Kreu Blog Faqe 531

Viktima LDK amniston përsekutoren e saj PDK!?!

0
Nga: Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
Bllokada e Kuvendit është më shumë se sa shaka, është një krim ndaj institucioneve dhe popullit – njëherësh. Fajësia bie, kryesisht, mbi opozitën, e cila nuk voton fare, duke mos përmbushur detyrën, si deputetë të popullit. Mos votimi pro ose kundër, madje as abstenim, ka për qëllim ruajtjen e statusquosë, për dy muaj radhazi!
     Fundja, nga subjektet politike të koalicionuara në PAN, nuk pritet asgjë e mirë. Sepse me përgjakjen e Kosovës, përkatësisht, vrasjen e kuadrove ushtarakë të FARK-ut dhe të LDK-së, morën pushtetin përgjakshëm! Por, habitë LDK-ja, e cila, edhe pse viktimë, i është ngjitur si -vëllezërit siamezë- dhe nuk i shqitet përsekutores të saj PDK, që heshtë, duke e cytur LDK-në në propozime hiç logjike, për të mos thënë, të marrëzishme!
     Propozimi i parë, qeveri nacionale gjithëpërfshirëse, pra të gjithë në pushtet, pa opozitë fare; se dyti, qeveri LDK-PDK, një provokimi i rëndë për elektoratin e LDK-së; qeveri uniteti me kriminelë e hajna! Për të vazhduar edhe me tri propozime tjera, si përligjje të “Rrugës së Re!”
     Ndërsa PAN-i, herë pas here, i referohet propozimit të Ramushit: “Qeveri e opozitës, me Listën Serbe, pa LVV fituese!” Por, sa do ta pranojë populli i Kosovës pushtetin e grabitur nga humbësit, rrënues të Kosovës?!
     Barazimi në fajësi kolektive, për të gjithë deputetët, është i padrejtë. Opozita me “xhevahiret” e saj e kishte parandjerë humbjen. Andaj, planifikuan bllokadën pas zgjedhore. Dhe, kjo penalizon opozitën, si sabotuese të funksionimit demokratik të shtetit, me bojkotimin e Kuvendit. Sepse pretendimi ngulmues, për t`u kthyer në pushtet, qoftë edhe me bojkot, me bllokim të zgjedhjes të institucioneve kuvendore, flet qartë se “topi” është në anën e opozitës dhe refuzimi i Albulenës është shkas, ndërsa qëllimi është largimi i Kurtit dhe i partisë së tij nga pushteti.
     Realisht, LVV, në rastin konkret, mbron parimin, se rrënuesit e shtetit, me shembjen e sistemit të drejtësisë, të ekonomisë, të arsimit, shëndetësisë dhe gjithçka tjetër, nuk duhet lejuar rikthimin në pushtet. Gjithnjë aktuale porosia e Presidentit Rugova: “Hashimi nuk duhet lejuar të ngritët në pozitë, sepse është i rrezikshëm për Kosovën!” Dhe, vërtet, në gjallje të tij, Rugova e mbajti larg pushtetit, sepse e dinte shantazhimin me dosje penalizuese dhe rekrutimin agjent të Hashimit.
     Opozita e organizuar, me lukuninë e anal-banalistëve, si në -kor bretkosash-, ditë e natë, vazhdojnë agjitimin se, kinse, pozita ka bllokuar Kuvendin, duke mos ndërruar emrin e kandidates Albulenë Haxhiu! Realisht, është opozita e cila ka shkelur Kushtetutën, me dy veprime antikushtetuese:
     1) Krijimin e koalicionit pas zgjedhor, të cilin e përjashton Kushtetuta, duke e lënë të ligjshëm vetëm koalicionin parazgjedhor të subjekteve politike. Koalicioni: PDK-LDK-AAK-LISTA SERBE, i shprehur me akronimin PLAS, pavarësisht se nuk është proklamuar, praktikisht, ata po e zbatojnë, me bllokadën grupore, kolektive të mos votimit. Çuditërisht, LVV po e heshtë këtë fakt, në vend që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
     2) Bojkoti i mos zbatimit të votimit të fshehtë, madje as të hapur, është shkelje flagrante që opozita i bënë Kushtetutës. Njëri nga të privilegjuarit, për të folur në emër të Institutit Demokratik, Eugen Cakolli, falsifikon se votimi i hapur është rregulli, i fshehti është përjashtim”. Vërtet, është e kundërta. Por, Shoqëria Civile, ashtu si mediat, kanë qenë dhe mbeten klientelë e PAN-it. Cakolli bënë mjegullnajë: “Deputetët nuk janë zgjedhur për të fshehur votat e tyre!” Ndërkohë që janë bërë deputetë, pikërisht, me votat e fshehta!
     Ministri i Financave dhe i Transfereve, Hekuran Murati, nuk zhurmon, por analizon me maturi klasike dhe vepron. Ai, me interpretimin kushtetutar, “sipas aktgjykimit të Kushtetutës të vitit 2014, paragrafi 124, mundësohet që votimi të jetë i hapur, i fshehtë apo çfarëdo forme, në mënyrë që të konstituohet Kuvendi, qëllimi është konstituuimi, jo bllokimi”. Në të njëjtën linjë është edhe Presidentja Vjosë, edhe pse ruan paanësinë partiake. Ajo këshillon për përgjegjësinë që kanë deputetët për zhbllokimin, sepse është në interes të popullit, të vendit.
     Akuzat e ministrit Murati, për bllokimin e Kuvendit nga opozita, nuk janë aspak politike, por janë fajësi faktike. Realisht, ai ka arsye për alarm institucional. Sepse opozita e koracuar në grup, kundër pozitës, në ethe për ta marrë pushtetin e pamerituar në tavolinë, bllokon me mos pjesëmarrje në votim. Dhe, kështu nuk kryen obligimin kushtetues. Për bojkotin e opozitës dhe shkeljen e Kushtetutës ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
     Për keqardhje, edhe LDK-ja me propozimet e pa autorizuara nga strukturat e saj dhe anëtarësia, vazhdon të bëjë propozime hiç racionale! Nuk qëndron as ajo, që dikush nga Kryesia thotë se “elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me LVV”. Përkundrazi, elektorati rugovistë, që nga Kosova e deri në Amerikë dhe Australinë e largët, kërkojnë, pikërisht, koalicionin LVV-LDK, sepse janë të vetmet parti parlamentare të pa kriminalizuara në Kosovën tonë hyjnore.
     Edhe kërkesa e opozitës PAN-iste, së fundi, edhe LDK-ja se “e kanë bërë betimin si deputetë e njëkohësisht po e ushtrojnë edhe rolin e ekzekutivit”, është akuzë bajate, që nuk ia vlen të komentohet! Sepse, deri me kompozimin e qeverisë së re, qeveria e vjetër është në detyrë. Megjithatë, dikush është i etur për anarki! Andaj, edhe zhurmohet pa doganë fare!

Koha për një gjykatë kushtetuese kombëtare për katastrofën në kohën e demokracisë

0
KA ARDHUR KOHA QË TË KRIJOHET GJYKATA KUSHTETUESE KOMBËTARE PËR TË ANALIZUAR SHKAQEVE TË KATASTOFËS SHQIPTARE NË VITET E DEMOKRACISË
___
Reaksioni Shqiptar krijoi institutin e studimit të krimeve të Komunizmit! Është koha, që Shqipëria – të gjithë shqiptarët pa dallime politkike e fetare- të krijojnë GJYKATËN KUSHTETUSE për analizën e shkaqeve të katastrofës shqiptare në vitet e demokracisë!
E para: Duhet të studjojmë shkaqet, që i e çuan reaksioni Shqiptar me Sali Berishën në krye, që të bashkëpunojnë edhe me Milloshjeviçin e nën urdhërat e pagesën e tij – të shkatërronin vendin! Sa ishte dëmi politikë dhe ekonomik nga ky shkatërrim katastrofik kombëtar 40 vjeçar?!
E dyta: Përse u bë shkatërrimi i mbrojtjes dhe u shitën armët mbrojtjes së Shqipërisë- aeroplanët, tanket, topat e katërat Siluruese? Kush e shkatërroi mbrojtjen dhe përse e shkaktërroi?! Kush ësht fajtori, që e la Shqipërinë dhe Kosovën pa mbrojtje? A ishte kjo veprimtari armiqësore, që i shërbeu armiqëve të Shqipërisë?
E treta: Kush i futi Shqiptarët në Luftë civile dhe dëboi gjysmën e Shqiptarëve jashtë vendit? Po të kemi parasyshë se në vitin 1913 u coptuam se kishim kaluar në pakicë dhe, nuk kishim njerëz të mbroheshim- dëbimi i gjysmës së shqiptarëve jashtë territorit Shqiptar përbën tradhëti kombëtare! Po të kemi parasyshë se diktatura e mori Shqipërinë e varfër me 870 000 njerës dhe e katërfishoi- dëbimi i shqiptarëve është bërë me qëllime të paramenduara politike, që ju kanë shërbyer vetëm armiqëve tanë. Të mos harrojmë. Po të kishim ecur me ritmet e diktaturës në rritjen e popullsisë sot do të ishim shumicë në popullsi në ballkan!
E katërta: Cili ka qenë roli , që ka luajtur Shjqipëria ndaj luftës së Kosovës dhe pavarësisë së saj?!
E pesta: Sa janë viktimat e diktaturës dhe të demokracisë? Gjykata Kushtetuse duhet të analizojë një për një të gjitha viktimat dhe jo viktimat e diktaturës dhe të demokracisë dhe, ti jepet fajësia FAJTORËVE dhe- dhe pafajësia viktimave ! Kjo gjykatë duhet të rivlerësoi edhe qndrimin e forcave politike ndaj luftës nac-çlirimtare, e cila ishte pjesë e lufës antifashiste ndërkombëtare!
E gjashta: Qëllimi i krijimi i kësaj GJYKATE KUSHTETUSE ka qëllim pajtimin kombëtar- duke i dhënë sejcilit atë, që meriton për të mirë apo për të keq!
E shtata: Gjykata Kushtetuese Kombëtare të vendosi mbrojtjen me ligj të dëshmorëve të luftës nac-çlirimtare dhe, të figurave kombëtare, që kjo GJYKATË DO T’I VLERSOJË SI TË TILLA!

A kishte të drejtë që na fyente Vlladan Gjorgjeviq…?

1

Vladan Đorđević (Владан Ђорђевић).

Prime Minister of Serbia
In office
11 October 1897 – 12 July 1900
Monarch Alexander I
Preceded by Đorđe Simić
Succeeded by Aleksa Jovanović
Personal details
Born 21 November 1844
Belgrade, Principality of Serbia
Died 31 August 1930 (aged 85)
Baden bei Wien, Austria
Political party Serbian Progressive Party
Signature

Jusuf Buxhovi, historian e shkrimtar, Prishtinë

Përseritje me shkas , VLADAN GJORGJEVIQI KISHTE TË DREJTË, APO JO?…
-Vladan Gjorgjeviqi, kryeministër i Serbisë, në vitin 1913, në kohën kur Konferenca e Ambasadorëve kishte në tryezën e bisedimeve njohjen e një Shqipërie të cunguar, me librin “Arnauti i velike sile” (Shqiptarët dhe fuqitë mëdha)”, opinionit politik dhe diplomatik europian, pos tjerash, ia tërhoqi vërejtjen të dy çështje:
a) se shqiptarët nuk meritonin shtet, meqë, sipas tij, u mungonte vetëdija për shtetin dhe, poashtu
b) një shtet eventual shqiptar në Ballkan, do të paraqiste rrezik permanent për qytetërimin evropian, ngaqë kulturalisht “armautashët” paraqesin mbetje të fundamentalizmit islamik!
Memorandumi i Vasa Çubrilloviqit i vitit 1937, ai i vitit 1944 si dhe i fundit i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë në vitin 1986, platformën për t’i qëruar hesapet me shqiptarët përmes etnocideve, kulturocideve e deri te gjenocidet përmes veprimeve luftarake, e patën tek libri i Vladan Gjorgjegjeviqt. Milosheviqi, po ashtu, u mbështet te logjika e luftës, si mjet për pastrimin etnik të Kosovës, që u vu në veprim edhe gjatë bombardimeve ajrore të NATO-s ndaj forcave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, me ç’rast, nga Kosova u dëbuan rreth 90 përqind të popullatës. Falë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s si dhe çlirimit të saj nga pushtuesi serb, popullata e Kosovës brenda muajit u kthye prej nga ishte dëbuar.
Libri i Vladan Gjorgjeviqit dhe ato që ai asokohe ua paraqiti evropianëve “për rrezikun arnautësh”, sigurisht se do të mbetej një anakronizëm nga arsenali propagandues serb nga “Naçertanja” e Garashaninit (1844) e deri te koha jonë, po qe se klasa politike Kosovës, nga çlirimi nga Serbia në qershor të vitit 1999 si dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, do të sillej në atë mënyrë që shteti i Kosovës, si e arritura më e madhe e shqiptarizmit në këtë shekull, të ndërtohej në përputhje me sakrificën e madhe të brezave që dhanë dhe flijuan për të gjatë për afër një shekulli përpjekje për çlirim dhe shtet të pavarur. Koha e protektoratit ndërkombëtar dhe 17 vjet pavarësi, treguan se ideali i çlirimit, lirisë dhe pavarësisë si dhe gjaku i derdhur i atyre që iu bashkuan rezistencës së armatosur të drejtuar nga UÇK-ja, të shumtën, u shfrytëzua që pushteti politik të merret më i rëndësishëm se interesi i shtetit!
Lufta e pist për pushtet në dëm të shtetit, siç po ndodh në Parlamentin e Kosovës me farsën e zgjedhjes së Kryetarit, siç e quajti me ironi një publicist i yni “Beteja e dytë e Albulenës – kundër parlamentit të Kosovës”, (duke iu referuar të parës që e zhvilloi Skënderbeu kundër pushtimeve osmane), sot është kthyer në një atentat të hapur kundër shtetit të Kosovës nga ata që morën mandatin e deputetëve nga qytetarët.
Pa hy në farsën e cirkut që çdo 48 orë shfaqet në Parlamentin e Kosovës dhe akterëve të përfshirë në të në rolin e palaçove ndër më të neveritshmit;
Pa hyrë në skenarin e njëjtë të pozitës dhe të opozite që t’i ikin përgjegjësisë politike rreth zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara ndërkombëtarisht të vlefshme për asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive deri te autonomia lokale, në rrethanat e udhëkryqeve të mëdha gjeopolitike pas ardhjes në pushtet të presidentit Tramp, pa qarë kokën se me këtë veprim të strucit Kosovën dhe problematikën saj nga subjekti rajonal, siç ishim deri para pak kohësh, e kthejnë në objekt kusuritjesh;
Pa hyrë te heshtja e elitës akademike dhe intelektuale ndaj kësaj sjellje antishtet e politikës së tanishme pa dallim (pozitë-opozitë), heshtje kjo që mund të shpejgohet me vasalitetin prej kohësh të saj ndaj të gjitha garniturave politike në pushtet në mënyrë që të mbrohet impotenca shkencore dhe titujt hibridë;
Pa hy te roli i mediave, që me zhurmë, hallakamë nëpër studio televizive t’u jepet alibi padronëve të tyre nga grupet politike dhe ato kriminale që kanë kapur shtetin prej kohësh;
Pa hy te OJQ-të e shumta që nuk marrin përsipër kurrëfarë nismash qytetare për ndonjë protestë qytetare me të cilën klasës së tanishme politike (pozitë-opozitë) t’u bëhet me dije se kanë tradhtuar besimin e tyre, e mbi të gjitha, që shtetin e Kosovës, nga një vend me aleatë të fuqishëm perëndimorë, që i ndihmuan të çlirohet dhe të shpallët i pavarur, sot e kanë kthyer kundër tyre saqë t’i vihen edhe saknksione;
Pra, pa hy edhe në shumë e shumë çështje të tjera, megjithatë, mund të thuhet se me këtë sjellje, klasa politike e Kosovës (pozita – që e ka përgjegjësinë e votës së shumicës së qytetarëve dhe e opozita, që ka për detyrë ta pengojë keqpërdorimin e parlamentarizmit nga shumica), po i japin të drejtë në dy çështje Vladan Gjirgjeviqit:
-rreth paaftësisë për ta pasë dhe drejtuar shtetin dhe,
-rreth asaj se hipoteka “e mbetjes së rrezikshme islamike”, jo vetëm që nuk po heqet, por po konfirmohet gjithnjë e me tepër me sjelljet kundër shtetit laik, ku islami politik gjithnjë e më shumë po ia rrënon themelet në shtyllat kryesore: arsim, kulturë dhe insitucionet e sigurisë (të policisë dhe FSK-së).
Me këtë rast duhet të thuhet se me veprimet e tanishme, klasa politike (pozitë dhe opozitë), aleatëve që e kanë krijua shtetin e Kosovës po ua bëjnë me dije se çlirimi i Kosovës, jo rastësisht, nuk u përkthye në liri dhese, as parlamentarizmi, jo rastësisht, nuk u kthye në demokraci!
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti që thotë "Foto: FotO:DritonPaçarada 0: Driton Paçarada K KOHA KOHA.net net Seanca nuk zgjati as 3 minuta. 33 herë deputetet nuk konstituuan legjislaturën e nëntë. E per një muaj, pagat e deputetëvei kushtojnë shtetit afro 200 mijë euro."

