Kreu Blog Faqe 535

“Rugovën, si e kam njohur” – pasqyrë e një epoke të trazuar (Pjesa I)

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
     Një përvijim biografik i gazetarit, publicistit, shkrimtarit, studiusit dhe personalitetit drejtues artistik, Gani Mehmetaj: U lind më 1955, në Dubovë të Pejës. Shkollën fillore dhe Gjimnazin i kreu në Pejë, ndërsa Fakultetin e Shkencave Politike, Dega e Gazetarisë e mbaroi në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.
     Intelektuali i kompletuar, Gani Mehmetaj, ka shkëlqyer në angazhimet e tij në mediat e shkruara, art dhe kulturë. Ishte kritik filmi, redakor, analist e komentator në gazetën zëmadhe “Rilindja”. Përgjatë viteve 1997-1999 ishte redaktor, më vonë kryeredaktor i gazetës “Rilindja”, me seli në Cyrih të Zvicrës.
      Drejtoi revistën “Titanic”; drejtor i revistës “Anza.” Profesor në Fakultetin e Arteve Mediale.
     Pas kthimit në Kosovë, në fund vitin 1999, themeloi gazetën e përditshme “Dardania Press”. Punoi në QIK, pastaj drejtor i gazetës “Bota Sot”. Ligjërues në Akademinë e Filmit; producent dhe drejtor i “Kosova Filmit” për vite me radhë. Bashkëpunëtor me gazetat dhe revistat e Etnikumit shqiptar dhe Amerikë.
     Ka botuar më shumë se një duzinë veprash letrare, në gjini të ndryshme: romane, drama, publicistikë, studime, skenarë filmash dhe të tjera.
     Njeriu i letrave, Gani Mehmetaj, ka bërë perurimin të disa librave në Kosovë dhe në Evropë, ku ka qenë gjithherë i mirëpritur dhe i vlerësuar, në veçasnti, nga Mërgata, shqiptare. Së fundi, peruroi romanin “Zogjtë e Qyqës” dhe përmbledhjen publicistike: Ngjarje, takime, kujtime, titulluar “Rugovën, si e kam njohur”, në Frankfurt, Mannheim, Nordheim Westfalen.
     Kësaj radhe, po kufizohemi vetëm në trajtimin përmbledhës të librit “Rugovën, si e kam njohur”, ku përshkruhen, madje besnikërisht, ngjarje, takime, kujtime. Sentenca e hershme latine: “Scripta manent”, që i paraprinë “verba volant”, thënë shqip: “Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet”. Dhe, kjo e përshkon të gjithë polemikën e rreptë, në demantimin bindës të kundërshtarëve inatçorë, smirëzi e zuzarë të Presidentit Rugova. Mendoj se nuk ka gazetar të dytë, që, në mënyrë kronologjike, ka nokautuar, bindshëm e dinjitetshëm, të gjithë lukuninë shkarravitëse kundra-Rugovë!
     Dr. Ibrahim Rugova nuk ishte rastësi historike, por rezultat i një intelektuali dhe personaliteti të papërsëritshëm, jo vetëm në hapësirat ballkanike, por edhe më gjerë në Ballkan, Evropë dhe botë. Studiuesi i vëmendshëm, Gani Mehmetaj, konstaton se ishte, pikërisht, Rugova që i priu elitës intelektuale, madje, në një kohë zezonë për vendin, për ta zëvendësuar elitën politike të zgjyrosur, të dalë boje, të Kosovës. Disa syresh qenë zhytur në krimet serike e numerike, në vrasjen e mijëra atdhetarëve shqiptarë, përgjatë Luftës së Dytë Botërore, e sidomos në vitet 1944-1949. Krejt ngjashëm, në mos njësoj, kjo gjëmë u përsëritë në luftën e fundit në Kosovë, duke i kopjuar metodat kriminale të partizanëve të Enver Hoxhës, për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, përdhunshëm e përgjakshëm, nga disa “komandantë” pa ushtarë, por me banda të bollshme, që po u kushton dhe do të vazhdojë t`u kushtojë shqiptarëve të Kosovës.
     Vitet `80-a, ishte një pushtim ndryshe i Kosovës nga Serbia. Të parët u sulmuan inteligjenca dhe rinia studentore, kultura dhe arsimi. Nga libraritë dhe bibliotekat e Kosovës, u hoqën veprat e Akademik Mark Krasniqit dhe të Ismail Kadaresë, për çka Rugova reagoi i pari guximshëm. “Po ngjallej logjika e veprimit UDB-esk, që synonte gjunjëzimin e shqiptarëve”, shkruan autori Mehmetaj. Takimi i shkrimtarëve serbë dhe shqiptarë në Beograd, më 26-27 pill 1988, Rugova deklaroi se “nocioni  për Kosovën në Jugosllavi, e sidomos në Serbi, po vdes dita-ditës”. Ai përfaqësonte Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës dhe foli guximshëm dhe pazakonshëm për kohën dhe rrethanat. Shpërthimi i Rugovës ishte logjik, sepse shkrimtarët serbë, nuk u distancuan nga platforma shoviniste D.Qosiqit, I. Andriqit, I.Garashaninit, për zhdukjen e shqiptarëve.
     Publicisti Gani Mehmetaj e përshkruan Rugovën ashtu siç ishte: I heshtur nga natyra, paksa i zymtë, me syze dioptrie, me shallin karakteristik, pallton e gjatë e qeshjen, ndonjëherë, shpërthyese, u bë intelektuali më i përfolur. “Personaliteti  i Rugovës gjithnjë e më i dallueshëm: intelektual fjalëpak, i vendosur, i pa kompromentuar, pa poste e privilegje, i tërhequr në botën e tij të shkrimeve. Njerëzit e natyrës së tij rrallë i patëm”. Në debatet në revistën javore “Fjala”, ai ishte kryetar i Këshillit, ishte më i zëshmi dhe “e gjuante gurin më larg”. Televizionet dhe shtypi, sidomos francezët, e intervistonin shpesh, pothuaj se, fshehurazi, larg përgjimit të zyrtarëve, në periferi të Prishtinës. Tashmë, krijuesi letrar, Ibrahim Rugova, ishte preferenca dhe referenca e parë politike në Kosovë. Rrjedhimisht, elita intelektuale nismoi ta zëvendësonte elitën politike.
     Gazetari Gani Mehmetaj duke qenë pjesë aktive të themelimit të LDK-së, përshkruan, deri në detaje, këtë nismë fisnike, prijetare të pluralizmit politik, jo vetëm në Kosovë, por më gjerë në hapësirat ballkanike. Vullneti i mirë nuk mungonte, por si të veprohej nuk kishim dijeni. Shkrimtari dhe redaktori i “Rilindjës”, Jusuf Buxhovi “ishte motori i të gjitha procedurave që ne nuk i dinim”. Grupi inicues i themelimit, 127 anëtarë u nënshkruan në listën themeluese. Buxhovi u autorizua të bisedojë me Akademik Qosjen, por ai nuk e pranoi kandidaturën. Në qendër të vëmendjes ishte Rugova. Ndoshta, kandidati i vetëm, Ibrahim Rugova, ndiqte modelin e Vaclav Havel, disident çek. Dhunës nuk i përgjigjej me dhunë, por me padëgjueshmëri qytetare dhe me qendresë.
     Përzgjedhja e emrit të partisë, Lidhja Demokratike, zë fill nga Lidhja e Prizrenit, si organizatë politike çlirimtare. Kryetar i LDK-së u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm Jusuf Buxhovi. Kjo ndodhi me 23 dhjetor 1989. Për pak muaj, Rugova e pushtoi botën demokratike me guximin, mençurinë e maturinë, që nuk e pati asnjë intelektual tjetër. Kuvendi i parë i LDK-së u mbajt më 5 maj 1991, në godinën e Bashkësisë Islame. Në Komisionin zgjedhor ishin: Skënder Zogaj, kryetar dhe Ramadan Musliu e Mejdi Bardhi, anëtarë. Kryetar u propozua dhe u zgjodh Dr. Ibrahahim Rugova.
     Talleshin me PKJ, e cila për 50 vjet kishte 80 mijë anëtarë, kurse LDK, partia më e madhe në Gadishullin Ilirik, me 700 mijë anëtarë. Rugova shmangu diferencimin. “Jemi pak, nuk kemi njerëz që të humbasim apo t`ia lëshojmë në dorë armikut”, ishte parimi fondamental i Ibrahim Rugovës. “Duhej të ktheheshin edhe delet e humbura, por që nuk kanë marrë pjesë në krime e në tortura ndaj bashkëkombasve”. Rugova nisi të ndërtonte filozofinë e rezistencës paqësore, kultivonte kulturën demokratike, tolerancën, dialogun. Rugova dhe rugovizmi nuk u bënë vetëm sinonim i rezistencës paqësore pa përdorimin e dhunës, por edhe sinonim i kultivimit të qytetarisë, me një përcaktim të qartë për Evropën. Fryma e tolerancës, e mirëkuptimit, e qytetarisë ishin vlera fondamentale. “Më parë duaje vetën, pastaj fqinjin tënd”, – ishte filozofia politike e Rugovës. Debatet qytetare rrezatonin mirësi e mirëkuptim.
     Gjatë aksionit të pajtimit të gjaqeve, që i udhëhiqte Profesor Anton Çetta, një personalitet i fuqishëm shqiptar, punëtor shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku punoi edhe Ibrahim Rugova, u pa se pjesën më të madhe të këtyre ngatërresave e kishte nxitur Shërbimi i Fshehtë jugosllav: UDB-a dhe OZNA, njësoj si SHIK-u dhe “Shqiponjat e Zeza”, “BIA”, gjatë dhe pas Luftës së Kosovës. Rugova e mbështeste nismen sublime të Profesor Antonit, student i të cilit kishte qenë.
     Autori i librit, Gani Mehmetaj, “Rugovën, si e kam njohur”, pasqyron vizitën e Rugovës në Tiranë, i shoqëruar nga Bujar Bukoshi e Ali Aliu, takimin me prasidentin Ramiz Alia, vizita ke varrezat e dëshmorëve, mospranimi i përkuljes para varrit të diktatorit Enver Hoxha.
     Rugova kishte konsideratë për djemtë, ish- të burgosur politikë, i priti në selinë e LDK-së, ofroi bashkëpunim, sepse, siç thoshte Ai: “Më mirë t`i fusim brenda LDK-së, se sa t`i lëmë të na sulmojnë nga jashtë”. Disa prej tyre u ngritën në udhëheqjen e lartë të LDK-së, por synuan ta “pushtojnë kështjellën nga brenda”, dështuan dhe u larguan, duke u strehuar në partitë e kriminalizuara: PDK-AAK-NISMA! Se fundi, duket se janë këndellur dhe po korrigjojnë fajet fatale, të cilët, përtej një dekade u bënë pjesë e partive-banda, ekzekutuese të FARK-istëve luftëbërës të Ibrahim Rugovës dhe të kuadrove e veprimtarëve të LDK-së.
     Janë, pikërisht, eksponentët e këtyre partive-banda, të cilët i akuzojnë të burgosurit politikë, cinikisht e poshtërsisht, si spiunë të instruktuar në burgjet jugosllave, duke mos ofruar asnjë provë të vetme?! “Zgjidh shokët, biro”, – thonin gjyshërit tanë! Ish-të burgosurit politikë, janë ajka e burrërisë dhe e djalërisë qendrestare, të cilët i frymëzuan brezat shqiptarë. Ndërkohë që sot akuzohen nga disa “biçim komandantësh”, të cilët nuk kanë dhënë asnjë provë të kundërshtisë ndaj armikut. Këtë qyqarllëk e kanë kompensuar, duke vrarë kundërshtarët politikë bahkëkombas, gjatë dhe pas luftës, njësoj si byroistët e filosllavit Enver Hoxha.

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar në prag të Ditës së Çlirimit të Kosovës

0

Prishtinë, 11 qershor 2025

Në prag të Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot u mbajt pritje e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku u shënuan dhe 26 vite nga intervenimet e NATO-s, ngjarje kjo në të cilën mori pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.  

Në fjalën e tij të rastit, kryeministri u shpreh se duke e shënuar këtë ditë historike, kemi rastin për t’i falënderuar të gjithë ata që kontribuan në luftën çlirimtare të popullit tonë. Teksa veçoi se para 26 vjetësh, 19 vende të NATO-s, u bashkuan për t’i dhënë fund gjenocidit të regjimit të Millosheviqit, “kasapit të Ballkanit”, ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

“Çlirimi i popullit tonë, me 12 qershor 1999, erdhi pas 78 ditëve të bombardimeve mbi Serbinë dhe pozicionet e saj ushtarake në territorin e Kosovës. Me kalimin e dekadave, shënimi i kësaj dite, dhe përkujtimi i dëshmorëve dhe i viktimave, po bëhen më shumë, jo më pak, të rëndësishme. Kjo për arsye se, çdo vit e më tepër, po shtohen përpjekjet nga Serbia dhe Rusia për të rishkruar historinë: në njërën anë për të vënë në dyshim drejtësinë dhe justifikimin e intervenimit të NATO-s, dhe në anën tjetër për të keqpërdorur atë si precedent për agresionin e paprovokuar ndaj Ukrainës.” tha ai.

Forhåndsvisning av bilde

Në vijim kryeministri theksoi se në periudhën e viteve 1998–1999, diskriminimi dhe shtypja e dhunshme ndaj popullatës shqiptare të Kosovës, u shndërruan në gjenocid dhe në spastrim etnik. Po ashtu përmendi se me qindra masakra janë kryer, 12 mijë civilë të paarmatosur janë vrarë, 20 mijë gra dhe burra janë përdhunuar, 860 mijë persona u dëbuan jashtë vendit dhe gjithsej 80% e popullsisë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.  

Forhåndsvisning av bilde

Me rastin e shënimit të 26-vjetorit të intervenimit të NATO-s, dhe në prag të shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, kryeministri kujtoi se çlirimi i Kosovës shënoi përfundimin e një periudhe të errët në historinë e popullit tonë, por edhe hapjen e një kapitulli të ri, i cili kulmoi në Republikën e pavarur dhe sovrane që e kemi sot. 

Më tej, shtoi se 26 vjet pas çlirimit dhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova, prej rrënojave të luftës dhe gjenocidit, ka arritur të bëhet vendi më demokratik i Ballkanit Perëndimor me arritje të lartë ekonomike.

Forhåndsvisning av bilde

“Suksesi i Kosovës gjatë dekadave pas përfundimit të luftës është edhe sukses i NATO-s. Sepse ishte për shkak të intervenimit të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës që u hap rruga për themelimin e shtetit tonë 9 vjet më vonë.” potencoi ndër të tjera ai.

Në përmbyllje të fjalës së tij kryeministri tha se nga çlirimi deri në anëtarësimin eventual, NATO-ja dhe Kosova janë secila pjesë e pandashme e historisë dhe të së ardhmes së njëra-tjetrës. 

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

E nderuara znj. Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve, deputetë, ministra të Qeverisë,

Të nderuar ambasadorë dhe ju përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë,

Të nderuar të pranishëm, 

Është nder dhe kënaqësi t’iu drejtohem sot, në prag të 26-vjetorit të Ditës së Çlirimit dhe fillimit të paqes. Çdo vit, duke e shënuar këtë ditë historike, e kemi rastin për t’i falënderuar të gjithë ata që kontribuan nga jashtë në luftën çlirimtare të popullit tonë. Dhe, më të rëndësishmet mes këtyre ishin 19 vendet e NATO-s, të cilat para 26 vjetësh u bashkuan për t’i dhënë fund gjenocidit të regjimit të Millosheviqit, të ashtuquajturit “kasap i Ballkanit”, ndaj shqiptarëve të Kosovës.  

Çlirimi i popullit tonë, me 12 qershor 1999, erdhi pas 78 ditëve të bombardimeve mbi Serbinë dhe pozicionet e saj ushtarake në territorin e Kosovës. Me kalimin e dekadave, shënimi i kësaj dite, dhe përkujtimi i dëshmorëve dhe i viktimave, po bëhen më shumë, jo më pak, të rëndësishme. Kjo për arsye se, çdo vit e më tepër, po shtohen përpjekjet nga Serbia dhe Rusia për të rishkruar historinë: në njërën anë për të vënë në dyshim drejtësinë dhe justifikimin e intervenimit të NATO-s, dhe në anën tjetër për të keqpërdorur atë si precedent për agresionin e paprovokuar ndaj Ukrainës. 

Këto përpjekje për të deformuar historinë, duhet t’i luftojmë dhe kundërshtojmë me çdo kusht, me faktet e pamohueshme të asaj kohe. Për dallim të madh nga lufta ilegale e Rusisë, intervenimi ushtarak i NATO-s ishte edhe i drejtë, edhe i domosdoshëm. 

Forhåndsvisning av bilde

Në periudhën 1998–1999, diskriminimi dhe shtypja e dhunshme ndaj popullatës shqiptare të Kosovës, të cilat kishin vazhduar sidomos gjatë gjithë viteve të 90-ta, u përkeqësuan dhe u shndërruan në gjenocid dhe në spastrim etnik. Qindra masakra janë kryer, 12 mijë civilë të paarmatosur janë vrarë, 20 mijë gra dhe burra janë përdhunuar, 860 mijë persona u dëbuan jashtë vendit dhe gjithsej 80% e popullsisë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.   

Intervenimi ushtarak ishte opsioni i fundit, jo i pari, për t’i dhënë fund kësaj fushate gjenocidale, pas një sërë përpjekjesh diplomatike për ta bindur Millosheviqin që të ndalojë agresionin e tij. Siç na kujton sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright, pas autorizimit për sulmet ajrore, vetëm për të dytën herë në historinë e NATO-s, po citoj: “Duhet ta kemi parasysh historinë e Millosheviqit, mosgatishmërinë e tij të tejzgjatur për të negociuar seriozisht dhe barbarinë e akumuluar”. Bombardimet vazhduan më në fund vetëm pasi Millosheviqi dhe regjimi i tij refuzuan çdo zgjidhje paqësore.

Forhåndsvisning av bilde

Çlirimi i Kosovës shënoi përfundimin e një periudhe të errët në historinë e popullit tonë, por edhe hapjen e një kapitulli të ri, i cili kulmoi në Republikën e pavarur dhe sovrane që e kemi sot. Vetëm 26 vjet pas çlirimit dhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova, prej rrënojave të luftës dhe gjenocidit, ka arritur të bëhet vendi më demokratik i Ballkanit Perëndimor me arritje të lartë ekonomike. Suksesi i Kosovës gjatë dekadave pas përfundimit të luftës është edhe sukses i NATO-s. Sepse ishte për shkak të intervenimit të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës që u hap rruga për themelimin e shtetit tonë 9 vjet më vonë.  

Nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, te trupat mbrojtëse të Kosovës, dhe tash Forca e Sigurisë së Kosovës, këto janë tri faza të më shumë se çerekshekulli të së njëjtës kahje dhe drejtim, perëndimor e demokratik, të paqes dhe të sigurisë.  

Njëjtë sikurse NATO-ja ka dhënë kontribut të domosdoshëm në suksesin e Kosovës, edhe Kosova është e vendosur të kontribuojë, në vazhdimësi, në suksesin e NATO-s. Vitin e kaluar, me shumicën dërrmuese të votave të vendeve anëtare, Kuvendi i Republikës së Kosovës u bë anëtar i asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Dhe këtë muaj, me mbajtjen e ushtrimit fushor ndërkombëtar Defender Europe 25, ku kanë marrë pjesë gjithsej 29 shtete, Kosova ka qenë në mesin e 18 shteteve nikoqire. Mirëpo, jam i bindur se këto janë vetëm hapat e parë në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit të plotë. Nga çlirimi deri në anëtarësimin eventual, pra, NATO-ja dhe Kosova, janë secila pjesë e pandashme e historisë dhe të së ardhmes së njëra-tjetrës. 

Forhåndsvisning av bilde

Për këtë, jemi, dhe do të mbetemi, përherë, mirënjohës. 

Ju faleminderit!

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti në pritjen e organizuar në prag të Ditës së Çlirimit të Kosovës: 

https://we.tl/t-t2NSQaEZFp

Fjala e plotë e zëvendëskryeministres Gërvalla në pritjen e organizuar në prag të Ditës së Çlirimit të Kosovës:

Mesazhi i Presidentes Vjosa Osmani për 12 qershorin, Ditën e Çlirimit

0

Kosova e lirë, përjetë krenare!

Në këtë ditë, 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa: 50 mijë ushtarë të NATO-s hynë në vendin tonë të stërvuajtur duke kontribuar në çlirimin e një populli që ishte shtypur me shekuj, e mbi një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë. Në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet.

Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps.

Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë!

Lutfi Haziri , shtylla kryesore e tradhtisë politike në Kosovë

0
Reagim publik ndaj Lutfi Hazirit
I nderuar opinion publik,
Pa ndihmën e Lutfi Hazirit, nuk do të vinte në krye të LDK-së bashkëpunëtori i Rrahman Morinës, e as në krye të shtetit spiuni franko-serb – “Polari i Brojës”. Pikërisht ky njeri, që sot ende flet si hijenë politike nëpër studio televizive, mbetet zëri më i shëmtuar i degradimit të trashëgimisë rugoviane.
Po e ndjej si detyrë qytetare dhe morale të reagoj ndaj deklaratave të fundit të z. Haziri, që për fat të keq nuk përbëjnë ndonjë befasi – por janë vazhdimësi e një politike që ka minuar vazhdimisht interesin shtetëror të Kosovës dhe ka ndotur idealin e pastër të Ibrahim Rugovës.
Në vend se të kërkojë falje për dëmet që ka shkaktuar, Lutfi Haziri vazhdon të relativizojë aleancat e tij të turpshme me Listën Serbe dhe me strukturat kriminale të PDK-së – parti e individë që jo vetëm kanë ndërtuar pushtetin mbi gjakun e atdhetarëve të LDK-së, por edhe kanë kapur shtetin për interesa personale dhe të huaja.
Pa ndihmën e tij dhe pa heshtjen e tij të qëllimshme, nuk do të ishin bërë pazaret e ndyra politike që e kanë zhbërë LDK-në dhe kanë dëmtuar themelet institucionale të Republikës së Kosovës. Ishte Haziri që i dha legjitimitet këtij kursi fatal, herë si bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë, herë si garantues në hije.
Është fakt historik që ndër zërat e parë që ka folur për ndarjen e Kosovës në tryezat ndërkombëtare ishte pikërisht ai – në kohën kur Presidenti Rugova ishte ende gjallë dhe e kishte tërhequr publikisht vërejtjen që të mos fliste në emër të LDK-së.
Ajo sjellje ishte tradhti ndaj partisë, ndaj shtetit dhe ndaj qytetarëve që besonin në rrugën institucionale të Rugovës.
Gjithashtu, lidhjet e tij të ngushta me krerët e PDK-së – shumë prej të cilëve të akuzuar për vrasjen e kuadrove më të çmuara të LDK-së – janë dëshmi tjetër e rrugës që ka ndjekur Haziri për përfitime personale, në kurriz të sakrificës së shumë brezave.
Z. Lumir Abdixhiku, nëse vërtet ke ndër mend të shpëtosh atë që ka mbetur nga LDK-ja, është koha të ndërpresësh bashkëpunimin me këta individë që e kanë përdorur partinë si trampolinë për karrierë dhe pasurim, ndërsa idealin rugovian e kanë shndërruar në flamur mashtrimi.
Sot, populli e di mirë kush i ka shërbyer interesit të vendit dhe kush e ka kthyer politikën në një instrument të tradhtisë kombëtare.

Nijazi Halili, për historianin e shkrimtarin Jusuf Buxhovi: Arkitekti i kujtesës historike dhe ndriçuesi i identitetit kombëtar shqiptar!

2
Jusuf Buxhovi përfaqëson një figurë kyçe në peizazhin intelektual dhe kulturor të Kosovës dhe më gjerë. Si historian, shkrimtar dhe publicist, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në pasurimin e historiografisë shqiptare dhe në formësimin e vetëdijes kombëtare përmes veprave të tij të shumta. Qëllimi i tij kryesor është të ruajë dhe të transmetojë historinë e popullit shqiptar në një mënyrë të vërtetë, kritike dhe të thelluar, duke i dhënë zë atyre që shpesh janë lënë jashtë rrëfimeve zyrtare.
Një nga aspektet më të rëndësishme të veprës së Buxhovit është përpjekja për të kapur realitetin historik në të gjitha dimensionet e tij. Ai nuk shmang sfidat dhe kontradiktat, por i trajton me rigorozitet shkencor dhe një ndjeshmëri të thellë humane. Kjo qasje e bën punën e tij të domosdoshme për çdo studim serioz mbi historinë dhe shoqërinë shqiptare. Përmes romanit, studimeve dhe publicistikës, Buxhovi ndërton ura ndërmjet së kaluarës dhe së tashmes, duke kontribuar në zhvillimin e një identiteti kombëtar të vetëdijshëm dhe të konsoliduar.
Përveç aspektit shkencor, veprat e tij kanë edhe një dimension të fuqishëm edukativ dhe moral, që ngjallë reflektim dhe vetëdije historike në publikun shqiptar. Ai shërben si një gardian i kujtesës kolektive, duke i kujtuar brezave të rinj vlerat, sakrificat dhe sfidat e paraardhësve të tyre. Në këtë mënyrë, Jusuf Buxhovi kontribuon jo vetëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por edhe në forcimin e unitetit dhe qëndrueshmërisë së kombit shqiptar.
Në një kontekst më të gjerë, veprat e tij janë pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të afirmuar dhe rivendosur historiografinë shqiptare në skenën akademike ndërkombëtare. Përmes metodologjisë së tij të kujdesshme dhe përkushtimit intelektual, Buxhovi ka krijuar një model që përbën frymëzim për studiues të rinj dhe kontribuon në avancimin e njohurive për historinë dhe kulturën shqiptare.
Në përfundim, Jusuf Buxhovi është një nga arkitektët kryesorë të kujtesës historike shqiptare dhe një ndriçues i rëndësishëm i identitetit kombëtar. Kontributi i tij akademik dhe letrar mbetet një thesar i çmuar për kulturën shqiptare dhe një burim frymëzimi për të gjithë ata që kërkojnë të kuptojnë dhe të çmojnë thellësisht historinë e tyre.

Gjykata Kushtetuese në krizë besimi! Ngulmimi i opozitës hiç parimor dhe fort i pamoralshëm!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
     Kryesuesi i seancave kuvendore, zotëri Avni Dehari, i pati dërguar një letër Presidentes Vjosë Osmani, për të ndërhyrë në zhbllokimin e Kuvendit, lidhur me konstituimin e tij, zgjedhjen e kryekuvendares/it. Këshilltari politik, Bekim Kupina, publikoi përgjigjen e Presidentes, se është e gatshme, kurdo që subjektet politike e ftojnë për takim. Por, deri me tani Presidentja nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare. Partitë politike parlamentare mendojnë se ende nuk janë ezauruar, shterur mundësitë që zhbllokimi të bëhet nga brenda Kuvendit.
     Votimi aklamativ, i hapur, nuk arriti të zgjedhë kryetaren, sepse munguan votat, për deputeten e propozuar nga LVV, Albulenë Haxhiu. Opozita refuzimin e “arsyeton” se deputetja e ka fyer ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, duke e quajtur -kriminel-, madje është “përçarëse” dhe “nuk i shërben unitetit brenda Kuvendit!” Pozita arsyeton se kandidatja, Albulenë Haxhiu, është deputetja femër më e votuar, madje e të gjitha kohërave në Kosovë, me tej 150 mijë vota!
     Opozita nuk solli arsye bindëse, për refuzimin e kandidaturës në fjalë. Ndërkohë që, duhej të sqaronte nëse është fyerje, apo shpifje akuza e Albulenës për ish-kreun e Kuvendit, njëherësh, edhe për kryetarin e Organizatës ilegale kriminale SHIK! Zoti Veseli e pranon, që së bashku me Hashim Thaçin dhe shokët tjerë të PAN-it, ka themeluar SHIK-un me 92 anëtarë. Realisht, kjo organizatë ka pasur 30 mijë anëtarë, por e ndarë në degëzime “Shqiponjat e Zeza”, BIA shqiptare e tjera.
     Opozita, sidomos ajo PAN-iste, nuk duhet të lëshojë akuza të pa baza, “si lopa bajgën”, por duhet ta vë pikën mbi “i”, të debatojë në Kuvend, nëse deputetja Albulenë ka fyer e shpifur, apo ka thënë një të vërtetë në shkallën sipërore?! Bartësit e së vërtetës i linçojnë vetëm sistemet diktatoriale dhe assesi një Kuvend demokratik!
     Akuza se Albulenë Haxhiu ka qenë “përçarëse”, përgjatë ushtrimit të detyrës së ministres të Drejtësisë, nuk qëndron. Edhe pse VETTING-u, në parim është aprovuar nga Kuvendi, por, për konflikt interesi, është sabotuar, bojkotuar, nga zhvatësit e pangopur e zuzarë, kryesisht, “komandantë” mujsharë, ish-pushtetarë, partiakë hileqarë.
     E njëjta gjë ka ndodhur dhe vazhdon bllokimi, përkatësisht, sabotimi për BYRONË e Verifikimit të Pasurive të Paligjshme, të pa mbulesë burimi financiare. Këmbëngulja e ministres Albulenë, për ta zbatuar ligjin, për mbrojtjen e pasurive të brezave shqiptarë, jo vetëm që nuk ka vend për ta akuzuar si “përçarëse”, në të kundërtën, duhet lavdëruar për punën e shkëlqyer që ka bërë dhe bënë ende, qoftë edhe si ministre në detyrë.
     Pozita, respektivisht, LVV, bëri një përçapje zhbllokuese, duke aplikuar votimin e fshehtë, i lexuar në Kushtetutë, si një e drejtë legjitime. Por, në larminë e interpretimeve të juristëve, ka mendime se kjo duhej bërë në fillim të seancës. Realisht, kjo relativizohet, kur në praktikë votimi aklamativ, i hapur nuk e zgjidhë çështjen, vjen në shprehje votimi i fshehtë, sepse Kushtetuta e pranon, madje edhe forma tjera. Kushtetuta i pranon vetëm koalicionet parazgjedhore, por opozita e tanishme e bëri, kundërligjshëm, pas zgjedhjeve, përfshi edhe Listën Serbe – PLAS -!
 
     Në interpretimin e Kushtetutës, për zgjedhjen e kryekuvendares/it, ka kundërthënie brenda ish-anëtarëve të Gjykatës Kuahtetuese, por edhe në mes të juristëve. Disa thonë se 10 deputetë kanë të drejtë t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, për interpretim të mirëfilltë kushtetutorë. Të tjerë e mohojnë, sepse deputetët ende nuk kanë formuar Grupet Parlamentare.
     Mbizotëron mendimi se të drejtë ankese apo të parashtrimit të pyetjeve në Kushtetuese ka vetëm Presidentja. Natyrshëm, ajo duhet ta shfrytëzojë autoritetin kushtetues gjatë procedimit, ose gjatë zgjedhjes së Kuvendit, nëse ka pasur shkelje kushtetuese dhe si të veprohet më tej? Presidentës Vjosë Osmani nuk i mungon as aftësia profesionale dhe as guximi intelektual, për të ndërhyrë brenda kompetencave kushtetuese të saj.
     Me gatishmërinë  e shfaqur, për të diskutuar me partitë politike, për krijimin e institucioneve shtetërore, brenda kompetencave neutrale dhe të kompetencave ekzekutive që ka, si faktor në bazë të Kushtetutës. Pra, ajo pret të ftohet nga subjektet politike, pasi të jenë ezauruar, shterur mundësitë e zgjedhjes brenda sallës kuvendore, pa ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit, siç janë përcaktimi i datave dhe të afateve.
      Gjykata Kushtetuese për mision ka drejtësinë supreme brenda shtetit. Rrënimit të Sistemit të Drejtësisë, nga ish-pushtetarët, tashmë, disa syresh të zbuluar si agjent të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës, kanë dëmtuar shumë Atdheun. Dyshimi në Gjykatën Kushtetuese është aq i madh, sa Qeveria nuk guxon ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese, sepse nuk ka asnjë siguri që ajo mbronë interesat e vendit!
     Në këtë instituticion të lartë, ka edhe gjyqtar të devotshëm. Por, dyshohet se e keqja ka epërsinë, ashtu siç është provuar në nivelet tjera të gjykatave vendore. Edhe krimet e rënda, siç është tentativa për vrasje të qëllimshme, konvertohet në një dënim simbolik me para! Shumë qindra dosje të stivosura, presin të parashkruhen, t`u skadohet afati shqyrtues, ashtu siç është vepruar përgjatë këtij çerek-shekulli. Mjafton të shembullojmë me 45.500 “veteranë” të rrejshëm, me miliona euro të abuzuara! Thënë troç, Gjykata Kushtetuese ka devijuar nga garantuese e rendit kushtetues.
     Thuhet e shkruhet se -krimit nuk i skadon afati-. Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, kufizon hetimin dhe gjykimin për krime lufte dhe pas luftës, deri në fund të vitit 2000!? Ndërkohë që, krimet, vrasjet e cilësuara politike, kanë vazhduar ndër vite e tej dekadës, përfshirë edhe vrasjet e dëshmitarëve! Janë të njëjtat organizata kriminale, të themeluara nga LPK-ja e djeshme, PAN-i i sotëm, bandat e instruktuara nga Sigurimsat e Enver Hoxhës. Dhe, Gjykata Kushtetuese i ka parë të tëra këto krime dhe i ka heshtur, sikur këto krime kanë ndodhur në Mesjetë, në një shtet të Afrikës apo të Azisë dhe jo në zemër të Evropës!
     Prandaj, me të drejtë Gjykata Kushtetuese mund të konsiderohet si një “filozofe” e të drejtës, pa u merakosur për ta përdorë fuqinë reale të veprimit, edhe pse e ka të garantuar me ligjin kushtetues.
        Referenca ke Gjykata Kushtetuese, përgjatë këtyre dy muajve të fundit, është vënë re për disa shabllone e lëshime, që ngjallin huti dhe paqartësi. Mungesa e kryetarit të Kuvendet, sipas Kushtetutës, po e pamundëson krijimin e grupeve parlamentare. Kjo po nënkuptohet si justifikim, për zvarritjen e qëllimshme të formimit të institucioneve.
     Është hera e parë që Kosova përballet me vakum kushtetues. Kushtetuta nuk ka arritur të veprojë, në masën e duhur as në demokraci. Përgjegjësi kushtetuese kanë të gjitha subjektet politike. Kur ish-pushtetarët shpërfillën ligjet dhe vet Kushtetutën, duke e zhvatur shtetin egërsisht, partitë politike bënin sehir dhe nuk bënë asgjë, për t`i stopuar ata.
    Opozita PAN-iste përgjatë gjithë mandatit qeverisës të LVV, ka qenë skajshëm destruktive dhe, pothuaj se, gjithherë palë me Serbinë, për ta larguar Kurtin nga pushteti. Edhe në vënien e sanksioneve Kosovës, krahas Serbisë, edhe PAN ka kontribuar zellshëm. Madje, kuadrot e PDK-së, “janë zënë me pelë për dore”, duke lobuar kundër favorizimit të Kosovës, resepektivisht, kundër heqjes të sanksioneve Kosovës, për deri sa Albini është në pushtet! Kjo na kujton raportin nuse-vjehërre: “Për inati të sime vjehërre, do të flej me mullixhinë!”
    Dhe, krejt në fund, në ngulmimin e opozitës, për ta zbutur humbjen në fushë-betejë, duan fitoren në tavolinë! Për këtë dyshohet në presionin-porosi, nga hisedarët e lirisë tonë, që opozita e bashkuar dhe Lista Serbe, bojkot e bllok qeverisjes Kurti me Vetëvendosjen e tij! Gjithsesi, hiç parimore dhe fort e pamoralshme!

Lëndimi LDK-së me aleanca të pista, fundi i parimësisë të saj!

1
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
      Lëvizja Vetëvendosje, për ta zgjidhur ngërçin e stisur nga opozita humbëse, i bëri propozim-kërkesën për koalicion e qeverisje LDK-së. Dhe, kjo ishte e pranueshme nga anëtarësia, elektorati, populli dhe shqiptarët e botës. LDK dhe LVV kanë 68 deputetë, plus të tjerët  nga pakicat, janë të mjaftueshëm për një qeverisje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Por Lidershipi me disa anëtarë të kryesisë dhe pak deputetë, duan ta kenë edhe PDK-në brenda kësaj qeverie. Ndërsa anëtarësia, elektorati, shumësia absolute e strukturave partiake dhe e shqiptarëve, nuk duan kthimin e subjekteve të PAN-it në pushtet. Alergjia e anëtarësisë është e madhe, sepse për afro dy dekada LDK-ja është zvarritur pas PDK-së,  si patericë, për t`i mbajtur në pushtet “komandantët” mujsharë, përgjakës të FARK-ut dhe të LDK-së!
     Albin Kurti dhe LVV i dinë “të bëmat” e PAN-it dhe, natyrshëm, e ruajnë nga ndotja pastërtinë e partisë, por edhe të koalicionit të mundshëm. Dhe, kjo është parimore, mençuri dhe vlerë e shtuar, për një subjekt politik, që ka mbështetje të gjerë popullore dhe kombëtare. Ky është edhe një standard i ri, i vendosur nga Albin Kurtit me LVV e tij dhe aleatët në koalicion e bashkëqeverisje fisnike: Guxo dhe Alternativa. Në politikën hallakamë, të rrëmujshme dhe skajmërisht hipokrite në Kosovën tonë, kërkohet syçeltësi, për të zgjedhur partnerë të dinjitetshëm dhe pa cene morale turpëruese. Lexoni listat emërore të kandidatëve për deputetë të PAN-it, dhe të bindeni se “ndër këto troje është përzier gjithfarë ujemi”, – siç shkruan njeriu i letrave, Azem Shkreli, në romanin e mirënjohur “Karvani i Bardhë”.
     “Ra ky mort e u pamë”,- thotë një urtësi e jona. Ndryshimin e shumëpritur e nismuan dhe e realizuan dy rugovistet e guximshme dhe dinjitare, Vjosë Osmani e Donikë Gërvalla, me shoqe e shokë, në koordinim me organizatën luftarake, LVV, për t`i shporrur nga pushteti disa “biçim komandantësh”, të zhytur në krime e hajni, por edhe të zbuluar si agjentë të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës dhe të argatëve të tyre brenda LDK-së.
     Lidershipi i ri, në krye me Lumir Abdixhikun u mirëprit, pavarësisht stazhit të pakët në LDK. Ndërsa “Rruga e Re” e Kryetarit, ngjalli dyshimet e para dhe, pothuaj se, u refuzua nga anëtarësia, me bindjen se e devijon, përjashton rrugën klasike rugoviane. Habitem pse Lidershipi aktual ende nuk e ka zyrtarizuar harrimin e kësaj rruge pa krye?!
     Në përgjigje të letër-kërkesës të Albin Kurtit, për koalicion e bashkëqeverisje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dha këtë përgjigje: “Krijimi i një Qeverie Nacionale të Tranzicionit”, si zgjidhje e përkohshme, për të tejkaluar krizën aktuale politike!” Vërtet, kjo është “krizë” e stisur, hiç reale dhe krejt inatçore, nga një koalicion pas zgjedhor i paligjshëm: P (PDK), L (LDK), A (AAK), S (LISTA SERBE), pra, koalicioni pas zgjedhor -PLAS-!
     NACIONALE do të thotë KOMBËTARE. Ndërkohë, LPK-ja e djeshme, PAN-i i sotëm, ka sabotuar financimin për mbijetesën e Kosovës nën pushtim; ka përçarë dhe ka penguar bashkimin e faktorit ushtarak; ka vrarë ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin, në vlugun e luftës: ka vrarë Ushtarakët  luftëbërës dhe Veprimtarët e LDK-së, kundërshtarë politikë, rrjedhimisht, ka sabotuar luftën! A mund të jetë PAN-i kombëtar, i cili përgjatë qeverisjes 4 vjeçare të LVV, opozita PAN, ka qenë palë me Beogradin zyrtar, rrjedhimisht, edhe me Rusinë, në kundërshtinë dhe luftimin e Albin Kurtit dhe të LVV të tij, për ta rrëzuar nga pushteti!
     Arsyeja: Kurti po shtrinte sovranitetin e humbur nga qeveritë paraprake, në veriun e Kosovës, përkatësisht nga Hashim Thaçi, me dostat e tij të PAN-it, të shantazhuar nga Serbia, me dosje voluminoze penalizuese, për krime numerike, gjatë dhe pas luftës, vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë. Pra, subjektet e PAN-it nuk janë kombëtare, përkundrazi. Qysh në start, propozimi i kryetar Lumirit, nuk ka as logjikë dhe zero (o) mundësi për të qenë i pranueshëm. E një mendje me Shefin e saj, Lumirin, është nënkryetarja e parë e LDK-së, Doarsë Kica-Xhelili, në adresimin e idesë politike “të krijimit të një qeverie tranzicionale kombëtare”, pra, duke përfshirë edhe PDK-në!
     Edhe pse kjo ide ka rrjedhur nga disa emra të përveçëm të kryesisë dhe ndoca deputetë, statuti i LDK-së parashikon se koalicionet janë kompetencë të Këshillit të Përgjithshëm. Ndërkohë që ky konsultim nuk ka ndodhur! Pse? Sepse shumësia e strukturave të partisë, anëtarësia dhe elektorati, nuk do ta pranojnë PDK-në, në asnjë kombinaturë koalicionuese.
     Përndryshe, është guxim i tepruar i kryetar Lumirit, me ekipin e tij simpatik, ta përsërisë koalicionin me PDK-në, duke e rehabilituar, amnistuar e falur atë, kurrë pa kërkuar falje, për krimet serike e makabre të bëra, përgjakjen e LDK-së dhe të Kosovës. Nënkryetarja Doarsë ngulmon në arsyetime hiç bindëse: “Ne nuk jemi refuzues, por jemi përfaqësues. E dimë saktësisht, se çfarë komunikimi kemi pasur me votuesit tonë”. Megjithatë, asnjë premtim nuk i është dhënë nga Lidershipi, anëtarësisë dhe elektoratit të LDK-së, se “nuk do të bëjmë koalicion me LVV”. Ndërsa dihet, është thënë e përsëritur se “kurrë më me PDK-në, sinonim i krimeve dhe të makro-hajnive zyrtare”. LDK-ja është mburrur, me të drejtë, për korrektësi e sinqeritet. Prandaj, manipulimi, në emër të anëtarësisë, elektoratit dhe popullit, është krim në vete!
     Realisht, komunikimi përgjatë fushatës ka qenë kolektiv, me duartrokitje aprovuese aklamative. Populli vetëm ka dëgjuar, por në pamundësi për të debatuar. Debati ka pushuar, kur aklamacioni, votimi i hapur ka fituar qytetarinë. Me shpërbërjen e aktivave, me intrigimet e tandemit Hashimi-Isa, plus SHIK-u, ka filluar çmontimi i rugovizmit në LDK.
     Përsëritja e zgjedhjeve, zakonisht, nuk janë zgjidhja më e mirë, sepse kanë edhe kosto të lartë buxhetore. Shkollat, si lokale shtetërore gratis, afria e qendrave të votimeve, pse duhen miliona shpenzime?! Keqardhje e madhe për deputetët, në veçanti, ata rishtarë, të cilët nuk kanë mëkate nga e kaluara e tyre. Dhe, apeloj se në rast të përsëritjes të zgjedhjeve, t`u besohet, serishmi, mandati. Sidoqoftë, kjo gjendje e papërgjegjshme dhe tymnajë, urojmë të marrë zgjidhjen e duhur!

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake: Në rast lufte secili mbron vetveten… Shqipëria ka vetëm 4-5 pushkë të vjetra…!

0
Kriza e NATO-s dhe ndalimi i përkohshëm (dobësimi) i dërgesave të armëve në Ukrainë kanë krijuar pasiguri në Evropë. Në rast lufte secili mbron vetveten. Shqipëria ka vetëm 4-5 pushkë të vjetra. Shpirti i racës ton…

***

Përshëndetje – 99% të mediave shqipfolëse (të trojeve dhe diasporës) janë pronë e hajdutëve apo shakaxhinjve gjysmë-analfabet të cilët edhe në sekondat e fundit para vdekjes, nuk do të kenë kohë të mjaftueshme të përshëndeten me të afërmit, por do pëshpëritin: “oooohhhh dollaaar, eurrooo, ruuubl, dinaaar”….dhe dha shpirt, vdiq, shkoi, i morri në ferr paratë e pista.     

Shqiptarët (të trojeve dhe diasporës) janë në errësirën e informacionit dhe ndikimin e dezinformimit nga mediat e rreme shqipfolëse: (dallavere TV, dallavere Gazeta dhe dallavere Portale) që faktikisht financohen dhe komandohen nga armiq të huaj, të cilët punojnë që ne si komb të mos ekzistojmë.

Dhe kjo ndikon që ata (popullata) të mashtrohet, manipulohet dhe të mos reagojnë (të mos veprojnë) kundër kriminelëve ekonomik, hoxhallarëve islamik, pedofilëve, hajdutëve…

Vëllai im i madh, inxhinier i elektroteknikës, punon në biznesin (kompaninë e përbashkët familjar prej përafërsisht 2500 të punësuarve) por ka edhe aksione të mjaftueshme në një nga mediat më të mëdha të botës perëndimore.

Dhe, vëllai im e di shumë mirë se çfarë mendojnë ata dhjetëra mijëra redaktorë të atij mediumi për stacionet televizive dhe portalet shqipfolëse amatore, antikombëtare, vasale/mercenare.

Turpi mbetet tek ne.

Është e njëjta gazetë që në vitet 1998-1999 (kur serbët dhunonin femrat dhe masakronin shqiptarët e Kosovës) botoi një artikull timin (të dokumentuar…) se kush janë terroristët e Karpateve. Por, në atë kohë, vëllai nuk kishte asnjë lidhje biznesi me atë medium, ashtu që unë dhe disa miq të mi paguam një shumë të madhe për botimin. Kur do vije momenti do ta ribotoj në ato 7-8 portalet kombëtare shqiptare.

Kalofshi mirë, të gjithë ju… !

  • Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Gratë në Siri duhet të veshin burkini në plazh

0

Foto: Michael Coghlan

/ Document.no

Gratë siriane që vizitojnë plazhin, duhet të veshin burkini ose rroba të tjera “të përshtatshme” që mbulojnë trupin. Këtë e kanë vendosur autoritetet e reja islamike të Sirisë. Rregullat e reja hynë në fuqi të martën. Në përgjithësi, sirianët kërkohen të “vështrojnë rrobat e lirshme, të mbulojnë supe dhe gjunjë dhe të shmangin rrobat e tejdukshme dhe të ngushta” kur janë jashtë në publik, sipas një deklarate nga ministria e turizmit të vendit.

Nuk është specifikuar nëse dhe si do të zbatohet rregullat. Megjithëse tani po vendosen rregulla më të rrepta për veshjen e grave në publik, bëhen disa përjashtime. Klube private plazhi dhe vende që autoritetet i konsiderojnë “luksoze”, nuk kanë nevojë të ndjekin rregullat e reja.

Njoftimi i martës ka marrë reagime të përziera. Në rrjetet sociale, disa kanë shprehur shqetësimin për kufizimin e lirisë personale, e cila është vlerësuar shumë pas rrëzimit të sunduesit të gjatë të Sirisë, Bashar al-Assad, në muajin dhjetor.

Shumë gjithashtu mbështesin rregullat e reja. Videot në rrjetet sociale kanë treguar burra të rinj që bërtasin slogane fetare dhe kërkojnë mbylljen e bareve që shërbejnë alkool. Në maj, një diskotekë në Damasak u sulmua nga burra të armatosur, dhe një femër u vra.

“Sesion shkencor me rastin e 129 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës “, me 12 qershor 2007

0
Prizren, 12 qershor 2007
___

129 vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit

U MBAJT SESIONI SHKENCOR PËR LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Me rastin e 129 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Kryesie e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi në Prizren me 12 qershor 2007 në sallën e Vakëfit të Prizrenit Tryezën shkencore me titull”Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në raport me realitetin shqiptar sot”. Në këtë sesion morën pjesë hulumtues shkencor nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, janë paraqitur gjithsejtë 20 kumtesa ndërsa u lexuan 17 kumtesa në sesion.
U mbajtën 2 seanca, seanca e paradites të cilin e udhëhoqi kryesia e punës në përbërje: dr.Gazmend Shpuza, ak.Jashar Rexhepagiqi dhe dr.Muhamed Mufaku dhe seanca e pas ditës të cilën e udhëhoqi kryesia e punës në përbërje: dr.Muhamed Piraku, dr.Jusuf Osmani dhe Mr.Qemajl Morina.
Myftiu i Kosovës Mr.Naim efendi Tërnava në fjalën e tij përshëndetëse përveç tjerash ceku “për nder të 129 vjetorit të LSHP e organizuam këtë tryezë për të shënuar përvjetorin e saj dhe për të përkujtuar rolin dhe rëndësinë e saj në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe fetare të popullit shqiptar”.
Kumtesën e parë e paraqiti dr.Pajazit Nushi nga Prishtina me titull”Lidhja Shqiptare e Prizrenit pas 129 vjetëve” ku përveç tjerash ceku” edhe pas 129 vjetëve nga mbajtja e LSHP-it çështja shqiptare hyri në shekullin XXI si çështje ende e pazgjidhur. Shqiptarët e viseve jashtë Shqipërisë janë dënuar dhe persekutuar vazhdimisht për programin e LSHP-it. Shënimi i 90 vjetorit të LSHP-it bëri jehonë të madhe dhe solli inspirim edhe për demonstratat e vitit 1968 në Kosovës, ndërsa shënimi i 100 vjetorit të LSHP-it u me manifestime të shumta në Tiranë dhe Prishtinë bëri jehonë edhe më të madhe dhe se vetëm pas 3 vitesh rinia studentore e Kosovës u çua në demonstrata masive me kërkesën për Kosovën Republikë”, dhe se akoma pas 129 vitesh vazhdon ideja e LSHP-it”.

Kumtesën e dytë e prezantoi .dr.Gazmend Shpuza nga Tirana me titull”Përmasat historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” ku përveç tjerash ceku”delegatët u mblodhën në Prizren ku miratuan edhe programin apo dokumentin bazë të LSHP-it. Themeluesit e saj që të gjithë nga Kosova janë zhveshur nga efekti historik, në kundërshtime me realitetin në fjalë dhe me mjaft paragjykime përfaqësuesit e saj kosovar edhe sot e kësaj dite janë të mënjanuar dhe lënë anash”. Akademik Jashar Rexhepagiqi nga Prishtina në kumtesën e vet me titull ”Vlerat pedagogjike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” ceku”rëndësinë e LSHP-it në zhvillimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe dhe shkollave shqipe në trojet shqiptare. Hapja e shkollave shqipe, përpilimi i librave shkollor sikur abetarja, libër lexime e pjesë të ndryshme të njohuri natyre zë fill pas LSHP-it. LSHP-it insistonte që nëpunësit duhet të njohin gjuhën shqipe, gjuhën të cilin shumica e popullatës vendase e flasin, në shkolla të mësohej edhe gjuha shqipe dhe të japin mësim mësuesit dhe pedagogët më të rëndësishëm të asaj kohe”. dr. Muhamed Mufaku nga Amani në kumtesën e tij me titull ” Figura e Ismajl Qemajlit në shtypin egjiptian si simbol i lëvizjes kombëtare shqiptare 1878-1912” ceku përveç tjerash” në shtypin arab(egjiptian) vetëm pas formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bë e njohur çështja shqiptare dhe populli shqiptar dhe se figura më e çmuar në formimin e shtetit shqiptar Ismaj Qemajl be Vlora i cili edhe e vizitoi dy herë Egjiptin.
Në seancën e para ditës kumtesat e veta i paraqitën edhe dr.Masar Rizvanolli ”Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika serbe ndaj saj”, dr.VehbiXhemajli”Kontributi i tetovarëve në Lidhjen e Prizrenit”, Nehat Krasniqi” Të dhëna të reja dhe dilema për haxhi Ymer Prizrenin”, dr.Hysen Matoshi ”Karakteri antishqiptar i Republikës së Mirditës”, dr.Iljaz Rexha”Kërkesa e popullit shqiptar për autonomi acaroi marrëdhanjet me portën e lartë”, si dhe akademik Enver Gjerqeku me kumtesën”Sonetet kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.
Në seancën e pasdites kumtesën e parë e prezantoi dr.Muhamed Piraku nga Prishtina me titull ”Roli i Myderriz efendi Podgoricës në afirmimin e çështjes shqiptare në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.
Pas këtij kumtesën e prezantoi Mexhid Yvejsi nga Gjakova me titull ”Roli i ulemave në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit(1878- 1881)” ku përveç tjerash theksoi”LSHP- it e çoj, e ngriti për herë të parë çështjen kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ulematë shqiptare, jo vetëm që nuk janë përfillur, por janë përbuzur, janë nënçmuar, madje edhe janë akuzuar si “turkoshak, turkofil, turkoman, sulltanistë”edhe me emra tjerë edhe më të pistë. E vërteta është se, ulematë shqiptare ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ulematë shqiptarë filluan përgatitjet për themelimin e një lëvizje politike-ushtarake, që në muajin mars të vitit 1878. Kuvendi themelues, Kuvendi i përgjithshëm i LSHP-it u organizua prej ulemave. Të gjitha komitetet e Lidhjes, apo degët e saj, që ishin themeluar në të gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej ulemave, prej Gjakovës deri në Shkodër, nga Prishtina deri në Dibër,që u përhapën me të shpejtë edhe në Shqipërinë e jugut, gjer në Janinë. Dega e Gjakovës përfaqësohej prej kadiut Ahmet efendi Korenica, myftiut të Gjakovës Ismail efendi Yvejsi, myderriz Hasan efendi Shlaku, dega e Shkodrës kryesohej nga myderriz Daut efendi Boriqi dhe i mbështetir nga myftiu i Shkodrës Jusuf efendi Tabaku, dega e Ulqinit në kryesi kishte Hafiz Salih Hylja dhe hafiz Tamizin, dega e Pejës përfaqësohej nga myderriz Haxhi Zeka, dega e Prizrenit kryesohej nga myderriz Ymer efendi Prizreni, dega e Mitrovicës nga myderriz Osman efendiu dhe myderriz Ali efendiu, dega e Prishtinës përfaqësohej nga myftiu Zejnel Abedini, dega e Tetovës përfaqësohej nga shejh Mustafa, dega e Dibrës kishte veprimtarë hoxhë Moglicën dhe shejh Hysenin, dega e Shkupit veprimtar të dalluar kishte myderriz Abdyl efendiu. Në të gjitha degët e LSHP-it, në të katër vilajete shqiptare, ulematë ishin shtylla kryesore, disa ishin, siç thuhet sot, më të moderuar, disa më konservatorë, disa më radikal, por secili prej tyre ishte i veçantë. Ulematë ishin ata që i shkruan, hartuan, përpiluan Kararnamen(aktvendi met), Talimatin(urdhë resat), peticionet, memorandumet e kështu me rrallë. Me pak fjalë, ky ishte roli i ulemave në LSHP-t, këtë nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar të tjerët ta harrojnë, sepse e harrojmë vetveten”.
Olsi Jazexhiu nga Tirana në kumtesën e tij me titull”Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika panislamiste e sulltan Abdylhamidit të II-të” përveç tjerash ceku”Lidhjen e Prizrenit të cilën nëpër shkollat tona fëmijët e mësojnë si një Lidhje sa anti-turke aq edhe kombëtare, historiani britanik Jakob Landau e klasifikon si një organizatë të nxitur nga vetë sulltan Abdylhamdi i II-të, për të mobilizuar myslimanët e Ballkanit që të mbrohen nga pushtimi i fuqive të krishtera. Mbi karakterin islamik të Lidhjes së Prizrenit shkruan edhe Noel Malkolmi i cili në librin”Kosovo a short histori”kujton citimet e një zyrtari britanik në Kosovë më 1878”Lëvizja është më shumë një lëvizje fetare sesa shekullare, dhe udhëhiqet nga myftilerë, ulematë dhe kadijtë,…Jam i mendimit se tashmë është më se e qartë se Porta e Lartë dhe Lidhja janë në një mendje, dhe po punojnë për të arritur një qëllim të përbashkët- mbrojtjen e provincës”. Këta dy paragrafë më kanë bërë që përpara shumë vitesh të kërkoja dhe të kuptoj përse në librat tanë të historisë, Lidhja e Prizrenit, ashtu si shumë pjesë të tjera të historisë sonë është trajtuar sipas mendësisë së shkollës sllavo-greke në Ballkan e cila pre supozon se popujt e Ballkanit vuajtën nën tiraninë turke.
Ndërsa Kristo Frashëri e imagjinon Lidhjen e Prizrenit si një organizatë antiislamike dhe laiko-kombëtare, Jakob Landau, Peter Barlt, Kirby Green, Peter Barlt, Xhafer Belegu, Eqrem bej Vlora dhe një numër i madh historianësh botërorë e shohin si një organizatë islamike të ndërtuar nga myslimanët e Gegërisë dhe Bosnjës me mbështetjen e sulltan Abdulhamidit II-të, për të mbrojtur myslimanët ballkanas pas Kongresit të Berlinit. Përpjekjet në librat e historisë në Shqipëri që manipulojnë historinë, duke shpikur konceptin e kombit laik në çdo ndodhi historike, sipas Noel Malkolmit janë një rrëfim i varfër i historisë. Xhafer Belegu në librin”Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë”thotë në rrjedhën e ngjarjeve kishte hyrë vetë sulltan Abdylhamiti II-të, ai i kishte thirr në Stamboll shejh Mustafa Tetovën dhe Abdyl bej Frashërin për t’i udhëzuar për zhvillimin e lëvizjes, ndërsa ju dha urdhër komandantëve ushtarak që të mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes. Këtë fakt e përmend edhe Eqrem bej Vlora i cili thotë se qeveria qendrore në Stamboll jo vetëm që u tregua dashamire ndaj idesë, por mori pjesë aktive në themelimin e Lidhjes në Prizren, pasi ishte në interesin e saj të nxiste një lëvizje kundër kërkesave sllave e pak më vonë edhe kundër atyre greke…që të tërhiqte vëmendjen e Evropës. Lidhja e Prizrenit i zhvilloi takimet e saj në datën 10 qershor 1878 në xhaminë e Bajraklisë dhe Medresenë e Mehmed Pashës pranë saj. Në Prizren por edhe mbarë Kosovën, krijimi dhe organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj osman, Prizren Ittifaki.
