Kreu Blog Faqe 536

Shkatërrimi i Jugosllavisë së parë, të dytë dhe të tretë

0

Foto e përmendores së Titos në Velenje, Slloveni

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

1.Tri Jugosllavitë sot janë shembull sikurse lopa kur ngihet sanë nuk e ha kashtën!

Shqiptarët shumë patën mësuar në të tri Jugosllavitë. Por, më në fund e nxorrën rrënjën katrore se cilat ishin mjetet për çlirim.

Jugosllavia e Parë u krijua në koridoret e Versajit më 1919, duke i plotësuar kërkesat ideore të disa pansllavistëve dhe me iniciativë të masonerisë franceze dhe londineze. Në Versaj, pa ndihmën e rusëve u krijua shteti marionetë: Mbretëria SKS që do të thotë tri fise që përbënin një popull “Jugosllavë”. Ky shtet marionetë nga fillimi ishte për shqiptar një burg. Ndërsa kur i shtohet edhe faktori plus, me tri kampe të përqëndimit të themeluar special për t` i kalbur shqiptarët kryengritës dhe familjet e tyre. Ai shtet në çdo kohë e kishte përkrahjen e Ligës së Kombeve me seli në Gjenevë. Ishte një perandori e sllavëve në të cilën u koncentruan të gjithë bellogardistë që nuk u pajtuan me Revolucionin e Tetorit 1917 në Rusi. Lidhur me këtë realitet tragjik duhet shënuar një hipokrizi pansllaviste, e cila zbërthehet në Londër më 1913, shfaqet në Versaj më 1919 dhe shpërfaqet në Paris më 1945. Për çka është fjala. Më 17 dhjetor 1912 fillon Konferenca e Londrës. Më 18 dhjetor 1912 Nikolla Pashiqi u dërgonte oficerëve serbian urdhër që nga: Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra të shkruajnë në emër të parisë shqiptare këtë telegram: “ Ne banorët e këtyre trevave gjithmonë kemi jetuar me serbian, serb e ndiejmë veten, serbisht flasim në familje dhe serbishten e kuptojnë të gjithë antarët, prandaj duam që të na leni me Serbinë e jo me Shqipninë Bregdetare”. Në anën tjetër, Nikolla Pashiqi do të rrefehet para Eduard Greit: “Nuk jemi ne që po duam ti okupojmë viset shqiptare, por janë shqiptarët ata që po na lusin ti okupojmë, sepse me Serbinë e shohin progresin dhe lulzimin e ekonomisë tyre”.

E vërteta, Vlladimir Iliq Lenini, posa erdhi në pushtet, urdhëroi që të botohet Marrëveshja e Londrës nga viti 1915, me të cilën Italia përfitohej për Antantën (Angli, Francë, Rusi) duke ia dhuruar disa pjesë të bregdetit kroat, malazez e sidomos duke ia dhuruar tërë Krahinën e Vlorës Italisë. Rusia u shkëput nga Antanta më 1917, ndërsa Franca dhe Anglia së bashku me SHBA si fituese të Luftës Parë Botërore, do ta pranojnë realitetin e 1 dhjetorit 1918 me krijimin e Mbretërisë SKS (Jugosllave nga viti 1918 përkatësisht 1929).Ndërsa Jugosllavia integrale e Banovinave do të shkatrrohet duke u pushtuar nga:Gjermania, Italia dhe Bullgaria më 1941.

Jugosllavia e Dytë u krijua me luftë, sepse nga viti 1941 e deri kur kapitulloi Rajhu i Tretë, më 15 maj 1945, bëhej luftë e drejtë –çlirimtare. Por, ato vise shqiptare që i okupoi Jugosllavia e Dytë më 1945 ishin të trashëguara nga realiteti i padrejtë imperialist që ishte vendosur qysh më 1912. Prandaj, ishte fare e vështirë të ndryshohet qëndrimi në interes të Serbisë e që e mbronin: Anglia, Franca dhe SHBA më 1919. Por këtij realiteti iu bashkua më 1945 edhe Rusia komuniste si fituese e luftës. Pra, sa i takon Kosovës, asnjë vlerë nuk vlente para Aleatëve në Paris më 1946 se Kosova dhe Shqipëria ishin çliruar me forca të veta.

Historia e Jugosllavisë së Dytë është e njohur për qëndrimin në AVNOJ-in e Parë më 1942 dhe AVNOJ-in e Dytë më 1943, se:  “Nuk ka coptim të vendit dhe nuk ka kthim të sistemit të vjetër kapitalist të drejtuar nga dinastia serbiane. Kjo do të thotë se në shtetin e sllavëve të jugut prap një pjesë e trojeve shqiptare mbetej e robëruar. E vërteta, Çështja e Kosovës u kuptua dhe u përcaktua se: “do t` i takojë Jugosllavisë” kuptohet me intriga “pashiqiste”, të cilat J. B. Tito i zbatoi edhe më me dinakëri se mjekrroshi serbian Nikolla Pashiq. Madje, në Vis më 26 gusht 1944 Delegacioni shqiptar: Koçi Xoxe, Ramadan Çitaku dhe Bedri Spahiu do ta arrijnë pajtimin që: “ Nëse Shqipëria ndërton sistem socialist, atëherë Kosova do t` i takojë Shqipërisë; Nëse Shqipëria ndërton sistem ekonomiko shoqëror kapitalist, atëherë Kosova do ti takojë Jugosllavisë federative”. Kur J. B. Tito u pyet nga Gjillasi dhe A. Rankoviqi se “çka do të thotë kjo”?, Tito do tu përgjigjet se kjo do të thotë se vendimi vlen deri sa të largohet Delegacioni shqiptar nga ujdhesa. Në frymën e kësaj politike masone, madje më 24 shkurt 1945, Kryesia e AVNOJ-it e drejtuar nga kroati Ivan Ribar, Kosovën e përjashton nga përfaqësimi në Mbledhjen e Tretë të AVNOJ-it (u mbajt më 1946). Kjo do të thot se për çështjen e Kosovës përfaqsuesit politik sllavë vendosën pa e pyetur Fadil Hoxhën, e pa e konsulltuar dhe njohtuar Enver Hoxhën, të dy prijës antifashistë, të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kushtetuta e Jugosllavisë do të aprovohet më 1946. Por Kosovës qysh më 2 shtator 1945 do ti përcakton statusin e vendit të okupuar, sepse pushtetarët serbian ia caktuan një Statut me 11 nene, duke e nominuar si një qark serbian.

E vërteta, Kosova do ta fitojë një Statut më 1948, i cili ishte projektuar në zyret e Kuvendit Serbisë dhe ishte përkthyer shqip nga një grup shqiptarësh me në krye Gjeto Lekën. Meqë Jugosllavia i ndryshoi kushtetutat më 1953 dhe 1963, pozita e Kosovës nuk do të ndryshojë. Kjo trevë do të mbetet treva më e prapambetur nën okupimin serbian, ku merrej çdo gjë dhe nuk investohej asgjë.

  1. Ndryshimi i sistemit ekonomik

Ndryshimi i sistemit ekonomiko shoqëror në Jugosllavi fillon më 1964. Ndërsa një vit më vonë (1965) tërë ndërmarrja e LKJ-ës, që të avansojë sistemin shoqëroro ekonomik në vend, do të quhet Reformë ekonomike dhe administrative (sistemi e reformuar komunal).  Në këtë kohë në Jugosllavi shënohet një fenomen që nuk ishte rasti me shtetet tjera me sistem totalitar. Jashtë Jugosllavisë, ishte shënuar se punonin 400 000 punëtorë, të cilët në proces do të avansohen në një transformim rrënjësor në rrafshin e arsimit, shendetësisë, punësimit dhe ngritjes së standardit. Por, do të evidentohet se: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kishin mbetur vende më pak të zhvilluara. Së këndejmi, Kosova në proces do të mbetet edhe më e pazhvilluar. Nga ai realitet rinia shkollore dhe populli punues-puntoria, do ta nxjerrin një aksiomë se me: “avansimin e Kosovës në Republikë, gjendja do të ndryshohej”. Kështu kjo ide do të fillojë të hulumtohet nga shumë aspekte. Por, jo vetëm ideja por edhe çdo teori për avansimin e Kosovës në Republikë do të luftohet nga UDB me të gjitha mjetet e mundshme.

Në anën tjetër, duke e vërejtur pozicionin e UDB-s kreu u LKJ dhe shtetit do ta vërejë shansën se me likuidimin e UDB-ës dhe drejtuesve të saj, vendi do të lirohet nga një forcë që Jugosllavinë e projektonte si integrale, ndërsa Serbinë në homogjene. Dhe, për të arritur ndryshimin sistemor ekonomiko shoqëror byrokratik, më 16 qershor 1966 KQ LKJ do ta themelojë një Komision special: “Për hulumtimin e pengesave në decnetralizimin e vendit”. Komisioni do ta dorëzojë hulumtimin më 22 qershor 1966. Dokumenti i dorëzuar në KQ LKJ do të debatohet më 1 korrik 1966, në Plenumin e IV të KQ LKJ që u mbajt në Brione. Ky plenum u quajt historik, sepse forcat centraliste u deklasuan në “tërësi” dhe njeriu i dytë i partisë dhe shtetit u izolua në vend se të burgoset me të gjithë vartësit e tij.

Në këtë histori “pozitiviste” nga niveli i fituesve, forcat “progresive” gjatë vitit 1967 do të karakterizohet në Kosovë sidomos, me lëshuarjen në debate politike, ku do të plasohen dy çështje: “deformimet në UDB dhe avansimi i Kosovës në Republikë”. Këtij realiteti do të i ndihmojë që të fitojë hapësirë politike revolucioanre demonstrimi i studentëve në Francë dhe Gjermani në pranverë të vitit 1968. Kjo lëvizje revolucionare, do të reflektohet në Jugosllavi, me ç’ rast do të organizohen demonstrata në Beograd dhe Zagreb gjatë qershorit 1968. Jehona e demonstratave do reflektohet edhe nepër qytetet e Kosovës e sidomos në Prishtinë ku më 27 nëntor 1968, do të ngritet tërë rinia shkollore (mesme dhe fakultete) duke kërkuar barazi, zhvillim ekonomik dhe Republikë. Këto lëvizje do ta shtrojnë para kreut të shtetit kërkesën që të punojë në avansimin e reformës në të gjitha poret e jetës, gjithnjë duke u demokratizuar dhe decentralizuar, për të marrë republikat dhe krahinat më tepër pushtet. Me këtë orientim, në pranverë të vitit 1969, do të mbahet Kongresi i IX-t i LKJ në Beograd. Në Kongres do të dominojë idea e mbrojtjes së përgjithshme popullore, me çka dobësohej roli politik dhe ideor i gjeneralëve të cilët në APJ ishin me shumicë absolute serbianë. Në këto rrethana, në shkurt 1969 Kosova do të fitojë Ligjin Kushtetues, kurse një vit më vonë do ta fitojë Universitetin e Prishtinës. Me këtë lirim nga ngërqi centralist, do ta forcohet pushteti në bazë, nga lartë poshtë, me ç’rast Kroacia dhe Serbia do ta keqpërdorin çështjen e liberalizimit të piramidës pushtetore. Në këto rrethana nuk mund të anashkalohet fakti se më 20 mars 1967 në Politbyro J. B. Tito do ta shtrojë çështjen e avansimit të Kosovës në Republikë. Në lidhje me këtë, kuadrot e Kosovës, një ditë më vonë (më 21 mars 1967) në Brezvicë para E. Kardelit do të deklarohen se: “Nuk duam Republikë. Na mjafton Republika e Serbisë”. Me këtë pozicionim, qarqeve rankoviqiste të cilat nuk ishin deklasuar plotësisht, iu dha sinjali se mund të veprojnë por që duhet krijuar shansën në rrethana që imponohen nga jashtë, për tërë vendin. Në dokumente të LKJ theksohet një fakt se vendosja në rend dite e avansimit të Kosovës në Republikë më 20 mars 1967, iu dha forcave të kamufluara politike në Kroaci dhe Serbi që ta forcojnë pushtetin e tyre dhe “shtetësia” në këto republika të shfaqë epërsi ndaj RSFJ-ës. Mu për këtë shkak, duke e hetuar me kohë J. B. Tito do të informohet nga shërbimi ushtrak (KOS), por edhe nga Loza masone e Londrës ku ishte antar, që ti “disiplinojë pushtetarët e Zagrebit dhe Beogradit”.

3.Diciplinimi i majeve komuniste në Kroaci dhe Serbi më 1971

Duke u friguar nga forcimi i pushtetit në republika J. B. Tito do të marrë masa politike ndaj udhëheqësisë LK të Kroacisë. Do ta largohen nga funksionet Savka Dapçeviq-Kuçar, Kryetare e LKK, Mika Tripallo Sekretar ekzekutiv i KQ të LKK-ës si dhe funksionari i lartë partiak Pera Pirekr. Do të kritikohet edhe puna ncionaliste e ‘Matica Hrvaytska’, me ç’ rast do të fillojë një fushatë e përjashtimeve nga LKJ të 741 anëtarëve në funksione të ndryshme. Ndërsa 131 funksionarë të lartë do të largohen nga pozitat. Kurse 280 funksionarë japin me obligim dorëheqje.

Fushata e spastrimeve të teknokratëve politikë do të reflektohet edhe në Beograd. Në këtë fushatë antibyrokratike të LKJ-ës nga 9 deri më 12 tetor 1972, nga pozita e Kryetarit LKS do të largohet Marko Nikeziq. Ndërsa, nga pozita e Sekretrait ekzekutiv të LKS do të largohet Llatinka Peroviq. Ndërsa, nga pozita e Kryetarit të LKS të qytetit Beogradit, do të largohet Bora Pavlloviq.

Me këto ndryshime do të konstatohet në nivelin më të lartë politik dhe shtetëror se duhet të  përgatitet ndryshimi i Kushtetutës RSFJ-ës. Nryshimi i kushtetutës do të ndodhë me moton “trasformim ekonomiko shoqëror dhe federim i federatës”. Me  këtë filozofi politike do të shënohet në krahina një lirim i energjisë që të lirohën nga tutel serbiane, prandaj lufta do të zhvillohet në rrafshin që krahinat të marrin të drejtë të kenë Kushtetutë dhe Gjykatë kushtetuese. Së këndejmi, me aprovimin e Kushtetutës RSFJ më 1974 dhe duke u forcuar në këtë dialektikë, më 16 maj 1974 Kuvendi Federativ do të vendosë, që Kryesia e Jugosllavisë (shtetit) ti ketë 9 antarë, ndërsa J. B. Tito zgjidhet Kryetar i përhershëm i RSFJ-ës. Antarë të Kryesisë në këtë mbledhje do të zgjidhen: 1. Vlladimir Bakariq, 2. Fadil Hoxha, 3. Stevan Doronski, 4. Vidoje Zharkoviq, 5. Petar Stambolliq, 6.Lazar Kolishevski, 7. Cvijetin Mijatoviq, 8. Eduard Kardel. 9.J. B. Tito.

Si me inercion në krye të LKJ-ës në Kongresin e X-të të mbajtur në Beograd më 27-30 maj 1974 J. B. Tito do të zgjidhet Kryetar i përjetshëm i LKJ-ës, me çka po tregohej se ai po avansohej në një despot prej mbretit pa “mbretëri”, natyrisht, që pushtetin absolut e kishte, por që tash e tutje atë ia garantonte Kushtetuta dhe Programi i LKJ-ës në përgjithësi. Me këtë rast, në nivel të vendit do të zgjidhen edhe antarët e Kryesisë si: 1. V. Bakariq, 2. S. Dollanc, 3. Stevan Doronski, 4. Dushan Dragosavac, 5. Veselin Gjuranoviq, 6. Aleksandër Gërliçkov, 7. Fadil Hoxha, 8. Nikolla Lubiçiq, 9. E. Kardel, 10. Llazar Kolishevski, 11. Cvijetin Mijatoviq, 12. Branko Mikuliq, 13.Millosh Miniq, 14. Petar Stambolliq, 15Vidoje Zharkoviq, 16. Dushan Alimpiq, 17. Mahmut Bakalli, 18. Angel Çemerski, 19. Milka Pllaninc, 20. Franc Popit, 21. Vijisllav Serznetiq, 22. Nikolla Stanojeviq, 23 Tihomir Vllashkalliq.  Por, përkundër këtij transformimi kadrovik, Kosova do të mbetet koloni e dyfishtë: e Jugosllavisë dhe e Serbisë.

