
Organizata “Shqiptaria” reagon ndaj përbetimit islamik në Kuvendin Komunal të Rahovecit, në Ditën e Çlirimit të qytetit

Dita e Çlirimit i bashkoi krijuesit e Pejës
Shkruan: Florim Zeqa
Biblioteka “Azem Shkreli” në bashkëpunim me Shoqatën e Krijuesve Letrar organizoi një manifestim të veçantë letrar për nder të Ditës së Çlirimit të Pejës.
Peja festoj ditën e çlirimit
Ditën e premte, më 13 qershor 2025, në Bibliotekën “Azem Shkreli”, nën patronatin e drejtoreshës znj. Shengyl Kelmendi Gashi , u mbajt një Orë Letrare me krijues të rinj, për të nderuar Ditën e Çlirimit të Kosovës dhe 16 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës së Pejës.
Vargje plot emocione dhe krenarie kombëtare
Në këtë aktivitet morën pjesë poetë, shkrimtarë dhe të rinj të talentuar nga rajoni i Pejës. Fillimisht moderatorja e kësaj ore letrare, drejtoresha e Bibliotekës Rajonale “Azem Shkreli” në Pejë, profesoresha Shengyl Kelmendi Gashi i përshendeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet kulturor duke ju uruar mirëseardhjen në këtë aktivitet të mbushur me ndjenja krenarie në nderim të ditës së çlirimit të qytetit të Pejës, ditë e cila shënoi fundin e një periudhe të dhimbshme dhe fillimin e një epoke të re të shpresës dhe shtetndërtimit.
Vargjeve të poetve të mirënjohur, pjesmarrës të kësaj ore letrare ju paraprinë poezitë e nxënësve të shkollave fillore të Pejës, të cilat kishin karakter garues.
Në këtë aktivitet letrar, përmes vargjeve të shkruara autoriale dhe të deklamuara në nivel të lartë artistik nga nxënësit, sollën emocione dhe ndjenja të thella shpirtërore tek pjesëmarrësit e Orë Letrare, përmes të cilave u përkujtua sakrifica e shumë brezave që sollën lirinë e vendit tonë.
Të rinjët janë zëri i shpresës dhe garanca më e fuqishme e së ardhmes që po ndërtohet më përkushtim dhe dashuri për Republikën e Kosovës.
Juria profesionale e përbërë nga krijues të dalluar të Shoqatës së Krijuesve të Rinj, vlerësoi me kujdes çdo tekst dhe përformancë të nxënësve pjesëmarrës të kësaj gare poetike.
Pas një vlerësimi profesional dhe me kritere letrare, Juria tre anëtarëshe: Nagjije Kastrati, Rrustem Gërguri dhe Rijad Berisha i shpallën fituesit e kësaj gare letrare si në vijim:
Çmimi i Parë: Ema Nikqi – Shkolla Fillore “Xhemal Kada”
Çmimi i Dytë: Kelmend Selimaj – Shkolla Fillore “Vaso Pashë Shkodrani”
Çmimi i Tretë: Freska Kaliqani – Shkolla Fillore “8 Marsi”
Në realitet, të gjithë krijuesit e rinj, pjesëmarrës të kësaj gare letrare ishin fitues të vërtetë, të cilët paraqesin shpresë për një zhvillim të hovshëm kulturor dhe artistik në komunën e Pejës dhe mabrë Kosovën!
Në përfundim të këtij aktiviteti u ndanë mirënjohje për autorët që kanë kontribuar me krijimtari të vlershme për pasurimin e fondit tonë letrar dhe kulturor të Bibliotekës “Azem Shkreli” në Pejë: Besim Perjuci, Osman Shala, Riza Dreshaj, Rrustem Gërguri, Jakup Kaspolli, Naxhije Kastrati, Kumrije Shala, Arbënesha Kelmendi Draga, Ajete Pavataj, Suhejla Agaj, Esat Loshaj, Rexhep Dedushaj, Rijad Berisha, Sherif Krasniqi, Ramush Nikçi, Agim Deva, Marigona Zekaj Kelmendi, Prend Buzhala .
I ftuar special i këtij evenimenti kulturor ishte publicisti Florim Zeqa me qëndrim të përkohshëm në Itali, i cili me këtë rast prezantoj me poezinë e tij “Endërra për Atdhe” dhe e pasuroj fondin e bibliotekës me krijimet e tij letrare.
Në ndërkohë, që juria përgatiste vendimin, penat e arta të krijimtarisë letrare, poetët e pranishëm në këtë aktivitet kulturor u ftuan të ndajnë me publikun vargje që i kushtohen lirisë dhe vendit, duke sjellë emocione, përjetime dhe nderime kombëtare për të kaluarën e lavdishme të popullit tonë.
Kjo orë letrare ishte një dëshmi se fjala artistike mund të shndërrohet në urë lidhëse mes brezave, duke mbjellë kujtesë dhe frymëzim, shpresë dhe dashuri për atdhe.
Biblioteka “Azem Shkreli” ditën e premte u kthye në arenë frymëzimi për të rinjtë dhe një moment nostalgjie për krijuesit veteranë të cilët evokuan kujtimet e kohëve të vështira, por krenare të trasimit të rrugës së lirisë për brezat e rinj. Kurse krijuesit e rinj na dhuruan emocione të thella me fjalët dhe shprehjet e tyre artistike, që ringjallën kujtimet dhe sakrificat e dhimbshme të viteve të krenarisë sonë kombëtare.
Poezitë, esetë dhe tregimet e përgatitura nga nxënësit ishin aq emocionuese saqë na nxorën lotë mallëngjimi. Poezitë e tyre ishin të bukura dhe të fuqishme, të mbushura me emocione dhe dashuri për vendin tonë.
Pa dyshim, ky sukses i nxënësve është fryt i punës së mësuesve dhe pedagogëve, të cilët i kanë udhëhequr nxënësit drejt zhvillimit të talentit krijues dhe artistik. Ky takim letrar m’a përforcoj bindjen se rinia jonë do të jetë gardiane e zgjuar e mbrojtjes së lirisë dhe të pavarësisë së shtetit tonë.
Historinë duhet ta shkruajmë drejt dhe me gjakëftohësi për t’i informuar brezat e ardhshëm për luftën heroike të UÇK-së dhe ndihmën e pakursyer të trupave të NATO-s, në krye me SHBA-të, të cilat na ndihmuan të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Ky aktivitet kulturor ishte i një rëndësie të veçantë për ne poetët, shkrimtarët, historianët dhe gazetarët e rinj. Ajo çka është më e rëndësishmja, aktivitetet e këtilla i largojnë nxënësit nga dukuritë negative që për fat të keq janë bërë dukuri e shëmtuar e Kosovës 26 vite pas çlirimi!
Biblioteka “Azem Shkreli” në bashkëpunim me Shoqatën e Krijuesve Letrar organizoi një manifestim të veçantë letrar për nder të Ditës së Çlirimit të Pejës.
Peja festoj ditën e çlirimit
Ditën e premte, më 13 qershor 2025, në Bibliotekën “Azem Shkreli”, nën patronatin e drejtoreshës znj. Shengyl Kelmendi Gashi , u mbajt një Orë Letrare me krijues të rinj, për të nderuar Ditën e Çlirimit të Kosovës dhe 16 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës së Pejës.
Vargje plot emocione dhe krenarie kombëtare
Në këtë aktivitet morën pjesë poetë, shkrimtarë dhe të rinj të talentuar nga rajoni i Pejës. Fillimisht moderatorja e kësaj ore letrare, drejtoresha e Bibliotekës Rajonale “Azem Shkreli” në Pejë, profesoresha Shengyl Kelmendi Gashi i përshendeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet kulturor duke ju uruar mirëseardhjen në këtë aktivitet të mbushur me ndjenja krenarie në nderim të ditës së çlirimit të qytetit të Pejës, ditë e cila shënoi fundin e një periudhe të dhimbshme dhe fillimin e një epoke të re të shpresës dhe shtetndërtimit.
Vargjeve të poetve të mirënjohur, pjesmarrës të kësaj ore letrare ju paraprinë poezitë e nxënësve të shkollave fillore të Pejës, të cilat kishin karakter garues.
Në këtë aktivitet letrar, përmes vargjeve të shkruara autoriale dhe të deklamuara në nivel të lartë artistik nga nxënësit, sollën emocione dhe ndjenja të thella shpirtërore tek pjesëmarrësit e Orë Letrare, përmes të cilave u përkujtua sakrifica e shumë brezave që sollën lirinë e vendit tonë.
Të rinjët janë zëri i shpresës dhe garanca më e fuqishme e së ardhmes që po ndërtohet më përkushtim dhe dashuri për Republikën e Kosovës.
Juria profesionale e përbërë nga krijues të dalluar të Shoqatës së Krijuesve të Rinj, vlerësoi me kujdes çdo tekst dhe përformancë të nxënësve pjesëmarrës të kësaj gare poetike.
Pas një vlerësimi profesional dhe me kritere letrare, Juria tre anëtarëshe: Nagjije Kastrati, Rrustem Gërguri dhe Rijad Berisha i shpallën fituesit e kësaj gare letrare si në vijim:
Çmimi i Parë: Ema Nikqi – Shkolla Fillore “Xhemal Kada”
Çmimi i Dytë: Kelmend Selimaj – Shkolla Fillore “Vaso Pashë Shkodrani”
Çmimi i Tretë: Freska Kaliqani – Shkolla Fillore “8 Marsi”
Në realitet, të gjithë krijuesit e rinj, pjesëmarrës të kësaj gare letrare ishin fitues të vërtetë, të cilët paraqesin shpresë për një zhvillim të hovshëm kulturor dhe artistik në komunën e Pejës dhe mabrë Kosovën!
Në përfundim të këtij aktiviteti u ndanë mirënjohje për autorët që kanë kontribuar me krijimtari të vlershme për pasurimin e fondit tonë letrar dhe kulturor të Bibliotekës “Azem Shkreli” në Pejë: Besim Perjuci, Osman Shala, Riza Dreshaj, Rrustem Gërguri, Jakup Kaspolli, Naxhije Kastrati, Kumrije Shala, Arbënesha Kelmendi Draga, Ajete Pavataj, Suhejla Agaj, Esat Loshaj, Rexhep Dedushaj, Rijad Berisha, Sherif Krasniqi, Ramush Nikçi, Agim Deva, Marigona Zekaj Kelmendi, Prend Buzhala .
I ftuar special i këtij evenimenti kulturor ishte publicisti Florim Zeqa me qëndrim të përkohshëm në Itali, i cili me këtë rast prezantoj me poezinë e tij “Endërra për Atdhe” dhe e pasuroj fondin e bibliotekës me krijimet e tij letrare.
Në ndërkohë, që juria përgatiste vendimin, penat e arta të krijimtarisë letrare, poetët e pranishëm në këtë aktivitet kulturor u ftuan të ndajnë me publikun vargje që i kushtohen lirisë dhe vendit, duke sjellë emocione, përjetime dhe nderime kombëtare për të kaluarën e lavdishme të popullit tonë.
Kjo orë letrare ishte një dëshmi se fjala artistike mund të shndërrohet në urë lidhëse mes brezave, duke mbjellë kujtesë dhe frymëzim, shpresë dhe dashuri për atdhe.
Biblioteka “Azem Shkreli” ditën e premte u kthye në arenë frymëzimi për të rinjtë dhe një moment nostalgjie për krijuesit veteranë të cilët evokuan kujtimet e kohëve të vështira, por krenare të trasimit të rrugës së lirisë për brezat e rinj. Kurse krijuesit e rinj na dhuruan emocione të thella me fjalët dhe shprehjet e tyre artistike, që ringjallën kujtimet dhe sakrificat e dhimbshme të viteve të krenarisë sonë kombëtare.
Poezitë, esetë dhe tregimet e përgatitura nga nxënësit ishin aq emocionuese saqë na nxorën lotë mallëngjimi. Poezitë e tyre ishin të bukura dhe të fuqishme, të mbushura me emocione dhe dashuri për vendin tonë.
Pa dyshim, ky sukses i nxënësve është fryt i punës së mësuesve dhe pedagogëve, të cilët i kanë udhëhequr nxënësit drejt zhvillimit të talentit krijues dhe artistik. Ky takim letrar m’a përforcoj bindjen se rinia jonë do të jetë gardiane e zgjuar e mbrojtjes së lirisë dhe të pavarësisë së shtetit tonë.
Historinë duhet ta shkruajmë drejt dhe me gjakëftohësi për t’i informuar brezat e ardhshëm për luftën heroike të UÇK-së dhe ndihmën e pakursyer të trupave të NATO-s, në krye me SHBA-të, të cilat na ndihmuan të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Ky aktivitet kulturor ishte i një rëndësie të veçantë për ne poetët, shkrimtarët, historianët dhe gazetarët e rinj. Ajo çka është më e rëndësishmja, aktivitetet e këtilla i largojnë nxënësit nga dukuritë negative që për fat të keq janë bërë dukuri e shëmtuar e Kosovës 26 vite pas çlirimi!
Vrasjet politike cilësore vazhdonin, Rugova në radhë! (Pjesa V)

