Kreu Blog Faqe 333

Portreti i Fahri Xharres nga AI

0
Fahri Xharra, Gjakovë
____
Portreti si dëshmi e kujtesës historike dhe rezistencës identitare shqiptare
Portreti i paraqitur, i realizuar në stil bardh-e-zi me teknikë që evokon vizatimin me laps, mund të lexohet si një metaforë vizuale e historisë së heshtur shqiptare.
Ai nuk përfaqëson thjesht një individ të moshuar, por mishëron figurën e bartësit të kujtesës kolektive, një element thelbësor në shoqëritë ku historia institucionale ka qenë shpesh e ndërprerë, e deformuar ose e përvetësuar nga narrativa të huaja.
“”Dinjiteti si formë rezistence
Veshja formale (këmishë, kravatë, xhaketë) nuk është thjesht estetike. Ajo përçon:
respekt për vetveten,
ndjenjë rendi dhe përgjegjësie,
qëndrueshmëri morale.
Në traditën shqiptare, dinjiteti personal shpesh ka qenë forma e vetme e mbijetesës kulturore, kur institucionet mungonin ose ishin armiqësore.
Shikimi – ndërmjet dëshmisë dhe heshtjes
Shikimi i drejtpërdrejtë, por jo sfidues, është tipik për figurat që:
kanë parë shumë,
nuk kanë pasur gjithmonë mundësi të flasin.
Kjo përkon me figurën e intelektualit popullor, fshatarit të mençur, mësuesit të heshtur ose dëshmitarit të padrejtësive historike.”
Në kontekstin e historisë shqiptare dhe ballkanike, figura e plakut ka luajtur rolin e arkivit njerëzor: ruajtës i traditës gojore, i vetëdijes etnike dhe i vazhdimësisë kulturore.
 Rrudhat e theksuara dhe shprehja e përmbajtur e fytyrës në portret nuk janë thjesht shenja biologjike të moshës, por shenja simbolike të një përvoje historike të ngarkuar me pushtime, zhvendosje identitare dhe përpjekje për asimilim.
Trupi i individit shndërrohet kështu në dokument historik.
Veshja formale e subjektit përçon një mesazh të qartë kulturor. Ajo reflekton konceptin tradicional shqiptar të nderit dhe dinjitetit personal, i cili historikisht ka funksionuar si mburojë identitare në mungesë të shtetit, institucioneve arsimore apo strukturave mbrojtëse kombëtare.
Në këtë kuptim, dinjiteti i paraqitur nuk është estetik, por politik dhe kulturor: një formë rezistence e heshtur kundër mohimit dhe përvetësimit të identitetit.
Zgjedhja e stilit bardh-e-zi është domethënëse për diskursin historiografik që trajton vazhdimësinë iliro-arbërore. Mungesa e ngjyrës e nxjerr figurën nga një kohë konkrete dhe e vendos në një hapësirë simbolike, ku individi përfaqëson breza të tërë. Kjo përputhet me realitetin historik shqiptar, ku shumë figura dhe kontribute janë anonimizuar, ndërsa trashëgimia kulturore është rishkruar ose atribuar popujve të tjerë.
Portreti, në këtë lexim, funksionon si kundër-narrativë vizuale ndaj përvetësimeve historike dhe kulturore. Ai rikthen në qendër figurën e shqiptarit të zakonshëm si subjekt historik, jo si objekt i historiografive të huaja. Në këtë aspekt, vepra lidhet drejtpërdrejt me debatet bashkëkohore mbi identitetin, kujtesën dhe legjitimitetin historik në Ballkan.
Në përfundim, ky portret nuk duhet parë vetëm si objekt artistik, por si akt i vetëdijshëm kulture dhe kujtese. Ai përfaqëson një formë të historiografisë alternative shqiptare, ku vazhdimësia etnike dhe kulturore ruhet jo në arkiva shtetërore, por në fytyrat, qëndrimin dhe heshtjen e brezave që kanë mbijetuar.
Si gjithmonë i juaji !

Kur flet shkenca, politika hesht

0
Fahri Xharra, Gjakovë

____

Historia e Ballkanit sot trajtohet më shumë si instrument politik sesa si fushë e kërkimit shkencor. Për prejardhjen e popujve flitet shpesh me tone të larta, por rrallë dëgjohet ajo që shkenca ka thënë shumë përpara se identitetet të shndërroheshin në mjete përplasjeje. Rasti i shqiptarëve është ndër më domethënësit.

Ndërkohë që debatet bashkëkohore shpesh ndërtohen mbi supozime dhe interesa të momentit, filozofë, historianë dhe gjuhëtarë gjermanë që nga shekulli XVII kanë lënë dëshmi të dokumentuara mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe. Në një kohë kur studimet shqiptare pothuajse mungonin, ishte shkenca evropiane ajo që fliste.

Nga Gotfrid Vilhelm Lajbnici, i cili i konsideronte shqiptarët pasardhës të ilirëve, te Johan Gotfrid fon Herderi dhe Johan Erih Tunmani, e deri te gjuhëtarë të njohur si Franc Bopi dhe Jozef Riter fon Ksilanderi, përvijohet një tezë e përbashkët: shqipja është një gjuhë e lashtë, e pavarur dhe thellësisht e rrënjosur në trashëgiminë ilire të Ballkanit. Këta nuk janë emra periferikë, por figura themelore të mendimit evropian.

Një vend të veçantë zë albanologu Johan Georg fon Hani, i cili Shqipërinë nuk e njohu vetëm përmes burimeve të shkruara, por edhe nga terreni. Përfundimet e tij mbi autoktoninë e shqiptarëve dhe vazhdimësinë kulturore të tyre sfidojnë drejtpërdrejt narrativat që i paraqesin shqiptarët si ardhacakë të vonë në Ballkan. Në të njëjtën linjë qëndrojnë edhe Teodor Mommseni, Jakob Filip Falmerajeri dhe Paul Kreçmeri, studimet e të cilëve mbështeten në gjuhësi, histori dhe arkeologji, e jo në nevoja politike.

Pyetja që lind natyrshëm është: pse këta autorë sot shpesh anashkalohen? Ndoshta sepse përfundimet e tyre nuk përputhen me mitet e ndërtuara rishtazi. Është më e lehtë të riformatosh historinë sipas agjendës së ditës sesa të pranosh se Ballkani nuk ofron histori të thjeshta dhe vija të pastra prejardhjeje.

Në këtë kontekst, libri „Autoktonia e shqiptarëve në studimet gjermane“ nuk është thjesht një vepër akademike, por një thirrje për kthim te burimet serioze. Ai na kujton se e vërteta historike nuk prodhohet në konferenca shtypi, por në arkiva, biblioteka dhe kërkime të qëndrueshme shkencore. Ribotimi i veprave të tilla do të ishte një shërbim i çmuar për studentët, studiuesit dhe publikun e gjerë.

Nëse vendosim të debatojmë për të kaluarën, atëherë minimumi i përgjegjësisë publike është të dëgjojmë atë që ka thënë shkenca – edhe kur kjo nuk i përshtatet narrativave politike të radhës.

Florim Zeqa kandidat për Kryetar të LDK- së…, për gazetat dhe portalet në gjuhën shqipe

3

Nga: Florim Zeqa

-Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

-Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë

-Degëve dhe Nëndegëve të LDK-së në Kosovë dhe Diasporë

-Elektoratit besnik të LDK-së Rugoviane

Kërkesë:

I shtyrë nga dashuria e pafundme për vendin tim dhe dëshira e madhe për rikthimin e LDK-së në partinë e parë politike në vend, pa asnjëlloj ambicie pushteti apo privilegji politik, e paraqes publikisht dhe zyrtarisht kandidaturen time për:

Kryetar të LDK-së

Florim Zeqa

Arsyetim:

Duke e parë katandisjen e partisë drejt greminës së pafund dhe zhgënjimin e thellë të elektoratit të LDK-së ndaj humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedgje, unë Florim Zeqa me një veprimtari 36 vjeçare në shërbim të LDK-së, si anëtarë dhe drejtues i strukturave partiake përgjatë viteve të ’90-ta (Nënkryetar i Degës së Forumit Rinor të LDK-së në Klinë) dhe mbështetës i fuqishëm i filozofisë politike Rugoviane edhe nga largësia në emigrim, jam i gatshëm që ta marrë përgjegjësinë e drejtimit të partisë më të vjetër në vend, jo pse kam ambicie personale, por, për të ndihmuar në ngritjen dhe rikthimin e LDK-së në vendin që e meriton.

