Kreu Blog Faqe 541

“Portreti i Qëndresës – Sak Muji & Luan – Asllan Dibrani: Dy zemra, një burg dhe një jetë e munduar dhe qëndrestare shqiptare

Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër
(Sylë Mujaj)
___
Në katin e errët të burgut famëkeq të Nishit, atje ku betoni i ftohtë rrëfen më shumë histori sesa fjalët, u takuam për herë të parë. Një milic, me emrin Saviç, më thirri në ambulancën e burgut duke më thënë:
“Merre bashkëatdhetarin tënd!”
Ai burrë i rrëzuar në oborr, i rrahur deri në palcë, ishte një shqiptar. I zgjata dorën dhe i thashë:
“Vëlla, si quhesh?”
Ai më dha një emër që s’do ta harroj kurrë:
“Asllan Dibrani.”
Që nga ajo ditë, rrugëtimi ynë nuk u nda më. Bashkë në qelitë e errësirës, bashkë në dhimbjet fizike, në izolime, tortura e frikë të përditshme. Qelia jonë s’kishte dritë, por kishim dritën tonë të brendshme: qëndresën.
Në “shtëpinë e bardhë” të tmerrit, ku “Grupa për ndjekje të veçantë” na shpinte si kafshë për të na shkatërruar, ne vizatonim me thëngjill, me tul buke, në copa kartoni, në fundet e enëve të ushqimit. Aty krijonte Asllani – Luani – figura që mbaheshin mend për jetë.
Ai nuk ishte vetëm një i burgosur politik. Ishte një artist, një poet, një njeri me vizion të qartë për kombin. Një flamur në mes të qelisë.
Unë – që atëherë quhesh Syle Mujaj në dosjet e UDB-së – isha dëshmitar i gjallë i përulësisë dhe përuljes që nuk e njohu kurrë.
Një jetë, një vizatim
Sot, katër dekada më vonë, mbajmë në trupin dhe shpirtin tonë plagët e asaj kohe. Plagë që nuk shërohen me kohë, por me drejtësi. Me kujtim. Me vërtetësi.
Prandaj, sot propozoj një vizatim të përbashkët, një përmendore në letër për dy shpirtra që nuk u thyen kurrë.
Një portret ku unë dhe Luani – Asllani – të jemi bashkë sërish, jo në një qeli, por në kujtesën kombëtare.
Ky vizatim do jetë pjesë e librit tim “Malësori”, ku jo vetëm historia ime, por edhe ajo e bashkëvuajtësit tim të dashur do të marrë formë e ngjyrë.
⸻
Thirrje për brezin e ri
Brezi i sotëm mund të mos e njohë burgun e Nishit, mund të mos ketë dëgjuar për “Shtëpinë e Bardhë” të izolimit apo për grupet që i thërrisnin “ubij irredentista!” – por ka një detyrë të shenjtë: të kujtojë.
Kujtesa është drejtësi. Kujtesa është komb.
Nëse harrojmë Luanin, nëse harrojmë dhimbjen, ne humbim më shumë se histori: humbim dinjitetin.
⸻
Epilogu
Në emër të atyre që nuk jetojnë më, në emër të atyre që nuk u përkulën, dhe në emër të një shprese që jeton përtej hekurave:
Ky vizatim do të lindë si dëshmi, si homazh, si një akt dashurie për Kosovën që nuk u dorëzua kurrë.
⸻
Me nderim të thellë,
Sak Mujaj – Rugovasi që nuk e përmirësoi UDB-ja

Në Sallën “Balsha” të Tirana Internacional Hotel, Sot në ora 10-të, mbahet Tryeza e Unitetit Shqiptar të Federatës Arbëria

0

TRYREZA E UNITETIT SHQIPTAR

Zgjimi i Ndërgjegjes Kombëtare – Fillimi i Rrugës drejt Bashkimit të Shqiptarëve

Tiranë, 7 Qershor 2025
Ora 10:00 – Salla BALSHA, Tirana International Hotel

Një komb që ka qëndruar nën peshën e padrejtësive historike për më shumë se një shekull, sot ngrihet për të folur me një zë.
Nga Tirana, në zemër të trojeve shqiptare, nisi zgjimi i ndërgjegjes kombëtare që nuk mund të shtypet më.

Në këtë proces të rëndësishëm, një rol kyç luan Federata e Arbërisë — një organizatë e fuqishme dhe e bashkuar, që përfaqëson mbi 350 intelektualë, krijues, akademikë, afaristë dhe veprimtarë që e kanë bërë bashkimin kombëtar mision jetik dhe prioritet kryesor.

Më 7 qershor 2025, Tryeza e Unitetit Shqiptar, me mbështetjen dhe pjesëmarrjen aktive të Federatës së Arbërisë, shënon hapin e parë drejt mbajtjes së Kuvendit Kombëtar Shqiptar më 2 maj 2026, një ngjarje historike që synon të rikthejë bashkimin kombëtar si projekt i përbashkët i dijes, qytetarisë dhe vizionit shqiptar.

Zëri i Arsyes përballë Harresës Politike

Kjo nuk është një thirrje romantike, as një slogani politike.
Kjo është një lëvizje kombëtare, e lindur nga dhimbja dhe nevoja, e ushqyer nga ndërgjegjja dhe e drejtuar nga vullneti i një populli që kërkon drejtësi, dinjitet dhe bashkim.

Në këtë tryezë marrin pjesë akademikë, historianë, juristë, publicistë, artistë, intelektualë dhe veprimtarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora — një forcë e bashkuar që Federata e Arbërisë mbështet fuqimisht.

Ata flasin jo vetëm me fjalë, por me fakte, dëshmi dhe ndërgjegje – duke theksuar rrugët konkrete drejt bashkimit kombëtar dhe pengesat që e kanë zvarritur për dekada.

🇦🇱 Federata e Arbërisë: Gardiane e Flamurit të Bashkimit

Në emër të Federatës së Arbërisë, përfaqësuesi Asllan Dibrani përçon mesazhin e qartë:

“Bashkimi Kombëtar nuk është ëndërr, por e drejtë dhe detyrë e çdo shqiptari. Federata e Arbërisë është krenare të qëndrojë në krah të këtij qëllimi madhor. Ne jemi këtu për ta shndërruar këtë vizion në realitet. Ky takim është dëshmi se shqiptaria është zgjuar dhe nuk do të ndalet më.”

 Falënderim i veçantë për mikun dhe organizatorin Dashamir Uruçi

Në këtë ngjarje historike, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për z. Dashamir Uruçi, organizatorin dhe mikun që më ftoi të jem pjesë e këtij momenti të rëndësishëm.

Për shkak të angazhimeve të pandalshme, nuk do të jem fizikisht i pranishëm, por me gjithë zemrën jam aty, me secilin nga ju që ndjeni amanetin e bashkimit kombëtar.

“Aty ku jeni ju – jam edhe unë. Zëri im është në çdo kumtesë, në çdo përqafim atdhetar, në çdo shpirt që beson në Shqipërinë e bashkuar.”

Koha është tani – Historia nuk pret më

Ne nuk kërkojmë mëshirë, por drejtësi.
Ne kërkojmë bashkimin tonë – si të drejtën më të pastër të çdo kombi të lirë.

Kjo tryezë nuk është thjesht një debat –
është një lëvizje, një kthesë historike dhe një flakadan që nuk do të shuhet më.

Data: 7 Qershor 2025
Salla BALSHA – Tirana International Hotel
Ora: 10:00
Tema: “Bashkimi Kombëtar – Zgjimi i Arsyes dhe i Zemrës Shqiptare”

Mirësevini në këtë tryezë që na bashkon si komb, si vëllazëri, si e ardhme!

Nga Federata e Arbërisë

Shqipëri – Kosovë – Maqedoni e Veriut – Diasporë

Datë: 7 Qershor 2025

Tragjedi Shqiptare – Nostalgji për Masbjeshkën – Sanxhakun “që po shuhet” , por që nuk mund të harrohet e do të ringritet si dikur

Tragjedi Shqiptare – Nostalgji për Sanxhakun “që po shuhet”…
Në emër të kusherinjve të mi Lajçi dhe të gjithë shqiptarëve të Sanxhakut, sot po e them me dhimbje të thellë: më shumë se 90% janë asimiluar.
Nuk e flasin më gjuhën shqipe.
Nuk e përqafojnë më plisin, tirqit, xhubletën.
Shumë prej tyre as nuk guxojnë të thonë se janë shqiptarë.
Por Sanxhaku ka qenë dhe mbetet një pjesë e shenjtë e trungut shqiptar.
Regjioni i kahinës, me qytete dhe fshatra si Plava, Gucia, Hoti, Gruda, Tregu i Ri (Novi Pazar), Tuzi, Ulqini, Tivari – janë rrënjë të lashta shqiptare, gur mbi gur i atdheut që nuk vdes.
Fisnikëria e Kelmendit, krenaria e Shkrelit, besa e vëllazërisë Lajçi, gjaku i Dacajve, buka e Pllucajve dhe shpirti i Fushave të Gjatë në Rozhajë – të gjitha këto janë damarë të kombit tonë që sot rrezikojnë të thahen.
Më 1979, isha vetë me babain tim dhe shumë kusherinj të fisit Lajçi.
Flisnim në gjuhën shqipe, qeshnim, mallëngjeheshim, rrëfenim histori me zëra të pastër shqiptarë.
Veshjet e grave dhe vajzave ishin si të Rugovës: tirq, xhubleta, jelekë e shamia.
Shpirti i mikpritjes ishte shqiptar.
Asgjë tjetër.
Por erdhi pranvera e vitit 1981 dhe me të, shpërthimi i lirisë në Kosovë.
Atje në Sanxhak ndodhi e kundërta – heshtja, shtypja, frika.
Okupuesi serbo-malazez filloi një spastrim të heshtur.
Ndaloi gjuhën shqipe në shkolla, në rrugë e madje edhe në shtëpi.
Një shkollë e vetme në Dacaj mbijetoi përballë tmerrit, si një qiri i fundit në errësirë.
Më pas i pagëzuan me emra të tjerë: muslimanë, boshnjakë…
Por jo më shqiptarë.
Filloi të fshihet historia, gjaku, fisi, emri.
Megjithatë, si gjithmonë, diku dikush ngrihet.
Drita kurrë nuk shuhet plotësisht.
Rasti i vëllazërisë Lajçi dhe i takimeve të fundit për identitetin janë një shpresë.
Një nga këto zëra është Amina Nuraj, një bijë krenare e Sanxhakut, që nuk e harroi rrënjën e saj:
“Ndoshta kam vuajtur shumë – frikë, ngacmime, refuzime – por ia vlejti!
Deri para 12 vitesh, nuk na lejohej të thoshim se kush jemi dhe çfarë jemi, ndërsa sot po i vëmë plisat përsëri në kokë, siç bënin dikur paraardhësit tanë.
Amina Nuraj
Kjo luftë nuk do të ndalet derisa flamuri shqiptar të valëvitet përsëri lirshëm mbi Novi Pazar dhe Sanxhak, dhe derisa të përmbushet amaneti i Aqif Blytes!”
Thirrja është e qartë: Koha është tani.
Duhet që dy shtetet tona – Shqipëria dhe Kosova – bashkë me të gjitha gjashtë territoret shqiptare, të mos harrojnë më Sanxhakun. Identiteti duhet të kthehet. Krenaria duhet të ringjallet.
Dhe flamuri shqiptar, që dikur valëvitej mbi çdo kodër të Plavës dhe Gucisë, duhet të shpaloset sërish, krenar, në çdo zemër që ende rreh shqip.
Ndoshta kam vuajtur shumë frikë, ngacmim dhe refuzim, por ia vlejti! Deri para 12 vitesh, nuk na lejohej të thoshim se kush jemi dhe çfarë jemi, ndërs…
___
Shih videon: 

Vlerësime dhe refleksione rreth librit të Prof.dr. Eshref Ymerit “Rezonanca magnetike” për Rusinë dhe rusët

0

Akademik Prof.dr. Beqir Meta  

Profesor Eshref Ymeri na sjell një botim të ri jashtëzakonisht interesant për botën shqiptare, i cili mban një titull shumë domethënës. Ky botim që përmban vlerësime dhe refleksione të mbi 400 personaliteteve ruse dhe të huaja lidhur me historinë dhe karakteristikat psikosociale, strukturën shoqërore, ndërgjegjen politike, identitetin kulturor dhe racial të popullit rus nga kohët më të largëta e deri në ditët e sotme, ka një vlerë të jashtëzakonshme për lexuesin shqiptar. Madje do të thoja pa asnjë mëdyshje se jo vetëm kombit shqiptar, që ka qenë historikisht dhe mbetet aktualisht në rreshtin e parë të viktimave, mbi të cilin është vërvitur aq dhunshëm kamxhiku rus dhe i shërbëtorëve e beniaminëve të tij ballkanikë, por edhe evropianëve të tjerë, të cilët janë ndier apo ndihen ende më të mbrojtur nga ky xhandar i egër dhe i pafre, është e nevojshme t’u bëhet me dije se përballë çfarë rreziku ndodhen nëse ata nuk bashkohen e nuk e kundërshtojnë me forcë e vendosmëri këtë të keqe të madhe dhe nuk kuptojnë sot gabimin e rëndë që kanë bërë gjatë këtyre dekadave të fundit, por edhe më parë në histori, duke e trajtuar këtë shtet dhe popull sikur të ishte një popull normal i qytetëruar evropian.