Vrasjet politike cilësore vazdonin: Profesor Fehmi Agani, nënkryetar i LDK-së, Latif Berisha, shkrimtar dhe kryetar i LDK-së në Mitrovicë, Bajram Kelmendi, avokat i njohur, i cili hartoi dhe dorëzoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dosjen e krimeve të Millosheviçit, me djemtë Kastriotin dhe Kushtrimin, Agim Hajrizin, sindikalist.Autori i librit, Gani Mehmetaj, “Rugovën, si e kam njohur”, e vlerëson si një atdhetar dhe personalitet shumëdimensial. Duke qenë në cilësinë e Presidentit, Ibrahim Rugova mendoi për simbolet kombëtare, Hymnin Kombëtar “Kur ka ra kushtrimi n`Kosovë”, Rugova e krahasonte me Simfoninë e Nëntë të Bethovenit, por që kishte edhe ngjashmërinë e këngës hymn-kushtrimi “Bini toskë e bini gegë”; “Flamurin e Dardanisë”, Emblema Presedenciale dhe të tjera simbole të Dardanisë Antike.Dizanjin e Flamurit Dardan e ka bërë Mendim Rugova, sipas mendimit të dhënë nga babai i tij, Rugovë. Ndërkohë që flamujt e Dardanisë zbukuronin kryeqytetin e Kosovës, një grup të vetëquajtur “veteranë të UÇK-së”, në mënyrë kriminale e rrugaçërore, i hoqën, i mblodhën dhe i dogjën, njësoj si “turrat e librave kur i digjnin nazistët në Gjermani!” Dhe, e gjithë kjo maskaradë kriminale bëhej në prezencë të Policisë të Qeverisë të Përkohshme të Kosovës dhe të UNMIK-ut.Ngjarjet e viteve 1999-2000 dëshmonin se terrori i komandantëve pushtetarë, ishte një – e fshehtë publike-! Edhe ata që kishin sfiduar, guximshëm, pushtetin e Millosheviçit, u dorëzuan në përballje me komandantët mujsharë, ngaqë ishin më të vrazhdët në krime. Në provë u vu edhe Kryesia e LDK-së, që dikur e rrethonin Rugovën. Ata u larguan në heshtje, pa rezistencë, madje pa e konsultuar shefin e tyre, me të cilin kishin punuar për një dekadë radhazi! Megjithatë, emblema e Rugovës e ruajti partinë e tij nga shkërmoqja. Ndërkombëtarët, bota demokratike, tashmë, njohu nulitetin, xerrësinë e “komandantëve” dhe të “gjeneralëve” të vetëshpallur. Dhe, iu kthyen serishmi Rugovës.Vrasjet e ushtarakëve të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe kuadrove veprimtarë të LDK-së, ishin bërë normale. “Komandantët” vrastarë, me dosjet faktike të krimeve, me eliminimin fizik, realizonin dy qëllimet e tyre: 1) Varrosjen e dëshmitarëve, së bashku me dëshmitë e tyre faktike; dhe 2) Përvetësimin e luftës, e cila është bërë, kryesisht, nga ushtarakët e FARK-ut. Është pranuar bindshëm, se Beteja e Loxhës dhe lufta e Kosharës, legjitimuan Ushtrinë Çlirimtare.Themeluesi i Degës të LDK-së në Rugovës; Komandant i luftës për trevën e Rugovës; deputet i Kosovës – Smajt Hajdaraj, Hero i Kosovës, gjatë luftës u ndalua dhe u kërcënua nga eksponentë të Qeverisë të Përkohshme, ndërsa pas luftës u ekzkutua në errësirën e natës, në hyrjen e banesës së tij, në Lagjën “Fidanishte” në Pejë. Vajza e tij, me qiri në dorë, meqë banda vrastare kishte ndërprerë, qëllimshëm, rrymën elektrike, kur sheh babain e shtrirë dhe të përgjakur, lëshon një britmë të pakontrolluar. Polici që u ndodhë “rastësisht” aty, në fakt, monitoronte vrasjen, qorton vajzën: “Pse po bërtet, nuk është ba nami, pse është vra baba!”Seria e përgjakjes të Kosovës vazhdoi me ekzekutimet e listuara, deri në shifrën emërore të 2000 kundërshtarëve politikë, në mes tyre edhe: ish-oficerët e luftës të Kosharës, pas luftës hetues në Prokurorinë Speciale në Pejë, Isuf Haklaj e Sabahate Tolaj, ish-komandanti në zonën e Pashtrikut, Ekrem Rexha – Drini; Ismet Rraci, Ukë Bytyqi, Shaban Manaj, Idriz Rrecaj – Haki Imeri, kuadro të LDK-së dhe drejtues komunal. Truproja i Presidentit Rugova, Besim Dajaku, plagosja e vëllezrve Geci; Gania, Shania, akademik Sabri Hamitit, Agim Veliut, Visokës dhe të tjerë.Kulmore ishte vrasja e trefishtë e Kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës, me djalin student – Enisin dhe kusheririn Hasanin, kryetar i rinisë të LDK-së për komunën e Deçanit. Kolonel Zemaj, ushtarak profesionist, fitues i betejës së parë ballore të Loxhës, Prapaçanit dhe të tjera.Intervistat e gazetarit Gani Mehmetaj, me Presidentin Rugova, janë vlerë e shtuar e librit “Rugovën, si e kam njohur”. Përmes bisedës të ngeshme, të gjatë, me Rugovën, shpaloset angazhimi i Rugovës për pavarësinë, ndërtimin e shtetit, praninë dhe misionin e ndërkombëtarëve: KFOR-it, UNMIK-ut, OSBE-së. Vazhdimi i bashkëpunimit me Qendrat e Vendosjes, para dhe pas luftës, për pavarësi e mbrojtje nga armiqtë lakmitarë të tokave tona. Për politikën e jashtme Presidenti Rugova kujdesej për harmonizimin e qendrimeve me faktoret relevantë evropianë, parësi e kishte statusin e Kosovës. Rizgjedhja për të tretën herë President i Republikës të Kosovës, flet për personalitetin dhe integritetin e plotë të Rugovës.Për “komandantët” kriminelë të Kosovës, Presidenti historik, Ibrahim Rugova, ishte pengesë e pakapërcyeshme, për të ardhur në pushtet. Prandaj, pasi ia ekzekutuan bashkëpunëtorët më të devotshëm dhe me besnikë, vëmendja e LPK-së së djeshme, përkatësisht, PAN-it të sotëm, u përqendrua tek eliminimi fizik i Rugovës. Disa herë projektuan atentate me karambolimin, ndeshjen e kontrolluar me makina të rënda; gjuajtjen e shtëpisë së tij me granatë, lëndë shpërthyese të dirigjuar. Prova u bë më 15 mars 2005, në rrugëtimin për takimin me Përfaqësuesin për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana.Xhipi i blinduar, në rrugëtim, u përplas me shpërthimin të derigjuar të një granate. Në shenjestër ishte Presidenti Rugova. Organizimi i atentatit u bë nga një agjent i trefishtë, një “gjeneral” dhe dy argatë të tyre. Të katërt ishin të PAN-it, pas ndarjes, dy të PDK-së dhe dy të AAK. Por, skuadrat vrastare i kanë të përbashkëta. Njëri nga argatët ka rrëfyer: “Paraprakisht, kishim informacion të saktë për itenerarin që do ta përshkojë makina presidenciale. Në një shtëpi buzë rrugës, kishim zënë pusi tre veta. Në momentin e duhur, aktivizuam shpërthimin. Po të mos ishte makina e blinduar rëndë, do të fluturonte në ajër bashkë me Rugovën!” Krenar pse isha pjesë e organizimit të blejes të xhipit të blinduar, me kërkesën fisnike të Smajl Hajdaraj, Hero i Kosovës, përmes vëllait të tij, në Gjermani, Fazli Hajdaraj.Megjithatë, as sot, pas 20 vitesh, askush nuk u dënua për krimin e madh, atentatin e projektuar nga “SHTAB-i i UÇK-së”, Rugova i pari në listën për ekzekutim!? Cinikisht e turpërisht, ulurimat kriminale e rrugaçërore, në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve, nga PAN-istët dhe jo vetëm nga ata, janë shtuar dhe shumëzuar gjeometrikisht!? Legalizimi i marrëzisë, është degradimi, deri në degjenerim i shoqërisë kosovare. Një padrejtësi e bërë ndaj një personi në lagje, fshat apo qytet, duhet të përjetohet si padrejtësi e krim, karshi të gjithëve.Mbrojtja e krimit dhe e kriminelëve, është rivrasje e viktimave dhe provokim i rëndë i familjeve të tyre, i farefisnisë, miqasish dhe të shqiptarisë mbarë.Autori Mehmetaj shkruan: “Rugova kësaj radhe shpërtheu, duke mallkuar serish grupin që po vriste njerëz e po kurdiste atentate. Mllefi i tij qe i ngjashëm me fjalët nervoze gjatë varrimit të Xhemail Mustafës, kur i mallkoi vrasësit. “Kjo që ndodhi sot, për fat të keq, dhe falë Zotit shpëtova edhe njëherë, e dini kam pasur mjaft këso, tash një vit në Shtëpinë time, ky nuk është rast i vetëm”,- tha Rugova.Presidenti Rugova kishte një miqësi unike me Papa Gjon Pali II. Vatikani, si qendra botërore e katolicizmit, ndikoi shumë për ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në Dardani. Nënë Tereza ishte një arsye shtesë, në miqësinë e Rugovës me Papen. Papa Vojtila polak, Vaclav Havel çek dhe Rugova shqiptar, vinin nga shtete të pushtuara, dy të parët nga Rusia dhe Rugova nga Serbia. Andaj përbënin trinomin me etje për lirinë. Papa mençurisht kishte kontribuar për pavarësimin e Polonisë së tij dhe të Çekosllovakisë të Havelit. Tani radha ishte ta ndihmojë lirinë e Kosovës të Rugovës.Si bashkë shkollarë të mesëm, me Rugovën, mendoj se e njoh mirë atë, na lidhte përballja familjare me pushtuesin e vjetër dhe të ri jugosllav. Ai njihte historikun e rrënjëve tona. Dhe, për ndryshim nga të tjerët, shquhej si “për shpirt kristian,- siç shprehet populli. Një saudit, pas luftës, takoj Rugovën dhe kërkoj lejen e ndërtimit, hiç më pak se 3.000 xhami. Rugova e falenderoj për dhuratën e majmë dhe, mirësjellshëm, iu gjegj se “vendi im, i dalë nga lufta i shkatërruar, ka nevoja të tjera të ngutshme”. Dhe, e përcolli bosh.BIK-u i Kosovës, në koordinim me disa qendra politike islamiste, “kishte gisht” në këtë joshje të sauditit dhe e bëri namin pse Rugova e refuzoi ofërtën e tij. Mallkimi kundër të “krishterit Rugovë”, ishte e vrazhdët dhe korale nga BIK-u me pak fanatikë të tij. Realisht, Rugova shpërfilli BIK-un, sepse u implikua me organizata terroriste islamike, duke mashtruar dhe dërguar djemtë e Kosovës, “mish për top” në luftërat fetare arabe, duke e implikuar edhe Kosovën, në sytë e ndërkombëtarëve.Kur vuri gurin themeltar për Katedralen Kalotike “Nënë Tereza”, në Prishtinë, BIK-u u mundua të zgjojë ndjenja përçarëse ndërfetare. Ky institucion i indoktrinuar me islamizmin fanatik, të huazuar nga rryma islamiste arabe e turke, nuk lejoi të vihej një pllakë e vogël përkujtese, në murin e xhamisë, e cila ishte ndërtuar mbi themelet e Katedralës Katolike të rrënuar! Fatmirësisht, shqiptarët e besimit islam i dinë rrënjët e para të besimit fetar të tyre dhe e mirëpritën ndërtimin e Katedralës Katolike të Kosovës. Kryepeshkopët e Kosovës Imzot Nik Prela, Imzot Mark Sopi dhe, tani, Imzot Dodë Gjergji, me priftërinjtë tjerë, ndër ta i mirënjohuri, Dom Lush Gjergji, kontribuan shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, përmes Kishës Katolike të Kosovës, tek Selia e Shenjtë në Vatikan.Autori i librit “Rugovën, si e kam njohur”, Gani Mehmetaj, e përmbyllë studimin e tij të kompletuar me “Vdekja e Ibrahim Rugovës, fundi i një epoke”, njeriu “me një biografi të pasur politike, letrare e intelektuale, një personalitet karizmatik që rrezatonte besim e entuziazëm ndër shqiptarët.” Ceremonia mortore e Presidentit Rugova ishte unike, në dhimbjen dhe pjesëmarrjen masive, gjithë popullore, edhe pse ishte ditë dimri me acar të skajshëm. Por, armiqësia, urrejtja e “komandantëve” kriminelë e hajna zyrtarë, disa syresh edhe agjentë të shumëfishtë të Shërbimeve Informative armike të Kosovës, ndaj Rugovës, ishte e vrazhdët dhe tërësisht rrugaçërore. Komandanti, horr e provincial fodull, i Gardës shtetërore, i dirigjuar nga shefat e tij zuzarë, kriminelë e rrugaçë, refuzoi nderimin mortor të Presidentit historik të Kosovës.Mbetet pengu i madh i shqiptarëve botërorë, pse Rugova nuk e mbijetoi shpalljen zyrtare të Pavarësisë së Kosovës, për të cilën Ai përgaditi të gjithë infrastrukturën e kësaj Pavarësie. Akti solemn të kësaj ngjarje të shënuar, u perdhos kur, cinikisht e turpërisht, përdhunshëm e pameritueshëm, Deklaratën e Shpalljes të Pavarësisë e lexoi kryeministri, edhe pse në sallën e Kuvendit ndodheshin Presidenti dhe kryetari i Parlamentit.Autori i librit “Rugovën, si e kam njohur”, Gani Mehmetaj, ka realizuar, mrekullisht mirë, pasqyrimin e jetës dhe të veprës epokale të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës. Përcjellja në vite e dekada të veprimtarisë të bujshme të Heroit të tij dhe tonit – Rugovë, ka mundësuar të shpalosë, në sintezë, thellësinë e shpirtit të tij fisnik dhe të mendjes së ndritur, gjithnjë në shërbim të Atdheut-Kosovë, me shpresë të bërjes të serishme të Dardanisë sonë hyjnore.Pengu personal i krijuesit letrar dhe artistik, Gani Mehmetaj, është pse nuk arriti ta realizojë projektin e tij të kahmotshëm, në gjallje të Rugovës: “Fimin Dokumentar – Ibrahim Rugova – Rilindasi i Fundit -! Megjithatë, nisma e tij fisnike është vënë në duar të sigurta. Shoqata “Sali Çekaj” në Gjermani, me kryetar Argent Ferizin dhe Kryetar Nderi Osman Ferizi, shok i armëve të heroit Sali Çekaj, me disa Shoqata simotra dhe shokë e dashamirë, Rugovë-dashës, me mendje dhe zemër, do ta realizojë, gjithësesi, këtë vepër artistike, kushtuar jetës dhe veprës madhore të Presidentit Rugova.Krejt në fund, autori Mehmetaj, sjell vlerësimet në superlativë për Presidentin Rugova, të personaliteteve vendore dhe botërore. Pothuaj se, janë të një mendjeje se pa urtësinë, këmbënguljen dhe vendosmërinë e Ibrahim Rugovës, nuk do të kishte as pavarësi dhe as shtet të Kosovës. (F U N D)
Zgjedhje po, zgjidhje jo
![]()
Nga: Arif Ejupi
(Reflektim mbi papërgjegjësinë politike të deputetëve tanë)
Në Kosovë, zgjedhjet e rregullta Parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt të këtij viti. Mirëpo, sa herë që përfundon numërimi i votave, fillon numërimi i krizave të reja.
Fituesit sillen si humbës që nuk dinë ç’të bëjnë me fitoren, ndërsa humbësit sillen si fitues që nuk dinë të pranojnë humbjen.
Parlamenti është shndërruar në barrikadë bllokimesh politike, ndërsa Qeveria në një fantazmë institucionale. Votuam në dimër, e siç duket, po na zë vera pa Parlament funksional dhe pa Qeveri të konstituuar.
Derisa qytetarët planifikojnë pushimet, politikanët kalkulojnë pazaret e radhës për poste dhe ndikim.
Takimet e njëpasnjëshme, kinse për konstituimin e Legjislativit dhe të Ekzekutivit, deri më tani kanë qenë vetëm lojë politike. Në sfond krijohej përshtypja se marrëveshjet ishin afër, por në realitet, rezultati çdoherë përfundonte 0 me 0.
Në këto maratona të neveritshme dhe monotone nuk shihet asgjë serioze, përveç retorikës dhe lakmisë për pushtet.
Mbase nuk gaboj kur them se mazhoranca nuk po ngutet për të marrë përgjegjësi qeverisëse, nga frika e ballafaqimit me vendime të rënda, që pashmangshëm do të krijonin pakënaqësi te elektorati.
Ndërsa opozita, dikur në pushtet, nuk mund të flasë me integritet për luftën kundër korrupsionit, nepotizmit dhe keqpërdorimit të pushtetit, kur vetë është e zhytur në këto dukuri.
Kjo rrëmujë politike i shkon për shtati Listës Serbe, një subjekt që historikisht ka penguar funksionimin demokratik të shtetit. Ajo ka punuar dhe punon hapur kundër sovranitetit të Kosovës.
Nga mosmarrëveshjet e partive tona më së tepërmi përfiton Lista Serbe. Ajo forcon ndikimin e saj përmes bojkotit dhe bllokadës.
Mirëpo, përgjegjësia për këtë nuk është vetëm e brendshme. Bashkësia Ndërkombëtare mban një pjesë të madhe të fajit.
Duke ditur se drejtuesit e kësaj Liste kanë kryer veprime që bien ndesh me ligjin dhe rrezikojnë sigurinë dhe integritetin territorial të vendit, ajo duhej të kërkonte përjashtimin e saj nga skena politike, në përputhje me legjislacionin vendor dhe standardet ndërkombëtare.
Tolerimi i vazhdueshëm nuk është neutralitet, por stimulim në heshtje.
Në këtë situatë absurde, habit fakti se disa propozojnë zgjedhje të reja, pa marrë parasysh koston financiare që ato i sjellin buxhetit të Kosovës.
Në një vend ku ka zgjedhje, e s’ka zgjidhje, çdoherë fitojnë ata që duan mjegull dhe rrëmujë.
Loja e papërgjegjshme e atyre që morën votën e popullit fare lehtë mund të çojë në zemërim qytetar dhe në humbje të shpresës për ditë më të mira.
Andaj, nuk duhet të çuditemi që Kosova po mbetet pa të rinj, sepse loja me ta ka filluar kaherë.
Gjenevë, 14 qershor 2025
Maqedonia në një optikë të re historiografike, analizë e kritikut të ndjerë Ramadan Musliu për veprën historike të Jusuf Buxhovit
Nga: Ramadan Musliu*

