Kreu Blog Faqe 538

Në Gjenevë, mes heshtjeje dhe lotësh, iu dha lamtumira e fundit të riut Astrit Abdullahi

1

Nga: Arif Ejupi

___

Në varrezat Saint Georges të Gjenevës, familjarë, shokë dhe miq i dhanë lamtumirën, mes lotësh dhe dhembjeje të papërshkrueshme, të riut Astrit Abdullahi.

Prindërit e tij Enveri dhe Zahidja të përndjekur nga pushteti i atëhershëm i Jugosllavisë, komuniste u detyruan të migrojnë në  Gjenevë të Zvicrës, në fillim të viteve 1980.

Ata krahas përpjekjeve për t’u integruar sa më shpejt në shoqërinë zvicerane punuan pandërprerë për çlirimin dhe mëvetësinë e Kosovës nga zgjedha serbe.

Si Enveri ashtu edhe Zahidja ishin cilësuar nga regjimi komunist i asaj kohe si armiq të përbetuar të Jugosllavisë . Deri në çlirimin definitiv të Kosovës, ata ishin të privuar nga e drejta për ta vizituar Atdheun e tyre.

Nga ky dënim absurd dhe çnjerëzor u goditën edhe dy fëmijët e tyre të lindur në Gjenevë, Albani dhe Astriti.

Enveri dhe Zahidja, jo vetëm në Gjenevë por kudo në vendet e Perëndimit, njihen si çift që mori pjesë në të gjitha demonstratat dhe manifestimet në mbështetje të çështjes shqiptare.

Madje, Zahidja u doli në ndihmë të gjithë mërgimtarëve tanë që ende nuk kishin arritur nivelin e nevojshëm të komunikimit në gjuhën frënge.

Në arkivat e shoqatave dhe klubeve shqiptare në Gjenevë dhe qytete të tjera të Zvicrës, kudo figuron emri i tyre, i lidhur me kontributet e dhëna jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha trojet shqiptare nën pushtimin serbo-sllav.

Dashurinë për vendlindjen dhe të afërmit e tyre e kultivuan edhe tek të dy djemtë e tyre Albani dhe Astriti.

Të gjithë të pranishmit në ceremoninë e varrimit, përveç shtrëngimit të duarve në shenjë ngushëllimi, nuk mundën të nxirrnin nga gojët e tyre asnjë fjalë, ngaqë lotët dhe dhembja i kishin pllakosur thellë.

Astritit, të gjithë i kemi borxh lutjet që shpirti i tij të prehet në paqe, sepse padrejtësisht regjimi gjakatar i Serbisë ia mohoi atij dhe të vëllait, Albanit, të drejtën për t’i shijuar bukurit e vendlindjes, vetëm pse prindërit e tyre, Enveri dhe Zahidja, luftuan me ngulm për shkëputjen e Kosovës nga Serbia.

Gjenevë, 7 qershor 2025

Mendime rreth rolit historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 – 1881), në 147 vjetorin e saj

Nga: Sheradin Berisha
Të dhëna themelore,
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte lëvizja e parë shqiptare e organizuar në mënyrë: administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në të cilën u përfshin të gjitha krahinat e Shqipërisë (të katër vilajeteve shqiptare) dhe u kombinuan të gjitha format e luftës çlirimtare, që nga kuvendet popullore deri te parashtresat politike, nga misionet diplomatike dhe deri te kryengritjet e armatosura.
Lidhja ishte e para lëvizje masive, e cila synoi të përmbushte programin madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në kushtet e Krizës Lindore të viteve 70 të shek. XIX, njohjen e kombit shqiptar si një bashkësi të pandarë, mbrojtjen e tërësisë territoriale në katër vilajetet shqiptare: atë të Kosoves, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës dhe formimin e shtetit shqiptar autonom.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit si organizatë, shenonte një hap të madh nga pikëpamja e funksioneve politike, e shtrirjes territoriale dhe e mjeteve të luftës në krahasim me besëlidhjet e mëparshme. Ajo ishte e para organizatë kombëtare që krijoi degë të saja në të gjitha krahinat shqiptare dhe e para organizatë atdhetare që përdori për interesat e lartë të vendit krahas pushkës edhe penën.
Për më tepër, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte e para organizatë, e cila jo vetëm u vesh qysh në fillim me funksione pushtetore (edhe pse me Kararnamenë e parë ishte lojale e Stambollit), por arriti në fund të fitonte atributet e një qeverie të përkohshme shqiptare, pothuajse krejtësisht të pavarur nga autoriteti i Perandorisë Osmane.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit për herë të parë sfidoi prepotencën e Fuqive të Mëdha, agresivitetin e monarkive fqinje dhe arrogancën e Portës së Lartë. Nën udhëheqjen e atdhetarëve më të përparuar, si: Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Shuaip Spahiu, Ahmet Koronica,
Zija Prishtina, Mustafa pashë Vlora, Ali pashë Gucia, sheh Mustafa Tetova, Iljaz pashë Dibra (Qoku) etj., LSHP mundi t’i nënshtronte armiqtë e brendshëm, t’i izolonte bashkudhëtarët e përkohshëm dhe të merrte karakterin e një fronti të gjerë, duke e udhëhequr Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në mënyrë të shkallëzuar, por gjithnjë në ngritje, derisa arriti në veprën e saj më kulmore, në formimin e Qeverisë së Përkohshme Shqiptare.
Një nga fjalimet që u mbajt mend në LSHP ishte fjalimi i Abdyl Frashërit: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.
Dy aktet e para që mori Lidhja e Prizrenit ishin një peticion nisur Kongresit të Berlinit dhe një tjetër perandorisë osmane [1878]. Aty bënin të qartë se Shqipëria nuk mund të jepte asnjë pëllëmbë tokë nga viset e saj, të shoqëruara me dhjetëra firma nga atdhetarët pjesëmarrës.
Lidhja e Prizrenit u shtyp kur erdhi deri në pragun e sendërtimit të programit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Materialisht ajo u shtyp nga ushtria e Perandorisë Osmane. Në të vërtetë ajo u shua edhe nga konspiracioni ndërkombëtar që organizuan kundër saj Fuqitë e Mëdha. Por edhe pse u shtyp, ajo pati një varg arritjesh me rëndësi të madhe historike.
Gjatë viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 – 1881) u bënë hapa më të mëdhenj sesa gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar në procesin e bashkimit të shqiptarëve, pavarësisht nga dallimet fetare, përkatësia shoqërore, shpërndarja krahinore dhe pikëpamjet politike, në një bashkësi të vetme kombëtare, e cila, për më tepër, u sanksionua edhe në llogoret e luftës së udhëhequr prej saj, për të mbrojtur tërësinë tokësore dhe për të formuar shtetin kombëtar shqiptar, ashtu si kombet tjera në Europë dhe jo vetëm.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit i dha një shtytje të paparë deri atëherë edhe lëvizjes kulturore shqiptare. Përparimet e arritura brenda tre vjetëve të jetës së saj në fushën e mendimit shoqëror, të letërsisë publicistike dhe të krijimtarisë letrare ishin më të mëdha, sesa hapat e kryer gjatë dhjetëvjeçarëve të mëparshëm.
Lidhja krijoi më në fund një pikë të shëndoshë referimi si me programin e saj politik, ashtu edhe me formën e saj organizative për lëvizjet e mëvonshme çlirimtare të shqiptarëve deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 dhe në sfidat e mëvonshme historike.
KOMPLEKSI MONUMENTAL I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT
Sot Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit paraqet njërën nga periudhat më të ndritshme të historisë sonë Kombëtare, atë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 – 1881). Kompleksi i Lidhjes shtrihet në pikën më delikate të hapësirës urbane të qytetit, i rrethuar nga Lumbardhi, Kompleksi i Marashit dhe shtëpitë e Kalasë së Prizrenit. Përveç që ka vlera të shumta të arkitekturës sonë, Kompleksi ka një rëndësi të madhe historike, pasi që në Medresenë dhe Xhaminë e Mehmed Pashës u mbajt Kuvendi Themelues i LSHP, më 10 qershor 1878.
Për këtë arsye ky Kompleks, më 26. 02. 1968 është vënë, nën mbrojtje të shtetit me vendimin nr. 260 të Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Historike dhe Rariteteve Natyrore të Prizrenit. (Enti për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore të Komunës së Prizrenit, është themeluar me vendimin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, nr. 01/4434/67, të dt. 19.4.1967).
Më 10 qershor 1968, në selinë e Rezidencës së Qeveritare të LSHP-së u hap Muzeu i LSHP-së,
Aty gjendet Sektori Historik me tematikë historike te Lidhjes, ku prezentohen dokumentet e shkruara, armë të vjetra dhe pamje të figurave historike e politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ndërsa me rastin e shënimit të 100 vjetorit të LSHP-së në vitin 1978, Muzeu në ndërtesën e Medresesë (të Bajrakli Xhamisë) u pasurua edhe me:
– Sektorin e Etnologjisë,
– Sektorin e Arteve Figurative dhe
– Bibliotekën e specializuar për LSHP-në.
Rrjedhimisht në katin përdhesë të Medresesë është Sektori Etnografik, me veshje karakteristike nga trojet e banuara shqiptare, dhe në katin e parë gjendet Galeria e Arteve me piktura – me tematikë kushtuar personaliteteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Pastërtia është çështje shpirti

