Kreu Blog Faqe 532

Mendime rreth librit “Intervistë me vetvetën” të Bajram Kabashit, që do të botohet së shpejti

0

Fadil Bytyçi, Therandë

  • Një rrëfim personal ku shumëkush gjen veten

Libri i gazetarit dhe intelektualit të shquar, Bajram Kabashi, që mban një titull mjaft domethënës “Intervistë me vetveten”, në thelb trajton ngjarje të një kohe që lidhet me vuajtjet e gazetarëve dhe intelektualëve shqiptarë përballë një regjimi antishqiptar të ushtruar nga pushteti jugosllav dhe serb në hapësirat shqiptare.
Autori, duke zhvilluar një intervistë me vetveten, paraqet padrejtësitë, denigrimin dhe degradimin profesional të shkaktuar nga ky regjim, një përvojë që, siç mund të mendohet, nuk është vetëm e tij, por edhe e shumë të tjerëve që e ushtruan këtë profesion me ndërgjegje dhe me ndjeshmëri kombëtare.

E vërteta, sado e hidhur të jetë, është më e ëmbël se çdo gënjeshtër. E kur gënjeshtra është produkt i vetëdëshirës apo naivitetit, ajo bëhet aq e hidhur sa asnjë helm nuk ia kalon. Autori, përmes këtij rrëfimi, e paraqet veten si viktimë e së vërtetës, një e vërtetë që shpesh e kishte vendosur në pozita jetësore të vështira, por që në asnjë moment nuk ia kishte thyer shpirtin e tij qytetar, profesional dhe, mbi të gjitha, kombëtare.

Librin “Intervistë me vetveten” autori e hap me një qasje kritike ndaj gazetarisë së sotme në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare. Ai vë në thelb të kritikës faktin se, siç thotë ai:

“…gazetaria e Kosovës vazhdon të mos jetë gazetari e duhur, kritike, për një popull që ka përjetuar drama të mëdha gjatë shumë periudhave nën pushtim, madje edhe në periudhën e paspushtimit.”

Madje edhe vetë libri ka një karakter përgjigjeje ndaj atyre gazetarëve të cilët, siç i quan ai në këtë vepër, “servilë”, që nuk e ftuan kurrë në intervista, ndonëse ai është një prej figurave me ndikim të madh në historinë e gazetarisë në Kosovë dhe më gjerë.
Libri është një reagim ndaj kësaj gazetarie që don ta heshtë, e cila sipas autorit buron edhe nga qëndrimi kritik që ai mban në librat e tij ndaj disa tematikave që i shqyrton në librat e tij të deritashëm por edhe të islamit politik – një dukuri që, sipas tij, po e fut kombin në një krizë identitare të paprecedent.

“Intervistë me vetveten” hapet me një pyetje që ka të bëjë me hapat e parë të autorit në gazetari, konkretisht në gazetën Rilindja. Ai tregon afinitetin për këtë profesion qysh si student, kur shkruante për gazetën e studentëve Bota e Re, e më pas u pranua në Rilindja, fillimisht si praktikant.
Në të njëjtën kohë, autori sjell edhe një tablo familjare, ku rrëfen se e kaluara patriotike e paraardhësve të tij nuk i kishte shpëtuar rrjetit të merimangës së UDB-së. Edhe pse punën në Rilindja e kryente me dinjitet, ai nuk pëlqehej e as vlerësohej sa duhej nga shefat e tij – kjo, si pasojë e ndërhyrjeve të segmenteve të UDB-së, e cila kishte një “radar” të fuqishëm për të kapur çdo reflektim në prizmin kombëtar shqiptar.

Autori nuk heziton që t’i apostrofojë me emër e mbiemër disa gazetarë e ndonjë redaktor të gazetës Rilindja, të cilët i quan “vegla të pushtetit” dhe “servilë”. Ai trajton gjithashtu periudhën pas formimit të LDK-së, kur shtypi në kushte okupimi, kaloi jashtë sistemit zyrtar të kontrolluar nga Serbia dhe u përvetësua nga kjo parti.
Në shumë pjesë të librit, autori thekson dukuritë joprofesionale brenda mediave, të cilat u bënë zëdhënëse të një partie, duke dëmtuar etikën profesionale të gazetarisë.

Në vazhdim, autori ndalet edhe te dukuritë shqetësuese që kanë filluar të gërryejnë identitetin kombëtar shqiptar, përmes depërtimit të islamit politik në hapësirat shqiptare, veçanërisht në Kosovë dhe me intensitet më të madh tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu, përmenden edhe elementë antishqiptarë që, nën petkun e religjionit orthodoks, punojnë për shkatërrimin e identitetit kombëtar shqiptar.

  1. Kabashi në “Intervistë me vetveten” e trajton këtë problem në gjërsi dhe thellësi të mendimi analitik. Sipas tij, islamizimi ekstrem i shqiptarëve ushqen neo-otomanizmin, ashtu siç ortodoksizmi ekstrem ushqen greqizimin e shqiptarëve andej e këndej kufirit. Ai ndër të tjera shkruan:

“Islami dhe islamizimi i madh, ndonëse i padurueshëm, nuk e njeh fare popullin shqiptar, kulturën e tij, historinë, traditat dhe zakonet shqiptare. Islami është shndërruar në një kulturë paralele që e kundërshton hapur dhe fshehur kulturën shqiptare.”

_______

Fadil Bytyçi u lind më 19 shtator 1959 në fshatin Kastërc, komuna e Suharekës. Shkollën fillore e mbaroi në Nishor, gjimnazin në Suharekë, ndërsa studimet i kreu në Fakultetin Filozofik, dega e historisë, në Universitetin e Prishtinës. Studimet postdiplomike i vazhdoi po aty, ndërsa gjatë vitit 1985-86 mori pjesë në një specializim në lëmin e historisë antike në Universitetin "Sapienza" të Romës, në Itali.