Për këtë e kam dijen dhe guximin intelektual, aftësitë unifikuese, tolerancën dhe bashkëpunimin me të gjithë që ia duan të mirën LDK-së.

Zotohem para jush se do të punoj me nder dhe përkushtim për LDK-në dhe me dashuri për vendin dhe qytetarët, duke ju garantuar që nga tani e deri në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme në qershorin e këtij viti, LDK-në do ta kthejë në vendin e dytë, kurse në zgjedhjet e rregullta parlamentare pas katër viteve, LDK-në do ta bëjë ‘Zonje’ të skenës politike kosovare, duke e rikthyer aty ku na e la lideri historik Ibrahim Rugova.

Ky nuk është vetëm premtim dhe deshirë personale, por mundësi reale për të përmbushur kërkesat e elektoratit Rugovian të LDK-së.

Nuk është koha për të identifikuar shkaqe dhe pasoja që na sollën deri në këtë gjendje, e më së paku t’i permendim fajtorët, për arsye së të gjitha na janë të njohura.

Tani kemi nevojë për lidership të ri dhe unitet veprues në konsolidimin e plotë të strukturave të LDK-së përmes një procesi të brendshëm zgjedhor, të rregullt dhe demokratik.

Kjo që ofrojë unë nuk është rrugë e re dhe as e vjetër, por është kthim në ADN-në politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila për qëllim ka rikthimin e shkëlqimit të tri shkronjave të arta-LDK.

Na priftë e mbara!

Me dashuri dhe respekt: Florim Zeqa, kandidat për Kryetar të LDK- së.

Orsago (TV-Itali), 02.01.2026

Biografia e kandidatit per Kryetar te LDK-se, Florim Zeqa

U lind me 30 gusht të vitit 1963 në Bokshiq të Klinës. Shollën fillore e kreu në Grabanicë, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet në fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë.

Me 11 mars 1982, në përvjetorin e demostratave të vitit 1981, arrestohet nga forcat policore serbe në Mitrovicë.

Në fillim të vitit 1990 e fillon aktivitetin politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës, fillimisht si anëtarë, e më pas anëtarë kryesie dhe nënkryetar i Degës së Forumit Rinor të LDK-së në Klinë.

Në kohën kur regjimi pushtues serb sulmoi arsimin shqip, si dhe duke i larguar nxënësit shqiptarë nga objektet shkollore, Florim Zeqa emërohet kryetar i Komisionit “Ndihmë me kuadro” për arsimin shqip në komunën e Klinës.

Poashtu, ishte një ndër organizatorët e protestave 1989/90. Bashkërezistues në mosndryshimin e emrave të shkolles fillore “Azem Bejta” në Grabanicë dhe të QAMO-s “Luigj Gurakuqi” ne Klinë.

Ishte anëtar i strukturave rezistuese, kundër pushtuesit serb, në nivel të B.L të Grabanicës.

Punoi si mësimdhënës në shkollën fillore “Azem Bejta” në Grabanicë.

Edhe në emigrim, Florim Zeqa vazhdon veprimtarinë atdhetare në organizimin e mërgatës shqiptare në Itali duke u vënë në ballë të shumë nismave e aksioneve humanitare për Kosovë, si:

– Iniciator i Peticionit kundër ish- ministrit të punëve të jashtme të Italisë, Lamberto Dini në prill të vitit 1998,

– Iniciator i parë për ndihma financiare në Kosovë,

– Pjesëmarrës i shumë aksioneve humanitare në ndihmë të popullatës së Kosovës gjatë luftës në Kosovë,

– Donator aktiv për disa vite rresht i 3 % dhe i maksi fondit fondit të Qeverisë së Republikës të Kosovës në perëndim (1000 DM),

Florim Zeqa ishte përfaqësues i të huajve për 8 komuna në “La Rete Interistiuzionale”, në rajonin e tij ku banon, një organizatë që merret me organizimin dhe mbarëvajtjen e nxënësve të huaj në shkollat italiane.

Pastaj, pjesëmarrës në shumë ekspozita multietnike, e, që Kosovën e ka përfaqësuar me dinjitet të madh me vlerat e saja etnike.

-Ishte iniciator për krijimin e Lidhjes së Shqiptarëve të Kosovës, e cila kishte për qëllim unifikimin e të gjithë shqiptarëve jo vetëm në provincën e Trevisos, por edhe në nivel regjional e më gjërë.

-Iniciativa e fundit ishte themelimi i paraleles së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Quinto (TV-Itali).

Florim Zeqa në shtatorin e vitit 2024 ishte asistues në themelimin e tri prej katër Nëndegëve të LDK-së në Itali.

Florim Zeqa krahas aktiviteteve dhe veprimtarisë atdhetare në mërgatë, merret edhe me gazetari dhe publicistikë.

Deri më tani i ka mbi 3 mijë shkrime autoriale të botuara në të përditshmet tona si dhe me dhjetra shkrime në gazetat italiane.

Përveq gazetarisë dhe publicistikës, Florim Zeqa merret edhe me krijimtari letrare, ku deri më tani i ka 10 libra të botuar, njërin prej tyre edhe në gjuhën italiane. Një libër e ka në fazën e botimit dhe dy të tjerë në përgatitje e sipër.

Mbi shtrembërimin ideologjik të historisë nga islamisti Milazim Krasniqi, përjashtimin kulturor dhe keqpërdorimin filozofik të kombformimit shqiptar(2)