1
Për të gjitha ato zonja por edhe zotërinj që e kanë pasion pastrimin e shtëpisë e që u prishin fundjavën gjithë familjes në emër të këtij qëndrimi. Na quajnë të çmendur por unë shoh anën e bukur të këtij “problemi”. Të mbash shtëpinë të pastër e të rregullt nuk është çështje problemi në fakt por çështje shpirti, që shumëkush nuk e kupton.
Nuk ka rëndësi nëse jeton në një vilë, në një apartament të vogël apo një shtëpi me dysheme të shtruar prej dheu. Ajo që ka rëndësi është si kujdesesh për hapësirën tënde sepse ashtu siç është shtëpia jote është edhe jeta jote.
Kur gjithçka është hedhur sa andej këtej, kur pluhuri shihet me sy mbi suprina, kur oksigjeni mungon brenda mureve të “kështjellës” tënde atëherë ti je fikur prej së brendshmi e nuk e kupton se çfarë të rrethon është pikërisht ajo çka ke brenda vetes.
Rrëmuja jashtë bëhet rrëmuja brenda. Por kur pastron, kur vendos rregull qoshk më qoshk e sirtar më sirtar, vihet në vend edhe zemra jote.
Të vendosësh rregull, të pastrosh e të ndjesh aromë lulesh e oksigjeni në shtëpi do të thotë: Kjo është mbretëria ime, e dua fort dhe e respektoj. Jeta ime ka vlerë.
Nuk ka justifikime. Varfëria nuk është justifikim për të patur pastërti, nuk duhet luks për të jetuar me dinjitet. Një shtrat i sistemuar mirë, një dysheme e pastruar, enët e lara, pluhurat e fshira janë gjeste të vogla por që thonë shumë. Thonë që ti pikësë pari nuk je dorëzuar. Që edhe me pak, ke zgjedhur të jetosh me respekt, me dëshirë, me dashuri për veten e familjen tënde.
Rregulli është një mënyrë e mrekullueshme për t’u kujdesur për veten. Për t’u ngritur çdo ditë dhe për të thënë: jam ende në këmbë! Sepse kur vendos rregull në shtëpinë tënde, ke vendosur rregull edhe në shpirtin tënd. Dhe kjo vlen më shumë se çdo gjë tjetër.

Jo “sytë s’po duan me na i pa në Shqipëri” e “…në Kosovë”, por sytë s’po duam t’ia shohim vetvetës !

1
Po bëhet propagandë e hapur përçarëse brenda kombëtare, propagandë që po vazhdon që nga themelimi i shtetit shqiptar në vitin 1912 e që u vazhdua me të madhe pas pavarësisë së Kosovës.
Kulmi i kësaj propaganda është, kur thuhet se “sytë s’po duan me na i pa në Shqipëri”, apo kur e njejta gjë thuhet për “sjelljet vëllazërore” dhe “sjelljet jo-të mira” të shqiptarëve të Kosovës ndaj atyre të Shqipërisë.
Fatkeqësia mbi të gjitha fatkeqësitë është se “ne” po bëjmë propaganda jonjerëzore dhe antishqiptare (merre me mend!) ndaj vetvetës.
Me e vra vetën (ma së shumëti me Islam) na kanë mësue propagandat e shfrenuara e mizore turkomëdha, serbomëdha e grekomëdha.
Naqertanie e Megali Idea ishin nisma më e formuluar antishqiptare, por ajo që e parapau Vaso Çubriloviq në vitin 1937, ishte formulim tjetër, më i sakt e më mizor, për të na mbajtur gjithmonë të ngatërruar dhe dënuar me Islamin “tonë”.
Deri në ditët e sotshme kur propagandën turkomadhe, serbomadhe dhe grekomadhe ndaj vetvetës e ka marrë në dorë “udhëheqësi” minuk “arnaut!”.
Një popull “coftan” që e asimilion vetën për interesat e huaja dhe që dy fe i ka shndërruar në “çështje turke” dhe “çështje greke”, kot flet përgjumshëm dhe përmendësh për unitetin kombëtar. Uniteti kombëtar është i mjaftueshëm nëse secili prej nesh e respekton shtetin e Shqipërisë dhe të Kosovës, duke u sjellë mirë kahdo që të shkoj.
Shqipëria dhe Kosova kan mundësi të pafundme bashkëpunimi dhe marrëveshjesh të përbashkëta në shumë fusha, që do t’ua mbyllnin gojën përgjithmonë naivëve të atdhedashiurisë që vetasimilohen me islam e nuk u dëgjohet zëri kundërshtues asnjë herë, e në anën tjetër kërkojnë e provokojnë me “bashkimin kombëtar”!
A shfrytëzohen këto mundësi , ashtu qysh na takon si komb, une nuk kam si me e ditë.
Nuk e prishë unitetin kombëtar as fakti po t’i kishim dy gjuhë standarde , e jo vetëm një që e kemi. Norvegjia, për shembull, i ka dy gjuhë standarde, Bokmål që e flasin dhe shkruajnë 75 % e popullit dhe Ny Norsk, që e flasin 25 % e norvegjezve. Dhe kurrë nuk flitet për çështjet gjuhësore me terma patriotik. Madje, Jon Fosse, që e fitoj Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 2022, shkruan në Ny Norsk.
Nuk ka kjo asnjë lidhje me patriotizmin e nacionalizmin modern.
Popujt e qytetëruar krijojnë fakte të kryera e “ti”, “une” apo “tjetri”, le t’i bijmë çiftelisë.
Popujt që janë të fortë dhe që u forcuan dhe u zgjeruan territorialisht në dëm të hapësirave tona jetësore në rrethana të caktuara historike, e kanë pasë “mullirin” e bluarjes të fortë, krahasuar me ne të përgjumurit e të vdekurit për së gjalli “Me Islam”. Pushtimin e Tivarit e ka udhëhequr shqiptari i asimiluar në sllav, Mark Milani të cilit si ka folë nana serbisht, të ka mposhtur qoftë edhe me pasoja për crnagorët, Xhafer Musiqi “me partizanët e tij” (shqiptari i boshnjakizuem) të ka mposhtur në Drenicë, pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Edhe dëbimet e gjenocidet e dikurshme ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit e Pirotit, janë bërë duke e shfrytëzuar “Islamin Tonë”.
“Islamin tonë” na e ka ruajtur Serbia largpamëse 12 vite pas largimit të pushtimit të Perandorisë Osmane, kur në vitin 1924, në Shkup, e ngre Veliku Medresu “Krala Aleksandra” (Medresën e Madhe “Mbreti Aleksander”), që për ironinë e fatit ky serbomadh që bëri aq shumë për shtetin e Serbisë ishte kelmendas, pra me origjinë shqiptare.
Edhe pararendësja e Medreses Alaudin të sotshme në Prishtinë, është ngritur në kohën kur Serbia nuk lejonte asnjë shkollë fillore a të mesme në mbarë Kosovën, në fillim të viteve të ’50-ta, mu në kohën kur përgatitej Aksioni i Madh për Mbledhjen e Armëve, si pretekst që përmes dhunës e mizorive shqiptarët të shkonin “në vendin e vet” në Turqi.
Të gjitha këto sjellje mizore ndaj nesh si popull, janë bërë nga Serbia dhe jo vetëm ajo, për tu zgjeruar territorialisht vetëm me serbë në hapësirat tona jetësore.
Serbia, Crna Gora, Greqia, qysh në atë kohë ishin kombe me propaganda në dobi të vetën e “ne”, sherri i udhëheqësve tonë të rrejshëm e të kompleksuar, as sot nuk e kemi propagandën tonë kombëtare.
Mjafton vetëm ta analizosh përciptazi sjelljen e Edi Ramës me rastin e meremetimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë apo me rastin e varrimit të Anastasios Janullatosit, ku ai nuk sillej si kryeministër i Shqipërisë, por si një mysafirë inferior në vendin e vet”
Po ashtu edhe në Kosovë ndodhin të njejtat gjëra, ku sidomos pas vdekjes së Ibrahim Rugovës “të gjithë udhëheqësit tonë” u shndërruan në shërbëtor të projekteve neoosmane për të na shkatërruar e asimiluar me Islam.
Ragip Kçiku, një analist i portalit Drini, në një shkrim të tijin të pardjeshëm që ia botova e theksonte se ish-kryetari i Prishtinës dhe i pari i BIK-ut, për “Xhaminë e Erdoganit” në Prishtinë për të cilën janë dhënë 45 milionë euro gratis e që pritet të kushtoj deri në 52 milionë euro, “i kanë marrë në xhepat e vet” secili nga 1 milionë euro.
Kjo dhe jo vetëm kjo është tragjedi kombëtare. Vetëm një sasi e vogël parash të jipeshin gratis për një xhami apo kishë, në kohën kur në mbarë botën demokratike u vihen dryrët kishave, ndërtimit të kësaj megaxhamie do të duhej t’i vihej shiriti i NDALESES se nuk ndërtohet “për nevojat e besimtarëve tonë”, por për nevojat neoosmane të Turqisë.
Që indirekt janë edhe interesa të Serbisë dhe Federatës Ruse.
Andaj mos e akuzoni “popullin e Shqipërisë” apo “popullin e Kosovës” për mungesë respekti e pranimi të ndërsjellë, por le ta vëmë të gjithë gishtin në kokat tona për ta pa se nuk shkohet më tutje pa pasur propaganda kombëtare e shtetërore.
“Mi jep mjetet e propagandës në dorë dhe për një kohë të shkurtër ia ndryshoj mendjen një populli”, ka thënë një teorik i propagandës e “ne” sikur nuk duam të dijmë se “po bëjmë” propaganda për interesat e huaja.
Qoftë me xhami për interesat neoosmane, apo qoftë me sjelljet përulëse ndaj Serbisë me rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi në Tiranë, ku ndiqeshin dhe shkuleshin dhunshëm shenjat e shenjta të atdhedashurisë dhe të çlirimit nga pushtimi serbomadh.
Jo “sytë s’po duan me na i pa në Shqipëri” e “…në Kosovë”, por sytë s’po duam t’ia shohim vetvetës !
Kjo është fatkeqësi e madhe, tragjedi që nuk e përjetojnë kombet që janë vetvetja !