Në vitin 1982, ai filloi punën si mësimdhënës në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, deri në vitin 1984, kur kaloi në Radio Prishtina si gazetar në Programet e Mëngjesit dhe të Natës. Pas pushtimit policor të RTP-së, si të gjithë të tjerët, edhe Fadil Bytyçi mbeti pa punë. U mbyllën shkollat, megjithatë shqiptarët gjetën rrugë të tjera për të funksionuar sistemi paralel i arsimit, ku ai angazhohej si mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, dega në Suharekë.

Në vitin 1997, ai iu rikthye gazetarisë, duke filluar punën si korrespondent i gazetës “Koha Ditore”, deri në fillimin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe më 24 mars 1999. Njëkohësisht, gjatë luftës 1998-99, raportonte edhe për programin e Kosovës në Radio Televizionin Shqiptar nga rajoni i Suharekës dhe rrethinës, deri në momentet kur u deportua dhunshëm në Shqipëri.

Në Shqipëri, ai punoi në RTSH, në sektorin për Kosovë, në programin informativ. Pas luftës, Fadil Bytyçi filloi punën sërish te “Koha Ditore”, ndërsa nga gushti i vitit 1999 raportonte si bashkëpunëtor i radios BBC, programi shqip, nga rajoni i Prizrenit. Kjo periudhë zgjati deri në mbylljen e programit shqip të BBC-së, kur u rikthye sërish në gazetari, përkatësisht në fushën e arsimit.

Nga viti 2006, autori punoi si profesor i gjuhës latine dhe historisë në gjimnazin “Loyola- Gymnasium” në Prizren, deri në pensionimin e tij më 19 shtator 2024.

Deri më tani ka botuar:

  1. Katalogu: Trashëgimia Arkeologjike e Trevës së Suharekës, Suharekë: The-Art, 2022.
  2. Barleti mbi Marrëdhëniet shqiptaro-venedikase në kohën e Skënderbeut, Gjurmime

Albanologjike – Seria e Shkencave Historike, Prishtinë, Instituti Albanologjik i

Prishtinës, 1984. Ribotuar në Studime për Epokën e Skënderbeut, vëll. II, Tiranë, 1989.

Europë apo Evropë

3

Gani I. Mehmeti

Temë për diskutim

Ka disa ditë që më intereson se si është më drejtë të shkruhet emri i kontinentit të vjetër EUROPË.

Nuk më kujtohet se ku shfletova më heret dhe sikur më duket se gjeta emrin të shkruhet me –u e jo me –v, pra me Europë/a e jo me Evropë/a.

Në shkrimet e sotme e gjejmë ashtu edhe ashtu. Edhe unë pata nisur dhe rregullisht po e shkruaja me EUROPË e jo me Evropë!

Sesi më shkoi mendja të shohë edhe një herë në Fjalorin Drejjtshkrimor i Gjuihës Shqipe, Tiranë – 1976 në faqen 739, emri Europë shkruhet me –v, Evropë/a. Por, në faqe 170 tek emri i përngjitur Europë dhe Azi, është me –u EURAZIATIK, që ndoshta do duhej më drejt të ishte EUROAZIATIK.

Shikuar nga kjo kemi edhe monedhën europiane EURO dhe jo EVRO.

Mora një enciklpopedi serbe dhe atje është e shkruar me –v; Evropa dhe të gjtiha fjalët e formuara nga emri Europë, shkruhen me –v, edhe Evroaziatik etj.që vijnë me Europën shkruhen me –v e jo me –u. Me –v shkruhej edhe Evroazia, që gjithsesi tek ne tingëllon më mirë me –u.

Më shkoi mendja të shoh tani tek fjalorë anglisht-anglisht. Në faqen 536 të këtij fjalori të gjithë emrat e prejardhur nga Europa, janë të shkruar me –u.

Kështu ishte edhe tek fjalori frengjisht-frengjisht, LE ROBERT, në faqe 393, shkruhet me –u – jo me –v.

Në të dy këta fjalorë emri i kontinentit Europë shkruhet me –u e jo me –v. Kështu ndodh edhe me të gjitha fjaklëformimet me emrin Europë.

Për fund, jap propzimin që ne të jemi të një mendjeje të gjithë dhe në vend se ta shkruajmë në dy variante, të zgjedhim se cila është më e drejtë për gjuhën shqipe: Europë, apo Evropë.

Gjithsesi, mendimi im është për EUROPË/A.

Albert Vataj – Një top në oborrin e Shkolles së Jezuitëve 1878, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

0
Në fillim ishte vetëm një top,një sferë e zakonshme në duart apo këmbët e fëmijëve, por në oborrin e një kolegji jezuit në Shkodër të shekullit XIX, ai top nuk ishte thjesht lodër. Ishte një shkëndijë që ndezi një përthyerje kulturore e qytetëruese, një akt loje që, pa u kuptuar, do të zinte vend në kujtesën kolektive si momenti i parë i një epoke të re, lindja e futbollit në Shqipëri.

Ky rrëfim nuk vjen nga faqet zyrtare të historisë sportive, por nga hijet e një arkivi, nga drita që hedhin fotografitë e vjetra, nga një hulumtim këmbëngulës që dëshmon se, ashtu si shumë gjëra të çmuara në këtë vend, edhe futbolli lindi me pak zë, në margjinat e historisë, e megjithatë, me një dinjitet të heshtur që e bën të paharrueshëm. Po, për të zënë vendin e merituar që kishte dhe ka futbolli dhe për ta vendosur Shkodrën në hartën e privilegjeve të nënshkruesve të historisë së këtij sporti kaq popullor, që linid si topakëmbë për t’u njohur si futboll.

Një dritë mbi origjinat e futbollit në Shqipëri është hedhur në një publikim në mediat sociela nga Luçjan Bedeni, drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, i cili përmes një hulumtimi historik të kujdesshëm, ka ndihmuar në qartësimin e një prej kapitujve më të hershëm, dhe më pak të dokumentuar, të sportit shqiptar, lindjen e topkambës në Shkodër, dekada përpara themelimit zyrtar të klubeve sportive.

Drejtori i Fototekës Kombëtare “Marubi” Luçjan Bedeni e nis shtjellimin e tij me një reflektim që fton për vëmendje:

“Historia e lindjes së lojës së topkambës në Shqipni, ashtu sikurse një pjesë e madhe e historisë së vendit tonë, ka hendeqet e veta, boshllëqe që duhen hulumtue, dokumentue dhe vu në vendin që u takon.”

Tradicionalisht, rrëfimi popullor i ka atribuar hyrjen e futbollit në Shqipëri një prifti të quajtur Ruter, i përmendur si një misionar maltez që vizitoi Seminarin Jezuit në Shkodër gjatë shekullit XIX. Ky version, më shumë se fakt historik, ishte pranuar si një lloj legjende urbane, e mbështetur më tepër në gojëdhëna se sa në dokumente arkivore.

Por ajo që sjell Bedeni është një kthesë metodologjike dhe faktike: përmes një pune kërkimore që përfshiu burime jezuite dhe dokumente të shekullit XIX, ai arrin të identifikojë figurën reale që fshihet pas emrit “Ruter”. Bëhet fjalë për Jan Philipp Roothaan, S.J. (1785–1853), atëherë epror i përgjithshëm i Shoqërisë së Jezusit. Ishte pikërisht ai që në vitin 1840 i ngarkoi tre misionarë jezuitë italianë, Vincenzo Basile, Giuseppe Ignazio Guagliata dhe Salvatore Bartoli, me detyrën për të ngritur një mision jezuit në Shkodër.

Në 1842, ata themeluan Seminarin Jezuit, institucion që për dekada me radhë do të shndërrohej në një vatër të dijes dhe qytetërimit, duke luajtur një rol të pazëvendësueshëm në edukimin e brezave dhe në përhapjen e ideve moderne, përfshirë edhe sportet.

Ky dimension u thellua më tej në 1878, me hapjen e shkollës së mesme “Shën Françesk Saveri” (e njohur si Kolegja Saveriane) nga Luigi Ignazio Mazza. Një fotografi e realizuar nga Pjetër Marubi në vitin e parë të Kolegjës, ku shfaqen nxënësit në oborrin e shkollës, përbën një dëshmi ikonografike me vlerë të shumëfishtë. Ajo jo vetëm që dokumenton realitetin arsimor të kohës, por tërheq vëmendjen për përfshirjen e lojërave me top në jetën e shkollës, një dukuri tashmë e zakontë në institutet jezuite të Evropës Perëndimore të asaj periudhe.

Kështu, historia e futbollit shqiptar nuk fillon në vitin 1913, me ndeshjen ndërmjet “Indipendencës” dhe një formacioni austro-hungarez në Vlorë, e as me themelimin e “Vllaznisë” në 1919. Ajo ka rrënjë shumë më të hershme, të lidhura me prurjen kulturore jezuite dhe me përpjekjet e misionarëve italianë për të ndërtuar një edukim të gjithanshëm në zemër të një qyteti që gjithnjë ka qenë pararojë e emancipimit shqiptar, Shkodrës.

Ky hulumtim nuk është thjesht një përpjekje për të shtyrë pas një datë të njohur historike. Është një ftesë për t’u ndalur, për të parë me sy të kthjellët dhe me mendje kritike rrugët e ndërthurura të dijes, edukimit dhe sportit. Është gjithashtu një rikujtim se historia jonë shpesh ndodhet në margjinat e dokumenteve, në detaje të harruara, në figurat e fshehura që nuk kanë hyrë ende në tekstet zyrtare.

Futbolli shqiptar nuk lindi njëherësh me kombëtaren, as me stadiumin. Ai u shfaq në heshtje, në oborret e shkollave, në hovin e rinisë së etur për të vrapuar drejt Evropës, shumë përpara se flamuri kuqezi të valëvitej në tribuna. Dhe kjo e bën historinë e tij edhe më të vlefshme, edhe më të bukur.

Marre nga “ShkodraWeb” 15 Qershor, 2025

Kosova, migrantët dhe balanca mes aleancës dhe frikës: vendim strategjik apo kosto politike?

0

Nga Isuf Bajraktari

Vendimi i Kosovës për të pranuar përkohësisht 50 persona të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi, ka hapur një debat serioz mbi kufijtë mes aleancës dhe sovranitetit, mes solidaritetit ndërkombëtar dhe sigurisë kombëtare. Ky akt, i paraqitur si kontribuim simbolik, në thelb ngre pyetje të rëndësishme për politikën e jashtme të Kosovës, rolin e saj ndërkombëtar dhe qëndrueshmërinë e vendimmarrjes në një kontekst të brendshëm të ndjeshëm.

Një aleancë që forcohet me vepra

Marrëdhëniet me SHBA-të kanë qenë gjithmonë gur themeli për sigurinë dhe afirmimin ndërkombëtar të Kosovës. Prandaj, gatishmëria për të kontribuar në zgjidhje globale – edhe nëse në përmasa modeste është një tregues i pjekurisë së një shteti që aspiron të jetë pjesë e strukturave euroatlantike.
Ky veprim përforcon imazhin e Kosovës si partnere e besueshme dhe e përgjegjshme, që nuk fshihet nga sfidat globale, por ofron zgjidhje në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe aleatët strategjikë.

Frika që mbetet në terrin e pasqarimeve

Pavarësisht përfitimeve diplomatike, vendimi është shoqëruar me mungesë të theksuar transparence. Deri më tani nuk është bërë e qartë kush janë këta persona, cilat janë shtetet e tyre të origjinës, dhe pse Kosova – një vend me kapacitete të kufizuara – është përzgjedhur për këtë angazhim.
Kjo paqartësi ka krijuar hapësirë për mosbesim, frikë dhe teori konspirative, sidomos në një shoqëri ku kujtesa e vonuar institucionale dhe ndjeshmëria ndaj temave të sigurisë janë ende të larta.