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940) : “Kjo është një nga fotografitë më të mrekullueshme që kemi botuar ndonjëherë…”
Burimi : Sunday Pictorial, e diel, 7 janar 1940, f. 14

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Qershor 2025
“Sunday Pictorial” ka botuar, të dielën e 7 janarit 1940, në faqen n°14, një shkrim asokohe rreth një fotografie të rrallë të Gjon Milit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Ju kurrë nuk e keni parë këtë në jetën tuaj

Burimi : Sunday Pictorial, e diel, 7 janar 1940, f. 14
Kjo është një nga fotografitë më të mrekullueshme që kemi botuar ndonjëherë.
Ju keni parë shumë fotografi mahnitëse nga gjeniu i objektivit Gjon Mili. Ne kemi publikuar shumë nga fotografitë e mrekullueshme që ai ka bërë me aparatin e tij të famshëm të njëqindmijtës së sekondës.
Është një fotografi me një temë të thjeshtë.
Vetëm një rrjedhë uji në momentin e prerjes nga një limë.
Mili e ka kapur në momentin e saktë që lima po kalon në të vërtetë përmes rrjedhës së ujit dhe gjithashtu ka arritur një autoportret të mahnitshëm.
***
Studioni detajet në fotografi.
Vini re se si çdo pikë e vogël dallohet me qartësi kristalore. Shikoni se si uji përhapet si një bobinë filmike.
Vetëm Mili mund të kishte krijuar një fotografi të tillë.
- Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/sunday-pictorial-per-gjon-milin-1940-kjo-eshte-nje-nga-fotografite-me-te-mrekullueshme-qe-kemi-botuar-ndonjehere/.
Në varrimin e Xhemës Rugova mallkoi vrasësit (Pjesa IV)
Idriz Zeqiraj, Gjermani___-Gani Mehmetaj: “Rugovën, si e kam njohur” – pasqyrë e një epoke të trazuar-Rikthimi i Presidentit Ibrahim Rugova në Kosovë, më 15 korrik 1999, ishte dëshmi faktike se Ai ishte kidnapuar në Rezidencën e Tij dhe ishte mbajtur peng përdhunshëm. Dëshminë e Rugovës në Hagë, kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit, miku im i mësuesisë dhe burgjeve politike, Kadri (Os)Mani, e botoi në librin “Rugova triumfoi në Kosovë dhe në Hagë”. Demantoi bindshëm të gjithë lukuninë lehaqene, akuzuese dhe shpifëse të LPK-së së djeshme, alias PAN-it të sotëm.Autori i librit “Rugovën, si e kam njohur”, Gani Mehmetaj, duke qenë drejtor i “Dardania Press”, në kontakte të çdo ditëshme me botën intelektuale, akademike, zyrtarë e njerëz publikë, shkruan për veprimet dhe karakteret e tyre. Në veçanti, flet për “komandantët” mujsharë e fodullë, xhahilë e kriminelë, të zhveshur nga morali, tradita dhe, mbi të gjitha, nga ndjesia njrëzore. Realisht, nuk ishin përballur me luftën kundër pushtuesit dhe e kompensonin këtë mangësi me torturimin, maltretimin e deri me vrasjet e atyre që i konsideronin si kundërshtarë politikë.Vërtet, Adem Jashari nuk ishte ushtarë i UÇK-së, por ishte ushtar i Atdheut, ashtu siç nuk ishte përballje dhe qëndresë e UÇK-së ngjarja tragjike e tre ditëve të marsit 1998 në Prekaz, por vetëm e Familjes Jashari, me dajën Osman Geci. “Në gjallje ai e kishte quajtur -Komandant- Presidentin Rugova. Luftëtarët ishin të pakët, por, pas luftës ata që veshën uniformën e UÇK-së u dhjetëfishuan, e kishin pronësuar varrin e Adem Jasharit. Me emrin e tij morën pushtetin, bënë pasuri, zhvatën pasuritë kombëtare. Me sjelljet e tyre kriminale e rrugaçërore, ishin të gatshëm të nxisnin luftë qytetare, civile! Ata që e lanë në baltë Adem Jasharin gjatë luftës, e ngrinin në qiell në kohë paqeje”,- thotë autori!“Kronika e vrasjeve të paralajmëruara”, e titullon autori përgjakjen, njollosjen e luftës në Kosovë, me rrëmbime, arrestime, burgosje, maltretime, deri në vrasjen serike të kundërshtarëve politikë. Kjo metodë e huazuar nga Enver Hoxha, me partizanët e tij kriminelë, të cilët luftën çlirimtare e konvertoi në luftë civile në Shqipëri. Këtë e ka faktuar edhe historiani amerikano-kanadez, në seminarin dy ditorë, pak vite më parë, të mbajtur në Durrës, me temën: “A ka bërë Shqipëria luftë çlirimtare apo civile?!” Falsifikuesit e historisë shqiptare bënë sikur u habitën me pyetjen e shtruar për diskutim dhe, dëshpërueshëm, provuan ta mbrojnë, kinse, luftën çlirimtare.Por, organizatori, i cili kishte mbrojtur disertacionin, pikërisht, për Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri, Robert, shtroi pyetjen e dytë: “Argumentoni, qoftë edhe me një betejë të partizanëve të Enver Hoxhës, të bërë kundër pushtuesve italianë apo gjermanë?” Belbëzimet e falsifikatorit të historisë, Dr. Paskal Milo, me kolegët e tij, nuk arritën të sjellin asnjë betejë faktike! Atëherë, studiuesi i specializuar amerikano-kanadez sqaroi: “Unë ju faktoj me dhjetra beteja të partizanëve të Enver Hoxhës, të bëra kundër nacionalistëve shqiptarë, respektivisht, të “Ballit Kombëtar” dhe të “Legalitetit”. Pra, Shqipëria bëri luftë civile dhe e vetmja nuk gëzoi reparacionet, dëmshpërblimin e luftës të pabërë, edhe pse, formalisht, ishte pjesë e Aleancës fituese të luftës.Edhe pse autori Mehmetaj, për hirë të etikës, nuk e thotë troç se Shqipëria e Enver Hoxhës ushtroi fashizëm tipik mbi shqiptarët e Shqipërisë londineze, për afro gjysmë-shekulli. Këtë fashizëm e ushtruan në Kosovë “komandantët” pa ushtarë, shqip-folës, por me banda të bollshme. Dhe, po të mos ishin ndërkombëtarët, Qeveria e Përkohshme juntë ushtarake e “gjeneralëve” të vetëshpallur, Kosova do të bëhej fashiste, krejt njësoj si Qeveria Komuniste e Socialiste e byroistëve të Enver Hoxhës. “Komandantët” donin një parti, një prijës, një televizion, një gazetë dhe një mënyrë e të menduarit! Nisën përpilimin e listave emërore të likuidimit fizik. Luftën e pronësuan, shtetin e privatizuan, edhe me të vdekurit bënin dhe vazhdojnë të bëjnë kapital politik”, shkruan autori!Për likuidimet fizike politike eksponentët e LPK-së përgaditën logjistikën, që UDB-a të ekzekutonte disa veprimtarë atdhetarë në Mërgatë, në vitet `80-a dhe90-a. E vazhduan në Tiranë, me vrasjen e zëdhënësit të UÇK-së, gazetarin Ali Ukaj; shefin e logjistikës të LPK-së, Ilir Konushevcin e Dr. Hazir Malaj; kontraktorët e kampeve ushtrimore, Rushit Elezi, kuksjan; Muharrem Tafa, tropojan, së bashku me Qazim Jakupin, instruktor. Furnizuesit me armë dhe materiale tjera për luftëtarët e Kosharës, Rexhep dhe Ibrahim Nikçi; oficerin Sadri Ramqaj, ushtarakët e FARK-ut, duke kulmuar me ekzekutimin e Ministrit të Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe kuadro të tjerë, gjithnjë në koordinim me zyrtarët e lartë social-komunistë të Tiranës. Me vrasje e terror uzurpuan pushtetin dhe me krime vrastare donin ta mbanin atë, përdhunshëm e përgjakshëm. Janë shumë qindra vrasje cilësore, kuadro e veprimtarë të LDK-së, por edhe brenda llojit, pra, të LPK-së.Lista është e gjatë, por autori Mehmetaj përmend me emër vetëm disa syresh: Haki Imeri, një intelektual i kompletuar, arsimtar dhe veprimtar të LDK-së; Shaban Manaj, avokat i shquar dhe kandidat për kryetar të komunës, i marrë nga shtëpia, i torturuar deri në mbytje dhe i djegur, njësoj si soldateska e Millosheviçit; gazetarin e luftës Shefki Popova. “Agime Kotorri nga Peja rrëfen: Në një natë të errët ia behu në shtëpinë tonë njeriu me maskë, shkrepi disa plumba mbi burrin tim, Shkëlzenin dhe ia mbathi pa ferrë në këmbë”,- shkruan autori. Veprimtari i shquar i LDK-së, bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, Fetah Rudi, i plagosur rëndë, i mbijetuar, por i mbetur, përjetësisht, në karrikën invalidore.Profesori i Gjimnazit, Sinan Gashi, miku i autorit dhe i imi – njëherësh, nga fshati Arllat i Drenicës, kryetar i Degës të LDK-së në Gllogovc para luftës; redaktor i kulturës në “Bota sot”, shkrimtar, publicist, hartues monografish, studiues i zellshëm, botues i tej 20 librave, tregon për fatin e tij tronditës: ´”Policia serbe më torturoi gadi për vdekje, duke më shkaktuar humbjen e njërit sy; “policët” shqiptarë, me maska, të Drenicës, më dëmtuan syrin tjetër. Më së rëndi më vinte kur dëgjoja zërin e ish-nxënësit tim, tek përpiqej të më mbyste”, sepse nuk donte të hiqte dorë nga Rugova! Njeriu i letrave, qëndrestari fisnik, Sinan Gashi, edhe pse, tashmë, i verbër, vazhdon të krijojë, por, i ndihmuar, teknikisht, nga nipër e mbesa!Vrasja e Xhemail Mustafës, më 23 nëntor 2000, shkrimtar dhe këshilltar i parë i Presidentit Rugova, punonjës në QIK, nuk ishte e para, por më tronditëse në Kosovë. E priste atentatimin, por nuk tërhiqej, ndërkohë që i sugjeronte kolegut, mikut të tij, Gani Mehmetaj, ta ndërpriste botimin e gazetës “Dardania Press”, ngaqë “komandantët” kriminelë përgjonin dhe kërcënonin. “Sepse jemi në rrezik”,- thoshte me shqetësim të bazuar Xhema ynë. Në kolumnen e tij të së martës botoi shkrimin e radhës dhe të fundit: “Mallkimi i popullit nga “të mallkuarit e popullit”.Jakup Krasniqi, i deprimuar nga humbja e partisë-bandë të tij, PDK-së, fyente shqiptarët: “LDK-në e votuan ata që e ndiejnë më afër Beogradin se Tiranën!” “Në një bodrumm të Prishtinës, i përjetoi të 78 ditët e bombardimit të NATO-s. Libri “Një lutje për Prishtinën”, është testamenti dhe dëshmia e kohës e njeriut engjëll, Xhemail Mustafa, i cili, krahas Sali Çekaj, në të gjithë sjelljen e tyre urtake, ngjasonin aq shumë me Presidentin Rugova, sikur të ishin vëllezër biologjik! Për çudë, 40 mijë trupa ndërkombëtarë ruanin Kosovën nga Serbia, ndërkohë i regjistronin vrasjet, por nuk i ndëshkonin kriminelët, edhe pse shumë syresh i arrestonin, por i lironin “për mungesë faktesh!?” Richard Hollbruck i tronditur me krimet vrastare të “komandantëve”, shpërthen me habi dhe zemrim: “E kemi ditur që shqiptarët, në Kosovë, duhet t`i mbrojmë nga kriminelët serbë, por nuk e kishim paramenduar se do të na duhej t`i mbronim edhe nga vetvetja – shqiptarin nga shqiptari!”Autori Mehmetaj e përjetoi rëndë ekzekutimin e mikut dhe të kolegut të tij shkrimtar, Xhemail Mustafa, andaj shfrynë: “Grupet kriminale të së kaluarës e të së tashmës, janë bërë njësh. Titistë e enveristë, UDB-ashë e SHIK-istë, në dukje të parë të papajtueshëm, krijuan aleancë të fuqishme kundër demokracisë së brishtë”. Vrasjen e tij e heshti, turpshëm, shteti shqiptar, kryeministri Majko, ministri i Jashtëm Milo, edhe Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, pothuaj se, heshti. Vetëm Bota sot” bëri detyrën e saj. Presidenti Rugova, me pikëllim të skajshëm, foli ke varri i Xhemës së tij, të Xhemës tonë, duke i mallkuar vrasësit.Edhe Adem Demaçi foli, ai kishte një lidhje familjare: “Xhemën e vranë ata që duan ta marrin pushtetin me dhumë”. Autori shprehë dyshimin: “A thua e dinte kush janë vrasësit?!” Gazetat “Bota Sot” dhe “Dardania Press”, që denonconin krimet vrastare të “komandantëve”, u vunë në shenjestër me vrasjen e gazetarëve Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti me shokë. Demaçi, duke kërcënuar se “keni për t`i ngrënë ato gazeta”, i mori në mbrojtje “komandantët” kriminelë, me bandat e tyre ekzekutuese të kundërshtarëve politikë.Realisht, Demaçi i aprovoi vrasjet politike. Në Konferencën në Osllo të Norvegjisë, e thirrur për bashkimin e faktorit ushtarak, LPK-në e përfaqësonte Adem Demaçi, Xhavit Haliti…, të cilët nuk e pranuan Kolonel Ahmet Krasniqin për Ministër të Mbrojtjes, edhe pse ishte propozuar e pranuar nga oficerët profesionalë të FARK-ut. Kuqaloshët e donin një profan nga soji i tyre, LPK-së. Mbledhja dështoi, luftën e sabotoi LPK-ja. Kolonel Krasniqi u ekzekutua në Tiranë, nga “SHTAB-istët e UÇK-së” dhe shefat e Tiranës zyrtare!Pikëllim e dhimbje shprehen familja e Xhemail Mustafës dhe mijëra shqiptarë. Çuditërisht, munguan shumë nga miqtë në varrim. Kjo fliste për një frikësim e terror të tmerrshëm, një përgjim fashist, tipik enverist, kur lufta e klasave, në Shqipëri, i diferenconte edhe të vdekurit, ceremoninë mortore e bojkotonin edhe të afërmit dhe miqtë e shtëpisë! Autori potencon se “e sfidonim policinë e Millosheviçit dhe u bënim nderime masive viktimave”. Një krahasim i rëndë, por, mjerisht, krejt i saktë. Me pushtetin e “komandantëve” Rogner-istë, Kosova po fashistizohej. Dhe, po të mos ishin ndërkombëtarët, Kosova do ta kishte një diktaturë komunisto-fashiste, tipike enverhoxhiste!Varrimi i Xhemajl Mustafës
Kidnapimi i Presidentit Rugova dhe dërgimi i dhunshëm nê Beograd (Pjesa III)
Idriz Zeqiraj, Gjermani___-Gani Mehmetaj: “Rugovën, si e kam njohur” – pasqyrë e një epoke të trazuar-Autori Mehmetaj, ishte vezhgues dhe dëshmitar okular në Tiranë. Konspiracionet për rrëzimin e Ibrahim Rugovës qarkullonin rrugëve dhe kafeneve të bollshme të Tiranës. Vazhdonte trysnia për rrëzimin e Rugovës. Dhe, për këtë ishin angazhuar jugosllavët, në bashkëpunim me enveristët e Perëndimit, të cilët silleshin, si hiena, nëpër Tiranë e gjetkë në Shqipëri, me paratë e Fondve të Mërgatës! Disa syresh ishin agjentë të hershëm të UDB-së dhe të Sigurimit Sekret të filosllavit Enver Hoxha. Rishtazi, u vunë edhe në shërbim të francezëve, duke i bërë gjemën Kosovës, për të mbyllur ura, hapë bisedime politike dhe nënshkruar marrëveshje fatale për vendin. Përflitej edhe për rënien e shpejtë të Presidentit Berisha. Dhe, “ku ka zë, nuk është pa gjë”,- thonë vëllezërit tanë jugorë.Gazetari Mehmetaj e përshkruan me dhimbje shkërmoçjen e shtetit shqiptar. Kur u kthye nga Tirana, Rugova i mërzitur tha se “punët janë keq, lamë thiu do të bëhet në Shqipëri”. Thuhet se Rugova ishte ndërmjetësi i fundit në mes SHBA dhe Berishës, i cili nuk pranoi përsëritjen e zgjedhjeve në disa zona të dyshuara për parregullësi. Komunistët që kishin përgjakur popullin shqiptar, për afro gjysmë-shekulli, me një fashizëm klasik, donin sërishmi pushtetin. Krejt njësoj vepruan edhe “komandantët” kriminelë të LPK-së, alias PAN-it të sotëm, në Kosovë! Largimi nga puna i strukturave të Sigurimit, oficerëve të ushtrisë, policëve, të lënë me një pension qesharak, përbënin armatën e të pa kënaqurëve në Shqipërinë e asaj kohe.Fajdet-piramidat i projektuan dhe i organizuan komunistët. Ishin më të shkolluar dhe e dinin se diçka e tillë kishte ndodhur në vitin 1920 në Angli, më vonë në Slloveni e Maqedoni, por e hetuar dhe e ndaluar me kohë. U përflakë gjithçka, pa kursyer shkollat dhe bibliotekat. U hapën dhe u grabitën magazinat ushqimore dhe të tjera, përfshi edhe armët në qindra magazina, që përdoreshin për “zbor”, stërvitje ushtarake të popullatës. Bandat grabitëse, në rivalitet për trofetë, u përgjakën mes veti, duke zënë hapësirat masive në varreza. Akuza të rënda Berishës, për këto vrasje, pothuaj se, numerike.Burgaxhiu veteran politik, me 29 vjet të vuajtura, kryesisht, në Burgun e Vdekjes, siç njihet në Shqipëri dhe botë, Burgu politik i Burrelit, Pjetër Arbnori, qetësoi Parlamentin: “Viktimat nuk janë popull, janë banda grabitëse në rivalitet plaçkash të grabitura!” Çështja u mbyll, pa asnjë gjyq! Berisha bëri faj, kur arsyetoi paratë e futura në bankat-piramidale, se “janë djersë e shqiptarëve!” Në fakt ishin para të pista të drogës, trafikimit të njerëzve tej Adriatikut, me gomone, të prostitucionit, duke shkelur mbi shenjtërinë e kodeve të nderit e të traditës shqiptare!Publicisti Gani Mehmetaj jetoi disa vite i dyzuar, në Tiranë dhe Zvicër, redaktor dhe drejtor i dy gazetave qendrore të Kosovës, “Rilindja” në Tiranë dhe “Bota sot” në Zvicër, njohu nga afër burra dhe djem të Kosovës dhe të Shqipërisë, përfshirë edhe mërgimtarët në Evropë.” Djemtë e çajit të rusit”, quheshin bjerrakohësi, të cilët filozofonin kafeneve të Tiranës dhe djemtë që ushtronin