Kreu Blog Faqe 331

Afganistan: Talebanët arrestojnë berberët dhe i detyrojnë që t’i rruajnë mjekrrrat

0

Kryetar fisnor afgan me mjekër islame të rregullt. Foto ilustruese: Sgt. Tracy Smith

Arnt Jensvoll / Document.no

Në provincën Parwan në Afganistan, policia e moralit të talebanëve javët e fundit ka arrestuar tetë berberë për rruajtjen, prerjen ose stilimin e mjekrës së klientëve. Sipas burimeve lokale nga agjencia e lajmeve Amu TV, arrestimet kanë ndodhur pas paralajmërimeve të përsëritura nga Ministria e Virtytit dhe Parandalimit të Vesit. Talibanët e konsiderojnë prerjen e mjekrës si një imitim të modës së huaj dhe në kundërshtim me ligjin islamik (Sheriatin), i cili në hadithe urdhëron myslimanët të lënë mjekrën e tyre të rritet në mënyrë që të dallohen nga të pabesë.

Deri në 15 muaj burg Sallonet e berberëve janë mbyllur dhe të arrestuarit përballen me deri në pesëmbëdhjetë muaj burg. “Klientët kërkojnë atë që duan. Nëse refuzojmë, ata ndalojnë së ardhuri dhe ne duhet të mbyllim dyqanet tona”, tha një berber anonim për Amu TV. Deklarata ilustron se si Sheriati mund të kërcënojë jetesën e njerëzve që tashmë mund të jenë në vështirësi financiare. Praktika të ngjashme kanë ndodhur më parë në disa provinca të tjera që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021.

Në Taxhikistan ata shkojnë në drejtim të kundërt. Në vitin 2007, u ndalua simboli i islamit radikal, mjekrrat e dendura. Që atëherë, policia ka rruar me detyrim mijëra burra.

Afghanistan: Taliban arresterer barberere for å trimme skjegg

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, përfaqëson Partinë Demokratike të Popullit. Foto: Shërbimi i Shtypit i Presidentit të Rusisë, Wikimedia Commons

Dhjetëra mijëra burra të rruar me forcë: Taxhikistani ndalon mjekra ‘qufrore’ dhe shaminë

  

Taxhikistani, ku 96 përqind e një popullsie prej dhjetë milionë banorësh janë myslimanë, ka pasur për shumë vite një ndalim jozyrtar për veshjet që autoritetet i lidhin me ekstremizmin. Tani ata po shkojnë një hap më tej dhe ndalojnë importin, shitjen, përdorimin dhe reklamimin e hijabit.

Hijet dhe mjekrra

Ndalimi jozyrtar është zbatuar nga njësitë e veçanta brenda policisë përmes kontrolleve të rregullta në tregje etj., ku njerëzit mblidhen.

Ndalimi i hijabit justifikohet me faktin se veshja është “e huaj” për kulturën e vendit.

Në vitin 2007, simboli i islamit radikal, mjekra “e dendur”, u ndalua. Që nga atëherë, policia thuhet se ka rruar me forcë mijëra burra.

Rekrutuesit e terrorit

Pas një sërë sulmesh terroriste të kryera nga taxhikët në Rusi, Iran dhe Turqi, Taxhikistani ka fituar një reputacion si një arenë rekrutimi për xhihadistët. Këtë dëshiron ta ndryshojë njeriu i fuqishëm i Taxhikistanit, Emomali Rahmon.

Taxhikistani u bë i pavarur kur Bashkimi Sovjetik u shpërbënt në vitin 1991. Kufizohet me Afganistanin, Kinën, Kirgistanin dhe Uzbekistanin. Më shumë se 90 për qind e vendit përbëhet nga male dhe më shumë se gjysma ndodhet mbi 3000 metra mbi nivelin e detit.

Taxhiket janë një popullsi persiane dhe gjuha e tyre është një dialekt i farsit.

Tusenvis av menn tvangs­barbert: Tadsjikistan forbyr «buskete» skjegg og hijab

Lutja e Lis Bukurocës

0
____
Unë kam edhe një lutje
____
Ky reflektim është rezultat i një leximi të kujdesshëm dhe i një shqetësimi për zhvillimet politike në Kosovë gjatë vitit të fundit.
Si një njeri i angazhuar, i pavarur dhe vëzhgues i rregullt i debatit publik, kam ndier nevojën të ndaj disa mendime që janë fryt i leximeve të shumta dhe i përcjelljes së vazhdueshme të debateve publike.
Demaskimet dhe deduksionet që kam ndarë – qoftë me shkrim apo si video – janë lexuar dhe shikuar gjatë muajit dhjetor mbi një milion e njëqind mijë herë.
Ju falënderoj për pëlqimet, shpërndarjet dhe mesazhet e shumta që më keni dërguar publikisht apo në Messenger.
Ky shkrim u drejtohet të gjithë atyre që duan të kuptojnë më mirë prapaskenat e sulmeve politike, të mendojnë për drejtimin që ka marrë shoqëria dhe për përgjegjësinë që kemi si qytetarë në mbrojtje të shtetit ligjor.
Shumica e atyre që e kanë sulmuar dhe e sulmojnë barbarisht kryeministrin Kurti
ose kanë ndonjë biznes të ndërtuar mbi korrupsion,
ose janë gazetarë të korruptuar,
ose janë veteranë të rremë,
ose janë bërë të pasur në mënyrë të padrejtë,
ose janë pjesëtarë të prokurorisë dhe gjykatave jofunksionale,
ose përmenden për ndonjë fije lidhjeje me BIA-në serbe apo UDB-në e dikurshme,
ose janë militantë që shkruajnë në Facebook, të manipuluar nga njëri prej atyre grupeve – ndoshta vetë ata,
ose pjesëtarë të familjeve të tyre.
Pse mund të thuhen ato mendime?
Sepse në urrejtjen jonormale ndaj Kurtit shfaqen qëndrime tërësisht të pashpjegueshme. Disa e kanë quajtur herë kriminel, herë më të ligë se Millosheviqi – siç bëri Milaim Zeka – edhe pse ai nuk ka vrarë asnjë njeri. Edhe pse nuk ka shkaktuar ansjë masakër.
Të tjerë e kanë akuzuar për korrupsion dhe mungesë të plotë suksesi gjatë qeverisjes, siç bëri Hikmete Bajrami, edhe pse ai e ka çliruar dhe çarmatosur veriun.
Ibrahim Kelemndi e pat akuzuar për “terrorizim të serbëve”, ndërsa Lutfi Haziri deklaroi se Kurti po vepronte si Rankoviqi, i cili dikur pat ushtruar terror dhe dëbuar qindra mijëra shqiptarë në Turqi.
Berat Buzhala shkroi se Qeveria Kurti nuk ka pothuajse asnjë sukses në indekset ndërkombëtare – një pretendim që bie ndesh me shumë të dhëna objektive.
Ndërkohë, Baton Haxhiu pat deklaruar se “veriu ka marrë fund” dhe se kriminelët serbë nuk duhet të ndiqen pas më shumë se njëzet viteve. Thua se ata kishin vrarë kafshë. Jo njerëz.
Në trishtimet e tyre, në akuzat e tyre, në mohimet e tyre totale dhe te mobilizimi i përbashkët shihej krejt qartë ana irracionale e urrejtjes dhe frikës. Me ato qëndrime destruktive dhe shumë pasionale, ata ia hapën sytë popullit – por edhe mua dhe shumë votuesve.
Në shkoqitjet e sipërshënuara nuk përfshihen kritikat dashamirëse të njerëzve neutralë, të cilët përdorin gjuhë dinjitoze dhe janë politikisht të pavarur.
Sidoqoftë, nëse kam të drejtë dhe sa kam të drejtë, do të kemi mundësi ta kuptojmë më qartë pasi të themelohet Byroja për Sekuestrimin e Pasurisë së Vjedhur, e cila është në ardhje.
Atëherë do të kuptojmë pse disa e konsideronin Kurtin më të keq se Millosheviqi, pse u mungon aq shumë Fatmir Sheholli, dhe pse janë kaq të shqetësuar e të nervozuar.
Pasi të pastrohet Lista e Veteranëve të Rremë – me mbi 30.000 emra të dyshimtë, shumë prej të cilëve mund të kenë më shumë se tre anëtarë për familje – krijohet një armatë prej mbi 100.000 kundërshtarësh të zjarrtë të qeverisë.
Ata, përmes Facebook-ut, kanë shprehur urrejtje të hapur ndaj Kurtit dhe kanë zhvilluar propagandë linçuese kundër tij.
Pas vetingut, do të kuptojmë se cilët gjyqtarë dhe prokurorë mbronin krimin, korrupsionin dhe sabotonin shtetin, por gjithashtu do të largohen edhe ata që kanë lidhje me Serbinë.
Gjatë pesë viteve të fundit, prodhimi i brendshëm bruto është rritur nga 7 miliardë në 12 miliardë. As ky nuk është sukses sipas Hikmetes. Në katër vitet e ardhshme, mund të rritet edhe me 2 deri në 5 miliardë të tjera.
Kjo do të ndikonte që të gjitha llojet e pagave të jenë ndër më të lartat në Ballkanin Perëndimor. Një zhvillim i tillë jo vetëm që do të ndalonte emigrimin, por në një shtet të drejtë do të sillte edhe kthimin e shumë prej atyre që janë larguar tashmë.
Nëse Albin Kurti i përmbyll me sukses ato procese – dhe unë besoj se do t’ia dalë – dhe në anën tjetër do të ketë edhe mbështetjen e SHBA-së për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përmes një ligji që është tashmë i paraparë për t’u miratuar, atëherë pas katër viteve Kurti mund të fitojë mbi 60% të votave.
Në një intervistë për Bota Sot, para zgjedhjeve, pata parashikuar fitoren e Kurtit me mbi 50%. Por tani kam vetëm edhe një dëshirë, një pritshmëri, një shpresë pas kësaj fitoreje historike, dhe një lutje:
Vjosa Osmani duhet të mbështetet për mandatin e dytë. Kjo është po aq e rëndësishme sa edhe fitorja e Kurtit. Kosova nuk ka pasur kurrë më parë një presidente dhe një kryeministër njëkohësisht kaq të ngritur intelektualisht dhe kaq të drejtë në qëndrime.
Zakonisht, njëri ka qenë shumë i mirë, ndërsa tjetri shumë i dobët. Pas Rugovës, shpesh të dy kanë qenë të korruptuar. Përjashtim të mirë bën Jahjaga.
Largimi i Vjosës nga pushteti do të thoshte që nga një skuadër e mirë të largohet njëri nga dy lojtarët kryesorë dhe të pritet fitore kundër skuadrave shumë të forta.
Tash i kemi që të dy. Ky është një fat historik që rrallëherë ndodh. Dhe me defaktorizimin e njërës prej këtyre dy posteve, do të dëmtohej vetë shteti dhe populli i Kosovës.
Ata të dy, bashkë me ekipet e tyre, i shërbejnë me përkushtim shtetit dhe interesit të Kosovës.
Në këtë moment historik, kur Kosova udhëhiqet nga dy figura që përfaqësojnë integritetin, dijen dhe përkushtimin ndaj shtetit – dhe kur priten vendime të mëdha me ndikim afatgjatë – është detyrë e secilit prej nesh të mos qëndrojë indiferent.
Mbështetja për një qeverisje të ndershme nuk është thjesht çështje politike; është çështje morale, intelektuale dhe kombëtare.
Rreshtimi kundër kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, dashur apo padashur, e vendos njeriun në anën e atyre grupeve që u përmendën më lart – dhe, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, u shërben interesave të tyre.