Rreziku i perceptimit si marrëveshje e imponuar

Në mungesë të debatit parlamentar dhe përfshirjes së shoqërisë civile, një vendim i tillë rrezikon të perceptohet si “i diktuar nga jashtë”, jo si një vendim sovran. Kjo krijon tension në opinionin publik, polarizim politik dhe minon besimin qytetar në institucionet vendimmarrëse.
Në anën tjetër, pozicionimi i Kosovës përkrah SHBA-ve mund të shihet me dyshim nga disa vende të BE-së që kanë qëndrime më të ashpra ndaj migracionit – një dilemë delikate për një vend që synon integrimin në të dyja kampet.

Siguri pa komunikim është e pamjaftueshme

Edhe pse autoritetet kanë deklaruar se përzgjedhja e individëve do të bëhet në bazë të kritereve të sigurisë dhe ligjshmërisë, këto nuk mjaftojnë nëse nuk shoqërohen me komunikim të hapur, sqarim publik dhe mbikëqyrje demokratike.
Pa këtë komponent, çfarëdo garancie tjetër bie në vesh të shurdhër, ndërsa terreni mbetet i hapur për spekulime dhe manipulime politike.

Përfundim: diplomaci me transparencë, jo në errësirë

Kosova nuk e dëmton veten duke ndihmuar në zgjidhje globale – përkundrazi, e rrit peshën e saj. Por kjo ndihmë duhet të vijë përmes një politike të jashtme të konsultuar, të bazuar në ligj dhe të komunikuar me qytetarët.
Nëse nuk udhëhiqemi nga ky standard, atëherë edhe veprimet më të mira mund të perceptohen si lëvizje të paqarta, që më shumë ngjallin frikë sesa krenari.

Kosova ka nevojë për një politikë të jashtme të pjekur – por kjo nis gjithmonë nga një politikë të brendshme të përgjegjshme dhe transparente.

As Izraeli, as Irani nuk japin shenja se do të dorëzohen, përkundrazi

0

Të dyja palët e shohin këtë luftë si një betejë për jetë a vdekje. Prandaj, lufta mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Dhe të bëhet edhe më e rrezikshme.

Hanne Skartveit

Redaktore, VG

Gjatë fundjavës, sulmet janë bërë gjithnjë e më të shumta. Në të dyja rrugët. Irani paralajmëron se sulmet e tyre do të bëhen më të rënda dhe më të shumta nëse Izraeli vazhdon luftën e tij. Ndërsa Izraeli ka bërë të qartë se do të përdorë kohën që iu nevojitet për të arritur qëllimin e tij për të shkatërruar mundësinë e Iranit për të siguruar armë bërthamore. Se do të ketë më shumë sulme izraelite. Se kjo është vetëm fillimi.

Që nga revolucioni i vitit 1979, kur regjimi i ayatollahëve mori pushtetin, Irani ka pasur si qëllim shkatërrimin e Izraelit. Të heqin Izraelin nga harta, siç e kanë shprehur shpesh liderët iranianë.

Shtypës dhe brutale
Prandaj Izraeli e sheh Iranin si një kërcënim ekzistencial. Dhe prandaj Izraeli në shumë raste, për shumë vite, ka sulmuar instalacione bërthamore në Iran. Në një Izrael të ndarë shumë, ekziston një pajtim i gjerë për këtë një gjë – që Irani duhet të pengohet në zhvillimin e armëve bërthamore. Me çdo mjet.

Ndërsa regjimi iranian lufton për mbijetesën e tij. Regjimi i Ajatollahëve është shumë i papëlqyer në vetë popullsinë e tij. Regjimi iranian është mes më të shtypurve dhe brutalëve në botë. Rebelimi dhe demonstratat shtypen me dorë të fortë. Gjithmonë.Kryesit e Iranit e dinë se janë në rrezik. Ekonomia është e keqe, papunësia është e lartë. Njerëzit janë të pakënaqur.

Ayatollahët nuk kanë mundësi të humbin këtë luftë. Një humbje ushtarake mund t’i bëjë ata edhe më të pambrojtur në vendin e tyre.Do të godasin masivishtLufta në këtë moment është dramatike. Por mund të bëhet edhe më dramatike nëse SHBA e përfshihen drejtpërdrejt. Irani ka paralajmëruar se bazat dhe anijet amerikane në rajon mund të sulmohen nëse ato ndihmojnë Izraelin në ndalimin e sulmeve iraniane.

Paralajmërimi i njëjtë u është bërë edhe Francës dhe Britanisë së Madhe.Presidenti amerikan Donald Trump ka qenë shumë i qartë. Nëse Irani sulmon objektiva amerikane në Lindjen e Mesme ose në vende të tjera, ai do të godasë masivisht. “Në një nivel që nuk është parë kurrë më parë,” siç shprehet vetë Trump.

Ka shumë paqartësi për mënyrën se si Donald Trump do të veprojë në lidhje me luftën mes Izraelit dhe Iranit. A do të qëndrojë ai pas kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pavarësisht çfarë bën ai?

Trump thotë se mund të negocionte një marrëveshje mes Izraelit dhe Iranit. I thjeshtë, thotë ai. Nuk është e thjeshtë. Por ndoshta është e mundur.Parashikueshmëria e Trump-it mund të jetë një forcë në këtë kontekst. Liderët iranianë thjesht nuk dinë se çfarë mund të presin nëse SHBA angazhohet drejtpërdrejt në luftë.Duhet të kalojnë gishtaAta gjithashtu nuk dinë se sa larg do të shkojë Trump në mbështetje të përpjekjeve të Izraelit për të thyer programin bërthamor të Iranit. Nëse Trump do t’i japë kryeministrit Netanyahu një pranimin e heshtur për të vepruar akoma më ashpër në sulmet ndaj Iranit.

Kjo pasiguri mund të jetë ajo që është e nevojshme për Iranin që të arrijë një marrëveshje të re mbi armët bërthamore, e cila siguron që regjimi iranian të dorëzojë materialin që mund t’i japë atij armë bërthamore. Dhe që siguron krijimin e mekanizmave që i japin botës mundësinë për të kontrolluar se Irani respekton marrëveshjen e arritur.

