Kreu Blog Faqe 540

Nga mërgimi, në luftën e UÇK-së

Pas disa ditë përgatitje për të shkuar në Kosovë, më 1 qershorë 1998, jemi nisur nga Zvicra për në Kosovë, unë Metush Zenuni –Friburg dhe Sadik Halitjaha e Reshat Salihaj –Sion – Zvicër, që të tre veprimtarë të LPK-së. Nga Sioni kemi ardhur në Friburg ku jam peërshëndetur me familjen time dhe në mbrëmje kemi shkuar te banesa e Ali Ahmetit në Luzern, ku i pranishëm ishte edhe Fazli Veliu. Pasi hëngrëm darkë jemi nisur për kufirin Zvicër – Itali dhe kemi bujtur një natë te veprimtari i LPK-së Islam Vishi dhe u nisëm për Itali. Meqë nuk më kishin rregulluar dokumentet siç ishim marrë vesh, kufirin Zvicër – Itali e kalova ilegalisht me ndihmën e Islam Vishit dhe gruas së tij. Me këtë rast më duhet të potencojë se kontributi i familjes Vishi, e cila për shkak se banonte mu në kufi mes Italisë dhe Zvicrës, gjatë luftës kanë pasur një barrë të rëndë duke u bërë urë kaluese e luftëtarëve që shkonin e vinin nga lufta, e logjistikës dhe armatimit, por edhe e lidhjeve të tjera në shërbim të luftës. Në banesën e tyre nuk kalonte natë as ditë e të mos vinte ndonjë luftëtarë apo veprimtarë i LPK- UÇK-së dhe ata kujdeseshin për ushqimin e tyre, pastrimin, veshëmbathjen e mbi të gjitha, për kalimin ilegal në dy anët e kufirit. Abazi më tha se në ANCONË, në Itali janë shokët që ju presin dhe atje të pajisin me pasaportë. Më 2 qershor 1998, nga Como Ciaso, morëm trenin që qonte në Milano e prej andej dikund në ora 10.00 të mengjesit u nisëm për Anconë. Me të shkuar në Anconë, dolëm në qytet dhe u futëm në disa restaurante aty afër portit duke shpresuar se do të takojmë ndonjë shok të organizuar edhe pse asnjë emër nuk na e kishin dhënë as Abazi e as Islam Vishi, vetëm se na kishin thënë që në port ju presin shokët. Të kota ishin përpjekjet tona për të parë dikend nga LPK-ja dhe ky mashtrim apo pa përgjegjësi organizative më dëshproi shumë. Sadiku e Reshati i nxorën biletat për Durrës ndërsa mua që nuk kisha pasaportë nuk më dhanë biletë. Nuk kisha zgjidhje tjetër pos të kthehem prapë në Zvicër, bile edhe të kthehesha ishte e vështirë, sepse edhe hyrja në Zvicër tani ishte problem. Megjithate inati dhe dëshira për të shkuar në luftë nuk më lanë të kthehem prapa. Shkuam prapë në një kafe aty afër dhe po e bisedojmë hallin tim.
Ndërkohë për fatin tim, Sadik Halitjaha tha se në pasaportë e kishte vajzën e tij dhe po e provojmë të nxjerrim një biletë në emër të saj e ndoshta na lëshojnë. Shkuam te sporteli dhe e kam nxjerrur biletën në emër të vajzës së Sadik Halitjahës. Pasi e nxorëm biletën edhe pse me shumë peripeci arrita të futem në anije dhe jemi nisur po atë natë për Shqipëri. Në portin e Durrësit mbërritëm të nesërmen në ora 10.00. Edhe aty pata vështirësi, por meqë u thash se po shkoj për luftë më lëshuan. Në port na ka pritur eprori ushtarak i Shqipërisë me prejardhje nga Kosova Gjeneral Remzi Demaj, që e njihte Sadiku. Atë natë kemi fjetur tek ai në Tiranë. Të nesërmen jemi takuar me Azem Sylën, me Bardhyl Mahmutin, me Shaip Mujën, me Shefit Xhaferin dhe me shumë shokë të LPK-së. Në takimin e rastësishëm me Bardhyl Mahmutin, ai kërkoi nga unë dhe Reshati që të mos shkojmë në Kosovë, sepse atje ka aq shumë të interesuar për luftë saqë nuk po jemi në gjendjë tu japim armë, ndërsa punën tuaj në LPK e në Fondin ,,Vendlindja Therret“ dhe në propagandimin e vijës politike e ushtarake të UÇK-së nuk mund ta bëjë gjithkush. Megjithë këtë propozim dashamirës të Bardhylit, ne kishim ndarë mendjen që të shkojmë në Kosovë dhe nuk kishte askush që do të mund të na ndalte.