Së këndejmi, vetëm më 1974 Kosova do të lëvizë nga pozita që nuk pyetet për asgjë, dhe do ta fitojë një status të “elementit konstitutiv të federatës”, pa pasë të drejtë të ketë plan hapsinor stabil sepse atë në fund e përcaktonte Kuvendi i Serbisë. Madje në janar 1974 kur aprovohet çdo kaptinë e kushtetutës Jugosllave, çështje mbi çështjet do të plasohet Kosova. Aty delegacioni serb do ta shtrojë barierën nëpërmes Rajko Vidaçiçit dhe Drazha Markoviqit,të cilët më 1966 ishin përjashtuar si të deformuar nga puna. E vërteta, si i deformuar Drazha Markoviq kishte qëndruar vetëm dy ditë e një natë, sepse ishte rehabilitur si denim i ngutshëm. Ndërsa mënyra se si kishte arritur ai të infiltrohet në Komisionin Kushtetues, nuk do të dihet kurrë. Aty ai do të klithë një fjalë “historike”: “Doklje sunce cvita, za Kosovo Serbia se pita” (Deri sa dielli të nxen, për Kosovën pyetet Serbia). Me këtë artikulim të ish udbashit, do të zbulohët se A. Rankoviqi punonte në “hije”, dhe konsultohej nga kreu politik dhe shtetëror i Serbisë, i cili në “ilegalitet” do ta përgatit dokumentin për ta revokuar Kushtetutën e Kosovës 1974, me emrin “Libri i Kaltërt”. Ky libër gjatë vitit 1975 do të qarkullojë nepër koluare politike, ndërsa më 1976 do të “legalizohet” për përdorim në majet e pushtetit serb. Por, dokumentin do ta zbulojnë qarqet e sekretariatit të Punëve të brendshme të Sllovenisë.

4.Kushtetuta e vitit 1974 i copton shtizat në mes blloqeve politike jugosllave

Një fakt epokal duhet shënuar kur është në pyetje Kushtetuta e 1974-it. Me këtë akt juridik iu dha fund mundësisë së serbizimit të Jugosllavisë. Lidhur me këtë më 1934 një politikan shqiptar (Ferat Draga) do të klithë në një tubim: “Nëse Jugosllavia i ka ngulur në themelin e saj tre gurë (serbët, kroatët, sllovenët) dhe më 1929, është “ngulur në një guri”, duke promovuar “kombin jugosllav (serbina), atëherë pas kësaj date lajmërohet hapur se ky shtet po shkon jo kah promovimi i një barazie në mes popujve, por kah krijimi i kombit “jugosllav-serbian”, atëherë kisha serbe do të jetë ajo që termin Jugosllav, do të provojë ta konvertojë në Serbian. E nëse kjo ide provohet të zyrtarizohet, e asaj rruge politikanët serbë janë nisur, atëherë duhët të dihet se sllavët do të humbin të dy synimet, as nuk do të jugosllavizohet Jugosllavia e aq më pak do të ketë shansë që të serbizohet”.

Në Jugosllavin e Dytë, me kohë ishin polarizuar dy grupe jo kundërshtare, por armiqësore. Me një anë ishte blloku për Jugosllavi centraliste-integrale, ndërsa në anën tjetër (Sllovenia dhe Kroacia) ishin për Jugosllavi të decentralizuar. Pra, ky qëndrim e dekonspironte synimin serb që të homogjenizohet në rend të parë Serbia e në proces edhe popujt  tjerë do të gjunjëzoheshin në atë “vrimë”. Por, aprovimi i Kushtetutës më 1974, dëshmoi se fitimtar ishin përkrahësit e decentralizimit. Lidhur me këtë synim më 1960 Koça Popoviq do të prononcohet: “Nëse drejtuesit politik shqiptar në Jugosllavi kanë pranuar për shkak të karierizimit të quhën “jugosllav’, ata me asnjë rrethanë nuk duhet të provojmë për ti detyruar të quhën “serbianë”, sepse ne së bashku me ta, do t` i humbim të dy shansat e konvertimit. Së këndejmi, Kushtetuta e vitit 1974 ishte një fitore revolucionare, sepse i plasoi të gjithë popujt që të quhen me emrin e vërtetë, ose thënë ndryshe ua zbuloi mundësinë që të quhen natyrshëm ata që janë, secili i nacionalitetit vet. E këtë barierë nacionalistët dhe shovinistët serbian nuk do t` ua falin shqiptarëve, sllovenëve dhe kroatëve kurrë refuzimin që të serbizohën, të paktën nominalisht për fillim, siç u pajtuan më 6 janar 1929.

5.Beogradi serbian del me “Librin e Kaltërt” përball Titistëve

Dokumenti zyrtar serbian i quajtur “Libri i Kaltërt”, ishte një provë e fundit që Jugosllavia integrale të kthehët në rend dite, si ide të paktën. Por, ky dokument e ka edhe një argument regresiv se provon që: “Serbia të promovohet si republikë integrale”. Pra, ky dokument është në esencë tentim grushteti, që provonte ta zhvlerësojë Kushtetutën e RSFJ-ës të vitit 1974, dhe de jure ta kthejë A.Rankoviqin në funksion. Mjerisht ky libër u fut në “frigorifer” për një kohë të caktuar dhe mbajtja e tij në atë pozitë të “ujit të turbullt që ujin nuk e kthjell”, do të “ngritë kokë” më 1981, me tërë arsenalin politik,ushtrak dhe religjioz pansllavisit- ose panortodoks. Lidhur me këtë, opinioni nuk e dinte se më 24 maj 1965 ishte zhvilluar një bisedë shumë delikate për fatin e Jugosllavisë, në mes Titos dhe A. Rankoviqit në Karagjorgjevë (Beograd). I pari, J. B. Tito, kishte ngulur qëndrim se mund ta kemi partinë dhe shtetin e përbashkët .  I dyti, A. Rankoviq, kishte marrë pozicion se: “mund ta kemi edhe partinë edhe shtetin perspektiv të sllavëve të jugut, vetëm si unitar (Jedinstvenu partiju i drzhavu- Jugoslaviju). Por, Tito e kishte këputur mendimin se: “zajedniçku partiju i drzhavu-Da; Jedinstvenu partiju i drzhavu-Ne, nikada”! Nga ky pozicion, në tërë vendin (Jugosllavinë, sidomos oficerët serbianë), do të shpërthejnë kundërthëniet që janë mbajtur “nën tepih” për një vit. Por gjatë qershorit kundërthënia do të nxirret nga “nën tepihu”, dhe armiqësia do të shpërthejë  në Brione më 1 korrik 1966, në Plenumin e IV-të të KQ LKJ-ës.

Së këndejmi, “Libri i Kaltërt’, i vitit 1976 vente në qarkullim  shumë çështje që me dekada ishin maskuar si kundërthënie në mes sllavëve katolikë (sllovenë dhe kroatë) dhe sllavëve ortodoks (serbianë, malazezë, maqedonë), një vit pasi që denohet për të tretën herë Adem Demaçi, më 1975, pa asnjë argument. E vërteta, tërë skenarin e kishte përgatitur kreu i Lidhjes Komuniste të Kososvës, të cilit në fillim të vitit 1975, Beogradi serbian i kishte premtuar pozitën e Ministrit Punëve të Jashtme të RSFJ. Madje, atij i ishte thënë se: “Ky skenar është me leje të J. B. Titos, sepse Adem Demaçi është për shkatërrimin e Jugosllavisë”. E vërteta, “Libri i Kaltërt” ishte skenar për ta kthyer centralizmin në RSFJ në funksion, që do të thot se ishte për ta devalvuar Vendimin e Plenumit Brioneve, dhe për ta kthyer Jugosllavinë integrale dhe Serbinë homogjene në perspektivë, që njëherit e largonte Titon nga aspiratat për “Çmimin Nobel për kontribut në Botën e tretë”-në mosinkuadrim.

  1. Çka sollën demonstratat e studentëve shqiptar në mars-prill 1981

E vërteta, Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë do ta shënojnë kulmin e prishjes së të gjitha planeve pansllaviste, që me një anë Tito të mos avansohet në “Nobelist”, post mortum.  Në anën tjetër sistemi në Jugosllavi të mos konvertohet në sistem reaksionar- udbesk. Lidhur me këtë, më 11 mars 1981 kishin shpërthyer Demonstratat patriotike të studentëve revolucionar në Prishtinë. Por, Kisha serbe që qëndronte “heshtazi” pas A. Rankoviqit, më 16 mars 1981, do ta djeg Konakun e Patrikanës Pejës, diegije ajo që përmes propagandës do të tentohet t` iu mvishet “nacionalistë dhe iridentistëve shqiptar”. (Gjenerali Nikolla Lubiçiq dhe Gjenrali  Petar Graçanin. Po, edhe udbashi Svetisllav Stefanoviq do të provojë që në rast se A. Rankoviqi nuk aktivizohet, atëherë ai do ti “prijë valles serbiane”. Prej këtyre shovinistëve policor dhe ushtarak, do të ideohet dhe do të shkruhet: “Platforma politike për Kosovën”, në të cilët ide bartëse ishte: “Rikolinizimi i Kosovës me serbë dhe malazezë”, ide ajo që promovohet me kërkesën politike që “serbët dhe malazezët e shpërngulur nga dhuna shqiptare të kthehen sërish në Kosovë”, për ta plotësuar kërkesën e kishës për përmirësim të strukturës popullsisë në favor të sllavëve .Për këtë realitet, në një mbledhje të mbyllur të Kryesisë shtetit dhe të Partisë, Fadil Hoxha do të reagojë se: “Në Serbi në një kilometër katror jetojnë 99 banorë; në Kosovën e varfër në një kilometër katror jetojnë 143 banorë. Ne i kemi të dhënat në kryesi të shtetit, se kush është shpërngulur nga Kosova gjatë viteve 1971-1981. Dokumentin e ka përpiluar Sigurimi shtetëror i Serbisë. Pra, asnjë kuadër shqiptar nuk ka lidhje me atë dokument”. E për këtë reagim Fadil Hoxha do të fyhet shumë rëndë politikisht dhe fizikisht nga Nikolla Lubiçiqi. Ndërsa nepër Beograd dhe sidomos në institutet shkencore do të flitet se: “Fadil Hoxha është sulmuar politikisht dhe fizikisht nga Gjeneral Nikolla Lubiçiq”, fakt ai që: “Edhe Fadili kishte reaguar me tak-tuke duhani, por që gjenerali ishte strukur nën tavolinë dhe nuk ishte ardhur deri te lëndimi”. Madje sipas akademikëve të Zagrebit “pajtimin” pastaj e kishte bërë një kroat, emri i të cilit nuk dihet. E vërteta, numri i serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga Kosova 1966-1981 ishte 28 215 persona, të gjithë nga familjet e ish udbashëve. Pra nuk ishte e mundur të janë shpërngulur 200 000 persona siç uluronin politikanët serbian dhe malazezë, nëpër tërë vendin.

7.Testamenti i Aleksandër Rankoviqit nga viti 1973

Lidhur me këtë planifikim serbian për rikolonizimin e Kosovës, gjatë gjithë vitit 1981 dhe 1982 politikanët e Beogradit do të planifikojnë dhe do ta kryejnë militarizimin e LKJ në Kosovë, me ç’ rast më 1983, do ti formojnë shtatë (7) brigada që bënin 21 batalone, për ta luftuar: “nacionalizmin dhe iridentizmin shqiptar”. Në proces të luftimit të Lëvizjës patriotike shqiptare përmes demonstrimit jo rastësisht Gjenerali Graçanin do ta nxjerr në mbledhje të aktivit politik në Beograd, më 4 korrik 1983 “Testamentin e A. Rankoviqit nga viti 1973”. Në atë dokument thekoshet: “Po svaku cenu moramo trasformisati Partiju u jedinstvenom frontu izgradnje drzhave. U suprotnome, Jugoslaviji se blizhi kraj i to posle smrti Starog -Tita”(Me çdo çmim duhet ta trasformojmë Partinë në frontin unik të ndërtimit të shtetit. Në të kundërtën, Jugosllavisë po i afrohet fundi, dhe ai fund pas vdekjes së Plakut Titos). Në këtë rrafsh serbët dhe malazezët edhe në Kosovë do ta pranojnë “kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, duke u krijuar atyre vende pune dhe banim pa asnjë taksë.

Mbi këto informata të nëntokës politike serbiane do të lind idea më 1985, që populli serbian të kulaifikohet si “popull i nënshtruar, e jo si nënshtrues”. Kjo ide do të përpunohët dhe në vijim do t’ ia lëshojë rrugën: “Memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave” 1986. Ky dokument lansohej në 100 vjetorin e Memorandumit të Millutin Garashaninit, Proshirenje Srbije na Kosovu i u Makedoniju 1886- Zgjerimi i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni 1886). Ai dokument  Memorandumi 1986, do të kritikohet provizorisht nga kreu republikan serbian, në rend të parë sa për ti maskuar gjurmët dhe idenë. Por, gjithnjë në bazë të këtij Memorandumi (1986) do të ideohet dhe programohet: “Programi Jugosllav për Kosovën”,  i cili më 1988 do të aprovohet si obligim i Kuvendit Federattiv, me çka politika neofashite serbiane u legalizua zyrtarisht, se Kosova më në fund duhet të ‘promovohet si koloni serbe” dhe për këtë rikolonizim përkujdeset e tërë Jugosllavia. Në lidhje me këtë Program…. 1988, që ishte krijuar në zyrtët e ish UDB-ës jugosllave, do të përgatitet festimi i Luftës Kosovës 1389-1989, me ç’rast S. Millosheviq, do të promovohet se është flamurtar i sëndërtimit të: “Testamenti i A. Rankoviiqit”, nga viti 1973, për krijimin e Serbisë homogjene dhe Jugosllavisë integrale. Me atë dokument legalizohej se serbët nuk kishin marrë pjesë rastësisht afro 1 000 000 vetë në varrim më 1983.

8.Pse Sllovenia dhe Kroacia qëndronin anash para terrorit shtetëror serb në Kosovë

Mjerisht, në shembullin e ndjekjes së rinisë dhe popullit shqiptar në Kosovë, as Sllovenia, e as Kroacia si flamurtare të ndërtimit të federatës  decentraliste, po thuhej se me një strategji perfide do të shtihen se nuk kuptojnë asgjë, se çka po ndodhë në Kosovë. Madje, asgjë nuk do të kuptojnë edhe punonjësit shekncorë sllovenë dhe kroatë, sa që, me 15 maj 1985 “shkenca” serbiane do të dali me tezën në simpoziumin ndërkombëtar: “Ugnjetena i ugnjetaçka nacija” (Kombi i nënshtruar dhe nënshtrues), nga dy autorë “anonim”. Në atë simpozium (15 maj 1985) shkenctarët shqiptar do të shpërthejnë se: “I vetmi popull në Jugosllavi që është i nënshtruar janë shqiptarët, të cilët për nga numri janë populli i tretë në vend. Kurse, për nga numri i rekrutëve (ushtarëve) në RSFJ e zënë vendin e dytë. Por për kah zhvillimi ekonomik dhe kulturor e kanë të garantuar vendin e fundit në Jugosllavi dhe Evropë”! Në simpozium kroatët vetëm qeshnin, ndërsa sllovenët i ferkonin duart. Kurse boshnjakët zgërdhiheshin duke provuar t` u bëjnë argatin shovinistëve të zbuluar serbo-malazezë.

  1. Fillimi i mbarimit të kundërthënjeve që futëshin në “frigorifer”!

Viti 1989 “frigoriferi” politik në Jugosllavi do të shndërrohet në punëtor me “meditje partiotike”, me shpalim të “letrave”, prej të cilave serbët dhe malazezët, do të frigohen, kurse sllovenët dhe kroatët do të vetdijësohen se: “Me shqiptarë Serbia kreu punë duke e shuar autonominë e Kosovës, duke i mbushur burgjet me të ri e të reja shqiptar dhe pas kësaj drame: “e kemi rendin ne sllovenët dhe kroatët, sepse në këtë rrafsh na ndan nga serbët kultura dhe religjioni”. Pra, Jugosllavia federative e decentralizuar (Kushtetuta 1974), më 1989 po i tregonte shenjat e para të shpërbërjës së shpejtë të RSFJ-ës vetqeverisjës dhe të mosinkuadrimit. Kështu nga titizmi masonist, nuk kishte mebtur po thuaj se asgjë për t` i shërbyer kamuflimit: “vllazërim bashkim”. Lidhur me këtë, shumë shpejt do të vjen deri te shpartallimi i PKJ-LKJ, e cila kishte një përvojë politike më 1919-1989 solide, dhe ishte krekosur  gati për një shekull se ka: “politikë të drejtë nacionale”. Ndërsa, fundi i saj do të vjen më 1990 me largimin e komunistëve slloven demonstrativisht nga Kongresi i XIV i LKJ-ës në Beograd i mbajtur më 23 janar 1990. Pra, PKJ në kongres ishte themeluar: në Beograd më 1919-1952, dhe si LKJ 1952-  në kongres po shpartallohej, më 23 janar 1990 në Beograd, pas 71 vite jetë politike dhe ushtarake!. De fakto me themelimin e partive politike nëpër tërë vendin më 1989, de fakto RSFJ po “bankrotonte” politikisht në të gjitha fushat.

Lidhur me shkatërrimin e Jugosllavisë më së miri mësohen të gjitha ndërskamcat serbe, jo vetëm, të planifikuara më 1983 me rastin e vdekjës së A. Rankoviqit, e të nxjerrura në publik më 1985 dhe 1987 me librin: “Zaduzhbine Kosova”, publikim ai që provonte  “t` ua tregojnë dhëmbët republikave tjera”, gjithnjë duke mësuar nga pësimet që po i përjetonte populli shqiptar, në Kosovë dhe Maqedoni.Prandaj, qysh më 1987 sllovenët do ta publikojnë një “Program”, për largim nga fedrata, dokument ai që në Zagreb do të debatohet me dyer të mbyllura tri herë (në Matica Hrvatska).

Promovimi i militarizmit serbian me rastin e grevës  së minatorëve në Trepçë. Greva e minatorëve në Trepçë do ti tregojë opinionit jugosllav se shqiptarët e kanë kaluar me sukses provimin e avansimit të Kosovës në Republikë të shtatë. Për fat të keq, këtë “avansim” do të provojnë ta shfrytëzojnë tre kuadro shqiptar si: Ali Shukriu, Rrahman Morina  dhe Sherafedin Ajeti. Që të tre, sipas dokumenteve sekrete të Sigurimit shtetëror do të interesohen që Azem Vllasi të burgoset, gjithnjë duke u fshehur pas emrit të S. Millosheviqit dhe gjeneralit Pera Graçanin. E në këtë drejtim kanë hise edhe disa ish udbashë shqiptarë, të cilët ishin të bindur se Jugosllavia do të shpëtojë, sepse LKJ do të konsolidohet me “garancion nga Kremlini dhe Pekini”.

10.Lufta vllavrasëse në Jugosllavi filloi më 1991 në Slloveni

Lufta në Slloveni nuk ishte luftë qytetare, por vlerësohej se ishte  e turpshme për oficerët serbian, të cilët me urdhër të Kryesisë së RSFJ-ës ishin detyruar ta konfiskojnë armatimin e Mbrojtjes teritoriale të Sllovenisë dhe Kroacisë. E vërteta, më 23 janar 1990 në Beograd ishte shpërbërë LKJ në Kongresin e XIV-të duke u larguar përfaqësuesit sllovenë. Lidhur me këtë më 20 shkurt 1990 Kryesia e RSFJ do të konstatojë se: “janë dy opcione që do ta shkatërrojnë Jugosllavinë. E para është paraqitja e vullnetarëve, të cilët do t` i dalin përballë ushtrisë -APJ-ës. Me këtë konkludohej se përdorimi i APJ për shuarjen e shkatrrimit të shtetit, do të shkaktonte vrasje masive të atyre që e kundërshtojnë ushtrinë. Së dyti, përdorimi i ushtrisë në këtë konflikt, do të thotë se në Jugosllavi lufta qytetare ka filluar me fajin e Serbisë, e cila në Kosovë po përdorte: orën policore, gjendjen e jashtëzakonshme dhe burgime e izolime të intelektualëve patriotë, duke i shuar edhe të gjitha institucionet e shtetit dhe duke e okupuar Kosovën me mjete ushtrake dhe policore. Mjerisht, Sllovenia dhe Kroacia nuk po pajtohen me dhunën serbe në Kosovës, por në rend të parë ato e dinin se e kanë radhën të shtypen me tanke një ditë në forma të ngjajshme.

Një faktor shtesë që tregonte se Jugosllavia më nuk ekziston është aprovimi i Kushtetutës Serbisë më 28 mars 1990. Me këtë kushtetutë autonomia e Kosovës shuhet tërësisht. Për këtë realitet shërbimet informative angleze kishin konkluduar  më 26 prill 1990 se: “Në Jugosllavi do të shpërthejë lufta qytetare, luftë ajo që do ta dëshmojë  tërë egërsinë,  profeci ajo që u tregua e saktë, sepse lufta mbaroi me gjenocid në Bosnje më 1995 dhe në Kosovë më 1999.

Një hap më afër shkatërrimit plotë të RSFJ—s ishte themelimi i ushtrisë Kroate nga Franjo Tuxhmani. Lidhur me këtë realitet duhet shënuar edhe një “detal” se Jugosllvia e kishte humbur çdo respekt në popull, fakt  që u tregua në ndeshjën futbollistike në mes Jugosllavisë dhe Holandës në Zagreb. Aty në vend të Hymnit jugosllav (Hej sloveni) do të dominojë hymni kroat “Lepa nasha” ( E bukura jonë). Edhe më konkret, po dëshmohej se RSFJ nuk ka më, sidomos me rastin e themelimit të: Partisë Socialiste të Serbisë më 8 qershor 1990, ku kryetar u zgjodh neofashisti S. Millosheviq. Për këtë parti kreu ushtrak (Kadijeviq), do të deklarohen kundër, sepse u promovua që ta drejtonte krimineli S. Millosheviq. Në lidhje me këtë themelimi i LDK-ës në Kosovë në fund të dhjetorit 1989, themelimi i HDZ-ës në Kroaci etj. e promovuan sistemin shumëpartiak në Jugosllavi, sepse deri më 4 korrik 1992 de jure Jugosllavi “kishte”!

Më 10 korrik 1990 Kryesia e RSFJ-ës do ta shtrojë pyetjen: A është antikushtetuese ndërhyrja e Kuvendit Serbisë në Kosovë nga 23 marsi 1989 dhe ndërhyrjet tjera; a është antikushtetues shuarja e Këshillit Ekzekutiv të KSAK-ës si dhe ndërhyrja në sistemin monetar qëndror nga ana e Serbisë. Në realitet në këto rrethana,  kreu ushtark jugosllav (gjeneralët:Kadieviq dhe Haxhiq)  do të shkojë në Moskë për konsultime, me prapavi që të vendoset diktatura ushtarake në tërë RSFJ-ën, ku gjeneralët serbë do ta kishin fjalën e parë dhe të fundit në mbeturinat e shtetit të mbatur. Madje në Kryesi të RSFJ përfaqsuesi serb (B. Joviq), do të shprehet se: “shkatërruesit kryesorë të Jugosllavisë (20 shkurt 1990) janë Fadil Hoxha dhe Adem Demaçi”. Këtë konstatim ai e lëshonte për t` ua mbuluar synimet slloveno –kroatëve, se “ende nuk e kanë ndarjën për njëmend”.

Pra, pas shumë tubimeve nepër përfaqësitë e Bashkimit Evropian dhe Komisioni i Badinterit, më 4 korrik 1992, më në fund do ta shpallin lajmin historik se: Jugosllavia është e vdekur si shtet federativ, ku republikat kanë të drejtë sovrane të shkëputën. Por, Kosovës i mbetej që me fuqinë e armës të shkëputet nga Jugosllavia dhe Serbia (DFJ-Serbia dhe Mali i Zi-Jugosllavia e Zhablakut), të cilat konsideroheshin si vende fashiste.

E vërteta, lufta guerile do të fillojë në Kosovë nga viti 1993, por më 10 qershor 1998 Kosova do t` i shpallë luftë totale Serbisë dhe Malit Zi (DFJ), e cila do tu përgjigjet shqiptarëve me tri programe: 1. Toka e djegur, nga 1038 katunde dhe lokalitete u bombarduan 1008; 2. Koridoret përplasëse, nga 2 000 000 shqiptarë, 985000 u deportuan jashtë Kosovës. 3. Patkoi, kishte për qëllim shkatrrimin e UÇK-ës. E vërteta, këto programe, u zbuluan nga shërbimet e shteteve që ishin në NATO dhe natyrisht më 24 mars 1999, do të fillojnë bombardimet masive të RFJ-ës, të cilat bombardime do të përfundojnë më 10 qershor 1999, duke shënuar kapitullimin e Ushtrisë serbe (jugosllave-Serbi-Mali i Zi) në Kumanovë. Së këndejmi, u dëshmua se në Kumanovë serbët kishin proklamuar se kanë fituar mbi ushtrinë turke, në fund të tetorit 1912. Por, çuditërisht oficerët e NATO-s do ta zgjedhin Kumanovën për ta shënuar kapitullimin e shtetit Serbi-Mali i Zi, më 10 qershor 1999. Kështu, 10 qershori do të avansohet në simbol të shembjes definitive të idesë- Jugosllavia  integrale dhe Serbia homogjene,sidomos me largimin e Malit Zi nga federata e re, me çka bota e civilizuar mësoi  se, kur me serbianë: “nuk mund të jetojnë në një shtet-sllovenët, kroatët, boshnjakët, maqedonët, malazezët, atëherë si mund të jetojnë shqiptarët, ndaj të cilëve janë bërë padrejtësi nëpër kongrese e konferenca të ashtuquajtura paqësore. Prandaj më 10 qershor 2007 në Tiranë Xhorxh Bushi  nuk do të thotë rastësisht: Çka është mjaft, mjaft është, Kosova duhet ta shpallë pavarësinë. Dhe pas një përgatitje intensive më 17 shkurt 2008 në Prishtinë legalisht nga Kuvendi i Kosovës, Hashim Thaçi do ta shpallë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Me këtë akt demokratik do ti jipet fund aventurës për krijimin e Parandorisë së shtetit që u quajt Mbretëria SKS 1918-1929; Mbretëria Jugosllavve 1929-1941; .Jugosllavia Federative Demokratike 1946; Republika Popullore Socialsite e Jugosllavisë 1953; Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë 1974-1992. Sot në atë trevë janë ndërtuar shtatë shtete sovrane dhe Serbia me çdo mjet po lufton përmes programit “Bota serbiane” të kthejë historinë mbrapa, por: “Dielli nuk lind më ku praron hana”.Kombet janë vetëdijësuar, informatika po tregon se latinët kishin të drejtë, kur thanë: “per aspera, ad astra”!

I kushtohet:Heroit Zahir Pajazitit- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Më 10 qershor 2025

