Kreu Blog Faqe 542

Lazër Mjeda – Ura Shpirtërore mes Shkodrës dhe Shkupit

Në fillim të shekullit XX, figura e Lazër Mjedës u bë simbol i një përkushtimi të rrallë ndaj fesë, kulturës dhe kombit shqiptar. I lindur në Shkodër, qyteti me tradita të thella intelektuale dhe fetare, Mjeda solli në çdo hap të jetës së tij frymën e qytetarisë dhe përkushtimit që karakterizonte vendlindjen e tij.
Në vitin 1909, ai u emërua Arqipeshkëv i Shkupit, ku shërbeu me nder për 13 vjet, deri në arrestimin e tij nga autoritetet serbe, për shkak të angazhimit të tij në mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe kulturore të shqiptarëve. Që në çastin e mbërritjes së tij në Shkup, 140 familje katolike shqiptare e pritën me nderime në stacionin e trenit, duke e përshëndetur si një udhëheqës shpirtëror dhe kombëtar.
Mjeda u bë një urë e fuqishme shpirtërore dhe kulturore mes Shkodrës dhe Shkupit. Ai solli në këtë qytet vlerat e traditës shkodrane: përkushtimin ndaj arsimit, gjuhës, fesë dhe identitetit kombëtar. Nën udhëheqjen e tij, u hapën shkolla shqipe në shumë fshatra përreth Shkupit, duke mbjellë dijen dhe vetëdijen kombëtare në zemër të një rajoni që vuante nga shtypja politike dhe asimilimi kulturor.
Një nga kulmet e veprimtarisë së tij kombëtare ishte pjesëmarrja dhe kontributi në Kongresin e Manastirit më 1908, ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe me shkronja latine. Si përfaqësues i lartë i Kishës Katolike, Lazër Mjeda ishte një nga mbështetësit më të vendosur të këtij vendimi historik. Me vizion të qartë, ai e kuptoi se një gjuhë e përbashkët e shkruar ishte themel për unitetin kombëtar. Mbështetja e tij ndikoi që Kisha Katolike të qëndronte fuqishëm në krah të këtij procesi, duke ndihmuar më tej në përhapjen e arsimit shqip në trojet shqiptare.
Në këtë periudhë tronditëse të historisë shqiptare, më 24 janar 1913, Mjeda i dërgoi një raport tronditës Vatikanit, ku denoncoi mizoritë serbe ndaj shqiptarëve në Ferizaj dhe Kosovë:
“Qyteti duket si Mbretëria e Vdekjes. Ata trokitin në dyert e shtëpive shqiptare, marrin burrat dhe i pushkatojnë menjëherë. Në pak ditë, numri i burrave të vrarë arriti në 400. Për sa i përket plaçkitjes, grabitjes dhe përdhunimit, të gjitha këto janë të nënkuptuara; tashmë urdhri i ditës është: gjithçka është e lejuar kundër shqiptarëve – jo thjesht e lejuar, por e dëshiruar dhe e komanduar.”
Ky dokument historik është ndër burimet më të forta për të kuptuar përmasat e dhunës sistematike ndaj shqiptarëve, ku sipas Mjedës, ishin vrarë deri atëherë rreth 20,000 deri 25,000 shqiptarë.
Përkundër trysnive të mëdha, Lazër Mjeda nuk heshti. Ai përdori çdo mjet – penën, predikimin, diplomacinë – për të mbrojtur dininjitetin, jetën dhe të drejtat e shqiptarëve. Ai ishte një njeri i fesë, por edhe i kombit, një zë i qartë i ndërgjegjes shqiptare në kohë errësire.

Ngërçi politik si pasojë e mungesës së aftësisë për bashkëpunim

0

Nga Isuf Bajraktari

Kosova po përballet me një ngërç të thellë politik dhe institucional, i cili nuk është vetëm rezultat i mungesës së numrave për formimin e institucioneve të reja, por edhe i mungesës së aftësisë për të ndërtuar komunikim politik të sinqertë. Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti që ka dalë e para në zgjedhje, me vetëm 48 deputetë, vazhdon të sillet si fituese absolute, duke refuzuar dialogun dhe marrëveshjet reale me subjektet tjera.

Qasja e kësaj partie tregon një mungesë të theksuar vullneti për partneritet. Në vend se të angazhohet në një proces të ndershëm ndërtimi të institucioneve, Vetëvendosja përpiqet të ruajë kontrollin duke mohuar nevojën për bashkëqeverisje. Kjo tentativë për të shfrytëzuar pozitën e parë në mënyrë të njëanshme, për të vendosur pa u konsultuar, ka bllokuar funksionimin institucional dhe ka thelluar krizën politike.