Bota duhet të kryqëzojë gishtat tani, që një zgjidhje diplomatike të jetë e mundur. Pa këtë, mund të kishte një luftë të madhe të përmasave të gjera që askush nuk mund ta parashikojë rezultatin e saj. Por që mund të ndryshojë botën, ashtu siç e njohim ne.

Ngushtica e Hormuzit, një bombë bërthamore e Iranit. Pse është e tillë ?!

0
Ngushtica e Hormuzit “Nyja Gordiane” në Gjirin Persik një nga shkaqet kryesore të luftës perëndim (Izrael …) – Lindje e Mesme (Iran …)
Hyrje
Sot, Irani ka një kartë më të fuqishme se armët bërthamore në Lindjen e Mesme, me të cilën mund ta fusë të gjithë botën në krizë dhe të ushtrojë presion si mbi Lindjen ashtu edhe mbi Perëndimin për të ndaluar sulmet izraelite dhe për t’i mohuar ndihmën dhe mbështetjen Izraelit. Ky është bllokimi i Ngushticës së Hormuzit.
Ku shtrihet Ngushtica e Hormuzit
Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore e ngushtë, por kritike që lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe, përtej kësaj, me Oqeanin Indian. E rrethuar nga Irani në veri dhe Omani në jug, ajo shërben si e vetmja dalje detare për shumicën e vendeve të Gjirit, duke përfshirë Arabinë Saudite, Kuvajtin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irakun.
Afërsisht 20% e konsumit global të naftës – rreth 17 milionë fuçi në ditë – kalon nëpër këtë ngushticë, sipas Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë (EIA). Ngushtica është gjithashtu një rrugë kyçe për eksportet e gazit natyror të lëngshëm (LNG), me Katarin ndër furnizuesit kryesorë në botë.
Kërcënimi i Iranit për mbylljen e Ngushticës
Vërejtjet e ligjvënësit iranian vijnë ndërsa sulmet ajrore midis Izraelit dhe Iranit intensifikohen, dhe Republika Islamike rrit paralajmërimet ndaj kundërshtarëve rajonalë dhe perëndimorë.
Ndërsa Irani ka kërcënuar ta mbyllë ngushticën në të kaluarën – më së shumti gjatë krizës së sanksioneve bërthamore 2011-2012 – këtë herë, retorika është më e theksuar dhe situata më e paqëndrueshme.
Për Teheranin, Ngushtica e Hormuzit shërben si një pengesë strategjike. Duke kërcënuar ta mbyllë atë, Republika Islamike dërgon një sinjal të drejtpërdrejtë për SHBA-në, Izraelin dhe monarkitë e Gjirit, ndërsa ushtron presion mbi bashkësinë ndërkombëtare.
Pasojat nga mbyllja e Ngushticës
Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit nga Irani do të ishte një nga ngjarjet më dramatike gjeostrategjike globale të shekullit të XXI-të, me implikime të menjëhershme dhe afatgjata për:
– ekonominë botërore,
– sigurinë energjetike,
– flukset tregtare dhe përfshirjen e mundshme në një konflikt të armatosur midis fuqive të mëdha.
Pjesa më e madhe e naftës dhe gazit nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari dhe Iraku transportohet përmes kësaj rruge detare, të cilën e kontrollon Irani. Sektori privat globalisht mund të zgjasë rreth 7 ditë me rezervat ekzistuese të energjisë në shumicën e vendeve.
Nëse Irani do të bllokonte Ngushticën e Hormuzit – në të njëjtën ditë, çmimet e energjisë do të rriteshin ndjeshëm dhe një panik i përgjithshëm do të ndodhte në botë që nuk është parë prej kohësh.
Trupat perëndimore si “misione” për lirinë e lundrimit në Gjirin Persik!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbajnë një prani të përhershme detare në rajon përmes Flotës së saj të Pestë, me seli në Bahrein, misioni kryesor i së cilës përfshin sigurimin e lirisë së lundrimit në Gjirin Persik. Në këtë rajon trupa të kësaj natyra ka Anglia dhe jo vetëm!
Nëse themi në teori se Perëndimi do të ndërhynte menjëherë ushtarakisht për të çliruar Ngushticën e Hormuzit, kjo përsëri nuk është aspak e thjeshtë dhe nuk është diçka që mund të bëhet në një periudhë të shkurtër kohore.
Ndoshta shembulli më i mirë janë Huthitët në Jemen – të cilët, pas kaq shumë sulmeve nga vendet perëndimore dhe Izraeli – nuk kanë qenë në gjendje të ndalen dhe të degradojnë deri në atë pikë sa të mos përbëjnë më kërcënim në Detin e Kuq. Irani përfaqëson një kundërshtar shumë më serioz dhe të fuqishëm sesa Huthitët në Jemen.
Përfundimi
Komuniteti ndërkombëtar e konsideron Ngushticën e Hormuzit si një arterie jetësore të tregtisë globale që nuk mund të pengohet në mënyrë të njëanshme. Një mbyllje në shkallë të plotë mund të konsiderohet një akt lufte, duke justifikuar potencialisht ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ushtarake.
Nëse Irani e zbaton kërcënimin e tij, bota mund të shtyhet në një epokë të re të energjisë dhe paqëndrueshmërisë ushtarake. Ngushtica e Hormuzit është më shumë sesa thjesht një rrugë detare – është një qendër nervore e ekuilibrit gjeostrategjik global.

Tryeza e bashkimit kombëtar në Tiranë për të rrëzuar ndarjen dhe drejt ribashkimit kombëtar, si aspiratë që nuk mund të kthehet prapa

0

Deklaratë për media

Nga Federata e Arbërisë
Zëdhënës i përkohshëm: Asllan Dibrani-Luani

Më 7 qershor 2025, Tirana u kthye në epiqendrën e shpresës dhe të vizionit kombëtar. Në ambientet e “Tirana International Hotel”, u mbajt Tryeza e Rrumbullakët me temën “BASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR”, e organizuar nga Kuvendi Kombëtar Shqiptar – USHC. Kjo ngjarje historike i dha zë një aspirate shekullore që kurrë nuk është shuar në ndërgjegjen kolektive të kombit tonë: bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm, me një gjuhë, një flamur dhe një atdhe.