Presidenti i Francës Macron e ka quajtur kolonizimin e Algjerisë një “krim kundër njerëzimit”, por nuk ka kërkuar falje publike

 
 
Klajd Kapinova, New York
____
Presidenti i Francës Emmanuel Macron e ka quajtur kolonizimin një “krim kundër njerëzimit”, por nuk ka kërkuar Falje publike
 
Parlamenti i Algjerisë miratoi së një ligj, që e shpallte sundimin kolonial 130-vjeçar të Francës Krim, duke kërkuar një falje zyrtare nga ana franceze, dëmshpërblime dhe duke i njohur mizoritë si krime kundër njerëzimit pa afat kufizimi.
Ky veprim, i mbështetur nga ligjvënësit algjerianë, që brohorisnin slogane historike, pasqyron marrëdhënie thellësisht të tendosura dhe synon të vendosë përgjegjësi ligjore për dhunën, masakrat dhe zhvendosjen e epokës koloniale, duke kërkuar drejtësi historike për popullin algjerian.
Franca ende nuk i është përgjigjur zyrtarisht ligjit, por më parë ka pranuar disa gabime të epokës koloniale pa ofruar një Falje të plotë publike.
Aspektet kryesore të ligjit të ri të Algjerisë:
1. Kriminalizon kolonializmin dhe shpall sundimin francez (1830-1962) Krim, jo ​​vetëm një ngjarje historike.
2. Kërkon nga pala e qeverisë aktuale franceze ish pushtuese, që të bëj publikisht Pendesë ose Falje zyrtare publike dhe të filloj menjëherë dëmshpërblimet financiare ndaj popullit të masakruar dhe perskeutuar algjerian.
Legjislacioni rendit “krimet e kolonizimit francez“, duke përfshirë testet bërthamore, vrasjet jashtëgjyqësore, “torturën fizike dhe psikologjike” dhe “plaçkitjen sistematike të burimeve“. Ai thotë, se: “Kompensimi i plotë dhe i drejtë për të gjitha dëmet materiale dhe morale të shkaktuara nga kolonizimi francez është një e drejtë e patjetërsueshme e shtetit dhe popullit algjerian”.
Shteti i pavarur dhe Parlamenti i Algjerisë, që ndodhet në pjesën veriore të kontinentit me ngjyrë të Afrikës, po Kërkon sot me 27 dhjetor 2025 njohje zyrtare të krimeve dhe genocide prej disa shekujsh, si dhe Falje dhe Kompensim për krimet koloniale, duke pohuar një të drejtë të patjetërsueshme, për një dëmshpërblim të tillë.
Parlamenti algjerian ka përcajtuar se krimet e kryera gjatë kësaj periudhe nuk kanë afat kohor, për ndjekje të padive penale ose llogaridhënie. Ajo Mbron Kujtesën Kombëtare dhe Synon të luftojë mohimin dhe të vendosë të vërtetën historike për pajtimin kombëtar, raporton Al Jazeera.
Nga ana e tjetër, ky ligj përshkallëzon tensionet që tashmë janë të pranishme mbi kujtesën historike, Saharën Perëndimore dhe migrimin, duke shënuar një pikë të ulët në lidhjet që nga pavarësia, sipas BBC-së.
Kolonizimi apo trashigimia koloniale franceze asokohe përfshiu vrasje masive, deportime dhe një luftë brutale për pavarësi, duke lënë plagë të thella në popullin me ngjyrë dhe myslimanë algjerian.
Ligji i Parlamentit, nënkupton qëndrimin formal ligjor të Algjerisë, duke shkuar përtej kërkesave politike, për të përcaktuar fajësinë e Francës për të kaluarën e saj koloniale.
Për më tej, ligjvënësit në Algjeri votuan për të shpallur kolonizimin e vendit të Afrikës së Veriut nga Franca një krim, duke miratuar një ligj, që kërkon kthimin e pronës së marrë nga Franca gjatë sundimit të saj 130-vjeçar, si një ndër kërkesa të tjera që kërkojnë të korrigjojnë padrejtësitë historike.
Franca e kritikoi ligjin si një “akt armiqësor”, që kërcënon përpjekjet dypalëshe për të shëruar plagët e së kaluarës. Të dy vendet mbajnë lidhje të ngushta kulturore dhe ekonomike, por kanë marrëdhënie diplomatike të trazuara.
Në një ceremoni solemne të mbushur me simbolikë, 340 nga 407 anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Algjerisë votuan të mërkurën vonë për të miratuar ligjin. Ky veprim erdhi vetëm disa javë pasi 8 (tetë) vendet afrikane nxorën dhe miratuan një Rezolutë kolektive, për njohjen dhe dëmshpërblimet për krimet e epokës koloniale.
Ligji mbulon periudhën nga zbarkimi i ushtrisë së Mbretit Charles X në plazhet e Sidi Ferruch në perëndim të Algjerit në vitin 1830 deri më 5 korrik 1962, datën e Pavarësisë zyrtare të Algjerisë.
Teksti, parashikon kthimin e arkivave dhe pronave algjeriane të zhvendosura në Francë, gjatë periudhës koloniale, dhe transmetimin në Algjer të hartave të detajuara të testeve bërthamore franceze të kryera në Algjeri në vitet 1960-1966. Ai gjithashtu bën thirrje për riatdhesimin e eshtrave të disa luftëtarëve të rezistencës algjeriane të çuara në Francë.
Kombet afrikane njëzëri po kërkojnë për njohjen e krimeve koloniale francize në 8 shtete afrikane dhe fillimin e nisjes sëprocedurave për dëmshpërblime financiare.
Po ashtu Ligji në fjalë përcakton dënime me vute burgu për çdo veprim nga një algjerian, që feston kolonializmin francez, për sulme ndaj simboleve të rezistencës algjeriane dhe “vërejtje me konotacione koloniale”.
Franca, kokëforte nuk ka gjasa t’i kushtojë vëmendje kërkesave në ligj. Ligji është “një iniciativë qartësisht armiqësore”, tha zyra e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Franceze, në një deklaratë për Associated Press. Ajo vuri në dukje përpjekjet nën Presidentin francez Emmanuel Macron për të adresuar ankesat e epokës koloniale dhe shtoi: “Ne vazhdojmë të punojmë drejt ripërtëritjes së dialogut, veçanërisht në lidhje me çështjet e sigurisë dhe migracionit”.
Macron, në vitin 2017, përshkroi elementë të historisë së Francës në Algjeri si një krim kundër njerëzimit, por nuk bëri një kërkimfalje zyrtare.
Kostoja ekonomike e kolonializmit në Afrikë besohet të jetë marramendëse. Algjeria vuajti disa nga format më brutale të sundimit kolonial francez. Mësohet se mbi 1 milion kolonistë evropianë mbanin privilegje më të mëdha politike, ekonomike dhe sociale, edhe pse Algjeria ishte ligjërisht pjesë e Francës dhe burrat e saj u rekrutuan në Luftën e Dytë Botërore. Qindra mijëra vdiqën në revolucionin e Algjerisë, gjatë të cilit forcat franceze torturuan të burgosurit, zhdukën të dyshuarit dhe shkatërruan fshatra si pjesë e një strategjie kundër kryengritjes, për të ruajtur kontrollin e tyre në pushtet.
Këto ditë flamuj të mëdhenj kombëtar algjerianë zbukuruan dhomën e ulët të parlamentit, ndërsa kryetari Mohamed Boughali mbajti fjalimin e tij të hapjes.
“Sot, 24 dhjetor 2025, është një ditë historike, që do të shkruhet me shkronja të arta në narrativën kombëtare”, filloi ai, përpara se të ndërpritej nga ligjvënësit, që këndonin një fragment nga himni kombëtar algjerian: “O Francë, ora e llogaridhënies ka mbërritur… ne jemi betuar të ringjallim Algjerinë, dëshmo! Dëshmo!”
Folësi e quajti ligjin “një mesazh politik dhe një qëndrim të qartë moral”. Zyrtarë qeveritarë, profesorë dhe ish-anëtarë të Parlamentit algjerian, që mbështetën projektligjin ishin të gjithë të ftuar në ceremoni. Ndërsa kryetari i parlamentit shpalli ligjin të miratuar, nga salla u dëgjuan thirrje “Allahu Akbar!” dhe “Tahya Al Djazair!” (Rroftë Algjeria!).
“Kjo është një ditë e veçantë për mua, plot emocione dhe krenari. Sot shënohet kulmi i një beteje të gjatë, që filluam në vitin 2001 me kolegët anëtarë të parlamentit, për kujtimin dhe nderin e të gjithë atyre që luftuan kundër kolonizimit francez“, tha për AP Mohamed Arezki Ferrad, një ish-ligjvënës që inicioi projektligjin.
Ligji, i cili përmban 5 kapituj dhe 27 nene, deklaron se nuk ka statut parashkrimi për krimet e epokës koloniale. Ai e shpall kolonizimin e Francës krim.
Franca ktheu eshtrat e 24 luftëtarëve të rezistencës algjerianë në vitin 2020. Ligji gjithashtu kriminalizon glorifikimin e kolonializmit, raporton televizioni shtetëror algjerian. Votimi, është shenja e fundit e marrëdhënieve diplomatike gjithnjë e më të tendosura midis dy vendeve, me disa vëzhgues që thonë se ato janë në nivelin më të ulët, që kur Algjeria fitoi pavarësinë 63 vjet më parë.
Kolonizimi i Algjerisë nga Franca gjatë viteve 1830-1962 u shënua nga vrasje masive, deportime në shkallë të gjerë dhe përfundoi në një luftë të përgjakshme për pavarësi. Algjeria thotë se lufta vrau 1.5 milion njerëz, ndërsa historianët francezë e vënë numrin e të vdekurve shumë më të ulët.
Ligjvënësit mbanin shalle me ngjyrat e flamurit kombëtar dhe brohoritën Rroftë Algjeria, ndërsa duartrokitën miratimin e projektligjit në Parlament.
 
Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike mes dy vendeve dhe kërkon nga Franca për të kthyer artefaktet e plaçkitura që ende mbahen në muzetë e tyre
 
Grindja e vazhdueshme franceze me Algjerinë përshkallëzohet më tej me dëbime të tipit dhëmbë për dhëmbë. Zhurma e madhe dhe kriza e re plasi Algjeria dënon gazetarin francez të sportit me 7 vjet burg.
Ai thotë se legjislacioni thotë se Franca ka “përgjegjësi ligjore” për “tragjeditë që shkaktoi” dhe se kompensimi “i plotë dhe i drejtë”, ishte një “e drejtë e patjetërsueshme e shtetit dhe popullit algjerian”.
Kjo vjen në një kohë të presionit në rritje mbi fuqitë perëndimore, për të ofruar dëmshpërblime për skllavërinë dhe kolonializmin, dhe për të kthyer artefaktet e plaçkitura që ende mbahen në muzetë e tyre.
Ligjvënësit algjerianë kanë kërkuar që Franca të kthejë një kanun bronzi të shekullit XVI, të njohur si Baba Merzoug, që do të thotë Ati i Bekuar, që konsiderohej si mbrojtësi i Algjerit, tani kryeqyteti i Algjerisë.
Forcat franceze pushtuan qytetin në vitin 1830, në përpjekjen e tyre të tretë, dhe hoqën topin, i cili tani ndodhet në qytetin port të Brestit në Francën veriperëndimore.
Në vitin 2020, Franca ktheu eshtrat e 24 luftëtarëve algjerianë, që u vranë, duke iu rezistuar forcave koloniale franceze në shekullin XIX.
Gjatë muajit nëntor 2025, Algjeria priti një Konferencë të shteteve afrikane, për të nxitur drejtësi dhe dëmshpërblime. Ministri i Jashtëm i Algjerisë, Ahmed Attaf, tha se një kuadër ligjor do të siguronte që dëmshpërblimi të mos konsiderohej as si “dhuratë dhe as si favor”.
Marrëdhëniet diplomatike midis Algjerisë dhe Francës u përkeqësuan në vitin 2024, kur Presidenti Macron njoftoi se Franca po njihte sovranitetin maroken të Saharasë Perëndimore dhe mbështeti një plan për autonomi të kufizuar për territorin e kontestuar.
Algjeria mbështet Frontin Polisario pro-pavarësisë në Saharanë Perëndimore dhe shihet si aleati i saj kryesor. Novelasi franko-algjerian Boualem Sansal u arrestua më pas në aeroportin e Algjerit në vitin 2014 e u burgos për 5 vjet, përpara se të falej nga Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, muajin e kaluar. Prokurorët thanë se ai kishte dëmtuar Sigurinë Kombëtare, për shkak të komenteve, që vunë në dyshim kufijtë e Algjerisë.
Prof. Hosni Kitouni, një studiues i historisë koloniale në Universitetin e Exeter në Mbretërinë e Bashkuar, tha se: “ligjërisht, ky ligj nuk ka fushëveprim ndërkombëtar dhe për këtë arsye nuk është detyrues për Francën”. Por, “rëndësia e tij politike dhe simbolike është e rëndësishme: Ai shënon një ndërprerje në marrëdhënien me Francën në aspektin e kujtesës”, tha ai.
Algjeri ende nuk ka përcaktuar shumën e kompensimit që kërkon. Ministria franceze e punëve të jashtme e quajti ligjin e ri “një iniciativë hapur armiqësore, si ndaj dëshirës për të rifilluar dialogun franko-algjerian, ashtu edhe ndaj një pune të qetë mbi çështjet e përkujtimit”.
Ligji i ri liston një inventar të “krimeve të kolonizimit francez”, duke përfshirë testet bërthamore, vrasjet jashtëgjyqësore, torturat sistematike, dhunën seksuale të institucionalizuar dhe plaçkitjen e burimeve algjeriane. Legjislacioni kërkon që Franca të dekontaminojë vendet e eksperimenteve bërthamore, që u kryen në Sahara dhe të ofrojë harta të detajuara të vendeve të varrimit toksik.
Po ashtu është përcaktuar se algjerianët trathtarë, që lavdërojnë ose miratojnë kolonializmin francez, ose kritikojnë rezistencën algjeriane, përballen gjithashtu me dënime me burg deri në 10 vjet dhe gjoba të konsiderueshme.
Ligji gjithashtu kërkon kthimin e pronës algjeriane dhe riatdhesimin e mbetjeve të mbajtura në Francë të disa prej luftëtarëve të rezistencës së vendit.
 
Pranohet 158  mizoritë dhe torturat nga forcat ushtarake franceze në Algjeri
 
Gjatë vetë luftës, censorët qeveritarë francezë ndaluan shfaqjen në kinema të të gjithë filmat të temës së luftës. Në vitin 1962, ra pak censura e filmave, në lidhje me luftën të cilat u lehtësuan dhe konfliktin ushtarak e kanë portretizuar vazhdimisht si një grup kujtimesh kontradiktore dhe rrëfimesh rivale.
Herë pas here, kujtimi i Luftës Algjeriane shfaqej në Francë. Në vitin 1987, kur SS-Hauptsturmführer Klaus Barbie, “Kasapi i Lionit”, u nxor në gjyq për krime kundër njerëzimit, grafiti u shfaqën në muret e banlieues, lagjeve të varfra ku jetojnë shumica e emigrantëve algjerianë në Francë, duke shkruar: “Barbie në Francë! Kur do të jetë Massu në Algjeri!”.  Avokati i Barbie-t, Jacques Vergès, miratoi një mbrojtje tu quoque, që i pyeti gjyqtarët “a duhet të përkufizohet një krim kundër njerëzimit vetëm si një krim i nazistëve kundër hebrenjve apo nëse zbatohet për krime më serioze… krimet e imperialistëve kundër njerëzve që luftojnë për pavarësinë e tyre?”.
Në vitin 1997, kur Maurice Papon, një nëpunës civil francez me karrierë, u nxor në gjyq për krime kundër njerëzimit, për dërgimin e 1600 hebrenjve nga Bordeaux për t’u vrarë në Aushvic në vitin 1942, gjatë gjyqit doli në pah se më 17 tetor 1961, Papon kishte organizuar një masakër prej 100 deri në 200 algjerianësh në qendër të Parisit, që ishte hera e parë që shumica e francezëve kishin dëgjuar ndonjëherë për masakrën. 
Zbulimi se qindra njerëz ishin vrarë nga Paris Sûreté ishte një tronditje e madhe në Francë dhe çoi në ngritjen e pyetjeve të pakëndshme rreth asaj që kishte ndodhur gjatë Luftës Algjeriane.
Gjenerali Paul Aussaresses dha një intervistë më 23 nëntor 2000, në të cilën ai pranoi hapur se kishte urdhëruar tortura dhe ekzekutime jashtëgjyqësore dhe deklaroi se kishte ekzekutuar personalisht 24 fellagha. Ai argumentoi se ato ishin të justifikuara, pasi tortura dhe ekzekutimet jashtëgjyqësore ishin e vetmja mënyrë për të mposhtur FLN-në.
Lufta Algjeriane u diskutua më në fund gjerësisht nga media franceze, e cila e kishte injoruar temën sa më shumë që të ishte e mundur për dekada, por nuk u shfaq asnjë konsensus se si ta kujtohej më mirë lufta.  Lufta Algjeriane mbetet një ngjarje e diskutueshme.
Deri më sot ka mbi 3,000 botime në frëngjisht mbi Luftën e Argjerisë, ende nuk ka asnjë vepër të prodhuar nga autorë francezë dhe algjerianë që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Shteti francez, e vendosi 19 marsin 1962, Marrëveshjen e Evianit, theksojnë se masakrat e harkive dhe rrëmbimi i pieds-noir-ëve ndodhën më vonë. Kjo u dëshmua nga krijimi i ligjit mbi kolonializmin nga Asambleja Kombëtare më 23 shkurt 2005, i cili pohoi se kolonializmi kishte qenë përgjithësisht “pozitiv”. Në të vërtetë, Lufta Algjeriane nuk është as subjekt i një kapitulli specifik në librin shkollor për terminalë. Askush nuk po u shpjegon studentëve se çfarë ka qenë kolonizimi. Ato i kanë penguar studentët të kuptojnë pse ndodhi dekolonizimi.
Njohja franceze e përdorimit historik të torturës, pasi e mohoi ose e minimizoi përdorimin e saj për 40 vjet, Franca më në fund e njohu historinë e saj të torturës, por nuk pati kurrë një shpallje transparente zyrtare për të. Kështu si shembull është Gjenerali Paul Aussaresses, i cili u dënua pas justifikimit të tij për përdorimin e torturës për “kërkim faljeje për krimet e luftës”.
Shteti fajtor francez tani pretendon se tortura ishte një devijim i keq, për shkak të kontekstit të luftës jashtëzakonisht të egër. “Tortura në Algjeri ishte gdhendur në aktin kolonial; është një ilustrim ‘normal’ i një sistemi jonormal”, shkruan Nicolas Bancel, Pascal Blanchard dhe Sandrine Lemaire, të cilët diskutuan fenomenin e “kopshteve zoologjike njerëzore”, therja me thithje tymi e shpellave Darha në vitin 1844 nga Aimable Pélissier deri te trazirat e vitit 1945 në Sétif, Guelma dhe Kherrata, represioni në Algjeri përdori të njëjtat metoda. Pas masakrave të Sétif, ndodhën trazira të tjera kundër pranisë evropiane në Guelma, Batna, Biskra dhe Kherrata që rezultuan në 103 vdekje midis pieds-noirs. Shtypja e trazirave zyrtarisht pa 1,500 vdekje të tjera, por N. Bancel, P. Blanchard dhe S. Lemaire vlerësojnë se numri është 8,000 vrasje.
Kjo vjen pas faktit se me shumë se 8 shtete brenda kontinentit me ngjyrë të Afrikës kanë shpallur pavarësinë nga varësia e tyre e mëparshme shumë shekullorë ose prej disa dekadash nga shteti kolonial pushtues europian me emrin Francë. Pas shumë protestave të njëpasnjëshme popullore të mbajtura nga populli algjerian, Franca perms makinacioneve të ndryshme politike dhe diplomatike, gjatë këtyre 5 viteve është munduar me të gjithë mënyrat të ruaj influencën ose kolonitë e saj në këtë continent, por sot në shekullin XXI (viti 2025) mbi 8 shtete kanë kërkuar dhe realizuar ëndrrën e tyre të pavarësisë së përhershme nga makina barbare e shtypjes dhe shfrytëzimit të pasurive të saj nëntokësore dhe sipërfaqsore, nga francezët, që kurrë nuk kanë kërkuar falje me pendesë, duke i lënë këto shtete me ngjyrë në varfëri tepër ekstreme.
 
