Kreu Blog Faqe 334

Urimi i Shqiptar Shaljanit nga Shala e Bajgorës së Mitrovicës, për Vitin e Ri 2026

2
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
Telegram urimi për Vitin 2026
“Ky urim u drejtohet miqve që më qëndruan pranë në vitet më të vështira të jetës sime.”
Të dashura mike dhe miq,
Në prag të Vitit të Ri 2026, ndjej për detyrë morale dhe njerëzore t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen tuaj të palëkundur përgjatë viteve sfiduese për mua 2024–2025.
Ishin vite jo të lehta, por falë jush nuk u ndjeva asnjëherë i vetëm.
Mbështetja juaj ishte forca që më mbajti në këmbë, kurajoja që më dha frymëzim dhe besimi që më bëri të mos dorëzohem. Pa këtë përkrahje, sot nuk do të isha ai që jam dhe nuk do ta mbaja me krenari emrin Shqiptar Shaljani, si identitet, si qëndrim dhe si përgjegjësi.
Nga ju mora forcën shpirtërore dhe ideore për të vazhduar përpara, për t’u përkushtuar pa kompromis kauzave kombëtare e shpirtërore, deri në frymën e fundit të jetës sime. Një frymë që nuk më lejon të ndalem pa e parë të gjallë kujtesën historike të rrënjëve tona dhe pa u bërë realitet vizioni për Shqipërinë Natyrale.
Uroj që viti 2026 të na gjejë më të bashkuar, më të vetëdijshëm dhe më të vendosur për atë që jemi dhe për atë që duhet të jemi.
Ju falënderoj nga zemra dhe ju uroj shëndet, paqe shpirtërore dhe dinjitet njerëzor.
Me respekt dhe mirënjohje të përhershme,
Shqiptar Shaljani.

Lumir, ku na mbete?

2

Afrim Caka, Gjakovë

Lumir Abdigjiku, ku na mbete…?

E shef more faqe zi – qe doli nje burr trim dhe te tha:
“Boll ma Abdygjyk se Veriu nuk eshte Serbi”

Ah ky Abdygjyku ne teresi, po skema e tij politike e mallkuar ne veçanti, ka ndikuar mbrapsht te votuesit e saj, duke rrezikuar rendin dhe qetesine publike, prandaj duhet vepruar shpejt e me force – mendoi une dhe me ze te larte te vartesit e tij:
“Te merren te gjithe Abdygjyket e medhenje e te vegjel, ku jane e ku s’jane! Te lidhen, te burgosen te gjithe! Te gjendet autoret e kesaj politike te mallkuar antishqiptare dhe te arrestohen menjehere, per te mos vazhduar me zerin e çjerre posacerisht dhe mimiken, qe i sherbente ne foltore si maske engjellore per FYTYREN e DJALLIT”.
Shumica prej tyre jane axhaminj?

Votimet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë po zhvillohen për mrekulli 

0

Në foto: Konsullja Floreta Kabashi


Nga: Nexhmije Mehmetaj 

Shqiptarët në Gjenevë, me të drejtë vote, i janë drejtuar këtë të shtunë, më 27 dhjetor 2025, qendrave të votimit për të ushtruar një nga të drejtat më themelore demokratike: zgjedhjen e përfaqësuesve të rinj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Që në orët e hershme të mëngjesit, bashkatdhetarë të shumtë nga qyteti dhe rrethina kanë treguar përkushtim dhe përgjegjësi qytetare, duke pritur me radhë dhe në qetësi për të hedhur votën e tyre. 

Procesi i votimit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjenevë ka filluar në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00. Të gjithë qytetarët e regjistruar me të drejtë vote në diasporë kanë mundësi të shprehin vullnetin e tyre politik në kushte të rregullta, transparente dhe të mirë organizuara. 

Këto zgjedhje parlamentare janë të tretat që mbahen brenda këtij viti, çka i jep këtij procesi një rëndësi të veçantë politike dhe institucionale. Ato konsiderohen si një test serioz për stabilitetin demokratik të vendit, për besimin e qytetarëve në institucionet zgjedhore, si dhe për aftësinë e shtetit për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Anëtarët e angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përfshirë përfaqësues të partive politike, si dhe stafi i Konsullatës, janë të pranishëm dhe të angazhuar maksimalisht për të monitoruar çdo fazë të procesit zgjedhor. Puna e tyre e përbashkët synon garantimin e standardeve demokratike, respektimin e ligjit dhe ruajtjen e transparencës në çdo hap të votimit. 

Në Gjenevë, ku pata mundësinë të votoj dhe të shoh nga afër mbarëvajtjen e procesit, u dëshmua një atmosferë e qetë, korrekte dhe dinjitoze. Konsullja e Republikës së Kosovës, znj. Floreta Kabashi, nën vëzhgimin e saj të kujdesshëm dhe me një qasje plot dritë, profesionalizëm dhe fisnikëri, theksoi rëndësinë e integritetit dhe përgjegjësisë në procesin zgjedhor. Ajo nënvizoi se vota e diasporës ka një peshë të veçantë dhe se çdo qytetar duhet të ndjehet i respektuar dhe i sigurt gjatë ushtrimit të kësaj të drejte. 

