Kreu Blog Faqe 23

Reagim ndaj shkrimit te Ulsi Faqezise (Olsi Jazegji)

0
Në këtë rast nuk po shkruaj këtë koment për ta mbrojtur familjen Pacolli, por po reagoj për ta mbrojtur punën dhe angazhimet e mia rreth katër dekada për zbulimin e trashëgimisë tonë kulturore në këto fshatra , duke e përfshirë edhe fshatin Marec
1. Olsi Jazegji, paska botuar një shkrim kinse për shqiptarizimin e fiseve serbe të veriut të Shqipërisë, duke u thirrur në shënimet e konsullit italian Antonio Baldaci, duke pohuar se P. Osmane e ka ndihmuar procesin e shqiptarizimit. Në rastin konkret Jazegji duke e etiketuar Selim Pacollin, familjen e tijë, banorët e trevës por edhe tërë popullatën dardane të veriut. Jazegji vërehet se nuk ka njohuri shkencore, nuk ka kulturë, dije dhe ndjenja njerëzore kur shkruan për një trevë të pastër dardane. Si studiues i lashtësisë së popullatës së këtyre trevave dhe punës time për katër dekada duke gjurmuar literaturë, gjurmë të qytetërimit në terren i njoh mirë trevat veriore të Dardanisë, por edhe fshatin Marec- vendlindja e Selim Pacollit, që padyshim se janë popullatë autoktone dardane, që nga lashtësia në pjesën qëndrore të Mbretërisë së Dardanisë.
2. Olsi Jazegji, pa kurrfarë të drejte, familjen Pacolli e etiketon në aspektin antropologjik, duke bërë krahasime në pamje, cenon rëndë dinjitetin familjar, gjenetik dhe racor, duke dhënë hipoteza fyese që e fyen tërë popullatën dardane kur shkruan se: Nëse do u bënim ADN ata do dilnin me 90% sllave, bullgare apo tatare. Unë kisha me e pyetur Olsin, si ke fytyrë të bëni pyetje të tilla, a ke hulumtuar për testet gjenetike të kësaj treve dhe rezultateve të deritanishme. Olsi më duhet të ju njoftoj se unë jam njëri nga banorët e kësaj zone, që e kam bërë testin gjenetik, dhe rezultatet e testit tim dëshmojnë për një popullatë autoktone dardane që nga koha e gurit, pa asnjë linjë gjenetike nga lindja qoftë ajo turke, tatare apo sllave. Me rezultate të njëjta kanë dalë edhe banorë të fshatit Marec, andaj duhet të ndihesh i turpëruar për fryrjet e juaja që i bëni një familje shqiptare, që për mijëra vite ruajti gjuhën, kulturën dhe traditën. Familja Pacolli që është vëllazëri e familjes Makolli dhe familjeve tjera autoktone, duhet të ndihen krenar që si familje autoktone dardane e ruajtën gjuhen dhe kulturën e lashtë iliro-arbërore- shqiptare.
Olsi të paktën ju por edhe çdo studiues shqiptar para se të fyeni e shkruani kështu duhet të keni njohuri bazë për një trevë, dhe duhet të keni kulturë qytetare të mos i fyeni banoret e saj. Të njoftoj se Malësia e Galabit, që përfshinë malet që nga fusha e Leskocit, Nishit, Prokuples e Kushumlisë e deri te fusha e Kosovës është treva më e pasur dardane me qytetërimin me të zhvilluar dhe me popullatën që etnikisht doli të jete e banuar vetëm me shqiptar deri ne vitin 1877-78. Qyteti i Artanës, ngjitur me lagjen Pacolli ishte qendra më e zhvilluar xehetarë në mesjetë, që në shekullin 14 e 15 del si komunë katolike. Në këtë qytet zhvillohej arti e kultura andaj nga shkollat e Artanës dolën humanist mesjetar që lanë emër në bregdet si Valeriaan Novoberdasi, Gjon Ivaji, Gjon Injazi, Martin Segoni, Knstantin Mihajli, Gjergj Pelini etj. Ne kete malesi dikur veproi Pjeter Budi, me vone Pjeter Bogdani, ketu lindi edhe Gjecovi, a se ke ditur para se te fyani!
Për ju që jeni shkolluar në shkolla speciale për të mohuar çdo gjë shqiptare në këto treva, duhet të ju rikujtojmë se Martin segoni dhe Konstantin Mihajli , ishin dy autorët e parë që lanë vepra të shkruara për heroin tonë Gjergj Kastriotin. Gjergj Pelini po nga Artana ishte diplomati më besnik që e përcolli deri në vdekje heroin tonë, andaj duhet ta mësoni se kemi të bëjmë me një zonë malore më qytetrim shumë të zhvilluar në mes të Justiniana Primës dhe Justiniana Secondës.
3. Shkruani se Selim Pacolli vjen nga një familje e fuqizuar, me shumë probabilitet serbe boshnjake të islamizuar! Kush ta jep këtë të drejtë të fyeni kaq rëndë një familje shqiptare si njeri që nuk ke asnjë hulumtim të kësaj treve. Kush ju ka mësuar se toponimi i fshatit Marec është toponim serb. Ju e përmendeni lagjen Mudri Potok, kush është ai që ju gënjeu, ju porositi që të shprehi këtu naivitetin e juaj shkencor por edhe njerëzor. Të njoftoj se toponimet në fshatin Marec dhe fshatrat tjera për rreth, janë në gjuhën shqipe dhe janë ruajtur shumë më mirë se sa në trevat tjera shqiptare duke e përfshirë edhe Shqipërinë e Jugut dhe Veriut. Edhe përkundër shumë projekteve për sllavizimin e toponimeve që i bënë studiuesit sllav si Milas S, Milojevic, Todor Stankovic e shume të tjerë, popullata diti ti ruaj toponimet e lashta në gjuhën shqipe. Po të njoftoj se popullata shqiptare e Marecit me rrethinë edhe sot e quan Proi i ZI, por edhe Proi i Teodorës!
Shihet qartë se ju keni rënë në lajthitje nga ndonjë qytetar i pa kulturuar që e njeh familjen Pacolli, fshatin Marec dhe ju ka furnizuar me gënjeshtra të llojit spiuni furnizon me informata të ulëta spiunin tjetër. Turp të keni që silleni kështu dhe nuk lëni njeri as familje të qetë. Si njohës i mirë i trevës dhe duke u bazuar në hulumtimet e mia ju njoftoi se popullata e Marecit dhe fshatrave për rreth, nuk ju nënshtruan kurrë P. Osmane edhe pas pushtimit të Artanës. Kjo popullatë që jetoi me mijëra vite rrëth Artanës, edhe gjatë pushtimit osman e ruajti me fanatizëm besimin e krishterë të ritit latin dhe ortodoks deri në mesin e shekullit XIX, kur këto treva u nënshtruan nga ekspeditat ushtarake për ti zbatuar reformat e Tanzimatit nga Omer Pash Latasi, një sllavo folës nga Ogulini i Kroacisë. Pas ndërhyrjes ushtarake dhe marrjen e qytetit të Prishtinës në vitin 1844, popullata e kësaj malësie që ishte në kryengritje u detyrua me dhunë të pranoi fenë islame. Një numër i familjeve shqiptare që e ruajtën fenë e krishterë më vonë u serbizuan, pra është e kundërta e asaj çka shkruan ti. Nga fshati Marec është familja Qylku që sot jetojnë të serbizuar afër Artanës ndërsa një degëzim i kësaj familje është muslimanizuar dhe jeton në fshatin Krilevë. Këto familje shqiptare më parë jetonin në Gjytetin e Marecit në Kodrën e Qylkut. Kuptoje se sllavet nuk e kanë germën Y, dhe këta banorët e serbizuar e kanë dëshmuar përkatësinë e tyre etnike shqiptare. Nga fshati Marec një familje e krishterë që u vendosë në Vaganesh e tjetra në Meshinë u serbizuan . Po ti jap disa nga toponimet rreth Gjytetit të Matrecit: Rapuha, varret e ilirve, Vorret e Gjytetit, Kodra Lutesh ( vend i lutjeve) nga administrata serbe e shënuar Litec, selishta, Trojet e Rimit, Rranima, Guri i Bletës, Quka e Qelnasit, Gradishta, Bula, Bala, Bara. Maka, Kaqot, Qarri, etj, se di çka sheh sllave ti këtu.
Olsi Jazegji dhe ju studiues tjerë të këtij niveli, para se të fyeni qytetar e familje, dhe mundoheni të tregoheni se jeni studiues të çështjes shqiptare, ju kisha lutur ta kuptoni se jeni duke i shërbyer ndonjë klani anti shqiptar, që kanë për qëllim shkatërrimin e kombit shqiptar, andaj kuptoni, se ju nuk jeni kurrfarë studiuesi por vetëm një shërbëtor i shitur dhe marrë!
Ja testet gjenetike te popullates se Marecit! Kreten mesoje serbet nuk kane fise!