Pavarësia nga Franca e 8 shtetëve, si: Mauritania, Senegali, Sudani Francez (Mali), Guinea Franceze (Guinea), Bregu i Fildishtë, Volta e Sipërme (Burkina Faso), Dahomei (Benin) dhe Nigeria
Afrika Perëndimore Franceze, ishte një federatë e tetë territoreve koloniale franceze në Afrikën Perëndimore, ku bënin pjesë shtetet e tilla, si: Mauritania, Senegali, Sudani Francez (Mali), Guinea Franceze (Guinea), Bregu i Fildishtë, Volta e Sipërme (Burkina Faso), Dahomei (Benin) dhe Nigeri.
Federata ekzistonte në vitet 1895-1958, ku kryeqyteti i saj ishte Saint-Louis në Senegal deri në vitin 1902, dhe pastaj Dakari deri në rënien e federatës në vitin 1960. Me një sipërfaqe prej 4,689,000 km2, Afrika Perëndimore Franceze ishte tetë herë më e madhe se Franca Metropolitane. Sikurse dihet nga harta gjeografike politike dhe administrative Afrika Ekuatoriale Franceze kishte një sipërfaqe shtesë prej 2,500,000 km2.
Deri pas Luftës së Dytë Botërore, pothuajse asnjë nga afrikanët (që jetonin në kolonitë e Francës) nuk ishte shtetas i Francës, por përkundrazi, ata ishin subjekte franceze, të cilëve u mungonin të drejtat para ligjit, të drejtat e pronësisë së pronës, të drejtat për të udhëtuar, për të mospajtuar ose për të votuar.
Këtu përjashtim bënin Katër Komunat e Senegalit: këto zona kishin qenë qytete të Kolonisë së vogël të Senegalit në vitin 1848 kur, me heqjen e skllavërisë nga Republika e Dytë Franceze, të gjithë banorëve të Francës iu dhanë të drejta të barabarta politike. Kushdo që ishte në gjendje të provonte se kishte lindur në këto qytete ishte ligjërisht francez. Ata mund të votonin në zgjedhjet parlamentare, të cilat më parë ishin dominuar nga banorët e bardhë dhe të racës së përzier të Senegalit.
Në vitin 1914, afrikani i parë, Blaise Diagne, u zgjodh si deputet për Senegalin në Parlamentin Francez. Në këmbim, ai premtoi të ndihmonte në rekrutimin e miliona afrikanëve për të luftuar në Luftën e Parë Botërore.
Ndërsa francezët ndiqnin rolin e tyre në luftën për Afrikën në vitet 1880-1890, ata pushtuan zona të mëdha të brendshme dhe në fillim i sunduan ato si pjesë të kolonisë së Senegalit ose si entitete të pavarura. Këto zona të pushtuara zakonisht qeveriseshin nga oficerë të Ushtrisë Franceze dhe quheshin “territore ushtarake”.
Në fund të viteve 1890, qeveria franceze filloi të frenonte zgjerimin territorial të “oficerëve të saj në terren” dhe i transferoi të gjitha territoret në perëndim të Gabonit një guvernatori të vetëm me seli në Senegal, i cili raportonte drejtpërdrejt te Ministri i Çështjeve Jashtë Vendit. Guvernatori i parë i përgjithshëm i Senegalit u emërua në vitin 1895 dhe në vitin 1904, territoret që ai mbikëqyri u quajtën zyrtarisht Afrika Perëndimore Franceze (AOF).
Gaboni më vonë do të bëhej selia e federatës së vet Afrika Ekuatoriale Franceze (AEF), e cila do të kufizohej me fqinjin e saj perëndimor në kufirin modern midis Nigerit dhe Çadit.
Franca hoqi skllavërinë në Afrikën Perëndimore Franceze. Ky proces ishte gradual. Skllavëria ishte zyrtarisht e paligjshme në të gjithë tokën franceze, përfshirë kolonitë e tyre që nga viti 1848, por ky ligj zbatohej vetëm për qytetarët francezë në territoret zyrtarisht nën ligjin francez, që do të thoshte se subjektet indigjene pa shtetësi franceze nuk ishin të detyruara t’i bindeshin. Në Afrikën Perëndimore Franceze në vitet 1903-1905, autoritetet franceze filluan të zbatonin ligje kundër skllavopronarëve indigjenë në territoret nën kontrollin francez për shkak të presionit nga abolicionistët francezë: ligjet kundër tregtisë së skllevërve u zbatuan dhe skllevërit e arratisur nuk u kthyen pronarëve të tyre.
Në vitin 1905, francezët hoqën zyrtarisht skllavërinë në pjesën më të madhe të Afrikës Perëndimore Franceze.
Pas rënies së Francës në qershor të vitit 1940 dhe dy betejave të Dakarit kundër Forcave të Lira Franceze në korrik dhe shtator të vitit 1940, autoritetet në Afrikën Perëndimore shpallën besnikëri ndaj regjimit të Vishisë, ashtu si edhe kolonia e Gabonit Francez në AEF. Gaboni ra në duart e Francës së Lirë pas Betejës së Gabonit në nëntor të vitit 1940, por Afrika Perëndimore mbeti nën kontrollin e Vishisë deri në zbarkimin e Aleatëve në Afrikën e Veriut në nëntor të vitit 1942.
Pas Luftës së Dytë Botërore, qeveria franceze filloi një proces të zgjerimit të të drejtave të kufizuara politike në kolonitë e saj. Në vitin 1945, Qeveria e Përkohshme Franceze i ndau dhjetë vende Afrikës Perëndimore Franceze në Asamblenë e re Kushtetuese të thirrur për të shkruar një Kushtetutë të re Franceze.
Kushtetuta e Republikës së Pestë Franceze e vitit 1958 ndryshoi përsëri strukturën e kolonive nga Unioni Francez në Komunitetin Francez. Çdo territor do të bëhej një “Protektorat”, me asamblenë konsultative të quajtur Asamble Kombëtare.
Të gjitha kolonitë përveç Guinesë votuan për të qëndruar në strukturën e re. Guineanët votuan me shumicë dërrmuese për pavarësi.
Në vitin 1960, një rishikim i mëtejshëm i kushtetutës franceze, i detyruar nga dështimi i Luftës Franceze të Indokinës dhe tensionet në Algjeri, u lejoi anëtarëve të Komunitetit Francez të ndryshonin në mënyrë të njëanshme kushtetutat e tyre.
Çdo koloni e Afrikës Perëndimore Franceze administrohej nga një Guvernator-Lejtnant, përgjegjës ndaj Guvernatorit të Përgjithshëm në Dakar.

Vdiq Nexhat Daci, njeriu i urtë dhe guximtar

0

Nga: Frank Shkreli

Ndërroi jetë Dr Nexhat Daci njëri prej figurave më tërëndësishme të jetës politike, institucionale dheakademike të Kosovës

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës — NDËRROI JETË AKADEMIK NEXHAT DACI – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës — duke njoftuar kalimin në amshim të Akademikut Nexhat Daci tha se më 1 janar 2026 ndërroi jetë akademik Nexhat Daci, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ish-kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës në dy mandate dhe profesor shumëvjeçar në  Universitetin e Prishtinës.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë se sot më 1 janar 2026 ndërroi jetë akademik Nexhat Daci, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, profesor shumëvjeçar në degën e kimisë të Fakultetit Filozofik, respektivisht të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës” thuhej në njoftim.

Lajmi se Akademiku dhe njëri prej figurave më të njohura të Kosovës të 10-viteve të para të këtij shekulli dhe të dekadës së nëntëdhjetave të shekullit të kalaur — Nexhat Daci ka ndërruar jetë u prit me shprehje pikëllimi edhe nga udhëheqsit më të lartë aktualë të Republikës së Kosovës.  Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani tha se me pikëllim të thellë mori lajmin për ndarjen nga jeta e ish-Kryeparlamentarit të Republikës së Kosovës, akademikut dhe profesorit të nderuar, Nexhat Daci:  “Akademik Daci ishte një personalitet i rrallë, i cili bashkoi dijen shkencore, përkushtimin akademik dhe angazhimin institucional, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si Kryetar i Kuvendit, deputet, akademik dhe udhëheqës i institucioneve shkencore të vendit”.  Presidentja Osmani në reagimin e saj, përmendi edhe bashkpunimin e ngushtë të Akademik Nexhat Dacit me Presidentin historik të Repblikës së Kosovë, Dr Ibrahim Rugovën gjatë një prej periudhave më të vështira në historinë e Dardanisë: “Në vitet më të rënda për popullin e Kosovës, veçanërisht gjatë viteve të nëntëdhjeta, Akademik Nexhat Daci u angazhua fuqishëm në shërbim të kauzës për liri dhe pavarësi, si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Me dije, maturi dhe vizion, ai dha një kontribut të çmuar në vendosjen e themeleve të forta të shtetit të Kosovës”, tha ndër të tjera Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr Vjosa Osmani, duke nënvijuar konributet  politike shumëdimensionale të Nexhat Dacit në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës dhe në fusha të tjera, si  akademik dhe njëri prej intelektualëve më të shquar në historinë e Kosovës.

Ndërsa Kryeministri i vendit, Albin Kurti e cilësoi gjithashtu si pikëllues lajmin e kalimit në amshim të Dr Nexhat Daci, ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. “Nexhat Daci ishte kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës pas çlirimit të vitit 1999, i zgjedhur dy herë kryetar, mes viteve 2000 – 2004 dhe 2004 – 2006. Ai ishte një nga figurat kryesore dhe më aktive në skenën politike në Kosovë mes viteve 2001 dhe 2011, kur si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj nga viti 2007, si themelues dhe kryetar i partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë. Si anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008”, ishte reagimi i Kryeministrit Kurti (në faqen e tij sociale fejsbuk) për vdekjen e Dr Nexhat Dacit.

Unë kam patur nderin ta takoja disa herë të ndjerin Nexhat Daci, në kapacitetin tim si Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-amerikan (NAAC) dhe më heret si shef i Drejtorisë së Zërit të Amerikës për Evropën, më vonë Euroazisë. E kujtoj si një njeri shumë të informuar dhe i angazhuar por shumë i qetë e urtë në paraqitje, me një kulturë të gjërë evropiane me vlera të jashtzakonshme politike por edhe jasht fushës së politikës, si njeri i vlerave intelektuale dhe kombëtare – por edhe si mik dhe bashkpuntor i ngusht i Presidentit Ibrahim Rugova, të cilin me një rast e kishte cilësuar si “personalitetin më të rëndësishëm të historisë së re në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë, sepse ai ishte edhe thyes i komunizmit në gjithë Evropën Juglindore”, duke iu referuar themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) si partia e parë politike jo-komuniste në atë rajon në dhjetor të vitt 1989. Me Ibrahim Rugovën në krye dhe me bashkpuntorë të ngushtë si Nexhat Daci e shumë të tjerë LDK-ja ishte forca kryesore e rezistencës paqësore shqiptare kundër regjimit terrorist të Millosheviçit.

Gjatë atyre viteve dhe më vonë, Nexhat Daci kishte marrëdhënie të mira me komunitetin shqiptaro-amerikan, ndërsa ka theksuar gjithmonë kontributin e shqiptaro-amerikanëve për çlirimin dhe më vonë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.  Ai kishte marrë pjesë në darkën gala të organizuar nga NAAC në vitin 2004, në nder të ish-Sekretarit të Shtetit Xhejms Bejker.  Në takimet e mia me Nnexhat Dacin, si drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) në Prishtinë, e Dr Daci, në kapacitetin e tij si Kyetar i Kuvendit të Kosovës, gjithmonë shprehte mirënjohjen e tij veçanërisht për kontributin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, por edhe të grupeve të tjera të diasporës shqiptare, në mbështetje të proceseve politike e shoqërore, gjatë viteve, në Kosovë.  Roli dhe kontributi i shqiptaro-amerikanëve për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, ishte përherë subjekt i takimeve me të. Në bashkbisedimet me të ndjerin Daci, ai ishte shumë mirënjohës duke çmuar lartë Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan edhe si një urë-lidhëse midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe, përfundimisht, si një urë-lidhëse midis dy kombeve tona.

Patjetër që historia e Kosovës, por edhe historia kombëtare do ta vlersojë dhe do ta kujtojë Nexhat Dacin për rolin e tij në politikë, por mbi të gjitha, ai do mbetet edhe një figurë dhe autoritet i padiskutueshëm intelektual ndër shqiptarë, i cili u përpoq të sillte dijen dhe shkencën, në politikë duke I dhëne politikës një fytyrë më njerëzore. Një njeri me integritet të lartë prej intelektuali, si Kryetar i Kuvendit të republikëssë Kosovës ai u përpoq, me natyrën e tij të qetë e të urtë, të sillte norma dhe standarde normale për një legjislaturë të re, e pa përvojë politike, të një shteti të ri që posa ishte kishte filluar shtetformimin.

Me ndarjen e Nexhat Dacit nga kjo jetë, jo vetëm Kosova por edhe mbarë Kombi shqiptar humbi një figurë që la gjurmë historike me rëndësi në rrugëtimin e shtetit të ri dardan drejt lirisë dhe pavarësisë që gëzon sot. Është nder dhe privilegj për mua që e kam njohur si intelektual i dallur, akademik i shquar dhe politikan i ditëve të para të shtet-formimit të Kosovës, por edhe si njërin prej bashkpuntorve më të ngushtë të Presidentit historik Dr Ibrahim Rugova dhe një prej burrave më të shquar shumë-dimensional të Dardanisë dhe të Kombit, i cili punoi ç’ pfej fillimit si akademik dhe si politikan në konsolidimin e shtetit të ri – Republikës së Kosovës – shtet i lirë dhe i pavarur!

Në këtë ditë zije për familjen Daci dhe për Kosovën, u dërgoj ngushëllimet e mia më të përdhimbshme atyre, por njëkohësisht ndajë dhimbjen, vëllazërisht, edhe me të gjithë ata që e njohën e bashkpunuan me Dr Nexhat Dacin, në Nju Jork dhe në Washington, por edhe në Kosovë, sidomos me shumë pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan të cilët kanë punuar me të ndjerin Dr Nexhat Daci, duke dhënë kontributin e tyre të pakursyer ndër vite e dekada të kaluara për sigurimin e lirisë dhe për pavarësinë e Kosovës – shtetit të dytë të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor. I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij!

Autori në atë kohë Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), me Kryeparlamentarin e parë të Kosovës, Akademikun Nexhat Daci dhe me Këshilltarin e lartë të NAAC, Z. David Scotton, në Prishtinë (2005)

Autori, Dr Nexhat Daci, Dr Elez Biberaj në kryeqendrën e Zërit të Amerikës në Washinbgto DC

Dr Nexhat Daci ish-Kryetar i Akademisë dhe Arteve të Kosovës dhe Kryetari i parë i Kuvendit të Kosovës pas çlirimit të vitit 1999, në një vizitë në kryeqendrën e Zërit të Amerikës në Washington D

Dëshmi arkivore mbi pronat në zonën kufitare Shqipëri – Mali i Zi

0

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin

Hajrullah Hajdari, PRONAT DYPALËSHE të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi, Botoi:Art Club, Ulqin, 2019

Pas dy botimëve të mëparshme  “Shqiptarët në Malë të Zi nga Kongresi i Berlinit e deri në vitin 1941”(2016) dhe “Ulqini në dokumentat malazeze nga viti 1880 e deri më  1915”(2018), ditë më parë Hajro Hajdari  opinionit i prezantohet më botimin më të ri me titull “PRONAT DYPALËSHE të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi”, Botuar nga Art Club-i, Ulqin, 2019.

Nga vet titulli del se kemi të bëjmë me një temë interesante e cila deri më tash ka qenë pothuaj e panjohur për opinion e gjerë, andaj si e tillë është intriguese për lexuesit. Fjala është për pronat dypalëshe të qytetarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në zonën kufitare në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Fillimisht autori trajton semantikën e terminologjisë juridike të pronave dypalëshe e cila është trajtuar pak në literaturën juridike, andaj  ka mbetur në margjina të çështjeve të tilla duke dhënë informacione të mjaftueshme në aspektin terminologjik dhe ate juridik. Me themelimin e shtetëve të pavaruara  në shek.XIX, në Europën Juglindore në opinion u paraqit edhe koncepti i zonave kufitare, ku përveç të ndonjë rasti të veçantë  nuk ka qenë objekt i hulumtimeve dhe studimeve të ndryshme shkencore.

Në këtë botim fillimisht autori trajton përcaktimin kufitar në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, duke filluar me Kongresin e Berlinit(1878) dhe më pas me Konferencën e Ambasadorëve në Londër(1913), më ç’rast vise e vendbanime shqiptare iu dhuruan Malit të Zi. Vendimet e tilla absurde të Fuqive të Mëdha  ndikuan që  një numër i konsideruar i popullsisë e viseve shqiptare të mbesin jashtë shtetit amë-Shqipërisë. Një veprim i tillë  ishte në kundërshtim flagrant me të drejtën etnike e historike të popullit shqiptar ku  padrejtësisht u vendos kundër vullnetit tyre. Dhe një veprim i tillë, ndikoj që Shqipëria të kufizohet më popullin e vet, si asnjë shtet tjetër në Europë.

Në lidhje me këtë çështje autori ofron të dhëna me interes, në diakroni e sinkroni para Luftës së Parë Botërore,  pas saj deri në Luftën e Dytë Botërore dhe më pas që përmbyllet me vitin 1948. Në periudhat në fjalë janë arritur marrëveshje në mes dy vendëve ku si model pozitiv mund të shërbejë koha në mes dy luftërave botërore në mes Mbretërisë Jugosllave e asaj të Shqipërisë, ku janë miratuar marrëveshje  të ndryshme të cilat ishin në favor të qarkullimit ndërkufitar të popullsisë në zonën kufitare e cila ishte kryesisht shqiptare. Fjala është për distancën 10km nga kufiri ku popullsia përkatëse në vendkalimet kufitare kalonte për të shkuar në treg, punimin e tokave, bartjen e prodhimeve bujqësore, përdorimin e kullosave etj. Përveç vendkalimeve zyrtare kufitare kanë ekzistuar edhe vendkalime kufitare jozyrtare, që ka të bëjë me perdorimin sezonal, kryesisht të prodhimeve bujqësore.

Kështu nëse analizojmë vendkalimet e tilla të zonës kufitare nga liqeni i Shkodrës e deri në Grykë të Bunës, del se kanë ekzistuar 8 vendkalime të tilla, ku nga to 4 ishin tokësore e 4 ujore. Një e dhënë e tillë dëshmon për demokracinë e ekzistuar praktike për qarkullimin ndërkufitar e dhënë kjo e cila nuk ka ekzistuar nga viti 1948 e më pas, kur kjo zonë humbi përmbajtjën e saj sepse kanë dominuar interesat ideologjike e jo ato kombëtare nga ana e shtetit amë-Shqipërisë, që ka pasur pasoja të mëdha për atë kohë, ku autori më të drejtë e quan “gjenocid social”.

Për  përgatitjen e këtij botimi autori përveç literaturës profesionale të cilën e ka konsultuar, në veçanti ka përdorur materialet arkivore nga Arkivi Qendror i Shqipërisë dhe Arkivi Shetëror i Malit të Zi, të cilat pas hulumtimit dhe përpunimit të tyre ka ofruar të dhëna me interes, të cilat deri më tash kanë qenë të panjohura për opinionin e gjerë. Me interes janë prezantimi i materialeve të Komisioneve mikste shqiptaro-jugosllave për çështjet pronësore të cilat kanë qenë aktive deri në vitin 1948, duke përfunduar me vitin 1953. Po ashtu me vlerë të veçantë janë paraqitja e regjistrave të familjeve të shtetasve shqiptarë që kanë pronat në Jugosllavi, dhe e kundërta e shtetasve jugosllavë, më përkatësi të kombësisë shqiptare në Shqipëri. Regjistri i tillë ka vlerë të veçantë jo vetëm sa i përkët pronësisë së tokave përkatëse, por edhe shpërndarjën territoriale të tyre nga Shtoji i Ulqinit në jug e deri në Guci e Plavë në veri për gjatë zonës kufitare në gjatësi prej 172 km. Nga të dhënat e prezantuara del se më së shumti prona dypalëshe kanë shqiptarët nga Mali i Zi në Shqipëri rreth 4000 ha, ndërsa më pak kanë shqiptarët nga Shqipëria në Mal të Zi rreth 600 ha.

