Kreu Blog Faqe 336

Athua çka mendon ti që është kombi? Veç me ba shqiponjën me dur a? Jo, ajo s’osht kurgjo kur arabizohesh

0

Në foto janë Naim Ternava i BIK-ut dhe Ali Eshbar, që e udhëheq Diyanetin e Turqisë për përhapjen e islamit në botë, sidomos “në vise e Perandorisë Osmane”, në Xhaminë e Sulltan Mehmet Fatihut të Prishtinës, që që shkatërruar qytete të tëra dhe i ka bërë një mori gjenocidesh ndaj shqiptarëve.

Majlinda Nikçi

– Unë i tham Zot, ti i thua Allah
– Unë përshendes Mirmëngjes, Mirdita, ti Eselamu Alejkum
– Unë dëgjoj muzikë shqip, ti ngon ilahija, turqisht, etj.
– Unë u vnoj fëmijëve emna shqip, ti arabisht e turqisht.
– Unë kam flamurin shqiptar ti e ki flamurin e Arabisë Saudite
– Unë kam festë kryesore mbi të gjitha 28 nantorin, ti e ki Bajramin
– Në histori jam ‘tifoze’ e Skenderbeut, ti je tifoz i Sulltanit
– Unë ndihem mirë për çdo fitore të Skenderbeut ti ndihesh keq
– Unë ndihem keq për çdo humbje të Shqiptarëve, ti ndihesh mirë kur turqit kanë masakruar shqiptarë
E tash kallxom, çka ke mendu ti që është kombi? Veç me ba shqiponjën me dur a? Jo, ajo s’osht kurgjo kur arabizohesh.

Fundi i një viti të gjatë zgjedhor!

0

Florim Zeqa

Rrallë herë, mbase asnjëherë nuk ka ndodhë moti, që bashkë me minutat e fundit të vitit që po e lëm pas, kandidatët për deputet t’i numërojnë votat më shpesh sesa sekondat e minutës së fundit të hyrjes në vitin e ri kalendarik!

Mesazhi i fitores dhe bashkëpunimit politik

Pas fitores spektakolare të LVV-së me aleatët e saj, pashmangshëm duhet të pranohet rezultati zgjedhor dhe t’i shtrihet dora e bashkëpunimit partisë fituese të zgjedhjeve nga të gjitha partitë konkuruese në garën zgjedhore.

Ky njëherit është nivel bazik i demokracisë dhe shprehjes së kulturës demokratike të popullit tonë liridashës dhe atdhetar!

Mesazhi i këtyre zgjedhjeve është bashkëpunimi i subjekteve politike për të mirën e vendit.

Vota e diasporës e ndryshoj, por edhe jo aq shumë sa pritej rezultatin përfundimtar!

Ngritja e lehtë VV-së dhe rënja drastike e partive opozitare e shtron nevojen e një alternative të re politike, për krijimin e një blloku të fuqishëm opozitarë që e baraspeshon fuqinë politike në Kuvendin e Kosovës.

Nga dy-tre fjalë për secilin subjekt politik

Bedri Hamza nuk e pati kohën e mjaftueshme për përgatitjen e partisë për zgjedhje, rënja e lehtë e PDK-së është produkt i fraksioneve të brendshme pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Rezultati për LDK-në është katastrofal, i cili i ka tejkaluar të gjitha parashikimet edhe të pesimistëve më të mëdhenj!

Kjo ka ardhur si rezultat keq-menazhimit të partisë nga Lumir Abdixhiku, i cili, në vend që t’i ofrojë rreth vetës njerëzit më të merituar në LDK, veprimtarët dhe themeltarët, në parti i solli mercenarët dhe të dështuarit politikë nga partitë e tjera kundërshtare të filozofisë politike rugoviane.

Si pasojë e kësaj, dështoj në përpilimin e listës zgjedhore, duke e mbushur atë me ardhacak dhe parashutist, duke i lënë anash kontributdhënësit më të merituar në LDK.

Me një përkujdesje më të madhe në përpilimin e listës zgjedhore, Lumir Abdixhiku fare lehtë ka mundur ta kthejë LDK-në vendin e dytë.

Ndryshe, LDK pa një reformin të thellë strukturor nuk do ta kthehet asnjëherë më në vendin e parë!

Dorëheqja e Lumir Abdixhikut e pa alternativë, por e vonuar për LDK-në!

Për AAK-në nuk ia vlenë të flitet shumë për shkak të rezultateve të njëjta zgjedhore, të cilat janë produkt i ruajtjes së bastioneve të saj tradicionale.

NISMA në këto zgjedhje u fundos përfundimisht si subjekt politik, andaj Fatmir Limaj nuk ka rrugë tjetër vetëm se të kërkoj kthimin në amzën e tij-PDK!

Konkluzion

Vlenë për ta përshendetur aftësinë e Albin Kurtit në thithjen e elektoratit të LDK-së, i cili ngjashëm sikurse në vitin 2021 e pushtoj nga brenda ‘Kalanë Rugoviane’ të LDK-së, për të cilin votuan shumë kryetar komunash dhe zyrtarë të lartë të LDK-së me familjarët e tyre!

Meqenëse shkrimin analitik e fillova me ndërrimin e motmoteve, ashtu po e përfundoj me shpresën që viti 2026 të mos na kthehet në vit zgjedhor shkaku i zgjedhje së presidentit në Maj të vitit të ardhshëm!

Urime fitorja LVV-së të gjithë mbështetësve dhe simpatizantëve të saj!

Meqë ky është shkrimi i fundit analitik për këtë, urime Viti i Ri 2026 të gjithë lexuesve të mi besnik dhe qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve në trojet etnike dhe diasporë pa dallime partiake apo ideologjike, duke ju dëshiruar shëndet dhe begati në afmiljet e tyre, me shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin, tolerancë dhe bashkëpunim në forcimin e shtetit!

Përzemërsisht: Florim Zeqa, 30 Dhjetor 2025

LVV- fitore spektakolare

0
Ismet M. Hasani, Suedi
___
29 Dhjetor 2025
 
Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare – të cilave u paraprinë përplasjet disamuajshe ndërmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues – përfunduan me një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë (REL) se zgjedhjet e 28 dhjetorit ia sollën partisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një fitore spektakolare, të cilën ajo e arriti kryesisht falë “dobësive” të partive opozitare.
LVV-ja i fitoi 49.30 për qind të votave, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
“Kjo është një fitore spektakolare e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën ia ka dhuruar opozita me mungesën totale të ideve se si të ballafaqohet me popullizmin e fuqishëm të Kurtit”, thekson analisti Artan Muhaxhiri për REL-in.
Të dhënat preliminare të KQZ-së tregojnë se partitë opozitare ngelën shumë mbrapa.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i fitoi 21.01 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)13.59 për qind, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 5.68 për qind.
Nisma Socialdemokrate, me vetëm 1.72 për qind të votave nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.74 për qind të votave.
Fitoren e LVV-së, politologu Dritëro Arifi e sheh si rezultat të disa faktorëve të ndërlidhur – “propagandës së fuqishme” që ka kjo parti, si dhe dobësive të partive opozitare, të cilat nuk kanë arritur të jenë mjaftueshëm aktive dhe të prezantojnë ekspertizë.
“Më e rëndësishmja është se qytetarët e kanë vërejtur mungesën e lidershipit te partitë opozitare, si dhe të një personi që do të mund ta ndryshonte gjendjen”, thekson Arifi për REL-in.
Bazuar në rezultatet preliminare, LVV-ja pritet t’i ketë 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 23 ulëse, LDK-ja 15 ulëse dhe AAK-ja 6 ulëse.
Lista Serbe pretendon se i ka fituar të gjitha dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvend, por mbetet ende në pikëpyetje nëse partia tjetër serbe, Partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, do ta fitojë një ulëse.
Çka thanë partitë politike?
Lëvizja Vetëvendosje po shkon në drejtim të përsërisë ose tejkalojë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, kur kishte fituar 50.28 për qind të votave.
Asokohe ajo e krijoi shumicën parlamentare pa koalicion me partitë e tjera shqiptare, por vetëm me deputetë nga pakicat joserbe, të cilat i kanë 10 ulëse të garantuara në Kuvend, gjithashtu.
Lideri i LVV-së, Albin Kurti, pas shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ-ja, tha se “sa më parë që certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, aq më shpejt do të krijohen institucionet”.
Ai i ka ftuar partitë e tjera që të bashkëpunojnë për marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se ky hap do të jetë test për bashkëpunimin e mundshëm të mëtejmë, përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit në pranverë.
“Natyrisht që duhet ta bisedojmë me opozitën këtë çështje. Por, paraprakisht duhet të diskutojmë për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Kurti.
Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, tha një ditë pas zgjedhjeve se priste rezultat më të mirë.
“PDK-ja ka pritur rezultat më të mirë dhe unë kam pritur rezultat më të mirë, por ne kemi arritur ta ruajmë votën dhe elektoratin tonë”, tha Hamza në një konferencë për media.
Ndërkaq, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka uruar fituesin e zgjedhjeve, duke thënë se “Kosova ka nevojë për demokraci funksionale”.
 Ai e mori përgjegjësinë për rezultatin e dobët të partisë së tij, duke mos e përjashtuar as mundësinë e dorëheqjes së tij.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, menjëherë pas mbylljes së votimeve u shpreh i kënaqur me rezultatin e partisë së tij.
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, tha se ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe “të gjitha dhjetë mandatet” e deputetëve të rezervuara për këtë komunitet.
Megjithatë, ai theksoi se për rezultatin final, Lista Serbe pret vlerësimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Fjalori “i zbutur” i Kurtit dhe sfidat e së ardhmes
Fjalimi i Kurtit, kur e shpalli fitoren pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, ishte “mjaft i kujdesshëm dhe i matur”, në raport me partitë tjera shqiptare, vlerësojnë vëzhguesit e zhvillimeve zgjedhore.
Por, sipas tyre, sfidat të cilat e presin shumicën e re parlamentare, por edhe qeverinë e re, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit të vendit në pranverën e vitit 2026, nuk i lënë vend “arrogancës të Kurtit”, të cilën ai e kishte shfaqur ndaj kundërshtarëve politikë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 dhe atyre të 9 shkurtit 2025.
 “Nuk jemi mësuar ta shohim Kurtin në këtë mënyrë. Por, kjo është gjë pozitive. Mirëpo, nga këndvështrimi im, gjuha e trupit e tradhtonte. Normalisht që gjuha ishte e fituesit, por nuk e kishte entuziazmin e fituesit”, thekson politologu Arifi për REL-in.
Ai, por edhe analisti Muhaxhiri, besojnë se Kurti, i cili pritet të jetë për herë të tretë kryeministër, mund ta krijojë qeverinë e re vetëm me partinë e tij dhe me pakicat joserbe.
Një koalicion me një parti tjetër shqiptare, do të ishte rezultat i dëshirueshëm për Kurtin, vlerësojnë ata.
Megjithatë, Muhaxhiri vlerëson se hendeku i krijuar ndër vite ndërmjet LVV-së dhe PDK-së, frika e LDK-së se mund të humbë edhe më shumë elektorat në rast të një marrëveshjeje me LVV-në, e bëjnë të pamundur një koalicion të LVV-së me dy partitë më të mëdha opozitare, por edhe ndonjë mbështetje të këtyre partive si opozitë.
“Do të jetë shumë vështirë që [Kurti] t’i bindë PDK-në dhe LDK-në që të qëndrojnë në sallë, për të arritur kuorumin prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit ose presidentes. LDK-ja dhe PDK-ja konsiderojnë që presidentja [Vjosa] Osmani, me shumë veprime të saj, i ka ndihmuar LVV-së”, theksoi Muhaxhiri për REL-in.
Ai shtoi se refuzimi i bashkëpunimit ndërmjet partive politike për zgjedhjen e presidentit, mund ta çojë sërish vendin në zgjedhje, qysh në pranverë kur Osmanit t’i mbarojë mandati në prill.
Politologu Arifi shpreh mendimin se në rast se Lëvizja Vetëvendosje e tejkalon rezultatin e vitit 2021, Kurti do ta shqyrtojë nëse ka nevojë edhe për një mandat të presidentes Osmani, apo synon të propozojë një kandidat tjetër.
Sipas tij, kornizat që përcaktohen për partitë politike opozitare shqiptare, në bazë të numrave të ulëseve të fituara në Kuvend, nuk u mundësojnë hapësirë të madhe për manovrim me rastin e zgjedhjes së presidentit në mandatin e ardhshëm.
“Opozita do ta bëjë një kuazi-pragmatizëm, në këtë rast të detyruar, që të qëndrojë në sallë, sepse alternativa tjetër janë zgjedhjet e parakohshme, në të cilat, nëse opozita del si problematike, atëherë zoti Kurti mund të fitojë 60-70 për qind të votave totale”, thekson Arifi për REL-in.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, janë rezultat i mospajtimeve dhe përplasjeve ndërmjet partive politike, të cilat pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, nuk arritën ta konstituonin Kuvendin deri më 10 tetor.
Kurti më pas nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme në Kuvend për formimin e qeverisë. Qeverinë nuk arriti ta formojë as i mandatuari i dytë, Glauk Konjufca, po ashtu nga LVV-ja, gjë që detyroi presidenten Osmani të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Teksa Kurti synon të formojë qeverinë e re, KQZ-ja ende ka punë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare, pasi duhen numëruar votat për deputetë, ato nga diaspora, votat me kusht, si dhe të personave me nevoja të veçanta.
Të gjitha këto hapa kanë edhe afate për ankesa, të cilët mund të jenë arsye për të marrë disa javë deri te formimi i ekzekutivit të ri.

Roli i gruas dhe burrit në mbajtjen e familjes së bashkuar dhe të edukuar, sipas mendimit etik e moral(9)

0
Ismet Hasani, Suedi
____
Familja e ngritur, e ditur, e fuqishme dhe kompakte, solidare dhe kohezive, në harmoni, numerike, mirë e organizuar, e vetdisciplinuar, në punë e përkushtuar, paraqet progresin dhe ardhmërinë e një populli (një vendi).
Familja përbëhet prej: BURRIT, GRUAS dhe FËMIJËVE të tyre.
Obligimi i gruas është të udhëheqë amvisërinë, të ushqejë dhe të edukojë fëmijët sa më mirë*; t’i përgatis burrit dhe fëmijëve komoditet dhe kënaqësi sa më të madhe në shtëpi;
Obligimi i fëmijëve është që t’i respektojnë prindërit, të jenë të dëgjueshëm e kur të rritën të kujdesën për nënën dhe babain.
Obligimi i burrit është të udhëheqë familjën; bashkë me gruan t’i edukojnë fëmijët sa më mirë*
*Lidhur me edukatën e fëmijëve dhe obligimin e tyre ndaj prindërve, dy mendime dhe këshilla etike e morale:
1. Nuk ka tjetër pasuri më të madhe, që prindi i lë në trashëgim fëmiut, sesa edukatën e mirë;
2.  Sa më të mëdhenj e sa më të njohur t’i kemi prindërit, aq më të madh e kemi obligimin dhe përgjegjësinë, që ata mos t’i koritim!
 Po vazhdojë edhe pak për familjën!
Burri ka pranuar pozitën e udhëheqësit të familjës. Nëse asnjëri (burri apo gruaj) nuk e udhëheqë familjën, aty do të mbretërojë kaosi, dhe, nëse çdo person i familjës punon sipas dëshirës së vet, aty do të shkaktohet tollovi; nëse burri tërheqë në njërën anë e gruaja në tjetren, ardhmëria e fëmijve do të jetë e shkatërruar. Sipas mendimit tim, burri duhet të jetë koka e familjës…
Gruaja lirohet prej dëtyrave (obligimeve) jashtështëpiake, ashtu që të mundet plotësisht t’u përkushtohet dëtyrave të brendshme dhe të përdorë tërë energjinë e saj në mirëmbajtjën e shtëpisë dhe edukimin e fëmijëve.
Profesor Cyril Joadi thotë:
“Besoj se toka do të ishte vend më i lumtur nëse gratë do të kënaqëshin për shtëpinë dhe fëmijët e tyre, bile edhe nëse ajo (familja) do të kishte si pasojë rënien e lehtë të standardit jetësor!” (Veriety, 1 dhjetor 1952).
Por kjo nuk do me thënë që gruas i është ndaluar që të mos dalë aspak nga shtëpia. Largë asaj. Asaj i është lejuar të dalë kur ka nevojë.
Përveç familjës, njeriu (burri) duhet të ka marrëdhënie edhe me shokët, fqinjët, banorët e vendit ku jeton, por me ta  t’u largohet shprehjeve apo fjalëve nënçmuese e që nuk i kanë hije, të ndihmohën në mes veti, të vizitojnë të sëmurët, t’i ndihmojnë të varfërit, të shkoi të shtëpitë e t’i ngushëllojnë ata që janë në fatkeqësi, në pikëllim, t’i largohën armiqësisë, grindjeve në mes veti; etj. Anipse, Familja është kështjella kryesore e një kombi, është bima parësore, kohën e fundit, po ndodhë dezorganizimi, shkapërderdhja shpërbërëse e saj. Po ndodhin shumë të këqija në dëm të familjës, çfarë paraqet rrezik kryesor për (jo) përspektivën e familjës.
FAMILJA e shëndoshë e ngritur dhe e  ditur, shumënumerike – e fuqishsme dhe kompakte edhe solidare edhe kohezive edhe harmonike,  mirë e organizuar dhe vetdisciplinuar, si dhe në punë e përkushtuar, paraqet strumbullarin piedestalor të progresit, të ardhmërisë se një populli e të një vendi. Familja është bima parësore dhe kështjella e një kombi. Sot, me familjën po ndodhë difersifikimi, dezorganizimi dhe shkapërderdhja shpërbërëse e saj. Po ndodhë, fatkeqësisht, humbja e kohezionit, solidaritetit si dhe fuqisë ekonomike, sociale e morale të saj. Po ndodhë dekompozimi dhe defaktorizimi i saj gjer në stërkeqje dhe zvëtnim. Kjo gjendje paraqet njërën nga rreziqet kryesore për përspektivën shoqërore dhe për kombin tonë.
*
Optimistëve realë, vullnetarëve, entuziastëve dhe të pasionuarëve, iu takon ardhmëria e ndritshme…!
Nëse rikthehemi pak në të kaluarën tonë, mendojë se ajo ishte e tmerrshme; të djeshmën e kuptojmë nesër, të ardhmën mund të parashiqojnë largëpamësit, vizionarët – MENDJET E NDRITURA.
                                                           (V i j o n )