ushtarakisht kazermave ushtarake shqiptare dhe ushtrimorët e organizuara nga Kolonelët Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, me ushtarakët profesionistë, të cilët u larguan nga Armata Jugosllave dhe iu bashkuan luftës çlirimtare. Dhe, vetëm ata arritën ta organizojnë luftën ballore, madje të suksesshme kundër pushtuesit.Djemtë e djeshëm, heronjtë e sotëm, Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Haxhija, me përkujdesjen e Presidentit Rugova dhe LDK-së në Mërgatë, në koordinim me Presidentin Ramiz Alinë, oficerët elitë të Ushtrisë Shqiptare, i përgaditën për luftë në fshatin Surrel të Dajtit, afër Tiranës. Një e treta e tyre hynë ilegalisht në Kosovë dhe organizuan guerilen zonale: Dukagjin, Drenicë, Llap dhe Ana Moravë. Autori shkruan “për luftën vetmitare” të Adem dhe Hamëz Jasharit, me babën Shaban e dajën Osman Geci. Sot falsifikohet, nga profiterët e luftës, të ashtuquajtur “komandantë” pa ushtarët, por me banda të organizuara, gjatë dhe pas luftës, i ekzekutuan komandantët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, për t`i përvetësuar betejat dhe luftën e tyre. Dhe, këta janë nga ata “Djemtë e çajit të rusit”, të cilët i ironizon autori Mehmetaj.Është falsifikim grotesk, i sajuar nga profiterët, por, tashmë, i bërë falsifikim zyrtar, nën emërtesën “Epopeja e UÇK-së”. Në fillim të marsi nuk kishte -epope të UÇK-së”, sepse nuk ekzistonte. Ishte përballja e vetmuar e Familjes Jashari me pushtuesin. Kjo “UÇK-e e LPK-së”, guerilasit trima, Hamzën dhe Ademin” i quanin bashibuzukë dhe jo vetëm që i sabotuan me armë, por grabitën edhe markat e dërguara për ata nga Mërgata. Për arsye krejt politike e ndanë Hamzën nga Ademi, edhe pse ishin të barazvlefshëm. Dhe, kjo përbënë krim! Nuk e di pse e heshtë këtë ndarje kriminale shtylla e Familjes Jashari, vëllai i madh, Rifati, me djemtë e familjes?! “Secili ka të drejtë të mbrojë pragun e shtëpisë”, e thoshte dhe e përsëriste -Komandanti Rugova-, siç e quante Ademi Presidentin Rugova.Autori i librit i jep mjaft hapësirë kidnapimit të Presidentit Rugova nga policia e Millosheviçit dhe dërgimin e dhunshëm nëBeograd. LPK-ja e djeshme enveriste-staliniste, alias -PAN-i i sotëm, me ekzekutimet e kundërshtarëve politikë, u kthye në një bandë vrastare, e instruktuar nga Sigurimsat e regjimit fashizoid të Enver Hoxhës. Akuzave të rënda, sa të poshtra, aq edhe kriminale e rrugaçërore, kundër pengut Rugovë, iu bashkua edhe Tirana zyrtare, social-komuniste, Me armiqësinë dhe paturpësinë klasike, kreu i shtetit shqiptar, Rexhep Mejdani, e quajti -tradhtar-! Në mbrëmjen e së nesërmes, zëdhënësi i “UÇK-së”, Jakup Krasniqi, nga TV shqiptar, e përsëriti atë që tha shefi i tij komunist!Forcat ushtarake të NATO-s, me urdhër të Presidentit amerikan, Bill Clinton, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, filluan bombardimin e caqeve ushtarake dhe objekteve vitale në Serbi, Kosovë, Mal të Zi e deri Ambasadën kineze në Beograd. Bombardimi zgjati 78 ditë. Më 9 qershor 1999, me marrëveshjen e bërë në Kumanovë, në mes NATO-s dhe Serbisë, Serbia nënshkroi kapitullimin turpërues dhe filloi tërheqjen e ushtrisë dhe të policisë pushtuese nga Kosova. Me marshimin e tankut të parë të NATO-paktit, në kufirin Maqedoni-Kosovë, më 12 qershor 1999, dëbuan pushtuesin serbo-sllav dhe çliruan Kosovën.Datimet fiktive, të rrjeshme, kinse, çliruese të komunave, nga 9 deri më 21 qershor 1999, janë organizime provokative, të disa “komandantëve” lokal, ndonëse të dështuar në luftë, duan të promovohen si çlirues në paqe. Maskaradat e tyre festive, duhet të ndalohen me ligj, si falsifikatorë të historisë dhe prishës të qetësisë, duke humbur ditë pune dhe orë mësimi të nxënësve. Mjaft është toleruar mujshia dhe rrugaçëria e “komandantëve” dhe “gjeneralëve” të vetëshpallur, shumë syresh rrast të kriminalizuar me vrasje, hajni, haraç dhe të gjithë katalogun e poshtërsive, që përmbanë fjalori i shqipës!Kur veprimtarja unike, e paqes dhe e luftës, Donikë Gërvalla, denoncoi falsitetin e vtëgradimve të këtyre mburracakëve, u organizua e gjithë propaganda lehaqeve e opozitës servile e destruktive, në mbrojtje të falsifikimit të historisë më të re të Kosovës, sikur kjo luftë të kishte ndodhur në lashtësi! Ligji duhet të vëjë rregull. Më 12 qershor është e vetmja datë e çlirimi të Kosovës, festimin e të cilës duhet ta organizojë shteti, përmes pushtetit qendror dhe lokal.Disa grupe guerile, pothuaj se, bashibuzuke, hidhnin ca krisma në ajër dhe iknin, por e pësonin qytetarët e pambrojtur. Rrezikonin luftë civile, siç vepruan emisarët jugosllavë më 1944-45, i grupit famëkeq Enveri-Mugosha-Milladini, me shokë. “Komandantët” vetëlavdërues zhurmonin sikur UÇK-ja e çliroi vendin!? Dhe, në emër të luftës së pabërë arsyetonin plaçkitjet, zhvatjen e pronave dhe të pasurisë kombëtare, trashigimi e brezave shqiptarë. Ata krijuan gjendje terrori me kërcënime, maltretime dhe vrasje të kundërshtarëve politikë.Guerilja shqiptare, me siglën e UÇK-së, nuk arriti të formonte ushtri, armatë. Për këtë, grupi themelues i asaj UÇK-je të LPK-së, akuzojnë për tradhti SHTAB-istët e Rogner-it, me emër përmendin: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, sipas pozitave që mbanin në atë kohë, se sabotuan luftën, flirtuan me SHISH-in shqiptar si dhe Shërbimet Informative DGSE franceze dhe UDB-në serbe. Rrjedhimisht, UÇK-në e LPK-së së tyre, kurrë nuk arritën ta fusin në luftën e Kosovës! Këtë të vërtetë absolute e kanë bërë publike një grup nga themeluesit e -UÇK-së të LPK-së-, në gazetën “Kosova Sot”, më 2018.E thonë dhe e faktojnë themeluesit e UÇK-së të LPK-së se Hashim Thaçi: nuk është pjesë e themelimit të UÇK-së; askush nga strukturat partiake apo ushtarake të LPK-së, nuk e zgjodhi drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së; askush nuk e zgjodhi kryesues të Delegacionit të Kosovës të Konferencës të Rambujesë. Ashtu siç nuk e caktoi skush Hashim Thaçin, për ta lexuar, dhunshëm, -Deklaratën e Shpalljes të Pavarësisë-, ndërkohë që nuk i takonte, sepse nuk po shpallej e pavarur Qeveria, por Shteti, pasi në sallën kuvendore ishin Presidenti dhe Kryetari i Parlamentit, të cilëve u takonte kjo detyrë.Të gjitha këto “ofiçe”, grada, emërtesa, ia dha Hashimit shefi i tij Arnaud Danjear, agjent i Shërbimit Informativ DGSE franceze. Kalemxhinjtë e fletushkës kundra kombëtare, përçarëse të shqiptarëve, sabotuese të luftës, “Zëri i Kosovës”, e dominuar nga gazetarët ideologë të Shqipërisë enveriste, i plasonin gradimet e Hashimit! Që këtej, i transmetonte Radio Televizioni Shqiptar, Redaksia për Kosovën, e cila u pushtua, dhunshëm, nga komandantët banditër, të LPK-së, të cilët mrizonin nën pishat e Bllokut të Zi, në Tiranë. Dhe, ky skenar banditesk, u përsërit siku atëherë kur policia serbe pushtoi, përdhunshëm, Radio Televizionin e Prishtinës!Ishte agjenti Danjear, i cili i ishte bërë pullë Hashimit tonë në Rambuje, dhe nuk e lejonte atë ta firmoste Marrëveshjen, duke ia faturuar këtë Demaçit dhe komandantëve lokal në Kosovë, sikur ai dhe ata nuk po e lejonin të firmoste. Edhe udhëtimi i Hashimit në Slloveni, tek Demaçi, ishte kamuflim i kësaj intrige të agjentit freng, dhendërr i Serbisë dhe në familje flasin serbisht! Për këtë dhe rekrutimin e Thaçit agjent të Francës, i thotë, në Canal + (të shënuar edhe në You Tube), kryeshefi i Shërbimit Informativ të Francës, Pierre Siramy, i cili shton:“Gjithçka çfarë duhet të dijë agjenti, është se ekziston një dosje për të, me kaq mjafton”. Dhe, Hashimi me shokë kanë dosje të bollshme
“Zani i Tokës që S’Mbulohet me Shami”, poezi e Sak Mujit kushtuar bashkëvuajtësit e shokut të përjetshëm Luan Dibrani

