratike. Këtu merr kuptim edhe ideja themelore e Programit të “Platformës për Referendum Kombëtar”: vetëdija → informimi → organizimi → pjesëmarrja → vota → vendimmarrja. Ndërkaq, referendumi, aty ku parashikohet dhe lejohet nga rendi kushtetues e ligjor, por edhe kur plotësohet çdo mangësi me ligjet e BE-së, është një prej mekanizmave përmes të cilit vullneti qytetar mund të marrë formë institucionale. Prandaj, qëllimi nuk duhet të jetë thjesht organizimi i një votimi, por krijimi i një qytetari që e kupton se çfarë po voton, pse po voton dhe çfarë niveli të përgjegjësisë bart vendimi i tij.

A) Platforma për Referendum Kombëtar si instrument i pjekurisë demokratike Nga ky këndvështrim, “Platforma për Referendum Kombëtar” nuk duhet kuptuar thjesht si një kërkesë për zhvillimin e një referendumi. Ajo synon të vendosë në qendër të procesit politik një parim themelor demokratik: qytetari duhet të ketë një mekanizëm ligjor për të shprehur drejtpërdrejt vullnetin e tij për çështje me interes të veçantë publik dhe kombëtar. Nëse zgjedhjet i japin qytetarit të drejtën të zgjedhë përfaqësuesit e tij, demokracia e drejtpërdrejtë i jep atij mundësinë që, në kushtet dhe procedurat e përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji, të marrë pjesë drejtpërdrejt në vendimmarrje. Kjo është arsyeja pse Programi “Platforma për Referendum Kombëtar” nuk duhet të trajtohet si kundërshtim ndaj institucioneve, por si kërkesë për forcimin e përgjegjësisë së tyre përballë qytetarit. Një sistem ku qytetari voton vetëm një herë në disa vite dhe më pas nuk ka mjete të mjaftueshme për të ndikuar në çështje themelore të interesit publik, rrezikon ta reduktojë demokracinë në një procedurë periodike.

Një demokraci më e pjekur kërkon edhe mekanizma që e mbajnë qytetarin të lidhur me procesin e vendimmarrjes. Në këtë kuptim, Platforma synon të ndërtojë një urë ndërmjet vetëdijes qytetare, organizimit qytetar dhe vendimmarrjes demokratike. IV. Nga qytetari spektator te qytetari pjesëmarrës Një nga problemet më të mëdha të kulturës politike shqiptare është se qytetari shpesh trajtohet si spektator i politikës: votohet në zgjedhje, pritet nga qeveria, kritikohet pushteti dhe më pas procesi përsëritet.

Pjekuria demokratike kërkon një rol tjetër. Qytetari duhet të informohet, të organizohet, të marrë pjesë, të kontrollojë dhe, kur Kushtetuta dhe ligji e lejojnë, të vendosë drejtpërdrejt. Kjo është edhe filozofia themelore e Programit të “Platformës për Referendum Kombëtar”: nga qytetari që vetëm kërkon ndryshim, te qytetari që merr përgjegjësi për ta ndërtuar ndryshimin në mënyrë demokratike dhe ligjore. Në këtë proces, përgjegjësia nuk i takon vetëm klasës politike. Ajo i takon edhe qytetarit. Një shoqëri nuk mund të kërkojë institucione të forta nëse nuk ndërton një kulturë të fortë qytetare. Nuk mund të kërkojë shtet të së drejtës nëse vetë qytetarët nuk e respektojnë ligjin. Dhe nuk mund të kërkojë demokraci të vërtetë nëse demokracia reduktohet vetëm në pritjen që dikush tjetër të marrë vendime në emër të saj.

