Kreu Blog Faqe 335

Një ndër rrëfimet e mija për mënyrën se si godet “UDB-ëja jonë”…!

1

Gjergj – Bajram Kabashi

Nuk e dij se a keni menduar rreth një fakti të hidhur, por fatkeqësisht të vërtetë, se burgosjet, arrestimet, vrasjet dhe maltretimet e rënda ndaj të gjithë atyre që kanë luftuar për Liri, janë bërë kryesisht prej shqiptarëve që kanë qenë pjesëtar të shërbimeve sekrete të ish-Jugosllavisë, qofshin të shërbimeve ushtarake apo civile serbe.
Nuk ka asnjë periudhë kohore nën pushtimin e Serbisë e ish-Jugosllavisë, ku shqiptarët që punonin për shërbimet sekrete të atij tashmë ish – shteti të mos kenë bërë zullume, mbledhur të dhëna e raportuar tek ish pushtuesi për shqiptarët që nuk pajtoheshin me pushtimin.
Nuk e kanë lajmëruar vetëm shoqërinë e vet, por shoqërinë e tyre e ka lajmëruar “dikush” nga shokët e tyre…!
Ata që mund të kenë bërë ndonjë shmangie nga shërbimi për këto orgaizime antishqiptare të policive sekrete ish-Jugosllave, i ka pritur burgu.
Jo vetëm që Shqiptarët janë ndjekur, rrahur e maltretuar në Atdhe, por edhe në Mërgatë, kudo që jetonin…!
Kjo ka ndodhur që nga koha e pushtimit nga Serbia në vitin 1912 e deri në fillim të qershorit 1999.
Dhunë mizore, dëbime, shfarosje – gjenocide…!
Sipas shumë të dhënave, pothuajse 600 mijë veta kanë kaluar në duartë e këtyre shërbimeve mizore-antishqiptare, (për numrin e sakt të tyre le të përmirësohem nga të tjerët), që përpak e shfarosen një popull autokton në vendin e vet.
Andaj duhet ta theksojmë vazhdimisht se pa ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe bombardimeve të caqeve ushtarake e policore serbe, pothuaj tremujore ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, në pranverën e vitit 1999, pushtimi i Serbisë përpak na pati qitë prej faqes së dheut.
Sigurisht ndër shqiptarët që kanë punuar për ato shërbime, mund të ketë pasur njerëz të mirë, që me zemër si kanë bërë shërbimet e kqija ndaj popullit të vet të pafajshëm, por kanë qenë të detyruar nga eprorët e vërtetë të shërbimeve serbe – jugosllave, të bënin vetëm keq për ta dëshmuar përkushtimin dhe lojalitetin ndaj shërbimeve pushtuese.
Dhe janë frikësuar prej njëri – tjetrit…, se, si gjarpërinj helmues që i kanë bërë me përpunime agjenturore dhe frikësime, nuk e kanë ditë se cili gjarpër helmues mund t’i kafshoj, e cili jo…!
Nuk e kanë marrë me mend se “a mund të kafshohen” prej shokut të tij, apo prej shokut të shokut të tij !
____
“Shqiptarët po e burgosin vetvetën”, thoshin dikur me cinizëm serbët me propagandën e tyre
____
Prandaj, e them përmes këtij shkrimi, sikurse në shkrimet e tjera, se, mu ashtu qysh e përsërisnin serbët me cinizëm me propagandën e tyre mizore, se “shqiptarët e kanë burgosur dhe rrahur vetvetën”, pasi që për shkak të frikës që ua kishin shti deri në palcë, rrjetet tona të sigurisë kanë kryer punë me vepra për Serbinë, Serbët dhe për interesat e tyre.
Kam shumë kujtime nga rrugët e gjata të profesionit, se si fshanin rrugëve njerëzit e këtij shërbimi në Kosovë, të vetëdijshëm se edhe kundër vullnetit të vet duhej të kryenin detyra e obligime për pushtimin serbomadh, që rrogat nuk ua kanë dhënë për të shitë patriotizëm shqiptar! 
Si fëmijë e kujtoj dhe nuk e harroj kurrë kur në shtëpinë tonë, ku mbahej një mbledhje ilegale, një “patriot i dyfishtë” nga një familje e njohur për kontribute konkrete për UDB-ën – kuadër “i shqiptarisë” dhe ish-Jugosllavisë, pasi e kishin përpunuar “UDB-ashët tonë” derisa shoku i tij i ngusht gjendej në burgun e parë të tij, i mashtroi dhe burgosi pothuaj dhjetë veta, duke ua dhënë disa dhjetëra vite burg!
Eprori i tij ishte shef (“naqallnik”) i Sekretariatit për punë të Brendshme të Pejës në atë kohë, dhe i cili, pas luftës i ka shërbye me krenari “partisë paqësore!”. 
Edhe rrënimi i autonomisë është bërë prej shqiptarëve të tillë, kryesisht politikanëve, që përdoreshin e hudheshin prej serbëve kur su duheshin më. Paraprakisht kërkohej një shqiptar tjetër, më i aftë, një tjetër “shqiptar më i ndershëm” për ta vra e shkatërrue vetvetën.
Shërbimin tonë sekret të asaj kohe mund të thuhet se UDB e Serbisë, e pati zbritë tepër poshtë në kuptimin më të keq fjalës, që të merrej vetëm “me punë të brendshme”, pra që të mendonte gjithë kohën për shantazhimin e atij që ka menduar se din diçka apo “të flente” afër familjes shqiptare!
Ata në mënyrë të pashpjegueshme kanë qenë të preokupuar dhe të angazhuar se si ta poshtëronin tjetrin, sidomos të paparashikueshmin dhe të palexueshmin, se vet ata kanë qenë të poshtëruar, të shantazhuar dhe shkelur në fyt e shpirt prej UDB-ës së Serbisë !
Thjeshtë, i pati shndërruar vetëm në njerëz që përdoreshin për qëllimet serbomëdha, me apo pa dëshirën e tyre…!
Ajo që duhet ta shqetësoj secilin prej nesh edhe sot, është ndërdija e ngulitur prej asaj kohe, nga mendja e keqe se duhet bërë zullume të pandalshme ndaj vetvetës, e këtë sjellje mizore e kanë përdorur ndaj vetvetës shqiptarët e udbizuar dhe të fanatizuar partiakisht, njerëzit e ligj dhe të poshtër, që kanë menduar se gjithça NISET prej tyre, pasi  përpara tyre nuk kishte të kaluar e as të tashme të qëndresës ndaj pushtimit.
Ishte një mendësi kolonistësh…, si ajo e serbëve dhe malaziasve të sjellë në Kosovë e viset shqiptare nga e ashtuquajtura “Reforma Agrare”!
Nga koha kur Shqiptarët myslimanizoheshin dhe dërgoheshin tek “vëllezërit e vet” në Turqi dhe në vend të tyre, dhe për nevojat serbizuese të së ashtuquajtures “Reforma Agrare”, silleshin serbë e malazias nga Serbia, Mali i Zi, Hercegovina dhe serbë nga Lika e Kroacisë, për ta serbizuar Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi.
Zullumit ndaj vetvetës, ndërkaq, i ka shërbyer edhe padrejtësia e madhe, pothuaj e organizuar deri në imtësi, që ka hy thellë në formimin “intelektual” të disa pseudoelitave të vendit.
____
“Bishti” i intelektualit…!
____
“Kur ti e çon bishtin pak”, del tjetri dhe ta ngritë “bishtin” edhe më shumë, apo jo?
Prandaj, kjo që i ndodhi vendit mas luftës, nuk mund të falet kurrë dhe asnjë mençurak nuk mund t’i thotë tjetrit pafundësisht: “A ke fakte?”
Athua për cilat fakte mund ta kenë fjalën…?
Fakti jam une, jeta ime profesionale dhe dëshmitë e mija të pandalshme, për shembull…!
Fakt i idhët mbetët varfërimi im i qëllimshëm prej “UDB-ës sonë” dhe qëndresa dhe pamposhtja ime ka me mbetë e paharrueshme në raport me ligësinë dhe shpirtkeqësinë e saj !
Faktet shihen kahdo përreth nesh; në rrugë, në synimin për ta ngatërruar shokun me shok, vëllain me vëlla dhe në prishjen e raporteve me familjarët e afërt.
Aty, ku roli i fanatikut partiak dhe njeriut të familjes UDB-ashe me gjuhën dhe qëllimet përçe e të kobshme, është tepër i madh për të zi.
Roli i verbër i Familjes UDB-ashe, që s’ka ditë asgjë për UDB-ashin e vet, edhe kur ai iu është paraqitur si atdhetar…!
Në jetën tonë të munduar dhe të ndjekur, ka me mbetë përjetësisht si vrragë dhe kujtim i keq roli gjakbamës i tij/tyre…, se u ka mbetë si një ves i papërmirësuar nga kohnat UDB-she, kur e ruanin se mos po flet kush keq për UDB-ashin e familjes së tyre a të farefisit, të shndërruar në një lloj vëzhguesi a nuhatësi, se a di kush ndonjëgjë për “UDB-ashin e tyre!”, që duhej të shitej gjithnjë si patriotë shqiptarë!
Do të kujtohet për të keq roli i kobshëm për “krime të brendshme”, se ata, të gjithë ata pa asnjë përjashtim, veçanërisht ata që kanë bërë zullume ndaj të burgosurve politik, por edhe disa që kanë qenë të njohur dinakërisht për “sjellje të mira e të buta”, nuk kanë guxuar as që t’i afroheshin njeriut të qëllimeve e synimeve serbomëdha…!
Pushtuesin e kanë gënjyer pandërpre, duke i qitë përpara si dëshmi “eshtra” njerëzish të padhimtë – e ata ishin pothuaj 600 mijë shqiptarë që kaluan nëpër duartë e tyre të përgjakura!
Ata si “lëndë të parë” e kanë pasur të burgosurin politik shqiptar, që e quanin “enverist”, përmes të cilit kanë mbijetuar…!
Pastaj, e keqja dhe e liga është strehuar në krekosjen dhe mercenarizmin tonë të njohur.
Në veprimet e bashkëpunëtorëve – tashmë të stërpatriotizuar të UDB-ës dhe në etjen e atyre që dyshohen për krime, që të fshihen dhe të “krijojnë” imunitet pushteti, duke qenë pjesë institucioneve si politikanë , si deputet a infiltrime në detyra të tjera të ndjeshme !
Kush e dha urdhërin që të vritej Xhemajl Mustafa me 23 nëntor 2000 në Prishtinë? Sigurisht ai nuk ka mundur të ishte UDB-ashi Bozhidar Spasiq, urdhërdhënësi i vrasjes së atdhetarit Enver Hadri në Bruksel, se Kosova tashmë ishte e çliruar.
Atëhere kush ka mundur të jipte urdhër të tillë…? 
____
Mendësia e UDB-ës i ka keqpërdorur (dhe keqpërdorë) edhe njerëzit shpirtkqinj dhe të tjerët që mund të mendojnë se “nuk janë të bukur”
____
Në veprimet e njerëzve nga familjet UDB-ashe, që kanë mundur të bënin vetëm keq e kurrë mirë dhe në keqpërdorimin e njerëzve shpirtkqij dhe xheloz, që mendojnë “se nuk janë të bukur”, si dhe në morinë e rrëfimeve dhe shpjegimeve të tjera…!
“Ne”, thjeshtë, në disa aspekte e kemi vazhduar aty ku pas lirisë së vendit, është detyruar në masën më të madhe të tërhiqej UDB-a!
Disi si “Pas Titos – Tito”, vazhdoj dergja jonë me po atë rrugë tmerri, por tash pas “UDB-ës – “UDB-a jonë!”
Por, ajo nuk është tërhequr si mendësi dhe si mbjellje antinjerëzore, pothuaj njëshekullore…!
Ajo është “ndër ne”, rrin e pa shqetësuar dhe e qetë në padrejtësinë që i duhet, në fanatizmin partiak dhe religjioz, si dhe “në urrejtjen tonë…”!
Nëse ka ende të tillë që s’duam t’i shohim dhe vërtetojnë këto mendime, atëhere nuk është punë e imja, por e tjetrit !
Nuk dua t’i shoh kurrë ata që u përpoqën të ma nxinin jetën në fillim të punës në profesion, e as ata që si kriminel të bashkuar u bënë bashkë nga 17 nëntori deri më 23 nëntor 2000, për të ma paraqitë të kotë përpjekjen dhe angazhimin tim të sinqertë profesional.
Se, sipas tyre, duhej të isha një lloj analfabeti dhe naivi, sikurse ata, që mua më mendonin si NAIV! 
Ata ishin “aq tereq të mëdhenj” (dema), sa që nuk kanë përtuar që të bënin eksperimente me njerëzit në emër të “makiavelizmit” të tyre, sikur ata të mos e kishin asnjë vlerë e peshë, me angazhimin e tyre profesional e atdhetar, që gjithsesi prej atyre kokëboshëve duhej shpallë përpjekje të “një naivi”, sikurse që e mendonin angazhimin tim dhe tjetrit !
“Eksperiment” që gjithsesi ka për t’iu dalë “dardhë me bisht!”, mu ashtu sikurse që u kam thënë në mbrëmjen e 23 nëntorit 2000.
Se kur “ti” më shfrytëzon mua për një eksperiment antishqiptar, nuk ka asnjë mëdyshje se edhe une të shfrytëzoj “ty” për ta çmontuar atë eksperiment dhe për t’i vënë para shtyllës së turpit të historisë, ata që bëjnë eksperimente të tilla antinjerëzore.
Por, e rithem vazhdimisht: Une i dua të drejtat e mija që mi keni mohuar si “UDB e bashkuar!”, andaj ata e kanë vetëm një kërkesë të qartë dhe shumë të vendosur prej meje: Të m’i kthejnë të drejtat që mi mohuan si të ishin serbomëdhenj, pastaj le të vazhdojnë të heshtin për vrasjet që janë meritor edhe vet që kanë ndodhur!
Le të vazhdojnë ta mashtrojnë “elitën e një partie”, që të derdh helm e verë ndaj meje me fjalorin e vet të helmatisur, që ua patën afruar atyre në atë kohë!
Sidoqoftë, une nuk do ta harroj kurrë goditjen mizore dhe përpjekjen për të ma poshtëruar e shkatërruar mundin e një jete në profesion përmes “ajkës” së një partie, që është ndërsyer ndaj meje nga “ajka” e një partie tjetër, dhe faktin e hidhur se për shkak të idealizmit tim profesional, “UDB- jonë” , pasi ma kishte përgjakur jetën profesionale, përpak ma shkatërroj familjen me varfërim…!
____
Këtë nuk do t’ia fali “UDB-ës sonë…”!
____
Janë disa gjëra në jetë që nuk duhet të harrohen kurrë dhe atij “gazetari-intelektuali” që angazhohet dhe lejon të mashtrohet nga shërbimet sekrete partiake, edhe nëse tash e kanë bërë ambasador diku në botë, duhet t’ia shohim fytyrën, ose ata pa asnjë përjashtim duhet të m’i kthejnë të drejtat e mija pa më detyruar që t’i shoh fare.
Se , thjeshtë, nuk kam qef me i pa…!
Pra, dëshira ime është që mos t’i shoh kurrë ata, as afër e as larg, por nëse mendojnë se mund të më ikin dhe ta mbulojnë me harresën e kohës dhe viteve që nuk kthehen më, atë goditje UDB-ashe, gjithë atë terror dhe provokim ndaj njeriut që është marrë me profesionin e gazetarisë – njësoj si atëhere, ashtu edhe sot, e kan gabim dhe se që e kanë pasur gjithnjë gabim, do të kuptojnë në kohën e duhur.
Në historinë e gazetarisë së këtij kombi ka për t’u mbajtur në mend se “pleshtat e kohërave UDB-ashe”, nuk mund të shtyhen me një “shkëmb që ecën” dhe që e zbulon krimin e tyre disa mijëra kilometra largësi, pa i parë fare!
Personalisht une dua të jem “i vogël” dhe i padukshëm, vetëm për kombin shqiptar, por jo edhe për kriminelët e fëlliqt të këtij kombi.
Fakti se nuk kam folur deri tash drejtpërdrejtë për ta, nuk është bërë për arsye të tjera, por se isha i zënë dhe tepër i angazhuar me jetën që ma kishin rrënuar e shkatërruar dhe me kumtin UDB-ash që ma dhanë edhe pas ardhjes së Lirisë për vendin, si dhe doja që të kallxoja me librat e botuar për atë jetë të rrënuar dhe rrugët e veprat e mija në profesion. Deri para disa vitesh më duhej të punoja edhe me nga dy punë në ditë dhe njëherit ta mbaja portalin Drini, por tash që “kam kohë”, nëse nuk mi kthejnë të drejtat pa pasur nevojë që t’i shoh, do t’u dalin probleme të mëdha me mua. 
“Trimave të UDB-ës”, do t’u dalin probleme tepër të mëdha me mua…!
Ata ose duhet të m’i kthejnë të drejtat pa pasur nevojë që t’i shoh, ose duhet që ata që kanë mbetë gjallë, të takohen me mue, gjë që nuk do ta dëshiroja kurrë!
Se kërkoj t’i takoj dhe të debatojmë me ta publikisht, përmes ndonjë studioje televizive që, sipas ecurive të deritashme, nuk janë të interesuar të ma dhënë fjalën se gazetaria hulumtuese e Kosovës deri tash ka treguar se nuk i njef apo nuk do t’i njof e hulumtoj temat e tilla për të cilat po flas qe sa kohë.
Por, nëse do të më jipej mundësia që të takohesha me ata që kanë mbetë gjallë, e them paraprakisht se “do t’i bëjë për vitra Muslimane!”.
Se dikush duhet me dalë prej nesh që t’ia mposhtë “popullit shqiptar” – kriminelët e bashkuar të UDB-ës!
Se për ta kam qenë dhe mbetëm thjeshtë i patejkaluar, se une jam formësuar rrugëve të mundimshme të profesionit, duke kaluar e jetuar me vuajtjet dhe pësimet e shumëta të popullit shqiptar.
Përderisa une kam se çka me kallxue për rrugën time të gjatë në profesion, ju, të gjithë ju, mund të tregoni vetëm për krime udbashe ndaj kombit tuaj…!
Prandaj, kot e keni nxitë (mashtruar) elitën e një partie ndaj meje, se une “i kam parë” kur më provokonin UDB-qe për interesat tuaja…!
Në kuptimin profesional ata që kanë lejuar të mashtroheshin, parasëgjithash kanë punë mua mua, ndërsa ata vet le të kenë mundësi, nëse guxojnë për shkak të shantazhimit, që të takohen dhe t’i akuzojnë ata që i kanë mashtruar, duke iu paraqitur “si rugovistë të mëdhenj”!
____
Shantazhimi – një armë e vjetër që “UDB-ashi ynë” e ka shfrytëzuar sa punonte për UDB-ën e Serbisë – Jugosllavisë së asaj kohe
____
Sipas logjikës së tyre të mbrapsht UDB-ashe, une tash do të duhej që të shantazhuarit rëndë të elitës së rrejshme intelektuale të LDK-së, t’i nxisja kundër atyre që i kanë mashtruar, por e dij që nuk mundem të bëjë gjë, se ata u shantazhuan rëndë dhe se u vije turp dhe marre që si bij të LDK-istëve të zgjuar, të mashtrohen prej tjetërkujt !
Ata që e kanë shantazhuar elitën e rrejshme kulturore të LDK-së, e kanë trashëgim shantazhimin. Njejt si banditët e LDK-së. Ata në atë kohë janë munduar të më shantazhonin edhe mua dhe nuk kanë rreshtur nga përpjekjet UDB-ashe shqipfolëse për shantazhimin tim edhe më tej, deri në ditën e sotshme.   
Por, qysh u kam thënë: nevojën e domosdoshme për të më shantazhuar e kanë mund dhe përpjekje të kotë, se une nuk ka asnjë mundësi që të shantazhohem prej tyre, edhe nëse përpiqen të më shantazhojnë me vajza të reja apo “me mëshkuj” me emra vajzash ! 
Fundja, sa herë që të më ngacmoni, une ua kthej dy herë më shumë…! Për faktin se une se ngacmoj kurrë dikend, e kur dikush të më ngacmon “udb-qe”, edhe nëse dëshiron, nuk e lejoj që të ikën pastaj!
Prandaj, organet përkatëse e kanë obligim para Kosovës së re, që ta gjejnë ku është e ku s’është, “një shtab” që gjithë kohën përpiqet t’i shantazhoj njerëzit e caktuar, ku shantazhuesit kryejnë detyra për kryekriminelin a kryekriminelët që duhet të dijnë se kush janë ata, dhe të tregojnë se a paguhen apo punojnë pa para për ta! 
Dhe mos të harrojmë kurrë se ai që domosdo synon ta mbajë të shantazhuar “dikë”, ai e din mirë se ai që duhet të jetë i shantazhuar, din mirë për veprën e rëndë kriminele që ka ndodhur dikur!
Shantazhimi ka qenë dhe ka mbetë një armë e vjetër që “UDB-ashi ynë” e ka shfrytëzuar sa punonte për UDB-ën e Serbisë – Jugosllavisë së asaj kohe, por edhe më vonë.
Madje, duket e pabesueshme, por është e vërtetë e hidhur se në kohën e UDB-ës së Aleksander Rankoviqit, serbit nacionalist që për disa dhjetëvjetsha faktikisht ishte më me fuqi ekzekutive në politikën shtetërore të ish-Jugosllavisë, se sa Mareshali Josip Broz Tito, i kanë ngatërruar familjet e caktuara shqiptare ndërmjetvete , duke ua ka vrarë dikë, “edhe pasi janë hangër qentë ndër vete”.
Qëllimi ka qenë tepër i qartë, që të dyja familjet “që u janë hangër qentë”, të mos i ndalin hasmëritë me njëra – tjetrën…!
Për interesat e UDB-ës…!
LDK-istët e përzgjedhur janë mashtruar prej tjetrit, që e kanë menduar me mendjemadhësinë e vet, më të pazgjuar…!
E keqja dhe e shëmtuara është kjo: Përdorimi i Gjuhës së Huaj nga ata që kanë dashur dhe kanë arritur ta shndërronin elitën e rrejshme të LDK-së si një elitë jointelektuale, elitë të prapambetur kulturalisht, elitë që fryhet dhe që i mësyen të tjerët pa pasur asnjë fakt, thjeshtë duke dashur ta shihnin si një elitë rakoviqiste që e vret vetvetën dhe tjetrin!
Pra, edhe “ata” që i kanë mashtruar “ata të tjerët”, janë të njejtit: Rankoviqistë…!
____
“Rankoviqistët e luftës” dhe “rankoviqisët e paqes”!
____
Qëllimi i rankoviqistëve “të luftës” ka qenë që këtë elitë të shpifur intelektuale të “rankoviqistëve të paqes”, ta armiqësonin me mua, por une në asnjë mënyrë nuk armiqësohem me ta…!
Se ata e këta personalisht “i dua shumë…!”, ashtu siç më kanë dashur edhe ata mua që më konsideronin NAIV!
Me fshikullen e profesionit, andaj, vazhdoj që t’i godas njësoj të gjithë: mashtruesit dhe të mashtruarit, gjithnjë derisa të m’i kthejnë të drejtat që m’i kanë mohuar si të ishin serbomëdhenjt e jetës sonë të sotshme!
Në këtë lojë të ndyrë ndër-UDB-ashe që iu nënshtrova, kam vendosur që t’i kërkoj vetëm të drejtat e mija që mi kanë mohuar këta kriminelë të bashkuar.
Une do të ndalem vetëm atëhere kur të gjithë ata të m’i kthejnë të drejtat që mi kanë mohuar. Kur të mi kthejnë të drejtat këta “serbomëdhenj të bashkuar”, se po t’i shihja gjërat holl e holl, pasi nuk e pata mbrojtjen e shtetit deri tash, “do të duhej që dikë prej tyre ta lija si torzo”, një lloj cungu që endet rrugëve.
Por, jo! Hakmarrja nuk është zgjidhje, pasi une “hakmarrjen” e vetme që e kam është detyrimi që këta kriminelë të bashkuar të m’i kthejnë të drejtat!
Asgjë më shumë, e as më pak …!
Ndërkaq, ata le të vazhdojnë edhe më tej që të aktrojnë dhe shtiren se nuk dijnë asgjë për njëri-tjetrin edhe pas më shumë se 25 vitesh, ndërsa une prej këtyre kriminelëve të bashkuar nuk kërkoj gjë tjetër, pos të drejtat e mija që mi kanë mohur duke më përqeshur si UDB-ash!
Faktikisht ata kanë lënë pas vepra të rënda UDB-ashe, që Kosova e re nuk ka asnjë nevojë t’i fshehë, se i bije sikur synon ta fshehë e mbuloj me harresë krimin e huaj…! 
Se “Baraspesha e të Fëlliqurve” sikurse që është kjo që e kanë bërë kriminelët tonë të bashkuar, është Dhuratë Danajsh e Serbisë, për Kosovën e çliruar prej NATO-s! 
Krimin që e kanë bërë kriminelët e mëdhenj, e që s’është krim i kombit shqiptar, por vetëm krim i elitave të tij të shpifuna!
“A ka diçka të kalbët” në jetën e këtij populli…?
Une mendoj se Jo, pasi “e kalbët” deri tash ishte vetëm mungesa e respektimit dhe dënimit në bazë të ligjeve dhe lejimi i kriminelëve të bashkuar që të strehohen në institucionet e shtetit, ashtu qysh ka dashur Serbia, gjë që nuk do të duhej t’i ndodhte një kombi të zgjuar dhe shtetit të tij të ri. 
Fundja, pas vdekjes së tre të shkretëve për mend nga ajo “shoqëri turpi”, une si gazetar as nuk kam më kurrfar motivi që t’ua shoh sytë e tyre të verbër.
Por, mos ta harrojnë një gjë kurrë kriminelët e bashkuar të vendit tonë, se 23 nëntorin e kobshëm të vitit 2000, “nëse e kanë harruar ata”, nuk e kam harruar une!
As atë e as vuajtjet e mija të pamerituara…!
Nuk e harroj sa të jem gjallë, se e dij mirë që ai dhe une ishim shënjestër e kriminelëve të bashkuar…, e atyre që po heshtin qe më shumë se 25 vite !
UDB-ashët “tonë” të njohur për krime të mëdha apo burgosje të shumëta, metodën e shantazhimit të atyre të burgosurve që i kanë rrahur dhe torturuar, e kanë pasur metodë kryesore që me dhunë mizore shumë të burgosurve t’ua mshilnin gojën. Dhe i heshtën! Për këtë arsye disa prej UDB-ashëve paraqiteshin “faktorë” edhe pas luftës. Ndërsa ish-të burgosurit përgjithësisht heshtnin! Shumë deklarata të atyre që iu nënshtruan torturave të tilla të padurushme nën dhunë, kanë dhënë deklarata që kanë përfundur në Dosjet e UDB-ës serbe – jugosllave të asaj kohe.  
***
KËTO I THEM ME VENDOSMËRI PROFESIONALE, pa asnjë mëdyshje, sado që i takon shtetit që askend të mos e len që në këtë jetë të jetë i dënuar prej “UDB-ës sonë”, madje në rrethana Lirie!
Se atij, Shtetit pra, i takon që “ta zbus bishën” që tash mund të rri urt dhe me lëkurë qengji mes nesh…!
Vetëm shteti me ligjet e tij, është ai që ka mundësi “ta zbusë bishen” që i dënon të tjerët në emër të partisë – kombit të imagjinatës së tij !
Ne nuk guxojmë të pajtohemi kurrë me të keqen në përgjithësi dhe me të keqën e natyrës UDB-ashe, të vetëdijshëm se “ku popull” është duke bërë krime të rënda ndaj vetvetës! Une këtë që e them e kam kuptuar me kohë, andaj kërkoj me ngulm që të më kthehen të drejtat pa arsyetime të mundshme të kriminelëve të bashkuar, se nuk ka kalim të kohës që mund të ndikoj që t’i harroj ato tortura dhe të zbehet ajo dhunë.
Kriminelët e bashkuar duhet ta kuptojnë qartë mirësinë time dhe faktin se NUK DUA T’I TAKOJ, prandaj mos ta sjellin vetën deri aty që une kam me kërkuar që t’i takoj!
“Budallicën Shqiptare” të Drzhavna Bezbednosit, – ku natyrisht nuk flas për asnjë femër, por vetëm për mashkujt e ligj që i ka shfrytëzuar me apo pa vetëdije shërbimi sekret armik, nuk dua ta takoj kurrë me ëndje.
Në fund të kësaj analize për rolin antinjerëzor të pjesëtarit “tonë” të sigurimeve e shtetërore – armiqësore dhe të ndihmës së Familjes UDB-ashe përgjithësish në këtë veprim gjenocidal ndaj krejt një kombi, në cilëndo periudhë historike nën pushtimin e Serbisë, që nga viti 1912 e deri në fillim të qershorit 1999, nuk ka asnjë krim të rëndë që se ka bërë kuadri shqiptar i shërbimit sekret armik me veglat e tij.
Kanë bërë edhe të tjerët…, por kryesisht ky shërbim…!
Krime ndaj vetvetës ajo egërsirë dhe ligësi e pakundshoqe njerëzore, ka bërë edhe pas lirisë së vendit, pavarësisht gëzofit dhe maskës që e ka bartur në fytyrë.
***
Në gjithë jetën time të deritashme, prej ditëve të rinisë e deri në këto çaste, jam marrë me gazetari, duke i shkelë me këmbë vendet e ndryshme dhe duke biseduar me njerëz të ndryshëm. Po të mos e doja me aq zemër profesionin dhe Atdheun dhe të mos isha “i dehur profesionalisht”, kurrë nuk do t’i kisha bërë punët që i kam bërë dhe nuk do të kisha kaluar rrugëve kah kam kaluar.
Kur “kthehem pas” dhe i shikoj rrugët e kaluara, megjithëse për disa gjëra nuk është lehtë as për me treguar, nuk ndjej asnjë lloj pendese për të gjitha ato që i kam bërë dhe vështirësitë nëpër të cilat kam kaluar, pavarësisht se isha dhe jam i vetëdijshëm se i takoj një populli që, për shkak të historisë së vështirë kah ka kaluar, ka përjetuar një përpunim të rëndë armiqësor !
Ky popull nuk është fajtor dhe as që jemi fajtorë të gjithë ne që prej vitit kur UÇK dhe NATO e çliruan vendin , në pjesën e dytë të vitit 1999, nuk arritëm të mposhtim të ligën brenda nesh.
Ndoshta kjo kërkon kohë, e ne si njerëz nuk do kemi kohë e as mundësi t’a përjetojmë ditën kur ai që bënë krime të mos ketë mundësi më “të fshihet në institucione”, pas të gjitha të kqijave që mund tïa ketë bërë vendit të vet.
Por, sidoqoftë, ne graduaisht mund ta largojmë prej vetës mendjen e keqe që kemi prej gjithë kësaj mbjelljeje antinjerëzore.
Nëse gaboj e dënohem një ditë, dijeni se nuk dënohet gazetaria, por une…!
Une, si gazetar kritik nuk mund të fshihem gjithnjë pas profesionit e të them se, nëse dënohem une, u dënua gazetaria…!
Apo të them se jam luftëtar i shquar i islamizimit antishqiptar të kombit a udhëheqes i portalit Drini që nga viti 2006, andaj “askush nuk guxon me më prekë!”, se ashtu preken “vlerat e gazetarisë!”.
Apo t’i lodhi njerezit për vlerësimet e çmimet që më janë dhënë rrugëve të profesionit, prej çmimit Gazetar i Vitit në Kosovë , të ndarë nga gazeta Rilindja në vitin 1996, apo deri tek vlerësimi “Guximi Intelektual” që mu dha me 12 nëntor 2025 nga Shoqata Kulturore “Jakova” e Gjakovës.
Të gjitha këto rrugë e të arritura, i bëra me dëshirë dhe jo për lavdi a për t’i bërë hije jetës së tjetrit !
Jo…!
Apo që të fshihem pas të bëmave familjare; pas vuajtjeve, pësimeve dhe dergjes së babait si luftëtar i Mulla Zekë Berdynës dikur, kur shqiptarët me aradha vullnetarësh e mbronin Masbjeshkën (Sanxhakun), të plagosur në atë kohë në Kaquber, afër Beranës, apo pas Shoqatës Kulturore “Migjeni” të Lubajnës.
Apo pas martirizimit të Babait që u keqtrajtua atypëraty mizorisht nga UDB-a, kur familjen e “Kaftorrve” të Tomocit, për shkak të Sali Ahmet Shatrit, që në vitin 1949 kishte ikur në Shqipëri,- më vonë oficer i Enver Hoxhës, planifikonin ta dëbonin nga katundi. Babai ishte i vetmi që e ka kundërshtuar që familjen e tyre ta dëbonin prej shtëpive të veta dhe ta dërgonin në Banat të Vojvodinës, si familje të tjera shqiptare.
“Nëse djali është fajtor, familja e tij nuk ka faj…”, kishte thënë Baba im në mbledhjen e katundit, që ishte organizuar nga organet e pushtetit okupues në atë kohë në Tomoc.
Kjo është familja e të parëve të Luigj Naser Shatrit, komandantit të njohur të UÇK-së.
Keqtrajtim që UDB-a ia bëri Babait edhe aty “në mbledhje të katunit” , e edhe më vonë në lokalet e saj, ndikuan që të vdiste në moshë relativisht të re në shkurt të vitit 1962…!
Une shkruaj vazhdimisht, por nuk e lodhi askend me faktin e hidhur se jam dënuar prej “populli të udbizuar shqiptar që u prek” për shkak se e ndihmova në situatat më të rënda për te, deri tek çsyziumi i tashëm islamik-antishqiptar.
Por, Une, kurrë nuk i lëshoj pe gabimit UDB-ash dhe UDB-ashit apo UDB-ashëve të patriotizuar…!
Pasi UDB e vërtetë i ka urdhëruar detyrimisht ata që të kryenin detyra në favor të Serbisë, e jo të ishin patriotë shqiptar!
Nuk i lëshoj atë e as ata që më dënuan me varfërim, sikur të ishin serbomëdhenj…!
Nuk u lëshoj pe për asnjë milimetër Familjeve mendjefëlliqura e kriminele UDB-ashe…!
Se, qysh kam vënë re me kohë, ato kanë qenë të programuara vetëm për krime të brendshme, për asgjë tjetër !
UDB-ashin e patriotizuar, andaj, nuk e lëshoj edhe nëse fshihen pas famëlartës UÇK…, as “gazetarin” pas gazetarisë, e as “intelektualin e madh” pas Akademisë së Shkencave…!
PS!
Kushdo nga kompetentët që ka interesim, mund të bisedoj vetëm me mua, me një parakusht që t’i kenë zbuluar më në fund pas më shumë se 25 vitesh se kush na ka shkruar letra në emër të Bujar Bukoshit tashmë të ndjerë, mua, nga 17 nëntori 2000 e deri më 23 nëntor 2000, dhe shkrimtarit Shefqet Dibrani, nga 18 nëntori 2000 , e shumë më gjatë…?!
Mirëpo, une si gazetar hulumtues e shoh të panevojshme që të bisedohet me gazetarë të Rilindjes, pavarësisht se një pjesë e madhe e tyre janë njerëz të mirë dhe të zgjuar, gazetarë me përvojë në profesion, por që thjeshtë nuk i kuptojnë këto që vazhdoj t’i them, ndërsa disa që kanë kryer dhe kryejnë shërbime partiake, nuk dijnë asgjë apo dijnë por shtiren që nuk dijnë gjë.
Ashtu qysh nuk dijnë asgjë, as ata nga familja ime e gjerë.
____
Letra që në emër të Bujar Bukoshit më pati ardh mua me 17 nëntor 2000, “letërkëmbim” që pati përfunduar me 23 nëntor 2000…!
____
Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com
Subject: Me jep nje kontakt me saliun
Date: Fri,17 Nov 2000 18:55:16-0800 (PST)
Përshëndetje,
I nderuari Bajram, me përpjekje të shumta arrita ta siguroj mezi këtë adresë tuajën. Unë i kam shkruar Saliut, ai më ka dhënë një përgjigje, por jo tjetër, në interesimin tim për t’u ulur dhe për të biseduar për disa çështje me interes. Sidoqoftë, duket se nuk ka qasje në internet apo ngec diku puna dhe s’po marr kontakt dot me të. A mund të ma japësh adresën e saktë të tij, apo numrin e telefonit. Sidoqoftë, domethënë ideja është të bisedojmë diçka në atë stilin e librit Tuaj, “Baleta më ka thënë…” dhe helbete t’i kujtoja kur pinim diku nëpër këtë botë një kafe me të. Sidoqoftë domethënë, nëse mundesh, dil në Grand një mbrëmje dhe ti vetë dhe marrim nga një kafe bashkë.
Shnet!
P.S.
A po punon ende në Rilindje, apo ke kaluar te Bota sot?
____
Letra që nga 18 nëntor 2000, një ditë pasi më kishin shkruar mua, ia kishin nisë shkrimtarit Shefqet Dibrani.
Kush i nisi këto letra? Cili individ? Apo “shtabi” i kujt ishte ai dhe përse duhej të na shkruanin posaçërisht neve, kur une, Bajram Kabashi, e pata kuptuar pas njëzet vitesh se nga i njejti “Bujar Bukoshi”, letra i kishin dërguar edhe shkrimtarit Shefqet Dibrani …?! 
Dikush ka qenë i çuar peshë në atë kohë, e se kush ishte ai, gjenie…!
____
Shkurtimisht !
____
Provokim i ndaj meje e ka hangër një jetë njeriu që e kanë keqpërdorur prej 17 nëntorit e deri më 23 nëntor 2000, pasi atë dhe të tjerët i kishin mashtruar dhe bindur “se une isha i rrezikshëm, andaj kam ikur…!”.
Ata kishin rënë në këtë grackë, në kurthën e njerëzve më të ligj të vendit. Kjo intrigë ndërudbashe shërbimesh të fshehta partiake ka ndodhur kur do burra të ligj dhe pa vepra të mirëfillta kuluturore e atdhetare, ishin çuar peshë dhe e kishin ngritë bishin naltë, pasi vendin praktikisht e kishte çliruar NATO.
Kur Aleanca Veriatlantike (NATO-ja) , e kishte çliruar Kosovën e robëruar për pothuaj njëqind vjet prej pushtimit të Serbisë, mendësia “jonë” ndërudbashe e dy partive politike, secila më triumfatore në mënyrën e vet tragjikomike, “byrykatej” e nuk ndalej…!
Gjatë kohës kur ka ndodhur provokimi ndaj meje, e kishin mashtruar edhe një të afërm timin, që nuk dua ta theksoj afrinë me të. Atë e rrahin mizorisht, “diku kah Lipjani” në janar 2001…, dhe fajin janë munduar t’a lënë Policisë së UNMIK-ut.
Në realitet rrahja e tij mizore ishte rrjedhim (pasojë) e takimit të tij pas provokimit që kishte ndodhur me njërin nga provokatorët kryesor që vdiq në verën 2024 , që në atë kohë e ka nxjerrë një gazetë “djathtiste” kah ish-“SlloveniaSporti” i Prishtinës.
Provokatori e kishte mashtruar edhe një herë të afërmin tim (pasi e kishte kuptuar se vet me të tijt kishte qenë i mashtruar) , pas mashtrimit , nënvlerësimit dhe nënçmimit që kishte ndodhur ndaj meje (e jo vetëm ndaj meje) prej 17 nëntorit e deri më 23 nëntor 2000 , në emër të Bujar Bukoshit, duke menduar se “do të nxjerr fjalë prej tij” për provokimin që kishte ndodhur dhe pasojën e tij.
“Fjalë prej tij” nuk ka pasur mundësi që të nxirrte, se ai nuk ka ditur në atë kohë fare se kush kishte provokuar dhe përse?!
Por, me atë takim djallëzor, ai ia kishte “siguruar” një rrahje mizore të afërmit tim…! 
Mos të kishte qenë provokim fare i kotë, Une nuk do të kisha folë edhe tash, në fund të vitit 2025.
Pra, une, tash nuk i mbroj ata, por vetëm po kallaxoj rreth së vërtetës së njëmendt për ndodhinë e kobshme dhe të hidhur. Nuk i mbroj se përfaqësuesit e “popullit të udb-izuar shqiptar”, mund të preken se përse i mbroj e “më gjuhen në shpinë…!”.
Une kam “përvoja të këqija me këtë popull” që i takoj, se tepër shpesh “prekej” kur i bëja mirë…!
Jam i bundur se “preket” edhe tash kur po ia luftoj islamizimin antishqiptar…, pra “popullin paralelel” me ndërgjegje e preokupime panislamike, që kadaldale armiqët e tij mendojnë t’ia bashkëngjesin “miletit/umetit të profetit…!”.
Hahaa!
Prandaj, une po e mbrojë vetëm vetvetën dhe të drejtat e mija në raport me kriminelët e bashkuar të “UDB-ës sonë!”.
Une po flas…, pasi me njëmijë mundime e rimëkëmba jetën e rrënuar edhe prej tyre, duke ba Shpi në Atdhe, ku këta kriminel të bashkuar mendje-UDB-bashësh , nuk më lanë asnjë çast të jetës sime të qetë.
Tash këta serbomëdhenj të jetës sonë, që ishin pjesë e provokimeve si kriminel të bashkuar, po heshtin…!
Athua pse e gjithë kjo heshtje e tyre…?
Nëse nuk do të kishin bërë vepra serbomëdhenjësh, nuk do të duhej të heshtnin…!
Gjykata Speciale e Hagës, ku Kosovës po i gjykohet kreu i luftës dhe për një kohë jo aq të shkurtër edhe i shtetit, ende nuk e mori në pyetje elitën e mashtruar të LDK-së – viktimat e rrejshme në rastin e provokimit që ma bënë duke qenë të mashtruar si bishtpërjetë që ishin, e as mua, gjë që une e them hapur se nuk mërzitem fare rreth këtij qëndrimi të tyre, pasi për mua është me rëndësi që ta lë të shkruar testamentin e jetës sime në profesion, përmes të cilit tregoj se me maratonën e jetës sime të pandalshme, i kam mposhtur këta kriminel të bashkuar që ia kanë bërë të gjitha këto të zeza vendit, duke ia tejkaluar për krimet e brendshme shërbimit sekret serb të Ivica Stanishiq-it, Bozhidar Spasiq-it etj.
Një komb që i duron kaq gjatë këto krijesa të shëmtuara dhe të kobshme për jetën e tij, pavarësisht se është fjala për mbjellje agjenturore serbomadhe, ai tashpërtash nuk është komb i qytetëruar.
Ndoshta do të qytetërohet nesër,…ku t’i dihet !
***
Jo shumë moti thuhej se “Drzhava e zen lepurin me kerr”, e une po them se “njerëzit e “drzhavës” që i kisha në shënjestër që t’i zija, i kam zënë me ecje breshke. Me rëndësi është që mos të ndalesh kurrë, siç nuk u ndala në asnjë çast të jetës sime, në rrugën e  maratonës sime të pandalshme jetësore për t’ia mposhtur “popullit shqiptar” pjesën time të “Drzhavna Bezbednosit”, siç ishin ata kriminel të bashkuar që kanë kujtuar se më kanë mposhtur.
Më duhet të them, në fund, se ndihem i zhgënjyer pafundësisht kur e kam kuptuar atëhere e edhe Sot, se të tillët që hyjnë “në mal pa sakicë” (sopatë!), nuk po dijnë të pyesin. Kjo është tepër e dhimbshme – jo për ta, por për vendin. 
Une isha dhe jam në gjendje të përgjigjem në të gjitha pyetjet, por jo tërthorazi, duke e mashtruar “elitën e një partie” që të më pyes, por duke më pyet direkt, pa u fshehur pas tjetërkujt!