Pasi nga viti 1948, u prishën marrëdhëniet në mes ish-Jugosllavisë e Shqipërisë për shkaqe ideologjike dhe politike, pasojat e para u hetuan në zonën kufitare, sepse u pengua qarkullimi i lirë përmes lejës së kufinit dhe shfrytëzimit të pronave dypalëshe, duke mbetur zona të izoluara,  të rrezikshme dhe të papërspektivë. Madje pronat e tilla humben  përmbajtjën e mëparshme sepse shumë prej tyre u shtetëzuan, apo iu janë dhënë të tjerëve për shfrytëzim si kompensim për pronat e tyre në anën tjetër të kufirit. Kështu  p.sh.në Anë të Malit, Krajë e gjetiu, pronat e tilla që ishin në shfrytëzim, njiheshin si “toka të Shqipnisë”, ku  këtë tretman e vazhduan një periudhë të caktuar kohore, ndërsa më vonë u regjistruan në katastër  si pronarë “legjitim” të tyre që ishte në kundërshtim flagrant ligjor, shtetëror dhe ndërkombëtar.

Ndërsa pas vitit 1990, me miratimin e pluralizmit dhe qarkullimit të lirë të personave në mes dy vendëve, filloi interesimi për pronat legjitime në të dy anët e kufirit. Në këtë aspekt  ndonëse me një vonesë të konsideruar ekziston  baza ligjore për të zhvilluar proceset e tilla gjyqësore, për të iu rikthyer pronat pronarëve legjitim, por mungon marrëveshja shtetërore në mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, që nuk mund të arsyetohet më asgjë, përveç me pakujdësi dhe joseriozitet profesional. Sepse pavarësisht rrethanave shoqërore prona mbetët e shenjtë dhe si e tillë duhet të iu kthehet pronarëve legjitim. Vetëm ne këtë formë të veprimit përmes gjykatave vendore, shtetëtore e madje deri të ajo ndërkombëtare në Strasburg, do të eliminohej një padrejtësi e imponuar dekada më parë, që është në kundërshtim flagrant ndaj të drejtave legale e legjitime të qytetarëve të zonës kufitare.

Andaj, duke uruar autorin  këtë botim e vlerësojmë në mënyrë të veçantë sepse është i pari me një përmbajtje të tillë, ku besoj së do të jetë një impuls pozitiv për hulumtues të tjerë që duan të merren me një çështje të tillë në zonën kufitare. Nuk ka dilemë së një çështje e tillë sa është profesionale është edhe kombëtare, sepse ka të bëjë me  popullsinë shqiptare në zonën kufitare në të kaluarën e deri në ditët tona.

Pikërisht duke marrë parasysh këtë çështje duhet mbeshtetur të gjithë ata që do  të angazhohen  në studime e hulumtime të tilla  në të ardhmën  duke mbetur si  mision profesional dhe kombëtar  sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.

In memoriam

Hajrullah Hajdari (1949-2025)

Në Ulqin me  12  tetor 2025, në moshën 76 vjeçare vdiq Hajrullah Hajdari, jurist e studiues, autor i disa botimeve kryesisht  nga fusha e historisë. Ka lindur në Bobosht-Krajë(1949), ku ka kryer shkollën fillore, të mesmen në Gjakovë ndërsa Shkollën e Lartë Administrative  dhe Fakultetin juridik në Prishtinë. Eshtë marrë me hulumtimin dhe studimin e dokumentëve arkivore dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore.

Është autor i 6 librave: “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1941”, Ulqin, 2016; “Ulqini në dokumentët malazeze nga viti 1880 deri në vitin 1915”, Ulqin, 2018; “Pronat dypalëshe të shqiptarëve në Mal të Zi në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi”, Ulqin, 2019; “Pozita kushtetuese-juridike  dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi 1945-1990”, Ulqin,2021; “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1941”(Botim i dytë i plotësuar), Ulqin, 2021  dhe “Balshajt dhe objektët kishtare në goricat e liqenit të Shkodrës”, Shkodër, 2025.

Recensioni për librin “Pronat dypalëshe të shqiptarëve në Mal të Zi në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi”, Ulqin, 2019, është  shkruar në vitin 2019, ndërsa  ribotohet në nderim të autorit.

Shpëtimi i Hebrenjve; trashëgimi e përbashkët e Iranit dhe Shqipërisë 

Refugjatët hebrenj në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore 

Kiri i Madh 

Nga: Dr. Mohammad Mohaddes 

Një nga ngjashmëritë më të ndritshme në historinë e Iranit dhe Shqipërisë është ndihma dhe shpëtimi i hebrenjve nga kthetrat e diktatorëve mizorë të kohës; një ngjarje që ka regjistruar emrat e këtyre dy popujve në kujtesën e njerëzimit si mbrojtës të dinjitetit dhe vlerave universale. 

Në Iranin e lashtë, Kuroshi i Madh – themeluesi i Perandorisë Ahemenide – me mençurinë dhe humanizmin e tij krijoi një model unik të qeverisjes. Në shekullin VI para erës sonë, pas çlirimit të Babilonisë, ai liroi popullin hebre nga robëria dhe u lejoi të ktheheshin në tokën e tyre.  Ky akt madhështor pati jehonë të tillë sa në Shkrimet e Shenjta Kuroshi përmendet si “i zgjedhuri i Zotit”. Cilindri i Kuroshit, i zbuluar në Babiloni dhe sot i ruajtur në Muzeun Britanik, njihet si manifesti i parë i të drejtave të njeriut. Ky dokument thekson lirinë e besimit, barazinë e popujve dhe heqjen e skllavërisë; në vitin 1971 Kombet e Bashkuara e shpallën atë simbol botëror të dinjitetit njerëzor dhe një kopje e tij u vendos në selinë e tyre në Nju Jork. Kjo trashëgimi tregon se toleranca dhe respekti për tjetrin kanë pasur rrënjë të thella në kulturën iraniane. 

Shekuj më vonë, në një cep tjetër të botës, populli shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore tregoi të njëjtën frymë humaniste. Në kohën e gjenocidit nazist, kur hebrenjtë në Europë dërgoheshin në kampet e shfarosjes dhe në furrat e djegies, shqiptarët hapën dyert e shtëpive të tyre. Me guxim ata siguruan dokumente të rreme, i pranuan hebrenjtë si pjesë të familjes dhe shpesh rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët. Si rezultat, ndryshe nga shumica e vendeve të tjera europiane, popullsia hebreje në Shqipëri pas luftës nuk u zvogëlua, por u shtua – një dëshmi e rrallë e solidaritetit dhe mikpritjes shqiptare. 

Këto dy përvoja historike – njëra në Lindjen e lashtë dhe tjetra në zemër të Europës – theksojnë një parim të përbashkët: mbrojtjen e lirisë dhe dinjitetit njerëzor përballë tiranisë dhe padrejtësisë. Irani i Kuroshit dhe Shqipëria e Luftës së Dytë Botërore, secila në kohën dhe mënyrën e vet, dëshmuan se humanizmi mund të tejkalojë kufijtë dhe shekujt. 

Prandaj, kjo trashëgimi e përbashkët është jo vetëm burim krenarie për të dy popujt, por edhe një model frymëzues për mbarë botën në drejtim të bashkëjetesës paqësore, tolerancës fetare dhe qëndresës ndaj tiranisë. Kujtimi i këtyre ngjarjeve mbetet aktual, sepse dëshmon se edhe në kohët më të vështira, njerëzimi mund të triumfojë mbi mizorinë. 

Dy Ditë Shqiptare në Moosburg: Kulturë, Kujtesë dhe Traditë   

0

Shkruan: Arif Arifaj 

Me 28 tetor 2025 

Moosburg, Gjermani – Në qytetin e Moosburgut u mbajtën “Dy Ditë Shqiptare”, një aktivitet tashmë tradicional i mërgatës shqiptare në Bavari, i organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Gjermane “Bekim Berisha – ABEJA”. Këto ngjarje kulturore e atdhetare mblodhën dhjetëra bashkatdhetarë, intelektualë dhe familjarë nga qytete të ndryshme të Gjermanisë. 

Të pranishëm në aktivitet ishin konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Mynih, z. Afrim Nura, si dhe kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili mori pjesë si mysafir nderi me ftesë të shoqatës. Po ashtu, ngjarjen e nderuan kryetari i qytetit të Moosburgut, z. Josef Dollinger, dhe kryetari i Bruckbergut, z. Rudolf Radelmaier, me bashkëshortet e tyre. 

Dita e parë iu kushtua kujtesës historike, përmes një ekspozite dokumentare me fotografi, libra dhe dëshmi autentike mbi krimet serbe në Kosovë gjatë viteve 1998–1999. Në kuadër të këtij programi u promovua edhe libri i autorit Adem Lushaj, i cili trajton me fakte dhe dëshmi krimet e kryera në Deçan dhe Junik gjatë luftës së fundit në Kosovë. Atmosfera ishte reflektuese dhe emocionale, duke rikujtuar sakrificën për liri dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së kujtesës kombëtare. 

Në ditën e dytë u mbajt darka tradicionale e lamës, një mbrëmje festive që bashkoi komunitetin shqiptar në frymën e mikpritjes, kulturës dhe dashurisë për atdheun. Programi artistik përfshiu poezi, monologje dhe këngë kushtuar vendlindjes, ndërsa sofrat u mbushën me gatime tradicionale të përgatitura nga anëtaret e shoqatës. 

Sharm të jashtëzakonshëm programit i dhanë nxënësit e Shkollës Shqipe në Moosburg dhe aktivistët e Shoqatës, të cilët sollën interpretime plot emocion e dashuri për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Prania e tyre u mirëprit me duartrokitje të gjata nga të pranishmit. 

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Shoqatës “ABEJA”, z. Faton Ismaili, falënderoi të pranishmit për mbështetjen e tyre dhe theksoi përkushtimin e shoqatës për të qenë urë lidhëse mes diasporës dhe atdheut. 

