
Në shërbim të kujt është Gjykata Kushtetuese?

Sistemi ekzistues synon drejtësi të paanshme, por suksesi varet nga mënyra se si zbatohet ajo në praktikë
Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorit Sokol Mehmetaj – Loku







A është Albin Kurti marionetë klandestine e Beogradit fshistoidë, vazhdon të pyes e përgjigjet Ibrahim Kelmendi

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
A ËSHTË KURTI MARIONETË KLANDESTINE E BEOGRADIT FASHISTOID? (4)
[11] Tematikë tjetër që Kurti e ka shpërdorur në luftën për pushtet është rryma elektrike. Ato kritika dhe premtime, deri në momentin kur u bë kryeministër, pothuajse të gjitha do t’i kisha firmosur, sepse rryma elektrike, gjegjësisht termoelektranat e Kosovës, janë shpërdorur edhe nga administratorët e UNMIK-ut, në bashkëpunim me politikanët “tanë”, që nga qershori i vitit 1999.
Në vitin 2006 u duk se u gjet një zgjidhje e qëndrueshme, kur në tenderin që shpalli qeveria (“hije” e UNMIK-ut) u kualifikua gjiganti energjetik gjerman RWE. Ai kishte ofruar projektin për një termoelektrane (TEC) me kapacitet 2400 MW, duke paraparë investime vetanake prej 4 miliardë eurosh, pa asnjë kushtëzim, madje edhe duke e shoqëruar ofertën me gatishmëri për të bërë ndërhyrje teknike në TEC-ët e vjetër të KEK-ut – për hir të mbrojtjes së ambientit ekologjik, pa marrë asnjë kompensim financiar.
Në atë kohë ministër i energjetikës ishte Etem Çeku. Në një diskutim publik të OJQ-ve, duke qenë vetë Etemi i pranishëm, disa OJQ snobe që kokorisnin kundër TEC-it të ri për shkak të ndotjes së ambientit, u pata thënë:
“Buzë lumit Rajna në Gjermani, në një gjatësi rreth 60 km (ku përfshihen edhe Këlni dhe Dyseldorfi), janë të vendosura TEC-e me thëngjill me kapacitet mbi 20 mijë MW në orë. Ambienti rreth tyre ngjan me park nacional, me gjelbërim të theksuar, ku kultivohen edhe ferma kafshësh. Për ju që nuk e dini, ushqimi kryesor i botës drunore e bimore është dioksidi i karbonit (mbi 45% e drurit është karbon, gjegjësisht ‘qymyr’). Prandaj në Kosovë kemi hapësira me shkurre, sepse nuk kanë CO₂ të bollshëm për ushqim, ndërsa në Gjermani, ku ka shumë CO₂, pyjet janë të dendura dhe të larta. Mushkëritë e qytetarëve në Kosovë nuk janë më të brishta se ato të gjermanëve. Duke mos pasur njohuri, kritikuesit e ngritjes së TEC-it ngatërrojnë pluhurin që prodhohet nga hiri i qymyrit me CO₂. E meqë teknologjia është zhvilluar, pluhuri reduktohet ndjeshëm…”
(perifrazim)
Vetëkuptohet, kundërshtarët e atij TEC-i nuk e mirëpritën diskutimin tim. Kundërshtar isha edhe unë, por për arsye tjetër: doja që ai të ndërtohej në kuadër të KEK-ut, që fitimet t’i kishte shteti ynë e jo RWE-ja.
Fatkeqësisht, në vitin 2007 kryeministër i Kosovës u bë marioneta e Beogradit fashistoid, Hashim Thaçi. Ai e sabotoi ngritjen e TEC-it nga RWE-ja gjermane, sepse favorizonte ngritjen e një “termoelektrane të re” nga investitorë serbë, të cilët fshiheshin pas francezëve, njërin prej të cilëve Thaçi e kishte bërë këshilltar. Fatmirësisht, SHBA-ja nuk lejoi që ai komplot i Serbisë, përmes marionetës Thaçi, t’i ndodhte Kosovës.
Fatkeqësisht, qeveria pasuese bëri një kontratë me një kompani amerikane (“Global…”) për ndërtimin e një TEC-i me kapacitet 500 MW. Protagonist kryesor nga qeveria ishte ministri Blerand Stavileci, një legen i Hashim Thaçit. Qeveria u obligua t’i siguronte kompanisë amerikane çmimin 84 euro/MWh, në rast se ajo nuk do të gjente treg për eksport me çmim më të lartë, si dhe u obligua t’ia garantonte kreditimin prej 1,2 miliardë USD, të cilin kompania simulonte se po i jepte si hua për ndërtimin e TEC-it. Idiotët propagandonin se me atë TEC do të evitohej mungesa e rrymës elektrike në Kosovë, duke heshtur faktin se ai do të ishte mall privat dhe pronari do ta shiste me çmimin më të lartë të mundshëm. Kurti është më meritori që ai projekt nuk u realizua, edhe pse Kosova u detyrua të paguante 19 milionë euro dënim për prishjen e asaj kontrate.
Kriminalitet i rëndë ndaj shtetit tonë ndodhi në vitin 2013, kur u privatizua KEDS-i, deri atëherë shtetëror, që furnizonte qytetarët dhe bizneset në Kosovë me rrymë elektrike. Këtë kompani qeveria, në krye me kryeministrin Thaçi, ia shiti një kompanie turke, pronarë të së cilës ishin familjarë të presidentit Erdogan. Dhe ia “shiti” për vetëm 26,5 milionë euro, edhe pse ekzistonte shembulli i Maqedonisë, e cila 75% të kompanisë së ngjashme me KEDS-in tonë ia shiti një kompanie austriake për 240 milionë euro.
Sipas kontratës – e cila mbahet si sekret shtetëror – kompania turke detyrohej të investonte rreth 20 milionë euro në vit për konsolidimin e rrjetit shpërndarës, për të reduktuar “humbjet teknike” dhe çmimet e rrymës, derisa ta kishte monopolin në tregun e rrymës në Kosovë, nuk duhej të kalonte 17 milionë euro fitimi neto në vit. Për këtë duhej të përkujdesjej ZRRE-ja (Zyra e Rregullatorit të Energjisë). Këto informata i dëgjova drejtpërdrejt nga kryeministri Thaçi, kur rastësisht u grindëm për shkak të privatizimit të KEDS-it.
[Kur më 30.06.2025 bëra denoncim kundër ZRRE-së në Prokurorinë Speciale, mora përgjigje më 11.07.2025 / RLN nr. 114/2025, se nuk e kisha shoqëruar padinë me prova konkrete; Prokuroria Speciale do të mjaftonte të krahasonte informimin tim me përmbajtjen e kontratës së privatizimit të KEDS-it, por…]
Kurti e kishte kritikuar atë privatizim dhe kishte premtuar se, po të bëhej kryeministër, do ta nacionalizonte KEDS-in. Ndodhi e kundërta. Në vitin 2021, në vend që të merrej së paku me zbatimin e kontratës së privatizimit, ai u bë pjesë e mafisë energjetike serbe. Për këtë qëllim kapi bordin e ZRRE-së dhe, në shtator 2021, legalizoi në Kosovë kompaninë e Vuk Hamoviqit (i cili e ka ortak edhe djalin e Renkoviqit, siç e kam dëgjuar vetë Kurtin ta thotë gjatë fushatës për ardhje në pushtet). Importi i rrymës bëhet kryesisht përmes asaj kompanie.
Gjatë qeverisjes së Kurtit, Kosova importoi rreth 840 milionë euro rrymë elektrike. Më herët Kurti & Co me krenari e reklamonin këtë import, duke u lavdëruar se po e pakësonin mungesën e rrymës në Kosovë. Por pasi u diskredituan si pjesë e mafisë energjetike serbe, tani po heshtin: nuk tregojnë sa mjete të buxhetit po shpenzohen për import dhe ku po përfundon rryma e importuar, meqë qeveria nuk ua shet atë konsumatorëve në Kosovë!
Në vend që të zbatohej kontrata e privatizimit – të cilën ish-kryeministri e mban në sejfin ku ruhen dokumentet sekrete shtetërore – gjatë qeverisjes së tij çmimi i rrymës u rrit tri herë dhe pritet të rritet sërish në prill. Kur Kurti erdhi në pushtet, konsumatorët në Kosovë e paguanin rrymën mesatarisht rreth 6 cent/kWh; tani e paguajmë 15,4 cent/kWh, ndërsa bizneset e mëdha mbi 25 cent/kWh.
Për ata që nuk dinë me bë llogari (siç i ndodhi Kurtit kur në një klasë nexënësisht ngeci për ta zgjedh një llogaritje matematikore në “dërrasë të zezë”), KEDS & KESCO turk në vit, nga shitja e rreth 7,5 MWh, të cilat i bel nga KEK me 29,5 Euro/MWh, i fiton mbi 900 milionë Euro në vit (ndërsa në kontartë është përkufizuar maksiomumi në 17 milionë Euro në vit, sa kohë dë t’i zagjat monoploit tregtar në Kosovë)!!
Për arsye që nuk i di – sepse askush nuk ka informuar – kompania KEDS (e cila ka simuluar edhe formimin e KESCO-s, për shkak të normave të BE-së) blen gjatë vitit rreth 7,5 milionë MWh rrymë nga KEK-u, me çmim fiks që nga viti 2013 e deri sot: 29,5 euro/MWh. Ndërkohë, atë rrymë na e shet me çmim pesëfish më të lartë (ose, kur gjen treg më të volitshëm, e eksporton, duke na lënë neve pa rrymë).
Ka disa pisa kurtoviqë që arsyetohen se qeveria Kurti ua subvencionon rrymën rreth 90 mijë familjeve të varfra, sikur ato të ishin mjete private financiare të Kurtit, që ai po i dhuron, e jo mjete të buxhetit të Kosovës, të krijuara nga tatimet dhe doganat që i paguajnë qytetarët.
Ja pra, “sovranisti” Kurti, në vend që ta zgjidhë problemin e rrymës elektrike, na ka bërë konsumatorë të mafisë energjetike serbe dhe turke, duke na diskriminuar edhe për shkak se nuk jetojmë në Kosovën veriore, ku qytetarët paguajnë rrymë me çmim më të ulët se në pjesët tjera të Kosovës!
Mallkim!
PS.: Mrikë, burri të vdektë, nëse nuk e lexon!
[Vijon]
Bashkimi Europian mendon që t’i sjellë të burgosurit e vet në Shqipëri e Kosovë, “kosh” sigurie, apo nënçmim?!

Gjuha shqipe – pasuria më e madhe që prindërit mund t’u lënë fëmijëve
Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë
Në një botë gjithnjë e më të hapur, ku kufijtë gjeografikë kapërcehen lehtësisht, por kufijtë kulturorë shpesh sfidohen, gjuha mbetet elementi më i qëndrueshëm i identitetit njerëzor. Për fëmijët shqiptarë që rriten në diasporë, gjuha shqipe nuk është vetëm mjet komunikimi, por rrënja që i lidh me origjinën, historinë dhe përkatësinë e tyre kombëtare. Ajo është dëshmi e prejardhjes, shenjë dalluese e identitetit dhe një trashëgimi që duhet ruajtur e kultivuar me vetëdije dhe përgjegjësi.
Gjuha shqipe është pasuria më e madhe që prindërit mund t’u lënë fëmijëve të tyre. Krijimi i kushteve dhe mundësive për mësimin dhe zhvillimin e saj u mundëson fëmijëve të ndihen të pasur shpirtërisht, sepse të pasur janë ata që unin e vet e njohin dhe e shprehin në gjuhën e nënës. Në të kundërt, edhe mes mirëqenies materiale, mungesa e gjuhës amtare sjell ndjenjën e zbrazëtisë dhe të pa plotësisë identitare.
Në kushtet e diasporës, mësimi i gjuhës shqipe ka funksion të dyfishtë:
– është promotor i identitetit kulturor kombëtar dhe
– stabilizator e katalizator i identitetit social dhe multikulturor.
Studimet shkencore mbi rëndësinë e gjuhës së parë dëshmojnë se gjuha është shumë më tepër sesa të folurit dhe të shkruarit. Ajo është mjeti përmes të cilit njeriu shpreh veten, botën e tij të brendshme dhe ndër vepron me realitetin përreth. Nëpërmjet gjuhës një popull bart nga brezi në brez traditat, zakonet, vlerat, mitet, legjendat, individualitetin dhe mentalitetin e tij. Gjuha është baza e të menduarit, e të shprehurit dhe e zhvillimit intelektual – rrënja që ushqen dhe mban gjallë të gjitha degëzimet e identitetit njerëzor.