Pse po varroset tradita dhe kultura shqiptare, nga klerikët islamistë?

0
Shkruan: Xhemil Zeqiri
____

ËSHTË NEVERITËSE KUR EDHE NË RASTE TË VDEKJES NGA INSTITUCIONET FETARE ISLAME EKZISTON DYSHIMI SE PO BËHET KORRUPSIION, GJEGJËSISHT HAJNJI PERFIDE?!

Para pak javësh, më vdiç babai im, Servet Zeqiri.
U mërzita për babain, por vërtet u trondita; çfarë pashë e dëgjova në vendlindjen time në katundin Zhelinë të Tetovës.
Pse them kështu, do ta sqaroj pikërisht në këtë shkrim.
…Është një element tjetër i hidhur i bazuar në fakte, që dëshmon se kemi të bëjmë me një sistem të stisur, jo me një traditë fetare të konsoliduar as autoktone çfarë po ndodh në atdheun tonë;
-veç tjerash, si mbulesat nga femrat;-ferexhet, dikur të harruara në shtëpitë tona pantollonat përçudnuese të shkurtëra nga meshkujt, e të tjera devijime…,
të neveritshme…,-shqetëson dhe fakti që po ndodhin dallime të theksuara financiare nga një zonë në zonën tjetër në aspektin e pagesës për varrosjen e të vdekurve?!!!
-Fjala vjen, në fshatin tim në Zhelinë, ceremonia mortore arriti një kosto mbi një mijë euro, ndërsa në disa fshatra të tjera po të të njëjtit rajon, varrimi kryhet vetëm për rreth pesëqind euro?!!!
Në qytete, çmimet ndryshojnë sërish, sipas një logjike të paqartë dhe jo transparente. Këto dallime nuk mund të shpjegohen me ndonjë normë fetare, sepse feja, në parim, nuk trashet me tarifa të lëvizshme sipas vendbanimit.
-Përkundrazi, ato dëshmojnë ekzistencën e një sistemi vetëqeverisës informal, ku çdo grup klerikësh vendos rregullat, numrin e pjesëmarrësve dhe kompensimin financiar sipas dëshirës dhe rrethanave. Kur një ritual themelor i jetës shoqërore,
-siç është varrimi, i nënshtrohet logjikës së tregut kapitalist; pa asnjë mbikëqyrje institucionale, atëherë kemi të bëjmë me një formë korrupsioni të organizuar, ku nuk sundon ligji, por ku vjedh “Maliqi”.Jo domosdoshmërisht, në kuptimin penal, por në kuptimin moral dhe kulturor; përdorimi i autoritetit fetar, hoxhës, mullait apo imamit; për përfitim të tyre material, në një moment kur familja ndodhet në gjendje të rëndë emocionale, kur është e pafuqishme për të kundërshtuar çmimin pa tavan…
-Kjo praktikë grabitjeje krijon një realitet të mjerë kombëtar, ku identiteti dhe dinjiteti i të ndjerit varet nga mundësitë financiare të familjes dhe jo nga tradita apo besimi.
Në këtë mënyrë, feja nuk shërben më si mbështetje shpirtërore, por si mekanizëm imponimi dhe hierarkizmi shoqëror?!
Mungesa e një ligji të fuqishëm, të përbashkët dhe dënimi për këto dallimet ekstreme; nga fshati në fshat, apo nga qyteti në qytet; e bëjnë të qartë se nuk kemi të bëjmë me trashëgimi kulturore as fetare shqiptare, por, me një model të ri, të huazuar, apo të ndikuar nga qarqet të huaja reaksionare të pjesërishme i cili degradon keq në anarki, del jashtë çdo kontrolli publik dhe jashtë interesit kombëtar.
Kopenhagë, 27. 12. 2025

Zgjidhja nuk është as glorifikimi i pushtetit, as nostalgia për të kaluarën, por reformë reale që i shërben shtetit, jo partisë

1
Nga: Hajrush Behluli, Therandë 
___
Zgjedhjet në Kosovë: Dështimi i opozitës dhe sfidat e pushtetit. Zgjedhjet e fundit në Kosovë nuk ishin thjesht një garë mes partive politike, por një referendum qytetar ndaj së kaluarës, mënyrës së qeverisjes dhe mungesës së alternativës reale. Rezultati i tyre nxori në pah dy të vërteta paralele: dështimin e thellë të opozitës dhe sfidat serioze që po shfaqen edhe në qeverisjen e Vetëvendosjes.
PDK, LDK dhe AAK nuk u ndëshkuan sepse qytetari u mashtrua, por sepse këto parti nuk arritën të reformohen realisht.
PDK mbeti peng i trashëgimisë së saj politike, pa autokritikë të sinqertë dhe pa ndarje morale nga e kaluara.
LDK humbi identitetin historik dhe u shfaq e paqartë, e përçarë dhe pa bosht të qëndrueshëm politik.
AAK, ndërkohë, vazhdoi të funksionojë si parti e ngushtë, e ndërtuar rreth një figure, pa program zhvillimor që do t’i fliste Kosovës së sotme.
Ky vakuum opozitar krijoi terrenin që Vetëvendosje të fitojë dhe të ruajë epërsinë elektorale. Por fitorja elektorale nuk është domosdoshmërisht baras me qeverisje të përsosur. Edhe VV, ndonëse perceptohet si alternativë ndaj elitave të vjetra, po përballet me probleme që nuk mund të injorohen.
Qeverisja e centralizuar, mungesa e dialogut të gjerë politik dhe një diskurs shpesh konfrontues kanë krijuar ndarje të panevojshme në shoqëri. Tensionet me partnerët perëndimorë kanë prodhuar kosto diplomatike për Kosovën, ndërsa në ekonomi dhe mirëqenie sociale pritjet e qytetarëve kanë qenë më të larta se rezultatet konkrete. Narrativa përjashtuese “ne dhe ata” mund të mobilizojë elektoratin, por nuk ndërton konsensus shtetëror afatgjatë.
Megjithatë, VV vazhdon të fitojë jo sepse është pa gabime, por sepse përballë saj qëndron një opozitë e pareformuar dhe e pabesueshme. Në mungesë të një alternative serioze, qytetari zgjedh atë që e sheh si më pak të keqe dhe më të disiplinuar.
Demokracia në Kosovë sot nuk vuan nga mungesa e zgjedhjeve, por nga mungesa e balancës politike. Pa opozitë të fortë, pushteti rrezikon të bëhet i vetëkënaqur. Pa pushtet të matur, demokracia rrezikon të shndërrohet në dominim numerik. Zgjidhja nuk është as glorifikimi i pushtetit, as nostalgia për të kaluarën, por reformë reale, përgjegjësi dhe kulturë politike që i shërben shtetit, jo partisë.
***
P.S.
Në shkrimin tjetër analizë më e gjerë për partitë opozitare, më konkretisht për gabimet gjatë të bërit opozitë dhe mënyrën e gabuar të synimit të mbajtjes së elektoratit ekzistues pa vizion për hapje të horizonteve më të gjera.
Sinqerisht
Hajrush Behluli.

Gjakovari Afrim Caka: Ҫ’kuptojmë me shpifjet e Lirim Mehmetajt

1
Afrim Caka, Gjakovë
____
Një hajdut dhe kriminel mitologjik, i njohur me emrin Prokrust, kishte krijuar një shtrat prej hekuri dhe i torturonte njerëzit e pafajshëm duke i vendosur në të. Nëse njerëzit ishin më të shkurtë se sa shtrati i zgjaste, ndërsa nëse ata ishin më të gjatë se shtrati i shkurtonte, duke ua këputur gjymtyrët.
Ju u munduat të na vrsini! O armik lugat!
Jeni të vetëdijshëm se kush jeni?
Një filozof i rëndësishëm perëndimor, David Hjum, ka shkruar:
“Njihe veten dhe reflekto mbi veten tënde, duke u bërë thjesht vetëndriçues!”
Egoja juaj tregon thjesht se në brendësinë tënde është krijuar urrejtja dhe kërkon ta mbushësh me gjithçka, nuk ka rëndësi për ty se me çfarë. “Personaliteti ytë sikur e kanë këtë dhunti të falsifikimeve dhe të mashtrimeve!” Që të tre jeni të lidhur ngushtë!
Marshi i zagarëve dhe koha e turpit!
Nocioni është tepër i gjërë dhe përfshin çdo formë të sjelljeve të tij gjatë debateve që del me një dallgë shpifjesh në media. Kështu shpesh leh, lehin, pa pushim, gazetaruci si Lirim Mehmetaj që sonte se ka dhënë asnjë fjalë të mirë për Albinin, duket e ka pasur më lehtë me Serbinë se me Prishtinën. Baton spiuni bën transparencën që Shqitarinë nuk e do bashkë!… Këtyre nuk u duhet Shqiptaria. Sepse kanë ideal prej qeni.
Të menduarit e paarsyeshëm (irracional), përfitimi i botës së nëndheshme në menyrë krejt të paarsyeshme nga ç’e jep sjellja e tij ndajë Albin Kurtit, faktet, pamjen e tij, është cen i njeriut nga Debat Plusi, por diçka e pashmangëshme për palaçon, Lirim Mehmetaj. Në Pdky, Aaky, Ldyky krijoheshin sa herë që sektet apo oraganizatat totalitare kishin nevoj për të shpërndar një ide, për të përligjur një krim ose një vijë të re politike antishqiptare. Krijoheshin dy llojesh: shqiptar të gjallë apo të vdekur.
E megjithatë ky reagim ishte enigmatik. U shfaq si një imazh i ri! Nëse nuk përfillen kërcnimet e Lirimit, në fund vihen kafshimet tinzare të këtij bufi. Përherë të parë pas luftës e ndiheja vetën të “rrezikuar” në vendin tim nga një bufë nate! Qenka vështirë të jetosh në kohën e Lirimit e çakejve të tjerë, kur fjalët atdhe, liri, dashuri humbin kuptimin e vet dhe shndërrohen në fjalë paçavra nga maskarenjtë me lëkur të trashë, që kur s’e ka njohur të skuqurit nga turpi. Se mos e ka parë dikush të jetë skuqur nga turpi lëkura e bualit apo e krokodilit…
Pikrisht natyrat moraliste ose më mirë për daktilografët e Batonit të sekteve të huaja janë të këqija: para së gjithash, në kuptimin filozofik të fjalës të papërgjegjëshshme dhe në kë këtë kontekst: janë analistët provincial: – të atillët, që për fat të keq i kemi nëpër media: është para ajo që ne i quajmë sundimi i mediave; dhe me të vërtet nuk bie asnjë njollë nderin e tyre, kur këta zurmaxhinj – shkurt nga mungesa perspektiva e suksesit, i nxjerrin në shesh të metat e tyre dhe tipave të figurave të shëmtuara e të demagogëve politik.
Sado absurd e groteks të duket një kushtrim i tillë, Lirimi vazhdon të funksionojë ende sot pas zgjedhjeve. Teza e tij e sotme se gjendet një shkja, madje një varr shkau, është Serbi. S’ka kurrfarë ndryshimi në thelbë nga arsyetimi i Isa Patericës, Hykmute Bajramit, Lumir Abdygjykyt, Gazmend Muhaxherrit, Lytfi Muçibabes dhe s’është veçse vazhdimi logjik i një arsyetimi fund e krye të mbrapshtë antishqiptar. Miti i tyre që përmendet më lart, kështu është sajuaj në kancelarinë e Lumirit: kundër çdp të vërtete, kundër çdo logjike. E megjithatë ai mashtrim të funksionoj në kancelaritë e LDYKYS e PYDYKYS.