Roli mobilizues i fesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

2

Prof. Dr. Muhamet Pirraku*

Historia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është shpalosur dhe është studiuar nga studiues të huaj e shqiptarë. Objektiviteti i historishkruesve të saj është në vartësi dhe në përputhshmëri me qëndrimin antiislam dhe antishqiptar të qarqeve prej nga vinin studiuesit. Madje në periudhën e sundimit të njëmendësisë komuni­ste u krijua një klishe e paraqitjes me ndikim edhe sot, e veçanë­risht u hesht, u neglizhua dhe u nëpërkëmbë roli mobilizues i fesë Islame dhe i Myderriz Ymer Prizrenit në Lidhjen Shqiptare.
Për ta kuptuar më drejtë problemin e shtruar, duhet të vëmë në spikamë faktin historik se: Nxënia (uniteti) fe-kombësi në periudhën e Rilindjes Kombëtare dhe të formimit të shteteve nacionale kudo në Evropë, ka qenë Një dhe e pandashme, sikurse edhe në të gjitha luftërat nacionalçlirimtare. Ndaj, nga kjo nuk mund të ishte i privuar as populli shqiptar, veçanërisht kur dihej se në rrethana të robërisë nën akëcilin pushtues ballkanik ortodoks apo evropian katolik, pjesës absolute të kombit shqiptar i rrezikoheshin të dyja, feja dhe kombësia. Dhe, kur të kihet parasysh fakti se shqiptarët myslimanë arrinin mbi katër të pestat e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve, del qartë se kombi shqiptar realisht ishte komb mysliman, ndaj është plotësisht logjike pse forcën mendore dhe ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e përbënin shqiptarët myslimanë.
Nga burimet e sigurta dihet se në themele të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit qëndron “Komiteti i Prizrenit” i ngritur nga fundi i vitit 1877, në krye me Myderriz Ymer Prizrenin. Këtë Organizatë politiko-ushtarake shtypi i Evropës i fillimit të vitit 1878, e kualifikoi si “Lidhje të Rrezikshme Shqiptare”. Për këtë fakt fliste edhe konsulli i Greqisë në Shkodër, Mavrommati, më 18 shkurt 1878.
Fitorja ruso-ortodokse në të ashtuquajturën Lufta Ruso-Turke të vitit 1876/77, do të kurorëzohet me Traktatin e Shën-Stefanit të 3 marsit 1878, në dobi të interesave të pansllavizmit.. Copëtimi ndërkombëtar evropiano-rus i rreth dy të tretave të Njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë për interesa të Serbisë, të Malit të Zi, të Bullgarisë dhe të Greqisë, përpos rrezikimit të qenies shqiptare të banorëve rrezikonte qenin Islame të shumicës absolute të kombit shqiptar, dhe kulturën shqiptare të proveniencës myslimane, e cila realisht ishte faktori integrues historik i kombit shqiptar. Traktati i Kongresit të Berlinit i pajtoi interesat midis botës së krishterë ortodoksisë e katoliko-protestante, por ndau për Malin e Zi, Serbinë dhe Greqinë mbi një të tretën e Njësisë Etnokulturore e Gjeopolitike të Shqipërisë, toka këto kryesisht të banuara me shqiptarë myslimanë.
Për themelimin e këtij realiteti historik politik dhe ushtarak kombëtar shqiptar, kundër vendimeve të Traktatit të Shën-Stefanit, pati rol vendimtar inteligjencia shqiptare islame; myderrizët, mualimët, hoxhallarët, shehlerët e efendilerët. Konsulli gjerman në Vjenë, më l prill 1878, i shkroi kancelarit Bismark se “Shqiptarët janë shumë të shqetësuar dhe se pritet ndonjë Kuvend i tyre i madh, i cili do të kërkojë autonomi dhe pavarësi nga Turqia” dhe i paralajmëronte se “së shpejti do të bëhet bashkimi i shqiptarëve”. Konsulli anglez Kirby Green në Shkodër, më 3 maj 1878, duke pasqyruar lëvizjen e rezistencës shqiptare në viset: Plavë – Guci – Beranë – Graniq, dhe në shumë vise të tjera të Shqipërisë Veriore përballë Malit të Zi sllav ortodoks, konstatonte: “Lidhja ka depërtuar në mes të myslimanëve, duke i lidhur kolektivisht dhe individualisht për të rezistuar deri në vdekje, të gjitha përpjekjet, pa marrë parasysh a janë ato përpjekje të jashtme ose të Portës, përpjekje këto që duan ta ndryshojnë gjendjen e tanishme të territorit të tyre”.
Konsulli Green e informonte Londrën se po realizohej përpjekja shqiptare për bashkimin e organizimeve, të lidhjeve krahinore, në një Lidhje Gjithëshqiptare kundër zgjerimit të Bullgarisë në tokat shqiptare. Dhe, derisa konsulli vjenez në Shkodër, Lippich, më 7 prill 1878, fliste për një “Lëvizje popullore në kuptimin e shquar të fjalës”, më 11 maj 1878, do të informojë për zgjerimin e lëvizjes në vise të Dibrës, të Matit, të Gjakovës, të Pejës, të Prizrenit, të Gucisë, të Beranës, të Rozhajës, të Bjellopoles dhe të Sjenices – “kundër aneksimeve bullgare – serbe – malazeze, të stimuluara në Traktatin e Shën – Stefanit”.
Nga të dhënat del se Muderriz Ymer Prizreni e hartoi Memorandumin e banorëve të Prizrenit, të 12 majit 1878, drejtuar përfaqësuesve diplomatikë të Fuqive të Mëdha në Stamboll, ku midis të tjerash, thuhej: “Jemi të informuar me hidhërim të madh, nëpërmjet gazetave, se disa pjesë të krahinës sonë të cilat janë të populluara me gegë, do t’i bashkohen Serbisë, Malit të Zi ose do të përfshihen nga ana e Bullgarisë së re.
Serbet dhe bullgarët, të cilët i kanë okupuar disa kaza të Vilajetit tonë i kanë dhunuar familjet tona, e kanë cenuar nderin dhe pasurinë tonë. Faltoret dhe varrezat tona janë poshtëruar dhe rrënuar; varrezat e të parëve tanë janë çnjerëzuar…”
Ndërgjegjësimi i lëvizjes politike e luftarake shqiptare do ta detyrojë përfaqësuesin francez në Shkodër ta informonte Parisin, më 17 qershor l878, se “Lidhja, që formohej nga banorët mysli­ma­në të Shqipërisë së Sipërme kundër çdo lëshimi ndaj Malit të Zi, është sot një fakt i kryer. Delegatët nga të gjitha rrethet janë mbledhur në Prizren dhe po krijojnë Komitetin Qendror…”.
Meqë tashti Perandoria Osmane, për ta ruajtur Stabollin, Boforin dhe Mesdheun ishte e detyruar t’i plotësonte kërkesat e Traktatit të Kongresit të Berlinit në dëm të Njësisë Etnokulturore e Gjeopolitike të Shqipërisë, Forcat mendore e ushtarake të Lidhjes Shqiptare, pra pjesa më e madhe myslimane, i dha botës mesazhe politike e luftarake se para interesit jetësor të kombit shqiptar nuk njeh interes tjetër. Këtë qëndrim sublimonte qartë Fetfaja e Myderriz Ymer Efendi Prizrenit, themeluesit dhe mbarëvajtësit jetësor të Lidhjes Shqiptare 1877-1887: “Çdo shqiptar asht i detyrueshëm me luftue kundër ushtrisë turke, mbasi Turkija don me ja lëshue tokën shqiptare shkjaut”.
E pathyeshme dhe dinjitoze mbi këtë kërkesë do të tregohet veçanërisht pjesa më e ditur nga radhët e inteligjencies shqiptare islame. Të përmendim këtu vetëm vigjilencën dhe guximin patriotik të Myderriz Salih Efendisë së Ulqinit, i cili duke u ngritur kundër Fetfasë së Shejh-Ul-Islamit, që i lejonte Sulltanit të përdorte forcën kundër mbrojtësve të Ulqinit. Ai u thërriti “botërisht myslimanëve se, sipas fesë islame, nuk ishte mëkat por detyrë e shenjtë të luftonin për mbrojtjen e atdheut, qoftë edhe kundër Sulltanit-Kalif”.
Mesazhin historik të Fetfasë së Myderriz Ymer Prizrenit e përjetësoi kënga popullore për Ymer Efendi Prizrenin: “Kush ja jep Mbretit ni plum”, ku midis të tjerash, thuhet: “Efendi, na çka me ba, /A ban turkut (myslimanit-M.P.) pushkë m’i ra?/ Myderrizi kish pas thanë:/ – Kur asht fjala për Vatan,/ Jo veç turkut e ati tjetrit,/ Po ni plumb kush ja jep Mbretit,/ Ka me shkue në lula të xhenetit!”
Të gjitha xhamitë, të gjitha medresetë, të gjitha teqetë u kthyen në vatër të veprimtarëve e të luftëtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mesazhet nga dy Fetfatë dhe kënga e cituar, krahas plumbave që iu dhanë misionarit të Portës së Lartë, Mmehmet Ali Pashë Maxharrit, në Gjakovë, ua morën nga duart adutin kishave dhe diplomacive ruse, evropiane e ballkanike, të cilat sa e sa herë bënë turrë, tinës e hapur, për ta kualifikuar Lidhjen Shqiptare si fundamentaliste islame kundër krishtere dhe si instrument të Sulltanit për të penguar planet ruso-evropiane kundër copëtimit të Perandorisë Osmane në Ballkan.
Këtu duhet të theksohet fakti se nga truri politik e ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të përkatësisë fetare Islame, dolën të thuash të gjitha iniciativat dhe veprimet për ruajtjen e unitetit politik kombëtar shqiptar të elementeve me përkatësi islame, ortodokse e katolike, si dhe shumica e dëshmive politike dhe programatike relevante për unitetin politik të popullit shqiptar drejtuar Kongresit të Berlinit dhe qarqeve diplomatike e publicistike ndërkombëtare. Edhe në Memorandumin e Pashko Vasës, të Komiteteve të Arbëreshëve, dhe të mjediseve të krishtera, ishte e pranishme dora e kokave shqiptare islame në Stamboll, në Janinë, në Shkodër, në Manastir, në Shkup, në Podgoricë e gjetkë. Rilindësit nga lagjja ortodokse: De Rada – Dora D’Istria-Vretoja-Kullurioti, si edhe shtypi botëror, kryesisht u bënë jehonë vetëm opini­o­neve politike të mendjeve të shquara myslimane të Lidhjes Shqiptare në Atdhe.
Elementi shqiptar ortodoks dhe katolik i ndikuar nga propaganda kishtare e diplomatike ballkanike e evropiane antiislame, në të gjitha fazat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit qëndroi bukur indiferent. Pati edhe raste të mbajtjes së qëndrimit armiqësor pro autro-hungarez dhe proitalian në Veri, apo progrek në Jug. Madje mund të konstatojmë se shumë ftohtë, deri në dezertim nga qenia shqiptare dhe Programi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vazhdonte të mbetej elementi shqiptar ortodoks në viset e Toskërisë ku pretendonte Greqia. Asnjë prift ortodoksë nuk iu bashkua komiteteve të Lidhjes Shqiptare, asnjë kishë ortodokse nuk i hapi dyert për veprimtarët e Lidhjes Shqiptare. Kjo qartë pasqyrohej edhe në raportin e Fornié-s, agjent konsullor i Francës në Artë, i cili, pas udhëtimit hetimor të frymës politike e kombëtare të banorëve të viseve të Artës-Prevezës, shkroi, më 15 tetor 1879: “Në të gjithë fushën e Fanarit flitet më shumë shqip sesa greqisht dhe, në përgjithësi, fanariotët konsiderohen shqipta­rë të krishterë pak të përzierë me elementin grek. Sidoqoftë, cila­do që të jetë raca (kombësia) në të cilën bëjnë pjesë, konstatova se, në kundërshtim me thëniet e krerëve të Lidhjes Shqiptare (myslimanë- M.P.), ata kanë simpati vetëm për Greqinë”.
As priftëria dhe paria katolike në Gegëri nuk mori pjesë në komitetet e Lidhjes Shqiptare. Ata ishin komprometuar para popullit shqiptar në përgjithësi me Kryengritjen e Mirditës të vitit 1876, të nxitur nga Rusia, me ndihmë të drejtpërdrejtë të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Komiteteve të Garibaldit në Itali. Në komitetet e Lidhjes në Prizren e Shkodër pati edhe përfaqësues të katolikëve, por jo nga qarqet intelektuale. Asnjë kishë katolike nuk i hapi dyert për veprimtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Kundër definimit qartë kombëtar shqiptar të Lidhjes së Prizrenit, përpos ndërhyrjeve të fshehta e të hapëta të Portës së Lartë dhe të Malit të Zi, vepronin propagandat katolike austriake e italiane. Qysh më l5 qershor l878, në kohën kur Kuvendi Themelues i Lidhjes po debatonte për aktet themelore programore dhe statusore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kapedani i Mirditës, Prenk Bib Doda, në krye të 58 bajraktarëve katolikë, i shkroi Kongresit të Berlinit një telegram me të cilin kërkonte sigurimin e autonomisë ekzistuese, osmane, të Mirditës, duke potencuar se “mirditasit si shqiptarë të besimit katolik i kanë disa veçori, të cilat prore janë respektuar edhe se edhe në të ardhmen ato duhet të respektoheshin”.
Sipas shënimeve të adjutantit të Bismarkut, “shumë nga delegatët e kongresit treguan interesim dhe kërkuan që (telegra­mi i Dodës) të lexohet. Posaçërisht për të u interesuan austro­hun­garezët dhe italianët. Edhe anglezët dhe francezët nuk qenë gjithaq të painteresuar për të.” Më l8 qershor l878, krerët e popullsisë katolike të Mirditës, të Pukës, të Kthellës, të Malësisë së Lezhës e të Lurës, shkuan edhe më larg, kërkuan nga Fuqitë e Mëdha që Kongresi i Berlinit të parashihte autonominë e viseve “të tyre” nën drejtimin e “kryetarit tonë shumë të dashur, të natyrshëm dhe trashëgimtar, Prenkë Bib Dodës”. Mirëpo, Kongresi i Berlinit aprovoi autonominë tradicionale osmane, që përputhej me kërkesën e kreut Bib Doda. Në Protokollin 13 të kongresit u saktësua se: ”popullatat e Mirditës do të vazhdojnë të gëzojnë privilegjet dhe imunitetet që zotërojnë ab antique”.
Të shtyrë nga propaganda austro-hungareze, katolikët e viseve të Gjakovës morën pjesë masivisht në mbrojtjen e misionarit të Portës së Lartë, Mehmet Ali Pashë Maxharrit, i cili kishte ardhur për të përgatitur terrenin për dorëzimin e Plavë-Gucisë Mali të Zi. Me forcat e Lidhjes Shqiptare në Gjakovë u përballë edhe famullitari i Zymit, Fra Pjetri me Tonin, birin e Prenk Gulisë, muselim ky i Gjakovës për katolikët. Një burim thotë se në mbrojtje të Pashë Maxharrit: “Përveç krerëve të përmendur dhe Hoshi i Nures” morën pjesë edhe “nja 300 djem katolikë të Fanit të Mirditës. Të gjitha këto u organizuan me një strategji të përgatitur më parë me qëllim të përçahej Lidhja”.
Vërtet, konsulli francez A. Lé Ré në Shkodër, më 6 tetor 1879, informonte Parisin se propaganda vjeneze kishte arritur që elementin katolik të viseve të Gjakovës ta mbante larg Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në lidhje me këtë element qëndronte konsulli vjenez Lippich, i cili i ftonte shqiptarët katolikë ” të kenë durim”, sepse “brenda disa muajsh ata do të çliroheshin nga një fuqi e huaj”!?! – pra nga Austro-Hungaria, të cilën shumica absolute shqiptare myslimane e konsideronte okupatore të padëshirueshme.
Të shtojmë edhe këtë fakt: Vjena, në periudhën e Lidhjes Shqiptare, Prizrenin e bëri qendër të propagandës austro – hungareze krahas Shkodrës, në dobi të planeve për shtrirjen e Austro-Hungarisë në tërë Gegërinë, aspiratë kjo e mirëpritur nga shumica e shqiptarëve katolikë. Kjo propagandë në Prizren do të mbështetet hapur në tregtarin Balto Tarabullusi, i vendosur këtu kohë më parë. Ai e dinte gjermanishten, ndaj ishte marrë për përkthyes (dragoman) në konsullatën austro-hungareze. Meqë kryente detyrën e informatorit dhe të spiunit në dëm të bashkimit shqiptar pa dallim feje, Komiteti Qendror i Lidhjes vendosi ta likuidojë. Këtë detyrë do ta realizojë Ramadan Zaskoci, më l2 gusht l880, duke e vrarë në shtëpi, së bashku me gruan.
Se elementi katolik në Gegëri nuk ishte i vullnetit t’i bashkohej Lidhjes Shqiptare në unitet të plotë me shumicën shqiptare myslimane e hetoi qartë edhe bullgaro-serbi antishqiptar, Jovan Haxhi Vasileviq, i cili ka konstatuar se: fillimisht “edhe vetë shqiptarët veriorë nuk e kuptuan njësoj Lidhjen dhe detyrat e saj. Derisa flitej për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë Malit të Zi”, vende këto me shqiptarë myslimanë, “shqiptarët e krishterë (katolikë) nuk kanë dashur as të lëkunden kundër asaj”. Do t’i bashkohen thirrjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, krahas shqiptarëve myslimanë, vetëm sapo do të rrezikohen tokat e banuara me katolikë në Hot, Grudë etj. Faktor mobilizues, tashti, ishte feja e krishtere katolike. Ndërkaq, shqiptarët ortodoksë në Veri të Vilajetit të Shkodrës: kuqët, palabardhët, pipërit etj., sipas Spiridon Gopçeviqit, do të bashkohen me Malin e Zi pa kundërshtim kundër Lidhjes. Faktor mobilizues në këtë drejtim ishte feja e krishterë ortodokse. Dhe, sapo do të largohet rreziku i copëtimit të Hotit e të Grudës, në thirrjen e Komitetit të Lidhjes Shqiptare në Shkodër për mbrojtjen e Ulqinit do të përgjigjen vetëm burrëria shqiptare myslimane, kurse shqiptarët katolikë do të tregohen “të pasigurtë”, Prenk Bib Doda më nuk do të lëvizë fare, ndërkaq “Malësorët” thirrjes së Lidhjes Shqiptare “iu përgjigjën me diplomaci”, e “Kelmendët u tërheqen plotësisht” në guackën e tyre.
Meqë përpjekjet luftarake dhe diplomatike ruso-evropiane për dekompozimin dhe grabitjen e tokave të Perandorisë Osmane në fakt ishte aleancë e krishterë kundër ardhmërisë së islamit në botën myslimane, përkrahja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për rezistencën boshnjake kundër okupimit Austro-Hungares të Bosnjës dhe Hercegovinës ishte në fakt përpjekje shqiptare për ta ruajtur tërësinë e njësisë kulturore dhe gjeopolitike historike të Shqipërisë, aq më parë pasi boshnjakët në shqiptarët, thënë më së buti, shihnin vëllamët besnikë. Mbështetja e rezistencës boshnjake kundër okupimit antiaustro-hungarez realisht ishte Luftë e Lidhjes Shqiptare për ti pritur sa më larg pretenduesit serbë, malazias, austro-hungarez dhe italianë që synonin viset e Vilajetit të Kosovës dhe të Shkodrës.
Kërkesa e shumicës absolute shqiptare për bashkimin e armëve me boshnjakët, në luftën për ekzistencë kombëtare e fetare, kishin mbështetjen e fortë në tabanin historik të lidhjeve të moçme shpirtërore dhe luftarake midis shqiptarëve e boshnjakëve. Ata i lidhte gjaku ilir, jeta shtetërore shekullore osmane e përbashkët, feja islame, kujtesa historike nga cikli i këngëve të kreshnikëve: Mujit e Halilit, Tale Budalinës, Gjergj Elez Alisë e Arnaut Osmanit, traditat e ngjashme kulturore, perceptimet psikologjike të përafërta, vlerat shpirtërore shumë identike, lidhjet martesore të qëndrueshme, lidhjet etnike shqiptare dhe të gjakut, miqësitë tradicionale, interesat ekonomike, ndjenja e sigurisë së njërit pranë tjetrit, interesat gjeo-politik shtetëror. Boshnjakët pranoni kornizën shtetërore në kuadër të Shqipërisë, pranonin shtetësinë shqiptare.
Këto Kërkesa sublimonte edhe Nenit 16 i Kararnames të aprovuar nga Kuvendi Themelues i Lidhjes së Prizrenit, më 17 qershor 1878, e cila kishte domethënie të madhe për interesat e kombit shqiptar, veçanërisht shikuar konstelacionin e forcave të implikuara në Çështjen Shqiptare aso kohe dhe më vonë. Në dokument, midis të tjerash, thuhej: “Në përputhje me vendimin e Lidhjes, me besën e lidhur dhe me situatën e pastajme, ne, përfaqësuesit e trimave të pathyeshëm të Gegërisë, të Toskërisë dhe të Bosnjës, të cilët qysh kur u lindën nuk njohën tjetër mjeshtëri përveç asaj të armëve dhe të cilët qenë gati ta derdhin gjakun për Perandorinë dhe atdheun, kemi zgjedhur për kryeqytet tonë Prizrenin, dhe, pasi jemi bashkuar fatbardhësisht, tani e tutje nuk do të lejojmë kurrë, që ndonjë sundimtar të na tiranizojë e shtypë banorët e atdheut tonë. Këtë nuk do ta lejojmë në asnjë mënyrë, në asnjë kohë dhe pavarësisht nga rretha­nat…”. Mbi këtë platformë politike e luftarake Këshillit Qendror i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 5 gusht l878, mori vendimin edhe “për angazhimin e një pjese të forcave luftarake përkrah forcave boshnjake”.
Këtu duhet të konstatojmë edhe këtë fakt: Shteti që do të lindte nga Lidhja e Prizrenit do të sillte në fuqi Ligjin që garantonte diversitetin kulturor e fetar shekullor, liritë individuale dhe kolektive, sigurinë e jetës dhe të mirëqenies dhe paprek­sh­mërinë e pronës dhe të dinjitetit njerëzor, barazinë midis mysli­ma­nëve dhe të krishterëve. Ky ishte “Sheriati”.
Vendimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për kthimin e ”Sheriatit” në gjyqe ishte akt politik largvajtës që kishte për qëllim anulimin e ligjeve të proveniencës politike evropiane të krishtera antiislame, të Tanzimatit, të cilat krijuan rrëmujën e panjohur në Perandorinë Osmane, të cilat goditën njëninë e Njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë. Ato krijonin hapësirë për krijimin e oazave autonome të rajoneve sipas përkatësisë së fesë, duke i dhënë përparësi getoizimit të mjediseve katolike e ortodokse në mjediset shqiptare ku myslimanët ishin pakicë. Me “Sheriatin” ruhej uniteti i vendit dhe ruhej harmonia konfesionale shqiptare e domosdoshme për përballimin si unitet, të aspiratave separatiste të elementeve të krishtera jo shqiptare të përkrahura nga Rusia, Anglia, Austro-Hungaria, Gjermania, Italia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Greqia etj. Kombi shqiptar dhe Shqipëria ishin në luftë për ekzistencë, ndaj duhej unitet mbi aspirata të kombësisë me prani të diversitetit fetar shekullor, duhej forcë dhe ndërgjegje shtetformuese kombëtare.
Vërtet, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e projektuar nga truri shqiptar mysliman, me përpjekjen maksimale të trurit dhe të masave shqiptare myslimane u mbajt në jetë si Lidhje Kombëtare Gjithëshqiptare dhe përfundimisht truri dhe gjaku shqiptar mysliman i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përball përfundimisht me mizoritë e ushtrisë anadollake turke në prill dhe në maj të vitit 1881.
Themeluesi dhe kryetari i parë dhe i vetmi i Shqipërisë Etnike, Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizreni me bashkëvep­rim­tarët, themelues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryesisht ulema, intelektualë dhe krerë të dalluar, i treguan botës dhe Portës së Lartë se Shqipëria nuk është miraz i Perandorisë Osmane që duhet ndarë nga të tjerët, se ekziston kombi shqiptar i konsoliduar politikisht dhe ushtarakisht, se tërësia e Shqipërisë në shtrirjen e katër vilajeteve osmane: Kosovë, Shkodër, Manastir dhe Janinë, është amanet i shqiptarëve dhe jo i Sulltanit, i cili kishte kohë që në sytë e kombit shqiptar përjetohej si sovran dhe halif i padëshiruar dhe i dhunshëm.

  • Historiani M. Pirraku ka vdekur para shumë vitesh. I ndjeri ka qenë islamist i njohur. Pirraku ka qenë kundër frymës europiane të Ibrahim Rugovës në politikë dhe e ka kundërshtuar me ngulm ndërtimin e Katedrales “Nëna Tereze” në Prishtinë. 

The Scotsman (1939) / “Paqja duhet të bazohet mbi drejtësinë” — Intervista me mbretin Zog në Londër

0

Mbreti Zog I (1895 – 1961)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Qershor 2025 

“The Scotsman” ka botuar, të martën e 12 shtatorit 1939, në faqen n°8, intervistën e Mbretit Zog dhënë asokohe një gazetari në Londër, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Mbreti Zog i Shqipërisë

“Paqja duhet të bazohet mbi drejtësinë”

Burimi : The Scotsman, e martë, 12 shtator 1939, faqe n°8

Burimi : The Scotsman, e martë, 12 shtator 1939, faqe n°8

Mbreti Zog i Shqipërisë, i cili ka mbërritur në Londër, do t’i bashkohen së shpejti gruaja dhe fëmija i tij. Ai i tha dje një gazetari se nuk mund të thoshte nëse qëndrimi i tyre do të ishte i përhershëm. “Por mund të jetë shumë i gjatë”, tha ai. 

“Edhe motrat e mia do të vijnë”, shtoi ai. “Kohëzgjatja e qëndrimit tonë varet nga rrethanat.” 

I pyetur nëse ishte e mundur t’i përcillte një mesazh popullit britanik në rrethanat e tanishme, Mbreti Zog u përgjigj: “Mund të them vetëm se kjo luftë është një fatkeqësi shumë e madhe për njerëzimin. Ne duhet të luftojmë me guxim. Kur ke një dorë të gangrenizuar, kirurgu e pret”, vazhdoi ai me një gjest të shpejtë. 

“Paqja, megjithëse mund të jetë e vështirë për t’u arritur, duhet të bazohet mbi drejtësinë, dhe të gjithë e dimë dhe ndihemi të sigurt se ideali britanik i qeverisjes bazohet në paqe dhe drejtësi. Ju lutem, interpretojini popullit britanik simpatinë time dhe dijeninë se kombi juaj qëndron lart në zemrat e të gjitha kombeve të vogla. Ne kemi arsye të veçanta për admirim sepse shumë nga udhëheqësit tuaj kryesorë kanë bërë kaq shumë për kauzën shqiptare.”

Laramanët shqiptarë dhe sfidat e katolikëve pas vitit 1912

0
Në fund të vitit 1912, kur Perandoria Osmane po shpërbëhej dhe territoret shqiptare përjetonin ndarje të reja, komuniteti katolik shqiptar, veçanërisht në Kosovë dhe viset përreth, u përball me sfida të reja politike dhe fetare. Në këtë kontekst historik, Imzot Lazër Mjeda, Kryepeshkop i Shkupit, i shkruan një letër të rëndësishme Kardinalit Girolamo Gotti të Kongregatës Propaganda Fide në Vatikan, duke informuar mbi gjendjen e katolikëve shqiptarë në këto troje.
Sipas dëshmisë së tij, shumë prej shqiptarëve katolikë kishin jetuar për dekada të tëra nën pushtetin osman si “të krishterë të fshehur” ose laramanë. Për shkak të frikës nga persekutimi dhe represioni osman, ata ishin detyruar të praktikojnë fshehurazi besimin e tyre katolik, ndërsa në dukje identifikoheshin si myslimanë. Por me ardhjen e ushtrive të reja pushtuese – serbe dhe malazeze – këta besimtarë panë një mundësi për të dalë hapur si katolikë.
Në krahinat e Malit të Zi të Shkupit (Karadak), që përfshijnë komunat Vitia, Gjilani, Kaçaniku, Elez Hani, Çuçeri, Likova, Bujanoci, Presheva, Haraçina, Gazi Baba, Buteli, komunitete të tëra dolën hapur dhe shpallën përkatësinë e tyre ndaj Kishës Katolike. Imzot Mjeda vëren se, ndonëse nuk ka të dhëna të sakta për numrin e këtyre kthimeve, mund të bëhet fjalë për disa mijëra njerëz.
Megjithatë, entuziazmi i tyre hasi në vështirësi të reja.
Autoritetet serbe, që pretendonin se kishin ardhur për të liruar popujt e krishterë nga zgjedha osmane, nuk e pritën mirë faktin që një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare deklarohej katolike e jo ortodokse.
Një episod i përmendur nga Imzoti tregon sesi famullitari i Janjevës u thirr nga komandanti serb për të sqaruar këtë dukuri. Kur famullitari shpjegoi se banorët kishin qenë gjithmonë katolikë, por kishin qëndruar fshehur prej frikës së turqve, komandanti serb u përgjigj me cinizëm:
“Nëse turqit duan të ndërrojnë fe, duhet të bëhen ortodoksë, e jo katolikë, përndryshe është më mirë të rrinë turq.”
Kjo deklaratë e autoriteteve serbe dëshmon për politikat e asimilimit dhe favorizimit të ortodoksizmit, duke margjinalizuar katolikët shqiptarë, të cilët gjendeshin tashmë midis dy zjarreve: persekutimit të kaluar osman dhe trysnisë së re serbo-malazeze. Imzot Lazër Mjeda i paraqet këto fakte në Vatikan, duke kërkuar ndërhyrjen dhe mbrojtjen e lirisë fetare të katolikëve shqiptarë në këto territore të kontestuara.
Ngjarjet e përshkruara nga Imzoti pasqyrojnë realitetin e ndërlikuar historik të shqiptarëve në fillim të shekullit XX, ku përkatësia kombëtare dhe ajo fetare shpesh përdoreshin si instrumente politike nga fuqitë pushtuese.
Megjithë rënien e Perandorisë Osmane, sfidat për identitetin, fenë dhe lirinë e shqiptarëve vijuan në forma të reja.

Kur pasioni për Kiminë kthehet në model suksesi kombëtar

1

Nga: Arif Ejupi

Fadil Haliti – mësuesi që e bëri Podujevën kampione të kimisë në Kosovë

Falë punës së palodhshme dhe përkushtimit të rrallë të pedagogut Fadil Haliti, nxënësit e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” të Podujevës prej shumë vitesh janë bërë sinonim i suksesit në lëndën e Kimisë, qoftë në Testin e Maturës Shtetërore, qoftë në provimet pranuese në fakultetet më të kërkuara të Universitetit të Kosovës.

Dikur kjo lëndë i trembte shumë nxënës. Mungesa e laboratorëve, e pajisjeve, madje edhe e përgatitjeve teorike cilësore, e kthente Kiminë në një “gogol”. As vetë përpjekja e nxënësve nuk mjaftonte për ta kuptuar thelbin e serive kimike apo për të lexuar saktë strukturën e tabelës periodike.

Por ardhja e z. Fadil Haliti dhe përvoja e tij mbi 35-vjeçare e kanë shndërruar orën e kimisë në një përvojë tërheqëse dhe të dashur për nxënësit. Sot, çdo orë kimie në “Aleksandër Xhuvani” të Podujevës, është si një “kopsht i lulëzuar”, ku gërshetohen kurioziteti, guximi dhe pasioni për të mësuar përmes eksperimentimit.

Puna e tij nuk është kufizuar brenda orarit zyrtar. Për vite me radhë, Haliti ka organizuar kurse jashtëshkollore me dhjetëra nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës, e madje edhe për shqiptarë të diasporës.

Një nga shembujt e këtij përkushtimi është Selma Myrta, e lindur në Doha të Katarit, e cila  ka ndjekur online kurset e kimisë me Halitin dhe ka arritur të fitojë pikët e plota për t’u regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Rezultatet flasin vetë: çdo vit, nxënësit e këtij gjimnazi kryesojnë listat e pranimeve në Universitet, sidomos në drejtimet  e mjekësisë, ku kimia është vendimtare.

Emra si Shpëtim Bahri Thaçi (pulmolog i njohur), Florim Selim Zejnullahu (kirurg vitreoretinal dhe drejtues i repartit të syve në QKUK) dhe Blend Fidaim Ejupi (mjek i ri, bursist i Universitetit) janë të gjithë produkt i kësaj shkolle dhe këtij mësuesi.

Edhe brezat e viteve 2018–2022 kanë ndjekur këtë rrugë suksesi, duke realizuar rezultate kulminante në testime dhe provime pranimi.

Por, ajo që mbetet e hidhur është heshtja e institucioneve: me gjithë këto arritje, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, nuk ka ofruar asnjëherë një shpërblim, një mirënjohje publike apo qoftë edhe një falënderim zyrtar për mësuesin që ka ngritur lart imazhin e arsimit në Kosovë.

Në një kohë kur arsimimi cilësor është më i nevojshëm se kurrë, figura si Fadil Haliti duhen vlerësuar, nderuar dhe bërë model i sistemit tonë arsimor.

Përjetësisht mirënjohës, z. Haliti!

Gjenevë, 11 qershor 2025

Të gjithë “muslimanët” në Shqipëri, mund t’i kenë dy orë pushim për “faljen e namazit të premteve”, njësoj si në vendet teokratike!

0

JOQ Albania

Të gjithë punonjësit që i përkasin besimit mysliman mund të përfitojnë të drejtën të përfitojnë dy orë pushim gjatë mesditës ditën e premte, për të kryer faljen e namazit të xhumasë.
Ditën e djeshme në Kuvend është prezantuar një nismë një nismë që parashikon disa ndryshime në Kodin e Punës për të respektuar të drejtat fetare të punonjësve myslimanë.
Sipas këtij propozimi, punëmarrësit që i përkasin besimit mysliman do të kenë të drejtën të shkëputen nga puna për të kryer faljet ditore dhe veçanërisht, të kenë dy orë pushim çdo të premte për faljen e namazit të xhumasë.
Në komisionet parlamentare, u diskutua edhe detyrimi që u vendoset punëdhënësve për të ofruar hapësira për falje në rast se kanë më shumë se 50 punonjës të besimit mysliman.
Megjithatë, disa deputetë shprehën shqetësime për mundësinë e abuzimeve. Shpresa Marnoj ngriti pyetjen se si do të kontrollohet zbatimi i kësaj mase, në mënyrë që të shmangen përdorimet e pajustifikuara të lejes.
“A është parashikuar se si mund të kontrollohet kjo gjë? Sepse kur vjen fjala pastaj një shkëputje nga puna, apo një orë pushimi mund të abuzojnë, ose të kërkohet që të bëhet edhe nga punonjës të tjerë, që mbase nuk e duan për atë arsye, por që të abuzohet dhe të vazhdojnë të shkëputen nga ora e punës”,-replikoi Shpresa Marnoj.
“Për sa i përket, se si do të verifikohet. Unë nuk besoj se dikush deklaron që një i punësuar do të shkoj në xhami, të falë namaz 2 orë, do gënjej. Sepse flasim për njerëz që besojnë në Zot”,-u përgjigj Gështenja.
Propozimi nuk kaloi pa kundërshtime. Deputetja socialiste Milva Ikonomi kujtoi se Kushtetuta shqiptare e përcakton qartë Shqipërinë si shtet laik, duke theksuar se shteti nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e besimit fetar.
“Po të ishit referuar, kemi një nen të caktuar që Republika e Shqipërisë është një republikë laike. Dhe shteti është neutral, shteti na lë për besimin si të duam vetë. Nuk ndërhyn shteti atje”, tha deputetja socialiste, Milva Ikonomi.
____
Vërejtje!
A e shihni, pra se si “të gjithë “muslimanët” në Shqipëri, mund t’i kenë dy orë pushim për “faljen e namazit të premteve”, njësoj si në vendet teokratike!
Ndoshta pak kush beson por “një politikë” në Tiranë është bërë zëdhënëse e të keqës, vetëm e vetëm që mos ta lejoj forcimin e identitetit kombëtar shqiptar dhe që Shqipëria të mos prij për të mirë në raport me kulturën nacionale si shtet i formuar në vitin 1912, atëhere kur u formua shteti “por nuk kishte shqiptar” sipas Faik Konicës, se shqiptarët deri në atë vit me dhunë e moslejim të shkollimit shqip shndërroheshin në Turq.
Deri në atë vit shqiptarët bëheshin Turq pa i pyetur se “ishin myslimanë”, ndërsa Sot, në qershor të vitit 2025, vazhdohet ku e ka lënë pushtimi turkomadh dikur me procesin e neoosmanizimit, të cilin për befasinë e mbarë politikës demokratike botërore po e ndihmojnë “udhëheqësit shqiptarë”, apo të thuhet më mirë ndihmohet prej “minukve arnaut” të politikës së verbër dhe të pa dinjitet shqiptare…?!
Pak kush beson se disa “të mira” gjithndej në shqiptari kanë ardhur mu nga Shqiperia, ku prinë “këshillat” për vrasjet politike në Kosovë, islamizimi, kaosi në debate të shthurura e fyese etj.
Ta lejosh “xhematin” që t’i kenë nga dy orë të lira nga puna për “faljen e namazit” të premteve, është fillimi i krijimit të shtetit teokratik. Ky është ndihmesë për islamin politik antishqiptar të cilit nuk i mjaftojnë xhamitë për krijimin e të ashtuquajturit “Umeti i Profetit”!
Popullata në Shqipëri është ende ateiste, por duan me të gjitha mënyrat e mundshme që, qoftë edhe me zor, ta bëjnë popullatë Muslimane!
Shembujt e shtetit teokratik të Iranit , apo të ndonjë vendi tjetër, u duken të mirë e të dobishëm, të mallkaurve…!

Votimi i fshehtë është kurorë e demokracisë

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
     Bllokada e Kuvendit është një precedent. Opozita e bashkuar, më saktë, e koalicionuar  pas zgjedhjeve, nuk pranon koalicion me partinë fituese, LVV, me arsyetime hiç bindëse. Të mësuar me pushtetin abuziv, korruptiv, hajni zyrtare, edhe pas humbjes fatale, duan të kthehen, dhunshëm në pushtet. Përtej një muaji, një seancë kuvendore përsëritet në çdo 48 orë. Kryesuesi i seancës propozoi seancë javore, por opozita destruktive nuk e pranoi propozimin, me qëllim dramatizimi e fajësimi të pozitës, për mosdorëzimin e pushtetit në tavolinë, edhe pse ka qenë fituese, pothuajse, plebishitare.
     Pas një radhë dështimesh me votim të hapur, për zgjedhjen e krye kuvendares, pozita kërkoi votim të fshehtë, ashtu siç e parasheh edhe Kushtetua. Opozita pretendon se seanca ka filluar me votim të hapur dhe kështu duhet vazhduar. Sepse në mes të seancës nuk mund të ndryshohet në votim të fshehtë! Derisa Kushtetuta e ka të ligjësuar votimin e fshehtë, arsyetimet tjera janë jo logjike, në mos idioteske. Fundja, votimi i fshehtë është kurorë e demokracisë dhe dëshmon lirinë dhe integritetin e deputetit. Broçkullat e shefave të grupeve parlamentare se, gjoja, deputetët kanë integritetin e tyre, për ta shprehur vullnetin e lirë, edhe me votim të hapur, me ngritje dore, janë gënjeshtër e kulluar.
     Në vend që ta praktikonin votimin e fshehtë pa ngurrim, deputetë nga PDK, LDK, AAK, çështjen e dërgojnë në Kushtetuese për shqyrtim, duke e ditur se kjo mund të zgjasë 60 ditë. Nuk përbën lajm nëse themi të vërtetën, se shqiptarët nuk shquhen për sinqeritet dhe guxim, për ta shprehur vullnetin personal me votim të hapur, andaj votimi i fshehtë është i domosdoshëm. Tashmë, të gjithë janë në pritje të opinionit të Gjykatës Kushtetuese, nëse është në favor për të drejtën e votimit të fshehtë, ashtu siç e përcakton edhe Kushtetuta. Nëse arrihet pajtueshmëria për këtë mënyrë votimi, atëherë merr fund edhe ngërçi kuvendor. Në rast të dështimit të këtij votimi, rizgjedhjet janë të pritshme, në mos të pashmangshme. Bashkimi i datës zgjedhore lokale me ato qendrore, është një zbutje e dramës, për kursimin buxhetor. Dhe, kjo nuk është pak, për hallet e shtetit tonë Kosovë.
        Ndërrimi i Albulenës është shkak dhe jo argument!
        *
     Është paradoks, për të mos thënë poshtërsi, refuzimi i deputetes femër më të votuar, me tej 150 vota, Albulenë Haxhiut! Ajo, si opozitare, për dy dekada radhazi, ka denoncuar dhe kundërshtuar, madje me vrazhdësi unike, pazaret e pista të qeverive paraprake; marrëveshjet fatale për Kosovën, të cilat vazhdojnë ta rrezikojnë Kosovën tonë. Ky parlament i çoroditur, fjala është për opozitën aktuale, ka votuar një president, agjent i tri Shërbimeve Informative të shteteve armike dhe një kryetar Kuvendi, themelues dhe drejtues të një Organizate ilegale dhe kriminale SHIK, për çka është në përballje me akuza faktike penalizuese edhe sot.
     Opozita nuk ka qenë serioze në kërkesat e saj: “Propozoni një emër tjetër, për kandidat të kryekuvendarit, sepse Albulena e ka quajtur kriminel ish-kryeparlamentarin nga PDK-ja”, edhe pse ai kryesonte një organizatë të faktuar si kriminale, nga gjykata vendore dhe ndërkombëtare. Pra, ajo nuk bëri asnjë akuzë të rrejshme apo shpifje. Përkundrazi, e tha një të vërtetë faktike. Prandaj, kërkesa e opozitës është shkak dhe jo argument!
     Realisht, Albulenë Haxhiu nuk është e pazëvendësueshme nga radhët e LVV, për postin e kryetares së Kuvendit. Por, parimisht, emri  dhe e gjithë veprimtaria e saj, ka shumë veçantira, qoftë si individ, ashtu edhe familjar, madje të vajzërisë dhe të nusërisë. Gjyshi një disident dhe burgaxhi politik, qysh në vitet `60-a e këtej; nga familja e bashkëshortit, Krasniqët e Malishevës, qëndresetarë karshi pushtuesit dje dhe sot. LVV, tashmë, ka kuadro të përgatitur, për ta mbuluar dinjitetshëm postin e kryetarit të Kuvendit. Andaj është e sikletshme për të veçuar një apo ndoca emra për titullarin, në mesin e asaj plejade shkollarësh numerikë. Citojmë vetëm njërën syresh – Arbreshë Hyseni Kryeziun.
Megjithatë, Albulenë Haxhiu-Krasniqi është në vendin e duhur dhe nuk duhet lëvizur që andej!
 
        Opozita nuk është në pozicionin të caktojë kuadrin e pozitës!
        *
     Vërtet, janë lakuar nga opozita, të paktën, tre emra, edhe pse ajo nuk është e thirrur dhe nuk i takon asaj të propozojë kuadrin e pozitës. Megjithatë, sqarojmë kandidatët e pranueshëm nga opozita, për postin e kryesuesit të Kuvendit:
     a) Sipas kryministrit Albin Kurti, kandidatura e Glauk Konjufcës përjashtohet, meqë do të jetë pjesë e qeverisjes në pritje dhe nuk kthehet në legjislativ. Opozita e ka vlerësuar atë me notë pozitive sipërore, jo konfliktuoz, përkundrazi përbashkues, në kuadrin e skenës politike  aktuale, skajshëm të çoroditur dhe të marrosur.
     b) Saranda Bogujevci është një vajzë, një nuse, një nënë e, mbi të gjitha, një qëndresëtare e pashoqe, me personalitet, dinjitet dhe integritet unik. Edhe pse me 16 plagë në trup, e mbijetuar, nga ploja-masakër e familjes, gjënë forcë për të vazhduar, ushtruar misionin e deputetes të popullit, duke qenë vetja e saj, në mendime dhe veprime.
     Ilustrojmë: Me rastin e të drejtës, për shtatezani pa martesë klasike, me asistencë profesionale mjekësore, me mbarësim anonim, Sarandë Bogujevci e mbrojti, e para, të drejtën njerëzore, për të lindur, për t`u bërë nënë, madje nga tribuna e Parlamentit të Kosovës. Ajo theu tabunë konservatore e fanatike, kanunore e fetare, të cilët në emër të një nderi e morali artificial e hipokrit, e kundërshtuan, madje e anatemuan për “blasfeminë”, mëkatin e saj. Dhe, kur barku i saj po formësohej me shtatzëninë, Saranda, çiltërisht e krenarisht, deklaroi se “unë kam një shok, edhe pse i pa njohur nga ju!”
     Mbrojtja e shtatzënisë të asistuar mjekësore ka dy arsye: a) njerëzore dhe b) kombëtare:
     Emigracioni masiv nga Kosova, për në Evropë dhe gjetkë në botë, ndikoi në shpërputhjen gjinore në Kosovë dhe shqiptarinë mbarë. Për rrjedhojë, jo pak vajza nuk patën rastin dhe fatin të krijojnë familje, të martohen. Në mesin e tyre janë disa sosh edhe në Parlamentin e Kosovës. Atëherë pse të mos u jepet mundësia edhe vajzave të vonuara në martesë,  të bëhen nëna, të lindin fëmijë? Të bëhesh nënë, pavarësisht moshës, është jo vetëm njerëzore, por edhe hyjnore. Vetëm smirëzinjtë mendjeprishur mendojnë ndryshe, çnjerëzisht!
     Në aspektin kombëtar, ka një rëndësi të veçantë, demografinë, riprodhimin, shtimin e popullsisë, fort i nevojshëm për Atdheun tonë, i rrethuar me lakmitarë të tokave tona.
     Saranda Bogujevci, në cilësinë e nënkryetares të Kuvendit, ka shkëlqyer. Ajo do të ishte po kaq e aftë edhe në rolin e kryetares të Kuvendit. Por, Parlamenti i Kosovës, në veçanti, ai i opozitës PAN-iste, është rrast i kontaminuar me kriminelë, e sidomos me mbështetës të krimit dhe të kriminelëve, të cilët, me rrugaçerinë e tyre në debate e fjalime boshe e irrituese, provokojnë deputetët tjerë, popullin dhe shqiptarët. Saranda, përjetuese e drejtpërdrejtë, e një masakre personale e familjare, e mbijetuar nga një gjendje traumatike, është emocionale dhe super ngarkesë, përballë horrakve dhe zuzarëve të bollshëm në Parlament! Andaj, duhet ta ruajmë me përkujdesje të veçantë, duke e vënë në poste meritore, por të përballueshme dhe me qetësinë e duhur.
     c) Rasti i propozimit të tretë, nga opozita e poshtër dhe provokative, paksa më i veçantë. Ajo është viktimë e “komandantëve” kriminelë, të cilët e kanë bërë pjesë të krimeve të tyre këtë njomëzake dhe të tjerë. Është, të paktën, një dëshmi e një viktime, denoncues të goditjes, të përsëritur, me shkop, të shoqëruar me fjalët “koke i mirë për dajak”, edhe pse ai ishte një oficer koxha në moshë, duar lidhur, në burgun e improvizuar, në Cahan të Kukësit. Ushtarja e uniformuar rinore, tani deputete, nuk e ka mohuar dhe as demantuar denoncimin publik të viktimës. Për eprorët e saj, viktima ka dëshmuar në Gjykatën e Hagës, madje pa numër të koduar mbrojtës.
     Fajësi kanë edhe ata eksponentë të subjekteve politike, të cilët bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Është opozita e kriminalizuar, e cila provokon popullin e Kosovës dhe shqiptarët botërorë, duke i vënë figura koxha të lënduara në krye të institucioneve shtetërore. Kjo vlen dhe për Fatmir Limaj dhe ata që bisedojnë me atë, për koalicion dhe aq më keq, madje kriminale, ta gëzojë postin e kryekuvendarit! Lërini përrallat e “pafajësive”, nga gjykatat vendore dhe ndërkombëtare!? Shihni shtatoret dhe varret e vrasjeve numerike cilësore politike anekënd Kosovës! Mos i rivrani viktimat dhe mos lëndoni shumë-mijëra familje të viktimave me farefisni, miqësi e dashamirë të tyre!!
 
        Standard i ri në emërimin e dhe mbrojtjen e kuadrit të LVV
        *
      Kur Glauk Konjufca u vu në krye të Legjislativit, ka pasur përshpëritje se angazhimi emërtesë zë madhe, por pa vendimmarrje. Tani Vetëvendosje është përcaktuar për një angazhim më aktiv, në qeverisjen e vendit. Zakonisht posti pasues pas Kryeministrit, është zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm. Këtë post e ka gëzuar për një kohë shkurtër.
     Përgjatë 4-vjeçarit qeverisës, këto dy poste, plus ministre e Diaspores, ka qenë Donikë Gërvalla, e cila i ka mbuluar mrekullisht mirë. Krejt pa të drejtë, dhe me tendencë të hapur inatçore, është sulmuar nga lukunia leha-qene e anal-banalistëve, uzurpatorë të shumësisë absolute të mediave të Kosovës, ngaqë bija krenare e Heroit Jusuf Gërvalla, i dha emër dhe mbiemër krimit dhe kriminelëve. Edhe pse qeveria paraprake, kishte nënshkruar në Zyrën Ovale, heqjen dorë nga kërkesa e njohjeve, tani, fajësonin Donikën për mungesë të njohjeve!?
Kryeminstri Kurti vuri një standard të ri në emërimin e kuadrove, në veçanti, të ministrave, të cilët i emëroi edhe pa qenë militantët e tij partiakë, por, thjeshtë, në bazë të përgatitjes profesionale. Anëtarësisë të LVV ua bëri të qartë: “Kemi fituar tej 400 mijë vota, ndërsa qeverisë i duhen vetëm një duzinë ministra! Uroj për mirëkuptim! Nëse e doni Organizatën, tashmë, partinë e LVV, mos pretendoni tej mundësive që ka partia, tashmë, fituese plebishitare”, – i qetësoi Albin kryeministri aktivistët luftarakë të tij! Edhe zërave të çjerrë të opozitës, të cilët, në çdo javë sulmonin, një nga një, ministrat e tij, madje me akuza shpifëse e pa mbulesë dhe kërkonin shkarkimin e tyre, “nuk ua vari fare”!
     Dy fajësi i bëri Kurti kryeministër: shkarkimin e djalit të zgjuar, Shkëlzen Gashin, këshilltar i tij, i cili akuzoi “komandantët”, për vrasjen e të paktën të 1.000 viktimave të pafajshme. Dhe, Arbër Vokrrin, i cili, me të drejtë, akuzoi, me emër e mbiemër, një ndërkombëtar, “për nxitjen dhe organizimin e protestave të serbëve në veriun e Kosovës!” Po këtë marrëzi kanë bërë edhe Borell, Lajçak dhe disa agjentë të tjerë.
     Glauk Konjufca mund të jetë zëvendëskryeministër, ndihmës i parë partiak dhe qeveritar, i kryeministrit Kurti, me kompetenca të veçanta, në përcjelljen mbikëqyrëse të mistrive, për të pamundësuar abuzimet me pushtetin, pra, punën -me duar të pastra-. Punë të mbarë vajza-nuse dhe djem mençurakë e luftarakë!

Shqipëria ka nevojë për një mbrojtje (ushtri) të fortë, jo për një alarm tymi

0

Nga Aurel Dasareti

Fragmentimi, mungesa e armëve dhe mungesa e një strukture të unifikuar komanduese dobësojnë aftësitë mbrojtëse të Shqipërisë. Në një situatë lufte, ushtria (mbrojtja) e Shqipërisë dhe Kosovës do të kishte filluar të shkërmoqej para se të bëhej një e shtënë e vetme.

PS: Meqenëse situata në Evropë (sidomos) në Shqipëri e Kosovë është në rrezik lufte shkrova një artikull të shkurtër (të thjeshtë) për mbrojtjen nga armiku (armiqtë) eventual që sulmojnë tokat tona stërgjyshore.

Kur isha nxënës i klasës së tretë  fillore, mësuesja më pyeti: “Na trego çka do të jetë për ty detyra më e rëndësishme e jetës kur të rritesh”?

Përgjigja ime: “Ndër detyrat e jetës, nuk njoh asnjë më të rëndësishme sesa rrahja e atyre që e meritojnë.”

***

Fragmente nga ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”

PS: Personazhet në këto ngjarje që i përshkruaj shkurtimisht, jetojnë në hijen e ngjarjeve të mëdha të luftës. Përmes pamjeve kronologjike, skena brutale të luftës, si dhe shqetësimet e përditshme, paraqiten nga afër dhe gjallërisht. Njerëzit e zakonshëm përballen me zgjedhje dhe dilema të vështira. Historitë përshkruajnë ndjenjën e dëshpëruar të luftës dhe të ardhmen e pasigurt, pavarësisht nëse dikush është ushtar, student, punëtor – apo thjesht një fëmijë. E tillë është lufta kundër barbarëve…

Pjesëmarrja ime vullnetare dhe e vëllezërve të mi të fushëbetejës në luftën diku në Evropë (1994-1995) me qëllim që të “stërvitesha” për luftën që do të zhvillohej në Kosovë, shënoi përgjithmonë jetën time dhe jetën e vëllezërve të mi të fushëbetejës me rrënjë shqiptare që vinim nga Amerika, Australia dhe Kanadaja. Ne ishim 17-19 vjeç. Sapo kishim mbaruar shkollat ​​e mesme ushtarake. Qëllimi: Për t’u bërë pak dëm armiqve të kombit të paraardhësve tanë…

***

(…) Është natë, qershor 1995. Në qendrën e komandës, luftëtarët po përgatiten për ballafaqimin e shpejtë në terren. Pastaj bie alarmi. Më vonë, dy ushtarë dërgohen jashtë në mes të natës për të dhënë një mesazh të rëndësishëm popullsisë civile me banim afër fushëbetejës dhe ballafaqimit që afrohet (…). Më në fund, një nga vëllezërit e fushëbetejës, i vetmuar paketon çantën e tij para se të zhvishet dhe të marshojë drejt lumit (…). Por, a do t’ia dalë? Kujt mund t’i besosh vërtet? Kush është mik – dhe kush është armik? (…)

Dhe vdekja, të cilën gjithmonë e kisha konsideruar dimensionin më të rëndësishëm në jetë, të errët, joshëse, nuk ishte gjë tjetër veçse një tub që pikon, një degë që këputet në erë, një xhaketë që rrëshqet nga varësja dhe bie në dysheme. (…) Oh, a nuk është kjo arsyeja pse hijet bëhen gjithnjë e më të gjata ndërsa mbrëmja përparon? Ato synojnë natën, këtë valë errësire që përshkon tokën dhe për disa orë plotëson dëshirat më të thella të hijeve. (…) Ndërsa emri kur një luftëtar është gjallë i referohet trupit, vendit ku banon, asaj që bën, emri ndahet nga trupi kur vritet- dhe mbetet me të gjallët, me vëllezërit e fushëbetejës, të cilët me këtë emër nënkuptojnë gjithmonë se kush ishte, kurrë se kush është tani, një trup që dergjet diku duke u kalbur… (citate fund).

***

Mjeshtër në aftësitë luftarake: – Për njësitë e specializuara ushtarake për ballafaqim (përleshje) në hendek…dhe jo vetëm.

Aftësitë luftarake “sportive” mund t’i referohen si aftësive fizike ashtu edhe aspekteve strategjike të përdorura në “sport”, veçanërisht në artet marciale dhe “sportet” e tjera të kontaktit. Përfshin teknikat, taktikat, forcën fizike, qëndrueshmërinë dhe forcën mendore.

Shpjegim:

  • Aftësi fizike:

Kjo mund të përfshijë teknika të tilla si grushte, shkelma, kapje, hedhje, bllokim, etj., në varësi të përleshjes. Mund të përfshijë gjithashtu forcën fizike, qëndrueshmërinë, shkathtësinë dhe kohën e reagimit.

  • Aftësi strategjike:

Kjo përfshin taktikat, planifikimin, “leximin” e kundërshtarit dhe përshtatjen me situatën në luftë. Mund të përfshijë gjithashtu forcën mendore, përqendrimin dhe aftësinë për të përballuar stresin.