Gjuha Shqipe nuk ka nevojë për zbukurime të huaja, as në rastet, kur bëhen anashkalime të emrave autoktonë

0

Nga: Safet Sadiku

TË MOS I LARGOJMË EMRAT TANË NGA SHQIPJA!

Shqipja është gjuha jonë shumë e bukur!🇦🇱 Gjuha Shqipe nuk ka nevojë për zbukurime të huaja, as në rastet, kur bëhen anashkalime të emrave autoktonë në emër të marketingut turistik! Shqipja është shumë më e bukur kështu si është në origjinalitetin e saj.

Po paraqes si shembull disa emrat vetëm në Gjirin e Lalëzit, që po ashtu është një nga zonat shumë të bukura bregdetare të Shqipërisë. Aty nga viti në vit bie në sy bashkë me investime (të huaja), anashkalimi i emrave autoktonë, (si në shumë vendbanime të tjera) pasi po shohim gjithnjë e më shpesh një fenomen që s’ka të bëjë me zhvillimin e turizmit, por me mospërfilljen dhe zëvendësimin e gjuhës shqipe. Pse duhet të quhet “Plazhi San Pietro”, kur në shqip e kemi aq bukur: Plazhi Shën Pjetri? Apo kemi turp nga emrat tanë? Siç themi “Shëngjin”, “Shën Naum”, “Shën Koll”, po ashtu natyrshëm mund të themi Shën Pjetri. Kuptohet, edhe aty është ndërtuar një hotel me investim spanjoll, por kjo nuk do të thotë që edhe emri i plazhit të “pastrohet” nga shqipja.

Pse “Duka Winery”? Nuk mjafton të themi “Veraria Duka” apo “Bodrumi i Verës Duka”, siç thotë një vend normal në gjuhën e vet? A është më “internacional” po të përdorim anglishten në çdo gjë? Apo kemi harruar që turistët duan autenticitet, jo kopje të lodhura?  Disa shembuj të tjerë që po shoh gjithandej: 1)“Luxury Villa Gjiri Lalzit”,  natyrshëm mund të ishte shumë më bukur: “Vila Luksoze në Gjirin e Lalëzit”. 2) “Green Coast Resort”,  ku mund të ishte thjesht: “Bregu i Gjelbër”. 3)“The Village by San Pietro”,  përse jo: “Fshati pranë Shën Pjetrit”? Kjo nuk është vetëm çështje gjuhe. Është çështje identiteti. Nuk mund të kërkojmë të ndërtojmë një turizëm të qëndrueshëm dhe tërheqës, ndërkohë që me sy hapur po fshijmë atë që na dallon: gjuhën dhe kulturën tonë.

Sqarim fjalori: Fjala “huajsojmë” nuk është një term i përhapur zyrtarisht në gjuhën standarde, por po përdoret gjithnjë e më shumë në letërsi  apo publicistikë, për të përshkruar një proces ku diçka shqiptare shndërrohet në të huaj pra, i largohet identitetit të vet origjinal dhe i afrohet të huajës. Ndryshe, “Huajsojmë” do të thotë ta bëjmë një emër tonin të duket si i huaj, për dallim nga: ‘huazojmë’ që është kur marrim fjalë nga gjuhë të tjera. Porosia për të gjithë ne është e qartë: 1) Mos ta ndërrojmë shqipen për një marketing të dobët! 2) Të mos i huajsojmë emrat e vendeve tona për të “tingëlluar më bukur”! 3) Nuk ka fare nevojë t’i zëvendësojmë emrat tanë me emra të huaj! 4) Të mos i largojmë emrat tanë nga shqipja! 5) Mos ta fshijmë shqiptaren për të tingëlluar gjëja: “moderne”!

Trashëgimia Kulturore është gjurmë e gjallë e Identitetit Shqiptar🇦🇱

Trashëgimia kulturore e Shqipërisë është pasuri e paçmuar gjer më tani, e cila përfshin monumente historike, kala, kisha, xhami, vendbanime antike dhe objekte të artit tradicional. Ato nuk janë vetëm dëshmi të së kaluarës, por pjesë e gjallë e identitetit tonë kombëtar me gjithë rrënjët, që na lidhin me historinë, shpirtin dhe tokën tonë.

Në këtë kontekst, gjuha shqipe është po aq e rëndësishme sa vetë monumentet. Emrat që u janë dhënë këtyre vendeve ndër shekuj përmbajnë kuptime, histori dhe ndjenja që nuk përkthehen lehtësisht. Prandaj, ruajtja e emrit origjinal në shqip është çështje e rëndësishme për respektimin e bërthamës së trashëgimisë. Kështu që për lehtësi komunikimi me vizitorët e huaj, informacionet përkthehen në gjuhë të tjera, siç është p.sh., anglishtja, por edhe gjuhë të tjera. Megjithatë, është e rëndësishme që emrat të mos zëvendësohen ose të huajsohen, por të shpjegohen.