Olisi Jazexhiu flet për “shqiptarizimin e serbëve ortodoksë”, njësoj sikurse serbët

0
____
Përsëri z.Jazëxhë, lidhur me “shqiptarizimin e serbëve ortodoksë”, “ja paska dhënë maleve e ja paska dhënë fushave”.
Fillimisht të them se me këtë zotni kam patur nja dy debate në Klan Kosova. Në njërën (për Skënderbeun) e lëshuan krejtësisht nervat, kurse në tjetrën, për Betejën e Çanakkale’s, ishte i papërgatitur dhe, për ta mbuluar injorancën, përdorte klishe.
Mua, si ekonomist, më dha të kuptoj se ose z. Jazexhë nuk është historian me vokacion, ose është historian mediokër, sidomos kur filloi ta fusë palidhje Egjiptin në kontekst.
Por ja që edhe gazetarët tanë ambiciozë, duke dashur të jenë akterë (por pa përgatitje për temat), interferojnë pa nevojë dhe e pengojnë rrjedhjen e debatit, ashtu siç ishte z. Kron Sadiku në atë rast (kliko vegzën
Tash e pashë se teorinë hegjemoniste të “asimilimit të serbëve ortodoksë të Kosovës në shqiptarë myslimanë”, teori e zhvilluar nga fundi i shekullit XIX, e sidomos në fillim të shekullit XX, nga autorë serbë, nga të cilët më i zëshmi ishte Jovan Haxhi-Vasiljeviçi, me veprën “Južna Stara Srbija”.
Duhet thënë se kjo teori hegjemonizmit serb i shërbeu në shumë fusha: jo vetëm që arbanasët (shqiptarët ortodoksë) t’i serbizonin, por edhe shqiptarët myslimanë fillimisht t’i myslimanizonin si etni/komb, e pastaj t’i turqizonin, dhe në fazat më të vonshme t’i jugosllavizonin dhe, krejt në fund fare, t’i serbizonin.
Kjo frymë (jugosllavizimi) ishte e viteve 1925–34, kur Mbreti Aleksandër e lansoi strategjinë e “Integralizmit jugosllav”, strategji të cilën pastaj intelektualët e kohës si Sllobodan Jovanoviçi, Vlladimir Çoroviçi, Dragisha Vasiçi, Stevan Moljeviçi…, gradualisht e shndërruan në “integralizëm serb” (tash e ka ri-jetësuar Millo Llampari).
Andaj, fëmijët shqiptarë në shkollat fillore (që ishin obligative katër klasë në serbisht, sepse zyrtarisht nuk kishte shqiptarë), për çdo ditë duhej të ngriheshin në këmbë nga bankat e tyre e të thonin: “Ja sam jugosloven muhamedanske vjere” – për ta ndërruar kah viti 1934 në “Ja sam Srbin turske vjere” – nga këtu rrjedh edhe idioma (e cila ishte puro politike, raciste dhe jo fetare) “Turk, elhamdulillah”.
Kjo zgjati deri sa u firmos “Konventa Jugosllavo-Turke për rregullimin e shpërnguljes së popullsisë” (“Konvencija između Kraljevine Jugoslavije i Republike Turske o iseljenju stanovništva”) nga Ivan Vukotiçi dhe Hasan Saka, se nga atëhere ishim veç turq.
Për mos me ndërliku z. Jazexhë me histori jugosllave-serbe, por si student i Universitetit të Firences dhe si turkofil, mendoj se ai është dashur t’ia jepte një kritikë veprës së mikut të shqiptarëve, Antonio Baldaçit, “L’Albania”, për faktin se koha kur u shkrua (botuar më 1929) ishte një “realitet placebo”, i krijuar nga intelektualët serbo-sllavë; andaj miku i shqiptarëve, si shumë miq të tjerë, përjashto tipat si Suflaj (i cili e pagoi me kokë), ranë viktimë.
Z. Jazëxhë, po ta kishte bërë pyetjen e thjeshtë se: pse iu është dashur serbëve ortodoksë, pas konvertimit në islam, të asimiloheshin në shqiptarë (kur edhe vetë shqiptarët e islamizuar asimiloheshin në osmanë, për të vazhduar pastaj odisejadën në turq, bie fjala Kopryly’t), kur kanë pasur më llogari të osmanizoheshin direkt si Mehmed Sokolloviçi & Co.?Pastaj mbase e kishin themeluar edhe ndonjë Patriarkanë serbe dikah kah Devolli apo Gardhiqi i z. Jazegjë.
Në fund, me shpresë se nuk po e teproj, duke e patur parasysh faktin se z.Jazexhi është historian i doktoruar në Universitetin e famshëm të Firences, dhe ai një osmanolog e islamolog par excellence (të paktën ashtu e quan veten), por habitem se pse nuk pyet: çfarë dobie paskan patur të konvertuarit serbë të asimiloheshin në shqiptarë, kur shqiptarët nuk njiheshin në Perandorinë Osmane të “milleteve”!?
Bile, sipas Bejkërit, “shqiptarët ishin sinonim i njerëzve të egër të maleve” tek elita otomane e kasabave (kasabalive).