Demonstrata të mëdha në Iran

0

Protesters march in downtown Tehran, Iran, Monday, Dec. 29, 2025. (Fars News Agency via AP)

Erling Marthinsen og Hanne Tolg / Document.no

Irani po bën gjithnjë e më shumë rrëshqitje pas rënies të monedhës në nivele rekord kundrejt dollarit. Protestat janë më të mëdhatë në vend që nga vrasja e Mahsa Aminit.

Mahsa Amini, 22 vjeç, u bë një simbol kur u vra nga policia morale iraniane sepse hixhabi i saj nuk ishte vendosur si duhet. Amini ka vdekur, por kujtimi i saj mund të sjellë tiraninë shiite me vete në vdekje, dhe duket se iranianët persë kanë mjaft nga sundimi i ayatollave.

Protestat shpërthyen të dielën dhe të hënën në disa qytete iraniane, duke përfshirë edhe kryeqytetin Teheran, pasi valuta iraniane rial vazhdoi rënien e saj të fortë. Të dielën, një dollar amerikan kushtonte 1.42 milion rial, para se kursi të forcohej pak të hënën në 1.38 milion.

Në disa lagje të kryeqytetit, policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit dhe për të rikthyer kontrollin. Ndër më aktivët ishin pronarët e dyqaneve, të cilët mbyllën dyqanet e tyre në shenjë proteste dhe inkurajuan kolegët të bënin të njëjtën gjë. Pazaret e mbyllura tradicionalisht kanë qenë një sinjal i fortë politik në Iran dhe dëshmojnë për pakënaqësinë e gjerë ekonomike.

Dobësimi i shpejtë i riales ka përforcuar më tej presionin e inflacionit në vend. Sipas qendrës shtetërore të statistikave të Iranit, inflacioni në dhjetor u rrit në 42.2 përqind krahasuar me të njëjtën muaj të vitit të kaluar. Çmimet e ushqimeve u rritën me 72 përqind, ndërsa të mirat shëndetësore dhe mjekësore ishin 50 përqind më të shtrenjta se vjet. Për shumë iranianë, kjo do të thotë që edhe mallrat më bazike janë bërë të paarritshme.

A protester shows a portrait of Mahsa Amini during a demonstration to support Iranian protesters standing up to their leadership over the death of a young woman in police custody, Sunday, Oct. 2, 2022 in Paris. Thousands of Iranians have taken to the streets over the last two weeks to protest the death of Mahsa Amini, a 22-year-old woman who had been detained by Iran’s morality police in the capital of Tehran for allegedly not adhering to Iran’s strict Islamic dress code. (AP Photo/Aurelien Morissard)

Protestat po përshkruhen si më të mëdhatë që nga viti 2022, kur shpërthyen demonstrata në mbarë vendin pas vdekjes së Mahsa Aminit 22-vjeçare. Ajo vdiq nën mbikëqyrjen e policisë morale pasi ishte arrestuar për shkelje të rregullave të rrepta të veshjes në vend. Këto protesta u përballën me përdorim të ashpër të forcës, arrestime masive dhe censurë të rreptë.

Analistët vënë në dukje se trazirat e sotme janë më shumë të nxitura nga dëshpërimi ekonomik sesa nga ngjarje të veçanta. Kombinimi i inflacionit të lartë, valutës së dobësuar, luftës së brendshme për pushtet dhe sanksioneve të vazhdueshme ndërkombëtare ushtron gjithnjë e më shumë presion mbi regjimin iranian – dhe mbi një popullsi që gjithnjë e më shumë po përballet me vështirësi për të përmbushur nevojat bazë.

Sipas televizionit shtetëror iranian, drejtori i bankës qendrore ka dhënë dorëheqjen tani. Kur ai mori detyrën në 2022, kursi i këmbimit ishte rreth 430.000 rial për dollar. Edhe atëherë valuta ishte shumë e dobësuar krahasuar me kohën pas marrëveshjes bërthamore në 2015, kur një dollar kushtonte rreth 32.000 rial. Që nga atëherë, sanksionet amerikane, izolimi nga tregjet perëndimore, mungesa e besimit dhe shpenzimet e mëdha shtetërore kanë kontribuar në një rënie thuajse të vazhdueshme të valutës.

Sipas The Times, demonstratat kanë çuar në shkarkimin e guvernatorit të bankës qendrore të Iranit, Mohammad Reza Farzin. Ish-ministri i Financave, Abdolnaser Hemmati, pritet ta zëvendësojë atë.

Tregtarët dhe pronarët e dyqaneve mbyllën dyqanet dhe protestuan ndërsa policia qëlloi gaz lotsjellës. Fotografitë e shpërndara në mediat sociale treguan qindra protestues në përplasje me policinë.

Bëhen thirrje: «Vdekje diktatorit» dhe «Vdekje Khameneit» shkruhet në X.
Një video e ndarë nga BBC Persian tregoi një demonstrues të vetëm me kapuç që u ul në rrugë dhe u përball me policët në motoçikleta. Pas një shkëmbimi të shkurtër, burri u godit nga policia. U mbajtën demonstrata në Rrugën Saadi dhe në zonën Shush në qendër të Teheranit.

Në një video protestuesit brohoritën: «Mos kini frikë, ne qëndrojmë së bashku». Në video të tjera protestuesit i inkurajuan kalimtarët të bashkoheshin me ta dhe brohoritën: «Iranianët do të vdesin, por nuk do të pranojnë poshtërimin.»

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili kohët e fundit shpalli luftë totale ndaj SHBA-së, Izraelit dhe Europës, ia atribuoi fajin qeverisë së mëparshme. Problemi kryesor për Iranin është bllokimi i eksportit të naftës, i cili është burimi më i rëndësishëm i të ardhurave të vendit.

Shteti, i cili luftoi një luftë 12-ditore kundër Izraelit gjatë verës, po përballet me mungesë energjie dhe uji si dhe inflacion shumë të lartë, gjë që ka çuar në rritjen e pakënaqësisë. Qeveria ka përpjekur të shtypë opozitën pas luftës, ku shumë nga udhëheqësit më të lartë ushtarakë të vendit u vranë, dhe programi bërthamor dyshohet se u shkatërrua nga sulmet ajrore amerikane.

Shërbimi sekret izraelit Mossad sheh mundësi dhe ndoshta është i pranishëm në Iran me operatorë. Ata të hënën bënë një thirrje për popullin iranian.

„Dilni së bashku në rrugë. Koha ka ardhur. Ne jemi me ju. Jo vetëm në distancë dhe me fjalë. Ne jemi me ju në terren.”

____
PS
Mund t’i shihni videot në tekstin e mëposhtëm norvegjisht:

Store demonstrasjoner i Iran

Nëse të ndihmojnë Baton Haxhiu, Adriatik Kelmendi, Milaim Zeka, Berat Buzhala, atëherë mos u gëzo, se të ha dreqi pa e vënë re

1

Lis Bukuroca, Gjermani

Nëse të mbështet Baton Haxhiu… Nëse të ndihmon Baton Haxhiu, nëse të ndihmon Adriatik Kelmendi, Milaim Zeka, Berat Buzhala, e vartësit e tyre; nëse të mbështesin T7 dhe Klan Kosova bashkë me portalet e tyre dhe disa të tjerë periferikë, atëherë mos u gëzo, sepse të ha dreqi pa e vënë re.

Fundosesh!

Pse?

Sepse ata luftojnë për protagonizëm, për t’u ngulur në qendër të vëmendjes, për të mbetur aty, edhe nga frika e shtetit ligjor. Ata, në fakt, nuk luftonin për ju, por për t’i arritur qëllimet e veta, për t’i mbrojtur interesat e veta, duke ju përdorur si vegla. Ose si shkallë. Ose si ashensor për t’u ngjitur lart. Ose edhe më keq, si gomarë. Ju nuk e shihnit, nuk e kuptonit dhe nuk e ndienit këtë: ata abuzuan me ju, ndërsa ju u dorëzuat si delja te kasapi. Ata nuk dëshironin shtet ligjor; ata luftonin nëpërmjet jush për një shtet që u siguron atyre imunitet. Liri pa shtet.

Shkrova disa herë se duhej fitore edhe kundër Kartelit Mediatik, sepse ju patët humbur qysh kur refuzuat kryetaren e Kuvendit, kur refuzuat qeverinë me Kurtin, me Konjufcën, kur u barrikaduat me arrogancë dhe nuk merreshit me shtetin, me interesat publike, por me kultivimin e urrejtjes, ashtu si ju predikonte Karteli.

Ju ëndërronit Baton‑shtet, si ai i Edi Ramës, apo Klankosova‑shtet.

Ju refuzuat edhe buxhetin, edhe kreditë, duke i shkaktuar Kosovës mbi një miliard euro dëme, dhe bëtë vetëm një vepër të mirë: zgjodhët datën e zgjedhjeve kur inteligjenca iluministe nga mërgimi kthehej në shtëpi, për t’ua treguar juve, Kartelit Parapolitik si çerdhe të korrupsionit, dhe Kartelit Mediatik, vendin që e meritoni.

Dhe, sa herë e poshtëroni diasporën, flisni për të afërmit dhe miqtë tuaj që jetojnë jashtë, sepse vetëm ata i njihni.

Të tjerët jo.

Por një mërgimtar që ka jetuar së paku dy vite në Perëndim është ndriçuar dhe ka përvetësuar kulturën demokratike më mirë sesa ju të Kartelit për 25 vjet. Këtë e dëshmon fjalori juaj, sharjet, paragjykimet dhe mendimet që, në Gjermani, do të ndëshkoheshin me gjoba të rënda apo edhe me burg. Sepse shpifjen e keni ngritur në standard ligjërimi, ndërsa cenimin e dinjitetit në normë të komunikimit publik. Për nivelin gjuhësor, as mos të flasim: debatet tuaja televizive i ngjajnë atyre të kooperativave komuniste. Nëpër stalla.

Në vendet demokratike, nuk mund të merret me mend që, në prani të një prokurorie, të shahet dhe të paragjykohet dikush në televizion me fjalor vulgar. Sepse pikërisht ato mendime dëmtojnë rininë dhe flasin qartë për një sistem arsimor të dështuar dhe për një socializim të mangët, si në shtëpi, ashtu edhe jashtë saj.

Juve “gazetarëve” të Karteli ju mungon kultura elementare e komunikimit! Ju nuk shkëmbeni mendime, lexoni në celular gjatë debatit, ndërpreni njëri-tjetrin, dhe luftoni për epërsi, për imponim, për dominim!

Karteli kishte vetëm një projekcion, një aberracion: urrejtjen patologjike ndaj Albin Kurtit. Dhe ju morët ligjërimin dhe arsyetimet e tyre, i përvetësuat, i mësuat përmendsh dhe nuk ju interesonte më Kosova, por shfaqnit hapur vetëm urrejtje kundër Kurtit, vetëm refuzim, vetëm përbuzje. Vetëm barrikadim. E shpallën njeri të Serbisë dhe më të rrezikshëm se Millosheviqi, që ka vrarë mbi 13.500 shqiptarë dhe dëbuar 50% të popullsisë.

Dhe tani, Karteli ju fajëson juve, jo vetveten, sepse ata, si ju, luftonin kundër shtetit ligjor. Tash ata e urojnë Kurtin nga frika, jo nga respekti: nga dyfytyrësia dhe pafytyrësia. Të paskrupulltë. Lëpirjen dhe zvarritjen i kanë filozofi të jetës. Ata abuzuan me ju, ju përdorën, ju keqpërdorën, ju shfrytëzuan dhe ju hodhën si letër nevojtoreje; në atë ecuri ata fitonin, me klikime e publicitet në TV, ndërsa ju i premtonit popullit se do ta mënjanonit Kurtin përgjithmonë.

Për ju brenga kryesore ishte bërë Kurti, jo gjeopolitika, jo shërbimi sekret serb. Jo sulmet kundër Kosovës.

Karteli prodhonte dyshime se Kurti me qeverinë po organizonte sulme terroriste për të shpëtuar Vuçiqin, sepse besonin se propaganda ia shpëlan trurin popullit, duke besuar se ai nuk dinte kush ishte Kurti, kush ishit ju dhe kush ishin mbështetësit tuaj. Ju i besuat asaj propagande.

Ju nuk iu gëzuat as fitores mbi terroristët, as mbylljes së administratës paralele serbe; madje përhapnit mendime se qeveria po i terrorizon serbët në veri, mu siç thonë Lista Serbe dhe Vuçiqi. Ato paragjykime i mësuat nga Karteli, nga hibridët, dhe ja ku jeni: në fund të pusit. Mu aty ku e merituat.

Dhe disa komandantë ende besojnë se jemi në kohën komuniste, se me luftën e djeshme u lejohet vjedhja e sotme dhe se duhet të vdesin në pushtet si Tito e Enveri. Nuk e kanë kuptuar ende se tani vendos populli, jo partia. LDK, pa larguar kuadrot e Isa Mustafës, pa reformë, pa demokraci të brendshme, pa distancim nga mustafizmi, rrezikon të shuhet si parti. Por LDK-ja e vërtetë, ajo e Rugovës, është partia e Vjosa Osmanit, jo e Abdixhikut dhe zonjës Kica.

LDK e tyre merrej me polemika, jo me shtetin. Jo me interesin publik.

Tash, mblidhni mend dhe bashkëpunoni me qeverinë për vetingun dhe largimin e prokurorëve që mbrojnë interesat e Serbisë.

Me Albin Kurtin mund të ndërtohet shteti ligjor si në Gjermani e Zvicër. Mund të kontribuoni, ose do të zhdukeni nga sipërfaqja. Dhe mos harroni kurrë: në demokraci fitohet aq shumë pa vjedhje votash, vetëm kur shumica e partive zhyten në korrupsion dhe përpiqen ta mbrojnë plaçkën e tyre.

Pa u shkëputur nga e kaluara kleptokratike, ju nuk fitoni kurrë. Kurrë, ose krijoni parti tjera dhe braktisni ato strofulla piratësh.

PS.

Shkrimet e këtij muaji do të kenë mbi një milion lexime apo klikime. Vetëm gjatë 28 ditëve të fundit janë regjistruar 949.632 vizita, siç shihet edhe në imazh. Artikujt demaskues janë lexuar deri në 15.000 herë, ndërsa videot janë ndjekur deri në 40.000 herë.

Ju falënderoj për mbështetjen.

Lufta për shtet ligjor nuk ka përfunduar. Ne, mërgata, e dimë mirë si duket një shtet ligjor, si ndërtohet ai dhe kush ka vullnetin dhe aftësinë për ta ndërtuar atë!

Libri “Gjurmë e mendjes” i Migena Arllatit, së shpejti del nga shtypi

0
Në proces shtypi 📕
GJURMË E MENDJES
(studime, kumtesa, trajtime)
Pas një sërë librash të redaktuar dhe lekturuar, pas botimit të librit studimor “Zëri narrativ i Murat Isakut”, këto ditë dorëzova në shtyp punën e fundit profesionale për këtë vit.
✍🏻
Vëllimi “Gjurmë e mendjes” përfaqëson një udhëtim të gjatë kërkimi, reflektimi dhe përkushtimi ndaj fjalës së shkruar. Punimet studimore, të përqendruara në letërsinë dhe gjuhësinë, mblidhen këtu jo thjesht si produkte akademike, por si gjurmë të mendjes në procesin e saj të vazhdueshëm të të kuptuarit, analizimit dhe interpretimit të gjuhës dhe artit letrar.
Punimet e përfshira në këtë vëllim janë studime, kumtesa dhe trajtime shkencore, të cilat janë paraqitur dhe diskutuar në konferenca dhe simpoziume letrare e gjuhësore, brenda dhe jashtë vendit. Ato janë përpunuar dhe zgjeruar më tej për botim, duke ruajtur karakterin e tyre kërkimor dhe akademik. Këto kontribute pasqyrojnë dialogun shkencor me studiues të tjerë dhe reflektimin kritik mbi problematika aktuale të gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. Në këtë kuptim, konsideroj se ky vëllim dëshmon jo vetëm punën time individuale kërkimore, por edhe pjesëmarrje aktive në jetën akademike dhe shkencore. Në këto studime, gjuha shfaqet si sistem, si histori dhe si identitet, ndërsa letërsia si hapësirë ku ndërthuren mendimi estetik, kultura dhe shoqëria.
Punimet trajtojnë problematika të ndryshme: nga analiza e tekstit letrar dhe poetik, te çështje të stilistikës, semantikës, diskursit, normës gjuhësore dhe zhvillimeve historike të shqipes; nga leximi kritik i autorëve dhe veprave, te raportet mes gjuhës, mendimit dhe realitetit shoqëror. Ajo që i bashkon këto punime nuk është vetëm tema, por metoda dhe këndvështrimi: përpjekja për të ruajtur ekuilibrin mes rigorozitetit shkencor dhe ndjeshmërisë interpretative. Secili studim është një akt dialogu me tekstin, me traditën, me teorinë dhe me kohën në të cilën është shkruar. Në këtë kuptim, këto punime janë dëshmi të një mendjeje që nuk ndalet në përfundime të mbyllura, por kërkon vazhdimisht pyetje të reja. Çdo punim është një hap në kuptimin e thellë të gjuhës, të identitetit kulturor dhe të zhvillimeve letrare, duke kombinuar rigorozitetin shkencor me ndjeshmërinë interpretative… (fragment nga Parathënia).