**

Përkujtues për njësitë e specializuara të luftimit të afërt:

Luftim i afërt – Sidomos në “Hendek mbrojtës” mund të nënkuptohen disa gjëra, varësisht nga konteksti, veçanërisht hendek i përdorur për mbrojtje ushtarake: Një hendek i përdorur për të penguar përparimin e armiqve, siç është një hendek rreth një fortese ose një hendek në terren për ta bërë një sulm më të vështirë.

Hendekët kanë një histori të gjatë si pjesë e mbrojtjes ushtarake. Ato përdoren për të parandaluar përparimin e armiqve, si një barrierë ose për ta bërë një sulm më të vështirë.

Goditje me bërryl – përdoret në luftime të afërta (kur nuk ke mundësi ta përdorësh armën). Bërryli mund të lëkundet nga jashtë dhe nga brenda drejt brinjëve të kundërshtarit, nga poshtë/lart drejt mjekrës së kundërshtarit, nga lart dhe poshtë drejt qafës së kundërshtarit nëse ai është duke qëndruar i përkulur ose drejt anash drejt pleksusit solar të kundërshtarit nëse je duke qëndruar me anën tuaj përballë kundërshtarit.

***

Ti bllokon – Kur bllokoni, duhet të përpiqeni të devijoni sulmin e kundërshtarit. Nuk duhet të përpiqesh të ndalosh një sulm me forcë të drejtpërdrejtë kundër forcës, pasi më pas do të fitojë ai që është më i fortë. Në parim, duhet të devijosh një forcë të madhe duke përdorur një forcë më të vogël. Kjo zakonisht bëhet duke devijuar sulmin duke e drejtuar atë në një drejtim të ndryshëm nga ai që kishte planifikuar sulmuesi. Mund të bllokosh në një kënd të pjerrët ndaj sulmit në mënyrë që ta devijosh atë në një rrëshqitje që e nxjerr sulmuesin nga pozicioni, ose mund të përdorësh lëvizjen me sulmin dhe ta drejtosh atë përtej. Gjithashtu mund të përpiqesh ta “zgjatësh” teknikën, d.m.th. ta bësh sulmin më të gjatë nga sa kishte planifikuar kundërshtari në mënyrë që ai të humbasë ekuilibrin.

Blloqet mund të kryhen me krahë dhe këmbë. Por nuk duhet harruar trupi. Sulmet mund të shmangen duke lëvizur trupin. Në luftime të afërta, kjo bëhet më shpesh duke e lëvizur trupin prapa ose anash. Gjëja më e rëndësishme me një bllok, përveç shmangies së goditjeve të drejtpërdrejta, është të merrni një pozicion të mirë dhe të qëndrueshëm më pas në mënyrë që të mund të nisë një kundërsulm efektiv.

Mos harroni se gjithmonë e shikoni kundërshtarin tuaj kur bllokoni. Të ktheni shpinën ose të shikoni larg ose poshtë janë “mëkate të vdekshme”! Një kundërshtar (armik) i mirë do të ketë pak vështirësi t’ju nxjerrë jashtë loje. Në shumë blloqe, e njëjta pozicion dore përdoret si grusht.

***

Ushtria Tokësore është njësia kryesore e ushtrisë së rregullt

Ushtria Tokësore – e cila, së bashku me njësitë e mbrojtjes territoriale të forcave tokësore, përfaqëson bartësin e luftimeve të armatosura në tokë.

Është projektuar dhe pajisur për të zhvilluar luftime të suksesshme kundër një armiku të armatosur në mënyrë moderne, në të gjitha rastet, kushtet e terrenit dhe të motit, duke zbatuar format, dhe metodat e përshtatshme (metodat duhura) të operacioneve luftarake.

Organizimi dhe pajisja e njësive të Ushtrisë Tokësore u mundësojnë atyre të përshtaten shpejt me format, llojet dhe metodat në ndryshim të luftimit të armatosur, duke siguruar kështu vazhdimësinë e operacioneve luftarake në të gjithë fushën e betejës, në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me njësi të tjera të ushtrisë së rregullt dhe njësitë e Mbrojtjes Territoriale (rezervistëve që kanë kryer shërbimin ushtarak dhe aktivizohen – thirren në ushtrinë e rregullt në rast kërcënimi lufte).

Detyrat kryesore të Ushtrisë (së rregulltë) Tokësore janë:

  1. të ruajë një nivel të lartë gatishmërie luftarake dhe ta rrisë atë në përpjesëtim me madhësinë e kërcënimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të agresionit nga armiku i përjetshëm kundër shtetit amë Shqipërisë, Kosovës…
  2. sigurimi i zhvillimit të forcave të armatosura të kohës së luftës dhe strukturave të tjera të mbrojtjes së përgjithshme kombëtare, duke i ofruar rezistencë të vendosur armikut që nga kufiri dhe që nga momenti i parë.
  3. përmes mbrojtjes së vazhdueshme dhe veprimeve aktive në drejtimet themelore strategjike-operative dhe operative-taktike, të parandalohet depërtimi i shpejtë i forcave tokësore të armikut, t`u shkaktohen atyre sa më shumë humbje të jetë e mundur dhe të krijohen kushtet për disfatën e tyre përfundimtare
  4. të zhvillojë luftime kundër njësive ajrore dhe detare të armikut dhe parandalon lidhjen e tyre me forcat e tij që veprojnë nga fronti.
  5. në bashkëpunim me pjesë të tjera të forcave, dhe veçanërisht me njësitë e mbrojtjes territoriale, të sigurohet kompaktësia e sa më shumë territorit të Shqipërisë, Kosovës dhe tokave tjera shqiptare nën pushtim…

10-06-2025

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

“Shërohu, bija ime, … nga boshllëku që e ke ngatërruar me dashurinë”

0

“Shërohu, bija ime, jo nga dashuria, por nga boshllëku që e ke ngatërruar me dashurinë.”

Ka diçka që shumë gra e mbajnë brenda vetes pa arritur t’i japin një emër: një lloj urie emocionale, një dëshirë e thellë për t’u zgjedhur, për t’u parë, për të qenë më në fund “ajo më e rëndësishmja” për dikë.
Dhe kur këtij boshllëku apo dëshire të munguar nuk i njihet kuptimi i vërtetë, ajo që duket si dashuri, është në fakt thjesht një mënyrë për të mbushur atë që të mungon brenda vetes.
Është sikur zemra jote të ketë qenë e ftohtë që fëmijë dhe ti kërkon një batanije a një mbulesë kudo, s’ka rëndësi nëse është e pistë apo e grisur, gjithsesi ti mendon se aq do të mundet të të ngrohë disi.
Por kur fillon dhe vëren me kujdes çfarë është kjo lloj ndjesie në të vërtetë, kur fillon të kujdesesh për atë të ftohtë të brendshëm që të ka mbërthyer prej mungesës së dashurisë, nuk do të pranosh më çdo lloj mbulese sikurse nuk do të pranosh më çdolloj përqafimi nga kushdo.
Mëson ta endësh vetë “batanijen” tënde, me dashurinë tënde, me respektin tënd, me praninë tënde për veten tënde.
Të shërohesh nuk do të thotë të bëhesh e fortë e të durosh të ftohtin. Do të thotë të ndalosh së dorëzuari veten tek ai që nuk di të të mbështesë, të mos i japësh as trupin, as shpirtin e as mendjen të parit që të thotë dy fjalë të bukura.
Do të thotë t’i japësh fund pritjes së pafundme që dikush të vijë e të të japë atë që ti vetë duhet të fillosh të ndërtosh për veten tënde. Shumë gra, apo dhe burra kthehen në “lypsarë” dashurie pikërisht prej mungesës së saj e përfundojnë gjithnjë me shpirt të thyer.
Kur dashuria vjen sepse vjen një ditë për këdo, vjen pikërisht kur ti je mirë dhe në harmoni me veten tënde. Ajo dashuri nuk dhemb, nuk kërkon prova, nuk ndëshkon pavarësinë tënde, nuk kërkon asgjë në këmbim.
Ajo dashuri është zgjedhje, jo nevojë, është gëzim, jo ankth. E mbi të gjitha është të qenit dy njerëz në një shpirt të vetëm.
Përshtati shqip Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë

Studjuesi Fahri Dahri e vazhdon analizën e tij historike për çështjen çame

1

Nga: Fahri Dahri, studjues

PJESA E DYTË.                                      

Dy të kundërtat:

1)Autorëve anglezë në librat: a)“EPIRUS”, Author: Arthur Foos   b)“The sorrows of Epirys”, Autor: Rene Puaux. (Dhimbjet e Epirit). Thithjet e Epirit kthimi i epirotëve!

Korfuz, 1 Maj 1918. Dje, më 30 prill, epirotët e fundit u nisën nga Korfuzi për në fshatrat e tyre bregdetare, nga të cilat u dëbuan gjatë nëntorit të fundit nga shqiptarët ( Është ndryshe. Ata që erdhën nga Korfuzi ishin andartët grekë që sulmuan fshatrat e jugut shqipta or. Fshatarët u grumbulluan dhe i sprapsën andartët grekë të cilët u kthyen andej nga erdhën. Kjo është e njohur në histori-FD).

Vazhdojmë të lexojmë më tej të pavërtetat e palës greke…..”

Dhjetë mijë prej tyre ishin dyndur më pas në këtë ishull të lumtur, trëndafilat dhe aromat e portokallit të cilin e bëjnë atë një parajsë tokësore në këtë stinë të vitit. Nën patronazhin e flamurit blu dhe të bardhë, atyre iu mundësua të ktheheshin në fshatrat e tyre, Pargë, Senicë, Nivicë. Ka rreth njëzet e pesë fshatra të shpërndara përgjatë bregdetit përballë Korfuzit dhe të gjitha ishin braktisur nga fshatarët epirote për shkak të kërcënimit shqiptar. Kështu deklaron pala greke, por këto fshatra janë të gjitha me banorë shqiptarë  të dy besimeve, ortodoks dhe islamë. (Duhet shumë vëmëndje me spekullimin grek që ortodoksët etnikë shqiptarë i quan grekë). Ky spekullim ka përdorim të gjërë si ndërvite dhe në shtrirjet e territorit. Këtë konstatim, lutemi mbajeni në kujtesë, jo vetëm në leximin e këtij materiali, por në gjithë veprimtaritë lidhur me marëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë.

“….. Pashë të fundit nga këta të dëbuar që po vinin në breg në Santi Quaranta (dyzet shënjëtorët-Saranda). Qindra gomarë dhe mushka përshkonin rrugën e bardhë për në Delvinë dhe Gjirokastër me shumë ushqim për trupat dhe popullsinë civile. Shtëpit të shkatërruara nga bombardimet, tani po mbusheshin me thasë gruri, dhe muret e qytetit të lashtë bizantin të Onchesmos u mbushën me punëtorë dhe hambarë. Kjo botë për momentin ishte shkundur nga letargjia e saj e zakonshme. Duket vërtet se një vizion i madh, vizioni helen, i kishte pushtuar. Makthi i gjatë kishte mbaruar. Epirotët ishin gati të realizonin ëndrrën e brezave, bashkimin me Greqinë, atdheun e tyre nga historia dhe simpatia. Ata nuk mund ta bindnin veten se do të bashkoheshin me një Shqipëri artificiale, të huaj për ta në gjuhë, qytetërim dhe fe.

Të gjithë këta njerëz, nga Kepi i Shën Vasilit deri në Kepin e Shën Joanit, ishin grekë, dhe çdo burrë me të cilin fola, i lidhur me familjet greke në Korfuz, Patra dhe Athinë, refuzoi të kishte ndonjë dyshim në lidhje me vendimin e Evropës. Ata u kthyen në Epir të sigurt për triumfin e një kauze për të cilën kishin duruar kaq shumë (Një sajwsë artificiale greke dhe aspak nga banorët vendas-FD).

Lexojmë artikullin me autor anglez: Ndjenjë kombëtare helenike në Epir. Korfuz, 2 maj. Që të kuptohet e vërteta  e çështjes së Epirit, duhet pranuar një aksiomë paraprake: nuk është qeveria greke ajo që dëshiron të aneksojë Epirin, por vetë epirotët që pretendojnë ribashkimin me Greqinë. (Nuk më pëlqen të debatoj me autorin në çdo rresht të shkrimit të tij, por  nuk më pëlqen edhe heshtja kur shkruhen të pavërteta që i kuptojnë dhe foshnjat. Ja si mashtrojnë: “nuk është qeveria greke.. por vetë epirotët..etj.!?. -FD). Kundërshtarët e këtij ribashkimi, në dëshirën e tyre akademike për të vizatuar një hartë të kënaqshme të Shqipërisë, duket se nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje kësaj ane të çështjes, e cila është megjithatë thelbësore….

Kjo do të thotë të harrosh se Adriatiku fillon vetëm në Ngushticën e Otrantos dhe se bregdeti i Epirit, qoftë në duart e grekëve apo të shqiptarëve, është vetëm rreth dy kilometra larg skajit verior të Korfuzit, kështu që disa miniera mund ta bënin atë një strofull të pathyeshme për flotat, skemat shumë problematike të të cilave Roma duket se i trembet kaq shumë. Për më tepër, për sa kohë që Greqia mbetej miqësore me Antantën, ajo mund të vinte në dispozicion të flotave aleate kaq shumë porte të shkëlqyera në Ishujt Jonianë, saqë është vërtet absurde të shohësh kundërshtim të bazuar në arësye kaq të vogla. Edhe kundërshtarët e tjerë të ribashkimit të Epirit me Greqinë, mund të gjenden në Itali duket se e kanë ruajtur traktatin e vitit 1897 që përcaktoi kufijtë e territorit austriak dhe zonąt italiane të ndikimit në Shqipëri dhe Epir, vetëm shpresat për një pushtim përfundimtar të të gjithë bregut lindor të Adriatikut. Duke refuzuar kështu të njohin faktet ekzistuese duke këmbëngulur në krijimin e një mbretërie artificiale të Shqipërisë, trazirat e pafundme të së cilës do të siguronin justifikimin për ndërhyrje në të ardhmen dhe aneksim të mundshëm, ata tregojnë se imperializmi i Markezit të San Giulianos ka ende disa mbështetës të zjarrtë.

Nëse Epiri do të ishte një res nullius (punë e askujt), një copë territori pa shpirt kombëtar të cilín çdo pushtues mund ta bënte automatikisht të vetën, politika italiane mund të konsiderohej si e pakuptueshme. Por e vërteta është krejt ndryshe. Rajonet e Epirit, të cilat Roma dëshiron t’i shohë të përfshira në Shqipërinë e ardhshme, janë vatra e helenizmit të pakompromis.  (VO. Pak më sipër u tha se nuk është qeveria greke ajo që dëshiron të aneksojë Epirin, por vetë epirotët… kuptohet mashtrimi-FD). Mundohen të mashtrojnë, por nuk dinë të mashtrojnë kështu bëjnë “autogol”.

“Ata (fjala është për epirotët-FD) janë më grekë se vetë Greqia”, më tha dikur një nga profesorët më të shquar të Universitetit të Athinës (vazhdon avokatinë anglezi i keq informuar-FD) , e kjo është sigurisht fakti që bashkëngjitja përkushtimi i epirotëve ndaj kauzës kombëtare është shfaqur në mënyrën më të habitshme për vite me radhë. Në Epir ndodhen gjashtë qendra të mëdha të helenizmit: Janina, Zagoria, Gjirokastra, Meçovo, Himara dhe Konica. Nga secila prej këtyre qendrave kanë dalë burra, mendimi i parë i të cilëve, pasi kishin bërë pasuri në një vend të huaj, ka qenë të kontribuonin për realizimin e ëndrrës kombëtare, bashkimin e Epirit me Greqinë.

M. Arsakis, themeluesi i kolegjit të madh të vajzave në Athinë, i cili ka dy mijë nxënëse dhe është e vetmja qendër e edukimit femëror në Lindje, vjen nga Chotachova, një fshat pranë Gjirokastres. M. Zapas, një tjetër themelues i shkollave dhe i galerisë së fotografive të Athinës, është vendas i Labovës, gjithashtu pranë Gjirokastrës. M. Zografo, një tjetër themelues shkollash, është nga Kestorati (Qesarat), pranë Tepelenës. MM. Averov dhe të Stournaras barinje bamirës grek me reputacion universal, i dyti themeluesi i shkollës politeknike të Athinës, me dy MM. origjinë nga Meçova, janë të Zozimas, Kaplani dhe Tositza janë nga Janina, M. Banca nga Konica. Ka qindra epirote të tjerë më pak të shquar të cilëve u janë lënë me testament qeverisë greke shuma parash, totali i të cilave arrin në një shifër të konsiderueshme, për përparimin e kauzës së shenjtë. Ribashkimi i Epirit me Greqinë është mendimi i vetëm.