Shqip flet Guri

0

Mirushe Musa, poete , Gjermani

Poezi

Shqip flet Guri

Nuk hesht guri

mbuluar nën lis,

Gjethet nuk mbulojnë

historinë.

Kthehet kujtesa e

kombit mbarë,

Në fshatin Zogaj, te

guri me plis.

 

I ruajtën malet në

gjirin e vet,

Këto themele janë një

mijë vjet.

S’mund t’i shembin

perandoritë,

Guri i moçëm flet veç

shqip.

 

Shkëmbi me myshkun

e verdhë

Në thellësi ka fshehur

plagë.

Armiqtë qirinjtë aty

kanë ndezë,

Të mos quhet ai truall

shqiptar.

 

Mos e quan me emër

sllav,

Se zagorë e quante

armiku.

Këto troje janë veç

shqiptare,

Janë të zotit dhe të

mikut.

 

Sa herë zogjtë që

ciceruan,

Emrin fshatit ata i

dhanë vetë.
Historinë se lanë të

mbuluar,
Dhe e kujtuan brez për

brez.

 

Emrin e fshatit e ruajti

toka,

Amanetin e të parëve

të vet.

E këndojnë bilbilat në

kodra,

Fshati i bukur quhet

Zogaj.

Plani i madh i UDB-së (BIA), i gjetur në telefonin e Shehollit, po vërtetohet ajo që e kemi paralajmëruar me kohë, se islamizimi është projekt i Serbisë