Ky angazhim serioz institucional, i kombinuar me pjesëmarrjen e ndërgjegjshme të qytetarëve, e bën këtë proces zgjedhor në Gjenevë një shembull pozitiv të funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës edhe jashtë kufijve të tij. 

Gjenevë, 27.12. 2025 

Diaspora në Europë, ndërmjet votës politike dhe braktisjes institucionale të gjuhës amtare

3

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 

Diaspora shqiptare në Evropë ndërmjet votës politike dhe braktisjes institucionale të gjuhës amtare: një perspektivë nga shkolla shqipe e mësimit plotësues 

Diaspora shqiptare në Evropë është sot një forcë politike e padiskutueshme. Ajo voton. Ajo udhëton. Ajo kthehet për zgjedhje. Ajo ndikon. Kam qenë dëshmitare e entuziazmit të saj gjatë fushatave zgjedhore, e fjalëve të mëdha, me plotë patos kombëtar që u drejtohet mërgimtarëve si shpresë, si shpëtim, si ndërgjegje e kombit. 

Në këto momente, diaspora ndjehet e rëndësishme. E thirrur. E nevojshme. Por kjo ndjenjë zgjat aq sa zgjat fushata. Pas zgjedhjeve, zëri i saj venitet. Mbështetja shndërrohet në harresë. Dhe ajo që mbetet është një boshllëk i heshtur: mungesa e politikave që do ta mbronin identitetin e saj në përditshmëri. 

Kur jep gjithçka, por nuk mbrohesh nga asgjë 

Diaspora jep shumë. Jep votën. Jep remitencat. Jep kapitalin moral të qëndresës dhe sakrificës. Jep historinë e saj. Por ajo që nuk merr është mbrojtja e gjësë më të brishtë që ka: gjuhës së fëmijëve të saj. 

Këtë asimetri nuk e kam lexuar në libra. E kam parë çdo javë në klasë. Në klasë të improvizuara, në fundjavë, pas orarit të shkollave vendase, ku mësuesit punojnë vullnetarisht, pa kontrata, pa siguri, pa përkrahje institucionale, por me një ndjenjë të thellë përgjegjësie kombëtare. Aty ku dashuria për gjuhën zë vendin e shtetit. 

Tri dekada vullnetarizëm dhe heshtje 

Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në diasporë ka mbetur mbi tri dekada një akt vullnetar, pothuajse heroik. Shqiptarët ia kanë besuar gjuhën shqipe:
ndërgjegjes së mësuesit, durimit të prindit, dhe përpjekjeve të shoqatave. 

Por vullneti nuk mund të zëvendësojë shkollën. Përfshirja e fëmijëve ka mbetur e ulët, jo sepse ata nuk duan shqipen, por sepse shqipja nuk ka status. Kur diçka nuk është e institucionalizuar, ajo perceptohet si e përkohshme, si dytësore, si shtesë – jo si themel. 

Nën presionin e asimilimit 

Fëmijët shqiptarë në Evropë rriten në sisteme arsimore të forta, të strukturuara, të pamëshirshme ndaj dobësive. Kjo i bën ata qytetarë të përgatitur të vendeve pritëse, por njëkohësisht i vendos përballë një rreziku të heshtur: humbjes së gjuhës amtare. 

E shoh çdo ditë këtë betejë. Pa mbështetje shtetërore, shqipja mbetet gjuhë zemre, por jo gjuhë mendimi. Gjuhë e gjyshes, por jo e dijes. Gjuhë e emocioneve, por jo e formimit intelektual. Dhe kështu, ngadalë, asimilimi ndodh – pa zhurmë, pa dramë, por me pasoja të pakthyeshme. 

Premtime që nuk u bënë kurrë realitet 

Të gjitha qeveritë kanë premtuar. Fjalët kanë qenë të bukura, dokumentet të shumta. Por realiteti në klasë ka mbetur i njëjtë:
pa financim, pa status për mësuesit, pa kurrikula të detyrueshme, pa koordinim institucional. 

Në këtë mënyrë, diaspora vazhdon të shihet si burim votash dhe remitencash, por jo si përgjigje afatgjatë kulturore. 

Përfundim autorial 

Si mësuese e diasporës, e konsideroj institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe jo si luks, por si detyrim kombëtar dhe moral të shtetit të Kosovës. Pa këtë hap, çdo diskurs mbi rëndësinë e diasporës mbetet i zbrazët. 

Nëse shteti merr votën e diasporës, ai duhet të marrë edhe përgjegjësinë për fëmijët e saj. Përndryshe, procesi i asimilimit do të vazhdojë i heshtur, ndërsa brezat e ardhshëm do ta humbin lidhjen gjuhësore dhe kulturore me vendin e origjinës – dhe ky do të jetë një dëm i pariparueshëm për kombin shqiptar. 

Gjenevë, 29.12. 2025

85 vjetori i kalimit në amshim të At’ Gjergj Fishtës (1)

0
Shkruan: Ismet M. Hasani
 
 “Deri sa t’mundem me ligjrue,
  E sa gjallë me frymë unë jam,
  Kurrë Shqypni s’kam me t’harrue,
   Edhe n’varr me t’permend kam.”
(Gjergj Fishta)
Me rastin e 85 vjetorit të kalimit në amshim të At’ Gjergj Fishtës – ”Homerit të shqiptarëve” (pjesa 1)
*
Përkujtim nga autori:
Këtë shkrim ua kushtoj dy burrave të mirë shqiptarë: At’ Gjergj Fishtës, në 85 vjetorin e kalimit në amshin dhe Mustafë Hasani – Paci, në 42 vjetorin e ndarjës nga jeta (që e mësoi dhe e këndoi “Lahutën e Malcisë”- poemë nga e cila u frymëzuan breza të tërë).
Pra, atyre që na banë mos t’i harrojmë kurrë – njanin me penë e tjetrin me kangë. /Ata kurrë mos u harrofshin/N’zemra tona gjithmonë rrnofshin!                                                                                   (Autori)
*
Për ta përfshi krejt jetën dhe veprën e At’ Gjergj Fishtës më nëvojitet kohë e kohë, për ta shkrue më nëvojitet shumë letër dhe shumë pena e bojë-pene, e këtë, deri më sod nuk e ka bâ askush, prandaj, unë po shkruej at’ që ma ka përthekue mendja jeme, dora jeme dhe koha…; At’ Gjergj Fishta Meriton të shkruhen libra sa ka nji bibliotekë…! (IMH).
*
Data 30 dhjetori 2025 shënon 85-vjetorin e vdekjes së françeskanit e poetit të madh kombëtar shqiptar, At Gjergj Fishtës ( lindur në Fishtë, më 23 tetor 1871, vdekë në Shkodër, më 30 dhjetor 1940), një prej figurave më të mëdha të Kombit dhe Kishës Katolike shqiptare. Në varrimin e ”Homerit të shqiptarëve” – më 31 dhjetor 1940, kanë marrë pjesë mijëra banorë të Shkodrës dhe personalitete fetare, kulturore e politike nga Shkodra dhe më gjërë. Një prej tyre, Hafiz Ali Kraja, nderi i fesë dhe krenaria e Kombit, njëri prej personaliteteve më të njohura fetare në Shkodër dhe përtej, mik i ngushtë i At Gjergj Fishtës, ka mbajtur me atë rast një fjalim historik që kujtohet dhe citohet edhe në ditët tona, 85-vite pas vdekjes së Fishtës së madh.
Kur një klerik i lartë mysliman shqiptar fliste për një klerik tjetër të madh katolik shqiptar, si At Gjergj Fishta, bota shqpitare i respektonte dhe i nderonte dhe i dëgjonte si fillimtarë të bashkjetesës fetare për të cilën shqiptarët kanë marrë famë anë e mbanë botës. Me këtë rast të 85-vjetorit të vdekjes së At Gjergj Fishtës, ia vlen ta sjellim pjesë nga fjalimi i Hafiz Ali Krajës:
“Poet kombëtar, Patër Gjergj! Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdha edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.”
Profesori i njohur shqiptaro-amerikan dhe ish i burgosur i regjimit komunist të Enver Hoxhës, Sami Repishti kujton se, “Me 30 Dhjetor 1940, në qytetin e Shkodrës hija e zezë e vdekjes u perhap menjiherë posa erdhi lajmi se At Gjergj Fishta, poeti i jonë kombëtar, kishte ndrrue jetë. Atë vit, unë ishe student i Liceut “At Gjergj Fishta”, dhe bashkë me shokët e mi të klasës, e të shkollës, shpejtuem me marrë pjesë në fillimin e ceremonive që ishin planifikue për këte figurë të madhe të Kombit tonë. Edhe ashtu ngjau! Grupe studentësh u grumulluen para Kishës Françeskane ku mijëra të tjerë kishin shkue para nesh. Atmosfera ishte solemne. Ma vonë, trupi i mbështjellun në arkivolin që në fillim mbahej në supe vullnetarësh, filloi parakalimin në rrugët e qytetit në mes të nji turme përtej mase të madhe dhe plotësisht të heshtun. Disa hiqnin kapelën nga koka si respekt, të tjerë gjunjëzoheshin para arkivolit, e të tjerë, shumë të tjerë, lotojshin në heshtje para kufomës së Atit të madh shpirtënor. Isha i magjepsun para nji pamje të ktillë e thellësisht i emocionuem! Fishten –ashtu e quejshim na e që të gjithë e njihshin vetëm nga mbiemni. E kam njohë që në klasët fillore, në shkrimet e tia epike, tragjike, lirike dhe satirike: ishte figurë familjare për të gjithë. Unë kishe edhe nji arsye tjetër personale: në votimet e vitit 1923, Fishta u zgjodh deputet i Shkodrës në Asamblenë Kushetuese, ma vonë Parlamenti, bashkë me nji grup qytetarësh të respektuem, por kundërshtarë të qeveritarëve me tendenca monarkiste.”  …“Të rreshtuem dy nga dy parakalonte turma në heshtje dhe respekt të thellë. Silleshin rrotull arkës mortore, në nji procesion dhimbje dhe nderimi. Fishta që për ne nxanësit zente nji vend në Olimpin me të pavdekëshmit nuk mund të ishte ajo kufomë që nuk flet, që nuk punon. Cila ishte ndjesia që na mbushte zemrat tona rinore në ato ditë nuk mund ta them me siguri. Ishte diçka si nji perziemje e habitjes që shkaktonte pamja e kufomës pa lëvizje me dyshimin e nji të riut: a vdesin njerëzit e mëdhaj? Ata që na frymëzojnë, na japin jetë, na ushqejnë me mendime, na ngjallin ndjesitë fisnike, na nxisin për veprim, na bajnë, me nji fjalë, me qenë diçka ma shumë se nji frymor që lëvizë pa synim, nji qenie me ide e vullnet, ata pa dyshim e vejnë veten e tyne në nji piedestal ma të naltë, ma të plotë, ma të sigurtë, nji pod që për ne, njerëzit e thjesht, paraqitet simboli i pamërrijtëshëm: nji seli që i takon të pavdekëshmve. Por Fishta kishte mbyllë sytë përjetë! Dy ditë ma vonë, nji qytet që mbarë percolli veshun në zi, njeriun që ma shumë se asnji tjetër ndoshta- në mes të atyne që jetojshin- kishte unjisue emnin e vet me kryenaltsinë e nji turme që kurr nuk deshti me njohë peruljen…” (Sami Repishti, nga varrimi i At Gjergj Fishtës).
*
Fishta është varrosur më 31 dhjetor duke i vendosur një kryq druri tek kryet e varrit të tij, sipas porosisë së vet: /“Nji kryq druni, t’kojsha true/nxierre e venma përmbi krye”/
Varrimi i Gjergj Fishtës
  • Hedhja e eshtnave të At’ Gjergj Fishtës  në lumin Drin?
Histori:
”Por për fat të keq të Kombit shqiptar, nuk do të kalonte shumë, sipas dëshmitarëve të asaj kohe, disa njerëz u futën në kishën ku ishte varrosur At Gjergj Fishta, për të zhdukur çdo kujtim të tij, duke marrë trupin e eshtrat e Poetit dhe duke i hedhur në lumin Drin, duke bërë aktin e fundit të hakmarrjes për të zhdukue kujtimin e tij, duke zhdukur eshtrat dhe varrin e tij.
Duke menduar se me zhdukjen fizike të At Gjergj Fishtës – madje edhe i vdekur nuk do të kishte më burra si Fishta të cilët nuk do ishin më, “mburojë me i ndejtë Shqipënisë. Por si për çdo gjë tjetër, komunistët ishin të gabuar, megjithëse ia tretën eshtrat dhe varri i tij nuk dihet – veprat e At Gjergj Fishtës as nuk vdesin as nuk do të harrohen kurrë. Varri mund të jetë i zbrazët por Lahuta nuk hesht!”
*
Eshtnat e At’ Gjergj Fishtës gjënden në Rëmaj të Shkodrës
                                           ( v i j o n )
 

Halil Geci: “Shumë KRYESI”, e pak mendje në LDK

0
Halil Geci, Skenderaj
___
LDK – SHUMË KRYESI, PAK TRU . NJË RËNIE E KURDISUR NË SHËRBIM TË COPTIMIT TË KOSOVËS
___
Manual praktik si ta fundosësh një parti dhe ta quash këtë “qëndrim parimor”
Rasti LDK: nga trashëgimia e Rugovës te politika e vetëasgjësimit
LDK-ja e sotme është dëshmi pothuajse “shkencore” se si një parti mund të humbë gjithçka, sapo humb rrugën politike, kontaktin me realitetin dhe arsyen elementare. Kur një parti humb arsyen, ajo humb radhazi: vota, ndikim, drejtim dhe, në fund, edhe kuptimin e ekzistencës së vet politike.
Rënia e LDK-së në duart e njerëzve të ardhur si parashutistë nga qarqe anti-Kosovë dhe anti-LDK ishte e parashikueshme. Kur në krye të partisë vendoset një figurë e përgatitur për ta çmontuar, e jo për ta udhëhequr, fati është i vulosur: partia e Ibrahim Rugovës shtyhet drejt harresës me plan, me disiplinë dhe me arrogancë.
Për këtë humbje nuk mban përgjegjë vetëm kryetari. Fajtorë janë edhe ata që broçkullat politike të Lumirit i shndërruan në “qëndrime parimore”, që dështimin e paketuan si strategji dhe që pordhat politike i sublimuan në “aromë ideologjike” për rrethin e pordhëpirsve që e mbanin këtë projekt artificial në këmbë.
Të njëjtët njerëz, nga mëngjesi deri në darkë, e shanin Albin Kurtin, e etiketonin si “cernagor” dhe thonin se “s’paska asnjë varr në Kosovë”. Jo nga bindja, por nga servilizmi. Jo nga ideologjia, por për t’ia bërë qejfin Lumirit dhe klanit të tij politik tashmë të konsumuar. Ata jetonin me iluzionin se sharja do t’u sillte vota, se fyerja do të zëvendësonte programin dhe se urrejtja do të mbulonte boshllëkun.
Por harruan një të vërtetë elementare politike: Kurti nuk ndërton mbi varre, por mbi njerëz të gjallë. Ai ka pas vetes një armatë qytetarësh aktivë, ndërsa këta, duke u marrë me fyerje dhe etiketime, u shndërruan vetë në kufoma politike. Ata mbetën me varret e tyre, ndërsa Kurti ecën përpara me të gjallët. Historia është brutalisht e drejtë: të gjallët ecin, varret mbesin prapa.
Sipas logjikës së tyre të mbrapshtë, mbi 70% e popullit të Kosovës na qenkan “rusë”, vetëm pse e mbështesin Vetëvendosjen. Madje edhe vetë VV-ja, sipas kësaj propagande primitive, paska orientim rus. Me këtë aritmetikë qesharake, “rusë” po rezultokan pikërisht ata që e shtrinë sovranitetin e Kosovës cep më cep të territorit dhe që vendosën ligjin e shtetit aty ku dikur sundonte Beogradi.
Ndërkohë, “shqiptarë”, “djathtistë” dhe “shtetformues” po na dalin ata që ia jetësuan amanetin Rankoviçit: ata që ia dhuruan Serbisë veriun me Trepçë e Ujman; ata që e bekuan krijimin e dhjetë komunave serbe; ata që pranuan mbi 40 kisha serbe me status ekstraterritorial, duke i falur Serbisë ishuj sovraniteti brenda Kosovës. Dhe gjithë kjo, sipas tyre, paska qenë patriotizëm.
Këta mund të quhen djathtistë, por jo të LDK-së së Rugovës. Këta janë djathtistë të Sheshelit: djathtizëm i dorëzimit, i pazareve dhe i nënshtrimit, i maskuar me fjalë boshe për shtet dhe komb. Ata e dhanë tokën, pasuritë dhe sovranitetin — e sot shesin moral.
T’i quash “rusë” ata që mbrojtën Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kufijtë e saj të njohur nga SHBA-ja dhe nga 122 shtete të botës, është kulmi i absurditetit politik. Por në universin paralel të LDK-së, faktet nuk vlejnë. Nuk vlejnë dokumentet ndërkombëtare, nuk vlen sovraniteti, nuk vlen ligji. Vlen vetëm sharja, etiketa boshe dhe vetëmashtresa kolektive.
Kur s’ke argumente, shpik armiq. Kur s’ke vepra, prodhon fyerje. Dhe kështu, dështimi shitet si ideologji, ndërsa fundosja e partisë quhet “qëndrim parimor”.

Një fitore pa program dhe kriza e legjitimitetit politik

1

Nga Isuf Bajraktari, Suedi

  • Kur emocionet fitojnë zgjedhjet dhe shteti mbetet pa alternativë

Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 nuk u fituan nga programi qeverisës, nga performanca institucionale apo nga bilanci shtetëror. Ato u fituan nga koha politike, nga data e zgjedhur me kujdes dhe, mbi të gjitha, nga lidhja emocionale e një pjese të elektoratit me liderin, jo me shtetin. Kjo është e vërteta themelore që opozita ende nuk po e artikulon me qartësi.

Fitorja e kalendarit, jo e qeverisjes

Subjekti fitues hyri në zgjedhje pa një program të mirëfilltë qeverisës. As gjatë mandatit të kaluar dhe as gjatë fushatës nuk u prezantua një dokument serioz strategjik që të ofronte zgjidhje konkrete për problemet strukturore të vendit. Programi u zëvendësua nga improvizimi politik, nga komunikimi emocional dhe nga një narrativë e thjeshtëzuar që mobilizoi bazën militante. Kur erdhi dita e zgjedhjeve, rezultati ishte i paracaktuar. Nuk fitoi qeverisja, fitoi data.