“Dy Ditët Shqiptare në Moosburg” dëshmuan se mërgata shqiptare jo vetëm që e ruan me krenari identitetin kombëtar, por edhe kontribuon fuqishëm në përhapjen e vlerave kulturore, humane dhe historike të popullit shqiptar në Gjermani. 

Në përmbyllje të aktivitetit, Shoqata “Bekim Berisha – ABEJA” ndau tri mirënjohje për kontribut të veçantë në fushën e kulturës, kujtesës dhe humanizmit: 

  • Një mirënjohje iu dha kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, për bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme ndaj aktiviteteve të diasporës shqiptare në Gjermani; 
  • Një mirënjohje iu dorëzua autoritetit dhe publicistit Adem Lushaj, për kontributin e tij në dokumentimin e krimeve të luftës në Deçan e Junik dhe ruajtjen e kujtesës historike kombëtare; 
  • Mirënjohja e tretë iu dha Shoqatës “For New Life Kosova”, për angazhimin humanitar dhe ndihmën e vazhdueshme ndaj familjeve në nevojë në Kosovë. 

Me rastin e 85 vjetorit të kalimit në amshim të At’ Gjergj Fishtës (3)

At’ Gjergj Fishta
Ismet M. HasaniIsmet M. Hasani, Suedi
____
TË TJERËT PËR VEPRËN E FISHTËS
Me rastin e 85 vjetorit të kalimit në amshim të At’ Gjergj Fishtës (pjesa 3)
____
(Mendime nga autorë të ndryshëm)
Citat: “Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizimin e shtetit civil një njeri malok, matrahull, qi me m’zi ndoshta ka krye dy a tri klasë fillore e qi djersët kurr i duhet me shkru emnin e vet. Pse asht edhe tradicjoni shqiptar e edukata familjare, qi shumë kend ndër ta e ban krejt të nevershëm e ekcentrik.
Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer, rritë me katila, me gjakës, me mizorë, me intriganta, batakçij, vagabonda, rrugaça, me njerëz hase të kulturës e të qytetnisë, kah mund të mendohen se ka me kenë i zoti me rregullue fatin e një kombi ende primitiv? Pse sundhënji shtet nuk asht rohatëzia, dreqnija, intriga, batakçilleku, rrena. Po, por a din, ndër burrni, se shka duhet, e, madje, me shumë mund e djersë u nxejshin në shkollë. Tiranës, t’u ulëritë: ‘tavëll’, e ‘bigjoz’, e tuj pi ‘mastikë’.”
(Gjergj Fishta)
*
Një shkrim interesant dhe voluminoz për Lahutën e Malësisë së Fishtës e jep edhe Faik Konica. “Atë Fishta është marrë me secilën gjini letrare dhe në të gjitha ka qenë i suksesshëm. Mirëpo, jashtë Shqipërisë ai është i njohur vetëm si autor i Lahutës së Malësisë – një epope pastorale e kalorësake, përkthimi gjerman i së cilës, i botuar në Lajpcig para disa vitesh, të lë një përshtypje të dobët, meqë nuk ka qenë e mundur të përkthehet muzika e ritmit të Fishtës dhe koloriti i tij verbal.”⁶⁸
Ndërsa Ernest Koliqi do të shkruan kështu: “duke lexuar Lahutën e tij (të Fishtës) përplot me teprica këngësh rapsodike të pa emër, të duket se duke e vështruar popullin shqiptar kah i këndon vetvetes, me fjalët e Fishtës, me këngë të kulluara, e cila shpërthen nga një gjak misterioz, që rrjedh në zemrën e tij ilire.”⁶⁹
Eqrem Çabej për Fishtën, shkruante: “…Fishta zë fill me njësinë e vogël të fisit për të mbaruar te njësia më e madhe e kombit, ia fillon me bariun e moçëm Marash Ucin dhe mbaron te Abdyl Frashëri në Lidhjen e Prizrenit. Duket qartas përpjekja e tij të zgjerojë dalëngadalë botën në një brendi më të fortë nacionale, të ngrejë kështu veprën në sferën kombëtare. Kështu vepra e tij merr karakterin e një eposi kombëtar… duke qenë njëkohësisht në një farë kuptimi edhe një epos ballkanik. Një dritë jete homerike shkëlqen mbi veprën e tij: si në dukje të zanave që u përngjajnë Dianës e Atenës…”.
*
“…Fishta është kolos i mendimit dhe letërsisë shqipe, i cili me tërë veprimtarinë e vet – meshtarake, intelektuale, politike dhe letrare – e ka sintetizuar historinë e popullit shqiptar. Ky françeskan ka qenë apostull i atdhetarizmit të sinqertë dhe të pastër, për të cilin shqiptarizmi nuk ka qenë profesion, por një jetë intensive…”
(Zef Mirdita)
Lasgush Poradeci për epikën e Fishtës do të shkruante: “Shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar, ky është si të thosha ‘monopoliteti’ gjenetik i artit të Fishtës, kështu do t’i thosha me dy krahasime paralele gjithë poezisë që na ka falur ky vigan i kombit…”⁷¹
Sipas Sterjo Spasses: “Lahuta e Fishtës shfaq ndjesitë më të thella dhe karakteristikat më të kristalizuara që i ruajti raca shqiptare përmes shekujve plot shtrëngata… Shqipëria e tërë përfshihet e dehur në vargjet e kësaj Lahute, e cila bëhet pronë kombëtare, mish e gjak, ndjenjë e mendim i përbashkët.”⁷²
*
Për Fishtën dhe krijimtarinë e tij letrare është prononcuar edhe Sejfulla Malëshova në vitin 1945, me pseudonimin e vet Lame Kodra. Ai botoi konferencën e mbajtur më 10 qershor 1945 në Kinema – teatrin “Kosova”, me titullin: Roli i kulturës në Shqipërinë e sotme. Te faqja 21 e këtij botimi Sejfulla Malëshova (Lame Kodra) thotë: “Kam dëgjuar, p.sh. se në disa rrethe ka tendenca që Faik Konica dhe Fishta të fshihen fare nga defteri…”
*
”…mbudha të Shqipërisë në fushën e kulturës. Bashkë me K. Kristoforidhin dhe Naim Frashërin ata janë lëronjësit e mëdhenj të gjuhës shqipe, janë ata që kanë ngritur gjuhën shqipe në dinjitetin e një gjuhe letrare… Kontributin e tyre e quajmë pjesë të pandarë të trashëgimit tonë nacional, të pasurisë sonë kulturore”.
*
Në monografinë e tij kushtuar Gjergj Fishtës, Vehbi Bala shkruan: “Me gjeninë e tij, Fishta ka ditur ta shfrytëzojë me plot fantazi thesarin e popullit dhe duke i dhuruar atij trillin e vet krijues, ka arritur në majat më të larta të artit poetik të letërsisë sonë.”⁷³
*
Ndërsa në monografinë tjetër kushtuar jetës dhe veprës së Fishtës, Daniel Gjeçaj shkruan: “Fishta, si çdo shkrimtar tjetër i Rilindjes sonë, hyri thellë në shpirt ndërgjegjja kombëtare, që në fund të fundit ishte dhe shpirti i tij… Fishta këndon pa ditë se si t’ia thoshin emrit; këndon pse në këngë të tija ishte shqiptari: shqiptari në dokë, në kanun, në mitologji, në folklor, në aspirata, në jetë, në luftë e në ngadhënjime… Shqiptari pa Lahutë është pa epokë kombëtare: Lahuta pa shqiptarin është pa subjekt.”⁷⁴
*
Kryeredaktori i kësaj Historie të letërsisë shqiptare – Dhimitër Shuteriqi për Fishtën thotë: “Për të, interesat e kishës e të fesë qëndronin mbi interesat e atdheut e të popullit, gjë që ai e shpallte dhe e mbronte me tërë demagogjinë, por edhe cinizmin, dhe e kishte vënë në themel të punës së tij si letrar. Vepra e tij kryesore, poema epike Lahuta e malësisë, duke sulmuar shovinizmin e fqinjëve të veriut, propagandonte antislavizimin dhe vinte në plan të dytë luftën kundër pushtuesit osman.
Ajo i ngrinte himnin patriarkalizmit e bajraktarizmit, obskurantizmit fetar e klerikalizmit, dhe spekulonte me ndjenjat patriotike, kur ishte fjala për të ngritur lart ngjarjet dhe figurat e historisë kombëtare të periudhës së Rilindjes sonë… Ai kishte një qëndrim të theksuar konservator në lëmin e gjuhës. Fishta i mbaroi ditët si akademik i Italisë fashiste”.
Në këtë Histori të letërsisë shqiptare që përmban 629 faqe, të hartuar nga Vehbi Bala, Razi Brahimi, Klara Kodra, Ali Xhiku, Dhimitër Fullani, Shaban Çollaku, të drejtuar nga Prof. Dhimitër S. Shuteriqi (njëherazi edhe kryeredaktor) dhe të redaktuar nga Prof. Mahir Domi, Dr. Jorgo Bulo, Prof. Vebi Bala dhe Dr. Razi Brahimi, Fishtës i kushtohen 22 reshta. Pushteti i pasluftës katër dekada e quajti Fishtën “poet klerik e fashist”.
Por, populli i Shqipërisë së veriut, e sidomos shkodranët, nuk e kishin harruar. Vepra e tij ka qarkulluar fshehurazi dorë më dorë dhe është lexuar ndër breza. Pas afro gjysmëshekulli, Gjergj Fishta u përkujtua hapur për herë të parë më 5 janar 1991 në Shkodër. Gjatë një recitimi, aktori në një çast kishte ngecur, por menjëherë dhe në mënyrë spontane u ndihmua nga salla, e cila Lahutën e Malësisë ende e dinte përmendësh.
( V i j o n )

Frank Shkreli, gazetari i dy epokave për një epokë

0
Shkruan: Dr Fatmir Terziu
Ashtu sikurse në shumë media online dhe në print, dhe tek media që drejtoj unë në Londër, „Fjala e Lirë“ dhe revista „Albanian Post“, prezenca dhe shkrimet e tij më kanë dhën ëtë qartë të kuptoj se Frank Shkreli nuk u bë gazetar rastësisht. Ai erdhi nga një realitet ku fjala mund të kishte pasoja, prandaj e mësoi herët se liria nuk është dhuratë automatike. Kur jeta e çoi në Shtetet e Bashkuara, ai gjeti jo vetëm hapësirën për të folur lirshëm, por edhe përgjegjësinë që kjo liri sjell. Në redaksinë e Zërit të Amerikës, ai nuk u kufizua të përcillte lajme; ai u përpoq t’u jepte kuptim. Për shumë shqiptarë, programet ku ai punonte ishin dritarja e vetme për të parë se si funksionon një shoqëri e lirë.

Por historia e tij nuk mbaron me mbylljen e mikrofonit. Pas daljes në pension, Frank Shkreli mund të ishte tërhequr në qetësi. Në vend të kësaj, ai zgjodhi të vazhdojë të flasë këtë herë përmes publicistikës së pavarur. Artikujt e tij sot lexohen në media brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe kanë një tipar të përbashkët. Nuk i shërbejnë asnjë pale, veç lexuesit. Ai kritikon kur duhet, lavdëron kur është e merituar dhe mbi të gjitha kërkon që shoqëria të mos pajtohet me mediokritetin.

Një pjesë e mirë e këtyre shkrimeve u përmblodhën në librin “Demokracia nuk pret”. Titulli është tepër domethënës. Demokracia nuk është një ritual që kryejmë gjatë zgjedhjeve dhe pastaj e harrojmë. Ajo kërkon kujdes të përditshëm, vëmendje, guxim dhe përgjegjësi qytetare. Në faqet e këtij libri, Shkreli flet për politikën, mediat, diasporën, moralin publik, por mbi të gjitha flet për njeriun dhe për rolin që secili prej nesh ka në mbrojtjen e lirisë.

Ajo që e dallon Frank Shkrelin nuk është retorika e madhe, por qartësia e arsyetimit. Ai nuk kërkon të fitojë debat me çdo kusht; kërkon të nxisë reflektim. Edhe kur kritikon ashpër, ai ruan një ton qytetar. Edhe kur paralajmëron për rreziqe, ai nuk humb shpresën. Në shkrimet e tij ndien gjithmonë një mesazh të nënkuptuar: Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë, por kjo varet nga ne. Në një kohë kur gazetaria shpesh ngatërrohet me propagandën, shembuj si ai i Frank Shkrelit janë të rrallë. Ai na kujton se gazetari nuk është thjesht raportues i ngjarjeve, por rojtar i së vërtetës publike. Dhe për aq kohë sa do të ketë zëra që flasin me ndershmëri, demokracia ka ende shpresë. Kjo është arsyeja pse Frank Shkreli mbetet aktual edhe sot. Dhe kjo jo sepse Frank Shkreli e flet më fort se të tjerët, por sepse flet me ndërgjegje. Dhe në një botë ku zhurma është e madhe, ndërgjegjja është luks, dhe domosdoshmëri njëkohësisht.

ree

Mbi të gjitha tri vëllimet “Demokracia nuk pret” nuk janë thjesht libra, por janë kujtesë se liria kërkon përditë angazhim. Përmes analizave të tij, Frank Shkreli na tregon se demokracia nuk funksionon pa qytetarë aktivë, pa media të përgjegjshme dhe pa moral publik. Në fund, lexuesi mbetet me një mesazh të thjeshtë, por të domosdoshëm: ndryshimi është i mundur, por vetëm nëse nuk presim që ta bëjnë të tjerët.

Në fund, arsyeja pse zgjedh të shkruaj për Frank Shkrelin është e thjeshtë. Ajo dallon, sepse na duhen njerëz që na kujtojnë se fjala ka përgjegjësi. Në një kohë kur shumë gjëra relativizohen, ai mbetet dëshmi se gazetaria mund të jetë e ndershme pa qenë naïve, kritike pa qenë cinike dhe e fortë pa qenë e zhurmshme. Shkrimet e tij nuk na japin receta, por na ftojnë të mendojmë. Dhe kjo, për mua, është vlera më e madhe.

Një jetë e Ismail Abdullahut mes matematikës, atdhedashurisë dhe shërbimit publik

Nga: Arif Ejupi, Gjenevë
Ismail Fetah Abdullahu lindi më 5 Nëntor 1956 në Gllamnik të Podujevës. Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje. Meqë kishte prirje të dukshme në lëndën e matematikës, me sugjerimin e arsimtarit të tij,Ejup Dibrani, më 1972 u regjistrua në Gjimnazin Matematikor të Prishtinës, një ndër institucionet më elitare të kohës. Zaten, kjo periudhë ishte vendimtare në formimin e tij.
Arif Ejupi
Arif Ejupi

Ai aty e ushqeu dhe forcoi pasionin për shkencat ekzakte, duke i përfunduar me sukses mësimet.

Më 1975, si nxënës i gjeneratës së parë të këtij gjimnazi, ai dhe shokët e tij u regjistruan në FSHMN – seksioni Matematikë, të Universitetit të Prishtinës, pa iu nënshtruar provimeve pranuese.

Në atë kohë, mungesa e arsimtarëve të matematikës ndihej pothuajse në të gjitha shkollat e Kosovës, veçanërisht në Podujevë.
Për këtë arsye, krahas studimeve, më 1 shtator 1979 Ismaili filloi punën si arsimtar i matematikës në gjimnazin “8 Nëntori” të Podujevës.

Edhe pse nga ajo kohë kanë kaluar plot 47 vite, ish-nxënësit e tij e kujtojnë me respekt të veçantë, sepse tek ai nuk mësonin vetëm matematikë, por mësonin sjellje prej njeriu të edukuar e me karakter.

Pas suprimimit të Autonomisë së Kosovës, më 23 mars 1989, Serbia filloi një fushatë të egër dhune dhe segregacioni ndaj shkollave shqipe. Arsimtarë e nxënës u dëbuan me forcë nga objektet e tyre.

Ismaili, së bashku me kolegët dhe nxënësit, iu kundërvu këtij terrori mesjetar me organizimin e mësimit paralel në shtëpitë-shkolla të Podujevës, të lëshuara vullnetarisht nga qytetarët.

Deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës, ai punoi si arsimtar i matematikës në shtëpinë-shkollë të Kadrush Muratit, te Qershitë e Llapashticës së Poshtme.

Më 27 shtator 1993, Ismail Abdullahu u zgjodh anëtar i Kryesisë së LDK-së, nëndega Gllamnik.
Ky angazhim, në atë kohë dhune të egër, kërkonte guxim dhe sakrificë.

Unë vetë, si kryetar i LDK-së, në këtë nëndegë gjatë viteve 1993–1994, pata një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të. Ismaili ishte i përmbajtur, korrekt dhe i përgjegjshëm në çdo detyrë.

Në vitin 1994, ai u emërua drejtor i shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik.

Këtë detyrë e kreu deri më 2008, duke lënë gjurmë të pashlyeshme profesionale e njerëzore në shkollë. Ai e ngriti nivelin edukativo-arsimor, krijoi disiplinë, rregull dhe respekt kolegjial ndër mësimdhënës.

Këtë nivel jo vetëm që e ruajti, por e forcoi edhe më shumë pasardhësi dhe bashkëfshatari i tij, Dr. Fahri Nuhi Osmani.

Edhe pse kishte qenë luftëtar aktiv i UÇK-së, Zona Operative e Llapit, Ismail Abdullahu, asnjëherë nuk kërkoi favore për veten apo familjen.

Kur filloi aplikimi për statuset e dala nga lufta, ai shkoi vetëm për të kryer formalitetet, meqenëse kolegët ia kishin sugjeruar.

Por, gjatë pritjes në rresht, vërejti me dhimbje se shumë prej atyre që po aplikonin nuk kishin qenë fare pjesë e luftës.

I revoltuar nga ajo padrejtësi, u largua. Kur disa nga shokët e pyetën:
“Ku shkon?” ai u përgjigj prerazi: “Më me vlerë për mua është fytyra se sa paraja.”
Ky episod, në dukje i thjeshtë, është një prej dëshmive më të qarta të karakterit të tij të pastër sikur loti.

Ismaili kishte unin e vet dhe ishte njeri me parime të qarta. Ai shpesh thoshte:
“Njeriu duhet të ketë principe. Nderi nuk shitet e as nuk matet me kompensime.”

Në vitin 2008, ai u aktivizua në radhët e AAK-së, ku edhe u zgjodh nënkryetar i degës së AAK-së, në Podujevë.
Kurse më 18 mars 2008 u emërua Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Inspeksion, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Podujevës.
Në qershor të vitit 2009, bashkë me një grup ekspertësh të komunës, më në krye z. Ilaz Pireva, kryetar mori pjesë në një vizitë zyrtare në Stamboll.

Nga 6 janari 2010 deri më 25 mars 2013 ishte këshilltar komunal, ndërsa në vitin 2013 u bë udhëheqës i grupit të këshilltarëve të AAK-së.
Përveç angazhimit publik, ai vijoi punën si mësimdhënës në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” të Podujevës. Ismaili profesionin e mësimdhënësit e çmonte dhe e donte me zemër.

Takimin tim të fundit me Ismailin do ta kujtoj deri në varr. Edhe pse kishim folur përmes telefonit shumëherë, nuk ishim parë që prej 13 korrikut 1994.

U takuam sërish më 23 qershor të vitit 2009, kur ai, i shoqëruar nga Bahtir Rasim Ejupi, erdhi në shtëpinë time për të më ngushëlluar për vdekjen e nënës.

Qëndruam së bashku dy-tre orë, duke kujtuar periudhat tona si nxënës të shkollës fillore “Meto Bajraktari” në Gllamnik, dhe më vonë si veprimtarë të LDK-së, që për kohën konsiderohej si Lëvizje mbarëkombëtare.

Ismaili ishte i thjeshtë, modest dhe i ndershëm. I urrente narcisët dhe i donte njerëzit e urtë e punëtorë, sepse i tillë ishte edhe vetë.
Ai u largua nga kjo botë papritur më 2 janar 2015, nga një infarkt në zemër, kurse u varros të nesërmen në fshatin e tij të lindjes, me pjesëmarrjen e mijëra njerëzve.

“Njerëzit si Ismaili lënë boshllëk jo vetëm në familje, por edhe në shoqëri,” – thotë me lot nëpër faqe profesori i kimisë, Fadil Haliti, një nga shokët e tij më të afërt.

Fadili ka të drejtë, ngase të gjithë ata që e njohën Ismailin thonë se ai ishte shembull i arsimtarit të dashur, drejtorit vizionar dhe qytetarit të ndershëm.

Ismaili la pas vetes një familje të ndershme dhe të arsimuar që ka kontribuar dhe kontribuon edhe sot në shkollat e Llapit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ismail Abdullahun, i cili në ditët më kritike bëri të pamundurën që shkolla në gjuhën shqipe të mbijetojë!

Gjenevë, 2 janar 2026