Kreu Blog Faqe 544

Kombëtarja shqiptare e futbollit e konsoliduar dhe cilësore

0

Nga: Arif Ejupi

Shqipëria nisi daljen nga vetizolimi i gjatë politik dhe kulturor, me ngadhënjimin e demokracisë në fillim të viteve ’90. Ajo sikurse shumë vende të tjera të bllokut ish-komunist gradualisht iu bashkua Perëndimit në shumë fusha, përfshirë edhe sportin.

Megjithatë, futbolli si sporti më i popullarizuar në botë kishte mbetur për një kohë të gjatë i margjinalizuar dhe pa ndonjë vizion të qartë zhvillimi.

Stadiumet ishin në gjendje të mjerueshme, strukturat drejtuese joprofesionale, po ashtu mungonin politika të mirëfillta pune me pionierë dhe juniorë.

Kaluan dekada të tëra me paraqitje të dobëta dhe mungesë suksesi, derisa erdhi momenti historik: Kualifikimi në Kampionatin Evropian “Francë 2016”, që përfaqësonte ngjarjen më të madhe në historinë e futbollit shqiptar deri atëherë.

Kjo pjesëmarrje në këtë ngjarje të rëndësishme nuk ishte vetëm një arritje sportive, por edhe një shpërthim krenarie kombëtare për shqiptarët kudo që janë.

Kombëtarja jonë, e udhëhequr nga trajneri i atëhershëm italian Gianni De Biasi dhe e përbërë nga një brez futbollistësh të përkushtuar, dëshmoi se Shqipëria, kishte arritur më në fund të thyente “murin e inferioritetit ” që e kishte penguar vite të tëra.

Ky sukses historik u ndërtua me moral të lartë dhe besim në vetvete. Pa dyshim, rrugëtimi drejt Euro 2016 u shënua në ndeshjen dramatike të zhvilluar në Beogradit, më 14 tetor 2014, ku huliganët serbë sulmuan brutalisht futbollistët shqiptarë, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes.

Në një vendim të shumëpritur dhe të drejtë UEFA, regjistroi fitoren në tavolinë për Shqipërinë me rezultat 3:0, duke sanksionuar dhunën dhe urrejtjen e shfaqur në atë përballje të turpshme. ku serbët shfaqën çmendurinë e tyre.

Ky vendim ishte më shumë se teknik: ishte një dënim i qartë ndaj racizmit dhe një njohje e qëndresës së kombëtares sonë.

Pas Euro 2016, Kombëtarja shqiptare vazhdoi rrugëtimin e saj me luhatje, por me tendencë të qëndrueshme drejt konsolidimit.

Në dekadën e fundit, janë hedhur hapa të rëndësishëm në profesionalizimin e trajnerëve, reformimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërtimin e infrastrukturës moderne (si “Air Albania Stadium” në Tiranë), si dhe përfshirjen e diasporës shqiptare në përbërjen e ekipit kombëtar.

Kombëtarja është pasuruar me futbollistë të talentuar nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora në Zvicër, Gjermani, Suedi, Angli etj.

Zaten kjo e ka shndërruar kombëtaren shqiptare në një çerdhe të bashkimit të shqiptarëve në një ideal të përbashkët sportiv dhe kombëtar.

Sot, Kombëtarja shqiptare është një skuadër konkurruese, cilësore dhe e respektuar në Evropë, e aftë të përballet denjësisht me çdo kundërshtar. Shpresojmë se këtë do ta dëshmojë edhe më 7 qershor 2025, në një ndeshje të veçantë kundër Serbisë, e vlefshme për  Botërorin 2026, që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Kjo përballje, përveçse një sfidë sportive, ka edhe simbolikë të veçantë për ne shqiptaret, ngase është edhe një rast për të treguar maturi, dinjitet dhe nivel futbollistik, ndaj një kundërshtari me të cilin kemi përvoja mjaft të hidhura.

Në prag të kësaj ndeshjeje, Kombëtarja shqiptare është më e bashkuar se kurrë, me një grup lojtarësh të talentuar dhe të motivuar për të shkruar kapituj të rinj suksesi.

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk është më “e harruara” e Evropës, ajo tashmë është bërë pjesë e denjë e elitës së futbollit evropian dhe atij botëror.

Nga sofistët te LDK-ja: kur arsyetimi kritik sfidon traditën

0
Nga: Isuf Bajraktari
___

Teksa po lexoja sërish librin “Vetëpërkufizimi i njeriut” të filozofit Muhamedin Kullashi, botuar më 1987, më tërhoqi një ndjenjë e njohur: ai çast kur njeriu guxon të dalë nga hija e zakonit dhe të mendojë për vete. Ky çast filozofik më solli menjëherë ndër mend një paralele të fuqishme – atë mes sofistëve të Greqisë së lashtë dhe veprimit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitet ’90. Kjo lidhje e parë nëpërmjet reflektimit filozofik më nxiti të shkruaj këto mendime.

Nga njëra anë Greqia e lashtë, nga ana tjetër Kosova e fundviteve ’80. Duket si një krahasim i largët, por në thelb kemi të bëjmë me dy çaste të ngjashme të historisë njerëzore: momente kur njeriu del nga hija e zakonit dhe guxon të mendojë ndryshe. Pikërisht këtë bënë sofistët në shekullin V para erës sonë. Dhe po këtë e bëri Lidhja Demokratike e Kosovës në vitet ’90, kur sfidoi sistemin monist jugosllav dhe solli në skenë një rend të ri shoqëror të ndërtuar mbi pluralizëm dhe mendim qytetar.

Sofistët ishin ndër të parët që guxuan të thoshin: “Ligji nuk është i drejtë sepse është i vjetër.” Ata nuk e shihnin rendin si të dhënë nga perënditë, por si një konstrukt njerëzor që mund të ndryshohet. Duke vëzhguar zakonet e popujve të ndryshëm, ata kuptuan se morali, e drejta dhe rendi politik janë produkte të marrëveshjeve njerëzore, jo të ndonjë rendi të përjetshëm. Në këtë mënyrë, sofistët e zhvendosën mendimin filozofik nga miti tek arsyetimi – nga e pandryshueshmja tek e diskutueshmja.

Në mënyrë të ngjashme, LDK-ja në Kosovë solli një frymë të re politike dhe shoqërore: jo më nënshtrim ndaj “unitetit” të pashkallshëm jugosllav, por vetëvendosje përmes mendimit dhe organizimit qytetar. Ajo nuk e mohoi identitetin kombëtar, përkundrazi, e riktheu në qendër, por jo përmes mitologjisë ideologjike apo etnonacionalizmit militant. LDK ndërtoi projektin e saj shtetformues mbi arsyetimin politik, fuqinë e votës dhe strukturimin institucional.

Në të dyja rastet – të sofistëve dhe të LDK-së – ndodhi e njëjta gjë: një sfidë ndaj “të vërtetave” të paprekshme. Ashtu siç sofistët sfiduan dogmat morale e fetare, LDK sfidoi dogmat e një regjimi autoritar që e paraqiste vetveten si e vetmja rrugë. Ky ishte një çast iluminist për shoqërinë kosovare: një dalëngadalë çlirim nga frika dhe prania e ideve që e vendosin qytetarin në qendër.

Është e rëndësishme ta kujtojmë këtë sot. Në një kohë kur shpesh tradita politike përzihet me tribalizëm dhe nostalgia kthehet në pengesë për vizion, ne kemi nevojë për një kthim te mendimi kritik. Demokracia nuk është vetëm një rend ligjor apo një sistem zgjedhjesh, por një kulturë e dyshimit ndaj autoritetit dhe besim në fuqinë krijuese të qytetarit.

LDK-ja e fillimeve na kujton se pluralizmi nuk është kaos, por mënyra më dinjitoze për ta trajtuar ndryshimin. Siç na mësojnë sofistët, ligjet dhe normat janë të vlefshme kur përfaqësojnë arsyen dhe dinjitetin njerëzor – jo kur ruhen vetëm sepse janë të vjetra.

Dorëshkrimi i Rekës së Epërme – Një Dëshmi e Rrallë e Shqipes Ortodokse me Alfabet Cirilik

Në historinë e pasur të gjuhës shqipe, ekzistojnë faqe ende të pazbuluara plotësisht, të cilat dëshmojnë për përpjekjet e vazhdueshme të shqiptarëve për të ruajtur gjuhën dhe identitetin e tyre përmes shkrimit, pavarësisht kushteve historike, politike e fetare. Një ndër këto dëshmi është një dorëshkrim i vitit 1868, i shkruar në gjuhën shqipe me alfabetin cirilik, që besohet të jetë krijuar nga një shqiptar ortodoks nga Reka e Epërme – një krahinë malore në pjesën perëndimore të Maqedonisë së sotme së Veriut.
Ky dorëshkrim është një dokument unik, jo vetëm për faktin që përmban tekst në shqip të shkruar me grafi cirilike, por edhe sepse pasqyron një variant dialektor të të folmes së Rekës së Epërme, që shpesh është lënë në harresë nga studimet zyrtare gjuhësore. Përdorimi i alfabetit cirilik nga shqiptarët ortodoksë nuk ishte rastësi: ai lidhej ngushtë me përkatësinë e tyre fetare në kishën ortodokse, ku cirilikja ishte alfabeti liturgjik dhe edukativ.
Në këtë tekst fetar, që ngjan me një predikim ose përkthim të një pjese nga Shkrimi i Shenjtë, përmenden emra si Pjetri dhe Gjoni, dhe flitet për përhapjen e fjalës së Zotit në Maqedoni, për “kanunin” dhe urdhrin hyjnor. Megjithëse është shkruar në cirilik, përmbajtja e tij është pa mëdyshje shqip, duke treguar se autorët e tij janë përpjekur të ruajnë gjuhën amtare brenda një konteksti kulturor dhe fetar që favorizonte gjuhën sllave.
Zbulime të tilla – siç është ky dorëshkrim – janë thelbësore për të kuptuar kontributin e shqiptarëve ortodoksë në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, sidomos në kohë kur alfabeti latin nuk ishte ende i përhapur në mesin e komuniteteve lindore. Ato tregojnë se ndarja fetare nuk e ka ndalur ndjenjën etnike dhe përpjekjet për të ruajtur trashëgiminë gjuhësore.
“Maqedonia është e mbushur me mësimet e apostujve. Apostujt mësuan fjalët e shenjta të Zotit, Pjetri e Gjoni, siç u urdhërua nga Zoti. Ata shkuan dhe e përhapën Ungjillin dhe e vendosën kanunin e shenjtë. Gjoni e do dhe e ruan këtë porosi.”

Mund të jetë një imazh i teksti

Në mes të Shkupit, shqiptarët mbetën të patundur – si ky kryq i gdhendur në gur: i thjeshtë, por i pavdekshëm

Zemra shqiptare që rreh në heshtje – në gurin e Shkupit
Në një cep të qetë të Shkupit, aty ku koha duket se ka ndalur frymën për një çast, një gur i vjetër varri flet. Nuk flet me zë, por me emra. Nuk bërtet, por dëshmon. Dhe ajo që thotë është më e fortë se çdo fjalim: Shqiptarët katolikë ishin këtu. Janë këtu.
Emra si Viktorija, Jaki, Manika, Mateja – të gdhendur në gur si rrënjë të një peme që nuk u shkul kurrë, pavarësisht stuhive të kohëve, pushtimeve, mohimeve. Ata nuk u ndjenë shumë, por jetuan ndershëm. Nuk kërkuan të sundojnë, por të jenë. Të ruajnë fenë, gjuhën, emrin dhe nderin.
Ky gur është më shumë se një varr.
Është një dëshmi. Një gur themeli i kujtesës sonë.
Një provë që nuk mund të fshihet as nga historia e shkruar, as nga ata që do të donin ta harrojnë.
Në mes të Shkupit, ku kombet u përzien dhe pushtetet u ndërruan, shqiptarët katolikë mbetën të patundur – si ai kryq i gdhendur në gur: i thjeshtë, por i pavdekshëm.
Le ta nderojmë këtë kujtim.
Le ta ruajmë këtë dëshmi.
Sepse një popull që kujton rrënjët e veta, nuk shkurret kurrë.

Ukraina dëmtoi urën Kersj që e lidhë Federatën Ruse me Gadishullin e Krimeas së pushtuar

0

Hans Rustad , Document.no

Për herë të tretë, Ukraina ka kryer sabotazh ndaj urës Kersh që lidh Krimen me kontinentin rus. 1,1 ton dinamit ishin vendosur nën ujë dhe shkaktuan dëme të mëdha kur u shpërthyen.

Ukraina tani ka kryer tre operacione serioze kundër Rusisë.Së pari, ata përpoqën të vrasin Putinin gjatë vizitës së tij në rajonin e Kurskut me helikopter.

Më pas, erdhi sulmi spektakolar kundër bombarduesve strategjikë në baza në të gjithë Rusinë. Së fundmi, sulmi ndaj urës Kersh.Rusia mendon se Ukraina nuk është në gjendje të kryejë sulme të tilla të sofistikuara vetëm.

Ata kanë marrë ndihmë. Mund të ndodhë që rusët e konsiderojnë NATO-n dhe SHBA-në si të bashkëpërgjegjshme dhe se përgjigja do të jetë përkatësisht.Kjo hap mundësi për një eskalim të shpejtë, nëse Trump nuk bën një telefonatë.

Thuhet se Trump nuk ishte i informuar. Nëse është kështu, shteti i thellë ka vepruar pas shpine për të goditur edhe atë.

Serbia islamizoi edhe Kosovën edhe tashmë e radikalizoi, ekstremizoi

0

Gjergj – Skender Jashari

Serbia, Greqia kanë marrë mësime për përdorimin e hoxhallarëve për qëllime të tyre ekspansioniste, nga Rusia. Ambasadori rus në Sofije 1815, përpiloi programin për përdorimin e hoxhallarëve rus, në gadishullin Ballkanik. Të njejtën e përvetësuan edhe Serbia, Greqia në elaboratet e tyre në Naçertani dhe Megali Ide. Pas viteve 1835, kur Perandoria Osmane filloi përfundimisht osmanizimin e Shqiptarëve në njërën anë, nga ana tjetër Serbia, Greqia etj, në pajtim me elaboratet e tyre, vepronin në asimilimin dhe forcimin e ndjenjës islamike tek Shqiptarët. Derisa Serbia dhe Greqia e viteve 1810-1850, territorialisht ishin shumë të vogla, ato dërguan kontigjente agjentësh që bashkëvepronin e disa herë edhe në sytë e autoriteteve osmane, për të kriju kushte të përshtatshme që në një të ardhme për t’i pushtu territoret e tilla. Kontigjentet e tilla i shërbenin  Perandorisë Osmane si ndihmë. Mos të harrojmë që kontribut shumë të madh për ushtritë Osmane kanë dhënë agjentët serb dhe minoritarët serb, shtuar kësaj edhe të islamizuarit vendas, kujto betejat e Grykës së Kaçanikut, Silivovës etj.

Gjatë pushtimit të Trojeve Shqipëtare, çdo njësi ushtarake e Ushtrisë së Serbisë, kishte  hoxhë, duke filluar nga njësitë më të vogla, deri tek “drzhavni imam”, derisa asnjë musliman në ushtrinë serbe nuk kishte. Prandaj islamizimi i kriptokatolikëve të Karadakut të Luginës së Preshevës deri në Shkup, është vepër vetëm e hoxhallarëve të ushtirsë serbe, derisa ultësira ishin islamizuar edhe gjatë pushtimit Osman. Fatkeqësisht kujtojmë edhe sot, në Luginë të Preshevës, se me rastin e pushtimit nga ushtritë serbe, më 16-18 tetor 1912, një fes( kapelë e ushtarit Osman) i shitej a këmbehej me tërë pasurinë e paluajtshme të një familje shqiptare, nëse donin të shpëtonin jetën si turq, e të iknin për Turqi, mirëpo edhe në rastin kur iknin, të njejtët i vritnin për turq. Derisa si për ironi, ishin disa hebrenjë p.sh: Leo Freundlich, që dëshmoi këtë Golgotë të neve Shqiptarëve, që i dëshmoi botës perëndimore se ata nuk ishin turq, por Serbia dhe aleatët e saj i paraqitnin para Perëndimit si turq, e në të vërtetë ishin Shqiptar.

Pasiqë u dëbu Perandoria Osmane nga Gadishulli Ballkanik dhe shkaku i injorancës  dhe analfabetizmit total mesin e shqiptarëve, por nga ana tjetër në pamundësi që t’i shfarosnin me spastrim etnik e gjenocid gjatë viteve 1878-1912, e as gjatë Luftës së I Botërore, e panë të levërdishme që t’i përdornin xhamitë për asimilim të shqiptarëve.

Serbia krijoi Bashkësinë Islame pas Luftës së I Botërore,[1] ku në krye të saj vendosi:Hasan Rebac, Ahmed Mehmedbashiq, Fejzi Haxhiamziq, Sheçer Kadiq e të tjerë të cilët i shërbyen Beogradit në projektet e më poshtme. Pas vitit 1937, Bashkësinë Islame me seli në Shkup, e morën “shqipëfolës” që sipas Vasa Çubrilloviqit, i cili në referatin e tij “Problemet e pakicave në Jugosllavinë e Re”,[2] pohonte që :” seperatistët shqipëtar përfituan një armë të fuqishme në duart e veta. Ata për dy tre vjet aq shumë e shfrytëzuan, saqë e morën në duart e veta krejt organizatën fetare dhe arsimore të muslimanëve në jug, përmes së cilës ata organizuan politikisht dhe kaluan në ofenzivë…”[3] Me këtë rast kuptojmë që gabimisht Shqipëtarët në emër të fesë, filluan të organizonin edhe jetën politike-e cila i shkonte në interes Serbisë, pasiqë forconte ndjenjën fetare dhe dobësonte ndjenjën kombëtare Shqipëtare.

Derisa Mbretëria e SKS-së, nuk lejoi asnjë shkollë shqipe, mbylli edhe shkollat shqipe të kishave katolike, madje gjatë viteve 1912-1929, vrau të gjithë klerikët katolik që ishin në frymën e Rilindjes Kombtare Shqiptare, por edhe shumicën e prijsëve dhe kryengritësve shqiptar( Kaçakëve).