Vota emocionale dhe pesha e mërgatës

Zgjedhjet u mbajtën në një moment kur dhjetëra mijëra mërgimtarë ndodheshin në Kosovë për festat e fund vitit. Ky nuk është një detaj teknik, por faktor elektoral me ndikim të drejtpërdrejtë. Një elektorat emocionalisht i lidhur, më pak kritik ndaj qeverisjes dhe i prirur të votojë mbi baza simbolike, u bë vendimtar në rezultat. Kjo nuk ishte rastësi, por kalkulim politik. Një pjesë e mërgatës, e pa integruar institucional në vendet ku jeton, shpesh voton emocionalisht dhe jo program, duke krijuar tension mes qytetarit rezident dhe votës nga jashtë.

Skandale pa ndëshkim dhe një iluzion i rrezikshëm

Pavarësisht dyshimeve serioze për keq menaxhim financiar, krizave në sektorë strategjikë dhe stagnimit diplomatik me partnerët ndërkombëtarë, pushteti nuk u ndëshkua politikisht. Akoma më shqetësuese është bindja naive se Kosova nuk ka nevojë të rregullojë marrëdhëniet me aleatët, sikur politika ndërkombëtare të funksiononte mbi simpati personale e jo mbi interesa dhe besueshmëri institucionale. Ky keqkuptim prodhon kosto afatgjata shtetërore.

Opozitë me program, por pa guxim

Opozita hyri në zgjedhje me programe më të strukturuara, por pa narrativë mobilizuese dhe pa guxim politik. Në një klimë ku vota është shndërruar në akt besnikërie emocionale, arsyeja nuk mjafton. Hapësira politike po tkurret dhe sistemi po shndërrohet në përballje mes një force dominuese dhe një opozite të fragmentuar.

Elektorat që voton liderin, jo shtetin

Një pjesë e elektoratit nuk voton për program apo për performancë institucionale. Ai voton liderin. Kritika perceptohet si tradhti, ndërsa përgjegjësia gjithmonë zhvendoset diku tjetër, te kaluara e shkuar. Pa një figurë të re, me autoritet moral dhe kredibilitet publik, ky cikël pushteti do të vazhdojë.

Fitorja reale: bojkoti qytetar

Rezultati më domethënës i zgjedhjeve është pjesëmarrja e ulët: vetëm 43.47%. Kjo do të thotë se mbi gjysma e qytetarëve zgjodhën të mos përfaqësohen nga asnjë subjekt politik. Ky është një mesazh i qartë politik: lodhje, mosbesim dhe refuzim i klasës aktuale politike. Një fitore elektorale e mbështetur nga pakica nuk përkthehet automatikisht në legjitimitet të plotë demokratik. Humbja më e madhe e këtyre zgjedhjeve nuk është e opozitës. Është e shtetit. Demokracia dëmtohet edhe kur qytetari pushon së besuari se vota e tij ka kuptim.

Le Soir Illustré (1963) / “Në kohën që jetojmë, puna e fisnikëron njeriun…” — Takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid

0

Burimi : Le Soir Illustré, 3 janar 1963, faqe n°20.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Dhjetor 2025 

Revista belge “Le Soir Illustré” ka botuar, me 3 janar 1963, në faqen n°20, rrëfimin e takimit me Mbretëreshën Geraldinë asokohe në Madrid, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë vendoset në Madrid

Burimi : Le Soir Illustré, 3 janar 1963, faqe n°20.

Burimi : Le Soir Illustré, 3 janar 1963, faqe n°20.

Mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë dhe i biri i saj, mbreti Leka, kanë lënë Parisin për t’u vendosur në Madrid. Vendimi për t’u stabilizuar në kryeqytetin spanjoll u mor pas dy vizitave që ata i bënë mbretëreshës së Bullgarisë.

Kështu, dy mbretëresha me pothuajse të njëjtin fat bëhen fqinjë. Të dyja kanë sunduar shtete të vogla gjatë periudhës më të vështirë të shekullit. Të dyja kanë hequr dorë nga froni përballë pushtimit komunist. Të dyja janë të reja dhe të veja dhe kanë si ngushëllim të vetëm bijtë e tyre: Simeonin për mbretëreshën e Bullgarisë dhe Lekën për mbretëreshën Geraldinë. Jetët e tyre janë paralele, me mërgimet, vështirësitë financiare dhe zhgënjimet.

Mbretëresha Geraldinë më pret me shumë përzemërsi. Vizita ime përkonte me pesëdhjetëvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Mbretëresha më tregoi se sa e lidhur kishte mbetur me vendin dhe popullin e saj. Kur flet për Shqipërinë, eleganca e saj natyrore shoqërohet me madhështi. Megjithatë, ajo është jashtëzakonisht e thjeshtë. Ajo kishte veshur një kostum të zi prej trikoje, të zbukuruar vetëm me një kapëse.

Buzëqeshja nuk i largohet kurrë nga fytyra. Askush nuk do ta besonte se pas kësaj qetësie fshihet një jetë e mbushur me hidhërime të shumta. E pyes cilat kanë qenë çastet më të dhimbshme të mërgimit të saj. “Të gjitha çastet janë të dhimbshme. Fati i burrit tim dhe vështirësitë tona materiale erdhën për ta rënduar edhe më shumë dhimbjen tonë.”

Shtypi botëror ka shkruar së fundmi për vështirësitë financiare të familjes mbretërore shqiptare, të përkeqësuara nga fakti se qeveria italiane mban të bllokuar pasurinë e mbretit Zog. “Është e sigurt, – na thotë mbretëresha, – se kam pasur dhe kam ende probleme shumë serioze për shkak të këtij sekuestrimi të paligjshëm. Nuk mund të them më shumë. Çështja është në duart e avokatëve të mi.”

Burimi : Le Soir Illustré, 3 janar 1963, faqe n°20.

Burimi : Le Soir Illustré, 3 janar 1963, faqe n°20.

Kohët e fundit, disa gazeta njoftonin për një vendim gjykatash, sipas të cilit mbretëreshës i mohohej e drejta mbi pasurinë e burrit të saj. “Kjo nuk është e vërtetë, – na thotë mbretëresha. – Gjykatat ende nuk janë shprehur.”

Nga shumë shenja kuptohet se mbretëresha Geraldinë është e lodhur nga lufta për këto çështje financiare. Megjithatë, ajo nuk dëshiron që i biri të dëmtohet. Kjo është edhe një nga arsyet e largimit të tyre drejt Madridit. Leka do të shndërrohet në një njeri biznesi dhe do të investojë kapital në Spanjë.

Burimi : Le Soir Illustré, 3 janar 1963, faqe n°20.

Burimi : Le Soir Illustré, 3 janar 1963, faqe n°20.

“Në kohën tonë, – thotë e ëma, – puna e fisnikëron njeriun. Prandaj i kam dhënë gjithë mbështetjen time Lekës në rrugën që ai ka zgjedhur. Nga ana ime, unë preferoj një jetë më të tërhequr. Kohën e lirë e ndaj mes leximit, punimeve me shtiza dhe kopshtit, ku kaloj disa orë çdo ditë. I dua lulet dhe e ndjek me dashuri rritjen e tyre. Ejani, të bëjmë disa hapa në kopsht.”

Sundimi i keq i burrave me mjekër ka lënë iranianët pa qasje në ujë, benzinë e energji elektrike, ndërsa monedha iraniane ka kolapsuar

0

 

Teherani po përjeton aktualisht demonstratat më të mëdha ndonjëherë kundër sundimtarëve islamikë. Ka pasur disa përpjekje të mëparshme për të rrëzuar regjimin e mullahëve, por këtë herë është ndryshe.

Sipas kanalit iranian të televizionit në mërgim, Tousi TV, sundimi i keq i burrave me mjekër ka lënë iranianët pa qasje në ujë, benzinë ose energji elektrike. Monedha iraniane ka kolapsuar, dhe inflacioni tani është zyrtarisht 50 për qind, por sipas Tousi TV është më afër 300 për qind.

Paratë janë të pavlerë. Iranianët nuk kanë çfarë të humbin dhe prandaj dalin në rrugë për të protestuar kundër regjimit që u ka shkaktuar këto fatkeqësi.
Siç mund të shihet në disa video të dërguara nga Tousi TV, forcat e sigurisë së mullahëve janë mbingarkuar nga turmat dhe presin përforcime nga vrasës arabë nga pjesë të ndryshme si Hizbollah dhe Iraku, të cilët nuk do të hezitojnë të qëllojnë mbi demonstruesit.

Jo më kot Tousi TV e quan Islamin një fuqi pushtuese që nuk gëzon mbështetjen e popullsisë së përgjithshme, e cila urren Islamin dhe hipokritët e tij të shenjtë.
Është interesante se në mesin e demonstruesve nuk ka flamuj palestinezë, të cilët, përkundrazi, bërtasin se Gaza, Palestina dhe Libani nuk i shqetësojnë ata. Një kundërshtar i regjimit qëllon në një poster me një portret të “udhëheqësit suprem” të Iranit, Ali Khamenei, ndërsa një mullah tjetër shihet i bllokuar në makinën e tij.

Protesters march in downtown Tehran, Iran, Monday, Dec. 29, 2025. (Fars News Agency via AP)

Protestuesit bërtasin “Vdekje Khamenei” dhe “Rroftë Reza Pahlavi”, princi i kurorës iraniane.

Siç tregohet në disa video të transmetuara nga Tousi TV, forcat e sigurisë së regjimit janë jashtëzakonisht pasive dhe ka raporte për dezertues. Prandaj, regjimi mullah shpreson që vrasësit arabë me forcë të armatosur mund të shtypin turmat. Mund të presim gjakderdhje masive.

Hipokritët e shenjtë të Iranit do të luftojnë deri në fund dhe me të gjitha mjetet e nevojshme për të ruajtur pushtetin, sepse ata e dinë çfarë i pret ata ditën që kryengritja popullore triumfon. Nëse kjo ndodh, do të ishte një goditje shkatërruese për islamin. Nuk do të thotë vetëm fundi i financimit të Iranit për terrorizmin në të gjithë botën. Do të tregonte gjithashtu se ideologjia e Muhamedit është e rreme dhe një mbulesë për shtypësit.