Pamje  e te Pranishmeve Zëri i Pjesëmarrësve nga të Gjitha Trojet dhe Diaspora

Tryeza përfshiu një përfaqësim dinjitoz e gjithë përfshirës për ribashkimin kombëtar:

Në emër të Federatës së Arbërisë, ne jo vetëm që e përshëndesim dhe vlerësojmë lart këtë veprimtari të jashtëzakonshme, por jemi të vendosur të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha strukturat dhe personalitetet që kontribuan në këtë tryezë për t’i dhënë shtysë rrugëtimit drejt bashkimit kombëtar.

Kjo ngjarje u përgatit nga një grup i palodhur, me kontributin thelbësor të z. Dashamir Uruçi – Kryetar i Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe i Unionit të Shoqërisë Civile. Ai së bashku me znj. Nurie Maliqi Baduni dhe z. Agim Krasniqi udhëhoqën përgatitjet dhe botimin e librit “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”, një vepër që sintetizon gjithë vizionin, qëllimin dhe rrugën që ky Kuvend ka ndjekur ndër vite.

Zëri i Kombit në Fjalë të Ndritura

Në këtë tryezë kumtuan dhe sollën dritë mendimi personalitete të shquara si:

  • Akademik Prof. Dr. Zymer Neziri – “Disa teza themelore të Bashkimit Kombëtar Shqiptar”
  • Prof. Dr. Nijazi Gashi – “Aspirata e bashkimit ushqen frymën kombëtare”
  • Prof. Dr. Agim Krasniqi – “E drejta historike përballë sfidave gjeopolitike”
  • Prof. Dr. Hysen Muceku dhe Prof. As. Dr. Klodian Muço – për zhvillimin ekonomik si bazë bashkimi
  • Prof. Dr. Isa Spahija dhe Prof. Dr. Astrit Memia – për kuadrin ligjor ndërkombëtar
  • Prof. Agron Dalipaj – për gjuhën shqipe si yll polar i bashkimit
  • Prof. Dr. Begzad Baliu, Mark Palnikaj dhe të tjerë

Shpirti i Kombit: Nga Skënderbeu te Rilindasit, nga Adem Jashari te Nënë Tereza

Tryeza reflektoi jo vetëm mbi aktualitetin politik, por edhe mbi simbolikat që mbajnë gjallë identitetin kombëtar. Emri i Skënderbeut u përmend si arkitekt i bashkimit të princave, ashtu si Adem Jashari, si themel i sakrificës moderne për lirinë e Kosovës. Kujtuam Nënë Terezën si simbol të humanizmit shqiptar, rilindasit si Promete të ndërgjegjes sonë kombëtare, dhe të gjithë martirët e çështjes kombëtare, nga Çamëria në Preshevë, nga Sanxhaku në Malësi.

Zëri i Pjesëmarrësve nga të Gjitha Trojet dhe Diaspora

Tryeza përfshiu një përfaqësim dinjitoz e gjithëpërfshirës:

  • Zylfie Gjoni Duraku (Mali i Zi)
  • Selim Lokaj, Ali Ramadan Asllani (Kosovë)
  • Refik Hasani (Kosova Lindore)
  • Verdat Kolonja, Rexhep Emrullai (Maqedoni)
  • Kozeta Zavalani (Shqipëri)
  • Arben Kondi, Hyqmet Zane, Sildi Koqini (Çamëri)
  • Ismet Azizi (Sanxhak)
  • Esat Halilaj (Zvicër), Ragip Zekolli (Bruksel), Prof. Gazmend Pula, Flora Agolli dhe të tjerë.

Mirënjohje, Deklaratë dhe Thirrje për Bashkim

Në emër të Federatës së Arbërisë, ne falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe studiuesit për këtë ngjarje të domosdoshme për kauzën tonë kombëtare. Kjo tryezë nuk është vetëm një diskutim akademik – është një kthesë e re.

Pamje e Hotel Tiranës

Deklarata e përbashkët dhe vendimi për ngritjen e një Komiteti të Posaçëm për Hartimin e Platformës së Bashkimit Kombëtar tregojnë se nuk ka më kthim pas.

Përfundimisht…

Të udhëhiqemi nga shembulli i Skënderbeut për guxim, i Adem Jasharit për sakrificë, i Nënë Terezës për humanizëm, i Rilindasve për frymëzim kombëtar.

Le të bëhemi të gjithë bashkë në këtë thirrje të historisë që kërkon drejtësi për kombin shqiptar.

Në emër të Federatës së Arbërisë,


Luan Dibrani
Zëdhënës i përkohshëm deri në Kuvend

Studimet për Ndre Mjedën të Prof. Isak Ahmetit, studimet më të spikatura në letrat shqipe

1
Nga: Gjon Marku
___

Prof. Isak Ahmeti është një ndër figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare bashkëkohore. Poet, përkthyes dhe studiues me përvojë të gjatë në fushën e letrave, ai ka lënë gjurmë të thella në studimet për letërsinë shqipe veçanërisht në trajtimin e veprës së Ndre Mjedës – një figurë kyçe e poezisë dhe mendimit shqiptar të fund-shekullit XIX dhe fillim-shekullit XX.

Prof. Ahmeti është studiuesi i parë që analizoi jetën dhe veprën e Mjedës në mënyrë sistematike, përtej qasjeve fragmentare dhe shpesh të politizuara të studiuesve të mëhershëm. Ai ka shënuar një kthesë metodologjike dhe konceptuale. Ai është ndër të parët që e ka trajtuar figurën e Mjedës në mënyrë sistematike, duke e vendosur në një kontekst më të gjerë evropian, përmes një analize estetike, filologjike dhe kulturore të mirëstrukturuar. Metodologjia e tij mbështetet në kritikat moderne letrare, veçanërisht ato të shkollave gjermane dhe italiane, që pasqyrohen në analizën e hollësishme të teksteve, respektin për burimet arkivore dhe shmangien e pozicioneve ideologjike.