0
Plani i madh i UDB-së (BIA), i gjetur në telefonin e Shehollit. Konfirmim i plotë i asaj që ndër vite e kemi paralajmëruar: Radikalizmi islamik në Kosovë është projekt i Serbisë për shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit të shoqërisë kosovare.
Nuk keni dashur të dëgjoni e të shikoni. Keni zgjedhur heshtjen dhe mbylljen e syve. Kuptohet, një ditë do të detyroheni t’i hapni, por mbase do të jetë vonë.
Ja plani i marrë nga dosja e prokurorisë dhe i botuar sot në media:
“Pasi që të bëjmë marrëveshje me operativet tanë në Kosmet, mbledhjen e fondeve nga ambasadat islamike në Beograd shumica e këtyre parave do të investohen në ndërtimin e xhamive . Xhamitë duhet të ndërtohen në vende të dukshme si afër auto udhëve, shkollave, qendrave tregtare ndërsa xhamitë ne fshatrat e mëdha duhet të dyfishohen dhe trefishohen. Pranë xhamive, shkollat islamike (medresetë) duhet te shtrihen në të gjithë vendin edhe në ato vende ku interesimi është më i vogël, fëmijë dhe të rritur duhet të barten nga vendet ku feja është më e rëndësishme se kombi si nga vendet Mitrovicë, Vushtrri, Djeneral Jankovic, Kaçanik, Dragash dhe Prizren. Krahas operativëve Shqiptarë kontribut të madh do të japin edhe njerëzit tanë nga Maqedonia, Bosnja dhe Sanxhaku duke përfshirë Romët dhe Ciganet të cilët janë të gatshëm të punojnë për ne dhe të aktivizohen në Islam.
Udhëheqësit e bashkësive islamike të Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës, Kosmetit janë nën kontrollin tonë dhe po punojnë qe sa më shumë të inkuadrojnë njerëz me kombësi Shqiptare me ndikim në Sport, media muzike dhe politike. Edhe në disa parti politike kemi njerëzit tanë të cilët punojnë për ne dhe të cilët e përkrahin fuqishëm islamin dhe të cilët janë të lidhur me udhëheqësit islam të cilët janë duke shpërndarë islamin edhe në vendet ku nuk ka pasur kurrë xhami.
Në vendet perëndimore janë deleguar njerëzit tanë nga bashkësitë islame nga Kosova dhe Sanxhaku të cilët janë nën urdhrat e ambasadave tona në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë. Me këtë do teë arrijmë që t`i ndajmë Shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shtetit kryesisht në Zvicër dhe Gjermani ku jetojnë Shqiptarët më të pasur dhe më të fuqishëm të cilët e kanë përkrahur Rugovën.
Poshtë në Kosmet duhet të krijohet atmosfera ashtu që njerëzit të ndjehen sikur po jetojnë në një shtet të huaj kështu që një pjesë e rinisë do të ikë jashtë Kosovës dhe një pjesë do të vendosin për fenë islame. Pas 20 viteve Kosova do të duket si Kandahar. Fuqitë perëndimore do të ndryshojnë mendimin për Kosovën dhe kështu do të vendosin për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë”.

Dokumenti i gjetur në telefonin e Shehollit, synimi i Serbisë për zbrazjen e Kosovës përmes radikalizimit islamik

0

Pamje nga bastisja e Policisë dhe Prokurorisë në banesën e Fatmir Shehollit ditën e arrestimit (9 tetor 2025) (Foto: Driton Paçarada)

Pamje nga bastisja e Policisë dhe Prokurorisë në banesën e Fatmir Shehollit ditën e arrestimit (9 tetor 2025)

Prokuroria Speciale e Kosovës të martën ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Sheholit për spiunazh dhe shantazh.

Në mesin e dëshmive të përfshira në aktakuzë, të cilën e ka siguruar KOHA, është edhe një dokument “Top Secret 2” që është gjetur ne celularin e Shehollit, e që synim ka zgjerimin e ndikimit të radikalizimit islamik në Kosovë dhe rajon.

Në atë dokument, të cilin Sheholli më 5 gusht të vitit 2025 ia ka dërguar një personi me emrin Viktor Makedonija, tregohet plani për ndërtimin e xhamive në vende të dukshme në afërsi të autoudhëve, shkollave, qendrave tregtare dhe po ashtu të trefishohet numri i xhamive në fshatrat e mëdha. Po ashtu kërkohet që edhe medreset të shtrihen në gjithë vendin. Xhamitë, sipas dokumentit, do të ndërtoheshin me fonde të mbledhura “nga ambasadat islamike në Beograd”.

“Udhëheqësit e bashkësive islamike të Serbisë, Maqedonisë, Bosnjës, Kosmetit janë nën kontrollin tonë dhe po punojnë që sa më shumë të inkuadrojnë njerëz me kombësi shqiptare me ndikim në sport, media, muzikë dhe politikë. Edhe në disa parti politike kemi njerëzit tanë të cilët punojnë për ne dhe të cilët e përkrahin fuqishëm islamin dhe të cilët janë të lidhur me udhëheqësit islam të cilët janë duke shpërndarë islamin edhe në vendet ku nuk ka pasur kurrë xhami. Ne vendet perëndimore janë deleguar njerëzit tanë nga bashkësitë islame nga Kosova dhe Sanxhaku të cilët janë nën urdhrat e ambasadave tona në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë. Me këtë do te arrijmë që t’i ndajmë shqiptarët të cilët jetojnë jashtë shteti kryesisht në Zvicër dhe Gjermani ku jetojnë shqiptarët më të pasur dhe me të fuqishëm të cilët e kanë përkrahur Rugovën”, thuhet në dokument.

