Kreu Blog Faqe 332

Dëshmi se para shekullit 19-të nuk kishte as Serbi , e as Kishë pravosllave autoqefale serbe!

Nga: Xhelil Arifi, studjues
____
Atë për çfare kemi shkruar ne disa nga “sharllatanët”,se deri në shekullin 19. nuk ka patur as entitet serb,as Kishë pravosllave serbe ,po del gjithnjë e ma qartë si një e vërtetë e pamohueshme.
Përderisa Kisha Ortodokse Serbe me vite kishte trumpetuar se më 2019 do festohej jubileu i madh :800 vjetori i autoqefalisë së kësaj kishe,Patriarku aktual Ekumenik i Kostandinopojës,Bartolomeu në një intervistë për “Politikën” beogradase që e kishte dhënë në prag të këtij “jubileu” kishte nxjerrë hapur këtë rrenë të madhe serbe si falsifikat ,ka njoftuar Montenegro News.
Në intervistë Bartolomeu,kishte thënë:”Me vullnetin e Zotit, do të vij në Beograd në vjeshtë, me ftesë të Patriarkut Irinej, sepse jam ftuar në festimin e 800-vjetorit të Shenjtimit të Shën Savës.”
*Çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?
Patriarku i Kostandinopojës i ka dërguar kështu drejtpërdrejt një mesazh publikut serb se nuk i njeh 800 vjet autoqefali, sepse ajo as nuk u dha në vitin 1219.
Çfarë është Shugurimi kundrejt Autoqefalisë: Shugurimi është akti i shugurimit të një njeriu si peshkop. Autoqefalia është pavarësia e të gjithë kishës, e cila konfirmohet nga një Tomos,shkruan tutje Montenegro News.
* Dokument joekzistent: Arkivat e Patriarkanës Ekumenike nuk posedojnë asnjë Tomos nga viti 1219. Sava u shugurua në Nikea nga Patriarku Manuel Haritopoulos, por ai i dha atij vetëm statusin e një peshkopi brenda urdhrit bizantin, jo të një kishe të pavarur.
* E vërteta nga viti 1879: Sipas kanuneve të Kostandinopojës, Kisha e Serbisë trashëgoi autoqefalinë e saj të parë dhe të vërtetë vetëm në vitin 1879, kur mori Tomosin pas njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Serbisë. Ky është një ndryshim prej gati 700 vjetësh gënjeshtrash.
Patriarku Bartolomeu nuk erdhi në festimin e autoqefalisë sepse kjo nuk ndodhi në vitin 1219. Serbët festuan përvjetorin e diçkaje që nuk ekziston në arkiva.
E kuptoni dimensionin e falsifikimit të historisë nga ana e Serbisë,në dam të popujve fqinj,posaqërisht në dam të popullit shqiptar,të cilit përmes falsifikimit ,Serbia i vodhi trashëgëminë historike kulturore,ua mori territorin dhe mbi këto vlera krijoi shtetsinë e rreme kinse të lashtë.

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista ekskluzive në Bejrut (Liban) me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

0

Mbreti i Shqipërisë Leka I (djathtas) në shoqëri të bashkëpunëtorit tonë Raymond Loir. (Fotografi : Issa Frères, Bejrut) — Burimi : La Liberté (Friburg, Zvicër), e martë, 12 shkurt 1963, ballinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Janar 2026 

Gazeta zvicerane “La Liberté” ka botuar, të martën e 12 shkurtit 1963, në ballinë dhe faqen n°3, intervistën ekskluzive asokohe në Bejrut (Liban) me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Letër nga Bejruti

Mbreti i Shqipërisë, Leka I, na flet për ambiciet, projektet dhe gëzimet e tij

Nga Raymond Loir

Burimi : La Liberté (Friburg, Zvicër), e martë, 12 shkurt 1963, ballinë

Burimi : La Liberté (Friburg, Zvicër), e martë, 12 shkurt 1963, ballinë

Është një i ri shtatlartë, mbi dy metra, bjond, me flokë të butë e të mëndafshtë, me një buzëqeshje serioze dhe të qetë, me sy plot ëmbëlsi pas syzeve të trasha të miopit. Madhëria e Tij, Leka I, nuk ka mbushur ende 23 vjeç. Falë mikut tonë, z. Lambert, drejtor i përgjithshëm i hotelit Phœnicia, patëm privilegjin të merrnim një intervistë ekskluzive botërore me të birin e Zogut I të Shqipërisë.

Ai na pret në apartamentet që i janë vënë në dispozicion në Phœnicia, në prani të adjutantit të tij, i cili kishte qenë edhe adjutant i të atit, kolonel Hysen Selmani. Mbreti na thotë : “Koloneli ka qenë pranë babait tim gjatë luftës që ai zhvilloi për të mbrojtur vendin tonë kundër trupave të Musolinit.” Ndërsa koloneli Selmani na rrëfen: “Kur e mora në krahë Madhërinë e Tij, ai ishte vetëm një ditësh. Ishte e Premtja e Madhe (Shenjtë). Kisha ndihmuar Madhërinë e Saj, mbretëreshën Geraldinë, të largohej me foshnjën e porsalindur.”

Ishte viti 1939…

Sot Leka I i ka pasuar të atin. Ai na shpjegon : “Kushtetuta shqiptare më ka bërë sovran me vdekjen e babait tim, dhe jo pretendues të fronit.”

Leka I ka vetëm disa kushërinj të largët; ai është i vetmi që shpreson të rikthehet një ditë në fronin e Shqipërisë. Ndërkohë, ai udhëton shumë. Mbretëresha nënë Geraldinë ndodhet në Paris, te miq. Hallat e tij (bukuria e jashtëzakonshme e motrave të Zogut të Shqipërisë nuk është harruar) jetojnë në Francë, në Rivierën franceze. Leka I e ka rezidencën në Madrid. “Në Spanjë, – na thotë mbreti i ri, – është vendi ku kthehem gjithmonë.”

Ky është qëndrimi i dytë i Leka I në Liban. Mbreti i ri kishte ardhur më parë për të kaluar një verë, së bashku me të ëmën, në Broumana, nën pishat, në një nga mjediset më poetike të Libanit. Ai na shpreh gjithë gëzimin e tij që po ritakon Libanin mikpritës, të cilin e ka bërë selinë e tij gjatë udhëtimit në Lindjen e Afërt. “Së fundmi kam takuar mbretin Husein. Gjyshi i tij kishte qenë mik i babait tim. Jam duke vizituar të gjithë ata që kanë qenë miq. Kam ndërmend të shkoj që sonte në Arabinë Saudite, ku do të qëndroj disa ditë. Princi trashëgimtar Fejsal më pret atje. Më pas do të shkoj në Sudan, ku kam gjithashtu miq. Pastaj në Libi dhe në vendet e Afrikës së Veriut, veçanërisht në Algjeri dhe Tunizi. Babai im kishte lidhje kudo.”

Leka I na duket me një pjekuri të rrallë. Ai na flet për Shqipërinë : “Vendi ynë mund të pranojë çdo regjim. E rëndësishmja është që të mos jetë i nënshtruar ndaj të huajve. Jo, shqiptarët nuk janë komunistë. Unë besoj në kthimin tim në Shqipëri. Gjithçka do të realizohet brenda kuadrit të situatës ndërkombëtare. Thelbësore është garantimi i kufijve tanë.”

Burimi : La Liberté (Friburg, Zvicër), e martë, 12 shkurt 1963, f. 3

Burimi : La Liberté (Friburg, Zvicër), e martë, 12 shkurt 1963, f. 3

I biri i Zogut I ka mbështetës të sigurt në vendin e tij, sidomos ndër këta malësorë të ashpër dhe të pathyeshëm, të cilët mbeten plotësisht armiqësorë ndaj komunizmit dhe besnikë ndaj së kaluarës… Leka I nuk ka një seli të Shqipërisë së lirë. Mbështetësit e tij ndodhen kryesisht në Amerikë. Mbreti i ri (i cili, siç na thotë vetë, i kushtohet tërësisht politikës) mban lidhje me të gjithë ata që luftojnë për t’ia rikthyer fronin.

Leka I na duket shumë i ri, pavarësisht shtatit të tij mbi dy metra dhe gjithë ambicieve politike. Megjithatë, ai duhet të jetojë edhe jetën e një të riu, të bukur dhe fisnik. Ai buzëqesh ndaj kureshtjes sonë : “Jo, për momentin nuk kam asnjë plan martese. Keni të drejtë, shtypi rozë më ka fejuar disa herë, por besomëni, nuk ka asgjë të vërtetë. Do të martohem një ditë. Për momentin, më duhet të luftoj: të mbaj të fortë dhe këmbëngulës besimin e të gjithë atyre që shpresojnë dhe besojnë në kthimin tim në Tiranë.”

Ai na flet për fëmijërinë dhe studimet e tij. Ka studiuar Shkenca Politike në Sorbonë dhe është i apasionuar pas politikës. “Asaj i kushtoj pjesën më të mirë të kohës sime…”, na thotë ai.

Por Leka I ka edhe “hobi”, gëzime nga të cilat nuk mund të heqë dorë. “Ajo që më pasionon më shumë, – më rrëfen ai, – është aviacioni. Më pëlqen shumë të pilotoj. Më pas, noti është një nga sportet e mia të preferuara. Së fundi, më pëlqen edhe gjuetia. Fatkeqësia është se nuk kam shumë kohë të lirë. Jam gjithmonë në vijën e parë.”

Ky i ri, i veshur me një kostum prej tergali gri perlë, që ndonjëherë na duket i trishtuar, ka një ëndërr që e ndjek me këmbëngulje dhe ndjehet se do ta ndjekë deri në fund: të rikthehet në vendin e tij, këtë Shqipëri nga e cila u dëbua foshnjë.

Është prekëse — dhe këtë ia themi edhe Leka I — ta shohësh pranë tij këtë burrë të fuqishëm me tipare thellësisht shqiptare, këtë kolonel të Gardës Mbretërore, i cili e kishte mbajtur në krahë kur ishte fëmijë dhe që është i gatshëm për çdo betejë për sovranin e tij. Koloneli Hysen Selmani është një njeri që ka njohur dramën e luftës dhe të mërgimit dhe që, me kalimin e viteve, nuk e ka humbur besimin në vendin e tij.