Në këtë kontekst, qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës meriton vëmendje të veçantë. LDK ka refuzuar të bëhet pjesë e një koalicioni që nuk ofron barazi politike dhe nuk respekton vullnetin qytetar. Ajo nuk ka rënë pre e kalkulimeve të Vetëvendosjes për të instrumentalizuar Listën GUXO dhe për të konsumuar figurat e saj për përfitime afatshkurtra elektorale. Përkundrazi, LDK ka treguar qëndrueshmëri, seriozitet dhe pjekuri politike, duke ruajtur integritetin e saj dhe duke fituar rritje të konsiderueshme në zgjedhje si rezultat i kësaj qasjeje.

Ndërkohë, edhe Nisma Socialdemokrate, pavarësisht se ka vetëm tre deputetë, ka treguar gatishmëri për të bashkëpunuar dhe për të kontribuar në formimin e institucioneve. Por edhe kjo shprehi vullneti është anashkaluar nga Vetëvendosja me justifikime të dobëta. Kjo tregon qartë se problemi nuk qëndron tek mungesa e numrave, por tek mungesa e vullnetit për të bashkëpunuar në mënyrë të sinqertë.

Pretendimi se të qenurit i pari në zgjedhje garanton automatikisht drejtimin e institucioneve është një interpretim i deformuar i së drejtës kushtetuese. As zgjedhja e kreut të Kuvendit dhe as formimi i Qeverisë nuk janë çështje emërimi, por votimi. Ky manipulim i qëllimshëm synon të maskojë paaftësinë për të arritur marrëveshje dhe mungesën e fleksibilitetit politik.

Në të gjithë këtë situatë, është e qartë se ngërçi aktual nuk është i rastësishëm, por produkt i një qasjeje arrogante dhe të mbyllur politike. Vetëvendosja nuk po dështon thjesht në aritmetikë parlamentare, por në kulturën e dialogut dhe të bashkëqeverisjes. Ndërkohë, LDK ka dalë më e fortë nga këto zgjedhje jo përmes retorikës, por përmes qëndrimeve të qarta dhe refuzimit të instrumentalizimit politik.

Qytetarët e kanë dhënë mesazhin e tyre. Ata kërkojnë institucione funksionale, përfaqësim të ndershëm dhe marrëveshje të sinqerta. Në këtë realitet të ri, përgjegjësia bie mbi ata që kanë vendin e parë jo vetëm si privilegj, por si barrë për të ndërtuar ura, e jo për t’i djegur ato.

Duke e kujtuar Hafiz Ali Krajen, nderin e fesë dhe krenarinë e kombit shqiptar

0

Nga Frank Shkreli

  • Hafiz Ali Kraja- Nderi i Fesë dhe Krenaria e Kombit.

Ndonëse kisha dëgjuar për Hafiz Ali Krajën – si një personalitet i madh i Fesë Islame në Shqipëri dhe njëri prej të dalluarve të Kombit shqiptar të shekullit të kakuar – nuk dija shumë për jetën dhe veprimtarinë e tij.  Si përfundim fillova të lexoj ndonjë gjë më shumë nga jeta e tij dhe sa më shumë lexoja aq më i interesuar bëhesha për të kaluarën e tij.  Duke lexuar për Hafiz Ali Krajën – një bashkvendas i imi nga Kraja, afër vendlindjes time – mësova se, ashtu si shumë bashkohas të tij, ai jetoi dhe veproi në tallazet më të vështira të historisë kombëtare të shqiptarëve, të shekullit të kaluar.  Sa më shumë të lexojë njeriu për Hafiz Ali Krajën — hoxhë, publicist dhe atdhetar i mirënjohur, opozitar i Zogut, i italianëve dhe i persekutuar deri në ditët e fundit të jetë së tij nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës — aq më i bindur bëhesh se ai i përkiste një brezi atdhetarësh më të spikatur, por që, fatkeqësisht, nuk janë më.  I përkiste atij brezi që mbi të gjitha — ndonëse jetuan në kohëra shumë më të vështira se sot, qoftë rrethanat politike të diktaturës komuniste ashtu edhe ekonomike — ata ishin mbrojtës të patundur të idealeve dhe të interesave kombëtare të shqiptarëve, pa dallim feje a krahine. Hafiz Ali Kraja ishte një personalitet i cili gjatë gjithë jetës promovoi ideale dhe vlerat e përbashkëta, të të gjithë shqiptarëve, pa dallim.  Për fat të keq, si shumë të tjerë patriotë si ai, të asaj kohe, edhe Hafiz Ali Kraja ishte i ndjekur e i përbuzur nga disa regjime, qoftë nga Zogu, qoftë nga fashizmi, qoftë nga komunizmi.  Duke lexuar për jetën e Hafiz Ali Krajës, nuk mund të mos bëjmë pyetjen se si do ishte sot Shqipëria dhe shqiptarët nëse në shekullin e kaluar do të kishin fituar pikëpamjet e atdhetarëve dhe pro-perëndimorëve, patriotë si Hafiz Ali Kraja?  Është vështirë të merret me mend se si një brez patriotësh — ajka e Kombit mund të themi e shekullit të kaluar, e deri në ditët e sotëme — pjesë e të cilës ishte, pa dyshim, edhe Hafiz Ali Kraja — e humbi luftën me një ideologji sllavo-aziatike që shkatërroi çdo vlerë të shenjtë fetare e kombëtare ndër shqiptarët, vlera që mbroheshin deri atëherë nga Haziz Ali Kraja dhe bashk-kombasit e tij, si At Gjergj Fishta, në kohën që jetuan dhe dhe vepruan ata.