Gjuha e parë përbën themelin e zhvillimit të kompetencës gjuhësore dhe është kusht i domosdoshëm për mësimin e gjuhëve të tjera. Shkencërisht është vërtetuar se fëmijët që zotërojnë mirë gjuhën amtare e kanë më të lehtë përvetësimin e gjuhëve të tjera, ndërsa mungesa e kësaj baze e vështirëson procesin e të nxënit dhe integrimin në sistemin arsimor të shoqërisë pritëse.
Për këtë arsye, prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm dhe aktivë në shfrytëzimin e mundësive mbështetëse që u ofrohen fëmijëve. Mbështetjen më të strukturuar dhe institucionale e ofrojnë shkollat shqipe të mësimit plotësues, të cilat përbëjnë një hallkë të rëndësishme ndërmjet familjes, gjuhës dhe identitetit kombëtar.
Në këto shkolla fëmijët aftësohen të lexojnë dhe të shkruajnë gjuhën e mësuar në familje, të shprehen saktë dhe të pasurojnë fjalorin e tyre. Ata mësojnë të dallojnë gjuhën popullore nga gjuha letrare, njihen me letërsinë për fëmijë, me këngët dhe traditat, duke u ndier të pranuar dhe të lumtur në mesin e bashkëkombësve nga hapësira të ndryshme shqiptare.
Nxënësit e shkollave shqipe të mësimit plotësues marrin gjithashtu njohuri mbi gjeografinë e vendlindjes së prindërve, mbi historinë dhe figurat kombëtare. Këto njohuri kontribuojnë në formimin e dashurisë për atdheun, gjuhën dhe kulturën, si dhe i pajisin fëmijët me mjete kulturore për t’i bërë ballë procesit të asimilimit.
Një fëmijë që njeh dhe përdor gjuhën shqipe, edhe larg atdheut, e ka ruajtur identitetin e vet. Humbja e gjuhës amtare nuk është përgjegjësi e fëmijës, por pasojë e mungesës së përdorimit të saj në familje. Për më tepër, hulumtimet tregojnë se fëmijët që humbin gjuhën e parë shpesh përballen edhe me vështirësi në suksesin shkollor në vendin pritës.
Fëmijët që njohin shqipen dhe njëkohësisht mësojnë gjuhën e shkollës – si gjermanishten apo frëngjishten – bëhen dygjuhësh. Dygjuhësia (bilinguizmi) përbën një pasuri të madhe individuale dhe shoqërore, sepse zgjeron horizontin kulturor, forcon aftësitë njohëse dhe e përgatit fëmijën për jetesë aktive në një shoqëri multikulturore.
Në ruajtjen e gjuhës familja ka rol kyç, por ajo nuk mund të mbetet e vetme. Ruajtja e shqipes kërkon edhe mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të qëndrueshme nga shteti i origjinës. Sepse gjuha është shenja themelore e kombësisë: çdo komb mbahet nga gjuha e vet. Kur një komb humb gjuhën, humb vetveten.
Përfundim
Ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës shqipe në diasporë nuk është vetëm çështje individuale apo familjare, por një përgjegjësi kombëtare dhe institucionale. Familja mbetet vatër e parë e gjuhës, ndërsa shkolla shqipe e mësimit plotësues është hapësira ku ajo strukturohet, standardizohet dhe forcohet. Megjithatë, pa mbështetje të qëndrueshme dhe të drejtpërdrejtë nga shteti i origjinës, këto përpjekje mbeten të fragmentuara dhe të cenueshme.
Shteti i origjinës ka detyrimin moral, kulturor dhe kushtetues që ta mbështesë gjuhën amtare kudo ku jetojnë qytetarët e tij, përmes politikave arsimore afatgjata, programeve të unifikuara, përgatitjes së mësimdhënësve dhe sigurimit të mjeteve didaktike. Vetëm përmes një angazhimi serioz shtetëror, në bashkëpunim me familjen dhe komunitetin, gjuha shqipe mund të mbetet rrënjë identiteti dhe urë integrimi, jo vetëm për brezin e sotëm, por edhe për ata që do të vijnë.
Më 12 janar 2026
Irani në pikën e shpërthimit: – Kaosi është më i rrezikshmi
Pak imazhe dhe video shpërngulen nga censura brenda Iranit, por kjo foto tregohet të jetë një demonstratë në Teheran javën e kaluar. Foto: AP / NTB
Pamje nga Irani
Kjo foto është nxjerrë nga një video që ka qarkulluar në mediat sociale dhe që është verifikuar nga agjencia e njohur e lajmeve AP. Ngjarja është konfirmuar të ketë ndodhur më 9 janar në kryeqytetin Teheran. Për shkak se interneti është fikur në Iran dhe ka shumë pak gazetarë të pavarur në rrugë, imazhet dhe videot nga mediat sociale janë bërë shumë të rëndësishme për të kuptuar masën e demonstratave. Por njëkohësisht është vështirë të verifikohet informacioni dhe imazhet që dalin nga aty.
Të martën raportohet për 2000 të vrarë në Iran. A do të bjerë regjimi brutal dhe shtypës në vend, pas gati 50 vitesh në pushtet?
Demonstratat më të mëdha në disa vjet po zhvillohen në Iran, me slogane si „Vdekje diktatorit!“.
Ekspertët shohin një mundësi për rënien e regjimit, por edhe ndryshime të mundshme të brendshme të pushtetit.
Kandidatë të mundshëm për një udhëheqës të ri përfshijnë Shahun Reza Pahlavi, por kjo është gjithashtu subjekt diskutimi.
Rënia e sundimit të klerit mund të shkaktojë kaos në rajon dhe të ndikojë në gjithë strukturën e pushtetit në Lindjen e Mesme.
Aktualisht po zhvillohen protestat më të mëdha në Iran në disa vjet. Në rrugë dëgjohet thirrja «Vdekje diktatorit!».
Ajo që filloi si një protestë ndaj situatës ekonomike, që nga atëherë është zhvilluar në atë që studiuesit tani e quajnë një «kërcënim ekzistencial» ndaj autoriteteve.
Një protestues nga brenda Iranit arriti të dërgojë të dielën një mesazh për VG, megjithëse autoritetet kanë ndërprerë të gjitha komunikimet. Ai kishte thënë më parë se ata po qëllohen.
– Policia po na sulmon. Regjimi po shtyp fuqishëm tani dhe ata ende kanë kontroll. Kontrolla ushtarake janë vendosur midis qyteteve, shkruan ai nga një qytet në perëndim të Iranit.
Të martën, agjencia e lajmeve Reuters raporton se një zyrtar i autoriteteve nga Irani kishte deklaruar për ta se 2000 persona kanë ngelur të vrarë.
Por çfarë do të ndodhë tani në këtë vend të fuqishëm dhe me ndikim? VG ka bërë tre pyetje ndaj ekspertëve për Iranin për të kuptuar pikërisht këtë.
A mendoni se regjimi mund të rrëzohet tani?
A ekziston një opozitë reale ose një kandidat që mund të marrë pushtetin?
Nëse sundimi i klerit në Iran bie, si do të ndikojë kjo në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme?
A mendoni se regjimi mund të rrëzohet tani?

Foto e ekspertit të Lindjes së Mesme, Dag Henrik Tuastad
Eksperti i Lindjes së Mesme, Dag Henrik Tuastad
Docent në Studime të Lindjes së Mesme pranë Universitetit të Oslos.
– Ka një rrezik real, por nuk besoj se do të rrëzohet në të njëjtën mënyrë siç pamë në Siri, sepse këtu ka një fuqi ushtarake shumë më të fortë dhe institucioni ka shumë pushtet. Por mund të kemi ndryshime të brendshme ose që ushtria të marrë pushtetin, thotë eksperti i Lindjes së Mesme, Dag Henrik Tuastad.

Foto e Samad Josef Alavi
Samad Josef Alavi
Hulumtues iranian në Universitetin e Oslos.
– Unë mendoj se rreziku është mjaft i lartë që regjimi mund të shembet në të ardhmen e afërt. Ata janë dobësuar pas luftës prej dymbëdhjetë ditësh me Izraelin. Populli nuk dëshiron vetëm reforma, kërkesa është që të çlirohen nga regjimi. Tani situata është dramatike, thotë Alavi.

Yassamine Mather
Kërkuese për Iranin në Universitetin e Oksfordit
– Nuk besoj se regjimi do të rrëzohet kaq lehtë, përveç nëse ndodhin operacione ushtarake amerikane ose izraelite. Autoritetet po shqyrtojnë zgjidhje të ndryshme, përfshirë një transferim të kontrolluar të pushtetit ku mund të dalin fraksione të reja, edhe pse udhëheqësi i lartë me gjasë nuk do ta dorëzojë pushtetin vullnetarisht.