Sipas dokumentit synimi është që në Kosovë të krijohet atmosfera që njerëzit të ndihen sikur po jetojnë në një shtet të huaj, e në këtë mënyrë një pjesë e rinisë të ikë jashtë dhe një pjesë tjetër të vendosë për fenë islame.

“Pas 20 viteve Kosova do të duket si Kandahar. Fuqitë perëndimore do të ndryshojnë mendimin për Kosovën dhe kështu do te vendosin për kthimin e Kosovës nën juridiksionin e Serbisë. Kur kjo të arrihet Serbia do t’i ketë duart e lira të përsërisë përndjekjen e shqiptarëve në Turqi, mirëpo këtë herë jo përmes forcës por përmes udhëheqësve fetarë për punësim dhe duke ju ofruar super kushte për migrim në Turqi. Për këtë Serbia ka dritën jeshile nga shteti i Turqisë”, thuhet në dokumentin.

Prokuroria pretendon se përmbajtja e këtij dokumenti, e parë në ndërlidhje me provat e tjera të administruara, është relevante për të dëshmuar natyrën e kontakteve dhe veprimtarisë së të pandehurit në raport me strukturat e shërbimit informativ serb BIA.

Le ta dijë bota: Shqiptarët katolikë në Kosovë po persekutohen!

0
(Shpërndaje në gjithë botën)
Shqiptarët katolikë në Kosovë, veçanërisht shqiptarët ish-myslimanë që po i rikthehen rrënjëve të tyre katolike, po përballen me një realitet alarmant: po stigmatizohen, po poshtërohen, po kërcënohen dhe po pengohen në ushtrimin e besimit të tyre vetëm sepse kanë zgjedhur të bëhen katolikë dhe ta jetojnë hapur besimin e krishterë.
Persekutimi shfaqet në forma të ndryshme. Një prej tyre është pengimi i së drejtës për ndërtimin e kishave katolike aty ku ka besimtarë dhe ku ekziston nevoja. Një rast veçanërisht shqetësues po ndodh në fshatin Zogaj të Vushtrrisë, në tokën e Kishës Katolike. Aty, një rit fetar katolik është ndaluar dhe penguar me 18 gusht 2026, nga autoritetet policore. Në të njëjtën kohë, persona të panjohur kanë vjedhur Gurin e Bekimit të asaj toke që është vendosur nga Ipeshkvia e Kosovës. Autoritetet policore, duke e nënvlerësuar situatën, kanë dështuar ta mbrojnë gurin, edhe përkundër deklarimeve ekstreme nga grupe radikale islamike, të cilat kishin kërcënuar haptazi se do ta largonin atë.
Në Zogaj janë organizuar protesta nga grupe radikale islamike kundër ndërtimit të një kishe katolike. Këto protesta, të mbështetura edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës, janë shoqëruar me një diskurs të fortë përçmues dhe stigmatizues ndaj shqiptarëve katolikë dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve ish-myslimanë që gjatë tri viteve të fundit kanë zgjedhur të pagëzohen në Kishën Katolike dhe t’i rikthehen rrënjëve të tyre katolike.
Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është mos-reagimi institucional. Institucionet e sigurisë, të cilat kanë për detyrë të mbrojnë çdo qytetar pavarësisht përkatësisë fetare, nuk po i trajtojnë këto raste me seriozitetin e nevojshëm. Të persekutuarit vazhdimisht paraqesin raste pranë organeve të rendit, por zëri i tyre nuk dëgjohet dhe ankesat e tyre nuk merren seriozisht. Madje, ka raste ku, vetë zyrtarë policorë janë përpjekur t’i frikësojnë apo shantazhojnë shqiptarët katolikë që kanë kërkuar mbrojtje.
Në të njëjtën kohë, burokracia shtetërore dhe komunale po krijon pengesa në ushtrimin e besimit katolik, ndërsa mosveprimi institucional përballë nxitjes së radikalizmit islamik e lejon këtë situatë të vazhdojë.
Shteti duhet të jetë neutral dhe i barabartë ndaj të gjitha besimeve. Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të fesë së tij. Por sot, shqiptarët katolikë në Kosovë ndihen të pasigurt dhe të pambrojtur pikërisht sepse institucionet që duhet t’i mbrojnë nuk po reagojnë siç duhet.
Gjendja është alarmante. Heshtja e shtetit përballë këtij realiteti është e papranueshme.
Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë siguri. Kërkojmë barazi. Kërkojmë lirinë për ta jetuar besimin tonë. Kërkojmë që ligji të vlejë njësoj për të gjithë.
I bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare dhe shteteve perëndimore që ta shohin seriozisht këtë situatë dhe të kërkojnë nga institucionet e Republikës së Kosovës të garantojnë mbrojtjen e shqiptarëve katolikë dhe të ndalin çdo formë diskriminimi, kërcënimi dhe persekutimi për shkak të besimit.
Kjo nuk është çështje privilegji fetar. Është çështje e të drejtave themelore të njeriut.
E vërteta duhet të thuhet: shqiptarët katolikë në Kosovë po persekutohen.
25.08.2026
Blerim Nika
I rikthyer në katolicizëm.