Shopkeepers and traders protest in the street against the economic conditions and Iran’s embattled currency in Tehran, Iran, on December 29, 2025. (HANDOUT / FARS NEWS AGENCY / AFP)

Sipas raporteve, vetëm 30 përqind e popullsisë së Iranit e pranojnë ideologjinë e profetit, dhe nëse shumica merr pushtetin, do të shohim një rënie historike të fascinacionit të botës perëndimore për mësimet e Muhamedit. Kur iranianët hedhën Kuranin mbi kazanë plehrash, do të jetë e vështirë të argumentohet se duhet të ndalohet djegia e tij në Kopenhagen.

Protesters march in downtown Tehran, Iran, December 29, 2025. (Fars News Agency via AP)
Shopkeepers and traders protest in the street against the economic conditions and Iran’s embattled currency in Tehran, Iran, on December 29, 2025. (HANDOUT / FARS NEWS AGENCY / AFP)

“By decision of the president, Abdolnasser Hemmati will be appointed governor of the Central Bank,” presidency communications official Mehdi Tabatabaei posted on X.

Hemmati is a former economy and finance minister who was dismissed by parliament in March because of the sharp depreciation of the rial.

On Sunday, Iran’s President Masoud Pezeshkian delivered the budget for the next Persian year to parliament, vowing to fight inflation and the high cost of living.

People shop at Tajrish Bazaar in the Iranian capital Tehran on December 29, 2025. (Atta Kenare/AFP)

Trump duhet ta ketë ndaluar Izraelin që të përpiqet për një grusht shteti në Iran.

Tani Netanyahu ka qenë në Mar-a-Lago për të diskutuar situatën në Iran. Pyetja është nëse SHBA do t’i ndihmojnë luftëtarët iranianë për liri apo do t’u kthejnë kurrizin.
Trump sapo ka treguar se do të mbrojë të krishterët e Nigerisë, prej të cilëve 130,000 janë vrarë nga barbarët islamikë që nga viti 2009.
Ndoshta gjithashtu do të mbrojë popullin e lashtë kulturor iranian ose do ta lejojë Izraelin ta bëjë këtë.

Irans mullaher på randen

Shqiptarofobia! Tradhtia ndaj Vëllait të Gjakut , e sidomos ndaj Gjergj Kastriotit

0

Avdi Gegë Drini, Suedi

Shqiptarofobia që sot shfaqet hapur në mjedisin tonë nuk është debat besimi, por agresion strategjik kundër qenies sonë kulturore historike. Kjo fobi buron nga katër shtylla themelore që islami politik kërkon me çdo kusht t’i rrëzojë.

Së pari, shqiptaria si identitet para-islam.

Ata e kanë frikë faktin se ne kishim dritën tonë, gjuhën tonë, Kanunin dhe një rrënjë dymijëvjeçare shumë shekuj para se doktrinat e shkretëtirës të shkelin në Gadishullin Ilirik. Për ta, historia duhet të fillojë me pushtimin, sepse vetëm një shqiptar pa rrënjë është një shqiptar i “shpëtuar”.

Së dyti, figura e Gjergj Kastriotit.

Ai është pasqyra e dështimit të tyre. Është thika që ndau dritën nga errësira dhe shpata që mbrojti trupin e Shqipnisë. Ata e urrejnë dhe e fyejnë, sepse Gjergji provon se shqiptari di me u flijue për Atdhe e Fe, duke refuzue nënshtrimin ndaj një kulture të huaj anadollake.

Së treti, aleanca sllavo-islamiste.

Shqiptarofobia e tyre nuk është e re, është vegël e vjetër e paketuar si “vllazni shpirtërore”.

Asht martesë interesi mes Beogradit dhe Stambollit. Serbia na donte “myslimanë” për me na shpërngulë si të huaj, ndërsa islami radikal na do pa komb, mish për top të axhendave të huaja. Kjo asht tradhti e hapët ndaj vëllaut të gjakut.

Së fundi, fobia ndaj “Besës së Parë”.

Ata tmerrohen nga katolicizmi arbnor, sepse ai është vula e identitetit tonë evropian. E dinë se një shqiptar që kthehet te kjo rrënjë, te Besa e thënë shqip, bëhet i paprekshëm. Prandaj sulmojnë çdo simbol të moçëm, sepse përballë madhështisë së Rrënjës sonë, ndihen të vegjël dhe të huaj në këtë tokë.

Çdo ditë në faqen e Lëvizjes për Rikthim po dëshmohet se shqiptarofobia e tyre nuk është veçse frikë nga zgjimi ynë.

Ne nuk jemi komb që lindi nga hiri i një pushtimi, jemi bijtë e një amshimi që nuk shuhet. Prandaj rikthimi masiv ka fillue. ✝️🇦🇱 Lëvizja për rikthim