Nuk ia fshehim mbretit të ri shqetësimin tonë për të gjitha vështirësitë që ai duhet të kapërcejë. Leka I buzëqesh : “Siç e shihni, jam i ri dhe më pëlqen lufta.”

Përballë peizazhit të buzëqeshur libanez, buzë detit, duke soditur horizontin e atij Bejruti që atij i duket kaq i ndryshuar që nga dhjetë vjet më parë, sovrani i ri i Shqipërisë na flet pothuajse si një mik. Ai ndihet në prani të mirë. Prandaj na shpreh gjithë gëzimin e tij për jetën dhe gjithë shpresën për një të ardhme të ndritur.

Sipas Leka I, Shqipëria do ta rifitojë “klimën” e saj. Dhe vendi i tij do të dalë nga kjo perde e hekurt e tmerrshme në të cilën ndodhet i mbyllur. “Gjithçka është çështje kohe…”, na thotë Leka I, pak orë para se të hipë në avionin për Arabinë Saudite.

Raymond Loir

“Kosova” e Buxhovit dekonstrukton një falsifikat të madh të historiografisë serbe

0
Ramadan Musliu*
____
“Dekonstruktmi” i historisë, term fatkeq i Deridos, që shqiptarët e përdorin kah të rrotullohen, nuk do të thotë të mohosh historinë dhe trashëgiminë tëndë, por ta rianalizosh një pikëpamje dhe ta ndërtosh tjetrën simbas elementeve të reja, të cilat ishin fshehur qëllimisht apo edhe nuk ishin zbuluar deri në atë moment.
Libri i Buxhovit “Kosova” e dekonstrukton një falsifikat serb rreth historisë së tyre nacionale e bashkë me të edhe të historisë sonë. I kam lexuar të gjitha librat më të rëndësishme nga historiografia serbe qe nga haxhiografitë, si “Letopis popa Duklanina”, “Istoria Slavena” të Mario Orbinit (1601), “Istoria slovena Ilirika Gornje Donje Mizije” te Gj. Brankoviqit, edhe librat e historianëve të tyre të parë Jovan Rajiqit, edhe S.Novakoviqit. S. Mijatoviqit, V.Gjorgjeviqit, J. Radonjiqit, K. Novakoviqit, A. Bogosavljeviqit, T. Stankoviqit, pastaj Fanulla Papazogllun, M. Budimirin, D. Bogdanoviqin e të tjerë dhe nuk ka asgjë tjetër pos një falsifikati të madh dhe përpjekjeve për ta përvetësuar një falsifikim të huaj. As ka shtet mesjetar serb (në të gjitha librat shkojnë paralel Rashka dhe Serbia – nuk dihet se ku është realisht kjo e dyta), e Rashka gjithnjë gjendet te shtetet tribale, e as nuk ka kishë serbe. Kështu, identieti serb është prodhim i politikës austrohungareze, e cila e përgatiti bazën kulturore të identitetit serb (të papërfunduar deri në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, ngase fjala ishte për një masë sllave e besimit të vazhdimësisë ortodokse që gjuhësisht ishte e padefinuar nga bullgarishtja) dhe formën përfundimtare ia jep poltika ruse. Aq më keq Serbia e tashme u bë një territor ku serbët nuk ishin as 1/4 e popullësisë.
Këto janë pikat e historisë së Kosovës, që ka shkruar Buxhovi.
(Prishtinë, 2013)
______
* Autori Ramadan Musliu ka vdekur në kohën e pandemisë Covid 19

Cili është rrëfimi i zgjedhjeve 2025-2026!