Për shembull: 1) Kalaja e Skënderbeut (Skanderbeg Castle) në anglisht si përkthim informues, por pa ndryshuar emrin historik. 1) Shën Pjetri (St. Peter), por gjithmonë duke e shënuar formën origjinale: Shën Pjetri (St. Peter) Kështu, ruajmë autenticitetin, respektojmë kulturën vendëse dhe njëkohësisht i ndihmojmë vizitorët të kuptojnë më thellë historinë e një populli që ka shumë për të treguar, siç jemi ne shqiptarët. Me këtë rast po prezantoj një model informativ për turistët:

Kalaja e Skënderbeut te Kepi i Rodonit

Kalaja e Skënderbeut ndodhet në një nga pikat më piktoreske të bregdetit shqiptar, në Kepin e Rodonit. U ndërtua në shekullin XV nga vetë Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si pjesë e sistemit mbrojtës pas betejave me Perandorinë Osmane. E pozicionuar mes detit dhe kodrave, ajo simbolizon qëndresën dhe lidhjen e pandarë të shqiptarëve me tokën dhe lirinë. Sot, kalaja është një destinacion historik dhe natyror që fton vizitorët të përjetojnë, por edhe të mësojnë historinë tonë përmes gjurmëve të gurta të së kaluarës së shqiptarëve.

Kalaja e Pezës

Kalaja e Pezës është një monument me vlera të rëndësishme historike e strategjike, që i përket periudhës mesjetare. E vendosur në një pikë dominuese të peizazhit, ajo kontrollonte rrugët që lidhnin pjesët e brendshme të vendit me bregdetin. Sipas burimeve historike, kjo kala ka qenë e rëndësishme për mbrojtjen e territoreve shqiptare dhe për rezistencën ndaj pushtuesve të kohës. Sot, ajo mbetet një dëshmi e gjallë e arkitekturës ushtarake shqiptare dhe një vend për reflektim mbi të kaluarën.

Nëse ndërtojmë të ardhmen, mos ta bëjmë duke fshirë të kaluarën

Le të mos anashkalojmë as emrat autoktonë në gjuhën shqipe, as trashëgiminë historike që na identifikon si popull. Modernizimi nuk kërkon fshirje, por kujdes. Mjafton pak më shumë vëmendje, që zhvillimi të ecë përpara pa e zbehur rrënjën tonë. Ne mund dhe duhet të ndërtojmë të ardhmen, pa humbur shpirtin e së kaluarës. Në të kundërtë, çdo emër shqip që shuajmë, është një kujtim që humbet. Çdo gur historie që anashkalojmë, është një rrënjë që këputet. Neve askush nuk po na detyron, por as nuk kemi nevojë të fshijmë gjurmët tona për të ecur përpara. Kuptohet neve kudo në vendbanimet shqiptare na duhet veç pak më shumë dashuri për atë që jemi. Ta konfirmojmë këtë në përditshmëri duke ruajtur edhe ladhtësinë në mes emrave autoktonë të shqipes sonë të bukur! Gjuha dhe historia  janë pasaportat tona më të vërteta.

Në hartën e njëjtë, tani kemi dy realitete të ndryshme: Plazhi i Shën Pjetrit në shqip, (Foto 1) Dhe pak më tutje i njëjti vend shfaqet si “Plazhi San Pietro” pranë Hotelit Melia Durrës

(Foto 2).

Foto: 1

Foto: 2. Hoteli “Melia Durrës” është investim spanjoll, dhe kjo natyrë e zhvillimit dhe prezencës së investimeve të huaja është e njëjtë kudo në gjithë Botën. Por, kjo nuk nënkupton që tani ta ndërron edhe emrin e një vendi në këtë rast plazhit.

Ndërrimi i emrit të venbanimit, për dallim nga një emër i një restorani ose hoteli ndryshon shumë. Kuptohet restorantet e ndryshme si kudo edhe në Shqipëri i përshtatin emrin sipas interesit komercial etj.

Pse të zëvendësohet emri Shën me “San”?

Ta ruajmë trashëgiminë tonë historike!

Kjo nuk është “marketing”, as “internacionalizim”, por huajsim dhe fshirje e kujtesës. Emrat autoktonë janë pjesë e identitetit tonë kulturor e gjuhësor. E ripërsëris, nëse ndërtojmë të ardhmen, mos ta bëjmë këtë gjë duke fshirë të kaluarën. Na duhet kujdes më i madh, për të mbrojtur atë që jemi. Emrat autoktonë të vendbanimeve shqiptare janë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe historik. Megjithatë, në dekadat e fundit, është vërejtur një tendencë për t’i zëvendësuar këta emra me versione të huaja, shpesh për arsye komerciale ose për të tërhequr turistë. Kjo praktikë mund të çojë në humbjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe në një shkëputje nga rrënjët tona.

Po paraqes disa shembuj të emrave të vendbanimeve të huajzuar, të cilët i hasim shpesh:

1) Shën Pjetri → San Pietro

2) Shëngjin → San Giovanni

3) Shën Ndreu → Sant’Andrea

4) Shën Kolli → San Nicola

5) Shën Mëri → Santa Maria

6) Shën Gjergji → San Giorgio

7) Shën Vlash → San Biagio

8) Shën Triadha → Santa Trinità

9) Shën Ilia → Sant’Elia

10) Shën Premte → Santa Venerdì

Këto ndryshime shpesh ndodhin në tabela rrugësh, materiale promocionale turistike ose në emërtimet e bizneseve lokale. Për shembull, një restorant mund të quhet “San Pietro Restaurant” në vend të “Restoranti Shën Pjetri”.

Pse është e rëndësishme t’i ruajmë emrat autoktonë, sidomos të vendbanimeve, qoftë edhe në plazhë?  Sepse ruajmë identiteti kulturor të qytetarisë shqiptare. Emrat autoktonë janë dëshmi e historisë dhe kulturës sonë. Trashëgimia gjuhësore po ashtu mbetët një çështje shumë e rëndëshishme në të gjitha zhvillimet e kohës që po ndodhin edhe sot. Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në Evropë dhe më gjërë dhe duhet të ruhet dhe promovohet edhe nga vetë ne shqiptarët. Ndërkaq, turizmi autentik është gjithmonë më atraktiv, më tërheqës edhe për të huaj. Turistët shpesh kërkojnë përvoja autentike, gjë që pa dyshim emrat origjinalë të një vendi janë një pikë tërheqjeje e veçantë. Ndryshimi i emrave mund të shihet si një mungesë respekti ndaj historisë dhe traditave lokale.

Çfarë mund të bëjmë? Sigurisht të gjithë si shoqëri mund të bëjmë shumë. Promovimi i emrave origjinalë kudo është një vlerë e rëndësishme për historinë dhe kulturën shqiptare. Përdorimi i emrave autoktonë në të gjitha materialet zyrtare dhe promovuese nuk na kërkon asnjë kosto, gjatë punës sonë të përditshme. Gjithashtu ndërgjegjësimi i banorëve lokalë për rëndësinë e ruajtjes së emrave origjinalë është një parim elementar, që duhet të mësohemi ta respektojmë dhe jo ta anashkalojmë. Prandaj, mbështetja e politikave gjuhësore edhe në aspektin ligjor ka rëndësi të madhe. Inkurajimi i autoriteteve për të miratuar politika që mbrojnë emrat autoktonë, është njëkohësisht qëllim i mbrojtjes së lashtësisë shiqptare.

Pse “Duka Winery” kur “Veraria Duka” është emër me plot kuptim në shqip?

Po kthehem edhe një herë te emrat e resorteve ose restoranteve. Këtu kam dy shembuj domethënës që ilustrojnë dy qasje diametralisht të kundërta ndaj gjuhës dhe identitetit kulturor në emërtim të bizneseve shqiptare:

 Shembulli 1: Emri në anglisht për arsye komerciale: “Duka Winery” në Durrës.

Çfarë po ndodh me shqiptarët në atdhe dhe me shqiptarët në mërgatë? a) Një shqiptar në Shqipëri zgjedh një emër të huaj për biznesin e tij, “Duka Winery”, në vend që të përdorë një version tërësisht shqip, si “Veraria Duka”. Të tillë shembuj ka pa mbarim. (Të paktën ta shkruante edhe në variantin shqip)  Por, cili është arsyetimi i mundshëm? Përdorimi i anglishtes perceptohet si më “ndërkombëtar”, më atraktiv për turistët e huaj, dhe ndoshta më profesional në tregun global. Në një vend autokton me turizëm; me liqen artifcial, me det dhe mal pranë, (siç është rasti i këtij restoranti, unë nuk e besoj këtë gjë). Ky proces po bënë: 1) Zbehjen e përdorimit të gjuhës shqipe në hapësirat publike. 2) Nënvlerësim i potencialit të bukurisë dhe forcës që ka një emër autentik shqiptar. 3)Tërheqje drejt një standardizimi global, ku origjina kulturore venitet.

Shembulli 2: Emri në shqip i restorantit “Plisi” në Zvicër për afirmimin e identitetit shqiptar.

Çfarë ndodh? b) Një shqiptar në mërgatë (Dubendorf, Cyrih) e quan restorantin e tij “Plisi”, duke zgjedhur një simbol të thellë kombëtar dhe një emër autentik shqip. Që në shikim të parë si arsyetimi i mundshëm, është se përdorimi i emrit “Plisi” është një shprehje krenarie kulturore dhe dëshirë për të promovuar kulturën shqiptare në një mjedis të huaj. Kjo përpjekje lartëson vlerat tona shqiptare në disa aspekte: 1) Ky përkushtim është një kontribut në ruajtjen dhe përhapjen e identitetit kombëtar. 2) Krijim i një ambienti që është më shumë se restorant, por në fakt është edhe një qendër kulturore e vogël. 3) Përcjellje e një mesazhi edukues dhe afirmues, si për shqiptarët ashtu edhe për të huajt.

Them se ky kontrast i këtyre dy shembujve ngre pyetje më të thella: A kemi nevojë për më shumë vetëdije kulturore në vetë Shqipërinë? Dhe a po bëhet mërgata, përmes shembujve të tillë, më shqiptare se (vetë vendlindjet tona dhe) atdheu ynë në disa raste? Padyshim, ruajtja e emrave autoktonë është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së identitetit tonë kombëtar dhe trashëgimisë kulturore. Të punojmë të gjithë së bashku për të siguruar edhe bazë ligjore mbrojtëse, që historia dhe kultura jonë e pasur të mos na humbasin gjatë përkthimeve, apo edhe në raste të investimeve të huaja, sidomos të arrihet në këtë proces zhvillimi, ruajtja e emrave të vendbanimeve lokalë autoktonë. Me këtë rast, propozoj t’i mbrojmë të gjitha këto vlera, me më shumë përkushtim.

Tradhëtia ndaj vendit, sipas Aurel Dasaretit

1

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake

Tradhtitë ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe territoreve të pushtuara nuk gjenden në oqeane të largëta, por në zemrat dhe mendjet e përfituesve/bastardëve shqipfolës, të cilët duhet t’i luftojmë.

Tradhtia ndaj vendit është një term kolektiv për veprimet që kërcënojnë pavarësinë, sigurinë ose kreun e një vendi. Mund të përfshijë bashkëpunimin me armikun, spiunazhin ose dëmtimin e shtetit.

Tradhtia ndaj vendit është një vepër që rrezikon drejtpërdrejt ose tërthorazi vendin, qoftë duke mbështetur një pushtim të huaj ose duke cenuar sigurinë e vendit.

Tradhtia ndaj vendit mund të përfshijë ofrimin e informacionit për një armik, përfshirjen në spiunazh kundër vendit ose pjesëmarrjen në veprime që minojnë aftësitë mbrojtëse të vendit. (Shembull i këtij lloji të tradhtisë: “Profesori” me imagjinatë jashtëtokësore Pirro Prifti…).

Tradhtia ndaj vendit është një krim i rëndë dhe dënohet me burgim të rëndë, në varësi të peshës së krimit.

Sqarim i thjeshtë:

·       Nëse kreu i vendit është joligjor dhe vetë krye-tradhtar (si p.sh. Edvin Kristaq Rama…), atëherë veprimet ndaj tij nuk janë tradhti, por atdhedashuri-patriotizëm.

·       Nëse kreu i vendit është i mirëfilltë (si p.sh. Albin Kurti), atëherë veprimet e “opozitës” së korruptuar-hajdute-mercenare, pro-serbe) ndaj tij janë tradhti.  

PS: Në vendet normale, tradhtia dënohet me qindra vjet burg, ose shumë më tepër…

Gjithë të mirat, Aurel Dasareti

Ngritja dhe rënia e Serbisë në Kumanovë

0

Pushtimi i Kumanovës nga Serbia me 23 e 24 tetor 1912

Emin Azemi, Kumanovë

Më 23, 24 tetor, 1912 në afërsi të Kumanovës trupat serbe të Armatës së Parë u ndeshën me Armatën turke të Vardarit, me ç’rast epilogu i luftimeve rezultoi në fitoren e forcave serbe dhe shpartallimin e ushtrisë turke. Për pasojë mbi 10 mijë shqiptarë mbetën të vrarë në këtë betejë, si rrjedhojë e konfuzitetit që kishte zotëruar në radhët e armatës turke, e cila gjatë tërheqjes frontin ua kishte lënë shqiptarëve të papërgatitur për ballafaqim me serbët.
Historiografia serbe këtë betejë e kualifikon si fundin e dominimit Otoman në Ballkan dhe si prologun e kthimit triumfal të serbëve në Kosovë, Maqedoni deri në bregdetin shqiptar të Adriatikut.
Shtypi serb i asaj kohe kishte tituj bombastik: “Hakmarrje për Kosovën dhe Metohinë e shenjtë!”
Më 9 qershor 1999, në aeroportin sportiv Haxhitepe në Kumanovë, u nënshkrua Marrëveshja tekniko-ushtarake në mes të gjeneralëve të NATOs dhe oficerëve serbë.
Ky akt shënonte edhe kapitullimin e Serbisë në Kosovë.
Beteja e Kumanovës dhe Marrëveshja e Kumanovës kanë ndodhur në një hark kohor prej 87 vjetësh dhe në vetvete përbëjnë një cikël historik me bilance të ndryshme gjeopolitike e ushtarake.
Më 1912 Serbia triumfoi, por më 1999 – kapitulloi.
Kosova nga vetmia shekullore e mungesës së aleancave gjeostrategjike, për njëherë u bë një faktor që filloi të rotullohet në orbitën gjeopolitike.
Por, Serbia dhe Kosova tani sërish ndodhen në një konflikt të ngrirë, për shkak të mospranimit nga ana e Serbisë të realitetit në terren i krijuar pas vitit 1999 dhe për shkak të refuzimit të Kosovës që të trajtohet edhe më tej problem i brendshëm i Serbisë./ea
Nënshkrimi i “Marrëveshjes së Kumanovës” …

Ukraina si forcë taktike në shërbim të strategjisë së NATO-s

0

Nga Dritan Goxhaj

Tiranë, më 8 Qershor 2025

Me datë 1 qershor 2025 Ukraina ndërmori një sërë sulmesh terroriste ndaj disa objektivave civilë, si ura dhe hekurudha; ndërrmori edhe një operacion për të goditur avionët Bombardues Strategjikë Bërthamorë të Rusisë, të stacionuar në 4 baza të ndryshme ajrore në të gjithë territorin e Federatës Ruse.

Presidenti i Ukrainës e paraqiti këtë sulm të nivelit taktik, në mbledhjen e NATO-s në Vilnius një ditë pas atyre sulmeve, si një vizon strategjik të Ukrainës dhe si një veprim ushtarak kompleks.

Le ta analizojmë gjithë atë çfarë ndodhi, për të kuptuar se çfarë ishte në të vërtetë dhe kujt i shërbeu ai “veprim ushtarak kompleks”.

Gjithë ushtritë e botës, si edhe ushtria Ukrainase në këtë rast, ajo e NATO-s, por dhe ajo Ruse, e zhvillojnë luftën e tyre bazuar mbi një doktrinë të parapërgatitur dhe, në këtë doktrinë veprimet ushtarake ndahen në tre nivele: 1)Nivel Strategjik – 2) Nivel Operacional – 3) Nivel Taktik.

Sulmi ndaj bombarduesve strategjikë bërthamorë Rusë normalisht që nuk është një operacion, që mund të konceptohet brënda një nate, madje, as edhe brënda një jave.

Ooperacione të këtij niveli kanë nevojë për një planifikim të gjatë, edhe në qoftë se në të përfshihet vetëm një force, por edhe disa forca njëkohësisht.

Gjithashtu, ky lloj operacioni në fazën finale ka nevojë për detaje specifike të bazuara mbi të dhënat e zbulimit rreth situates së fundit në terren.

Si ta kuptojmë gjithë këtë paragraph, që dikujt mund t’i duket pak abstrakt?

E para, Ukraina deklaroi se iu deshën 18 muaj që të përgatiste këtë operacion. Pra, kjo vërteton fjalinë e parë të paragrafit të mësipërm se, ky operacion, edhe pse taktik, nuk është përgatitur brenda një nata e as brenda disa javësh.

Së dyti, i gjithë ky operacion është kryer vetëm nga Shërbimi Sekret Ukrainas. Pra, kjo tregon se në këtë operacion nuk kemi pjesëmarrje të forcave të tjera ushtarake të Ukrainës. Së dyti, thënë më saktë, në këtë operacion nuk kemi as edhe një forcë tjetër ushtarake ukrainase pjesëmarrëse, pasi Shërbimet Sekrete nuk janë pjesë e Forcave të Armatosura.

Si rezultat, kjo na tregon se në vetvete ky operacion nuk ishte një “operacion kompleks”, sikundër e quajti Presidenti i Ukrainës. Operacionet komplekse, në të tilla raste, kanë të bëjnë me përfshirjen e një sërë forcave të tjera të Forcave të Armatosura.

Dhe, duke mos pasur kompleksitet forcash, pra, duke mos pasur një kooperim dhe koordinim të veprimtarisë së disa forcave ushtarake ukrainase, nuk kemi të bëjmë me nivelin operacional, por mbetemi vetëm në nivelin taktik, ngaqë ky sulm ka të bëjë vetëm me ekzekutimin në nivel final të çfardo lloj plani të konceptuar.

Megjithatë, edhe pse kemi të bëjmë me një sulm të nivelit taktik, për realizimin me sukses të tij, patjetër që Shërbimit Sekret Ukrainas i janë dashur të dhëna të zbulimit të minutës së fundit nga terreni.

Këto të dhëna të zbulimit i përkasin asaj që njihet si “Zbulimi Strategjik”, pasi, duke qënë se bëhet fjalë për objektiva në thellësi të territorit Rus, duhet patjetër zbulimi satelitor.

Por Ukraina nuk e posedon një zbulim të tillë; për të tilla objektivë ajo mbështetët tek NATO dhe Amerika.

Amerika këtë zbulim satelitor strategjik e kryen nëpërmjet një strukture zbulimi të quajtur “5 Eyes” (5 Sytë). Quhet i tillë pasi në të marrin pjesë 5 shtete: Amerika – Anglia – Kanadaja – Zelanda e Re – Australia. Por edhe kjo strukturë ka qendrën e saj

Lind pyetja: Përse këto 5 shtete duhet t’i mbanin nën mbikqyrje këta lloj avionësh rusë?

Në vitin 1991 Amerika dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan një marëveshje, që quhej START (Strategic Arms Reduction Treaty) (Marëveshja për Reduktimin e Armëve Bërthamore), dhe në vitin 2010 e nënshkruan sërish, por këtë rradhë me Rusinë, pasi Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më.

Dhe kjo marëveshje përfundon në vitn 2026, e cila parasheh si veprim kryesor që: Bombarduesit Strategjikë Bërthamorë të të dy këtyre vendeve duhet të qëndrojnë në baza ajrore në vendqëndrime të hapura, që të jenë të verifikuehsme dhe nën monitorim të NTM (National Technical Means) (Mundësive Teknike Kombëtare), që do të thotë nëpërmjet imazheve (pamjeve) satelitore.

E njëjta gjë ndodh edhe me avionët amerikanë B-52 dhe B-2, të cilët janë të vendosur në tre baza ajrore në Amerikë.

Dhe kjo shpjegon edhe arsyen se pse këta avionë ishte e lehtë deri diku për t’i goditur, pasi nuk ndodheshin në vendstrehime nëntokësore apo të maskuara, sikundër ndodh me avjonët e tjerë luftarakë.

Por: A ka vënde të tjera që mund t’i kenë dhënë Ukrainës të dhëna për objekte të tillë strategjike?

Më datë 21 Nëndor të 2024 Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës deklaroi formimin e një grupi të ri kooperimi të mbrojtjes, të quajtur “ Grupi i Veriut-Ukriana”, i përbërë nga 12 shtete Europiane, të cilët janë: Danimarka, Suedia, Finlanda, Norvegjia, Islanda, Estonia, Letonia, Lituania, Gjermania, Hollanda dhe Anglia.

A mund këto vende ta zëvendësojnë zbulimin strategjik Amerikan të 5 Syve për nevoja të Ukrainës?

Në vitin 2022, Finlanda i ka dhënë me qera Ukrainës një satelit vëzhgimi me radar të kompanisë finlandeze Eyes.

Në vitin 2024, Gjermania financoi zgjerimin e kapaciteteve të vëzhgimit satelitor të Ukrainës nëpërmjet kompanisë gjermane Rheinmetall dhe asaj Finladeze të sipërcituar.

Ndërsa, në mesin e vitit 2024 Hollanda ka paguar për një vit kompaninë amerikane civile të satelitëve “Maxar”, që merren me fotografimin e vazhdueshëm të sipërfaqes së tokës dhe, në vecanti, të sipërfaqes së Rusisë, si dhe të vend-instalimeve të tjerë të saj ushtarakë.

Ndërsa Anglezët ndajnë me Ukrianën të gjitha të dhënat satelitore që përfitojnë nga pjesëmarrja e tyre në 5 Sytë.

Ndërsa Polonia ka paguar dhe vazdon të paguaj, për hesap të Ukrainës, përdorimin e satelitëve Starlink, shumë të nevojshëm për finalizimin e këtij operacioni, pasi nëpërmjet tyre u bë edhe komandimi në distancë, që nga Ukraina, i dronëve që sulmuan bazat ajrore Ruse.

Dhe, pikërisht, dy javë para këtij operacioni Anglia, Franca, Gjermania dhe Polonia deklaruan se nëpërmjet Grupit të Veriut ato janë syri dhe veshi i Ukrainës.

A thua e gjithë kjo të jetë, vallë, rastësi?!

Sulmi ndaj Avionëvë Bombardues Bërthamorë Strategjikë është sulm ndaj njërës prej tre shtyllave bërthamore të Rusisë, që edhe në Amerikë, por edhe në Rusi, përcaktohen si “Triada Bërthamore”. Konsiderohen të tillë, pasi bëhet fjalë për kapacitete bërthamore që lëshohen nga Ajri (Avionët Bombardues Bërthamor), nga  Toka (Rraketat Balistike), dhe nga Deti (Nëndetëset e paisura me rraketa Balistike Bërthamore). Të trija këto përbëjnë “Triadën Bërthamore” dhe janë pjesë e sigurisë kombëtare.

Imagjinoni për një çast sikur ky lloj sulmi të ndodhte në Amerikë: Si do ta konsideronte Amerika këtë rast?