Mbretëria e SKS-së, më 1925,[4] hapi në Shkup shkollën e mesme islame për krijimin e hoxhallarëve për qëllime shoveniste serbe, që quhej Medreseja e Madhe Kral Aleksandri i I-rë,[5] drejtori i së cilës ishte Mehmet Bashiq nga Bosnja që deklaronte veten serb, të gjithë mësuesit ishin serb dhe rus që ua mësonin islamin.[6]

Shembull: sipas statistikave turke  të 1908, në:Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Vushtri, Prishtinë, Gjilan, Kaçanik, Ferizaj, Gjilan, nuk kishte asnjë  turk, derisa në Shkup, Tetovë, Dibër etj, shumicë ishin Shqipëtarët, kurse serbët ishin minoritet derisa turqit nuk figurojnë as si minoritet. Derisa Shkupi ishte si kryeqendër për Shqipëtarët, ku kishte të vendosur seli diplomatike të huaja.[7] Pastaj erdhi periudha e pushtimit serb, kur në Trojet tona përdhuni dhe me hoxhallarë të Rusisë, Serbisë, Bullgarisë, u asimiluan numër i madh i Shqipëtarëve. Me rastin e pushtimit mbi 120.000 Shqipëtar u dëbuan për turq në Anadolli, pasuar me shpërnguljet 1912-1914, ishin  239.807 shqipëtar[8] kurse në muajt maj-korrik 1914, u shpërngulën edhe 565.472  shqipëtarë,[9] Konventa jugosllavo-turke e 1938, në nenin 4 parashihte shpërnguljen e 40.000 familjeve Shqipëtare( 1939/ 4000 familje; 1940/6.000 familje; 1941/7.000 familje; 1942/7.000 familje; 1943/8.000 familje dhe 1944/8.000 ),  ligjet agrare serbe dhe ligjet për kolonizim, pastaj edhe ligjet për kolonizim që parlamenti turk edhe në vitin 1934 i aprovoi, që në Turqi të emigronin jo vetëm turqit, por edhe popullatat muslimane. Pastaj vazhduar pas Luftës së II Botërore, në janar 1953 mes Fuat Kyprilit që ishte ministër i jashtëm i Turqisë  dhe Titos, në Split, marrëveshje gojore, që  në vitet 1953-1959 të shpërnguleshin nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sanxhaku, për në Turqi rreth 400.000 muslimanë/Shqipëtarë. Në këtë periudhë u krijuan hoxhallarët e dirigjuar nga Serbia, që në përbuzje i quanim “bedni oxhi”(hoxhallarët e mjerë), që ishin pjesë e Bashkësisë Islame të Jugosllavisë, të cilët propagandonin turqizimin dhe muslimanizimin e Shqipëtarëve. Vetëm në Maqedoninë e Veriut, në vitin 1948 kishte 95.940 turq, kurse në vitin 1953, u bënë  203.938 turq, kurse krahasuar me këtë Shqipëtar më 1948 ishin  197.389,  kurse në vitin 1953 ranë në 162.254 shqipëtar. Këtë e konfirmonte edhe Komisioni për pakicat nacionale të Jugosllavisë në tetor 1959, ku thoshte që Shqipëtarët kryesisht u bënë turq. Shpërngulja e Shqipëtarëve nga viti 1956 deri mars 1959, nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i zi dhe Sanxhaku, ishte 143.800 banorë, ndërsa në vitin 1966 arriti në mbi 250.000 banorë.  Pas vitit 1966( por edhe më parë) Serbia nxiti shumicën e Shqipëtarëve që të iknin në botën perëndimore, për të gjetur një jetë më të mirë. Kështu disa dhjetëra mijëra  kryefamiljarë e më pas që tërhoqën familjet e tyre,  migruan për në SHBA, Belgjikë, Francë, Holandë, Austri, Suedi, Danimarkë, Norvegji etj.

Prandaj pasi së pari ishte synim i Serbisë, lugina Morava-Vardar, për të dalur në Selanik, u angazhu në shfarosjen e shqiptarëve që banonin në atë hapësirë. Mirëpo pastaj edhe e njejta praktikë u apliku edhe në Kosovë. Prandaj Medreseja Alaudin dhe të tjera, janë në vazhdën e njejtë.

Prej gjithë këtyre, mund të shohim që në territorin e Republikës së Kosovës, numri i xhamive që ishin në fund të pushtimit të Perandorisë Osmane ishte që numërohen në gishtat e dorës. Por gjatë sundimit serb, bëri që ky numër të shumëfishohet, por kjo nuk ndodhi edhe me shkollat në gjuhën shqipe. Veprimtaria e hoxhallarëve dhe xhamive nuk u pengu në asnjë rast gjatë periudhës së sundimit serb. Natyrisht Serbia në raste luftërash, e ka dëshmuar historikisht që i ka shkatërru dhe spastru edhe popullatat muslimane. Rastet e tilla i kemi p.sh: në Beograd më 1576 kishte 273 xhami, kurse në atë kohë në Prishtinë nuk ishte asnjë( pavarësisht që disa burime islame tentojnë ta përmendin një xhami të hapur nga Sulltan Bajaziti, por kjo në të vërtetë ishte xhami rreth së cilës ishte e vendosur ushtria osmane) dhe si e tillë shërbente vetëm për nevojat e saj. Prandaj edhe në Luftën e Kosovës, Serbia shkatërroi mbi 250.000 shtëpi të shqiptarëve, derisa sipas burimeve të ndryshme jepen shifra prej 130 deri 218 xhamive të shkatërruara.

Prandaj qëllimi është shumë lehtë i kuptueshëm, që Serbia përmes islamizimit dhe vehabizimit të Kosovës, tenton që të:

  1. Paaftësoj funksionimin e shtetit të Kosovës;
  2. Të shkëpusë aleancat Shqiptaro-Perëndimore, përmes popullatës tonë të islamizuar e radikalizuar që do kërkojnë përfaqësues politik të tyre( të Kosovës) që do jenë pro-lindor e anti-perëndimor;
  3. E në çastin më të volitshëm, sërish ushtarakisht ta ripushtojë, siç kishte bërë më 1878-1912.

Prandaj duhet të kem marrë mësim, se asgjë as feja, as parajsa e individëve nuk janë më të rëndësishme sesa Interesi yn Kombëtar.

Më:04.06.2025

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] Државен архив на Република Македонија, Фонд. Врховно Муфтијство-Белград.1919-1929 год. (më tej ДАРМ.1.611.1.1/1-5).

[2] Që e lexoi më 3 nëntor 1944 në Beograd.

[3] Hamdija Sharkinoviç, Boshnjaci od Naçertanija do memoranduma, Podgoricë, 1997, faqe 243-259.

[4] Në shtator 1925 Ministri për Fe i Mbretërisë së SKS-së,  me dekretin e Mbretit Aleksandër të I datës 24 prill 1924( shih: Архив Југославија (më tej AJ), Фонд 66 /Министарство просвете Кралевине Срба, Хрвата и Словенца, фасцикл 1101, арх. јед. 1429 (Велика.Медреса Краља Александра I), бр. 373, 11. IV.1926 г., Скопље.)

[5] Архив Југославија (më tej AJ), Фонд 66 /Министарство просвете Кралевине Срба, Хрвата и Словенца, фасцикл 1101, арх. јед. 1429 (Велика.Медреса Краља Александра I), бр.3846, 11 августа 1925 год. у Београду, shkresë e Ministrit të Fesë së Mbretërisë së SKS, drejtuar Ministrit të Arsimit në Beograd, përmes së cilës ky i fundit njoftohet se më 1 shtator të vitit 1925, në Shkup do të nisë punë Medreseja e Madhe Kral Aleksandi i I-rë.

[6] А.J. Фонд 66, /Министарство за просвете Кралевине СХС (Југославије)/, Арх. јед. 1429 (Велика Медреса „Крал Александар I„ ви – Скопље) 1925/26; 1930/34.

[7] Hamit Kokolari, Kosova – Djepi i Shqiptarizmit, botuar në vitin 1962 nga Lidhja Kosovare në Mërgim, faqe 120.

[8] sipas  dokumentit nr. 1246 të datës 12 prill 1914, të Arkivit të Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin Politiçko Odelenje.

[9] Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije”, K.VII Sv.1 Beograd 1980, faqe 617-618.

Luljeta Aliu, drita që zbardh çdo errësirë

0
Lirim Gashi, Prizren
___
(në shqip, gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht)
Sytë e saj janë të zinj – por jo të errët – sepse prej tyre shpërthen një dritë, burimi i së cilës nuk është artificial, por i lindur nga një mendje e hapur dhe një shpirt fisnik që e ka pranuar dhimbjen si mësuese të jetës dhe dijen si formë dashurie.
Bebëzat i shkëlqejnë si uji i Ujëvarës së Mirushës – jo për të rënë në sytë e kalimtarëve të rasttit, por për të reflektuar kuptim – si pasqyrat që e studiojnë më thellë vetveten sa sa vështruesin.
Faqet e saj kanë ngjyren e mollëve të pjekura nën diellin e sinqeritetit – sepse ajo është fryt i një peme të paprekur nga helmi i servilizmit dhe i prapaskenave të errëta politike.
Ato faqe nuk janë zbukurim bosh, por dëshmi jete.
Dëshmi e një jetë që dikur u kërcënua me shuarje, por që gjeti kuptim në guxim.
Buzët e saj janë si dy gjysma zemrash të vogla që flasin për një zemër të madhe
Për një zemër që nuk rreh vetëm për veten, por për çdo grua të burgosur, të dhunuar, të poshtëruar, të heshtur, të fyer apo të thyer në një martesë ku burrëria nuk ishte kurrë përkushtim ndaj dashurisë, por vetëm maskë e sundimit.
Por ndryshe nga brigadat e zhurmshme të pseudo-feministeve radikale, ajo nuk bie në grackën e urrejtjes ndaj burrave – sepse ndjek arsyen, jo vetëm modën.
Prandaj ajo e sheh injorancën – e jo mashkullin – si armikun e përbashkët të njerëzimit.
Luljeta Aliu është më shumë se një grua e bukur dhe e arsimuar.
Ajo është një thirrje për sinqeritet në një kohë mashtrimi.
Ajo nuk kërkon pushtet, por thellësi.
Ajo nuk kërkon tituj, por ndikim.
Ajo është një politologe, e shkolluar në Zvicër – por ka zgjedhur të jetojë në Kosovë.
Ka zgjedhur të qëndrojë në një vend nga i cili të tjerët ikin për të fituar më shumë para.
Dhe për këtë arsye, ajo e bën të kundërtën:
Ajo qëndron këtu – për të dhënë më shumë dije.
Sepse ajo i përket asaj klase të rrallë mendimtarësh që nuk i ikin realitetit, por përpiqen ta riformulojnë dhe ndryshojnë atë.
Me vetëm një bisedë, ajo është në gjendje ta zhveshë politikën nga retorika boshe.
E pyeta një ditë:
Pse shpenzon kaq shumë energji jashtë politikës zyrtare, kur gjasat për të përmirësuar jetën e njerëzve atje janë si ta fitosh llotarinë?
M’u përgjigj:
“Nuk mund të rreshtohem me masën e grave dhe burrave të paditur dhe servilë, që sillen si dele në tufat politike, pa kundërshtuar kurrë bariun – sepse nuk kanë mendim të vetin.”
Mendova me vete: sa shumë të drejtë ke, Luljeta.
Si mund të kenë mendim të vetin, kur s’kanë lexuar kurrë asnjë libër dhe alfabetin e njohin vetëm sa për të nënshkruar vendime që e dëmtojnë shoqërinë apo marrëveshje që e rrezikojnë shtetin?
Dhe kjo nuk është arrogancë – por e vërtetë e dhimbshme.
Sepse në fund të fundit një gjë është e sigurt:
Ata që nuk lexojnë, do të jenë gjithmonë skllevër të atyre që lexojnë.
Ajo nuk dëshiron të bëhet politikane karriere vetëm për të marrë influencë.
Sepse vetë ekzistenca e saj është akt politik – në një shoqëri që ka harruar dallimin mes drejtësisë dhe shfaqjes.
Ndjeshmëria e saj ndaj padrejtësisë është si një radar moral – në një botë ku shurdhëria është bërë mënyrë jetese.
Ajo i mban sytë e saj kureshtar mbi të rinjtë, mbi arsimin, mbi kulturën dhe drejtësinë sociale – sepse e di se shteti nuk matet me ligje të shkruara, por me karakterin e atyre që i zbatojnë ato.
Zvicra ia dha pasaportën, por Kosova i rrëmbeu zemrën.
Që afro njëzet vjet, jeton në Kosovë pa ndërprerje – kurse jashtë vendit nuk i mungonte asgjë, përveç kuptimit.
Ashtu siç thoshte Albert Camus:
“Të jetosh jashtë dhe të mendosh se po e ndryshon vendin tënd – është njësoj si të mendosh se shiu që bie mbi çatinë tënde e lag edhe Saharën.”
Dhe ajo nuk mund të jetë spektatore në një shoqëri të ngrirë – të nënshtruar nga mediokriteti dhe të hipnotizuar nga ekranet.
Ka zgjedhur të ecë nëpër rërë të nxehtë shkretëtire – vetëm për të mbjellë një pemë, që dikush nesër të pushojë nën hijen e saj.
Dhe ndërkohë që mediat tona ndjekin “skandalet” inekzistente të qeverisë Kurti – si priftërinjtë që akuzonin Sokratin për “shthurje të rinisë” – edhe ajo sot vëzhgohet me lupë, jo për ta parë dritën e saj, por për ta gjetur hijen.
Por siç thoshte Niçe:
“E vërteta niset vonë – por gjithmonë arrin.”
Besoj se Ministria e Jashtme e ka humbur një perlë – sepse nuk di të dallojë kristalin nga qelqi.
Por ndoshta ende nuk është vonë.
Luljeta Aliu është diplomacia që s’e kemi pasur kurrë – jo vetëm me fjalë nëpër forume, por me një angazhim të pashoq që flet me botën përmes veprës.
Dhe unë ia uroj asaj gjithçka që i ka munguar Kosovës: drejtësinë, dritën dhe dinjitetin.
Sepse ajo është përfaqësuesja më e denjë e një shoqërie që ende s’e ka kuptuar vlerën e atyre që jetojnë për të tjerët.
Dhe siç shkruante Rainer Maria Rilke:
“Bukuria e shpirtit është fillimi i shërimit të mendjes individuale dhe kolektive nga helmi i propagandës.”
***
LULJETA ALIU: DAS LICHT, DAS JEDE DUNKELHEIT ERHELLT
Von Lirim Gashi
Ihre Augen sind schwarz – aber nicht finster – denn durch sie strömt ein Licht, dessen Ursprung nicht in einer künstlichen Quelle liegt, sondern in einem offenen Geist und einer edlen Seele, die den Schmerz als Lehrmeisterin des Lebens und das Wissen als Form der Liebe angenommen hat.
Ihre Pupillen glänzen wie das Wasser des Mirusha-Wasserfalls – nicht um flüchtige Blicke einzufangen, sondern um Erkenntnis zu spiegeln – wie Spiegel, die sich selbst intensiver betrachten, studieren und hinterfragen als den Betrachter.
In ihren Wangen trägt sie die Farbe von Äpfeln, gereift unter der Sonne der Aufrichtigkeit – denn sie ist die Frucht eines Baumes, der niemals vergiftet wurde von servilen Händen oder vom toxischen Nebel politischer Hinterzimmer.
Diese Apfelbäckchen sind nicht bloß Zierde, sondern Zeichen des Lebens.
Ein Lebenszeichen, das man zu ersticken versuchte, das aber seinen Sinn im Mut gefunden hat.
Ihre Lippen gleichen zwei kleinen halben Herzen, die von ihrem großen Herzen erzählen – einem Herzen, das nicht nur für sie selbst schlägt, sondern für jede Frau, die eingeschlossen, gefoltert, erniedrigt, zum Schweigen gebracht, beleidigt oder in einer Ehe zerbrochen wurde, in der Männlichkeit nur eine Maske der Dominanz war – und keine wahre Hingabe an die Liebe.
Doch im Gegensatz zur lärmenden Armee radikaler Feministinnen verfällt sie nicht der Falle des Männerhasses – denn sie folgt dem Verstand, nicht dem Trend.
Deshalb sieht sie nicht den Mann, sondern die Ignoranz als gemeinsamen Feind der Menschheit.
Luljeta Aliu ist mehr als eine schöne, gebildete Frau.
Sie ist ein Ruf nach Aufrichtigkeit in einer Ära der Täuschung. Sie strebt nicht nach Macht, sondern nach Substanz. Nicht nach Titeln, sondern nach Wirkung.
Sie ist Politikwissenschaftlerin, ausgebildet in der Schweiz, doch hat sich entschieden, in Kosovo zu leben.
Sie hat sich entschieden, in jenem Land zu bleiben, aus dem die meisten fliehen, um mehr Geld zu haben.
Und gerade deshalb tut sie das Gegenteil:
Sie bleibt, um mehr Wissen zu geben.
Denn sie gehört zu jener seltenen Gattung von Denkerinnen, die nicht vor der Realität fliehen, sondern sie neu definieren wollen.
In nur einem Gespräch vermag sie es, die Politik von leerer Rhetorik zu entkleiden.
Einmal fragte ich sie:
Warum investierst du so viel Energie außerhalb der professionellen Politik, wo die Chancen, das Leben der Menschen zu verbessern, den Chancen gleichen, im Lotto die Sieben zu ziehen?
Ihre Antwort lautete:
„Ich kann mich nicht einreihen in die Menge ungebildeter, serviler Frauen und Männer, die nur Schafe politischer Herden sind und den Hirten nie widersprechen – weil sie keinen eigenen Gedanken haben.“
Ich dachte bei mir: Oh, wie recht du hast, Luljeta.
Wie sollten Menschen einen eigenen Gedanken haben, die niemals ein Buch gelesen haben und nur so viel Alphabet beherrschen, dass es gerade reicht, um eine gesellschaftsschädliche Entscheidung oder ein staatsgefährdendes Abkommen zu unterschreiben?
Und das ist keine Arroganz – das ist schmerzlicher Ernst. Denn am Ende bleibt wahr: Wer nicht liest, wird immer Sklave dessen sein, der liest.
Sie will keine Berufspolitikerin werden, nur um Einfluss zu haben. Ihre bloße Existenz ist ein politischer Akt in einer Gesellschaft, die den Unterschied zwischen Gerechtigkeit und Spektakel vergessen hat.
Ihre Sensibilität gegenüber Ungerechtigkeit ist wie ein moralisches Radar in einer Welt, in der Taubheit zum Lebensstil geworden ist.
Sie hat ein unermüdliches Auge für die Jugend, für Bildung, für Kultur und für soziale Gerechtigkeit – denn sie weiß, dass ein Staat nicht an geschriebenen Gesetzen gemessen wird, sondern am Charakter derer, die sie ausführen.
Die Schweiz hat ihr den Pass gegeben, aber Kosovo hat ihr das Herz genommen. Seit fast zwei Jahrzehnten lebt sie ununterbrochen hier, obwohl ihr im Ausland nichts gefehlt hätte – außer dem Sinn.
Denn wie Albert Camus sagte:
„Im Ausland zu leben mit dem Glauben, dein Heimatland zu verändern, ist wie zu glauben, dass der Regen, der auf deine Erde fällt, die Wüste Sahara befruchten wird.“
Und sie kann nicht Zuschauerin bleiben in einer Gesellschaft, die stillsteht, weil sie vom Mittelmaß versklavt und vom Bildschirm hypnotisiert wurde.
Sie hat sich entschieden, über den brennenden Sand der Wüste zu gehen – nur um einen Baum zu pflanzen, damit andere morgen im Schatten ruhen können.
Und während unsere Medien Skandalen in der Regierung Kurti hinterherjagen – so wie einst die Kleriker Sokrates beschuldigten, die Jugend zu „verderben“ – wird auch sie unter dem Mikroskop beobachtet, nicht um ihr Licht zu sehen, sondern um einen Schatten zu finden.
Doch wie Nietzsche sagte:
„Wenn die Wahrheit sich auf den Weg macht, kommt sie zwar spät, aber sie kommt.“
Ich glaube, das Außenministerium hat eine Perle verloren, weil es nicht zwischen Kristall und Glas unterscheiden kann.
Aber vielleicht ist es noch nicht zu spät.
Luljeta Aliu ist jene Diplomatie, die wir nie hatten – nicht nur durch treffende Worte auf Konferenzen, sondern durch ein Sein, das der Welt durch Taten spricht.
Und ich wünsche ihr all das, was Kosovo gefehlt hat: Gerechtigkeit, Licht, Würde.
Denn sie ist eine außergewöhnlich würdige Repräsentantin einer Gesellschaft, die das Ausmaß jener Menschen noch nicht begriffen hat, die für andere leben.
Und wie Rilke sagte:
„Die Schönheit des Geistes ist der Beginn der Heilung der individuellen und kollektiven Seele von dem Gift der Propaganda.“
***
LULJETA ALIU: THE LIGHT THAT ILLUMINATES EVERY DARKNESS
By Lirim Gashi
Her eyes are black – but not dark – for through them flows a light whose source is not artificial, but born from an open mind and a noble soul that has embraced pain as the teacher of life and knowledge as a form of love.
Her pupils shimmer like the waters of the Mirusha Falls – not to trap fleeting glances, but to reflect understanding – like mirrors that study and question themselves more deeply than the one who gazes into them.
In her cheeks she carries the color of apples ripened under the sun of sincerity – for she is the fruit of a tree untouched by the poison of servile hands or the toxic fog of political backrooms.
These apple-cheeks are not merely adornments, but signs of life.
A sign of life that once was nearly extinguished, but found its meaning in courage.
Her lips resemble two small half-hearts speaking of a great heart – a heart that does not beat only for itself, but for every woman who has been imprisoned, tortured, humiliated, silenced, insulted, or shattered in a marriage where masculinity was but a mask of dominance and never a devotion to love.
But unlike the loud battalions of radical feminists, she does not fall into the trap of man-hating – because she follows reason, not fashion.
That is why she sees not man, but ignorance, as the common enemy of humankind.
Luljeta Aliu is more than a beautiful, educated woman.
She is a call for honesty in an era of deceit.
She does not seek power, but substance.
Not titles, but impact.
She is a political scientist, educated in Switzerland, but chose to live in Kosovo.
She chose to remain in a country from which most flee – to have more money.
And for that very reason, she does the opposite:
She stays – to give more knowledge.
For she belongs to that rare class of thinkers who do not run from reality, but seek to redefine it.
With a single conversation, she can strip politics of its empty rhetoric.
Once I asked her:
Why invest so much energy outside of formal politics, where the chance to improve people’s lives is like winning the lottery?
Her reply was:
“I cannot align myself with the mass of uneducated, servile women and men who are just sheep in political herds and never contradict their shepherd – because they have no thoughts of their own.”
I thought to myself: Oh, how right you are, Luljeta.
How can one have their own thoughts if they have never read a book and only know just enough of the alphabet to sign decisions that harm society or agreements that endanger the state?
And this is not arrogance – it is painful truth.
Because in the end, one thing remains true:
Those who do not read will always be slaves to those who do.
She doesn’t want to be a career politician just to gain influence.
Her very existence is a political act in a society that has forgotten the difference between justice and spectacle.
Her sensitivity to injustice is like a moral radar in a world where deafness has become a lifestyle.
She keeps a tireless eye on youth, on education, on culture, and on social justice – because she knows that a state is not judged by the laws it writes, but by the character of those who implement them.
Switzerland gave her a passport, but Kosovo took her heart.
For nearly two decades she has lived here, uninterrupted – though abroad, she lacked nothing except meaning.
As Albert Camus said:
“Living abroad with the belief that you can change your homeland is like thinking the rain that falls on your soil will irrigate the Sahara Desert.”
And she cannot remain a spectator in a society that stands still – enslaved by mediocrity and hypnotized by screens.
She has chosen to walk across the burning sands of the desert – just to plant a tree, so others may one day rest in its shade.
And while our media chase after scandals in the Kurti government – the same way the clerics once accused Socrates of “corrupting” the youth – she too is watched under a microscope, not to see her light, but to find a shadow.
But as Nietzsche said:
“When truth sets out on its journey, it arrives late – but it does arrive.”
I believe the Ministry of Foreign Affairs lost a pearl because it cannot distinguish between crystal and glass.
But perhaps it is not too late.
Luljeta Aliu is the diplomacy we never had – not only through eloquent speeches at conferences, but through a being that speaks to the world through action.
And I wish her all that Kosovo has lacked: Justice, light, and dignity.
For she is an exceptionally worthy representative of a society that has not yet understood the value of those who live for others.
And as Rilke said:
“The beauty of the mind is the beginning of healing the individual and collective soul from the poison of propaganda.”
***
LULJETA ALIU : LA LUMIÈRE QUI ILLUMINE TOUTE OBSCURITÉ
Par Lirim Gashi
Ses yeux sont noirs – mais non obscurs – car ils laissent passer une lumière dont la source n’est pas artificielle, mais née d’un esprit ouvert et d’une âme noble, ayant adopté la douleur comme maîtresse de vie et la connaissance comme une forme d’amour.
Ses pupilles scintillent comme les eaux des chutes de Mirusha – non pour piéger les regards passagers, mais pour réfléchir la compréhension – telles des miroirs qui s’interrogent plus profondément que celui ou celle qui les observe.
Dans ses joues se dépose la teinte des pommes mûries sous le soleil de la sincérité – car elle est le fruit d’un arbre que ni les mains serviles ni les brouillards toxiques des coulisses politiques n’ont souillé.
Ces pommettes ne sont pas de simples ornements, mais des signes de vie.
Un signe de vie qui fut un jour prêt de s’éteindre, mais qui trouva son sens dans le courage.
Ses lèvres ressemblent à deux moitiés de petits cœurs parlant d’un grand cœur – un cœur qui ne bat pas seulement pour lui-même, mais pour chaque femme emprisonnée, torturée, humiliée, réduite au silence, insultée ou brisée dans un mariage où la virilité n’a jamais été qu’un masque de domination et non une dévotion envers l’amour.
Mais contrairement aux bataillons tapageurs des féministes radicales, elle ne tombe pas dans le piège de la haine des hommes – car elle suit la raison, et non la mode.
C’est pourquoi elle voit dans l’ignorance, et non dans l’homme, l’ennemi commun de l’humanité.
Luljeta Aliu est bien plus qu’une femme belle et instruite.
Elle est un appel à la sincérité dans une époque de mensonge.
Elle ne cherche pas le pouvoir, mais le fond.
Pas les titres, mais l’impact.
Elle est politologue, formée en Suisse, mais a choisi de vivre au Kosovo.
Elle a choisi de rester dans un pays que beaucoup fuient – pour avoir plus d’argent.
Et pour cette même raison, elle fait le contraire :
Elle reste – pour donner plus de savoir.
Car elle appartient à cette classe rare de penseurs qui ne fuient pas la réalité, mais cherchent à la redéfinir.
En une seule conversation, elle peut dépouiller la politique de sa rhétorique vide.
Je lui ai un jour demandé :
Pourquoi investir autant d’énergie en dehors de la politique formelle, là où la chance d’améliorer la vie des gens ressemble à un gain de loterie ?
Elle m’a répondu :
« Je ne peux pas m’aligner avec la masse de femmes et d’hommes ignorants et serviles, qui ne sont que des moutons dans les troupeaux politiques, ne contredisant jamais leur berger – car ils n’ont pas de pensée propre. »
Je me suis dit : que tu as raison, Luljeta.
Comment peut-on avoir une pensée propre si l’on n’a jamais lu un livre et si l’on ne connaît de l’alphabet que ce qu’il faut pour signer des décisions nuisibles à la société ou des accords dangereux pour l’État ?
Et cela n’est pas de l’arrogance – mais une vérité douloureuse.
Car au bout du compte, une chose reste vraie :
Ceux qui ne lisent pas seront toujours esclaves de ceux qui lisent.
Elle ne souhaite pas être une politicienne de carrière juste pour obtenir de l’influence.
Son existence même est un acte politique dans une société qui a oublié la différence entre justice et spectacle.
Sa sensibilité à l’injustice est comme un radar moral dans un monde où la surdité est devenue un mode de vie.
Elle garde un œil vigilant sur la jeunesse, l’éducation, la culture et la justice sociale – car elle sait qu’un État ne se mesure pas à ses lois écrites, mais au caractère de ceux qui les appliquent.
La Suisse lui a offert un passeport, mais le Kosovo a conquis son cœur.
Depuis près de vingt ans, elle y vit sans interruption – alors qu’à l’étranger, il ne lui manquait rien, sauf le sens.
Comme l’a dit Albert Camus :
« Vivre à l’étranger en croyant pouvoir changer son pays, c’est penser que la pluie qui tombe sur ton sol irrigue le désert du Sahara. »
Et elle ne peut rester spectatrice dans une société figée – asservie à la médiocrité et hypnotisée par les écrans.
Elle a choisi de marcher à travers les sables brûlants du désert – rien que pour planter un arbre, afin que d’autres puissent un jour se reposer à son ombre.
Et tandis que nos médias poursuivent les scandales du gouvernement Kurti – à la manière des prêtres accusant Socrate de “corrompre” la jeunesse – elle aussi est scrutée au microscope, non pour y voir sa lumière, mais pour y déceler une ombre.
Mais comme le disait Nietzsche :
« Quand la vérité se met en marche, elle arrive en retard – mais elle finit par arriver. »
Je crois que le Ministère des Affaires étrangères a perdu une perle, car il ne distingue pas le cristal du verre.
Mais il n’est peut-être pas trop tard.
Luljeta Aliu est la diplomatie que nous n’avons jamais eue – non seulement par ses paroles éloquentes dans les conférences, mais par un être qui parle au monde à travers ses actes.
Et je lui souhaite tout ce qui a manqué au Kosovo : la justice, la lumière et la dignité.
Car elle est une représentante exceptionnellement digne d’une société qui n’a pas encore compris la valeur de celles et ceux qui vivent pour les autres.
Et comme l’a écrit Rainer Maria Rilke :
« La beauté de l’esprit est le début de la guérison de l’âme individuelle et collective empoisonnée par la propagande. »