Lidhur me rrezikun që përbën shteti rus për kombin tonë, unë nuk pretendoj të them ndonjë gjë specifike, përveç atyre fakteve të dhimbshme dhe plotësisht të argumentuara, të cilat historiografia e re shqiptare, e çliruar nga gënjeshtrat dhe dogmat e komunizmit, i ka shtjelluar gjerësisht. Ato flasin për sfidat madhore që Rusia ka përbërë ndaj kombit shqiptar qysh nga fillesat e Lëvizjes sonë Kombëtare e deri në ditët e sotme. Por vlen të nënvizohet se përcaktimet e jashtëzakonshme të personaliteteve ruse dhe të huaja, të cilat Profesori i nderuar Eshref Ymeri na i sjell për të na paralajmëruar se qenia dhe liria jonë kanë qenë dhe mbeten të kërcënuara nga ky shtet imperialist dhe ekspansionist në plot kuptimin e fjalës dhe, mbi të gjitha, në të gjithë historinë e ekzistencës së tij. Nga analizat, faktet dhe argumentet që paraqiten në këtë botim, lexuesi mund të nxjerrë një sërë përfundimesh për karakteristikat e Rusisë së sotme dhe të djeshme, si dhe të kuptojë shumë më mirë tendencat e politikës së saj ndaj kombeve të tjera. Lidhur me këtë më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme analiza e mprehtë, e sinqertë dhe tërësisht e argumentuar dhe e thukët e Aleksandër Braillovskit (1959), shkrimtar dhe përkthyes gjeorgjian që sillet në këtë botim, i cili shkruan:

“Ngjarjet e paradokohshme në Gjeorgji treguan se Rusia nuk ka ndryshuar, se ajo, ashtu si edhe më parë, vazhdon të mbetet perandori, e cila nuk ka dëshirë të ndahet me plaçkën e saj dhe se ato arsyetime, të cilat më patën detyruar, ashtu si edhe shumë të tjerë, për ta braktisur këtë vend në kohën e duhur, nuk e kanë humbur aktualitetin absolutisht… E keqja nuk është se rusët kishin frikë nga Stalini, por se atë e donin. Dhe vazhdojnë ta duan edhe tani. Popullariteti krejtësisht real, i pamanipuluar i Vladimir Putinit në Rusi, dëshmon pikërisht për një gjë të tillë. Dhe nuk duhen ushqyer iluzione: sapo Rusia ta ndiejë veten mjaft të fuqishme, ajo do të synojë përsëri t’i shtypë të gjithë, kë të mundet. Populli rus e ka mbështetur gjithmonë dhe do ta mbështetë qeverinë e vet në çdolloj lufte që kjo qeveri do të ndërmarrë. Kurse ata të paktë, që nuk do ta përkrahin, do të shpallen tradhtarë dhe do të shfarosen, – përsëri me mbështetjen e plotë dhe tërësisht të çiltër të shumicës së popullsisë, domethënë të popullit. Dhe nëse Perëndimi nuk dëshiron që tanket ruse, në një ditë të bukur, të shfaqen në rrugën Shamps Elize (Champs-Élysées), ai duhet të përgatitet shumë seriozisht, në mënyrë që të bëjë si të bëjë pa lëndën djegëse ruse dhe të jetë në gjendje të kuvendojë me Rusinë nga pozitat e forcës”.

Ky përcaktim gjithpërfshirës përsëritet shpesh e madje herë-herë edhe në forma edhe më therëse nga shumë personalitete të tjera, shumë prej të cilëve janë rusë. Sigurisht që përgjithësimet janë të rrezikëshme në historiografi, por kur argumentet janë të shumta dhe, mbi të gjitha, në një vazhdimësi të pandërprerë historike, që shtrihet në periudha të gjata disashekullore, atëherë këto fakte të detyrojnë në mënyrë të hekurt të dalësh në përfundime, të cilat mund të bien ndesh edhe me klishetë e derisotme sunduese në analizat shkencore historike, politologjike, gjeopolitike, sociologjike, etj. Dhe ky është rasti i Rusisë dhe i popullit rus, për të cilët mjaft argumente historike që sillen në këtë botim janë vërtet therëse. Ne dhe, besoj, si ne edhe qindra milionë evropianë të tjerë, jemi edukuar me konceptin gati të padiskutueshëm dhe aksiomatik se popujt janë të pafajshën, se në shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre ka vetëm fisnikëri, mirësi, paqedashësi, humanizëm, zgjuarsi e plot virtyte të tjera. Dhe, sigurisht, në të gjithë popujt e botës fatmirësisht ndeshen qindra miliona njerëz me këto virtyte, të cilat përbëjnë edhe një vlerë dhe trashëgimi të çmuar, si për kombet e tyre, ashtu edhe për gjithë shoqërinë njerëzore. Por ngjarjet e pafundme historike na detyrojnë të vemë në dukje se ka dhe qindra miliona të tjerë që nuk janë të mbrujtur me këto virtyte dhe, përkundrazi, kanë defiçenca botëkuptimore e shpirtërore të ndryshme, të cilat shfaqen në momente të caktuara dhe nganjëherë përsëriten edhe shpesh. Prandaj mendoj se më e saktë dhe korrekte për të gjykuar për një popull, qoftë ky edhe i madh, siç është populli rus, duhet parë se si është sjellë ai në histori.

Në këto çaste kur po shkruaj këto rreshta për të vlerësuar me sa më shumë objektivitet botimin e profesorit dhe mikut tim të nderuar, lind detyrimisht pyetja se cila është atëherë masa që ne duhet të gjykjojmë për karakterin e një populli të caktuar? Dhe pas kësaj – pyetja tjetër edhe më e vështirë – a janë popujt krijues të historisë apo produkt i saj? Lidhur me pyetjen e parë, unë mendoj se popujt, në një fazë të caktuar të historisë, duhen vlerësuar me veprimet, arritjet ose dështimet që ata kanë njohur gjatë asaj periudhe. Kuptohet se, në tërësi, ata duhen vlerësuar me rezultatet historike dhe veprimet që kanë kryer gjatë tërë historisë së tyre ose shumicës dërmuese të kohës kur ata kanë ekzistuar dhe vepruar. Në këtë kontekst, vjen edhe përcaktimi sasior i diferencës kritike midis negatives dhe pozitives në sjelljen e tyre. Përgjithësisht, nëse shumica e një populli nuk është ngritur ende në nivelin e idealeve politike, sociale, humane, kulturore, që sot i mbron dhe vlerëson njerëzimi, atëherë kjo do të bëhet përcaktuese edhe për sjelljet dhe veprimet e atij populli dhe të shtetit që e përfaqëson atë. Madje edhe kur pushteti nuk ka dalë si rezultat i një vullneti popullor të shprehur në liri, edhe atëherë ai reflekton dobësi dhe mangësi të caktuara dhe thelbësore të asaj shoqërie. Prandaj shumica kritike përcaktuese duhet parë si thelbi i pushtetit dhe i veprimeve të një shteti. Kështu është i qëndrueshëm argumentimi i intelektualit të lartpërmendur gjeorgjian, i cili pohon se “në Rusi, në radhët e popullit të saj, në mënyrën e të menduarit dhe në mënyrën e jetesës së vetë atij populli, mangësitë nuk janë të veçanta, siç patën menduar shumë njerëz, por janë thelbi i atij vendi dhe i atij populli. Po, është fjala pikërisht për popullin, sepse vendi përfaqëson pikërisht popullin. Se është e pamundur që jeta brenda vendit të jetë rregulluar në një mënyrë normale, kurse populli, në këto kushte, të jetë dembel, inatçor dhe i poshtër. Por edhe ndryshe është e pamundur që populli të jetë i zgjuar, punëtor, zemërmirë dhe i drejtë, kurse jeta e tij në vendin ku jetuaka ky popull i mrekullueshëm, të jetë e rëndë, e pistë dhe e padurueshme… Po, po, e di që nuk është mirë të shashë një popull të tërë. Në çdo popull ka njerëz të ndryshëm – të mirë dhe të këqinj, të dashur dhe inatçorë, të edukuar dhe vulgarë, të ndershëm dhe hajdutë, punëtorë dhe parazitë. Por pikërisht aty është gjithë meseleja, se mënyra e jetesës së çdo populli lidhet me pyetjen se çfarë njerëzish e përbëjnë shumicën në radhët e tij. Pyetja tjetër po kaq domethënëse dhe e rëndësishme është – mos vallë popujt janë thjesht viktima të historisë? Po nga ana tjetër ne shpesh themi se ata e bëjnë vetë historinë e tyre. Mendoj se në këtë botim Prof. Ymeri na jep një shpegim mjaft bindës, duke na sugjeruar jo në mënyrë deklarative, por përmes pohimeve dhe argumenteve të shumta, se popujt janë njësoj sa përgjegjës për historinë e tyre, aq edhe viktima ose fitimtarë dhe të nderuar prej saj. Ky është edhe rasti i popullit rus. Por a ka qenë dhe është sot kjo sjellje e Rusisë një rast i izoluar? Mos ndoshta vetëm komunistët ishin ata që e përçudnuan aq keq mënyrën e të menduarit dhe të jetesës së këtij populli fatkeq, saqë ai deri tani nuk është në gjendje ta marrë veten? Pra, a është ky rast një aksident në histori? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjemi me korrektësi – Jo. Sepse është e pamundur që një bandë maskarenjsh të qëndrojë në pushtet për 70 vjet, nëse populli, domethënë shumica e popullsisë së vendit nuk e pranon një gjë të tillë. Përmes shkrimeve që botohen në këtë libër, theksohet se jo një herë, por në mënyrë të vazhdueshme në histori ky popull ka qenë baza e krijimit të regjimeve të përgjakshme, tiranike, imperialiste dhe agresive, prej të cilave kanë vuajtur shumë edhe popujt e tjerë. Prandaj është i saktë pohimi që bëhet në këtë botim se popuj të tërë, shtete të tëra, që përfshiheshin në përbërje të Perandorisë Ruse (të quajtur Bashkim Sovjetik që prej vitit 1922), kanë pasë ëndërruar të shkëputen nga Rusia. Dhe ata që nuk arritën të shkëputen, Rusia nuk i lë të qetë edhe sot e kësaj dite. Madje shumë ka vuajtur edhe populli shqiptar që nuk ka qenë në përbërje të kësaj Perandorie.

Së pari, ngaqë ky shtet i madh ekspansionist diktoi me vendosmëri dhe në mënyrë të vazhdueshme copëtimin e thellë të kombit shqiptar dhe më tej dobësimin dhe asgjësimin edhe të atij shteti të dobët që u krijua.

Së dyti, Rusia ka kundërshtuar me forcë dhe vazhdimisht përpjekjet e kombit tonë për të fituar lirinë nga sundimi serb, politikë, e cila vijon edhe sot me ashpërsinë më të madhe, duke nxitur Serbinë të asgjësojë pavarësinë e Kosovës dhe duke nxitur përçarje dhe tensione midis shqiptarëve dhe maqedonëve e shqiptarëve dhe malazezëve në këto dy shtete fqinje.

Së treti, gjatë dhe pas Luftës së dytë botërore, duke ndërhyrë në punët e brendshmë të kombit shqiptar përmes agjentëve të tij sllavë dhe Partisë Komuniste Jugosllave, Stalini nxiti përçarjen e brendshme në Shqipëri dhe sponsorizoi e mbështeti me forcë vendosjen e një regjimi diktatorial, gjakatar dhe antikombëtar, të nënshtruar plotësisht dhe në shërbim të pansllavizmit.

Ky botim ka vlera të veçanta për faktin se shpjegon me argumente serioze shkencore edhe arsyet apo faktorët që kanë ndikuar në fizionominë psiko-sociale, politike, shpirtërore, kulturore etj. të popullit rus nga kohët e largëta e deri në ditët e sotme. Duke analizuar shkaqet e regjimeve jetëgjata totalitare dhe diktatoriale që kanë dominuar gjithë historinë e Rusisë, pohohet me të drejtë se komunistët e patën sunduar Rusinë për një kohë të gjatë pikërisht sepse regjimi i tyre përputhej me aspiratat e popullit rus. Sepse minimumi i lirisë është edhe minimumi i përgjegjësisë. Për ty le të vendosë dikush tjetër. A mund të identifikohet vallë pushteti sovjetik me Rusinë dhe me popullin rus? Mundet. Sepse kushdo që të ishin nga prejardhja nismëtarët e këtij pushteti, ky regjim do të shartohej dhe do të lëshonte rrënjë vetëm në Rusi, nëse, sigurisht, nuk do të flitet për vende të tilla, si Kina, Kuba dhe Koreja e Veriut, të cilat kanë një konstrukt të ngjashëm politikosocial me Rusinë. Po nuk ishin vetëm komunistët që ndërtuan një diktaturë gjakatare në Rusi, diktatura të tilla ka pasur plot gjatë gjithë historisë së saj, ashtu si në ditët e sotme regjimi i Putinit është një diktaturë e egër dhe gjakatare. Shumë personalitete nënvizojnë faktin se populli rus nuk ka shprehur asnjëherë pendesë ose keqardhje për pushtimet dhe krimet që ka bërë ndaj popujve të tjerë. Ndryshe nga gjermanët që e kanë pranuar përgjegjësinë e tyre për atë çka bënë në Luftën e dytë botërore,  populli rus nuk e ka pranuar ndonjëherë përgjegjësinë e vet për gjësend. Fajtorë gjithmonë dhe për gjithçka kanë qenë të tjerët. Për më tepër, rusët janë të bindur (këtë ua kanë edukuar për një kohë të gjatë dhe një gjë e tillë iu pëlqen shumë), se ata të gjithë të tjerët i kanë shpëtuar, i kanë mbrojtur, i kanë ushqyer, u patën sjellë të gjithëve dritë dhe ngrohtësi. Dhe, përgjithësisht, të gjithë kanë një borxh të pashlyer ndaj tyre. Ky është një element i tërësisë psikopolitike të popullit rus, i formuar në shekuj nga propaganda dhe letërsia e tyre. Dhe është e kuptueshme se çfarë rreziku buron prej këtij mentaliteti.

Ne shqiptarët shohim këtu një përputhshmëri të plotë me mentalitetin e fqinjëve tanë ballkanikë, sllavë e grekë, të cilët, gjithashtu, nuk kanë shprehur asnjëherë kurrfarë pendese për pushtimet e trojeve shqiptare, krimet dhe spastrimin e dhunshëm etnik që kryen ndaj kombit tonë. Prandaj ne duhet të jemi vigjilent, pasi historia, kur nuk reflektohet ndaj saj, mund të përsëritet. Një konkluzion që arrijnë gati të gjithë autorët e këtyre vlerësimeve, është se populli rus është i zhveshur krejtësisht nga të menduarit në mënyrë kritike. Këtu ai ngjason plotësisht edhe me fqinjët tanë serbë e grekë. Megjithëse u ka bërë keq në histori shumë popujve, dhe ka kryer pushtime e aneksime pa fund të popujve të tjerë, tek ky popull është ngulitur mendimi se Rusia i pati bërë këto vetëm për shkak të mirësisë që i buronte nga shpirti. Në njërin nga tekstet sovjetike të historisë hasej madje një frazë e tillë: “Rusia asnjëherë nuk ka pasë zhvilluar luftëra pushtuese”, megjithëse një përqasje e thjeshtë e territorit të Rusisë Kieviane me atë të Perandorisë Ruse (apo të Bashkimit Sovjetik), e hidhte poshtë tërësisht një postulat të tillë. Pra. te mungesa e të menduarit kritik të inteligjencies dhe popullit e ka burimin rehatia kolosale për sundimtarët e Rusisë dhe lehtësia me të cilën ata e hedhin popullin e tyre në luftëra pushtuese. Mjaft personalitete provojnë se për sundimtarët rusë nuk ka pasur vlerë jeta e njeriut rus dhe se ky popull është pajtuar gjithmonë me këtë monstruozitet gjatë historisë.

Çmimi i përbindshëm që pagoi Bashkimi Sovjetik për fitoren, ku pati 27 milionë viktima, u bë shkak për krenari, paçka se duhej të kishte ngjallur indinjatë dhe një ndjenjë turpi. Përveç egërsisë së gjermanëve, kjo lidhej më së shumti me paaftësinë e udhëheqjes sovjetike, me në krye Josif Stalinin. Por këtu është gjithë meseleja, se problemi i çmimit, i flijimit të njerëzve, për popullin shumëmilionësh rus, asnjëherë nuk ka përbërë ndonjë shqetësim. Në botim sillet si shembull tjetër fati i marinarëve, që patën përfunduar në fund të detit në nëndetsen e fundosur “Kursk”. Asokohe, presidenti rus Vladimir Putin madje nuk i pati ndërprerë pushimet e veta, kur diçka duhej të kishte bërë, qoftë edhe sa për sy e faqe. Qëndrimi i tij pati revoltuar vetëm Perëndimin dhe një pjesë të inteligjencies ruse, por jo shumicën e popullit të tij. Sepse, në kundërshtim me ato që pohonin shkrimtarët e mëdhenj rusë, Rusia është një vend, ku jeta e njeriut nuk vlen asnjë kopejkë. Kjo mendësi agresive dhe flijimi pa masë e shpesh edhe pa kuptim, siç është edhe lufta sot në Ukainë, është një veçori dhe faktor tjetër negativ i sjelljes së këtij populli të madh. Njerëzit normalë nuk mund të mburren kurrësesi me vuajtjet e mëdha të popullit të vet dhe viktimat kolosale njerëzore. A pati ngjallur vallë indinjatë dhe urrejtje në radhët e shumicës së popullit rus terrori i viteve ’30 dhe organizatori i tij “gjenial” Stalini? Gjasat janë që jo, pasi reagimet e atëhershme dhe të mëvonshme të shoqërisë ruse kanë qenë shumë të vakta. Fakti që në Rusi rekomandohen tekste historie, në të cilat rehabilitohet Stalini, kurse represionet masive, domethënë shfarosja masive e dhjetra milionë njerëzve krejtësisht të pafajshëm, justifikohen, se shteti kështu e quaka të domosdoshme, flet mjaft për këtë. Këto janë fakte që flasin se jeta e njeriut ka pasë  pak vlerë në Rusi, ndryshe nga vendet e qytetëruara. Jo vetëm e kaluara, por edhe e sotmja dëshmojnë se ajo nuk ka pasur. Ky është një tjetër elemet i psikikës së këtij populli, i cili shfrytëzohet nga diktatorët gjithfarësh për ta sunduar me lehtësi atë dhe për ta hedhur në agresione kundër popujve të tjerë. Edhe Putini bën dhe thotë atë që i siguron përkrahjen e shumicës së popullsisë së vendit të tij.

Nga shumë intelektualë e studiues në këtë botim, nënvizohet fakti tjetër se shkrimtarët rusë janë fajtorë, pasi ata patën krijuar legjendën për Rusinë e Shenjtë, për popullin, si zëdhënës i Zotit, për shenjtërinë e madhe të popullit rus, nisur, sipas gjasave, nga fakti që vetëm shenjtëria e veçantë mund të sjellë si pasojë një përbuzje të tillë ndaj jetës së përditshme dhe të shpjegojë pikësynimin dhe aftësinë për të jetuar mes mjerimit dhe dhunës. Në ndërgjegjen e popullit rus ka zënë rrënjë thellë mentaliteti i kultivuar nga propaganda qindravjeçare e diktaturave të ndryshme, se gjithmonë kanë qenë të kërcënuar nga armiku. Edhe sot për të është i domosdoshëm një armik (NATO dhe Perëndimi). Është e domosdoshme ndjesia sikur ata ndodhen në një kështjellë të rrethuar. Kjo, së pari, forcon unitetin. Ky popull, së dyti, ende nuk e kupton të vërtetën se as NATO, as Perëndimi nuk mund ta kërcënojnë kurrë dhe në asnjë rrethanë atë për një mijë arsye të forta e të kuptueshme për gjithë njerëzit normalë. Prandaj Putini e ka kaq të lehtë t’i çojë bijtë e popullit të tij në thertore për një arsye të tillë krejt absurde. Faqe të errëta ka pasur edhe në historinë e vendeve dhe të popujve të tjerë, ka edhe tani, por, së pari, vendet dhe popujt e përparuar i patën kapërcyer gradualisht problemet e veta dhe, së dyti, e kanë pasë pranuar se diçka nuk e kanë pasur në rregull, ndërsa në Rusi nuk vërehet një frymë e tillë. Në këtë botim me kaq vlerë shkencore spikat edhe analiza e  shkencëtarit të njohur, profesorit të Universitetit të Kolumbias në Nju Jork, Mark Lipovecki, një ekspert i shquar jo vetëm i kulturës së re ruse, por edhe i asaj të këtyre viteve më të fundit mbi rashizmin që është sot ideologjia e regjimit putinist. Ai argumenton se rashizmi nuk është ideologji, por është një rrëfenjë e rreme ideologjike. Duke argumentuar se në thëniet e përkrahësve të luftës në Ukrainë, përgjithësisht, nuk ka kurrfarë realiteti, ky është shmangur plotësisht, këtu përplasen gjykime të kundërta, të prodhuara po nga e njëjta makinë ideologjike. Para nesh shfaqet një botë e errët, e krijuar artistikisht. Një membranë e tillë nuk krijohet brenda një nate. Atë e përgatitën me dhjetëvjeçarë. Prandaj ai sugjeron që të mos sulmohet krejt kultura ruse në tërësi, por duhet analizuar qartësisht se cilët janë burimet konkrete të rashizmit në gjendjen e sotme të kulturës ruse. Ai veçon në këtë drejtim pikërisht kulturën postsovjetike, por pohon se në listën e burimeve të rashizmit duhet të përfshihet edhe kultura e epokës sovjetike, përderisa fijet që të lidhin me të, nënkuptohet, nuk ndërpriten. Shovinizmi, vetëbesimi i tepruar, ishin formuluar nga kultura staliniste e pasluftës. Ai, gjithashtu, sjell argumente se ideologjia e shovinizmit rus, e protofashizmit rus apo edhe thjesht fashizmit, pati hyrë në ndërgjegjen e elitave sovjetike – komsomolase, partiake, kulturore dhe qe bërë flamur i lëvizjes aktive dhe ndikuese shoviniste në radhët e letrarëve, piktorëve, regjisorëve. Ai shpegon se megaprojekti “Nostalgjia për Bashkimin Sovjetik”, që pati lindur si punë parodie, nga refrenet shakatare, nga ekzekutimet e reja të këngëve sovjetike dhe nga filmat sovjetikë, ka ndikimin e vet, pasi me kalimin e kohës nostalgjia vjen e bëhet një projekt i rëndësishëm komercial, dhe kështu me radhë, derisa një gjë e tillë u ngrit deri në një rrëfenjë të rreme ideologjike – në një përfytyrim të nënvetëdijshëm sikur në Bashkimin Sovjetik gjithçka ishte më e mirë, më e fortë, më cilësore, më madhështore etj. (Fatkeqësisht, ky fenomen me përmasa të mëdha, por me mesazhe lilipute vihet re sot edhe në Shqipërinë e ”rilindasve ramistë”. Sigurisht kjo në rastin e Shqipërisë lilipute, që po mpaket e shpërbëhet, vështirë se mund t’i bëjë dëm ndonjë kombi tjetër, por vetëm vetë shqiptarëve. Ndërsa për Rusinë puna qëndron ndryshe, prej saj po e pësojnë popuj të tjerë). Lipovecki shquan se tipari kryesor i shoqërisë postsovjetike është cinizmi dhe se cinizmi postsovjetik është cinizëm sovjetik, i cili është shndërruar në një masë demonstrative, të tepruar, të formalizuar përmes veprimeve konkrete.

Një përcaktim shumë të spikatur për ideologjinë shoviniste ruse – rusizmin – bën edhe Xhohar Dudajevi (1944-1996), ish-Presidenti i parë i Republikës Çeçene, i cili thekson:

“Rusët janë të sëmurë nga rusizmi. Madje duhet theksuar se kjo është një sëmundje kronike shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme. Rusizmi është më i tmerrshëm se fashizmi, se nazizmi, se të gjitha ideologjitë e urrejtjes së njeriut për njeriun”.

Një burim tjetër për lindjen dhe ushqimin e rashizmit është, para së gjithash, demonizimi inatçor i “Perëndimit kolektiv”, si përqendrim i cinizmit më të lartë, të ngritur në sistem, në krahasim me të cilin cinizmi rus është një imitim mjeran. Lipovecki pohon se “Diskreditimi i motivimeve morale dhe idealiste përcillet si mbrojtje e misionit historik unikal të Rusisë, së cilës na i qenka ngarkuar si detyrë të rivendosë vlerat universaliste dhe morale, të braktisura nga Perëndimi. Një kombinim i tillë mund të përcaktohet si cinizëm mesianik”.

Kuptohet, ajka e çdo populli është inteligjencia dhe kur ajo nuk është në nivelin dhe misionin e saj të duhur, edhe kombi do të shfaqë mangësi të mëdha. Prandaj disa personalitete ruse shprehen:

“Problemi është se ne edhe inteligjencien po të tillë e kemi, përgjithësisht, pa tru në kokë dhe të neveritshme, si edhe çdo gjë tjetër. Ajo, po ashtu, është e infektuar nga kotashpresa idiote, është injorante, e infektuar nga virusi i perandorisë, i patriotizmit. Ajo është e ngarkuar kryesisht me komplekse fetare, çka dëshmon më së miri për nivelin e zhvillimit të saj”.

Prof. Ymeri ka sjellë në këtë botim në mënyrë të spikatur gjithashtu pohimet tingëlluese dhe therëse të shkrimtarëve më të mëdhenj rusë, ndonëse edhe ata shpesh kanë shfaqur ndjenja shoviniste. Ata, bashkërisht, nënvizojnë moskokçarjen e popullsisë për drejtësinë, mungesën e ndjenjës së lirisë dhe sakrificës për afirmimin e saj, korrupsionin masiv në shoqëri, etj. Kështu, Aleksandër Pushkini (1799-1837) pohon se “Rusët janë një popull kaq moskokëçarës deri në detyrën më të vogël, deri në drejtësinë më të vogël, deri në të vërtetën më të vogël, saqë nuk duan t’ia dijnë as për njeriun e lirë, as për mendimin e lirë”. Ai, si dhe shumë të tjerë, nënvizojnë edhe korrupsionin e thellë dhe të gjerë në popull dhe shkruan: “Meqenëse në Rusi gjithçka shitet e blihet, atëherë edhe provimi është shndërruar në një degë të re të industrisë për profesorët”.

Ndërsa Aleksandër Sollzhenjicini (1918-2008) pohon:

“Thuhet se një popull të tërë nuk mund ta shtypësh pa fund. Gënjeshtër! Mundet! Se ne po vërejmë se si populli ynë është zhveshur moralisht, është egërsuar dhe e ka pllakosur mospërfillja tashmë jo vetëm ndaj fateve të vendit, tashmë jo vetëm ndaj fatit të fqinjit, por madje ndaj fatit të vet dhe fatit të fëmijëve. Mospërfillja, ky reagim i fundit shpëtimtar i organizmit, është bërë tipari ynë përcaktues. Këtu e ka burimin edhe popullariteti i vodkës – i paparë madje sipas përmasave ruse”.

Nga ky botim mësojmë se korrupsioni masiv, shthurja morale, prapambetja shoqërore, ashpërsia e sjelljes, degradimi moral, gënjeshtra, arbitrariteti janë fenomene që ndeshen gjerësisht në shoqërinë e sotme ruse. Artjom Troicki (1955), gazetar rus, vë në spikamë  shthurjen morale, pijanecërinë dhe korrupsionin tepër masiv. Por, nga sa lexohet në këtë libër, ky është mendimi i përbashkët i dhjetra e dhjetra intelektualëve, shkrimtarëve, studiuesve dhe personaliteteve të tjera politike ruse dhe jo ruse. Kurse Lev Trocki (1879-1940), revolucionar rus, shprehet, se nuk ka njeri më injorant dhe më hipokrit, sesa muzhiku rus…Rusia është e dënuar nga natyra e saj për të qenë e prapambetur për një kohë të gjatë. Nuk mungon edhe Maksim Gorki (1868-1936), shkrimtar i madh rus, i cili shkruan:

“Tipari shumë më i rëndësishëm i suksesit të popullit rus, është egërsia e tij prej sadisti… Ne rusët jemi anarkistë nga natyra, egërsira, në damarët tanë vazhdon ende të rrjedhë gjaku i errët dhe inatçor i skllavit, një trashëgimi helmatisëse kjo e zgjedhës tatare dhe e bujkrobërisë…Eh, sa e vështirë është jeta në Rusi, në këtë qendër të fëlliqur të degjenerimit fizik dhe moral, të poshtërsisë së gënjeshtrës dhe të krimit. Në Rusi domosdoshmëria e vuajtjes predikohet si mjet për “shpëtimin e shpirtit”.

Vladimir Pastuhovi (1963), politolog, publicist dhe jurist (avokat) rus, doktor i shkencave politike, pohon se “arbitrariteti dhe korrupsioni janë kategori jashtëkohore për kulturën ruse, këto janë konstantet tona historike”. Shumë personalitete kanë nënvizuar ndikimin negativ që shekujt e shtypjes perandorake apo të diktaturave kanë lënë mbi psikikën dhe botëkuptimin e popullit rus, veçanërisht në kultivimin masiv të nënshtrimit dhe servilizmit ndaj pushtetit.        Boris Njemcov (1959-2015), personalitet politik dhe shtetëror rus, reformator, kritik aktiv i regjimit politik të Putinit, që u pushkatua jo larg Kremlinit më 27 duke u gdhirë 28 shkurti i vitit 2015, pohon:

“Problem i Rusisë janë rusët. Armiku kryesor i Rusisë jemi vetë ne, skllavëria jonë shumëshekullore, servilizmi, nderimi për ata që janë me pozitë, pasardhës të bujkrobërve, njerëz me vetëdije të skllavëruar”.

Pikërisht të njëjtën argument vërteton edhe Daniel Rankur-Laferrier (1943), kritik letrar-rusist dhe kulturolog amerikan, specialist për studimin e kulturës ruse me metodat e psikanalizës. Nga ana tjetër, ata kanë vënë në dukje edhe psikologjinë e turmave, që është shoqëruar herë-herë me ngjarje tragjike tronditëse. Kështu, Artjom Kreçetnjikovi (1984), gazetar, analist rus i Shërbimit rus të BBC, jep një informacion të panjohur, që flet shumë për mentalitetin e turmave të popullit rus. Ai shkruan se më 8 mars 1953, para zhvillimit të ceremonisë së varrimit të Josif Stalinit, ngaqë dyndja e njerëzve u shtua tej mase, dhe ngaqë autoritetet e patën rrethuar ngushtësisht marshimin nëpër rrugët qendrore, kurse rrugët anësore i kishin bllokuar me kamionë ushtarakë, si rezultat i ardhjes së njerëzve nga pas që vazhdonin të shtyheshin, një mori njerëzish, që u gjendën në grackë, vdiqën nga thyerja e kafazit të kraharorit ose qenë shtypur nën këmbët e turmës. Askush nga udhëheqja e vendit dhe e kryeqytetit nuk qe përkujdesur për t’u dhënë urdhër trupave ushtarake dhe policisë për të ndryshuar taktikën dhe për të rregulluar disi dendësinë e turmës.

Një tragjedi e ngjashme pati ndodhur në Moskë, në fushën Hodinskoje, më 18 maj 1896, gjatë kurorëzimit të carit të fundit rus.

Një përfundim tjetër mjaft rrënqethës, por i vërtetë që del nga ky botim, është edhe ai se njerëzit më të vetdijshëm, të kualifikuar dhe liridashës, në pamundësi për ta ndryshuar shoqërinë ruse, e kanë braktisur atë. Arsyet dhe argumentimi që i bëhet këtij fenomeni në botim janë të sakta dhe të prekëshme. Aleksandër Vojlloshnjikov (1926-2012), nënvizon se “Miliona rusë, nga më të talentuarit, e kanë braktisur Rusinë, duke mallkuar atdheun e tyre të poshtër! Një njeri i ndershëm dhe punëtor e ka të pamundur të jetojë në një Rusi skllevërish. Një filtër i tillë, i cili lë në Rusi skllevër frikacakë dhe dembelë, është në funksionim prej qindra vjetësh… Sepse një njeri i ndershëm e ka të vështirë të jetojë mes hajdutëve të vrazhdë e ziliqarë dhe skllevërve inatçorë e agresivë, të edukuar nga ortodoksia në një vend skllevërish”. Kurse Dhimitër Bëjkov (1967), shkrimtar dhe publicist rus, nënvizon aksiomën se në Rusi populli është i zënë me mbijetesën e vetvetes, shteti është i zënë me sfilitjen e popullit dhe nuk kanë kurrfarë rruge të përbashkët, nuk kanë kurrfarë qëllimi të përbashkët. Dhe Emanuel Makron, President i Francës, deklaron se “Rusia nuk është vend, por mafie… Kjo do të thotë se Rusia është një shtet i zakonshëm mafioz”.

I dashur lexues, edhe unë guxoj t’ju pyes: në këtë pikë, a nuk ngjasojmë ca si shumë edhe ne shqiptarët me këto qenie, të cilat vetëm respekt nuk mund të të ngjallin? Prandaj libri që boton profesori i nderuar duhet të na shërbejë neve, përveç të tjerash, edhe për vetëreflektim. Nuk është asnjëherë e pamundur për këtë, por sa më vonë ta bëjmë, aq më shumë do t’i kemi shkaktuar plagë dhe dhembje vetvetes. Besoj se fatmirësisht nuk kemi fuqi dhe dimensione t’u shkaktojmë fatkeqësi të tjerëve, ashtu si rusët kanë bërë për shekuj me radhë. Nga ky botim mësojmë se fryma antiperëndimore është sot dhe ka qenë në të shkuarën një veçori tjetër negative e popullit rus. Përmes analizave dhe pohimeve të disa intelektualëve dhe studiuesve, Prof. Ymeri sjell fakte se si dhe përse ajo është rrënjosur në ndërgjegjen ruse, duke argumentuar se ajo ka dominuar vazhdimisht propagandën, arsimin dhe kulturën ruse prej shekujsh dhe pa ndërprerje.

Shkrimtari rus Aleksej Tolstoj (1883-1945) pohon: “Kjo Rusi moskovite, që në lashtësi, ka qenë, është dhe do të jetë mohimi më i plotë i gjithçkaje evropiane dhe një armike e tërbuar e Evropës”. Po kështu, Glenn Donovan (1962), shkrimtar amerikan, shkruan për Putinin:

“Mua nuk më pati shkuar kurrë ndër mend që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i nënshtrohen vetëkënaqësisë së pamoralshme të një batakçiu të KGB-së, i cili çdo ditë na fyen dhe na provokon dhe qeveris popullin rus. Ky batakçi, që ka një pushtet total, drejton një popullsi analfabete, raciste, inatçore dhe antiliberale”.

Lev Tolstoj (1828-1910), njëri nga shkrimtarët dhe mendimtarët më të njohur rusë, e ve theksin tek edukata e vazhdueshme nacional-shoviniste ruse. Ai shkruan:

“Derisa ne do të vazhdojmë të lëvdojmë patriotizmin dhe të edukojmë brezin e ri në këtë frymë, atëherë do të kemi armatime, të cilat marrin në qafë edhe jetën fizike, edhe jetën shpirtërore të popujve, do të kemi luftëra, luftëra të tmerrshme, të frikshme, si ato, për të cilat po përgatitemi dhe në vorbullën e të cilave po i futim ata popuj, duke i degjeneruar me patriotizmin tonë… Kjo është indiferenca jonë ruse – të mos interesohemi për detyrat që na takojnë sipas të drejtave tona dhe prandaj t’i mohojmë ato”.

Edhe Sergej Ivanenko (1953), personalitet fetar rus, doktor i shkencave filozofike, e vë theksin tek edukata nacional-fashiste që jep shkolla ruse. Ai shkruan:

“Shpërthimin e fashizmit në vendin tonë, para së gjithash, e ka përgatitur shkolla jonë. Ajo nuk u mëson nxënësve humanizmin, tolerancën, të kuptuarit e vlerës së larmisë së kulturave. Për më tepër, për mendësinë tonë, çka është mjaft e trishtueshme, është karakteristik heroizimi dhe romantizimi i terrorit dhe i dhunës”.

Në këtë botim argumentohet se një plagë tjetër e shtetit dhe kombit rus, siç zbulon Alfred Koh (1961), ish-zëvendëskryeministër i Federatës Ruse, është fakti se “Rusia ekziston si një shtet i unifikuar vetëm me forcë. Vetëm duke i zënë frymën çdolloj lirie. Vetëm me dhunë dhe me imponimin e një uniteti mendimi të sajuar paraprakisht. Kombi nuk i ka lidhjet e brendshme, arsyet e veta dhe dëshirën për të jetuar së bashku. Prandaj për një jetë të përbashkët ka nevojë për sfida dhe kërcënime nga jashtë, të trilluara posaçërisht nga ana e pushtetit qendror, pikërisht për qëllimet e ruajtjes së një uniteti që nuk i duhet askujt”.

Me këtë mjaft autorë shpegojnë edhe natyrën tepër agresive të Rusisë. Juri Nesterenko (1972), shkrimtar amerikan me prejardhje ruse, që e braktisi Rusinë në vitin 2010, shprehet:

“Sa qindravjeçarë (Rusia) ka vrarë pa pushim, e megjithatë patën mbetur gjallë njerëz që nuk pranojnë të rrinë nën zgjedhën e saj. Nuk mundi t’i shfaroste tatarët, polakët, ukrainasit, gjeorgjianët, çeçenët, finlandezët, lituanezët. Zoti e di, se sa popujve u pati shkaktuar fatkeqësi në vatrat e tyre kjo fëlliqësirë e poshtër. Rusia është perandoria më e poshtër dhe më gjakatarja në historinë e njerëzimit”.

Madje ka edhe analiza të tilla si ajo e Arkadi Babçenkos (1977), gazetar opozitar rus që shkruan për luftën kundër Ukrainës, se kjo do të jetë lufta e fundit për Rusinë, sepse procesi i shpërbërjes së etnosit praktikisht tashmë ka përfunduar. Shteti thjesht nuk është i aftë ta qeverisë ndryshe këtë territor, veçse të vendosë kufoma, si traversa. Edhe të huaja, por kryesorja – të veta.

Në këtë botim vjen edhe vlerësimi i papritur dhe befasues i politologut të famshëm amerikan Zbigniev Bzhezinski (Zbigniev Brzeziński – 1928-2017) i cili, teksa paralajmëron se “Nëse rusët do të jenë kaq të marrë, që të provojnë të ringjallin perandorinë e vet, ata do të përplasen në të tilla konflikte, saqë Çeçenia dhe Afganistani do t’u duken si piknik”. Ai, gjithashtu, pohon se “Rusia është një egërsirë e sëmurë dhe infektuese. Zhdukja e kësaj plage në trupin e planetit është detyrë e çdo njeriu me mendje të shëndoshë”.

Një nga fenomenet e shoqërisë së sotme ruse që mund të hulumtohen në këtë libër, është edhe mungesa apo dobësia e theksuar e shoqërisë civile. Kështu, Andron Konçallovski (1937), artist i njohur rus, Pjetër Çaadajevi (1794-1856), filozof dhe publicist rus, si dhe mjaft të tjerë, nënvizojnë faktin se në Rusi nuk ekziston shoqëria civile. Kurse Mihail Jampolski (1949), historian ruso-amerikan, përkrah tezën e vetëhelmimit psikologjik të popullit rus. Duke nënvizuar si faktor madhor vdekjen graduale të iniciativës private dhe varësinë shumë të madhe të njerëzve nga buxheti i shtetit, ai shkruan se këtu e ka zanafillën qëndrimi prej skllavi i intelektualëve. Ai shton se “atmosfera që po e bren sot Rusinë është intoleranca ndaj lirisë, ndaj iniciativës krijuese, çka është gjë e rrezikshme”

Në këtë botim bëhet edhe një rivlerësim interesant i historisë më të re ruse, ku evidentohen ngjarje dhe fakte të fshehura më parë, që flasin për veprime antihumane, për natyrën agresive të shtetit rus. Kështu flitet mbi planet e Stalinit për të sulmuar Evropën Perëndimore para se të sulmohej prej Gjermanisë naziste dhe për projektin tjetër të tij në fillim të viteve ’50 për të sulmuar Evropën Perëndimore. Po kështu janë tronditëse dëshmitë dhe të dhënat që paraqiten në këtë botim lidhur me përdhunimet masive që kreu ushtria sovjetike në Gjermani në fund të Luftës së Dytë Botërore. Dhe unë që po nënvizoj këto përfundime rrënqethëse që dalin nga goja e gjithë këtyre personaliteteve të  hulumtuara dhe të sjella në librin e Prof. Eshref Ymerit, shtroj pyetjen:

Të dashur lexues, e ku do t’i kishim gjetur të gjitha këto argumente që na japin një panoramë të plotë, ndonëse të frikshme, të shoqërisë së sotme ruse, gjëndja e së cilës është produkt i dhimbshëm i historisë së saj? Prandaj, në përfundim dëshiroj të ritheksoj se ky është një libër shumë i nevojshëm për lexuesin shqiptar, që na sjell një informacion, i cili krijon një panoramë të shoqërisë ruse. Ai u shërben lexuesve të thjeshtë, studentëve, politikëbërësve, politologëve, historianëve, sociologëve, shkrimtarëve, filozofëve, publicistëve, gazetarëve, etj. për të njohur këtë shtet dhe popull, si dhe për të kuptuar më mirë tendencat e ndikimit të tij në të ardhmen tonë evropiane. Por, gjithashtu, siç e kam pohuar edhe më lart, ai na shërben edhe për të parë mirë edhe veten tonë në pasqyrë, për të analizuar në mënyrë kritike të metat tona, të cilat, gjithashtu, vijnë kryesisht nga historia jonë, nga e kaluara jonë e gjatë nën regjime shtypëse e diktatoriale. Të tilla janë indiferenca ndaj pushtetit, servilizmi ndaj tij, indiferenca ndaj korrupsionit, shtypjes dhe krimeve që kryejnë sistematikisht qeveritarët tanë në të gjitha nivelet, paaftësia për të reaguar ndaj tyre dhe pët t’i ndëshkuar me votë, moskuptimi i thelbit të demokracisë se çdo qytetar duhet të bëjë detyrën e tij, paaftësia jonë për ta bërë demokracinë dhe përgjegjësinë për ndërtimin e saj dhe të shtetit ligjor pjesë thelbësore të ndërgjegjes, botëkuptimit, mendimit dhe shpirtit tonë, etj. Prandaj në fund vetëm dua të përgëzoj nga zemra profesorin e nderuar Eshref Ymeri për këtë botim të shkëqyer me vlera të paçmueshme për ne shqiptarët.

Tiranë, 12 shkurt 2025

Që nga takimi i djeshëm mes Donald Trump dhe Friedrich Merz, ka pasur një frymë në ajër mes Gjermanisë dhe SHBA-së që ishte harruar

0
Duke menduar strategjikisht për marrëdhëniet Gjermani-SHBA
Që nga takimi i djeshëm mes Donald Trump dhe Friedrich Merz, ka pasur një frymë në ajër mes Gjermanisë dhe SHBA-së që ishte harruar.
Është bërë e qartë se të dyja palët e kuptojnë dhe respektojnë njëra-tjetrën.
Presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti kancelarin Friedrich Merz (CDU) në Shtëpinë e Bardhë. Merz u përshëndet me nderime ushtarake nga ushtarët gjatë vizitës së tij inauguruese në SHBA. Në Zyrën Ovale, Trump e uroi Merz për fitoren e tij në zgjedhje dhe u tha gazetarëve se Merz ishte një “kancelar i madh. ”
SHBA ka marrëdhënie të mira me Gjermaninë, theksoi presidenti. Biseda u zhvillua në një atmosferë vlerësimi reciprok. Merz theksoi edhe miqësinë mes dy vendeve. Kancelari i dhuroi Trump një faksimile certifikatën e lindjes së gjyshit të tij nga Gjermania si dhuratë. Gjyshi i tij lindi në Kallstadt në Palatinate në vitin 1869 dhe më vonë emigroi në SHBA.
Politikani i CDU-së i dhuroi Trump dhuratën me kornizë ari në fillim të takimit dypalësh në Zyrën Ovale. Trump shprehu mirënjohjen e tij: “Fantastike!
Merz jo vetëm që i solli Trump një kopje të certifikatës së lindjes së gjyshit të tij si dhuratë, por edhe një klub golfi të gdhendur me flamujt e Gjermanisë dhe SHBA-së. Zyra Federale e Shtypit publikoi një foto që tregon Trump menjëherë duke provuar klubin para tavolinës së tij në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Është një shkop që përdoret për të fshirë jashtë.
Trump është një lojtar golfi pasionant. Kancelari Merz gjithashtu luan golf herë pas here.
Trump reciprocitet me një xhaketë fluturimi dhe një kopje të patentës së vitit 1903 për “Makinën Fluturuese” nga vëllezërit Wilbur dhe Orville Wright – një dizajn nga dy pionierët e aviacionit për një avion që më vonë u pajis me një motor. Vetë Merz ka licencën e pilotit.
Të enjten, kancelarja prezantoi fillimisht vetëm një kopje me kornizë ari të certifikatës historike të lindjes së gjyshit të Trump Friedrich në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Friedrich lindi në Kallstadt në Palatinate në vitin 1869 dhe më vonë emigroi në SHBA. “Kjo është e bukur,” u përgjigj Trump. “Do ta varim. ”
Marrëdhëniet gjermano-amerikane karakterizohen nga një histori e gjatë, lidhje të thella dhe një partneritet i ngushtë. Fatet e popujve gjerman dhe amerikanë janë të lidhura ngushtë.
Rrënjët e miqësisë midis popujve tanë kthehen më shumë se 300 vjet mbrapa: Në vitin 1683, një grup i vogël njerëzish nga Gjermania kaluan Atlantikun për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara.
Këta njerëz kërkuan liri për të praktikuar besimin e tyre dhe një të ardhme më të mirë ekonomike për veten dhe fëmijët e tyre në Shtetet e Bashkuara. Gjatë shekujve, miliona gjermanë ndoqën këtë grup të parë emigrantësh gjermanë.
Aktualisht, ka afërsisht 40 deri në 60 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara që e identifikojnë “gjermanin” si prejardhjen e tyre kryesore. Kjo i bën ata grupin më të madh të emigrantëve në Shtetet e Bashkuara. Kjo na lidh edhe në ADN-në tonë.
Sot, nuk janë vetëm amerikanët ata që i shikojnë gjermanët me krenari për kontributin që kanë dhënë paraardhësit e tyre në zhvillimin e Shteteve të Bashkuara, shoqërisë dhe institucioneve të saj.
Xhoni F. Kennedy bëri homazhe të veçanta për arritjet e emigrantëve gjermanë në librin e tij “Një komb emigrantësh. ” Gjermanët gjithashtu e njohin ndikimin e emigrantëve gjermanë në qytetërimin amerikan dhe e shohin këtë si një themel për cilësinë shembullore të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona.
Kujtoj Friedrich Wilhelm von Steuben, i cili hodhi themelet për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara; Carl Schurz, i cili shërbeu Abraham Lincoln; arkitektë si Mies van der Rohe dhe Walter Gropius; dhe Wernher von Braun, i cili luajti një rol vendimtar në programin hapësinor të Shteteve të Bashkuara.
Por le të kujtojmë edhe gjermanët e shumtë të shquar që disa dekada më parë u detyruan të largoheshin nga Gjermania për shkak të trashëgimisë së tyre hebreje dhe gjetën një shtëpi të re në Amerikë, ku patën mundësi të vazhdonin punën e tyre shkencore dhe artistike.
Po aq e rëndësishme sa lidhjet historike dhe njerëzore midis popujve tanë është miqësia që ekziston sot midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë mbi bazën e bindjeve dhe interesave të përbashkëta, dhe ndërlidhjes së ngushtë të bizneseve dhe universiteteve tona.
Besimi ynë i përbashkët në shtetin e së drejtës, lirinë individuale dhe vlerën e demokracisë na ka bashkuar në NATO. Në këtë komunitet të kombeve të lira me mendje të njëjtë, ne kemi arritur sukses në ruajtjen e paqes dhe lirisë për dekada të tëra.
Brenda kësaj aleance, ndërthurja e interesave politike, të sigurisë dhe ekonomike ka arritur një nivel të paparë në histori. Kjo aleancë perëndimore jo vetëm që siguron paqen në botë, por ushtron një atraksion në rritje mbi popujt dhe shtetet e tjera për shkak të prosperitetit dhe lirisë që gëzojnë qytetarët e saj.
Interesat jetike të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara janë të ndërthurura ngushtë.
Në të vërtetë, tani është koha për të vendosur nisma premtuese për të ardhmen. Këto përfshijnë një marrëveshje të tregtisë së lirë midis SHBA-së dhe BE-së, por edhe mbështetje masive për Ukrainën në mënyrë që paqja të kthehet në Evropën Lindore dhe pushtimi i Putinit të refuzohet.
Edhe në Ballkan, problemet me autokratët e dëmshëm Rama dhe Vuçiç, si dhe çështja e Iranit terrorist, duhen zgjidhur në mënyrë efikase dhe bashkërisht.
Kjo nuk do të jetë e mundur pa SHBA-në. Si në vitet 1940, do të duhet të jetë nismëtari kryesor i paqes, së bashku me BE-në dhe Gjermaninë në veçanti.
Për Gjermaninë, gjithmonë ka qenë prioritet mbajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve gjermano-amerikane.
Rrënjët tona të përbashkëta historike dhe njerëzore dhe bindjet tona themelore duhet të na çojnë gjithmonë të përpiqemi për mirëkuptim reciprok dhe koordinim të interesave.
Marrëdhëniet gjermano-amerikane kanë dëshmuar vlerën e tyre, veçanërisht në kohë të vështira, siç u demonstrua qartë dje mes Donald Trump dhe Friedrich Merz.
Vlerat tona të përbashkëta na obligojnë që përvojën tonë ta përcjellim tek të rinjtë në të dy anët e Atlantikut, sepse ruajtja e këtyre vlerave garanton edhe një të ardhme dinjitoze për brezat e ardhshëm.
Miqësia e fortë dhe bashkëpunimi i ngushtë mes gjermanëve dhe amerikanëve do të vazhdojë të jetë po aq i rëndësishëm për të dyja palët në të ardhmen sa janë sot.
Unë besoj se tani është koha për të hapur një kapitull të ri në miqësinë mes SHBA-së dhe Gjermanisë/BE-së. Friedrich Merz dhe Donald Trump janë të dy në vijën e fillimit, dhe zbatohet parimi: I vetëm, mund të lëviz shpejt, por së bashku, mund të shkoj larg.

Pushtimi i Lezhës nga Perandoria Osmane me 5 shtator 1478 dhe ngritja e “Xhamisë Sulejmanie” në kështjellën e saj

“XHAMIA SULEJMANIE NË KËSHTJELLËN E LEZHËS.”
Pas pushtimit të Lezhës më 5 shtator 1478 (1), Perandoria Osmane vendosi një garnizon të qëndrueshëm në Kështjellën e qytetit, duke i dhënë fill një procesi të gjerë transformimi urban dhe shpirtëror. Si në qytetet e tjera arbëre/shqiptare, edhe në Lezhë pushtimi osman ndikoi ndjeshëm në strukturën institucionale, fetare dhe arkitekturore, duke e shndërruar atë në një qendër me karakter të ri islamik.
Ndikimi osman në Lezhë u materializua në mënyrë të shumëfishtë: nga rikthimi në funksion i Kështjellës në fillim të shekullit XVI, deri në formësimin e një Shehri të ri (qyteti) në lindje të saj.
Burimet osmane të kohës, si dhe përshkrimet e rrugëpërshkruesit Evlia Çelebiu (2), dëshmojnë për ekzistencën e komuniteteve të hershme myslimane në Kështjellën e Lezhës. Deri në vitin 1553 aty banonin 83 familje myslimane, ndërsa më 1614, numri i shtëpive myslimane në Shehrin (qytetin) pranë Kështjellës kishte arritur në rreth 500 (3), një tregues i qartë i rritjes së qëndrueshme të popullsisë islame dhe i nevojës për zhvillimin e infrastrukturës fetare dhe urbane (4).
Xhamia Sulejmanie në Kështjellën e Lezhës u ndërtua në vitet 1521-1522, gjatë sundimit të sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Ligjvënësi), siç dëshmohet nga një mbishkrim epigrafik i gjetur në hyrje të kështjellës. Ekziston një tezë jashtëzakonisht interesante, e ngritur dhe e mbështetur nga autorë shumë seriozë, duke nisur nga E.Lear (5), A.Degrand (6), Th.Ippen (7), M.Šufflay (😎, E.Armao (9) dhe deri te S.Adhami (10) dhe K.Frashëri (11), sipas së cilës: “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është varrosur pikërisht në Kishën e Kështjellës së Lezhës, mbi të cilën më vonë është ndërtuar Xhamia.” Kjo tezë është kundërshtuar vazhdimisht nga një varg i gjatë autorësh të ndryshëm dhe gjatë një ekspedite arkeologjike të zhvilluar në Kështjellën e Lezhës në muajin gusht të vitit 1986, ku u zbuluan pjesë të themeleve të xhamisë dhe u kryen sondazhe e hulumtime në pika të ndryshme të mundëshme, L.Gjeçi dhe N.Përleka arritën në përfundimin se kjo xhami nuk ka qenë kurrë kishë, por ajo është ndërtuar nga themelet (12).
Për të verifikuar hipotezën se xhamia ishte ndërtuar mbi themele origjinale, pa adaptime nga struktura të mëparshme kishtare, në gusht të vitit 1990 u organizua një ekspeditë e dytë arkeologjike me fokus në gërmime dhe hulumtime stratigrafike në truallin e xhamisë (13).
Gjatë ndërhyrjes u hoqën shtresat e depozituara të dheut, të akumuluara ndër shekuj, derisa u arrit në nivelin e dyshemesë së plotë të ndërtesës. Gjetjet arkeologjike nuk dëshmuan për praninë e ndonjë strukture kishtare pararendëse në këtë vend, pasi nuk u identifikua asnjë fragment muri apo objekt tjetër material që të sugjeronte ekzistencën e kishës së Kështjellës në këtë truall.
L.Gjeçi këmbëngul se këto të dhëna konfirmojnë se xhamia është ndërtuar si objekt i ri dhe i pavarur, mbi themelet e veta origjinale, pa përshtatje arkitektonike nga ndërtesa paraardhëse (14). Mirëpo, rezultatet e dy ekspeditave të fundit arkeologjike të zhvilluara në vitet 2013 (15) dhe 2014 (16), nën udhëheqjen e E.Nallbanit, nxorën në dritë dy fazat e ndërtimit të xhamisë dhe një potencial të jashtëzakonshëm arkeologjik në këtë zonë, deri tani mezi i dyshuar dhe ndër mbetjet më të vjetra përfshihet veçanërisht një ndërtesë që i paraprin periudhës osmane.
Me pak fjalë, kjo xhami nuk përfaqëson një ndërtim tërësisht të ri, por është ngritur mbi struktura ekzistuese më të hershme, duke përbërë një shembull tipik të ripërdorimit arkitektonik (spolia) në kontekstin fetar dhe politik të periudhës osmane. Themelet dhe muret e saj janë ndërtuar pjesërisht mbi gjurmë ndërtimore më të vjetra, të cilat, në mungesë të të dhënave të plota arkeologjike, supozohet se i përkisnin një ndërtese kishtare ose një strukture ushtarake të periudhave paraosmane, të integruara brenda sistemit mbrojtës të Kështjellës.
Ky akt i transformimit të hapësirës monumentale për qëllime fetare islame reflekton shumë qartë strategjitë e osmanizimit të qendrave urbane në Shqipërinë Veriore gjatë shek. XVI. Xhamia u ndërtua sipas tipologjisë klasike të arkitekturës fetare osmane të periudhës së hershme. Ambienti kryesor ka një planimetri të thjeshtë drejtkëndore, me përmasa modeste prej 11.40 x 9.77 m (17), i përshtatur për një komunitet të vogël besimtarësh brenda Kështjellës.
Objekti është i orientuar veriperëndim-juglindje, në drejtim të Kiblës, pra Qabesë së Madhe në Mekë, sipas normave të arkitekturës islamike. Kjo dëshmon jo vetëm për funksionin fetar, por edhe për respektimin e kanoneve liturgjike në projektimin dhe realizimin e saj. Muret janë ndërtuar kryesisht me gurë gëlqerorë dhe kanë një trashësi që mesatarisht varion nga 0.75 deri në 0.90 m (18), në ambientin kryesor deri në 1.10 m, duke ofruar izolim termik dhe qëndrueshmëri. Ndërtimi me teknikën e gurit mesatar, pa përdorim të gjerë të tullës, është në përputhje të plotë me traditën ushtarake të ndërtimit në vendbanimet fortifikuese.
Në formën e saj origjinale, xhamia ka qenë një ndërtim dy katësh. me mafil, me çardak, dhe kati i dytë ka shërbyer si vend ku qëndronin gratë. Hyrja e xhamisë ndodhet në murin veriperëndimor dhe ndërsa hapësira e brendshme ndriçohet nga 6 dritare të mëdha të mbuluara me qemer guri: 2 në murin juglindor (Kibla), 2 në murin perëndimor dhe 2 të tjerat në atë lindor. Përmasat e dritareve janë: 1.95 m lartësi x 0.95 m gjerësi. Në pjesët anësorë të hyrjes së xhamisë ruhen gjurmët e 2 dritareve të tjera të mëdha dhe po ashtu, gjurmët e dy dritareve me përmasa mesatare, ruhen në pjesën e sipërme të mureve, njëra në pjesën lindore të murit të Kiblës dhe tjera në murin perëndimor, pranë minares.
Pozicionimi i tyre mbi dritaret e mëdha lë për të kuptuar se xhamija ka qenë e pajisur me 8 dritare mesatare të vendosura mbi ato të mëdhatë poshtë tyre. Në murin e saj juglindor, Xhamia është e pajisur me një kamare gjysmë rrethore, që në fjalorin terminologjik të arkitekturës islamike njihet si mihrab, i cili tregon drejtimin e Mekës. Mihrabi ngrihet 50 cm nga dyshemeja dhe është i lartë 3.30 m.
Ky element arkitektonik, i cili përputhet plotësisht me stilin osman të periudhës së hershme, në pjesën e sipërme është e punuar me tulla dhe mjeshtrit e kohës e kanë realizuar mjaft bukur në aspektin estetik. Një minare e vogël dhe pjesërisht e rrënuar, është e vendosur në anën e djathtë të hyrjes (në pjesën perëndimore të xhamisë), e cila komunikon me ambientin kryesor të xhamisë nëpërmjet një hyrje me përmasa: 1.88 m lartësi x 0.60 m gjerësi. Minarja ka një bazament katror dhe trup cilindrik prej guri të pajisur nga brenda me shkallë në formë spirale, tipike për xhamitë e thjeshta të garnizoneve të periudhës së hershme osmane.
Lartësia aktuale e minares e matur nga brenda është 5.93 m dhe nga jashtë është 6.65 m: 3.10 m bazamenti katror dhe 3.55 trupi cilindrik. Në pjesën e saj veriperëndimore, xhamia është e pajisur me një ambient ndihmës me përmasa: 9.76 m gjatësi dhe 7.02 m gjerësi, i cili përfaqëson një zgjerim të pjesës ballore të saj (19). Ky ambient lidhet drejtpërdrejt me hapësirën e brendshme të xhamisë përmes një hyrjeje të pozicionuar në të njëjtin aks me hyrjen kryesore të saj. Dyshemeja ndahet në dy pjesë nga një korridor me thellësi 0.60 m, i cili përshkon qendrën e ambientit. Të dy muret anësore të kësaj hapësire janë të pajisur me nga një dritare, që sigurojnë ndriçimin natyror të saj.
Ambienti i tretë i kompleksit të xhamisë zë të gjithë krahun verilindor të ndërtesës dhe është i ndarë në tri pjesë të njëpasnjëshme. Në dallim nga dy ambientet e para, të cilat janë ruajtur në gjendje të ngritur dhe me strukturë të dallueshme arkitektonike, ambienti i tretë rezultonte i rafshuar dhe i dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme, duke e bërë mjaft të vështirë rikonstruktimin e plotë të planimetrisë së tij origjinale. Pavarësisht kësaj, struktura e përgjithshme e kompleksit dhe ruajtja e elementeve origjinale në ambientet e tjera, e bëjnë Xhaminë Sulejmanie një nga objektet më të hershme dhe më autentike të arkitekturës islamike në Shqipëri.
Ndërtimi i saj u shoqërua me krijimin e një lagjeje të re urbane në lindje të kështjellës – Shehri i Lezhës – i banuar ekskluzivisht nga popullsi myslimane. Kjo lagje përfshinte banesa me oborre të brendshme, hane, tregje dhe objekte të tjera publike e fetare, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme të jetës qytetare osmane për më shumë se tre shekuj. Së bashku me lagjen e Pazarit (Bregu i Drinit), Shehri përfaqësonte një strukturë të plotë urbane në përputhje me modelin osman të organizimit të qyteteve.
Ndërsa, Xhamia Sulejmanie nuk ishte vetëm një objekt kulti, por pjesë e një kompleksi të gjerë fortifikues dhe administrativ që përfshinte saraje, sheshe ceremoniale, ambiente për lutje dhe zona ushtarake. Ajo shënon një pikë të rëndësishme kthese në historinë urbane dhe fetare të Lezhës, duke dëshmuar për përpjekjet e Perandorisë Osmane për të ndërthurur arkitekturën fetare me funksionet politike dhe ushtarake të qytetit. Integrimi i xhamisë brenda strukturës mbrojtëse të Kështjellës është një shembull i harmonizimit të autoritetit politik me dimensionin shpirtëror të jetës urbane.
Pra në thelb, ajo përfaqëson një dëshmi të pastër arkitektonike, historike dhe shpirtërore të trashëgimisë osmane në qytet. Po ashtu, duhet theksuar se Xhamia Sulejmanie në Kështjellën e Lezhës paraqet interes të veçantë jo vetëm për arkitekturën e saj të hershme osmane, por edhe për funksionin e saj simbiotik me strukturën e një kështjelle mesjetare. Ky lloj integrimi tregon për qasje të sofistikuar osmane ndaj hapësirës urbane dhe simbolikës politike-religjioze, ku objekti fetar ndërthuret me hapësirën e pushtetit dhe mbrojtjes. Tërmeti i fuqishëm i vitit 1728 (20), bbraktisja e kështjellës nga banorët dhe përdorimi prej tyre i xhamive të tjera, i dha fund funksionalitetit fetar të Xhamisë Sulejmanie, por strukturat e saj murale që i kanë mbijetuar kohës dhe burimet dokumentare mbeten dëshmi mjaft të rëndësishme për identitetin historik dhe kulturor të qytetit.
Edhe pse i ruajtur pjesërisht, ky monument përfaqëson një pikë kyçe për analizën e proceseve të islamizimit dhe osmanizimit në qytetet shqiptare, duke ofruar të dhëna të vlefshme për transformimet urbane, fetare dhe institucionale të periudhës osmane.
Xhamia Sulejmanie në Kështjellën e Lezhës, duke qenë një prej objekteve më të hershme të kultit islam në vendin tonë, ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në shndërrimin e peizazhit fetar dhe urban të qytetit të lashtë të Lisit.
BIBLIOGRAFIA:
1) S.Pulaha & A.Parruca, Lezha: Vështrim historiko-gjeografik, f. 51; S.Daci, Lezha nën sundimin e Venedikut, në: Studime për epokën e Skënderbeut, II, Akademia e Shkencave e R.P.S.SH. (Instituti i Historisë), Tiranë, 1989, f. 174; S.Pulaha, Lufta shqiptaro-turke 1370-1530, Burime osmane, f. 125, 162-163; M.Uci, Lezha: tempulli i historisë kombëtare, f. 135.
2) Evlia Çelebi, Shqipëria 350 vjet më parë, (Përkth. Sali Vuçiterni; Përgat. për botim Filip Rrumbullaku), Botimi i dytë, Tiranë: Horinzont, 2000, f. 131.
3) I.Zamputi, Relacione dhe dokumente për historinë e Shqipërisë (1610-1650) / Relazioni e documenti per la storia dell’Albania (1610-1650), (Transkriptuar e perkthyer nga – Trascritti e tradotti da Injac Zamputti), (Ribotim i perpunuar nga – riedizione elaborata da Jozef Zamputti), St. Gallen: Alarische Institut; Prishtinë: Faik Konica, 2018, f. 242.
4) L.Gjeçi, Në Kalanë e Lezhës ruhet një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri, në: Zëri Islam, 25 Prill 2014.
5) E.Lear, Journals of a Landscape Painter in Albania, Illyria & c., Second Edition, London: Richard Bentley, M.D.CCC.LII (1852), f. 123.
6) A.Degrand, Souvenirs de la Haute-Albanie, f. 176.
7) Th.Ippen, Shqipëria e vjetër, f. 210.
8)M.Shuflaj, Situata të Kishës në Shqipërinë paraturke: Zona e depërtimit ortodoks në “digën” katolike, Botimi II, f. 99.
9) E.Armao, Località, chiese, fiumi, monti, e toponimivarii di un’antica carta dell’Albania Settentrionale, Publicato sotto gli auspici della Reale Società Geografica Italiana (Con annesso fac-simile della carta), Roma: Istituto per l’Europa Orientale, MCMXXXIII-XI, Tipografia del Senato del dott. G. Bardi, 1933, f. 31-32.
10) S.Adhami, Monumente të Kulturës në Shqipëri, f. 68.
11) K.Frashëri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra (1405-1468), f. 470-479.
12) L.Gjeçi-N.Përleka, Përpjekje për të rënë në gjurmët e varrit fizik të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, “Dorëshkrim”, Lezhë: Shkurt 1988, f. 2.
13) L.Gjeçi, Në Kalanë e Lezhës ruhet një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri, në: Zëri Islam, 25 Prill 2014.
14) Ibidem.
15) E.Nallbani, L.Buchet, V.Gallien, M.Julien & J.-Y.Langlois, Gërmimet e vitit 2013 në qytetin e sipërm të Lezhës (Kala dhe varrezë lindore), në: Iliria, vol. 38, 2014, f. 357-386.
16) E.Nallbani, V.Gallien, M.Julien, L.Buchet & E.Metalla, Gërmimet e vitit 2014 në qytetin e sipërm të Lezhës (Kala dhe varrezë lindore), në: Iliria, vol. 38, 2014, f. 387-410.
17) E.Nallbani, L.Buchet, V.Gallien, M.Julien & J.-Y.Langlois, Gërmimet e vitit 2013 në qytetin e sipërm të Lezhës (Kala dhe varrezë lindore), në: Iliria, vol. 38, 2014, f. 360.
18) L.Gjeçi, Në Kalanë e Lezhës ruhet një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri, në: Zëri Islam, 25 Prill 2014.
19) E.Nallbani, L.Buchet, V.Gallien, M.Julien & J.-Y.Langlois, Gërmimet e vitit 2013 në qytetin e sipërm të Lezhës (Kala dhe varrezë lindore), në: Iliria, vol. 38, 2014, f. 362.
20) Ibidem, f. 364.
Nga: Paulin Zefi.
Lezhë: 06.06.2025.

Mendime për Islam Hanefitin dhe Islam Rakikaloviçin, apo historia e prodhimit të virgjëreshave me cica gjeografike

0

Lirim Gashi, Prizren 

Dikur e kam respektuar Islam Hanefitin. Jo pse isha i impresionuar nga spekulimet e tij metafizike për drejtësinë hyjnore apo nga aritmetika e mëshirës së tij, por sepse më dukej si një djalosh i turpshëm që do të përshtatej më shumë me ndonjë dokumentar suedez për meditimin shpirtëror sesa me kronikat e përgjakshme të Lindjes së Mesme.
Ai nuk i bënte keq askujt — përveç ndonjë plaku nëpër fshatra, të cilin e mashtronte me ftesa VIP për në xhenet.
I premtonte se do pinte natë e ditë çaj rusi me Hazreti Muhamedin në një kopsht të përjetshëm me emrin xhenet, ku qentë nuk lehin dhe mizat nuk bëjnë zhurmë. Por problemi ishte se ky xhenet doli të ishte më monoton se lajmet në RTS pas orës 22:00.
Pleqtë nisën të mërziteshin, të pyesnin: “Ku janë familjarët tanë ?”, “Ka ndonjë televizor këtu?”, “Hazreti, a ke t’lutna një kafe turke?”
Dhe kur e kuptoi që as pleqve nuk po u pëlqente ky xhenet i tij me orar muzeu dhe shoqëri njëngjyrëshe, Islam Hanefiti pësoi një mutacion.
E ndjeu që epoka e qetësisë kishte vdekur dhe u rilind si Islam Radikaloviç — një figurë e re që nuk predikonte më dhembshuri për jetimët, por u premtonte meshkujve vajza të reja me cica sa kodrat e Ravnagorës dhe me kofshë të mbuluara me dantella qiellore — me kusht që të vrisnin sa më shumë njerëz në emër të Zotit.
Në këtë version të ri, xheneti nuk ishte më një kopsht paqësor, por një klub metafizik nate, ku meshkujt analfabetë — qofshin kaloriferistë, pastrues apo imamë lokalë — kërcenin vallen e Shotës me bomba në brez dhe me tallava në sfond, duke pritur në radhë për t’i kënaqur seksualisht virgjëreshat që u ishin premtuar.
Kështu, nga një filozof i qetësisë hanefite, Islam Hanefiti u shndërrua në një agjent propagande për pornoparajsën teokratike, ku shpirtrat që kalonin provën e vrasjes hipnin në një tren të shpejtë drejt haremëve të përjetshëm.
Që nga ai moment — që nga ajo ditë kur Zoti i tij u bë prodhues i virgjëreshave e jo i virtytit — unë nuk e kam respektuar më.
Jo pse e urrej fenë, por sepse më fyejnë njerëzit që e përdorin Zotin si menaxher marketingu të kasaphanës. Dhe për hatër të shqiptarëve të mençur që besojnë në fe budallaqe, e them publikisht: Respekt për Islam Hanefitin, por jo edhe për Islam Radikaloviçin?
Përkundrazi, Islam Radikaloviçit ja q… nanën deri në fund të kozmosit — simbolikisht, realisht dhe me gjithë metaforën që i përket një akti të shenjtë revolte kundër perversitetit.