Pse Albin Kurti PO, e Lumir Abdixhiku JO

1
Nga: Agron Mani
____
Albin Kurti është më i afti për t’i fituar votat në zgjedhje dhe, njëkohësisht, më i paafti për të qeverisur me to.
Këtë e ka dëshmuar pesë vitet e tij qeverisëse.
Ai nuk fiton sepse ka program më të mirë, por sepse e njeh më mirë psikologjinë e masës.
Ai nuk u flet qytetarëve të emancipuar – sepse ata janë pak – por masës së paemancipuar politikisht, që kërkon emocion, jo projekt.
Doktrinën e polarizimit të shoqërisë Albin Kurti e ka studiuar thelbësisht në mijëra faqe të librave për populistët botërorë, prandaj ai, jo rastësisht, e ndan shoqërinë në “ne” dhe “ata”, jo rastësisht e kthen votën në akt identitar fetar, kombëtar, nacionalist (pasha musafin, hajvana, zuzarë, bashkëpunëtorë të serbëve).
– Ky u jep mbështetësve ndjenjën se janë të përjashtuar që 20 vjet.
Dhe kjo funksionon, sepse Kosova, dhe sidomos diaspora, ka me bollëk: votues emocionalë,
votues të painformuar,
votues që nuk i jetojnë pasojat e politikave,
votues që reagojnë më shumë ndaj fjalëve sesa rezultateve.
Kurse, në anën tjetër:
– Lumir Abdixhiku ka studiuar me mijëra faqe libra për doktrinën se si ndërtohet shteti, demokracia, ekonomia, shëndetësia, politika me miq ndërkombëtarë, miqësinë e jo ndasinë; dhe për këtë arsye LDK flet për institucione, reforma graduale, shtet ligjor, politika publike. Në zgjedhje ky dhe LDK ofroi një program qeverisës ndër më të mirët që ka pasur dhe që do të ketë në 20 vitet e ardhshme; ofroi njerëz, kuadro, profesionistë prej më të mirëve që çdo shtet do t’i kishte zili. Jo rastësisht edhe Albin Kurti e donte me çdo kusht në qeveri.
Programi i Lumirit u ofrua çdo strukture, çdo grupimi, çdo moshe, çdo qytetari me zgjidhje dhe zhvillim programor.
Pra, ai flet me qytetarin racional, sepse e respekton dhe dëshiron ta trajtojë me dinjitet, por problemi është se ky qytetar nuk përbën shumicë.
– Kurti nuk ka nevojë të jetë konsistent, as ideologjikisht i pastër.
Ai është makiavelist funksional; ideologjia për të është mjet, jo qëllim.
Sot majtist, nesër nacionalist, pasnesër moralist – aq sa i sjell votë.
– Abdixhiku, përkundrazi, mbetet brenda kornizës së demokracisë liberale dhe korrektësisë politike.
Kjo është virtyt shtetëror, por disavantazh elektoral në një shoqëri të polarizuar.
– Kurti fiton sepse i përshtatet nivelit të masës.
– Abdixhiku humb sepse nuk e ul veten në atë nivel; ka tjetër ideologji, kulturë jo polarizuese, por përbashkuese, kulturë shtetformuese. Kjo ideologji politike quhet Rugovizëm.
Dhe demokracia humb, sepse manipuluesi duket më i fortë se ndërtuesi.
Kjo nuk është fitore e ideve të Kurtit, por fitore e një grumbullimi të elektoratit të shumtë, të legjitimuar edhe nga PISA si ndër më të paditurit, pra edhe më të paemancipuar politikisht.
– Kurse Abdixhiku dhe LDK humbin sepse respektojnë dhe duan një elektorat më të emancipuar politikisht, që ende nuk ekziston në shumicë; një elektorat që përpiqen ditë e natë ta krijojnë me reforma në arsim, mësim tërëditor, digjitalizim etj.
– Kurti flet me masën, Abdixhiku flet me qytetarin.
– Kurti e njeh shumë mirë një të vërtetë brutale të demokracisë së brishtë: masa nuk mendon, masa reagon.
– Kurti përdor polarizimin moral, jo programin.
– Kurti nuk u thotë votuesve çfarë do të bëjë, por kush janë ata: të ndershëm kundër hajnave, popull kundër elitës, “ne” kundër “atyre”.
Votuesi nuk e pyet më veten: “A është ky program i mirë?”, por: “A jam unë pjesë e anës së drejtë?”, dhe kalon pa menduar në taborrin e “të mirëve”.
– Suksesi i Kurtit nuk vjen vetëm nga votuesit tradicionalë, por nga: të zhgënjyer it, diaspora emocionale, votuesit pa kulturë programore.
Albini ua jep një rol: “Ti je viktimë, unë jam zëri yt”.
– Abdixhiku do votues që lexojnë, krahasojnë, kuptojnë politika publike.
Por ky grup është numerikisht i vogël.
– Kurti nuk ka nevojë të jetë konsistent; mjafton të jetë bindës.
Kontradiktat e tij – sot thotë një gjë, nesër tjetrën; sot antisistem, kundër flamurit laraman, kundër gjykatës, sindikatës, policisë, arsimtarëve, gazetarëve; nesër prosistem; sot laik, nesër fetar sipas interesit – nuk e dëmtojnë, sepse votuesi i tij nuk kërkon koherencë, por ndjenjë përfaqësimi.
– Abdixhiku, me ideologji shtetërore, përkundrazi, është i “burgosur” i koherencës dhe korrektësisë. Kjo është fryma rugoviane – virtyte që nuk shpërblehen më në mjedisin politik populist, të kapluar nga klientelizmi dhe grupet e interesit.
Kjo nuk është fitore ideologjike e Kurtit, por fitore teknike mbi një shoqëri të lodhur, shpesh të zhytur në kotësi, fe, tradita të papërshtatshme për shekullin tonë; shoqëri të paarsimuar politikisht dhe shumë lehtë të manipulueshme, aq sa rrezikon të prishet rendi kushtetues laik dhe properëndimor.
Andaj, edhe po t’u kërkojnë të tjerët që Abdixhiku të japë dorëheqje, apo edhe po ta japë ai vetë si akt moral përgjegjësie, zor se vjen një më i mirë se ky; dhe edhe po të vijë, gjendja nuk ndryshon për së afërmi. Sepse LDK është e vetmja parti politike që nuk përdori populizmin, klientelizmin e nepotizmin për të ushqyer elektoratin e saj; nuk i shpërbleu apo bleu votat me toka, parcela, fabrika të rrënuara gjatë privatizimit të pasurive shtetërore, as me pozita në institucione shtetërore, aeroporte, KEK, KEDS, ZRRE, ZHPT-ja, LMG-ja….
LDK kurrë nuk i bleu zgjedhjet – një votë 100 euro. siq kan ble partit e tjera e së fundmi edhe rekordmenët e qeveris Kurti.
Andaj, kjo ideologji politike rugoviste, që në fillim ndërtoi shtetin në rrethana tepër të rënda, sot e ka vështirë dhe duket si demode në kohën e klientelizmit, interesit të ngushtë personal, paditurisë dhe theqafjes shtetërore, qëkjo parti ky Rugovizëm modern i Abdixhikut, në këtë fazë të sjell vota.
LDK ka një faj të madh – nuk po flas për faje të vogla, ato ia kam thënë gjithmonë, kjo frymë intelektuale e Rugovizmit që Lumiri përfaqësoi është para kohës.
Me gjasë, pas 20 vjetësh, njerëzit do të Rugovizohen.
Faleminderit për kulturën politike që na ofruat Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ju:
Alban Zogaj, Janina Ymeri dhe të gjithë ju të tjerët #Rugovizmi

Athua çka mendon ti që është kombi? Veç me ba shqiponjën me dur a? Jo, ajo s’osht kurgjo kur arabizohesh

0

Në foto janë Naim Ternava i BIK-ut dhe Ali Eshbar, që e udhëheq Diyanetin e Turqisë për përhapjen e islamit në botë, sidomos “në vise e Perandorisë Osmane”, në Xhaminë e Sulltan Mehmet Fatihut të Prishtinës, që që shkatërruar qytete të tëra dhe i ka bërë një mori gjenocidesh ndaj shqiptarëve.

Majlinda Nikçi

– Unë i tham Zot, ti i thua Allah
– Unë përshendes Mirmëngjes, Mirdita, ti Eselamu Alejkum
– Unë dëgjoj muzikë shqip, ti ngon ilahija, turqisht, etj.
– Unë u vnoj fëmijëve emna shqip, ti arabisht e turqisht.
– Unë kam flamurin shqiptar ti e ki flamurin e Arabisë Saudite
– Unë kam festë kryesore mbi të gjitha 28 nantorin, ti e ki Bajramin
– Në histori jam ‘tifoze’ e Skenderbeut, ti je tifoz i Sulltanit
– Unë ndihem mirë për çdo fitore të Skenderbeut ti ndihesh keq
– Unë ndihem keq për çdo humbje të Shqiptarëve, ti ndihesh mirë kur turqit kanë masakruar shqiptarë
E tash kallxom, çka ke mendu ti që është kombi? Veç me ba shqiponjën me dur a? Jo, ajo s’osht kurgjo kur arabizohesh.

Fundi i një viti të gjatë zgjedhor!

0

Florim Zeqa

Rrallë herë, mbase asnjëherë nuk ka ndodhë moti, që bashkë me minutat e fundit të vitit që po e lëm pas, kandidatët për deputet t’i numërojnë votat më shpesh sesa sekondat e minutës së fundit të hyrjes në vitin e ri kalendarik!

Mesazhi i fitores dhe bashkëpunimit politik

Pas fitores spektakolare të LVV-së me aleatët e saj, pashmangshëm duhet të pranohet rezultati zgjedhor dhe t’i shtrihet dora e bashkëpunimit partisë fituese të zgjedhjeve nga të gjitha partitë konkuruese në garën zgjedhore.

Ky njëherit është nivel bazik i demokracisë dhe shprehjes së kulturës demokratike të popullit tonë liridashës dhe atdhetar!

Mesazhi i këtyre zgjedhjeve është bashkëpunimi i subjekteve politike për të mirën e vendit.

Vota e diasporës e ndryshoj, por edhe jo aq shumë sa pritej rezultatin përfundimtar!

Ngritja e lehtë VV-së dhe rënja drastike e partive opozitare e shtron nevojen e një alternative të re politike, për krijimin e një blloku të fuqishëm opozitarë që e baraspeshon fuqinë politike në Kuvendin e Kosovës.

Nga dy-tre fjalë për secilin subjekt politik

Bedri Hamza nuk e pati kohën e mjaftueshme për përgatitjen e partisë për zgjedhje, rënja e lehtë e PDK-së është produkt i fraksioneve të brendshme pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Rezultati për LDK-në është katastrofal, i cili i ka tejkaluar të gjitha parashikimet edhe të pesimistëve më të mëdhenj!

Kjo ka ardhur si rezultat keq-menazhimit të partisë nga Lumir Abdixhiku, i cili, në vend që t’i ofrojë rreth vetës njerëzit më të merituar në LDK, veprimtarët dhe themeltarët, në parti i solli mercenarët dhe të dështuarit politikë nga partitë e tjera kundërshtare të filozofisë politike rugoviane.

Si pasojë e kësaj, dështoj në përpilimin e listës zgjedhore, duke e mbushur atë me ardhacak dhe parashutist, duke i lënë anash kontributdhënësit më të merituar në LDK.

Me një përkujdesje më të madhe në përpilimin e listës zgjedhore, Lumir Abdixhiku fare lehtë ka mundur ta kthejë LDK-në vendin e dytë.

Ndryshe, LDK pa një reformin të thellë strukturor nuk do ta kthehet asnjëherë më në vendin e parë!

Dorëheqja e Lumir Abdixhikut e pa alternativë, por e vonuar për LDK-në!

Për AAK-në nuk ia vlenë të flitet shumë për shkak të rezultateve të njëjta zgjedhore, të cilat janë produkt i ruajtjes së bastioneve të saj tradicionale.

NISMA në këto zgjedhje u fundos përfundimisht si subjekt politik, andaj Fatmir Limaj nuk ka rrugë tjetër vetëm se të kërkoj kthimin në amzën e tij-PDK!

Konkluzion

Vlenë për ta përshendetur aftësinë e Albin Kurtit në thithjen e elektoratit të LDK-së, i cili ngjashëm sikurse në vitin 2021 e pushtoj nga brenda ‘Kalanë Rugoviane’ të LDK-së, për të cilin votuan shumë kryetar komunash dhe zyrtarë të lartë të LDK-së me familjarët e tyre!

Meqenëse shkrimin analitik e fillova me ndërrimin e motmoteve, ashtu po e përfundoj me shpresën që viti 2026 të mos na kthehet në vit zgjedhor shkaku i zgjedhje së presidentit në Maj të vitit të ardhshëm!

Urime fitorja LVV-së të gjithë mbështetësve dhe simpatizantëve të saj!

Meqë ky është shkrimi i fundit analitik për këtë, urime Viti i Ri 2026 të gjithë lexuesve të mi besnik dhe qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve në trojet etnike dhe diasporë pa dallime partiake apo ideologjike, duke ju dëshiruar shëndet dhe begati në afmiljet e tyre, me shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin, tolerancë dhe bashkëpunim në forcimin e shtetit!

Përzemërsisht: Florim Zeqa, 30 Dhjetor 2025