0
Përfundoi koha e “kanunistëve“ (kanunin dhe betimin para burrave e kanë ligj), ideologji e kontrollit mbi interesin publik
Agim Vuniqi
Transformimet ideologjike që e kanë përshkuar shoqërinë kosovare – nga dekadat e represionit komunist, te iluzioni i tranzicionit demokratik dhe deri te kapitalizmi i egërsuar i ditëve të “lirisë“ dhe zaptimit pronësorë – dëshmonin një vijueshmëri të një fenomeni të pandryshuar: interesi personal i ngritur mbi parimin, ligjin dhe idealin. Ndryshimi i sistemeve, emrave dhe flamujve nuk e ndërroi vetëm strukturën e brendshme të mentalitetit politik; por ndryshoi edhe mënyrën e të menduarit kolektiv.
Në vend që të krijohej kapitalizmi produktiv, ”kanunistët” (kanunin dhe betimin para burrave e kanë ligj) krijuan kapitalizmin klientelist, ku politika ishte banka qendrore, tenderi është valuta, ndërsa militantizmi është kapitali social.
Në vend që të prodhoheshin profesionistë, u prodhuan ideologë të rinj, të cilët flisnin më shumë për “kombin” e ri kosovarë, sesa për shtetin, më shumë për identitetin sesa për përgjegjësinë, më shumë për fjalët sesa për veprat.
Pra, vijimësia ishte e qartë: nga komunizmi i rremë, tek patriotizmi i paketuar, dhe tek kapitalizmi i egër pa moral, (përzierje në mes të Che-guevarizmit dhe e Dok Holliday-izmit, “epoka e slot e politikanëve-slot machines”) kishte ndryshuar vetëm sipërfaqen; logjika e sundimit mbeti e njëjtë.
Në periudhat më të vështira të historisë, elitat politike – atëherë të kufizuara, pastaj të mbështjella me terminologji moderne të “demokracisë liberale” – gjetën mënyrën për ta manipuluar opinionin publik përmes mobilizimeve ideologjike, që nga retorika e sakrificës kolektive deri te premtimet për “rilindje” kombëtare. Në të dy epokat, ngjashmëria ishte tronditëse: një segment i vogël, i paformuar mirë profesionalisht, kërkoi ta ngrejë veten mbi të tjerët duke e kuruar paraqitjen e vet si bartës të së vërtetës historike, ndërsa përfitonte materialisht në terrenin e një popullsie të lodhur e të pasigurt.
Ashtu siç ideologjitë totalitare të shekullit XX e legjitimonin pushtetin përmes “kauzës së përbashkët”, korrupsioni politik e arsyetontë veten me “arsye shtetërore”, “interesa gjeopolitike”, “urgjenca kombëtare” apo “kriza globale”. Këto fjalorë të sofistikuar nuk ishin gjë tjetër veçse forma të një mekanizmi të vjetër: supremacia e interesit “të grupit të odave“ mbi idealin e drejtësisë dhe institucionalizimit të meritokracisë.
Paradigma politike në Kosovë shpesh maskohej me një kapitalizëm të pakontrolluar, i cili, në mungesë të “rregullatorëve etikë” dhe institucioneve të forta, ishte shndërruar në një model të ngjashëm me post-socializmin e papërpunuar e viteve ’90 në shtetet e ish-bllokut lindor: përfitim i shpejtë, privatizime të paqarta, nepotizëm, klientelizëm, dhe një elitë që ngrihet mbi pasurinë publike duke e paraqitur veten si produkt i “konkurrencës së lirë”.
Në këtë rreth vicioz, ligji ndërkombëtar, normat e integrimit evropian dhe parimet e shtetit të së drejtës shiheshin shpesh si pengesa, jo si drejtues moralë. Debati publik – dikur ideologjik, pastaj i paketuar si diskurs modern perëndimor – vazhdonte të manipulohet nga figurat që shfrytëzojnin emocionin kolektiv për të fituar kapital politik, pastaj kapital ekonomik.
Nëse komunizmi prodhoi aparatin që e ngjizte individin në shërbim të “idealit”, kapitalizmi i egërsuar prodhoi elitën që e përdori idealin për të legjitimuar interesin e vet. Për këtë arsye, edhe pse sistemi pat ndryshuar në sipërfaqe, arkitektura e sjelljes politike mbeti e njëjtë: mobilizim i masës, mbështjellje e interesit me retorikë, dhe ngritje e individit mbi strukturën kolektive.
Kosova, përtej mitologjive politike, ka nevojë jo për flamuj të rinj ideologjikë, por për shndërrimin e moralit publik, një rend ku parimet, ligji dhe përgjegjësia të mos jenë dekor narrativ, por mekanizma funksionalë për matjen e vlerës së qeverisjes. Pa këtë transformim të brendshëm, çdo ndryshim do të mbetet iluzor, ndërsa historia do të rishkruhet sërish me të njëjtat kontradikta, të njëjtat zhgënjime dhe të njëjtat figura që e ndërtojnë karrierën mbi rrënojat e besimit qytetar.

Me rastin e 85 vjetorit të kalimit në amshim të Gjergj Fishtës, letër e hapur nga Fritz Radovani (2)

Fritz Radovani &  At’ Gjergj Fishta O.F.M.
Ismet M. Hasani, Suedi
  
ESHTNAT E AT GJERGJ FISHTËS O.F.M. JANË NË RËMAJ – Shkodër
      
TË GJITHË ATDHETARËVE SHQIPTARË
MBRENDA E JASHTA ATDHEUT!
“UNË DO TË VAZHDOJ ME JU SHKRUE DERISA.., PENA E EME, T’ JU THERIN ESHTNAT TUEJA!”, thonte, një Dijetarë !
JEMI NË PRAGUN E VITIT 2022.
TË PËRJETËSIMIT TË POETIT KOMBËTAR AT GJERGJ FISHTA OFM.
Per dijeni:
Argjipeshkvisë Shkoder dhe Tiranë,
Kuvendit Françeskan Shkoder, Lezhë, Troshan,Mirditë.
Këshillit Ndërfetar të Shqipnisë, Tiranë,
Z.Prefektit të Shkodres,
Z.Kryetarit të Bashkisë së Shkodres,
Z.Prokurorit të Shkodres,
Z.Drejtorit të Organeve të Ruajtjes së Rendit në Shkoder,
Të gjitha organeve të Shtypit dhe mjetëve të Informacionit Shqiptar!
Shtoj:  Argjipeshkvinë e Tivarit,
Argjipeshkvinë e Prizrenit,
Famullinë e Tuzit dhe të Grudës,
Këshillit të Pleqve, të Fshatit Fishtë, Lezhë.
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipnisë Tiranë,
Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkoder dhe të gjithë Rinisë Universitare,
Diasporen Shqiptare të Malësisë së Hotit dhe të Grudës,
Diasporën Shqiptare nga Tivari deri në Kep të Paganës…
                                                                              