Putin beson se Zelensky u përpoq ta vriste

0

Russian President Vladimir Putin listens to Moscow Region Governor Andrei Vorobyov during their meeting at the Kremlin in Moscow, Russia, Monday, Dec. 29, 2025. (Mikhail Metzel, Sputnik, Kremlin Pool Photo via AP)

  

Ukraina dërgoi 91 dronë në njërën nga rezidencat e Putinit dhe Putini e akuzoi Zelenskyn se donte ta vriste atë. Zelensky e mohon këtë si gënjeshtër. Por pak para Krishtlindjeve, Zelensky shfrytëzoi rastin për të thënë se e gjithë bota po pret që Putini të vdesë. Ishte një deklaratë e pafat duke pasur parasysh se palët po negociojnë.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov deklaroi, sipas agjencive shtetërore të lajmeve Interfax dhe Tass, se Rusia do të “rivlerësojë pozicionin e saj negociues” për shkak të kësaj dhe se Rusia do t’i përgjigjet sulmit.

Këshilltari i ngushtë i Putinit, Yuri Ushakov, thotë se Trump dhe këshilltarët e tij dhanë informacion të detajuar në lidhje me negociatat me Ukrainën. Putin foli për sulmin në rezidencën e tij, i cili thuhet se e ka tronditur presidentin amerikan, sipas Ushakov.

Megjithatë, Putini theksoi se Rusia do të vazhdojë të punojë me SHBA-në për të arritur një marrëveshje paqeje.

Lufta duket se është në një spirale terrori: Rusia po bombardon zonat civile në Ukrainë, ndërsa Ukraina po godet Rusinë si brenda ashtu edhe jashtë Rusisë, në Detin e Zi dhe Mesdhe.

Putin mener at Zelenskyj forsøkte å drepe ham

Hamasi konfirmon: Zëdhënësi dhe shefi i Gazës u vranë më herët këtë vit

0
NTBNTB 29.12.2025 
Hamasi konfirmon se zëdhënësi Abu Ubaida dhe shefi i Gazës Mohammad Sinwar u vranë më herët këtë vit.
Ushtria izraelite (IDF) njoftoi në maj se kishte vrarë Sinwar, i cili ishte vëllai i ish-shefit të Gazës Yahya Sinwar.
Tre muaj më vonë, në gusht, IDF njoftoi se Ubaida ishte vrarë. Hamasi nuk e konfirmoi ose mohoi informacionin izraelit, por tani raporton pak para Vitit të Ri se të dy janë vrarë. (©NTB)

“Inkuizicioni Islamik” dhe Policia e Blasfemisë

0

Dhjetë vjet më parë, një nga redaktorët e Jyllands-Posten dëgjoi se asnjë karikaturist danez nuk do ta vizatonte profetin e Islamit si ilustrim për një seri librash për fëmijë që trajtonin fetë e botës. A ekzistonte vërtet një autocensurë e tillë në Danimarkë? Ai donte ta zbulonte. Kështu që ai botoi dymbëdhjetë karikatura që kishin për qëllim të tregonin themeluesin e Islamit.

Pastaj erdhën sulmet ndaj gazetës – përpjekjet më të dukshme për të zbatuar censurë që nga kërcënimet me vdekje kundër Salman Rushdie për shkrimin e Vargjeve Satanike në vitin 1988 dhe vrasja e Theo van Gogh për realizimin e filmit “Nënshtrim” në vitin 2004. Van Gogh u godit gjithashtu me thikë në shpinë nga një letër kërcënuese që kërkonte vdekjen e Ayaan Hirsi Ali dhe Geert Wilders, të dy anëtarë të parlamentit holandez.

Disa nga karikaturat që Jyllands-Posten botoi çuan në sulme ndaj gazetës për botimin e tyre. Disa nga karikaturat as nuk e tregonin Muhamedin. Më e famshmja nga karikaturat përshkruante një figurë të ngjashme me Muhamedin me një bombë në çallmën e tij. Imamët vendas danezë, të zhgënjyer nga përshkrimet relativisht të thjeshta, shtuan karikatura të tjera dhe më ofenduese në portofolet e tyre, ndërsa udhëtonin nëpër Lindjen e Mesme për të nxitur ndjenja kundër Danimarkës. Stimuli funksionoi. Për një kohë të gjatë – dhe përveç të gjitha plaçkitjeve, djegieve dhe vrasjeve – bota ishte e zhytur në këto vizatime dhe në atë që supozohej të nënkuptonin reagimet ndaj tyre.

Në një numër vendesh, shpërthyen kriza të pavarura mini-karikaturash. Vendimi i pavarur i Ezra Levant për të shtypur karikaturat e Muhamedit në Kanada krijoi një degë të krizës së karikaturave në Amerikën e Veriut. Disa gazeta norvegjeze gjithashtu i shtypën karikaturat në faksimile, në solidaritet me fqinjët e tyre, dhe kjo çoi në një polemikë norvegjeze për karikaturat. Dhe sigurisht në Paris, ku një revistë e vetme – Charlie Hebdo – vazhdoi të riprodhonte çdo figurë historike që dëshironte. Kjo çoi në masakrën e dhjetë gazetarëve dhe dy oficerëve të policisë në zyrat e revistës në Paris në janar të këtij viti.

Stéphane Charbonnier, Charlie Hebdo, murdered on January 7 along with many of his colleagues, is shown here in front of the magazine's former offices, just after they were firebombed in November 2011.

Foto: Stéphane Charbonnier, redaktori i patrembur i Charlie Hebdo, i cili u vra më 7 janar së bashku me shumë kolegë të tij, qëndron jashtë ish-ndërtesës së zyrave të revistës, pak pasi ajo u bombardua me zjarr në nëntor 2011.

Sot është një ditë po aq e mirë sa çdo ditë tjetër për të bërë disa pyetje – jo më pak, nëse kemi mësuar ndonjë gjë. Jo-muslimanët në mbarë botën padyshim kanë mësuar shumë më tepër rreth ndjenjave islame në lidhje me përshkrimin e profetit të tyre. Nga brenda komuniteteve myslimane në Evropë dhe gjetkë, është bërë e qartë se një numër i vogël, por i prekshëm muslimanësh janë të gatshëm të vrasin dhe madje të sakrifikojnë jetën e tyre në luftën për të imponuar vizionin e tyre blasfemues mbi jo-muslimanët në mbarë botën.

Marseille, France – February 02, 2015: Last Charlie Hebdo newspaper in a newspaper kiosk.

Përveç atentateve ndaj punonjësve të Jyllands-Posten, ka pasur atentate ndaj karikaturistit danez Kurt Westergaard dhe artistit suedez Lars Vilks, të cilët vizatuan një karikaturë të Muhamedit në shenjë solidariteti pas krizës së karikaturave daneze. Dhe ka pasur trokitje të shpeshta në derë nga policia e blasfemisë. Në Londër, botuesi i një libri shpifës për jetën dashurore të Muhamedit (Xhevahiri i Medinës nga Sherry Jones) i shpëtoi për pak një atentati kur shtëpia e tij botuese u bombardua me zjarr. Nëse do të kishte një vend në tokë ku dikush do të mendonte se ishte imun ndaj vizitave nga Policia Islamike e Blasfemisë, do të ishte Teksasi. Por në fillim të këtij viti, ndërsa një ekspozitë me karikatura të Muhamedit po zhvillohej në Garland, vrasësit u shfaqën dhe, për fat të mirë, u qëlluan.

Montreal, Сanada – January 11, 2015: A walk of solidarity towards the victims of Charlie Hebdo, the police officers and the jews that were killed in Paris by terrorists, organized on De Maisonneuve street in Montreal, Quebec, Canada by the collectif Je Suis Charlie Montreal. Even if they are far from their country, french people living in Montreal and their canadian and quebecois friends say no to violence, and yes to the freedom of speech.

Pra, një përvojë është ndoshta se asnjë vend në tokë nuk është i sigurt tani nga zbatuesit më të rreptë të Islamit. Ata mund të shfaqen në skajet më të largëta të Skandinavisë ose në zemër të Amerikës. Ata mund të shfaqen në një zyrë gazete ose jashtë shtëpisë së një personi privat. Dhe është ky realizim që tregon më qartë se mësimet e dekadës së kaluar janë përvetësuar.

Javën e kaluar, në dhjetëvjetorin e botimit të karikaturave të para të Muhamedit, Jyllands-Posten ribotoi faqen origjinale. Formati i faqes dhe vendosja e tekstit ishin pikërisht siç kishin qenë në këtë ditë dhjetë vjet më parë. Por diçka mungonte: karikaturat. Aty ku kishin qenë karikaturat origjinale – madje edhe karikaturat që nuk e përshkruanin Muhamedin – tani kishte vetëm hapësira bosh. Ajo që kishte qenë e mundur në vitin 2005 nuk ishte më e mundur në vitin 2015. Është vështirë se mund të fajësohet stafi editorial. Pas dhjetë vitesh kostosh të larta sigurie, dhe me punonjës që punonin në gazetën ndoshta më të kërcënuar në botë, redaktorët e Jyllands-Posten treguan se kishin pasur mjaft kërcënime dhe rreziqe. Ata censuruan veten.

U deshën vetëm dhjetë vjet që shumica e popullsisë perëndimore të mësonte mësimin e blasfemisë islame – dhe më në fund të zgjidhte ta ndiqte atë. Sot, mund të ketë mijëra njerëz që janë ende të gatshëm të publikojnë karikaturat e Muhamedit në llogaritë e tyre në Twitter, por shumica fshihen pas pseudonimeve ndërsa ankohen për frikacakërinë e të tjerëve.

Pak para dhjetëvjetorit të karikaturave të Muhamedit, Mark Steyn, Henryk Broder dhe redaktori norvegjez Vebjørn Selbekk folën në një konferencë në Danimarkë për të shënuar përvjetorin e karikaturave. Konferenca u mbajt në parlamentin danez, ndërtesa e vetme e vendit që konsiderohet mjaftueshëm e sigurt për t’i bërë ballë sulmeve nga policia islamike e blasfemisë, tashmë tradicionale. Në pritje të një sulmi terrorist, si Ministria e Jashtme Britanike ashtu edhe ajo Amerikane i këshilluan qytetarët e tyre të mos qëndronin pranë ndërtesës atë ditë. Restoranti ku pjesëmarrësit në takim kishin bërë rezervime për darkë papritmas iu anuluan rezervimet: restoranti zbuloi policinë dhe personelin e sigurisë që kishin kontrolluar ambientet paraprakisht dhe kuptuan se kush mund të ishin të ftuarit.

Douglas Murray Christiansborg 2015 foto 1

Në dhjetëvjetorin e krizës së karikaturave në Danimarkë, Shoqata e Lirisë së Shtypit organizoi një konferencë retrospektive mbi gjendjen e lirisë së shprehjes, pas mureve të trasha të Pallatit Christiansborg. Nga e majta: Marie Krarup (anëtare e Parlamentit Danez/Partisë Popullore Daneze), Henryk Broder (autor gjerman/polako-hebre), Vebjørn Selbekk, Douglas Murray dhe Mark Steyn. (foto: Christian Borchsenius)

Dhjetë vjet më parë, mund të printoje karikatura të Muhamedit në një gazetë daneze. Dhjetë vjet më vonë, është e vështirë për këdo që është i lidhur me një gjë të tillë të gjejë një restorant në Kopenhagen që do t’i shërbejë darkë.

Nuk janë vetëm artistët dhe shkrimtarët që kanë mësuar mësimin; janë të gjithë – nga konglomeratet e gazetave deri te njerëzit që shërbejnë ushqim në restorante. Shoqëritë tona pëlqejnë të besojnë se terrorizmi dhe kërcënimet nuk funksionojnë. Ato funksionojnë – ose mund të funksionojnë – por vetëm nëse dorëzohemi. Gjatë dekadës së fundit, me përjashtim të disa shpërthimeve jetëshkurtra të keqinterpretimit sakrilegj, ka rezultuar se është frika – jo karikaturat e Muhamedit – që e ka pushtuar botën me stuhi.