Poashtu atë ditë pasidte rastësisht jemi takuar në qytet me tre bashkëvendas nga Kaçaniku, Bajram Selmanin, Naser Kukën dhe Esed Malsiun. Nuk i kisha parë shumë vite dhe u gëzova shumë, e njëkohësisht mendova se edhe këta janë duke shkuar në Kosovë dhe ishte një shancë e mirë që grupi ynë të bëhëj më i fuqishëm. Esedi më njoftoi se ka qenë disa ditë në Kosovë, por meqë nuk ka pasur njohuri dhe lidhje me UÇK-në, edhe pse ishte takuar me Berat Luzhën, nuk ka mundur të marrë kontakt me Agimin dhe me njerëz të UÇK-së në Kaçanik. Në mbrëmje vonë jemi takuar edhe një herë me dajën Azem Syla, dhe jemi marrë vesh që të nisemi të nesërmen bashkë për Vlahnë në kufi me Kosovën. Pasi Azem Syla kishte pasur shumë ngarkesa është bërë një gabim siç ishim marrë vesh dhe nga Rësheni ne jemi kthyer përsëri në Tiranë. Në mbrëmje jemi takuar përsëri me Azem Sylën dhe jemi marrë vesh që të nesërmen të nisemi për Vlahnë. Bashkë me Azem Sylën, Milaim Zekën dhe Raif Gashin kemi shkuar deri në Vlahnë( ekziston edhe inqizimi me video që është te emisioni për Adem Jasharin). Atë natë nga Vlahna hynin në Kosovë një grup prej 64 ushtarësh dhe ne ju kemi bashkangjitur atij grupi. Natën mes datave 07 dhe 08 qershor 1998 ne jemi futur në Kosovë. Pasi kemi kaluar kufirin udhëheqësit që e dinin terrenin mirë, Haxhi Hoti – Lleshi, tani dëshmorë dhe Qenë Qenaj, poashtu tani deshmorë, na thënë se mund të ulemi të pushojmë pak, sepse kemi kaluar rrezikun nga forcat ushtarake serbe. Ishim të lodhur shumë dhe kishim shumë nevojë për një pushim të shkurtër.
Gjatë rrugëtimit shumica e ushtarëve që vinin nga Kosova ishin të pa pajisur me mjete përcjellëse dhe unë që kisha një matare me ujë për rrugë, duke shpresuar se do të gjejmë dikund ndonjë burim uji, iua dhashë shokëve që kishin etje dhe vetë mbeta pa asnjë pikë ujë në malet e Hasit të thatë. Sapo u ulëm për të pushuar, i them Sadik Halitjahës që të më jap pakëz ujë, sepse më është hargjuar uji im. Ai ma zgjati mataren me ujë që e piva vetëm pak për ta ruajtur për udhëtimin në vazhdim.
Pak më anash meje ishte i ulur Haxhi Hoti, që atëherë nuk e njihja me emër, por e dija që është njëri nga udhëheqësit tanë dhe se e njihte mirë terrenin e Hasit, pasi ishte nga ajo anë. Dikush iu afrua afër dhe i tha se kali që e kishim të ngarkuar me një top të kalibrit të vogël, është lodhur dhe nuk po e kalon rrugën. Haxhiu menjëherë brofi nga vendi dhe u nis në drejtim të kalit. Nuk kanë shkuar as 5 minuta dhe është ndier një rafall automatiku, pastaj disa të shtëna në të dyja anët, pastaj disa raketa ndriquese e bënë natën ditë dhe filloi një luftë e tmerrshme. Ne ishim të gjithë të ulur duke pushuar, të lodhur dhe shumica nuk e dinim terrenin. Në ato kushte ishte e pamundur të krijojë vija frontale të luftës, por edhe të gjuaje kot, nuk shihej asgjë dhe lehtë kemi mundur të vrisnim njëri-tjetrin. U krijua një pështjellim i madh, secili mundohej të mbrohej në formën e vetë, ndërsa gryka e gulinovit të tankut serb që na kishte hypur përmbi villte zjarr, degët e lisave të prerë nga plumbat dhe predhat serbe na binin mbi kokë, plumbat vinin nga të gjitha anët dhe as nuk i shihnim. Në atë gjendje e di se për një çast deri sa po tërhiqeshim, kam mbetur i vetëm në malet e Pashtrikut, në malet e Hasit të thatë, ku kishte shumë gurë dhe bjeshkë të rrëpita. Ashtu i humbur në pyll, i vetëm dhe pa ditur se ka të shkojë, u nisa teposhtë bjeshkës ku nuk shihej asgjë, ndërsa largë, shiheshin dritat e rrafshit të Kosovës, si shenjë se megjithatë drita shihej në fund të tunelit.
Pas pak ndëgjova një shushurimë dhe për një çast ndala edhe frymëmarrjen për të nuhatur më mirë nëse ka njerëz aty afër. Ishte shumë e lehtë që në këtë situatë të shkojë drejtë e në gojë të armikut, prandaj mbaja kallashnikovin në gjendje gatishmërie për të gjuajtur nëse ndeshem me armikun, ndërsa një plumb e kisha futur në xhep të jelekut që nëse më hargjohen plumbat, plumbin e fundit ta ruaj për të vrarë veten, por jo kurrë për të ra i gjallë në dorë të armikut.
Pasi bëra disa metra vrap, duke shikuar me kujdes në të gjitha anët, pashë se para meje janë katër ushtar të UÇK-së, por nuk e dija se cilët janë. Më shumë isha i shqetësuar për kusheririn Reshatin dhe shokun Sadik Halitjaha me të cilët kishim ardhur nga Zvicra. Iu afrova këtij grupi afër dhe duke pëshpëritur e pyeta cili je, kur për çudi njeriu që e kisha për ballë më tha se është Reshati dhe se bashkë me ta është edhe njëri nga udhëheqësit e grupit Qenë Qenaj të cilët e dinin rrugën mirë. Ushtar tjerë nuk shihja askund, sepse gjatë luftimeve secili ishte shpërndarë në drejtime të ndryshme.
Isha i lodhur, ngase kishim ngarkesë të madhe në shpinë, i etur për ujë por edhe i shqetësuar për atë që ndodhi. Udhëheqësit kishin vetëm nga një skorpion dhe ata pasi e dinin terrenin ishin më të përgatitur. Unë i lusja që të pushojmë pak, por ata thonin gjithnjë se jemi shumë afër cakut dhe atje do të pushojmë. Kështu bëmë disa orë rrugë derisa arritëm mbi fshatin Demjan. Nga kodrat ndëgjohej një gurgullimë uji e një burimi që ishte afër. Duke vrapuar kemi shkuar të gjithë tek burimi dhe meqë ishim të etur për ujë, futëm kokën si në filma kauboj dhe pimë ujë më shumë se lejohej në këto raste, sepse ishim aq të lodhur dhe pirja e tepërt e ujit në raste të tilla është i rrezikshëm. Nga uji i tepërt fillova të humb forcën dhe nuk mundja të eci më tutje. Për fat shtëpia ku do të shkonim nuk ishte larg dhe me shumë mund arritëm deri te dyert e një shtëpie të rrethuar me mure të larta, që më vonë mora vesh se ishte shtëpia e Ibrahim Qarrit nga fshati Demjan i Gjakovës.
Sapo hapëm dyert e oborrit u shtrimë me të shpejtë në oborr për të pushuar, sepse ishim shumë të lodhur. Pas pak doli Ibrahimi dhe na futi në shtëpinë e tij ku pushuam deri në mëngjes. Herëpasëhere vinin grupe shokësh siç kishin mundur të takoheshin në mal dhe çdo ardhje na gëzonte se edhe një shok çenka gjallë. I fundit atë ditë erdhi Faruk ( Fahredin) Gashi nga Shtimja ( i njohur pas luftës në rastin Bllaca dhe Syla), icili kishte ardhur me ne nga Tirana me porosi të Azem Sylës, duke e prezentuar si shok i yni shumë i rëndësishëm(!). Faruki te shtëpia e Ibrahim Qarrit erdhi dikund dy tri orë me vonesë. Kjo na bëri përshtypje të gjithëve dhe kur e pyetëm se pse ishte vonuar aq shumë, ai tha “kur ka krisë lufta, unë kam dashur të fshihem pas një guri, dhe i kam mshu gurit me krye dhe më ka rënë të fikët( nuk kishe asnjë plagë)! Pasi ka zbardhur dita vazhdoi Faruki, jam zgjuar nga kllapa dhe e kam parë se jam vetëm. U zgjova ngadalë nga dhimbja dhe u nisa teposhtë malit pa e ditur se ku më qon rruga, meqë nuk e nhihja terrenin. Pasi eca pak metra, si në mjegull më vinte një njeri me uniformë dhe unë mendoja se është ndonjë shok i yni, por kur u afruam afër dhe unë e pyeta ku janë shokët, ai ma ktheu në serbisht ,,ne znam nishta“ dhe iku përpjetë malit, e unë ika teposhtë pa i thënë asnjë fjalë( çudi!). Kur jemi nisur nga Vlahna, Faruku me vete e kishte një armë SCORPION, që mund ti shërbente sëpaku për vetëmbrojtje, ndërsa ,,ushtari serb“ sado që mund të ketë qenë i hutuar nga lufta, ai sëpaku do ta këtë pasur një revole me vete. Ky arsyetim i Fahredinit dukej i dyshimtë, por meqë nga Tirana na e kishte dhënë Komandanti Azem Syla, nuk më lejonte të futem në dyshime më të thella, por as nuk më lente të qetë si rast i çuditshëm. Këtë dilemë e kam shoshitur nëpër kokë që nga qershori 1998 e deri në vitin 2010, kur filloi rasti Bllaca, Syla e bashkë me te ishte edhe Faruk (Fahredin) Gashi, dhe kjo më riktheu në qershor 1998, te ky rast i Faruk Fahredin Gashit të Shtimes. Meqë ishim nga të gjitha rajonet e Kosovës dhe nuk e njihnim njëri – tjetrin, u morëm vesh të shikojmë se sa ushtar mungojnë. Nga shokët e Hasit morëm vesh se në luftime është vrarë njëri nga udhëheqësit, Haxhi Hoti – Komandant LLESHI nga Rugova e Hasit të Gjakovës, dhe se kufoma e tij nuk ka mundur të tërhiqet. Dhimbja për te ishte e madhe, por ishim në kohë lufte dhe këto gjëra dihej se mund të ndodhnin. Lajmin për rënien në pritë e kishte kumtuar tek shokët e LPK-së në Tiranë dhe në Zvicër, Azem Syla i cili e kishte ditur mirë që në atë grup ishim edhe tre veprimtar të LPK-së, Sadik Halitjaha, Reshat Salihaj dhe Metush Zenuni.
-Nxjerrë nga libri im në dorëshkrim „ Për Lirinë e Atdheut“, i cili do të botohet sëshpejti!

Rrëfime për blerjen e Islamit “tonë” dhe se si nga një milionë euro do të hynin në “xhepat” e Shpend Ahmetit dhe Naim Tërnavës…!

0
ISLAMI i blerë
Nja 4-5 vite më parë, po udhëtoja nga Stambolli për në Prishtinë. Udhëtoja në linjen: Helsinki-Stamboll-Prishtinë.
Me këtë linjë, gjithmonë pritet 6 orë në Stamboll.
2 orë para nisjes, arriti djali i mikut tim nga Prishtina, një biznesmen i madh në ndërtimtari.
U gëzova që kisha me kë të bisedoja.
Kohë e gjatë, tri orë do të rrinim së bashku. Ishte një dhuratë e papritur për mua.
Pas pyetjeve të rëndomta, filluam bisedat, kush nga vinte.
E pyeta, përse në këtë kohë në Stamboll. Çështjen biznesi a shëndeti, meqenëse nuk ishte kohë turizmi dhe Viti Ri po afrohej.
Me punë isha se baba nuk pati kohë si dhe atij i duhet përkthyes meqenëse nuk di as turqisht as anglisht.
Çfarë biznesi ke ti në Turqi, fillova me shpotitë e mia. A tulla erdhe me ble, a?
Jo, ma priti, puna është diçka më e thellë.
Unë, gjithmonë kureshtar duke pritur ndonjë lajm për sfida të reja të mikut tim.
-Jo besa, përsëri me ndërtimrtari por kësaj here dështoi një projekt i madh.
– Hë! Çfarë biznesi? – mendoja dhe nuk ma merrte mendja për lidhje ndërtimtarie me Turqinë.
– Tash të them, vazhdoi ai.
Isha për të biseduar me punëdhënësin e xhamisë më të madhen në Europë, që do të bëhet në Prishtinë.
Nuk ma merrte mendja.
Ai shpjegoi gjithë stafin me kë kishte biseduar në fshehtësi.
– Po, – më tha. Kështu do të bëhet, por unë nuk e mora. T’i e di se nuk i dua këta as jam ndonjë fetar, por biznesi është biznes. Po nuk e mora unë, e merr dikush tjetër.
– Çfarë ndodhi, pse nuk e more?
– Nuk e mora se desha të mbetem përsëri sikur më ka thënë baba L. – jo korrupsion!!!
– Nga ti kërkonin? – jo, edhe më keq.
Për xhaminë më thanë janë të ndara 40 milionë euro. Nga kjo shumë, një milionë ishin  për Shpend Ahmetin, kryetarin e atëhershëm të Prishtinës, i cili na jep lejen në vendin ku ne duam.
Një milionë të tjera për Naim Tërnavën si udhëheqës dhe ideator i projektit.
Po, pse nuk ia jepnin vet ata? vazhdova unë.
-Jo, jo.
Për me hupë gjurmë, paratë duhet të kalojnë nëpër llogarinë bankare të firmës sime.
– E, këtu po flika lepuri, ia ktheva.
Bash këtu, ma priti.
Naim Tërnavën e pashë një ditë në një emision Radio Kosova e Lirë. Ai së bashku me disa kinse patriotë, kishte qenë në stafin drejtues të Radios ilegale më 1999 !
E dija mirë që amerikanët ua kanë hequr mjekërroshat që në luftë kishin shkuar me postiqe në shpinë “për ta luftuar qafirin”, dhe “për t’i falë pesë vaktet”, por ja. Djalli e paska bërë të veten.
Në qendër të propagandës, paska qenë Naim Tërnava. Ndërsa ushtarët e devotshëm, ankoheshin se kush po i dekonspiron te ushtria serbe.
Unë e di, kush je ti, por tani nuk po e di se kush jam unë…!
Kështu thoshte një ushtar i devotshëm i UÇK-së.
Urime kotësi shqiptatë…!
Urime barbari islame…!

Sak Muji: Poema e zërit që nuk heshti – për Gjergj Kabashin

0

Fotoja e ime (Gjergj – Bajram Kabashi) është punim artistik i piktorit Sak Muji

Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër

POEMA E ZËRIT QË NUK HESHTI – PËR GJERGJ KABASHIN

AKTI I PARË – FJALA QË ZGJOI PRANVERËN

Në kohë kur pranvera

s’kishte lule,

dhe fjala ishte burg,

doli një zë nga malësia

tjetër –

nga Sanxhaku i harruar,

me penën në dorë e plagën

në shpirt.

***

Jo për lavdi shkroi,

por për amanet.

Jo për veten foli,

por për ne që s’na lanë me

u bë “ne”.

***

Ai s’e bleu pranverën

me lule plastike,

por e mbolli me gjak

artikulli.

43 pranvera – 43 kapituj,

e secila një thirrje për të

mos vdekur si popull.

⸻

AKTI I DYTË – ZËRI NË MES

TË hirres e te HESHTJES

***

Kur mediat u bënë zarfë

nën tavolinë,

e kombi u shit për një

“opinion” në ‘prime time’,

Gjergj Kabashi nuk bërtiti

për klikime,

ai psherëtiu për kombin.

***

Në “Drini”, ai gdhendi shkronjat

me zemrën e tij.

Shkroi jo për të harruar, por

për të nxjerrë në dritë,

jo për të zbavitur lexuesin –

por për të zgjuar

ndërgjegjen.

***

Ai zgjodhi dhimbjen mbi

komoditetin,

të vërtetën mbi diplomën,

kombin mbi veten.

Ndaj është më shumë se

gazetar –

është rojtar i gjakut tonë që

s’duhet të hollohet.

⸻

AKTI I TRETË – NGA MAJA E LUJVE, ZËRI I MALËSORIT I THOTË: FALËNDERIM I PËRJETSHËM

O Gjergj, unë që vij nga

maja e Lujve,

ku dielli ngrihet më herët e

heshtja më shumë

dëgjohet,

ta çoj këtë zë si amanet

me erën e maleve:

Faleminderit, vëlla!

Se kur unë isha në burg, ti

ishe dritare.

Kur fjala ime ishte e

ndaluar,

ti ia dhe fjalës sime shpinën

tënde që ajo të mbijetonte.

***

Ti nuk lejoje që liria të

kthehej në tallje,

e demokracia në

maskaradë.

Me 43 rrufe, e theve

errësirën.

***

Dhe unë sot, në emrin e të

gjithë atyre që s’kanë më

zë,

e qëndis këtë poemë me

frymën e maleve dhe

mirënjohjen e kombit.

⸻

Gjergj Kabashi – ti nuk je më vetëm një njeri, je një fjalë që do të shkruhet përgjithmonë me shkronja gjaku në librin e ndërgjegjes shqiptare.

Letër e hapur udhëheqësit të Debat Plus të TV Dukagjini, Ermal Pandurit

0
LETËR E HAPUR PËR ERMAL PANDURIN – “MODERATORIN” E NJË kastravecit KOZMIK- komik .
O Ermal Panduri,
A është ende ky emri yt i plotë apo ke ndërruar mbiemrin në “Hoxhenica Panduri-Igballaj”?
Se fjalori yt, mimika jote, dhe më së shumti buzëqeshja jote prej servili në orgazëm të ftohtë, e dëshmojnë qartë që nuk je më një gazetar – po një pajë me dyer të hapura për çdo fyerje që i bëhet shtetit tonë në emër të “llafit të lirë”.
Po flasim troç:
Si është e mundur, more “moderator”, që në emisionin tënd të turpit në TV Dukagjini – ky geto mediatik i zbrazëtisë – të lejohet që Baton Haxhiu dhe Lirim Mehmetaj ta shajnë me nënë kryeministrin e Republikës sonë, Albin Kurtin?!
Ta fyejnë Kosovën, këtë vend që mezi e mbajmë mbi shpatullat tona të përgjakura – ndërsa ti, Ermal i pambuluar me asnjë ndjenjë dinjiteti, tund kokën si klerik pa fe e pa komb.
Nuk është më debat, por maskaradë e drejtuar nga një xhelat i etikës kombëtare.
Në vend se të ndalesh e të kërkosh ndjesë publike për përçudnimin e fjalës së lirë, ti ke zgjedhur të kthesh studion në një bordello retorike, ku fjalët e ulëta janë valuta e vetme që pranohet.
Kjo skenë nuk i ndodh as në ndonjë qerthull të ndyrë të ndonjë nomadi analfabet, e jo më në një studio televizive që supozohet të formojë opinion.
Por me ty, Ermal, opinioni formohet vetëm në formë lakuriqësie mendore – sepse aty ku ti je drejtues, aty nuk ka as udhë, as drejtim – vetëm zbrazëti e qëllimshme në shërbim të kënaqësisë së tutorëve të tu mediatikë.
Dhe ti qesh… Qesh si një Igballa me shehadet të hedhur mbi fytyrën e ndërgjegjes, qesh sikur nuk kupton se ke shndërruar mikrofonin në armë kundër vetë shtetit që të ushqen, të duron, dhe më së keqi – të toleron.
Prandaj, mos e mendo këtë si kritikë. Ky është fishkëllim turpi për ty dhe për gjithçka që përfaqëson.
Në një vend të drejtë, do ishe fshirë nga çdo ekran. Por ne jemi ende në Kosovën ku një Ermal Pandur mund të bëhet “moderator”, dhe një Baton Haxhiu – “opinionist”.
Dhe pastaj na thonë se jemi keq…
Jo, ne jemi në ferrin e zëshëm të paudhësisë mediatike, ku ti je një prej djajve më të buzëqeshur.
Sikur të kishte pak ndjenjë në atë “panel” – do ishte quajtur emision.
Por me ty në krye, është vetëm një shfaqje që meriton vetëm një zë: fishkëllim dhe përbuzje.
Dakord sherr ne injorum te dhtetit e popullit tonë shqiptar
Te qoftë turp pata damiljrs tende….
Dakord !?

Elegji për demokracinë e përdhunuar

0
Do të isha njeriu më i lumtur në këtë republikë të plagosur, sikur opozita jonë të ishte një forcë serioze: e ndershme si Diogjeni me llambën e tij në mes të ditës, e mençur si Sokrati që dinte se nuk dinte asgjë, dhe atdhetare si ata që ranë për këtë tokë pa kërkuar tenderë në këmbim.
Por jo.
Ajo çka kemi sot nuk është opozitë. Është një koalicion hijesh, një orkestër e zhurmshme hajnash që kërkon të kthehet në pushtet jo me votë, por me dredhi, rrena dhe seks diplomatik. Nuk bëhet fjalë për konkurrencë politike, por për kontrabandë pushteti, ku kartat ndërkombëtare përzihen me paratë e krimit dhe nostalgjinë për privilegjet e vjetra.
Le të flasim me emra.
Kush mund ta harrojë Grenellin, diplomatin-hije që nuk përfaqësonte Amerikën, por ndoshta vetëm dhomën e gjumit të Vuçiqit? Një emisar i shndërruar në eskortë ideologjike, i cili e shikonte Kosovën jo si shtet, por si shpërblim për begeninë e Beogradit.
E tani vjen Escobari, me një emër që të kujton narkotrafikun, dhe që në sjellje s’është larg: lëviz nëpër Ballkan me misionin e një përfaqësuesi të “stabilokracisë”, duke mos i kursyer presionet ndaj një qeverie të zgjedhur me 50% të votës, ndërsa përqafohet me ata që dikur blenin vota me thes dhe mbillnin frikë me kallash.
Ndërkohë, mediat… ah, mediat!
Të gjitha televizionet tona të mëdha janë shndërruar në SPUTNIK në shqip. Nga mëngjesi deri në mesnatë, këta gazetarë të “pavarur” janë më të varur se respiratori i një pacienti pa mushkëri: varur nga tenderët, nga oligarkët dhe nga urdhrat e Beogradit. Nuk raportojnë, por shpikin. Nuk analizojnë, por helmojnë. Janë turistë propagandistikë, që bredhin nga një studio në tjetrën si “ekspertë të gjithçkaje”, ndërsa realisht janë eskorta politike me mikrofon.
Sot, nëse ndokush dëgjon të thotë “Albin Kurti është fajtor për të gjitha”, është njëlloj si të thuash “Dielli është fajtor pse sytë e mi janë të mbyllur”.
Filozofia e të pabesëve është kjo: Nëse s’e mposht dot me votë, baltose me shpifje. Nëse nuk ta shes dot Kosovën, shes patriotizmin tënd të rremë me zbritje për Serbinë.
Në këtë shoqëri të përmbysur, ku hajni flet për drejtësi, tradhtari për atdhe, dhe spiuni për demokraci — po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh një kriminel nga një analist, dhe një ambasador nga një ndërmjetës seksual.
Por siç thotë një urti orientale:
“Kur ujqit e vjetër veshin lëkurën e qengjit, vetëm zëri i nënës i njeh.”
Dhe populli, edhe pse i lodhur, e ka ende atë zë në vesh. Dhe kur të flasë, nuk do të jetë më me vota – por me gjykim.

Analistët e “Tanjug-ut” dhe disa të tjerë me drogë e kokainë

0
Dita ende s’ishte zbardhur siç e dëshiroja unë.
O ndyrësira mos kaloni mbi varret e familjes Jashari…!
Plasi gurguleja brenda anetarëve të PDYKYS, me avaze të vjetëra e të reja – e mosë dëgjoni Lushtaka, Memluca, Mirena, Kajtaza, Matosha, Valona, Abdygjyka, Duda Balje, Radojçiqa – kur ndrrojnë mediat tre gishta i lënë.
Po ç’ishte kjo gurgule e MRENËS helmuese dhe e Çakalllit të TanjUgut VALONIT? Cila ishte kjo tradhëti që mbyti trimat e çartur të familjes Jashari që s’u ndahej kënga e atdheut nga buzët?
Në mejdan të debatit si kopsht i plehut, fryhen dhe krekosen dhelprat Valon Saylçja e Ilir Mrena – thonë se nuk u dhimbset, as Ademi as kombi shqiptar.
Në mediat antishqiptare majtas analistë Tanjugu e dy vëllezërit djathtas me drogë dhe kokainë! Stan mediash me qelbësira u bë Dardania, ndërsa sançopantizmi i Lushtakut e i PDYKYS degdisen duke harruar rrugën e kthimit.
Të cilët nuk janë të paktë në këta media. A mund të quhet kjo sjellje e tyre për të sunduar – semantika e mbijetesës në media!
Ju dy fundërrina jeni me prostat në kokë! Në Veri duan pushtet që nuk kanë as turp e as moral:
“Sipas këtyre zagarëve, zuzarëve, argatëve të Serbisë edhe Adem Jashari e paska shti Serbinë me ba masakra ndajë shqiptarëve në Dardani!!!”
O Perëndi tunde nga themelet këtë milet!
Ku janë ëndërrat e fëmijëve të familjes Jashari? Ku janë zemrat e voglat që dhanë çdo gjë për kombë e atdhe? Ku është Perëndija?!
O popull drenicakë, “o popull mistrec, o trima drenicak të dhjerë”! Po Ademin me familje kush i vrau? Analistët nuk përgjigjën për këtë krimë, për këtë masakër, ia lë lexuesit të vëmendshëm ta gjej pasi ta ketë lexuar shkrimin tim. Ngrihuni të gjithë kudo që jeni që t’i largojmë këta analistë serbë nga mediat e Dardanisë.

Pse po i pengon ruset, rikthimi i shqiptarëve në katolicizëm?