ESHTNAT  E  AT GJERGJ  FISHTËS O.F.M. JANË  NË  RËMAJ !…
Një prift i ri, kur pat takue At Meshkallën dhe i tregoi se Imz. Ernesto Çoba, i kishte mësue  këtij kushtet që duhet me heshtë, Mëshkalla i tha: “Shko e thuej Monsinjorit, me të mësue kushtet që duhet me folë, se me heshtë kemi heshtë boll!…
Edhe unë, tue rikujtue porosinë e At Meshkallës, po flas, se boll kam heshtë!…
Aty rreh vitit 1980, kam shkue ndër vorre të Rrëmajt me u interesue për një vorr të një familjarit tem. Kam takue të Ndjerin Gjon Gjergji, ish roje e vorreve. Mbasi kemi bisedue për problemin personal, Gjoni me një dashamirësi dhe me njëfarë afrimiteti, më mori për krahu dhe u nisëm në drejtim të Kapelës së vorreve.
Mbas pak minuta heshtje, më tha: “Do të shkojmë bashkë në një vend sekret, kam besim se nuk ke me folë me njeri, mbasi kjo që po të tregoj asht gjithmonë me rrezik ba me folë…”
Ecëm nga ana e majtë e Kapelës, kaluam vorrët e motrave stigmatine, numroi 1,2,3,4, selvijat dhe tek e katërta, ndaloi. U afruam tek muri dhe aty më shikoi në sy dhe, më tha: “Fritz, Pashë Shpitnat e Atyne të vdekunve që ke në këte vend, dhe që, nga njohja me Ta, po të besoj edhe ty, të lutem mos me folë me asnjeri pa ardhë ajo kohë që ti ke me pasë mundësi me tregue,… se je i ri e njëditë…
këtu, unë kam futë një thes qimentoje me Eshtnat e At Gjergj Fishtës…”.
U stepa në vend. Pak minuta nuk kemi shkëmbye asnjë fjalë. Për me sigurue kujtesën teme, kam shikue pranë vorrin e një grues së re që kishte një foto në porcelan. Kam numrue edhe njëherë selvijat dhe jemi kthye me Gjonin në drejtim të Kapelës. Aty jemi ndalue prap.
Gjoni më kuptoi mirë vetëm me të shikueme se cila mund t’ishte pyetja ime: “Si mundën me kenë në Rëmaj Ato Eshtna shumë të përfoluna dhe të “tretuna” në lumin Drin, pranë Urës së Bahçallekut?”….
Më shpjegoi se: “Ka shkue në një mbasdreke, rreth orës 15.00 në shtëpi të Gjonit, ish Drejtori i Ndermarrjës që merrej me riparimin e Kinema Puntori (ish Kisha e Fretenve), i Ndjeri Shyqyri Rrjolli, dhe i ka kërkue me shkue për një problem urgjent në Rrëmaj. Gjoni ka marrë çelsat, ka hypë në makinën e Shyqyriut dhe janë gjetë për 3 minuta aty, nga rruga Canej ku banonte Gjoni.
Kanë hy me makinë deri tek Kapela, janë ndalue dhe, kanë shkue tek vendi ku kishte mendue Shyqyriu, me varrosë “thesin e qimentos”. Gjoni me një lopatë ka hapë një gropë të vogël, po Shyqi, i ka marrë lopatën dhe e ka thellue ai vetë ma shumë gropën, tue shkue afro 50 – 60 cm. thellësi. E kanë mbulue dhe porosia ishte që Gjoni nuk duhët të fliste me asnjë përson.
Shyqyriu i kishte tregue Gjonit, se dikush e kishte urdhnue me i nxjerr Eshtnat e Fishtës nga Kisha dhe me i tretë në lumin Drin. Shyqyriu ka urdhnue një punëtor me i futë Eshtnat në thes dhe me ia çue në zyre, prej ku, mbas orarit të punës Shyqyriu do të shkonte dhe ti hidhte në lumin Drin. Mbasi punëtori ka lanë thesin në zyre të Shyqyriut ka ikë, po Shyqyriu e kishte mbajtë thesin tri ditë në zyre dhe kur ka vërejtë se asnjeri nuk interesohet ma për atë çeshtje, ka shkue tek Gjoni, dhe i ka besue për veprimin që kanë krye bashkë me te në vorrezat e Rrëmajit”.
Për këte çeshtje, mbas vitit 1992, unë kam vue në dijeni tre përsona, Anton Benussin, Ernest Përdodën dhe në 1995, kur po riparohej Kisha Françeskane, At Konrrad Gjolaj, i cili, mund ta ketë bisedue me At Z.Pëllumbin. Unë dhe A.Benussi  jemi gjallë… tjerët jo!…
Mendoj, se nuk duhët vazhdue ma mos me folë, edhe pse “demokratët” shqiptarë janë bijtë e baballarëve që kanë çvarrosë At Gjergj Fishtën. Por, tue u nisë se, ndoshta, ka mbetë ndër to një tjetër “Shyqyri Rrjoll”, që asht pak e vështirë me e mendue se ka, pranova me tregue këte sekret, për të cilin po ndodhi një përsëritje e së keqës maparshme me At Fishtën!
TURPI  DO TI  MBETËT  VETËM  SHKODRËS  DHE  VETËM  ASAJ!
Shenim:
Në muajn Tetor 2007, kam vue në dijeni me këte letër Institucionet Fetare Katolike të Shqipnisë, të cilët, nuk janë denjue me mu përgjigjë.
Amanetin e të Ndjerit Gjon Gjergji nuk mendoj me e marrë me vedi.
Mekenëse At Fishta ishte mik i babës sem, të Ndjerit Kol Radovani, për shpenzimet e hapjes së gropës ku asht sot dhe bajtjes deri tek Vorri simbolik në Kishën Françeskane të Gjuhadolit, në Shkoder, ju përgjegjem personalisht, mbasi të përfundoni punimet.
Melbourne –  Australi, më 30 Tetor 2022.
Fritz RADOVANI
( v i j o n )