PARIS, FRANCE – JANUARY 06: A mural by artist Christian Guemy, dedicated to the staff of the Charlie Hebdo newspaper who were killed by terrorist gunmen in January 2015, adorns a wall near the former offices in Rue Nicolas Ruppert on January 06, 2025 in Paris, France. France is marking the 10th anniversary of the terrorist attack that targeted the offices of Charlie Hebdo in Paris. Twelve people were killed in the shooting attack on the French satirical magazine, including eight journalists, two police officers, a caretaker and a visitor. The attackers, brothers Said and Cherif Kouachi, were killed in a shootout with police two days later. France is marking the 10th anniversary of a terrorist attack that targeted the offices of Charlie Hebdo in Paris. Twelve people were killed in the shooting attack on the French satirical magazine, including eight journalists, two police officers, a caretaker and a visitor. The attackers, brothers Said and Cherif Kouachi, were killed in a shootout with police two days later. Five others were killed in a series of related attacks that took place between January 7-9, 2015. (Photo by Christopher Furlong/Getty Images)

Megjithatë – liria nuk është mbrojtur kurrë nga asgjë tjetër përveç një pakice të vogël njerëzish. Shumica preferojnë rehatinë e një jete të qetë ndaj çdo gjëje që i ngjan luftës. Por ka ende më shumë se disa njerëz të mirë në botë, dhe më shumë se një grusht prej tyre në Skandinavi. Nëse në konfliktet e kaluara pilotëve dhe burrave të shtetit u lejohej të udhëhiqnin, kjo luftë kundër “Inkuizicionit të ri Islamik” ka gazetarë, karikaturistë, shkrimtarë dhe artistë në vijën e parë, dhe janë pikërisht ata që duhet të marrin drejtimin. Disa prej tyre mund të habiten kur e gjejnë veten në këtë pozicion. Nuk duhet të habiten. Liria e fjalës dhe e mendimit gjithmonë ka pasur armiq të pamëshirshëm. Por e vërteta gjithmonë ka arritur t’i dëbojë ata dhe do ta bëjë këtë përsëri.

Botuar fillimisht në gatestoneinstitute.org

Ndiqni Douglas Murray në Twitter.

Den «islamske inkvisisjonen» og blasfemipolitiet

Amina Nuraj e uron Albin Kurtin për fitoren dhe kërkon që të mendoj për ta njejt si për shqiptarët e Luginës së Preshevës

0
I nderuari z. Albin Kurti,
Urime nga zemra për fitoren në zgjedhje dhe për besimin e madh që populli ju dha edhe një herë. Kjo fitore ka ndezur shpresë te shumë njerëz që besojnë në drejtësi, dinjitet dhe barazi.
Me shumë respekt dhe shpresë, ju drejtohemi që në mandatin tuaj të ri të mos harrohen vëllezërit tanë në Sanxhak, të cilët prej vitesh presin përkrahje, vëmendje dhe zë. Urojmë që kujdesi dhe angazhimi juaj të jetë i njëjtë për ta, ashtu si për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën, sepse dhimbja dhe shpresa e tyre janë të njëjta.
Kur flitet për shqiptarët jashtë Kosovës, nuk mund të përmenden vetëm Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, duke lënë në heshtje Sanxhakun. Edhe atje ekzistojnë shqiptarë. Ekzistojnë prej shekujsh. Kanë emra, kanë histori, kanë plagë dhe kanë një identitet që nuk është shuar, pavarësisht presioneve dhe përpjekjeve për asimilim.T’i injorosh shqiptarët e Sanxhakut do të thotë të pranosh një padrejtësi historike dhe ta vazhdosh atë me heshtje politike. Ata nuk janë më pak shqiptarë vetëm pse nuk përmenden shpesh, vetëm pse nuk janë në qendër të vëmendjes, vetëm pse zëri i tyre është dobësuar nga rrethanat. Janë pjesë e të njëjtit komb, me të njëjtën gjuhë, me të njëjtën ndjenjë përkatësie dhe me të njëjtën dhimbje të trashëguar.
Kombi shqiptar nuk fillon dhe nuk mbaron aty ku është më e lehtë të flitet për të. Ai shtrihet edhe atje ku është më e vështirë të përmendet. Sanxhaku është një nga ato vende. Shqiptarët atje nuk kërkojnë privilegje, por njohje; nuk kërkojnë fjalë boshe, por të vërtetën; nuk kërkojnë mëshirë, por respekt.Nëse flasim për drejtësi, për barazi dhe për dinjitet kombëtar, atëherë duhet të flasim për të gjithë shqiptarët, pa përjashtim. Edhe për ata në Sanxhak.”
Zëri juaj ka peshë dhe fjala juaj jep shpresë. Shpresojmë që ky mandat të jetë një dritë më shumë për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë.
Ju urojmë forcë, urtësi dhe suksese në rrugën tuaj të vështirë, por fisnike.
Me respekt dhe shpresë,
Amina Nuraj

Frank Shkreli, zëri i ndërgjegjës shqiptare e mbrojtje të demokracisë

0

Në foto: Frank Shkreli dhe Prof. Dr. Gjekë Marinaj, djathas 

Nga Prof. Dr. Gjekë Marinaj 

Në një kohë kur fjalët shpesh humbasin peshën e tyre nën zhurmën e interesave të përditshme, kur liria keqpërdoret e e vërteta relativizohet, emri i Frank Shkrelit ngrihet si një kujtesë e gjallë e misionit të gazetarisë së vërtetë: të shërbejë si ndërgjegje publike, si zë i arsyes dhe si mbrojtëse e palëkundur e vlerave demokratike. Prej dekadash, ky gazetar, publicist dhe intelektual shqiptar ka mbajtur ndezur dritën e fjalës së lirë në hapësirat shqiptare e përtej tyre. Veprat e tij, e sidomos libri Demokracia nuk pret, përfaqësojnë jo vetëm një bilanc të përvojës profesionale, por edhe një testament moral për brezat që vijnë.  

Frank Shkreli është bir i Shkrelit të Malsisë së Madhe, një krahinë ku ndjenja e dinitetit  dhe dashuria për lirinë janë po aq të thella sa rrënjët e lisave të maleve. Ai u formua në një mjedis ku fjala kishte peshë, ku të drejtat e njeriut nuk ishin të garantuaradhe ku dëshira për t’u dëgjuar ishte një akt guximi.  

I riu Shkreli, i pajisur me këtë ndjenjë të brendshme të lirisë, u largua nga vendlindja drejt Perëndimit, në kërkim të një hapësire ku fjala mund të thuheshe pa frikë. Fati e çoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të niste një kapitull të ri në jetën e tij — atë të gazetarit profesionist në shërbim të së vërtetës. Në Washington D.C., ai iu bashkua redaksisë së Zërit të Amerikës, një institucion që për shumë shqiptarë kishte qenë dritarja e vetme drejt botës së lirë. Brenda këtij tempulli të gazetarisë së pavarur, Shkreli gjeti jo vetëm profesionin e tij, por edhe misionin e jetës. Për më shumë se tridhjetë vjet, ai punoi me përkushtim për të përcjellë lajme, komente dhe analiza që ruanin një standard të lartë etike dhe një ndershmëri intelektuale të pakrahasueshme. Nga ai mikrofon që për dekada jehonte në shtëpitë shqiptare, puna e Shkrelit u bë sinonim i besimit, i maturisë dhe i profesionalizmit. 

Pas përfundimit të karrierës në Zërin e Amerikës, Frank Shkreli nuk e pa pensionin si një ndalesë, por si një mundësi për t’u shprehur më lirshëm e më thellë. Ai nisi të shkruante për mediat shqiptare dhe ato të diasporës, duke përfshirë revista, portale dhe gazeta të ndryshme që vlerësonin mendimin e pavarur. Shkrimet e tij janë pasqyrë e një vëzhguesi të mprehtë dhe të drejtë, që nuk ndalet te pasqyrimi i ngjarjeve, por depërton në domethënien e tyre morale dhe politike. Në çdo rresht, lexuesi gjen një përpjekje për t’u kthyer te thelbi: te njeriu, liria, përgjegjësia dhe e vërteta

Kështu lindi ideja për të përmbledhur një pjesë të këtyre shkrimeve në tre vëllime që do të përfaqësonte më shumë se një koleksion artikujsh: Demokracia nuk pret. Titulli vetë është një deklaratë, një kushtrim. Ai shpreh urgjencën morale të kohës sonë — se demokracia nuk është një objekt i ekspozuar në muze, as një dekor që vendoset në programe politike; ajo është një proces që kërkon veprim të menjëhershëm, përgjegjësi të përditshme dhe guxim qytetar. Ky libër është një përmbledhje e përvojës intelektuale dhe shpirtërore të autorit. Ai përfshin artikuj, komente dhe reflektime që përbëjnë një mozaik të mendimit të tij mbi zhvillimet politike, morale dhe kulturore të botës shqiptare. Në thelb të çdo faqeje qëndron një mesazh i qartë: demokracia është një projekt që kërkon pjesëmarrje, jo vetëm vëzhgim. Liria nuk është një e drejtë që fitohet njëherë e përgjithmonë; ajo duhet mbrojtur, forcuar dhe ushtruar çdo ditë. Shkreli e sheh demokracinë jo si një sistem të përsosur, por si një proces që funksionon vetëm kur qytetarët nuk e braktisin. Ai paralajmëron për rrezikun që sjell indiferenca, për ngurtësimin institucional dhe për krizën morale që shpesh e gërryen shoqërinë nga brenda. Në këtë kuptim, Demokracia nuk pret nuk është thjesht një libër politik, por një libër etik. Ai nuk i drejtohet vetëm politikanëve, por çdo qytetari që beson se vendi i tij meriton më shumë se një fasadë pluralizmi. 

Stili i Frank Shkrelit është i matur dhe i kthjellët. Ai nuk ngutet në përfundime, por ndërton argumentin me kujdes, me një qartësi që rrallë gjendet në publicistikën moderne. Shkrimet e tij mbartin elegancën e fjalës së përpunuar, por edhe një ndershmëri të çiltër që buron nga përvoja. Ai nuk flet si ideolog, por si qytetar. Nuk predikon, por nxit reflektim. Dhe pikërisht ky është sekreti i ndikimit të tij. Në çdo faqe, lexuesi ndien se Shkreli nuk shkruan për të bindur, por për të zgjuar ndërgjegjen. Ai e trajton lexuesin si bashkëbisedues, jo si ndjekës. Kjo e bën veprën e tij të ndershme dhe njerëzore. Në një mjedis ku diskursi publik shpesh bie në vulgaritet apo retorikë boshe, shkrimi i Shkrelit është një frymëmarrje intelektuale: ai kujton se gazetaria është edhe një formë edukimi, një mision moral, një detyrë ndaj së vërtetës. 

Një nga meritat më të mëdha të Shkrelit është mënyra se si ai e trajton demokracinë jo thjesht si sistem politik, por si kulturë qytetare. Për të, demokracia nuk përkufizohet nga zgjedhjet, por nga vetë mënyra se si një shoqëri sillet me të vërtetën, me përgjegjësinë dhe me ligjin. Ai beson se nuk mund të ketë institucione të forta pa qytetarë të ndershëm, e as liri të qëndrueshme pa moral publik. Në këtë kontekst, libri i tij është një ftesë për vetë-analizë kombëtare: një thirrje për të parë në pasqyrë dhe për të pyetur veten jo çfarë na mungon, por çfarë nuk bëjmë. 

Në shumë shkrime të tij, Shkreli përdor përvojën amerikane si pikë krahasimi — jo për ta idealizuar, por për të treguar se demokracia nuk është dhuratë, por rezultat i një pune të përditshme, i një përkushtimi të pandërprerë ndaj ligjit dhe institucioneve. Përmes kësaj qasjeje, ai e vendos debatin shqiptar në një kontekst universal: lufta për liri dhe drejtësi është e njëjtë kudo, ndonëse veshur me ngjyrat e kohës dhe vendit.  