A) Nga ideja te veprimi në terren Pas promovimit të librit studimor “Platforma për Referendum Kombëtar”, tryeza e punës duhet të shihet si fazë e kalimit nga koncepti te organizimi praktik. Në këtë kuadër, vendimi i strukturave organizative përkrahëse për referendumin e parë Shqipëri–Kosovë është që të zhvillohen aktivitete të përvitshme, ndër të cilat 2 Marsi, si aktivitet kushtuar Lidhjes së Lezhës, dhe 10 Qershori, si Tryezë Juridike në Prizren. Këto aktivitete do të kenë përmbajtje të përcaktuar paraprakisht, objektiva të matshme dhe dokumentacion, i cili do të jetë në përputhshmëri me Dokumentin Juridik, si dhe do të ketë procesverbal përfundimtar, në mënyrë që proceset e punës praktike të mos mbeten vetëm aktivitete ceremoniale. Në të njëjtën logjikë do të funksionojnë edhe grupet e punës për: 1) Pajtimin dhe ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve;

2) Ndihmat

3) Veprimtaritë humanitare;

4) Studimin e terminologjisë dhe toponimeve të huaja;

5) Edukimin dhe informimin qytetar;

6) Hulumtimin e potencialeve ekonomike dhe shoqërore;

7) Analizën juridike dhe institucionale. Veçanërisht grupi për terminologjinë dhe toponimet duhet të mbështetet në metodologji shkencore dhe juridike, me synim dokumentimin, analizën, kuptimin dhe, kur është e arsyeshme, standardizimin e përdorimit të tyre në gjuhën shqipe.

V. Përgjegjësia e qytetarit shqiptar Këtu ndryshimi më i rëndësishëm nuk është vetëm institucional. Është edhe qytetar. Pjekuria e vetëdijes shtetërore duhet të kalojë nga klasa politike te qytetarët shqiptarë. Qytetari nuk mund të kërkojë një klasë politike më të mirë duke vazhduar të votojë pa analizë, pa informacion dhe pa kërkuar llogari. Ai duhet të kalojë nga pozita e zgjedhësit pasiv në atë të qytetarit aktiv dhe të informuar. Kjo është përgjegjësi politike, por edhe përgjegjësi historike. Sepse vota e sotme nuk përcakton vetëm qeverinë e nesërme. Ajo ndikon në institucionet, në ligjet, në administratën dhe në drejtimin ekonomik e shoqëror të vendit. Për këtë arsye, një qytetar që e kupton fuqinë e votës së tij nuk mund të trajtohet më si numër elektoral. Ai është një aktor i sistemit demokratik.

A) Pjekuria shtetërore si përgjegjësi historike Për shqiptarët në Gadishullin Ilirik, kjo çështje ka edhe një dimension historik. Pas një historie të gjatë ku vendimmarrja politike shpesh është përcaktuar nga faktorë të jashtëm, nga pushtete të centralizuara dhe nga struktura politike që kanë kufizuar pjesëmarrjen qytetare, sfida e sotme është ndërtimi i një kulture ku sovraniteti ushtrohet përmes institucioneve demokratike dhe pjesëmarrjes së qytetarëve. Prandaj, pjekuria e vetëdijes shtetërore nuk duhet të kuptohet vetëm si pjekuri e klasës politike. Ajo është një proces i dyanshëm: klasa politike duhet të mësojë ta respektojë qytetarin si bartës të sovranitetit, ndërsa qytetari duhet të mësojë ta ushtrojë këtë sovranitet me përgjegjësi, dije dhe respekt për ligjin. Këtu qëndron edhe përgjegjësia historike e “Platformës për Referendum Kombëtar”: jo të zëvendësojë institucionet, jo të krijojë një pushtet paralel, por të kërkojë një demokraci ku institucionet janë të përgjegjshme dhe qytetari ka mjete reale, kushtetuese dhe ligjore për të marrë pjesë në vendimmarrje. Nëse përvoja e vendeve të Bashkimit Evropian na mëson diçka thelbësore, është se shteti demokratik nuk ndërtohet vetëm nga lart.

Ai ndërtohet edhe nga poshtë, përmes qytetarëve të informuar, institucioneve të përgjegjshme dhe mekanizmave që e bëjnë sovranitetin qytetar të ushtrueshëm. Prandaj, pjekuria e vetëdijes shtetërore te shqiptarët nuk duhet të matet vetëm me pyetjen se kush qeveris, por me pyetjen shumë më të rëndësishme: sa të aftë jemi ta bëjmë qytetarin bashkëpërgjegjës për shtetin? Pikërisht në këtë pikë, “Platforma për Referendum Kombëtar” e vendos referendumin jo si qëllim në vetvete, por si një nga instrumentet e një procesi më të gjerë: kalimin nga demokracia formale te demokracia pjesëmarrëse, nga kultura e pushtetit te kultura e shtetit dhe nga qytetari votues te qytetari aktiv në ushtrimin e sovranitetit.

VI. Përfundimi është një standard i ri i shtetësisë Nëse politikani e ndërgjegjëson qytetarin, hulumtuesi mbledh faktet, shkencëtari i analizon dhe administratori i shtetit i përkthen vendimet në zbatim institucional, atëherë krijohet një model i ri i funksionimit të përgjegjësisë publike. Ky model nuk synon zëvendësimin e institucioneve kushtetuese. Përkundrazi, synon forcimin e kulturës qytetare dhe institucionale që i bën ato të funksionojnë më mirë. Kjo është edhe pika ku duhet të vendoset pjekuria e vetëdijes shtetërore shqiptare në Gadishullin Ilirik. Klasa politike duhet të kuptojë se mandati nuk është pronësi. Administratori duhet të kuptojë se detyra nuk është privilegj.

Hulumtuesi duhet të kuptojë se faktet janë bazë e vendimit. Shkencëtari duhet të ruajë standardin profesional. Politikani duhet ta informojë qytetarin pa e manipuluar. Dhe qytetari duhet të kuptojë se vota është një instrument përgjegjësie historike.

Vetëm atëherë mund të krijohet kalimi i vërtetë: nga qytetari që kërkon shtetin, te qytetari që ndërton shtetin; nga politikani që kërkon votën, te politikani që përgjigjet për mandatin; nga administrata që zbaton urdhrin, te administrata që zbaton ligjin; dhe nga një shoqëri që pret ndryshimin, te një shoqëri që merr përgjegjësi për ndryshimin. Ky është kuptimi praktik i pjekurisë së vetëdijes shtetërore.

Dhe pikërisht këtu “Platforma për Referendum Kombëtar” mund ta vendosë veprimtarinë e saj: jo vetëm si ide e formuar me norma juridike për një mekanizëm demokratik, por si një proces edukimi, hulumtimi, analize, organizimi dhe pjesëmarrjeje qytetare, gjithmonë brenda Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Sepse një shtet i pjekur nuk ndërtohet vetëm nga politikanët, por ndërtohet edhe nga qytetarë që dinë se çfarë shteti kërkojnë dhe pranojnë përgjegjësinë për ta ndërtuar atë.

Analize e aktakuzes kunder spiunit te Serbise, Fatmir Shehollit

0

Vehbi Kajtazi. Prishtinë

Aktakuza kunder spiunit te Serbise duhet te lexohet ne dy menyra: juridikisht, nga profesionistet, dhe politikisht, per Kosoven.
Z. Sheholli ka qene punetor i UDB-se dhe ka vazhduar si punetor i BIA-s deri ne diten kur eshte arrestuar.
Babain e tij, nje proserb, Maliq Shehollin, e ka vrare grupi i heroit kombetar Zahir Pajaziti.
Fatmir Sheholli, ishte rekrutuar ne sherbimin sekret, UDB, fiku kah fundi i viteve ‘80-taz
Diku nga mesi i viteve ’90, “zyrtarisht” u be gazetar, sikurse Hajrie Spikerica.
Gjate gjenocidit serb, ai, si “gazetar”, intervistonte viktimat shqiptare edhe ne kolonat e debimit per ne Shqiperi dhe Maqedoni, duke i detyruar te thoshin se po iknin nga bombardimet e NATO-s.
Gjate negociatave ne Rambuje, Sheholli, bashke me disa shqiptare te tjere, formuan nje parti politike dhe iu bashkuan delegacionit te Serbise, kinse ata nuk kishin asnje problem me Serbine dhe donin te jetonin ne nje shtet.
Pas luftes, ai u infiltrua ne SHIK, u be mik i shume ish-komandanteve, depertoi ne AKI dhe u be “analist” ne shume televizione.
Por, kurre nuk u ndal duke i sherbyer Serbise.
Sot e kemi te konfirmuar me prova nje gje te tille. Me aktakuzen e Prokurorise Speciale te Kosoves.
Por, cfare permban aktakuza kunder Shehollit, e ngritur nga Prokuroria Speciale qe udhehiqet nga Blerim Isufaj?
Per mua, ajo ka 31 pika te rendesishme. Secila me e rende se tjetra. Ato konfirmojne se sa thelle eshte Serbia ne Kosove.
Prokuroria pretendon se Fatmir Sheholli ishte i rekrutuar nga BIA dhe mblidhte e percillte informacione politike, institucionale dhe te sigurise nga Kosova.
Bojan Dimiq paraqitet si zyrtari i larte i BIA-se qe, sipas aktakuzes, i jepte detyra dhe udhezime Shehollit.
Nderhyrja e BIA-se ne zgjedhjet e Kosoves
Pretendohet operacion per publikimin e materialeve komprometuese vetem disa dite para zgjedhjeve lokale te tetorit 2025.
Sheholli pretendohet se mori 5,000 euro per zbatimin e planit me materialet komprometuese.
Materialet komprometuese iu dorezuan Milaim Zekes per publikim ne “Pa Rrotlla”; aktakuza permend edhe para te lidhura me publikimin.
Sipas aktakuzes, BIA u kerkoi bashkepunetoreve te Rashiqit te shkonin ne Beograd; pas refuzimit, ata u kercenuan me publikimin e materialeve komprometuese.
Kercenimi i BIA-se
Mesazhi i pershkruar ne aktakuze ishte, ne thelb: ju nuk pranuat te bashkepunoni, prandaj do te publikohen gjera komprometuese per ta.
Shantazhi ndaj Arben Jetullahut
Pretendohet shantazh per mbi 13,000 euro, me kercenim per publikimin e videove dhe informacioneve komprometuese.
Sipas pergjimeve, Sheholli vazhdonte te jepte udhezime per Arben Jetullajun permes familjareve, personave te trete dhe nje videoje komprometuese.
Roli i Milan Radoiçiq
Ne shtepine e Shehollit u gjet transkripti i nje bisede me Radoiçiqin, ku diskutohet puna dhe kontaktet me zyrtare te BIA-s.
Ne transkriptin me Radoiçiqin, Sheholli citohet duke thene per zyrtarin e BIA-se, Ljubisha Bukviq se “Nuk ka punuar ai per mua, une kam punuar per te”.