2
Nga Dr. Sc. Abedin Sutaj, Vjenë
____
REAGIM NDAJ SHKRIMIT TË MILAZIM KRASNIQIT
Pjesa 2.
(Mbi shtrembërimin ideologjik të historisë, përjashtimin kulturor dhe keqpërdorimin filozofik të kombformimit shqiptar)
____
Shkrimi i Milazim Krasniqit, i titulluar “Disa sqarime ndaj reagimit të ‘Lëvizjes për Rikthim’”, nuk përbën një tekst sqarues në kuptimin akademik apo qytetar të fjalës, por një ndërhyrje ideologjike e ndërtuar mbi përgjithësime zvogëluese, përjashtime të qëllimshme dhe një lexim të drejtuar të historisë shqiptare. Ai nuk synon të ndriçojë ndërlikueshmërinë e së kaluarës, por ta riformësojë atë sipas një kornize të ngushtë interpretimi, ku identiteti shqiptar zvogëlohet, veçohet dhe vihet në shërbim të një rrëfimi fetar përjashtues.
Një reagim ndaj këtij shkrimi nuk është çështje shijeje polemike, por domosdoshmëri intelektuale dhe morale, sepse këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me mendime të ndryshme, por me një përpjekje për ta shndërruar historinë nga hapësirë e debatit kritik në mjet legjitimimi të përjashtimit.
Siç ka vënë në dukje Michel Foucault, historia dhe ligjërimi nuk janë pasqyrim i paanshëm i realitetit, por mënyra të ushtrimit të pushtetit. Prandaj, çdo lexim që synon monopolin mbi të kaluarën është, në thelb, akt pushteti dhe jo akt dijeje.
1. Letërsia e hershme shqipe: mohimi ideologjik i fazës kulturore të kombit
Pretendimi se librat e parë në gjuhën shqipe nuk kanë lidhje me identitetin kombëtar, me arsyetimin se “kombi nuk ekzistonte” në shekujt XVI–XVII, përbën një mashtrim arsyetues historiografik që ngatërron formën politike moderne të kombit me thelbin e tij kulturor.
Po, kombi modern politik nuk ekzistonte. Por gjuha, vetëdija kulturore dhe ndjenja e përkatësisë së përbashkët ekzistonin. T’i mohosh këto do të thotë të mohosh vetë kushtet mbi të cilat lindin kombet.
Benedict Anderson e përkufizon kombin si “bashkësi të përfytyruar”, jo në kuptimin e trillimit, por si bashkësi që ndërtohet përmes gjuhës, kujtesës dhe shenjave të përbashkëta. Pikërisht këto përmasa shfaqen në veprën e Gjon Buzukut. Kur ai flet për “gjuhën tonë”, ai nuk flet si klerik i shkëputur, por si pjesëtar i një bashkësie që e njeh veten përmes gjuhës.
Ta reduktosh “Mesharin” në një tekst thjesht fetar, pa funksion identitar, do të thotë ose të mos njohësh teoritë bashkëkohore të identitetit, ose t’i mohosh ato me vetëdije ideologjike. Siç thekson Paul Ricoeur, kujtesa e përbashkët është akt interpretimi që krijon vazhdimësi kuptimore ndërmjet së shkuarës dhe së tashmes. Mohimi i kësaj vazhdimësie është dhunë simbolike ndaj historisë.
2. Kundërreforma si justifikim për fshirjen e trashëgimisë
Po, letërsia e hershme shqipe u zhvillua në rrethanat e Kundërreformës. Por ky fakt nuk e zhvlerëson, përkundrazi e shpjegon historikisht. Historia evropiane dëshmon se lëvizjet fetare kanë qenë shpesh bartëse të formimit gjuhësor dhe kulturor të kombeve.
A do të mohohej roli i Biblës së Luterit në formimin e gjuhës dhe vetëdijes gjermane? A do të përjashtoheshin tekstet kishtare nga historia kulturore e kombeve çeke, sllovene apo kroate? Siç paralajmëron Isaiah Berlin, historia reale është shumëzërëshe, shpesh kundërthënëse dhe jo rrallë ironike; çdo përpjekje për ta paraqitur si të drejtëvijëzuar dhe moralisht të pastër është shenjë dogmatizmi.
Në rrethanat e Perandorisë Osmane, kleri katolik ishte ndër bartësit kryesorë të shkrimit shqip. Mohimi i këtij fakti nuk është kritikë shkencore, por rishkrim ideologjik i së kaluarës.
3. Përgjithësimet si dhunë simbolike
Akuzat e përgjithshme ndaj klerit katolik për “bashkëpunim me fashizmin” përbëjnë shembull tipik të asaj që Hannah Arendt e quante zhdukjen e përgjegjësisë individuale përmes kategorive gjithëpërfshirëse. Historia nuk përbëhet nga bashkësi të njëtrajtshme moralisht, por nga njerëz konkretë në rrethana konkrete.
Historia shqiptare njeh dhjetëra klerikë katolikë të burgosur, të pushkatuar dhe të përndjekur nga regjimi komunist për qëndrime atdhetare dhe për mbrojtjen e vetëqeverisjes kulturore. Fshirja e këtyre fakteve dhe zëvendësimi i tyre me akuza kolektive nuk është analizë, por keqpërdorim i historisë.
Nëse bashkëpunimi i përkohshëm shpallet tradhti, atëherë kjo masë duhet zbatuar pa përjashtim. Përndryshe kemi dyfytyrësi, jo histori.
4. Politika, morali dhe mohimi i ndërgjegjes
Askush serioz nuk pretendon se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë u bë për arsye fetare. Por mohimi i çdo përmase morale dhe njerëzore të kësaj ndërhyrjeje është po aq i pasaktë sa edhe mitizimi fetar i saj.
Max Weber dallonte etikën e bindjes nga etika e përgjegjësisë, por nuk e mohonte kurrë rolin e ndjeshmërisë morale në politikë. Jürgen Habermas flet për një hapësirë publike morale, ku vlerat dhe ndërgjegjja e përbashkët ndikojnë në vendimmarrje. Figura si Nënë Tereza nuk janë aktorë ushtarakë, por zëra të ndërgjegjes njerëzore në shkallë botërore.
5. Kombformimi shqiptar si proces i shumëzëshëm
Teza se peshën vendimtare të kombformimit e kanë mbartur vetëm shqiptarët myslimanë është historikisht e pasaktë dhe filozofikisht zvogëluese. Miroslav Hroch ka treguar se kombet ndërtohen përmes ndërveprimit të elitave kulturore, shtresave shoqërore dhe traditave të ndryshme.
Rilindja Kombëtare shqiptare ishte projekt ndërfetar, mbarëshqiptar dhe evropian në frymë. Pashko Vasa e shprehu këtë qartë kur shpalli shqiptarinë si përkatësi të përbashkët. Kristoforidhi punoi për gjuhën, jo për dogmën. Arbëreshët ruajtën kujtesën kombëtare përtej ndarjeve fetare.
6. Retorika e frikës dhe hijet ideologjike
Referencat ndaj Rekonkuistës dhe Inkuizicionit janë përfytyrime ideologjike pa lidhje me realitetin shqiptar. Askush nuk kërkon pushtet kishtar, askush nuk djeg kundërshtarë, askush nuk synon kthim në mesjetë. Kjo gjuhë nuk është argument, por alarmizëm që synon të mbyllë debatin përmes frikës, shpifjes dhe nxitjes së urrejtjes.
7. Përfundim: historia si përgjegjësi, jo si pronë
Siç paralajmëronte Karl Popper, shoqëritë që mbyllen ndaj shumëllojshmërisë së interpretimeve rrëshqasin drejt autoritarizmit mendor. Historia shqiptare nuk ka nevojë për rojtarë ideologjikë, por për mendim kritik dhe ndershmëri shkencore.
Kombi shqiptar nuk është prodhim i një feje, një ideologjie apo një epoke të vetme. Ai është shtresëzim historik i ndërtuar nga shumë zëra, shumë besime dhe shumë sakrifica. Çdo përpjekje për ta shndërruar këtë shumësi në pronë të një rrëfimi të vetëm nuk e ndriçon historinë – e varfëron atë.
Siç do të thoshte George Orwell, kush synon të sundojë të kaluarën, synon të sundojë edhe të ardhmen. Mbrojtja e shumëzëshmërisë historike nuk është luks akademik, por detyrim qytetar dhe kombëtar.
MANIFEST KOMBËTAR PËR HISTORINË SHQIPTARE (DARDANE)
(E vërteta historike, shumëzëshmëria kulturore dhe dinjiteti kombëtar)
Ky manifest buron nga bindja se historia shqiptare (dardane) ka hyrë në një fazë rreziku jo nga harresa, por nga shtrembërimi; jo nga mungesa e fakteve, por nga keqpërdorimi i tyre; jo nga padija, por nga ideologjizimi i dijes.
Historia nuk është thjesht rrëfim për të shkuarën. Ajo është kujtesë e përbashkët, vetëdije kulturore dhe themel i bashkëjetesës kombëtare. Kur historia shndërrohet në mjet përjashtimi, në armë ndarjeje dhe në pronë të një zëri të vetëm, atëherë cenohet vetë boshti moral i shoqërisë.
Ky manifest shpall parimin themelor se historia shqiptare (dardane) nuk i përket asnjë ideologjie, asnjë feje, asnjë krahine dhe asnjë grupimi të veçantë. Ajo i përket popullit shqiptar në tërësinë e tij historike.
I. PARIME THEMELORE
1. Historia si kujtesë e përbashkët, jo si pronë ideologjike Historia është trashëgimi e përbashkët kombëtare. Ajo nuk mund të trajtohet si pronë mendore e askujt dhe as të përdoret për të legjitimuar përjashtime kulturore apo epërsi të rreme morale.
2. Gjuha si themel i vetëdijes kombëtare
Gjuha shqipe është shtylla themelore e identitetit shqiptar. Çdo dëshmi e hershme e saj e shkruar, pavarësisht rrethanave historike të lindjes, është pjesë e pandashme e procesit të vetëdijesimit kombëtar. Mohimi i këtij fakti është mohim i vetë historisë së gjuhës.
3. Shumëzëshmëria si ligj i historisë
Historia shqiptare është ndërtuar mbi bashkëjetesë, jo mbi njëtrajtësi. Ajo është fryt i shumë zërave, shumë besimeve dhe shumë përvojave historike. Çdo përpjekje për ta zvogëluar këtë shumësi është dhunë ndaj së vërtetës historike.
4. Individët përpara përgjithësimeve
Historia nuk gjykon bashkësi në bllok, por veprime konkrete të individëve në rrethana konkrete. Përgjithësimet kolektive janë formë e padrejtësisë historike dhe burim përçarjeje shoqërore.
5. Morali si përmasë e pandashme e historisë
Historia nuk është listë e ftohtë ngjarjesh, por rrëfim njerëzor i mbushur me zgjedhje, përgjegjësi dhe pasoja. Heqja e përmasës morale e shndërron historinë në kronikë pa shpirt.
II. QËNDRIME PROGRAMORE
6. Kundër ideologjizimit të së kaluarës
Refuzohet çdo përpjekje për ta përdorur historinë si mjet propagande, për ta nënshtruar atë ndaj interesave të çastit apo për ta riformësuar sipas nevojave ideologjike.
7. Mbrojtja e trashëgimisë së hershme shqiptare
Letërsia e hershme shqipe, si shprehja e parë e gjuhës së shkruar, është themel i identitetit kulturor shqiptar dhe duhet trajtuar si pasuri kombëtare, jo si objekt mohimi apo relativizimi.
8. Rilindja Kombëtare si model bashkimi
Rilindja Kombëtare shqiptare përfaqëson frymën e bashkimit përtej dallimeve fetare, krahinore dhe shoqërore dhe mbetet udhërrëfyes për çdo lexim të ndershëm të historisë.
9. Kundër retorikës së frikës
Refuzohet përdorimi i gjuhës alarmiste, krahasimeve të rreme dhe fantazmave historike që synojnë të mbjellin frikë dhe të mbyllin debatin publik.
10. Historia si hapësirë debati të hapur
Historia nuk përfundon në dogmë. Ajo kërkon debat të lirë, mendim kritik dhe përgjegjësi shkencore. Mbyllja e debatit është shenjë dobësie mendore.
III. THIRRJE KOMBËTARE
11. Përgjegjësia e studiuesve dhe intelektualëve
Studiuesit kanë detyrimin moral të mbrojnë të vërtetën historike nga shtrembërimi dhe presioni ideologjik. Heshtja përballë deformimit është bashkëfajësi.
12. Edukimi historik si akt formues
Mësimi i historisë duhet të kultivojë mendim kritik, ndjenjë bashkësie dhe respekt për shumëllojshmërinë historike shqiptare (dardane).
13. Historia për të ardhmen, jo kundër saj
Historia duhet t’i shërbejë ndërtimit të një shoqërie të drejtë, të vetëdijshme dhe të bashkuar, jo ringjalljes së ndarjeve dhe përçarjeve.
PËRFUNDIM
Kombi shqiptar është fryt i një procesi të gjatë historik, i ndërtuar nga breza të ndryshëm, me besime të ndryshme, por me një gjuhë dhe një kujtesë të përbashkët. Çdo përpjekje për ta reduktuar këtë trashëgimi në një rrëfim të vetëm e varfëron kombin dhe e cenon të ardhmen.
Ky Manifest Kombëtar për Historinë Shqiptare (Dardane) është thirrje për vetëdije, përgjegjësi dhe mbrojtje të dinjitetit historik. Historia nuk ka nevojë për rojtarë ideologjikë, por për mendje të hapura dhe ndërgjegje të ndershme.
Historia është kujtesë. Kujtesa është përgjegjësi. Përgjegjësia është liri.