Sistemi apo individi?

0
A ju ka shkuar ndonjehere ndermend se Putin dhe Vucic kane qene dikur edhe kryeministra?
Po e dime!, do thoshit. E c’ ka ketu per te shenuar?! Per secilin prej tyre ky ka qene nje stacion ne karrieren e tyre me kreshendo si pakkush tjeter!
Po, por a ju ka shkuar ndermend se edhe kur ishin ne ate post e postin me te larte ne vend e mbanin te tjere persona (ne te dyja rastet prane, ose me bekimin e tyre) ligjin e benin po ata?!
Po sot (prej shume vitesh ne fakt) ata jane ne maje te piramides shteterore ne te dyja vendet respektivisht e cdo gje qe ndodh, cdo vendim, cdo reagim, cdo akt e ndodhi, cdo kritike, cdo analize lidhet ekskluzivisht me emrin e tyre.
Thene me thjeshte: a e njeh njeri kryeministrin serb, me emer e mbiemer, apo dhe disa ish- kryeministra para atij aktual?!
Po kryeministrin rus e njeh njeri? A ia di njeri emrin pervec reportereve mediatike e atyre institucionale qe detyra i therret ta permendin?
Pervec Medvedev, i cili pat bere rokade vite me pare me Putinin ne postet president-kryeminister, sikurse dhe ministrin e jashtem jetegjate te Kremlinit, askush nuk di te thote emer tjeter ne kuptimin qe po tentoj te shpjegoj.
Kjo, sepse sic permenda me lart, te dy si Putin, si Vucic (ne fakt po i marr thjesht si shembujt me ikonike, sepse ka dhe te tjere si ta) posti i qepet atyre dhe jo ata postit.
Sipas rastit vendi qe udheheqin, sistemi qe aplikohet eshte: republike presidenciale apo republike kryeministrore?
Dicka e tille nuk ndodh fjala vjen ne Gjermani, ne France, ne SHBA.
Putin e Vucic ishte po aq i fuqishem e i plotfuqishem si kryeminister, sa c’ jane sot si presidente.
Po dikur, Berisha President, (i cili ne mandatin e pare tentoi te ndryshonte kushtetuten duke e kthyer ne republike presidenciale) a ishte qendra fokale ku vertitej gjithcka?! Po kur u be kryeminister, kush pyeste se kush eshte/ishte president?
Po sot? A vertitet gjithcka rreth Rames si kryeminister?
A jemi te bindur se neser nese Rama papritur do behej President, gjithcka s’ do vertitej me rreth tij?!
Fuqia, pesha dhe ndikimi i tij politik do mund te ishin te njejtat ne ate post pa pasur nevoje te ndryshohej kushtetuta. E kete na e ka treguar me se miri jo vetem Putin e Vucic, por edhe Berisha 1 si President.
Ky eshte pra rasti ideal kur lideri shenjon jo vetem epoken ne te cilen qeveris (me dore te hekurt apo jo?!) , por edhe vete sistemin, edhe pse ky i fundit eshte qartesisht i paracaktuar ne kushtetute.

Nika, Martiri nga Kaliqani

Në çdo trung familjar shqiptar ekziston një rrëfim që nuk shkruhet në libra, por bartet me zë të ulët, prej goje në vesh, nga një brez në tjetrin – si një kujtesë që dhemb, por nuk mund të harrohet. Ky është rrëfimi im. Një rrëfim që nuk fillon me mua, por me një emër që sot e mbaj si mbiemër: Nika.
Mbi këtë tokë që sot e shkelim pa shumë zhurmë, dikur u derdh gjaku i një burri që nuk pranoi të nëpërkëmbte besimin e vet, as të shkelte mbi gjakun e të parëve. Nika, i fisit tim, jetoi në një kohë kur sundimi osman mbi shqiptarët nuk ishte vetëm politik, por i thellë, i errët dhe shumë brutal. Ishin kohë kur bindja fetare barazohej me bindje politike, dhe ndryshimi i fesë nën presion kishte filluar të bëhej i natyrshëm. Ishin kohë kur të papërkulurit vriteshin – jo për atë që kishin bërë, por për atë që refuzonin të bënin: konvertimin në Islam.
Sipas gojëdhënave të ruajtura me fanatizëm në familjen tonë, të treguara nga njerëz të urtë e të moshuar, Nika u masakrua pikërisht ditën e Kurban Bajramit nga forcat osmane – jo për ndonjë krim a rebelim, por sepse refuzoi të konvertohej në fenë islame. Ai e mbrojti fenë e të parëve me çmimin më të lartë – jetën.
Ajo që e bën këtë rrëfim edhe më të dhimbshëm është fakti se, sipas rrëfimeve, urdhrin për vrasjen e Nikës e zbatuan shqiptarë të fshatit – shqipfolës që, nën frikë ose nën dorën e përfitimit, u bënë vegla të pushtuesit. E therën Nikën si kurban – në ditën e kurbanit – duke e bërë shembull për të tjerët që mund të mendonin të qëndronin besnikë ndaj besimit të krishterë.
Por mizoria nuk përfundoi me vdekjen. Sistemi vendosi që Nika të mbetej pa varr, pa një gur që të mbante emrin e tij, pa një vend ku të qante familja e tij. Ai nuk duhej të kujtohej. Ai duhej të zhdukej nga kujtesa.
Tragjedia vazhdoi edhe më tej. Thuhet se djali i tij, i quajtur Mark, nuk pati forcë të qëndronte si i ati. Marku u bë Mehmet.
Ai pranoi të ndërrojë fe, ndoshta për të mbijetuar, ndoshta nga frika, ndoshta nga dëshira për të ruajtur çfarë kishte mbetur nga familja. Në vendin ku dikur ishte streha e tij, sot mbetet vetëm një kujtesë e heshtur: “Livadhi i Markajve”. Një copë tokë, e quajtur me emrin e atij që pranoi harresën si rrugë shpëtimi dhe e atij që u përkul para atyre që ia kishin vrarë të atin.
Por unë nuk jam Marku.
Unë jam i biri i këtij gjaku.
Jam frymë e rrënjëve që deshën të zhdukeshin, por mbijetuan.
Jam ai që, pas shumë brezash, vendosa të rikthehem në besimin e Nikës.
Jo për inat të askujt, por sepse ndjej detyrë ndaj atij që vdiq për të mos u bërë rob i besës së rreme.
Në një botë ku shumica harrojnë rrënjët për të ecur më lehtë, unë zgjodha të shikoj pas – për të kuptuar se kush jam, pse jam dhe kujt i përkas.
Dhe nuk u ndala vetëm te besimi. Vendosa që emrin e tij – Nika – ta bëj mbiemrin tim dhe të familjes time.
Jo si një dekor simbolik, por si një betim të gjallë.
Sepse në një botë ku çdo gjë po zbehet, emri i Nikës duhet të rrijë i gjallë, i prerë, i paepur – siç ishte ai vetë.
Ai nuk ka varr. Por më ka mua.
Unë jam mbishkrimi që s’e pati kurrë mbi gur.
Jam lutja që askush nuk ia lexoi në ditën kur u masakrua.
Jam zemra që mban brenda britmën që nuk iu dëgjua.
Dhe më shumë se kaq – jam zëri që i thërret të tjerët të mos harrojnë.
Jam loti që të shikon thellë në shpirt dhe pret që ta kuptosh këtë dhimbje – dhe lotin, së bashku, ta shndërrojmë në udhërrëfyes.
Sot, rrëfimi i Nikës nuk është më vetëm një histori gojëdhënash.
Është pjesë e mishit tim, e ndërgjegjes sime, e të vërtetës që zgjedh të jetoj.
Dhe pas meje, pres që të më bashkohen shumë të tjerë – sepse gjaku nuk bëhet ujë.
Dhe sepse kur dikush jep jetën për besimin dhe dinjitetin e vet, ne që vijmë pas jemi të thirrur të mos e lëmë të vdesë së dyti – në harresë.
Me sinqeritet maksimal,
Blerim Nika
06.06.2025

Perandoria Osmane bashkëpunonte me Serbinë që të zbrazëshin tokat tona

Perandorisë Otomane i lejohej tregtia me skllevër dhe atë me skllevër të bardhë, nga vendet e ndryshme. Që nga koha kur shkelën në tokat tona, pra qe 622 vjet, e filluan bartjen e shqiptarëve nëpër vendet e ndryshme të Perandorisë Anadollake, në Azi. Shënimet e sakta për fatkeqësitë e shpërnguljeve, bartjen dhe shpopullimin e tokave tona janë pas Konferencës së Berlinit, kur i humbëm edhe 2/3 e tokave tona. Vitet 1912-1913 ishin tragjike për ne. Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin serb të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin “Politiçko Odelenje”, jepen të dhëna të detajuara për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Sipas dokumentit numër 1246 të 12.04.1914, gjatë viteve 1912-13 vetëm në Turqi janë shpërngulur mbi 300.000 veta. Në këtë numër nuk janë përfshirë fëmijët nën moshën 6-vjeçare. Të gjithë janë bartur nga porti i Selanikut me 395 anije të ndryshme.
Marrëveshjet ,për bartjen e popullsisë muslimane (shqiptare) nga tokat “serbe” janë bërë edhe shumë më herët ,qysh nga viti 1862, kur u mbajt Konferenca ndërkombëtare në Kanlixhe ,paralagje e Stambollit ,me ç’rast qeveritë Ruse ,Franceze dhe Turke bënin Marrëveshje për një qasje të përbashkët në dobi të Serbisë. Në atë marrëveshje ishte shkruar që muslimanët( pra shqiptarët) duhen të shpërngulën “orë e më parë”.Serbia do t`i paguante Turqisë dëmshpërblimin prej 9.000.000 groshësh.. Dhe Turqia i merrte groshët, na merrte neve , na zhbënte nga tokat tona dhe ne….duhej të shpërngulëshim nga nga tokat tona
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, që kishin mbetur nën Jugosllavi, duhet cekur se u krye në stilin e shitblerjes së skllevërve, pra në marrëveshje mes shitësit e blerësit (Jugosllavisë e Turqisë). Marrëveshja e 11 korrikut 1938 kontraktonte bartjen e 40 mijë familjeve shqiptare brenda 8 viteve të ardhshme. Nga ky dokument mësojmë se, duke u identifikuar si “turq” ose “myslimanë”, ata i kishin lënë tokat e tyre stërgjyshore. Ç`donin turqit nga shqiptarët dhe kush ua jepte të drejtën turqve të bënin konventa të tilla me Serbinë, për një popull që u myslimanizua? Pse nuk merrnin serbë për popullimin e shkretëtirave të Anadollit?
Ja disa nga detajet e kësaj marrëveshjeje. “Qeveria e Turqisë dhe Qeveria e madhërisë së Mbretit të Jugosllavisë konstatojnë shpërnguljen e “myslimanëve” nga rajoni i Serbisë së Jugut, njëherësh vlerësojnë se kjo popullatë në përgjithësi e ka humbur të drejtën e regjimit të lirë në Jugosllavi dhe së bashku janë përcaktuar ta braktisin territorin e Mbretërisë me dëshirën e tyre legjitime, në mënyrë që t`u bashkohen etnikëve të tyre natyralë në Turqi (!).
Nga “eksporti “ në Turqi përjashtoheshin ose Turqia nuk donte as romë, as egjiptas e as ashkalij
Osmanët le që na rrjepën gjenetikisht për 500 vjet, por marrin të drejtën që edhe t`i ndihmojnë Jugosllavisë në zbrazjen e territoreve tona nga ne në emër të fesë. Të shpërngulurit duhej të nënshkruanin para autoriteteve se me dëshirë heqin dorë nga nënshtetësia jugosllave dhe para autoriteteve turke të pranonin të ndërronin emrin dhe të deklarohen si turq. Pra, në emër të fesë, në emër të dashurisë 500-vjeçare, Kosova, Maqedonia dhe Serbia Jugore zbrazeshin nga “myslimanët”.Ky ishte një veprim i otomanëve.