0
Pse po i pengon ruset, rikthimi i shqiptarëve në katolicizëm?
Takimi me bukuroshen-gjarpër të Moldavisë
Në fillim e mora për moldave, pa më shkuar mendja se mund të ishte pjesë e minoritetit rus në atë vend. Flisnim në gjermanisht. Para disa kohësh, kishte shprehur një urrejtje të papërmbajtur për Spanjën dhe spanjollët, që e kundërshtova ashpër. Ajo u përgjigj me arrogancë: “Unë i njoh më mirë, sepse jetoj këtu prej 25 vitesh.” E kapërdiva si Dallilë ruse që ishte. Thashë “ok”.
E lodhur nga mërgimi, nostalgjia për vendlindjen i rridhte nëpër fjalë – e asgjë e re për veshët e mi. Disa shqiptarë, shpesh, i kam dëgjuar ta përqeshin vendin që i pret e i mban, duke harruar mikpritjen që marrin. Por sot, Dallila moldave, tregoi dhëmbët e saj.
Tema nisi me Moldavinë, të cilën unë e quaj “rumune”, por sipas saj nuk kishte fare lidhje me Rumaninë. “Ne moldavët jemi krejt tjetër nga rumunët, që nga shekulli XIII,” – tha. I bëra një pyetje të natyrshme:
– Po ti je ruse?
– Po, jam ruse.
– Me sa di unë, jeni një minoritet i vogël atje.
– Jo, jo!
Ok, ok… Heshtje.
Më pas nisi të më flasë me admirim për Titon. I thashë se ishte diktator fashist. Kundërshtoi, me dëshirën për të më mbajtur leksione. I tregova për Gulagun, për Goli Otokun, për krimet e Lenininit Stalinit e Titos Ajo? E mbushur plot adhurim për Bashkimin Sovjetik dhe “arritjet” e tij.
– Sipas teje, kush ka vrarë më shumë njerëz: Hitleri apo Lenini e Stalini?
Aty iu zbardhën sytë nga sekëlldia dhe nisi të fliste për “të mirat” e Bashkimit Sovjetik.
I përmenda Solzhenicinin.
– Ai ka qenë tradhtar, ka shpifur në librat e tij!
– Unë kam lexuar katër libra për kampet e përqendrimit sovjetike. Dhe të gjitha i kam lexuar me kujdes.
Filloi të ndizet debati. Shetitja për të cilën kisha bërë 46 kilometra nga qyteti ku banoj, po më bëhej e padurueshme.
Në njërën anë bukuria e Alikantes – në tjetrën, një Meduzë ruse.
Nuk më mbeti gjë tjetër veçse ta çoja debatin drejt përplasjes… Ndoshta ajo donte që të mbyllej biseda dhe t’i lëshonim vend bukurisë përreth, por tani kishte ikur çdo lloj “lezet” turistik.
E pyeta:
– Po për luftën në Ukrainë, çfarë mendon?
– Nuk është luftë mes Ukrainës dhe Rusisë. Është luftë e Perëndimit – Gjermanisë, Britanisë, Francës… (Për çudi harroi SHBA-në).
– Por po vriten ukrainas, gra, fëmijë, qytetarë të pafajshëm.
– Edhe ata kanë vrarë… – tha, duke më vështruar qëllimisht në kryqin që mbaja në qafë.
– Ti je katolik? – pyeti.
I tregova kryqin me krenari.
– Prindërit e mi janë rritur në një familje muslimane, – shtova.
– Epo, a nuk do ishte më mirë të kishe respektuar besimin e tyre? – tha, dhe ndërkohë filloi të më fliste për “virtytet” e islamit.
Këtu durimi im mori flakë.
– Po ne shqiptarët i dimë mirë këto: sllavo-ortodoksizmi dhe islamizmi kanë qenë si binjakë siamezë. Të pandashëm në shkatërrimin e identitetit tonë. Dhe ti që quan tradhtarë ukrainasit – më thuaj, çfarë mendon për ribashkimin e Gjermanisë?
– Gjermania Lindore jetonte më mirë nën Bashkimin Sovjetik. Merrnin paga më të larta, trajtoheshin me më shumë respekt. Sot janë penduar për bashkimin!
Kështu foli “Meduza” ruse, e shkolluar me arsim të lartë në Bashkimin Sovjetik, gruaja e një ish-ushtaraku të lartë të regjimit komunist. Sot shëtit rrugëve të Spanjës duke mbikëqyrur fëmijët e spanjollëve që aq shumë i përbuz.
Gruaja që verbohet nga kryqi im, dhe ndriçohet nga islamizmi – pas asaj dashurie të saj të parë: ortodoksisë sllave.
– Slava Ukraini! – bërtita.
Ashtu si në mitologji, kur i presin një kokë Meduzës, asaj i dualën gjashtë të tjera.
Kur i thashë që 40 mijë shqiptarë janë rikthyer në fenë e të parëve, e rrita numrin tetëfish – për efekt dramatik.
Ngadalë po vetëdijësohej se shetitja jonë kishte marrë fund.
– Po më vjen keq, por nuk mundemi ta vazhdojmë së bashku këtë shëtitje në Alicante, – tha.
– E kuptove tani? Unë e kuptova shumë më herët. – ia ktheva.
Në fund, me zë të prerë:
– Dije këtë: ju rusët do ta humbni këtë luftë të ndyrë. Duart lart nga Ballkani (Gadishulli Ilirik) – Rusia nuk kalon!
U ndamë aty.
Ajo ngeli e mpirë, mbështetur për një karrige, ndërsa unë… po shijoj në qetësi bukuritë alikanteske dhe më vonë pret darka me engjuj europian e jo me Muduza, për darkën që më ftoj katolikja spanjolle.

Plakja ka një lloj bukurie në vetvete, por që krahasuar me vështirësinë fizike që ajo sjell, njerëzit pothuajse nuk e vënë ré

0
Tragjedia e vërtetë e plakjes nuk është të bëhesh i vjetër por që shpirti mbetet i ri.
Ka dhe plakja një lloj bukurie në vetvete por që krahasuar me vështirësinë fizike që ajo sjell, njerëzit pothuajse nuk e vënë ré.
Pastaj, shumica e njerëzve duke u plakur kuptojnë gabimet që kanë ardhur si pasojë e papjekurisë dhe që shpesh faktori moshë, siç e mendonin dikur, nuk është përgjegjësi kryesor.
Njeriu me moshë urtësohet, thellohet, kujtimet bëhen strehë kthjellimesh e nostalgjie.
E megjithatë, brenda nesh, jeton shpesh i njëjti shpirt kurioz e rebel i rinisë.
Bota pret që “të sillemi sipas moshës sonë”, por shpirti ende ëndërron njësoj, ende dëshiron, ende kërkon të qeshë, të veprojë e të jetojë si në të njëzetat.
Kjo ndodh sepse shpirti nuk jeton me vitet kohore por me momentet që na bëjnë të ndihemi gjallë.
E sa kohë është kështu ne refuzojmë të plakemi, derisa e kundërta bëhet e pashmangshme.

Varri i një të krishtere shqiptare në Manastir, dëshmi e identitetit kombëtar dhe fetar

0
Varr i një të krishtere shqiptare në Manastir – Dëshmi e identitetit kombëtar dhe fetar
Në një cep të qetë të qytetit të Manastirit (sot Bitola, Maqedonia e Veriut), ndodhet një kryq varri i thjeshtë por thellësisht domethënës, që mban mbishkrimin në gjuhën shqipe për zonjën Dona Tiko, e lindur në Korçë më 1850 dhe ndarë nga jeta më 19 shtator 1922. I vendosur në një stil tipik ortodoks, ky varr përfaqëson më shumë se një kujtim familjar – ai është një dëshmi historike e pranisë shqiptare të krishterë në Manastir, si dhe e përdorimit të gjuhës shqipe në jetën shpirtërore dhe kulturore të komunitetit shqiptar në këtë qytet.
Mbi gurin e bardhë shkruhet:
“Këtu gjendet Dona Tiko, lindur në Korçë më 1850, vdiq më 19 Shtator 1922. Jufalët Krishtit, të qoftë e ati ndronjënea. Zot e ai, Zoti ju jini.”
Megjithëse dëmtuar nga koha, mbishkrimi ruan thelbin e një përshëndetjeje të krishterë për të ndjerën, duke u lutur që ajo të gjejë paqe në praninë e Krishtit dhe të Zotit.
Ky varr është një simbol i ndërlidhjes mes kombit, fesë dhe gjuhës, në një qytet ku shqiptarët dhanë kontribut të çmuar në arsim, kulturë dhe identitet kombëtar. Vendosja e gjuhës shqipe mbi një varr në vitin 1922 pasqyron edhe ndikimin e Kongresit të Alfabetit të Manastirit (1908), kur u unifikua alfabeti i shqipes me shkronja latine – një akt që u përqafua gjerësisht nga komunitetet shqiptare në të gjitha trevat.
Ky monument i heshtur ruan zërin e një epoke që nuk duhet harruar.