Sak Muji, Rugovë – Zvicër
“Zani i Tokës që S’Mbulohet me Shami”
(Poezi dedikuar Luan – Asllan Dibranin, i burgosur i ndërgjegjes dhe mik i përjetshëm personal)
Në djepin e shqipes, ku dielli s’perëndon,
E ku flamuri valon si gjaku që s’harrohet,
Na erdhi një re, me burka e shallvare,
Që tokën don ta mbulojë, si nën një varr pa dritë.
Na flasin për Zot si tregtarë pazari,
Në gjuhë të huaj, pa ndjenjë, pa mallë,
Kur Zoti ynë është guri, mali, deti,
Është gjyshi me plis, e nëna me shall.
Na i vënë “zinë” më shami, më mjekra të gjata,
Si të ishte turpi virtyt, e heshtja urtësi,
Kur dikur këngët tona digjnin si flaka,
Sot kërkojnë ti shuajnë me lutje për mëshirë.
Në burg e kanë Luanin, se foli me zë,
E zëri i lirë është frikë për skenarin e zi,
Por mali s’e harron zërin që ther,
Dhe shqipja kurrë s’fsheh kokën në hi.

Po s’ka perde që mbulon dritën e kësaj toke,
As burka që fshin përqafimin e nënës,
Se Zoti shqiptar, që vuan dhe flet troç,
S’e pranon as ferrin që vjen me rrenën.

Luan Dibrani
Shqipëria, kombi i ndaluar! Mundësia e rrëzimit të themeleve dhe mitet e Evropës se vjetër

Nga Luan Dibrani, Gjermani
7 Qershor 2025 – Tirana, Gurthemeli i Bashkimit Kombëtar Shqiptar
Përse shqiptarët dhe Shqipëria nuk janë pranuar ende në Bashkimin Evropian? A është arsyeja vetëm ekonomike, apo ndoshta edhe më e thellë – e lidhur me identitetin, historinë dhe të vërtetat e fshehura të këtij kontinenti?

Pamje e te pranishmëve në këtë takim të „7 Qershor 2025 – Tirana, Gurthemeli i Bashkimit Kombëtar Shqiptar“
Një nga figurat më të respektuara në fushën e arkeologjisë evropiane, profesori dhe arkeologu polak Piotr Dyczek, e ka përmendur në disa intervista dhe publikime të tij se shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të Evropës dhe gjuha shqipe është një nga degët më të lashta indoevropiane, që ka ruajtur tipare të pazëvendësueshme të ilirishtes.
Sipas studimeve të shumë albanologëve evropianë dhe amerikanë, gjuha shqipe është më e vjetra në kontinentin europian. Ajo është një dëshmi e gjallë e vazhdimësisë ilire, një gjuhë që nuk u zhduk, pavarësisht perandorive dhe pushtimeve. Dhe pikërisht kjo është frika: hyrja e Shqipërisë në BE do të hapte një kapitull të ri në historinë zyrtare europiane – kapitull që do të rrëzonte mite, do të rishkruante kufij dhe do të rivendoste të vërteta që janë fshehur për shekuj.

Shqipëria, një vend i vogël në sipërfaqe, por me një histori dhe identitet që shtrihet përtej kufijve aktualë, është sot i rrethuar nga popull shqiptar në çdo anë. Kombi shqiptar është i ndarë në gjashtë shtete: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Serbi (Lugina e Preshevës), dhe Greqi (Çamëria). Copëtimi i trojeve shqiptare është bërë me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të fuqive të mëdha europiane, në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, përmes vendimeve të padrejta të marra në Shën Stefan, Berlin, Londër e gjetkë.