Qasja e Ahmetit mbi Mjedën ka shënuar një kthesë thelbësore në mënyrën se si është trajtuar kjo figurë në letrat shqipe, duke e nxjerrë nga kornizat e ngurta ideologjike dhe duke e rikthyer në vlerësimin estetik dhe shkencor.

Studiues i formuar në kontakt të drejtpërdrejtë me letërsinë gjermane dhe italiane, përkthyes i autorëve të mëdhenj të këtyre traditave, Prof. Ahmeti solli një qasje të freskët në studimin e Mjedës. Ai nuk i qaset figurës së Mjedës nga prizmi i ideologjive apo tendencave politike të kohës, por nga një këndvështrim letrar dhe filologjik i thelluar, duke vendosur poetin katolik shqiptar në një kontekst historik dhe kulturor më të gjerë – evropian.

·        analizë e thelluar estetike dhe strukturore,

·        respekt i veçantë për burimin arkivor dhe tekstin origjinal,

·        përdorim i metodologjive moderne të kritikës letrare,

·        shmangie e pozicioneve ideologjike në interpretim.

Në studimet e tij, Prof. Ahmeti është fokusuar në disa drejtime thelbësore që e pozicionojnë Mjedën si një poet dhe intelektual të rëndësishëm shqiptar dhe evropian: i kushton vëmendje disa dimensioneve kryesore të veprës së Mjedës:

·          Gjuha poetike dhe kontributi në standardizimin e shqipes, duke e parë Mjedën si një figurë që ndërthur gjuhën dhe estetikën me përgjegjësinë kombëtare.

·          Roli i Mjedës në publicistikë, si pjesë e ndërgjegjësimit të kohës dhe promovimit të vlerave kombëtare.

·          Përkthimet nga gjuhët e huaja, veçanërisht përkthimi i Goethe-s në shqip, si një shfaqje e rrallë e përkthimit të kultivuar filologjik.

·          Krahasimet me poetë të tjerë evropianë, duke synuar vendosjen e Mjedës në një panteon më të gjerë të poezisë së kontinentit.

Përvoja e Prof. Ahmetit si përkthyes nga italishtja dhe gjermanishtja ka ndikuar dukshëm në stilin e tij kritik, i cili pasqyron ndikime të dukshme nga shkollat letrare gjermane dhe italiane. Ai ka treguar respekt të thellë për burimin arkivor dhe tekstin origjinal, duke përdorur metoda të avancuara të kritikës letrare dhe filologjike.

Kontributi i tij në monografinë “Kleri katolik shqiptar dhe letërsia” (1994) është një ndër momentet kyçe në kontekstualizimin e Mjedës si pjesë e një tradite më të gjerë të klerikëve-shkrimtarë shqiptarë. Ky studim ka ndihmuar në ripërkufizimin e figurës së Mjedës, duke e shkëputur atë nga trajtimet ideologjike dhe duke e paraqitur si një poet dhe mendimtar të nivelit të lartë estetik e kulturor. Ky kontekstualizim e ndihmon lexuesin dhe studiuesin të kuptojë Mjedën jo vetëm si poet, por si një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare të kohës.

Hylli i Dritës, Fjala, Identiteti, ndërsa shumë nga shkrimet e tij janë përmbledhur në botime të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri.

Në vitin 2013, Prof. Isak Ahmeti u nderua me Çmimin “Ndre Mjeda”, me motivacionin: “Studiues i letërsisë shqipe, i dalluar për kërkimet shkencore rreth jetës dhe veprës së Ndre Mjedës.” Ky vlerësim është dëshmi e kontributit të tij afatgjatë në ndriçimin e veprës së Mjedës dhe themelimin e një qasjeje moderne në studimin e saj.

Prof. Ahmeti ka ndihmuar në rivlerësimin e Ndre Mjedës – nga një figurë e ngurtësuar ideologjikisht në një poet dhe intelektual i rangut të lartë evropian. Ai ka shërbyer si model frymëzues për studiuesit e rinj dhe ka vendosur themelet e kritikës moderne letrare shqiptare për figurën e Mjedës.

Kontributi i Prof. Isak Ahmetit përfaqëson një kthesë në mënyrën se si duhet të trajtohen figurat e letërsisë shqiptare – me respekt për tekstin, me analizë të ftohtë, por të përkushtuar, dhe mbi të gjitha, me një frymë të lirë prej studiuesi të pavarur. Mjeda, falë tij, nuk është më një figurë e konsumuar nga skemat ideologjike, por një poet dhe mendimtar i përmasave evropiane – një vlerë e qëndrueshme e kulturës shqiptare.

Përmes punës së tij, Mjeda rivlerësohet si poet-gjeni, përkthyes me ndikim dhe mendimtar, duke u çliruar nga skemat ideologjike dhe duke u rikthyer në vëmendjen e kritikës bashkëkohore si një vlerë unike në letërsinë shqiptare.

Bibliografi

·        Ahmeti, Isak. Kleri katolik shqiptar dhe letërsia. Prishtinë: Botime Albanologjike, 1994.

·        Ahmeti, Isak. “Ndre Mjeda dhe identiteti gjuhësor.” Hylli i Dritës, nr. 3, 2001, f. 67–75.

·        Daci, Rexhep. Figura dhe mendimi letrar i Isak Ahmetit. Prishtinë: IA, 2015.

·        Revistat Jeta e Re, Fjala, Identiteti (artikuj të ndryshëm nga Isak Ahmeti).

·        Instituti Albanologjik. “Laureatët e Çmimit Ndre Mjeda 2013.”

