ARKIVI:
13 Qershor 2026

Shën Ahmedi, të cilit osmanët ia prenë koken me 3 maj 1682 sepse u këthy në kristjan orthodoks

Shkrime relevante

Kush vjen i pari: Presidenti apo Qeveria?

Agim Vuniqi, Vashington ____ Një lexim kushtetues i krizës aktuale: Qytetarët-Kuvendi-Qeveria-Presidenti Debati i hapur...

Kur sfida bëhet kauzë !

Shqiptar Shaljani, Shala e Bajgorës, Mitrovicë Të dashura shqiptare dhe shqiptarë, të...

Tani po shpërthen në Britani

People watch as firemen arrive to put out vehicle that was...

Mjaft me inate politike – Kosova ka nevojë për marrëveshje dhe përgjegjësi

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Zgjedhjet përfunduan. Populli foli. Dikush fitoi më...

Shpërndaj

SHËN AHMEDI – NJË SHENJTOR OSMAN

Shën Ahmedi ishte besimtar mysliman me origjinë nga Kostandinopoja. Ngaqë kishte shkrim të bukur, punonte kopjues në sekretariatin e sulltanit.
Në shtëpinë e tij ai kishte dy skllave ortodokse nga Rusia. Njëra ishte e re, ndërsa tjetra e moshuar. Kjo e fundit kishte zakon të shkonte në kishë në ditë festash dhe sillte për vajzën e re meshë dhe ujë të bekuar.
Një ditë, Ahmedi, duke vënë rè erën e freskët që rrezatonte fytyra e gruas së rè, filloi ta pyesë. Kjo e fundit, pas pyetjesh të vazhdueshme, i tha se kishte ngrënë bukë të shenjtëruar nga kisha. Ahmedi papritur u ndie i mrekulluar. U vesh si i krishterë dhe shkoi drejt e në Katedrale për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore.


Në Hyrjen e Madhe, ai dalloi rrezet e një lloj drite të çuditshme të prekte kokën e gjithë të pranishmëve, përveç kokës së tij. Nga ai çast besoi te Jezu Krishti. Ditën tjetër u rrëfeu kolegëve të vet se gjëja më e mirë në botë ishte besimi i tij i ri. Për këtë Ahmedin e dënuan me burg. E lanë pa ujë e ushqim gjashtë ditë. Gjykatësit i tha se agjërimi e kishte pastruar shpirtërisht dhe se Krishti i kishte zbuluar misteret e thella të besimit.
Me urdhër të vetë sulltanit, Ahmedit i prenë kokën. Ishte data 3 maj 1682. U pagëzua me vetë gjakun e tij. Kisha Ortodokse e konsideron shenjtor dhe feston kujtimin e Shën Ahmedit në 24 Dhjetor të çdo viti.

Marre nga https://www.pemptousia.gr/2014/12/ag-achmet-enas-othomanos-agios/

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu