Kreu Blog Faqe 539

Qendra Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur, dërgon telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Rexhep Balidemajt, atdhetarit të shquar

0

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR

1200 Genève

Tel.:     +41 79 548 48 87

E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit të shquar Rexhep Balidemaj.

Rexhep Balidemaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e shqiptarëve. Ai ka qenë e do të mbetet frymëzim i brezave për liri e bashkim kombëtar.

Rexhep Balidemaj ka qenë një përkrahës i madh i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” si dhe kauzës për ngadhënjimin e drejtësisë për gjenocidin në Kosovë. Ai, ndonëse në moshë të shtyrë ka kontribuar për Qendrën dhe për këtë ne e kemi nderuar me mirënjohje.

I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së Rexhep Balidemajt si dhe të gjithë të afërmve e miqve të shumtë të tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Rexhep Balidemajt!

Gjenevë, më 8 qershor 2025

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Kuvendi ngec në shkronjën T: Demokracia që nuk di më shqip

4

Nga: Isuf Bajraktari 

Në vitin kur Lidhja Demokratike e Kosovës shënon tridhjetegjashtëvjetorin e saj, Kuvendi i Kosovës ndodhet në një krizë të thellë funksionale. Përtej pamundësisë për të zgjedhur kryetarin e kuvendit, problemi është më i thellë dhe më strukturor: kriza nuk është më teknike apo procedurale, por është shndërruar në krizë të legjitimitetit dhe të vetë kuptimit të autoritetit politik në një rend demokratik. Kjo krizë, për të cilën vazhdimisht gjejmë emra të përkohshëm, është në fakt një simptomë e zbrazjes së vlerave mbi të cilat ndërtohet funksioni demokratik i institucioneve.

Në leximin filozofik që Martin Heidegger i bën tezës së Friedrich Nietzsche-s se “Zoti ka vdekur”, nuk kemi të bëjmë me një deklaratë fetare, por me një pohim mbi rënien e autoritetit më të lartë si burim i vlerave dhe kuptimit. Në mënyrë analoge, mund të thuhet se sot në politikën e Kosovës po përjetojmë “vdekjen” e autoritetit institucional si një pikë referimi e përbashkët. Institucionet ekzistojnë vetëm formalisht, ndërsa përmbajtja e tyre është zhvlerësuar. Në këtë kuptim, Kuvendi i Kosovës nuk po dështon thjesht në zgjedhjen e kryetarit; ai është kthyer në një hapësirë ku mungon rendi simbolik dhe ku nuk ka më vullnet për marrëveshje mbi parimet bazë të përbashkëta.

Nihilizmi, në këtë kontekst, nënkupton jo vetëm humbjen e vlerave të përbashkëta, por edhe paaftësinë për të pranuar se ekziston një e vërtetë politike që është mbi interesin e çastit të secilës palë. Partitë nuk janë më pjesë e një arkitekture pluraliste, por entitete të vetë-mjaftueshme që e përkufizojnë të drejtën, legjitimitetin dhe qëllimin politik vetëm në raport me veten. Kjo vetë-referencialitet politik është baza mbi të cilën ndodh zhvlerësimi i të gjitha institucioneve.

Rasti konkret i bllokadës për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit është një shembull klasik i këtij degradimi. Në një demokraci funksionale, ky është një veprim procedurial, i cili bëhet në përputhje me rregulloren dhe me rregullat e lojës parlamentare. Në Kosovë, zgjedhja e kryetarit është shndërruar në akt të një lufte legjitimiteti, ku secila palë refuzon të njohë tjetrën si subjekt të barabartë në procesin demokratik. Kjo nuk është më çështje numrash, por një shfaqje klasike e nihilizmit institucional.

Alfabeti i gjuhës shqipe, me tridhjetegjashtë shkronjat e tij, është bërë metaforë e qëlluar për rrugën e papërfunduar të politikës sonë. Partitë që pretendojnë të udhëheqin shtetin, nuk kanë arritur ende të mësojnë alfabetin politik të funksionimit institucional dhe të bashkëpunimit pluralist. Ndoshta kanë kaluar shkronjën T, por shkronja TH – aty ku fillojnë fjalë si thelb, thirrje, thjeshtësi, thellësi politike – ende duket e paarritshme. Disa aktorë politikë ende veprojnë si nxënës të papjekur që ngatërrojnë kompetencat e përkohshme me pushtetin absolut, që i lexojnë institucionet si arena për dominim e jo si hapësira për barazi procedurale.

Në këtë përvjetor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që historikisht është identifikuar me fillimin e pluralizmit dhe me konceptet e shtetndërtimit institucional, është e drejtë të kërkohet një reflektim më i thellë. Jo për nostalgji, por për faktin se demokracia nuk është vetëm numërim votash apo ndarje pushtetesh. Ajo është kuptimi i përbashkët mbi rregullat, marrëveshja mbi legjitimitetin e institucioneve dhe mbi mënyrën se si njeriu e vendos veten në raport me ligjin, të vërtetën dhe tjetrin.

Kosova ka nevojë për një rikthim në përmbajtjen e politikës, jo vetëm në formën e saj. Kjo nuk bëhet duke mbajtur fjalime të bukura për reforma, por duke bërë hapa konkretë në kthimin e autoritetit moral dhe funksional në institucionet kushtetuese të shtetit. Kuvendi duhet të rimarrë rolin e tij si qendër e ligjvënies dhe kontrollit demokratik, e jo të mbetet peng i interesave që e shohin demokracinë si mjet për përfitim dhe jo si vlerë përfaqësuese.

Nëse kjo gjendje vazhdon, rrezikojmë që jo vetëm të ngecim në mes të alfabetit demokratik, por të dështojmë në përvetësimin e vetë gjuhës së demokracisë. Dhe pa atë gjuhë, pa ato shkronja, nuk ka politikë të kuptueshme, nuk ka shtet të qëndrueshëm, nuk ka demokraci që mund të quhet e tillë.

Kali i Luftës, skicë e një mendimi politik shqiptar

Shkruan  NAFI  ÇEGRANI

( Ose: Hija e një krenarie në gjemë !)

E mbaj mend, shpesh gjyshi më thoshte: “Biro, nuk duhet të hahet mishi i kalit, sepse kali me nxitim shkon në linjën e parë të Frontit të luftës, dhe vdes në beteja si një heroi.” Kjo fjali më është ngulitur në kujtesë që nga fëmijëria, një mësim i dhënë me zërin e urtë të një burri që kishte parë luftë, vuajtje dhe sakrificë.

… Në mes të rrënojave të një mendimi që zhurmon por nuk mendon, ku fjalët janë më të shpejta se veprat, e veprat më të zbrazëta se shpresat, shfaqet ai — Kali. i zi, i lyer nga pluhuri i historisë, me sytë që kanë parë më shumë se burrat që mendojnë se udhëheqin.

Apo, si një krijesë fisnike, është edhe si  ai kali i bardhë i legjendave të arbërit, si ai që i printe flamurit në ditët e ngritjes. Tani ecën në një fushë me baltë të re, përballë stuhive të betejave të Ballkanit, ku idealet janë zëvendësuar nga interesa, dhe beteja zhvillohet jo për liri, por për pushtet të përçudnuar. Dhe prapë, ai ecën. I heshtur. I palodhur.

Kalë lufte, jo për luftëra të reja, por si kujtim i lavdisë që kemi humbur.

Në shpinë nuk i qëndron më një Skënderbe. As një njeri me barrën e një populli. Mbi shpinën e tij ngjiten e zbresin njerëz që flasin për kombin si për një ndërmarrje që duhet menaxhuar. Ndërsa ai, kali, e ndjen çdo peshë të pabesë, çdo mashtrim që ngjitet e zbret mbi të si mbi një truall të duruar.

E si të mos qe ky,  simbol i fisnikërisë së harruar!?!

Në këtë cep të Ballkanit, ku gurët flasin më shumë se parlamentet, ku rrugët shpien gjithnjë rrotull dhe kurrë përpara, kali është një kujtim i gjallë i dinjitetit. I asaj kohe kur fjala “burrë” kishte peshë, dhe nderi nuk ishte vetëm një fjalë për fjalime festive.

Tani kali vrapon, por nuk ka më një drejtim. Ai është liria që s’e gjejmë dot, krenaria që nuk e mbajmë dot në shpinë. Kali është pasqyra që na rrëfen dhe tregon për të kaluarën dhe të tashmentur,  na tregon atë që kemi qenë — dhe çfarë s’jemi më.

Kali, pra, siç thash edhe më lartë,  kjo krijesë fisnike, ka qenë gjithmonë pjesë e pandarë e historisë sonë si shqiptarë. Që nga kohërat e lashta, gjatë perandorive të ndryshme, në epokën e Skënderbeut e deri në ditët e sotme, kali nuk ka qenë vetëm një mjet transporti, por një bashkëluftëtar, një dëshmitar i betejave, një simbol i qëndresës dhe i sakrificës. Në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës, gjatë gjithë veprimtarisë së UÇK-së dhe veçanërisht në Operacionin “Shigjeta” në Pashtrik, kali bartte municionin, bukën dhe shpresën. Ai ecte nëpër male, pa u ankuar, pa u ndalur, i bindur vetëm thirrjes së luftës për liri.

Sot, në kohën e “paqes” së zhveshur nga ndjenja dhe vlera, kjo krijesë po zhduket. Kombi shqiptar gjendet në pragun e një vdekjeje simbolike – jo vetëm të kuajve, por të vetë kujtesës sonë historike dhe shpirtërore. Nëse nuk jemi të aftë të mbrojmë një krijesë kaq të lidhur me identitetin tonë, atëherë nuk jemi të aftë as të mbrojmë vetë identitetin.

Duhet të ngrejmë zërin kundër indiferencës së shtetit dhe të shoqërisë. Duhet të sigurojmë kullota, shtigje dhe kushte jetese që kuajt të mbijetojnë dhe të jetojnë me dinjitet. Kjo është më shumë se një kërkesë ekologjike apo rurale – është një detyrë morale dhe kombëtare.

Kur shkruaj për kalin e luftës, shkruaj për vetveten. Për trungun tim, për fjalët e gjyshit me flokë të bardhë si bora mbi Korab. Balli i tij me rrudha fliste më shumë se një libër historie. Ai ishte një kujtesë e gjallë e një kohe kur fjala kishte peshë, kur ndershmëria ishte virtyt, kur tradhtia ndëshkohej nga ndërgjegjja.

Sot, në një botë të rrëmbyer nga mashtrimi, politika është kthyer në një tregti të fëlliqur. Shqipfolës gjysmë-analfabetë, që vetëquhen politikanë, harrojnë se janë shërbëtorë të popullit dhe jo pronarë të tij. Ata nuk dinë për kalin e luftës, për djersën e malësorit, për gjakun e derdhur në emër të lirisë. Ata dinë vetëm për interesa, pazare, tradhti dhe zhvatje.

Kombet nuk rrezikohen vetëm nga armiqtë e jashtëm, por më shumë nga tradhtarët e brendshëm. Ata që shesin interesin kombëtar për karrige, për tenderë dhe për heshtje. Ata duhet të japin llogari. Duhet të dëbohen nga ndërgjegjja jonë kolektive.

Shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut dhe kudo në diasporë, nuk duhet ta konsiderojnë këtë një çështje periferike. Lufta për vlerat nuk është një betejë e kaluar. Ajo është gjithmonë aktuale. Dhe kur themi “luftë”, nuk nënkuptojmë armë – por mendim, fjalë, ndjenjë, qëndrim.

Shqipëria natyrale nuk është një ideologji, por një e drejtë e mohuar dhe një e ardhme që kërkon ndërgjegjësim dhe veprim. Bashkimi nuk bëhet me flamuj, por me mendje të ndritura, me zemra të pastra, me veprime konkrete që nderojnë të kaluarën dhe garantojnë të ardhmen.

Kritika është e shëndetshme. Portalet dhe mediat duhet ta lejojnë fjalën e lirë, sepse kjo është baza e çdo demokracie të vërtetë. Duhet të guxojmë të flasim, të tregojmë të vërtetat tona, sepse heshtja është armiku më i madh i përparimit.

Kali i luftës është një metaforë për të gjitha vlerat që po shuhen. Është nderi, është sakrifica, është besnikëria, është guximi. Nëse lejojmë që kali të zhduket, lejojmë që këto vlera të na braktisin. Dhe atëherë, do të mbetemi pa kujtesë, pa rrënjë, pa drejtim.

Prandaj, ta nderojmë kalin e luftës siç nderojmë dëshmorët, sepse ai është dëshmitari i heshtur i gjithë lavdisë sonë. Ta shkruajmë këtë histori, ta rrëfejmë me krenari, ta trashëgojmë brez pas brezi.

Në emër të nderit, të lirisë dhe të jetës me kuptim. Në emër të kalit të luftës, që vrapon drejt historisë me kokën lart dhe me shpirtin e lirë.

Në udhëkryqin e historisë: Mendimi politik dhe filozofik shqiptar përballë furtunave të kohës, të shtjelluar me një ton filozofik, historik dhe politik, që trajton mendimin shqiptar përballë regjimeve të errëta dhe sfidës së ekzistencës kombëtare.

Në faqet e trazuara të historisë shqiptare, mendimi politik dhe filozofik ka lindur jo në qetësinë e akademive, por nën trysninë e burgjeve, internimeve, shfarosjeve, heshtjes dhe flakëve të përvëlimit kombëtar. Ka qenë një mendim që nuk është ushqyer me luksin e teorive të huaja, por me gjakun e të rënëve dhe me frymën e mbijetesës.

Shqiptarët, si një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit, e kanë mbajtur të gjallë qenien e tyre kombëtare përmes një filozofie të heshtur që përzihej me qëndresën, me nderin dhe me etjen për liri. Në çdo fije bari të kësaj toke, në çdo gur të kalave të lashta, ka zëra që flasin për përballjen e përhershme me pushtime dhe dhunë, me asimilim dhe mohim.

Nëpër shekuj, furtuna të egra ideologjike frynë mbi këtë tokë: otomanizmi me errësirën e tij shekullore, sllavizmi shfarosës me etjen për tokën tonë, e më pas komunizmi, një diktaturë ideologjike që ndaloi mendimin e lirë dhe e ktheu njeriun shqiptar në një vegël të bindur të partisë. Por asnjë regjim nuk mundi ta shkundë rrënjën e thellë të ndërgjegjes shqiptare, të përftuar nga historia, gjuha dhe gjaku.

Mendimtarët shqiptarë, nga Sami Frashëri te Ukshin Hoti, nga Faik Konica te Pashko Vasa, nga Noli te Migjeni, ishin jo vetëm përkthyes të ideve perëndimore në kontekst shqiptar, por edhe krijues të një filozofie autentike, që e ndërtoi vizionin për kombin mbi drejtësinë, dijen dhe dinjitetin.

Në vend të fatalizmit, ata predikuan veprimin; në vend të përuljes, krenarinë; në vend të urrejtjes, njerëzinë. Ata e panë kombin si një projekt etik, si një bashkësi që duhet të ndërtohet mbi kujtesën, por që gjithmonë duhet të shikojë nga e ardhmja.

Sot, mendimi filozofik-politik shqiptar është ende i plagosur nga padrejtësitë e së shkuarës, por nuk është i mposhtur. Ai është ftesë për ringjallje, për një vetëdije të re kombëtare që nuk kërkon vetëm mbijetesë, por drejtësi, zhvillim dhe bashkim shpirtëror.

Sepse kombi ynë, në të gjitha stinët e errëta të historisë, ka ditur të mos përkulej përpara erës me ngrica akulli. Ai ka marshuar përpara, me shikimin nga drita – nga liria.

 

 

 

 

============================

Rreth autorit:

Nafi Çegrani është një nga figurat më të veçanta që ka nxjerrë trualli i Çegranit – bir i një vendi me rrënjë të thella atdhedashurie, ai përfaqëson më shumë se një intelektual: është zë, është kujtesë, është simbol qëndrese.

Në jetën dhe fatin e tij përplasen epokat më të errëta të historisë moderne shqiptare – periudha të mjegullta, të përndjekjeve politike, të dhunës ideologjike dhe të hakmarrjes së sistemit ndaj ndërgjegjes njerëzore. I rritur me ndjeshmërinë e drejtësisë dhe me idealet e një brezi që besonte në të vërtetën, Nafi Çegrani nuk zgjodhi heshtjen as kompromisin.

Por pikërisht për këtë, do të përballej me makinerinë më të egër të shtetit jugosllav: Shërbimin famëkeq të UDB-së. I akuzuar padrejtësisht në një proces të inskenuar në Zenicë të Bosnjës në vitin 1981 – sipas modelit stalinist të “gjyqeve popullore” – ai u shndërrua në “kokë turku”. E burgosën. E torturuan. E dënuan me vdekje. Në ballin e tij u përplasën stuhi erërash me ngrica akulli… por ai mbeti gjallë për të dëshmuar.

Sot, ai është një kujtesë historike dhe një rrëfimtar i veprimtarive të padukshme të spiunazhit në Ballkan. Nafi Çegrani është zëri i një brezi që nuk u dorëzua. Ai mbetet dëshmitari i gjallë i një lufte të heshtur, një memorie e hapur për rreziqet e harresës dhe një thirrje për ndërgjegjen shqiptare – për të vërtetën dhe për lirinë.

Rrëfimi i Ragip Kçikut është një aktakuzë ndaj gjithë klasës pseudofetare dhe pseudopatriotike që e kemi

0

Luan Dibrani, Gjermani

Ky rrëfim i Ragip Kçikut nuk është thjesht një episod personal – është një aktakuzë ndaj gjithë asaj klase pseudofetare dhe pseudopatriotike që ka blerë moralin dhe shpirtin e këtij populli në emër të fesë dhe kombit, por që në thelb janë asgjë më shumë se agjentë të korrupsionit dhe mashtrimit.
Ky është Islami i blerë me tendera, leje ndërtimi, dhe pazare nën tryezë!
Ata që dikur, me mjekra të rreme e flamuj në shpinë, mashtronin popullin se po shkonin të çlironin Kosovën në emër të Zotit, sot janë po të njëjtit që ndërtojnë xhami milionëshe për interesa personale dhe partiake. Këta nuk janë besimtarë. Këta janë tradhtarë islamikë, grupe të organizuara me mendësi terroriste, të cilët kanë për qëllim të përçajnë kombin dhe ta shkatërrojnë ndërgjegjen shqiptare nga brenda.
Kush tjetër përveç tyre ka guximin të përdhosë emrin e Zotit për të fshehur miliona euro korrupsion? Kush tjetër përveç tyre e përdor xhaminë si një pikë shitjeje, ku pazaret bëhen jo për falje, por për ndarje të parave dhe pushtetit?
E falënderoj mikun tim të nderuar, Gjergj Kabashin, për zërin e tij që nuk është shuar kurrë, për guximin dhe qëndrimin e tij të palëkundur përballë hipokrizisë fetare dhe kombëtare. Ai është një zë që duhet dëgjuar me kujdes – sepse është zëri i vetëdijes shqiptare, që nuk hesht kur Atdheu dhe besimi përdhosen.
Ne, shqiptarët, nuk do të shpëtojmë as me miliona euro xhami, as me mjekra false, por vetëm me njerëz të ndershëm, shpirtra të lirë, dhe patriotë të vërtetë që nuk e shesin dinjitetin për tender.
Zgjohu shqiptari im – zgjohu përpara se të jetë vonë!

Një rrëfim poetik për vuajtjen, qëndresën dhe dashurinë për atdheun

0
(Ibrahim Shala: “Princesha I këndon dhimbjes”, botoi Meshari,2019)
Përmbledhja poetike “Princesha i këndon dhimbjes” e autorit Ibrahim Shala është një vepër që shpërfaq me ndjeshmëri, dinjitet dhe krenari historinë kolektive dhe personale të një populli që ka përjetuar vuajtje të mëdha, por që asnjëherë nuk është dorëzuar.
Strukturuar në kapituj që përshkojnë jetën familjare, rrënjët, luftën për liri dhe dashurinë për fëmijët, kjo përmbledhje ndërton një mozaik emocionesh që përshkohet nga dhimbja, por edhe nga forca shpirtërore.
Në poezitë e para, autori u këndon figurave më të dashura familjare, gjyshit të burgosur politik, nënës që mbijetoi luftën, babait ushtar i Shaban Palluzhës, si dhe motrës së ndaluar nga shkollimi prej mentalitetit patriarkal dhe kushteve të vendlindjes.
Këto poezi janë një kujtesë e gjallë e sakrificës dhe padrejtësive që e kanë ndjekur jetën shqiptare ndër breza.
Në kapitullin “Kur ëndërr ishte liria”, Shala i kushton vargje prekëse dëshmorëve të kombit. Ai përkujton me respekt dhe mall Adem Jasharin, Ukshin Hotin, Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Abedin Balen, Mirush Dakën ( Korbin) dhe shumë të tjerë që dhanë jetën për liri. Këto poezi shërbejnë si një homazh i përjetshëm për ata që u bënë gurthemeli i pavarësisë.
Në pjesën përfundimtare të përmbledhjes, të titulluar “Bukurmira” dhe “Princesha i këndon dhimbjes”, poezia merr një ton më të butë e të ndjeshëm, duke iu drejtuar botës së fëmijëve. Këto vargje janë plot dritë, ëndërrim dhe shpresë, si një urë mes dhimbjes së së kaluarës dhe gëzimit të së ardhmes.
Stili i Shalës është i drejtpërdrejtë, emocional dhe i përkushtuar, i ndërthurur me elementë të trashëgimisë kulturore, kujtesës historike dhe reflektimit personal. “Princesha i këndon dhimbjes” nuk është thjesht një përmbledhje poetike, por një akt rrëfimi dhe dëshmie , një testament i dashurisë për familjen, për popullin dhe për lirinë.

Lavdi Shkupit, Manastirit dhe Rekës së Epërme shqiptare

Përfaqësues të “Kongresit të Manastirit”

 

Të harruarit tanë të ndritur – bijat dhe bijtë e arsimimit shqiptar.
Në themelet e arsimit dhe vetëdijes kombëtare shqiptare nuk qëndrojnë vetëm pushka e lirisë, por edhe pena e mësuesit, fjala e patriotit, drita e diturisë. Në një kohë kur gjuha shqipe ndalohej, kur fëmijët flisnin në gjuhë të huaja në bankat e shkollës, u ngritën njerëz të zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme.
Nga Shkupi katolik, ku besimi dhe përkushtimi ndaj atdheut merrnin formë në heshtje, në rrugë të rrezikshme dhe nën vëzhgimin e pushtuesve, e deri në Rekën e Epërme dhe Manastirin ortodoks, ku vetëdija shqiptare përpiqej të ruhej mes ndikimeve të huaja – lindi një brez që e donte dijen si shpëtim dhe gjuhën si shenjtëri.
Ata nuk u bënë të njohur për poste, as për pasuri, por sepse hapën shkolla, shkruan libra, mësuan fëmijët e popullit. Nuk bënë zhurmë, por lanë gjurmë.
Emrat e tyre nuk janë fshirë. Janë aty. Në librat e historisë, në faqet e gazetave, në dokumente arkivash dhe madje në programet shkollore.
Sot, kur përmendet një figurë e arsimimit kombëtar, shpesh nuk ndodh për të kujtuar sakrificën, por për ta lidhur me një karrierë, një fond, një projekt, një vend pune. Kujtimi është kthyer në valutë. Emri – në reklamë. Ideali – në imazh.
E ndërkohë, drita që ata ndezën me aq mund, rrezikon të shuhet në harresë të qëllimshme. Nëse nuk kujtojmë me ndershmëri, nëse nuk flasim për ta pa interes, atëherë nuk kemi më të drejtë të flasim për arsim kombëtar.
Lavdi Shkupit, Manastirit dhe Rekës së Epërme shqiptare.

Të shantazhuarit me dosje – jashtë pushtetit!

0
UDB-ës – BIA-s, duhet t’ia kryesh detyrat se përndryshe të shantazhon…Prandaj, e mira e së mirës është që të gjithë ata që dyshohen sadopak për bashkëpunim me armikun, që do të thotë se janë të shantazhuar që të mbesin në politikën shtetbamëse të Kosovës për vëzhgim e përgjim, duhen larguar sa më parë e pa mëshirshëm nga postet e caktuara.
Idriz Zeqiraj, Gjermani
 

Vërtet, skena politike e Kosovës sot është bollshëm e kontaminuar. Dhe, përzgjedhja ndër partitë aktuale të pa inkriminuara është e kufizuar. Megjithatë, krahasuar me kohën kur Presidenti Rugova kishte alternativë të vetme, ose të koalicionohej me partitë serbe, me armiqësi të hapur ndaj Kosovës, të dirigjuara nga Beogradi, ose të zgjidhte njërën nga partitë e kriminalizuara, PDK, AAK, të penalizuara me vrasje faktike të kundërshtarëve politikë shqiptarë. Përkatësisht, ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së, si dhe të veprimtarëve të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën, për pushtetin e pritshëm në Kosovën e lirë!

Presidenti Rugova vlerësoi arsyeshëm se, megjithatë, krijimi i qeverisë nuk ka alternativë. Dhe, përkundër disponimit të anëtarësisë masive të LDK-së, të popullit dhe të shqiptarëve të kudondodhur, vendosi ta bëjë koalicionin, duke e zgjedhur njërën nga dy partitë, atë më pak në numër. Arsyetimi ishte sa i sinqertë, aq edhe bindës për shqiptarët: “Zgjodha për koalicion partinë më të vogël në numër, por jo edhe më pak të inkriminuar”. Madje, edhe pse minore, në raport me fituesen plebishitare, LDK-në, ia besoi postin e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj!

Për ndryshim nga ajo kohë zezonë e pas luftës së përgjakshme, kur vrasjet politike cilësore të përjavëshme ishin bërë, paradoksalisht, normalitet, sot Kosova është në rrethana e mundësi reale, për të zgjedhur koalicionin e pranueshëm. Sepse, në mesin e 5 (pesë) partive parlamentare shqiptare, dy sosh, respektivisht, LDK dhe LVV, janë të pa inkriminuara. Dhe, këto mjaftojnë, për ta nxjerrë nga “kriza” e stisur, e shpikur nga opozita e koalicionuar pa ceremoni, por faktike pas zgjedhore, tërësisht e paligjshme, madje e dënueshme: PDK-LDK-AAK-LISTA SERBE, me akronimin -PLAS-! E habitshme, madje edhe e pakuptueshme, pse LVV nuk e dërgon në Gjykatën Kushtetuese, bilëz edhe në Komisionin e Venecias, si shkelje flagrante kushtetuese, sepse të ligjshëm janë vetëm koalicionet parazgjedhore dhe assesi koalicionet pas zgjedhore.

Është e marrëzishme kërkesa e opozitës, por edhe e ndocave jashtë militantizmit partiak, kur thonë  se “LVV ka edhe 47 deputetë të tjerë, pse nuk propozon një kandidat tjetër për kryetar Kuvendi?!” Ky parlament ka votuar Kadri Veselin, edhe pse kishte pranuar se është kryetar i Organizatës ilegale kriminale SHIK, ndërkohë që refuzon Albulenë Haxhiun, e cila është e lirë dhe e dlirë nga të “bëmat” e të cituarit më sipër. Prandaj, zëvendësimi i Albulenës, nuk është as numër dhe as emër, por çështje, thellësisht, parimore dhe lëshimet para krimit, prodhojnë krime të radhës, në vijimësi.

Koalicioni LVV-LDK do të ishte i natyrshëm, madje i vetmi i pranueshëm nga shumica absolute e shqiptarëve vendorë dhe botërorë. Sepse janë të vetmet subjekte politike parlamentare, të cilat, deri me tani, nuk janë kriminalizuar, siç ka ndodhur me tri partitë e tjera: PDK-AAK-NISMA, dikur dhe përsëri tani, pjesë e koalicionit kriminal PAN! Andaj, koalicioni LVV-LDK dhe pakicave jo serbe, nuk është kompromis për mbijetesë institucionale, por një zgjidhje reale për stabilitet politik.

Kjo do të ishte zgjidhje, jo vetëm për zhbllokimin e një ngërçi super artificial, të bërë nga Vuqiçi, në koordinim të faktuar me opozitën PAN-iste, me qëllim të pengimit të Kurtit ta lëndëzojë, respektivisht, të vazhdojë qeverisjen 4 (katër) vjeçare, frikë reale e shprehur nga tellalli i PDK-së, Abelard Tahiri: “Me e keqe se bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës është, nëse Albin Kurti do të arrinte ta formonte Qeverinë”, qartëson synimet revanshiste të kthimit në pushtet të subjekteve të kriminalizuara, përkatësisht, të koalicionuara në PAN.

    LVV-LDK + pakicat, por me bashkëqeverisje pa hile

Pa mëdyshje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me ekipin e tij të vullnetshëm, kanë punuar shumë, për ta nxjerrë nga gremina e 10 %-shit partinë, ku e kishte gremisur Isa Mustafa me klanin e tij servil dhe të pa integritet. Por, objektivin e pretenduar nuk e arriti, megjithëse LDK-në e ngriti në kuotën e 18 % dhe kjo nuk është pak. Analistët me përvojë dhe ish-zyrtarë të lartë mendojnë se koalicioni LVV-LDK është më i qëlluari. Ata deklarohen edhe për “ndarjen e tortës” mes tyre.

Diferenca e madhe në rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, për çdo subjekt politik, në koalicion me LVV fituese, i përcaktohet roli -dytësor-, por jo edhe “sa për sy faqe”. Kryeministrin partia fituese nuk e diskuton. Presidentja vazhdon të jetë në detyrë. Poste me peshë janë kryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryeministri i parë. Përzgjedhja favorite për LDK-në, do të ishte posti i dytë, sepse ka qasje në vendimmarrje dhe kjo është shumë domethënëse për një parti në koalicion.

LDK-ja është thirrur shumë në një plan zhvillimor e politik qeverisës, me angazhimin e një stafi të tërë akademik dhe profesional, specialistë të të gjitha fushave, i cili do të ishte guidë e model, për qeverisjen e sotme  dhe të ardhmes perspektive. Pretendimi për ta vënë në jetë këtë program, si garanci, për ta bërë ndryshimin e madh zhvillimor ekonomik, si dhe krijimin e një praktike të re qeverisëse. Dhe, për t`u shkëputur nga praktikat e vjetra burokratike, të cilat e kanë dëmtuar shtetin e Kosovës, duke e sjellë në prag të kolapsit ekonomik dhe politik.

Në kontratën për bashkëqeverisje duhet unifikuar programet, në mënyrë që përgjatë zbatimit, të mos këtë kundërshtira reciproke. Emërtesa e zëvendëskryeministrit të parë, duhet të këtë qasje në vendimmarrje të përbashkët për çdo çështje kardinale, ose edhe të zakonshme. Ndoshta do të ishte më e shëndetshme që kryetar Lumiri ta kryesonte Qeverinë. Por, vështirë të pranohet nga partia fituese, madje me një epërsi absolute, në zgjedhjet e shkurtit.

Eksponentë të PDK-së, tani, analistë militantë, agjitojnë se koalicioni më i mirë është LVV-PDK, plus pakicat jo serbe, që do të mundësonin edhe zgjedhjen e presidentit. Realisht, zgjedhja e presidentes/it duhet të bëhet drejtpërdrejtë nga populli, për të shmangur, njëherë e përgjithmonë, pazaret e pista, brenda sallës kuvendore. Fundja, Kosova është Republikë  Demokratike dhe jo parlamentare. Për disa çështje, rezulton se Kushtetuta ka defekte dhe paqartësi interpretuese, gjë që duhet korrigjuar dhe ndryshuar, pa lënë vend për dy kuptimësi, si “mundet, por edhe nuk mundet!”

Dosjet e UDB-së së dikurshme, apo BIA-s së sotshme…
Bllokada frikë nga VETTING-u dhe BYROJA e sekuestrimit të pasurive hajnore

 

Rizgjedhjet bartin negativitetin e shpenzimeve disa milionëshe, për çka mendoj se duhet reduktuar, madje drastikisht, sepse lokacionet zgjedhore janë shkollat gratis dhe kuota e pagesave për personelin duhet të zvogëlohen, në raport me mundësitë buxhetore të Kosovës. Humbja e ditëve të punës dhe të orëve mësimore të nxënësve të të gjitha moshave. Është një shqetësim i ligjshëm i deputetëve, të cilët kanë fituar mandat, në zgjedhjet paraprake dhe tani të ritestohen, ende pa u provuar në misionin fisnik dhe plot përgjegjësi të -deputetit të popullit-.

Një defekt i madh është lista emërore e kandidatëve për deputet, e cila duhet të këtë renditje alfabetike dhe jo të privilegjuarit partiakë të paret në listën rendore. Këtu fillon padrejtësia e madhe, që benë diferencimin brenda deputetëve, duke ftuar dhe orientuar elektoratin të votojnë, jo sipas vullnetit të tyre, por ashtu siç donë kryetarët, me klanet e tyre, brenda partive politike!

Rizgjedhjet nuk sjellin siguri absolute për fitore për askënd. Andaj, kërkohet të shterohen të gjitha mundësitë, për të shmangur ato. Ngulmohet në koalicionin LVV-LDK, jo vetëm nga frika e përsëritjes të zgjedhjeve, por edhe përpjekja për të shmangur humbjen e kontrollit politik nga partia në pushtet. Por, mbi të gjitha, përveç përfitimit reciprok të dy subjekteve në koalicion, LVV-LDK, është dëshirë dhe vullnet i shumësisë absolute të shqiptarëve vendorë dhe botërorë.

Arsyeja bazë e kësaj kërkese legjitime është: Eksponentët e PAN-it janë të shantazhuar me dosje faktike penalizuese, plus kanë grabitur e zhvatur pasuritë e brezave shqiptarë, duke abuzuar me pushtetin e dhunshëm, deri në përgjakje. Tani, që në konsultim me shtetet e Quintit, është kërkuar hetimi special, përmes -VETTING-ut- dhe krijimit të Byrosë të Verifikimit të Pasurive, pa mbulesë financiare personale dhe familjare, PAN-i, nga frika e sekuestrimit të pasurive dhe të parave të hajnisë zyrtare, kanë bllokuar hetimet përkatëse.

LDK-ja, fillimisht, u zotua se nuk do të jetë pjesë e opozitës PAN-iste, të kriminalizuar dhe bllokuese të krijimit të institucioneve shtetërore pas zgjedhore. Por, krejt papritmas shokoi dhe ndryshoi mendjen: “Nuk bëjmë koalicion me LVV, pa PDK-në!” Me këtë kërkesë LDK-ja amniston PDK-në, me barrën e krimeve numerike, edhe pse ajo kurrë nuk është penduar, për gjëmën mortore që i shkaktoi LDK-së dhe Kosovës! Madje, me angazhimin enorme të eksponentëve partiakë të PDK-së, në mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve, po kërcënojnë popullin e Kosovës me trazira, deri në luftë qytetare, nëse procesi gjyqësor në Hagë ndëshkon krimin!

LDK-ja e thelloi absurditetin, e cila me cytjen e PAN-it, kryesisht të PDK-së, hodhi idenë e një qeverie teknike, gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve politike, sikur Kosova të ishte në vlugun e luftës! Atëherë, pse u mbajtën zgjedhje të rregullta dhe demokratike, vetëm tre muaj më parë?! Një lajthitje e tillë elektorati, anëtarësia e LDK-së, por edhe populli dhe shqiptarët e kudondodhur, nuk e prisnin nga partia zëmadhe e Presidentit Rugova.

Provoni ta hidhni në votim refuzimin e koalicionit me LVV, në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, natyrisht, jo me eklamacionin fiktiv, të rrejshëm, por me votën e fshehtë demokratike. Dhe, do të bindeni se vendimet e fundit, janë në kundërshti të plotë, me vullnetin dhe interesin e LDK-së. Flirtet konspirative me PAN-in, nga kushdo qoftë, për kthimin në pushtet të subjekteve të kriminalizuara, me “komandantët” e tyre mujsharë e mëkatarë, përbëjnë fajësi, deri në krim! Mos u bëni të pambrojtshëm! Kujdes, ndëshkimit nga populli!

Tjetri që sytë dhe balli i morën pamjen e ditës së dimnit kur reja e verit zbret shpatit

0

Ndoc Bushgjoka, Tropojë – Tiranë

Nuk të njoh se je gjallë.
Dy burra po debatonin ashpër rreth mosmarrëveshjeve që kishin. Njëri ishte gjakënxehtë e belaxhuer, tjetri burrë zotni, i respektuem e trim si zana.
Në një moment i pari i thotë tjetrit:
– Nuk të njoh se je gjallë.
Ky i dyti, ndenji pak, sytë dhe balli i morën pamjen e ditës së dimnit kur rëja e verit zbret shpatit me mnerë e idhni dhe u përgjigj:
– Mbasi ti nuk më njeh se jam gjallë, po ta thom n’sy të ktyne burrave: Ke t’Shënkollin dorzanë t’baj unë me njoftë, por atëhere ka me të ardhë idht.
E mbas do ditësh, atij belaxhorit, për paudhësitë që kish ba, i ra fisi n’derë. Treqind burra raki, mish kau e hyzmet. Dhe një gjobë të majme iu desh me e dhanë, ndryshe i kallej shpia pa çare.
Kjo ngjarje mu kujtua tek po shoh se shumë shqipe, harrue hallet e tragjeditë tona, po shkruajnë e dënojnë Izraelin.
Ngjan kjo edhe me opozitën në Kosovë që digjen për pak “dialog” me Serbinë sipas “këshillave” të mbrapshtanit Grenell, ani pse udhëheqësia serbe deklaron pa perde se nuk e njeh Kosovën.
Ngjan kjo edhe me shtypësit në Shqipëri që nuk lënë rast pa u kreshpëruar se nuk e njohim opozitën legjitime.
Njëjtë edhe palestinezët, bërtasin si skjapi në shul se nuk e njohin Izraelin, dhe “vdekje izraelit”.
Dhe e sulmuan Izraelin pa shkak, pa lajmërim.
E harruat këtë !
I ngucën grënzat me krande.
Ne na pat lanë porosi At Gjergji:
Mos i nguc grenzat me krande,
Perse nguc të zezën tande.