– Në të njëjtën kohë, unë mendoj se protestat do të vazhdojnë, dhe nuk është e sigurt që autoritetet do të jenë në gjendje të kontrollojnë situatën, thotë Mather. Kjo ndodhi më 28 dhjetor kur pronarët e dyqaneve filluan të protestojnë në kryeqytetin Teheran kundër situatës ekonomike. Që atëherë, protestat janë rritur në masë dhe janë organizuar në mbi 160 qytete. Autoritetet iraniane kanë përdorur dhunë brutale për të shtypur protestat, dhe mbi 500 persona raportohet të kenë vdekur nga organizatat iraniane për të drejtat e njeriut. Të martën, Reuters raporton se ata kanë shifra që tregojnë 2000 të vrarë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar me sulm nëse regjimi iranian klerikal vret protestuesit. E gjithë interneti, telefoni celular dhe linjat telefonike janë fikur në të gjithë vendin nga autoritetet. Organizatave për të drejtat e njeriut dhe aktivistëve u frikëson se autoritetet i përdorin këto masa për të shtypur protestat. A ekziston një opozitë reale apo një kandidat që mund të marrë pushtetin?
Samad Josef Alavi
Hulumtues iranian në Universitetin e Oslos.
– Ka qenë e befasishme për mua që emri i shahut papritmas po përmendet në rrugët e Iranit. Shumë tregojnë se ai është ai që mund të bashkojë vendin, por unë nuk kam shumë besim në këtë. Por shoh që gjatë dy-tre viteve të fundit ka pasur një mbështetje në rritje për të dhe për monarkinë, dhe duket se iranianët brenda Iranit mendojnë se ai mund të jetë një figurë bashkuese.
– Kjo është paksa diçka e re tani, që më shumë njerëz se më parë besojnë se ai mund të jetë një alternativë realiste ndaj regjimit, dhe se ai mund të ketë një qeveri tranzitore, thotë Alavi.
Yassamine Mather
Hulumtuese për Iranin në Universitetin e Oksfordit
– Jo, në të vërtetë jo. Sipas asaj që kuptoj, shtypi perëndimor ka qenë i fokusuar te Reza Pahlavi. Por sipas asaj që dëgjova në Iran javën e kaluar, për çdo mbështetës që ka, ka të paktën gjashtë që janë kundër tij. SHBA-ja nuk ka shumë besim tek ai, dhe kryesisht është Netanyahu që e mbështet – gjë që e bën atë edhe më pak popullor, thotë Mather.
Ajo përmend kandidatë të tjerë nga grupe republikane dhe grupe sekulare që gjithashtu mund të kenë mbështetje.
Të hënën, autoritetet iraniane dolën dhe pretenduan se situata ishte “nën kontroll”, por gjithnjë e më shumë tregojnë se ndihen të nënshtruar nga presioni. Ata thuhet gjithashtu se kanë deklaruar se duan të hyjnë në negociata me Donald Trump.
Nëse klerikati bie, si do të ndikojë kjo në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme?
Foto e ekspertit për Lindjen e Mesme, Dag Henrik Tuastad
Ekspert për Lindjen e Mesme, Dag Henrik Tuastad
Docent në Studimet e Lindjes së Mesme në Universitetin e Oslos (UiO).
– Mund të ndodhë që regjimi në Iran të bëjë kompromis rreth programit të tij bërthamor, gjë që mund të lehtësojë sanksionet dhe për pasojë të përmirësojë situatën ekonomike për popullin. Besoj gjithashtu se mund të ketë kaos dhe forca ushtarake që luftojnë me njëra-tjetrën, dhe kaosi është më i rrezikshëm për sigurinë rajonale.
Ai thotë se ka shumë tension rreth asaj nëse Trump do të sulmojë vendin, siç kanë kërcënuar. Ka pasur raporte se iranianët në rrugë kanë thirrur për ndihmë nga SHBA.
– Janë shumë që duan që Trump të hyjë në Iran, por edhe shumë të tjerë që nuk e dëshirojnë këtë, thotë Tuastad.
Samad Josef Alavi
Hulumtues për Iranin në Universitetin e Oslo-s.
– Lindja e Mesme po ndryshon shumë shpejt tani. Irani ka humbur shumë pushtet, me regjimin e Sirisë që ata e kishin mbështetur dhe që u shemb, Hezbollah në Liban gjithashtu ka më pak fuqishmëri.