Në Amerikë, sulmet e armatosura ndaj infrastrukturës kritike ushtarake (p.sh., baza ushtarake, depot e armëve, sistemet e komunikimit ushtarak, etj.) konsiderohen si akte terroriste, kur ata sulme synojnë të shkaktojnë dëme serioze, të frikësojnë publikun ose të ndikojnë në sigurinë kombëtare.

18 U.S. Code § 2332b përcakton se sulmet që prekin objektet kritike të sigurisë kombëtare, duke përfshirë infrastrukturën ushtarake, ato janë akte terroriste derisa kanë si pasojë edhe dëmtimin e njerëzve ose pronës shtetërore ose të asaj private dhe synojnë të ndikojnë në politikën ose sigurinë e SHBA-së.

Presidenti i Ukrainës e prezantoi këtë operacion të quajtur “Spider Ëeb” (Rrjeta e Merimangës), si një vizion strategjik.

Por a mundet që një operacion i suksesshëm në nivel taktik mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultate strategjike, për mirë ose për keq?

Në aspektin ushtarak, një veprim taktik mund të prezantohet ose të përdoret si pjesë e një vizioni strategjik, por ka dallime të qarta midis tyre.

Çfarë do të thotë kjo?

  • Veprimi taktik është një veprim konkret, i kufizuar në kohë dhe në hapësirë, që ka si qëllim arritjen e një objektivi të menjëhershëm në një betejë ose operacion.
  • Ndërsa Vizioni strategjik është plani afatgjatë që përcakton qëllimet e përgjithshme, mjetet dhe mënyrën sesi do të arrijnë ato qëllime në nivel kombëtar ose ushtarak.

Dhe, në rastin konkret, ky operacion kishte si qëllim shkatërrimin e kapaciteteve të Avionëve Bombardues Strategjikë Bërthamorë. Duke e paraqitur si një objektiv, i cili nëse do të shkatërrohej, do të pengonte goditjen nga ana Ruse të objektivave strategjik në Ukrainë me anë të rraketave hipersonike që lëshohen edhe nga këta avionë.

Them EDHE, sepse Rusia, për të lëshuar rraketa hipersonike përdor edhe avionë të tjerë bombardues strategjikë: Su-57 dhe Mig-31.

Sigurisht që Rusia i ka përdorur edhe këta avionë Strategjikë Bërthamorë, por më së shumti për lehtësi operacionale dhe trajnim operacional.

Them për lehtësi operacionale, pasi një avion Tu-95 mban 8 raketa hipersonike, ndërsa një Mig-31 dhe një Su-57 secili prej tyre mund të lëshojnë vetëm nga një raketë të tillë.

Prandaj, për lehtësi operacionale Rusia ngre 2 ose 3 avionë Tu-95, për të mos ngritur në një operacion kompleks 30 ose 40 avionë Mig-31 ose Su-57, pamvarësisht se ka pasur edhe raste që ka ngritur deri në 20 të tillë për të lëshuar këto lloj raketash.

Pra, nga pikëpamja e vizionit strategjik ky lloj operacioni taktik, përsa i përket rrezikut që paraqet për Ukrianën, është i dështuar, pasi nuk mund ta ndali në asnjë mënyrë këtë lloj goditje, ngaqë Rusia posedon 160 avionë Bombardues Strategjikë Bërthamorë të rëndë dhe të mesëm.

Kjo do të thotë se, për të vazhduar operacionet e saj të goditjes strategjike në Ukrainë , Rusisë do i mjaftojnë edhe sikur ti mbeten edhe vetëm 3 avionë të tillë.

Megjithatë, veprimet taktike të suksesshme mund të përdoren si shembuj konkretë ose si faza fillestare të një strategjie më të madhe.

Një komandant, një President apo edhe një planifikues ushtarak, si në këtë rast Presidenti Ukrainës, mund të shpalosë një veprim taktik dhe ta prezantojë atë si pjesë të vizionit strategjik për të demonstruar se si synon të arrijë objektiva më të gjera.

Por Presidenti i Ukrainës nuk paraqiti asnjë lloj objektivi të zgjeruar, apo se si ky operacion taktik do të sillte dhe krijonte mundësi për të arritur Ukraina objektivë të tjerë më të gjërë.

Ky fakt tregon se ky vizion strategjik nuk i përket Ukrianës.

Pra, ky veprim taktik kishte vetëm rëndësi simbolike dhe propagandistike.

Dhe pamvarësisht se u shpalos si një pjesë e vizionit strategjik, por ai vetë mbetet një operacion me fokus të kufizuar dhe afatshkurtër.

Duhet pasur parasysh se Taktikat janë blloqe ndërtimi të strategjisë.

Ndërsa Vizioni Strategjik është ai që i jep kuptim veprimeve taktike.

Dhe që ky veprim taktik i Ukrainës, që të marrë kuptim, duhet parë në Vizionin Strategjik të NATO-s.

Cili është vizioni strategjik i NATO-s?

Ky vision strategjik iNATO-s është deklaruar nga ish Sekretari i Mbrojtjes i Amerikës, Llojd Austin, në vitin 2022, në vitin 2023 dhe në vitin 2024: “Vizioni Strategjik i NATO-s është shkaktimi i hubjes strategjike dhe shkatërrimi i Rusisë”.

Duke qënë se këtë vizion kishin parashikuar ta arrinin nëpërmjet një lufte konvecionale në Ukrianë dhe, duke qënë se kjo dështoi, atëherë pjesa e mbetur e kësaj NATO, që është Europa dhe një pjesë e Shtetit Tribal amerikan, që shumica e njohin për “Deep State”, duan që tashmë të hynë në një përplasje direkte me Rusinë, dhe për këtë po përdorin sërish Ukrainën, për ta detyruar Rusinë që ajo të përshkallëzojë kundërgoditjet dhe veprimet e saj politikë deri në atë pikë që këta Europianët të justifikojnë përplasjen direkte.

Dhe sulmi ndaj kësaj shtylle të kundërpërgjigjes bërthamore në vetvete kishte disa qëllime, të cilat i shërbejnë vetëm NATO-s Europiane:

  1. Kryerja e këtij sulmi të përdoret si çështje propagande për të mbuluar humbjet e Ukrainës në luftimet përgjatë vijës së kontakti;
  2. Kryerja e këtij sulmi të përdoret për t’u mbushur mendjen aleatëve Amerikanë se Ukraina ka kapacitete të godasi edhe objektiva kritikë strategjikë;
  3. Kryerja e këtij sulmi të përdoret për t’i treguar opinionit publik në Rusi, se Rusia nuk e ka nën kontroll gjendjen e sigurisë kombëtare;
  4. Kryerja e këtij sulmi është bërë me qëllim ngritjen e opinionit të brendëshëm në Rusi kundër qeverisjes aktuale;
  5. Kryerja e këtij sulmi është bërë me qëllim që Rusia të përshkallëzoi jo vetëm kundërpërgjigjen, por me idenë që, pas këtij sulmi Rusia të shpalli gjendje lufte ndaj Ukrainës e jo të vazhdojë si Operacion Special.

Shpallja e gjendjes së luftës me Ukrainën do të sillte një realitet të ri politico-social në Rusi, ku do të efektohej shumë jeta sociale dhe liritë e lëvizjes së njerëzve.

Plus, shpallja e luftës me Ukrainën do të thotë rekrutim i detyruar, dhe kjo do sillte në Rusi ndoshta kundërshtime politike dhe sociale të brendëshme, duke krijuar trazira politike.

Shpallja e luftës do të sillte angazhim total të ekonomisë ruse në shërbim vetëm të nevojave të luftës.

Dhe, me shpalljen e luftës, kjo do të mjaftonte për vëndet Europiane të NATO-s që të justifikonin dërgimin e menjëhershëm të kontingjenteve të tyre ushtarake në Ukranië, dhe të nxiste edhe futjen e Amerikës në këtë luftë, përkrah Ukrainës.

Me shpalljen e luftës nga Rusia ndaj Ukrainës, kjo do të ishte propaganda më e mirë e Europianëve për të thënë se Rusia nuk ishte në gjendje të fitonte luftën ndaj Ukrainës, (edhe pse deri më sot gjith lufta është bërë kundër NATO-s), dhe për këtë arsye shpalli luftën përgjithshme, dhe kështu ta paraqesin propagandisht në opinionin Europian Rusinë të dobët për shkak të këtij vendimi.

Gjithashtu, nuk duhet harruar edhe përfitimi direkt nga shaktërrimi i avionëve Bombardues Strategjikë Bërthamorë pasi, me shkatërrimin sa më shumë të tyre jo vetëm që dëmtohet njëra shtyllë e “Triadës Bërthamore”, por, mbi të gjitha, bie kapaciteti i Rusisë që nesër, në një përplasje ushtarake konvenciaonale me vendet e Europiane të NATO-s, të arrijë të godasë njëkohësisht një sasi të madhe të aseteve strategjike të këtyre ushtrive Europiane, e në veçanti qëndrat e tyre të shumta të Komandim-Kontrollit,që janë të shpërndara në gjithe territorin Europian – mundësi kjo, e cila është shumë herë më e lehtë me anë të këtyre avionëve strategjikë.

Si përfundim:

Ky operacion i nivelit taktik, i kryer për hesap të vendeve Europiane të NATO-s, kryesisht të Grupit të Veriut, është pjesë vetëm e vizionit strategjik të tyre, por një vizion që nuk ka asnjë qasje tjetër në nivel operacional dhe taktik pasues.

Po Ky operacion i nivelit taktik, për Ukrainën nuk është pjesë e asnjë strategjie të saj dhe, duke qënë e tillë, vijmë te ajo që e përcakton Sun Xu në librin e tij “Arti i Luftës”: “Taktikat pa strategji janë zhurmë përpara humbjes”.

Luftëtarë të UÇK dhe policë e veprimtarë, sa më larg rrugëve që të çojnë nëpër Serbi

0

Gani I: Mehmeti

Edhe pas 26 vitesh nga dhënia “fund e luftës” me Serbinë, Serbia ka mbetur ajo që ishte deri në vitin 1999, ndoshta edhe më me urrejtje të madhe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kjo sepse, Serbia  deri më 1999 ka llogaritur Kosovën pjesë ta sajën, përkundër luftës që po zhvillohej nga Serbia, ndërsa nga qershori im vitit 1999, Kosova i doli nga dora, natyrisht me luftën e UÇK dhe me ndihmën e NATO-s.

Sot kemi një luftë diplomatike e politike me Serbinë, sepse ajo nuk po mund të pajtohet me realitetin e ri të krijuar në Kosovë, e cila ka shpallur Pavarësinë e saj nga Serbia, jo njëanshëm, siç ëashtë mësuar ajo të thotë, por në bashkëpunim me ndërkombëtarët, përfshirë këtu SHBA-të dhe shtetet demokratike perëndimore në përgjithësi, e pastaj edhe me miratimin e Gjkykatës Ndërkombëtare të Drejtësisië.

Serbia është e aftë tëkrijojëe inskenojë  situata të ndryshme të paqena. Dhe tani, ajo shkon aq larg, sa e merr në pyetje Arbnor Spahiun, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO), i cili më 7 qershor është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Horgoshit dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizhë, dhe i cili, tash e tri vite nuk është pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani.

Pra, Arbnori,  e ka lënë punën në policinë e Kosovës më heret se një vit më parë se të ndodhi sulmi terrorist serb në Banjskë, dhe gjithçka që merret më këtë ngjarje nga Serbia, është një tentim i fajësimit të policisë së Kosovës. Ky tentim i Serbisë, tani shihet qart se në çfarë “bashkëpunimi” me Prishtinën dhe KFOR-in kishte premtuar të bënte Vuçiqi, pas 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë. Kjo, ka pritur deri tani kur do të ndalojë një ish pjesëtar të Njësisë Speciale Opertive. Kjo është ajo që ata përpiqen të krijojnë raste të paqena e që nuk shiten, për çka, edhe vetë ndërkombëtarët do duhej ta kenë parasysh këtë dhe të ndëshkojnë Vuçiqin e Serbinë.

Ndërkaq, vetë udhëtimi i këtij ish pjesëtari të Njësisë Speciale të Operativës, i sghihet tepër për të madhe që nuk i ikë udhëtimit nëpër Serbi.

Unë mendoj se, të gjirthë pjesëtarët e UÇK, të policisë së Kosovës dhe veprimtarë të tjerë për çlirimin e Kosovës, nuk bën assesi të udhëtojnë nëpër Serbi. Asaj nuk i besohet.

Shihet se inatin shqiptarët e mbajnë vetëm ndërtmjetvetit e jo edhe me armikun, me të cilin ende jemi në luftë, siç e thash më lart.

Serbisë nuk do t’i besohet edhe pas normalëizimit të marrëdhënieve me Kosovën, jo sot që e lufton me çdo mënyrë të mundshme dhe mban urrejtjen më të madhe ndaj shqiptarëve.

Kanë harruar kryeministren suedeze e cila, edhe si suedeze, pati thënë: “Po të isha në vendin e shqiptarëve, as ajrin po të vinte nga Serbia, nuk do e kisha marrë!

Turniri për “Dëshmorët dhe Martirët” e Korroticës së Epërme është më shumë se një aktivitet sportiv

0
Në një atmosferë solemne, në fshatin Korroticë e Epërme ka nisur turniri i futbollit, i cili iu kushtohet “Dëshmorëve dhe Martirëve” të këtij fshati heroik. Ky aktivitet sportiv, që tashmë është bërë ngjarje e shumëpritur, ka bashkuar mbi 70 ekipe , duke i dhënë kësaj gare dimension kombëtar dhe një frymë të fortë uniteti.
Organizimi i turnirit është rezultat i një përkushtimi të jashtëzakonshëm nga të rinjtë e fshatit, të cilët për më shumë se një muaj kanë punuar me vullnet dhe zell për ta kthyer këtë turnir në një ngjarje për t’u mbajtur mend. Falë angazhimit të tyre, gara është duke u zhvilluar në një atmosferë shembullore sportive, me disiplinë, referim profesional dhe korrektësi, që është për t’u përshëndetur nga të gjithë pjesëmarrësit e të pranishmit.
Turniri po transmetohet drejtpërdrejt nga platforma “Drenica Sot”, gjë që jo vetëm rrit interesimin dhe shikueshmërinë, por edhe forcon seriozitetin dhe rëndësinë që ka ky aktivitet sportiv.
Pavarësisht sfidave infrastrukturore, ku fusha ende pret të pajiset me bar artificial, atmosfera çdo mbrëmje është për t’u admiruar. Lojërat e zhvilluara janë cilësore dhe të shoqëruara me sjellje sportive të nivelit të lartë, ndërsa të rinjtë e shumtë që mbushin fushën si spektatorë, po e shijojnë secilën ndeshje si një festë të vërtetë të sportit dhe shoqërisë.
Ky turnir nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e dhjetëra donatorëve që kontribuan në mënyrë të ndryshme për realizimin e tij. Përkrahja e tyre dëshmon për vlerësimin dhe rëndësinë që ky aktivitet gëzon në zemrat e komunitetit.
Përgëzime të veçanta meritojnë organizatorët e palodhshëm: Getuar Doberdolani, Ali Hoxha, Arber Hoxha, Visar Hoxha, Gramoz Hoxha, Qendrim Hoxha, Anton Bala, Arianit Bala, Bashkim Muleta, Rrezon Muleta, Astrit Janova, Lirim Janova, Ekrem Janova, Shkëlqim Janova, Eris Doberdolani, Arbes Doberdolani, Hasan Gollubovci dhe Endrit Hoxha. Ndërkohë, për një garë të drejtë e profesionale janë përkujdesur gjyqtarët Visar Hoxha, Besar Beqiri dhe Ekrem Franca.
Turniri për “Dëshmorët dhe Martirët e Korroticës së Epërme” është më shumë se një aktivitet sportiv, është një homazh për të kaluarën, një nderim për sakrificën dhe një rrugë për bashkimin e brezit të ri në frymën e respektit, unitetit dhe garës së ndershme.