Trump premton të ndihmojë iranianët

0

/ Document.no

Trump thotë se ai nuk do të qëndrojë i heshtur dhe të shikojë regjimin fetar duke vrarë iranianë. Ai dëshiron t’u vijë në ndihmë. Mesazhi në Truth Social është i përmbledhur. Trump nuk thotë se çfarë mund dhe dëshiron të bëjë SHBA-ja.

Nëse Irani qëllon dhe vret protestues paqësorë me dhunë, siç është zakon i tyre, SHBA-ja do t’u vijë në ndihmë. Ne jemi të gatshëm të veprojmë. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP

If Iran shots and violently kills peaceful protesters, which is their custom, the United States of America will come to their rescue. We are locked and loaded and ready to go. Thank you for your attention to this matter! President DONALD J.TRUMP

Trump lover å hjelpe iranerne

Izrael: armë e re me lazer

0

Iron Beam, foto: IDF

Hans Rustad / Document.no

Ndërsa Norvegjia është e angazhuar në zhvillimin e dronëve që vrasin, Izraeli është në ballë kur bëhet fjalë për zhvillimin e armëve mbrojtëse. Së fundmi u shtua një armë e re në arsenalin e tyre: Iron Beam është një armë lazer. Sistemi, i cili ka kapur raketa, mina dhe dronë gjatë testeve të shumta, do të integrohet në mbrojtjen ajrore dhe do të bashkëveprojë me sistemin e mbrojtjes ajrore me shumë nivele të vendit së bashku me Iron Dome, David’s Sling dhe sistemet Arrow. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, e quajti dorëzimin “një ngjarje historike” dhe tha se sistemi shënon “herën e parë në botë që një sistem interceptimi me lazer me fuqi të lartë arrin pjekuri operative”, duke shtuar se ai “ndryshon rregullat e lojës dhe dërgon një mesazh të qartë për të gjithë armiqtë tanë … mos na provoni”.

Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Amir Baram, tha se dorëzimi „shënon kalimin nga zhvillimi në prodhimin në serë“, dhe e quajti Iron Beam „vetëm fillimin e revolucionit teknologjik“ dhe vuri në dukje se pritet të përmirësojë ndjeshëm si aftësinë mbrojtëse të Izraelit, ashtu edhe bilancin e kostove midis kërcënimeve dhe sistemeve të shtrenjta të interceptimit.

Drejtori ekzekutiv i Rafael, Yoav Turgeman, tha se kompania është „krenare që ofron … sistemin më të avancuar lazerik në botë për të parandaluar kërcënimet ajrore“, dhe theksoi se edhe gjatë betejave intensive „Rafael tregoi aftësi operative mbresëlënëse duke përdorur lazerë me fuqi të lartë“.

Izraeli po ndryshon fushën e betejës dhe tani ka shtuar një sistem të katërt në arsenalin e tij përveç Iron Dome, shpatës së Davidit dhe sistemeve Arrow.

Produktet janë të kërkuara. Vendet që ndjekin një politikë armiqësore ndaj Izraelit, si Norvegjia, do të qëndrojnë në fund të radhës.

Sistemi quhet në hebraisht Or Eitan (Drita e Eitanit) në nder të kapitenit Eitan Oster, 22 vjeç, një komandant në Njësinë Komando Egoz që u vra në një betejë kundër Hezbollah në jug të Libanit në tetor 2024. Babai i tij – një nga zhvilluesit e sistemit – recitoi Shehecheyanu, një bekim hebraik që shpreh falënderim për përvoja të reja dhe të veçanta, gjatë ceremonisë.

https://www.timesofisrael.com/defense-ministry-hands-idf-first-combat-ready-iron-beam-laser-interception-system/

Israel: nytt laservåpen

Dy nga tre xhami janë të mbyllura: Islami po dobësohet në Iran

1

Xhamia e Sheik Lotfollah në Esfahan, Iran. Ill.foto: Wikipedia Commons

Arnt Jensvoll / Document.no

Një udhëheqës i lartë islamik thotë se rreth 50,000 nga 75,000 xhamitë e Iranit – dy të tretat – janë të mbyllura për shkak të pjesëmarrjes së dobët të popullit.

– Një shqetësim për një shtet të ndërtuar mbi islamin

Mohammad Abolghassem Doulabi, i cili është përfaqësuesi i veçantë i presidentit iranian Ebrahim Raisi për çështjet fetare, shprehu keqardhjen për numrin e ulët të vizitorëve në xhami dhe tha se këto shifra janë një “pranim shqetësues” për një shtet që është ndërtuar mbi parimet islame.

Ai theksoi dobësimin e theksuar të religjiozitetit në shoqëri dhe pranoi se kjo dobëson legjitimitetin e një qeverie që sundon me dekret fetar.

– Kur njerëzit shohin rezultatet e fesë, ata vendosin të hyjnë në fesë – ose ta lënë atë me arsyetime si “njerëzit poshtërohen në emër të fesë”, “konceptet dhe doktrinat fetare falsifikohen” dhe “njerëzit privohen nga një jetë dinjitoze” dhe se “krijohet varfëri në emër të fesë”.

Më shumë religjiozitet nën Shahun

Vërejtjet e Doulabi vijnë pas që populli persian ka demonstruar qartë përbuzjen ndaj mullave dhe pakënaqësinë me brutalitetin vdekjeprurës të regjimit – i cili arsyetohet përmes islamit.

Faqja shia-konservative Alef shkroi vitin e kaluar se iranianët ishin më fetarë para revolucionit islamik, sesa pas tij:

– Përvoja me republikën islamike tregon se feja politike, dmth. prania e mullahëve në pozita politike dhe në qeveri, ka sjellë një rënie të religjiozitetit të popullit. Iranianët ishin me të vërtetë më fetarë gjatë periudhës së shahut sesa janë nën republikën islame, ku liderët fetarë janë pajisur me pushtet politik.

Ringjallje kristiane

Lajmet nga mediet iraniane tregojnë se po bëhet e qartë edhe për udhëheqësin suprem Ali Khamenei se iranianët kërkojnë një qeveri sekulare dhe se të rinjtë po kthehen larg jo vetëm nga regjimi islamik, por edhe nga islami.

Ka pasur pretendime për disa vite mbi një “zgjim të madh kristian” të fshehtë në Iran, të nxitur nga kishat shtëpiake dhe evangelizimi në largësi.

Kthimi nga islami është i ndaluar dhe nuk njihet nga autoritetet, por raportet flasin për kthime në disa fe, veçanërisht në kristianizëm dhe zoroastrianizëm, të cilat të dyja kanë rrënjë të thella historike në vend.

Princi dhe mbretëresha mundën

Princesha Shams Pahlavi, vajza e Reza Shah Pahlavi, shahut të parë nga shtëpia Pahlavi, u konvertua në katolicizëm. E njëjta gjë bëri bashkëshortja e shahut të fundit, Soraya Esfandiary-Bakhtiary – ndërsa konvertitët e sotëm burgosen, rrihen me shkopinj dhe përjetojnë gjëra edhe më të këqija.

 

 

 

To av tre moskeer er stengt: Islam svekkes i Iran

Arsimi modern në mendimin e Naom Çomskit dhe reflektimi i tij në realitetin shqiptar

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Noam Çomsky (1928– ) është një nga intelektualët më me ndikim të shekullit XX dhe XXI, i njohur fillimisht si themelues i gjuhësisë moderne, por njëkohësisht edhe si filozof politik, kritik i pushtetit dhe analist i institucioneve shoqërore.

Përtej kontributeve të tij shkencore, Çomsky ka zhvilluar një kritikë të thellë ndaj mënyrës se si shoqëritë moderne, përmes mediave, politikës dhe arsimit, formësojnë mendimin njerëzor.

Arsimi, në veçanti, zë një vend qendror në analizën e tij, pasi për Çomskin ai përbën një nga mjetet kryesore për riprodhimin ose sfidimin e rendit shoqëror ekzistues.

Në vizionin e Çomskit, arsimi modern nuk mund të kuptohet thjesht si proces neutral transmetimi të dijes. Ai është një institucion me funksion politik dhe ideologjik. Sistemet arsimore, sidomos në shoqëritë kapitaliste dhe burokratike, kanë prirjen të prodhojnë individë të disiplinuar, të bindur dhe të përshtatshëm për nevojat e tregut të punës, më shumë sesa qytetarë kritikë dhe të pavarur intelektualisht.

Kjo qasje, sipas tij, bie ndesh me natyrën krijuese dhe racionale të njeriut. Një nga aspektet më problematike të arsimit modern, sipas Çomskit, është standardizimi i tepruar: testet, notat dhe programet rigide. Këto mekanizma nuk synojnë të matin kuptimin e thellë apo aftësinë për të menduar në mënyrë kritike, por aftësinë për të riprodhuar informacionin e kërkuar nga autoriteti arsimor.

Nxënësi ose studenti mësohet të kërkojë “përgjigjen e saktë”, jo të shtrojë pyetje të reja. Si pasojë, arsimi humbet dimensionin e tij emancipues dhe shndërrohet në një proces konformizmi intelektual. Kjo kritikë merr një kuptim të veçantë kur e shohim në kontekstin e realitetit shqiptar. Sistemi arsimor në Kosovë dhe në Shqipëri dhe në hapësirën shqiptare në përgjithësi, përkundër një kurrikule shumë të përparuar arsimore, të bazuar në fusha mësimore dhe në kompetenca që duhet t’i arrijnë nxënësit ende karakterizohet nga një traditë dhe kulturë e fortë e memorizimit, nga autoriteti i padiskutueshëm i mësuesit dhe sidomos nga vlerësimi i nxënësit në bazë të notës, jo të mendimit.

Në shumë raste, nxënësi i “mirë” është ai që bindet, jo ai që pyet. Kjo situatë pasqyron pikërisht atë që Çomsky e konsideron si dështim themelor të arsimit modern.

Një tjetër element qendror në mendimin e Çomskit është komercializimi i arsimit, veçanërisht në nivel universitar. Universitetet, sipas tij, po humbasin karakterin e tyre si hapësira kërkimi dhe reflektimi kritik, duke u shndërruar në institucione që funksionojnë sipas logjikës së tregut. Studentët trajtohen si klientë, diplomat si produkte, ndërsa dija vlerësohet në bazë të “dobisë ekonomike”.

Edhe ky fenomen është i dukshëm në realitetin shqiptar, ku shpesh arsimi i lartë shihet kryesisht si mjet për punësim.

Kam dëgjuar që në kolegjet tona private ndodh që studenti ia qet indeksin profesorit dhe i thonë: “prof. qitma një notë kaluese se po më duhet për punësim”!

Edhe ky fenomen është i dukshëm në realitetin shqiptar, ku shpesh arsimi i lartë shihet kryesisht si mjet për punësim, jo si proces formimi intelektual dhe qytetar. Përballë kësaj gjendjeje, Çomsky nuk ofron një model të ngurtë alternativ, por parime themelore filozofike.

Në qendër të vizionit të tij qëndron ideja se arsimi duhet të ushqejë kureshtjen natyrore të individit, të inkurajojë dyshimin dhe të kultivojë përgjegjësinë morale.

Roli i mësuesit nuk është ai i autoritetit absolut, por i udhërrëfyesit intelektual, i cili krijon kushte për mendim të pavarur. Ky vizion lidhet drejtpërdrejt me traditën sokratike dhe iluministe, ku arsimi shihet si proces çlirimi, jo nënshtrimi.

Në kontekstin shqiptar, adoptimi i një qasjeje të tillë do të kërkonte jo vetëm reforma strukturore, por edhe një ndryshim kulturor: kalimin nga frika e gabimit tek pranimi i tij si pjesë e të mësuarit; nga autoriteti i pakontestueshëm tek dialogu kritik; nga arsimi si detyrim tek arsimi si proces kuptimi.

Në këtë kuptim, mendimi i Çomskit nuk është thjesht kritik teorik, por një thirrje për reflektim të thellë shoqëror. Në përfundim, kritika e Noam Çomskit ndaj arsimit modern shkon përtej pedagogjisë dhe prek vetë thelbin e demokracisë.

Një shoqëri që nuk edukon qytetarë kritikë rrezikon të prodhojë individë të lirë vetëm në formë, por të varur në mendim.

Për Çomskin, arsimi i vërtetë nuk matet me diploma apo renditje, por me aftësinë e individit për të menduar lirshëm, për të sfiduar pushtetin e pajustifikuar dhe për të marrë përgjegjësi morale në jetën shoqërore.

Kjo sfidë mbetet aktuale dhe thelbësore edhe për shoqërinë shqiptare sot. 

Me 2 janar 2026

Tinzitë historike të Turqisë ndaj shqiptarëve dhe ndihmesa e saj për shfarosjen e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit

TINZITË ULTRA SEKRETE TË TURQIS!
Mas vendosjes se natos në Kosovë ,me 15.06.1999,bashk me naton jan vendose edhe do shtete, të cilat shtetsin e Kosovës hapur ,nuk e shohin me sy të mirë. E një nder ato shtete pa asnjl dyshim jon Franca dhe Turqia,por,ne do të flasim për qëndrimin e shtetit turk kundruall qështjes tonë kombëtare shiptare ,sidomos mas formimit të njësisë pare të shtetit serb,dmth pej vitit 1804 e deri në fun të luftës parë botërore 1918.
Njësia e parë ,ma e hershme e shtetit serb ishte formue në vitin 1804,pej atëherë e deri në fun të luftës parë botërore 1918 ,shteti turk në kryeqytetin e shtetit serb, në Beograd e kishte mbajtë një garnizon me ushtarë, qka dmth kjo?
Kjo dmth që çfarosja e krahinave shiptare gjat vitit 1877-1878, nga ushtria serbe ishte ba nën mbikshyrjen e ushtarakëve turq!!! Kjo është mase e vertetë dhe nuk diskutohet ,që turqia është përgjegjëse për çfarosjen e sanxhakut të Nishit gjat dimrit të viteve 1877- 1878,po ashtu gjat bombardimeve të NATO-s në pranver të vitit 1999 Turqia,nuk mori pjese në bombardimin e caçeve ushtarake serbe, as UÇK-ën nuk e ndihmoi.
Ndersa kur u tërhoqën serbët nga Kosova, Turqia para NATO-s erdhi dhe u vendos në Kosovë ,dhe jo vetëm kaq, gradualisht shteti turk në Kosovë është duke u ba qeveritar i njëmendtë i Kosovës, në të gjitha fushat tu i faleminderue NATO-s dhe klasës së ish të burgosurve politik të Kosovës, të cilët mas daljes nga burgjet serbe jan shëndërrue në kuaj të vërtetë të Trojës!