Inspirim i Agim Vuniqit nga rrëfimi i Hana Gervallës rreth takimit në Plazhin e Ulqinit – Kujtimi që lidhi dy breza idealistësh

2
Në foto: Hana Gërvalla me bashkëshortin e saj poetin e atdhetarin Zeqir Gërvalla
Nga: Agim Vuniqi, Vashington
____
Takimi në Plazhin e Ulqinit – Kujtimi që lidhi dy breza idealistësh
Kur idealet u takuan: Zeqiri, Hana dhe djaloshi me kaqurrela
Inspirim nga rrëfimi i Hana Gervalla
Plazhi i Madh i Ulqinit atë verë dukej si një prehje e shkurtër nga jeta e rëndë e Kosovës së atyre viteve. Valët sillnin zëra largësie e shprese, ndërsa nën diellin e nxehtë, Zeqiri dhe Hana kalonin ditë pushimi me fëmijët, duke ruajtur brenda vetes shqetësimin e madh të kohës, por edhe ëndrrën e lirisë.
Në atë breg rëre, mes pushuesve anonimë, shfaqej herë pas here një djalosh i ri, i hollë, flokëkaçurrel, me hap të shpejtë dhe me një thjeshtësi që binte në sy. Në duar mbante gazetën “Rilindja” — jo thjesht si një botim, por si një fletë fryme, që ai e shpërndante me përkushtim e bindje. Ishte ende student, por shikimi i tij fliste më shumë se mosha: vendosmëri, guxim, dritë në mendje dhe zjarr në shpirt.
Kur djaloshi afrohej, Zeqiri ngrihej për t’ia paguar gazetën. Por ai largohej me shpejtësi, duke thënë me buzëqeshje të sinqertë:
“Babi më ka thënë — bacit Zeqi mos i merr paret.”
Fjalë të thjeshta, por të ngarkuara me moral, respekt dhe traditë familjare. Ishte një mësim i heshtur për dinjitetin, për lidhjen mes brezave, për atë që jepet pa interes, thjesht sepse është e drejtë.
Zeqir Gërvalla me bashkëvuajtësin e vet të burgjeve të ish-Jugosllavisë, Adem Demaçin
Një mbrëmje, kur dielli ra mbi det, ai u kthye sërish. U ndal me respekt para Zeqirit dhe i tha:
“Babi ju pret për darkë sonte.”
Dhe kështu u bë.
Mbrëmja u shndërrua në kujtim të paharruar — biseda të ngrohta, fëmijë të gëzuar, dhomë e mbushur me njerëzi, kulturë, dashuri e ideal. Ishte takimi i një brezi që kishte mbajtur barrën e sakrificës, me brezin që po përgatitej ta çonte përpara ëndrrën e lirisë.
Djaloshi i atëhershëm me kaçurrela, që shpërndante gazetën në plazhin e Ulqinit, më vonë do të bëhej figura e përkushtuar e Kosovës së re — Albin Kurti — biri i popullit që mbeti i përpiktë në fjalë, në mendim e në veprim.
Koha solli gëzime e dhimbje. Jeta i preku me dritë e me plagë, me fitore dhe humbje të rënda familjare — por kujtimi i atij takimi mbeti si një gur themeli shpirtëror, si dëshmi se idealet ndërtohen nga njerëz të thjeshtë, nga biseda të sinqerta, nga duar që ndajnë bukë, nga fjalë që ngjallin besim.
Sot, kur Kosova feston një fitore të madhe dhe shpresa merr formë, ai kujtim rikthehet si simbol — jo vetëm i një miqësie, por i një rruge të përbashkët, të nisur në thjeshtësi e përfunduar në histori.
Urime Kosovë. Urime shqiptarë kudo që jeni.
Rrugëtimi vazhdon — me kujtim, me sakrificë dhe me dinjitet. @followers

Mërgimtari Hazbi Gubetini – shembull qytetarie dhe ndërgjegjeje shoqërore

0

Nga: Arif Ejupi

Hazbi Gubetini është një mërgimtar i hershëm nga Podujeva e Kosovës, i vendosur që nga viti 1989 në Biasca të Zvicrës italishtfolëse. Edhe pse prej dekadash jeton larg atdheut, ai kurrë nuk e ka harruar vendlindjen e tij dhe as përgjegjësinë morale ndaj saj.

Në të gjitha organizimet dhe aktivitetet që lidhen me trojet shqiptare, Hazbiu ka qenë gjithmonë i pranishëm, duke dëshmuar se mërgimi nuk e shuan as ndjenjën e përkatësisë, as detyrimin qytetar.

Një periudhë ai ka punuar edhe si mësues i Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Kantonin Tiçino, një angazhim i ndërmarrë nga bindja e thellë se asimilimi nuk luftohet me fjalë, por me punë konkrete dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Krahas punës si mësues, Hazbi Gubetini për plot 29 vite ka punuar në një ndërmarrje ndërtimi si murator. Paralelisht me punën e rëndë fizike, kohën e lirë ia ka kushtuar aktivitetit në shoqata të ndryshme, të cilat kishin për qëllim çlirimin e trojeve shqiptare nga Serbia dhe sllavët e Maqedonisë së Veriut, duke dëshmuar se angazhimi kombëtar nuk njeh lodhje e as komoditet.

Sot, ndonëse në pension të merituar, me të ardhurat e tij modeste vazhdon të ndihmojë njerëz skamnorë dhe persona me probleme shëndetësore, pa bujë e pa kamera, sepse solidariteti i vërtetë nuk ka nevojë për reklamë. Hazbiu është edhe një ambientalist i përkushtuar dhe adhurues i ruajtjes së mjedisit.

Pikërisht këtu qëndron edhe shqetësimi i tij më i madh: mosinteresimi i qytetarëve tanë për ambientin jetësor. Hedhja e mbeturinave kudo, pa përgjegjësi dhe pa ndërgjegje, është bërë një dukuri shqetësuese.

Ironikisht, shumëkush i mban ambientet e brendshme “si sytë e ballit”, por harron se pa natyrë të pastër, as shtëpia dhe as qyteti nuk mund të jenë të shëndetshëm.

Gjatë javës që shkoi, Hazbi Gubetini ka shkuar në Kosovë për të qenë pranë vëllezërve, motrës dhe miqve të tij gjatë festave të fundvitit.

Por, përballë realitetit të hidhur, ai u zhgënjye thellë kur qytetin ku jeton, Fushë-Kosovën, e gjeti të zhytur në mbeturina , një pamje që flet më shumë se çdo raport zyrtar për nivelin e ndërgjegjes sonë qytetare.

Edhe pse në moshë të shtyrë dhe me shëndet jo të mirë, Hazbiu nuk u mjaftua me ankesa.
Ai i përvjelë mëngët dhe fillon pastrimin e bërllokut para bllokut të banesave ku qëndron gjatë pushimeve, një apo dy herë në vit, duke dhënë një mësim të heshtur, por të fuqishëm se ndryshimi fillon nga vetja.

Qytetarët e Fushë-Kosovës, por edhe më gjerë, do të duhej ta marrin si shembull këtë akt qytetarie dhe përgjegjësie shoqërore. Sepse ndërgjegjësimi për ruajtjen e ambientit nuk është luks, as çështje fjalësh, por domosdoshmëri jetike.

Vetëm me ambiente të shëndosha mbrohet shëndeti i njeriut dhe dinjiteti i një shoqërie që pretendon të jetë evropiane.

Illyrian Kastrioti tregon se si e ndaluan përderisa ktehej nga Gjermania, për shkak të shpifjeve të “humanistit” të rrejshëm Halil Kastrati!

1
Tendencioze, antikombëtare, antidemokratike dhe shumë provokative, privimi im nga liria për afro 8 orë, mu në Festën e Krishtlindjeve, me 24 Dhjetor 2025, nga organet hetuese, kosovare me akuza të fabrikuara të “Humanistit” (lexo: Islamistit) Halil Kastratit!
➡️ Arrestimi im ka qenë totalisht provokativ, mu në Ditën e Krishtlindjes, 24 Dhjetor 2025, në Vendkalimin kufitar “Morinë”, i pabazë, i manipuluar dhe me akuza fallco, banale e të fabrikuara! Unë me Marinë kishim marrë gjithë këtë rrugë të gjatë për të arritur me 24 Dhjetor në Dardaninë tonë katolike që të festonim Festën e bekuar të Krishtlindjeve dhe Meshën e saj të shenjët me Miq vendor e ndërkombëtar, në Katedralen tonë “Shën Nona Tereze” në Prishtinë e për kurrëfar trillimesh e fabrikimesh të Halil Kastratit
Afër 8 orë shikanizëm, për asgjë serioze! Bashkëshortja, Maria Kastrioti e mbetur vetëm në Vendkalimin kufitar përjetoi një Tmerr të vërtetë, Shqetsim dhe Tronditje të rëndë shpirtërore të papërshkrueshme!
➡️ Unë duke shmangur udhtimin tim nëpër Serbi, për shkak të një arrestimi të mundshëm atje si Pjesëtar i UÇK-ësë, udhtova afër 3 ditë nga Gjermania, Austria, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi dhe Shqipëria për të arritur në Kosovë me 24 Dhjetor 2025. Asaj që i drohesha në Serbi për çudi e habi më ndodhi në vendin tim, për Lirinë e Pavarësinë e të cilit qysh si femijë 13 vjeçar e deri më sot kam dhënë e bërë gjithëçka.
Autorët luajnë rolin e viktimës!
Postskriptum:
Për këtë përndjekje dhe shikanizëm të pabazë të Halil Kastratit do ta informoj edhe President Donald J. Trump dhe Sekretarin Marko Rubio.
Illyrian Kastrioti
Maria Kastrioti
30/12/2025
Maxhunaj, Republika e Dardanisë.
_____
Të githë në Kosovë duhet ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Mosrespektimi dhe mosnjohja e saj shpie probleme të paimagjinueshme për qytetarin në vend, edhe kur ndalohet nga policia.
Neni 8 [Shteti Laik]
Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.
Shih videot për rolin e “humanistit” Halil Kastrati…, që u bë shkak për ndalimin e Illyrian Kastriotit…:
____
Halil Kastrati, “një zë islamik për Palestinën”:

Reagim i islamistit të njohur…, ndaj Federatës Platforma Kombëtare

1
Islamisti Rexhep Elezaj në fb-ën e tij ndër të përzgjedhurit e kishte edhe antishqiptarin Olsi Jazexhi nga Tirana, për të cilin kjo foto flet më shumë se sa moria e fjalëve për te.
Më 24. desember 2025 kl. 00:34
·
REAGIM ME SHKAS
“Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar”;NJË PLATFORMË E NGJASHME ME “NAÇËRTANIEN” E FASHISTIT SERB VASA ÇUBRILLOVIÇ..!?
Nga: Rexhep ELEZAJA mund ta merrni me mend, se në Kosovë, menjëherë pas çlirimit të saj me 1999, do të shfaqen disa grupe okulte, turma primitive, njerëz të pa fije morali kombëtar, individ të pa fe dhe ateist komunist, islamofobë pa kurrfarë tabani etik dhe historik, xhux e maxhuxh të pacipë, të cilët, ende pa u përmbyllur shtetësia e Kosovës, e cila akoma gjendet nën protektoratin ndërkombëtarë, sidomos në 5 – 6 vitet e fundit, këta mizentropë janë çuar peshë si lugetër të çartur kundër gjithë asaj që quhet fe dhe besim islam në Kosovë, sulmojnë Bashkësinë Islame të Kosovës, shajnë dhe ofendojnë hoxhallarë, mohojnë bajram dhe ramazan, fyejnë gratë shqiptare muslimane që bartin shami, madje deri tek thirrja e hapur për kryqëzata të reja kundër Fesë islame në Kosovë..!?
Se, nga i kanë akumuluar të gjitha këto helme dhe urrejtje patologjike ndaj një feje hyjnore, siç është Islami, fe të cilën shekuj më herët e kishin përqafuar dhe praktikuar baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre, madje në kushte dhe rrethana të okupimit klasik serbo-sllavo-ortodoks, frymën e tyre luftënxitëse në Kosovë është mjaft vështirë për ta zbërthyer, ngase kemi të bëjmë me një fushatë aq të egër dhe agresive anti-islame, e cila me përmasa kaq brutale nuk ka ndodhë në asnjë vend të Evropës dhe botës më përpara, siç po vazhdon të ndodhë në Kosovë, por dhe në Shqipëri.
Ta mohosh me kaq ngulm dhe urrejtje patologjike fenë e të parëve tu, pa marrë parasysh natyrën dhe besimin e saj në Zot, sipas çdo norme shkencore, humane dhe shpirtërore, ky është fundi i pamoralit njerëzor, i paedukatës dhe mungesës së ndjenjave kombëtare, sepse kurrë nuk kam parë dhe as nuk kam takuar njeri dhe as grup njerëzish gjatë gjithë jetës time, filluar nga koha e okupimit serb në Kosovë (1945 – 1999), por as në Kroaci, Mal të Zi, Slloveni, Greqi, Maqedoni, Itali, Austri, Zvicër, Gjermani, Holandë, Francë, Spanjë, etj., ta ketë shfaqur ndokush me kaq agresivitet islamofobinë e tij, qoftë ndaj meje, qoftë ndaj shqiptarëve si popull dhe si komunitet fetar, vetëm se ishim muslimanë, siç po e shpërfaqin këtë agresivitet individë dhe grupe islamofobe në Kosovë, në Shqipëri dhe diasporë..!?
Ja, si dëshmi e kësaj që po e them, lexoni më poshtë se çfarë “Platforme kombëtare” i paskan ofruar njëfarë “Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar”, e botuar me 12 Prill 2025 në portalin “Fjala e lirë”, me seli në Shkodër, me botuesin e saj Arben Çokaj, në artikullin me nëntitull:
“Letërthirrje për Mbrojtjen e Vlerave Kombëtare Shqiptare dhe Parandalimin e Ekstremizmit Politik Islamik: Thirrje për Angazhim të Përbashkët të Shteteve të Ballkanit, Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Diasporës Shqiptare”, që sipas kësaj thirrjeje djallëzore, në Kosovë duhet:
– të ndalohet menjëherë thirrja e ezanit nëpër xhamia,
– të ndalohet menjëherë ndërtimi dhe meremetimi i xhamive të reja, të mbyllën të gjitha medresët dhe shkollat ku mësohet feja islame,
– të jepet Ultimatum (lexo: vetëm shqiptarëve muslimanë) për ndryshimin e menjëhershëm te të gjithë emrave myslimanë,
– të shpallën tradhtarë vezirët shqiptarë dhe Rilindasit tanë që kanë shërbyer në Perandorinë Osmane,
– që dialogu fetar të bëhet vetëm ndër të krishterë, duke përjashtuar fenë islame,
– të ketë monitorim dhe mbikëqyrje shtetërore vetëm mbi myslimanët shqiptarë,
– të bëhet luftë e pa kompromis kundër “ekstremizmit”, “radikalizmit” dhe “islamit politik”,
– të hapet procedura penale ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës,
– të shpallën si të rrezikshëm të gjithë hoxhallarët në Kosovë,
– të bëhet mbyllja e të gjitha qendrave islame në Kosovë të lidhura me BIK-un, duke i akuzuar si përhapës të ideologjisë radikale islame,
– të ngritet procedurë penale për ndërtimin e 1000 xhamive,
– të ndalohet shkuarja në haxh, si dhe ndjekje penale për organizatorët e udhëtimeve në haxh,
– të ndalohet përdorimi i gjuhës arabe në varrime,
– të bëhet thirrje për ndalimin e leximit të Kur’anit në xhami dhe në shtëpitë private,
– thirrje për ndalimin e librave fetare islame, përfshirë Kur’anin,
– ndalimi i ferexhës dhe shamisë,
– mbyllja e televizioneve dhe medieve islame online, TV Pace, TV Besa, TV Opoja, TV Mitrovica, TV Medina, TV e Dr. Shefqet Krasniqit,
– kërkesë për mbrojtjen e katolicizmit si “vlerë kombëtare”,
– mbështetje të plotë për kishat dhe fenë katolike,
– trajtimi i kishave si pasuri kombëtare, ndërsa xhamitë jo,
– thirrje për ndalimin e praktikave të paligjshme dhe përhapjes së ligjit të sheriatit,
– thirrje që të ruhet besimi i krishterë shqiptar, dhe të ndalohen ndikimet e jashtme që e kërcënojnë këtë besim,
– thirrje që të ndalohet çdo përpjekje që synon të shndërrojë kishat shqiptare në objekte të fesë ortodokse apo islame, si dhe të ndalohen të gjitha praktikat që përpiqen të minojnë vlerat dhe identitetin tonë të krishterë,
– thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar dhe vendosjen e masave të rrepta kundër Islamit politik….
Madje, ky grup, që e quan veten “grup elitar”, por që kërkon ndihmë për zbatimin e kësaj platforme dhe memorandumi nga shtetet e Ballkanit, Evropa dhe SHBA-të, vërehet qartë se janë mbështetës të lëvizjes së Deçanit dhe asaj për Rikthim, që kanë plane të përbashkëta ekstremiste me prirje të qartë katoliko-centriste dhe anti-islame.