Washingtoni dhe Brukseli ia kthejnë shpinën opozitës kosovare

0
Opozita që dikur lutej për ndihmë nga Grenell, sot nuk ka më as mbështetje, as drejtim
Një analizë e realitetit politik të Kosovës dhe përgjigjja e heshtur, por e qartë nga Perëndimi
Nga betejat për pushtet, në harresën ndërkombëtare
Për vite me radhë, një pjesë e opozitës kosovare investoi gjithë kapitalin e saj politik dhe diplomatik për ta rrëzuar Albin Kurtin nga pushteti, jo përmes votës qytetare, por përmes presioneve të jashtme. Në qendër të kësaj strategjie ishte Edi Rama dhe Richard Grenell – emisari i ish-presidentit Donald Trump – i përdorur si simbol i ndërhyrjes amerikane për të përmbysur vullnetin e popullit të Kosovës.
Por ku është sot Grenell? Jashtë çdo ndikimi në rajon, jashtë çdo procesi aktiv diplomatik. Dhe bashkë me të është zhdukur edhe shpresa e opozitës për ta përfituar pushtetin përmes dyerve të pasme. Sot ajo opozitë ka mbetur pa mbështetje, pa drejtim, pa vizion. Heshtja e Washingtonit nuk është rastësi – është refuzim. Një refuzim i qartë dhe i qëllimshëm ndaj një strukture politike që është konsumuar dhe diskredituar në sytë e Perëndimit.
Pse Perëndimi nuk i fton më në tryezë përfaqësuesit e opozitës kosovare?
Sepse ata nuk ofrojnë më as besim, as vizion, as partneritet serioz për ndërtimin e institucioneve demokratike. Qëndrimet e tyre të paqarta, përplasjet e brendshme dhe veprimet në kundërshtim me interesat e shtetit, i kanë bërë të padëshirueshëm në tryezat e Washingtonit dhe Brukselit.
Nëse SHBA-të apo BE-ja do të kishin ndonjë interes për të mbështetur opozitën në ndërtimin e institucioneve, ata do ta kishin bërë me kohë. Do t’i kishin ftuar në bisedime, do t’i kishin orientuar, apo të paktën do t’i inkurajonin për të bashkëpunuar për reformat. Por kjo nuk ka ndodhur, sepse ata tashmë e dinë mirë: kjo opozitë nuk është më partner i besueshëm. As në standard, as në qëllim, e as në integritet.
Shumë nga drejtuesit e saj janë nën hetime ose të dorëzuar në Hagë – për krime që shkojnë përtej luftës, deri te kapja e shtetit, korrupsioni dhe shitja e interesave kombëtare. E gjithë kjo ka ndërtuar një profil që Perëndimi nuk e duron më: profilin e politikanit të vjetër, të korruptuar, që për pushtet është i gatshëm të rrëzojë gjithçka – përfshirë shtetin e vet.
Skandali më i madh ka ndodhur kur opozita doli kundër anëtarësimit të Kosovës në BE
Një nga veprimet më skandaloze të kësaj opozite ka ndodhur kur përfaqësues të saj kanë dalë hapur kundër integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian. Kjo nuk është më një supozim, por një fakt i dokumentuar në qarqet diplomatike në Bruksel. Këto figura kanë lobuar, pas dyerve të mbyllura, që Kosova të mos afrohet me BE-në, vetëm sepse një proces integrimi do të forconte pozitën e Qeverisë Kurti dhe do të dëmtonte shpresat e tyre për rikthim në pushtet.
Si mund të besohet një opozitë që punon kundër shtetit të vet? Që shkon në Evropë dhe kërkon të izolohet Kosova vetëm për inate politike? A nuk është kjo më e rrezikshme se çdo bllokadë që mund t’i bëjë Serbia?
Këto janë akte të rënda – jo vetëm politike, por kombëtare. Janë forma të tradhtisë që Perëndimi nuk i fal, sepse e kupton mirë kur dikush e saboton vendin e vet për përfitime personale.
Sot, përfundimisht qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë qartë: që asnjë nga qendrat vendimmarrëse perëndimore – as në Washington, as në Bruksel – nuk beson më në këtë opozitë. Nuk besojnë më në LDK-n e futur në krizë identiteti, të larguar nga rruga rugoviane. Nuk besojnë as në PDK-n e lidhur me sistemin e vjetër të korrupsionit institucional.
Të dyja partitë janë jashtë orbitës perëndimore. Dhe bashkë me to, ka rënë edhe çdo shpresë për të qenë më faktor serioz në të ardhmen politike të Kosovës. Në vend që të reformohen, ata kanë zgjedhur rrugën e vetë-djegies, duke e nxjerrë veten nga loja.
Prandaj është koha për një orientim të ri. Për një zgjedhje të bazuar në vlera, jo në nostalgji. Kosova ka nevojë për stabilitet, për drejtësi, për aleanca të sinqerta dhe për përfaqësim të pastër në arenën ndërkombëtare. Dhe këtë nuk e sjellin ata që punojnë pas shpine – por ata që ndërtojnë përpara.
___
Prishtinë, 07 qershor 2025