Urd (1931) / Gazetarja ruso-norvegjeze Nina Arkina : Intervista ime ekskluzive me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat shqiptare

Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Qershor 2025 

Revista norvegjeze “URD” ka botuar, me 13 qershor 1931, në faqet n°322 — 324, intervistën ekskluzive asokohe të gazetares ruso-norvegjeze Nina Arkina me Nënën mbretëreshë Sadije Zogu dhe princeshat shqiptare (zhvilluar me 2 qershor 1930 sipas fotografive), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

VIZITA TE NËNA MBRETËRESHË DHE PRINCESHAT E SHQIPËRISË

Nga Nina Arkina

Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324

Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324

Mbreti i ri i Shqipërisë është beqar, dhe ana e pashoqe e oborrit përfaqësohet nga nëna e tij, e cila mban titullin “Nëna Mbretëreshë”, dhe motrat e tij, gjashtë Lartmadhëritë Mbretërore, Princeshat Adile, Nafije, Senije, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide. Familja mbretërore shqiptare është myslimane nga përkatësia fetare, prandaj edhe këto emra që tingëllojnë të huaj, shqiptohen me një fortësi dhe ëmbëlsi të papërmbajtshme.

Pallati ku jetojnë Nëna Mbretëreshë dhe princeshat është një ndërtesë e gjatë dykatëshe me një kopsht me hije nga pas dhe roje të rrepta në dy hyrje. Tashmë jashtë pallatit më përshëndet princi i kurorës — duket se ndjej hijen e një drame mbretërore, por fëmija i bukur me tipare të bukura dhe flokë të errët bjondë, i cili përshëndet me një përkulje të çuditshme, është djali i Princeshës Nafije. Ajo ishte martuar me ministrin (ambasadorin) shqiptar në Pragë, Cen bej Kryeziun, i cili u vra në një atentat. Më vonë, ndërsa gjyqi ishte ende në vazhdim, vetë shërbëtori i ministrit shpalli dhe zbatoi dënimin me vdekje për vrasësin e zotit të tij : e qëlloi në përputhje me ligjin e pashkruar shqiptar të gjakmarrjes. Fëmija me flokë të verdhë, i cili është princi i kurorës së vendit derisa vetë mbreti të ketë një trashëgimtar, na ndjek me një vështrim serioz, ndërsa unë dhe oborrtari kryesor i mbretit, Shkëlqesia e Tij Ekrem Libohova, ngjitemi shkallëve të pakta.

Brenda derës hyjmë në një korridor të gjerë të shtruar me gurë me një rresht të gjatë qilimash dhe një rresht dritaresh të hapura, të cilat zhduken në distancë. Këtu më bie në sy edhe një kolltuk i ndërtuar çuditërisht, por nuk e kuptoj menjëherë qëllimin e tij. Një zonjë e moshuar në pritje, e veshur me të zeza, na mirëpret dhe hap derën e një salloni të kuq “Empire” me kolltuqe të mëdha e të rehatshme, qilima orientalë në dysheme dhe një kurorë veneciane mrekullisht të bukur në tavan. Dritaret e shumta në dhomën e madhe kanë perde të kuqe mëndafshi, dhe në murin e veshur me letër-muri, i cili është i motivuar me shqiponja gri në një sfond të kuq të errët, varet portreti i mbretit : një fytyrë bjonde nordike me sy të qetë blu dhe profil shqiponje. Gjatë pak minutave të pritjes, ndërsa shikoj përreth dhomës, Shkëlqesia e Saj më thotë se Nëna Mbretëreshë flet vetëm shqip dhe se ai do të veprojë si përkthyes. Një çast më vonë dera hapet menjëherë dhe një zonjë e vogël, me sy dhe flokë të zinj dhe me një fytyrë të këndshme e të re, hyn brenda.

Kjo është Madhëria e Saj Zonja Sadije, e lindur në vitin 1873 në kryeqytetin e sotëm, Tiranë, bijë e familjes së lashtë udhëheqëse shqiptare Toptani, që nga viti 1908 vejushë me 7 fëmijë pas guvernatorit të Shqipërisë, Xhemal pashë Zogu, dhe që nga viti 1928 — nënë mbretëreshë !

Pas prezantimit, Madhëria e Saj më kërkoi të ulesha përballë saj, ndërsa Kryemarshalli qëndroi në këmbë gjatë gjithë bisedës. Mbretëresha foli dhe tha diçka me një gjuhë të ëmbël dhe të këndshme, asnjë fjalë e së cilës nuk mund të kuptohej. Dhe menjëherë, Shkëlqësia e Tij përktheu në frëngjishten e harlisur :

— Madhëria e Saj ju uron mirëseardhjen në Shqipëri dhe shpreh kënaqësinë e saj që ju ishit kaq e interesuar dhe e guximshme për të ardhur vetëm nga pjesa më veriore e Evropës në Tiranë. Madhëria e Saj shpreson që të mos pendoheni për udhëtimin tuaj dhe që të jeni pritur mirë në Shqipëri.

Tani, ndërsa Shkëlqesia e Tij po merr frymë thellë, është radha ime të flas frëngjisht, dhe ju siguroj se në Shqipëri kam hasur mikpritjen dhe mirësinë më të madhe, si nga Madhëria e Tij Mbreti, ashtu edhe nga të gjithë ata me të cilët kam rënë në kontakt, dhe se Shqipëria, për mua — si një banore e veriut — është një vend mjaft i ri dhe shumë interesant.

Mbretëresha flet sërish dhe marshalli i oborrit përkthen.

— Çfarë përshtypjeje ju ka lënë vendi ynë ?

— Përshtypjet personale që mora, thashë, janë ato të një vendi në zhvillim, me mundësi të mëdha për iniciativë dhe kreativitet personal, dhe një gjë tjetër që më la një përshtypje të fortë : mendoj, nga ajo që pashë me sytë e mi, se këtu në Shqipëri gjenden burrat më mashkullorë, më të pashëm dhe gratë më femërore dhe më simpatike.

Ndërsa Shkëlqesia e Tij përkthen në shqip, unë shikoj Madhërinë e Saj. Ajo është kontrasti më i madh me djalin e saj të gjatë, bjond, mbret. Mbretëresha është e vogël, e ulur në kolltukun e kuq të thellë. Ajo ka veshur një kostum mëndafshi blu të errët me pika të bardha, me fund dhe xhaketë dhe një bluzë mëndafshi të bardhë, të qëndisur me dorë. Ajo ka këpucë të zeza dhe çorape gri mëndafshi. Flokët e saj të zinj janë të mbledhur prapa dhe të lidhur në një nyjë në qafë. Fytyra e saj është e lëmuar dhe me ngjyrë të çelët si në rininë e saj, me tipare të holla e të vogla, dhe sytë e saj — sipas “bon ton” femëror oriental — nuk e shikojnë personin me të cilin po flet, por shikojnë me edukatë anash. Nëna Mbretëreshë konsiderohet një grua shumë e mençur dhe kompetente, si dhe një diplomate e shkëlqyer, siç e konfirmojnë të afërmit e saj personalë. Madhëria e Saj tani e ka urdhëruar Marshallin e Oborrit të thotë :

— Shpresojmë që do të qëndroni në vendin tonë për një kohë të gjatë, në mënyrë që të shihni me sytë tuaj si avantazhet që kemi, ashtu edhe vështirësitë tona. Djali im, Madhëria e Tij Mbreti, po punon shumë dhe me sukses për ndërtimin e vendit, dhe unë besoj se po bëjmë përparim të mirë, por duhet kohë për të ndërtuar një vend, dhe kemi shumë për të përballuar, një klimë të vështirë, shumë pak shkolla, spitale e të ngjashme. Por tani gjithçka po ecën pak nga pak, madje edhe emancipimi i grave po fillon të ndihet.

Mbretëresha buzëqesh dhe i kërkoj Shkëlqesisë sê Tij të pyesë se çfarë mendon Madhëria e Saj për emancipimin e grave dhe “avantazhet dhe bekimet” e tij. Pas disa minutash bisede në shqip, kam përshtypjen se Mbretëresha ngurron ta përdorë gjuhën. Më në fund, Marshalli i Oborrit thotë :

— Madhëria e Saj është e mendimit se emancipimi i grave është i mirë dhe i dobishëm, por se ai ka, si shumë gjëra të tjera në jetë, anët e tij të ndritshme dhe të errëta. Madhëria e Saj beson më tej se edhe nëse emancipimi nxit gra të guximshme si ju, të cilat as nuk kanë frikë nga malaria tepër famëkeqe shqiptare, por që vijnë tek ne si udhëtare nga Veriu, gratë e paemancipuara gjithashtu tregojnë guxim dhe aftësi të mëdha. Madhëria e Saj beson se duhet gjithashtu guxim dhe aftësi për t’iu nënshtruar burrit, për të lindur dhe për të rritur fëmijë në kushte të vështira, ku as klima dhe as uji i pijshëm nuk janë të sigurt, dhe fëmijët duhet të shkëputen nga shtëpia në moshë të re dhe të dërgohen jashtë vendit nëse duan të kenë një arsim të duhur. Madhëria e Saj beson se është guximi dhe aftësia që gratë e paemancipuara shqiptare kanë treguar gjithmonë.

Kur marshalli i oborrit mbaroi përkthimin, shpreh dakordësinë time të plotë me mendimet e Madhërisë së Saj. I kërkoj Shkëlqesisë së Tij të pyesë nëse e kam lodhur shumë Madhërinë e Saj. Gjithashtu ndiej keqardhje të thellë për Marshallin e dashur të Oborrit, i cili ka qëndruar në mes të dhomës për më shumë se gjysmë ore. Mbretëresha e kupton pyetjen time, siç ka gjithashtu shumë të drejtë, se tani kam pasur mjaft shkëmbime shqip-frengjisht dhe thotë se tani marshalli i oborrit do të më çojë te princeshat.

E falënderoj me fjalë mirësjelljeje për “lumturinë dhe gëzimin” që kisha marrë, dhe Madhëria e Saj më përshëndeti duke më uruar një qëndrim të këndshëm në Shqipëri.

Nën përkuljen time të thellë dhe atë, po aq të thellë, të Marshallit të Oborrit, Nëna Mbretëreshë Shqiptare del nga dhoma dhe hapet dera e sallonit anësor — ku janë mbledhur gjashtë Lartmadhëritë Mbretërore.

Marshalli i oborrit prezanton princeshat, dhe unë shtrëngoj duart e tyre, një nga një. Princesha Adile, nënë e fëmijëve gjysmë të rritur, të cilët studiojnë në Gjenevë, ka një fytyrë zemërmirë me sy të ngrohtë. Princesha Nafije, nëna e princit të vogël të kurorës, e veshur me një zi të thellë, jep imazhin në miniaturë të një “Niobe” të pikëlluar. Ajo është shumë e vogël dhe sytë e saj të mëdhenj ngjyrë kafe e ruajnë shprehjen e tyre të trishtuar edhe nën buzëqeshjen zyrtare të mirëseardhjes.

Por Princesha Senije, 27 vjeç, është e gjallë dhe bisedon me të gjithë të tjerët. Ajo e fton të huajin të ulet, i ofron kafe dhe cigare dhe sillet si një mikpritëse e sjellshme. Ajo e zhvillon bisedën me qetësinë e saj të zakonshme. Princesha Senije është motra e preferuar e mbretit, ajo është presidente e Kryqit të Kuq Shqiptar dhe është ajo që është përgjegjëse për përfaqësimin e grave në oborr.

Princesha Senije është 27 vjeç dhe presidente e Kryqit të Kuq Shqiptar. — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Princesha Senije është 27 vjeç dhe presidente e Kryqit të Kuq Shqiptar. — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Tri princeshat e tjera, Myzejen, Ruhije dhe Maxhide, janë vajza të reja e të adhurueshme të moshës 25, 24 dhe 23 vjeç, të gjitha me flokë kafe dhe bjonde të errët, ndoshta një model flokësh i veçantë “mbretëror shqiptar”, pasi të katër princeshat e pamartuara mbajnë këto flokë me gjatësi mesatare, të cilat u bien butësisht në qafë. Princeshat janë të veshura me fustane të lehta verore dhe mbajnë si bizhuteri një gjerdan me perla rreth qafës dhe një ose dy unaza diamanti. Këto janë — më thanë më vonë — dhurata nga vëllai, Mbreti. Në përgjithësi, mbreti i ri, ende i pamartuar, supozohet t’i dojë nënën dhe motrat e tij me gjithë zemër.

Princesha Myzejen 25-vjeçare — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Princesha Myzejen 25-vjeçare — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Princesha Ruhije 24-vjeçare — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Princesha Ruhije 24-vjeçare — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.
Më e vogla nga princeshat shqiptare, Maxhidja, është një vajzë e adhurueshme 23-vjeçare. — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Më e vogla nga princeshat shqiptare, Maxhidja, është një vajzë e adhurueshme 23-vjeçare. — Burimi : Revista norvegjeze “URD”, 13 qershor 1931, faqe n°322 — 324.

Në sallonin e princeshave, biseda zhvillohet në gjermanisht, ndërsa ne pimë kafenë aromatike turke dhe cigare të mira shqiptare. Me cigaret, gjithçka shkon bashkë, kështu që krijohet përshtypja se princeshat janë mësuar të pinë duhan. Biseda sillet rreth qytetit të bukur të Vjenës, ku princeshat kanë jetuar gjatë. Ato kanë qëndruar gjithashtu në Gjermani, Hungari dhe Jugosllavi dhe kanë shumë komente për të bërë nga udhëtimet e tyre, por “Vjena është qyteti më i bukur dhe elegant”, thotë më e reja, Princesha 23-vjeçare Maxhide. Ajo ka tipare të veçanta të fytyrës, është e gjatë dhe e hollë dhe është e vetmja që i ngjan vëllait të saj mbretëror.

Princesha Senije flet për punën e saj si Presidente e Kryqit të Kuq dhe për jetën në oborrin mbretëror në Tiranë.

— Ne jetojmë, thotë Madhëria e mençur mbretërore, ashtu siç mund të jetojnë princeshat shqiptare, domethënë shumë të tërhequra. Motra ime më e madhe ka fëmijë për t’u kujdesur, sepse ata po studiojnë në Gjenevë, dhe të gjithë kemi princin e vogël të çmuar të kurorës për t’u kujdesur dhe për t’u siguruar që ai të mos jetë i llastuar midis kaq shumë tezeve tepër të sjellshme.

Fjalët e fundit thuhen me një vështrim plot dashuri ndaj princit të vogël, i cili ka hyrë me disa lule dhe është ulur me nënën e tij. Shoh gishtat e hollë të nënës-princeshë që kalojnë nëpër flokët e tij të çrregullt e të verdhë.

— Përndryshe, ne do të kujdesemi për çdo bamirësi që mundemi dhe mund të përballojmë, vazhdoi princesha. Duke folur për këtë, duhet të vizitoni ekspozitën tonë të refugjatëve. Atje do të gjeni punime artizanale dhe tapiceri kombëtare shqiptare. Ka një angleze, zonjusha Pennington, e cila është shpirti i kësaj organizate. Është një ekspozitë interesante. Ne ishim në hapje dje, dhe duhet ta shfrytëzoni rastin për ta parë.

Sigurisht që përgjigjem se absolutisht do ta bëj dhe pyes me kujdes se çfarë lloj refugjatësh janë në të vërtetë. Ato më shikojnë me sy të zgurdulluar :

— Çfarë lloj refugjatësh ? Popullsia jonë fshatare shqiptare nga Jugosllavia dhe Greqia. A keni qenë në këto vende ?

— Po, Madhëria Juaj, përgjigjem unë, dhe kam parë turma refugjatësh grekë nga Turqia në Greqi. Edhe atje, organizata bamirëse publike organizon ekspozita të punimeve artizanale të refugjatëve.

Princeshat e reja dëgjojnë me interes dhe në sytë e tyre shprehës, dhimbja e thjeshtë e gruas pasqyrohet për një moment ndaj rendit të pandjeshëm botëror.

Megjithatë, meqenëse dua të di më shumë rreth jetës së oborrit mbretëror në Tiranë, bëj një pyetje të kujdesshme dhe Madhëria e Saj Mbretërore raporton :

— Ne bëjmë një jetë familjare më private, lexojmë shumë, marrim libra të rinj gjermanë, francezë dhe italianë dhe kemi një bibliotekë të madhe. Luajmë shumë muzikë dhe bëjmë ekskursione me makinë. Në verë jetojmë buzë detit në Durrës dhe notojmë.

— A jetojnë madhëritë e tyre mbretërore krejtësisht pa shoqëri ? — i lejoj vetes këtë pyetje.

— Jo tamam, përgjigjet princesha e mençur me një buzëqeshje. Gjatë festivalit “Romasson”, i cili zgjat një muaj të tërë, ne kemi shoqëri dhe argëtohemi pothuajse çdo natë.

— Çdo natë, e përsëris, pak e çorientuar.

— Epo, po, — buzëqeshi princesha. — Agjërojmë gjithë ditën, si myslimanë të mirë që jemi, dhe flemë gjithë ditën. Vishemi vetëm në mbrëmje dhe hamë vaktin e parë kur shfaqet ylli i mbrëmjes. Në orën tetë, gjithmonë kemi një darkë të madhe, me qengj të pjekur në hell dhe gjithmonë me disa të ftuar. Ndonjëherë vjen vëllai ynë, mbreti, kur ka kohë të lirë. Janë edhe ndihmësit e mbretit, gratë e tyre dhe të afërm të tjerë të oborrit. Pas darkës, rrimë zgjuar deri vonë natën duke folur, duke luajtur muzikë dhe duke kënduar… Duhet të vish ti më pas në “Romasson”, — tha princesha duke qeshur, — dhe të hash një qengj në hell me ne.

Gjatë lamtumirës, ndërsa princeshat shënonin emrat e tyre poshtë fotografive që unë do t’i mbaj si kujtim, Madhëria e Saj Mbretërore Ruhije më pyet nëse erdha vërtet në Shqipëri pa njohur asnjë person; a nuk ishte kjo shumë emocionuese ?

E kënaqa kuriozitetin e princeshës së re duke i thënë se e njihja tashmë Ministrin e Punëve të Jashtme, Rauf Fico, se ai e kishte mbrojtur çështjen time tek mbreti dhe më kishte ndihmuar shumë, si me këshillat ashtu edhe me veprimet e tij. Menjëherë, nxora një fotografi amatore të Shkëlqesisë së Tij Fico dhe gruas së tij me kostum kombëtar shqiptar, të cilën e mora si suvenir, dhe deklarova me bindje :

— Shikoni këtë fotografi, Madhëria Juaj Mbretërore, ajo vetëm sa konfirmon faktin se askund tjetër nuk ka burra kaq burrërorë dhe të pashëm dhe gra kaq të adhurueshme femërore, dhe madhëria e re mbretërore e shikon ministrin e jashtëm me kostum dhe fustanellë të bardhë dhe pyet me habi :

— Vërtet mendoni se meshkujt shqiptarë janë kaq të bukur ?

— Po, Madhëria Juaj Mbretërore, unë them se burrat shqiptarë janë raca më e bukur e burrave dhe mendoj se mund të më besoni, sepse kam udhëtuar nëpër katër kontinente dhe tërësisht më janë dashur gjashtë vjet.

— Ju duhet të jeni me fat që jeni në gjendje të udhëtoni kaq shumë, — tha një princeshë e re ëndërrimtare.

Po, Madhëria Juaj Mbretërore, jam shumë e lumtur, por ai që është i lumtur në shtëpi është edhe më i lumtur ! Dhe në gëzimin e përgjithshëm dhe me një “tunjatjeta” të përzemërt, një fjalë që është një nga perlat e leksikut tim të varfër shqip dhe që do të thotë diçka si “jetë të gjatë dhe Zoti qoftë me ju”, i jap lamtumirën Madhërive Mbretërore dhe më shoqëron Marshalli i Oborrit.

Në korridor, shoh sërish kolltukun e çuditshëm, dhe fenomeni shpjegohet : është një karrige dentisti. Lartmadhëritë e tyre Mbretërore nuk shkojnë te dentisti, por e lënë atë të vijë tek ato, dhe kanë instaluar një kabinet dentar të improvizuar në korridor.

Bllokimi i institucioneve, është dëm i madh e me pasoja kombëtare

0
Qytetarët e Kosovës po e përjetojnë këtë situatë me zhgënjim dhe ndjenjë të thellë nënçmimi. Ata që ua morët votën me premtime për ndryshim dhe përfaqësim, sot i keni zhgënjyer duke bllokuar vetë institucionet e shtetit. Por përgjigjja do të vijë – e qartë, e fuqishme dhe me dinjitet – në kutinë e votimit.
Formimi i institucioneve nuk është privilegj për pazare politike, por detyrim kushtetues dhe përgjegjësi ndaj sovranit. Opozita, për fat të keq, po sillet sikur institucionet janë pronë private e saj, duke mbajtur peng një proces që i përket popullit.
Më 9 shkurt, qytetarët folën. Kush e fitoi shumicën ka të drejtë dhe përgjegjësi të udhëheqë. Nuk mund të zgjidhet “i zoti i shtëpisë” nga kojshitë! Kjo logjikë e bllokimit dhe e sabotimit është e papranueshme dhe e rrezikshme për funksionimin demokratik të vendit.
Ju që dje e votuat Gjykatën Speciale pa asnjë kundërshtim, sot po ngurroni të votoni konstituimin e Kuvendit. Çfarë ju ka ndryshuar?
Mos ndoshta po frikësoheni nga vettingu?
Nga konfiskimi i pasurisë së paligjshme?
Apo po ndjeni presion nga shërbime të huaja, të cilat për vite me radhë kanë synuar të sabotojnë përparimin e Republikës së Kosovës?
Qytetarët nuk jua dhanë votën që të merreni me inate personale apo pazare të fshehta, por që ta ndërtoni shtetin – me ndershmëri dhe vizion. Kosova nuk është plaçkë pazari. Vullneti qytetar nuk është monedhë këmbimi.
Bllokimi i institucioneve nuk është betejë politike – është një dëm i drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë sonë dhe interesit kombëtar. Ky është një akt i rrezikshëm që minon demokracinë dhe vendos interesin personal mbi të përbashkëtën.
Ne, qytetarët e zakonshëm, ju kemi besuar. Me shpresë, me bindje dhe me përgjegjësi. Votuam më 9 shkurt për të parë një Kosovë me institucione funksionale, me vizion, dhe me udhëheqje që i përgjigjet popullit. Por katër muaj pas zgjedhjeve, ende nuk ka as Kuvend të konstituuar, as institucione funksionale.
Faji është te ju – deputetët e papërgjegjshëm – që në vend se ta respektoni votën, bëni pazare dhe përçmoni besimin qytetar.
Kjo nuk është politikë – kjo është sabotim institucional.
Nuk është lojë politike – është shkelje e interesit kombëtar.
A e kuptoni se qytetarët këtë po e ndjejnë si tallje dhe mungesë serioziteti?
E nëse nuk e kuptoni tani, do ta kuptoni kur përgjigjja e qytetarëve të vijë aty ku peshon më shumë – në kutinë e votimit.
Opozita po i ikë votimit të fshehtë sepse nuk u beson as vetë deputetëve të saj.
Ndërkohë që përmendni koalicione me Listën Serbe dhe pastaj ia faturoni “presioneve ndërkombëtare”. Kjo është tallje me qytetarin, me shtetin dhe me sakrificën për liri.
Zhbllokoni institucionet!
Ktheni zërin Kuvendit të Republikës!
Përfaqësoni popullin – jo veten tuaj!
Koha e lojërave ka përfunduar – tani është koha e shtetit!
Përgjegjësit për sabotimin e institucioneve do të mbajnë përgjegjësi – mos thoni pastaj “oj kuku”!
Ne, qytetarët, jemi lodhur nga pazaret, nga bllokimet dhe nga arroganca politike. E kemi duruar heshtjen, përbuzjen dhe lojërat tuaja, por durimi ka një kufi. Llogaridhënia po afrohet – dhe do të vijë me votë, me zë dhe me drejtësi.
Ata që po e mbajnë peng Kosovën – do të mbajnë përgjegjësi.
Politike. Morale. Dhe nëse duhet, edhe ligjore.
Nëse nuk keni guxim për të ndërtuar, të paktën mos pengoni ata që po përpiqen ta bëjnë këtë me ndershmëri.

Kosova, Lugina e Preshevës dhe Petar Petkoviq

0

Gani I. Mehmeti

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ia ka bërë të qartë Bashkimit Europian se Presheva dhe Bujanoci nuk mund të jenë temë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vërtet tani, pas kësaj deklarate të Petkoviqit, nëse BE dhe njerëzit e saj të caktuar për bisedime, nuk arrijnë të fusin në dialog edhe Luginën e Preshevës, shihet qartë se  edhe asociacioni edhe bisedimet mes Kosovës e Serbisë, janë sipas kërkesës së serbisë, e jo nga BE.

Por, në këtë rast, lëshimi nga ana e Kosovës është bërë atëherë kur BE dhe Serbia kanë kërkuar bisedime mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Pra, që nga viti 2011, kur ëashtë hapur dialogu mes këtyre dy shteteve, është dashur të pranohet nga ana e Kosovës me këtë kusht, që, për sa të bisedohet për serbët në Kosovës, të biesdohet edhe për shqipatrët në Serbi.

Vlërtet kjo kohë është ca e  largët. BE nuk hap tema vetë. Ajo edhe ashtu, ka qenë në anën e Serbisë derit tani. Ne e kemi thënë hapur shumë herë përmes opinioneve tona këtë.

Por, tema për bisedime është dashur të kërkohet nga vetë Kosova. Kjo si temë, ka mundur të kërkohet edhe nga Shqipëria, por më tepër i takon Kosovës, mbasi kjo ishte në përbërje të saj deri vonë pas LDB, në vitet e pesëdhjeta të shekullit 20.

Në anën tjetër, sa çojnë  peshë bisedimet mes Kosovës e Serbisë vetëm për serbët në Kosovë e jo edhe për shqiptarët në Serbi?

“Presheva dhe Bujanoci janë çështje të Serbisë qendrore, të ligjeve dhe Kushtetutës sonë, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi në kuadër të dialogut – pavarësisht përpjekjeve të Kurtit dhe Bislimit për t’i futur këto tema”. – thotë Petkoviq.

Tani, deri sa, Kosova Lindore, qenka çështje e Serbisë, e ligjeve dhe e Kushtetutës së Serbisë, edhe çështja e serbëve brenda Kosovës, është dhe duhet të mbetet çështje e Republikës së Kosovës, e ligjeve dhe e Kushtetutës së saj.

Vetëm kështu, Bashkimi Europian do të jetë i paanshëm dhe i njëjtë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Çfarë duhet të bëhet më shumë për serbët në Kosovë e jo edhe për shqiptarët në Serbi, përse?

Madje, po ta marrim historikisht e gjeografikisht, Kosova Lindore ka qenë në kuadrin e Kosovës, ndërsa, veriu i Kosovës nuk ka qenë asnjëherë përbrenda Serbiasë, të cilën Serbia pretendon ta rrëmbejë, qoftë përmes bisedimeve qoftë përmes pushtimit me luftë.

Serbia nuk ka qenë asnjëjherë e drejtë, përveç pushtuese për trojet shqiptare, prandaj ajo tenton të marrë e të mos japë, prëkundër, që, siç thamë, ajo e ka rrëmbyer Prehevën, Bujanocin e Medvegjën, dhe ende mendon të marrë nga Kosova.

Tani çfarë mbetet të bëhet për Kosovën?

Kosova, pikërisht pas kësaj deklartate të Petkoviqit, duhet të kushtëzojë BE-në se, ose të bisedohet edhe për këto tri komuna shqiptare në Serbi, ose nuk do të bisedohet fare më me Serbinë për serbët në Kosovë.

Kjo është edhe në kundërshtim me parimet e reciprocitetit mes Kosovës e Serbisë.

Serbia ankohet për serbët në Kosovë pa asnjë maltretim nga shqiptarët, ndërsa vetë ajo i maltreton dhe i shpërngul  vazhdimisht me pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

BE dhe ndërkombëtarët duhet ta ndalin Serbinë në veprimet e saja kundër shqiptarëve në Serbi.