22 fletoret e Shehollit
Ne aktakuze thuhet se Policia gjeti shenime per sigurine, politiken, persona, numra telefoni, te dhena operative dhe kalkulime financiare.
Ujmani dhe infrastruktura kritike
Ne keto shenime permenden edhe te dhena per infrastrukturen kritike, perfshire Digen e Ujmanit.
Fletoret permbajne shenime per Listen Serbe, Radoiçiqin, Mimoza Kusari-Lilen, Donika Gervallen, KFOR-in, Gabriel Escobarin, NATO-n, BE-ne dhe OKB-ne.
Aktakuza evidenton se, me 2015, Sheholli mori gjithsej 681,000 dinare nga Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug dhe Zyra per Kosove e Qeverise se Serbise.
Shehollit i jane sekuestruar dy pasaporta serbe, leternjoftim serb dhe libreze e Ushtrise se ish-Jugosllavise.
Dokumentacioni, sipas aktakuzes, e paraqet Shehollin si pjesetar te SUP-it serb ne Podujeve dhe me pas te punesuar ne Radio-Televizionin e Serbise.
Ne komunikimet e vitit 2022, Sheholli thote se pas nje publikimi te medias serbe “Alo” qendrojne BIA dhe Bojan Dimiç. Prokuroria e lidh permbajtjen me nxitjen e tensioneve nderetnike.
Halit Sahitaj
Ne nje bisede me Shehollin dhe Milaim Zeken diskutohet per BIA-n, Dimiçin dhe nje liste personash qe pretendohet se kane punuar ose punojne per ta.
“Top Secret 2” – islamizimi/radikalizimi. Dokumenti i gjetur ne telefon pershkruan nje plan per shtrirjen e ndikimit islamik dhe perfshirjen e figurave nga politika, media, sporti dhe muzika.
Xhami dhe medrese
Plani flet konkretisht per shtimin e xhamive, vendosjen e tyre ne vende te dukshme dhe shtrirjen e shkollave islamike.
Njerez brenda partive politike
Dokumenti pretendon se ekzistojne “njerezit tane” ne disa parti politike, te cilet perkrahin fuqishem islamin dhe jane te lidhur me udheheqes fetare.
Diaspora shqiptare
Plani permend Zvicren, Gjermanine dhe Belgjiken, si dhe synimin per perçarjen e shqiptareve ne diaspore.
“Kosova si Kandahar”
Dokumenti parashikon krijimin e nje imazhi te Kosoves si shoqeri e radikalizuar, ne menyre qe Perendimi te ndryshoje qendrimin ndaj saj.
Synimi final; kthimi i Kosoves nen Serbi
Sipas dokumentit te gjetur ne Shtepine e Fatmir Shehollit, destabilizimi dhe radikalizimi do te krijonin kushtet per kthimin e Kosoves nen juridiksionin e Serbise.
Albin Kurti
Dokumenti “Leptiri” i vitit 2001, pershkruhet si plan operativ per komprometimin e Kurtit gjate burgimit ne Serbi.
Albin Kurti
Plani parashihte sigurimin e materialeve komprometuese dhe perdorimin e tyre per presion ndaj Kurtit qe te bashkepunonte me Serbine. Nuk thuhet se Kurti u rekrutua; thuhet se synohej rekrutimi.
“Leptiri”
Burimi operativ me kete nofke parashihej te perdorej per sigurimin e materialeve komprometuese ndaj Kurtit.
Dokumentin per Kurtin, Shehollit ia kishte derguar Dimiçi. Vete Sheholli e thote nje gje te tille.
Shperndarja e dokumentit “Leptiri”
Sheholli deklaroi ne Prokurori se kete dokument ia kishte derguar Milazim Gashit, Dritan Gjonit, Blerim Canajt dhe se mund t’ia kishte derguar edhe Bashkim Pushkollit.

Organizimi i protestave dhe rreziku i radikalizimit fetar

0
E drejta për tubim dhe protestë paqësore është një nga të drejtat themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë transparencë lidhur me pronësinë, lejen ndërtimore, planifikimin urbanistik dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e arkeologjike. Mirëpo, protesta e humb karakterin e saj demokratik dhe legjitim kur shndërrohet në instrument për frikësimin e besimtarëve të një feje të caktuar, për mohimin e të drejtave të një bashkësie fetare ose për pengimin e ushtrimit të ligjshëm të lirisë së besimit.
Veçanërisht shqetësues është instrumentalizimi i protestave nga individë ose qarqe me pikëpamje radikale fetare, të cilat nuk kundërshtojnë një parregullsi konkrete administrative, por vetë praninë e një kishe katolike dhe të besimtarëve katolikë në atë zonë. Përdorimi i parullave përjashtuese, cilësimi i kishës si “provokim”, kontestimi i së drejtës së qytetarëve për ta zgjedhur ose ndryshuar fenë, si dhe paraqitja e konvertimit si “tradhti kombëtare”, janë shenja të një intolerance që mund të kalojë nga retorika përçarëse në diskriminim, kërcënim dhe dhunë.
Sipas raportimeve të shumta, në kundërshtimet publike është përdorur edhe argumenti se në zonën përkatëse nuk jetojnë besimtarë katolikë. Një argument i tillë nuk mund të prodhojë pasoja juridike dhe as të shërbejë si bazë për kufizimin e lirisë fetare. Të drejtat dhe liritë kushtetuese nuk vendosen me votën e shumicës lokale dhe nuk varen nga numri i pjesëtarëve të një komuniteti. Edhe sikur në një vendbanim të jetonte vetëm një familje katolike, ajo do të gëzonte të njëjtën mbrojtje kushtetuese dhe institucionale ne permasa te njejta sikur komuniteti shumicë.
Në një shtet demokratik, shumica ka të drejtë të qeverisë, por jo ta mohojë identitetin, dinjitetin dhe liritë themelore të pakicës. Vlera e demokracisë nuk matet vetëm me fuqinë e shumicës, por, para së gjithash, me mënyrën se si ajo i respekton dhe i mbron qytetarët që janë numerikisht më të paktë.
Organizimi i vazhdueshëm i protestave mbi baza fetare mund të krijojë përshtypjen e rrezikshme se pjesë të caktuara të territorit të Kosovës i përkasin ekskluzivisht një feje dhe se objektet ose simbolet e besimeve të tjera mund të vendosen vetëm me pëlqimin e shumicës lokale. Një koncept i tillë është i papajtueshëm me karakterin laik të shtetit, me barazinë qytetare dhe me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Asnjë fshat, komunë apo pjesë e territorit të vendit nuk mund të shpallet hapësirë ekskluzive e një feje të vetme.
Veprime të tilla mund të krijojnë gjithashtu një ndikim të rëndë emocional dhe psikologjik te pjesëtarët e komuniteteve të vogla fetare. Kur një objekt fetar kundërshtohet jo për shkak të ndonjë shkeljeje të provuar ligjore, por për shkak të identitetit të tij, besimtarëve u përcillet mesazhi se prania e tyre është e padëshirueshme. Kjo mund të krijojë ndjenjë pasigurie, izolimi dhe përjashtimi, si dhe frikë për ta deklaruar dhe praktikuar publikisht fenë e tyre. Në këtë mënyrë krijohet një efekt frikësues, përmes të cilit qytetarët mund të heqin dorë nga ushtrimi i një të drejte kushtetuese jo sepse ajo u është ndaluar formalisht, por sepse ndihen të kërcënuar nga reagimi i mjedisit.
Rreziku bëhet edhe më serioz kur retorika fetare përdoret për ta përcaktuar përkatësinë kombëtare. Shqiptaria nuk ka qenë dhe nuk mund të bëhet pronë e një feje të vetme. Identiteti ynë kombëtar është formuar dhe ruajtur nga shqiptarët myslimanë, katolikë, ortodoksë dhe nga qytetarët me bindje të tjera. Përkatësia fetare nuk e përcakton atdhedashurinë, besnikërinë ndaj shtetit apo vlerën kombëtare të një qytetari. Çdo përpjekje për t’i ndarë shqiptarët mbi baza fetare cenon një nga themelet më të rëndësishme të bashkimit, unitetit, harmonise dhe të qëndrueshmërisë sonë kombëtare.
Historia shqiptare dëshmon se bashkëjetesa ndërfetare nuk është vetëm një slogan diplomatik, por një vlerë e ndërtuar përmes sakrificave dhe solidaritetit të përbashkët. Në periudhat më të vështira, shqiptarët nuk e kanë pyetur njëri-tjetrin se cilës fe i përkasin, por janë bashkuar rreth gjuhës, atdheut dhe aspiratës për liri. Prandaj, nxitja e ndarjeve fetare nuk përbën vetëm cenim të të drejtave individuale, por edhe goditje ndaj trashëgimisë sonë kombëtare dhe interesave strategjike të Republikës së Kosovës.
Duhet theksuar qartë se veprimet e individëve ose qarqeve të caktuara radikale nuk mund dhe nuk duhet t’i atribuohen bashkësisë myslimane në tërësi. Shumica dërrmuese e besimtarëve myslimanë në Kosovë e kanë dëshmuar vazhdimisht respektin ndaj besimeve të tjera dhe përkushtimin ndaj bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare. Përgjithësimi dhe fajësimi kolektiv do ta thellonin ndarjen që duhet me çdo mjet të parandalohët dhe do ti shërbente vetëm qarqeve që synojnë përçarjen e shqiptarve ne baza fetare.
Përgjegjësia për gjuhën e urrejtjes, kërcënimet dhe veprimet e kundërligjshme është individuale. Institucionet duhet ta garantojnë të drejtën për protestë paqësore, por njëkohësisht të duhët të parandalojnë çdo përpjekje për ta përdorur protestën si mjet presioni, frikësimi ose mohimi të lirive themelore të qytetarëve të tjerë.
Republika e Kosovës duhet të dëshmojë se është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe se asnjë individ apo komunitet nuk ka nevojë ta fshehë fenë, ta arsyetojë bindjen e vet ose të kërkojë lejen e shumicës për ta ushtruar një të drejtë të garantuar. Mbrojtja e lirisë fetare dhe e pakicave fetare nuk është dobësi e shtetit, por dëshmi e fuqisë së tij demokratike, e pjekurisë kombëtare dhe e orientimit të tij të palëkundur properëndimor.