Pra, nëse duam të kuptojmë identitetin dhe karakterin e organizatorë të Lidhjes së Prizrenit sipas konsullit Kirby Green dhe jo Kristo Frashëri, i bie që Lëvizja shqiptare duhet parë si një përpjekje e miletit islamik apo kombit osman i cili e shikonte fatin e tij të njëjtë me atë myslimanëve të tjerë të Perandorisë dhe sulltanit kalif, dhe jo sipas skemave”politikisht korrekt”që ideologjia nacional-komuniste e Akademisë së shkencave mundohet të ndërtojë mbi identitetin e pashallarëve, bejlerëve dhe ulemave islamik të Gegërisë që formuan Lidhjen e Prizrenit në fund shekullit XIX”.
Nexhat Ibrahimi nga Prizreni në kumtesën e vet me titull”Backgroundi evropian antiosman-antiislam dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 1878” përveç tjerash theksoi” Gjysma e dytë e shekullit XIX, e sidomos para dhe pas Lidhjes së Prizrenit, për shqiptarët paraqet një ndër periudhat më të rëndësishme gjatë dy shekujve të fundit në pikëpamje nacionale, religjioze, gjeostrategjike e të tjera.
Por, Kongresi i Berlinit nuk solli ndonjë dobi të dukshme në llogari të trojeve shqiptare. Peter Bartl këtë e thotë kështu: “Në Kongresin e Berlinit qenë marrë parasysh interesat e të gjithë popujve të Ballkanit me një përjashtim të vetëm të shqiptarëve.” Ai këtë e arsyeton me faktin se shqiptarët nuk gjetën ndonjë protektor të fortë në mesin e fuqive të mëdha për të mbrojtur interesat e tyre, por edhe për arsye se shumica dërmuese shqiptare i përkisnin fesë myslimane dhe ishin lojalë ndaj Perandorisë Osmane. Po ashtu, shqiptarët shihnin te Perandorinë Osmane edhe garancionin e mbijetesës së tyre fizike përballë synimeve shfarosëse të popujve fqinjë kristianë. Këtë e pohon edhe një dokument i asaj kohe: “Vetë Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte krijuar për të kundërshtuar politikën shoviniste serbe, malazeze, greke dhe bullgare, e jo atë turke”.[1]
Me Lidhjen e Prizrenit abuzuan institucione dhe individë. Ajo vazhdon të përshkruhet si një veprim kryekëput shqiptar, i ndërtuar dhe nxitur nga elementi anti-turk, i cili ishte në konflikt të hapur dhe të egër me osmanët dhe identitetin islam të shqiptarëve e jo me pushtuesit serbë në veri dhe grekë në jug Madje, nga shtypi boshnjak i kohës së Lidhjes së Prizrenit mësojmë se propaganda greke nxiti konflikte të rënda te ortodoksët e jugut etj. më 1883, me qëllim të aneksimit të shumë trojeve shqiptare në llogari të grekëve.
Në grupin e atyre shkencëtarëve që kanë ndjekur kursin antiosman kemi një varg historianësh të njohur. Ali Hadri përmend se Lidhja “ka pasur tri programe.
Programi i parë dhe i dytë ishin bukur shumë në frymën panislamiste, ndërsa programi i tretë ka qenë shumë më përparimtar,” duke e hedhur poshtë si anakronik dhe regresiv mendimin e shumicës së popullsisë dhe të shumicës së delegatëve të pranishëm. Qartë, mendimi i tij është i ngjyrosur me ideologjinë e kohës kur Ali Hadri jetoi dhe veproi.
Kurse njohësi i rrethanave shqiptare-boshnjake , dr. Haris Sillajxhiq mendon se fati pak a shumë i përbashkët i këtyre dy popujve në të kaluarën e deri sot duhet të hulumtohet për të ndriçuar aspekte të panjohura.
Hulumtuesit nuk duhet t’i tremb elementi islam i Lidhjes, sepse në të nuk ka asnjë të keqe për çështjen kombëtare. Përkundrazi, fetarja dhe kombëtarja mund të bashkëveprojnë në mënyrë të përkryer drejt së ardhmes. Me kalimin e kohës, e nën trysnitë nacionaliste si trend i kohës së shekullit XIX, ndikimi i Lidhjes së Prizrenit shkonte në favor të shekullares (kombëtares) kurse në dëm të hyjnores (fetares) dhe të përkeqësimit të raporteve ndërmjet shqiptarëve dhe turqve. Pikërisht trajtimi i njëanshëm dhe i pjesërishëm i kësaj teme imponon domosdoshmërinë për hulumtime më të hollësishme dhe më objektive në të ardhmen, që të mësojmë një histori pak më reale, për të ndërtuar vetë një histori autoktone të këtij populli dhe të këtyre trojeve, të liruar nga prangat dhe kufizimet e ndryshme ideologjike”.
Parim Kosova nga Prizreni në kumtesën e tij me titull”Objektet fetare islame në shërbim të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” përveç tjerash ceku” në objektet fetare islame si xhamitë, medresetë, teqetë, mejtepet janë mbajtur tubime, mbledhje, strehimore për refugjatë, shërimi i të plagosurve dhe është kryer mobilizimi i forcave për luftë për mbrojtjen e trojeve tona. Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit është një “per exellenc” ku në xhaminë e Bajraklisë u mbajt Kuvendi i Lidhjes, ndërsa në medresenë pranë saj kanë qenë të vendosur dikasteret e qeverisë së Lidhjes së Prizrenit. Në vitin 1968 ders-hanja apo mësonjëtorja u shndërrua në muze, ndërsa në vitin 1978 me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit edhe objekti i Medresesë së Gazi Mehmed Pashës iu bashkëngjitë kompleksit, ashtu që në katin e parë janë te vendosur kostumet e veshjeve kombëtare, ndërsa në katin e dytë galeria. Më 28 mars 1999 forcat serbe e dogjën dhe rrafshuan me tokë ders-hanen apo godinën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe se pas çlirimit të Kosovës ajo menjëherë u rindërtua ashtu si a qenë në formën e mëparshme të saj. Sot me datë 12 qershor 2007 zbulimi i pllakës përkujtimore në xhaminë e Bajraklisë është një kontribut më tepër në evokimin e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që u mbajt para 129 vitesh në këtë xhami”. Me kumtesat e veta prezantuan edhe dr. Jusuf Osmani “Dokumentet arkivore për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit”, Adrian Muhaj”Autonomia e territoreve shqiptare në kontekstin ballkanik”, dr.Riza Sadiku”Lidhja shqiptare e Prizrenit në shtypin e mërgatës shqiptare” dhe Mr.Qemajl Morina”Faktori fe në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe sot”.
Pas përfundimit të prezantimit të kumtesave pasuan diskutimet, polemikat dhe replikat lidhur me temën në fjalë, në të cilin u shfaqën dy qëndrime apo dy këndvështrime të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri qëndrim mbronte tezën se Lidhja e Prizrenit ka pas karakter prokombëtar, profetar, proosman ndërsa anti serb,antimalazez, antigrek dhe antibullgar, dhe se qëndrimi i dytë mbronin tezën se Lidhja e Prizrenit ka pas karakter prokombëtar, pro laik, proshekullar ndërsa antiosman, antisllav e antigrek.
Në përfundim të kësaj mund të konkludojë se duhet bërë rivlerësimin në përgjithësi të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke mënjanuar ndikimin e ideologjisë komuniste në tekstet shkollor të historisë dhe të ndikimeve të frymës sllavo-greke në te, e duke marr parasysh pikësëpari mbështetjen në hulumtimet arkivore të arkivave të Londrës, Stambollit e Vjenës, kundruall atyre ekzistuese të burimeve arkivore të Beogradit, Moskës dhe Athinës.