Kreu Blog Faqe 545

Kosova, Lugina e Preshevës dhe Petar Petkoviq

0

Gani I. Mehmeti

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se ia ka bërë të qartë Bashkimit Europian se Presheva dhe Bujanoci nuk mund të jenë temë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vërtet tani, pas kësaj deklarate të Petkoviqit, nëse BE dhe njerëzit e saj të caktuar për bisedime, nuk arrijnë të fusin në dialog edhe Luginën e Preshevës, shihet qartë se  edhe asociacioni edhe bisedimet mes Kosovës e Serbisë, janë sipas kërkesës së serbisë, e jo nga BE.

Por, në këtë rast, lëshimi nga ana e Kosovës është bërë atëherë kur BE dhe Serbia kanë kërkuar bisedime mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Pra, që nga viti 2011, kur ëashtë hapur dialogu mes këtyre dy shteteve, është dashur të pranohet nga ana e Kosovës me këtë kusht, që, për sa të bisedohet për serbët në Kosovës, të biesdohet edhe për shqipatrët në Serbi.

Vlërtet kjo kohë është ca e  largët. BE nuk hap tema vetë. Ajo edhe ashtu, ka qenë në anën e Serbisë derit tani. Ne e kemi thënë hapur shumë herë përmes opinioneve tona këtë.

Por, tema për bisedime është dashur të kërkohet nga vetë Kosova. Kjo si temë, ka mundur të kërkohet edhe nga Shqipëria, por më tepër i takon Kosovës, mbasi kjo ishte në përbërje të saj deri vonë pas LDB, në vitet e pesëdhjeta të shekullit 20.

Në anën tjetër, sa çojnë  peshë bisedimet mes Kosovës e Serbisë vetëm për serbët në Kosovë e jo edhe për shqiptarët në Serbi?

“Presheva dhe Bujanoci janë çështje të Serbisë qendrore, të ligjeve dhe Kushtetutës sonë, dhe për këtë nuk mund të ketë asnjë lloj diskutimi në kuadër të dialogut – pavarësisht përpjekjeve të Kurtit dhe Bislimit për t’i futur këto tema”. – thotë Petkoviq.

Tani, deri sa, Kosova Lindore, qenka çështje e Serbisë, e ligjeve dhe e Kushtetutës së Serbisë, edhe çështja e serbëve brenda Kosovës, është dhe duhet të mbetet çështje e Republikës së Kosovës, e ligjeve dhe e Kushtetutës së saj.

Vetëm kështu, Bashkimi Europian do të jetë i paanshëm dhe i njëjtë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Çfarë duhet të bëhet më shumë për serbët në Kosovë e jo edhe për shqiptarët në Serbi, përse?

Madje, po ta marrim historikisht e gjeografikisht, Kosova Lindore ka qenë në kuadrin e Kosovës, ndërsa, veriu i Kosovës nuk ka qenë asnjëherë përbrenda Serbiasë, të cilën Serbia pretendon ta rrëmbejë, qoftë përmes bisedimeve qoftë përmes pushtimit me luftë.

Serbia nuk ka qenë asnjëjherë e drejtë, përveç pushtuese për trojet shqiptare, prandaj ajo tenton të marrë e të mos japë, prëkundër, që, siç thamë, ajo e ka rrëmbyer Prehevën, Bujanocin e Medvegjën, dhe ende mendon të marrë nga Kosova.

Tani çfarë mbetet të bëhet për Kosovën?

Kosova, pikërisht pas kësaj deklartate të Petkoviqit, duhet të kushtëzojë BE-në se, ose të bisedohet edhe për këto tri komuna shqiptare në Serbi, ose nuk do të bisedohet fare më me Serbinë për serbët në Kosovë.

Kjo është edhe në kundërshtim me parimet e reciprocitetit mes Kosovës e Serbisë.

Serbia ankohet për serbët në Kosovë pa asnjë maltretim nga shqiptarët, ndërsa vetë ajo i maltreton dhe i shpërngul  vazhdimisht me pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

BE dhe ndërkombëtarët duhet ta ndalin Serbinë në veprimet e saja kundër shqiptarëve në Serbi.

Plani i Presidentit Trump për mbrojtjen e refugjatëve të bardhë nga Afrika e Jugut

0

Klajd Kapinova, New York

  • Plani i Presidentit Trump 2.0 për mbrojtjen dhe ndihmën humane për mbërritjen e refugjateve që persekutohen për arsye të races së bardhë në Afrikën e Jugut

Në ditën e tij të parë në detyrë në Zyren Ovale të Shtëpisë së Bardhë më 20 janar 2025, Presidenti Donald J. Trump 2.0 pezulloi të gjitha pranimet e refugjatëve në SHBA deri në kohën kur sjellja e refugjatëve të rinj. Më 7 shkurt, Trump lëshoi ​​një urdhër ekzekutiv, duke bërë një përjashtim për grupin etnik afrikan të pakicës së bardhë të AJ, e cila po persekutohet në ditët tona në mënyrë brulate prej disa vitesh në sy dhe dijeninë e zyrtarev të zgjedhur në Parlamentin e vendit. Urdhri i quajti afrikanerët “viktima të diskriminimit të padrejtë racor” dhe tha se “Shtetet e Bashkuara do të promovojnë zhvendosjen e refugjatëve të bardhë afrikanë, që ikin nga diskriminimi racor i sponsorizuar nga qeveria, duke përfshirë diskriminimin racor dhe konfiskimi i pronës së tyre.”

Pjesa “konfiskimi i pronës”, i referohet një ligji të nënshkruar nga Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, në janar, i cili do t’i lejojë qeverisë të konfiskojë tokën, në disa raste pa kompensim. Ndërsa kompensimi “i drejtë dhe i barabartë” duhet t’u paguhet pronarëve, toka e të cilëve konfiskohet në shumicën e rasteve, sipas ligjit, ekzistojnë rrethana të kufizuara në të cilat konfiskimi mund të ndodhë pa kompensim.

Këto përfshijnë rastet “kur toka nuk përdoret dhe qëllimi kryesor i pronarit nuk është të zhvillojë tokën ose ta përdorë atë për të gjeneruar të ardhura, por të përfitojë nga vlerësimi i vlerës së saj të tregut”; kur toka nuk përdoret “për funksionet e saj kryesore”; dhe “kur një pronar e ka braktisur tokën duke mos ushtruar kontroll mbi të pavarësisht se është mjaft i aftë ta bëjë këtë”.

Presidenti aktual i Afrikës së Jugut Ramaphosa mbrojti ligjin ne rrjetin social X, duke thënë: “Afrika e Jugut është një demokraci kushtetuese, që është thellësisht e rrënjosur në sundimin e ligjit, drejtësinë dhe barazinë. Qeveria e Afrikës së Jugut nuk ka konfiskuar asnjë tokë. Akti i Shpronësimit i miratuar së fundmi nuk është një instrument konfiskimi, por një proces ligjor i mandatuar nga kushtetuta që siguron aksesin publik në tokë në një mënyrë të barabartë dhe të drejtë, siç udhëzohet nga kushtetuta.”

Një pjesë e qëllimit të ligjit është të përshpejtojë një ribalancim të shpërndarjes së tokës në vend pas dekadash kolonializmi dhe aparteidi. Akti i Tokës së Vendasve i vitit 1913, i miratuar nën sundimin britanik të AJ, kufizoi pronësinë e tokës nga zezakët dhe rezultoi në largimin me forcë të mijëra familjeve zezake nga toka e tyre.

Edhe pse këto ligje u shfuqizuan pas aparteidit në vitin 1991, mbetet një persekutim i madh mbi baza të pastra racore në pronësinë e tokës. Sipas një raporti të auditimit të tokës të vitit 2017 të porositur nga qeveria e Afrikës së Jugut, njerëzit e bardhë zotëronin rreth 70% të fermave dhe pronave bujqësore, pavarësisht se përbënin rreth 8% të popullsisë.

“Qeveria e ANC-së në Afrikën e Jugut, po dyfishon përpjekjet për shpronësimin e tokës. Një projektligj i ri tronditës sapo u njoftua; shpronësimi i tokës bazuar në demografinë e shumicës. Kjo do të thotë që pronësia e tokës duhet të pasqyrojë demografinë e Afrikës së Jugut. Departamenti i Reformës së Tokës dhe Zhvillimit Rural, njoftoi sot Komisionin përkatës Parlamentar të Portofolit se i ashtuquajturi Projektligj “Qasje e Barabartë” në tokë, do të paraqitet këtë vit. Pra, sikurse shihet ideja është që të nxitohet shpejt e shpejt para fundit të vitit. As Departamenti dhe as Komisioni i Portofolit nuk po e fshehin faktin se ky projektligj synon posaçërisht pronësinë e tokës nga të bardhët. Ata e konsiderojnë atë si pjesë të luftës për liri, që mbeti e papërfunduar në vitin 1994. Kjo është një mënyrë tjetër, për të thënë se ata kanë vendosur ta pezullojnë në mënyrë të njëanshme atë zgjidhje në një mënyrë tjetër. Dr. Wynand Boshoff, Anëtar i Parlamentit për Frontin e Lirisë Plus, dërgoi një njoftim për shtyp, pas njoftimit të Komisionit. Negociatat në vitet ’90, midis Qeverisë së mëparshme dhe ANC-së, u bazuan në dy marrëveshje themelore. Afrikanët, mund të mbajnë tokën që ishte pronë e tyre, dhe afrikanët mund të kenë institucionet dhe shkollat ​​e tyre arsimore. Në muajt e fundit, të dyja këto marrëveshje ranë viktimë e pandershmërisë së ANC-së. Për 1.8 mijë  oranian (banorë të bardhë të Orania-s) është duke sugjeruar një përjashtim të ri. Territori për afrikanët duhet të njihet… ANC do të vazhdojë të shpifë (gënjej) afrikanët, në mënyrë që të mbulojë dështimet e veta dhe të kënaqë bazën e votuesve të saj. Njohja e një territori për afrikanët, do të jetë stabilizuese për rajonin, në interes të paqes dhe një gjë pozitive për të gjithë. Atë që kërkojmë, ua ofrojmë edhe të tjerëve, që mund ta ruajnë të njëjtën gjë. Ji i orientuar drejt zgjidhjes. Ji si Orania” – Joost Strydom, Orania, South Africa, Facebook, X

“Pabarazia e madhe e Afrikës së Jugut shpesh çon në racizëm dhe polarizim racor.” – Komisioni i të Drejtave të Njeriut i Afrikës së Jugut, Johannesbug, 2021

Duke mbrojtur me fanatizem politikën e hapur të diskriminit me bazë të theksuar racore mbi shpronësimet e tokës, në një artikull në gazetën e përditshme amerikane Financial Times në vitin 2018, Presidenti aktual i AJ Ramaphosa shkroi: “Ndër pengesat më të mëdha për rritje është pabarazia e rëndë midis afrikanojugorëve të zinj dhe të bardhë. Që ekonomia e Afrikës së Jugut të arrijë potencialin e saj të plotë, është e nevojshme të ngushtohen ndjeshëm boshllëqet në të ardhura, aftësi, pasuri dhe mundësi. Një nga fushat ku kjo pabarazi është më shkatërruese është pronësia dhe qasja në tokë. Siç ka vërejtur Banka Botërore, “Shpërndarja historike dhe shumë e shtrembër e tokës dhe pasurive prodhuese të Afrikës së Jugut është një burim pabarazie dhe brishtësie sociale.”

Pra, sikurse shihet Deep State, Cabala dhe vete veglat e tyre politike si Banka Botërore, po marrin flamurin e rindarjës së tokave pjesë në mënyrë direkte në këtë disktimin të hapur dhe ditën për diell, një racizëm me bazë të theksuar dhe hapur racore, duke bërë vazhdimisht deklarata të turpshme dhe diskriminuese, që nxisin dhe ushqejnë direkt urretjes mes racave në shtetin e AJ. Dhe këtë gjë e deklaron apo e përseritë me mburrje, krenari dhe justifikim ligjor të tij edhe vetë Presidenti i vendit gjoja i vetëdeklaruar i “të gjithë” afrikanëve ose si i plotëfuqishmi zyrtar, pra njeriu me ngjyrë Ramnaphosa.

Në X, Elon Musk, i cili është rritur në Afrikën e Jugut dhe është një këshilltar i ngushtë i Presidentit Trump 2.0, e dënoi politikën si “ligje pronësie hapur raciste”. Në rrjetin më të vizituar dhe lexuar sot për sot në SHBA Truth Social, Presidenti i SHBA-së Donald J. Trump u pajtua, me të drejtë duke thënë, “Afrika e Jugut po konfiskon tokën dhe po trajton klasa të caktuara njerëzish, shumë Keq.”

Presidenti Trump 2.0 tregon Gjenocidin me motive të pastra racore sot në AJ

Më 12 maj 2025, 59 refugjatët e parë të bardhë afrikanë u mirëpritën në SHBA. Grupi i parë i afrikanëve nga AJ mbërrijnë për t’u zhvendosur në Aeroportin Ndërkombëtar Washington Dulles në Dulles, Virxhinia, më 12 maj 2025.

Trump tha se afrikano-amerikanët po pranoheshin si refugjatë, sepse po vriten për arsye racore. Ai tha se SHBA-të “në thelb ua dhanë shtetësinë këtyre njerëzve, për t’i shpëtuar asaj dhune dhe për të ardhur këtu”. Ai sugjeroi se nuk do të merrte pjesë në një samit të ardhshëm të G20 në Afrikën e Jugut “përveç nëse kjo situatë nuk zgjidhet”.

“Është një gjenocid që po ndodh për të cilin ju njerëz nuk doni të shkruani”, vazhdoi Trump. “Por është një gjë e tmerrshme që po ndodh. Dhe fermerët po vriten. Rastësisht janë të bardhë, por pavarësisht nëse janë të bardhë apo të zinj, nuk ka rëndësi për mua, por fermerët e bardhë po vriten brutalisht dhe toka e tyre po konfiskohet në Afrikën e Jugut dhe gazetat dhe mediat, mediat televizive as nuk flasin për këtë. Nëse do të ishte e kundërta, ata do të flisnin për këtë. Kjo do të ishte e vetmja histori për të cilën do të flisnin”.

Presidenti i AJ Cyril Ramaphosa tha se vlerësimi i Trump për situatën në Afrikën e Jugut është i “pasaktë”. “Një refugjat është dikush që duhet të largohet nga vendi i tij nga frika e persekutimit politik, persekutimit fetar ose persekutimit ekonomik”, tha Ramaphosa më 12 maj 2025. “Dhe ata nuk i përshtaten këtij kriteri.”

Faktet dhe provat e shumta për një Gjenocid të njerëzve të bardhë në AJ kanë qarkulluar për dekada me radhë, veçanërisht në faqet apo websitet e shumta në internet dhe llogaritë e mediave apo rrjeteve sociale, duke treguar prova dhe fakte (foto dhe video të tmerrshme, ku shihen kjartë thirrjet në stadium me mbi 100.000 pjesëmarrës që këndojnë dhe kërcenin në thirrjet histerike: “Vrisni, vrisni, vrisni fermerët e bardhë”) me shumë statistikore rreth vrasjeve në ferma të pronave të tyre të bardhë.

Vetë Presidenti i 45-të i SHBA-se Donald J. Trump ka bërë denocime të hapura publike për vrasjen në shkallë të gjerë të fermerëve, të paktën që nga viti 2018, ne rrjetin mediatik TRUTH Social.

Ajo që po ndodh sot në AJ i përshtatet shumë mirë këtij përshkrimi. Një menaxheri i bardhë, që nuk do të identifikohet nga frika e hakmarrjes apo vrasjes së tij dhe familjes, dhe që bën pjesë në një projekt të Qendrës së Informacionit për Krimin dhe Drejtësinë ISS, e cila ofron të dhëna dhe analiza mbi krimin dhe dhunën racore publike në AJ, tha se kur merret në konsideratë vrasja dhe dhuna në tërësi, ka prova me video e foto të shumta, që tregojnë se fermerët e bardhë po veçohen në këtë rast.

“Nga provat në dispozicion, njerëzit e bardhë janë shumë të rrezikuar për t’u vrarë… ndërsa afrikanët me ngjyrë janë më pak të rrezikuar”, tha personi anonimi. “Viktimizimi nga vrasjet për arsye racore është shumë më i lidhur me pronën, klasën, gjininë dhe racën.” Sipas të dhënave të përpiluara nga policia e afrikanojugore, ka dallime sipas racës, ku pati 51 vrasje në ferma tek të bardhët në vitet 2022-2023.

Sipas raportit më të fundit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi të Drejtat e Njeriut në Afrikën e Jugut në vitin 2023, “Disa grupe avokatie pohuan se fermerët e bardhë ishin shënjestruar në mënyrë racore për vjedhje me thyerje, pushtime shtëpish dhe në fund përfundojnë me vrasje brenda në shtëpitë e tyre”. Deklaratat e ngjashme e rasteve tragjike me prova dhe fakte të shumta të ndodhura fatkeqsisht në AJ, u përdor edhe në raportet e mëparshme Departamentit të Shtetit, gjatë administratës së parë Presidentit të 45-të të SHBA-së Donald J. Trump 2016-2020, c’ka tregon se ky gjenocid ka qene prezent dhe shumë i përhapur në atë vend të kontinentit me ngjyrë. Kjo tregon se vijueshmërisht Presidenti Trump dhe Departamenti i Shtetit të SHBA-së dje dhe sot, ka qenë shumë i shqetësuar për rritjen e aktive të dhunës direkte fizike dhe vrasjeve apo Gjenocidit për arsye racore ndaj të bardhëve në AJ.

“Vrasja e fermerëve të bardhë është një fakt”, tha Camus. “Fenomeni, deri vonë, ishte injoruar kryesisht nga media evropiane dhe meriton vëmendje dhe shqetësim. Vetëm për ta bërë të qartë, shtypi i Afrikës së Jugut raporton sulme të tilla, veçanërisht e përditshmja afrikane Die Burger.”

Media dhe rrjetet sociale botërore, fatmirësisht sot po tregon se një nga shkaqet kryesore të vrasjeve në AJ është racizmi dhe grabitja e pronës private të viktimave, pra fermerëve të bardhë. Ky ishte një nga përfundimet e një hetimi qeveritar të vitit 2003 mbi sulmet në fermat me pronarë njerëzit e bardhë.

Raporti zbuloi se ndërsa vrasjet në ferma ishin në rritje në atë kohë, “Të gjithë oficerët hetues janë të mendimit, se motivi kryesor për shumicën dërrmuese të rasteve mbi 90% është racizmi dhe grabitja e pronave pra tokave të fermerëve të bardhë viktima. Ata janë gjithashtu të mendimit se sulmet në ferma janë të motivuara me baze raciste dhe se nuk ka prova dhe video të shumta të një strukture të organizuar pas sulmeve. Ekziston realiteti se midis autorëve vrasës se fermerët janë të pasur dhe çdo biznes i kryer në fermë është një faktor nxitës.”

“Izolimi i fermave i bën fermerët veçanërisht të prekshëm ndaj krimit, por kjo është një funksion i gjeografisë dhe kushteve socio-ekonomike dhe i qëllimit politik apo racor në vend”, tregon një professor anonim i Universitetit të Johanesburgut në Afrikën e Jugut.

“Duke pasur parasysh përkufizimin e OKB-së, përshkrimi i vrasjeve në ferma si gjenocid është një keqkarakterizim i rëndë për shtetin tonë që e di këtë gjendocid… Por, është thelbësore t’u qasemi temave të tilla me kjartësi dhe kujdes, të bazuara në prova dhe kontekst të besueshëm.”

Turistët e paktë, që e vizitojnë këtë shtet, tregojne në rrjetet sociale përvojën e tyre personale se ishin dëshmitar i nivelit të lartë të dhunës kur vizituan Afrikën e Jugut. “Ajo që pashë në Capetown, Durban dhe Johannesburg ishte, mbi të gjitha, krim kudo, që synonte të gjitha komunitetet, në lagje si dhe në qendër të qytetit”, tha një tusrist anonim. “Sulmet e shumta në ferma, ku janë pronarët e bardhë ndodhin në zona që janë më pak të populluara, kështu që fermat janë objektiva më të lehtë, megjithëse fermerët tani janë të organizuar dhe kanë ngritur rrjete ndërgjegjësimi për raste të tilla emergjencash.”

A ka një gjenocid ndaj afrikano-jugorëve të bardhë?

Presidenti i SHBA-së, Donald J. Trump, u ka dhënë anëtarëve të komunitetit afrikan të njerëzve të bardhë të Afrikës së Jugut statusin e refugjatit, duke treguar me prova dhe fakte, foto dhe video origjinale, se në vend po ndodhte një gjenocid.

Qeveria e AJ lejoi ambasadën amerikane të shqyrtonte aplikimet e tyre brenda vendit dhe lejoi grupin të hipte në një fluturim çarter nga aeroporti kryesor ndërkombëtar në Johannesburg, skena që normalisht shoqërohen me refugjatë që ikin nga persekutimi mizor i vendit dhe qeverisë së tyre.

Trump më vonë u përball me presidentin e Afrikës së Jugut në lidhje me akuzat e drejta për Genocid në AJ, në një takim të mbushur plot me njerëz në Shtëpinë e Bardhë, ku morën pjesë këshilltari i tij i lindur në Afrikën e Jugut, bilioneri Elon Musk, dhe dhjetëra gazetarë ndërkombëtarë. Ishte një takim i profilit të lartë, që është parë rrallë gjatë krizave humanitare.

Kush janë afrikanët e bardhë fermerë të ditëve tona?

South African History Online përmbledh identitetin e tyre, duke theksuar se “Afrikanerët e bardhë modernë rrjedhin kryesisht nga evropianët perëndimorë, që u vendosën në majën jugore të Afrikës gjatë mesit të shekullit XVII”.

Aty ka një përzierje kolonësh holandezë (34.8%), gjermanë (33.7%) dhe francezë (13.2%), ku ata formuan një grup unik kulturor, që e identifikonte veten plotësisht me tokën afrikane, vuri në dukje South African History Online. Gjuha e tyre afrikane, është mjaft e ngjashme me holandishten, ku ata ngulën rrënjët e tyre në Afrikën e Jugut, si dhe komunitete të tjera të bardha.

Regjistrimi më i fundit i Afrikës së Jugut, i kryer në vitin 2022, tregon se të ngjyrosurit[1] janë pakica më e madhe, duke përbërë 8.1% të popullsisë. Ata pasohen nga njerëz të bardhë, domethënë duke përfshirë afrikanë e bardhë, me 7.7%, dhe aziatikët me 3.1%.

Patriotët në të gjithë SHBA-në reaguan pozitivisht dhe me entuziazëm mirëserardhje në tokën e bekuar të SHBA-së, pas një postimi të kohëve të fundit në Twitter nga Presidenti Donald J. Trump 2.0, i cili tregoi se i kishte kërkuar Departamentit të Shtetit të studionte nga afër shpronësimet e fermave dhe vrasjet në shkallë të gjerë të fermerëve në Afrikën e Jugut.

Afrikanët e bardhë njihen edhe si Boerë, që në fakt do të thotë fermer, dhe grupi është ende i lidhur ngushtë me bujqësinë dhe tokën. Në vitin 1948, qeveria e udhëhequr nga afrikanë të Afrikës së Jugut prezantoi aparteidin, ose ndarjen, duke e çuar ndarjen racore në një nivel të lart.

Dominimi i afrikanerëve të bardhë në AJ përfundoi në vitin 1994, kur njerëzve me ngjyrë iu lejua të votonin për herë të parë në zgjedhje mbarëkombëtare, duke sjellë në pushtet Nelson Mandelën dhe Kongresin Kombëtar Afrikan (ANC).

Afrikanerët e bardhë aktualisht numërojnë më shumë se 2.5 milionë vetë nga një popullsi prej më shumë se 60 milionë të afrikanëve me ngjyrë. Partitë politike të Afrikës së Jugut, tregojnë se ka Genocide, ku ka vrasje në shkallë të gjerë të fermerëve e bardhë afrikanojugorë.

Mijëra fermerë të bardhë janë vrarë e cila vërtetohet nga informacionet e pavarura që kanë qarkulluar me shumicë në internet dhe rrjetet sociale në ditët tona. Sikurse dihet Afrika e Jugut asnjëherë nuk publikon shifra të krimit bazuar në racë, por shifrat e fundit zbuluan se 6,953 njerëz u vranë në vend midis tetorit dhe dhjetorit 2024. Nga këta, 12 u vranë në sulme në ferma. Sikurse shihet nga faktet del se nga 12, njëri ishte fermer, ndërsa pesë ishin banorë ferme dhe katër ishin punonjës.

Presidenti i AJ, Cyril Ramaphosa, ka thënë se është “plotësisht e rreme” të pretendosh se “njerëzit e një race ose kulture të caktuar po shënjestrohen për persekutim për arsye se janë të bardhë.”

Duke iu referuar grupit të parë, që është zhvendosur në SHBA, Ramaphosa më parë tha: “Ata po largohen, sepse nuk duan të përqafojnë ndryshimet që po ndodhin në vendin tonë dhe në Kushtetutën tonë”.

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë në muajin maj 2025, Trump i bëri pritë homologut të tij, duke luajtur në zyre video të cilat tregonin prova të një Genocide. Videot përfshinin një politikan zyrtar të opozitës, që këndonte dhe kërcente para qindra dhe mijera mbeshtetësve të tij të eksaltuar, një këngë që disa thonë se ngjall dhunë kundër afrikanojugorëve të bardhë.

Cyril Ramaphosa, i cili kishte sjellë lojtarë të bardhë golfi nga Afrika e Jugut në takim për t’u takuar me Trumpin, dënoi atë që u shfaq në video dhe gjithashtu i shpjegoi atij se AJ lejon lirinë e shprehjes.

Trump gjithashtu shfaqi foto të njerëzve të bardhë viktima, që ai tha se ishin vrarë barbarisht, duke e shtyrë Ramaphosën t’i kujtonte atij se krime të tilla prekin njerëzit e çdo race. Duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë, Ramaphosa tha se mendonte që takimi kishte shkuar mirë dhe se Trump ende ka disa dyshime nëse po ndodh një gjenocid.

Trump tha gjithashtu se nuk ishte i sigurt se si mund të merrte pjesë në samitin e G20 të liderëve botërorë, që do të mbahet në Afrikën e Jugut më vonë këtë vit, në një mjedis të tillë. Qeveria mohon se toka po konfiskohet nga fermerët, duke thënë se një projektligj, që Presidenti i AJ Cyril Ramaphosa nënshkroi në ligj në janar kishte për qëllim “adresimin” e shpronësimit të tokës, me të cilën u përballën njerëzit me ngjyrë, gjatë sundimit të pakicës së bardhë.

Por fatmirësisht nga ana e tjetër ligji është dënuar nga Aleanca Demokratike (DA), partneri kryesor i koalicionit të Ramaphosës në qeveri. DA thotë se do t’a kundërshtojë ligjin në Gjykatën e Lartë të AJ, pasi ai kërcënon të drejtat e pronës.

Elon Musk, është referuar ligjeve raciste të pronësisë të vendit, duke pretenduar se ofruesi i tij i shërbimit të internetit satelitor Starlink nuk lejohej të operonte në Afrikën e Jugut thjesht sepse nuk jam me ngjyrë.

Afrikano-amerikani Elon Musk, ka akuzuar gjithashtu Luftëtarët e Lirisë Ekonomike (EFF), partinë e katërt më të madhe në Afrikën e Jugut, për promovim aktiv të një gjenocidi, përmes një kënge të dhunshme e thirrje e hapur për gjak dhe konsfikim tokash, që racisti dhe politikani me ngjyrë Julius Malema këndon në tubimet e saj.

vijon

Fundi i Pjesës së Dytë

[1] Një term i përdorur zyrtarisht që do të thotë njerëz me origjinë racore të përzier.

Fshikullim sarkastik për “analistët” e studios Sputnik & Co

0
Nga: Sak Muji, Rugovë – Zvicër
(Sylë Mujaj)
___
(Me helm që helmon vetëm maskat, jo të vërtetën)
⸻
TËRBIMI I “ANALISTËVE” ME ZOR TË NDRITSHËM – APO SI TË VIRESH PUDËR MBI JASHTËQITJEN E UDB-së
Ehh, ç’u zbardh studioja e klanit Sputnik! Dritat ndezur, kamerat gati, por mendja e shuar.
Kur s’kanë më kë t’përvëlojnë me shpifje, e gjejnë caqen aty ku dhemb më shumë:
një vajzë që i ka mbijetuar plumbit serb dhe turpit të botës shqiptare që ende i jep mikrofon “analistëve me kutërbim rus”!
Po kush janë këta “trima të lapsit me bojë krimi”?
– Ilir Mirena, një ripërtypës profesional që e ka kthyer mikrofonin në “armikofon”, me memorie të selektuar si prokuror i stërvitur në oborrin e Dedinjes.
– Lirim Mehmetaj, që nga emri duket si një liberator, por në shpirt s’ka çliruar as të vërtetën nga kthetrat e shpifjes.
– Berat Buzhala, oh ky… ky është si majoneza e prishur mbi një tortë të kalbur të gazetarisë kosovare: e përkëdhelur nga të gjithë, por e padurueshme për çdo stomak që e ndjen aromën e gjakut të viktimave.
⸻
Saranda Bogujevci?
Ajo s’ka nevojë për avokatë.
Ajo i ka plumbat në mish si argument.
I ka familjarët në varr si dëshmi.
E ka shpirtin në këmbë dhe syrin në drejtësi – atë drejtësi që këta “gazetarë të ushqyer me propagandë serbe” e ndotin përditë me fjalë që nuk do guxonin as t’i përtypnin para ndonjë gjykate ndërkombëtare!
⸻
Por mos kini merak,
ky tërbim i ripërtypësve të jashtëqitjes së UDB-së, është në fazën e fundit –
kur bisha s’ka më dhëmbë, por aktron me shkumë në gojë, vetëm për të trembur të vegjlit që nuk dinë historinë.
Këta nuk janë gazetarë.
Këta janë zëdhënës të dhimbjes së refuzuar, të krimit të normalizuar, të mohimit të viktimës!
Këta janë figura të karikuara nga ndihmat e tranzicionit të neveritshëm, që e shesin ofendimin si opinion dhe dhunën si analizë.
⸻
Po pse nuk i largon kush nga ekrani këta “profesionistë të njollës”?
Sepse prokurori Bekë Jusufi është i zënë duke dënuar veteranët që rregullojnë çatinë në Rugovë,
sepse krimi i organizuar është bërë partner mediatik,
sepse studioja “analitike” është kthyer në shpellë të sterilizuar për ndyrësinë që s’vjen nga populli, por nga lartësia e karrigeve të paguara me heshtje!
⸻
Por historia nuk e harron dot kush i ofendoi më të pastërtit.
Dhe ripërtypësit, ndryshe nga gazetarët, nuk kanë lavdi – por vetëm erë!
⸻
Sarkastikisht dhe pa mëshirë për maskat,
Sak Muji – me telajon në dorë, me plumbin në shpatull, por me të vërtetën në zemër.

Shqiptarët katolikë në Shkup dhe tragjedia e dyfishtë e vitit 1963

Tërmeti shkatërrues që goditi Shkupin më 26 korrik 1963 nuk ishte vetëm një fatkeqësi natyrore për banorët e qytetit. Për shqiptarët katolikë, ai përfaqësoi një tragjedi të dyfishtë: humbjen fizike të jetëve, shtëpive dhe pronave, por edhe një goditje të rëndë ndaj identitetit të tyre historik dhe shpirtëror.
Shqiptarët katolikë përbënin një pjesë të dalluar të qytetit të Shkupit, të vendosur prej brezash në lagje afër qendrës. Aty, pranë jetës urbane dhe kulturore të qytetit, ata ruanin gjuhën, zakonet dhe fenë e tyre, me krenari dhe përkushtim. Katedralja “Zemra e Shenjtë e Jezusit”, e ndërtuar në fillim të shekullit XX, ishte jo vetëm vendi kryesor i adhurimit, por edhe një simbol identitar i gjallë i këtij komuniteti.
Me rrënimin e kësaj katedraleje nga tërmeti, shqiptarët katolikë humbën qendrën e jetës së tyre shpirtërore. Ajo që pasoi ishte edhe më e dhimbshme: nën pretekstin e rindërtimit të Shkupit dhe planeve moderne urbane, shumë familje katolike shqiptare u zhvendosën me forcë nga shtëpitë e tyre tradicionale në zona periferike, larg vendbanimeve shekullore ku kishin jetuar të parët e tyre.
Në vend të rindërtimit të lagjeve dhe objekteve të trashëgimisë së tyre, shumë prej tyre u fshinë nga faqja e dheut. Kultura, arkitektura dhe historia e shqiptarëve katolikë u lanë jashtë projekteve të reja urbane. Identiteti i tyre u trajtua si pengesë për vizionin e “qytetit të ri” që po formësohej.
Tragjedia për shqiptarët katolikë të Shkupit nuk përfundoi me dridhjen e tokës. Ajo vazhdoi me një shlyerje të heshtur dhe të qëllimshme të pranisë së tyre në zemrën e qytetit. Në vend të solidaritetit, ata përjetuan përjashtim. Në vend të kujdesit për trashëgiminë, përjetuan harresë të imponuar.
Sot, shumë pak nga ajo që përfaqësonte dikur jetën dhe kulturën e shqiptarëve katolikë në Shkup ka mbetur. Por kujtesa kolektive e ruan atë plagë të hapur, si dëshmi e një historie që ende kërkon të thuhet me zë të plotë.

Tri besimet e mia të humbura

1
(Islami, LDK-ja dhe humanizmi evropian)
Në jetën e tij njeriu krijon një lloj sistemi besimesh që mund ët jenë fetare, folozofike-ideologjike dhe etike. Rritet njeriu me besimet që i përmenda dhe, në bazë të tyre, mundohet të krijojë personalitetin e tij dhe veprimin e tij intelektual.
Besimi i parë i njeriut është besimi fetar. Që nga fëmijëria ai vihet në kontakt me një besim të tillë ngase, ndoshta, kjo formë elementare e besimit është e ngulitur thellë në mendësinë e njerëzve dhe, si e tillë, bëhet pjesë e përditshme e bashkëbisedimit njerëzor. Gjithsesi, pra fëmijët tanë dhe ne, jemi vënë përballë krijimit të një besimi të tillë që nga ditët e para kur fillojmë të mendojmë për botën dhe kur prinbderit tanë, në një formë, bëhen pasqyra e parë e hyut. Në bazë të kësaj ne krijojmë një lloj vizioni mbi besimin, krijojmë idenë mbi diçka që eëshë më e madhe dhe më e fuqishme se ne, diçka që na mban në jetë. Mandej dëgjojmë mbi mrekullitë hyjnore që kanë ndodhur dhe, në mënyrë jo kritike, besojmë në predikimin elementar që mund ta marrim, në mënyrë të paqëllimshme, nga gjyshja, nga nëna apo nga rrethi tjetër i njerëzve të afërm.
Dhe kjo bartet derisa të rritemi dhe bëhemi qenie kritike. Ç’po dua të them? Po e shpjegoj. Islami politik është një ideologji, në këndvështrimin evropian, mesjetare që në Kosovë ka një përhapje thuaja të rrezikshme. Një predikim mesjetar mbi zotin dhe njeriun, një predikim që mohon kombin, gjuhën, kulturën dhe identitetin e tij, një kulturë që, në kuadër të konceptit të ‘ymetit Muhamet’, i bën një, pra ‘vëllezër’, të gjithë besimtarët islamë duke mos i konsideruar asnjë nga karakteristikat identitare që i përmenda më lartë.
Ama Gaza dhe gjenocidi i paparë ndonjëherë, pra as në luftën e dytë botërore, që Izraeli po e bën ndaj një populli të ngujuar në një territor sa Ferizaji e shpërfaqi falsitetin e ‘vëllazërisë’ dhe të doktrinës islame mbi ‘ymetin Muhamet”. E shpërfaqi faktin se Islami nuk përfaqëson asnjë ‘vëllazëri’ dhe asnjë përkatësi identitare të veçantë. Indiferentizmi i pakuptueshëm i vendeve dhe popujve arabë dhe shteteve islame (mbajeni mend se janë 230 milionë arabë dhe rreth 400 milionë myslimanë që jetojnë në shtete islamike) ndaj gjenocidit më të tmerrshëm ç’prej se ekziston historia njerëzore (mbajeni mend se, për një vjet luftë, në Gaza janë vrarë më shumë fëmijë se në të gjitha luftërat e ish Jugosllavisë (Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë) dhe tash në luftën në Ukrainë) për mua, si njeri dhe si intelektual, shënon dekadencën më të madhe që islami si fe dhe si doktrinë politike e shtetërore ka shënuar ndonjëherë. Mos reagimi mjeran, lënia e dy milionë njerëzve, të ngujuar e të rrethuar në një territor të ngushtë, të vriten sikur të ishin minjë e të mos reagosh është, moralisht, e papranueshme, është dobësi politike, është përdhosje e krenarisë dhe identiteteve kombëtare dhe fetare të arabëve e bërë nga ata vetë. Pra të lejosh që dy milionë njerëz të përkatësisë tënde islame dhe arabe të vriten pa asnjë kriter human e ushtarak dhe të shikosh nga ana tjetër e kufirit duke bërë sehire, duke u mbytur në para e lukse dhe duke çapitur në gjinjtë e kurvave më të shtrenjta botërore, duke mos reaguar ndaj vrasjeve on-line që i bën Izraeli, është shëmti, është primitivizëm fisnor, është shtazëri, është mungesë totale e ndjenjës kombëtare të patriotizmit dhe të humanizmit dhe, në fund, e dinjitetit islam. Të jesh shtet arab dhe të jesh arab e të mos reagosh kur qindra fëmijë, gra e pleq arabë të vriten para syve e para ekraneve televizive e ta eksportosh islamin politik atje ku ai s’ka ekzistuar kurrë, kjo është marrëzi, çnjerëzi, është primitivizëm i skajshëm deri në shtazëri. Ta shikosh me indiferencën e vendeve arabe zhdukjen e një kombi arab, të kesh mijëra miliardë dollarë pasuri dhe mijëra tankse e avionë, të kesh miliona ushtarë dhe të lejosh që një pjesë e ‘ymetit’ tënd të zhduket nga faqja e dheut në mënyrën më mizore dhe më të palejueshme nga një shtet armik, është e turpshme, është më shumë se e turpshme, është e gërditshme. Nëse një islam të tillë dikush mundohet ta instalojë në vendin tim, unë do të jem gjithmonë kundër. Ja përse i shikoj vendet arabe dhe myslimanët me këtë sy. Për shkak se 250 milionë arabë dhe 700 milionë myslimanë të tjerë nuk reagojnë kundër dhe s’bëjnë asnjë përpjekje për ta ndalur gjenocidin e paparë në historinë njerëzore që e ushtron një popull 9 milionësh ndaj një populli tjetër arab.
Arabë të mjerë, popuj ahistorikë, turma pa identitet dhe pa perspektivë e pa qëllime historike.
Shtet të tillë si vendet arabe, dhe ‘kombe’ të tillë si arabët, nuk dua t’i kem në vendin tim.
2.
Krijimi i LDK-së është nga ngjarjet më të rëndësishme historike të historisë tonë në shekullin e njëzet. Partia e parë jokomuniste, partia e parë e organizuar që ngritet ta mbrojë kombin dhe lirinë e tij, partia e partë që, përveç të tjerash, mbron traditën, mbron familjen, identitetin perëndimor të kombit dhe hapë perspektiven për zhvillim dhe prosperitet në familjen e kombeve evropiane dhe perëndimore të shqiptarëve.
Ishte krenari dhe guxim të jesh dhe të veprosh për këto kauza të shenjta të kombit tim.
LDK kishte mijëra perspektiva dhe mijëra zgjidhje drejt cakut të lirisë. Ishin zgjidhje, orientime dhe rrugë që asnjë parti në Ballkan as në vendet e lindjes nuk i kishte dhe ne ishim krenarë.
Ishte Ibrahim Rugova që me figurën e tij, qasjen e tij dhe konsekuencën e tij, fitoi respektin dhe përuljen e të gjitha kulturave dhe vendeve të Evropës dhe botës.
Ishte Ibrahim Rugova që arriti të bëhet po me aq autoritet e respekt sa ishin udhëheqësit klasikë evropianë të pasluftës së dytë botërore ku bëjnë pjesë Çerqilli, De Gol, Vili Brant, Tito etj.
Këto e bënë LDK-në një parti që përfaqësonte gjithçka, gjithkë dhe secilën ide dhe orientim politik që kishte qëllim që Kosovën ta bënte shtet dhe të drejtuar kah perëndimi dhe kultura perëndimore.
Konfliktet e brendshme pas vdekjes së presidentit Rugova e shkatërruan madhështinë që e përfaqësonte LDK-ja. Ardhja, sidomos, e Isa Mustafës në krye të saj ishte katastrofale dhe fundosëse për tërë kauzën historike të kësaj partie.
Tash kjo parti është bërë për ta mëshiruar. S’ka vizion, s’ka alternativa dhe, nga përvojat fundosëse të koalicioneve të Isa Mustafës e të të tjerëve, tashmë s’ka as guxim politik për cilindo hap politikl
Ka mbetur kjo parti të përfaqësohet nga britmat e dy zonjave të cilat, me gjithë respektin për to, nuk dinë dhe nuk e përfaqësojnë në asnjë mënyrë kauzën historike të kësaj partie. Një karikaturë e këtyre dy zonjave, e publikuar dje apo pardje në fejsbook, ku ato shiheshin si shtriga që po vraponin drejt gjykatës me një akuzë kundër qeverisë, edhe pse e bërë, ndoshta, nga dikush i LVV, e paraqet më së miri rolin e tyre dh qjerrjet e tyre antikurtiane dhe aspak përfaqësuese të asaj që unë jam mësuar ta shoh e ta di si kauzë historike dhe nacionale të LDK-së.
Këto dy zonja, ndonjë kryetar komune apo ndonjë deputet profiter që ka ardhur aty duke eperdoire emrin e familjarëve të vet të vrarë, më bëjnë të mendoj dhe të dyshoj në mundësinë që LDK-ja t’i rikthehet substratit të vet historik dhe kombëtar. Deklarimi mund të duket nacionalist po, në thelb, LDK ishte dhe duhet të jetë parti nacionaliste që Kosovën e sheh si vend evropian dhe shqiptarët si një komb konkurrent brenda asaj strukture kombesh.
E tillë ç’farë eshët sot kjo parti që, në debate televizive e statuse fejsbuku, përfaqësohet nga dy zonja dhe ndonjë deputet mjeran që më shume bërtasin e shajnë se sa shpjegojnë dhe flasin për kauza politike e nacionale, sido që të bëhet, tash e tutje s’mund ta përfaqësojë idealin tim dhe, aq më pak, besimin tim.
3.
Kur isha i ri, gjimanzist, përveçse filozofi antike, lexoja shumë filozofi marksiste. Ndoshta isha ndër të rrallët që nga Marksi e Engelsi kisha lexuar, thuaja, gjithçka. Kisha lexuar, si maturant, Erasmusin e Roterdamit, Lokun, Rusonë, Velterin, Monsteskienë, Kantin, Hegelin, Niçen etj.
Isha i mrekulluar për ëndrrën e madhe për një shoqëri të bazuar në humanizëm dhe në të drejtën.
Mandej, për t’u plotësuar, e lexoja gjon Stjuart Millin, Hannah Arendin, Isaja Berlinin!
Në këtë mënyrë qytetërimi evropian u bë një farë qëllimi jetësor i imi për arsye të humanizimit dhe për arsye të lirisë që simbolizonte dhe drejtë të cilave mëtonte.
Këto ide dhe këtë bindje nuk i kam larguar kurrë nga mendja ime edhe pse, në shume e shumë raste, idetë që i kisha lexuar dhe përvetësuar, vizionet e një shoqërie të lirë dhe të bazuar në të drejtën dhe në humanizmin, më veniteshin gati tërësisht por që u ngjallen aq fort në mua me rastin e intervenimit të NATO-s në Kosovë.
Megjithatë mendoja se gjithë ato libra për humanizmin, për të drejtën, për lirinë, për sekularizmin politik për të drejtën e individit e të kombeve nuk mund të tejkaloheshin aq lehtë nga kultura Evropiane.
Intervenimi në Kosovë ishte realizim i bindjes time. Një botë e tërë e sulmon nj shtet për ta mbrojtur një popull nga gjenocidi. Ishte koha kur po flitej për një shtresë të etikës që po i nënshtresohej politikës evropiane dhe perëndimor.
Na shpëtuan!
Në anën tjetër ekziston, ditëve të sotme Gaza. Edhe pse terroristët budallenjë palestinezë sulmuan civilët në një koncert të madh muzikor dhe vranë më shumë se njëmijë të pafajshëm, hakmarrja izraelite ishte gjenocidi. Një gjenocid i paparë se paku që nga dokumentet e shkruara të luftave, bile as në kohën e kryqëzatave. Evropa heshtë. Amerika heshtë dhe Izraeli, qetë qetë, para kamerave televizive, vret e masakron gra, fëmijë, pleq e civilë të pafajshëm.
Mos reagimi i Evropës time ideale, i asaj Evropës së librave dhe të filozofisë, i Evropës ku lindi demokracia dhe ku për herë të parë u krijuan kombet dhe shteti sekular me bazë lirinë e njeriut dhe të kombeve, është një bashkëpjesëmarrje në gjenocidin më të madh të shënuar pas luftës së dytë botërore. Kjo ngase Izraeli ekziston vetëm për faktin se kështu kanë dashur dhe duan Evropa dhe Amerika.
Humbja e besimit në Evropën e dijes, të demokracisë dhe të lirisë është e dhimbshme dhe e padurueshme ngase për nbe besimtarët në vlerat evropiane nuk ka mbetur më asnjë shteg dhe mundësi.
***
Nëse dikush me thotë se po e përkrahi Palestinën e ka gabim. Unë jam kundër vrasjes së fëmijëve, grave dhe pleqve në cilëndo luftë kudo që ndodhë.
Tragjike, apo jo?!

Korrupsioni në Drenas: Heshtja që mban gjallë të keqen!

0
Në komunën e Drenasit, një ndër më të varfrat në Kosovë, korrupsioni nuk është më vetëm zë apo dyshim , është realitet i artikuluar me emra dhe mbiemra. Mediat lokale po guxojnë gjithnjë e më shumë të flasin, të tregojnë, të denoncojnë. Por ajo që mbetet më shqetësuese është mungesa totale e reagimit institucional. Asnjë hetim i hapur publikisht, asnjë dorëheqje, asnjë përjashtim nga struktura e pushtetit lokal.
Kjo situatë nuk është e re. Drenasi për vite me radhë është keqqeverisur nga një strukturë politike që ka krijuar një kulturë mosndëshkueshmërie, klientelizmi dhe ryshfeti. Dhe kjo kulturë po vazhdon, ndërsa qytetari, ai që duhet të jetë themeli i demokracisë, mbetet spektator pasiv.
Në vend të reagimit, shohim një normalizim të së keqes. Qytetari ka rënë në apati politike. Opozita duket e paralizuar, ose nga frika, ose nga paaftësia për të ndërtuar një alternativë të besueshme. Shoqëria civile mungon, ose është e zbehtë në këtë debat. Zërat kritikë janë të rrallë dhe pa ndikim.
Kjo heshtje kolektive është forma më e rrezikshme e bashkëpunimit me të keqen. Sepse kur qytetari nuk kërkon llogari, pushteti nuk ka pse të japë. Kur opozita nuk godet, pushteti fuqizohet. Kur askush nuk reagon, korrupsioni bëhet normë.
Në një demokraci funksionale, heshtja është bashkëfajësi. Dhe heshtja që po ndodh në Drenas, sot, është alarmuese. Ajo i jep jetë një sistemi të sëmurë që ushqehet me buxhetin publik dhe varfëron qytetarin.
Por ajo nuk vjen as nga brenda pushtetit që e ka instaluar këtë sistem, e as nga opozita që pret të rrëzohet qeverisja me peshën e vet. Zgjidhja vjen nga qytetari i vetëdijshëm, nga shoqëria civile aktive, nga media e lirë dhe e guximshme, dhe nga një brez i ri intelektualësh që refuzon të bëhet pjesë e heshtjes.
Sepse vetëm kur qytetari të kuptojë se zëri dhe vota e tij janë më të fuqishme se çdo tender i kurdisur apo çdo pazar politik, atëherë mund të ketë shpresë për Drenasin dhe Kosovën.

Shtetasi amerikan Lirim Sylejmani, 49 vjeçari që u stërvit dhe luftoj për ISIS, u dënua me 10 vjet burg

0

Zyra e Prokurorit të SHBA-së, Distrikti i Kolumbias

NJOFITIM PËR SHTYP

Shtetasi amerikan që u stërvit dhe luftoi për ISIS u dënua me 10 vjet burg në burgun federal

E hënë, 2 qershor 2025

I pandehuri u përfshi në të paktën një betejë me forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të.

UASHINGTON – Lirim Sylejmani, 49 vjeç, një shtetas amerikan i lindur në Kosovë, u dënua sot në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së me 10 vjet burg në lidhje me kryerjen e trajnimit ushtarak me Shtetin Islamik të Irakut dhe al-Sham (ISIS) dhe më pas angazhimin në të paktën një betejë me forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të.

Dënimi u njoftua nga Prokurorja e SHBA-së Jeanine Ferris Pirro, Shefja e Divizionit të Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Drejtësisë Sue Bai dhe Agjentja Speciale e FBI-së në Detyrë Courtland Rae e Divizionit Kundër Terrorizmit të Zyrës Territoriale të Uashingtonit.

Sylejmani, i njohur edhe si Abu Sulayman al-Kosovi, u deklarua fajtor më 12 dhjetor 2024 për marrjen e trajnimit të tipit ushtarak nga një organizatë e huaj e përcaktuar si terroriste.

Përveç dënimit me burg, gjykatësi Rudolph Contreras urdhëroi që Sylejmani të vuajë një lirim të mbikëqyrur. “Ky i pandehur do të kalojë një dekadë në burg duke menduar për tradhtinë ndaj këtij vendi”, tha Prokurori i SHBA-së Pirro.

“Kushdo që mendon se ISIS është përgjigjja e pyetjeve të tij, le ta mendojë përsëri. Ne do të bëjmë çmos për të çrrënjosur individët subversivë që duan të përmbysin qeverinë dhe të dëmtojnë qytetarët e saj.”

Sipas dokumenteve të gjykatës, nga nëntori 2015 deri në shkurt 2019, Sylejmani mori trajnim ushtarak nga ISIS në Siri. Sylejmani u kap nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) në vitin 2019 dhe foli me një numër mediash rreth kohës së tij me ISIS.

Në nëntor 2015, Sylejmani, një shtetas i natyralizuar amerikan që jetonte në Kosovë, udhëtoi për në Siri me familjen e tij për t’u bashkuar me ISIS. Pasi hyri në Siri, Sylejmani përfundoi procesin e pranimit në ISIS.

Ai mori emrin Abu Sulayman al-Kosovi dhe u trajnua për t’u bërë ushtar me rekrutë të tjerë të ISIS. Stërvitja ushtarake e Sylejmanit përfshinte udhëzime se si të montohej dhe të qëllohej me një pushkë AK-47, si dhe si të përdorej një mitraloz PK, pushkë M-16 dhe granata.

Pas përfundimit të stërvitjes ushtarake 21-ditore, ISIS e caktoi Sylejmanin në një batalion në Mosul të Irakut dhe i dha atij një AK-47, katër karikatorë AK-47, një rrip për të mbajtur karikatorët dhe dy granata.

Sylejmani u zotua për “bajat” (besnikëri) ndaj Abu Bakr Al-Baghdadi, udhëheqësit të ISIS, dhe ndaj organizatës ISIS, përpara një anëtari irakian të ISIS. Në maj 2016, i pandehuri u paraqit për detyrë ribati (roje) në vijën e parë të ofensivës së Manbijit. I pandehuri solli rripin e tij të armës, AK-47 dhe karikatorët në detyrën e tij të ribatit.

Gjatë një beteje me Forcat e Koalicionit, ai u godit me shrapnel në këmbë. Pas këtyre lëndimeve, ai përfundimisht u ricaktua në një batalion të ri në vjeshtën e vitit 2017. Sylejmani gjithashtu mori pagesa nga ISIS për shërbimet e tij. Midis nëntorit 2017 dhe shkurtit 2019, Sylejmani e zhvendosi familjen e tij në juglindje në Baghouz të Sirisë, ndërsa Kalifati territorial i ISIS u shemb.

Më 27 shkurt 2019, Sylejmani dhe familja e tij u kapën nga Forcat e Koalicionit.

Sylejmani u burgos nga SDF në Siri në burgun Dashisha.

Ai u transferua te personeli i zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara më 15 shtator 2020, për t’u përballur me akuza penale në Distriktin e Kolumbias. Ky rast u hetua nga Task Forca e Përbashkët Kundër Terrorizmit e FBI-së.

Ky rast u ndoq penalisht nga ish-ndihmësprokurorja e SHBA-së Brenda J. Johnson, ndihmësprokurorët e Shteteve të Bashkuara Steven Wasserman dhe Kimberly Paschall të Seksionit të Sigurisë Kombëtare, dhe prokurorja e gjyqit Jennifer Levy e Seksionit të Kundërterrorizmit të Divizionit të Sigurisë Kombëtare.

___

  • Përktheu: Afrim Musliu nga Suedia, analist i portalit Drini 

U.S. Citizen Who Trained and Fought for ISIS Sentenced to 10 Years in Federal Prison

For Immediate Release
U.S. Attorney’s Office, District of Columbia
Defendant engaged in at least one battle with U.S.-led coalition forces.

          WASHINGTON — Lirim Sylejmani, 49, a Kosovo-born naturalized U.S. citizen, was sentenced today in U.S. District Court to 10 years in prison in connection with undergoing military training with the Islamic State of Iraq and al-Sham (ISIS) and then engaging in at least one battle with U.S.-led coalition forces.

The sentencing was announced by U.S. Attorney Jeanine Ferris Pirro, Head of the Department of Justice’s National Security Division Sue Bai, and FBI Acting Special Agent in Charge Courtland Rae of the Washington Field Office’s Counterterrorism Division.

Sylejmani, aka Abu Sulayman al-Kosovi, pleaded guilty on December 12, 2024, to receiving military-type training from a designated foreign terrorist organization. In addition to the prison term, Judge Rudolph Contreras ordered Sylejmani to serve a lifetime of supervised release.

“This defendant will spend a decade in prison thinking about the betrayal to this country,” said U.S. Attorney Pirro. “Anyone thinking that ISIS is the answer to their questions, best think again. We will go to any lengths to root out subversive individuals who want to overthrow the government and harm its citizens.”

According to court documents, from November 2015 through February 2019, Sylejmani received military training from ISIS in Syria. Sylejmani was captured by the Syrian Democratic Forces (SDF) in 2019 and spoke to a number of media outlets about his time with ISIS.

In November 2015, Sylejmani, a naturalized U.S. citizen living in Kosovo, traveled to Syria with his family to join ISIS. After entering Syria, Sylejmani completed his ISIS intake process. He adopted the name Abu Sulayman al-Kosovi and trained to be a soldier with other ISIS recruits.  Sylejmani’ s military training included instruction on how to assemble and fire an AK-47 rifle, as well as how to use a PK Machine gun, M-16 rifle and grenades.

Upon completion of the 21-day military training, ISIS assigned Sylejmani to a battalion in Mosul, Iraq, and issued him an AK-47, four AK-47 magazines, a belt to hold the magazines and two grenades. Sylejmani pledged “bayat” (allegiance) to Abu Bakr Al-Baghdadi, the leader of ISIS, and to the ISIS organization, in front of an Iraqi ISIS member. In May 2016, the defendant reported for ribat (guard) duty on the front line of the Manbij offensive. The defendant brought his gun belt, AK-47 and magazines to his ribat assignment. During a battle with Coalition Forces he was hit with shrapnel in his legs. After receiving these injuries, he eventually was reassigned to a new battalion in the fall of 2017. Sylejmani also received payments from ISIS for his services. Between November 2017 and February 2019, Sylejmani moved his family southeast to Baghouz, Syria, as the territorial Caliphate of ISIS collapsed.

On February 27, 2019, Sylejmani and his family were captured by Coalition Forces. Sylejmani was jailed by the SDF in Syria at the Dashisha prison. He was transferred to United States law enforcement personnel on September 15, 2020, to face criminal charges in the District of Columbia.

This case was investigated by the FBI’s Joint Terrorism Task Force.

This case was prosecuted by former Assistant U.S Attorney Brenda J. Johnson, Assistant United States Attorneys Steven Wasserman and Kimberly Paschall of the National Security Section, and Trial Attorney Jennifer Levy of the National Security Division’s Counterterrorism Section.

20cr106

Updated June 2, 2025

Lufta e Vlorës përmes poezisë popullore, mendime me rastin e 105 vjetorit të shpërthimit të saj

Nga Dilaver Goxhaj, Tiranë

5 Qershor — 3 Shtator 1920

Vjershëria popullore shqiptare, thotë Ismail Kadare, u rrit gjer në përmasat e një universi, me një zotësi të saj vetjake të habitshme, që ka qenë njëkohësisht epos dhe kronikë e përditshme, shtyp dhe universitet, kalendar dhe pedagogji. Edhe në rastin e Luftës së Vlorës të vitit 1920 i gjejmë në përsosmëri të gjitha këtë mundësi dhe veti të saj. Arti poetik popullor edhe për këtë faqe të jashtëzakonshme të historisë sonë, e pa shoqe në botë, ku 4 deri 5.000  kryengritës, “një grusht fshatarësh shqiptarë”, (sikundër shkruhej në Ultimatumin e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare dërguar komandantit të forcave italianë në Shqipëri, Piaçentinit, më 3 Qershor 1920), hedhin në det Perandorinë Italiane të asaj kohe. Si e tillë, Lufta e Vlorës është renditur si korrigjuese e historisë sonë kombëtare, pasi i riktheu Pavarësinë Shqipërisë.

Lufta e Vlorës filloi më 5 Qershor 1920 dhe më 3 Shtator 1920, kur forcat kryengritëse hynë në Vlorë, ajo fitore u festua nga populli me madhështinë që e meritonte.

Dimë që Luftrat Ballkanike 1912-1913 i thelluan shumë kontraditat midis shteteve të Ballkanit ashtu edhe midis Fuqive të Mëdha. E gjithë Shqipëria në këtë peridhë vuante ngaqë mungonte bashkimi: Shkodra qe më vehte; në Durrës sundonte Esat Toptani si vegël e bindur e shovinistëve të huaj; Vlora u pushtua nga Italia; viset e Shqipërisë Veriore u pushtuan nga Serbia; Greqia mbante pushtuar viset e Shqipërisë së Jugut.

Duke shfrytëzuar këto rrethana, më 26 prill 1915 hartohet në fshehtësi Traktati Famëkeq i Londrës, një nga aktet ndërkombëtare më të errëta që mund të përmenden, sipas të cilit Shqipëria ndahej midis Italisë, Serbisë dhe Greqisë.

Italia “mike”

bëri dhelpërinë:

“Të mos ipet Vlora

me Sazan nisinë,

tjetrën le ta marrë

Serbi me Greqinë”.

Italia, duke qenë se fuqitë e Antantës i pranuan kërkesat e saj për pushtime sipas atij Traktati, shpejtoi, dhe në maj 1915 zbarkoi në Sazan e Vlorë, duke pas edhe pëlqimin e Anglisë dhe të Francës.

“Ky Adriatiku ndjerë,

Pse s’bën valë këtë herë,

Valë, dallgë dhe furtunë?”

“Sepse Vlorën na e zunë,

Topat në Sazan i prunë,

Kundrejt Kaninës i vunë”.

Mirëpo, në 1915 Austro-Hungaria e rimori veten dhe në fund të po atij viti ushtritë gjermane, austriake e bullgare e pushtuan Shqipërinë e Veriut dhe arritën deri në Vjosë, duke e thyer Frontin Serb.

O moj Shqipëri e bardhë,

Gjith’ bota ta kanë sevdanë!

Në fund të vitit 1916 Italia pushtoi edhe Himarën; forcat franceze vinë në Korçë dhe më 16 Dhjetor 1916 shpallën Republikën e Korçës; më 23 Janar 1917 u shpall autonomia e Shqipërisë nga austriakët në Shkodër; më 3 Qershor 1917 shpallet nga italianët në Gjirokastër “Shqipëria e pavarur”; më 9 Dhjetor 1919 me anë të memorandumit, Fuqitë e Mëdha i japin Italisë si pjesë të vetën Vlorën bashkë me krahinat e saj, duke marrë më herët edhe pëlqimin e Qeverisë së Durrësit, e kryesuar nga tradhëtari Esat Pashë Toptani, konform marrëveshjes Titoni-Venizellos-Qeveria e Durrësit, e 20 Gushtit 1919.

Të gjitha këto e trimëruan Italinë dhe, në prag të 28 Nëntorit 1919, komanda italiane urdhëroi që të mos festohej më Dita e Flamurit Shqiptar se, sipas saj, Vlora nuk i përkiste më Shqipërisë. Ky urdhër shpërtheu demonstratën e popullit të Vlorës me në krye Jani Mingën:

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora!

Buçet kënga për liri,

Ja do mbetet Vlora jona,

Ja do bëhet gur e hi!

Si rrjedhojë, në Dhjetor 1919 krijohet Komiteti i Fshehtë, që më vonë u quajt Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare, me qendër në Tiranë dhe, në Prill 1920 ky Komitet vjen në Vlorë, ku u organizua një mbledhje me përfaqësuesit e borgjezisë së qytetit dhe të fshatrave, ku u zgjodh Këshilli i Mbrojtjes Kombtare prej 32 veta, si dhe Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i përbëhej prej 12 vetash.

Më 14 Janar 1920 Anglia, Franca dhe Italia bien në ujdi për t’i dhënë Serbisë luginën e Drinit, Shkodrën dhe Shëngjinin; Greqisë: Korçën dhe Gjirokastrën, duke vënë kështu në jetë Traktatin e fshehtë të Londrës, të 26 prillit 1915:

Italia me Greqinë,

Si rruspia me rruspinë,

Në një marrëveshje vinë,

Të fshehtë e bënë tertipnë,

Që të ndajnë Shqipërinë,

“Këtë unë, e këtë tinë”!

Në këto kushte, më 21 Janar 1920 mblidhet Kongresi i Lushnjës.

I pari Kongres që u bë,

në qytet të Lushnjës-ë.

Andej dolli qeveria.

-Çfarë vendime muarn-ë,

për qeverinë e Durrsit-ë?

-Të luftohet tradhëtia,

poshtë, poshtë Italija!

Kongresi e quajti të rrëzuar Qeverinë e Durrësit dhe emëroi delegacionin e saj për në Konferencën e Paqes në Paris, e cila qe hapur më 18 janar 1919, ku kishte shkuar edhe delegacioni i qeverisë së Durrësit bashkë me Esat Toptanin, në pritje të kthimit të tij në Shqipëri me ndihmën e Beogratit për të marrë pushtetin, duke rrëzuar qeverinë e dalë nga Kongresi Lushnjës, se vetëm me ndihmën e Esatit Beogradi mund të merrte territore shqiptare. Për këtë qëllim Beogradi ishte kundër depërtimit të Italisë në Ballkan.

Më 11 Shkurt 1920 qeveria kombëtare u vendos në Tiranë.