Për të vetquajturit “analistë” nga emisioni “Debat Plus”

0
Autor: Lirim Gashi
___
NGRENËSIT E MUTIT TË ALBIN KURTIT, NGA EMISIONI “DEBAT PLUS”
___
Të vetëquajturit analistë të emisionit “Debat Plus” tërë kohën po kërkojnë qime me mikroskop në vezët e Albin Kurtit.
Këtë po e bëjnë disa burra – për të mos thënë disa “burra-pidha” – që nuk kanë asgjë burrërore mes këmbëve dhe që janë aq të humbur në kohë dhe hapësirë, saqë duhet të ndihen me fat nëse Kurti i lejon t’ia thithin penisin dhe ta përdorin si busull për t’u orientuar.
Le t’ua kurojë Kurti gjenet e kalbura, lulet në dritare dhe gjithë njerëzit që u figurojnë në regjistrin familjar – nga A deri në Zh.
E veçanërisht tezakut tim, Visar Ymerit.
Ata po kërkojnë me mikroskop qime në vezët e Kurtit….
Këtë po e bëjnë disa burra – ose më saktë, disa burreca pa burrëri – që janë nisur në një “ekspeditë shkencore”.
Po i inspektojnë vezët e Kurtit me mikroskop, sikur aty të fshihej ndonjë sekret shtetëror ose rrënja e ndonjë afere të trilluar.
Këtë e bëjnë ata që nuk kanë vezë mes këmbëve, por që kanë obsesion të përhershëm për t’ia numëruar çdo qime Albin Kurtit.
Janë humbësit e përjetshëm, pa formë dhe pa përmbajtje, që burrërinë e kanë zëvendësuar me zili dhe karakterin – me urrejtje patologjike ndaj suksesit të Albinit.
Në vend që t’i thonë: “Faleminderit, Albin, që na ke lejuar të hamë mut pa kontroll ”, ata zgjohen çdo mëngjes për të lehur si qen të lagur – fillimisht në “Debat Plus” e më pas përpara Kuvendit të Kosovës, me shpresën se ndokush do t’ua hedhë ndonjë kockë për ta kafshuar.
Po Kurti?
Kurti veç buzëqesh… dhe ndoshta në ndonjë çast dhembshurie i lejon t’ia thithin penisin – por kurrë burrërinë. Sepse burrëria nuk trashëgohet. Atè e ke – ose s’e ke. Dhe ata… nuk e kanë.
Sikur të ekzistonte një drejtësi hyjnore për idiotësinë njerëzore, Kurti do të kishte të drejtë jo vetëm t’ua numëronte mëkatet, por edhe t’ua analizonte gjenet, t’ua ujiste lulet në dritare, t’ua freskonte trurin në ballkon dhe t’ua rregullonte regjistrin familjar – nga A deri në Zh.
E veçanërisht Visar Ymerit – të cilit, nga e gjithë filozofia që dikur ia përvëlonte kraharorin, sot i ka mbetur vetëm një fjali e mjerë:
“Mjeri unë, ç’i bëra vetes?”

Historia e Fan Nolit dhe Esat Pashës nuk është thjesht një kapitull i mbyllur, eshtë pasqyrë për sot

1
NGA NOLI DERI TE SOT KUR MBROHET OSE SHITET ATDHEU
Në vitin 1919/1920, dy shqiptarë udhëtuan në Paris për të ndikuar në fatin e vendit të tyre në Konferencën e Paqes. Të dy përfaqësuan dy vizione të kundërta, një Shqipëri te shqiptarëve dhe një Shqipëri si mjet pazari për interesa personale. Ata ishin Fan S. Noli dhe Esat Pashë Toptani.
Fan Noli, prift, intelektual dhe patriot, udhëtoi drejt Parisit me nje mision të qartë, te mbrojë tërësinë territoriale të Shqipërisë dhe të parandalojë ndarjen e mëtejshme te saj midis fqinjëve. Në Konferencën e Paqes, Noli foli me argumente diplomatike dhe me dinjitet, edhe pse Shqipëria ishte e pafuqishme dhe pa perfaqësim zyrtar shtetëror. Ai ishte ndër të paktët që ngriti zërin kundër copëtimit të mëtejshëm të trojeve shqiptare, përfshirë Kosovën dhe Çamërinë.
Ndërkohë, Esat Pashë Toptani kishte shkuar në Paris jo për të mbrojtur interesin shqiptar, por për të shitur territore vetem për te mbrojtur pushtetin e tij. Ai kishte lidhje të dokumentuara me Serbinë dhe Malin e Zi, të cilëve u kishte premtuar pjesë të Shqipërisë, përfshirë Shkodrën dhe Kosovën. Tërė këte në këmbim të mbështetjes për tu shpallur “Mbret i Shqipërisë”. Esat Pasha është simboli i politikës shqiptare që shkon jashtë vendit për të tradhtuar brenda. Ai ofroi territore si mall këmbimi, një logjikë që e ndoqen më vonë edhe të tjerë, deri te skenarët modernë të ndarjes së Kosovës. Esat Pasha u vra në Paris nga Avni Rrustemi, një patriot, mësues dhe veprimtar politik. Me aktin e tij, Avni Rrustemi nuk vrau vetëm një individ, por ndërpreu një rrjet politik që kërcënonte ekzistencën e kombit dhe me kétë akt ai ndryshoj rrjedhën e historisë.
Reflektim për sot dhe pyetja, a jemi sërish „në Paris“?
Një shekull më vonë, retorikat për ndarjen e Kosovës, shkembimin e territoreve dhe “korrigjimin e kufijve” jane kthyer në skenë. Politikanë të caktuar në Kosovë – në emër të “paqes” apo “marrëveshjeve historike” kanë treguar gatishmëri për të dhënë pjesë të veriut, duke e shitur këtë ne opinion si domosdoshmeri kohe. Por historia na mëson, kur politika e ul kufirin në tavolinë, dikush tjetër përfiton. Ashtu si në Parisin e vitit 1919/1920 ku Shqipëria u përfaqësua nga dy zëra: njëri me nder, tjetri me pazare, edhe sot ndodhemi në një moment ku ruajtja e integritetit të Kosovës nuk është vetëm çështje territoriale, por domosdoshmėri kombëtare dhe barrë jo vetëm e klasës politike, por edhe e intelektualéve, mediave dhe fundja e tė gjithë shqiptarëve.
Kosova u çlirua me gjak, prandaj nuk është tokë që te jepet si kompromis historik. Kosova éshtë një plagë shekullore që më në fund u mbyll në vitin 2008 me shpalljen e pavarësisë. Të flasësh sot për ndarje është të shkelësh mbi gjakun e dëshmorëve dhe mbi vizionin e atyre që si Noli luftuan për një Shqipëri e Kosovë të bashkuar shpirtërisht. Historia e Fan Nolit dhe Esat Pashës nuk është thjesht një kapitull i mbyllur, eshtë pasqyrë për sot. Kombi ka nevojë për vizione si të Nolit, jo për kalkulime si të Esat Pashës. Sot nuk është më Paris 1919/1920 por rreziku i ndarjes së Kosovës është real. E nëse s’kemi kujdes, historia nuk do t’na falë, jo për gabimet e armiqve, por per heshtjen tonë.
Qershor 2025
Fan Stilian Noli
Esat Pashë Toptani

Zotëri,  Nihad Canoviq : Të drejtat tona nuk janë lëmoshë – janë detyrim

0
Nga Kaltrina Hoti, Plavë 

Nuk e di çfarë po pret ende për të zbatuar detyrimin tënd ligjor ndaj kërkesës sonë . Tani që je kthyer nga Qaba ndoshta do të kesh më shumë logjikë dhe respekt për pakicat shqiptare 

Ju lus me respekt te madhe  të ndërmarrësh veprimet e tua.

Heshtje dhe Barrë Falënderimi

Shpesh pakicat ndihen të detyruara të jenë “mirënjohëse” vetëm që ekzistojnë. U thuhet se të kërkosh më shumë — barazi, jo privilegj — është tepër.

Por nuk është tepër të kërkosh:

• Tekste shkollore që pasqyrojnë gjuhën dhe historinë tënde.

• Punësim të drejtë dhe përfaqësim real në institucionet publike.

• Të jesh pjesë e identitetit kombëtar, jo vetëm në periferi të tij.

Shqiptarët në Mal të Zi nuk duhet të frikësohen të flasin. Këto nuk janë favore — janë të drejta, dhe është koha që ato të zbatohen me dinjitet.

Të Drejtat Ekzistojnë — Po Zbatimi?

Ligji u garanton shqiptarëve të drejta të shumta: përdorimi i gjuhës në arsim dhe administratë, përfaqësim politik, shprehje kulturore dhe qasje në media. Ka pesë vende të rezervuara në Kuvend, komuna ku shqipja është gjuhë zyrtare, dhe këshilla kombëtare për të mbrojtur interesat e komunitetit.

Por në realitet, kur viziton zonat e banuara me shqiptarë ose flet me të rinjtë, shpesh ndjen një atmosferë zhgënjimi, nënvlerësimi dhe heshtje të detyruar.

• A dëgjohen vërtet zërat shqiptarë në politikat kombëtare?

• A është përfaqësimi politik real, apo vetëm simbolik?

• A kanë shkollat në gjuhën shqipe të njëjtat mundësi dhe financime si të tjerat?

• Pse ka ende mungesë të punësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore?

Thirrje për Dinjitet dhe Vetëdije

Për shqiptarët në Mal të Zi qe jetoni ne Plavë

Ju nuk jeni të huaj. Nuk jeni mysafirë.

Ju jeni në shtëpi.

Keni çdo të drejtë — ligjore, morale dhe historike — të kërkoni që gjuha, kultura, prania dhe dinjiteti juaj të mos tolerohen thjesht, por të respektohen dhe të çmohen.

Kjo nuk ka të bëjë me ndarje. Nuk ka të bëjë me konflikt. Ka të bëjë me përkatësi — përkatësi të plotë, të barabartë dhe të pakushtëzuar në tokën tuaj.

Krishterimi dhe islami nuk mund të bashkohen, dhe as që duhet ta provojmë

0

Besimtarët lidhin një lopë për t’a sakrifikuar gjatë festës muslimane të Eid al-Adha (Bajramit) në Dhaka, Bangladeshi, të shtunën, 7 qershor 2025. (AP Foto/Mahmud Hossain Opu)

/ Document.no

Krishterimi dhe Islami shpesh shfaqen në publik si motra – dy besime monoteiste me rrënjë të përbashkëta në traditën e ashtuquajtur abrahamike.

Por pas kësaj ngjashmërie të sipërfaqshme fshihen dallime të thella strukturore, jo vetëm në teologji dhe etikë, por në tërë kuptimin e Zotit, njeriut, shoqërisë dhe ligjit. Kjo analizë bazohet në tekstet normative thelbësore: Dhiata e Re për krishterimin dhe trilogjinë e islamit – Kurani, sira dhe hadith – dhe shqyrton se si premisat e tyre themelore formojnë dy projekte civilizuese radikalisht të ndryshme. Imazhi i Zotit: Zoti i dashurisë vs. Zoti i pushtuesit.

Zoti i Testamentit të Ri është një Zot relacionale dhe personale që takon njeriun me dashuri dhe ndjeshmëri. Në qendër është inkarnacioni – që Zoti u bë njeri në Jezu Krisht. Ky imazh i Zotit përcaktohet nga sakrifica, hir dhe dashuri të pakushtëzuar (1 Gjoni 4:8: “Zoti është dashuri”). Zoti e kërkon njeriun në dobësinë e tij dhe lejon që të kryqizohet për shpëtimin e tij. Fuqia ri-definohet përmes përulësisë.Zoti i Kuranit, Allahu, nga ana e tij është një krijues i largët, të paparashikueshëm dhe sovran që nuk mund të krahasohet me asgjë të krijuar (sura 42:11).

Ai nuk e do mëkatarin – ai e drejton dhe e mashtron sipas vullnetit të tij. Marrëdhënia më qendrore midis njeriut dhe Zotit është nënshtrimi: islami do të thotë pikërisht “nënshtrim”. Ndërsa krishterimi thotë: “Dhuaj armiqve të tu”, Kuran thotë: “Luftoni të pabesët” (sura 9:29). Zoti i krishterë ofron veten për armiqtë e tij. Allahi e urdhëron luftën kundër tyre.

Modeli normativ: Krishti apo Muhamedi?

Në krishterim, Jezusi është ideali normativ. Ai bekon të varfrit, fal armikun e tij, lejon që të poshtërohet dhe të kryqëzohet – dhe shpall faljen. Mbretëria e tij “nuk është nga kjo botë” (Gjon 18:36). Ideali etik kristian është rregulli i artë, drejtësia përmes hirit, dhe vetëflijimi.

Në islam, Muhamedi është njeriu normativ – “shembulli më i bukur” (sura 33:21). Jeta e tij përbën modelin për besimin dhe praktikën: jo vetëm në lutje dhe agjërim, por gjithashtu në luftë, ndëshkim, përdorim të pushtetit dhe dominim mbi gratë. Sipas sira dhe hadith, ai jetoi si luftëtar, zotëri skllavësh, sundimtar, gjygjtare dhe pushtues. Rreth 67% e sira i referohen luftës së tij të armatosur për zgjerimin e islamit. Sunna (praktek e profetit) definon moralitetin. Të jesh një musliman i mirë do të thotë të imitosh Muhamedin – pa marrë parasysh nëse veprimet përfshijnë prerjen e kokave, përdhunimin, rrahjen ose poligaminë.

Shkrimi dhe shpallja: Bibla dhe evangjeli vs. trilogjia

Testamenti i ri përbëhet kryesisht nga tregimet e evangjelveve për jetën dhe ensenjtë e Jezusit, dhe nga letërsia e letrave që reflekton mbi besimin, komunitetin dhe hirin.

Teksti është shkruar në një gjuhë historike dhe njerëzore, dhe jep mundësi për interpretim, metaforë dhe reflektim. Kjo kërkon përgjegjësinë e ndërgjegjes, jo bindje të verbër.

Doktrina e islamit është e ndarë në tre: Kurani (14% e materialit), sira (biografia profetike), dhe hadith (traditat). Këto burime përbëjnë një kod normativ të njëkuptimtë: fe, ligj, politikë dhe teori lufte në një. Kurani nuk është narrativ, por autoritar: është një grumbull ligjesh dhe urdhërash, pa një kronologji të përgjithshme. Sira dhe hadith plotësojnë këtë me praktikë konkrete. Ndërsa evangjeli është një thirrje për transformim, trilogjia e islamit është një urdhër për imitim.

Pamja mbi njeriun: Arkat dhe dashuria vs. plotësimi dhe nënshtrimi

Krishterimi e kupton njeriun si të krijuar në imazhin e Zotit dhe të prekur nga mëkati. Zgjidhja nuk është ligji, por hiri: “Sepse me hir jeni shpëtuar, përmes besimit” (Ef 2:8). Dinjiteti i njeriut qëndron në faktin se Zoti e do atë, edhe në dobësitë e tij.

Në islam, njeriu është fillimisht i lindur pa mëkat, por duhet t’i nënshtrohet vullnetit të Zotit përmes sharia-s. Besimi vetëm nuk është mjaft; duhet të ndiqen të gjitha rregullat. Besimi matet në përmbushje, jo në dashuri. Braktisja e islamit është një krim dhe sipas sharia-s ndiqet me vdekje. Njeriu nuk është fëmija i Zotit, por skllavi i Zotit (ʿabd).

Shoqëria dhe e drejta: I ndarë apo i bashkuar?

Krishterimi operon me një ndarje midis pushtetit shpirtëror dhe atij përkatës, – kishës dhe shtetit. “Jepini cesarëve atë që u takon atyre, dhe Zoti atë që i takon Zotit” (Mateu 22:21). Etika e krishterimit është personale dhe e bazuar në ndërgjegje, jo e imponuar nga shteti.

Në islam, nuk ekziston një ndarje të tillë. Sharia rregullon të gjithë jetën – jo vetëm lutjet dhe agjërimin, por gjithashtu pronën, trashëgiminë, martesën, administratën e drejtësisë dhe politikën. Pushteti i shtetit duhet të shërbejë islamit, dhe nuk ka një rend laik të ligjshëm në doktrinën klasike islame. Një shtet islam është një teokraci me sharian si ligji më i lartë.

Lufta dhe Paqja: Vuajtjet e Martirit & Shpata e Martirit

Në krishterim, martir është ai që vuan dhe vdes në besnikëri ndaj ungjillit – jo ai që vret. Apostulli Pal shkruan: “Mos u mposhtni nga e keqja, por mposhtni të keqen me të mirën” (Romakëve 12:21).

Në Islam, martir (shahid) është ai që vdes në xhihad – në luftën për të përhapur Islamin. Vrasja dhe vdekja për Allahun premton parajsë (Surja 9:111). Sipas hadithit, ka qindra thënie që lavdërojnë luftën kundër kafirëve. Mbështetja e xhihadit – financiarisht ose fizikisht – është një detyrë fetare. Xhihadi nuk është një luftë e brendshme, por në formën e saj kryesore luftë e armatosur.

Pikëpamje ndaj të drejtave të grave dhe barazia: Barazia apo e drejta në pronësi?

Krishterimi mëson se burri dhe gruaja janë një në Krisht (Gal 3:28). Martesa është një marrëdhënie e ndërsjellë e besëlidhjes, dhe burri është thirrur të dojë gruan e tij ashtu si Krishti e do kishën – me sakrificë. Në islam, burri është i epërm ndaj gruas në status dhe të drejta. Gruaja mund të goditet (sura 4:34), ka gjysmë vlere dëshmie, dhe trashëgon gjysmën e asaj që merr një burrë. Poligamia është e lejuar, dhe bindja seksuale është një detyrë. Sharia lejon skllavërinë seksuale dhe martesat me fëmijë, dhe Muhamedi vetë u martua me Aishën kur ajo ishte gjashtë vjeçare.

Dy imazhe të papajtueshme të realitetit

Krishterimi dhe islami nuk janë thjesht fe të ndryshme – ato janë sisteme të ndryshme civilizuese.

Ndërsa krishterimi bazohet në liri, hir dhe ndërgjegje, islami mbështetet në nënshtrim, ligj dhe bindje. Ndërsa Jezu Krishti vuan dhe vdes për armiqtë e tij, Muhamedi triumfon duke i nënshtruar dhe eliminuar ata.

Përpjekjet për të barazuar këto dy tradita, qoftë përmes dialogut ndërfetar apo ideologjisë multikulturore, fshehin një të vërtetë të pakëndshme: ato nuk janë të njëjta, dhe nuk mund të bashkohen. Njëra e ka çliruar individin nga tirania e ligjit. Tjetra e ka bërë ligjin vetë qenien e Zotit. Një bisedë e sinqertë mbi islamin duhet të fillojë me parimin e krishterë: E vërteta do t’ju bëjë të lirë (Gjoni 8:32), madje kur e vërteta është e pakëndshme.

Shën Ahmedi, të cilit osmanët ia prenë koken me 3 maj 1682 sepse u këthy në kristjan orthodoks

0

SHËN AHMEDI – NJË SHENJTOR OSMAN

Shën Ahmedi ishte besimtar mysliman me origjinë nga Kostandinopoja. Ngaqë kishte shkrim të bukur, punonte kopjues në sekretariatin e sulltanit.
Në shtëpinë e tij ai kishte dy skllave ortodokse nga Rusia. Njëra ishte e re, ndërsa tjetra e moshuar. Kjo e fundit kishte zakon të shkonte në kishë në ditë festash dhe sillte për vajzën e re meshë dhe ujë të bekuar.
Një ditë, Ahmedi, duke vënë rè erën e freskët që rrezatonte fytyra e gruas së rè, filloi ta pyesë. Kjo e fundit, pas pyetjesh të vazhdueshme, i tha se kishte ngrënë bukë të shenjtëruar nga kisha. Ahmedi papritur u ndie i mrekulluar. U vesh si i krishterë dhe shkoi drejt e në Katedrale për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore.


Në Hyrjen e Madhe, ai dalloi rrezet e një lloj drite të çuditshme të prekte kokën e gjithë të pranishmëve, përveç kokës së tij. Nga ai çast besoi te Jezu Krishti. Ditën tjetër u rrëfeu kolegëve të vet se gjëja më e mirë në botë ishte besimi i tij i ri. Për këtë Ahmedin e dënuan me burg. E lanë pa ujë e ushqim gjashtë ditë. Gjykatësit i tha se agjërimi e kishte pastruar shpirtërisht dhe se Krishti i kishte zbuluar misteret e thella të besimit.
Me urdhër të vetë sulltanit, Ahmedit i prenë kokën. Ishte data 3 maj 1682. U pagëzua me vetë gjakun e tij. Kisha Ortodokse e konsideron shenjtor dhe feston kujtimin e Shën Ahmedit në 24 Dhjetor të çdo viti.

Marre nga https://www.pemptousia.gr/2014/12/ag-achmet-enas-othomanos-agios/

Pushtimi i padukshëm apo si Serbia e sundon Kosovën pa tanke, por me media e portale!

0

Lirim Gashi, Prizren 

Ka pushtime që ndodhin me tanke, flakë dhe gjak. Dhe ka pushtime më të rrezikshme: ato që ndodhin me tituj, me lajme të rreme, me analistë që duken si mendimtarë, por që janë thjesht mercenarë me laptop.
Sot, Serbia nuk ka nevojë të pushtojë Kosovën me ushtri – ajo ka fituar epërsinë në zemër të vetëdijes sonë kolektive përmes mediave, që janë bërë laboratorë të manipulimit të masave.
Sipas një analize të vitit 2023 nga Balkan Media Watch, mbi 80% e mediave në Kosovë financohen ose ndikohen nga struktura që i shërbejnë agjendave anti-shtetërore, shumë prej tyre me lidhje të tërthorta me qendra të fuqishme në Beograd, Riad, Ankara, Teheran dhe Moskë. Këto nuk janë teori konspirative – janë fakte të matshme.
Disa nga këto media janë të regjistruara si OJQ, disa si portale “independente”, por të gjitha kanë një detyrë dhe gjuhë të përbashkët: krijimin e neverisë ndaj shtetit të Kosovës dhe ndërtimin e një narrativi islamo-radikal për shoqërinë tonë në sytë e Perëndimit.
Një ditë e zakonshme në këto portale duket kështu: tituj si “Mashallah, artisti i njohur shkoi me gjithë familjen në Haxh”, të shoqëruar nga “lajme” për Iranin që “e ka zhdukur Izraelin nga harta e botës ”.
Këto nuk janë lajme. Këto janë bomba psikologjike. Nuk e dëmtojnë Izraelin, as Iranin. E dëmtojnë imazhin e Kosovës. E shndërrojnë një popull krenar, laik dhe perëndimor në një karikaturë të një “shteti të dështuar islamik”, që nuk përputhet me vlerat euroatlantike.
Filozofi italian Antonio Gramsci thoshte: “Fitorja më e madhe e pushtuesit është kur e pushton trurin e viktimës.”
Sot, Serbia ka arritur pikërisht këtë: përmes luftës hibride, përmes portaleve të paguara, përmes “gazetarëve” të kthyer në marioneta.
Dhe për fat të keq, këta pinjollë të interesave serbe s’janë anonimë.
Janë emra të njohur, që ndotin çdo debat publik me urrejtje dhe sabotim të shtetësisë. Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj, Adriatik Kelmendi, Milaim Zeka, Valon Syla etj…– të gjithë të rreshtuar në një kor që s’ka për qëllim informimin, por dezinformimin.
Dhe në krye të këtij korruptimi mediatik, qëndron trashëgimia toksike e figurave si Shkëlzen Maliqi, që edhe kur flet për filozofi, e përdor për të zbrazur urrejtje ndaj shtetit që kurrë nuk e ndjeu si të vetin.
Por mbase më e frikshme është kjo: shumica e qytetarëve nuk arrijnë ta dallojnë propagandën nga realiteti. Sepse kur një gënjeshtër përsëritet çdo ditë, ajo nis të tingëllojë si e vërtetë.
“Nëse do të shkatërrosh një popull, mos e godit me armë – thjesht helmoje me propagandë,” thoshte një analist i CIA-s në fillim të viteve ’90.
Sot, propagandën nuk e drejton vetëm Serbia. Rusia është frymëzuesja. Modeli është i njëjtë : Paraqitja e vendeve të vogla dhe pro-perëndimore si bastione të rrezikshme të radikalizmit fetar. Kjo strategji është zbatuar në Bosnje, më pas në Shqipëri dhe më ashpër në Kosovë.
Radikalizmi në Kosovë nuk është i lindur – është i importuar. Dhe importuesi kryesor është vetë Serbia, në bashkëpunim me agjencitë ruse. Qendra të shumta kërkimore ndërkombëtare si ISPI dhe ISD Global kanë raportuar për aktivitetet serbo-ruse në përhapjen e ideologjive ekstreme në Ballkan, pikërisht për t’i përdorur më pas si argument për ta izoluar Kosovën.
Po prokuroria dhe drejtësia jonë?
E kapur. E frikësuar.
Apo më keq: e shurdhët.
Ndaj burimet e vërteta të informacionit nuk shkojnë më tek prokurorët, por tek të zgjedhurit e besueshëm popullit në pushtet, që ende besojnë në Kosovën si projekt të shenjtë.
Kam në dorë një burim që ka detyruar Departamentin Amerikan të Shtetit dhe autoritete të BE-së të largojnë nga skena diplomatë të korruptuar si Gabriel Escobar, Richard Grenell dhe Miroslav Lajçak, duke ofruar prova konkrete për rolin e tyre destruktiv kundër interesave të Kosovës.
E vërteta është që asgjë nuk përfundon me marrëveshje në Bruksel apo me deklarata në Uashington. E ardhmja e Kosovës do të vendoset në vetëdijen e qytetarëve të saj. Dhe kjo vetëdije është sot nën rrethim.
Mos i besoni më lajmeve që e shesin Kosovën si katrahurë. Mos i duartrokisni më ata që e pinë gjakun e shtetit në emër të “lirisë së shprehjes”.
Sepse fjala, kur paguhet nga armiku, nuk është më fjalë. Është plumb.
Në fund të fundit, siç thoshte Hannah Arendt: “E keqja më e madhe ndodh atëherë kur njerëzit e zakonshëm nuk e kuptojnë se janë bërë pjesë e saj.” Dhe ne jemi pikërisht në atë pikë. Por ende ka kohë për t’u zgjuar.
***
THE INVISIBLE OCCUPATION: HOW SERBIA RULES KOSOVO WITHOUT TANKS, BUT THROUGH MEDIA AND PORTALS
Author: Lirim Gashi
There are occupations that happen with tanks, fire, and blood. And then there are far more dangerous occupations: those that happen through headlines, fake news, and analysts who appear to be thinkers but are merely mercenaries with laptops.
Today, Serbia has no need to invade Kosovo with an army—it has gained the upper hand in the heart of our collective consciousness through media, which have become laboratories for mass manipulation.
According to a 2023 analysis by Balkan Media Watch, over 80% of media outlets in Kosovo are financed or influenced by structures serving anti-state agendas—many of them with indirect ties to power centers in Belgrade, Riyadh, Ankara, Tehran, and Moscow. These are not conspiracy theories—they are measurable facts.
Some of these media outlets are registered as NGOs, some as “independent” portals, but they all share a common mission and language: to cultivate disgust toward the state of Kosovo and to build an Islamist-radical narrative of our society in the eyes of the West.
A typical day on these portals looks like this: headlines such as “Mashallah, the famous artist went to Hajj with his entire family,” accompanied by “news” about Iran “wiping Israel off the map.”
These are not news items. They are psychological bombs. They harm neither Israel nor Iran. They harm Kosovo’s image. They turn a proud, secular, and Western-oriented people into a caricature of a “failed Islamic state,” incompatible with Euro-Atlantic values.
The Italian philosopher Antonio Gramsci once said: “The greatest victory of the oppressor is when he conquers the mind of the victim.”
Today, Serbia has achieved exactly that: through hybrid warfare, through paid portals, through “journalists” turned into marionettes.
And unfortunately, these proxies of Serbian interests are not anonymous.
They are well-known names, polluting every public debate with hatred and sabotage of statehood—Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj, Adriatik Kelmendi, Milaim Zeka, Valon Syla, etc.—all aligned in a chorus that aims not to inform but to mislead.
And at the top of this media corruption stands the toxic legacy of figures like Shkëlzen Maliqi, who even when speaking of philosophy uses it to spill hatred toward a state he never truly considered his own.
But perhaps the most frightening part is this: the majority of citizens can no longer distinguish propaganda from reality. Because when a lie is repeated daily, it starts to sound like truth.
“If you want to destroy a people, don’t strike them with weapons—just poison them with propaganda,” said a CIA analyst in the early 1990s.
Today, propaganda isn’t orchestrated by Serbia alone. Russia is its mastermind. The model is the same: portray small, pro-Western countries as dangerous hotbeds of religious radicalism. This strategy was implemented in Bosnia, then in Albania, and more aggressively in Kosovo.
Radicalism in Kosovo is not homegrown—it is imported. And the main importer is Serbia itself, in collaboration with Russian agencies. Numerous international research centers such as ISPI and ISD Global have reported on Serbian-Russian activities in spreading extremist ideologies in the Balkans—precisely to later use them as arguments to isolate Kosovo.
And what about our prosecution and judiciary?
Captured. Intimidated.
Or worse: deaf.
Thus, true sources of information no longer reach prosecutors, but rather those trustworthy public officials who still believe in Kosovo as a sacred project.
I hold in my possession a source that has forced the U.S. State Department and EU authorities to remove corrupt diplomats like Gabriel Escobar, Richard Grenell, and Miroslav Lajčák from the scene, offering concrete evidence of their destructive roles against Kosovo’s interests.
The truth is that nothing ends with an agreement in Brussels or with declarations in Washington. The future of Kosovo will be decided in the consciousness of its citizens. And that consciousness is now under siege.
Stop believing the news that sells Kosovo as chaos. Stop applauding those who drain the blood of the state in the name of “freedom of speech.”
Because words, when paid for by the enemy, are no longer words. They are bullets.
After all, as Hannah Arendt said: “The greatest evil happens when ordinary people don’t realize they’ve become part of it.” And we are exactly at that point. But there is still time to wake up.
***
DIE UNSICHTBARE BESETZUNG: WIE SERBIEN KOSOVO OHNE PANZER, ABER DURCH MEDIEN UND PORTALE BEHERRSCHT
Autor: Lirim Gashi
Es gibt Besetzungen, die mit Panzern, Feuer und Blut geschehen. Und es gibt weitaus gefährlichere Besetzungen: jene, die durch Schlagzeilen, Falschmeldungen und „Analysten“ erfolgen, die wie Denker wirken, aber in Wirklichkeit nichts weiter als Söldner mit Laptops sind.
Heute braucht Serbien keine Armee mehr, um Kosovo zu erobern – es hat längst die Oberhand im Zentrum unseres kollektiven Bewusstseins gewonnen, und zwar durch Medien, die sich in Labore der Massenmanipulation verwandelt haben.
Laut einer Analyse von Balkan Media Watch aus dem Jahr 2023 werden über 80 % der Medien in Kosovo von Strukturen finanziert oder beeinflusst, die anti-staatlichen Agenden dienen – viele davon mit indirekten Verbindungen zu Machtzentren in Belgrad, Riad, Ankara, Teheran und Moskau. Das sind keine Verschwörungstheorien – das sind messbare Fakten.
Einige dieser Medien sind als NGOs registriert, andere als „unabhängige“ Portale, doch alle verfolgen dieselbe Mission und sprechen dieselbe Sprache: die Verächtlichmachung des Staates Kosovo und die Konstruktion eines islamisch-radikalen Narrativs über unsere Gesellschaft – speziell für das westliche Auge.
Ein gewöhnlicher Tag auf diesen Portalen sieht etwa so aus: Überschriften wie „Mashallah, der bekannte Künstler reiste mit der ganzen Familie zur Hadsch“, begleitet von „Nachrichten“, laut denen der Iran „Israel von der Weltkarte gelöscht hat“.
Das sind keine Nachrichten. Das sind psychologische Bomben. Sie schaden weder Israel noch dem Iran – sie beschädigen das Image Kosovos. Sie verwandeln ein stolzes, säkulares und westlich orientiertes Volk in eine Karikatur eines „gescheiterten islamischen Staates“, der mit euroatlantischen Werten unvereinbar ist.
Der italienische Philosoph Antonio Gramsci sagte einst: „Der größte Sieg des Unterdrückers ist erreicht, wenn er den Geist des Opfers erobert.“
Und genau das ist Serbien heute gelungen – durch hybride Kriegsführung, durch bezahlte Portale, durch „Journalisten“, die zu Marionetten verkommen sind.
Und leider sind diese Helfershelfer serbischer Interessen keine Unbekannten.
Es sind bekannte Namen, die jede öffentliche Debatte mit Hass und gezielter Sabotage der Staatlichkeit vergiften – Baton Haxhiu, Berat Buzhala, Lirim Mehmetaj, Adriatik Kelmendi, Milaim Zeka, Valon Syla und andere – alle vereint in einem Chor, der nicht informieren, sondern desinformieren will.
An der Spitze dieser medialen Korruption steht das toxische Erbe von Figuren wie Shkëlzen Maliqi, der selbst dann, wenn er über Philosophie spricht, seine Plattform nutzt, um Hass gegen einen Staat zu säen, den er nie als seinen empfand.
Doch vielleicht ist dies das Erschreckendste: Die Mehrheit der Bürger erkennt Propaganda nicht mehr als solche. Denn wenn eine Lüge täglich wiederholt wird, beginnt sie wie eine Wahrheit zu klingen.
„Wenn du ein Volk zerstören willst, greif es nicht mit Waffen an – vergifte es mit Propaganda“, sagte einst ein CIA-Analyst in den frühen 1990er-Jahren.
Heute wird diese Propaganda nicht mehr nur von Serbien gelenkt. Russland ist ihr geistiger Vater. Das Modell ist dasselbe: Kleine, pro-westliche Staaten als angebliche Brutstätten religiösen Extremismus zu diffamieren. Diese Strategie wurde in Bosnien erprobt, dann in Albanien und am härtesten in Kosovo.
Der Radikalismus in Kosovo ist nicht autochthon – er ist importiert. Und der Hauptimporteur ist Serbien selbst, in Zusammenarbeit mit russischen Geheimdiensten. Zahlreiche internationale Forschungsinstitute wie ISPI und ISD Global haben über serbisch-russische Aktivitäten zur Verbreitung extremistischer Ideologien im Balkan berichtet – mit dem Ziel, Kosovo später genau deshalb zu isolieren.
Und unsere Justiz? Unsere Staatsanwaltschaft?
Gekapert. Eingeschüchtert.
Oder schlimmer noch: taub.
Deshalb landen die wahren Informationsquellen nicht mehr bei den Staatsanwälten, sondern bei den wenigen vertrauenswürdigen Volksvertretern, die noch immer an Kosovo als ein heiliges Projekt glauben.
Ich verfüge über eine Quelle, die das US-Außenministerium und die EU-Behörden dazu gebracht hat, korrupte Diplomaten wie Gabriel Escobar, Richard Grenell und Miroslav Lajčák von der politischen Bühne zu entfernen – aufgrund konkreter Beweise für deren destruktive Rolle gegenüber Kosovos Interessen.
Die Wahrheit ist: Nichts endet mit einem Abkommen in Brüssel oder einer Erklärung in Washington. Die Zukunft Kosovos wird im Bewusstsein seiner Bürger entschieden. Und dieses Bewusstsein steht heute unter Belagerung.
Glaubt nicht mehr den Medien, die Kosovo als chaotisches Gebilde verkaufen. Applaudiert nicht länger jenen, die dem Staat das Blut aussaugen im Namen der „Meinungsfreiheit“.
Denn das Wort – wenn es vom Feind bezahlt wird – ist kein Wort mehr. Es ist eine Kugel.
Am Ende, wie Hannah Arendt sagte: „Das größte Übel geschieht, wenn gewöhnliche Menschen nicht erkennen, dass sie Teil davon geworden sind.“ Und genau an diesem Punkt stehen wir heute. Doch es ist noch nicht zu spät, um aufzuwachen.
***
NEVIDLJIVA OKUPACIJA: KAKO SRBIJA VLADA KOSOVOM BEZ TENKOVA, ALI UZ POMOĆ MEDIJA I PORTALA
Autor: Lirim Gaši
Postoje okupacije koje se dešavaju uz tenkove, vatru i krv. A postoje i mnogo opasnije okupacije – one koje dolaze kroz naslove, lažne vesti i analitičare koji izgledaju kao mislioci, ali su u suštini samo plaćenici sa laptopom.
Danas Srbiji više nije potrebna vojska da bi okupirala Kosovo – ona je već stekla prednost u samom srcu našeg kolektivnog svesti, preko medija koji su postali laboratorije za manipulaciju masama.
Prema analizi organizacije Balkan Media Watch iz 2023. godine, više od 80% medija na Kosovu finansira se ili se nalazi pod uticajem struktura koje služe anti-državnim agendama – mnoge od njih povezane su, direktno ili indirektno, sa centrima moći u Beogradu, Rijadu, Ankari, Teheranu i Moskvi. Ovo nisu teorije zavere – ovo su merljive činjenice.
Neki od tih medija registrovani su kao NVO, neki kao „nezavisni“ portali, ali svi imaju zajedničku misiju i jezik: da šire gađenje prema državi Kosovo i da u očima Zapada stvore narativ o kosovskom društvu kao radikalno-islamističkom.
Jedan običan dan na tim portalima izgleda ovako: naslovi poput „Mašallah, poznati umetnik otišao sa porodicom na Hadždž“, u paru sa „vestima“ o tome kako je Iran „izbrisao Izrael sa mape sveta“.
To nisu vesti. To su psihološke bombe. One ne štete ni Izraelu ni Iranu. One štete imidžu Kosova. Od naroda koji je ponosan, sekularan i prozapadno orijentisan, prave karikaturu „propale islamske države“, nespojive sa evroatlantskim vrednostima.
Italijanski filozof Antonio Gramši je rekao: „Najveća pobeda okupatora je onda kada osvoji um žrtve.“
Danas je Srbija upravo to postigla – kroz hibridni rat, kroz plaćene portale, kroz „novinare“ koji su postali marionete.
I nažalost, ti potrčci srpskih interesa nisu anonimni.
To su poznata imena koja truju svaki javni diskurs mržnjom i sabotažom državnosti – Baton Hadžiju, Berat Buzala, Lirim Mehmetaj, Adriatik Keljmendi, Milaim Zeka, Valon Sila i drugi – svi u istom horu čija svrha nije informisanje, već dezinformisanje.
Na čelu ove medijske korupcije stoji toksično nasleđe likova poput Škëlzena Maliqija, koji čak i kad govori o filozofiji, koristi to da izlije mržnju prema državi koju nikada nije osećao kao svoju.
Ali možda je najstrašnije ovo: većina građana više ne ume da razlikuje propagandu od stvarnosti. Jer kada se laž ponavlja svakoga dana, ona počinje da zvuči kao istina.
„Ako želiš da uništiš jedan narod, ne udaraj ga oružjem – samo ga truj propagandom,“ rekao je jedan CIA analitičar početkom devedesetih.
Danas propagandu ne vodi samo Srbija. Rusija je njen inspirator. Model je isti: predstavljanje malih, prozapadnih zemalja kao opasnih uporišta verskog radikalizma. Ova strategija primenjena je prvo u Bosni, zatim u Albaniji, a najbrutalnije – na Kosovu.
Radikalizam na Kosovu nije rođen ovde – on je uvezen. A glavni uvoznik je upravo Srbija, u saradnji sa ruskim službama. Brojni međunarodni istraživački centri poput ISPI i ISD Global izveštavali su o srpsko-ruskim aktivnostima u širenju ekstremističkih ideologija po Balkanu – upravo kako bi se to kasnije koristilo kao izgovor za izolaciju Kosova.
A naša tužilaštva i pravosuđe?
Zarobljeni. Uplašeni.
Ili još gore: gluvi.
Zato pravi izvori informacija više ne idu tužiocima, već onima koji su ostali verni narodu i još uvek veruju u Kosovo kao sveti projekat.
Imam u rukama izvor koji je naterao američki Stejt department i institucije EU da uklone sa scene korumpirane diplomate kao što su Gabrijel Eskobar, Ričard Grenel i Miroslav Lajčak – na osnovu konkretnih dokaza o njihovim destruktivnim ulogama protiv interesa Kosova.
Istina je da se ništa ne završava sporazumima u Briselu niti izjavama iz Vašingtona. Budućnost Kosova odlučivaće se u svesti njegovih građana. A ta svest je danas pod opsadom.
Ne verujte više vestima koje prikazuju Kosovo kao haos. Ne aplaudirajte više onima koji piju krv državi u ime „slobode govora“.
Jer reč – kada je plaćena od strane neprijatelja – nije više reč. To je metak.
Na kraju krajeva, kako je rekla Hana Arent: „Najveće zlo se dešava onda kada obični ljudi ne shvataju da su postali njegov deo.“ I mi smo danas upravo na toj tački. Ali još uvek nije kasno da se probudimo.