Rrëfimi im se si i mora “47 reagime pozitive në lidhje (…) me një antishqiptar”

0

Aurel Desarioti, ekspert i shkencave psikologjike – ushtarake, SHBA

Kërma Pirro Prifti është një spiun i sëmurë mendërisht dhe i ndyrë… që e urren tmerrësisht Shqipërinë.

Siç thashë edhe më parë, unë u dërgoj shkrimet e mia disa grupeve, afërsisht 900 personave për të cilët kam mendime të mira. Kam pasur fatin e mirë të takoj një numër të madh prej jush. Që nga dje kam marrë 47 reagime pozitive në lidhje me kërmën e ndyrë, llumin antishqiptar, mjeshtrin e shpifjeve, spiunin (agjentin) grek, bastardin (kopilin që nuk ka asnjë njohuri se kush është babai i tij i vërtetë-biologjik) miun e kanalizimeve Pirro Prifti, qëllimi i të cilit është të copëtojë Shqipërinë duke ia aneksuar Shqipërinë Jugore Greqisë. Unë nuk kam shumë njohuri në histori, ju i dini këto gjëra më mirë se unë. Po ju them vetëm se portalet shqiptare që janë vërtet kombëtare, nuk duhet t’i japin këtij llumi mundësinë të publikojë shkarravinat e tij në to. Ajo që po them është një detyrë (obligim) kombëtar; nëse duam ta quajmë veten shqiptarë.

Ky miu i kanalizimeve përdor lloj-lloj taktikash për të mashtruar redaktorët e portaleve përkatëse për t’u treguar “patriot”: Për të fituar besimin e portaleve që publikojnë shkrimet e tij, ai poston 4-5 shkrime mbi tema që publiku i di (asgjë të re), dhe në shkrimin e 6-të tregon aftësinë e tij për të shpifur, duke kontribuar në një përçarje të thellë midis shqiptarëve; ai mbron regjimin e shkatërruesit të Shqipërisë dhe shfarosjes së kombit shqiptar, Edin Kristaq Ramën…

Dhe, ky kopil famëkeq, me shpifjet e tij sulmon intelektualët dhe atdhetarët e kombi tonë. Shembull konkret, si ilustrim: Ai ka sulmuar edhe një nga intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj të kombit shqiptar, z. Eshref Ymeri, i cili ia ka kushtuar tërë jetën çështjes shqiptare.

Ai ka shpifur edhe për personalitetin tim, ha m*t (më falni për shprehjen), pavarësisht se ky qen bir qeni nuk ka idenë se kë po shpif (nuk më njeh fare, dhe është mirë që nuk jemi takuar ende, ai thotë se unë jam filani e filani . Ai i detyron patriotët shqiptar ta rrahin me shuplaka  fytyrës ose me shkop bythëve, dreq i mallkuar, majmun i shëmtuar nuk dua t`ia shoh surratin.

PS: Para disa ditësh prindërit e mi ishin në Shqipëri. Janë kthyer, dhe më treguan se veçanërisht nga shkodranët dhe mirditorët kanë marrë informata të sakta se i sëmuri mendor, kërma Pirro Prifti, i cili vuan nga një çrregullim i rëndë i personalitetit, është spiun, lëpinë organet gjenitale të grekëve dhe serbëve, shumë i dëmshëm për kombin Shqiptar…

Kërma Pirro Prifti është spiun…

Shikoni më poshtë shpifjet e tij:

Replikӫ `ish-bashkpuntorit tӫ sigurimit` Aurel Dasareti

Vlora Çitaku e paska vendosë më në fund që të mendoj më shumë për qytetarin e Kosovës, se sa për vetën!

0
PASI U VJEDH, U SHKRETUA E U TRAJTU KOSOVA SI PLAÇKË – “KOSOVSKA DEVOJKËS” I PASKA RA NË MEND QYTETARI!

Kur nuk ka më asgjë për t’u vjedhur e plaçkitur, Kosovska Devojka kujtohet për qytetarin.

Kosovska Devojka, pas 20 vjetësh, papritmas u kujtua se paskemi qytetarë!
Pas gjithë atyre viteve kur:
– u plaçkit çdo segment i shtetit,
– u uzurpuan prona, u zhdukën dosje e u vranë njerëz,
– u vodhën miliarda dhe fukarasë iu mor buka nga goja,
– u shkatërrua arsimi, drejtësia dhe ekonomia,
– u shpërngul një brez i tërë i rinisë,
– u nënshkruan marrëveshje që ia dorëzuan Kosovën Serbisë…

…sot, këta njerëz po na predikojnë “kujdes për qytetarin”.

Këto plagë nuk shërohen me një status patriotik në Facebook.
I kujtojmë znj. Çitaku dhe gjithë rrethit të saj politik: qytetari nuk harron – dhe këtë herë, nuk fal.

Sa herë i duhen këshilla, Vlora – alias Kosovska Devojka – pa asnjë grimcë turpi, shkon drejtpërdrejt në Beograd.
Ashtu vepronte dikur edhe partneri i saj politik, “Polari i Brojes”, vetëm se ai i binte më rrotull: përmes Vuçiqit e Parisit, për të përfunduar me porosi nga Putini