Në bankat e Athinës janë depozituar fonde, interesi i të cilave është grumbulluar prej vitesh në bazë të një dispozite testamentare që është gjithmonë e njëjtë: “Këto para, në rast të një lufte për pavarësi, do të përdoren për çlirimin e Epirit”. (Shteti Grek vazhdon financimin  e individëve dhe grupeve terroriste edhe sot për veprimtari subversive kundër Shqipërisë. Financime që dirigjohen nga Ministria e Jashtme greke, sipas deklatmit të ish Ministrit të Jashtëm  Niko Koçi-FD).

Çfarë provash të domosdoshmërisë së një blloku epiro- shqiptar mund të shërbejnë kundër manifestimeve të tilla dërrmuese të ndjenjës kombëtare të pakompromis?

A sugjerohet që për shkak se Ali Pasha ishte i jashtëm duke i dhënë fund një numri të madh familjesh ortodokse, ai e shkatërroi idenë? Sot në këto rrethe ka familje myslimane me një gjyshe të krishterë që jeton. Fshatrat ende kanë emrat e tyre grekë, si Progonatis dhe Oxatis, të cilët kujtojnë heronjtë dhe bëmat e së kaluarës. Në Gjirokastër ka bija të familjeve myslimane që shkojnë në shkolla greke dhe shqiptarë myslimanë që, të shtyrë nga një atavizēm i gjithë pushtetshëm, bëjnë shenjën e kryqit kur kalojnë pranë një kishe greke. E kaluara dhe e tashmja janë këtu të bashkuara në mbështetje të një kauze që ka pas vetes një histori të shëndoshë dhe politikë praktike. (Emrat e personave që përmenden, janë ortodoks shqiptarë dhe jo grek. Ata nuk përfaqësonin asgjë në Epir, sikundër dhe në ditët tona kemi të tillë njerës që ndjekin rrugën e pabesisë-tradhëtisë!).                                                ●●●

Nuk do jem i qetë nëse nuk sjell këtu edhe një tragjedi çnjerëzore të ushtruar nga shteti Grek në Panaritin e Korçës.

Masakra e Grekëve të vitit 1914 në Panaritin e Korçës, sipas dëshmisë së nënë Emine Hoxhës e rrëmbyer nga grekët në vitin 1914. Deponimi është bërë më 13 gusht 1986 dhe është rregjistruar nga historiani Petrit Zeneli. Nënë Emineja është e mbijetuara nga masakrat e Panariti, në moshë 88 vjeçare ka rrëfyer:

 “Mbaj mend mirë se kur më morën grekët në 1914, isha plot 17 vjet, dhe nëna po më përgatiste pajën për t’më martuar. Tani jam plot 88 vjet. Quhem Emine Hoxha, po më thërresin shkurt Mine. Kam dhe një emër tjetër që më pagëzuan grekët, Vangjeli. Kur erdhi haberi se grekërit po i afroheshin Korçës e Kolonjës, dhe bëhej thirrje që burrat e fshatit të shkonin në luftë, u bë berihajë dhe të gjithë dolën të shohin ç’bëhej. Ca burra u nisën për në Vithkuq që të merrnin vesh ndonjë lajm, ca të tjerë shkuan në drejtim të Kolonjës dhe nja katër a pesë veta u nisën të lajmëronin Qazim Panaritin, që të kthehej menjëherë. Siç u mor vesh, dyfeku u ndez në Selenicën e Pishës dhe Qesarakë. Ndërkohë, banorët e Kolonjës, të lemerisur, morën arratinë dhe arritën mbi Panarit. Karvane me njerëz dhe kuaj të ngarkuar me plaçka, nuk kishin të sosur.

Të nesërmen, Qazimi dërgoi haber që gjithë fshati të ngrihet e të niset për në Skrapar, pa humbur kohë. U bë alarm i madh. Lufta po afrohej. Greku po shtinte me topa dhe gjylet pëlcisnin mbi fshat, andej nga do të shkonim ne. Rrugët ishin mbushur plot, edhe me të ardhur nga fshatrat e tjera, që po e mbanin frymën drejt Skraparit. Sa kaluam malin e Panaritit, për në Backë, lufta po zhvillohej në afërsi të Panaritit.

Pas dy ditëve, greku e zuri fshatin tonë, ndërsa çeta e Qazimit me trimat e Backës e zunë Qafën e Martës dhe atje bënë rezistencë të fortë, derisa populli u tërhoq në thellësi të Skraparit e Beratit. Kur greku hyri në Panarit, nuk gjeti asnjë nga banorët myslimanë. Shtëpitë e tyre kishin mbetur shkretë. Nuk kaloi veçse ca ditë, kur erdhi haberi nga Stefan Panariti (kryeplak në atë kohë i lagjeve të krishtere) se greku u bën thirrje dhe u jep besën që të kthehet i tërë populli që ka ikur, se nuk i trazon njeri. Për këtë ishte bërë garant vetë Stefani. Kështu thanë njerëzit që kishte dërguar ai dhe grekët. Siç më tregoi im atë, pasi u mblodhën disa burra e pleq, vendosën të dërgojnë në Panarit dy njerëz të pjekur për të biseduar me Stefanin gojarisht.

Këta u kthyen pas dy ditë dhe, siç flitej, kishin marrë garanci nëpërmjet Stefanit, i cili ishte betuar përpara qitapit (ungjillit) në kishë se, greku kish dhënë besën dhe nuk trazonte njeri, ndaj të ktheheni e të shikoni punët në shtëpitë tuaja, se po bëhen arat për të korrur edhe bagëtitë kanë mbetur pa zot. (Kjo taktikë greke më kujtoi njëllojshmërinë e veprimit të 30 viteve më pas  ku andartët grekë të Napoleon Zervës, në qershor të vitit 1944, i dhanë besën banorëve të Pramëthisë se nuk do t’u ndodhte asgjë e keqe, por të nesërmen, besa e thye, filluan masakrat, që tashmë dihen. Kjo “dhënie e besës” greke ndodhi në të gjithë rajonin e Çamërisë- FD).

Njëri pas tjetrit, u kthyem edhe ne, bashkë me shumicën e fashtarëve të ikur.  Grekët silleshin shumë mirë. Stefani me shokë akoma dhe më mirë, bile me dorë në qafë na thoshte se jemi vëllezër. Këto ishin fjalët  që qarkullonin e bisedoheshin çdo mbrëmje në fshat. Po ç’fshihej realisht mbas gjithë kësaj mirësie?! Një ditë të mirë, grekët dhanë urdhër që të mblidhen të gjithë burrat e fshatit, 16 vjet e përpjetë, te kisha, se do të bënin gjoja disa sqarime për rregullat në fshat, për pleqësinë etj.

Kështu u mblodhën burrat e çdo dere dhe vanë në avllinë e kishës, ku midis të tjerave u thanë se, ashtu siç ishin, do të vinin të ndërtonin rrugët nga Trebicka, Grabocka e deri në Sinor me Skraparin, se do të kalonin topat e ushtrisë (artileria). Kështu i vunë të gjithë burrat përpara varg, në drejtim të Trebickës, duke marrë dhe bukë me vete për dy ditë. Pleqtë e mbetur na treguan se ç’u kish thën greku në mbjedhje. Ne besuam se vajtën për të bërë rrugë, ndaj gratë, nënat dhe fëmijët e mbetur në fshat u qetësuan. Por kish ndodhur hataja…! Të gjithë burrat i kishin kthyer drejt Grabockës dhe i kishin vrarë e copëtuar me thika e sopata, disa në përruan e Dinçes, disa në Grabockë dhe shumicën në rripën e Melckës, në kufi me Skraparin. Kështu përfunduan nja 200 a më shumë burra e djem, aq sa në Panarit nuk mbeti këmbë mashkulli”.

Kjo dëshmi e të mbijetuarës na vërteton “pabesinë greke” dhe hedh poshtë deklaratat e shtetit Grek, se dramat, tragjeditë dhe masakrat ç’njerëzore të kryera ndaj banorëve të Jugut shqiptar “nuk është qeveria greke ajo që dëshiron të aneksojë Epirin, por vetë epirotët që pretendojnë ribashkimin me Greqinë”.

[Asnjë koment nuk është i nevojshëm, kur përballë kemi fakte rrënqethëse për zhdukje e shfarosje dhe armiqësi mbi 100 vjeçare të Greqisë ndaj Shqiptarisë.

Ne, shqiptarët historikisht rezulton se në marëdhiet me Greqinë, vetëm kemi dhënë-FD)].

Njihemi edhe me ç’farë thonë këta dy autorë për Çamët! 

Para se të rrëfej mrndimin e dy sutorëve, dëshiroj të bëj të njohur thëniet e Koloneli Britanik C.M. Woodhouse. 16 Tetor 1945, i cili ishte i pranishëm në prriudhën e gjenocidit grek ndaj çamëve.  “Zervas i inkurajuar nga Misioni Aleat nën mua, i dëboi çamët nga shtëpitë e tyre në vitin 1944. Ata kryesisht u strehuan në Shqipëri. Dëbimi nga Greqia u krye me gjak… Zonat e Filiatit dhe Paramithia që vizitova në korrik, duket se janë 100% greke tani. Çamët e meritonin atë që morën, por metodat e Zervas ishin goxha të këqija. Rezultati ka qenë në fakt një zhvendosje e popullsisë, duke hequr një pakicë të padëshiruar nga toka greke. Ndoshta do të ishte më mirë t’i lini gjërat me kaq..”(Burimi: Foreign Office Archives Nr: FO371-48094). *Raporti ushtarak britanik nga koloneli C.M. Woodhouse, datë 16 tetor 1945, pas masakrave në Filat dhe Paramythia. Book: The Cham Albanians of Greece: page 373. Edited by Robert Elsie and Bejtullah Destani. Published in 2013, London.

[Nuk do komentoj se tashmë janë sqaruar të vërtetat. Por më duhet të theksoj se Napoleon Zerva, arriti të kompromentojë dhe ti mashtrojë me zgjuarsinë e tij si “Aleatët dhe Boshtin”.

a) [Libri: “EPIRUS”. Autor: Arthur Foss.] Robert Curzon i përshkroi ato, kur ishin aty të egra dhe të ashpra Shqiptarët nuk bërtisnin dhe nuk bisedonin siç bëjnë arabët, por endeshin kot nëpër pazar, të gatshëm për t’u grindur me këdo dhe të paaftë për t’u marrë me ndonjë punë.  Shkurt, më dhanë idenë e të qenit një grup idiotësh shumë të varfër dhe krenarë, pa vlerë për asgjë. Çamët myslimanë ose çamët e Thespotisë ishin në armiqësi të përjetshme me fqinjët e tyre të krishterë (lexuesi duhet të kuptojë se fqinjët e tyre të krishterë ishin po çamë, kushurinjtë dhe fise të njëjta me çamët islamë. Por harrojnë autorët se si çamët ortodoksë dhe çamët islamë, para turqisë ishin të dy të besimit katolik-FD) dhe, të favorizuar nga bashkëfetarët e tyre turq (në Çamëri nuk kishte anjë familje turke. I gjithë territori i Çamërisë, si para Osmanllinjëve, bizantinëve, bullgarëve, romakëve ishte që nga lashtësia tokë e thesprotëve/çamëve. Askush nuk pruri asnjë metër tokë nga perandoritë që shkelën në atë rajon.-FD) kishin fituar tokat më të mira, ndërsa të krishterët, si suliotët, ishin detyruar të jetonin në tokë më pak pjellore (Suliotët nuk jetonin në fushat e Çamërisë, por ishin të ngulur në malet e Sulit. Ndërsa disa pak fshatra greke,  me banorë të ardhur jetonin në periferi të rajonit. Ata nuk kishin toka, ata ishin të punësuar tek agallarët e Çamërisë-FD).

Përfshirja e Threspotisë në Greqi kishte qenë e pafat për çamët, por ata vazhduan të lulëzonin, duke u kujdesur për ullinjtë e tyre, për vajin e tyre. Në vitet 1941-44 çamët u armatosën nga gjermanët dhe italianët dhe bashkëpunuan me ta kundër fshatrave greke të kontrolluara nga andartēt. Shumë mizori të kryera prej tyre ishin të njohura. Në gusht të vitit 1944, si prelud i betejës përfundimtare kundër gjermanëve në tërheqje, EDES i dëboi çamët në Shqipëri, pasi ata përbënin një kërcënim për krahun e majtë të Zervës. Shumica prej tyre ia mbathën, por shumë nga ata që nuk ishin mjaftueshëm të shpejtë pësuan hakmarrje në jetën e tyre. Meqenëse Threspotia ndoshta vuajti më shumë gjate atyre viteve sesa shumica e pjeseve të Greqisë nga luftat dhe semundjet fryma e hakmarrjes së egër, siç shihet sot nga rrënojat e pakta të mbetura të fshatrave çame  përgjatë dhe poshtë lumit Kalama. Ka shumë njeres, fshatarë ortodoksë grekë (lexo:çamë ortodoks-FD)  në Threspoti. flasin shqip midis tyre. Ato janë të shperndara në veri nga Paramëthia deri në lumin Kalama e më tej, dhe në perëndim deri në Fushën e Margëllëçit. Disa nga të moshuarit mund të flasin vetem shqip, dhe gjuha nuk po vdes. Ndërsa shume çifte ne jeten e hershme martesore shkojnë drejt Athinës ose Gjermanisë për punë dhe fëmijët e tyre mbeten në shtëpi për t’u rritur nga gjyshërit e tyre që flasin shqip.                        .                                                              ●●●
U përpoqa të sjell në kujtesë marëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë gjatë më tepër se një shekull, duke shfletuar në fletët e historisë si me të dhënat nga pala shqiptare dhe ato të dhëna nga të huajt. Me informim historik nga të dy palët, është në të drejtën e kujtdo të nxjerrë konkluzione dhe ti kalojë në peshoren e të vërtetave. Në hartimin e këtij shkrimi m’u desh të përqëndrohesha në përballjen mes të vërtetave dhe mashtrimeve, por ishte e vështirë, jo se nuk e përballoja, por ishte shumë e bezdisëshme për lexuesit, sepse çdo rresht i shkruar prej tyre është shumë larg të vërterave, dhe shumë, shumë irritues. Të njihet e vërteta kërkohen mendje të qeta, të përqëndruara, larg molepsjeve politike, nacionaliste ekstremeve nacionale, larg  keqpërdorimit e interpretimit të katër Librave të shenjtë. Megjithatë, duhet të ndërgjegjësohemi, të dimë të kuptojmë se jemi pjesë e së tërës, ku e tëra (shoqëria nherëzore) ka në përbërje dy të kundërta. Të mirën dhe të keqen, të bukurën dhe të shëmtuarën, lindjen dhe vdekjen, mikun dhe armikun, lumturinë dhe hidhërimin, të pasurin dhe të varfërin, siç ka mashtrimin, shpifjet,  manipulimin dhe të vërtetën, etj, që të gjithë i dimë. Ndaj përpara këtyre dy të kundërtave, të pashmangshme duhet të kalisim vet veten me durim, aftësi për të mposhtur me argumente bindëse dhe përherë me tolerancë. Nuk përjashtohet vet mbrojtja në krejt përfshirjen jetësore. Kemi kohë që jemi dëshmitarë të kalimit nga një rend të përcaktuar,  në një rend të pacaktuar. Për këtë po citoj “të vërtetën e madhe” të deklaruar nga Karl Marksi 200 vite më parë.
Të gjithë diskutojmë në familje dhe në shoqëri, duke shtruar shqetësimin e madh jetësor, sidomos ata më të moshuarit, të cilët kanë më shumë përvojë me jetën se ç’farë po ndodh në nivelin tonë shoqëror dhe subjektiv?. Përgjigjen e gjejmë tek Karl Marksi, në vitin 1848, i cili ka dhënë një shpjegim goditës të këtij realiteti.  Lexojmë disa pjesë nga teksti i Marksit shkruar dy shejuj më parë, por tepër i goditur për situatën ku ndodhemi sot.
“Kudo ku ka fituar, borgjezia u ka dhënë fund të gjitha marrëdhënieve feudale, patriarkale, idilike…Ajo i ka zhytur ekstazat më qiellore të zjarrmisë fetare, të entuziazmit kavaleresk, të sentimentalizmit filistin në ujin e akullt të përllogaritjes egoiste. E ka shndërruar dinjitetin personal në vlerë këmbimi… Borgjezia ia ka hequr aureolën çdo profesioni deri më atëherë të nderuar e të respektuar me frikë përulëse. Ajo i ka kthyer fizikanin, juristin, priftin, poetin, njeriun e shkencës në punëtorët e vet me mëditje.                                                                 .                        ●●●
Shënim: Për përgaditjen e këtij shkrimi u jam referuar shumë sutorëve vendas dhe të huaj,  të cilët i kam cituar në fjali të drejta dhe të zhdrejta.  I falenderoj për mundësinë që na kanë ofruar me shkrimet e tyre!.                                                                    .            Qershor 2025