Memli Krasniqi do të duhej arrestuar për pengim të zyrtarëve policorë

1


Zeqir Bekolli, Drenas

___ 

Ngjarja e fundit, që përfshin kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, në pengimin e policisë në kryerjen e detyrës zyrtare, është një shembull shqetësues i arrogancës dhe mungesës së përgjegjësisë së liderëve politikë në Kosovë. Fakti që ai, si deputet dhe kryetar partie, ka reaguar në mënyrë të papranueshme ndaj policisë, që po kryente detyrën e saj zyrtare, është një goditje e rëndë ndaj autoritetit dhe rendit shoqëror.
Shoferi i makinës së Krasniqit ka bërë kundërvajtje të qartë në trafik, duke mos respektuar shenjat në semafor dhe duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në rrugë.
Në çdo shtet të civilizuar, një veprim i tillë do të trajtohej me masa të rrepta, përfshirë gjobë dhe ndalimin e përkohshëm të drejtimit të automjetit. Por, më shqetësuese është fakti se  zyrtari më i lartë i PDK-së, në vend që të pranonte përgjegjësinë dhe të jepte shembull të mirë, u përpoq të kërcënonte policinë dhe të pengonte punën e saj.
Ky veprim është më shumë se një incident që pasqyron një problem sistemik të mungesës së respektit për ligjin dhe rendin nga ana e disa prej liderëve më të rëndësishëm politikë në Kosovë.
Kur ata që janë në pozita udhëheqëse tregojnë arrogancë dhe përpiqen të shmangin përgjegjësitë, kjo dërgon një mesazh shumë të keq për qytetarët dhe për shoqërinë në tërësi. Një kulturë e tillë anarkie  minon themelet e shtetit demokratik dhe rrezikon sigurinë.
Në këtë rast, veprimi i Memli Krasniqit përbën një pengim të qartë të policisë në kryerjen e detyrës zyrtare, një veprim që në çdo shtet demokratik do të kishte pasoja ligjore serioze, përfshirë arrestimin. Mospasja e një përgjigjeje të ashpër ndaj këtij akti, jo vetëm që është shqetësuese, tregon  dështim në zbatimin e ligjit dhe barazisë përpara tij.
Për më tepër, si kryetar partie dhe deputet, Krasniqi mban një përgjegjësi të dyfishtë.  Veprimi i tij, përkundrazi, njollos jo vetëm figurën personale, por edhe reputacionin e PDK-së dhe institucioneve demokratike në Kosovë.
Në përfundim, është i domosdoshëm reagim ligjor i fuqishëm ndaj kësaj sjelljeje, për të siguruar se askush, pavarësisht pozitës politike, nuk është mbi ligjin. Arrestimi i Memli Krasniqit për pengim të policisë do të ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe promovimit të përgjegjshmërisë në skenën politike të Kosovës.

Vuçiq, Kosova as nuk është e as që ka qenë ndonjëherë pjesë e Serbisë

0

Gani I. Mehmeti

VUÇIQ, KOSOVA NUK ËSHTË PJSË E SERBISË

  • “Bëhet fjalë për Kosovën. Siç e dini, ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Njëzet e dy nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre jo – dhe ky është problemi. Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq, përcjell REL, transmeton Kosova Sot Online, më 13 June 2025 – 14:31

Vuçiq, Kosova nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Serbisë. Ajo që thua ti është vetëm shprehje e një dëshirës sate. Kosova ka qenë dhe mbetet një krahinë e tokë shqiptare. Kosova ishte e pushtuar nga serbët deri më 9 qershor 1999, deri me Marrëveshjen e Kumanovës.

Këtë ti e di mirë, se ishe ministër i informimit kur u nënshkrua kjo marrëveshje e cila po zbatohet. Popujt e pushtuar kanë bërë luftëra të vazhdueshme për çlirim, këtë e di ti mirë, sepse nuk pajtojnë me pushtuesin.

Sa i përket Kosovës, ti  si aq i kuptueshëm, duhet të zbatosh Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila jep të drejtën e Kosovës për të qenë e pavarur.  Vendimi i GJND është i bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Ti bazohesh në mosnjohejen e Kosovës në pesë vendet anëtare të BE-së, por janë 22 vende anëtare të BE-së që e njohin Pavarësinë e Kosovës. Dhe, ato pesë shtete të BE-së që nuk e njohin Pavarësinëe Kosovës kanë qëllime politike brenda shteteve të tyre, jo pse Kosova nuk meriton të jetë e pavarur. Ato u druajnë vlimeve politike brenda tyre, ose historikisht kanë qenë kundër shqiptarëve, për çka duan të mbeten të tilla edhe tani.

Sa më parë të njihni Pavarësinëe Kosovës, aq më heret do të çliroheni edhe ju nga sindromi Kosovë, për çka, natyrisht do të çlirohet edhe Kosova dhe ne do mund të jetonim vetëm si fqinj pa u përzier në punët shtetërore të njëri=tjetirit.

Ti e di mirë se për ç’arsye zhvillohen edhe bisedimet mes Kosovës e Serbisë. Ato nuk zhvillohen për të mbetur Kosova nën Serbi e as Serbia nën Kosovë. Ato zhvillohen për të qenë dy shtete të barabarta.

Ju keni një zhvillim në të gjiths fushat. E njihni mirë edhe historinë. Ajo flet se krejt Serbia e sotme është e vendosur në tokat shqiptare jo më larg se prej para dy shekujve. Shikoni arkivat, ato flasin se shqiptarët ishin edhe në Beograd, kur serbët ishin një pakicë. Ju, me ndihmën e Rusisë dhe me marrëveshjet e Perandorisë Osmane e me miratimin e Kongresit të Berilinit më 1878 dhe të Londrës më 1913 arritët të gllabërioni tokat shqiptare. Tani, me çfarë të drejte thua se Kosova është pjesë e Serbisë, kur ajo ishte e pushtuar nuk  ishte historikisht serbe, për çka meriton të jetë ose shtet më vete ose një krahinë e shtetit shqiptar.