Ky grup nuk e njeh Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe as kartat ndërkombëtare që garantojnë lirinë e besimit dhe manifestimit të tij të lirë. Këta mohojnë vlerat kombëtare të besimit të shumicës absolute të shqiptarëve myslimanë, gjë që veprimet e tyre anti-islame, janë në fakt ekstremizëm, radikalizëm dhe fashizëm pro-katolikocentrik me premisa të qarta të Rekonkuistës në Spanjë.
Shtrohet pyetja: si është e mundur që këtë “platformë dhe memorandum” ta kenë nënshkruar 300 “intelektualë” dhe afaristë? A e kanë lexuar me kujdes para se ta kenë nënshkruar, apo këtë e kanë bërë me vetëdije të plotë?
Ja emrat e përkrahësve të këtij “memorandumi” anti-islam, të cilët i ftojmë publikisht që të deklarohen, se a qëndrojnë edhe më tutje pas kërkesave të dala nga “platforma” e këtij grupi të cekur më lartë, që faktikisht në Kosovë të ndalohet FEJA ISLAME?
Asllan Dibrani, Gjergj (Bajram) Kabashi, Fahri Xharra, Nusret Pllana, Kasam Shaqirvela, Fadil Bytyqi, Gëzim Mekuli, Kadri Rexhe, Elena Kocaçi, Qazim Namani, Ramadan Dibrani, Doc.Dr.med Salih SEFA, Dr. Sadri RAMABAJA, Tim SHKUPI (Musa Lamallari), Sak (Sylë) MUJI, Arben ÇOKAJ, Basri Beka, Eshref YMERI, Refik HASANI, Xhevdet MAZREKAJ, Jusuf Buxhovi, Prof. Dr. GURI, Msc Belisa JEZERCI, Arbër GASHI, Nijazi GASHI, Fatmir BRAJSHORI -TUSHI, Lulëjetë DRAGIDELLA, Drita Lulaj BERISHA, Enver BYTYÇI, Marin MEMO, Muharrem SALIHU, Dr. Muhamet R. ROGOVA, Gani KRASNIQI, Shqipe Kristina BUJUPI, Bahri RAMADANI, Aida SHTIMO, Sylejman ALIÇKAJ, Avdi GJATA, Qëndrim KRYEZIU, Isuf BAJRAMI, Xhafer LIPOVICA, Marin KELMENDI, Izet KALLABA, Bahtijar KRYEZIU, Faik SHKODRA, Hajriz MELEQI, Nazim F. QEHAJA, Kastriot Berissa, Afrim Musliu, Shqipe HASANI, Enver SADIKU, Musa AHMETI – Shqiptar SHALJANI, Fehmi CAKOLLI, Ibrahim KELMENDI, Skënder ZOGAJ, Isa NIKQI, Gëzim MARKU, Pajazit JASHARI, Xhafer LECI, Gjergj Nazmi FERIZI, Lis BUKUROCA, Igball Brava KRIVANJEVA, Rizë me emër shqip Fishtë KRASNIQI, Avdi GEGË DRINI, Pal SOKOLI, Selim VLLASI, Ilirjan XHAKA, Pren MARLEKU, Jahja GASHI, Gani I. MEHMETI, Faruk GASHI, Lon KARRICA, Muhamet KELMENDI, Hajrullah TERNAVA, Rita SALIHU, Dibrani DEMAKU, Hasan ZENELI, Minire FETAHU, Engjell KOLIQI, Gani QARRI, Seli MURATI, Sadije KRYEZIU, Nazmi CAKOLLI, Hazir MEHMETI, Musli KOSUMI, Meriman BRAHA, Vitor SPAQI, Ardian KLOSI, Tahir A. SHABANI, Drita KOSUMI SYLA, Hazir XHAFOLLI, Linda SHAQIRI, Gani OSMANI, Skender MULLIQI, Zejush KASTARI, Xhafër SHATRI, Rabit Mani – OSMANI, Hydajet HYSENI, Selvete TERSTENA, Dardan DUKA, Sylejman QYQALLA, Ylirian KASTRIOTI, Shefqet DIBRANI, Azem AJVAZI, Mimoza R. BEQIRI, Demush ZEFI, Fatmir TERZIU, Ali Ramadan LATIFI, Lendita Alidema KOKOLLARI, Agim VUNIQI, Luljeta BUSHI, Shenide BILALLI, Ibrahim ABEDINI, Beqir SINA, Rajmansda MOJSIU, Pranvera XHONI, Prend KOCI, Bardh NENGURRA, Begzat GASHI, Reshat SAHITAJ, Salih SALIHU, Afrim CAKAJ, Margarita STOJA, Dan KOSUMI, Sami S. SHATRI, Zejnepe Alili REXHEPI, Marin SOPI, Mali MRASORI, Iliriana MIRDITA, Shefqete GOSALCI, Gëzim MURIQI, Albana QERIQI, Majlinda GREIÇEVCI, Shefki SEJDIU, Çun LAJÇI, Ardian JEZERCIN, Skenderbeg KLAIQI, Dr. Sarë GJERGJI, Argjend HASANI, Prof. Dr. Eshref JANUZAJ, Kolec P. TRBOINI, Flamur DOLI, Ali DACI, Barbara MERTURI, Shqipe BYTYQI, Burhan LATA, Fadil AZEMI, Januz JANUZAJ, Faton KRASNIQI, Engjëll GISHTI, Mathieu AREF, Qamil ZEKOLLI, Muharrem BLAKAJ, Gani I. MEHMETI, Izet SHATRI, Ylldije SULKA, Sulejman ALIU, Hidejete OSMANI BYTYÇI, Xhelil ARIFI, Gjevalin GEGAJ, Blerim GJONI, Idriz ZEQIRAJ, Sokol HALILI (Avdulla Mehmetaj), Prof. Bajram BINAKU, Eleonora KAMENICA, Fran LLESHI, Zhaneta BARXHAJ, Muhamet LATIFI, Gjergj PRENKOÇAJ, Sacip ZUMBERI, Reshit LALA, Fehmi BERISHA, Hava SHANBANAJ, Ukë LAHAJ, Hivzi ISLAMI, Nexhat DACI, Dr.Sc.Lindita SEJDIU-RUGOVA, Dr.Sc.Faik SAHITI, Dr.Sc.Musa LIMANI, Dr.Sc.Shefket JAKUPI, Dr.Sc.Ilir ZYLFIU, Prof.dr.Lulzim RASHITI, Mr.Sc.Refik HASANI, Profesor Mustafa ISMAILI, Mr.Sc.Nexhmedin SEJDIU, Mr.Sc.Rexhep ARIFI, Doktor Dërgut ALIU, Rafet ADEMI, Avni (Xh) BEHLULI, Profesori Sevdail HYSENI, Akademik Rexhep SMAJLI, Dr.Sc.Dashnim HEBIBI, Dr.Sc.Qerim QERIMI, Prof. dr.Fatmir Z. ARIFI, Dr.Sc.Ferid SELIMI, Prof.Dr. Arsim EJUPI, Dr.Sc.Shpëtim MEMISHI, Prof. dr.Nebi ISLAMI, Prof. dr. Veton ZEJNULLAHI, Nazmi HAJREDINI, Reshat AVDIU, Profesori Nehat HYSENI, Bilall MALIQI, Xhemë KARADAKU, Jonuz FETAHAJ, Profesori Xhemaledin SALIHU, Avni HASIP HAFUZI, Prof. dr.Flora FERATI-SACHSENMAIER, Rexhep ABAZI, Zenel NEZIRI, Fadil SELMANI, Zymer HAJRULLAHU, Prof.Asoc.Basri LENJANI MD.MrS. PhD, Violeta ALMUQA, Lirim GASHI, Daut KABASHI, Xhevat GJINI, Zeqir BEKOLLI, Beqir SUTAJ, Riza R. DEMAJ, Emin H. DAKA, Sulejman DËRMAKU, Mustafë LOGJA, Ismet IBISHI, Sami SHABANAJ, Hamdi HAJDINI, Alma PRIFTI, Nafi ÇEGRANI, Bashkim Ramadani-Ballazhi, Prof. Dr. Xhavit Bicaj, SUlEJMAN DËRMAKU, Xhevat Prebreza, Gjergji Harka, Luz Toma, Jashar Selmanaj, Hysen Gecaj, Afrim Musliu, Haxhi Morina, Xhevat Gjini, Shefki Qaka, Ma.sc.Valon Jashari, Blerim Metaj, Isak Ahmeti, Pirro Prifti, Xhavit Bicaj, Afrim Zeqiri, Bahri RAMADANI, Daut Shala, Mirvete Guri Nikaj, Dr. Eshref JANUZAJ, Shqipe BYTYQI, Burhan LATA, Fadil AZEMI, Januz JANUZAJ, Faton KRASNIQI, Vehbi Bajrami, Driton Tahiri, Gjergj Kapiti (Sahit Hyseni), Zaim Istrefi, Sanije Lleshi, Rrahman Hyseni, Emin H. Daka, Abedin Sutaj, Azem Veliu, Demë Jashari, Agim Curri, Ukë Laha, Raif Gashi, Rrezarta Gashi, Fatmir Gashi, Shefik Shkodra, Ilir Faik Canhasi, Shqipe Çamërisë,Shkurte Seferi, Almari Krasniqi Gjoçaj, Dibran Gashi, Idriz Sinani, Brahim Abdyli, Bajram Gashi, Fikrushe Podrime.
https://l.facebook.com/l.php…]-R&c[0]=AT3HT9qXTi9ousLlr3Mz0n26U6l7DYLmKs84aCxhLZa29iy6EqTEPqYkkdclM90pMBpMnuo2qLgFyiL-hvq772MFKz1FdrtUTMEfuOtAwHLJHlEPoBfw5z5tV6SKMX4GOzr3vJXcFEVtEQ5EQw