Në Mars 1920 bashkohet me qeverinë e Tiranës: Shkodra; në Prill Girokastra; në fund të Majit 1920 u bashkua edhe Korça. Ndërkohë Italia mbante të pushtuar Vlorën, Tepelenën dhe Sarandën. Forcat serbe e malazeze pushtuan Dibrën dhe Malësinë e Veriut. Greqia mbante të pushtuar 26 fshatra shqiptare sipas marrëveshjes së Kapshticës, e 26 Majit 1920, e cila shënoi marrëveshjen e parë zyrtare diplomatike midis Shqipërisë dhe një kombi tjetër, përkatësisht Greqisë.

Gjëndja keqësohet edhe më shumë pasi, Esat Pasha që nga Parisi, në bashkëpunim me shovinistët serbo-malazezë e grekë, vë në lëvizje njerëzit e tij, duke krijuar banda të armatosura në Dibër, Tiranë e deri në Rrogozhinë, për rrëzimin e qeverisë së Tiranës.

Shqipëria ishte në prag të luftës civile. Atëhere ministri pa portofol, patrioti revolucionar Bajram Curri, kryen edhe një herë detyrën e lartë ndaj atdheut, kryeson forcat qeveritare, shpartallon kryengrytësit esadistë dhe i siguron qeverisë qetësinë, për të vazhduar veprën e bashkimit.

Shokë, rroftë Bajram Curi,

Që për Shqipërinë nguli.

Ahmet Zog, o faqe zi,

Vdiq Esati, u ngjalle ti.

Qeveria e Tiranës, e kryesuar nga Sulejman Delvina, ngulte këmbë që çlirimi i pjesëve të pushtuara të arrihej në rrugë diplomatike, ngaqë kishte anëtarë të qeverisë që besonin se Shqipëria nuk do të ishte në gjendje që t’i bënte ballë një lufte me Italinë, prandaj dhe nuk u solidarizua haptazi, me qëllim që të kish mundësi të shfrytëzohej rruga diplomatike.

Kryeministri Sulejman Delvina, fshehurazi nga Ahmet Zogu, (i cili ishte Ministër i Brendshëm), merret vesh me përfaqësuesit e Vlorës, lidhur me përgatitjet e luftës, duke i mbajtur këto lidhje të fshehta gjatë gjithë Lufës së Vlorës.

Fshatarësia e Vlorës dhe vegjëlia e qytetit nuk e duronte dot Vlorën të pushtuar.

Borgjezia e vendit si dhe disa bejlerë u solidarizuan me luftën e Vlorës, kurse klasa e çifligarëve u bashkua me Italinë.

Bejlerët nga Risilia

Thonë:”Rrroftë Italia!”

Të na rrojë edhe ca kohë,

se na hanë oriz fëmija.

 

Kaninjotë jazëk u qoftë,

Mahmut Efendiu ç’thotë?

Me bujqit po bën dava,

“Populli të drejtë s’ka!

Për ne Italia rroftë,

Me makarona na mba!”

Më 18 Maj 1920 ushtria italiane shpall shtetrrethimin.

Më 20 Maj 1920 u organizua Mbledhja e Barçellasë, ku u vendos që të lihen mënjanë grindjet e mëparshme e të pajtohen gjaqet si dhe të njoftohej popullsia se, në rast se Italia nuk do të pranonte të largohet tërësisht nga Vlora, do t’i shpallej luftë.

Kush është burrë shesh për shesh,

Kush të vritet, le të vdesë,

Kush të rroj’, me nder të jesë,

Vatanin do ta qerdhesë.

Njëkohësishtë u dërguan delegatë në Berat, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Durrës e gjetkë ku u krijuan komisione të posaçme, që do të kujdeseshin për ndihmën kur të shpërthente lufta. Në Barçella u bisedua çështja e organizimit të formacioneve luftarake, çështja e armatosjes, si dhe u caktuan anëtarët e Komitetit që do të përgatisnin planin e kryengritjes.

Më 24 Maj 1920 u përzunë italianët nga Kurveleshi.

Më 29 Maj 1920 u mblodhën në mal të Beunit, afër Smokthinës, për të marrë pjesë në mbledhjen pranë Komitetit, mijëra luftëtarët vullnetarë nga zonat e pushtuara ku ishin formuar çetat vullnetare: vlonjatë, tepelenas, kurveleshas, Lumi Vlorës, mallakastriotët dhe himariotë:

“Po pleqtë e Bregut ç’thonë?”

“Është e mira që të shkojmë,

Vëllezërit t’i ndihmojmë,

Ta dëgjojmë shoqi-shoqnë”.

Vendimi më me rëndësi i kësaj mbledhjeje ishte: Shpallja e luftës kundër pushtuesve italianë:

“Në Beun seç u mblodhë

Dymbëdhjetë komisionë.

Edhe mbledhjen e filluan,

Muarn letrën dhe po shkruajn,

E shkruajnë për Piaçentinë,

Ta lërë Vlorën të lirë”.

Njëkohësisht u bë i njohur Shtabi i planizimit dhe drejtimit të Luftës, (Alem Mehmeti nga Tragjasi, Hamit Selmani nga Dukati, Murat Miftari nga Tërbaçi, Halim Xhelua, Beqir Veliu dhe Osman Haxhiu):

Barçellaja bëjnë terpinë.

Ç’i shënuan parësinë:

Alem aganë e Hamitnë,

Murat Miftar e Halimnë,

Beqir e Osman Haxhinë!

U vendos që çetat të sulmonin në katër drejtime:  sulm mbi garnizonin Italian të Kotës; sulm mbi garnizonin Italian në Drashovicë; sulm mbi garnizonin Italian në Gjorm dhe çetat që do të sulmonin në Llogara, si dhe u caktuan komandantët e formacioneve të çetave, dhe më së fundi u bë betimi.

Ti Selam do shkosh në Vlorë

Komanndant mbi tre taborë!

Salami ia hipi kalit,

Në tel foli gjeneralit:

“Dil steresë, e jo limanit,

Të shoç të zot’ e vatanit,

Djemtë e Ismail Qemalit!”

 

Më 3 qershor 1920, e premte, Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i dërgon komandantit të forcave italianë në Shqipëri, Setimio Piaçentinit, një letër:

Njëzetën proto qershorë,

Një letër seç e dërgojnë,

Nga Beuni për në Vlorë.

Ajo letër ishte Ultimatum para se të fillonte lufta, e shkruar në gjuhën fërngjisht:

Ultimatum i dërguan

Nga Beuni Piaçentinit,

Me kondita: për një javë

Vlora të jetë e liruar.

Ultimatumi u dërgua me Mehmet Selimin nga Mallkeqi, dhe Manxhar Selfo nga Shkoza.

Te porta në konsullatë,

Mehmet trimi dha një kartë.

Ultimatumi hidhte poshtë Traktatin e Londrës. Ndër të tjera në ultimatum thuhej: “Nuk jemi aq të marrë të mos kuptojmë që, nuk mundet një grusht shqiptarësh t’i shpallin luftë një fuqie të madhe si Italia, por fuqia italiane, sado e madhe që të jetë, nuk mundet kurrë të ndalojë shqiptarët të vdesin për lirinë e nderin e atdheut të tyre”.

Me anë të Ultimatumit, Komiteti kërkonte përgjigje deri në ora 19.00 të datës 4 qershor 1920.

Komandanti i forcave pushtuese italiane në Shqipëri, me shtabin e tij prej 12 gjeneralësh, nuk i dha rëndësi dhe as që begenisi t’i përgjigjej ultimatumit.

Ditën e shtunë më darkë,

Sa mbaroi Ultimatumi,

Në një orë e më çdo anë,

Përnjëherë filloi sulmi.

Forcat italiane përbëheshin prej dy divizione këmbsorie: divizioni 13-të, nën komandën e gjeneralit Raimondo, dhe divizioni i 36-të nën komandën gjeneralit Pulieze. Përveç këtyre dy divizioneve kishte disa brigada autonome, reparte të logjistikës, reparte bersaliere malore, disa reparte autonome artilerie, xhenjoje, karabinierësh, autoblionda, tanke, një skuadrile aeroplanësh dhe një skuadrile të forcave detare. Forca të tjera italiane, të mjaftueshme, kishin zënë pozita gjatë rrugës Vlorë-Gjirokastër e Vlorë-Himarë, si dhe në Tepelenë, në Dukaj, në Kotë, në Gjorm, në Himarë, në Llogara, në Babicë, në Drashovicë, në Mavrovë, në Selenicë, në Sevaster etj.

Vullnetarët shqiptarë ishin armatosur dikush me armë, dikush pa armë, dikush me fishekë, dikush pa fishekë, zhveshur e zbathur, pa xhenjo, pa artileri, pa spitale, pa kuadro ushtarake për luftë, etj. Logjistikë ishte fshatarësia e tyre. Në Vlorë ndodhej një milici prej 1.000 milicë shqiptarë të rekrutuar prej bejlerëve të Vlorës e të Risilisë, të cilëve u bëri thirrje Komiteti që t’i bashkoheshin kryengritjes, dhe ata iu bashkuan asaj.

Atë raport forcash midis kryengritësve fshatarë shqiptarë dhe Ushtrisë Perandorake Italiane, muza popullore e ka shprehur më mirë se çdo historian ushtarak:

Andej bomba e ballona,

Mitralozë edhe vaporë;

Këtej një flamur valon,

Udhëtonte për në Vlorë.

Andej dinamit e topa,

Një mijë gjyle në një orë;

Këtej një shpatë copa–copa

Dhe një kobure në dorë.

Plani ishte që fillimisht të goditeshin njëkohësisht të gjitha garnizonet italiane jashtë Vlorës, të ndërpriteshin menjeherë linjat telefonike mes garnizoneve dhe mes atyre dhe komandës në Vlorë.

Urdhëri për sulm u dha në 5 Qershor 1920, ku menjeherë u prenë linjat e komunikimit të italianëve.

Nëndëqint’ e njëzet viti,

Mu më pesë qershor,

Rrethi Vlorës, kryet ngriti,

Të drejtat e tij kërkon.

Në mesnatë, me të gdhirë 6 Qershori 1920, sulmi i kryengritësve filloi në çdo kënd të viseve të pushtuara të Labërisë, duke u goditur menjëherë Kota, Tepelena, Gorishti, Dukati, Drashovica, Mazhari, Gjormi, Matohasanaj dhe Llogaraja.

Drashovica u muar pas dy orë luftime të ashpra, si dhe u çliruan Vajza, Mavrova, Dukati, Mazhari, Matohasanajt, u morën dhe postkomanda të tjera armike.

Shumë e ashpër u bë lufta për çlirimin e Kotës dhe Gjormit, duke gdhirë 6 Qershori 1920.

Telatë po venë e vinë,

Lidhet Kota me Kaninë,

Gjenerali me zabitnë,

Flet Goti me Piaçentinë:

-Qysh do bëjmë ne nashtinë,

Se shqiptarët arritnë,

Gjorm zunë, e poshtë po vinë,

Janë përmbi katër mijë,

Si breshër me kërcëllimë!

Në Kotë nën komandën e Gjeneralit Enriko Gotti, italianët kishin një regjiment këmbsorie, bateri malore me artileri, mitraliza të rëndë, transhe të rrethuara me tela me gjëmba. Ja si e pasqyron muza popullore.

O djema, ç’qënkej kjo Kota!

Më e bukur nga Evropa,

Bytim mitralozë e topa.

U ndez vedi, gjëmon toka.

Pas 6 orë luftimesh u muar dhe garnizoni i Kotës. Në sulmn mbi Kotë morën pjesë çetat: Salarisë, Smokthinës, Koculit, Vajzës, Gorishtit, Gusmarit, Plloçës, Shkozës, Mesaplikut, Mavrovës, Velçës, Kaninës dhe qytetarë të Vlorës.

Nuk harrohet Kota kurrë,

Kur mbi tela shkonim ne,

Edhe kur Selam Musai

Shkrepte natën si rrufe!

Armikut në Kotë iu vranë shumë ushtarë, përfshi edhe gjeneralin Enriko Gotti, si dhe koloneli Kavallo, dhe iu zunë robër rreth 600 të tjerë. Robërit e luftës u çuan në Vajzë të Tepelenës, 25 km larg Vlorës.

Mbi Kotë ia bënë: Hopa!

I prenë telat me kamë,

Gjeneralit iu pre koka,

Ushtarët iu zunë të gjallë.

 

As për të besuar ishte

që një popull për ibret,

dymijë robër t’ia zinte,

Italisë goxha dovlet.

Në Kotë u vranë dhe një numur jo i vogël luftëtarësh, midis tyre komandanti çetës së Shkozës, luftëtari i vjetër, Kanan Mazia:

Kanan Mazia nga Shkoza,

Me një mjekër copa-copa.

Kanan t’u prish bukuria.

“Shqipëria të na rrojë!

Ç’ka se mbeta unë pa gojë.”

Çetat e Tragjasit, Gjormit, Bolenës e të tjera sulmuan forcat italiane në Gjorm, në kohën kur u bë edhe sulmi mbi Drashovicë:

Atje te hani në grykë,

Te ura në Drashovicë,

Qëllon top’ i Italisë;

Ka nijet që ta vithisë

Komisjon’ e Shqipërisë.

Të keqen ia kanë marrë,

Se ka trima kordhëtarë.

Njëkohësishtë, paralel sulmit në Kotë, Gjorm e Drashovicë, filloi sulmi edhe në Llogara nga çetat e Tërbaçi, Radhimës, Lepenicës e tjerë.

Aferim, more Tërbaçë!

Tetëdhjet’ karabinierë,

Poshtë tutje i krethtë.

Karabinierë e marshallë,

Dyfekët sheshit i lanë!

Luftimet këtu zgjatën tri ditë, dhe pas tri ditë luftimesh të ashpra ushtarët dhe oficerët italianë që kishin mbetur gjallë, u dorëzuan.

Piaçentini kur dëgjoi

mandatën e Llogarasë,

u mahnit, e s’e besoi

që ta gjen koqja e belasë.

Qendra më e fuqishme në viset e pushtuara nga ushtria italiane, pas Vlorës ishte Tepelena, ku armiku kishte batalion këmbsorie, artileri, reparte karabiniere, mitraloza të rëndë dhe lloje të tjera armatimesh, ndërsa rreth Kalasë së Tepelenës armiku kishte hapur llogore dhe rrethuar me tela me gjemba. Në këto luftime muarën pjesë çetat e fshtarave të Tepelenës dhe disa fshatra të Kurveleshit: Golëm, Progonat, Lekdush, Gusmar, Nivicë, Rexhin etj. Më 10 Qershor, pas pesë ditë luftimesh të ashpra, komandanti i forcave italiane, major Kalçini me 6 oficerë e me një turmë të madhe ushtarësh, arritën të dalin nga rrethimi dhe u nisën për në Vlorë, por në Memaliaj u ndalën nga forcat që qenë lënë në rezervë dhe u kapën robër.

Historia flet më fortë

Ç’bënë dyfeqet me gjalmë,

Si në Tepelenë e Kotë,

Çobanët mbi gjeneralë.

Për t’i ardhur në ndihmë forcave në Tepelenë, garnizoni i Vlorës dërgoi dy batalione bersalierësh, por nuk mundën të arrinin.

Më 8 Qershor 1920 kryengritësit u afruan qytetit të Vlorës deri në Asna, ku u ndez lufta. Po në këtë datë, në të zbardhur të ditës kryengritësit sulmuan në Qafën e Babicës dhe në Kaninë. Lufta zgjati deri në mëngjes.

Më 9 Qershor kryengritësit muarën edhe një sërë fshatrash të tjera.

 

Rezultatet e pesë ditëve të para të luftës qenë të shkëlqyeshme; përveç të vrarëve, armikut iu zunë 1.200 robër si dhe shumë materiale lufte.

Pesë sulmet e suksesshme: Kotë, Drashovicë, Llogara, Tepelenë, Gjorm siguruan përmbysjen e plotë të qëllimeve të armikut. Mbeteshin në duart e armikut vetëm Vlora dhe Kanina. Për hakmarrje, Gjenerali Piacentini urdhëron arrestimet në masë, çnderimin e femrave në Vlorë, djegien e shtëpive dhe të dyqaneve, arreston dhe i çon në Sazan 1.400 shqiptarë si dhe i kërkon qeverisë së Romës forca të reja. Repartet ushtarake që qenë në Sarandë e në Gjirokastër i kishte përqëndruar në Vlorë. Vlora dhe Kanina qenë fortifikuar si dhe rrethuar me tela me gjemba.

Çetat vullnetare shtrënguan rrethimin e Kaninës dhe të Vlorës. Çeta e Rëzës iu afrua kalasë së Kaninës; çeta e Smokthinës do të sulmonte përgjatë brigjeve të Qishabardhës; çeta e Kudhësit do të merrte drejtimin e rrugës së vjetër; çetat e Kurveleshit dhe të Tepelenës shkuan nga Babica dhe këtu u ndanë në tre drejtime: Selam Musai me 57 tepelenas në një drejtim; Rakip Duka me çetën e Gusmarit, Golëmit, Lekdushit dhe pak progonatas në një drejtim tjetër; Riza Runa me çetën e Nivicës, Rexhinit, Libohovës e Nepravishtës në një drejtim tjetër, por me objektiv bashkëqëndror. Të 17 vullentarët Veliqotë u ndanë më tresh që të shërbenin edhe si kjallauzë për çetat e Kurveleshit, ngaqë e njihnin terrenin shumë mirë. Çeta e Mallakastrës së Sipërme do të zbriste në Risili. Çeta e Mallakastrës së Poshtme do të vinte nga Narta. Çeta e Mavrovës nga qafa e Fierit. Sektorin më të rëndësishëm, sekrorin e Babicës, e kishin çeta e Lopsit dhe ajo e Salarisë.

Luftë e madhe në Babicë

Me tela, me alitrikë,

Aty nata bëhej ditë.

Shumë çeta të tjera qëndruan në rezervë përreth Vlorës dhe Kaninës, ndërsa disa të tjera në Drashovicë.

Më 9 Qershor, para se të fillonte sulmi, komanda e kryengritjes i dërgoi një thirrje komandës italiane, gjeneral Piaçentinit, duke i kërkuar të zbraste Vlorën, dhe përfundonte me fjalët: “Përndryshe përgjegjësia do të përfundoi mbi ju”. Por komanda italiane vijonte t’i nënvleftësonte kryengritësit, ngaqë qeveria e Romës u pat premtuar ndihma. Qëndrimin e qeverisë së Romës e inkurajonte edhe qëndrimi i Jugosllavisë dhe i Greqisë duke u premtuar ndihma.

Në mëngjesin e 10 Qershorit bateritë e luftanijeve dhe një aeroplan goditën kodrat ku ishin kryengritësit, ndërkohë forcat e këmbsorisë italiane kaluan në sulm për të pushtuar ato kodra, por pa sukses.

Më 11 Qershor, duke gdhirë 12 Qershori, Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare lëshoi urdhërin për sulm mbi Vlorë dhe Kaninë.

Nga qafa e Vlorës sulmuan çetat e Smokthinës, Gorishtit dhe e Kudhësit:

Atë ditën e xhuma,

Në Qafë përmbi kala,

Smokthinë, Velçë e Vajza,

Bëjnë hyxhim përmbi ta!

Gjysm’ e djemve na u vra!

Ndërsa nga kodrat e Babicës sulmuan çetat e Lopsit e të Salarisë me në krye Selam Musanë e Dule Dalanin.

Te spitali, më të dalë,

Ballë për ballë me xheneralë;

Flakën shoshoqit ia dhanë:

Një në zemër, një në ballë!

Selam Musa Salaria,

Po të qan gjithë Shqipëria!

Luftëtarët kaluan gardhin e telave me gjemba, duke vënë mbi ta degë e guna dhe hynë në ullishtet përmbi spital.

Me vete dy fishekë e një kobure,

Gunën mbi tela, hidheshin mbi Vlorë.

Rrotull armiq, si bleta në koshere,

Me topa, mitralozë e me vaporë.

Nga lagjia e Topalltisë sulmuan çetat e fshtrave të Vlorës. Mbi Kaninë u hodhën çetat: e Rëzës, Tërbaçit, Bolenës, Kallaratit etj.

Bolenës hallall i qoftë,

E dha fjalën, më s’u nda,

Doli xhenerali, thotë:

“Nga m’u futën në kala?!”

Forcat italiane, përveç zjarrit me artileri dhe gjithë llojet e tjera të armëve, verbonte kryengritësit me prozhektorë. Brenda 30 minutave lufta u përhap gjithandej. Në mëngjesin e 12 Qershorit kryengritësit arritën në shtëpitë e para të qytetit. Në këtë betejë dhanë jetën komandanti i çetës së Salarisë Selam Musai, i çetës së Dhëmblanit Dule Dalani.

Kush vete gjer në spital?

Dulja me Selam Musanë.

Met Selimi një trim djalë,

Merrte hakë për Selamnë.

Por u vra edhe komandanti i çetës së Gusmarit, Xhafer Meta, e shumë të tjerë.

Do këndoj një këngë trimi,

Xhafer leshëra bërshimi,

u fole djeme: Ku jinni?

Ua bëre djeme me dorë,

bëni yxhum për në Vlorë,

përmbi tela të kaptojmë,

vdekjen të mos e mendojmë,

Shqipërinë ta çlirojmë.

Komanda italiane, kur e pa se të gjitha kundërsulmet e forcave të veta u thyen nga vullnetarët, atëhere i dergoi njoftim Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare që të tërhiqte forcat, në të kundërt do të therreshin të gjitë të internuarit në Sazan dhe Vlora do të bombardohej dhe do t’i vihej zjarri.

Komiteti urdhëroi tërheqjen e forcave nga qyteti.

Komandanti i forcave të pushtimit në Shqipëri, Piaçentini, së bashku me gjeneralin Raimondo u thirrën me urgjencë në Romë dhe u kthyen në Vlorë më 15 Qershor 1920 me forca të reja, me bindjen se do t’i mbysnin në gjak kryengritësit.

Më 13 Qershor bie qeveria italiane e kryesuar nga Nitti, e diskredituar nga rezultati i disfatës të saj në Çështjen Shqiptare. Kur erdhi në fuqi qeveria e Gjolitit, i kërkoi parlamentit që të tërhiqeshin forcat nga Shqipëria; por parlamenti nuk e miratoi, ngaqë deputetët reaksionarë dhe ministrat e qeverisë, që përbënin shumicën, ishin të bindur se do ta mbysnin me gjak kryengritjen.

Po atë ditë, më 13 Qershor 1920, vritet në Paris tradhëtari Esat Pashë Toptani prej studentit nga Libohova, 25 vjeçari Avni Rustemi.

U ngren’ policët e vanë:

“Kush e qëlloi pashanë?”

-Unë e vrava qerratanë,

Se punonte propagandë

Me Serbinë e me Junanë.

Në 16 Qershor, përmes spiunëve, komanda italiane mësoi se një pjesë e luftëtarëve kishin shkuar pranë familjeve, për të festuar Bajramin, dhe vendosi ta shfrytëzonte rastin. Dhe më 17 Qershor forcat armike zunë malin e Shashicës dhe më 18 Qershor urdhëruan sulm në front të gjerë me më shumë se 5.000 forca, të mbështetura me zjarr masiv artilerie dhe bombardim e mitralim me avjona. Luftëtarët rrëzuan një prej avjonave:

Në fushë të Peshkëpisë,

Ra ballon’ i Italisë.

Këta djemt’ e Shqipërisë,

Me manxerin e Turqisë,

E hodhën në shesh si mizë.

Pas disa orë luftimi, forcat italiane tërhiqen me turp.

Tanët ranë, në bark u shtruan.

I lane, sa u afruan.

Trimat tanë, të zot e gjakut,

Ç’u hapën zhapën e barkut.

Dyfeqet e Italisë,

Bëm ja bëjnë, e dot nuk vrisnë.

Në aksionin e 18 Qershorit armiku pati rreth 200 oficerë e ushtarë të vrarë, ndërsa nga vullnetarët vetëm një i vrarë!

Atëherë, Qeveria italiane e Gjolitit dërgoi për bisedime me qeverinë e Tiranës Baronin Alioti, i cili mbriti në Vlorë më 2 Korrik dhe në 4 Korrik 1920 niset për në Tiranë. Ndërkohë Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare u dha urdhër luftëtarëve të tërhiqeshin në pozicionet e tyre, për të pritur rezultatin e bisedimeve. Në këtë periudhë shkojnë në Vlorë vullnetarë nga të gjitha trojet shqiptare:

Në këtë luftë të shënjtë,

S’lufton vetëm Labëria,

Po i gjithë atdheu i shtrenjtë,

Lufton gjithë Shqipëria!

Bisedimet po zgjateshin, herë në Tiranë, e herë në Durrësë. Deri më 8 Korrik bisedimet nuk dhanë ndonjë rezultat. Kështu që Baron Alioti kërkoi që edhe lufta të pushonte dhe Italia të qëndronte në Sazan dhe në Skelën e Vlorës.

Këto ngjarje shqetësuan kryengritësit dhe niset një delagacion për në Tiranë, i cili i kërkon qeverisë së Sulejman Delvinës që të mos bëjë lëshime dhe të mos e pranoi kërkesën e italianëve.

Në Tiranë, më 9 Korrik, populli mori pjesë në një miting të madh dhe tregoi indinjatën e tij kundër pretendimeve italiane, duke kënduar dhe brohoritur “Rroftë Vlora jonë!”

Duke parë se bisedimet nuk kishin të mbaruar, Komiteti Mbrojtjes Kombëtare vendosi të rifillonte sulmi për çlirimin e Vlorës. Sulmi filloi më 22 Korrik 1920, në ora 22.00.

Më njëzetë e dy korrikut,

Kaptuan telat me gjëmba,

Iu futën armikut brënda,

S’ju tremb syri, e s’ju drothn zemrat,

Se një herë i kish bërë nëna.

Të gjitha çetat u hodhën në sulm. U muar Qafa e Koçiut. Lufta vijoi deri në mesditën e së nesërmes. U vranë 500 ushtarë e oficerë italianë, por dhe shumë kryengrotës.

Qafë e Koçiut, moj grykë,

Ç’hata bëre atë ditë,

Nga gjylet që pëllcisnë,

Katërqind e ca shehitë,

Katërqind e ca të vrarë,

Vallë qysh e dhanë xhanë?!

Pa ujë e pa njeri pranë?!

 

Le të dalim dhe ne gratë,

Të marrëm peshqir e napë,

T’u njomim buzën e thatë,

T’u shpiem buk’ e fishekë,

T’u hapim ndonjë hendek!

Qeveria e Romës, për t’i shpëtuar konseguencave të mëtejshme, nëpërmjet Komandës së Vlorës kërkon nga Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare që të ndalej sulmi dhe deklaroi se do bisedonte me qeverinë e Tiranës, për zbrazjen e Vlorës.

Më 28 Korrik vjen në Tiranë konti Manzoni. Bisedimet do të vijonin në bazë të pranimit nga pala italiane për zbrazjen e Vlorës.

Vetëm çifligarët që qenë të lidhur prej kohe me pushtuesin, si Myfit Libohova, Mustafa Kruja, Fejzi Alizoti, bejlerët e Vlorës, të Risilisë etj, nuk u pajtuan dhe mbajtën qëndrim armiqësor karshi Luftës së Vlorës. Dhe populli nuk ua harron tradhëtinë:

Bejlerët me agallarë,

kërkuan kolltuk e shalë.

S’ujdisin dot me fukaranë,

që u prenë e që u vranë

për të mbrojtur vatanë!

Sipas marrëveshjes, tërheqja e forcave italiane do të fillonte më 17 Gusht 1920 dhe pas 15 ditësh qeveria e Tiranës do të dërgonte focat e xhandarmërisë, për të marrë në dorëzim administratën e qytetit. Me zbrazjen e Vlorës do të bëhej edhe lirimi i të burgosurve nga të dy palët.

Protokolli i bisedimeve nuk e sqaronte mirë çështjen e Sazanit. Kjo për verbërinë e qeverisë së Tiranës, për faj të Ministri të Jashtëm të saj, Mehmet bej Konica. Italianët përdorën dredhinë e pabesinë dhe e mbajtën të okupuar ishillin e Sazanit, i cili mbeti i pushtuar deri më 22 tetor 1944, kur u çlirua përfundimisht nga Br.12 S Partizane. Këtë radhë Sulejman Delvina nuk dijti të shfrytëzonte pozitën e fitonjësit në interes të atdheut.

Më 17 Gusht 1920 italianët përqëndrohen në Skelë. Filluan largimin.

Më 28 Gusht 1920 lirohen 1.200 robër oficerë e ushtarë italianë që mbaheshin në kampin e Vajzës; ndërsa italianët liruan 1.400 të internuarit e të burgosurit në ishillin e Sazanit.

Më 2 Shtatoe 1920, 15 ditë pasi kishte filluar largimi i forcave italiane, Vlora dhe Skela u zbrazën.

Më 3 Shtator 1920 hynë në Vlorë forcat kryengritëse dhe u festua me madhështi dita e shpëtimit nga zgjedha e huaj e Shqipërisë. Dhe populli atë ditë këndoi:

“Moj Vlorë, po të lirojmë

nga kthetrat e Italisë,

se pa ty ne s’mund të rrojmë,

që je djepi i lirisë”.

Fshatarësia dhe vegjëlia e qytetit mbetën përsëri në mëshirën e çifligarëve dhe fajdexhinjëve. Krerët borgjezë të Komitetit të Mbrojtjes u hoqën mënjanë e u ndanë nga masat e popullit:

Thotë Vrioni me Toptanë,

Vërlaci me gjithë Syrjanë: (Vlora):

“S’bëhen punët me fjalë,

Tonat janë e do t’i mbajmë

Çifligjet edhe rajanë,

Ku është dëgjuar kjo,

Të heqim dorë nga to?!

Gjithë epopenë e Luftës së Vlorës të vitit 1920 e ka përmbledhur në pak vargje rapsodi dhe patrioti nga Vunoi i Himarës, Thanas Beni:

Evropa shkruajnë e thonë

“Çështë kështu që dëgjojmë?”

“Bëhet dyfek në Vlorë,

Shqipërtarët po luftojnë

Me një mbret dyzet milionë”.

“Po me se luftojnë vallë?”

“Me sopata me hanxharë,

Dyfekët lidhur me gjalmë,

Fishekët në xhep i mbajnë”.

Tiranë, më 3 Qershor 2025

Kur fituesi bëhet pengesë

0

Nga: Isuf Bajraktari

Sokrati, thoshte Ciceroni, e zbriti filozofinë nga qielli në tokë dhe e bëri të merret me jetën – me moralin dhe politikën. Ishte kjo kthesë nga natyra drejt njeriut, nga kozmologjia drejt antropologjisë, që e shënoi lindjen e mendimit kritik në Evropë.

Sot, kur Kosova nuk po arrin të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, kjo nuk është vetëm një krizë institucionale. Është një krizë filozofike: një krizë e logos-it politik, pra e fjalës me kuptim, të cilën e kemi zëvendësuar me kokëfortësinë dhe arrogancën procedurale.

Në këtë situatë, ngjan sikur kemi hyrë në një fazë të sofistëve të vonuar: një klasë politike që, në vend se të përdorë fjalën për të ndërtuar konsensus dhe kuptim, e përdor atë për të krijuar mjegull, për të mbrojtur pozita të ngurta dhe për të shmangur përgjegjësinë.

Një prej zërave më kritikë ndaj kësaj situate, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e përshkroi bllokimin me fjalë të qarta:
“Kosova nuk është lodër e vullneteve të njëanshme. Konsolidimi i institucioneve nuk është dhuratë që jepet, por përgjegjësi që merret.”
Ky është një sinjal se opozita nuk do të pranojë të luajë rolin e figurantit në një teatër të organizuar nga vullneti i vetëm i partisë fituese.

Përgjegjësia, pavarësisht retorikës politike, bie në mënyrë të natyrshme mbi partinë më të madhe – fituesen e zgjedhjeve të 9 shkurtit – e cila, përkundër mandatit të marrë, nuk ka arritur ta shndërrojë këtë mandat në aftësi për ta bashkuar Kuvendin, për të dialoguar dhe për të ndërtuar një arkitekturë institucionale funksionale. Fitore elektorale nuk do të thotë sundim i vullnetit, por aftësi për të udhëhequr nëpërmjet konsensusit.

Kjo kulturë politike e bazuar në vetë-mjaftueshmëri dhe përjashtim është në kundërshtim me vetë thelbin e demokracisë parlamentare. Në një republikë parlamentare, shumica nuk është pronare e institucioneve. Ajo ka për detyrë t’i aktivizojë, jo t’i bllokojë.

Moszgjedhja e kryetarit të Kuvendit është më shumë se një dështim teknik: është simptomë e një krize të thellë politike e kulturore. Është krizë e dialogut, krizë e durimit demokratik, krizë e etikës institucionale.

Në mungesë të një logos-i përbashkues, rrezikojmë që diskursi politik të bjerë sërish në mit – në mitin e tribalizmit politik, të “patriotizmave” të improvizuara dhe të liderëve të pazëvendësueshëm. Dhe ashtu siç ndodhte në Greqinë antike, kur mitet nuk arrinin më të mbajnë bashkë polis-in, fillonte rënia e tij.

Politika e Kosovës ka nevojë për një iluminizëm të ri: për një kthesë nga interesat e ngushta tek interesi publik, nga arroganca procedurale tek përgjegjësia demokratike, nga fjalët që fshehin, tek fjalët që ndriçojnë. Dhe për këtë, duhet që ata që kanë më shumë vota, të marrin edhe më shumë përgjegjësi.

Në fund, zgjedhja e një kryetari Kuvendi nuk është vetëm çështje numrash. Është çështje morali demokratik – dhe sfida më e parë e vërtetë e çdo partie që pretendon të qeverisë.

Formonie një “Republikë Spijunësh”, ju urrejtësit e kombit shqiptar…!

0
KOMBI SHQIPTAR ËSHTË ARMIKU KRYESOR I KËSAJ PARIE…
Po ky ndyrësirë!, kombin shqiptar nuk e sheh si një burim, por jo edhe si vendin e të parëve, shumë prej tyre janë të pandëshkueshëm, mendova papritur gjatë kësaj dite, përse Lirimi nuk themelon sëbashku me analistët tjerë një Republikë spiunësh, korruptuarish e batakçinjësh!?
Mjeshtër sulmi – Lirim Mehmetaj. Fytyrën makabër nuk e fsheh dot pas mediave atë natë debati. Duhet t’i kundervihemi kësaj çmendurie, thelbi i kësaj doktrine nuk duhet parë nga formulat e jashtme por nga kuptimi i brendshëm i këti njeriu – e të faktorit opozitar. Ky kuptim është i pandryshueshëm, pasi forcat dritëshkurtëra e të errëta kanë marrë në duar drejtimin e mediave janë analistët e opozitarët, këtu, atje dhe kudo gjetkë. Kjo është asyeja pse qëndrojnë edhe sot kaq të pa prekur nga drejtësia. Prandaj është në interesin e atdhetarëve që t’i shmangin prirjet drejt pasigurisë që t’i ruajmë forcatë e bashkuara të nevojshme për triumf ndajë këtij kanceri.
Dardaninë a do ta marrë lumi!….
Antishqiptarët si Lirimi fort shtrëngojnë ushkurin. Askush nga analistët nuk mungonë në këtë orgji antikombëtare. Ky batakçi bënë transparentin në media. Sigurisht kjo e fundit është më shumë e vërtetë kur gjatë debateve kur fjalët e tij nuk mbajnë parasysh psikologjinë e karakterit të tij.
Një tjetër impuls më shtyri të shkruaj që mundet të përshkruhet si një elementë destabilizues e vëllavrasës, dhe si një vrasje e tërthortë politike dhe që do të kishte një kohëzgjatje më të madhe që mund të shpjegohet lehtësisht. Në fakt në takimin e Lirimit me Batonin të cilët nuk arriten të shihen mbasë një njërës prej këtyre takimeveve tërësisht të jashtme, të cilët janë kaq shumë të papërshtatshëm për ndërgjegjën tonë.
Batakçinjtë e mediave nuk morën pjesë në atë “luftë” për çlirimin e Mitrovicës. Të gjithë fundërrinat luajtën politikën partiake. Kështu ata sigurojnë materjal “serbë” marifetçinj të cilët u trasmetojnë analistëve të klanit të tyre duke sulmuar Saranda Bogujevcin, gazetarët baktaçinjë drogirashi Ilir Mirena, faqeziu LIRIM MEHMETAJ, pakurrizori Milaim Zeka.
Nga ana tjetër, Albini e vazhdojë luftën me besimin e një dalje fitimtare ndaj Radojçiqit dhe strukturave të tjera kriminale të Zajednicës dhe bashkëpunëtorëve opozitarë, por batakçinjtë ose fundërrinat poterxhi vazhduan të kryenin agjitacione turbulluese kundër Saranda Bogujevcin dhe një çështjeje të tillë fitimtare deri sa batakçinjtë iu dërzuan kamës që iu ngulën në shpinë. Gjatë këtër viteve, jo vetëm për të ruajtur “Mitrovicën e Veriut” që të mos na ikte nga duart, por edhe për të ruajtur çdo pjesë tjetër dardane për atdheun.
Arsyeja pse e ngre këtë çështje këtu është thjeshtë sepse dua të kërkojë „llogari“ për këto fundërrina të paturp, të cilat u mbështetën në paditurinë dhe mendjen dritëshkurtër të një pjese të madhe të analistëve e të opozitarëve dhe stimuluan një indinjatë kombëtare, e cila po aq e huaj për karakterinë e vërtetë të mashtruesve tanë në media sa është edhe ideja e laraskave parlamentarë opozitarë.
Në se nuk duhet të gabojmë mbi gjykimin tonë ndaj realitetit të këtij matrapazi, ne duhet të kemi parasysh se “Memoriet e fëmijërisë” së tij përforcohen vetëm në një periudhë të të një deti me dallgë shpifjes dhe krimit të organizuar, në përgjithësi në media, e cila sjellë një proces kompleks të rimodeluar, i gjithi i ngjashëm me mënyrën sesi populli ndërton historinë e mediave primitive të tijën në media.
Ju ftojë juve dhe shumë të tjerë që ta ndryshojmë realitetin!
Masa apsolute e votuesve të tyre janë “dorzuar” para Lirimit, Batoni, Mirenës, Halilve, Kajtazve, Milaimit dhe krimit politikë të Matoshit, sepse jemi bërë skllavë ndaj këtyre gazetarëve Jugosllavë.