– Irani ka qenë një kundërpeshë ndaj Izraelit në rajon, kështu që nëse ata rrëzohen dhe Reza Pahlavi merr pushtetin, Izraeli do të ketë edhe më shumë pushtet dhe liri për të bërë atë që dëshiron, thotë Alavi.
Yassamine Mather
Hulumtuese për Iranin në Universitetin e Oksfordit
– Disa vende fqinj janë të shqetësuara se nëse regjimi në Iran bie pa një alternativë të qartë, vendi mund të goditet nga një luftë civile ose disa konflikte paralele.
– Kjo mund të ketë ndikim te kurdët në Irak, Turqi dhe Siri, dhe një kryengritje balutçë mund të ndikojë në Pakistan. Prandaj, Katari dhe Omani përpiqen të ndërmjetësojnë, sepse ata nuk duan që Republika Islamike e Iranit të shembet – rreziku është shumë i madh për ta, thotë Mather.

Kjo foto tregon demonstrata në Teheran të dielën dhe është shpërndarë në Telegram. VG ka verifikuar vendndodhjen e fotos si kryqëzimi Punak në Teheran. Foto: Telegram / iliaen
Botuar: 13.01.26 në orën 11:29
Përditësuar: 13.01.26 në orën 12:09
Gazetaria hulumtuese nuk njeh frikë nga pushteti, sepse burimin e saj e ka te liria, përgjegjësia dhe ndërgjegjja qytetare

Psikohistoria buxhoviane
Protestat në Iran, dita 16: Kokteje molotov, dhunë, kërcënime për ekzekutime, thirrje shqetësimi nga civilët
Foto nga X
Protestat në Iran kanë zgjatur 16 ditë. I gjithë 12 janari ka qenë jashtëzakonisht i dhunshëm. Raportet dhe videot që ikin ende tregojnë demonstrata masive dhe reagim brutal nga forcat e sigurisë.
Regjimi organizoi tubime pro-regjimit në disa qytete për të krijuar iluzionin e mbështetjes popullore, por këto u mbytën nga protestat e opozitës.
Ekzekutimet masive mund të fillojnë të mërkurën
Agjencia e Lajmeve e Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) dhe Amnesty International raportojnë se ekzekutimet masive të protestuesve të arrestuar mund të fillojnë të mërkurën, sipas një kombinimi të dokumenteve gjyqësore dhe kërcënimeve të rrjedhura. Thashethemet mbështeten pjesërisht. Regjimi ka kërcënuar me dënim me vdekje për “rebelët” dhe “vandalët”, dhe gjyqësori ka njoftuar se askujt nuk do t’i tregohet mëshirë.
Jashtë nga Irani lëshon thirrje zemërthyese për ndihmë:
“Ju lutem, na ndihmoni. Situata këtu është e tmerrshme. Është luftë e gjithanshme. Forcat e regjimit nuk tregojnë mëshirë. Ata qëllojnë protestuesit në kokë dhe zemër dhe madje vrasin ata që tashmë janë shtrirë të plagosur në rrugë. Në spitale rrëmbehen dhe vriten të plagosurit. Ju lutemi, tregojuni botës se kemi nevojë për ndihmë:
– Iranianët dinë se çfarë është në lojë. Ata e kanë humbur frikën nga vdekja. Nuk ka rrugë kthimi:
Media sociale pretendojnë se midis 1.5 dhe dy milionë demonstruesish, por vlerësimet nga ISW dhe BBC Persian flasin për dhjetëra mijëra në Teheran dhe qytete të tjera natën e 12 janarit. Numri i vërtetë është ndoshta disa qindra mijëra gjithsej.
Raportohet për midis 20 dhe 30 të vrarë sot, kryesisht nga të shtënat në Teheran dhe Kermanshah.
Në pritje të rrëzimit të regjimit, protestuesit kanë filluar të bëjnë grafite me kryq të kuq dhe tekste kërcënuese mbi shtëpitë ku banojnë përfaqësues të regjimit:
Përdorimi i bombave Molotov nga protestuesit kundër automjeteve të IRGC-së dhe stacioneve të policisë është konfirmuar nga disa video. Kjo ka shkaktuar zjarre dhe përbën një eskalim nga protestat e mëparshme.