Mendime rreth librit “Intervistë me vetvetën” të Bajram Kabashit, që do të botohet së shpejti

0

Fadil Bytyçi, Therandë

  • Një rrëfim personal ku shumëkush gjen veten

Libri i gazetarit dhe intelektualit të shquar, Bajram Kabashi, që mban një titull mjaft domethënës “Intervistë me vetveten”, në thelb trajton ngjarje të një kohe që lidhet me vuajtjet e gazetarëve dhe intelektualëve shqiptarë përballë një regjimi antishqiptar të ushtruar nga pushteti jugosllav dhe serb në hapësirat shqiptare.
Autori, duke zhvilluar një intervistë me vetveten, paraqet padrejtësitë, denigrimin dhe degradimin profesional të shkaktuar nga ky regjim, një përvojë që, siç mund të mendohet, nuk është vetëm e tij, por edhe e shumë të tjerëve që e ushtruan këtë profesion me ndërgjegje dhe me ndjeshmëri kombëtare.

E vërteta, sado e hidhur të jetë, është më e ëmbël se çdo gënjeshtër. E kur gënjeshtra është produkt i vetëdëshirës apo naivitetit, ajo bëhet aq e hidhur sa asnjë helm nuk ia kalon. Autori, përmes këtij rrëfimi, e paraqet veten si viktimë e së vërtetës, një e vërtetë që shpesh e kishte vendosur në pozita jetësore të vështira, por që në asnjë moment nuk ia kishte thyer shpirtin e tij qytetar, profesional dhe, mbi të gjitha, kombëtare.

Librin “Intervistë me vetveten” autori e hap me një qasje kritike ndaj gazetarisë së sotme në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare. Ai vë në thelb të kritikës faktin se, siç thotë ai:

“…gazetaria e Kosovës vazhdon të mos jetë gazetari e duhur, kritike, për një popull që ka përjetuar drama të mëdha gjatë shumë periudhave nën pushtim, madje edhe në periudhën e paspushtimit.”

Madje edhe vetë libri ka një karakter përgjigjeje ndaj atyre gazetarëve të cilët, siç i quan ai në këtë vepër, “servilë”, që nuk e ftuan kurrë në intervista, ndonëse ai është një prej figurave me ndikim të madh në historinë e gazetarisë në Kosovë dhe më gjerë.
Libri është një reagim ndaj kësaj gazetarie që don ta heshtë, e cila sipas autorit buron edhe nga qëndrimi kritik që ai mban në librat e tij ndaj disa tematikave që i shqyrton në librat e tij të deritashëm por edhe të islamit politik – një dukuri që, sipas tij, po e fut kombin në një krizë identitare të paprecedent.

“Intervistë me vetveten” hapet me një pyetje që ka të bëjë me hapat e parë të autorit në gazetari, konkretisht në gazetën Rilindja. Ai tregon afinitetin për këtë profesion qysh si student, kur shkruante për gazetën e studentëve Bota e Re, e më pas u pranua në Rilindja, fillimisht si praktikant.
Në të njëjtën kohë, autori sjell edhe një tablo familjare, ku rrëfen se e kaluara patriotike e paraardhësve të tij nuk i kishte shpëtuar rrjetit të merimangës së UDB-së. Edhe pse punën në Rilindja e kryente me dinjitet, ai nuk pëlqehej e as vlerësohej sa duhej nga shefat e tij – kjo, si pasojë e ndërhyrjeve të segmenteve të UDB-së, e cila kishte një “radar” të fuqishëm për të kapur çdo reflektim në prizmin kombëtar shqiptar.

Autori nuk heziton që t’i apostrofojë me emër e mbiemër disa gazetarë e ndonjë redaktor të gazetës Rilindja, të cilët i quan “vegla të pushtetit” dhe “servilë”. Ai trajton gjithashtu periudhën pas formimit të LDK-së, kur shtypi në kushte okupimi, kaloi jashtë sistemit zyrtar të kontrolluar nga Serbia dhe u përvetësua nga kjo parti.
Në shumë pjesë të librit, autori thekson dukuritë joprofesionale brenda mediave, të cilat u bënë zëdhënëse të një partie, duke dëmtuar etikën profesionale të gazetarisë.

Në vazhdim, autori ndalet edhe te dukuritë shqetësuese që kanë filluar të gërryejnë identitetin kombëtar shqiptar, përmes depërtimit të islamit politik në hapësirat shqiptare, veçanërisht në Kosovë dhe me intensitet më të madh tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu, përmenden edhe elementë antishqiptarë që, nën petkun e religjionit orthodoks, punojnë për shkatërrimin e identitetit kombëtar shqiptar.

  1. Kabashi në “Intervistë me vetveten” e trajton këtë problem në gjërsi dhe thellësi të mendimi analitik. Sipas tij, islamizimi ekstrem i shqiptarëve ushqen neo-otomanizmin, ashtu siç ortodoksizmi ekstrem ushqen greqizimin e shqiptarëve andej e këndej kufirit. Ai ndër të tjera shkruan:

“Islami dhe islamizimi i madh, ndonëse i padurueshëm, nuk e njeh fare popullin shqiptar, kulturën e tij, historinë, traditat dhe zakonet shqiptare. Islami është shndërruar në një kulturë paralele që e kundërshton hapur dhe fshehur kulturën shqiptare.”

_______

Fadil Bytyçi u lind më 19 shtator 1959 në fshatin Kastërc, komuna e Suharekës. Shkollën fillore e mbaroi në Nishor, gjimnazin në Suharekë, ndërsa studimet i kreu në Fakultetin Filozofik, dega e historisë, në Universitetin e Prishtinës. Studimet postdiplomike i vazhdoi po aty, ndërsa gjatë vitit 1985-86 mori pjesë në një specializim në lëmin e historisë antike në Universitetin "Sapienza" të Romës, në Itali.

Në vitin 1982, ai filloi punën si mësimdhënës në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, deri në vitin 1984, kur kaloi në Radio Prishtina si gazetar në Programet e Mëngjesit dhe të Natës. Pas pushtimit policor të RTP-së, si të gjithë të tjerët, edhe Fadil Bytyçi mbeti pa punë. U mbyllën shkollat, megjithatë shqiptarët gjetën rrugë të tjera për të funksionuar sistemi paralel i arsimit, ku ai angazhohej si mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren, dega në Suharekë.

Në vitin 1997, ai iu rikthye gazetarisë, duke filluar punën si korrespondent i gazetës “Koha Ditore”, deri në fillimin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe më 24 mars 1999. Njëkohësisht, gjatë luftës 1998-99, raportonte edhe për programin e Kosovës në Radio Televizionin Shqiptar nga rajoni i Suharekës dhe rrethinës, deri në momentet kur u deportua dhunshëm në Shqipëri.

Në Shqipëri, ai punoi në RTSH, në sektorin për Kosovë, në programin informativ. Pas luftës, Fadil Bytyçi filloi punën sërish te “Koha Ditore”, ndërsa nga gushti i vitit 1999 raportonte si bashkëpunëtor i radios BBC, programi shqip, nga rajoni i Prizrenit. Kjo periudhë zgjati deri në mbylljen e programit shqip të BBC-së, kur u rikthye sërish në gazetari, përkatësisht në fushën e arsimit.

Nga viti 2006, autori punoi si profesor i gjuhës latine dhe historisë në gjimnazin “Loyola- Gymnasium” në Prizren, deri në pensionimin e tij më 19 shtator 2024.

Deri më tani ka botuar:

  1. Katalogu: Trashëgimia Arkeologjike e Trevës së Suharekës, Suharekë: The-Art, 2022.
  2. Barleti mbi Marrëdhëniet shqiptaro-venedikase në kohën e Skënderbeut, Gjurmime

Albanologjike – Seria e Shkencave Historike, Prishtinë, Instituti Albanologjik i

Prishtinës, 1984. Ribotuar në Studime për Epokën e Skënderbeut, vëll. II, Tiranë, 1989.