Në të gjitha veprat e tij, Shkreli ruan një standard të lartë profesional, të mbështetur në tri shtylla: ndershmërinë, respektin dhe përgjegjësinë. Ai është ndër ata gazetarë që nuk ka pranuar kurrë kompromis me të vërtetën, as me përfitimin personal. Në karrierën e tij, nuk ka ndjekur asnjë grupim politik, asnjë interes, përveç atij të lexuesit dhe të publikut. Kjo e ka bërë figurën e tij të besueshme dhe të respektuar, madje edhe nga ata që nuk ndajnë të njëjtat qëndrime. Ndaj, gazetaria e Shkrelit është një gazetari që kërkon lartësi, jo sensacion. Ai beson se fjala duhet të ngrejë njeriun, jo ta ulë. Në këtë kuptim, ai është vazhdues i një tradite të mirëfilltë të mendimit kritik shqiptar, që shkon nga Faik Konica te Sami Repishti, nga Ernest Koliqi te Martin Camaj — një linjë mendimtarësh që kanë parë fjalën si përgjegjësi morale, jo si mjet pushteti.  

Sot, kur politika shpesh ndërhyn në çdo hapësirë të jetës publike dhe kur gazetaria shpesh e humb funksionin e saj kritik, figura e Frank Shkrelit mbetet e nevojshme. Ajo na kujton se gazetari i vërtetë nuk është ai që ndjek ngjarjen, por ai që e kupton atë. Shkreli e ka bërë këtë gjithmonë: ka parë më tej se lajmi i ditës, ka kërkuar kuptimin pas fakteve, ka shënjuar prirjet dhe rreziqet që të tjerët shpesh i shpërfillin. Por mbi të gjitha, ai ka ruajtur shpresën. Edhe kur kritikon, ai nuk bie në pesimizëm. Edhe kur denoncon, nuk mohon mundësinë e përmirësimit. Në çdo analizë të tij ndien se beson ende te njeriu, te shoqëria, te forca e fjalës. Kjo e bën librin Demokracia nuk pret një vepër optimiste, pavarësisht kritikës së ashpër që përmban. Në fund të fundit, ajo është një thirrje për dashuri ndaj vendit — jo në kuptimin sentimental, por në atë etik: dashuri si përgjegjësi.  

Nëse gazetaria shqiptare e së nesërmes kërkon modele, ajo i gjen te njerëz si Frank Shkreli. Ai përfaqëson tipin e gazetarit që e di se profesioni i tij është më shumë se një zanat — është një shërbim publik. Ai na kujton se roli i gazetarit nuk është të mbajë anë, por të mbrojë të drejtën e secilit për të ditur. Në këtë kuptim, puna e tij është shkollë për brezat e rinj: një kujtesë se etika dhe profesionalizmi nuk dalin kurrë nga moda. Kështu libri Demokracia nuk pret është, në thelb, një manual për përgjegjësinë qytetare. Ai na kujton se demokracia nuk ecën vetë, se ajo kërkon njerëz që ta mbajnë gjallë me vepra, me fjalë, me kurajë. Dhe në këtë udhëtim të gjatë, zëri i Frank Shkrelit mbetet një busull që tregon gjithmonë drejtimin e duhur: drejt lirisë, drejt dinjitetit, drejt së vërtetës.  

Në horizontin shpesh të mjegullt të fjalës publike shqiptare, Frank Shkreli është një dritë që nuk shuhet. Ai nuk është vetëm dëshmitar i kohës së vet, por edhe pjesëmarrës aktiv në ndërtimin moral të shoqërisë. Veprat e tij janë një thirrje për të mos pritur — sepse siç na kujton vetë titulli i librit të tij, demokracia nuk pret. Ajo kërkon që secili prej nesh të marrë pjesë, të flasë, të kundërshtojë, të ndërtojë. Kërkon guximin për të mos heshtur, për të mos u pajtuar me padrejtësinë, për të mos e lënë lirinë të shkojë dëm.  

Frank Shkreli e ka bërë këtë gjithë jetën e tij: me penë, me zë, me bindje. Dhe për këtë arsye, emri i tij nuk do të mbetet thjesht në faqet e gazetave, por në kujtesën e një kombi që ende kërkon të mësojë se si të jetojë me dinjitet në liri.  

                    

Tre vëllimet (I, II, III) Demokracia nuk pret të autorit Frank Shkreli

Urime Kosovë për zgjedhjet e lira dhe demokratike!

1
Dijana Toska, Shkup
___
Kosova Proamerikane
___
Edhe kësaj here, populli i Kosovës foli qartë. Pa dykuptimësi.
Me votë plebishitare i tha PO orientimit perëndimor dhe aleancës strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si themel i sovranitetit, sigurisë dhe paqes së këtij shteti.
Ky verdikt nuk ishte mesazh ceremonial. Ishte urdhër politik i qytetarëve.
Qeveria e re nuk ka mandat për kompromise me mediokritetin, klientelizmin, korrupsionin dhe për justifikime.
Ka mandat për shtet.
Kosova nuk ka më kohë për eksperimente partiake dhe emërime militantesh. Ka nevojë për ekspertë realë, institucione të forta dhe drejtësi të pavarur. Çdo devijim nga kjo rrugë është tradhti e besimit qytetar.
Sot, në një moment historik, Kongresi Amerikan jo vetëm që paralajmëron, por edhe ofron mbështetje konkrete për Ballkanin Perëndimor:
– për goditjen e korrupsionit politik,
– për pastrimin e sistemit të drejtësisë,
– për forcimin e shtetit ligjor,
– dhe për mbrojtjen e medias së pavarur si armë kundër korrupsionit.
Kjo është një dritare që nuk hapet shpesh. Kush e mbyll, nesër do të mbahet mend si përgjegjës historik.
Sot, Kosova nuk ka asnjë arsye dhe asnjë alibi që këto parime të mos i përkthejë në ligje të forta, llogaridhënie dhe zbatim të pamëshirshëm. Vetëm kështu proamerikanizmi bëhet standard shtetëror, jo flamur elektoral për konsum ditor të partive dhe liderëve që e copëtojnë shtetin.
Korrupsioni është kanceri i këtij shteti dhe ai nuk luftohet me fjalë. Luftohet me dosje, gjykata dhe burg. Milionerët e dyshimtë duhet të dalin para drejtësisë.
Jo për hakmarrje. Për drejtësi.
Sepse drejtësia për ta është respekt për qytetarin që votoi për ndryshim, shtet ligjor dhe dinjitet.
Më 29 dhjetor 2025