Nëse qyteti i Klinës është bërë me ujë të pijshëm, a është vërtet i sigurt për konsum uji që arrin sot në rubinetat e qytetarëve?

0

BIA kishte dhënë detyra për Fatmir Shehollin dhe agjentët e vet për islamizimin e shoqërisë shqiptare

1
Edhe një fakt tjetër që dëshmon dhe vërteton se sa domosdoshme ka qenë të dalë në skenë Lëvizja e Deçanit.
Dokumenti sekret i Shehollit, i cili tashmë u bë publik, është edhe një dëshmi tjetër që i jep peshë shqetësimeve dhe paralajmërimeve që i kemi bërë publikisht prej vitesh.
Të gjitha ato që i kemi thënë dhe për të cilat kemi paralajmëruar me kohë, sot po vërtetohen njëra pas tjetrës. Koha po dëshmon se këto nuk kanë qenë shpifje, hamendësime apo frikësime, por shqetësime të ngritura mbi një realitet që tashmë po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.
Prandaj, dalja në skenë e Lëvizjes së Deçanit ka qenë jo vetëm e nevojshme, por edhe e domosdoshme. Dokumenti i publikuar është edhe një arsye më shumë që të mos heshtim përballë asaj që kemi paralajmëruar prej vitesh

“Plani ‘Top Sekret’ i Beogradit: Islamizimi i Kosovës për ta kthyer në Kandahar dhe nën Serbinë!”

0
“Plani ‘Top Sekret’ i Beogradit: Islamizimi i Kosovës për ta kthyer në Kandahar dhe nën Serbinë!”
Tashmë nuk ka më vend për dyshime. Dokumenti “Top Sekret” i gjetur në telefonin e Fatmir Shehollt, i cili është pjesë e aktakuzës së Prokurorisë Speciale, hedh dritë mbi atë që shumë prej nesh e kemi thënë prej vitesh: pas projektit të islamizimit të Kosovës qëndron Serbia.
Sipas aktakuzës, plani është i qartë dhe i ftohtë: fondet e ambasadave islamike në Beograd të përdoren për ndërtimin masiv të xhamive në vende strategjike (pranë autostradave, shkollave, qendrave tregtare), dyfishimi dhe trefishimi i tyre në fshatra, zgjerimi i medreseve, transferimi i fëmijëve dhe të rriturve nga zonat ku feja është më e fortë se kombi, kontrolli mbi udhëheqësit e bashkësive islame në Kosovë, Maqedoni, Bosnje e Sanxhak, infiltrimi në sport, media, muzikë dhe parti politike, ndarja e shqiptarëve të diasporës dhe, në fund, krijimi i një atmosfere që e kthen Kosovën në “Kandahar” pas 20 vjetësh. Qëllimi final, sipas pretendimeve të Prokurorisë: ndryshimi i perceptimit ndërkombëtar dhe kthimi i Kosovës nën juridiksionin serb, pastaj “përndjekja e butë” e shqiptarëve drejt Turqisë përmes udhëheqësve fetarë.
Kjo nuk është teori. Kjo është ajo që Prokuroria Speciale e ka vënë në aktakuzë. Dhe ne kemi detyrim ta marrim seriozisht.
Prandaj bëj thirrje të menjëhershme dhe të qartë:
• Të ndalohen menjëherë të gjitha lejet e reja për ndërtimin e xhamive dhe qendrave islame derisa të hetohen plotësisht burimet e financimit.
• Të hetohet çdo donator, çdo organizatë dhe çdo “qendër islame” për prejardhjen e parave, lidhjet me Beogradin, me ambasadat islamike në Serbi dhe me rrjete të dyshimta.
• Të hetohen kryetarët e komunave dhe zyrtarët që kanë ndryshuar plane urbane, kanë dhënë toka publike apo kanë lejuar ndërtime pa respektuar ligjin dhe kushtetutën laike.
• Të hetohen vizitat jashtë vendit të personave të lidhur me këto struktura dhe çdo shkelje e ligjit.
• Të ndërpriten menjëherë organizimet fetare me fëmijë që shkelin frymën laike të shtetit dhe që synojnë indoktrinimin e të miturve.
• Të pastrohen institucionet nga çdo person që punon për këtë agjendë, pavarësisht se në cilën parti apo institucion fshihet.
Kosova është shtet laike. Kushtetuta e saj nuk lejon që feja të përdoret si armë për destabilizim dhe për t’i shërbyer interesave të Beogradit. Radikalizimi i rinisë, ndërtimi i pakontrolluar i objekteve fetare dhe infiltrimi në çdo sferë të jetës publike nuk janë “liri fetare”. Janë projekt politik me synim të qartë: të na bëjnë të huaj në vendin tonë dhe të hapin rrugën për kthimin e influencës serbe.
Koha e heshtjes dhe e “tolerancës” së rreme ka mbaruar. Ose zgjohemi tani dhe mbrojmë karakterin laike, shqiptar dhe demokratik të Kosovës, ose pas dy dekadash do të zgjohemi në një realitet që e kemi lejuar vetë.
Hetohet çdo gjë. Ndalohet çdo shkelje. Mbrohet shteti.

Islamizmi po del publikisht se ka qenë në dorën e huaj, Lëvizja e Deçanit e ka paralajmëruar këtë në vitin 2023

0
NUK ËSHTË MË KOHA PËR NËNVLERËSIM: AJO QË E PARALAJMËRUAM NË 2023 DUHET TË HETOHET SERIOZISHT
____
Dokumentet që po publikohen tani nga mediat, duke iu referuar aktakuzave dhe hetimeve të Prokurorisë Speciale, janë jashtëzakonisht shqetësuese.
Ajo që duhet të na shqetësojë nuk është feja islame dhe as besimtarët myslimanë. Shqetësimi është radikalizimi, instrumentalizimi i fesë dhe çdo përpjekje e mundshme për ta përdorur atë si mjet ndikimi politik, destabilizimi apo shërbimi të interesave të huaja.
Në dokumentin e publikuar përmenden pretendime për ndikim në xhami, medrese, media, sport, muzikë, politikë dhe diasporë, madje edhe një skenar ekstrem për ta paraqitur Kosovën pas 20 vitesh “si Kandahar”. Këto janë pretendime të Prokurorisë dhe duhet të vërtetohen nga drejtësia, por janë tepër serioze për t’u injoruar.
Dhe këtu është pyetja që duhet t’ua bëjmë institucioneve:
Nëse sot po dalin në dritë prova dhe hetime për fenomene që ne i kemi ngritur si shqetësim prej vitesh, pse u desh kaq shumë kohë që shteti t’i marrë seriozisht?
Lëvizja e Deçanit doli publikisht në vitin 2023 duke ngritur shqetësime për rrezikun e radikalizimit dhe për përdorimin politik të fesë. Sot, kur Prokuroria Speciale po heton raste që përfshijnë pikërisht pretendime për ndikim fetar, rrjete dhe shërbime të huaja, është koha që këto shqetësime të analizohen me fakte dhe jo të injorohen apo të etiketohen menjëherë.
Kosova nuk duhet të luftojë fenë. Kosova duhet të luftojë çdo radikalizëm, çdo ekstremizëm dhe çdo strukturë të paligjshme që mund të cenojë shtetin.
Dhe mbi të gjitha: mos ta presim edhe 20 vjet për të kuptuar se çfarë po ndodh. Shteti duhet të veprojë sot, me ligj, me institucione dhe me prova.