Hyrja e Shqipërisë në BE do të sillte si pasojë të drejtën legjitime për kompensim historik, me vlera që do të tejkalonin dhjetëra miliarda euro. Për më tepër, një bashkim i mundshëm kombëtar i shqiptarëve në një shtet do të kërkonte një rishikim të historisë, të hartave dhe të të drejtave mbi territoret etnike, çka do të trondiste themelet e disa shteteve ballkanike dhe madje do të sfidonte unitetin e vet BE-së.
Shqiptarët janë një popull me diasporë të gjerë. Janë të pranishëm në më shumë se gjashtë shtete ballkanike dhe miliona të tjerë jetojnë në Turqi, Itali, Zvicër, Gjermani, Amerikë ,Australi e gjetkë. Vetëm në Turqi, sipas disa studimeve, jetojnë rreth 7 deri ne 10 milion shqiptarë të asimiluar. Kjo shpërndarje gjeografike dhe potenciali demografik përbën një tjetër arsye frike për elitat e vjetra europiane: se me hyrjen e Shqipërisë në BE, harta demografike dhe ekonomike e kontinentit do të ndryshonte rrënjësisht.
Shqipëria ka popullsinë më të re në Europë. Moshat mesatare janë ndër më të ulëtat, ndërsa fuqia punëtore është e përgatitur, e lirë dhe në kërkim të tregut. Brenda 20 vitesh, një pjesë e industrisë europiane mund të zhvendosej në Shqipëri, duke krijuar konkurrencë të fortë për vendet e tjera anëtare të BE-së.
Dhe nëse themi një të vërtetë tjetër që pak guxojnë ta artikulojnë publikisht: hyrja e Shqipërisë në BE do të rrëzonte gënjeshtrat historike për origjinën e shqiptarëve. Do të vihej në pikëpyetje legjitimiteti i shumë kufijve të vendosur padrejtësisht, do të kërkoheshin të drejta për territore të humbura me dhunë, dhe populli shqiptar – sot i reduktuar në rreth 6 milion brenda trojeve – mund të rikthehej në dimensionin e vet natyror historik: një komb prej 15-20 milionësh.
NJË ZËR I BASHKIMIT KOMBËTAR
Në këtë kontekst u mbajt më 7 qershor 2025 një tryezë e rrumbullakët në “Hotel Tirana Internacional”, me temën: “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”, organizuar nga Shoqata “Kuvendi Kombëtar Shqiptar” (USHC), nën drejtimin e znj. Nurie Maliqi Baduni dhe z. Dashamir Uruçi. Kjo ngjarje mblodhi personalitete nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora, ku u diskutuan kumtesa të thelluara historike e shkencore nga profesorë e akademikë të shquar, si: Zymer Neziri, Agim Krasniqi, Astrit Memia, Agron Dalipaj, Hysen Muceku, e të tjerë.

Në këtë ngjarje u ngrit me forcë zëri për bashkimin kombëtar si një aspiratë historike e shqiptarëve, që buron nga Lidhja e Prizrenit, nga programet e rilindasve si Sami Frashëri, dhe nga gjaku i derdhur për lirinë dhe mbrojtjen e trojeve etnike.
7 Qershor 2025 – Tirana, Gurthemeli i Bashkimit Kombëtar Shqiptar
Tirana 2025 – më 7 qershor, “Hotel Tirana Internacional” u shndërrua në qendrën e historisë së re shqiptare. Përpara militantëve të çështjes kombëtare, shkencëtarëve, historianëve dhe intelektualëve nga të gjitha hapësirat shqiptare – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Serbia (Lugina e Preshevës), dhe diaspora – u mbajt një manifestim i përbashkët institucional dhe moral për bashkimin kombëtar. Ky takim u konceptua dhe organizua nga Kuvendi Kombëtar Shqiptar (USHC), i udhëhequr nga:
- Sekretarja e Përgjithshme, znj. Nurie Maliqi Baduni
- Kryetari, ing. & jurist Dashamir Uruçi
Në panelin e akademikëve dhe studiuesve ishin të ftuar:
- Prof. Dr. Zymer Neziri (Kosovë)
- Prof. Dr. Njazi Gashi
- Prof. Dr. Agim Krasniqi
- Prof. Dr. Isa Spahia
- Prof. Dr. Astrit Memia
- Prof. Dr. Agron Dalipaj
- Prof. Dr. Hysen Muceku
- Prof. Asoc. Dr. Klodian Muço
- Studiuesi Mark Palnikaj
- Sabile Keçmezi Basha (referencë mbi persekutimin e shqiptarëve në Jugosllavi)
- Dhe publiku i përbërë nga përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora shqiptare nga Turqia, Italia, Gjermania, SH.B.A. e Kanadaja.
- Vendi i Takimit ëndërr e çdo shqiptari
Ky takim nuk ishte ritual kosido; ishte zë i unitetit. Fjalën e hapi i Znj. Nurie Maliqi Baduni, sekretare përgjegjëse për koordinimin e këtij eventi, dhe acaroi emocionin historik me hyrjen solemne të Hymnit Kombëtar të Shqipërisë.

Më pas, Dashamir Uruçi dha tonin pragmatik dhe institucional të takimit: Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për një fletë të re politiko-diplomatike, por për një udhë të bashkuar dhe aktive – shpirtërore, kulturore, ekonomike.
- Akademikët – Poentat Shkencore që sfidojnë heshtjen historike
Paneli shkencor u përqendrua në tre teme kyçe:
- a) Historiku i copëtimit të trojeve shqiptare
- Prof. Dr. Zymer Neziri përmendi vendimet e padrejta të Shën Stefanit, Berlinit dhe Londrës, që çuan në ndarjen e trojeve.
- Prof. Asoc. Dr. Klodian Muço solli fakte për asimilimin në Sanxhak, Nish, Plavë, Guci e Rozhajë.
- b) Persekutimi në Jugosllavi
- Sabile Keçmezi Basha prezantoi shifrën tronditëse: “666 shekuj burg politik në periudhën e Jugosllavisë së Dytë,” plus “300 shekuj shtesë mes luftërave” – një provë e dhimbjes kolektive shqiptarësh.
- c) Trashëgimia historike dhe e ardhmja kombëtare
- Prof. Dr. Astrit Memia kujtoi Rilindjen Kombëtare, veprën e Sami Frashërit, Lidhjen e Prizrenit dhe programin për vorbanët shqiptare: Kosovë, Shkodër, Manastir, Janinë – si themel të unitetit historik.
- Prof. Dr. Agim Krasniqi analizoi ndikimin e gjuhës shqipe mbi identitetin dhe rezistencën kulturore.
- Deklarata e Përbashkët – Guri i Kështjellës Kombëtare
Takimi përfundoi me deklaratën zyrtare, drejtuar Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, që parashikonte:
- Strategji Kombëtare për Bashkimin Shqiptar
- Hartimi i një Traktati Strategjik në fushat e arsimit, kulturës, sigurisë, inovacionit.
- Institucionalizimi përmes një Komisioni Ndër-shtetëror të Përhershëm
- Me përfaqësues këshillëdhënës nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.
- Mbështetje nga aleatët ndërkombëtarë (SHBA, BE, KE, NATO)
- Për njohje, stabilitet rajonal, mbrojtje nga ndarjet e vjetra injustuese.
- Mesazhi: Zemra e Jetës Shqiptare – Nuk ndahet
Ky takim ishte një goditje e fuqishme ndaj përpjekjeve për përçarje etnike apo fetare brenda kombit shqiptar. Ai përcolli mesazhin që:
“Një gjuhë, një komb, një drejtim: Shqipëria e bashkuar”
Nuk ishte vetëm një datë e rëndësishme në kalendar – ishte akt themelor që:
- ngre një standard të ri kombëtar institucional,
- vendos një gur themeltar moral dhe ligjor,
- i jep zë të pamposhtur aspiratës për një Senat Mbarëkombëtar Shqiptar, një Qendër Studimi Kombëtar, një Festë e Bashkimit, dhe një strategji afatgjatë.
- Thirrja për veprim: Rinia dhe brezat që vijnë
Ky artikull nuk është për të përfunduar; ai është fillimi i një beteje strategjike:
- Nxënësit, studentët, artistët, sipërmarrësit – bashkoni forcat pa pritur leje.
- Institucionet – krijoni kurse, projekte të përbashkëta, rrjete mbështetjeje, investime kulturore dhe ekonomike.
- Politikanët – mos lini që zëri juaj të mbetet thjesht fjalë parlamentare: sillni memorandume konkrete për bashkëpunim institucional mbi bazën e 7 qershorit 2025.
- 7 Qershori – Fleta Historike që Asnjëherë nuk fshihet
- Ky dokument, ky artikull, është një testament kombëtar – guri i kastorit të parë në ndërtimin e Kështjellës Kombëtare. Është një dekret moral që parandalon zbehjen tonë dhe parashtron drejt një kombi ekonomik dhe politik të pa përçarë.
- Nuk është vetëm një takim – është një betim që do të shoqërojë çdo strategji, plan, institucion shqiptar për dekadat që vijnë. Dhe kush dëshiron – le ta mbajë në shtëpi, në orë mësimore, në zyrën e institucioneve, për t’ia kujtuar brezave se zëri i një kombi nuk shkelet dot kurrë.
Thirrja që ndezi shpresa

Ky nuk ishte vetëm një takim – ishte:
- Betim solemn: themeli moral i unitetit institucional.
- Mesazh: “Një gjuhë, një komb, një drejtim – Shqipëria e bashkuar!”
- Urdhër i historisë: krijimi i një Senati Mbarëkombëtar Shqiptar, Qendre Studimore Kombëtare dhe një Feste Kombëtare të Bashkimit (7 qershori).
Rinia, brezi i ardhshëm – Sot të veprohet!
- Studentët, artistët, bizneset: krijoni projekte ndërkufitare.
- Institucionet: filloni kurse, platforma, bashkëpunime të përbashkëta.
- Politikanët: mbështesni memorandume konkrete, bazuar në frymën e 7 qershorit 2025.

Në përfundim
7 qershori 2025 është data e përcaktuar si gur themeli: një dokument reflektues, institucional dhe emocional, që nuk duhet të harrohet.

Në këtë foto është edhe aktivistja e çëshjes kombëtare nga Hoti i Plavës, piktorja Kaltrinë Hoti
Ky artikull është thirrja që nuk fiket – një ftesë ndaj çdo shqiptari për t’u bërë pjesë e zmadhimit të identitetit, si komb unik dhe i pandashëm.