 _________

Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar (FPNIUBK)

Federata dh Platforma e krijuesve të diasporës

[ Shiko Platformën në Shqip (160 faqe në PDF) dhe English (3 pages in PDF) ]

Letërthirrje për Mbrojtjen e Vlerave Kombëtare Shqiptare dhe Parandalimin e Ekstremizmit Politik Islamik: Thirrje për Angazhim të Përbashkët të Shteteve të Ballkanit, Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Diasporës Shqiptare

Nga Federata dhe Platforma Ndërkombëtare e Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare duke i përshirë grupe shkrimtaresh , gazetarësh, krijuesish, veprimtarësh, politikanësh, biznesmenësh dhe artistësh shqiptarë, të shpërndarë në shtetet përkatëse të Ballkanit dhe në diasporën shqiptare anembanë botës.

Për:

  1. Institucionet shtetërore të shteteve të Ballkanit dhe atyre ndërkombëtarë
  2. Adresat e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Të nderuar përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare,

Ne, si një grup intelektualësh, gazetarësh, krijuesish, veprimtarësh, politikanësh dhe artistësh shqiptarë, të shpërndarë në shtetet përkatëse të Ballkanit dhe në diasporën shqiptare anembanë botës, jemi të shqetësuar thellësisht nga rreziku i përhapjes së ekstremizmit politik islamik, i cili kërcënon jo vetëm sigurinë, paqen dhe identitetin kombëtar shqiptar, por gjithashtu stabilitetin e tërë rajonit dhe botës.

Ky fenomen është bërë një sfidë serioze dhe me pasoja të rënda për shoqëritë tona, si dhe për paqen dhe rendin global. Për këtë arsye, bëjmë thirrje të fuqishme për një reagim të menjëhershëm dhe të koordinuar nga të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, në mënyrë që Federata dhe Platforma Ndërkombëtare e Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare të parandalojmë përhapjen e këtij kërcënimi.

Ekstremizmi politik islamik ka marrë përmasa gjithnjë e më të rrezikshme, duke kërcënuar jo vetëm sigurinë e shteteve shqiptare, por edhe paqen dhe rendin në Evropë dhe në botë. Ky fenomen është i lidhur ngushtë me aktivitete terroriste, radikalizimin e individëve dhe grupeve të rekrutuar nga organizata të ndryshme që përpiqen të përdorin dhunën për të arritur qëllimet e tyre.

Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe shtetet e tjera të Ballkanit, përveç se po përballen me kërcënimin e ekstremizmit të brendshëm, gjithashtu janë në rrezik nga ndikimi i ideologjive të huaja që mund të përhapin dhunë dhe destabilitet. Pjesë e këtij rreziku janë edhe komunitetet shqiptare në shtetet evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët mund të ndikohen nga këto fenomene të rrezikshme.

Në këtë kontekst, Federata dhe Platforma Ndërkombëtare e Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare, duke përfshirë një gamë të gjerë individësh dhe grupe shoqërore, e shikon si detyrë të saj të angazhohet në ruajtjen e unitetit kombëtar dhe vlerave themelore shqiptare. Ky organizim i fuqishëm ka për qëllim të mobilizojë intelektualët, krijuesit, afaristët, dhe të gjithë individët e diasporës shqiptare për të reaguar dhe për të parandaluar çdo përpjekje që kërcënon paqen dhe stabilitetin kombëtar shqiptar.

Ne kërkojmë angazhim të përbashkët nga shtetet e Ballkanit, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luftuar ekstremizmin politik islamik dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, pa dallim feje, kombësie ose origjine. Ky është një angazhim i domosdoshëm për ruajtjen e stabilitetit të rajonit dhe paqen në mbarë botën.

Në këtë moment kritik, përmes Federatës dhe Platformës Ndërkombëtare të Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare, bëjmë thirrje për një reagim të fuqishëm, të bashkërenduar dhe të menjëhershëm ndaj këtij fenomeni të rrezikshëm. Ne besojmë fuqimisht se vetëm nëpërmjet një veprimi të përbashkët mund të mundim këtë kërcënim që rrezikon jo vetëm paqen dhe sigurinë kombëtare shqiptare, por edhe stabilitetin dhe paqen e mbarë botës.

Ftojmë çdo individ, shtet dhe organizatë të angazhohet për të mbrojtur vlerat tona dhe të punojë për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për kombet dhe shoqëritë tona.

Me respekt,
Federata dhe Platforma Ndërkombëtare e Krijuesve, Intelektualëve, Afaristëve dhe Diasporës Shqiptare Unitet Kombëtar me Veprim të Përbashkët për Bashkimin Kombëtar

Iranianët thërrasin për kthimin e shahut

0

Princi i kurorës i Iranit, Reza Pahlavi. Foto: Gage Skidmore CC BY-SA 2.0

Arnt Jensvoll / Document.no

Në rrugët e Iranit bëhen thirrje për rikthimin e shahut. Gjatë protestave që janë përhapur në gjithë vendin që nga 28 dhjetori, bëhen thirrje në mbështetje të rivendosjes së dinastisë Pahlavi.

Video tregon demonstrues që thërrasin „Kjo është beteja përfundimtare – Pahlavi do të kthehet“, „Shahu duhet të kthehet në atdheun e tij“ dhe „Reza Reza Pahlavi“.

Protestat më të mëdha që nga Mahsa Amini
Protestat nisën nga tregtarët në pazarin e Teheranit – Bāzār-e Bozorg – si reagim ndaj inflacionit dhe rënies së rialit iranian në nivele rekord prej rreth 1,4 milionë rial për dollar. Ato u zhvilluan shpejt në protestat më të mëdha anti-regjim që nga protestat e Mahsa Amini në 2022 me thirrje si „Vdekje diktatorit“ (Ali Khamenei) dhe „Reza Shah, i bekuar qoftë shpirti yt“ – referime për shahun e rrëzuar Mohammad Reza Pahlavi dhe djalin e tij, princin e kurorës Reza Pahlavi.

 

Reza Pahlavi, i cili jeton në ekzil në SHBA, ka nxitur iranianët, përfshirë forcat e sigurisë, përmes mediave sociale që t’i bashkohen protestave. Ai e përshkruan situatën si një «revolucion kombëtar» dhe e quan regjimin më të dobët se kurrë më parë.

Iranerne roper på sjahens tilbake­komst

Urimi i Shqiptar Shaljanit nga Shala e Bajgorës së Mitrovicës, për Vitin e Ri 2026

2
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
Telegram urimi për Vitin 2026
“Ky urim u drejtohet miqve që më qëndruan pranë në vitet më të vështira të jetës sime.”
Të dashura mike dhe miq,
Në prag të Vitit të Ri 2026, ndjej për detyrë morale dhe njerëzore t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen tuaj të palëkundur përgjatë viteve sfiduese për mua 2024–2025.
Ishin vite jo të lehta, por falë jush nuk u ndjeva asnjëherë i vetëm.
Mbështetja juaj ishte forca që më mbajti në këmbë, kurajoja që më dha frymëzim dhe besimi që më bëri të mos dorëzohem. Pa këtë përkrahje, sot nuk do të isha ai që jam dhe nuk do ta mbaja me krenari emrin Shqiptar Shaljani, si identitet, si qëndrim dhe si përgjegjësi.
Nga ju mora forcën shpirtërore dhe ideore për të vazhduar përpara, për t’u përkushtuar pa kompromis kauzave kombëtare e shpirtërore, deri në frymën e fundit të jetës sime. Një frymë që nuk më lejon të ndalem pa e parë të gjallë kujtesën historike të rrënjëve tona dhe pa u bërë realitet vizioni për Shqipërinë Natyrale.
Uroj që viti 2026 të na gjejë më të bashkuar, më të vetëdijshëm dhe më të vendosur për atë që jemi dhe për atë që duhet të jemi.
Ju falënderoj nga zemra dhe ju uroj shëndet, paqe shpirtërore dhe dinjitet njerëzor.
Me respekt dhe mirënjohje të përhershme,
Shqiptar Shaljani.