35 vjetë pas shembjes së Murit të Berlinit shpresonim, më kot — se përballë ideve sllavo-aziatike komuniste të pas Luftës së II Botërore – shtypja dhe lufta komuniste kundër vlerave fetare e patriotike të këtyre burrave, si hafiz Ali Kraja, do kishte qenë e përkohëshme, megjithse komunizmi zgjati për pothuaj 50-vjet.

E kam thenë edhe herë të tjera, por po e përsëris se pa një bazë udhëheqjeje shpirtërore, morale dhe ideore të këtyre shembujve patriotësh të vërtetë shqiptarë, si Hafiz Ali Kraja, At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica e shumë të tjerë si ata — por të harruar e të përjashtuar nga historia – do të jetë vështirë të ndërtohet një Shqipëri dhe një Kosovë tjetër dhe ndryshe nga ç’kemi sot – një Shqipëri dhe Kosovë të dijes dhe të përparimit, me qëllim që shqiptarët si ndër kombet më të vkjetra të kontinentit evropian dhe botës, të zenë vendin e vet aty ku u takon, në rendin e kombeve të përparuara të shekullit XXI.

Në këtë ditë të Festës së Bajramit, urojmë që idetë, mendimet dhe ideologjia patriotike e fetarëve të mëdhej të shekullit të kaluar ndër shqiptarët, si Hafiz Ali Kraja dhe At Gjergj Fishta, ndër shumë të tjerë, të rikthehen përsëri ndër shqipptarët, në dobi të Atdheut dhe të Kombit.

PS — Për ata që dëshirojnë të dinë më shumë për Hafiz Ali Krajën, për jetën, veprat dhe atdhetarizmin e tij dhe për kontributin fetar me rastin e Festës së Bajramit, ju sugjeroj që të lexoni një shkrim të hollësishëm dhe shumë interesant, kushtuar njërit prej personaliteteve më të shquara të fesë islame në Shqipëri dhe më gjërë, Hoxhës Hafiz Ali Kraja, (1900-1973). Artikulli është shkruar nga studiuesja Ardita Repishti    Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH)1944÷1991. 

Usta i Paudhi – kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve

0

Pirro Prifti, Tiranë

Histeria e non-grattës në fjalimin e tij në Bruksel  para  PPE ku shan e mallkon Shqipërinë duke e quajtur Narkoshtet , dhe grup të strukturuar kriminal pjestarët e shtetit shqiptar, e plot ndyrësi të tjera kundër qeverisë shqiptare dhe kryeministrit- nuk janë gjë tjetër vetëm një logore dhe llum fjalësh aspak dinjitoze për një drejtues partie, por janë anormalitet diplomatik të një personi që sikurse thuhet në Bibel -`i ka hyrë Shejtani në bark`.

Edhe ish përkrahësja e tij në fillimet e non-grattës, znj. Kokalari, po shikon më shqetëim dhe përbuzje se si ëhtë degraduar logjika e një Kryetari të Opozitës ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe shprehet: “Më vjen turp për këtë reputacion të keq që përhap ish-Kryeministri i vendit,” -shkruan Kokalari në një reagim publik, duke shtuar se të flasësh keq për Shqipërinë nuk dëmton Edi Ramën, por dinjitetin e kombit` (‘Jam e shokuar’, Evi Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Flet për narko-shtet, por harron që dëmton Shqipërinë, jo Ramën – Shqiptarja.com).

Çfarë po ndodh me non grattën e opozitës që nuk zbaton statutin  e miratuar nga beniamini Basha në të cilin shkruhet…..se `nëse Kryetari I Parisë humbet zgjedhjet ai duhet automatikisht të japë dorëheqjen..`, që nuk pranon humbjen katastrofike të 11 majit, që vazhdon të përdorë shprehjen bajate kur humbet se `u vodh vota e lire`, apo nuk do të japë dorëheqjen për shkak të humbjes por thotë se ..unë jam misionar.. dhe nuk jap dorëheqje…`, që shan e batërdis këdo dhe kudo sa herë që nuk i plotësohen kërkesat e veta, që nuk respekton të paktën asnjë ligj etik kur kërkon të justifikojë vehten duke i a transferuar fajet dhe gabimet e veta kundërshtarëve? Kjo ngjan me `sindromin e rrotës së Dhëmbëzuar`për të cilën ka mjekime dhe jo hetuesira, ka nevojë për kujdes të shëndetit mendor dhe jo arreste shtëpiake, ka nevojë për  qetësi dhe largim nga pozicione të rrezikshme drejtuese dhe jo paraqitje në prokurori.

Me pak fjalë problemi I Usta të Paudhit I ngjan historisë së Komedisë `Klubi I Selanikut ku Rilindasi I Madh A.Z. Çajupi ka përmëndur rastin e Mit`hat Frashërit tek Komedia Klubi I Selanikut kur vetë autori ka kritikuar dhe blasfemuar me të madhe tradhëtinë e Kryetarit të Klubit të Selanikut ndaj shqipëtarëve dhe Shqipërisë I cili pretendonte që ishte për të rregulluar Shqipërinë porn ë fakt bënte të kundërtën me vetëdije të plotë pikërisht për shkak të interesave të tij ordinere.

Shkrimi i Çajupit në këtë komedi I përshtatet më së miri non-grattës tonë ku tekstualisht shkruante:

“-T’u thaftë goja, more beu ynë, të plastë koka, more beu ynë. Të paskan lënë mënt, more beu ynë! Qënke veshgjatë, more beu ynë! Qenke tyrk, more beu ynë. Qenke xhonturk, more beu ynë. Në klub të shqiptarëvet na the si duhet të sillet Turqia që të shpëtojë nga rreziku i sotmë dhe të rrojë për jetë, pse s’fole një fjalë për Shqipërinë?

Pse? Apo s’keshe se ç’të thoshe? Apo të erthi frikë nga xhontyrkit që të dërguan mutesarif ndë Sere që të haç pilaf? Po aher, ç’të shtrëngojti që të lëvdoshë turiqt dhe të shaç kaurët? Pse s’t’u tha gjuha ndë gojë?!…Mos na thuani tjatër herë se ini ju shqiptarë, mos na çani kryet me gënjeshtra, se kemi kupëtuar mirë se ç’kini ndë zëmër tuaj. Ju punoni për Tyrqinë e jo për Shqipërinë. Fanatizma u ka verbuar. Duani t’u mbesojnë për shqiptarë? Dilni nga buk’ e turkut, hani bukën me djersë sin eve e jo duk’ e rrjepur Evropit që ndriçon botën, zbukuron mendjen, të mejtoni dhe të silli si perndimasit (evropasit), në dojni të rroni ndë mes të Evropësë[…] Rroftë Shqipëria e lirë, u shoftë klub i Selanikut, se qenka i xhonturqve e jo i shqiptarëve. U shofshin të tërë klubet e Shqipërisë në punojnë me xhonturqit dhe në kanë për qëllim çarje dhe armiqësi ndëmes të shqiptarëve mysliman’e të krishterë. Rroftë dashuria. Rroftë bashkimi!“ (Klubi i Selanikut – Konica.al).

Një shkrim i tillë i mrekullueshëm i përshtatet totalisht veprave anti-shqiptare të nongrattës së sotme mjafton që të ndryshosh emrin `Klubi i Selanikut` për të  vënë- PD.

Shqipëria nuk ka nevojë as për halucinacione, Deliriume dhe Histerizma që ndotin Shqipërinë dhe shqiptarët përballë vetë shoqërisë shqiptare dhe asaj të BE, nuk ka nevojë për justifikime vjedhje votash kur vota personale mbetet komplet e lire për tu hedhur përballë kutisë së votimit pas asnjë presion apo ndërhyrje nga të tretët, nuk ka nevojë për një drejtues partie anti-shqiptar që për të shpëtuar vehten nga mëkatet e të kaluarës tenton të dëmtojë opozitën dhe Atdheun e tij , nuk ka nevojë të shitet e të blihet nga fqinjët për të mbajtur një opozitë e cila nuk funksionon kështu me njerëz servilë e pa dinjitet.

Opozita ka neovjë për një konfigurim pro-europian, paqedashës dhe prosperues  për vëndin në raport me konfliktet brënda dhe jashtë partiake, të cilat nuk duhet të kenë vënd përballë  bashkimit dHe dashurisë ndaj vëndit tonë të bekuar, siç përmënd edhe Rilindasi Çajupi.

Shqipëria ka nevojë për një Opozitë me njerëz me integritet, me eksperiencë dhe meritokratë. Shpresojmë që non gratta ka nevojë për qetësi larg politikës dhe nën një kujdes apolitik.

priftipirro2017@gmail.com

Mënyrat e dashjes së Atdheut edhe kritikohen e kundërshtohen

2

Ibrahim Kelmendi, Gjermani 

Pra tre ditëve postova: “Edhe Rifat Jashari e Saranda Bogujevci duhet të diskreditohen nëse bëhen marioneta të liderucëve partiak dhe qeveritarëve.” Ish-bashkëveprimtarja Sadete Zhitia ka reaguar para disa orëve [teksti i saj në grafikën ilustruese]. Iu përgjegja:
Sadete, gjithandej merren me mënyrën e dashjes se atdheut, bile edhe kritikohen e kundërshtohen. Ta zëmë, Gjermania u rrafshua përtokë për shkak të mënyrës se dashnisë se atdheut nga Hitleri. Në sakrifikuam goxha shumë për ta luftuar mënyrën e dashnisë se atdheut nga titistët, si Azem Vllasi e Rrehaman Morina. Edhe ata u lodhen goxha shumë duke na përndjek e vrarë neve për mënyrën e dashnisë tonë ndaj atdheut. Unë u dërmova duke e luftua mënyrën si e donin atdheun Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi & Co, gjatë e pas Lufte. Bile, gati sa nuk jam kanë prish edhe me Rifat Jasharin për mënyrën si e donte atdheun Ai, sepse shpërdorej nga Hashim Thaçi. Tani mezi po pres me e takua që të grindemi për shpërdorimin që po i bëhet nga Albin Kurti, apo nga islamistët. Etj., etj.
Po ndihem i detyruar të jem në luftë edhe kundër Kurtit për mënyrën si po e do ai atdheun, sepse, ta zëmë, po me dhëmbë deri në palcë, që bashkë me Familjen e Erdoganit, po na i plaçkitin mbi NJË miliardë Euro në vit me tregti të rrymës, sepse kjo është mënyra e dashnisë tij ndaj atdheut. Etj., etj.
Edhe Ti e familjarët Tu keni pas goditje e përndjekje të mëdha për mënyrën si e keni dashur atdheun. Apo?
Edhe Saranda, meqë është angazhuar në parti politike, bile është ngjit në majë të bandës se krimit të organizuar, do të luftohet nga kundërshtarët partiak e politik, për mënyrën se si po e duan ajo e ata atdheun, meqë duke e imituar Kurtin dhe duke i zbatuar urdhrat e tij, po na e ngulfatin e komplotojnë më shumë se mjaftë atdheun tonë…
Edhe kundër meje janë angazhuar shumë, më shumë se mjaftë, për t’më luftuar për mënyrën se si e doja e si e dua atdheun. Asnjëherë e askujt nuk i kam thënë se nuk ka të drejtë të më lufton, sepse mënyrat e dashnisë ndaj atdheut janë të shumëllojshme…
Baba im në kësi rasti do bënte dua: inshallah e mrama me hajr!
***
SDETE ZHITIA:
Kush e përcaktoj këtë rregull “moral”? Kush janë ata ato, ai ajo që e paska të drejtën ekskluzive tua përcaktoj njerëzve se si duhet ta duan atdheun e tyre? Se si duan ta japin kontributin e tyre për vendin? Ka Kush të diskreditohet para se të merremi me do njerëz që përfaqësojnë diçka goxha të madhe.
Dhe krejt llumi i shoqërisë tonë është ngritur në këmbë për me e u marr me Sarandën.
Turp!
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "Sadete Zhitia: Kush e përcaktoj rregull "moral"? Kush janë ata ato, ai ajo, Ae paska tẽ drejtën ekskluzive tua përcaktoj njerëzve se si duhet ta duan atdheun e tyre? Se si duan ta japin kontributin e tyre për ven- din? Ka Kush tẽ diskreditohet para se tẽ merremi me njerëz Ae përfaqësojnë diçka goxha madhe. Dhe krejt llumi shoqërisë tonë është ngritur në KeTpe për me marr me Saranden. Turp! Sadete SadeteZhitia Zhitia Saranda Bogujevci"

E padrejtë, rruga e Kosovës drejt BE-së, të varet nga dialogu me Serbinë

0

Në foto:  Marta Kos

Gani I. Mehmeti

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar të martën, më 4. 6. 2025, se rruga europiane e Kosovës varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe jo “përmes veprimeve të njëanshme”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” më 4. 6. 2025.

Kushtin që ia paraqet Kosovës, duhet t’ia bëjë Serbisë. Ajo ëashtë bllokueasja e dialogut me Kosovën. Kosova vazhdimisht ka qenë për dialog.

Zonja Marta Kos, ju duhet të dini se ku është bllokada.

Përveç këtij kushti ndaj Serbisë, ju duhet ta kushtëzoni Serbinë edhe me njohje të Pavarësisë së Kosovës, për të cilën kanë heshtur vazhdimisht ndërmnjetësuesit e mëparshëm që ishin tërësisht të njëanshëm pro Serbisë. Ata, asnjëherë nuk i paraqitën kushte Serbisë dhe asnjëherë nuk i thanë se Kosova është shtet i Pavarur , njësoj sikur Serbia, për çka ajo duhet ta njohë realitetin.

Serbia vazhdimisht, edhe pas Marrëveshjeve në Bruksel e në Ohër në vitin 2023, ku kërkohej që të mos lobojë për çnjohje të shteteve të tjera për Kosovën, ajo nuk qe ndalur, dhe, asnjëherë nuk i qe tërhequr as vërejtja e lëre më të ndërmirreshin masa ndaj saj për shkeljen e Marrëveshjeve në fjalë.

Madje, ajo çka është edhe më e papranueshme, vetë Bërnabiq, në cilësi të kryeministzres së Serbisë, i dërgoi me shkrim se pikat ku bëhet fjalë për Kosovën, nuk do të pranohebn. Askush nuk u mor me këtë letër të Bërnabiqit, me çka mbetet të kuptohet se edhe BE-ja ishte pajtuar me këtë letër.

Po, sikur t’i shkruante Kosova një letër se nuk do e themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, si do të vepronte BE-ja?

Uroj që të jini të paanshëm si ndërmjetësues, kjo do të mjaftonte për Kosovën me kusht që ta trajtoni si shtet të barabartë me të gjitha shtzetet e tjera në Europë e botë.

Prandaj, deri sa Serbia është bllokuese e dialogut dhe shkelëse e marrëveshjkeve, nuk është e arsyeshme të ndëshkohet Kosova as me masa, që ende i ka e as me  rrugën drejt Bashkimit Europian, deri sa bllokimi i dialogut ka ardhur nga Serbia.

Duhet ndëshkuar bllokuesi i dialoguit, jo edhe ai që është për dialog.

Sa u përket “veprimeve të njëanshme”, siç e thoni ju, Kosova nuk ka nevojë të konsultohet me Srbinë rreth zbatimit të ligjeve dhe Kushtetutës së saj. Serbia nuk është më hisedare në Kosovë. Serbët e Kosovës duhet të respektojnë ligjet e shtetit ku jetojnë, e jo ato të serbisë, që të mos bijnë ndesh me ligjet e Kosovës.

Shqipëria e mposht Serbinë vetëm me disiplinë dhe lojë cilësore

0

Nga: Arif Ejupi

Ndeshja e 7 qershorit kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikim në Botërorin 2026, që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, nuk është vetëm një sfidë sportive, por është edhe një provë e karakterit tonë si komb dhe si qytetarë të një shteti evropian, demokratik e të civilizuar.

Jemi të vetëdijshëm se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me qëllim të qartë politik, dëshiron të provokojë me deklarata e qëndrime që nxisin tensione, për të shfrytëzuar qoftë edhe incidentin më të vogël si alibi për propagandë dhe destabilizim

Prandaj, le të mos i japim asnjë pretekst. Le t’i tregojmë botës se ne shqiptarët dimë të festojmë me pasion dhe maturi.

Fuqia jonë nuk është në fishkëllima, ofendime apo konfrontime, fuqia jonë është në dinjitetin tonë, në dashurinë për fanellën kuqezi dhe në përkrahjen e pastër për ekipin tonë kombëtar.

Le ta fitojmë këtë ndeshje me etikë sportive, me përkrahje korrekte nga tribunat, pa asnjë veprim që mund t’u shërbejë provokatorëve dhe politikave të vjetra armiqësore të Serbisë.

Shqipëria është Evropë ! Shqipëria është qytetari!. Shqipëria është krenari!

Gjenevë, 5 qershor 2025

Në shënjestër për guximin që treguam për të qenë shqiptarë, ashtu siç ishin të parët tanë…!

0

Nuk e kam pasur kurrë zakon të luaj rolin e viktimës, dhe as që kam ndërmend të filloj sot. Por që nga rikthimi ynë në Kishën Katolike, në rrënjët tona të lashta – rrënjë që janë vetë themeli i qenies shqiptare – jemi vënë nën goditje të hapura dhe të fshehta.

Jo për mëkat. Jo për krim. Por për guximin që treguam për të qenë shqiptarë ashtu siç ishin të parët tanë: me shpirt të lirë, me ndërgjegje të kthjellët, me besë për Atdheun.
Ne nuk po kthehemi në fe – po kthehemi në kujtesë.
Në një kohë kur kombi po shkërmoqet nga asimilimi ideologjik, kur identiteti po shitet për pak “paqë sociale”, rikthimi te rrënja është akt rezistence, jo rit fetar.
Na kanë etiketuar. Na kanë shpifur.
Na kanë ndëshkuar me përjashtim, me ftohtësi, me heshtje.
Familje tona janë ndarë. Shoqëria është përçarë. Jo për fajin tonë – por sepse e vërteta që themi, djeg.
Dhe kur e vërteta djeg, shpirtrat e nënshtruar kërkojnë të heshtin atë që flet, jo të dëgjojnë atë që duhet.
E sot, më lejoni t’ju flas me zemër të lënduar, por me zë që nuk dridhet:
Si ua thotë goja, vëllezër e motra të mi, të uroni Bajramin?
Çfarë po festoni? Kujt po i shtrëngoni dorën?
Kujtoni vallë se ato janë festa shqiptare?
Jo! Ato janë festa që, në kujtesën historike, mbartin plagë të hapura – janë ditë që përkujtojnë sistemin që masakroi, konvertoi, përçudnoi mijëra shqiptarë në emër të një perandorie që na shihte si mish pa komb.
Kujtojeni kush ishin “heronjtë” e Bajramit gjatë pushtimit osman. Kujtoni kush ishin vezirët e bajraktarët që ngritën dorën kundër shqiptarëve – jo se ishin armiq të Perandorisë, por se guxuan të ishin shqiptarë.
Unë nuk jam kundër besimit. Nuk jam kundër askujt që falet me zemër.
Jam kundër asaj ndërgjegjeje të korruptuar, që lutet në një cep dhe u jep dorën atyre që i urrejnë themelet e kombit tënd në tjetrin.
Jam kundër atyre që ditën na japin “like” dhe mbështetje, por natën urojnë me patos festa që kanë për ideologji zhdukjen tonë si popull i lirë.
Na është bërë bajat fjala “tolerancë” kur përdoret si justifikim për gjunjëzim kombëtar.
Na mjaftoi një herë nënshtrimi osman – s’kemi ndër mend ta përsërisim përmes “tolerancës së importuar”.
Miq, ky është çasti i kthjelltësisë.
Nëse nuk jemi të qartë kush jemi, nuk do të dimë kurrë as për kë jetojmë.
Nuk mund të ndërtojmë të ardhmen duke pështyrë mbi varret e atyre që dhanë jetën për këtë tokë.
Nuk mund të jemi “neutralë” kur na shkelin mbi emër, mbi histori, mbi gjak.
Unë jam shqiptar. Katolik. Pasardhës i një populli që nuk u nënshtrua kurrë.
Unë nuk kërkoj që të më duan të gjithë – por kërkoj që të mos më tradhtojnë ata që e quajnë veten shqiptarë.
Flakën që më dogji për këtë Atdhe nuk e shuaj dot.
Po nëse do ta shuani ju me urime bajramesh e servilizëm ndaj harresës, atëherë mos më quani më vëlla.
Me 6 qershor 2025

Sak Muji i shkruan letër publike islamistit Sylejman Miftari

0
🇦🇱 Letër publike për Sulejman Miftarin
“Ti mund të jesh gjithçka, por jo shqiptar!”
Sulejman,
Në një kohë kur shqiptarët janë duke kërkuar fytyrën e tyre të mohuar, gjuhën e tyre të përgjakur dhe atdheun e tyre të ndarë copa-copa, ti del e flet me gjuhën e beduinëve, me frymë eremiti që nuk i përket as dheut, as qiellit.
Ti nuk je zë opozitar.
Ti je echo i errësirës, zë që nuk kërkon drejtësi, por hakmarrje ndaj shqiptarëve.
Nuk flet si njeri i fesë, sepse Zoti nuk i sheh kufijtë që ti përpiqesh t’i vësh kombit – ti flet si rrënues me pagesë i çdo vlere që për ne është e shenjtë.
⸻
A je me të vërtetë aq i verbër sa të mos kuptosh se emri yt është shqiptar, por goja jote i shërben turpit?!
A e dëgjon veten kur flet me përbuzje për flamurin tonë, për Skënderbeun tonë, për identitetin tonë që u ruajt me shekuj në prushin e maleve dhe në heshtjen e burgjeve?
A nuk të djeg shpirti kur e sheh se bijtë e këtij kombi quhen Fluturë, Vesë, Dritë, Fjollë, Dardan, Albin, Shpend, Agim, Liburn, Albulena, Vjosa… dhe jo “Abdullah ibn Shtëpia që s’ka dritare”?!
⸻
Ti nuk je kritik i shoqërisë –
ti je beduin urban që bredh mes statuseve me deve në tru dhe zhele ideologjike që kanë erë myk të shekullit XIV.
Mos ke frikë nga liria?
Mos të duket fjala shqipe si mallkim, e historia e jonë si provë faji?
Po t’i kishe fëmijët shqiptarë, do turpërohesh kur të të dëgjojnë duke e quajtur flamurin “leckë” apo Skënderbeun “armik të islamit”!
Jo, Sulejman, ti nuk je kritik – TI JE DEFTER!
Një fletë e zhubravitur e një ideologjie të djegur që s’e deshi kurrë lirinë shqiptare.
⸻
Ti dhe të ngjashmit e tu, që bëni “hallall” Serbinë e Rusinë për hir të një fjale që e keqpërdorni, jeni misionarë të vetëurrjes!
Erdhët me petka të fesë, por mbajtët në zemër përçmimin ndaj çdo gjëje që ka erë shqip.
Por dëgjo mirë, Sulejman Miftari:
Ti mund të jesh çdo gjë: mysliman, arabofil, rusofil, serbofil, kalif në statuset e tua me shami e thirrje “Allahu Egber”…
por jo shqiptar.
Jo në zemër.
Jo në ndërgjegje.
Jo në shpirt.
⸻
Sepse shqiptar është ai që ngrihet kur flamuri fyhet, jo ai që e pështyn.
Shqiptar është ai që i jep emër vajzës së tij “Dritë”, jo ai që e mbulon me harresë.
Shqiptar është ai që nuk i lutet kurrë pushtuesit, por i përgjërohet kombit!
⸻
Dhe për ta mbyllur:
Turpi le të rrijë mbi ty si hije që nuk largohet.
Zëri i shqiptarëve të lirë do ta përplasi çdo ditë këtë të vërtetë në fytyrën tënde.
🇦🇱
Sak Muji
Artist, ish-i burgosur politik,
Zëri i lirë i ndërgjegjes shqiptare

“Kurban Bajrami” nuk është festë shqiptare, është festë panislamiste, neoosmane – sulltaniste, andaj braktise se është simbol i pushtimit

1
Prof. Belisar Jezerci, historian, Ferizaj
___
“Përballë padrejtësisë, ka vetëm dy zgjedhje: revolta ose dorëzimi” A. Camus.
Dhe ne shqiptarët, për shekuj, kemi zgjedhur dorëzimin.
Dorëzim përballë një padrejtësie historike: islamizimi i dhunshëm që na shkëputi nga Evropa, nga vetja, nga Zoti.
Dhe çdo vit, në vend që ta kujtojmë këtë plagë, e festojmë. Po, po flas për Kurban Bajramin. Therje. Gjak. Nënshtrim. Ritual që nuk na përket.
A jemi të verbër? Apo thjesht kemi pranuar të vdesim ngadalë?
Kurban Bajrami nuk është festë shqiptare. Është simbol i një pushtimi shpirtëror. Therja e një qengji në emër të një “Allahu” që na erdhi me shpatë, është therje simbolike e identitetit tonë kombëtar. Mos e harroni kurrë : çdo therje qengji është simbol i çdo shqiptari të masakruar nga barbarët osmanë.
Islami, për ata që guxojnë ta shqyrtojnë me mendje të ftohtë, nuk është as fe e vërtetë, as çlirim shpirtëror, por një paganizëm i maskuar.
Mjafton të mendoni për një çast: puthja e gurit të zi në Mekë, rrotullimi rreth Qabesë, gurëzimi i Shejtanit… Të gjitha janë mbetje të ritualeve pagane të fiseve arabe paraislame.
Si mund një komb evropian, krenar dhe me histori të lavdishme, të përkulet para këtyre riteve primitive?
A nuk është blasfemi të mendosh se Zoti i Plotfuqishëm ka nevojë që ju të mbytni Shejtanin me gurë?
Deri kur do të lejoni të tallet dikush me inteligjencën tuaj, me dinjitetin tuaj, me historinë tuaj?
Ndërsa ne humbasim kohë në këto rite të huaja, bota e qytetëruar po shkon në planete tjera. Dhe identiteti ynë po vdes.
Vetëm katolicizmi ka qenë dhe mbetet gurthemeli i qenies sonë si komb evropian.
Katolicizmi na lidhi me Romën, me civilizimin, me dinjitetin.
Katolicizmi prodhoi figura si Skënderbeu, Papa Klementi XI e Nënë Tereza. Katolicizmi mbrojti kombin kur të tjerët kërkonin t’na zhduknin.
Keni pranuar me heshtje të bëheni skllevër të klerikëve mercenarë që shërbejnë axhendave serbo-ruse. Deri kur do rrini të përkulur si shërbëtorë pa dinjitet?
Zgjohu, shqiptar.
Mos e festo Kurban Bajramin,
Zgjidh revoltën.
Mos e prano paganizmin islamik,
Zgjidh pagëzimin.
Zgjidh Krishtin,
Zgjidh Kombin!
Me respekt,
Në emër të Lidhjes Shqiptare për Rikthim në Katolicizëm, me seli në Bruksel,
Belisar Jezerci, kryetar
Mund të jetë një imazh i 1 person