Votimet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë po zhvillohen për mrekulli 

Shkrime relevante

Marsh për Liri – Po cilën liri, o njerëz?!

Nga Drita Ismaili Më dhemb kur i shoh njerëzit tanë duke...

Fenomeni Botëror – Historik, Ushtria Çlrimitare e Kosovës 1994 – 1999

Akademik Hakif Bajrami, historian, Prishtinë Është krenari kombëtare të mirresh me këtë...

Kosova në udhëkryq: Ndërmjet rrënjëve europiane dhe rrezikut të tjetërsimit identitar

Nga: Gjon Keka Sot, Kosova gjendet përpara një dileme ekzistenciale që do...

Dje Beogradi u shndërrua në vend pelegrinazhi për të nderuar një turp dhe krim me përmasa rrëqethëse

Elisa Spiropali, Tiranë ____ Mijëra njerëz, ministra, ushtarakë dhe klerikë u mblodhën për...

Shpërndaj

Në foto: Konsullja Floreta Kabashi


Nga: Nexhmije Mehmetaj 

Shqiptarët në Gjenevë, me të drejtë vote, i janë drejtuar këtë të shtunë, më 27 dhjetor 2025, qendrave të votimit për të ushtruar një nga të drejtat më themelore demokratike: zgjedhjen e përfaqësuesve të rinj në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Që në orët e hershme të mëngjesit, bashkatdhetarë të shumtë nga qyteti dhe rrethina kanë treguar përkushtim dhe përgjegjësi qytetare, duke pritur me radhë dhe në qetësi për të hedhur votën e tyre. 

Procesi i votimit në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjenevë ka filluar në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00. Të gjithë qytetarët e regjistruar me të drejtë vote në diasporë kanë mundësi të shprehin vullnetin e tyre politik në kushte të rregullta, transparente dhe të mirë organizuara. 

Këto zgjedhje parlamentare janë të tretat që mbahen brenda këtij viti, çka i jep këtij procesi një rëndësi të veçantë politike dhe institucionale. Ato konsiderohen si një test serioz për stabilitetin demokratik të vendit, për besimin e qytetarëve në institucionet zgjedhore, si dhe për aftësinë e shtetit për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Anëtarët e angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përfshirë përfaqësues të partive politike, si dhe stafi i Konsullatës, janë të pranishëm dhe të angazhuar maksimalisht për të monitoruar çdo fazë të procesit zgjedhor. Puna e tyre e përbashkët synon garantimin e standardeve demokratike, respektimin e ligjit dhe ruajtjen e transparencës në çdo hap të votimit. 

Në Gjenevë, ku pata mundësinë të votoj dhe të shoh nga afër mbarëvajtjen e procesit, u dëshmua një atmosferë e qetë, korrekte dhe dinjitoze. Konsullja e Republikës së Kosovës, znj. Floreta Kabashi, nën vëzhgimin e saj të kujdesshëm dhe me një qasje plot dritë, profesionalizëm dhe fisnikëri, theksoi rëndësinë e integritetit dhe përgjegjësisë në procesin zgjedhor. Ajo nënvizoi se vota e diasporës ka një peshë të veçantë dhe se çdo qytetar duhet të ndjehet i respektuar dhe i sigurt gjatë ushtrimit të kësaj të drejte. 

Ky angazhim serioz institucional, i kombinuar me pjesëmarrjen e ndërgjegjshme të qytetarëve, e bën këtë proces zgjedhor në Gjenevë një shembull pozitiv të funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës edhe jashtë kufijve të tij. 

Gjenevë, 27.12. 2025 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu